p r o c e s v e r b a l i - rks-gov.net · 1 p r o c e s v e r b a l i nga mbledhja v-të e...

46
1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 39 anëtarë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, OSBE-ja, Zyra e EULEX-it, KFOR-it dhe përfaqësuesit e mediumeve. Mbledhjen e hapi dhe e kryesoi Artan Abrashi, kryesues. Pika e parë: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar të datës 25 prill 2019. Kryesuesi, e hapi debatin lidhur më procesverbalet, duke pyetur se a ka dikush për të shtuar diçka, e nëse jo e hedh në votim. Atëherë konstatojë se më shumicë votash, është miratuar procesverbali e mbledhjes së kaluar. Pika e dytë: Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës të propozuar. Për këtë mbledhje janë paraparë këto pika të rendit të ditës, të rekomanduara nga KPF-ja: R E N D D I T E 1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar të datës 25.04.2019; 2. Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës; 3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme; 4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim - vendimit për themelimin dhe emërimin e komisionit për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve, shesheve dhe lagjeve të qytetit; 5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për themelimin e Zyrës për Qendrën Historike të Prizrenit.

Upload: others

Post on 21-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

1

P R O C E S V E R B A L I

Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke

filluar nga ora 10:20, në sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 39 anëtarë.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, OSBE-ja, Zyra e EULEX-it, KFOR-it dhe përfaqësuesit e mediumeve.

Mbledhjen e hapi dhe e kryesoi Artan Abrashi, kryesues.

Pika e parë:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar të datës 25 prill 2019.

Kryesuesi, e hapi debatin lidhur më procesverbalet, duke pyetur se a ka

dikush për të shtuar diçka, e nëse jo e hedh në votim.

Atëherë konstatojë se më shumicë votash, është miratuar procesverbali e

mbledhjes së kaluar.

Pika e dytë:

Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës të propozuar.

Për këtë mbledhje janë paraparë këto pika të rendit të ditës, të

rekomanduara nga KPF-ja:

R E N D D I T E

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar të

datës 25.04.2019; 2. Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës;

3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme; 4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim - vendimit për themelimin dhe

emërimin e komisionit për plotësim-ndryshimin e emërimit të

rrugëve, shesheve dhe lagjeve të qytetit; 5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për themelimin e Zyrës

për Qendrën Historike të Prizrenit.

Page 2: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

2

6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për caktimin e destinimit te tokës ndërtimore sipas Planit Zhvillimor Komunal, te

Komunës se Prizrenit. 7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për rregullimin e

kompensimit me marrëveshje te tokës ndërmjet Komunës se Prizrenit dhe pronarëve te tokave;

8. Informatë rreth Kontestit ndërmjet, Komunës së Prizrenit dhe N.SH.T. “Malik Impex”;

9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për plotësim-ndryshimin e vendimit të Kuvendit së Komunës së Prizrenit nr.

001/011-149282 dt. 28 shtator 2018; 10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e titullit

“Nderi i Qytetit”, për Dr. Halil Berisha; 11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim - vendimit për dhënien e

dekoratës-çmimit “Remzi Ademaj”, për 13 (trembëdhjetë) dëshmorët e Komunës së Prizrenit.

Kryesuesi, pyeti anëtarët e Kuvendit se a ka dikush të shtoi diçka rreth

rendit të ditës?

Lirije Bytyqi (Nisma Socialdemokrate): Ne si grup parlamentar Nisma

Socialdemokrate, kërkojmë që pika e tetë, Informatë rreth Kontestit ndërmjet,

Komunës së Prizrenit dhe N.SH.T. “Malik Impex”, të hiqet nga rendi i ditës,

pasi që është në proces gjyqësor.

Kryesuesi: Meqenëse ka qenë edhe propozim i grupit të juaj, mund

edhe ta heqim.

Getoar Besimi (PDK): Në pikën e rendit të ditës, që ka të bëjë me

vendosjen e bustit të Skënderbeut dhe të zëvendësohet në shtatore të

Skënderbeut dhe të Adem Jasharit. Unë kisha kërkuar që të zëvendësohet me

vendosjen e memorialit të Skënderbeut dhe të Adem Jasharit. Kërkoj që me këto

dy figura të mos luhet në këtë formë, sepse fjala bust është një figurë e vogël,

që mundet mu vendos në shtëpi, në sallon, ajo nuk ka kuptim. Ndërsa shtatore,

është shumë e vogël për këto dy personalitete. Kisha konsideruar që duhet dy

memorialë të Skënderbeut dhe të Adem Jasharit. Dhe për këtë termë kërkoj që

të qitet në rend, në qoftë se do të aprovohet kërkesa ose jo, që të votohet nga

kuvendarët.

Kryesuesi: Është këtu në rend të ditës, plotësim-ndryshimi i vendimit.

Pastaj ja lëmë diskutimit të Kuvendit këtu, edhe me këto propozimet eventuale

që i kemi. Fjala është për plotësim-ndryshimin e vendimit. Asgjë ne s’mundemi

të bëjmë nëse nuk parashihet plotësim-ndryshimi. Do më thënë se është e

Page 3: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

3

përgjithshme e qartë kjo. Dakord ti mundesh me propozua edhe këto a

memorial, a bust, apo shtatore. Por ideja është plotësim-ndryshimi.

Ilir Baldedaj (AAK): Unë kam prit nga pushteti, që të shtini në rend dite

“Lirin”. Sepse e kemi në fakt një degradim të “Lirisë”, ramje nga super liga.

Kërkoi të hynë në rend dite një vendim i ri rreth “Lirisë” së Prizrenit. Unë kam

kërkuar edhe më herët si asamble komunale. Sepse ne jemi ata që kemi marrë

vendim për sponsorimin e “Lirisë”. Dhe është mirë që deri të merren një

vendim për ndërprerjen e subvencioneve të “Lirisë”, të caktohet një ekip prej të

gjitha partive politike. Dhe deri në një vendim të ri, prapë mund ta merr

asambleja komunale.

Kryesuesi: Pse jo, mund ta bëni propozim edhe në emër të grupit tuaj,

apo në emër të një grupit të anëtarëve të Kuvendit. Të diskutohet apo të

shqyrtohet secili vendim i Kuvendit. Por tash në këtë mbledhje edhe nuk kemi

material, edhe vetëm mbetet diskutim i thatë. Nuk kemi ndonjë përfaqësues as

të klubit. Po në fund të fundit e lëmë edhe në mbledhjen e ardhshme. Nuk ka

problem për këtë pikë. Atëherë po e hedh në votim këtë rend dite, pa pikën e

tetë ‘’Informatë rreth Kontestit ndërmjet, Komunës së Prizrenit dhe N.SH.T.

“Malik Impex”.

Atëherë 38 jemi prezent në sallë, e hedh në votim propozimin për këtë rend dite.

Për? – 33.

Kundër? – 1.

Abstenim? – 5.

Konstatoj se me 33 vota për 1 kundër dhe 5 abstenim miratohet rendi i

ditës i propozuar, pa pikën tetë, Informatë rreth Kontestit ndërmjet, Komunës së

Prizrenit dhe N.SH.T. “Malik Impex”.

Pika e tretë:

Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme.

Ganimete Hoxha Babuna (Nisma Socialdemokrate): Unë kam një

kërkesë për drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. I nderuar tani

më jemi në stinën e pranverës, ku të mbjellurat kanë përfunduar. Kërkoj nga ju

të na informoni për zhvillimet e projekteve bujqësore, që i ka subvencionuar

komuna. Si subvencionimi i fermerëve me farë gruri, misri me plehërime, serra

e të tjera. Kërkojmë të dimë kush janë përfituesit dhe ne çfarë kriteresh janë

përzgjedhur. Një tjetër çështje, po për këtë drejtori dhe për Kryetarin e

Page 4: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

4

komunës. Tashmë kjo çështje ka kaluar në shqetësim të jashtëzakonshëm dhe

mjaft të frikshëm për qytetarët. Të cilin shqetësim e kanë cekur edhe kolegët

kuvendarë në mbledhjet e kaluara. Janë qentë endacak që po frekuentojnë

pothuajse çdo lagje të qytetit dhe të fshatrave përreth. Madje e kanë pushtuar

edhe qendrën e qytetit Shatërvan. Gjë që ky problem është më se shqetësues për

të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit. Ku disa prej tyre kanë pasur edhe

lëndime nga sulmimi i tyre. Zoti mos dashtë me kalua edhe në fatalitet. Andaj

kërkoj nga Ju, nga Kryetari, nga drejtori përkatës, nga të gjithë aktoret komunal

që kjo çështje të trajtohet me urgjencë.

Simir Krasniqi (PDK): Unë kam disa pyetje që do ti praqes sot. Pyetje

për drejtorin e Urbanizmit. Sa leje ndërtimi i keni lëshuar deri më tani në

ndërtimet e larta, dhe në ato të ulëta në vitin 2018, dhe deri në muajin prill të

vitit 2019. A keni ndonjë statistikë. Gjithashtu pyetje për Drejtorinë e

Inspektoratit. Sa objekte pa leje deri më tani janë rrënuar dhe a keni ndonjë

evidencë. Dhe sa objekte gjatë vitit 2018 deri në muajin prill 2019, janë

ndërtuar pa leje ndërtimi. Gjithashtu kam një pyetje edhe për drejtorin e

Ekonomisë dhe Financave. Kërkoj nga ju drejtor, që të na përgatiteni listën e

qiramarrësve, për të gjitha pronat e komunës. Në mënyrë që të dimë se a janë

duke u paguar qiratë. Sa kanë borxhe ndaj komunës. Dhe sa është shuma e tyre

për çdo qiramarrës. Sepse kemi informacione që disa nuk paguajnë fare ose

është shuma minimale. E disa nuk paguajnë me vite të tëra. Dhe është obligim i

Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, të përgatit një raport deri në seancën e

ardhshme. Gjithashtu kam edhe një kërkesë për Drejtorin e Shërbimeve Publike.

Pasi që disa herë është bërë kërkesë nga banorët e Lagjes së Trimave dhe Hoçës

së Qytetit. Për rregullimin dhe zgjerimin e rrugës së vjetër, nga Lagja e

Trimave në Hoçë të Qytetit, te vendi i quajtur kulla, ku bashkohet me rrugën e

Hoçës së Qytetit. Me gjatësi diku rreth 3 kilometër. Është nevojë urgjente për

ndërtimin dhe zgjerimin e kësaj rruge. Ku kjo rrugë është bërë një deponi e

mbeturinave nga personat e papërgjegjshëm, që hedhin mbeturinat në rrugë.

Dhe vështirë që mund të kalohet në këtë rrugë në këmbë, ose le më me veturë

dhe mjete tjera. Që këtë rrugë mund ta shfrytëzojnë pra banorët e fshatit Hoçë e

Qytetit, gjithashtu edhe të fshatit Jeshkovë, në qytet dhe anasjelltas. Gjithashtu

edhe banorët e të gjitha pronave që janë aty afër.

Nazife Kokollari (LVV): Kam pyetje për drejtorin e Shërbimeve

Publike. Pse nuk janë ndërpre kontratat e kompanive private të parkingjeve të

cilat menaxhohen në hapësira publike. Dhe a do të përmbushët ky premtim. Se

thuaj se të gjitha rrugët dhe trotuaret në qendër janë bllokuar. Edhe pse disa

kontrata veç kanë skaduar. E në anën tjetër kompanitë po menaxhojnë me

parkingje. A do me thënë se prapë po vazhdojnë me avazhin e PDK-së. Prapë

Page 5: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

5

pyetje për drejtorin e Shërbimeve Publike. Në tenderin për furnizim me zhavorr

është cekur se kompania nuk duhet të jetë më larg se 15 kilometër. A do të thotë

kjo se ky tender i është përshtatur kompanisë “Sedi Turs”, i cila veç e ka fitua

këtë tender. Prapë pyetje për drejtorin e Shërbimeve Publike. Çfarë roli ka Nol

Bytyqi në drejtorinë tuaj, ku edhe tani po flitet se ai është manipulues dhe

personi që vendos për tenderë. Pyetje për Drejtorinë e Shëndetësisë. Nuk dua të

ndalëm te konkursi i fundit për infermieri, sepse po dihet se ka pasur

manipulime. Por te konkursi për mjek i shpallur me 21 mars. A është e vërtetë

se në konkurs është pranuar djali i vëllait të drejtorit, ushtrues detyre të QKMF-

së Dardan Elezkurtaj. Dhe është e mbi kualifikuar aplikantja me notë mesatare

me 9.7, e cila gjashtë vite me radhë ka fituar bursa.

Alush Shala: Unë fillimisht do ta kërkoj përgjigjen publikisht, pasi që

s’më është dhënë me shkrim nga drejtori i Shëndetësisë, për problemin e lagjen

‘’Dardania’’. Po ashtu problemi i ujit në tri lagjet e përmendura me vite të tëra.

E kam marrë edhe një përgjigje që janë duke punuar drejtoritë Shërbimet

Publike nëpër lagje ‘’11 Mars’’. Dhe në atë përgjigje thuhet që një tender, apo

punimet për shtrirjen e ujësjellësit nëpër ato lagje është nën menaxhimin e një

ministrie, dhe të Hidroregjionit Jugor. Desha ta di a ka leje, kur ka fillua, kur

përfundon dhe deri kur. Më siguri pa lejen e komunës nuk punon asnjë

kompani, qoftë edhe e ministrisë. I nderuari drejtor i Shërbimeve Publike tani

më nuk e kanë problemin vetëm rrugicat në lagjen ‘’11 Mars’’. Po thuaja në

përgjithësi në Prizren. Kërkesa jo vetëm e imja, po duhet të jetë edhe e juaja

edhe e të gjithë njerëzit që jetojnë edhe kalojnë nëpër Prizren. Se të gjitha

rrugicat janë bërë për faqe të zezë. Andaj unë kisha kërkuar nga ju që të bëni një

planifikim, edhe përkrahja ime do të jetë, që ato kupëza të largohen tani nga të

gjitha vendet ku janë nëpër qytetin e Prizrenit, sepse janë të demoduara. Dhe

rrjedhimisht ato si të bije pak shi bëjnë probleme jo vetëm për kerre, po edhe

për këmbësorët. Andaj është mirë të planifikohet asfaltimi tani, jo me kupëza.

Edhe një kërkesë tjetër. Tani veç që pesë muaj e kam bërë, po ju njoftoj që

rrugën nga trafo, që del nga Qylhani deri te TA-ja, brenda dy jave janë shkel dy

njerëz. Një fëmijë dhe një mashkull. Problem është shkaku i pengesave, që nuk i

keni vendos. Dhe besoj që as policia, as ju që keni ndërmarrë për ta pengua, apo

për ti ndërgjegjësua njerëzit që kalojnë. Ajo është asfaltuar bukur, është bërë

rrugë e mirë, për të cilën edhe ju komplimentoj. Por duhet të bëni pengesat ju

lutëm, sa s’kemi ndonjë tragjedi më të madhe.

Dafina Bllaca (PDK): Edhe pse kryetari nuk qenka këtu, qytetin tonë

këtë muaj e vizitoj në delegacion arbëreshësh nga Italia. Por kuvendarët e

opozitës, dhe disa të pozitës nuk u ftuan fare. Sepse siç duket Kryetari e ndien

vetën më arbëresh se gjithë ne. Kryetar, ju kujtoj që PDK, përfaqëso numrin më

Page 6: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

6

të madh të votuesve në Prizren dhe secili kuvendar, është i zgjedhur i popullit.

Andaj mos ftesa e juaj, dhe injorimi i partive tjera, pa shtuar asnjë fjali më

shumë, tregon papjekurin tuaj politike. Sepse sidoqoftë me ftesë, apo pa ftesë,

identiteti ynë kombëtarë, nuk fillon me ju. Dhe po të ishit ndjerë sado pak

arbëresh nuk do të lejoje që në aktivitetet e subvencionuara nga paraja e

qytetarëve të Prizrenit, të injorohet gjuha e jonë e shenjt shqipe në llogon e

komunës në aktivitetin e mbajtur një kafe turke. Gjuha shqipe të vendoset e

dyta, si të ishte gjuhë pak e rëndësishme për ju. Me gjithë respektin për të gjithë

komunitetin turk, dhe gjithë komunitetet tjera. Ne jetojmë bashkë, punojmë

bashkë dhe jemi miq me njëri tjetrin. Por sidoqoftë ne komuniteti më i madh

shqiptarë, nuk mund të lejojmë një gjë të tillë të ndodh. Madje kërkoj që ky të

jetë gabimi i juaj i fundit i kësaj natyre. Sepse deshët ju apo jo kryetar, ne

jetojmë në Kosovës, dhe këtu flitet dhe jetohet shqip. Gjithashtu është e

papranueshme që në lagjen e Trimve, apo Tusus, nën patron atin e kryetarit të

komunës së Prizrenit, është mbajtur tubimi përkujtimor i njëzetvjetorit të

masakrës që ka ndodhur në këtë lagje. Tubim i cili keqpërdorët nga LVV-je

duke e kthyer në tubim promovues partiak. Ku në mungesë të kryetarit të

Komunës së Prizrenit, nuk respektohet hierarkia dhe institucioni komunal. Duke

mos iu dhënë fjala nënkryetarit të Komunës, por fjala i jepet kryetarit të LVV-je

z. Albin Kurti. A mund të më thoni në çfarë cilësie e mori fjalën z. Albin Kurti

atë ditë. Por sidoqoftë kjo është ideologjia e juaj e cekët politike. Ju thirreni në

patriotizëm, por si për çudi kompania fituese e tenderit për pastrimin e qytetit,

del të jetë një kompani nga Podujeva. Ku kjo kompani aplikon me librezat e

makinave në gjuhën serbe. Që bie në kundërshtim me këtë patriotizmin tuaj prej

aktorësh. Qytetarë të nderuar, qyteti i Prizrenit nënë qeverisjen e tanishme, është

katandisur nga aferat, korrupsioni dhe premtimet e pa mbajtura. Dështimi tjetër

i kësaj qeverisje mafiozësh, është shkarkimi i një profesionisti në fushën e

arsimit, duke zëvendësuar me një refer futbolli. Respekt për çdo profesion,

sepse nuk jam kundër asnjë profesioni. Por ajo që më shqetëson është që në

fushën e arsimit janë duke u bërë eksperimente të dëmshme të cilat po

rrezikojnë të ardhmen e arsimit. Kjo nuk është qeverisja të cilën kanë pritur

qytetarët e Prizrenit. Pasi siç duket kemi të bëjmë me një qeverisje që aspak nuk

brengoset për qytetarët e Prizrenit. Por kjo qeverisje çdo hap të sajë llogarit

vetëm zgjedhjet e ardhshme. Edhe njëherë ju bëjë thirrje ti hapni sytë dhe këtë

çështje ta shqyrtoni më seriozisht. Sepse çdo hap i gabuar është duke shkaktuar

dëme tek qytetarët. Dhe krejt në fund, në njërit nga seancat kaluar kam cekur

gabimet drejtshkrimore gjatë emërtimeve të rrugëve. Kësaj radhe është tepruar,

duke mos ditur as emrin e saktë të shkrimtarit të njohur Laskush Poradecit. E siç

është shkruar Lasgush Pogradecit. Por në fund të fundit, ndoshta nuk mund të ju

fajësoj për këtë fushë ,sepse është dashur të lexohet së paku një roman i tij për

Page 7: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

7

të ditur siç shkruhet emri i tij. Por ndoshta nuk është e çuditshme as kjo se

arsimin tani po e udhëheqin edhe referat. E ndoshta...

Kryesuesi: Por fillimisht kur të jepni përgjigje, se çka kërkon Kadri

Veseli, në manifestimet, e çka ka kërkua. Çka ka kërkuar Hashim Thaçi që

dhjetë vite këtu, bile ka abuzua me buxhetin komunal, dreka, darka të cilat janë

pagua prej taksapaguesve. Çka kërkojnë këtu personat si Enver Hoxha, që kanë

manipulua me secilin kod buxhetor në interes të promovimeve politike. Pastaj

ne mund të kalojmë në këto çështjet e fjalimeve, manifestimeve të cilat mund të

bëhen. Deri atëherë, kur të jepni përgjigje, pastaj ne mund të flasim edhe për

këto.

Kujtesa Kabashi Shatri (LDK): I drejtohem Drejtorisë së Shërbimeve

Publike me kërkesën e banorëve të fshatit Breg Dri. Ka të bëjë me projektin e

ndërtimit të rrugëve lokale dhe kanalizimit. Kjo kërkesë e banorëve ka të bëjë

me mos përfundimin e një pjese të rrjetit të kanalizimeve dhe të rrugës. Në vitin

2017, në bazë të kontratës, me punë kryesin “I Seferi” nga Suharekë. Gjatë

zhvillimit të punimeve këshilli i fshatit ka bërë vërejtje dhe kërkesë organit

kompetent komunal dhe drejtorisë përkatëse në lidhje me zhvillimin e punimeve

nga kompania. Pyetja nën një, është pse ka ngecur ky projekt. Dhe nënë dy, në

qoftë se drejtoria konsideron se e ka përfunduar kontratën, a është bërë pranimi

teknikisht. Po ashtu i drejtohem përsëri Drejtorisë së Shërbimeve Publike, me

kërkesën e banorëve të fshatit Romajë. Kërkesë e tyre është rregullimi i

trotuareve gjatë rrugës kryesore. Pastrimin e përroit të fshatit dhe mirëmbajtjen

e ti. Ndërsa për këtë fshatin Breg Dri, kontrata është këtu, që është e shkruar.

Krejt e protokolluar.

Sadije Osaj Jakupi (LDK): Kërkesa ime është po e njëjta, e cila po

përsëritet gati çdo seancë. Ka të bëjë me lagjen Gurishta. E di që janë bërë disa

procese, mirëpo rezultatet ende nuk janë në dukje. Problemi qëndron gati që

katër vite. Mirëpo ende janë duke vuajtur banorët e asaj Lagje Pyetja ime është .

Kush është kompetent sot që të më jep një shpjegim, deri ku kemi ardhur, dhe

pse deri më sot nuk është marrë asnjë me ketë terren. Pyetja ime e dytë, ka të

bëjë më tepër për një njoftim. Kryesues, ka shumë vite që në komunën tonë

punojnë 38 mësimdhënës, në shkollën e mesme ekonomike “Ymer Prizreni”, të

cilët mbi 20 vjet përvojë pune, janë të kualifikuar, por nuk marrin paga në atë

shkollë ku punojnë. Që është shumë e dhimbshme, gjithë këto vite, një herë apo

dy ata janë nënshkruar në listë të pagave. Emrat e tyre figurojnë në shkollën e

kompetencës. Shqetësimi është i madh. Kërkoj që të bëhet hulumtimi dhe të

dalin me një sqarim. Ndërsa kërkesa e tretë, vjen nga banorët e rrugës “Besim

Telaku”, e cila e lidh lagjen nën Qylhan pjesën “28 Nëntorit” ose Ortakollit.

Page 8: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

8

Banorë thonë se aty ka pronë të uzurpuar të rrugës. Edhe kjo është që disa vite.

E lus Drejtorinë përkatëse që të dalin në terren.

Azem Durmiši (NDS): Čujem od kolege da se određena pitanja

ponavljaju. To ču da učinim i ja. Od samog početka našeg mandata, u više

navrata pominjem. Tiče se napajanje električnom energijom jednog dela opštine

Prizren, jedne regije. Taj deo jeste skoro polovina Rečane, Manastirica,

Nepergošte i Stružje, i turistički deo što pripada pod tom regionu, Planinarski

dom pod nazivom. Neprekidno se dešavaju kvarovi i ja nisam nailaziu na

razumevnju sa dočnom firmom. Zato još jednom ponavljam i zahtevam. Molim

ovde da svih direktori koji imaju ingerencije, i gradonačelnika da se preuzme. A

pogotovo kada je reč o električnim stubovima, oronuli i skloni svakodnevnoj

opasnosti znači građana. Da zbog te nesigurnosti, taj če se jednom zauvek reči. I

znamo u koja doba živimo. Ne zahtevamo neki kapitalni projekat. A to

svakodnevno baz po jedan stub može da se sanira i da se ugradi ugradi

električni rovodnici. Koji če garantovati određena sigurost građana. Pa još

jednom bi zamolio i gradonačelnika, i ako nije tu. Da preuzme sve moguče

ingerencije da se reši ovaj problem.

Ilir Baldedaj (AAK): Së pari kisha kërkuar, respekt për secilin që

agjëron. Por ne jemi në një institucion publik dhe nuk jemi në një institucion

fetar. Është obligim që të sillet ujë në asamble gjatë seancave. Edhe kushdo që e

mban Ramazanin, respekt për secilin. Po është çështje personale. Dhe nuk duhet

të dalim nëpër qoshe të pimë, se s’jemi duke bërë ndonjë akt kriminal, duke

shkuar nëpër qoshe se jemi duke vrarë dikë. Unë çdo herë kam pas ujë në

mandatin e kaluar kryesues. Çdo herë, edhe tu kisha lutur kryesues mos abuzo

me atë foltore, që me mijëra herë je duke abuzuar. Nëse donë me bo debat me

kuvendarët, le zëvendëskryesuesin edhe dil në foltore. Sepse je ka abuzon me

atë foltore. Atëherë po më pengon, aq më keq si kryesues i asamblesë s’po më

krijon kushte me fol. A po dukem Ramadan Muja unë a. Thash mos tu kanë

përziej kryesues. Unë e di pse ndoshta e keni ndal ujin. Sepse ky pushtet e ka

sjell Serbinë në Prizren. Edhe ndoshta për atë punë e keni ndal ujin tash. Sepse e

keni devijuar, ju patriotet e VV-së. Ti kryesues, në kohën e opozitës derdheshit

ngjyrë, po shkelni mbi gjakun e dëshmorëve. Ju sot keni sjell kompani në

Prizren, që është me tabela të regjistrimit serb. Nëse nuk e dinë, kryesues që ku i

ke dokumentet, merri. Kjo është politika e juve. Edhe këtu më shitni moral ju, jo

Ramadan Muja, jo ai. Seriozisht jeni për keqardhje. Respektojeni secilin këtu.

Sepse secili e përfaqësojmë dikë. Kushtetuta e Kosovës, thotë është shtet laik.

Njëherë e përgjithmonë duhet ta keni të qartë. Respekt për secilin që mban

Ramazan, por është çështje individuale e tij. Pyetje për Drejtorin e Urbanizmit.

Ndërtimi i objektit te Euro Center drejtor. Ku fatkeqësisht kemi pas edhe një

Page 9: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

9

plagosje të një qytetari atu. Kemi informacione, që është bërë ndërrimi i

parcelës të komunës, me një me një vendim gjykate. Por komuna nuk ka shtruar

ankesë. Sepse ndërrim parcele nuk besoj që lejohet pa vendim të asamblesë

komunale. Pastaj kemi një objekt afarist në pjesën afër autostradës dhe pjesës të

pikës doganore. Ku nuk besoj që ka edhe kushte urbanistike duke u ndërtuar ai

objekt. Pastaj kjo pesa e TA-së drejtor nuk ka plan rregullativ, ndërsa ju keni

lëshuar leje nëntë katëshe. Unë nuk di në bazë të kujt e keni lëshuar atë leje.

Pyetje për drejtorin e Shërbimeve Publike. Rruga Dedaj-Lugizhdë, drejtor është

në gjendje të mjerueshme. Dhe nuk di ku keni mbërri me procedurat për atë

rrugë. Po edhe njëherë po ju pyes, rruga që është e asfaltuar Zym-Dedaj, deri në

një pjesë në gjysmë është e asfaltuar. Dhe me projekt buxhetor nëse nuk keni

mjete. Tu kisha lut, nëse nuk mundesh me krye me Ministrin e Infrastrukturës.

Tu kisha lut që të bëhet një plan dhe të jetë një kosto. Dhe të bëjë ministria në

bashkëpunim me komunën. Sepse aty është investua që tri vjet te ajo pjesë. Dhe

pjesa tjetër ka mbetur e paasfaltuar. Pyetje për Drejtorin e Shërbimeve Publike.

Gjendja pastrimit të qytetit drejtor është e mjerueshme. A nuk ju ka ra në mend

me kohë që ju skadon kontrata, apo e keni lënë deri në minutat e fundit. Dhe e

dyta. Dy kompanitë që kanë qenë kontraktuese, nuk i keni lejuar të vazhdojnë

pas përmbylljes së kontratës, ndërsa Ekoregjionin e keni lejuar. Si do ta paguani

drejtor pjesën e Ekoregjionin. Ku nuk keni kontratë, as me Ekoregjionin. Dhe

kisha dashtë me ditë arsyen pse. Apo pse e keni ndoshta ndonjë militant tash

atje, e keni mbush ma zi se PDK-ja. Edhe ndoshta ju duhet ai drejtori, që ka

qenë në kohën e PDK-së, tash është bo me ju. Se ai qashtu prej fillimit ka mbete

aty. Dhe më siguri tash e keni ndonjë pazare për atë çështje ja keni vazhduar

atyre. Dhe dy kompanive tjera jo.

Vjollca Kabashi (AAK): Pyetja ime i drejtohet Drejtorit të Shërbimeve

Publike. Tregu i automjeteve në Lubizhdë, i cili mbahet të mërkurave dhe të

shtunave me vite, është bërë tmerr për qytetarët që hynë apo dalin në Prizren.

Kolonat e automjeteve shpesh herë arrijnë deri në hyrje të fshatit Korishë. Kurse

në hyrje të qytetit pra arrijnë deri në lagjen Dardania. Aty nuk mund ti themi

treg i automjeteve. Por në të dy anët e rrugës shiten pemë, perime, e gjitha gjërat

e përdorura, që i sjellin nga jashtë. Me një fjalë i themi treg i plaçkave. Pamje

mjaftë e shëmtuar dy herë në javë për vizitorët që vijnë ta vizitojnë qytetin e

Prizrenit. Andaj unë kërkoj që inspektorati i tregut, inspektorati i ushqimit, të

jenë aty të pranishëm, që mos të lejojnë të shiten në rrugë pemë, perime e gjëra

të ndryshme. Por të shkojnë në vende ku është dhënë leja për këtë veprimtari.

Mandej e kisha bërë një kërkesë, që tregu i automjeteve të zhvendoset nga kjo

dhe vendoset në një vend tjetër.

Page 10: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

10

Sherife Balaj (PDK): Pyetje për rrugën në fshatin Gjonaj. Sa është

gjerësia e rrugës, sa ka kushtuar i gjithë ky projekt? A i ka kaluar të gjitha

procedurat ligjore tenderi?. Kush e ka fituar këtë tender? Për sa persona është

duke u realizuar kjo rrugicë. Dhe a e dini personalisht ju drejtor i Shërbimeve

Publike, ku gjendet saktësisht kjo rrugicë. Dhe frustrimin e vetë banorëve të

cilët nuk janë aspak të kënaqur me politikat që po i bëni me taksat e tyre. Dhe

me buxhetin vetanak të këtyre banorëve. Z. Agushaj, të cilit iu ka bllokuar

kalimi nga ky investim i mangët dhe politik i juaja me dy metra gjerësi të

rrugicës. Ka kontribuar vetë ai, nga xhepi i ti, para për t’ia mundësuar vetit dhe

banorëve të tjerë të cilët i ka aty përreth në lagjen e tij. Me kalimin e rrugës deri

në rrugën kryesore, me katër metra gjerësi. Dhe kjo është fakt, mundeni me dal

dhe me i këqyrë këta banorë, dhe me i pyet dhe me e pa gjendjen e tyre. Pse

drejtor i keni ndërprerë punimet tash e disa muaj në rrugën kryesore te këtij

fshati. Kush po ju ndalon dhe kush po ju kërcënon me prishje të koalicionit, mos

vazhdimin e kësaj rrugice dhe këtyre rrugëve të këtij fshati. Nëse nuk i shtrohen

edhe deri te shtëpia e tij. Kjo është përgjigje që duheni me dhënë para

qytetarëve. Dhe mos boni politikë me gazetarë të cilët juve ju konvenon edhe

me dhënë përgjigje të mangëta dhe të shtrembëruara para qytetarëve me taksat

të cilët ata vetë i paguajnë. Edhe kur keni thënë dhe jeni përgjigj në pyetjen, të

cilën ju kam bërë për poçet elektrike, të cilat ju kam adresua që disa vite. Dy- tri

vite i ka që janë vendos në disa pjesë të Prizrenit, në disa fshatra të Hasit, dhe

nuk janë aktivizua. Kanë mbet të mangëta. Ju keni thënë as nuk e dimë ku janë.

Po nuk bëhet nami me del prej zyrës dhe mi pa këto fshatra, mi pa shqetësimet e

qytetarëve, të banorëve të regjioneve të ndryshe të komunës të Prizrenit. Se

Prizreni nuk është veç Shatërvani.

Antigona Bytyqi (PDK): Unë kam një pyetje për Drejtorin e Arsimit.

Por para se me fillua me pyetje, drejtor urime detyrën re, shumë suksese në

Drejtorinë në të cilën jeni emëruar për ta udhëhequr. Drejtor më 11 maj siç e

dimë, si në tërë Republikën e Kosovës, po ashtu edhe në komunën tonë, është

organizuar që të mbahet testi nacional i diturisë. Mirëpo në disa shkolla edhe

pse të njoftuara me kohë, në pesë shkolla më sa kam unë njohuri. Ku njëra prej

tyre është edhe shkolla ku unë punoj, shkolla “Nazim Buduri” në Hoçë të

Qytetit, testi nuk është mbajtur. Jemi njoftuar që testet to ti marrim ditën e

premte, më datën 10 maj. Pastaj po atë ditë janë ftuar drejtorët e shkollave, që

në orën 17.00 të shkojnë në DKA për ta marr materialin. Ku në mëngjesin e së

shtunës, më datë 11 maj, neve në shkollë bashkë me nxënësit. Nga drejtori na

është thënë se testi nuk do të mbahet për arsye se nuk kemi material. Jemi

munduar me has në mirëkuptim. Mirëpo disa orë më vonë në media, nga DKA,

saktësisht nga ish drejtori Skender Susuri. Dëgjojmë se materiali ka qenë,

Page 11: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

11

mirëpo ka qenë neglizhencë e vetë drejtorëve. Unë shpresoj që të marrë një

përgjigje nga ju që në fillim dhe të qartësohem se çka ka ndodh. Dhe ta dinë po

ashtu edhe prindërit dhe nxënësit, arsyen e mos mbajtjes së kësaj gare. Sepse ne

e kemi pranua që të gjithë këtë ftesë, pa asnjë kundërshtim të vetëm. Veç të

mos mbahet nuk po më duket aspak e kuptimtë. Unë e di që ju jeni emëruar disa

ditë pas mbajtjes së testit. Po besoj që jeni i informuar rreth këtij testi. Dhe në se

keni përgjigje të më jepni. Edhe për Drejtorinë e Bujqësisë e kam një pyetje.

Drejtor, a po ju shqetëson fakti që çdo ditë qytetarët tregojnë se sa të rrezikuar

janë nga qen të shumtë endacak. Një rast të fundit e ke nga një zonjë që jeton në

lagjen Dardania, e cila ishte sulmuar nga katër qen që për një grua mendoj se ka

qenë një tmerr i vërtetë. Zonja quhet Shkëndije Morina, e cila kishte qenë në

shkollë për ta marr vajzën e saj, kur kishte ndodhur ky sulm. Përveç asaj që më

ka prekur ku rast. Ku zonja në fjalë e kishte postuar me shkrim në rrjetet

sociale. E pash të udhës që këtë rast ta paraqes këtu në Kuvend. Pasi që ajo në

një fjali thotë: E di që ky shkrim i imi nuk vlen aspak për juve. Do më thënë iu

është drejtuar organeve kompetente. Dhe e ka përmbyllë me një fjali, ku edhe

unë kisha pas dëshirë me përmbyll me fjalinë e njëjtë, sikur ajo që ka dashtë me

thënë. Po ta dini që çdo neglizhencë e juaja, karshi ankesave të popullit, është

fundosje për ju.

Rreze Hoxha (PDK): Është viti i dytë që komuna e Prizrenit, me

vetëdije të plotë po i degradon aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive. Që nga

instalimi i pushtetit të ri kulturor, në Prizren po degradohen deri në

subvencionimin e aktiviteteve të llojit një kafe turke. Dhe të cilat nuk janë as

turizëm e hoteleri. Por janë kulturë, rini e sport. Drejtori për Kulturë, Rini e

Sport nuk ka asnjë vizion për zhvillimin e aktiviteteve kulturore. Përkundrazi

që një vit e gjysmë, po e degradon edhe traditën kulturore e sportive. Vitin e

kaluar u fiksuat nga festivalet dhe paaftësitë, u munduat ta fshihnit në tentimin

tuaj për ti ditenderizuar aktivitetet kulturore, rinore e sportive. Kështu e thatë,

ndërsa pasi e humbët një vit e tenderuat Zambakun dhe keni ndarë edhe mjete

shtesë përveç tenderit. Prandaj kërkoj nga Drejtori i Kulturës, të përgjigjet në

pyetje. Sa mjete janë ndarë për Zambakun e Prizrenit përveç tenderit. Në

xhirollogarinë e të cilit subjekt janë ndarë këto mjete. Pse nuk bëhen publike

shumat të cilat i janë ndarë OJQ-ve. Sa mjete iu ndatë vetes në aktivitetin e Ol

tajmerëve, drejtor i Kulturës. Ku mbeti festivali për fëmijë Fluturat, me cilin

vendim e keni ndalur këtë festival i cili është themeluar nga Drejtori për

Kulturë, Rini dhe Sport. Dhe pyetja e fundit është për kryetarin. A jini të

njoftuar edhe ju në hetimin e prokurorisë, për kallëzimin penal për edicionin e

sivjetëm të festivalit ‘’Zambaku i Prizrenit’’.

Page 12: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

12

Islam Ukaj (PDK): Edhe pse kryetari s’është e kam një pyetje për

kryetarin. Ne e dimë se Krenare Koçi është shefe e kabinetit. Ka informacione

të besueshme, që ajo ndërhynë në vendimmarrje, si në disa raste në Zyrën e

prokurimit dhe në vende tjera. Pyetja është, bazuar në cilin ligj ajo ka të drejtë

të ndërhy në kësi forma. Dhe cilat janë kompetencat e Krenare Koçin sipas jush.

Si dhe kam një kërkesë për Drejtorin e Shëndetësisë. A ka mundësi që Qendra e

Mjekësisë Familjare, në fshatin Korishë, të punoj me dy ndërrime. Sepse fshati

Korishë është një ndër fshatrat më të mëdha në Kosovës. Si dhe dita ditës po

shtohen kërkesat për të marrë shërbime mjekësore emergjente. Si dhe

rekomandoj që kjo QMF, të punoj pse jo edhe 24 orë. Sepse me një marrëveshje

të kryetarëve të fshatrave përreth. Fshati ynë mund të mbuloj si regjion, për

shërbime mjekësore, ti mbuloj edhe fshatrat tjera si fshatin Caparc, Lutogllavë,

Malësi e Re, Shpenadi dhe Velezhë.

Getoar Besimi (PDK): Në cilësinë e anëtarit të kuvendit, do tentoj

gjithmonë të jap propozime, me aq sa ka mundësi që këto propozimet mija të

dëgjohen. Ndërsa sa i përket politikave agresive kundër pushtetit, po më vjen

mirë që ka filluar një demokraci. Edhe vetë pushteti e kritikon pushtetin. Pra

krahu i djathtë i kuvendarëve të vetë LVV-je e kritikon LVV-je për përfshirjen

në afera të ndryshme. Kjo nuk donë koment. Kështu që kjo na lehtëson që ne

me u marrë pak me propozime alternative. Ndërsa opozitën ia kemi lënë

pushtetit. Ndërsa kryesuesi i Kuvendit duhet ta ketë parasysh që të mos e

keqpërdorë pozitën e tij. Sepse shumë lehtë mund të fillohet një mocion i

mosbesimit dhe mund ta merr mesazhin të cilin ai e meriton në këtë rast. Në

këtë rast dola ta jap një propozim sa i përket kinema Lumëbardhit, një objekt i

cili gjendet në qendër të qytetit. Një objekt i cili më të vërtetë është në gjendje

të degraduar. Kam kërkuar edhe më herët, që ky objekt të rikonstuktohet të

restaurohet. Mirëpo është thënë se është në qendrën historike dhe si i till nuk

mund të preket. Dua të ju rikujtoj që edhe në Parisë e në Romë ka qendra

historike dhe objekte të tilla restaurohen. Madje dhe shpesh herë tjetërsohen

komplet dhe krijohet një ambient i përshtatshëm për shfrytëzuesit. Rrjedhimisht

dola në foltore që ti propozoj drejtorit të Urbanizmit të shpall një konkurs

ndërkombëtar të projektimit sa i përket kinemasë Lumëbardhi, e cila gjendet në

një lokacion strategjik. Dhe i cili kishte mund me qenë një objekt i cili

shfrytëzohet pozitivisht nga qytetarët e Prizrenit. Po ashtu dua të them opozitën

do tentoj ta bëjë aty ku duhet. Dhe në këtë rast kam qenë herën e fundit në një

debat televiziv me z. Osman Hajdarin, në RTK. Në cilin emision kemi diskutua

për shkollën e muzikës, se a ka leje, apo nuk ka leje. Unë këtu me vete e mora

një përgjigje zyrtare nga drejtori i Urbanizmit, i cili ka dhënë përgjigje se për

këtë objekt është hedh gur themeli pa leje. Dhe kërkoj nga Osman Hajdari, të

Page 13: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

13

del dhe të kërkoj falje për keqpërdorimin e fjalën në RTK. Sepse decintivisht ka

thënë që ka leje. Tash del se s’ka leje. Dhe jo vetëm se del se s’ka leje. Po del që

kryetari i komunës, ka shkua ka hedh gur themel në një vend që nuk paska leje.

A është qesharake, a s’është qesharake, këtë le ta vlerësojnë qytetarët. Në këtë

rast unë dua me ja lënë opozitën vetë pushtetit. Dhe e shfrytëzova rastit në

foltore me dhënë një alternativë sa i përket sidomos Lumëbardhit, që drejtori i

Urbanizmit shpresoj që ta merr parasysh.

Edis Aljilji (Vakat): Prvo pitanje za Direjtorijat Javnih Usluga, na

zahtev građana. Zahteve za ulična rasveta u Župi i Podgor. I potrebne su

bankine na deonici puta Rečane-Nepregošte i Grnčar-Novo Selo. Pitanje se

odnosi za Direktorijat Javnih Ulsuga i Direktorijat Inspekcija, na zahteve

građana i mog ličnog iskustva. Pitanje se odnosi na parkinge u opštini Prizren.

U opštinskoj imovini i privatnoj imovini. Interesuje me kako određuju

cenovnik. I dali ista cena u zavsnosti od doba godine, i da li imaju licencu za

rad. Da li su fikalizovani, jer kad tražiš fiskalni račun, oni pakazaju silu, ali

račin ne možeš da dobiješ. Pitanje za Direktorijata Administracije. Službeni

material koje dobijamo na dan ranje pre sednice za Skupštinu. Ne dobijamo sa

prevodom. Očekujemo da se ovaj problem reši.

Behar Begaj (LDK): Unë desha drejtorit të Shërbimeve Publike ti jap

një sugjerim, pasi që u përmenden më herët pengesat rrugore. Të kisha thënë

drejtor pengesat rrugore të cilat po bëhen më të vërtetë janë të arsyeshme. Po

unë them që ndoshta më mirë do të ishte nëse ato pengesa të bëhen me bazë të

asfaltit. E di që ndoshta asfalti është më i kushtueshëm. Por më mirë do të qitet

një herë asfalt e shumë vite të shfrytëzohen. Se sa këto pengesa që po qiten dhe

gjatë periudhës së dimrit, kompanitë pastruese po i dëmtojnë dhe ne po duhet

çdo vit ti qesim prapë. Sa i përket projekteve tjera në zonën tonë, shpresoj se në

ditët e ardhshme do të fillojnë e këto punimet. Tjetra është drejtor dua të ju

rikujtoj se kolegu im Adem Shabanaj, para disa seancave, ka kërkuar nga rreth

rrotullimi i lagjes Bajram Curru, deri te rreth rrotullimi i Hoçës, në gjatësi prej

dy kilometrave janë 30 hyrje dalje. Që i kanë lënë besoj shumë të paarsyeshme.

Për çfarë arsye atë e dinë kompania punuese, ata e dinë më së miri se a ka qenë

interes i tyre apo jo. Është e dhimbshme ndoshta për individ për këtë moment.

Por mbyllja e tyre do të ketë siguri për të gjithë shoferët dhe gjithë qytetarët e

Prizrenit.

Pranverim Berisha (Nisma Socialdemokrate): Kam një pyetje për

drejtorin e Shërbimeve Publike. Normalisht edhe për një sqarim. Faktikisht

është fjala për ujin e pijes në fshatin Billushë. Billusha tashmë e dinë të gjithë

që ka problem serioz me furnizimin e ujit të pijes. Kryetari i komunës, bashkë

Page 14: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

14

me drejtorin e Shërbimeve Publike ka qenë prezentë në fshatin Billushë, na ka

vizitua, e falënderojmë. Më ka takua mua diku në qendër të fshatit me katër,

pesëdhjetë vetë të fshatit. Kemi diskutuar për problematikat e fshatit për

projektet për çështjet që e preokupojnë atë vend. Dhe një prej çështjeve më

serioze dhe prioritet i prioriteteve është uji i pijes. Billusha nuk ka mjaftueshëm

ujë të pijes dhe jemi dakorduar që aty të ndërhyhet në të mirë të komunitetit, në

të mirë të fshatit për të gjet një zgjidhje adekuate, afatgjate, që ata banorë ti

furnizojmë me ujë. Jo vetëm që ka qenë një premtim i fushatës, por ka qenë një

zotim dhe një premtim pas zgjedhjeve duku në janar të këtij viti. Pyes drejtorin

e Shërbimeve Publike, deri ku ka mbërri projekti. Sepse ne kemi thënë që është

duke u bërë një projekt. Dhe a ka gjasa që brenda këtij viti të përmirësohet

gjendja e ujit të pijes në fshatin Billushë. Sepse jo që po kërkojmë diçka lëmosh.

Por është e drejtë elementare e qytetarëve për jetesë që të kërkojmë në projekt

elementar, siç është uji i pijes.

Dafina Alishani (LVV): Së pari dua gjithë ekzekutivit ti bëjë një thirrje

shumicën e pyetjeve, që po i ngrisim ne, fatkeqësisht nuk kemi përgjigje. Dua

t’ju them që ne këtu nuk jemi fontanë dëshirash. Dhe nuk e meritojmë që të

kthehen përgjigjet pjesërisht apo përgjigjet të cilat ju konvenojnë. Ju bëjë thirrje

të gjithëve që të jeni konkret në çështje dhe ti ktheni përgjigjet për çdo

asamblistë. Tash po dua me u kthye në përgjigjet të cilat janë kthye, edhe po

mendoj që janë gjysmake dhe dua të kërkoj llogari. Përgjigja prej drejtorit të

Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për Luna parkun, tek qendra sportive. Më

është referuar që Drejtoria e Kulturës, Rinis dhe Sportit e ka dhënë këtë leje.

Drejtor, dua ta di çfarë leje ka qendra sportive. Kush ia ka dhënë lejen dhe çfarë

të drejta ka. Apo kontrata çfarë të drejta i jep sepse nëse i jep kontrata leje edhe

për shfrytëzimin e hapësirave publike, atëherë dua të di se qysh mund të

anulohet kjo. Sepse vërtetë ka shumë ankesa edhe prej qytetarëve. Si për

zhurmë si për uzurpim të pronës, të hapësirës publike. Pyetja tjetër, është

drejtorin e Kulturës përsëri. Para disa javësh rrjeti i organizatave kulturore, doli

me një reagim. Ku anëtari i tyre i rekomanduar për komision të cilin vetë

drejtoria e ka kërkuar, nuk është marrë parasysh dhe është vendosur një person

tjetër. Arsye e kësaj dhe pse nuk është kthyer një përgjigje këtij rrjetit e cila i ka

diku rreth 20 anëtarë brenda. Pronat komunale, drejtor i Administratës

faleminderit shumë më keni kthyer përgjigje. Por mendoj edhe kjo është

gjysmake. Sepse ma keni kthyer vetëm listën e pronave komunale të cilat

ekzistojnë. Unë kam kërkuar nga ju vlerësimin të dy komisioneve për pronat

publike, se si ka shkuar procesi. Po ashtu kam kërkuar që të jenë këto kritere të

vendosura edhe në kontrata. Kam informata që kontratat jenë kryer, dhe nuk

është vendosur asnjë kriter të cilat i kanë fituar këto lokale. Pra edhe njëherë ju

Page 15: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

15

pyes. Nëse këto plane të biznesit imaxhinare, nuk implementohen gjatë viteve, a

do të vazhdojnë këto lokale të operojnë ashtu qysh e kanë marrë këtë të drejtë

me e marrë lokalin, apo do të ju merret lokali. Sa jemi tek pronat e komunës i

kam edhe dy çështje për ti ngritur. Nuk e di a është vetëm çështje e

Administratës, apo edhe e Shërbimeve Publike. Po ju lus kushdo që është

përgjegjës, të më ktheni përgjigje. Në seancën kur është bërë raportimi për

kompleksin Evropa, kemi ngritur disa çështje dhe kemi kërkuar disa sqarime.

Nuk kemi pas asnjë përgjigje. Po më intereson, AZHR-ja me çfarë kontrate e

menaxhon atë ndërtesë. Nuk mund ta menaxhojnë mirë. Sepse unë kam

informata që ende ka OJQ të cilat nuk janë aktive dhe operojnë. Edhe ka

biznese të cilat vetë përfaqësuesi i AZHR-së, na pat informuar që e ka marrë

lokalin në emër të një OJQ-së së blegtorisë. Ju lus që ti keni parasysh këto

shkelje. Dhe ti shpërndani me ne edhe marrëveshjet se çfarë marrëveshje kanë

me komunën, çfarë të drejta kanë dhe sa e ka mandatin kjo OJQ apo çfarëdo

statusi që ka. Po ashtu edhe të gjitha shpenzimet duhet të pasqyrohen edhe në

ueb faqe. Sepse ne e kemi pranua një raport sepse për mirëmbajtje është një

shumë e madhe. Po unë nuk po shoh që ka mirëmbajtje në atë ndërtesë. Sa i

përket pronave tjera komunale, dua të di edhe për çështjen e parkingjeve që

qytetin e Prizrenit. Ku javën e kaluar ndodhi një rast. Parkingjet nuk kanë

kontrata dhe ende inkasojnë para nga publiku. Si është e mundur kjo. Dhe vetë

punëtori i parkingut më tha që komuna nuk ka thënë kurrgjë. Kështu që ne po

vazhdojmë ashtu siç kemi vazhduar edhe pa kontratë. Ju lus që të bëhet lirimi i

këtyre parkingjeve, nëse nuk kanë kontrata. Që mos të paguajnë qytetarët tek

operatorët jo përgjegjës. Apo të bëhet ripërtëritja e kontratave të tyre. Sa i

përket për semaforin herën e kaluar e ngrita këtë çështje, mirëpo nuk kam marr

as përgjigje, po as nuk është rregulluar kjo. Pyetja e fundit për Drejtorinë e

Shërbimeve Publike. Ka qenë e paraparë shtrimi i rrugës me asfalt në rrugën

Kosova. Ku përmes kolegut tim Ilir Gashi, është shprehur që qytetarët e rrugës

Kosova, kanë kërkuar që të jetë me kupëza e jo me asfaltim. Dua prej jush një

sqarim se kur është paraparë shtrimi kësaj rruge. Së fundmi drejtori i

Shëndetësisë nuk është këtu. Po ju lus që bën një sqarim. Sepse para disa jave

është bërë hapje e njësisë diabetike. Njësia diabetike është hapur para disa jave.

Por ekziston një mungesë e informatës. Dhe qytetarët nuk e dinë se çfarë

shërbime jepen në këtë njësi. Ju lus që ta bëni të qartë se çfarë shërbime jepen.

Kryesuesi: Sa i përket çështjes së AZHR-së e kemi theksuar edhe njëherë

në Kuvend, kur ishte raportimi mbi punën. Mbi bazën e një vendimi të vitit

2016 kompleksi Evropa si rezultat i bashkëfinancimit edhe me zyrën e BE-së. I

jepet në menaxhim agjencionit zhvillimor rajonal, derisa të kryhet procedura e

pranimit teknik. Dhe se kjo me vendim të Kuvendit i jepet në menaxhim derisa

Page 16: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

16

Kuvendi mendon që duhet të merret një vendim tjetër. Pra, pa u bërë pranimi

teknik i këtij kompleksi, ai objekt do vazhdon të menaxhohet nga AZHR-ja.

Shukri Quni (Nisma Socialdemokrate): Unë atë çka pata me thënë, i

tha kolegia Dafina Elshani. Është fjala për pyetjet dhe çështjet që po i ngrisim, i

kemi shumë të mangëta përgjigjet që po i japin drejtorët. Kështu që kërkoj që

kjo të jetë më serioze pra. Ndërsa Drejtoria për Turizëm edhe Zhvillim

Ekonomik. Kam ngritë një çështje për në Nashec, për një tender që është hap

edhe është mbyllë për fushën e sportit. Nuk dimë pse është hap, pse është bo,

pse është mbyllë. Kanë fillua punimet dhe është ndërpre. Unë s’kam marrë

përgjigje për këtë fare. Edhe këto tjerat që i tha kolegia më herët. Është mirë

drejtor të jeni serioz në pyetjet që ne i bëjmë. Ndërsa drejtorit të Arsimit i uroj

sukses në punë. Je i ri, ke energji, puno, besa je edhe refer. Do çka nuk luajnë

mirë qiti prej loje se ka edhe sportistë aty në mesin e politikës. E kështu që grah

mos u ndal.

Cenet Sajadi (KDTP): Teşekkürler Başkan, birinci sorum Kamu

Hizmetleri Müdürü Levent Kasemi’ye olucak Çiriez kardeşler okulunun

arkasındaki Yakup Müçeziu caddesinde bulunan boş bir arazi çöplük haline

gelmiş orada yaşayan vatandaşlar çöplükten gelen virüsten hastalık

kapmaktadırlar bu alana acil olarak bir çözüm getirilmesini Kamu Hizmetleri

Müdüründen talep etmektedirler. İkinci önerim de kağıt, reklam afişleri ve

broşürlerinin arablarda, apartmanlarda ve kamu alanlarında dağıtımının

vatadaşlarımızın rahatsızlık duyması nedeniyle yasaklanmasını talep ediyorum

teşekkürler.

Faleminderit kryesues, pyetja e parë është për Drejtorin e Shërbimeve Publike

Levent Kasem. Mbrapa shkollës ‘’Vëllezërit Çiriez’’ tek lagjja Jakup Myçeziu,

gjendet një tokë e cila është shndërrua në vend të mbeturinave. Qytetarët e asaj

lagje janë duke u sëmurë nga virusi i shfaqur të mbeturinave. Andaj kërkojnë që

sa me shpejtë të bëhet një zgjidhje. Propozimi im i dytë është që për shkak të

shqetësimit të qytetarëve tanë të ndalohet shpërndarja e letrave, afisheve

reklamuese dhe broshurave në vetura dhe banesa. Faleminderit.

Karanfil Haxhillari (LVV): Nuk pata plan për me e marrë fjalën, por më

shtynën disa kritika, akuza të paqena. Dhe të bëjë edhe disa vërejtje. Respekt

për gjithë kuvendarët të cilët me arsye e bëjnë opozitën dhe bëjnë pyetje, ngrisin

çështje. Por ama nuk po pajtohem me disa ofendime. Po nisëm prej fillimit.

Vizita e arbëreshëve në komunën e Prizrenit, ka qenë publike dhe ftesa private

për askënd s’ka pas. Por sido që të jetë, do më thënë Kuvendi i komunës është i

gjithë neve si asamblistë. Dhe kurdo mundeni me ardhur edhe në çdo aktivitet.

Por sido që të jetë, sa herë jeni ftuar nuk keni ardhur, në përjashtim të disa

Page 17: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

17

kuvendarëve. Disa herë është shpjeguar nga komuna aktiviteti ‘’një kafe turke’’,

ku komuna e ka dhënë sqarimin e duhur. Edhe janë marrë masa ndaj asaj OJQ-

je. Po, është bërë një gabim trashanik të cilin e ka pranuar edhe komuna ku ka

dhënë edhe është sqarua. Tash, oke a po mëndni me bo opozitë me ofendime të

ulëta, vazhdoni. Po habitem me kritikën për përvjetorin e masakrës së Tusuzit.

E nderuar, a ishe ti në këtë përvjetor, sigurisht që jo. Ky manifestim e ka pas

komisionin organizativ, ku pjesa dërmuese e tyre kanë qenë familjar të

masakrës së Tusuzit. Dhe ata e kanë vendos protokollin, kush do ta merr fjalën

dhe kush jo. Në qoftë se bëjmë krahasime, ju me ministrin tuaj keni tentuar dhe

vazhdoni të bëni edhe ndarjen e dëshmorëve me organizime paralele, a s’është

kështu. Do më thënë ministria bënë organizime dhe manifestime për dëshmorë

ndarazi, duke përjashtua komunën në disa raste. Por nuk bëhet opozitë me

ofendime të ulëta. Sepse mirë është që s’keni ku kapeni. Me opozitën tonë, të

gjithë drejtorët tuaj përfunduan të akuzuar, bashkë edhe me patriotin Ilir

Baldedaj. E di për çfarë e pate fjalën për Ilir me tabelat e Serbisë. Shumë në

rregull, edhe po pajtohem edhe unë që është e padrejtë. Po je edhe ti në

institucione qeveritare. Ndryshoje ligjin e prokurimit nga Qeveria. Atëherë në

rregull jemi, mundemi me shit patriotizëm. Por edhe lidhur me qatë rastin që e

përmende. Se unë po e di për çka bëhet fjalë. Përmende edhe atë ndërmarrjen

publike, që e keni lënë për interesa të kompanive private. E keni lënë me mbi

3.000.000,00 € borxh. Edhe këtë duhet thekuar. Dhe tash e luajmë patriotin apo

patriotizmin në dëm të publikes dhe të përgjithshmes.

Ilir Baldedaj: Besoj që patriotizmi i askujt nuk matet. E para e punës,

militant më të zëshëm se ti PDK-ja nuk ka pas kurrë në Prizren. Po ta rikujtoj

kur ka filluar PDK-ja, me kali dhe me plis të bardhë ke ardhur në Shatërvan ke

festua. Kështu që për çështjet e dënimit tim i kam dhënë mediave mjete, që kanë

qenë në interes të komunës. Nëse ka ndonjë keqpërdorim personal. Për çështje

procedurash është gjykata. Është në shkallën e dytë, është shkalla e tretë.

Kështu që mos e merr rolin e prokurorit. Por kjo pafytyrësia e jote mundet me

bo një gjë të këtillë. Por mos e luaj rolin se të gjitha pyetjet kanë qenë për

kryetarin e komunës dhe për ekzekutivin. Koleg jemi secili, pushtet shkojnë e

vijnë, jemi njerëz. Dikush ka qenë në mandatin e kaluar atje ulur, sot është këtu,

nesër vjet tjetri. Mos e luani lojën e djallit. Sepse sinqerisht ti patrit i LVV-sje, ti

ke derdh gjak, ngjyrë para Shtëpisë së Bardhë. Drejtor i këtij kryetarit të

komunës, ka sjellë kompani. A ka dokumente të Serbisë ajo kompani. A kam

gënjye diçka. Nëse kam thënë të pavërteta, thuaje lirish, është e pavërtetë. A

nëse ka dokument, ka vendim të OSHP-së. Dhe përsëri është bërë njoftimi që ju

ka dhënë të njëjtës kompani. Tu kisha lut mos e merr barrën e dikujt tjetër se

s’je përgjegjës për atë punë.

Page 18: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

18

Islam Thaçi, drejtor i Drejtorisë për Inspektorate: Pyetja e parë ishte

nga z. Simir Krasniqi. Sa rrënime janë bërë gjatë vitit 2018. Numri ishte 25.

Dhe sa kemi nga janari 2019, ndërtime pa leje. Këtë raport se kam. Besoj që më

shkrim do ta përgatis për seancën tjetër, një raport të përgjithshëm, për gjithë

punën që është bërë gjatë vitit të kaluar. Z. Edis Aljilji. Çështja e parkingjeve,

çështja e çmimoreve dhe arkave fiskale. Sa i përket të drejtës, ne si Inspektorat

nuk i përcaktojmë, apo s’mund ti obligojmë ligjërisht asnjë biznes që është i

regjistruar si parking për tarifat. Sa i përket faturave, ata janë të obliguar me

dhënë faturë. Mirëpo është çështje që administrata tatimore e trajton, ata merren

me këtë. Sa herë që ka pas raste specifike që na janë delegua, ne i kemi dërguar

në administratën tatimore që me i trajtua rastet. Zonja Vjollca Kabashi, po ashtu

ka bërë pyetje sa i përket tregut të veturave. Është e vërtetë që kohë pas kohe

dalin shitësit që shesin edhe gjëra ushqimore. Unë madje edhe në raport janë

fotografitë në disa aksione për çdo të mërkurë. Po kemi marrë aksione janë diku

100 e diçka kilogram vetëm mish që janë konfiskua edhe janë sekuestrua dhe

është asgjësua mish. Edhe gjëra tjera gjenden në atë treg. Do të mundohem që

ti kemi gjërat në kontroll. Është e vërtet që këto janë të ndaluar me ligj të shiten.

Veçmas mishi edhe produktet e qumështit. Po, me aq sa kemi mundësi edhe

kapacitete, po mundohemi mi dal në ballë kërkesave. Çështja në përgjithësi e

inspektoratit. Ju e dini që në gjashtëmujorin e parë të punës, unë i kam dorëzua

42 raste në prokurori. Si gjetje të mos punës, apo të keqpërdorimit, madje edhe

të detyrës zyrtare. E dini që tash, që disa muaj kam ngritur aktakuza të drejta

apo të padrejta. Ajo është çështje e prokurorisë që ta jep verdiktin e fundit.

Mirëpo kjo është një pasqyrë e punës, si është bërë apo si s’është bërë në

mandatin e kaluar. Po mundohemi ti korrigjojmë gjërat. Tash po flas jo në

cilësinë e drejtorit z. Bllaca. Mua po vjen keq që po vazhdohen lojëra me

familje të dëshmorëve. Mirëpo është e turpshme për të gjitha pushtet që ende të

mos dihet numri i saktë i veteranëve. E më lëre për familje të dëshmorëve e

martirëve. Është e turpshme. Del një organizatë joqeveritare, me seli në Serbi,

dhe ta jep numrin e saktë dhe biografinë e saktë për çdo familje të martirit, e

çdo martirë, turp është ajo. Kështu që ju kisha lut të luani me ndjenja. Për turpin

ju i drejtoheni se kush e ka ftuar Albin Kurtin. Unë e kam ftuar Albin Kurtin, në

cilësinë e aktivistit e kam marrë.

Kryesuesi: Drejtor a ke me shtua rreth pyetjeve të anëtarëve të Kuvendit.

Dafina Bllaca: Drejtor me gjithë respektin që kam për ju. Ju lutëm për

nder të qytetarëve, mos lajthitni me fjalimin tim. Ne të gjithë i respektojmë

martirët. Sepse po të mos kishin qenë ata dëshmorë dhe ata martirë, sot as ti nuk

do të ishe i ulur këtu as unë. Unë thash se në çfarë cilësie është marrë fjalimi i

z. Albin Kurtit. Nuk thash asgjë tjetër. Ju lutëm mos manipulon. Le të jetë hera

Page 19: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

19

e fundit që manipuloni me fjalime të mija. Nuk është përgjigje ajo, ajo është

manipulim me qytetarët. Tjetra, z. Karanfil, nëse unë nuk kam qenë në atë

tubim. Edhe unë i kam arsyet e mija pse s’kam qenë. Unë jap mësim në

shkollën e mesme. Dhe në atë kohë kemi pas punë me maturantë, që është

dashur të plotësohet dokumentacioni i tyre. Kjo është arsyeja pse s’kam qenë

atë ditë atje. Ju lutëm mos bëni edhe njëherë keqpërdorime, manipulime me

figurat e njerëzve të tjerë. A u kuptuam. Le të jetë hera e fundit kjo. Një fjalë e

urtë popullore thotë ’’ti them sa nuk me ka thënë’’.

Kryesuesi: Sido që të jetë arsyetimet gjithsekush i ka për

mospjesëmarrje. Mirëpo zonja Bllaca ka qenë e diel, nuk di cila shkollë ka

punua.

Visar Shehu, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësisë: Për QMF në

Korishë. Një kërkesë ishte që me punua me dy ndërrime, ose 24 orë. Ju e dini që buxheti i Drejtorisë për Shëndetësi është i kufizuar. Çdo lëvizje në këtë aspekt,

edhe nëse bëhet me dy ndërrime, po edhe nëse bëhet me 24 orë, ka kosto shtesë. Ne e kemi pas një dëgjim publik sa i përket kornizës afatmesme buxhetor. Dhe në atë kornizë deri në vitin 2021 Drejtoria e Shëndetësisë të gjitha investimet

kapitale i ka planifikua. Kush ka dashtë me ardhur me dëgjua ka qenë në dëgjim publik, e cila tashmë ka me kaluar kur ti vije koha. Po megjithatë në Korishë

mundem me thënë kështu që edhe me planin e ri ai objekt në Korishë QMF do të bëhet e re. Sipas projektimit të kornizës afatmesme buxhetore, nuk jam i

sigurt nëse do të fillon në vitin 2020 ose 2021. Mirëpo është e planifikuar që të filloj që të ndërtohet QMF në Korishë. Sepse Korisha është një fshat i madh,

dhe duhet me pas një QMF, moderne. E cila QMF aktuale nuk i plotëson as kushtet elementar të një QMF-je. Fatkeqësisht ne jemi në fazën e një auditi,

duke e bërë në Drejtorinë e Shëndetësisë. Mundem me thënë ende s’ka përfunduar auditi. Për fat të keq mundem me thënë që pjesa më e madhe e

njësive kryesore nuk i plotësojnë standardet për me qenë njësi shëndetësore. Sot nëse shkon një inspektor i punës, lirisht mundem me thënë që 30% duhet me u

mbyll. Ato janë ndërtuar ashtu si janë ndërtuar, pa asnjë tender, pa asnjë fizibilitet. Përgjegjësinë le ta marrin ata që e kanë udhëheqë pushtetin e kaluar, pse janë ndërtuar ato objekte ashtu. Auditi kur të bëhet do të dal me raport edhe

do ta shihni ju pse duhet mu mbyll ose pse jo një njësi shëndetësore. Sepse nuk i plotëson standardët. E kemi rastin dy, tre herë janë ankua për QMF në Tusuz në

Lagjen e Trimave. Është QMF e cila nuk i plotëson asnjë standard me qenë QMF. Unë e di që hapësirën publike e ka dhënë donacion një person i caktuar.

Edhe për shkak se s’ka pas vend është ndërtuar aty. Mirëpo nuk e plotëson asnjë standard me qenë QMF. Nëse shkon sot inspektorati i punës, më vërejtjet që i

jep duhet me mbyll. Tash unë nuk jam ai që mbylli ose hapi njësi. Do ta bëj një audit, do ta dorëzoj një raport, pastaj le të vendos asambleja çka duhet me bo

me atë punë. Sa përket z. Alush Shala. Dardania është institucion i cili punon

Page 20: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

20

pesë ditë në javë. Pesë ditë ka mjek, prej orës 07-15. Atë informatë që ta ka dhënë qytetari është informatë e rrejshme. Unë ti jap edhe emrat e mjekëve.

Atëherë shko e vërtetoje vetë! Sa i përket konkursit. Unë normal kam prit një gjë të tillë prej opozitës. Po mirë sepse opozita nuk ka thënë sepse gjithë

Prizreni e dinë qysh ka shkua konkursi. Gjithë Prizreni dhe gjithë banorët e Prizrenit e dinë se çfarë përcepcioni është bërë me konkursin e Drejtorisë të

Shëndetësisë. Kanë qenë dy konkurse. Konkursi i parë për mjek është hap me datë 21.03. dhe ka përfunduar më 26.04. Vetëm një ankesë ka qenë dhe atë

vetëm në komisionin për ankesa dhe parashtresa prenë QKMF-së, edhe ajo ankesë është shqyrtua. Sipas komisionit për ankesa dhe parashtresa, ankesa ka

qenë e pa bazë. Nuk ka shkua në inspektorat të punë në shkallën e dytë. Tashmë i kemi pranua edhe e kemi lidh kontratën me shtatë mjek. Do më thënë kjo është

sa i përket mjekëve. Sa i përket konkursit për infermier. Ka fillua me 13.04. do më thënë në të njëjtën ditë janë hap dy konkurse, edhe për infermier edhe për

laborant. Njëra ka përfunduar me 22.05. që është konkursi për laborant, dhe tashmë është pranua. Ndërsa me 23.05 një ditë më pas, ka përfunduar edhe konkursi për infermier. Zyrtarisht deri në këtë moment që po flasim nuk ka

asnjë ankesë deri më tani zyrtare. Tash sa i përket konkursit desha me thënë edhe diçka. Jam i vetmi drejtor në historinë e Republikës jo vetëm të komunës.

Zyrtarisht me 7 mars 2019 i kam dorëzua imel zyrtarisht ambasadës britanike. Më qenë se ata e kanë një projekt për rekrutime. Me ardhur me monitorua

procesin. Me 7 mars 2019 imeli i ka shkua ambasadës, për të gjitha konkurset që do të hapën në Drejtorinë e Shëndetësisë. Kam marrë përgjigje mundem me

thënë ja 6, 7 ditë pas imelin që ia kam dërguar. Edhe sipas përgjigjes së ambasadës. Më kanë thënë që ne merremi vetëm me vendime të nivelit të lartë

jo me këto. Ju falënderojmë për bashkëpunimin, por ne nuk mundemi me marrë pjesë në monitorimin e procesit në Drejtorinë e Shëndetësisë. Zero interferime

ka pas në konkurse. Janë pranua të gjithë ata që kanë qenë më të mirët edhe që kanë meritua. Fatkeqësisht sa i përket infermierëve kanë qenë 260 aplikime vetëm 25 prej 260 e kanë kaluar testin me shkrim, për me hy me gojë. Kjo është

niveli i arsimit tonë. Nuk e di pse është kështu. Unë kam prit me kalua më tepër, po ja që nuk kanë kaluar, më shumë se 25. Dhjetë janë, numri është i kufizuar,

edhe nuk e dimë sa na lejohet me ligj. Kështu që vetëm 10 nga 25 e kanë kaluar të gjitha procedurat. Lista ka dal po atë që është mbajte intervista me gojë.

Kështu që jam më se i bindur që është i vetmi konkurs në komunën e Prizrenit që ka qenë më transparent edhe më i drejtë që ka ndodhur deri më tani. Tash po

dua më thënë se je palë në këtë aspekt, se ke ardhur me interferua. Në qoftë se s’tu ka pranua ai person që ke interferua, i bije që në Drejtorinë e Shëndetësisë,

në konkurse zëro interferime, nuk pranoj asnjëherë. Sa i përket njësisë së diabetit. Po është e vërtetë njësia e diabetit është hap më 16.04.2019. Është për

herë të parë një njësi e tillë që hapet në komunën e Prizrenit. Kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Fatmirësisht ne në kujdesin parësor i kemi dy internistë

dhe një endokrinolog. Po ashtu kemi edhe staf të mesëm ose infermier që janë

Page 21: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

21

marrë me këtë punë. Që nga 16 prilli 2019, ekziston edhe njësia e diabetit, e cila i plotëson të gjitha standardët dhe kushte për me qenë një njësi e mirë diabetike.

Njësia diabetike merret veç me problemet, tashmë kjo është sëmundje kronike. Pacientet që kanë problem me diabet. Deri më tani ose veç në muajin prill kanë

378 vizita. Kanë qenë 44 përpunim plagësh, respektivisht shput diabetike. Janë bo 227 hb inac, është një analizë e cila e përcakton sheqerin për tre muaj ditët e

kaluar. Matjet e glikemisë kanë 101. Dhënie të insulinës 24. Sa i përket strukturës së këtyre vizitave, pjesën më të madhe të këtyre vizitave e kanë

pensionistet 247 nga komplet vizitat kanë qenë pensioner. 34 me nevoja të veçanta. 47 raste sociale. 60 nxënës. 108 janë me sëmundje kronike, një

shtatzënë. 19 kanë qenë për edukim shëndetësor dhe 38 të tjerë. Në muajin maj deri më 16.05. e kam këtë informatë, nuk e kam deri në fund të muajit. Janë

bërë 221 vizita, 124 inac, 6 insulina 114 glikemi. Kjo njësi është duke funksionuar jashtëzakonisht mirë. I plotëson të gjitha standardët për me qenë

njësi. Është e veçantë, është në QMF nr. 1. Është njësi e veçantë që merret vetëm me këtë punë. Njëherit e shfrytëzoj rastin prej kësaj foltores, një sensibilizim, të ua bëjë të gjithë banorëve edhe që kanë probleme me diabet. Do

më thënë shërbimet për diabet ofrohen në QMF nr. 1.

Fatmir Memaj, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm: Për pyetjen e

kuvendarit Simir Krasniqi, do ta jap me shkrim që të jetë më e saktë. Sepse

statistikat i kemi të nxjerra shumicën. Besoj që do ta keni shumë shpejt. Ndërkat

për pyetjet e kuvendarit Ilir Baldedaj. Objekti te Euro Centër i cili ka leje

ndërtimi. Çështja e pronës që e ceket ju që është ndërrua me vendim të gjykatës.

Vendimi i gjykatës është vendim gjykate edhe ne nuk kemi të drejtë të

interferojmë në vendimet e gjykatës. Ndërkaq për objektet për të cilat keni

kërkuar sqarime se si janë dhënë lejet, apo si janë ndërtua. Unë mund të ju them

se procedura e lëshimit të lejeve standarde, është në dy mënyra. Mënyra e parë

është ku lëshohen lejet në bazë të planit rregullues urban të cilat plane i ka

miratua ky kuvend, pa marrë parasysh nga përbërja që nga paslufta e deri më

sot. Ndërsa aty ku nuk ka plane rregulluese, lejet ndërtimore lëshohen në bazë të

ligjit të ndërtimit. I cili nga viti 2011 e ka mundësuar dhënien e lejeve të

ndërtimit edhe ku nuk ka plane rregulluese. Natyrisht duke i respektuar disa

rregulla dhe kritere të nxjerra me një udhëzim administrativ me norma teknike

të planifikimit hapësinor. Të cilin udhëzim e ka nxjerr Ministria e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor. Sa i përket pyetjes së kuvendarit Getoar Besimi. Për

konkurs projektimi për kinemanë Lumëbardhi e cila gjendet në qendrën

historike, apo në zonën e qendrës historike të Prizrenit. Së pari dua t’ju njoftoj

se ka qenë një lëvizje qysh në vitin 2005 apo 2006 nuk e di kush ka qenë këtu

prej anëtarëve të Kuvendit. E cila ka tentuar me bo përafërsisht të njëjtën gjë.

Mirëpo, ka pas reagime shumë të ashpra edhe të shoqërisë civile edhe të disa

OJQ-ve. Veç pak ta shpjegoj. Për mua personalisht nëse më pyet, ky objekt i

Page 22: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

22

Kino Lumëbardhit, asnjë vlerë të trashëgimisë kulturore nuk e ka. Unë nuk jam

ai kompetenti i cili mundem me konstatua këtë në mënyrë profesionale. Unë po

flas në këtë rast si individ si qytetarë, që realisht pajtohem me ty që ka nevojë

aty me ndërmarr diçka. Por duke marr parasysh që është në fuqi edhe ligji për

qendrën historike. Janë kompetencat më të madha të nivelit qendrorë se sa të

nivelit lokal. Po me një bashkëpunim edhe mund të arrihet kjo që po e kërkoni.

Po gjithsesi ajo çka varët nga ne, ne mundemi me shty. Ndërkaq veç desha për

hir të korrektësisë me sqarua edhe një çështje që e ngritët, lidhur me lejen e

shkollës së muzikës. U krijua një përshtypje sikurse juve ju kam dhënë

personalisht përgjigje për atë shkollë. Nuk ka rëndësi, ajo përgjigje është

publike, nuk është përgjigje e fshehtë. Të cilën e ka kërkuar dy, tri herë

kuvendari Ilir Baldedaj. Edhe normalisht është përgjigje e hapur, është publike.

Po vetëm për hire të korrektësisë, mos të jetë që ke pas bashkëpunim me mua

lidhur me këtë çështje, me marrë përgjigje direkt nga unë. Ende shkolla e

muzikës nuk ka leje. Ka pas një leje, i ka kalua, jemi në shqyrtim. Njoftimin të

cilin e ka kuvendari Baldedaj e ka datën se kur është njoftua. Edhe i referohemi

kohës, rrjedhës së kohës.

Kryesuesi: Vetëm ta sqarojmë një gjë me anëtarët e Kuvendit dhe

drejtorët. Kur ju referohet pyetjes, nuk është përmendja e emrit edhe me kthye

replikë. Ta kemi të qartë. Kur ju drejtohet p.sh. ti o Artan Abrashi, ti kështu,

kështu. Atëherë është përmendja e emrit. Pra pyetjes duhet me ju referua. Edhe

një lutje për drejtorët. Ju kisha lutur në kthimin e përgjigjeve, gjatë fjalimeve

mos përmendi emra të anëtarëve të kuvendarëve. Me rregulloren e punës së

Kuvendit kanë të drejtë me kthye replikë. Deri në mëngjese mbesim veç te pika

e tretë. Ta bëjmë njëfarë marrëveshje xhentelmene, ta respektojmë kohën me

rregullore. Edhe ta mbajmë debatin brenda kornizave të rregullores së punës.

Osman Hajdari, drejtor i Drejtorisë për Administratë: Do të

mundohem maksimalisht mos me përmend emra. Një kuvendarë këtu nuk e di

cilin subjekt e përfaqëson. Realisht me një debat ka dal shumë i zhgënjyem, që e

kemi pas në RTK. Edhe po më duket krejt debatin e ka nxjerr tek kjo, ka leje,

s’ka leje. Vetë fakti më bini se kam qenë shumë më i mirë se ai. Që e kishte

cenzorua aq shumë fjalimin e kishte postua. Të lutëm mos ndërhy po foli unë.

Përgjigje rreth lejes, ka leje, s’ka leje. Ai është një projekt i Ministrisë, bashkë

me komunën. Ka pas një leje prej ish menaxhmentit të kaluar. Është vonua

ministria në procedurat për me pajis, për me bo gurthemelin . Po nuk është fundi

i botës. Ka qenë procedurë. Mos më ndërhy, edhe mos ma përmend emrin, se

tani mbetem edhe dhjet minuta këtu. Kështu që aq shumë i zhgënjyer ka dal, aq

shumë që më erdh keq edhe për partinë që e përfaqëson. Për faktin se tan kohën

ju ka referua ata çka kanë bo mua s’më intereson. Kjo s’është korrekt, do më

Page 23: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

23

thënë për cilin do individ, për cilin do subjekt politik. Për vet faktin që e ka

cenzurua nja shtatë minuta debatin. Kryesuesit kam të drejtë me ja përmend

emrin, ai mundet me bo replikë. Këtij tjetrit s’po ja përmendi emrin. Kështu që

s’ka të drejtë me bo replikë tash, më fal a. Unë mundem me mbajt qetësinë. Ky

është debat politik, ne përfaqësojmë subjekte politike. Të ftoj me një debat tjetër

me fol për projekte. Por me fol tamam për projekte. Me bo mi hi analizës,

intervistës që e kemi pas edhe të gjatë debatit. Del që nja shtatë, tetë vende e ka

ngatërrua edhe opinionin, ka manipulua me opinionin, për shumë fakte tjera. Ky

është fakti kjo leja, do më thënë ta sqarove. Ministria për shkak të vonesave që i

ka bo nuk është vendos gur themeli. Atje ka mu bo një shkollë e muzikës, kemi

me ju ftuar të gjithëv në promovim të asaj. Është një projekt që ka nis në

mandatin e kaluar. I ka ra hise kryetarit të komunës me vu gurthemelin. I

qëndrojmë mbrapa deklaratave publike. Që 28 mars 2019 është kjo. Ministria

është votua. Edhe nëse donë kështu mi kërkua falje publike, nuk e di ku është

gabimi. Po tani ti duhet mi kërkua falje publike, kur ke deklarua, nuk e di çka

është suficiti. 12 milion suficit, edhe ajo është deklaratë publike, që s’kanë

shkua suficit 12 milion. Ka deklarua që në Drejtorinë e Administratës, ka

shpenzime 70.000.00 €, ka manipulua me vlera. Unë i kam tash raportet. Tash a

po e bëjmë debat publik, po emra nuk jam duke përmendur. Ky s’ka të drejtë

me mu përgjigj hiç. Drejtoria, thash që ka manipulua me vlera. Drejtoria e

Administratës, ka shpenzuar edhe pse i ka pas katër vetura më shumë se

mandatin e kaluar. Këtu e kemi edhe ish menaxherin e asaj drejtorisë, po atij

s’po ja përmendi emrin. Edhe kemi shpenzime më pak për shkak të xhipiesave.

Po foli për Drejtorinë e Administratës, se ju ke referua drejtorisë time. Ke

manipulua shumë aty. Po më qenë se ke dal shumë i zhgënjyer edhe pse e ke

censurua krejt intervistën. E plasoj kismet javën e ardhshme komplet intervistën

me pa qytetarët. Edhe mirë është kur të përfaqësosh parti politike, cilin do

subjekt politik. Është mirë edhe të mirat edhe të këqijat të asaj partie me i

përfaqësua. Jo me përfaqësua vetveten. Sa i përket përgjigjes profesionale të

Dafinës. Faleminderit Dafinë, ty po ta përmendi emrin mundesh me replikua.

Unë ta kam dërguar një listë të Sektorit të Pronës, qysh e menaxhon pronën

komunale. Janë fituesit aktual të kontratave. Bashkë me kryesuesin edhe

Leventit po ia përmendi emrin. Jemi marrë vesh që krejt procesverbalet kemi

me ua dërgua. Ato kanë me qenë publike, krejt procesverbali i dhënies së

lokaleve, qysh ka shkua. Vlerësimi është prej krejt partive politike. Kështu që

edhe atë material e kam sigurua. Pastaj te kontratat është shumë e vërtetë që

kontratat janë nënshkrua qysh kanë qenë në të kaluarën, me dy nene ndryshim.

Ndoshta në përgjigje ke mund me vërejt. Është Drejtoria e Ekonomisë ka

kërkuar që tatimin në pronë mos me pagua ata që e marrin, ndryshimi i parë.

Edhe ndryshimi i dytë është nëse komuna ka interes për atë lokal. Mundet me

Page 24: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

24

ndërpre kontratën. Pavarësisht që është fitues. Çështjet tjera, plani i biznesit,

forma e investimit, punësimi, menaxhimi që ka qenë një kriter në aspektin

gjinor. Këto ne bashkë me kryetarin kemi kërkuar edhe prej kryesuesit të

dhënies së pronave edhe sektorit të pronave. Në një takim të përbashkët kemi

me definua këtë si aneks kontratë, ose si deklaratë me i pas. Pastaj ne si sektor i

pronave, si Drejtori e Administratës, kemi me bo monitorimin e krejt pronave

komunale publike. Do më thënë jemi në fazën e analizës. Besoj që edhe Leventi

nëse ka diçka mundet me plotësua. Po kjo krejt ajo.

Gani Gërmizaj, drejtor i Drejtorisë për Arsim: Më lejoni që nga këtu

të bëjë një falënderim për subjektin tim politik, Nisma Socialdemokrate dhe

kryetarin Zafir Berisha, i cili me besimin e dhënë unë sot kam një post të

Drejtorisë së Arsimit. Ku ndjej një obligim moral, një përgjegjësi tepër të

madhe, si njerëzore si politike, institucione. Që ta kryej me përgjegjësi sa më të

mirë të mundshme. Duke e ndjekur dhe zbatuar udhëzimin administrativ, ligjin

dhe duke bashkëpunuar me drejtorët e tjerë. Pse jo edhe më të gjithë me të cilët

janë të nevojshëm dhe kemi nevojë. Sa i përket disa pyetjeve që u parashtruan

më herët është dita ime e tetë zyrtare që jam në Drejtori të Arsimit. Besoj në një

periudhë të shkurtë do të bëjë hulumtimet për ato pyetjet që parashtruat dhe do

të keni përgjigjet me shkrim.

Kryesuesi: Po ashtu një falënderim i takon edhe kryetarit të komunës,

sepse me ligj ai i cakton drejtorët.

Levent Kasem, drejtor i Shërbimeve Publike: Unë do ti jap disa

përgjigje që mu paraqiten drejtorisë time. Nuk do të jap përgjigje për spekulime,

për manipulime edhe për gënjeshtra që i keni parashtrua. Përndryshe sa i përket

pyetjeve unë ju kam përgjigjur gjithmonë. Edhe përveç asaj edhe imell i kam

dërguar të gjithëve. Për çdo pyetje informata shtesë që ju duhet mundeni edhe

me më kontaktua përmes edhe telefonit edhe imellit, i keni të gjitha mundësitë.

Sa i përket pyetjeve të Simir Krasniqit. Është në fazën, kemi dhënë urdhëresë

për projektim të asaj rruge, të shohim në bazë të projektimit qysh janë ato

mundësitë buxhetore për rrugë. Për hapësirat e parkingjeve, siç thamë edhe më

herët ka dal edhe ligji i ri për menaxhimin e pronave të paluajtshme të komunës.

Ende nuk e kemi një udhëzim administrativ që na definon procedurat qysh do të

zhvillohen. Derisa të del udhëzimi administrativ, pasi që të publikohet udhëzimi

nga Ministria. Atëherë do ti zhvillojmë procedurat për këto parkingje. Për

pengesa jam dakord edhe me asamblistin Behar Begaj. Veç urdhëresën e kam

dhënë që pengesat me asfalt. Se jemi edhe me kontratën që e kemi për

mirëmbajtën me asfalt. Ajo të vazhdon. Për gurishtën jemi në procedurë edhe

me Drejtorinë e Urbanizimit. Kërkesat që janë dashtë të bëhen për KOST-in

Page 25: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

25

janë bërë. Jemi duke e pritur përgjigjen nga Kryeministria. Sa i përket gjendjes

së pastrimit. Siç thash, pyetja ka qenë, a jemi vonua. Ne nuk jemi vonua.

Procedurat janë hap para se mu mbarua kontrata e mirëmbajtjes. Pasi që janë

hap, procedura ka shkua në OSHP. Sa i përket firmave që kanë aplikuar. Kanë

të drejtë të aplikojnë të gjitha firmat, nuk mund të diskriminojmë ne, a janë të

Gjakovës, a të Pejës, a Prishtinës, a të Podujevës. Është ligji i prokurimit që i

përcakton ato. Ne kemi ende tenderë që ende nuk aplikon asnjë firmë nga

Prizreni. Nuk kemi mundësi që ti ndalim firmat e qyteteve tjera. Procedura ende

është në OSHP. Dy operator tjerë kanë qenë të papërgjegjshëm, se kanë aplikua

mbi parashikimin e buxhetit. Kanë aplikuar diku 6.000.000.00 €, dy operatorë

që i kanë mirëmbajte më herët. Për atë arsye edhe s’kanë mund të kualifikohen.

Pyetja për Kompleksin Europa. Artani kryesuesi, po më duket e dha përgjigjen

për këtë. Për tregun e automjeteve. Unë më sa e di edhe drejtori i Inspektoratit,

në seancat e mëhershme ka sqarua që ata kanë një licencë nga Ministria. Dhe

operojnë me licencën e Ministrisë atje në Lubizhdë.

Pika e katërt:

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim - vendimit për themelimin dhe

emërimin e komisionit për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve,

shesheve dhe lagjeve të qytetit.

Në materialet të cilat i keni marrë me kohë. Fjala është për themelimin e

komisionit të Kuvendit i cili do ta ketë obligim dhe kompetencë çështjen e

emërtimeve të rrugëve dhe shesheve të komunës sonë. Por para se ta hapi

diskutimin për këtë pikë duhet ta kemi parasysh që procesi i emërtimit të

rrugëve dhe shesheve ka përfunduar në mandatin e kaluar. Nëse nuk jam gabim

janë gjithsej mbi 1700 emra të rrugëve të cilët kanë përfunduar. Por se në çdo

mandat ne si Kuvend duhet ta kemi të themeluar këtë komision. Në raste kur ka

ndonjë kërkesë, që ka të bëjë me këtë çështje. Prandaj mbi bazën e propozim-

vendimit, kërkohet që të themelohet edhe ky komision, i cili do të këtë në

përbërje nga një anëtarë, që do të delegohet nga secili subjekt politik i

përfaqësuar në Kuvendin e komunës, që po i bije tetë. Dhe më qenë se duhet

numri tek, edhe një anëtar i shoqërisë civile, pra gjithsej nëntë anëtarë. Të cilët

do ta kenë për obligim ti shqyrtojnë ankesat apo kërkesat e qytetarëve në lidhje

me disa lagje të cilët qytetarët po mendojnë se ka gabime.

Ilir Baldedaj: Është mirë që ai komision, që nëse veç ka me emër

plotësim ndryshim. Sepse ka qenë në rrjedha edhe në mandatin e kaluar. Dhe

Page 26: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

26

unë kisha propozua që të jetë i njëjti komision. Por vetëm nëse ka ndonjë

subjekt që donë me ndërrua për shembull. Se përndryshe ka qenë mirë i njëjti

komision me shkua.

Kryesuesi: Faleminderit për propozimin. Partitë politike kanë të drejtë mi

propozua emrat që mund të jetë edhe ndonjë anëtar edhe jashtë Kuvendit. Është

e drejtë e secilit subjekt politikë që ti propozoj.

Simir Krasniqi: PDK propozon Sulltan Badallajn.

LVV-je: Karanfil Haxhillarin.

Sadije Osaj: Behar Begajn.

Ganimete Babuna: Për këtë komision propozon Pranverim Berishën.

Ilir Baldedaj: Kuvendari në favor Alush Shala.

Sencar Karamuço: Cenet Sajadi Zuban.

Azem Durmiši: NDS predlaže Azem Durmiši.

Elisa Karađi: Vakat preporučuje Edis Eljilji.

Kryesuesi: Edhe dikush prej shoqërisë civile. Atëherë nëse s’ka dikush

diçka të shtoj, 33 anëtarë jemi në sallë. E hedh në votim propozim-vendimin

për themelimin dhe emërimin e komisionit për plotësim-ndryshimin e emërimit

të rrugëve, shesheve dhe lagjeve të qytetit, me të propozuarit nga subjektet

politike të Kuvendit, kush është për.

Për? – Të gjithë.

Kundër? – S’ka.

Abstenime? – S’ka.

Konstatoj se njëzëri është miratua propozim-vendimi për themelimin dhe

emërimin e komisionit për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve, shesheve

dhe lagjeve të qytetit, me të propozuarit nga subjektet politike të Kuvendit.

Pika e pestë:

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për themelimin e Zyrës

për Qendrën Historike të Prizrenit.

Materialet po ashtu të cilët i keni marrë me kohë. Fjala është për një

obligim ligjor i cili rrjedh nga ligji për qendrën historike të Prizrenit. Për

themelimit të kësaj zyre mbi bazën e ligjit në fjalë. Pra ka për qëllim që të

Page 27: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

27

bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha palët përkatëse të interesit. Përfshirë

këshillin për trashëgimi kulturore, Institutin për mbrojtjen e monumenteve,

shoqatat e biznesit, zyrën komunale për komunitete të komunës. Edhe të gjithë

aktoret të cilët kanë kompetenca për qendrën historike të Prizrenit. Dhe mbi

bazën e ligjit ka funksion të koordinimit të veprimeve që lidhen me mbrojtjen,

zhvillimin, promovimin e qendrës historike të Prizrenit. Përfshirë edhe ato

asistencën ndërkombëtare tjera. Pra është derivat që vjen si obligim nga ligji në

fjalë. Dhe se Kuvendi i Komunës, respektivisht komuna e Prizrenit, në kuadër të

fushëveprimit tonë. Mbi bazën e këtij ligji të Kuvendit jemi të obliguar që ta

bëjmë themelimin e kësaj zyre.

Alush Shala: Më e mira dhe më e lehta për këtë Kuvend do të ishte ti

plotësoni ato tre vende që po donë kryetari mi plotësua. Përndryshe, këtu ka

zyre për trashëgimi, kulturë, rini dhe sport. Kemi një drejtori, kemi një Ministri

të kulturës që e ka një zyre. Është zyra për trashëgimi kulturore. Po ju po doni

mi punësua. Po mirë mi punësua kënd doni. Besoj që edhe këta kuvendarë do ta

japin pëlqimin. Edhe punësoni ata tre vetë që ju kanë mbet pa punësua.

Kryesuesi: Është obligim ligjor i nderuar, s’ka të bëjë kjo hiç me

punësime.

Simir Krasniqi: Sa i përket vendimit për themelimin e zyrës për qendrën

historike të Prizrenit. Edhe pse parashihet me ligjin për qendrën historike të

Prizrenit në nenin 21, themelimi i zyrës për qendrën historike. Kur dihet mirë

që kemi pra institutin për mbrojtjen e monumenteve të Prizrenit. Këshillin për

trashëgimi kulturore të Prizrenit, të themeluar gjithashtu me ligj. Drejtorinë për

Urbanizëm. Gjithashtu nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kemi

departamentin për trashëgimi kulturore, ku një numër i stafit është i vendosur

edhe në Prizren. Më sa shoh unë që vetëm do të ngatërrohen kompetencat, është

e tepërt kjo. Baca Lush e tha mirë, që është problemi që ti punësoni tre, një

udhëheqës dhe dy punëtor. Nuk është problem. Gjenia vendin diku tjetër. Po

shumë kompetenca e ndoshta punë zero do të jetë. E di që me ligj është e

caktuar. Po puna ndoshta do të jetë zero e këtyre.

Kryesuesi: Duhet me pas parasysh se në qendrën historike të Prizrenit,

tash është duke u hartuar plani për menaxhimin dhe konservimin e zonës

historike të Prizrenit. Proces që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës. Dhe po

ashtu në kuadër të atij plani është edhe obligimi i komunës për themelimin e

kësaj zyre që i koordinon të gjithë këta akter të cilët po përmenden. Ka pas raste

të konflikteve të autorizimeve, kjo është e vërtetë. Ta zëmë në mesë komunës,

në mes të ministrisë, të institutit. Po kjo ka ndodh se s’ka ekzistua një organ i

cili e bënë koordinimin e krejt këtyre akterëve. Dhe mbi bazën e ligjit ishte

Page 28: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

28

pikërisht që kjo zyra për qendrën historike të Prizrenit, që e bënë një gjë të tillë.

Në rast kur është vendim i Kuvendit, të institucionit më të lartë. Atëherë ne si

komunë duhet ti zbatojmë. Por gjithmonë duke pas parasysh, ta kryej punën të

cilën i ngarkohet dhe të jetë i dobishëm.

Getoar Besimi: Para nja dy vite kemi qenë dëshmitar që është rrëzua një

shtëpi në qendrën historike të Prizrenit. Fatkeqësisht e ka humb jetën një vajzë e

vogël. Atë kohë LVV-je dalke me sulme politike, e me protesta, e kërkojke

dorëheqje. Dua t’ju njoftoj që pikërisht ka qenë dualizmi ligjor që nuk e dike

kush ka përgjegjësi në qendrën historike. Si palë përgjegjëse fillimisht është

drejtoria e Urbanizmit. Është Këshilli për trashëgimi kulturore që e votojmë ne

këtu në Kuvend. Është qendra rajonale e trashëgimisë kulturore në

departamentin e Ministrisë së Kulturës. Është vetë Ministria e Kulturës, Rinisë

dhe Sportit, që ka ardhur në Prizren. Së fundmi janë edhe inspektorët e

Ministrisë së Kulturës që janë mandatua për me kontrollua qendrën historike.

Dhe në qoftë se një investitor potencial donë me bo një restaurim, që donë me

marrë një leje. Aq shumë procedura burokratike i krijojmë ne qytetarëve me

institucione e përmbi institucione, sa që më të vërtetë është qesharake. Në qoftë

se thoni që është përgjegjësi ligjore. Pikërisht ju keni qenë ata që keni thënë që

ligji për qendrën historike të Prizrenit, nuk është i duhuri. E keni luftuar këtë

ligj. E tash thirreni në atë ligj. Kështu që edhe njëherë po them, institucionet e

Kosovës janë të stërmbushura me punësime. Nuk kemi nevojë të krijojmë hala

më shumë institucione e burokraci. Kërkojë nga ju që të mos e votoni, sepse nuk

është e nevojshme. Në qoftë se ju ka mbet me i punësua tre persona. E keni

ndonjë metodë apo ndonjë kontratë mbi vepër që i keni punësua. Nuk është

kurrfarë problemi, i sistemoni aty ku mundeni mi sistemua. Po kjo më të vërtetë

kishte me krijua paqartësi, dhe probleme për investitorët, që jetojnë e punojnë e

që janë në zor edhe një dritare me dashtë me ndërrua në lokalet e veta në

Shatërvan, nuk janë duke mund.

Kryesuesi: Po pikërisht për arsyet që i theksove edhe ti, ka nevojë për mu

bëhet zyra për qendrën historike të Prizrenit. Sepse nuk ka pas dikush që i

koordinon krejt këto institucione. Ligji për qendrën për qendrën historike të

Prizrenit, nëse po thua që është kritikua nga ne. Mos të harrojmë një gjë se

pikërisht ju keni thënë se ky ligje me këtë përbërje me këto zyre është më i

duhuri, nga subjekti i juaj. Tash s’po e di kush e ka gabim, ne apo ju. Po sido që

të jetë po flasim për gjërat... Ti po del tash në fjalë tona që koka i keq, a po e

kupton çfarë situate është. Po nuk është problemi ky. Problemi është që ne

duhet me implementua një vendim në të cilën është në interes të zonës dhe

mbrojtjes të sajë. Mos të harrojmë një gjë kur të vije puna tek zonat historike.

Ne kemi qenë në Berat. Atje është zona e mbrojtur historike, jo një zyre. Po

Page 29: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

29

ndoshta 17 zyre duhet për me kalua për me ndryshua një dritare, sepse kështu

bëhet ruajtja. Pra qendra historike e Prizrenit është rreptësishtë e mbrojtur me

ligj. Dhe nëse ka burokraci të tilla, është në arsye pse bëhen. Sigurisht është një

standard krejt tjetër jashtë asaj zonës. Pra thjeshtë është një vlerë të cilët besoj

që është në interesin e të gjithëve që ta mbrojmë për çështjet nëse lidhët në

kuadër të fushës tonë si Kuvend. Por ne çka mund të bëjmë është thjeshtë vetëm

me kërkua raporte të punës. Dhe ne mund të themelojmë organe të tilla. Edhe

krejt çka na mbetet është me përcjellë punën e këtyre organeve. Pra synimi

është i mirë. Këtu nuk ka kurrgjë të keqe. Sa i përket punësimeve. Po ta kishte

Kuvendi komunal, ky organ për me zgjidhë problemin e papunësisë, në krejt

Prizrenin në punë e kishim shti. Po e dimë që nuk është kështu. Është thjeshtë

obligimet ligjore si anëtarë të Kuvendit për me krye punën tonë. Në këtë rast

edhe pse jo me themelua organe. Tre vetë për fat të keq pak. Por sidoqoftë ligji

e përcakton me tre. Bile me planin e menaxhimit dhe restaurimit më sa kam pa

kërkohet decidivisht numri me u rritë. Se është një zonë ku ka monumente

ndoshta 2000 vjeçare. Nuk është çështje e lehtë kjo, që mund të zgjidhet

ndoshta edhe me tre persona. Por që po thua ti për shkak të ngarkesave

financiare buxhetore. Tre po thonë, tre të vazhdojnë. Vazhdon kjo punë. Po

ideja është, synimi është i mirë. Këtu nuk ka kurrgjë të keqe. A ka dikush tjetër

diçka të shtoj. Nëse nuk ka 32 anëtarë jemi në sallë, dhe e hedhim në votim,

kush është për?

Për? – 21.

Kundër? – 11.

Abstenime? – S’ka.

Atëherë konstatoj se me 21 vota për, 11 kundër, asnjë abstenim miratohet

propozim-vendimi për themelimin e Zyrës për Qendrën Historike të Prizrenit.

Pika e gjashtë: Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për caktimin e destinimit të

tokës ndërtimore sipas Planit Zhvillimor Komunal, të Komunës se

Prizrenit.

Është pikë e cila është sponzorizuar e kërkuar nga Drejtoria e Urbanizmit.

Prandaj për më detajisht e ftoj drejtorin e Urbanizmit z. Fatmir Memaj, që ta

bënë prezantimin e këtij propozim-vendimi.

Fatmir Memaj: Meqenëse u shfaqen shumë dilema qysh nga seanca e

kaluar edhe deri më sot gjatë trajtimit të kësaj teme, apo të kësaj pike. Unë kam

Page 30: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

30

vendos i nderuar kryesues, që këtë pikë ta elaboroj bashkëpunëtorja

profesionale e Drejtorisë së Urbanizmit, zonja Osmanollaj. Po para se me fillua

Shpresa, kisha dashtë me cek me pika të shkurta, që me këtë vendim ne

mendojmë me i heq barrierat e investitorëve të cilët kryesisht janë që i kanë

shtri ndërtimet e objekteve afariste biznesore nëpër akset rrugore në të gjitha

drejtimet. Dhe për shkak pasi që në disa harta kanë mbet përshkrimet si më

thënë në vija trasha. Që Ministria e Bujqësisë po heziton me bo ndërrimin.

Atëherë ne me këtë vendim do të mundohemi e kemi konsultuar edhe me

Drejtorinë e Bujqësisë për këtë punë. Ne me këtë vendim do të mundohemi që

këtyre investitorëve ti krijojmë kushte ligjore për tu pajisur me leje. Gjithsesi

varësisht nga klasa e ngastrës, apo e pronës do të ndiqen procedurat nga klasa e

parë deri në të katërtën. Përsëri do të ndiqen procedurat në Ministrinë e

Bujqësisë. Në qoftë se është nga klasa e pestë dhe e gjashtë, përsëri do të ndiqen

procedurat para asamblesë komunale. Dhe klasa e shtatë dhe e tetë përsëri do të

ndiqen procedurat nga Drejtoria e Bujqësisë. Në kuadër komunës. Për më

shumë e kisha ftuar zonjën Osmanollaj ta bënë prezantimin, që të jetë sa më e

qartë edhe për anëtarët e kuvendit.

Shpresa Osmanollaj, bashkëpunëtore profesionale në Drejtorinë e

Urbanizmit: Ligji mbi tokat bujqësore e cek që në zonat ku ka planifikim nuk

kërkohet ndërrimi i destinimit të tokës. Mirëpo mungesa e përpunimit të të

dhënave në Drejtorin e Kadastrit, apo shënimet që janë shumë të vjetra. Dhe

zgjerimi i kufirit të qytetit, ato nuk po përputhën njëra me tjetrën. Kështu që

ndryshimi i planit komunal po krijon në njëfarë mënyre burokraci për dhënien e

lejeve, sidomos në zonat e veçanta. Zonat e rëndësishme janë jashtë kufirit

urban, që janë të planifikuar për zona industriale, zona për zhvillimin e

aktiviteteve. Në vazhdim i dha shpjegimet rreth planit zhvillimor komunal, të

cilat u prezantuan edhe në monitor.

Karanfil Haxhillari: E pash me vëmendje po vetëm hartat. Po në cilën

zonë është saktësisht dhe sa zgjerohet ky. Sepse e kam pa planin e zhvillimit

komunal. Po me këto harta më të vërtetë, jo diçka po shumëçka e pakuptueshme

po më del. Deri ku zgjerohet ky plan. A i bije më saktësisht në pjesën jugore,

veriore deri ku mbërrin. Në qoftë se nuk i dimë ne rrugët, së paku le ti dimë me

toponime se deri sa zgjerohet, sa është ky territor. Sepse në bazë të hartës po e

shoh që zgjerimi po e tejkalon. E gjithë komuna e Prizrenit po ma jep

përshtypjen që paska mu bo ndërtim.

Azem Durmiši: Imam primedbu na ovaj material koji smo dobili. U

nastavku piše da če biti dostavljene ove karte, sa objašnjenjem. Međutim mi

nismo dobili. I sad pod znakom pitanja ove odavde koliko mogu da vidim. I

Page 31: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

31

ništa ne mogu da vidim uopšte. Trebalo bi da nam se dostave ove karte u

materialu. I ovaj dodatak interesuje me ovde član 4 zona za planiranje na

putnim pravcim. Levo i desno od glavnih ovih puta preme Przirena, i izlaz iz

Prizrena, 300 metara, znači da je određena širina zemljišta koje če biti

primenovanje iz poljoprivredno. Pa se navodi put Prizren-Rečana, a posle toga

ponovo se pojavljuje Rečane-Prizren, da bude u okviru. Nekako nejasno je

ovde. Pa bi hteo od direktora za Urbanizam da mi pojasni ovo.

Vjollca Kabashi: Këtu ishte fjala te këto zonat te neni 4. Këtu kam për

shtua përveç zonës Prizren-Reçan, Prizren-Prishtinë, Prizren-Gjakovë, Prizren-

Vëremicë, Prizren-Reçan,. Pra edhe zonën Prizren-Nashec, e kisha propozua

dhe këtë zonë. A është në program, nuk e di këtu nuk është e shënuar.

Simir Krasniqi: Këtu shihet që parashihet në planin zhvillimor komunal

më sa e di unë 2013-2025. E pyes znj. Shpresa se a parashihen të gjitha zonat

në planin zhvillimor komunal. Dhe kur e dimë mirë që drejtori është duke i

mbajtur debatet për hartat zonale. Dhe a ka përfunduar procesi i hartave zonale.

Apo ne po shkojmë po votojmë çka është e kundërligjshme.

Ilir Baldedaj: Unë besoj që drejtori edhe Shpresa ka qenë mirë të na

sjellin në këtë një pëlqim nga ministria përkatëse. Sepse në ligjin mbi tokat

bujqësore thotë asambleja komunale mund të merr vendim. Pasi ta ketë marrë

pëlqimin nga ministria përkatëse, gjegjësisht Ministria e Bujqësisë. Dhe është

mirë që kjo pikë të hiqet. Të vjen pëlqimi nga ministria dhe ne pastaj ta

votojmë. Sepse nuk është në rregull asambleja me marrë vendim mbi diçka që

nuk është e kompletuar lënda. Asgjë s’kam personale ndaj askujt, por realisht

ligji mbi tokat bujqësore e thotë qartë. Thotë, asambleja komunale mund të merr

vendim pasi ta ketë marrë përgjigjen apo licencën nga Ministria e Bujqësisë.

Kryesuesi: Jo vetëm në këtë propozim-vendim, po në të gjitha vendimet

e Kuvendit të cilat miratohen, i nënshtrohen procesit të vlerësimit të

ligjshmërisë. Bile më sa po e shoh unë ky propozim vendim duhet me kalua në

tre linja. Vlerësimi i ligjshmërisë nga MAPL-ja. Vlerësimin e ligjshmërisë nga

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Si dhe vlerësimin e

ligjshmërisë nga Ministria e Bujqësisë. Nëse po flasim për tokat bujqësore. Do

të thotë pa miratimin e këtyre ministrive, ky vendim nuk prodhon efekt juridik.

Jo vetëm ky, po asnjë vendim. Do më thënë në këtë rast në qoftë se miratohet,

nuk ka nevojë për pëlqim paraprak. Por pëlqimi bëhet në vlerësimin e

ligjshmërisë. Që është një kategori më e lartë.

Ilir Baldedaj: Në ligj thotë, së pari kërkohet pëlqimi, pastaj merr

vendim asambleja. Ne e dimë që këto ministritë tona që dinë me i zhagua edhe

Page 32: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

32

pesëmbëdhjetë ditë, nëse nuk ke marrë përgjigje zyrtare, heshtje administrative

që e quajnë. Dhe mund të mos shqyrtohet kurrë ajo kërkesë, dhe ajo të hynë në

fuqi.

Fatmir Memaj: I nderuar z. Baldedaj, ajo për çka po flisni ju, për ligjin

për të cilin po flisni, ajo nuk ka të bëjë me vendimin e asamblesë. Po ajo ka të

bëjë kur të trajtohet një lëndë e caktuar nga e cila kërkohet ndërrimi i destinimit.

Edhe që shkon në ministri. Atëherë e jep pëlqimin ministria. Edhe i ndërrohet

destinimi në komunë. Gjithsesi taksat e ndërrimit të destinimit kanë me u

inkasua në buxhetin e fondit të komunës së Prizrenit. Pavarësisht nga cila klasë,

pavarësisht kush e jep pëlqimin. Në këtë rast pëlqimin e jep sipas asaj që e keni

lexua ju kur trajtohet një lëndë e caktuar e posaçme për një ndërtim të caktuar.

Por jo për një vendim të asamblesë. Ne jemi tash këtu duke e prezantua për një

vendim të asamblesë. Nëse e merrni një vendim ju sot, sigurisht që ka me ju

nënshtrua ligjshmërisë nga tri ministri së paku. Për aq sa është natyrë e

vendimit, nga MAPL-ja, MMPH-ja dhe Ministria e Bujqësisë. Ne i kemi

zhvilluar konsultat me Ministrinë e Bujqësisë. Prandaj e kemi hartuar këtë draft

në konsultim me Ministrinë e Bujqësisë. Po ky draft do të është si vendim i

asamblesë. Jo si lëndë e caktuar, e cila shkon në ministri për ndërtim për një

ngastër të caktuar. Hartat zonale i nderuar z. Krasniqi, janë në trajtim e sipër. Po

kjo është pjesë përbërëse e planit zhvillimor komunal. Ndërsa hartat zonale i

cakton destinimin, i cakton kriteret tjera të banimit. Për mos me pas nevojë

mandej çdo herë plane rregulluese. Pak e shumë rrallë mandej ka me pas nevojë

për plane rregulluese të hollësishme kur të përfundon harta zonale. Po kjo ka të

bëjë me caktimin e destinimit të tokës bujqësore, jo me caktimin e kritereve.

Caktimi i kritereve të ndërtimit është detyrë e hartës zonale, që është në hartim e

sipër. Ndërsa caktimi i destinimit të tokës, sipas gjendjes faktike që kemi

diskutua edhe më shumë asamblistë, edhe individualisht. Do më thënë sipas

gjendjes faktike edhe sipas asaj që në shumë vende, në shumë akse rrugore, ka

të dhëna leje kohë pas kohe. Mirëpo në këtë rast ministria nuk po mundet me i

trajtua lëndët e caktuar, kur po ka kësi pengesa. Për me i tejkalua ne këto

pengesa e kemi bërë këtë propozim. Sigurisht që apeli jonë është me mbështet

edhe me kalua. Pastaj varët edhe prej ministrisë ligjshmëria. Edhe kërkesa e

zonjës Kabashi është plotësisht me vend. Kërkoj ndjesë si dukët ndoshta kemi

pas ndonjë lëshim teknik, ka mundësi që kemi pas. Ka ende hapësirë aty, ka

nevojë investitorë të ndryshëm me ndërtua. Po më vjen keq që ka ndodh ky

lëshim nga ana e jonë. E pranoj këtë gabim. Edhe shpresoj që do të kaloj edhe

propozimi.

Kryesuesi: Atëherë 31 anëtarë jemi prezentë në sallë, e hedhim në votim

propozim-vendimin për caktimin e destinimit te tokës ndërtimore sipas Planit

Page 33: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

33

Zhvillimor Komunal, te Komunës se Prizrenit. Së bashku me këtë propozimin

në nenin 4. Nëse nuk gaboj, pra këtu në kuadër të zonave, akseve të shtohet

edhe rruga Prizren-Nashec. A jemi dakord zyrtar të Drejtorisë të Urbanizmit?

Po, mirë. Atëherë e hedhim në votim këtë propozim-vendim, kush është për?

Për? - 23.

Kundër? – S’ka.

Abstenim? – 7.

Atëherë konstatoj se me 23 vota për, asnjë kundër dhe 7 abstenim

miratohet propozim-vendimit, për caktimin e destinimit te tokës ndërtimore

sipas Planit Zhvillimor Komunal, te Komunës se Prizrenit.

Pika e shtatë:

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për rregullimin e

kompensimit me marrëveshje te tokës ndërmjet Komunës se Prizrenit dhe

pronarëve te tokave.

Fatmir Memaj: Siç e dimë komuna e Prizrenit ka shumë plane

rregulluese të miratuara, duke përfshi këtu edhe disa të paraluftës. Më qenë se

ato nuk i kemi në dispozicion. Po përafërsisht janë 22 plane rregulluese të

miratuara në komunën e Prizrenit, nga Kuvendi i komunës. Në të gjitha këto

plane aty ku janë paraparë rrugët, sipërfaqet e ngastrave për të hapur rrugë, ka

ngecje në këtë proces. Realisht ka ngecje të madhe. Që unë shpesh e them që

lëngon Prizreni nga kjo sëmundje nga mos hapja e rrugëve. Siç e dini ju vetë

jeni dëshmitarë nëpër shumë rrugë edhe rrugica të qytetit. Edhe po kemi gjithnjë

probleme me dhënien e lejeve aty ku ka plane rregulluese. Edhe ku ka ndërtime,

ku kanë qenë të parapara rrugët. Pikërisht të mos shkuarjes deri në fund të

procesit të implementimit të planeve rregulluese të secilit plan veç e veç.

Prandaj me miratimin e këtyre planeve rregulluese, në disa pjesë të qytetit të

Prizrenit, në vazhdimësi janë planifikuar sipërfaqe të konsiderueshme të

pronave të private. Për nevojat e interesit të përgjithshëm. Kryesisht të

destiniuara për nevojat e ndërtimit të rrugëve publike të kategorizuara si rrugë

urbane. Realizimi i përmbajtjeve të planifikuara me këto plane, në mungesë të

mjeteve financiare dhe në mungesë të planifikimit të pozicionit buxhetor, për

kompensimin e këtyre pronave. Shumica e tyre nuk kanë mund të vije në

prioritet për ndërtim. Gjatë analizave për zgjidhjen e kësaj çështje është

konstatua që një ndër format e mundshme për kompensimin e këtyre pronave

private do ishte edhe barazimi me investitorët përmes kompensimit për

rregullimin e tokës ndërtimore. Përkatësisht duke e llogaritur edhe koeficientin

e sipërfaqes së tokës, e cila parashihet për rrugë. Apo ndonjë nevojë tjetër

Page 34: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

34

publike. Dhënia e koeficientit, që i thonë dhënia e koeficientit bonus. Ndërkaq

në pjesën e shtuar të ndërtimit do të aplikohen taksat që janë në fuqi, në

momentin e lëshimit të lejes ndërtimore. Do të thotë komuna përfiton, që edhe

nuk e harxhon buxhetin e vetë me rastin e shpronësimit edhe të kompensimit të

pjesëve të caktuara të pronave private, edhe të dedikuara dhe të planifikuara për

rrugë. Po në anën tjetër edhe i inkason taksat nga ndërtimi i lejes, e cila i

llogaritur këtë koeficientin bonus që i thonë. Kjo është parë e arsyeshme pasi që

gjatë zbatimit të këtyre planeve rregulluese janë paraqit kërkesa nga pronarët

apo investitorët për kompensimin e këtyre tokave. Edhe përmes llogaritjes të

koeficientit ndërtimor, në parcelën kadastrale. Duke e përfshirë tokën e

planifikuar për rrugë publike. Pra duke i shqyrtuar këto kërkesa, kemi ardhur në

përfundim se kjo mundësi e aplikimit do të aplikohet me kusht që maksimumi i

rritjes së koeficientit të jetë 20%. Që do të thotë nuk mund të kaloj më shumë se

20% rritja e koeficientit për një ngastër të caktuar apo për një bllok të caktuar.

Për shkak se sipas vlerësimeve të ekspertëve të fushës mund ta prish

arsyeshmërinë e projektit. Edhe normat, kriteret tjera të cilat janë paraparë për

ndërtim. Qoftë nga planet rregulluese, qoftë nga udhëzimet administrative, për

normat teknike të planifikimit hapësinor. Dua të ju informoi se Komuna e

Prishtinës nga vit 2008 është duke e zbatuar me sukses këtë praktik. Edhe

shumë probleme i kanë zgjidhë. Kjo ekskluzivisht bazohet në marrëveshje. Në

qoftë se ka njohuri dikush për ligjin për shpronësime. Forma kryesore e ligjit të

shpronësimeve. Është shpronësimi në vlerë monetare, qoftë në euro, apo në

ndonjë valutë tjetër të vlefshme e cila përdorët në Kosovë. Mirëpo, forma tjetër,

që është e lejuar me ligj, është edhe kjo mënyrë e marrëveshjes. Prandaj ne jemi

duke fol për mënyrën e marrëveshjes. Të cilët investitorët janë të interesuar në

vend që të marrin kompensim në të holla të gatshme. Edhe që shpesh ka

mungesë të buxhetit të komunës. Ata marrin një koeficient bonus që është edhe

për ata e leverdishme. Po njëkohësisht edhe për komunën është e leverdishme.

Prandaj duke u bazua në këto arsye. Ne kemi ardhur në përfundim që edhe

komuna e Prizrenit, ka nevojë me marrë një vendim të tillë dhe me zbatua në

praktikë. Gjithmonë konform vullnetit të palëve. I keni në nenet në propozim

vendim, besoj që i keni lexua.

Simir Krasniqi: PDK nuk e mbështet.

Karanfil Haxhillari: E mbështet.

Sadije Jakupi Osaj: Edhe LDK e mbështet.

Nisma: E mbështet.

Ilir Baldedaj: Po e mbështesim.

Page 35: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

35

Cenet Sajadi: Po e mbështesim.

Azem Durmiši: Ok.

Edis Aljilji: Slažemo se.

Sulltan Badallaj (PDK): Ligji mbi shpronësimin e pronave ekziston.

Janë shumë saktë dhe në mënyrë precize janë definua krejt format e mundshme.

Në këtë rast kur përmendet 20% i koeficientit, kompensim përmes ndërtimit. X

personi e ka pronën që ia ka marr komuna. Ai donë kompensim në vlerë

monetare. A ndërton a s’ndërton ajo është çështje e tij. E këtu është kjo e

paqartë e mjegulluar. Kjo bije me këqyr realisht në ligjin zhvillimor urban bije

ndesh me të. Se plani zhvillimor urban janë të caktuara, katëshmëria, lartësia e

objekteve P+7. Nëse veç shtohet 20% ai e tejkalon atë plan dhe bie ndesh me

vetë planin zhvillimor urban.

Fatmir Memaj: I nderuar z. Sulltan Badallaj, kjo 20% është ai kufiri

maksimal i cili mund të llogaritet në qoftë se dikujt i merret 30%. Nuk mund ti

llogaritet 30% koeficienti bonus. Për shkak se e prish projektin. Do më thënë

10% tjetër, po e zëmë shprehur në ari. 20 ari mundet me ju llogarit plus në

koeficient, po ata arit tjerë munden me ju kompensua me të holla. Po nuk është

e detyrueshme kjo për investitorin. Po më duket rreth eleborimit ndoshta nuk e

keni pas vëmendjen. Kjo është forma e kompensimit ekskluzivisht me

marrëveshje. Në qoftë se një investitor dëshiron që për atë ngastër me marrë

vlerë monetare, e merr vlerën monetare. Në qoftë se ka shumë që s’dojnë me

marrë atë vlerë monetare, dojnë me pas pjesë ndërtimi, për aq koeficient sa ka

sipërfaqe që i merret për rrugë. Edhe ky vendim ia mundëson investitorit këtë

formë. Ekskluzivisht shkon me marrëveshje. Mund ta kaloje etazhitetin që thatë

ju të planeve rregulluese ku janë të parapara. Por mos të harrojmë edhe diçka.

Në shumë plane rregulluese, ka mundësi elasticiteti, ku në shumë dispozita të

planeve shkruan që nëse koeficienti nuk i plotësohet në etazhitetin e paraparë,

atëherë mund të vazhdohet edhe me një etazhitet shtesë. Ka edhe nëpër plane

rregulluese kësi formulimi. Mirëpo me Udhëzimin Administrativ që është bazë

për norma teknike të planifikimit hapësinor, nuk ka më etazhitet. Harta zonale

nuk ka me paraparë etazhitet. Ka me paraparë sipërfaqe të shtrirjes edhe

sipërfaqe të koeficientit. Deri sa të plotësohet sipërfaqja e objektit. A shkon

pesë, a shtatë kate. Krejt ka me determinua sipërfaqja, ka me determinua

hapësira, ka me determinua madhësia e ngastrës. Edhe duke u bazuar në këto

normat teknike të planifikimit hapësinor. Norma teknike është një udhëzim,

sigurisht po besoj se dikush në mesin tuaj e ka parasysh, që sipas profesionit si

derivon. Është një lloj si formulë, vetvetiu i nxjerr kriteret se deri ku i lejohet

investitorit me çfarë kriter me i dhënë leje ndërtimore.

Page 36: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

36

Kryesuesi: Nëse nuk ka dikush tjetër diçka të shtoj, atëherë 28 anëtarë

jemi prezentë në sallë e hedh në votim këtë propozim-vendim, kush është për?

Për? – 20.

Kundër? – 8.

Abstenime? – S’ka.

Atëherë konstatoj se me 20 vota për, 8 kundër, asnjë abstenim miratohet

propozim-vendimi për rregullimin e kompensimit me marrëveshje te tokës

ndërmjet Komunës se Prizrenit dhe pronarëve te tokave.

Pika e tetë:

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për plotësim-

ndryshimin e vendimit të Kuvendit së Komunës së Prizrenit nr. 001/011-

149282 dt. 28 shtator 2018.

Fjala është për vendimi e bustit të Skënderbeut dhe shtatoren e Adem

Jasharit. Për këtë pikë, më konkretisht ftoj drejtorin e Administratës që ta bëjë

prezantimin në fjalë.

Osman Hajdari: Kërkesa e Drejtorisë të Administratës vjen pikërisht për

zbatimin e një vendimi të asamblesë të qytetit, i cili është marrë vitin e kaluar

më datë 27 shtator 2018, për vendosjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe

Adem Jasharit. Po e shpjegoj shkurt kronologjinë e krejt këtij vendimi.

Iniciativa ka rrjedhë nga grupi parlamentar i Nismës për Kosovën. Në vitin

2018 ka qenë viti i Skënderbeut, është propozua bust. Në ndërkohë në KPF ka

kalua një propozim tjetër për shtatoren e Adem Jasharit. Do më thënë si vendim

ka ardhur busti i Skënderbeut dhe shtatorja e Adem Jasharit. Pastaj si Drejtori e

Administratës, për shkak se në buxhet s’kemi pas mundësi me planifikua, pasi

që ka qenë fundi i shtatorit. E kemi formua një komision të përbashkët me

qendrën për trashëgimi kulturore, organizatat e shoqërisë civile, zyrtarët e

planifikimit që i kemi brenda drejtorisë komunale, pikërisht në Drejtorinë e

Urbanizmit dhe akter tjerë që e kemi pa të nevojshëm. Dhe gjatë kësaj periudhe

kemi bërë dy kërkesa për vendosjen e bustit të Skënderbeut në lokacionin

brenda qendrës historike. Është pikërisht qendra për trashëgimi kulturore edhe

pse ka qenë një anëtar i asaj tërë kohën në komision. Ka refuzua për shkak

kritereve teknike arkeologjike. Pasi që laik jam në këtë drejtim. Unë i kam me

veti dy refuzime të qendrës. Dhe gjatë kësaj periudhe ka pas disa kërkesa të

ndryshme nga shoqëria civile nga njerëz të ndryshëm, nga njerëz të interesuar.

Se thjesht çështja e Skënderbeut me kalua jo bust, për shkak të peshës dhe

Page 37: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

37

figurës së tij. Në këto debate ka qenë edhe një shoqatë, shoqatë shumë serioze

Pan shqiptare, e cila ka ardhur me një propozim konkret, të cilën e kemi

negociua një kohë të gjatë. Edhe bashkë me komisionin kemi mendua që

natyrisht jo në asamble. Po me grupet joformale edhe të asamblesë, të partive

politike. Që thjesht mirë është nga busti me kalua në shtatore. Kështu ka qenë

një dakordancë. Për këtë arsye për shkak të kësaj dakordancës politike që e

kemi pas. Unë kam mendua që tash duhet me ndërrua këtë vendim në aspektin

ligjor dhe administrativ me kalua në shtatore. Pastaj ka qenë një debat krejt i

arsyeshëm rreth lokacionit. Për të cilin unë nuk po dua me bo temë sot. Është

një marrëveshje për dy arsye. Është një memorandum mirëkuptimi, unë si

drejtor i Administratës edhe shoqata e kemi nënshkrua për dy arsye. E para

arsyeja për me tregua seriozitetin e komunës. Në këtë rast të Drejtorisë së

Administratës që projekti për vendosjen e shtatores Skënderbeut në qytetin e

Prizrenit ka mu vendos, thjesht kemi treguar seriozitet. Edhe e dyta shoqata

mbledhjen e fondeve që është duke e bo bashkë me shumë shoqata tjera, e

institucione të ndryshme të Republikës së Shqipërisë, diasporë, Kosovë. Kanë

dashtë me pas njëfarë sigurie. Çështja e rrethit të Benafit ka qenë alternativë. Ne

është dashtë thjesht me pas një alternativë tjetër. Ka shumë vende, nuk dua sot

me shpjegua. Nuk është që s’ka pas debat, ka pas institucione serioze.

Megjithatë kjo është një proces, ne s’kemi mund me bo në vitin 2018. Po e

bëjmë gjatë këtij viti. Do ta bëjmë një shtatore të mirë. Edhe duhet me mendua

pak organi më i lartë i qytetit edhe lokacionin. Mirëpo, duhet me qenë të

informuar, që dy kërkesa kanë qenë në zonën historike. Aty kemi pas refuzim.

Kështu që kërkoj prej anëtarëve të asamblesë plotësim ndryshimin e vendimit të

datë 28 shtator 2018 nr. 149282. Dhe të miratohet ky plotësim ndryshim. Ku në

vend të fjalës bust i Skënderbeut të vendoset shtatore e Skënderbeut. Pjesa tjetër

e vendimit do të jetë e njëjtë.

Kryesuesi: Kjo çështje më shumë është diskutua, debatua më shumë

jashtë se sa këtu në Kuvend. Por sidoqoftë çdo debat është i mirëseardhur. Po

hapim diskutimin rreth këtij propozimi në Kuvend.

Simir Krasniqi: Më vjen mirë, se më duket unë isha në atë mbledhje që

kërkova monument që të jetë, thash siç është në Prishtinë në Shkup dhe në

Tiranë, por edhe shtatore. Ju pyes drejtor. Në çfarë mënyre do të përzgjidhet

shtatorja. Ju si institucion kompetent, a keni majtë ndonjë debat publik me

qytetarët. Dhe sa do të jetë gjatësia, gjerësia e asaj shtatore. Dhe ju e ceket që

lokacioni nuk është definitiv që mund të ndërroj. Dhe si PDK propozojmë që

lokacioni të jetë në qendër të qytetit.

Page 38: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

38

Islam Ukaj: Të nderuar siç edhe e dini vitin e kaluar Qeveria e Kosovës,

gjegjësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ka pasur vitin 2018 si vit

jubilar 550 vjetorin si vit jubilar të jetës dhe veprës së Skënderbeut si hero

kombëtar shqiptar. Në kuadër të aktiviteteve të shumta që janë organizuar. Edhe

PDK-ja ka pas aktivitete, si ajo e shpalosjes të një flamuri gjigant, me figurën e

Skënderbeut si edhe kemi vendos disa bilborde në Prizren. Ku përmes këtyre

fotove e dëshmojmë që isha edhe një ndër arteret kryesor të këtij aktiviteti në

vitin e kaluar. Pas këtyre aktiviteteve, mua më ka lind një ide që edhe të

vendoset shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mirëpo, këtë ide nuk pata

mundësi që ta paraqes para jush, në atë kohë në seancë të Kuvendit. Edhe pse

zëvendësimi im është bërë para një viti. Mirëpo, KQZ nuk pati mundësi të bëjë

certifikimin. Ndërsa sot jemi para një situate tjetër, ngase tani ju po tentoni të

luani me figurën e heroit kombëtar Skënderbeut. Sepse keni propozuar që

lokacioni për shtatoren e Skënderbeut të vendosën në një vend jo të

përshtatshëm për vizitorët. Ku nuk do të pasqyroj mirë figurën e tij. Figura e

Skënderbeut është simbol i bashkimit kombëtar. Pasi që në vitin 1444 në

Kuvendin e Lezhës figura e tij i bashkoj të gjitha viset shqiptare në një vend të

quajtur shqiptari. Kauza e sotme e LVV-je është bashkimi kombëtare. Ndërsa

sot këta patriot e përdhosin figurën dhe të ideatorit të bashkimit kombëtar,

pikërisht në qytetin e Lidhjes Shqiptare, duke propozuar që figura e tij të

vendoset në një udhëkryq të qytetit tonë historik në Prizren. Andaj unë si anëtar

i këtij Kuvendi propozoj që shtatorja e heroit të madh Skënderbeut të jetë në

pjesën e brendshme të sheshit Shatërvan, sepse aty e ka vendin. Ku edhe

vizitorët e shumtë që e vizitojnë Prizrenit nga e gjithë do të kishin mundësi që të

benën edhe foto pran shtatores së Skënderbeut. Unë propozoj që ekspertë kësaj

fushe të merren dhe të caktojnë lokacionin më të përshtatshëm dhe propozimin

më të mirë të mundshëm. Të vije në seancën e Kuvendit komunal. Ku do ta

kishim mundësin që të gjithë të votojmë propozimin më të mirë për vendosjen e

shtatores të heroit kombëtar Skënderbeut.

Kryesuesi: Nuk di këtu çka ka të bëjë LVV-je në krejt në këtë muhabet.

Ka qenë propozim i dal nga anëtarët e Kuvendit. I mbështetur nga të gjithë në

dobi të qytetit. Po në anën tjetër për lokacion duhet me pas parasysh një gjë.

Secila pjesë e Prizrenit është e bukur. Edhe në anën tjetër, mos të harrojmë se

krejt Prizreni nuk është Shatërvan. Qyteti po zhvillohet, qyteti është kah

zhvillohet. Ajo zonë është zonë e urbanizuar. Ne duhet me mendua pak edhe në

të ardhmen se si do të shkojnë proceset. Por ta kemi parasysh një gjë. Nëse

kuvendi sot është i përcaktuar me caktua lokacionin, kjo punë bëhet sot. Ky

është vullnet, ta kemi parasysh. Po deri tash pse ka pas probleme në lidhje me

zonën, qendrën historike të Prizrenit. Ka qenë pikërisht për shkak të një organi

Page 39: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

39

që administrohet nga Ministria e Kulturës. Nëse ju thoni nuk pengohet, sot atë e

vendosim me vendim të Kuvendit në qendrën historike. Por mos të na dështoj si

projekt, vetëm për shkak që s’po lejon QTRK-ja. Atëherë a ta lejmë krejt këtë

punë. Nëse thoni, dakord, por edhe përgjegjësin mandej duhet me marrë.

Sinan Alija (Nisma): Unë desha vetëm me bo një sqarim. Po nisëm prej

pjesës profesionale. Edhe rrafshit historik, edhe sa i përket rëndësisë edhe

peshës të kësaj figure të kombit tonë. Nuk është kjo me manipulua ose me fitua

poenë. Jemi duke fol për një figurë historike. Nuk është më rëndësi kush e bënë

apo kush është ka qeverisë për momentin. Është mirë se i bënë nderë qytetit, i

bënë nderë fëmijëve tanë edhe vetë neve që jetojmë në këtë qytet. Sa përket

zgjidhjes së hapësirës edhe formës se si ka mu duk figura e heroit. Dëgjo

Prizreni është i vogël për figurën e Skënderbeut. Si do që ta themi Skënderbeu

shumë i madh është. Shatërvani se zënë atë, ta keni parasysh atë. Nuk ka, hajt

gjeni një vend. Po e vendosim te Car Llazari ku ka qenë aty, a po doni me

vendos. Mos po i pengon dikujt se e kemi kishën ortodokse aty edhe atëherë po

krijohen ato, jo ka qenë Cari, ky është mbreti i shqiptarëve. Nuk ka nevojë ku ka

qenë një figurë e një okupatori, me vendos edhe në figurën tonë historike. Pjesa

tjetër e kompozicionit të Shatërvanit që lidhet. Edhe pjesa e shtratit të lumit,

qendra historike e Prizrenit ka shumë defekte, jashtëzakonisht të mëdha. Qysh

duash merre atë, duke u nisur prej shtratit të lumit e deri te forma

kompozicionale e atyre kaskadave e ku di unë. Sheshi ka nevojë për një shtrirje

të rrafsht. Prizreni ka kaskada, e kemi malin e Sharrit brenda në qytet. Nuk e di

a e shihni ju. Se di kujt i bënë e kujt si bënë përshtypje. Thjesht mali i Sharrit

është brenda në qytet. I vetmi qytet, të rralla janë qytetet nëpër botë, që e kanë

malin përbrenda qytetit. Edhe atëherë kur janë vendos ata njerëzit me jetua, po

më duket që kishin pas ditë më mirë se ne, se ku duhet të jetohet edhe si duhet

të jetohet mirë edhe bukur. Këtë që e tha edhe kryesuesi, e tha me plot të drejtë.

Se qyteti nuk nënkupton vetëm Shatërvani, që rrjedh aty, janë ja tri katër pika

uji. Shatërvani e ka atë peshën e vetë, se edhe uji si uji, edhe njerëzit që pinë

aty, është burim i jetës. Simbolikisht uji është simbolikisht e ardhmja e

shoqërisë, dhe vetë jeta e njeriut. Sa i përket figurave historike, ato janë në

rrafshin historik, për peshën e sajë që kanë. Shtrirja e qytetit realisht edhe për

kompozicionin që u ka ky qytet është mirë, nuk është keq. Zgjidhja

arkitektonike është zgjedhje e vullnetit edhe e biznesit edhe palëve të interesit.

Shtrirja e qytetit nuk është duke shkuar keq. Unë e kam pa njëfarë treni që

shëtitën fëmijët e gratë kur po vinë këtu në Prizren. Edhe këtë duhet me pas

parasysh se qyteti duhet të zbukurohet edhe me gjëra të atraksionit. Qofshin ato

historike, arkeologjike, muzeale. Po të gjitha këto hynë në kuadër të një

shoqërie të qytetëruar. Për Shatërvanin unë i përkas krejt një subjekti tjetër

Page 40: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

40

politik, po për Shatërvanin jam me LVV-je, jo ato reklama po unë i kisha heq

edhe ata shitës ambulant aty, që po duken jashtëzakonisht keq. Ti heqim njëherë

ato që na pengojnë ato rrakështia. Po pastaj e kemi shumë më lehtë mu drejtua

në atë, e të flasim për figurën e Skënderbeut edhe rolin e tij. Ky ka qenë një

propozim i jemi. Nuk e kam marrë në krye në vete këtë, kam fol edhe me

skulptor tjerë edhe prej Shqipërisë, edhe këtu të Kosovës. E kemi këqyrë

Shatërvanin mirë, i kemi këqyrë pikat strategjike, ku mundet mu vendos.

Mirëpo mos të harrojmë ka një pjesë ku na duhet për Adem Jasharin, pjesa tjetër

e Ismet Jasharit. Një pjesë tjetër i takon aty që është vendos për trojet shqiptare

në Shatërvan. Ka sheshe të tepruara. Nuk mundemi ne Skënderbeun me ia

vendos Kumanovës, Ismet Jasharit. Realisht duhet me eliminua atë. Skënderbeu

është i madhe. Edhe unë thash i vogël është Shatërvani për me mbajt historinë e

Skënderbeut. Edhe pse është e kaluar shumë e largët. Mirëpo, ajo ka qenë vetë

inspirimi edhe vetë kjo çka jetojmë ne në këtë shtet. Për fotografi e ke Tiranën

edhe shko bënë fotografi. Te rrethi i Benafit ka me u bo shkolla e muzikës, nëse

kalon ajo, nëse bëhet ajo. Ajo shkollë do të ketë një oborr, do të ketë një farë

sheshi. Është mirë, lidhën dy gjëra, edhe pjesa historike edhe pjesa kulturore.

Edhe arkitektura përcjellëse, e ka këndin që lidh Gjakovë. Ka nëpër rrethe, ka

Franca, ka Gjermania, atë po dua me thënë nuk jemi ne të parët. S’mund e

shihni ju atë. Po mundohem si profesionist me ju shpjegua.

Ilir Gashi (LVV): Të nderuar të pranishëm shpresoj që ky debat, mos të

jetë shkak për akuza të ulëta të panevojshme. Edhe mos të polarizohet më tepër.

Jemi njerëz të rritur ehe përgjegjësi publike edhe morale. Dëshira jonë për mi

nderua figurat tona kombëtare, mos të behët shkak për degradimin e

mëtutjeshëm të qendrës historike të Prizrenit. Struktura arkitektonike,

kompleksi historik, laramania multi kulturore dhe multi konfesionale e qendrës

historike, nuk i lënë hapësira të përshtatshme për vendosjen e busteve dhe

shtatorëve permanente. Çdo insatalacion në qendrën historike të Prizrenit do ta

ngulfat edhe më tepër këtë zonë. Do të dominoj peizazhi arkitektonik dhe

natyror, si dhe do të krijoj pengesa në vizura. Trajtimi i qendrës historike, nga

ana e pushteteve lokale dhe ato qendrore të deritanishme kanë qenë të

mjerueshme. Dhe qendra historike është sjellë në një gjendje shumë kaotike.

Çdo ndërhyrje dhe ndryshim jashtë kontestit historik, do ta largoj Prizrenin

përfundimisht edhe na përpjekja për tu futur në listën e qyteteve të mbrojtura na

UNESKO. Prandaj të nderuar kolegë kuvendarë, dhe ju të ekzekutivit. Mjaftë

është abuzuar me emrat e figurave historike dhe kombëtare. Të mos lejojmë që

figurat tona ti kthejmë në mjete për ngulfatjen e qendrës historike të Prizrenit.

Me këtë ne nuk i nderojmë ata, për vetëm se i bëjmë pjesë të degradimit.

Fundja, lufta, sakrifica, përpjekja e figurave tona kombëtare, nuk ishte për ti

Page 41: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

41

mbushur sheshet me buste dhe shtatore. Alla projekti i Shkupit 2014 që është

kritikua nga çdo historian i artit, apo arkitekt. Dhe vendosja e shtatorëve në

sheshe tjera të qytetit vetëm se ja shton vlerën atyre shesheve dhe e zgjeron

ofertën turistike të qytetit. E kemi Shatërvanin, kemi pjesë, na shtohen edhe

pjesë tjera. Ku vizitorë të ndryshëm kur vinë në Prizren, dalin dhe i vizitojnë

sheshet ku janë vendosur bustet, shtatorët apo monumentet tjera, që reflektojnë

historinë, të kaluarën tonë, luftën dhe sakrificën tonë.

Getoar Besimi: Nuk e pata ndërmend ta marrë fjalën. Mirëpo, jam

shumë i habitur se qysh mundet dikush me thënë, që figura e Gjergj Kastriotit

Skënderbeut e dëmton aspektin multietnik të qytetit të Prizrenit. Këtë figurë e

kanë nderuar edhe shtetet tjera. E ke figurën e Skënderbeut në Itali bre. E ne po

themi që po e dëmtojka në aspektin multietnik në qytetin e Prizrenit. Po nuk

është vetëm Skënderbeu, ka edhe heronj tjerë të luftës së fundit. Madje në

qytetin e Prizrenit ke edhe figura të ish Jugosllavisë, aty që ekzistojnë hala.

Edhe askush nuk është marr me atë punë, e ju po thoni që e dëmton në aspektin

multietnik Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jam shumë i habitur dhe shumë i

brengosur në të njëjtën kohë me kauzën kombëtare të LVV-je. Në qoftë se

flasim për kauzën kombëtare, ideatori kryesor i bashkimit kombëtar në vitin

1444 ka qenë në Kuvendin e Lezhës bashkimi i gjitha trojeve shqiptare, njëherë

ka ndodh. Në kohën e Skënderbeut, për këtë që e kanë në projekt VV-ja. Këtu

është frymëzimi i VV-së, Kuvendi i Lezhës. Për herë të parë trojet shqiptare

janë bërë bashkë. E pastaj ka rrjedh Kuvendi apo Lidhja Shqiptare e Prizrenit

me 1878. Kështu që Prizreni ka vazhdimësi të ideologjisë të bashkimit

kombëtar, në të gjitha etapat e historisë. E jo sot në pushtet të thotë që Gjergj

Kastrioti Skënderbeu e dëmton aspektin multietnik. Se ne jemi bo bërë më

shumë për multnicitet. Krejt bota me ardhur këtu me marrë mësim çka është të

drejtat e minoriteteve. Qysh mundemi me vendos Skënderbeun, ne një rreth

rrotullim të trafikut. Qysh munden me vizitua këmbësorët, me qit në periferi

atje. Profili i Gjergj Kastriotit Skënderbeut është profil i cili i tejkalon përmasat

e qytetit të Prizrenit. Në aspektin profesional mundem me dëgjua profesionistin.

Mundet me dhënë propozime për formën. Po për lokacionin po flas si arkitekt,

nuk është pozicion i duhur. Në aspektin profesional, forma, qëndrimi është oke,

mundemi me diskutua. Mirëpo, në aspektin profesional të lokacionit, nuk është

vendim i duhur. Propozoj që të formohet një komision prej kësaj asambleje dhe

të diskutohet nga organi më i lartë i Kuvendit. Pse duhet me vendos në rreth. Në

qoftë se nuk më vetë kurrkush, janë institucionet ato që e vendosin. Unë me

kënaqësi shkoj e shoh. Mirëpo kam qejf me pa në qendrën e qytetit Prizrenit, e

jo te rrethi ku ka automjete, e ku njerëzit shkojnë me vizitua, e munden me i

shkel kerret. Kështu që edhe njëherë po propozoj. Forma e përcaktimit të vendit,

Page 42: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

42

të bëhet nga një komision i vendosur nga ky Kuvend. Dhe e dyta të mos quhet

shtatore. Por të quhet memorial i Gjergj Kastriotit dhe memorial i Adem

Jasharit.

Kryesuesi: Nuk ka nevojë këtu mu bo nervoz. Është diskutim i qetë

demokratik. Ti dëgjojmë propozimet, ky është vullnet i Kuvendit. Ne kemi

thënë që jemi për shtatore. Lokacioni, forma duhet mu diskutua. Ta mbajmë

brenda kornizës këtë debat.

Ganimete Hoxha Babuna: Pasi që qenka aq problematike destinacioni,

me sa e kuptova nga kolegët, propozoi që të jetë tek zyrat e PDK-së. Aty është

vend komunal. Pasi aq po e dëshirojnë, aty le të jetë, edhe për neve është në

rregull.

Kryesuesi: A pajtoheni ju Partia Demokratike?

Sinan Alija: Unë nuk e kam për replikë me Getoarin, por dua të bëjë një

sqarim. Kur thash Shatërvani është i vogël për Skënderbeun, mos e keqkupto.

Unë nuk jam duke bërë demagogji po jam duke fol shumë qartë. Dëgjo edhe

leblebigjia edhe Skënderbeu s’po shkojnë ato dyja. Po Shatërvani s’ka kurrgjë

veç fara duke shitë. Ti hajgare je ka bo, ku i ka hije aty Skënderbeut me fara,

tërë ditën, duke pështy aty. Bile së paku diçka këqyr çka të bësh vizuelisht diku

ku rri mirë. Është e bukur Xhamia e Sinan Pashës. Unë edhe njëherë kam thënë

është e bukur kalaja, kisha ortodokse, kisha katolike. Këto janë ato gjëra që e

bëjnë interesant këtë qytet. Se sa për fara, edhe për torte, edhe për qebapë, më

bukur e kisha qua atje në vendlindjet time në Maqitevë. Për mi bo nder vetit e

kisha qua në Maqitevë. Kolegu nga VV-je e elaboroj shumë mirë dhe shumë

bukur.

Kryesuesi: Atëherë po besoj që pak a shumë jeni të njëjtë linjë. Prandaj

unë propozoj që në plotësim ndryshimin e vendimit. Fjala bust të kthehet në

shtatore. Dhe i nderuar drejtor, shfrytëzo ndonjë mekanizëm ligjor që na njeh

ligji për vetëqeverisje lokale, e cila është konsultimi paraprak. Do më thënë

kemi të drejtë një muaj ditë kohë me lyp opinion ligjor, me kërkesën për

qendrën historike të Prizrenit. Dhe nëse paraprakisht neve na lejohet ligjërisht

vendosja e shtatores brenda qendrës historike, atëherë le të vendoset aty. Nëse

jo, këtë projekt ne nuk mundemi me dështua, për shkak të burokracisë. Pra,

rekomandimi i Kuvendit është që të vendoset në qendrën historike, nëse na

lejohet ligjërisht nga organet kompetente për mbrojtjen e monumenteve të tilla.

Që ekskluzivisht merren me këtë punë. Dhe pastaj ti bëjmë ne lëvizjet në pajtim

me opinionin ligjor për këtë çështje.

Page 43: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

43

Osman Hajdari: E para nuk pat nevojë për debate me emocion. Mendoj

se s’ka nevojë krejt kemi informacion edhe rëndësinë edhe peshën edhe veprën.

Ky vendim i datës 28 shtator ka qenë unanim i krejt subjekteve politike. Ne e

kemi kryesues për sqarim. Unë prapë po them, në fund të fundit asambleja e

vendos lokacionin. Qendra për trashëgimi kulturore na ka refuzua dy kërkesa.

Meqë kryesuesi kërkoi edhe asambleja po kërkon. Ne e adresojmë edhe njëherë

këtë kërkesë bashkë me zyrtarët që i kemi. Kanë qenë tri lokacione. Ka qenë

edhe rrethi i Bazhdarhanës si opsion. Ndoshta bile me projektin që e ka Qeveria

komunale, mundet me qenë ndoshta alternativa edhe më e mirë se e Benafit.

Sherife, unë jam duke fol, ta bëjmë njëfarë kolegjialiteti. Edhe të mundohemi së

paku fjalimet e anëtarëve mi kuptua. Jo mu keqpërdor, me dal me thënë, që unë

për Skënderbeun, e ai tjetri për Skënderbeun. Dhjet vjet keni qenë, keni mund

me propozua jo shtatore, gjithçka me bo. Po ne jemi duke dashtë me bo në

aspektin ligjor. Figura kombëtare është. Është pajtimi i krejt partive politike.

Skënderbeu duhet me na bashkua. Edhe lokacioni nuk është që dikush po thotë,

qatje s’bënë, a këtu bënë. Krejt alternativat janë. Një gjë në fund po ua

përkujtoj. Brenda këtij viti shtatorja do të bëhet. Krejt çka kërkoj, ju inkurajoj

bile juve opozitën me votua në mënyrë unanime plotësim-ndryshimin e këtij.

Për lokacionin komisioni ne e bëjmë një kërkesë. Nuk besoj që ka qeveri më të

hapur, që ti diskutojmë t; gjitha gjërat këtu. Mirëpo ka qenë një komision

profesional. Të qendrës kanë qenë, të qendrës që e monitoron Ministria e

Kulturës. Ata na kanë refuzuar dy herë. Kanë pas anëtar në komision. Po unë

s’desha me banalizua me ul nivelin. Ata shokët e kolegët e juaj. Ata e kanë

refuzua. Që i kam dy kërkesa për Skënderbeun. Ka edhe hartim të projektit për

lokacion. Edhe janë refuzua. Nuk jem ne bash, qysh po mendoni qeveri veç hajt

ju ka tek dikujt. Mirëpo, pa dashtë me ul nivelin ata kanë dhënë përgjigje. Unë

kam kërkuar plotësim ndryshimin prej bustit po e bëjmë shtatore, kaq.

Lokacionin prapë asamble do të vendosë, Drejtoria e Administratës vetëm e

imlementon.

Kryesuesi: Atëherë nëse jeni dakord, përmes votës bëjmë plotësim-

ndryshimin e vendimit të datës 28 shtator 2018, ku fjala bust zëvendësohet me

fjalën shtatore. Si dhe i rekomandohet Drejtorisë së Administratës që të kërkoj

një pëlqim paraprak, për mundësinë e vendosjes në qendrën historike të

Prizrenit. Gjithmonë duke pas parasysh ligje në fuqi. 25 anëtarë jemi prezentë

në sallë, e hedh në votim, kush është për?

Për?- Të gjithë.

Kundër? – S’ka.

Page 44: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

44

Abstenime? – S’ka.

Atëherë unanimisht votohet propozim-vendimi për plotësim-ndryshimin e

vendimit të Kuvendit së Komunës së Prizrenit nr. 001/011-149282 dt. 28 shtator

2018.

Pika e nëntë:

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e titullit “Nderi i Qytetit”, për Dr. Halil Berisha.

Meqenëse po hymë në muajin e qershorit, muaji i festave zyrtare të

komunës së Prizrenit. Është rekomandua nga KPF-ja që të bëhet miratimi i

propozim-vendimit për dhënien e titullit “Nderi i Qytetit”, sipas Rregullores për

llojin e dekoratave të Kuvendit komunal, të miratuar në Kuvendin e kaluar Dr.

Halil Berishës. Besoj që Shërbimi i Kuvendit ju ka përcjell pas mbledhjes së

KPF-së edhe biografinë, ashtu siç e kërkon Rregullorja. Pra, besoj që shumë

prej jush është i njohur figura e të ndjerit, i cili është helmuar apo ekzekutuar

nga regjimi i kaluar. Për shkak se nuk pranoi ta nënshkruante një raport të

falsifikuar për vdekjen e dëshmorit të kombit Xhemali Berisha. Duke treguar

një etik të lartë morale, profesionale dhe mbi të gjitha kombëtare. Pra, është

propozimi që në pajtim me rregulloren ti ndahet titulli ‘’Nderi i Qytetit’’ për Dr.

Halil Berishën. Nëse jeni dakord po kalojmë te qëndrimet e grupeve

parlamentare.

PDK: E mbështesim.

LVV: E mbështet.

LDK: E mbështet.

Nisma: E mbështet.

AAK: E mbështet.

KDTP: Po.

Atëherë 24 anëtarë jemi prezentë në sallë dhe e hedhim në votim

propozimin për ndarjen e titullit ‘’Nderi i Qytetit’’ për Dr. Halil Berishën, kush

është për?

Për? – Të gjithë.

Kundër? – S’ka.

Abstenim? – S’ka.

Page 45: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

45

Konstatoj se unanimisht është miratua propozim-vendimit për dhënien e

titullit “Nderi i Qytetit”, për Dr. Halil Berisha.

Pika e dhjetë:

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim - vendimit për dhënien e dekoratës-çmimit “Remzi Ademaj”, për 13 (trembëdhjetë), dëshmorët

e Komunës së Prizrenit.

Në këtë rast pra është fjala për titullin apo nderin e “Remzi Ademaj” e

cila ju ndahet personaliteteve të cilët kanë kontribuar në Luftën Çlirimtare të

Kosovës. Pra është titull i rregulluar dhe i njohur me Rregulloren e fundit

përndarjen dhe llojin e dekoratave. Dhe ekskluzivisht ju jepet për merita të

veçanta personave, qoftë postmortum, qoftë atyre që kanë kontribuar. Por për

këtë mbledhje propozimi është që për fillim. Më qenë se është në qershor. Dhe

urojmë që kjo të kalon në traditë çdo përvjetor ti nderojmë ne edhe figurat tona.

Jo vetëm ata që kanë rënë, po edhe ata që janë gjallë. Por, në këtë mbledhje në

bashkëpunim të përbashkët me shoqatën e familjarëve të dëshmorëve. Kuvendit

komunal të Prizrenit që titulli dekorata “Remzi Ademaj” ti ndahet dëshmorit të

kombit, fillimisht Xhevat Berisha, pastaj Salajdin Berisha, Agim Shala, Ymer

Shala, Nazim Buduri, Selver Maçkaj, Përparim Thaçi, Sali Saramati, Feriz

Susuri, Halim Ahmetaj, Hysni Temaj, Hysen Rexhepi, Nazmi Hasani. Pra këta

janë 13 propozimet të cilët kanë ardhur si rezultat i kërkesës edhe i shoqatës së

familjarëve të dëshmorëve. Por besoj që edhe me mbështetjen e anëtarëve të

Kuvendit. Po kalojmë tek qëndrimet e grupeve parlamentare, ose po shkojmë

direkt në votim nëse jeni dakord. Atëherë 25 anëtarë jemi prezentë në sallë e

hedh në votim propozimin për ndarjen e çmimit “Remzi Ademaj” për 13

dëshmorët e komunës së Prizrenit, kush është për?

Për? – Të gjithë.

Kundër? – S’ka.

Abstenim? – S’ka.

Atëherë konstatoj se unanimisht miratohet propozim- vendimit për

dhënien e dekoratës-çmimit “Remzi Ademaj”, për 13 (trembëdhjetë), dëshmorët

e Komunës së Prizrenit.

Të nderuar anëtarë të Kuvendit, këto ishin pikat e rendit të ditës për këtë

mbledhje. Ju faleminderit për diskutimet dhe votimin tuaj. Mirupafshim në

mbledhjen e radhës.

Page 46: P R O C E S V E R B A L I - rks-gov.net · 1 P R O C E S V E R B A L I Nga mbledhja V-të e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 30.05.2019, duke filluar nga ora 10:20, në sallën

46

Përfundoi në orën 14:40.

Procesmbajtës; Kryesuesi i Kuvendit

Sehat Krasniqi Artan Abrashi