organ i bashkisë së elbasanit krzysztof kwiatowski , kreu...

8
E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 108/ MAJ 2016 GAZETË E SË HËNËS FALAS Organ i Bashkisë së Elbasanit ALMANAK Krzysztof Kwiatowski , kreu i Auditit polak , “Qytetar Nderi” në Elbasan 7 ditë të policisë ndërtimore Faqe 4 Qyteti ku dashuria nis nga stomaku Faqe 5 Dita e dëshmorëve pa të gjithë Kryeministri interesohet për fatin e rrugës Qafëplloçë Faqe 6 Faqe 7 Leskaj : - “ Elbasani në sajë të kreut të kësaj bashkie , i cili e ka mandatin e tij të tretë, ka ditur të thithë mjaft mirë fonde nga të dyja qeveritë të dy forcave më të mëdha politike , duke koordinuar kërkesat për fonde publike në favor të qytetarëve të tij. Kjo është edhe arsyeja që populli i Elbasanit i ka dhënë për tre mandate rresht votat me shumicë absolute kreut të Bashkisë” Një mik i huaj më shumë për qytetin Faqe 1-2 Përse u dha ky titull ? Titulli “Qytetar Nderi”, Presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, z. Krzysztof Kwiatowski, iu dha ky vlerësim si kontribues kryesor në zhvillimin e pushteteve vendore në vendin tonë , duke ndikuar në rritjen e performancës të KLSH – së (Kontrolli i Lartë i Shtetit ), si ndihmues së punës të organeve të qeverisjes vendore. Ceremoni zyrtare në teatrin “Skampa” për t’i dorëzuar titullin “Qytetar Nderi”, Presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë z. Krzysztof Kwiatowski. Kwiatowski:-“Çdo qytetar elbasanas e konsideroj si mik te çmuar në vendin tim dhe ju ftoj që ta vizitoni atë ”. Z. Kwiatowski u nderua me vendim të Këshillit Bashkiak me motivacionin “Për kontributin e shquar rritjen e kapaciteve profesionale të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe administratës publike në përgjithësi”. Vijon në fq. 2 Frikë nga produktet ,që shiten në rrugë AKU : - Mos i konsumoni, nëse s`kanë kontroll ! Injorimi i produkteve me origjinë shtazore, tregëtohen jashtë kushteve të higjenës, është një nga zgjidhjet që vetë konsumatorët duhet të kenë parasysh, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre nga produktet e pakontrolluara. Kjo është thirrja që bën Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan, i cili thotë se zgjidhja më e mirë është që të mos konsumohen ato produkte të cilat shiten jashtë kushteve higjeno- sanitare. Më tej, duke folur për masat e mara ndaj subjekteve që tregëtojnë produkte me origjinë shtazore të pakontrolluara, Bullari theksoi se do të merren masa administrative. Ndërkohë që kërkon bashkëpunimin e medias dhe të vetë qytetarëve për të rritur nivelin e sensibilizimit për injorimin e ushqimeve që shien në rrugë. Gjatë sezonit të verës për shkak të rritjes së temperaturave rritet edhe rrisku i helmimit nga produktet e mishit dhe nënproduktet e qumështit, ndaj kreu i AKU thotë se gjatë kësaj periudhe do të ketë kontrolle të shpeshta ndaj subjekteve që operojnë në këto fusha. Kujtesë: Të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme që i shqetësojnë, mund t`i drejtohen redaksisë së gazetës me letra ose në adresën e e-mailit. Ne do t`ju ndihmojmë shqetësimet tuaja të drejtohen më shpejt në organet kompetente të bashkisë për të marrë një përgjigje konkrete. e-mail:[email protected].al

Upload: others

Post on 20-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 108/ MAJ 2016 GAZETË E SË HËNËS

FALAS

Organ i Bashkisë së Elbasanit

ALMANAKKrzysztof Kwiatowski , kreu i Auditit polak , “Qytetar Nderi” në Elbasan

7 ditë të policisë ndërtimore Faqe 4

Qyteti ku dashuria nis nga stomaku

Faqe 5Dita e dëshmorëve pa të gjithë

Kryeministri interesohet për fatin e rrugës Qafëplloçë Faqe 6

Faqe 7

Leskaj : - “ Elbasani në sajë të kreut të kësaj bashkie , i cili e ka mandatin e tij të tretë, ka ditur të thithë mjaft mirë fonde nga të dyja qeveritë të dy forcave më të mëdha politike , duke koordinuar kërkesat për fonde publike në favor të qytetarëve të tij. Kjo është edhe arsyeja që populli i Elbasanit i ka dhënë për tre mandate rresht votat me shumicë absolute kreut të Bashkisë”

Një mik i huaj më shumë për qytetin Faqe 1-2

Përse u dha ky titull ? Titulli “Qytetar Nderi”, Presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, z. Krzysztof Kwiatowski, iu dha ky vlerësim si kontribues kryesor në zhvillimin e pushteteve vendore në vendin tonë , duke ndikuar në rritjen e performancës të KLSH – së (Kontrolli i Lartë i Shtetit ), si ndihmues së punës të organeve të qeverisjes vendore.

Ceremoni zyrtare në teatrin “Skampa” për t’i dorëzuar titullin

“Qytetar Nderi”, Presidentit të Zyrës Supreme të

Auditimit të Polonisë z. Krzysztof Kwiatowski.

Kwiatowski:-“Çdo qytetar elbasanas e konsideroj si mik te çmuar në vendin tim dhe ju ftoj që ta vizitoni atë ”.

Z. Kwiatowski u nderua me vendim të Këshillit Bashkiak me motivacionin “Për kontributin e shquar në rritjen e kapaciteve profesionale të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe administratës publike në përgjithësi”. Vijon në fq. 2

Frikë nga produktet ,që shiten në rrugë

AKU : - Mos i konsumoni, nëse s`kanë kontroll !

Injorimi i produkteve me origjinë shtazore, që tregëtohen jashtë kushteve të higjenës, është një nga zgjidhjet që vetë konsumatorët duhet të kenë parasysh, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre nga produktet e pakontrolluara. Kjo është thirrja që bën Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan, i cili thotë

se zgjidhja më e mirë është që të mos konsumohen ato produkte të cilat shiten jashtë kushteve higjeno-sanitare. Më tej, duke folur për masat e mara ndaj subjekteve që tregëtojnë produkte me origjinë shtazore të pakontrolluara, Bullari theksoi se do të merren masa administrative. Ndërkohë që kërkon bashkëpunimin e medias dhe të vetë qytetarëve për të rritur nivelin e sensibilizimit për injorimin e ushqimeve që shien në rrugë. Gjatë sezonit të verës për shkak të rritjes së temperaturave rritet edhe rrisku i helmimit nga produktet e mishit dhe nënproduktet e qumështit, ndaj kreu i AKU thotë se gjatë kësaj periudhe do të ketë kontrolle të shpeshta ndaj subjekteve që operojnë në këto fusha.

Kujtesë:Të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme që i shqetësojnë, mund t̀ i drejtohen redaksisë së gazetës me letra ose në adresën e e-mailit. Ne do t̀ ju ndihmojmë që shqetësimet tuaja të drejtohen më shpejt në organet kompetente të bashkisë për të marrë një përgjigje konkrete.e-mail:[email protected]

2 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 9 maj 2016 Informacion

Krzysztof Kwiatowski, kreu i Auditit polak , “Qytetar Nderi” në Elbasan

Një mik i huaj më shumë për qytetin

Leskaj : - “ Elbasani në sajë të kreut të kësaj bashkie , i cili e ka mandatin e tij të tretë, ka ditur të thithë mjaft mirë fonde nga të dyja qeveritë të dy forcave më të mëdha politike , duke koordinuar kërkesat për fonde publike në favor të qytetarëve të tij. Kjo është edhe arsyeja që populli i Elbasanit i ka dhënë për tre mandate rresht votat me shumicë absolute kreut të Bashkisë”.

Përse u dha ky titull ? Titulli “Qytetar Nderi”, Presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, z. Krzysztof Kwiatowski, iu dha ky vlerësim si kontribues kryesor në zhvillimin e pushteteve vendore në vendin tonë,duke ndikuar në rritjen e performancës të KLSH – së ( Kontrolli i Lartë i Shtetit ), si ndihmues së punës të organeve të qeverisjes vendore. Z. Kwiatowski u nderua me vendim të Këshillit Bashkiak me motivacionin “Për kontributin e shquar në rritjen e kapaciteve profesionale të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe administratës publike në përgjithësi”. Më herët Këiatoëski, i shoqëruar dhe nga Ambasadori Polak i akredituar në Tiranë, zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë Qazim Sejdini në zyrën e këtij të fundit. Sugjerimin për dhënien e titullit “ Qytetar Nderi” do ta bënte pak ditë më pare, kreu i KLASH – së Bujar Leskaj, i cili, i pranishëm në këtë takim, ka bërë edhe një prezantim të shkurtër rreth qytetit të Elbasanit, në veçanti kreut të saj Qazim Sejdini.-“Elbasani në sajë të kreut të kësaj bashkie , i cili e ka mandatin e tij të tretë, ka ditur të thithë mjaft

mirë fonde nga të dyja qeveritë të dy forcave më të mëdha politike , duke koordinuar kërkesat për fonde publike në favor të qytetarëve të tij. Kjo është edhe arsyeja që populli i Elbasanit i ka dhënë për tre mandate rresht votat me shumicë absolute kreut të Bashkisë” , tha Leskaj.Pasi është njohur edhe me historikun e qytetit të Elbasanit, nga vetë kreu i Bashkisë Qazim Sejdini, ku edhe një herë vuri në dukje historinë e

lashtë të qytetit , do të pohonte mes të tjerash se “ Elbasani dikur njihej si qytet industrial, e më pas si qyteti i arsimit dhe i kulturës , duke ruajtur kështu e pasuruar më tej një nga vlerat më të larta intelektuale me dobi kombëtare”. Z.Sejdini më tej e vuri theksin edhe tek shumë projekte të ndërmarra nga Bashkia e Elbasanit gjatë viteve të fundit, mes tyre ai më i realizuari dhe më i vlerësuari nga të gjitha bashkitë e vendit, ai i “ buxhetimit me pjesëmarrje”, ku sipas kreut të bashkisë, janë vetë qytetarët ata që shprehin interest e tyre në lidhje me investimet kryesisht në infrastrukturë, dhe pas dëgjimit të qytetarëve, projektet miratohen më pas me vendim të Këshillit Bashkiak. Duke i prezantuar projektet dhe realizimet, Sejdini nuk ka nguruar të flasë edhe për problemet, që ka pasur dhe ka aktualisht qytetit. - “ Prej vitesh gangrene e qytetit ka qenë ndotja e mjedisit, por pas më shumë se dhjetë vite luftë, ne e zgjidhëm

këtë problem, dhe kjo është arritja më e madhe në krye të bashkisë së qytetit tim”.Nga ana e tij, Krzysztof Kwiatowski duke treguar edhe eksperiencën e tij si ish- nënkryetar bashkie, vlerësoi punën e kreut të bashkisë Qazim Sejdini. Ai tha se “ vetëm një kryetar që punon fort për qytetin e tij dhe nuk bën dallime mes qytetarëve, për shkak të bindjeve politike, merr besimin e qytetarëve për një mandat të tretë”. Duke vlerësuar edhe qëllimin e viztës së tij në qytetin e Elbasanit, Krzysztof Këiatoëski , mes të tjerash tha se “ …falenderoj përzemërsisht dhe ngrohtësisht për nderin që më është bërë. U bënë vite që punoj në administratën qëndrore, por kujtimet më të mira i kam në atë vendore. Kur mësova se do të takoj një kryetar bashkie, si Ju , më së shumti që ka mbajtur raporte të mira me dy qeveri, mendova se kam të bëj me një njeri me të vërtetë të mirë. Kur kam qenë nënkryetar bashkie vite më parë, në kohën kur Polinia ende nuk kishte hyrë në BE, arrita të merrja nga fondet e BE –së aq shumë, sa ato e kalonin buxhetin vjetor të Bashkisë”.Në vijim, në ambjentet e teatrit “ Skampa”,

në prani të shumë qytetarëve të Elbasanit, si edhe këshilltarëve, ju dorëzua titulli “ Qytetar Nderi”, që për Z. Kwiatowski ishte një vlerësim mjaft i veçantë dhe nga emocionet, por edhe nga vlerësimi që iu bë , ai u shpreh se, përveç Kryetarit të Bashkisë Z. Qazim Sejdini, i cili është mik i tij, tashmë miq të tij janë

Ceremoni zyrtare në teatrin “Skampa” për t’i dorëzuar

titullin “Qytetar Nderi” Presidentit të Zyrës Supreme

të Auditimit të Polonisë z. Krzysztof Kwiatowski.

Kwiatowski: - “Çdo qytetar elbasanas e konsideroj si mik

te çmuar në vendin tim dhe ju ftoj që ta vizitoni atë ”.

edhe të gjithë qytetarët e Elbasanit, duke i ftuar në Poloni si miq të tij, sa herë që të dëshironin. Më pas ceremonia ka vijuar me një koncert me këngë popullore elbasanase,e organizuar mjasft mirë nga qendra e Artit . Miku polak dhe shpura shoqëruese ka vizituar edhe muzeun etnografiko-historik të qytetit.

Gazetë e së hënës 9 maj 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 3Informacion

Vëmendje për Njësitë Administrative Vendore

Edhe në këtë javë treguesit e realizimit të të ardhurave për Njësitë

Administrative janë në rritje

1. Në realizimin e të ardhurave për 4 mujorin e parë 2016 më dobët paraqitet Njesia Administrative Bradashesh, Papër, Tregan dhe Gjinar.Më mirë paraqitet Njësia Administrative Shushicë, Shirgjan, Funar e Gjergjan 2.Java e katërt e muajit Prill vazhdon me një rritje të të ardhurave në raport me një javë më parë , ku janë arkëtuar 340 mijë lekë më shumë. Dhe në këtë javë paraqitet mirë Tregani, Gjergjani, Graceni dhe jo mirë, Bradasheshi e Labinoti-Fushë.Për muajin Prill ka një rritje të të ardhurave prej 2.4 milion lekë më shumë se Marsi, dhe në Prill kanë realizuar detyrën mujore Gjergjani, Gjinari, Funari dhe Graceni, por paraqitet dobët Bradasheshi, Papri dhe Labinoti-Fushë.3.Gjatë kësaj jave Bashkia bëri sistemimin e rrugëve në Funar dhe sistemoi rrugën e fshatit Bathës në Njësinë Administrative Shirgjan.

Probleme dhe detyra për javën

1.Njësitë Administrative Bradashesh e Papër që kanë kanalizime të ujrave të zeza të bëjnë gati projektet, skicat e vendosjes të sistemit të ujrave të zeza që kanë, gjatësinë e kanaleve, numrin e pusetave , shkarkimet e ujrave të zeza për t’ja dorëzuar këto Sh.A.Ujesjellës – Fshat, e cili do ta kryejë në të adhmen këtë shërbim.

2.Njësitë Administrative deri më datë 10.05.2016 të dorëzojnë në Drejtorinë e Shërbimeve Operacionale listat e bonitimit të tokave të shoqëruara me hartat e vjetra kadastrale.

3.Të dhënat e kërkuara nga Agjencia e Shërbimit të Pyjeve, Bujqësië, Veterinarisë dhe Mjedisit për pyjet , të dorezohen deri me datë 09.05.2016.

4.Njësitë Administrative

Bradashesh, Papër, Shushicë, Shirgjan, Gjergjan, Tregan e Zavalinë të saktësojnë pronat e A.K.K.P.Tiranë

5.Njësitë Administrative, që kanë ujësjellësa në bashkëpunim me Sh.A.Ujësjellës – Fshat, të bëjnë gati inventaret e tyre për të shpejtuar dorëzime, t pasi administrimi i tyre ka problem.

6.Njësitë Administrative me paketën e re fiskale të taksave dhe tarifave vendore të shpërndajnë fletë detyrimet për çdo familje për vitin 2016 brenda datës 20.05.16 dhe të vazhdojë arkëtimin e taksave të prapambetura të viteve të pashlyera.

7.Administrata e Njësive duhet të punojnë me më shumë përgjegjësi për realizimin e të ardhurave të planifikuara për 4 mujorin e parë 2016 , pasi edhe organikat e njësive janë plotësuar.

8.Saktësoni dhe kontrolloni bizneset debitore për arkëtimin e detyrimeve të prapambetura, sepse ka shumë biznese debitore.

“Mbi proçedurat për vjeljen e taksave dhe tarifave vendore dhe mbledhjen me forcë të detyrimeve fiskale”

Tabela – K /3– Tarifat D.P.K.ZH.T ( URBANISTIKA)17 1-Tarifë per marreje leje perdorim specifikuar a. objekt banimi Leke/m2 80 b.objekt per leje biznesi Leke/m2 100 18 2-tarife sherbimi e shqyrtim dokumentacioni Leke/vit 5000 a.leje zhvillimor, ndertim per objekt nen 4kat Lekë 15000 b.leje zhvillimor, ndertim per objekt mbi 4kat Lekë 30000 c.leje zhvillimore te vecanta Leke 5000 d. leje zhvillimore infrastrukture Lekë 15000 19 Tarife per certificate relievi Lekë 8000 20 Tarife plan rilevimi a.Troje me sip. Deri 500 m2 Lekë 10000 b.Troje me sip. mbi 500 m2 Lekë 15000 21 Tarife fasade. Leke/m2 15 22-

Tarife per dhenie dokumenta nga arkiva DPKZHT-

se

Lekë

a.Fotokopje e njesuar1 :500 v.1938-1988 A3 Lekë 500 b.Fotokopje e njesuar1 :500 v.1938-1988 A4. Leke 200 c.fotokopje te studime urbanistike ne fuqiA3 Lekë 500 d.fotokopje te studime urbanistike ne fuqiA4 Lekë 200 e.njesim i hartave me origjinalin A2,1,0 Lekë 1.000 f.fotokopje e cdo dokumenti te njesuar A4 Lekë 200 g.fotokopje e cdo dokumenti te njesuar A3 Lekë/m2 500

Struktura e caktuar për vjeljen e këtyre tarifave është :1. Drejtoria e Zhvillimit Urban dhe Teritorit.2. Inspektoriati Ndertimit Urban Vendor Per subjektet e reja pas 1 Korrikut deri me 31 Dhjetor Per mos pagese ne afatin e caktuar aplikohet gjobe 25 % mbi detyrimin.

Tabela – K /4– Tarifat vendore sektori veterinar23- Tarifa të sektorit veterinar 1- Tarifë vjetore për çertifikim mishi Lekë/vit 0 2- Çertifikatë vërtetim për import - Shpend Lekë/krerë 5 - Të imta,derra Lekë/krerë 20 - Të trasha Lekë/krerë 50 -Produkte mishi për eksport Lekë/ton 100 -Produkte baxho dhe sallami Lekë/muaj 1.500 -Produkte frigoriferi Lekë/muaj 2.000 -Produkte me origjinë shtazore (kontroll dogane) Lekë/çdoganim 1.000 - Çertifikate per mallra brenda vendit Lekë/kg 5 3-Certifikate mishi Lekë/krerë - Gjedhe Lekë/krerë 150 - Të imta Lekë/krerë 60 - Derra Lekë/krerë 60 4- Tarifë për therje

- Lopë - Viç - Dele, dhi, derra - Qingja, keca, gica - Cjap, desh

Lekë/krerë Lekë/krerë Lekë/krerë Lekë/krerë Lekë/krerë

250 250 100 50

100 5-Tarifë për transportin e mishit të therur

- Lopë, ka, mushqerrë, mëzat - Viç, kotorr - Qingj, keç, gic, ftujë - Dele, dash, dhi, cjap

Lekë/krerë Lekë/krerë Lekë/krerë Lekë/krerë

250 150 50 70

Struktura e caktuar për vjeljen e këtyre tarifave është1. Sektori i Thertores 2. Inspektoriati i Kontrollit Veterinar Per piken 23 - Tarife Vjetore per Certifikim Mishi pika 1, afati i mbledhjes se detyrimeve eshte si me poshte: Kjo tarife mblidhet vjetore deri me 20 Korrik.Per subjektet e reja pas 1 Korrikut deri me 31 Dhjetor.Per mos pagese ne afatin e caktuar aplikohet gjobe 5-25 % mbi detyrimin.

4 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 9 maj 2016

Shtatë ditë të Policisë NdërtimoreGjatë kësaj jave Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Elbasan në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve ka kryer këto detyra për shtatë ditët e javës :Ka ushtruar kontroll vazhdimisht, për të parandaluar dhe për të bllokuar ndërtimet pa leje nëteritorin, që mbulon IMT Bashkia Elbasan.Njëkohësisht, gjatë kësaj jave është bërë dhe verifikimi i disa ankesave të ardhura nga institucione dhe qytetarë të ndryshëm pranë IMT Bashkia Elbasan. Konkretisht janë verifikuar 21 raste dhe i është kthyer përgjigje qytetarëve dhe institucioneve të mëposhtme :1. z. Fatush Kumria Lagja “28 Nëntori”, 2. znj. Shpresa Gajda Lagja “Kongresi i Elbasanit”, 3. z. Kosta Ranxha Lagja “Qemal Stafa”,4. z. Sotiraq Rama Lagja “Viserion Xhuvani”,5.z. Osman Asfatia Njësia Adminstrative Bradashesh, 6. z. Nevruz Idrizi Njësia

Administrative Tregan, 7. z. Albert Duka Lgj. “5 Maj”, 8.z.Gezim Muzhaqi Lgj. Skenderbej 9. z.Selman Hasa Lgj. “Shenkoll”, 10. znj. Jana Shqau Njësia Administrative Gjinar,11. znj. Liri Kovaci Lagja”Sul Papri”,12. z. Kozma Sinani Njësia Administrative Shushicë, 13. z. Bashkim Topuzi Njësia Administrative Shushicë, 14. z.Nikoll Panxhi Njësia Administrative Shirgjan.

2. Institucionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, 4 kthim përgjigje3. Inspektoriatit Kombëtar të Mbrotjes së Teritorit, 2 kthim përgjigje4. Prefektit të Qarkut Elbasan, 1 kthim përgjigje

Po gjatë kësaj jave janë mbajtur proçedurat administative dhe penale ndaj 2 shtetasve, konkretisht : 1. Ndaj z.Hysni Buzani, banor i

Njësisë Administrative Shirgjan, proceverbal konstatimi, vendim për prishje objekti, vendim për dënim me gjobë në masën 500 000( pesëqindmijë) lekë dhe kallëzim penal pranë organit të prokurorisë2. Ndaj z.Lulzim Kushta, banor i Njësisë Administrative Shirgjan, proceverbal konstatimi, vendim për prishje objekti, vendim për dënim me gjobë në masën 500 000 (pesëqindmijë) lekë dhe kallëzim penal pranë organit të ProkurorisëPo gjatë kësaj jave është bëre dhe hapja e dy rrugëve në Njësinë Administrative Zavalinë, për të cilat kemi patur ankesa të vazhdueshme nga banorët e kësaj njësie. Rrugët e hapura mbaheshin të bllokuara forcërisht nga z.Fatmir Skënderi dhe z.Anastas TociNjëkohesisht, po gjatë kësaj jave, është bërë dhe prishja e dy objekteve ,një objekt magazinë i ndërtuar pa leje ndërtimi nga z. Aqif Xhyra dhe një objekt dyqan i ndërtuar pa leje ndërtimi nga z. Xhaferr Cela, të dy këto banorë të Njësisë Administrative Papër.

300 pallate në pritje të pronësisëLigji i ri për pallatet pa leje

Pallatet e ndërtuara 5-20 vite më parë, e që deri më dje nuk figuronin të regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, brenda këtij viti do të marrin dokumentet e hipotekimit. Ministria e Drejtësisë, Zyra e Hipotekave dhe Dhoma e Noterisë, janë shprehur se ky proçes i hap rrugë hipotekimit për 300 pallate. Sipas tyre ky është një hap i rëndësishëm pasi nis t’i japë zgjidhje një problemi të mbartur prej vitesh dhe që administrata e mëparshme, pavarësisht premtimeve, nuk kishte arritur të bënte asgjë.

Kontrata e parë te noteri

Gjatë proçesit të ndarjes së çertifikatave të pronësisë, u prezantua edhe udhëzimi i ri me kriteret dhe proçedurat për regjistrimin e lejeve të ndërtimin dhe akteve noteriale të lidhura për zhvillim. Kjo, për arsye se ato shmangin mundësitë që një pronë të shitet për më shumë se një person dhe gjithashtu i kalojnë barrën e përgatitjes së dokumentacionit institucioneve shtetërore. Udhëzimi i ri nuk e ngarkon qytetarin të kryejë proçedura të gjata dhe të qëndrojë në radhë - pritjeje në zyrat e Hipotekës, sikurse ndodhte para muajit prill. Sipas specialistëve, “Udhëzimi i miratuar së fundmi ka si qëllim kryesor përcaktimin e procedurave për regjistrimin e lejeve të ndërtimit. Procedurë, e cila nuk ekzistonte deri në këtë moment dhe ajo që është më e rëndësishme, mbetet detyrimi, që zyrat e regjistrimit kanë tashmë për regjistrimin e akteve noteriale.Ato lidhen midis qytetarëve, midis zhvilluesve të pasurisë dhe investitorëve, në cilësinë e zhvilluesit të kësaj pasurie”.

Hipotekimi

Duke iu referuar përfitimeve që marrin banorët e parë

përfitues të pallateve, përfaqësues nga Zyra e

Hipotekës, theksuan se prona e tyre tashmë merr vlerë dhe

ata mund ta përdorin atë për çdo marrëdhënie ligjore,

si shitje, dhënie me qera, vënien si kolateral, për

marrje kredie etj.

Romët “shënojnë” emrin në regjistër

Romët, duket se nuk do të kategorizohen më si “endacakë” “pa nam e nishan” ! Aksioni për “pasaportizimin” e tyre ka nisur e vijon . Prej muajsh ka filluar regjistrimi i familjeve rome dhe egjyptiane nëpër qendrat e gjendjes civile. Ky regjistrim po bëhet për ti ardhur në ndihmë familjeve dhe veçanërisht fëmijëve të këtyre komuniteteve. Me anë të regjistriimit atyre do ti ofrohen të gjitha shërbimet për të cilat kanë nevojë dhe që aktualisht shumë prej këtyre individëve nuk mund të përfitojnë prej tyre për shkak se nuk figurojnë të regjistruar në asnjë nga institucionet përkatëse. Një nga problemet apo vështirësit e regjistrimit është mos informimi i këtyre komuniteteve si dhe fakti që shumë prej tyre kanë lindur jashtë vendit ose kanë emigruar pa u regjistruar. Nertila Liçaj, Aktiviste e Lëvizjes Rome dhe Egjyptjane në një intervistë për median deklaron se proçesi i regjistrimit vazhdon por qe ka ende shumë për të bërë. Të gjithë personat të cilet janë të paregjistruar duhet të paraqiten pranë zyrave përkatese për të bërë të mundur identifikimin e saktë dhe ligjor të tyre.

E drejta dhe ligjshmëria

Gazetë e së hënës 9 maj 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 5Të ndryshme

Në ditën përkujtimore të dëshmorëve, 5 Maji , është mbajtur një Ceremoni zyrtare dhe më gjërë për nder të atyre , që dhanë gjithçka për Atdheun, përfshirë edhe jetën.Tek Varrezat e Dëshmoreve, për të bërë nderime ndaj atyre, që derdhën gjakun për lirinë, ishin të pranishëm përfësues të pushtetit vendor , deputetë, intelektualë e qytetarë. Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, i shoqëruar nga ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, deputetja Evis Kushi , perfekti Arben Kamami, e të tjerë , kanë nderuar të rennet, duke

Aktivitet në kuadër të 5 Majit

Dita e dëshmorëve pa të gjithëu përeulur përpara kujtimit të tyre nën tingujt e Himnit Kombëtar . Pas vendosjes së kurorave me lule, të gjithë sëbashku, ata ecën në shenjë nderimi e përulje përbri varreve të Dëshmoreve, për tii respektuar për atë, që ata kanë bërë për qytetin dhe vendin e tonë. Të pranishëm gjithashtu ishin përfaqësues të Policisë me në krye Drejtorin e Policisë Elbasan z. Alfred Çepe, si dhe familjarë,miq e të afërm të dëshmorëve. Në ceremoninë në fjalë kanë munguar përfaqsues lokalë të opozitës.

Ish-normalistët pjesëmarrës në luftën nacional çlirimtare Një koncert përshëndetes është mbajtur në ambientet e shkollës “Luigj Gurakuqi” në nder të ish normalistëve pjesëmarrës më Luftën Nacional Çlirimtare. Përveç nxënesve dhe stafit pedagogjik të ftuar në këtë aktivitet kanë qenë edhe 100 normalistë të cilët kanë marrë

pjesë në Luftën Nacional Çlirimtarë. 73 Vjet me pare ishin këta normalistë të cilët u detyruan të lënë bangat e

shkollës e të braktisnin librat për të marre armet dhe të luftonin për çlirimin e vendit. Koncerti është hapur nga fjala e nëndrejtoreshës së shkollës e cila ftoi të pranishmit të dëgjonin këtë recital me tematike atdhetare. Kozma Hakani ish antarë i Nacional Çlirimtares ka shpjeguar me saktë situatën e vështire me të

cilën u përball ai dhe shokët e tij në kohën kur ishin ende nxënës. Z.Hakani nuk nguron pa u dhënë një mesazh të rinjve të sotëm të cilët duhet ti përkushtohen studimeve dhe librave në mënyrë që vendi të eci përpara. Ky aktivitet u mbajt me rastin e datës 5 Maj Ditës se Dëshmorëve.

Ndërgjegjësimi i shoqërisë, institucioneve publike e private ishte qëllimi i takimit të zhvilluar nga Qendra e Rehabilitimit të personave me aftësi të kufizuara në qytetin e Elbasanit.Pas studimeve të kryera në terren kjo qendër gjendet në fazën e saj të tretë dhe është duke grumbulluar informacion të nevojshëm, sa i takon punësimit dhe integrimit të personave me aftësi të kufizuara në vendin tone. Këshilltari për punësim në PAK Luan Bregu bën të ditur se institucionet publike paraqitën

Përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuara

Politikat sociale të Bashkisë

më shembull në punësimin e këtij kontigjenti të popullatës, ndërsa shton se sektori privat është më indiferent. Pavarësisht lehtësirave që ofron shteti ynë për bizneset që punësojnë individë me aftësi të kufizuara, janë të paktë ata sipërmarrës që i punësojnë. Në këtë drejtim padyshim nevojitet të bëhet më shumë, jo vetëm për të përmirësuar situatën ekonomike të këtyre personave, por edhe për ti trajtuar ata njëlloj si pjesa tjetër e shoqërisë.

Vazhdoi seanca e dhurimit të gjakut pranë fakultetit Ekonomik. Studentë dhe pedagogë kontribuan duke dhuruar gjak për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve talasemik.Të bashkëpunojmë me institucionet për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për gjak në mënyrë që të jetojnë si të tjerët. “Dhuro gjak shpëto një jetë”- ka qenë ky mesazhi që ka dhënë kryetari i Kryqit të Kuq, Elbasan, Ened Llapushi. Kjo nuk ka qenë hera e parë që studentët e qytetit të Elbasanit kanë dhuruar gjak. Ata kanë qenë gjithmonë bashkëpunues në iniciativa të tilla. Në Qendrën e Dhurimit të Gjakut janë rreth 250 fëmijë talasemikë, të cilët kanë nevojë të ngutshme për transfuzion të vazhdueshëm gjaku.

Gjak për fëmijët talasemikë

250 fëmijë kanë nevojë të përhershme për lëngun jetik

6 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 9 maj 2016 Sociale

Investim me rëndësi për Juglindjen.

Rama, inspekton rrugën Qukës - Qafë – Plloçë Projekti i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, pjesë e Korridorit Tiranë-Korçë (Koridori VIII), investim me vlerë 152 milion dollarë, po vijon zbatimin në terren. Projekti është rikonceptuar tërësisht nga e para, pasi në projektin fillestar nuk ishte parashikuar asnjë lidhje rrugore mes fshatrave, ndërsa tashmë ka të përfshirë plot 120 ura dhe nënkalime për banorët e zonave që përshkon kjo rrugë, si dhe sinjalistikën dhe të gjithë elementët

Kryeministri i nteresohet për fatin e rrugës Qukës-Qafë-Plloçë

e domosdoshëm të sigurisë, të gjitha këto të parashikuara me të njëjtin fond investimi. Nga ana e tij, kryeministri u shpreh se tashmë çështja e sigurisë së rrugëve është plotësisht e zgjidhur nga pikëpamja e parametrave dhe standardeve Segmenti rrugor me gjatësi 43.4 km së bashku me rrugën Tiranë-Elbasan, kanë një rëndësi të veçantë për ekonominë shqiptare, pasi ai do të sigurojë një lidhje më të shpejtë dhe komode midis Portit të Durrësit, portit kryesor të vendit sot, - një prej porteve më të rëndësishëm të Ballkanit për nga volumi i mallrave - dhe vendeve të tjera si Greqia, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj.

Politikat sociale të Qeverisë

Ja, kategoritë që përfitojnë Kompensimin e energjisë elektrike prej 648 lekë në muaj, nuk do ta marrin vetëm pensionistët në qytet por edhe ata në fshat, të moshuarit që marrin pension social por edhe ata që

marrin pension familjarë. Udhëzimi më i fundit i qeverisë parashikon dhënien e kompensimit pensionistëve në fshat, me kushtin që të jenë kryefamiljarë i vetëm ose duhet të jenë burrë e grua, të pensionistë. Por nëse një pensionistë në fshat ka edhe persona të tjerë në familje, ata nuk mund ta marrin kompensimin e energjisë për shkak se ligji i njeh si të vetpunësuar. Gjithashtu kushti tjetër është që kryefamiljari në fshat të paguajë rregullisht energjinë elektrike. Një kategori e re që është shtuar janë edhe personat që marrin pension social. Instituti i Sigurimeve

Shoqërore saktëson se edhe ata që marrin pension familjarë mund të përfitojnë kompensim prej 648 lekë. “Pensionistët kryefamiljarë të vetëm në fshat ose që janë dy pensionistë në familje marrin kompensimin prej

648 lekë. Edhe ata që përfitojnë pension social dhe familjarë, po kështu do e marrin kompensimin e energjisë elektrike. Është një vendim i drejtë për të gjithë këta përfitues, të cilët më parë nuk e përfitonin, kjo për shkak se në 2015-n, ishin përfituesit e parë dhe vendimi nga ka përfshirë të gjitha kategoritë”,. Për të përfituar kompensimin e energjisë elektrike duhen disa dokumenta, të cilat janë: Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit. Çertifikatën familjare. Fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara. Ndërkohë

Kompesimi i energjisë elektrike

nëse keni fëmijë në punë, atëherë ky fakt vërtetohet nga nëpërmjet bashkëpunimit të ISSH-s, me zyrat e punës. Ky kompensim nga qeveria jepet për shkak të heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 kv, në muajin janar 2015-t. Duke qënë se u hoq fasha mbrojtëse dhe ndryshoi çmimi i energjisë, qeveria vendosi të paguajë të gjithë pensionistët, invalidët, punonjësit me pagë nën 30 mijë lekë dhe tashmë shtohen pensionistët në fshat, ata që marrin pension social edhe familjarë.

Publikohet anketa, INSTAT:

Punësimi është rritur me 4,8 %

Instituti i Statistikave publikoi Anketën e Forcave të Punës për vitin 2015, sipas së cilës, krahasuar me vitin pararendës punësimi është rritur me 4,8 %. Gjatë vitit 2015, sipas vlerësimeve të marra nga Anketa e Forcave të Punës, 52,9 % e popullsisë 15-64 vjeç është e punësuar, 11,2 % është e papunë dhe 35,9 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës). Sipas Anketës, 60,5 % e meshkujve 15-64 vjeç janë të punësuar, 12,9 % janë të papunë dhe 26,6 % janë jashtë forcave të punës. 45,5 % e femrave, sipas Anketës, 15-64 vjeç janë të punësuara, 9,5 % janë të papuna dhe 45,0 % janë jashtë forcave të punës. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-64 vjeç është 17,5 %. Për meshkujt shkalla e papunësisë është 0,1 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Praktika e punës në shtet

Hapen aplikimet për 2016-n

Të gjithë studentët të cilët sapo kanë përfunduar studimet “Bachelor”, mund të aplikojnë për të zhvilluar pratikën në shtet deri në datën 15 maj. Në këtë program mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë e moshës 21-26, nga Shqipëria por edhe nga diaspora. “Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike. Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike. Praktika do të zgjasë 3 muaj”, - thotë Ministria e Mirëqenies Sociale. Për këtë vit janë 2 mijë vende të lira.

Aplikimi

Aplikimi bëhet “onlinë” në faqen: http:/ /praktika.sociale.gov.al/ . Aplikimi duhet të kryhet brenda datës 15 maj 2016. Përpara se të aplikoni, konsultoni numrin dhe profilin e kërkuar nga çdo institucion qendror apo vendor në mënyrë që të konsideroni probabilitetin e përzgjedhjes. Kujdes: Nëse aplikoni më shumë se një herë, do të skualifikoheni. Përzgjedhja do të kryhet nga institucionet për të cilat është kryer aplikimi bazuar në profilin apo kriteret e përcaktuara nga institucioni.

Gazetë e së hënës 9 maj 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 7Histori dhe Traditë

Qyteti ku dashuria nis nga stomaku

E kanë quajtur qyteti i luleve dhe e ka merituar këtë emërtim edhe pse në regjimin totalitar kopshtet, bahçet dhe oborret e gjera plotë lule u ngushtuan për t’i hapur udhë shesheve të ndërtimit në Elbasan.Në ato oborre të ngushta përreth shtëpive elbasanase, nuset e reja, gratë, të moshuarit, por edhe burrat, mbillnin me kujdes lule me ngjyra të ndezura dhe erë të këndshme.Elbasani ndodhet në qendër të vendit dhe përbën qytetin e tretë për nga madhësia. Ai gjendet në një distancë prej 54 km larg nga kryeqyteti dhe 82 km nga porti kryesor i Durrësit. Elbasani ka qenë një vendbanim i lashtë në kryqëzimin e rrugëve perëndim–lindje dhe veri–jug. I njohur fillimisht me emrin “Skampa”, ai ka qënë stacioni i parë i rëndësishëm pas Durrësit në “Via Egnatia”. Më vonë është njohur me emërtimin Hiskampis dhe në vitin 509 është shfaqur si qendër peshkopate. Vendbanimi i vjetër u rrënua nga dyndjet e barbarëve dhe në shek XV u rishfaq me emrin

Valmi.Në portat e moçme kacaviren dorëzonjat që kundërmojnë tërë rrugicën. Në lulishte vendin kryesor e zë lajmëtarja e pranverës, manushaqja, ose siç i thërrasin në Elbasan, meneksheja. Të përhershme janë lulekumonat, lule delet, gojëasllanët, lulebukrat, aty-këtu shebojat dhe mbi të gjitha karafilat e të gjitha ngjyrave.Në qytetin e Elbasanit në stinën e pranverës mbi të gjitha lulet e luleve qëndrojnë trëndafilat karakteristikë me shtatë zemra që çelin disa herë në vit.Duket e çuditshme, por lule gjen çdo pranverë edhe në muret e kalasë së moçme. Duket se atje e ndiejnë veten

si elbasanas të moçëm gojëasllanët.Por, lajmëtare të tjera të pranverës në qytetin e Elbasanit janë edhe lulet e shpatës, gladiolat, tulipanët, zambakët dhe lule nuset.Sidomos në pranverë është kënaqësi të kalosh nëpër rrugicat e ngushta të lagjes Kala. Ngado të shoqëron një lulëzim në shpërthim të plotë, të mbushen mushkëritë me aromat e këndshme të aq e aq luleve, që i

s h p ë t u a n së fundi t y m r a v e helmues së metalurgjisë së dikurshme. Amatorë të shumtë në këtë qytet të lashtë kanë mundur të sigurojnë një copë toke ku

kanë ngritur sera lulesh. Kjo ka bërë që karafilat, zymbylat dhe zambakët t’i gjesh në tregun e Elbasanit gjatë gjithë rrugës.Qytetin e rrethojnë nga të gjitha anët male të lartë, shpesh të mbuluara nga bora. Por, ja që prej andej vijnë në qytet buqeta të tëra zambakësh që kanë marrë emrin e vendit tonë (lilikum albanikum), por që do të ishte mirë të merrnin emrin e Elbasanit, sepse pikërisht këtu ato mbulojnë kullota të tëra të maleve të Shpatit, Shmilit dhe Funarit. Janë lule që nuk presin të shkrihet plotësisht dëbora, por hedhin shtat edhe nën shtresën e ftohtë.Tradita e kultivimit të luleve ka marrë udhë edhe përtej lagjeve

të qytetit dhe ka zënë rrënjë në çdo oborr fshati. Sofrat festive në Shpat zbukurohen me borzilokë, menekshe dhe të tjera lule lajmëtare të pranverës dhe përcjellëse të vjeshtës së vonë. Kjo traditë, pas një ndërprerjeje dhjetëravjeçare, po gjen kultivues përherë e më të apasionuar, gjë që tregon shpirtin e bukur të elbasanasve dhe banorëve të fshatrave rreth tij.

– Kuzhina tradicionale –

Kuzhina e traditës së Elbasanit është një ndër krenaritë e këtij qyteti të lashtë, që në fillim shekullin 19 do të cilësohej ndër qytetet më të pasura të Shqipërisë.Vend të rëndësishëm në ushqimin tradicional të Elbasanit zënë mishi, perimet, brumërat, vaji i ullirit, gjalpi etj.Kur përmend qytetin e Elbasanit, menjëherë të vjen në mendje tava karakteristike e këtij qyteti. “Tava me kos” (Tavë Elbasani) dhe e tillë njihet edhe jashtë kufijve, ndërsa në Elbasan “Tavë kosi”. Kjo tavë piqet në furrë dhe pasi hiqet shërbehet e ftohtë. Përdoret më dendur në stinën e pranverës dhe të verës.

Në Elbasan edhe pse një kuzhinë e ndikimit turk, gatimet marrin vlera të veçanta pasi disa prej tyre janë unike dhe gatuhen vetëm në këtë qytet.“Bugaçe” quajnë bukë brenda bukës, sepse në fakt pjesa kryesore e bugaçes është peta, por nuk është ashtu. Sekreti i kësaj shije të papërsëritshme është sasia dhe cilësia e gjalpit. Nëse në rrethe të tjera përdoret kryesisht margarinë në pregatitjen e bugaçeve, Elbasani përdor vetëm gjalpin e dhisë dhe kur nuk arrin ta gjejë atë, gjalp deleje.Bugaçja ka nisur të gatuhet në Elbasan tre shekuj më parë. Shitësit me kanistra të mbushura me panine bugaçe në kokë kalonin nëpër rrugicat e qytetit duke thirrur. “Po, po … simite me bugaçe”. Përdoret vetëm në mëngjes dhe është mëngjesi më i pëlqyeshëm, para pilafit, trahanasë, përsheshit me qumësht, paçes, etj.Një tjetër gatim tradicional në qytetin e Elbasanit, që ashtu si bugaçaja ka më shumë se dy shekuj që gatuhet nga amvisat, është “Tava me pistil”. Është gjellë dimërore dhe kryesisht përgatitet me mish dashi e zakonisht në tavë balte.Mysnik me kalastren (zog fshati) gatuhet me zogj pule fshati, oriz, gjalpë dhe perime të ndryshme. Mbasi kalastreni zihet me ujin e tij gatitet orizi, me gjalpë dhe kripë e më pas me kalastrenin e zjerë futet në tavë dhe piqet për 30 minuta në furrë druri. Një lloj gatimi tradicional që kushdo që e ka shijuar ka mbetur i kënaqur dhe është kthyer sërisht për të shijuar mysnikun me kalastren.Simboli i 14 marsit, ditës së verës, ose ndryshe ballokumja, një ëmbëlsirë tradicionale për qytetin, që zakonisht gatuhet në stinën e pranverës në kohën kur nisin të çelin manushaqet. Me të gjitha këto gatime tradicionale, elbasanllinjtë jo rrallëherë thonë se “Në Elbasan, dashuria lind nga stomaku”.

8 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 9 maj 2016

Për informacion: E-mail: [email protected] Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Rama Graf ”, Elbasan. E-mail: [email protected]

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit, Strategjisë dhe

Ekonomisë.

(Zyra e Shtypit dhe Redaksisë së Botimeve)

Art & dizajn: Nevila Boci

Përgatiti:

One more foreign friend for the city Krzysztof Kwiatowski , the head of polish audit, “Citizen of Honor” in Elbasan

Kwiatowski : - “ I consider each citizen of Elbasan as a precious friend of my country and I invite you to visit it”. Official ceremony in “Skampa” theater to deliver the title “Citizen of Honor” to the president of the supreme office of Polish audit Mr. Krzysztof Kwiatowski.Z. Kwiatowski was honored by the decision of the municipal council with the motivation “For great contribution in professional capacity building of the audit of the state control and the public administration in general”.Earlier Mr. Kwiatowski, accompanied by the Polish

ambassador in Tirana, had a meeting with the mayor of Elbasan Mr. Qazim Sejdini, in the mayor’s office. The suggestion of giving the title “Citizen of Honor” was done some days ago the head of the Albanian control of state Mr. Bujar Leskaj, who was present in the meeting and did a short presentation about the city of Elbasan and especially about its mayor Mr. Qazim Sejdini.“ Elbasan thanks to this mayor had the chance to gain many funds from

both governments of both greatest political forces, coordinating the requests for public funds iin the favor of his citizens. This is the reason why the citizens of Elbasan have elected him three times in a row with the absolute maximum of the votes to the mayor. I am jealous that Vlora, my city is not so well done l in the infrastructure as Elbasani. The changes are noticed everywhere, especially these 3 – 4 last years, where was invested a lot, also to the main square in the city”, said tha Leskaj. He was known with the history of the city of Elbasan by the mayor himself Mr. Qazim Sejdini. Among other things the mayor showed the ancient history of the city and as well the fact that “Elbasan was known in the beginning as the city of industry and later on as the city of education, saving and adding in this way one of the higher intellectual values.Mr. Sejdini also presented many projects that were implemented by

the municipality of Elbasan during the last years and through them the most appreciated one even from other municipalities in the country is “The participatory Budgeting”, where the citizens themselves express their interest related to the investments mainly in the infrastructure, and after listening the citizens, the projects are approved by the municipal council. Presenting the implemented project, Mr Sejdini also presented for the problems faced before and the one that are faced today. “ For many years

a great issue was the air pollution in the city. After many years of efforts we solved the problem and this is the greatest achievement as the mayor of my city. Before finishing this mandate, which will be the last for me, I also want to solve the water supply problem in

Elbasan. Of course it is very difficult to have 24 hours of water supply in a day, but I am sure that I will solve it before ending this mandate. The reason for this is the internal network, the infrastructure and the service”, said Sejdini. Mr. Krzysztof Kwiatowski said that based on his experience as ex deputy mayor he appreciates the work done by the mayor Sejdini. He said that “Only a mayor that works hard for his city and makes no difference

among its citizens because of political believes, has the trust of the citizens for a third mandate”. Appreciating the aim of his visit in the city of Elbasan Mr. Krzysztof Kwiatowski said “Thank you for the honor. I have been working for many years now in the central administration, but the best memories that I have are in the local government. When I learned that I will meet a mayor like you, someone that had good rapports with both governments, I thought that I had to deal with a real great man. When I was the vice deputy mayor during the time trhat Poland wasn’t yet a member of EU, I achieved to receive EU funds, even more when they were more than the municipal year budget”.Later on in “Skampa” theatre, in the presence of many citizens of Elbasan, as well as municipal council members was given the title “Citizen of Honor” that for Mr. Kwiatowski was a great appreciation made to him. He said that apaty of the mayor Mr. Qazim Sejdini, who is his friend, now all the citizens of Elbasan are his friends, inviting everyone to visit Poland anytime. Later on the ceremony continued with a concert of folk songs from Elbasan organized from the st6aff of Art center. The Polish friend and all his people visited also the ethnographic museum of the city.