organ i bashkisë së elbasanit elbasani në fokusin e bankës...

8
Elbasani në fokusin e Bankës Botërore Organ i Bashkisë së Elbasanit FALAS E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 126 / TETOR 2016 GAZETË E SË HËNËS Vijon në fq.2 Dy vizita të rëndësishme në Bashkinë e qytetit Kryebashkiaku premton: Ministri turk i shëndetësisë në Elbasan Kryetari i Bashkisë z.Qazim Sejdini gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak ka folur edhe për investimet që po kryhen në disa rrugë të qytetit. Si fillim ai ka sqaruar problemin e zgjerimit të rrugës 28 nëntori, dhe heqjen e Trunxhave, duke mundësuar zgjerimin e rrugës. Më tej, Kryetari i Bashkisë sqaroi se edhe rruga me Blina do të rikonstruktohet, ndërsa tha se pemët e blinave nuk do të priten në asnjë mënyrë. Duke folur për investimet në infrastrukturë që janë duke u kryer këtë periudhë në qytetin e Elbasnait, kryebashkiaku Sejdini u shpreh se ato pritet të mbyllen Brenda këtij viti, por nga ana tjetër bën të ditur ambicien për projektet që ka për vitin 2017-të , ku ndër të tjera spikat investimi ne rrjetin e ujit të pijshëm. Në mbledhjen e radhës të këshillit Bashkiak, pas diskutimeve dhe pretendimeve të ngritura nga disa këshilltarë, se në Inceratorin e Elbasanit do të digjen plehra që do të vijnë nga jashtë, Kryetari i bashkisë Elbasan z.Qazim Sejdini është shprehur se në asnjë mënyrë në këtë qytet nuk do të digjen plehra të tjera, vec atyre që prodhohen këtu. Z.Sejdini tha se nuk ka vend për alarm, sepse nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të rritet niveli i ndotjes në qytet. Më tej kreu i Bashkisë u shpreh se ai do të punojë që në qytet të shtohen sipërfaqet e gjelbërta. Inceratori i ri i përpunimit të mbetjeve urbane në Elbasan ka kapacitet përpunues prej 150 tonësh mbetje urbane, ndërsa vetëm në qytet prodhohen rreth 130 ton. Në Elbasan nuk do të digjen mbetje të huaja Blinat në rrugën “Rinia” nuk do të priten ALMANAK Gjoba për reklamat pa leje në qytet Faqe 3 Në brendësi do të lexoni: Faqe 6 Elbasani në prioritetet e Qeverisë Faqe 8

Upload: others

Post on 21-Jan-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Organ i Bashkisë së Elbasanit Elbasani në fokusin e Bankës Botëroreelbasani.gov.al/Documents/Almanaku nr 126.pdf · 2016. 11. 3. · “Sistemim Asfaltim dhe Ndërtim i Urës

Elbasani në fokusin e Bankës Botërore Organ i Bashkisë së Elbasanit

FALAS E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 126 / TETOR 2016 GAZETË E SË HËNËS

Vijon në fq.2

Dy vizita të rëndësishme në

Bashkinë e qytetit

Kryebashkiaku premton:

Ministri turk i shëndetësisë në Elbasan

Kryetari i Bashkisë z.Qazim Sejdini gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak ka folur edhe për investimet që po kryhen në disa rrugë të qytetit. Si fillim ai ka sqaruar problemin e zgjerimit të rrugës 28 nëntori, dhe heqjen e Trunxhave, duke mundësuar zgjerimin e rrugës.Më tej, Kryetari i Bashkisë sqaroi se edhe rruga me Blina do të rikonstruktohet, ndërsa tha se pemët e blinave nuk do të priten në asnjë mënyrë.Duke folur për investimet në infrastrukturë që janë duke u kryer këtë periudhë në qytetin e Elbasnait, kryebashkiaku Sejdini u shpreh se ato pritet të mbyllen Brenda këtij viti, por nga ana tjetër bën të ditur ambicien për projektet që ka për vitin 2017-të , ku ndër të tjera spikat investimi ne rrjetin e ujit të pijshëm.

Në mbledhjen e radhës të këshillit Bashkiak, pas diskutimeve dhe pretendimeve të ngritura nga disa këshilltarë, se në Inceratorin e Elbasanit do të digjen plehra që do të vijnë nga jashtë, Kryetari i bashkisë Elbasan z.Qazim Sejdini është shprehur se në asnjë mënyrë në këtë qytet nuk do të digjen plehra të tjera, vec atyre që prodhohen këtu. Z.Sejdini tha se nuk ka vend për alarm, sepse nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të rritet niveli i ndotjes në qytet.Më tej kreu i Bashkisë u shpreh se ai do të punojë që në qytet të shtohen sipërfaqet e gjelbërta.Inceratori i ri i përpunimit të mbetjeve urbane në Elbasan ka kapacitet përpunues prej 150 tonësh mbetje urbane, ndërsa vetëm në qytet prodhohen rreth 130 ton.

Në Elbasan nuk do të digjen mbetje të huaja

Blinat në rrugën “Rinia” nuk do të priten

ALMANAK

• Gjoba për reklamat pa leje në qytet Faqe 3

Në brendësi do të lexoni:

Faqe 6• Elbasani në prioritetet e Qeverisë

Faqe 8

Page 2: Organ i Bashkisë së Elbasanit Elbasani në fokusin e Bankës Botëroreelbasani.gov.al/Documents/Almanaku nr 126.pdf · 2016. 11. 3. · “Sistemim Asfaltim dhe Ndërtim i Urës

2 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 31 tetor 2016 Aktualitet

Elbasani në fokusin e Bankës Botërore

Pas takimit dhe pritjes që pati në Bashkinë Elbasan, nga kryetari i kësaj bashkie z.Qazim Sejdini, Drejtoresha e Zyrës së Bankës Botrore për Shqipërinë, ka zhvilluar një takim me drejtues të pushtetit lokal në qarkun e Elbasanit. Në këtë takim, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile në Elbasan, Drejtoresha e Bankës Botore për Shqipërinë Znj. Tahseen Sayed, ka bërë një prezantim të punës së bërë dhe financimeve të kryera nga BB deri më sot në Shqipëri. Në këtë takim ishte i pranishëm dhe kryetari i bashkisë Elbasan z.Qazim Sejdini, i cili ka përshëndetur këtë organizim. Banka Botore në 25 vjet, ka financuar më shumë se 88 projekte në Shqipëri me një vlerë totale financimi prej rreth 2.2 miliarde dollarë

Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë, takime me drejtues lokalë

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini priti në një takim në zyrën e tij Drejtoreshën e Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed. Gjatë takimit dy zyrtarët diskutuan për mënyrën e financimeve jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel lokal. Sejdini shprehu interesin e Bashkisë së Elbasanit për zhvillimin e resurseve dhe për shërbimet ndaj qytetarëve duke shpresuar që Elbasani do të jetë në fokus të Bankës Botërore.Drejtoresha e BB për Shqipërinë ra dakord me Z. Sejdini se duhet të ketë më shumë investime dhe mbështetje edhe në nivel vendor.Sayed theksoi gjithashtu se programet e investimeve për vitin e ardhshëm janë në zhvillim e sipër dhe të gjitha ato bashki të cilat kanë nevojë për ndihmë shpresojmë që të jenë pjesë e kësaj ndihme.Më pas BB zhvilloi një takim me grupet e interesit ku u morën mendime për programin aktual të BB në Shqipëri dhe opinione rreth planeve për të ardhmen.

Sejdini kërkon nga Banka Botërore më shumë mbështetje për pushtetin vendor

Shërbimet online, më pak kohë të harxhuar, më pak shpenzime, më pak burrokraci. Ofrimi gjithnjë e më tepër i shërbimeve publike në mënyrë elektronike shtroi nevojën e identifikimit dhe nënshkrimit elektronik. Ministria e Inovacionit nga qyteti i Elbasanit bëri një demonstrim se si qytetarët mund të marrin dhe përdorin shërbimin eletronik.Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini e konsideroi një process shumë të rëndësishëm zhvillimin dhe implementimin e shërbimeve online, shërbim i cili lehtëson komunikimin e qytetarëve me institucionet.Shërbimet online, tha Sejdini, do t’u kursejnë qytetarëve, jo vetëm kohë, por edhe shpenzime, kur atyre u duhet të udhëtojnë nga zona të largëta.“Në kuadër të zbatimit të reformës territoriale, këto shërbime janë të domosdoshme dhe emergjente edhe për pushtetin vendor, pasi bashkitë tashmë janë shumë të mëdha.Në Elbasan është hedhur një hap shumë i rëndësishëm në këtë drejtim. Në çdo Njësi Administrative janë në funksion zyrat me një ndalesë të cilat qëndrojnë të hapura 12 orë-tha Sejdini.”Nga ana e saj Ministrja Milena Haritotha se zhvillimet teknologjike bëjnë të mundur evitimin e radhëve, burokracive dhe korrupsionit. Vetëm përmes disa klikimee të thjeshta

dhe nënshkrimin online ju do të mund të merrni shumë shpejt shërbimin e kërkuar.Ministrja vlerësoi Bashkinë e Elbasanit për afrimin që ka më shërbimet e reja që lehtësojnë dhe u shërbejnë më mirë qytetarëve. Ajo e përgëzoi Kryetarin Sejdini i cili, sipas saj, përqafon i pari çdo zhvillim të ri.

Page 3: Organ i Bashkisë së Elbasanit Elbasani në fokusin e Bankës Botëroreelbasani.gov.al/Documents/Almanaku nr 126.pdf · 2016. 11. 3. · “Sistemim Asfaltim dhe Ndërtim i Urës

Gazetë e së hënës 31 tetor 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 3Aktualitet

Nisur nga situata e vënë re në qytet ku dhjetëra biznese vendosin reklamat e tyre në çdo cep të qytetit, pa respektuar vendet e caktuara dhe pa marrë lejen përkatëse, Bashkia e Elbasanit do të nisë sanksionet.Asnjë reklamë nuk mund të vendoset në rrugët e qytetit, në mure, shtylla apo pemë pa lejen e institucioneve përkatëse. Një gjë e tillë krijon një pamje jo të bukur, ku i gjithë qyteti mbushet me letra, të cilat më pas grisen

dhe hidhen në rrugë.Çdo subjekt i cili vendos reklama pa marrë leje në Bashki do të përballet me sanksionet ligjore të cilat shkojnë deri në 30 mijë lekë të reja.Kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve për të pasur së bashku një qytet më të rregullt.Shpimet e vazhdueshme të pemëve për vendosjen e banderolave ka shkaktuar dëmtimin e tyre.Një situatë e tillë nuk do të lejohet të përsëritet.

Vendosja e reklamave në qytet pa leje do të ndëshkohet

Agjencia e Mbledhjes së të Ardhurave u bën thirrje bizneseve për pagesën e detyrimeve

Bashkia e Elbasanit ka nisur masat shtrënguese ndaj të gjithë debitorëve të cilët nuk kanë paguar detyrimet nga Bashkisë. Taksa e Gjelbërimit, Taksa e Pastrimit dhe ajo e Ndërtesës janë detyrimet ligjore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë njësoj dhe në këtë drejtim nuk do të ketë selektime apo veçime.Afati i fundit për pagesën, në mënyrë vullnetare, të këtij detyrimi tatimor ishte data 20/07/2016 ndaj të gjithë ato biznese të cilat nuk kanë respektuar këtë afat do të përballen me masat që parashikon ligji.Sipas përcaktimeve të Kreut XI, të Ligjit Nr 9920, datë 19.5.2008, i ndryshuar masat e marra ndaj bizneseve debotore janë:

1. Urdhër bllokimi i llogarive bankare që e është ekzeketuar

2. Sigurimi i detyrimit tatimor, nëpërmjet barrës hipotekore dhe barrës siguruese;

3. Sekuestrimi i pasurisë së siguruar;

4. Shitja e pasurisë së sekuestruar;

5. Kallëzim në prokurori, për veprat penale, të përcaktuara në nenin 131, të ligjit Nr 9920, datë 19.5.2008,

i ndryshuar. Agjencia e Mbledhjes së të Ardhurave pranë Bashkisë së Elbasanit edhe një herë u bën thirrje të gjithë debitorëve që të shlyejnë detyrimet e tyre.

Në zbatim të Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 80 datë 25/07/2016 i cili ka miratuar fillimin e procedurave të shpronësimit për pasuritë (si në tabelën në vijim) për zbatimin e projektit “Sistemim Asfaltim dhe Ndërtim i Urës në Segmentin Rrugor nga Superstrada Elbasan-Peqin në Rrugën e Fshatit Broshkë me një gjatësi 620 m”, mbështetur në ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë prone private për interes publik“, i ndryshuar.Nr. Pronari që shpronësohet Nr Pas./Parë ZK

1. Adem Jaho Xhyra 102/1 ZK 1285.

2. Jaho Ali Xhyra 102/2 ZK 1285.

3. Agim Qazim Mukja 102/13 ZK 1285.

4. Hamit Ymer Mukja 102/14 ZK 1285.

5. Gëzim Hamit Mujka 102/15 ZK 1285.

6. Qemal Shaqir Mukja 102/19/1 ZK 1285.

7. Braçe Shaqir Xhyra 102/18 ZK 1285.

8. Braçe Shaqir Xhyra 101/1 ZK 1285.

9. Mehdi Ali Xhyra 101/2 ZK 1285.

10. Nazmi Dalip Vrapi (familje) 176/8 ZK 2743.

Pronarët e mësipërm ose të tretë të cileve i’u preket pasuria, brenda datës 10.11.2016 të dorëzojnë në Sektorin e Pronave të Bashkisë, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë të lëshuar nga ZVRPP Elbasan si dhe fotokopje kartë identiteti.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

N J O F T I M

Këshilli Bashkiak zhvillon mbledhjen e Muajit Tetor 2016Është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite: 1. Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Tetor 2016.2. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Tetor 2016.3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Tetor 2016.4. Dhënia e pagesës për personat me aftësi të kufizuar për muajin Tetor 2016.5. Miratimi në parim i Këshillit Vendor për Siguri, dhe rregullores së tij.6. Mbi rinovimin e kontratës së qirasë lidhur ndërmjet Bashkisë Elbasan dhe disa familjeve përfituese të Banesave Sociale me Qira, në qytetin e Elbasanit.7. Mbi miratimin për marrjen me qira(rinovim kontratash) të

ambienteve për t’u përdorur për kopshte në disa Njësi Administrative të Bashkisë Elbasan.8. Mbi miratimin për marrjen me qira (rinovim kontratash) të ambienteve për t’u përdorur për shkolla në disa Njësi Administrative të Bashkisë Elbasan.9. Marrje me qira (rinovim kontrate) ambiente për zhvillim mësimi si

shkolla vartëse të shkollës “Abdyl Paralloi”.10. Marrje me qira ambient\sallë (rinovim kontrate) për të zhvilluar mbledhje të Këshillit Bashkiak ose të Administratës së Bashkisë.11. Mbi miratimin e projektit teknik të vlerësimit të prodhimit të boçeve të pishës për vitin 2016

Page 4: Organ i Bashkisë së Elbasanit Elbasani në fokusin e Bankës Botëroreelbasani.gov.al/Documents/Almanaku nr 126.pdf · 2016. 11. 3. · “Sistemim Asfaltim dhe Ndërtim i Urës

4 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 31 tetor 2016 Aktualitet

Buxhetimi Gjinor me Takimi në Njësinë Nr.1

Rikonstruksioni i Manazieresnë fillim të Nëntorit

“Buxhetimi me Pjesëmarrje” u ndal në Njësinë nr.1 në qytet ku gjatë takimit me banorët u përcaktuan përparësitë e vitit 2017. Mbetet një zonë që si përparësi kryesore dhe shqetësim njëherësh , ka përroin e Manazieres. Janë me dhjetëra banorë të këtij rajoni , që në bashkëbisedimin e radhës përgjatë procesit të Buxhetimit Gjinor me Pjesëmarrje, kanë ngritur këtë shqetësim jetik si rrezik për banesat

dhe tokat për rreth. Lajmi i mirë është dhënë nga vetë nënkryetari i Bashkisë Klevis Xhoxhi , i cili ka premtuar se pastrimi dhe sistemimi i këtij përroi do të fillojë në dhjetëditëshin e parë të muajit nëntor. Në këtë rajon u kërkuan që Bashkia të ndërhynte për riparimin e plotë të çative të dy pallateve të amortizuar , por që është shpjeguar se Bashkia vetëm mund të siguronte në kohë të gjithë procesin e lejeve për këtë rikonstruksion , ndërsa banorët duhej të gjenin gjuhën dhe mundësitë financiare të përbashkëta për ndërrimin e çatisë , pasi këto banesa janë private dhe të çertifikuara nga Zyra e Regjistrimit të Pronave. Ndërsa janë diskutuar një sërë problemesh të tjera nën frymën e debatit konstruktiv , u kërkua që për vitin 2017 të punohet për sistemimin e përroit të Manazieres si dhe për disa rrugë e kanalizime mes lagjeve. Të bindur tashmë se kërkesat e dala nga procesi i buxhetimit gjejnë vend për investim në buxhetin e vitit të ardhshëm, banorët nuk nguruan të falenderojnë për investimet e kryera një vit më parë.

Kujtesë:Të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme që i shqetësojnë, mund t̀ i drejtohen redaksisë së gazetës me letra ose në adresën e e-mailit. Ne do t̀ ju ndihmojmë që shqetësimet tuaja të drejtohen më shpejt në organet kompetente të bashkisë për të marrë një përgjigje konkrete.e-mail:[email protected]

Deputeti Balla vlerëson procesin

e Buxhetimit Gjinor me

PjesëmarrjeNë këtë takimin e organizuar në Labinot - Mal për Buxhetimin Gjinor me Pjesëmarrje, ka qenë i pranishëm edhe deputeti socialist, Taulant Balla, i cili vlerësoi maksimalisht këtë proces, që Bashkia e Elbasanit e aplikon tashmë prej nëntë vitesh.Sipas Z. Balla, një vlerësim të veçantë e meritojnë edhe banorët, të cilët janë ndërgjegjësuar për fuqinë që kanë në një proces të tillë vendimmarje. Z. Balla tha se edhe personalisht do të angazhohet, që të ndjekë kërkesat e parashtruara nga banorët, prej të cilave, përparësitë do të kenë emergjencë zgjidhjeje.Edhe Qeveria, - tha deputeti, po ashtu, si edhe Bashkia, kanë edhe projekte të tjera, të cilat do të ndikojnë në rritjen e nivelit të jetesës dhe zhvillimin e zonave rurale.

“Buxhetimi me Pjesëmarrje” u ndal në Njësinë nr.5 në qytet ku gjatë takimit me banorët u përcaktuan përparësitë e vitit 2017.Tashmë që infrastruktura në qytet thuajse është e plotësuar, banorët kanë rritur nivelin e kërkesave të tyre duke kërkuar plotësimin e kushteve që kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të jetesës. Në këtë drejtim u kërkuan që në lagjen “Haxhias” të ndërtohen hapësira pushimi dhe kënde lojërash për fëmijët.Po ashtu sheshet e pallateve të mos jenë thjesht hapësira për parkimin e mjeteve, por të marrin formën e ambienteve të pushimit duke i sistemuar dhe pajisur me stola dhe lulishte.Nuk kanë munguar edhe kërkesat që kanë të bëjnë me sistemimin e rrugëve të mbetura. Kështu, u kërkua që për vitin 2017 të punohet për sistemimin e rrugëve “Josif Gjini”, “Besim Levonja” dhe “Ibrahim Grykshi” në lagjen “Haxhias”.Të bindur tashmë se kërkesat e dala nga procesi i buxhetimit gjejnë vend për investim në buxhetin e vitit të ardhshëm, banorët nuk nguruan të falenderojnë për investimet e kryera një vit më parë.Në njësinë nr.5 janë kryeser investime si: sistemimi dhe asfaltimi i rrugës “Alemsha Stafa” dhe “Rruga e Re” në lagjen 11 Nëntori.Procesi i “Buxhetimit me Pjesëmarrje” është bërë tashmë traditë në Bashkinë e Elbasanit. Ai synon të bëjë qytetarët pjesë të vendimmarjes, por edhe të dëgjojë nga afër çdo shqetësim që komuniteti ka.

Takimi në Njësinë Nr.5

Page 5: Organ i Bashkisë së Elbasanit Elbasani në fokusin e Bankës Botëroreelbasani.gov.al/Documents/Almanaku nr 126.pdf · 2016. 11. 3. · “Sistemim Asfaltim dhe Ndërtim i Urës

Gazetë e së hënës 31 tetor 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 5Aktualitet

Pjesëmarrje, “ zbret ” në qytetTakimi i parë u zhvillua në Njësinë nr. 4 ku pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e madhe, për shkak edhe se banorët janë tashmë shumë të njohur me këtë proces. Qytetarët kanë vlerësuar investimet e kryera deri tani në lagjet e Njësisë nr.4, investime të cilat kanë qenë prioritete të dala nga “Buxhetimi me Pjesëmarrje”. Nënkryetari i Bashkisë Z. Klevis Xhoxhi nënvizoi disa nga investimet e kryera në këtë zonë duke përmendur rrugën “Qamil Guranjaku”, rrugën “Rinia” e cila nis këtë javë, rikonstruksionin e shkollës “Qamil Guranjaku” etj. Gjithashtu Z. Xhoxhi sqaroi se lagja “Visarion Xhuvani”, pjesë e Njësisë nr.4, do të kompletohet tërësisht përsa i përket infrastrukturës. Po ashtu, përveç disa segmenteve të vogla në lagjen “Visarion Xhuvani”, banorët kërkuan edhe ndërtimin e këndeve të lojërave ku fëmijët të kenë mundësi të kalojnë kohën e lirë.Gjatë këtij takimi, banorët ngritën edhe shqetësimin e përroit të Zaranikës, argjinatura e të cilit është dëmtuar në shumë vende, duke u bërë shkak për përmbytje. Në lidhje me këtë Xhoxhi sqaroi se përroi i Zaranikës është në inventarin e ministrisë së Bujqësisë dhe kësaj të fundit i është kërkuar të ndërhyjë sa më parë për të evituar çdo emergjencë të mundshme.

Takimi në Njësinë Nr.4

Njësitë e Administrimit Vendor në fokusin informatik javor

1.Realizimi i të ardhurave pas rakordimit përfundimtar është i kënaqshëm dhe kanë tejkaluar planin deri tani, Shirgjani, Gjergjani,Labinoti-Fushë.Në këtë 10 -mujor 2016 janë realizuar të ardhura me shumë se 10 - mujori i vitit kaluar.2.Për muajin Tetor më dobët paraqitet Bradasheshi, Funari, Labinoti Mal e Labinoti Fushë .3.Java e tretë e muajit Tetorit, ka një rritje nga java e mëparshme +0.280 milion lekë.

II.Punime dhe punë të kryera nga Bashkia në Njësine Administrative.

1.Në Njësinë Administrative Papër filloi ndërtimi i urës dhe rrugës së fshatit Broshkë.2.Në Njësinë Gracen, Shushicë, Tregan e Shirgjan vazhdon sistemimi i rrugëve nga A.SH.P.3.Në fshatin Vidhas në Njësinë Administrative Papër me datë 20.10.2016 filloi pastrimi i kanaleve kulluese.4.Në Njësinë Administrative Funar në fshatin Preçë përfundoi hapja e rrugës së fshatit.5.Vazhdon sistemimi i disa rrugëve të fshatrave në Gracen.6.Është në përfundim projektimi

i rrugës në Labinot- Katund, pjesë e Njësisë Administrative Labinot-Mal.7.Është në përfundim riparimi i urës së varur në Shushicë, dhe përfundoi ndërtimi i këmbëve të urës, tip “bel”, në Papër-Sallak në Njësinë Administrative Papër, që ministria e mbrojtjes do të të sjellë urën në fjalë.8.Vazhdon puna për rikonstruksionin e 7 shkollave në Njësi Administrative, i kopshtit në Hajdaran të Shushicës dhe ndërtimi i urës në Lugaxhi të Njësisë Administrative Labinot-Mal, me fond total prej 62.477.643 lekë.

9.Në Zavalinë vazhdon sistemimi i rrugës kryesore, dhe të rrugëve të fshatrave Nezhan dhe Seltë.10. Vazhdon puna për ndërtimin e rrugës “Qafe-Hajdaran’’-“Byshek”, Shushice’’.

11.Ka një përmirësim të grafikut të pastrimit në këtë Njësi.12.Ka filluar nëpër Njësi nga A.SH.P. vendosja e llampave të ndriçuesve të rrugës.13.Vazhdon pastrimi i përroit të Gurrës së Labinotit.

Page 6: Organ i Bashkisë së Elbasanit Elbasani në fokusin e Bankës Botëroreelbasani.gov.al/Documents/Almanaku nr 126.pdf · 2016. 11. 3. · “Sistemim Asfaltim dhe Ndërtim i Urës

6 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 31 tetor 2016

Elbasani në prioritetet e Qeverisë

Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka prezantuar Urdhrin e Punonjësve

Socialë në ambjetet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Në ambientet e bibliotekës së universitetit, i shoqëruar nga rektori Skënder Topi dhe në prani të studentëve dhe pedagogëve të shkencave sociale si dhe të deputetes Evis Kushi, prefektit Kamami dhe kryetarit të Qarkut Bukurosh Stafa. Ministri ka shpjeguar rëndësinë e krijimit të Urdhërit të punonjësit socialë, por edhe të Urdhërit të psikologëve. Rektori i UE, Profesor Dr Skënder Topi shprehu mbështetjen e tij për krijimin e kushteve të nevojshme për zbatimin e këtij urdhëri, që i shërben rregullimit të profesionit

të punonjësve socialë. Pas këtij Urdhëri, një tjetër rregullim ligjor pritet të jetë edhe ai i profesionit të Psikologëve, një nga profesionet që deri më tani ka pasur edhe

kërkesat më të mëdha për krijimin e Urdhërit.

Aktualitet

Qeveria ka lehtësuar procedurat për legalizimet e shtëpive të ndërtuara pa leje në troje shtetërore. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratua Vendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 280 dt. 01.04.2015”, që parashikon një sërë lehtësish dhe përfitimesh në favor të aplikuesve për legalizim. Qëllimi kryesor i vendimit është pakësimi i kritereve që shkaktojnë përjashtimin e ndërtimeve nga legalizimi. Në të gjitha rastet e tjera, vendimi bën të mundur legalizimin, duke zhdukur pengesat e çdo lloji: thelbësore dhe formale/proceduriale, pengesa të cilat kanë qenë për një kohë të gjatë, karakteristikë e

procesit të legalizimit. Shumë i rëndësishëm është edhe lehtësimi i procedurave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në funksion të legalizimitJa disa nga kategoritë e ndërtimeve pa leje që përfitojnë nga vendimi i miratuar se si: - Ndërtimet e ndodhura në trojet e objekteve ish-ushtarake, për të cilat tashmë ka një kornizë të qartë bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes; - Ndërtimet, legalizimi i të cilave pengohej pa shkak nga procedurat përmbarimore, çka rregullohet më së miri nga vendimi në fjalë; - Ndërtimet që ndodhen në territore shtetërore, të administruara nga organet vendore apo qendore; - Ndërtimet që kanë kufizime të pronës/truallit ku janë ngritur, sipas innformacionit të ZVRPP. Edhe këto raste tanimë janë të trajtueshme nga ALUIZNI; - Përfitojnë nga ky vendim edhe objektet e ngritura para vitit 1991, në rastet kur në truallin e tyre gjenden shtesa apo ndërtime të tjera pa leje.

Legalizohen të gjitha shtëpitë e ndërtuara në

troje shtetërore

Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi mbi zbatimin e proceduarës së rimbursimit të TVSH-së në 2 vitet e fundit.TVSH-ja është një pikë kyçe dhe një element i rëndësishëm për të promovuar investimet.Drejtorësha e Sekretariatit të Këshillit të investimeve u shpreh se objektivi i këtij takimi është krijimi i një forme transparent për investimet si dhe aktualisht po analizohet rimbursimi për TVSH-t për eksportuesit.

Gjatë fjalës së tij zëvendës kryetari i Dhomës së Tregëtis dhe Industrisë u shprëh se organizohet ky takim me Sekretariatin e këshillit të investimeve ,platform e ngritur nga qeveria me qëllim që të merren të gjitha indikacionet dhe shqetësimet që ka biznesi në mënyrë që të përmirësohen më pas.Rekomandimet e miratuara nga Këshilli i Investimeve do ti paraqiten Qeverisë Shqiptare [për vendimmarrje dhe do të publikohen në faqen e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve .Pas prezantimit të pranishmit kaluan në bashkëbisedim.

Dhoma e Tregëtisë dhe e Industrisë takim me përfaqësues

nga Këshilli i Investimeve dhe përfaqësues të biznesit

Page 7: Organ i Bashkisë së Elbasanit Elbasani në fokusin e Bankës Botëroreelbasani.gov.al/Documents/Almanaku nr 126.pdf · 2016. 11. 3. · “Sistemim Asfaltim dhe Ndërtim i Urës

Gazetë e së hënës 31 tetor 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 7

Bashkia e Elbasanit nënshkruan marrëveshjen

me Save The Children për zbatimin e projektit

“Zhvillimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme

për fëmijët Romë në Shqipëri”

Bashkia e Elbasanit dhe organizata Save The Children kanë nënshkruar një marrëveshje për zbatimin e projektit “Zhvillimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme për fëmijët Romë në Shqipëri”.Përmes kësaj marrëveshje do të përcaktohen nevoja për ndërhyrje në zhvillimin dhe edukimin për fëmijët Romë në disa kopshtë të Bashkisë së Elbasanit ku ka një numër të konsiderueshëm të këtij komuniteti.Në kuadër të këtij projekti Save The Children garanton marreveshje teknike dhe financiare për të garantuar

mundësi zhvillimi për fëmijët nga 0-3 vjeç, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike në fëmijërinë e hershme dhe për të përmirësuar aftësinë dhe praktikat e prindërve të fëmijëve Romë, që lidhen me fëmijërinë e hershme.Në kuadër të kësaj marrëveshje Bashkia e Elbasanit do të bëjë të mundur identifikimin e fëmijëve Romë 3-6 vjeç të cilët nuk frekuentojnë kopshtin për arsye

Aktualitet

se prindërit nuk kanë mundësi të paguajnë ushqimin e tyre si dhe t’i akomodojë ata në kopësht. Gjitashtu Bashkia do të lehtësojë me mjete dhe burime që ka në dispozicion të gjitha të gjitha aktivitetet sensibilizuese, objekt i kësaj marrëveshje.Organizata Save The Children do të mbështesë institucionet

arsimore të përcaktuara në realizimin e një arsimi cilësor e gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët Romë. Gjithashtu do të sigurohet ushqim falas për fëmijët Romë që frekuentojnë këto kopshte.Marrëveshja mes Bashkisë së Elbasanit dhe Save The Children do të zgjasë deri në vitin 2019 dhe synon që deri në përfundim të ketë arritur objektivat e saj për një fëmijëri më të bukur dhe më të shëndetshme për të gjithë fëmijët Romë duke u siguruar atyre një arsim cilësor në kopësht, por dhe përfshirje me bashkëmoshatarët.Drejtoresha e Save The Children vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer që kjo organizatë ka prej vitesh me Bashkinë e Elbasanit.

Page 8: Organ i Bashkisë së Elbasanit Elbasani në fokusin e Bankës Botëroreelbasani.gov.al/Documents/Almanaku nr 126.pdf · 2016. 11. 3. · “Sistemim Asfaltim dhe Ndërtim i Urës

8 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 31 tetor 2016

Për informacion: E-mail: www. elbasani.gov.al Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Rama Graf ”, Elbasan

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit, Strategjisë dhe Ekonomisë.

(Zyra e Shtypit dhe Redaksisë së Botimeve)

Përgatiti:

Aktualitet

Kryetari i Bashkisë pret ministrin turk të Shëndetësisë

Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini ka pritur në një vizitë Ministrin e Shëndetësisë së Turqisë Prof. Rexhep Akdag i cili shoqërohej nga Ambasadori turk i akredituar në Tiranë Z. Hidajet Bajraktar, si edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.Gjatë bisedës së zhvilluar me Ministrin turk Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini vlerësoi bashkëpunimin shumëvjeçar që Turqia ka me qytetin e Elbasanit kryesisht në fushën e industries, por edhe të biznesit.Gjithashtu Sejdini e cilësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes Ministrive Homologe pasi është një nga fushat për të cilat njëriu ka më shumë nevojë.Nga ana e tij Ministri i Shëndetësisë Turke vlerësoi mikpritjen që i është bërë në Shqipëri dhe veçanërisht Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit. Ai tha se Turqia është e gatshme për të kontribuar në zhvillimin e sektorit shëndetësor në qytetin e Elbasanit.“Falenderoj Ministrin Ilir Beqja për kontributin që ai ofron në atë që konsiston në shërbimin më të mirë shëndetësor të popullit. Të gjithë ata përfitues të këtyre shërbimeve duhet të jenë mirënjohës. Falenderoj në emrin tim personal, të qeverisë, të Presidentit të Republikës, dhe të pupullit tim nderimet më të sinqerta për popullin vëlla shqiptar”, tha Ministri i Shëndetësisë Turke.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja sqaroi se bashkëpunimi me Ministrinë turke të Shëndetësisë konsiston në fuqizimet e kapaciteteve të teknologjisë mjekësore, në matjen dhe shpërblimin e punës së mjekëve sipas performancës, me qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e akseseve të qytetarëve, por edhe në një mbështetje 3 vjeçare që në burimet njerëzore.Në vijim të vizitës së tij në Elbasan, Ministri i Shëndetësisë Turke është ndalur në ambientet e Spitatalit Rajonal të Elbasanit ku pa nga afër pavionin e Kirurgjisë,

Maternitetit dhe Pedistrisë.