papunesia ne vendet e be-së
DESCRIPTION
Ky eshte hulumtimi qe kam nxjerrur per Papunesin ne Bashkimin Europian, teme kjo qe e kam bere per Temen e Diplomes.TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI EKONOMIK
PUNIM DIPLOME
Tema: Papunësia në vendet e BE-së
Punoi: Profesor:
Veton Rexhepi Prof. Dr. Gazmend Qorraj
Prishtinë, 2012
2
Përmbajtja:
1. Hyrje ........................................................................................................... 3
2. Ç‟është papunësia ........................................................................................4
3. Bashkimi Evropian ( BE) ............................................................................8
4. Niveli i papunësisë në BE .......................................................................... 11
5. Çka thonë ekspertët për papunësinë ............................................................30
6. Të ardhurat BPV dhe PBB ......................................................................... 32
7. A po afrohet momenti i kthesës për Evropën ..............................................34
8. Referenca .....................................................................................................38
9. Permbledhja..................................................................................................38
3
Hyrje
Falënderimi dhe gjitha lavdërimet së pari i takojnë Atij, i Cili ma mundësoi që të vijë deri te ky
sukses, pa ndihmën e të cilit nuk do arrija. Falënderoj po ashtu edhe familjen time, të cilët më
mbështetën dhe më mbështesin vazhdimisht për gjitha të arriturat e mia, falënderoj edhe shokët e
mi, miqtë e mi, dhe gjithë ata të cilët më mbështesin vazhdimisht.
Në shikim të parë punësia i atribuohet më shumë vendeve të varfra si dhe vendeve në tranzicion
si politik ashtu edhe ekonomik, por në ditët e sotme papunësia ka përfshirë edhe vendet me
zhvillim të lartë ekonomik!
Të flasësh për papunësinë është një gjë e veçantë për mua, por të flasësh për papunësinë në
Bashkimin Evropian paraqet për mua një privilegj të madh, jo pse ndoshta do të arrij të jap
ndonjë zgjidhje në lidhje për papunësinë, por do mundohem që së paku ta jap një përkufizim dhe
sqarim apo ndoshta edhe një gjë reale se si do të duhet të vijë deri te një punësim më i mirë dhe
një stabilitet më i lartë ekonomik në BE. Çështja e papunësisë është dhe gjithmonë ka qenë një
ndër problemet më të mëdha të makroekonomisë, ku ekspertë të kësaj lëmie gjithmonë është
dashur të jenë largpamës që në kohën e duhur, momentin e duhur, dhe në mënyrën e duhur t‟i
ndërmarrin masat që te mos vjen deri te ndonjë kolaps ekonomik që pastaj do të shkaktonte
çrregullime të tjera makroekonomike.
Problemet ekonomike gjithmonë kanë qenë sfidë për udhëheqësit e kësaj lëmie që gjithmonë t‟i
ndjekin mënyrat më përparimtare që vendin e vet t‟ia mundësojnë punësim më të larte, një
zhvillim më të mirë, një të ardhme më të mirë për rininë, popullin, vendin dhe globin në
përgjithësi. Sepse një fjale e urtë thotë: “Ekonomia është në recesion, kur fqiu i juaj është i
papunë, bie në krizë kur edhe ju mbeteni pa punë” (Harry Truman).
Kjo thënie jep të kuptojmë se çështja e papunësisë kërkon të jemi të kujdesshëm që në
mënyrën më të mirë t‟i krijojmë metodat më përparimtare që të arrijmë ta dërgojmë vendin në
zhvillimin më të lartë ekonomik.
4
2. Ç’është papunësia?
“Ekonomia është në recesion, kur fqiu i juaj është i papunë, bie në krizë kur edhe ju mbeteni pa
punë” (Harry Truman).
Papunësia paraqet një nga sëmundjet më të rënda makroekonomike. Nga pikëpamja ekonomike,
një papunësi e lartë nënkupton një rënie të GNP aktual nën GNP potencial. Sa më i lartë niveli i
papunësisë, aq më i madh do të jetë hendeku ndërmjet GNP aktual dhe GNP potencial.
Kjo lidhje e papunësisë me GNP sipas ligjit të Okunit shprehet në një rënie të papunësisë me 1%
për çdo 2% rënie të GNP aktual ndaj GNP potencial. Për më tepër, në dallim nga burimet e
tjera të prodhimit, puna mund të konsiderohet si burimi më pak i zëvendësueshëm. Humbjet
ekonomike të shkaktuara nga papunësia vlerësohen më të mëdha se humbjet e shkaktuara nga
ndërmarrjet. Nga ana tjetër, papunësia shoqërohet edhe me kosto suplementare financiare
që qeveria i përdor për dhënie ndihme financiare të papunëve. Zvogëlimi i të ardhurave
personale si rezultat i humbjes së vendit të punës, përbën një nga kostot e
dukshme te papunësisë. Krahas kostove ekonomike, papunësia shoqërohet edhe me kostot e saj
sociale, si zhvlerësim i kapitalit njerëzor (humbje të shkallës së arsimimit dhe aftësimit),
ulje të dinjitetit personal dhe vetëvlerësimit, si edhe si rritje të mundshme të kriminalitetit.
Sipas një përkufizimi ndërkombëtar të pranuar në forcën punëtore përfshihen: të punësuarit dhe
personat që presin për tu punësuar.
Të punësuar konsiderohen ata individë që kryejnë një punë të pagueshme qoftë edhe kur
mungojnë përkohësisht në punë.
Të papunë janë të gjithë ata persona të cilët kërkojnë në mënyrë aktive të gjejnë ndonjë vend
pune në mënyrë aktive (gjatë tre muajve te fundit) ose presin të rikthehen në punë në muajt e
ardhshëm.
Jashtë forcës së punës konsiderohen të gjithë ata persona që janë në moshën e punës, por për disa
arsye nuk mund të hynë në forcën punëtore si, për shembull: pensionistët, invalidët, personat që
5
do kryejnë shërbim ushtarak, fëmijët, etj.
Fluksin e këtyre kategorive si të punësuar, të papunësuar dhe jashtë forcës së punës mund ta
shprehim përmes kësaj skeme.
1 ⇒ tregon fluksin e personave që ndryshojnë vendin e punës;
2 ⇒ tregon fluksin e personave që humbin vendin e punës;
3 ⇒ tregon fluksin e personave nga radhët e të papunëve që gjejnë një vend pune;
4 ⇒ tregon daljen nga i papunë në jashtë forcës punëtore (si i papunësuari
që nuk kërkon më punë);
5 ⇒ tregon hyrje ose rifutje në forcën punëtore, por fillimisht si i papunë;
6 ⇒ tregon hyrje ose rifutje në forcën punëtore, por tashmë si i zënë në punë;
7 ⇒ tregon humbjen e punës dhe daljen jashtë forcës punëtore (p.sh. pensionistët apo personat që
rikthehen në shkollë).
Lidhja ndërmjet kategorive të mësipërme jepet si më poshtë:
- Numri total i punëve të braktisura jepet me shumën e lëvizjeve 1, 2 dhe 7.
- Numri total i punëve të gjetura jepet me shumen e lëvizjeve 1, 2 dhe 6.
- Diferenca midis punëve të lëna dhe punëve të gjetura jep ndryshimet në punëdhënie.
- Ndryshimet në papunësi jepen ndërmjet diferencës (2+5) - (3+4).
Për vetë mprehtësinë e problemit të papunësisë dhe zgjedhjen e politikave ekonomike efikase,
saktësia e llogaritjes së treguesve te papunësisë merr një rëndësi të veçantë. Kështu,
ndryshimet në papunësi maten nëpërmjet normës së papunësisë, e cila përfaqëson
raportin në përqindje të numrit të të papunëve dhe forcës punëtore:
6
2.1 Llojet e papunësisë
Duke u nisur nga fakti që papunësia i ka disa kategori njerëzish si të punësuar, të papunësuar
dhe jashtë forcës së punës është e arsyeshme që edhe papunësia t‟i ketë disa lloje që do t‟i cekim
në vazhdim.
1. Papunësia Friksionale;
2. Papunësia Strukturore;
3. Papunësia Ciklike;
4. Papunësia Sezonale;
5. Papunësia e Vullnetshme;
6. Papunësia e Detyruar.
1. Papunësia Friksionale (e fërkimit) - Krijohet kryesisht si rezultat i lëvizjes së vazhdueshme të
punonjësve nga njëri vend pune në kërkim të një vendi tjetër. Ky lloj papunësie është i
pashmangshëm dhe ekonomikisht i justifikueshëm, pasi dërgon në rishpërndarje më efektive të
burimeve të punës. Ajo vlerësohet nga niveli natyral i papunësisë, i cili përfaqëson nivelin e
papunësisë që rrjedh nga ekzistenca e lëvizjeve në tregun e punës.
2. Papunësia Strukturore - Shfaqet për shkak të ndryshimit të kërkesës dhe ofertës për punë, si
rezultat i ndryshimeve fondamentale që ndodhin në degët bazë të ekonomisë. Rënia e niveleve të
prodhimit në degët kryesore të ekonomisë, ia lë vendin koncentrimit të papunësisë në ato rajone
ku janë zhvilluar këto degë. Imobiliteti profesional (mungesa e gatishmërisë dhe vështirësitë
lidhur më braktisjen e profesioneve të vjetra) dhe imobiliteti gjeografik (mungesa e gatishmërisë
7
dhe vështirësitë për largimin nga rajonet depresive), i kontribuojnë ruajtjes së niveleve të larta të
papunësisë në këto rajone.
3. Papunësia Ciklike - Lidhet më rënien e kërkesës për të mira dhe shërbime të caktuara, sidomos
në fazën e rënies ekonomike, gjë që shkakton rënien e kërkesës për fuqi punëtore në ndërmarrjet
që prodhojnë këto produkte apo shërbime.
4. Papunësia Sezonale – Papunësia sezonale lidhet më karakterin stinor të prodhimit apo
shërbimit, si p.sh., në degët e industrisë së ndërtimit, turizmit, bujqësisë, etj.
5. Papunësia e vullnetshme -
Sipas kësaj teorie ( fig 2.a), në nivelin ë të pagës (pagë ekuilibri), ndërmarrjet (firmat) janë të
gatshme të pajtojnë në punë të gjithë punëtoret e kualifikuar të cilët dëshirojnë të punojnë me
këtë pagë të tregut (segmenti AE). Segmenti tjetër (EF), përfaqëson pjesën e punëtorëve të
pazënë me punë, por që do të pranonin të punonin vetëm me një pagë më të lartë se Ë. Kjo quhet
papunësi e vullnetshme. Sipas kësaj teorie një treg pune i karakterizuar nga një pagë plotësisht
fleksibile nuk mund të ketë papunësi të detyruar.
6. Papunësia e detyruar - Teoria e papunësisë së detyruar mbështetët në infleksibilitetin e
pagave. Ky infleksibilitet vjen nga fakti se tregjet e punës janë përgjithësisht tregje te
administruara dhe jo tregje ankandi. Ndërmarrjet i administrojnë pagat për punonjësit e tyre
8
nëpërmjet tarifave fikse, përgjithësisht njëvjeçare (kontratave të punës), të cilat edhe kur
ndryshohen, rregullimi bëhet pak a shumë proporcional për të gjitha llojet e pagave. Në
përgjithësi mund të thuhet se në afat të shkurtër tregjet e punës veprojnë si në grafikun b) por,
për periudha afatgjate, pagat lëvizin për të balancuar kërkesën dhe ofertën, si në grafikun a).
Sidoqoftë, derisa të realizohen këto përshtatje, do të jetë e pranishme papunësia e detyruar.
3. Bashkimi Evropian (BE)
Bashkimi Evropian (shkurtesa shqip: BE, zyrtarisht: EU) është një bashkësi e disa
shteteve evropiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave. Në fillim të
themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë
paraqitja e kërkesave për anëtarësim nga shtete ish-komuniste.
Edhe pse si organizatë gjithë-evropiane është Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga shumë vende të
botës edhe BE njihet si organizatë gjithë evropiane.
Idenë për themelimin e Bashkimit Evropian e ka dhënë Ministri i Financave të Francës Robert
Shuman me 9 maj të 1950. Idenë e kishte përpunuar më parë nga Jan Monet për bashkimin e
industrive te qymyrit dhe çelikut. Plani i Shumanit u bë realitet me nënshkrimin e Traktatit të
Komunitetit Evropian të qymyrit dhe çelikut me 18 Prill të vitit 1951. Në nënshkrimin e Traktatit
morën pjesë: Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Luksemburgu dhe Holanda.
Një tjetër nënshkrimin erdhi disa vjet më vonë në Traktatin e Romës, të 25 Marsit të vitit
1957, ku u krijua Komuniteti Ekonomik Evropian dhe ai për Energji Atomike (EUROATOM).
9
Diagrami tregon se si nga njëra anë, aktorët e nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar janë të
përfaqësuar në nivel BE-je dhe mund të ndikojnë në vendimmarrje – qeveritë kombëtare
përfaqësohen në Këshillin e BE dhe në Këshillin Evropian, pra në një pozicion qendror;
strukturat ndërkombëtare të qeverisjes në Komisionin e Rajoneve; shumë ndërthurje të tjera nuk
janë paraqitur në diagram, si për shembull shoqatat në Komisionin Social-Ekonomik, dhe krahas
kësaj popullsitë e shteteve anëtare zgjedhin deputetët e Parlamentit Evropian.
Bashkimi Evropian përbëhet nga:
Këshilli Evropian – Lindi nga Samiti i Kryetareve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare.
Kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit takohen rregullisht të paktën
dy herë në vit. Ata shoqërohen nga Ministri i Jashtëm si dhe një Anëtar i Komisionit. Funksioni
themelor i Këshillit Evropian është përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për integrimin
Evropian.
Këshilli i Ministrave - Këshilli i Ministrave duhet dalluar nga Këshilli Evropian, edhe pse këto
dy institucione janë të lidhura ngushtë në mes veti. Në fakt, Këshilli Evropian nuk konsiderohet
10
institucion i BE-së. Këshilli Evropian përbëhet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive, të cilat
takohen dy herë në vit. Tubimet e Këshillit Evropian quhen Samite. Roli i Këshillit Evropian
është i përqendruar kryesisht në përcaktimin e kahjes politike të UE-së. Ky institucion ekziston
nga vitit 1974, kur u miratua propozimi i Zhiskar D‟Estenit, që udhëheqësit e shteteve të takohen
në formë dhe në mënyrë të rregullt për të diskutuar çështjet e bashkësisë që kanë të bëjnë me
politiken e jashtme. Kurse Këshilli i Ministrave ekziston që nga themelimi i BE-së
Parlamenti Evropian - Origjina e Parlamentit Evropian fillon në vitet 50-të me traktatet
themeluese. Parlamenti Evropian përbëhet nga 730 deputetë, të cilët zgjidhen me votim të
drejtpërdrejte nga qytetarët e shteteve anëtare.
Parlamenti ushtron tri funksione themelore:
a) Ai ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin;
b) Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian janë të detyruara të kërkojnë mendimin e
Parlamentit, përpara se të adoptojnë një akt legjislativ.
c) Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi të gjitha institucionet e BEsë, veçanërisht mbi
Komisionin.
Këshilli i Bashkimit Evropian - Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i Bashkimit.
Sikurse Parlamenti Evropian edhe Këshilli është krijuar nga dispozitat e traktateve gjatë viteve
„50. Ai përfaqëson shtetet anëtare dhe në takimet e tij merr pjesë një ministër nga secila prej
qeverive të shteteve anëtare të BE-së.
Komisioni Evropian - Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe
mbron interesat e Bashkimit Evropian në tërësi. Ai përbën mekanizmin drejtues të BEse.
Komisioni Evropian përbëhet nga 25 anëtarë të cilët emërohen një herë në pesë vjet, pa kaluar
gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
11
Gjykata Evropiane e Drejtësisë - Gjykata e Drejtësisë është krijuar në vitin 1952 me Traktatin
e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Detyrë e saj është të sigurojë që e drejta e BE-se
të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu,
Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet shteteve anëtare,
institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike. Gjykata është e përbërë nga një
gjyqtar prej secilit shtet anëtar, duke siguruar, në këtë mënyrë, përfaqësimin e sistemeve ligjore
të të gjithë shteteve anëtare të BE-së.
Politika Ekonomike – Ka për qëllim që të ketë treg të përbashkët, politika të përbashkëta
ekonomike, liberalizim te tregut, valutë të përbashkët, etj.
4 . Niveli i papunësisë në BE
Pothuajse në shumicën e vendeve te Bashkimit Evropian, niveli i papunësisë është në rritje e
sipër. Kjo papunësi sipas eksperteve të ekonomisë po shkaktohet si pasojë e mos hartimit si
duhet të politikave makroekonomike. Vendet që janë në krizën më të madhe të papunësisë është
Greqia, Spanja, Italia, Franca dhe disa shtete tjera anëtare të BE-së, por ndër to që më së shumti
kanë probleme me papunësinë dhe me qëndrueshmërinë e saj ekonomike është Greqia, e cila
edhe përkundër fondeve te mëdha që i janë dhënë nga FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) dhe
BB (Banka Botërore), prapë vazhdon të ketë probleme të mëdha në sistemin e vet financiar.
4.1 Problemet ekonomike në Greqi
Revista e njohur Gjermane, Der Spigel, para disa ditësh ka botuar se: Vrima e zezë në buxhetin e
Greqisë është 20 miliardë euro. Revista i referohet të dhënave të grumbulluara nga kreditorët
ndërkombëtarë të Greqisë. ''Kjo shumë është dyfish më e madhe nga përllogaritjet fillestare.
Greqia mund të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës financiare, vetëm nëse e mbulon këtë
12
deficit'', shkruan revista gjermane. Që nga qershori Greqia është në pritje të këtij kësti me vlerë
31 miliardë euro, ndërkohë që recesioni në vendin ballkanik është më i madh nga sa është
parashikuar.
Ekonomia greke vazhdon të tkurret me ritme alarmante dhe parashikimet për vitin e ardhshëm
nuk janë aspak optimiste. Në projekt buxhetin e vitit 2013 të paraqitur në parlament nga qeveria
greke parashikohet një rënie ekonomike prej 3.8 për qind për Greqinë.
Ndërkohë, për këtë vit, rënia e ekonomisë pritet të shkojë deri në 6.5 për qind, duke tejkaluar
parashikimin fillestar prej 4.8 përqindësh.
Në projekt buxhetin 2013 parashikohen të tjera masa shtrënguese që do të shkurtonin shpenzimet
publike, kryesisht pensionet dhe pagat e administratës me 8 miliard euro. Shkurtimet janë të
nevojshme dhe kërkesë e kredi dhënësve ndërkombëtarë të Athinës për të lëvruar këstin e radhës
së huasë. Për të pestin vit me radhë ekonomia greke është në rënie të lirë dhe 2013 do të ishte viti
i gjashtë. Por më e keqja nuk përfundon këtu.
Një tjetër raport të cilin e ka botuar Autoriteti grek i Statistikave thotë se papunësia në Greqi ka
arritur mbi 25%.
Më shumë se një e katërta e popullsisë aktive në Greqi është përfshirë nga papunësia në muajin
korrik me një përqindje në rritje me 25.1 për qind kundër 17.8 për qind në muajin korrik 2011
dhe 24.8 për qind në muajin qershor, njoftoi Autoriteti grek i Statistikave (ASE). "Numri i
punëkërkuesve ka arritur në 1.261 milionë persona kundër 3.7 milionë që kanë qenë në punë'',
theksoi në një komunikatë ASE.
Përqindja e papunësisë në Greqi është dyfishuar që prej fillimit të krizës së borxhit në vitin 2010.
Një analizë tjetër që është bërë nga EUROSTAT-i thotë: Greqia është një ndër vendet më të
shtrenjta në Eurozonë.
Edhe pse pesë vjet radhazi në recesion, Greqia ende është një nga vendet më të shtrenjta në
eurozonë, njoftoi Agjencia Evropiane për Statistikat, Eurostat. ''Qumështi dhe nënproduktet e tij
janë 31,5 për qind më të shtrenjta se çmimet mesatare në eurozonë, ndërsa buka dhe drithërat
janë 16 për qind më shtrenjtë për blerësit'', njoftoi Eurostat. Greqia është më e shtrenjta edhe për
13
mobiliet dhe pajisje elektronike. Sipas Ministrisë greke të Zhvillimit, çmimi i lartë i mallrave për
konsum i dedikohet transportit të shtrenjtë, veçanërisht në ishuj, si dhe tatimeve të larta.
4.2. Problemet ekonomike ne Francë
Numri i të papunëve në Francë kaloi kufirin e tre milionë personave për herë të parë që prej vitit
1999, treguan të dhënat e Ministrisë së Punës. Në muajin gusht, 23 900 francezë iu shtuan
radhëve të të papunëve, duke rritur numrin e tyre në 3.01 milionë.
Më shqetësues ishte fakti se norma e papunësisë u rrit me 9 për qind në muajin e shkuar, i 16-ti
muaj radhazi që shënon rritje. Ministri i Punës, Michel Sapin, komentoi shkurtimisht se “këto
shifra janë qartësisht të këqija”.
Megjithatë, qeveria, fajësoi administratën e mëparshme të për këtë gjendje. “Këta tre milionë të
papunë janë viktimat e reformave dhe politikave të dështuara ekonomike të disa viteve të fundit.
Qeveria është duke zbatuar reforma të menjëhershme, por do të duhet të kalojë pak kohë përpara
se të vijnë rezultatet e para”, shtoi ministri i Punës në deklaratën e tij.
Në muajt e fundit, disa prej kompanive më të mëdha franceze kanë shkurtuar numrin e tyre të
punonjësve. Së bashku, prodhuesi i makinave “Peugeot”, kompania ajrore “Air-France KLM”,
rrjeti i supermarketeve “Carrefour” dhe kompania mjekësore “Sanofi” kanë shkurtuar disa
dhjetëra mijëra vende pune.
Përkrah papunësisë së madhe që po mbizotëron në vend gjatë këtyre viteve të fundit, Franca ka
miratuar buxhetin e ri i cili do te ketë rritje te taksave. Ai do të rrisë ndjeshëm taksat, në
përpjekje për të reduktuar deficitin e qeverisë për 30 miliardë euro.
Qeveria shpreson të zvogëlojë deficitin e saj buxhetor nga 4.5 për qind e Bruto Prodhimit Vendor
në 3 për qind. “Ky është një buxhet luftues. Një buxhet për të rikthyer shëndetin e vendit. Një
buxhet për të luftuar borxhin që nuk ndalon të rritet. Një buxhet për drejtësi sociale. Një buxhet
për rritje dhe përgatitje për të ardhmen. Është një buxhet i guximshëm dhe i përgjegjshëm”. Dy
14
të tretat e parave për të reduktuar deficitin do të vijnë nga rritja e taksave për familjet e pasura
dhe tepricat e shkurtimeve buxhetore.
Kjo rritje e taksave do te ndikoj vetëm tek 10% e taksapaguesve francez.
4.3. Problemet ekonomike në Spanjë
Të dhënat e fundit mbi papunësinë në Spanjë tregojnë se Spanja po përballet me deficitin e saj
më të madh që ka ndodhur në vitet e fundit. Papunësia në këtë vend është alarmante dhe se 33 %
e të rinjve janë të papunë. Kjo do të thotë se ka më shumë persona nën 25 vjeç që nuk kanë një
vend pune, kundrejt atyre që e kanë. Marrë në përgjithësi raportin që e ka bërë Eurostati pak
muaj me parë thotë se papunësia ne Spanjë është 25 %.
Borxhi publik i Spanjës ka arritur në fund të muajit qershor një rekord tjetër historik, me 75.9 për
qind të PBB-së, një nivel shqetësues, ndërkohë që vendi po vuan nga tensioni i tregjeve. Borxhi
spanjoll, që u rrit me 9.2 pikë në një vit, kaloi gjithashtu limitin e vendosur nga Pakti i Stabilitetit
të BE-së me 60 për qind, por mbetet më i ulët se borxhi publik në zonën euro me 88.2 për qind
në tremujorin e parë. Borxhi publik do të vazhdojë të rritet gjatë vitit 2012 pasi qeveria ka
parashikuar një rritje 79.8 për qind të PBB-së në fund të vitit, një parashikim që nuk merr
parasysh kredinë evropiane për bankat spanjolle, që mund të arrijë në 100 miliardë euro dhe ta
rrisë borxhin me 10 pikë.
Spanja thotë se recesioni ekonomik i vendit po thellohet. Banka Qendrore e vendit njoftoj se
ekonomia vendit është tkurrur gjatë periudhës korrik-shtator, për tre-mujorin e pestë radhazi. Po
ashtu numri i të papunëve në Spanjë është rritur, duke arritur shifrën e 25 për qind të popullsisë
së aftë për punë.
Analistët thonë se raporti më i fundit ekonomik mund të përbëjë një presion të ri për Spanjen që
të kërkojnë ndihmën ndërkombëtare, duke ju bashkuar Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë, që
kërkojnë paketa ndihmash nga fqinjët e tyre evropianë.
Banka Qendrore Evropiane thotë se do të blejë një sasi të pakufizuar stoqesh, për t‟i ardhur në
ndihmë vendeve të prekura më rëndë nga borxhi në bllokun prej 17 vendesh.
15
Ekonomia e Spanjës është ka rënë ndjeshëm, duke u kthyer nga një prej vendeve më të begata të
Evropës, në një prej vendeve më të dëshpëruara. Kur korporatat dhe individët nuk mund të
paguanin borxhet e mëdha të marra gjatë viteve të begatisë, qeverisë iu desh të ndërhynte për të
ndihmuar, por tani, vetë qeveria mund të ketë nevojë për ndihma nga Evropa.
Në një mëngjes, kohët e fundit në një zyrë papunësie në Madrid, radha shtrihej përreth ndërtesës.
Këta janë disa prej 25 për qind të papunëve spanjollë.
Krahas kësaj, Spanja është duke shqyrtuar mundësit që të kursej 39 miliardë euro.
Sipas këtyre mundësive Spanja do te mundohet qe për vitin e ardhshëm ta miratoi buxhetin anti-
krizë për vitin 2013 si masë kundër rënies së mëtejshme të ekonomisë së përkeqësuar dhe
papunësisë që është në kuotën 25 për qind. Vetëm kryeqyteti spanjoll, Madridi pritet të
grumbulloj 39 miliardë euro nga kursimet, rritja e taksave dhe reformat strukturale.
Gjithçka vjen kur protestat e të indinjuarve janë shtuar gjatë javës dhe janë rritur pritshmërinë se
Spanja do të kërkojë një ndihma financiare nga partnerët e Eurozonës. Sipas të dhënave të
siguruara nga burimet e Spanjës thuhet se do të publikohen rezultatet e të ashtuquajturit “testi i
stresit”. Kostot e huave për Spanjën u rritën gjithashtu në nivele të rrezikshme dhe tregu i
aksioneve pësoi rënie.
Situata ekonomike në vendin Iberik mbetet në vështirësi, me shifrat nga banka qendrore që
tregojnë se recesioni i vendit është thelluar për shkak se të ardhurat ekonomike kanë rënë.
“Të dhënat për tremujorin e tretë të vitit tregojnë se të ardhurat vazhduan të binin me hapa
domethënës, në një ambient ku tensionet financiare mbeten në nivele të larta”, deklaroi Banka e
Spanjës në raportin mujor.
Një tjetër raport i marrë nga Agjencia e vlerësimit kreditor Standard&Poor` është se kjo Agjenci
e ka ulur vlerësimin për borxhin e Spanjës me dy pikë.
Standar &Poor ka thënë se recesioni i gjatë, papunësia e lartë dhe trazirat sociale janë duke
kufizuar opsionet e qeverisë për të frenuar krizën financiare të vendit.
Agjencia me seli në Shtetet e Bashkuara e rendit Spanjën në kategorinë BBB-, e cila është edhe
kategoria më e ulët. Vlerësimi i ulët mund të rrisë më tej koston e lartë të Madridit për
huamarrje.
16
4.4. Papunësia në Itali
Të dhënat mbi rritjen e papunësisë shkaktojnë alarm në Itali. Sipas Institutit Italian të Sigurimeve
Shoqërore ISTAT, mbi 370 mijë vetë kanë humbur vendin e punës dhe i janë drejtuar këtij
Instituti, për të kërkuar ndihmë ekonomike në muajt Janar dhe Shkurt të këtij viti.
Kërkesat për ndihmë ekonomike të paraqitura në Janar dhe Shkurt 2009 janë 116.983 më shumë,
se ato të së njëjtës periudhë të një viti më parë, ose 46% më të larta. Ato janë paraqitur kryesisht
nga punonjës të pushuar nga puna, por edhe nga ata që janë pezulluar përkohësisht nga bizneset e
goditura nga fenomene të situatës aktuale si mungesa e punës, e porosive apo shkaqe të tjera të
lidhura me krizën e tregut. Të prekur nga kriza janë edhe punëtorët e huaj, ndër të cilët shumë
shqiptarë. Mbi këtë kategori rëndojnë edhe fjalët e kryetarit të Partisë Lega Nord, Umberto
Bossi, i cili u shpreh se, "Italia duhet të shqetësohet për tu garantuar punën italianëve dhe jo të
favorizojë të huajt."
Për muajin mars sipas Institutit Italian te Statistikave ISTAT, norma e papunësisë ka arritur një
nivel të ri rekord për muajin mars në Itali me 9,8 për qind të popullsisë aktive kundrejt 9,6 për
qind në muajin shkurt dhe i afrohet kufirit simbolik të 10 për qind, ndërsa vendi është në
recesion, sipas një vlerësimi të publikuar përkohësisht dje nga instituti i statistikave, “Istat”.
“Tek të rinjtë e moshës 15-24 vjeç të prekur veçanërisht nga kriza, norma e papunësisë u rrit me
35,9 për qind kundrejt 33,9 për qind në muajin shkurt”, theksoi gjithashtu instituti i statistikave.
Këto statistika sipas këtij instituti ndryshuan si për punësimin ashtu edhe papunësinë, këto
statistika për muajin shtator për këtë vit te cilin e kishte realizuar sipas një ankete ndaj fuqisë
Punëtore.
ISTAT vlerëson se 22.900.000 persona janë punësuar në shtator 2012 (të dhënat e përkohshme).
Shkalla e punësimit ishte 56.9%, shkalla e papunësisë 10.8% dhe 36.3% norma pasivitet.
17
Këto ishin te dhënat për papunësinë për këto vende që kanë papunësinë thuajse më te madhe në
Bashkimin Evropian. Ne vazhdim do te paraqesim edhe papunësinë në përgjithësi në EU 27 të
cilën e ka bërë Euro Stati për muajin shtator dhe krahasimin me muajt paraprak, se si kanë
rrjedhur gjerat.
4.5. Papunësisë Eurozonës shkalla në 11.6%
EU27 në 10.6%
Shkalla e papunësisë ishte 11.6% në shtator 2012, nga 11.5% në gusht. Shkalla e papunësisë
ishte 10.6% në shtator 2012, të qëndrueshme krahasuar me muajin gusht. Në të dyja zonat,
normat janë rritur ndjeshëm në krahasim me shtatorin e vitit 2011, kur ata ishin 10.3% , dhe
9.8% respektivisht. Këto shifra janë publikuar nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit
Evropian.
Eurostat vlerëson se 25.751.000 burrat dhe gratë në EU27, prej të cilëve 18,490 milionë ishin në
zonën e euros,ishin të papunë në shtator 2012. Krahasuar me gusht 2012, numri i personave të
papunë është rritur nga 169 000 në EU27 dhe nga 146 000 në zonën e euros. Krahasuar me
muajin shtator 2011, papunësia u rrit me 2.145.000 në EU27 dhe me 2.174.000 në zonën e
euros.
Në mesin e shteteve anëtare, normat më të ulëta të papunësisë janë regjistruar në Austri (4.4%),
Luksemburg (5.2%), Gjermani dhe Holandë (dyja 5.4%), dhe më e lartë në Spanjë (25.8%) dhe
Greqia (25.1% në korrik 2012).
Krahasuar me një vit më parë, norma e papunësisë u rrit në njëzet Shtetet Anëtare dhe ra në
shtatë. Rëniet më të mëdha janë vërejtur në Lituani (14.7% në 12.9%), Estonia (11.4% deri në
10.0% në mes gusht 2011 dhe gusht 2012), dhe Letonia (17.0% te 15.9% midis tremujorëve dytë
të 2011 dhe 2012).më rritjet janë regjistruar në Greqi (17.8% në 25.1% në mes të korrikut 2011
dhe korrik 2012), Qipro (8.5% të 12.2%), Spanjë (22.4% te 25.8%) dhe Portugalia (13.1% te
18
15.7%).
Midis shtatorit 2011 dhe shtator 2012, shkalla e papunësisë për meshkuj u rrit nga 10.1% në
11.5% në zonën e euros dhe nga 9.7% deri në 10.6% në EU27. Shkalla e papunësisë u rrit nga
femra 10.6% në 11.8% në zonën e euros dhe nga 9.9% deri në 10.7% në EU27.
Në shtator 2012, 5,520 milionë persona të rinj (nën 25 vjeç) ishin të papunë në BE 27, prej të
cilëve 3.493.000 ishin në zonën e euros. Krahasuar me muajin shtator 2011, papunësia e të rinjve
u rrit me 164 000 në EU27 dhe nga 275 000 në zonën e euros. Në shtator 2012, papunësisë së të
rinjve ka qenë 22.8% në EU27 dhe 23.3% në zona euro, krahasuar me 21.7% dhe 21.0%
përkatësisht në shtator 2011. Në shtator 2012 ulët normat janë vëzhguar në Gjermani (8.0%),
Holanda (9.7%) dhe Austrisë (9.9%), dhe më e lartë në Greqi (55.6% në korrik 2012) dhe Spanja
(54.2%).
Në shtator të vitit 2012, shkalla e papunësisë ishte 7.8% në SHBA dhe 4.2% në Japoni.
Shkalla e papunësisë në shtator 2012, rregulluar sezonalisht
Unemployment rates in September 2012, seasonally adjusted
30
25.1 25.8
25
20 15.1 15.7 15.9
% 15
11.6 12.2 12.4 12.9 13.9
10.0 10.1 10.6 10.6 10.8 10.8
10
7.4 7.8 7.9
7.9 8.1 8.4
5.4 5.4 6.4 6.8 7.1
4.4 5.2
5
0
AT
LU
NL
CZ
SE
FI
SI
PL F R
IT
LT
IE
PT
E S
D E
M T
R O
B E
D K * *
E E* * H U * *
C Y
B G
S K
E L *
U K *
E U 2 7
EA
17
L V * * *
* July 2012 ** August 2012 *** Q2 2012
Zona euro (EA17) përbëhet nga Belgjika, Gjermania, Estonia, Irlanda, Greqia,Spanja, Franca,
Italia, Qipro, Luksemburg, Malta, Holanda, Austria, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia dhe
Finlanda. EU27 përfshin Belgjikë (BE), Bullgaria (BG), Republika Çeke (CZ), Danimarka (DK),
Gjermania (DE), Estonia (EE), Irlanda (IE), Greqi (EL), Spanjë (ES), Franca (FR), Itali (IT),
19
Qipro (CY), Letonia (LV), Lituania (LT), Luksemburgu (LU), Hungari (HU), Malta (MT),
Holanda (NL), Austria (AT), Polonia (PL), Portugali (PT), Rumania (RO), Sllovenia (SI),
Sllovakia (SK), Finlanda (FI), Suedia (SE) dhe Mbretëria e Bashkuar (UK).
Euro Stat prodhon norma e papunësisë për të harmonizuara individuale Shtetet Anëtare të BE, në
zonën e euros dhe BE-së. Këto norma e papunësisë janë bazuar në përkufizimin e rekomanduar
nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Matja është i bazuar në një burim të harmonizuar,
Bashkimi Evropian Anketa e Fuqisë Punëtore (AFP). Bazuar në përkufizimin e ONP-së, Euro
Stat përcakton personat e papunë si persona të moshës 15-74 i cili:
- Janë pa punë;
- Janë në dispozicion për të filluar punën brenda dy javëve të ardhshme;
- Dhe kanë kërkuar aktivisht punë në një kohë gjatë katër javëve të kaluara.
Shkalla e papunësisë është numri i njerëzve të papunë si përqindje e forcës së punës. Forca e
punës është numri i përgjithshëm i personave të punësuar plus papunë. Në këtë lajm papunësisë
lirim janë të bazuara në punësim dhe të dhënat e papunësisë mbulon personat e moshës 15-74.
Përjashtimet janë Spanja, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, për të cilën kufiri i moshës është e ulët
16 (në Spanjë dhe Itali kjo është mosha ligjore minimale për të punuar). Përveç kësaj, të dhënat e
punësimit të përdorura për Italinë përfshin edhe ata më lart 74.
Numri i të papunëve dhe normat mujore të papunësisë janë vlerësime të bazuara në rezultatet e
AFP e cila është një anketë të vazhdueshme familjare kryer në Shtetet Anëtare në bazë të
përcaktimeve të harmonizuara. Këto rezultate janë interpoluar të dhënave mujore duke përdorur
të dhënat nga anketa kombëtare dhe / ose kombëtar seri mujore mbi papunësisë së regjistruar.
Shifrat më të fundit prandaj janë të përkohshëm; rezultatet nga AFP janë në dispozicion 90 ditë
pas përfundimit të periudhës së referencës për shumicën e Shteteve Anëtare.
Papunësisë mujore dhe seri punësimit janë llogaritur parë në nivelin e katër kategori për çdo
Shtet Anëtar (meshkuj dhe femra 15-24 vjeç, meshkuj dhe femra 25-74 vjet). Këto seri janë
pastaj rregullohen sezonale dhe të gjitha agregatet kombëtare dhe evropiane janë llogaritur.
Shtetet Anëtare mund të publikojë normat e tjera të tilla si regjistri të bazuara në normat e
papunësisë, apo normat e bazuar në AFP kombëtare ose vrojtime përkatëse. Këto norma mund të
20
ndryshojnë nga ato të publikuara nga Eurostat për shkak të një përkufizimi të ndryshme ose
zgjedhje metodologjike.
Krahasuar me normat e publikuara në Lirim Neës 138/2012 të 1 tetor 2012, nga 2012 papunësisë
normat gusht janë rishikuar nga 11.4% në 11.5% për EA17 dhe nga 10.5% në 10.6% për EU27.
Ndërmjet Shteteve Anëtare, norma është rishikuar nga mes 0.2 dhe 0.4 pikë përqindjeje për
Greqinë dhe Spanjën. Rishikimet janë shkaktuar kryesisht nga përfshirja e të dhënave më të
fundit të AFP në procesin e llogaritjes dhe nga reja ndaj serisë. Për Estonin, pasi nga ky Release
Neës, vlerësimet e drejtpërdrejta mujore nga AFP janë përdorur.
Të dhënat e mëposhtme janë përdorur AFP në llogaritjet e normave të papunësisë mujore të
publikuara në këtë deklaratë për shtyp:
Për Gjermani, Itali, Holandë, Austri, Rumania, Finlanda dhe Suedia, të dhënat mujore deri në
dhe duke përfshirë shtator 2012
Për Greqinë, të dhënat mujore deri në dhe duke përfshirë korrik 2012.
Për Estonia dhe Hungaria dhënat mujore (3 muaj lëviz mesatare) deri në dhe duke përfshirë
korrik-gusht-shtator 2012. Për të dhëna të Mbretërisë së Bashkuar mujore (3 muaj lëviz
mesatare) deri në dhe duke përfshirë qershor-korrik-gusht 2012.
Për Spanjën, të dhënat tremujore deri në dhe duke përfshirë T3 2012.
Për Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Irlanda, Franca, Qipro, Letonia, Lituania,
Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Sllovenia dhe Sllovakia të dhënat tremujore deri në
dhe duke përfshirë Q2 2012.
21
Zona euro dhe EU27 papunësis
Euro area and EU27 unemployment rates Seasonally adjusted series
12 Euro area (EA17) EU27
11
10
9
%
8
I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III
2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012
Këto ishin disa statistika rreth papunësisë sezonale gjatë viteve 2000 deri ne vitin 2012 se si ka
qenë papunësia dhe ne cilat vite ka pësuar rënien më të madhe, andaj në baze të këtij grafikoni
shohim qartë se qe nga viti 2005 papunësia ka filluar të ketë ngritje gjë që pësoi humbjen e
vendeve te punës në EU27 ndërsa kjo papunësi ka filluar te rritet deri ne vitin 2008 ku me pas ka
filluar të pësoi një rënie te lehtë deri ne vitin 2009 për te pasur pastaj prapë ngritje.
22
TARIFAT papunësia është rregulluar sezonalisht (%)
TOTALI
Sep2011 Mar2012 Apr2012 May2012 Jun2012 Jul2012 Aug2012 Sep2012
EA17 10.3 11.0 11.2 11.3 11.4 11.5 11.5 11.6
EU27 9.8 10.3 10.3 10.4 10.5 10.5 10.6 10.6
BE 7.3 7.2 7.3 7.4 7.4 7.5 7.4 7.4
BG 11.2 12.1 12.1 12.2 12.4 12.5 12.4 12.4
CZ 6.5 6.8 6.8 6.8 6.8 6.8 6.8 6.8
DK 7.5** 7.7 7.8 8.0 8.1 8.1 8.1 :
DE7 5.8 5.6 5.6 5.5 5.5 5.5 5.4 5.4
EE 11.4** 10.6 10.0 10.0 10.0 10.1 10.0 :
IE 14.6 14.8 14.7 14.7 14.7 14.9 15.0 15.1
EL 17.8* 22.1 23.1 23.9 24.8 25.1 : :
ES 22.4 24.1 24.4 24.8 25.0 25.3 25.5 25.8
FR 9.6 10.1 10.1 10.3 10.4 10.6 10.7 10.8
IT5 8.8 10.3 10.5 10.5 10.6 10.6 10.6 10.8
CY 8.5 10.7 11.2 11.6 11.5 11.9 11.8 12.2
LV6 17.0*** 15.4 15.9 15.9 15.9 : : :
LT 14.7 13.6 13.4 13.3 13.2 13.2 13.0 12.9
LU 4.9 5.0 5.0 5.1 5.1 5.2 5.2 5.2
HU 10.9** 11.1 11.1 11.0 10.8 10.7 10.6 :
MT 6.3 6.1 6.2 6.5 6.7 6.6 6.6 6.4
NL 4.5 5.0 5.2 5.1 5.1 5.3 5.3 5.4
AT7 4.0 4.2 4.1 4.3 4.5 4.6 4.5 4.4
PL 9.8 9.9 10.0 10.0 10.0 10.0 10.1 10.1
PT 13.1 15.1 15.4 15.5 15.7 15.7 15.8 15.7
RO 7.7 7.2 7.1 7.1 7.3 7.0 7.1 7.1
SI 8.3 8.1 8.3 8.5 8.5 8.4 8.4 8.4
SK 13.6 13.7 13.7 13.8 13.9 14.0 14.1 13.9
FI7 7.7 7.5 7.6 7.6 7.6 7.6 7.9 7.9
SE 7.2 7.3 7.4 7.8 7.6 7.5 7.8 7.8
UK 8.2* 8.1 7.9 7.9 7.9 7.9 : :
IS 7.0 6.4 6.3 6.3 6.3 6.3 6.3 6.3
NO 3.2* 3.0 3.0 3.0 3.1 3.0 : :
US 9.0 8.2 8.1 8.2 8.2 8.3 8.1 7.8
JP 4.2 4.5 4.6 4.4 4.3 4.3 4.2 4.2
Burimi: Eurostat
23
Rinia (nen 25) Meshkuj Femra
Sep11 Jul12 Aug12 Sep12 Sep11 Jul 12 Aug12 Sep12 Sep11 Jul12 Aug12 Sep12
EA17 21.0 23.0 23.0 23.3 10.1 11.3 11.3 11.5 10.6 11.7 11.7 11.8
EU27 21.7 22.6 22.7 22.8 9.7 10.5 10.5 10.6 9.9 10.6 10.6 10.7
BE 19.3 18.2 18.2 18.0 7.2 7.3 7.3 7.3 7.3 7.7 7.6 7.4
BG 23.8 29.7 29.3 29.7 12.2 14.1 14.0 13.9 10.0 10.7 10.7 10.8
CZ 18.0 19.0 18.8 19.3 5.6 5.8 5.8 5.8 7.6 8.1 8.1 8.1
DK 14.6 14.4 14.4 : 7.5 7.8 7.7 : 7.8 8.3 8.5 :
DE7 8.3 8.1 8.0 8.0 6.0 5.7 5.7 5.6 5.5 5.2 5.1 5.1
EE 26.0 22.0 20.2 : 11.9 10.9 10.7 : 11.1 9.3 9.4 :
IE 29.0 33.9 34.4 34.5 17.5 18.0 18.2 18.0 11.2 10.9 11.1 11.4
EL 46.5 55.6 : : 16.4 22.3 : : 22.4 29.0 : :
ES 47.8 53.5 53.8 54.2 22.0 25.2 25.3 25.6 22.9 25.5 25.8 26.1
FR 22.2 24.9 25.3 25.7 9.1 10.3 10.4 10.5 10.2 10.9 11.0 11.0
IT5 30.4 34.4 33.9 35.1 7.9 9.6 9.7 10.1 10.2 11.9 11.8 11.8
CY6 22.9 29.3 29.3 29.3 8.8 12.5 12.2 12.6 8.3 11.2 11.4 11.8
LV6 31.8 29.0* : : 17.7 17.2* : : 13.7 14.6* : :
LT 31.4 26.7 26.4 26.0 16.9 15.0 14.9 14.9 12.4 11.3 11.1 11.0
LU 17.9 18.5 18.4 18.6 4.2 4.6 4.6 4.6 5.9 5.8 5.9 5.9
HU 26.8 28.9 29.0 : 11.0 11.0 11.0 : 11.1 10.3 10.2 :
MT 13.8 16.3 16.5 16.2 5.9 6.5 6.4 6.3 7.0 6.6 6.8 6.6
NL 8.0 9.2 9.4 9.7 4.5 5.3 5.3 5.4 4.6 5.2 5.2 5.4
AT7 7.5 9.3 9.9 9.9 3.9 4.6 4.5 4.4 4.2 4.5 4.4 4.5
PL 26.3 25.7 26.0 26.5 9.0 9.3 9.4 9.5 10.9 10.9 10.9 10.9
PT 31.4 36.3 35.7 35.1 12.9 15.8 15.9 15.9 13.4 15.5 15.7 15.6
RO6 23.8 23.0* : : 8.2 7.6 7.5 7.6 7.0 6.3 6.4 6.6
SI6 15.6 17.2 17.2 17.2 8.2 7.8 7.7 7.8 8.4 9.2 9.2 9.2
SK 33.4 30.6 30.2 28.4 13.5 13.6 13.8 13.7 13.7 14.5 14.4 14.1
FI7 20.0 17.8 18.8 18.9 8.4 8.3 8.4 8.5 6.9 7.0 7.2 7.3
SE 22.4 22.8 25.6 23.4 7.4 7.9 8.2 7.8 7.0 7.1 7.5 7.9
UK 22.1 20.4 : : 9.0 8.4 : : 7.5 7.3 : :
IS 14.9 12.9 13.0 13.1 7.4 6.6 6.5 6.5 6.5 5.9 6.0 6.1
NO 9.1 8.0 : : 3.5 3.5 : : 3.1 2.5 : :
US 17.3 16.4 16.8 15.5 9.4 8.4 8.3 8.0 8.6 8.1 7.8 7.5
JP 7.3 8.2 8.0 7.0 4.5 4.5 4.5 4.4 3.8 4.1 3.7 3.8
24
Numri i të papunëve sezonalisht (në milion)
Sep2011 Mar2012 Apr2012 May2012 Jun2012 Jul2012 Aug2012 Sep2012
EA17 16.316 17.469 17.719 17.911 18.133 18.275 18.344 18.490
EU27 23.606 24.753 24.952 25.172 25.423 25.499 25.582 25.751
EA17youth 3.218 3.397 3.418 3.436 3.429 3.445 3.444 3.493
EU27youth 5.356 5.523 5.519 5.536 5.499 5.463 5.477 5.520
Zona e Euros dhe EU17 ne te papunë (ne milion) Seria e rregulluar sezonalisht
26
Euro area (EA17) EU27
24
22
20
18
16
14
12
10
I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III IV I II III 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012
4.6. Papunësia në Gjermani
Në bazë të të dhënave të mësipërme mësojmë se edhe Gjermania nuk ka një stabilitet sa i përket
punësimit, ngase edhe në Gjermani papunësia është duke pësuar një rritje të cilen popullit
gjerman është duke i shkaktuar humbje të mëdha ekonomike. Ne raportin e fundit te bere ditë me
parë shofim se papunësia gjermane u rrit për të shtatin muaj me radhë përgjatë tetorit. Statistika
zyrtare tregoi rritje të aplikimeve të papunësisë me 20 mijë dhe shifra është dy herë më e lartë se
parashikimet e analistëve. Të dhënat e zyrës së punës treguan për rritje të papunësisë në totalin e
25
2.937 milionë personave në tetor kundrejt 2.917 milionë persona një muaj më parë. Megjithatë
papunësia qëndron në 6.9 për qind dhe e pandryshuar nga një muaj më parë që është niveli më i
ulët që nga 20 vite më parë kur u realizua bashkimi i dy gjermanive.
Në baze te statistikës mendoj që ende tregu gjerman i punës është i fuqishem pavarësisht se
pranojnë që ky treg nuk është i imunizuar nga kriza e borxheve të eurozonës dhe as nga frika për
rënie të ritmit në ekonominë globale.
Në raport-parashikimin e fundit të publikuar në muajin korrik, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha
se gjermania do rritej me 1 për qind në këtë vit dhe me 1.4 për qind në vitin e ardhshëm e
ndihmuar nga konsumi i brendshëm dhe sektori i punës. Në 3 vitet e fundit të krizës në borxheve
sovrane në eurozonë, gjermania ka arritur të regjistrojë një performancë të mirë dhe të mos
preket nga kriza.
Por të dhënat e fundit kanë treguar se recesioni në disa nga vendet e eurozonës si dhe
ngadalësimi i ritmit të zgjerimit në ekonominë e kinës por presojnë eksportet gjermane dhe po
dekurarojnë investimet.
Studimet e fundit menaxheriale treguan se manifaktura gjermane u tkurr në shtator për të shtatin
muaj në radhë dhe optimizmi i biznesit në sektorin e shërbimeve ra në pikën më të ulët në 3 vite
e gjysmë. Të dhënat e javës së kaluar treguan për rritje të papunësisë për të gjashtin muaj në
radhë për shtatorin, pavarësisht se papunësia është në pikën më të ulët në 20 vitet e fundit.
Në tremujorin e dytë gjermania u rrit me 0.3 për qind, por analistët paralajmërojnë që në pjesën e
dytë të vitit të regjistrojë tkurrje.
Një analizë tjeter që botohet çdo katër vjet thotë se pasuria private në Gjermani është duke u
rritur, ndërkohë që pasuria e shtetit është duke u zvogëluar. Në të njëjtën kohë më të pasurit po
pasurohen më tej. Ky është me pak fjalë përfundimi në të cilin arrin raporti i katërt i qeverisë
federale gjermane për varfërinë dhe pasurinë në vend. Analiza, e cila botohet çdo katër vjet, u
paraqit nga Ministria Federale e Punës. Shoqatat që merren me problemet sociale dhe ato të
familjeve theksuan në një reagim se në shoqërinë gjermane po vihet re një ndarje sociale në
rritje.
Sipas raportit, pasuria private neto e familjeve gjermane në dy dekadat e fundit është rritur me
më tepër se dyfishin dhe shkon në dhjetë bilion euro. Në këtë mes dhjetë për qind e gjermanëve
që bëjnë pjesë tek njerëzit më të pasur zotërojnë më shumë se gjysmën e kësaj pasurie, ndërkohë
26
që pasuria e gjysmës së poshtme të familjeve të tjera mezi shkon në një për qind. Njëherazi shteti
është duke u varfëruar gjithnjë e më tepër. Ndërsa në periudhën nga fillimi i vitit 1992 deri në
fillim të vitit 2012 pasuria neto e shtetit gjerman u tkurr me mbi 800 miliardë euro, pasuria
private neto u rrit nga pothuajse 4.6 bilionë në rreth 10 bilionë euro, pra është rritur më tepër se
dyfishi.
Zhdukja e aseteve publike po vërehet tashmë prej dy dekadash. Ndërkohë që sipas të dhënave të
qeverisë gjermane pasuria private neto është rritur vetëm mes viteve 2007 dhe 2012 me 1,4
bilionë euro. Por pas këtyre shifrave qëndron "një shpërndarje shumë e pabarabartë e pasurisë
private." Pasuria e dhjetë përqindëshit të gjermanëve më të pasur vetëm se ka shkuar në rritje. Në
vitin 1998 sipas të dhënave zyrtare të duart e këtij grupi ishte 45 për qind e pasurisë së
përgjithshme neto në Gjermani, në vitin 2008 kjo shifër arriti në 53 për qind.
Hendeku mes të ardhurave dhe pasurisë mes Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore është
reduktuar. Dallime të mëdha analiza konstaton tek pagat. Në radhën e pagave te larta zhvillimi i
pagave ka qenë pozitiv, pra pagat janë rritur. Por 40 përqindëshi i poshtëm i punonjësve me kohë
të plotë ka pësuar humbje në rast se tek pagat llogaritet edhe inflacioni.
Lidhja e shoqatave gjermane për familjet tha se zhvillimi i pagave i çon familjet në skaj të
shoqërisë. Lidhja e shoqatave sociale gjermane (SoVD)kërkoi që për luftimin e varfërisë të rriten
taksat për ata që kanë rroga të larta dhe të shtohen taksat për pasurinë.
Krahas papunësis qe po mbizotron ne vend, Gjykata Kushtetuese miratoj fondin e ri te
perhershem per shpetimin e Europës.
Gjykata u mblodh Karlshure ku edhe vendosi Gjermania t‟i bashkohet Mekanizmit Evropian të
Stabilitetit - një fond i ri i përhershëm shpëtimi në vlerë prej 500 miliardë eurosh për 17 shtetet
që përdorin monedhën euro.
Vendimi gjithashtu mund të ndikojë në politikën e re të Bankës Qendorore Evropiane të për
blerjen e obligacioneve, që ka për qëllim uljen e kostos së huamarrjes për vendet e ngarkuara me
borxhe si Spanja dhe Italia.
Ndërkohë, Komisioni Evropian pritet të zbulojë një propozim për t'i dhënë BQE-së fuqi që të
mbikëqyr të gjitha bankat në Eurozonë.
27
Propozimi synon zgjidhjen e krizës së borxhit brenda Eurozonës. Gjermania ka argumentuar se
Banka Qendrore Evropiane duhet të përqëndrohet vetëm në bankat më të mëdha të kontinentit.
4.7. Papunësia në Britaninë e Madhe
Sa i perket Britanis së madhe, ketu shofim nje permirësim sa i perket papunësis, sepse të dhënat
zyrtare treguan se Britania e Madhe doli nga recesioni në tremujorin e tretë dhe në periudhën
korrik-shtator ka siguruar normën më të lartë të rritjes të Prodhimit të Brendshëm Bruto për pesë
vitet e fundit. Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikës, prodhimi i brendshëm bruto në Britani u rrit
me 1 për qind në tremujorin e tretë, rritja më e fortë në 5 vitet e fundit dhe kundrejt rënies me 0.4
për qind në tremujorin e dytë të vitit. Në normë vjetore, ekonomia britanike nuk regjistron rritje.
Shifrat kanë entuziazmuar investitorët, shumica e të cilëve parashikonte rritje në normë
tremujore me 0.6 për qind dhe në normë vjetore rënie me 0.5 për qind.
Vlerat pozitive të ekonomisë, që pasoi 3 tremujorë në radhë të tkurrjes ekonomike, janë një lajm
shumë i mirë dhe për qeverinë e koalicionit e cila është gjendur nën një presion të lartë për të
garantuar një normë më të mirë të rritjes së ekonomisë dhe në listën e atyre që bënë presion ka
qenë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Megjithatë, një pjesë e analistëve paralajmërojnë se shifrat duhet të shikohet me rezerva për të
analizuar efektet e përkohshme pozitive që japin zhvillimi i Lojërave Olimpike si dhe krahasimi
me tremujorin e dytë ku ka pasur një numër më të ulët të ditëve të punës për shkak të festave
kombëtare.
Mirëpo sipas një sondazhi i publikuar në Britaninë e madhe ka treguar se qytetarët janë më të
shqetësuar për inflacionin, por optimizmi për të ardhmen e financave personale u rrit në pikën
më të lartë në 2 vite e gjysmë. Indeksi i Markit për financat e familjarëve ra në 38.4 për shtatorin
kundrejt pikës më të lartë 20 mujore që preku në gusht në vlerën e 38.9 pikë.
Vlerat e indeksit sugjerojnë se financat e familjarëve janë përkeqësuar përgjatë shtatorit dhe
indeksi është poshtë kufirit të 50 pikë që ndan rritjen e të ardhurave nga rënia e tyre.
28
Por rezultati i fundit është një ndër më të mirët në 2 vitet e fundit dhe raportohet se familjarët
kanë përdorur kursimet për të shpenzuar. Në koment të statistikës analistët e Markit thanë se
“sondazhi i shtatorit tregon se lehtësimi gradual i presionit mbi të ardhurat reale vijon të jetë
mbështetës i financave të familjarëve”.
Ndërkohë 40 për qind e të anketuarve parashikojnë përkeqësim të situatës financiare për 12
muajt në vijim dhe vetëm 29 për qind janë shprehur për pritshmëri të përmirësimit të të
ardhurave. Në këtë vlerë ky është niveli më i lartë i pesimizmit që nga marsi i vitit 2010, dy muaj
përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.
Këto ishin shtetet që kanë volumin më të madh të tregtisë dhe ndikimin më të madh në
Bashkimin Evropian andaj edhe fokusimi im ishte në këto shtete pa i anashkaluar edhe shtet tjera
anëtare të Eurozonës, mirëpo në pamundësi që t‟i paraqes të gjitha, ishte ideja t‟i paraqes që
vetëm statistikat në formë tabelare. Mirëpo shikuar në përgjithësi shtetet e Eurozonës shohim se
në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, por edhe jashtë Bashkimit Evropian papunësia është
problem në nivel global, mirëpo Greqia deri me tash mban rekordin.
Numrat ndonjëherë edhe mund të shkaktojnë frikë. Kjo, sepse po t‟i shohësh mirë tregojnë
shoqërinë e ditëve të sotme. Dhe në rastin e papunësisë shqetësimi është mëse normal, sidomos
përsa u përket të rinjve.
Një studim i ri i Eurostat tregon atë që po ndodh në vendet evropiane. Një grafik i “The Atlantic”
flet qartë: numri i të rinjve që nuk kanë një punë sa vjen dhe rritet. Të dhënat janë azhornuar në
gusht dhe janë paraqitur vetëm tani.
29
Në Greqi flitet për 55 për qind të rinj të papunë,
ndërsa në Spanjë 33 për qind. Kjo do të thotë se ka më shumë persona nën 25 vjeç që nuk kanë
një vend pune, kundrejt atyre që e kanë. Ndërsa në Itali, të paktën një i ri në tre nuk ka një punë.
Por këto të dhëna nuk marrin parasysh personat që kanë hequr dorë nga kërkimi i një pune, pa
harruar edhe se përqindjet reale që mund të jenë më të larta. Veç Greqisë dhe Spanjës, shifrat në
rritje po trembin edhe Italinë.
“Për këta lloj personash nuk ka asnjë garanci. Në Itali të rinjtë shpëtojnë falë prindërve që kanë
një punë ose një pension.
Marrë në përgjithësi Papunësia ne Eurozonë është 11.4 %
Të dhënat zyrtare tregojnë se papunësia në 17 vendet që përdorin euron, ka mbetur në nivelin e
saj më të lartë, përkatësisht në 11.4 për qind, në muajin gusht.
Derisa udhëheqësit evropianë kanë arritur të qetësojnë tregjet financiare me premtimet për të
shkurtuar shpenzimet, ata nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë valën e papunësisë.
Në gusht, 34.000 persona më shumë kanë humbur punën e tyre brenda Eurozonës, raporton AP
duke u thirrur në të dhënat e publikuara sot.
30
5. Çka thonë Ekspertet për papunësinë
George SOROS - Një nga personazhet më të njohura në botën financiare paralajmëroi se
Bashkim Evropian mund të shkatërrohet për shkak të “tmerrit” të krizës në eurozonë dhe tha se
Gjermania duhet të marrë përsipër përgjegjësinë e shpëtimit të bllokut të monedhës së
përbashkët.
Soros, që u bë i pasur dhe i njohur pasi parashikoi zhvlerësimin e paundit në vitin 1992, në
deklaratën e bërë një ditë më parë thotë se alternativa e vetme për Gjermaninë në kushtet kur nuk
merr përsipër rolin që i takon, është largimi nga blloku i monedhës së përbashkët. “Kriza po
shtyn bashkimin europian drejt një depresioni të zgjatur dhe është totalisht i krijuar nga brenda”,
tha Soros.
"Ka një rrezik real që euro të shkatërrojë bashkimin europian. Mënyra e vetme për ta shmangur
është që gjermania të pranojë një rol më të madh jo vetëm për të mbrojtur interesat e saj por edhe
interesat e vendeve me borxhe dhe të luajë rolin e hegjemonistit bamirës”, tha ai. Soros krahasoi
rolin gjerman në Bashkimin Europian me atë të Shteteve të Bashkuara pas Luftës së Dytë
Botërore. Ai argumentoi se gjermania duhet të jetë më e shpejtë në shpëtimin e euros dhe në
planet për bonot pan europiane “Pasi nëse do jetë e suksesshme do të kushtojë shumë pak dhe
nëse do të dështojë do të zhysë dhe vetë Gjermaninë”.
Emetimi i bonove pan europiane është një formë e bashkimit ët riskutr në të gjithë eurozonën. Ai
përmendi edhe një zgjidhje të re të papërmendur më parë për krizën e eurozonës. Zgjidhje mund
të jetë largimi i Gjermanisë dhe sipas Soros “problemi do të avullojë menjëherë” pasi do të
zhvlerësohet menjëherë euro dhe do të rregullohet edhe interesi i borxhit të vendeve të
Eurozonës. “Nocioni se qeveritë janë pa risk është hamendësimi i gënjeshtër në thelb të krizës në
eurozonë dhe kjo mund të korrektohet vetëm duke emetuar bonot pan europian. Por kjo është një
ide politikisht e papranueshme në gjermani”.
Kristin LAGARDE - Eurozona kërcënon ekonominë globale.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde ka paralajmëruar sërish se
mos zgjidhja e krizës së borxhit në Eurozonë do të pengojë rritjen globale ekonomike.
31
"Kemi disa faktorë që kanë ndikim në gjendjen aktuale ekonomike në botë. Por arsyeja e parë
është është pikërisht mos reagimin ndaj krizës europiane si dhe pasiguria në nivel botëror".
Për shefen e FMN-së duhet gjetur një zgjidhje me an të politikave të përshtatshme për ti dhënë
fund tatepjetës fiskale. "Këto shërbejnë si faktorë pasigurie që kushtëzojnë edhe qëndrimet e
njerëzve për të ndërmarrë apo jo investime, vendimet mbi punësimet, vendimet mbi investimet e
huaja të cilat në mënyrë të drejpërdrejtë do ndikonin në rritjen e ekonomike në rang global".
Sa i përket ekonomisë amerikane shefja e FMN-së Christine Lagarde tha se rreziku që kërcënon
ekonominë dhe financat e SHBA vjen pikërisht nga përtej oqeanit.
Deklaratat e Lagarde vjen një ditë pasi Eurostat tha se edhe gjatë muajit gusht është rritur numri i
të papunëve në Eurozonë.
Kevin DUNNING (ekspert ekonomik në Londër.) - ”Kriza e Eurozonës është ende larg
zgjidhjes”, “Në momentin kur ky recesion do të përfundojë, Evropa do të përballet me faktin se
nuk është më atje ku ka qenë dhe se përpara se të mendojë për rritje, duhet të bëjë të mundur që
të rikthehet atje ku ishte”.
Sara JOHNSON (drejtoresha e “IHS Global Insight) - ”Situata e Eurozonës mbetet e
pazgjidhur”. “Në këtë situatë ndikon edhe fakti se adoptimi i një ligji për bashkimin fiskal dhe
bankar po vonon”.
Sipas CNN – “Pavarësisht rritjes së pandalshme të ekonomisë kineze dhe zhvillimeve pozitive
në SHBA, ekonomia më e madhe në botë nëse merret si një e vetme, ajo evropiane, po frenon
rritjen në të gjithë vendet, duke kërcënuar me stagnacion ose recesion shumë vende të tjera të
planetit.”
32
6. TË ARDHURAT BPV dhe PBB
Grupi i shteteve të përfaqësuara nga shtylla e kaltër janë grupi i shteteve të BE-së deri në vitin
2004. BPV-ja për kokë banori në mesatare për këto shtete në vitin 2010 ka qenë rreth 44.500
USD. Kjo dallon dukshëm nga BPV-ja mestare për kokë banori për shtetet ish-socialiste që iu
bashkuan BE-së pas vitit 2004 (Hungaria, Polonia, Çekia, Sllovakia, Bullgaria, Rumania,
Sllovenia, Estonia, Latvia, Lituania, të përfaqësuara nga shtylla e kuqe), ku shifra ishte rreth
14.400 USD. Dallimi bëhet edhe më i qartë kur merren parasysh shtetet kandidate dhe ato që
synojnë anëtarësi në BE (siç janë vendet e Ballkanit, me përjashim të Turqisë dhe Islandës, të
përfaqësuara nga shtylla e gjelbër), ku BPV-ja mesatare për kokë banori është rreth 5000 USD.
Tabela e mëposhtme rendit të gjitha shtetet evropiane sipas BPV-së për kokë banori, ku dallimet
midis shteteve të qendrës dhe periferisë bëhen shumë të qarta (për shkak të burimit të të dhënave
që kam përdorur, në listën e shteteve nuk janë të dhënat për Kosovën).
33
Mirëpo marrë në përgjithësi, sipas raportit të cilin e kanë punuar ekspertet e ekonomisë si
Kathrin Brandmeier, Michael Grimm, Michael Heise, Arne Holzhausen dhe Gabriele Steck – të
ciliet çdo vit e publikojnë raportin global mbi pasurinë - “Global Ëealth Report”. Këtë vit mund
të merret vesh se zviceranët janë populli më i pasur i botës, ndërsa shuma e parave të fituara në
52 vendet studiuara - në vitin e kaluar - ishte jo më pak se 103.3 bilionë euro.
Ekonomistët e lartë cekur është dashtë t‟i marrin të dhënat e PBB-së nga 52 shtete për të ardhur
deri te rezultatet se kush janë më të pasurit. Mirëpo, përgjigja e kësaj pyetjeje nuk është për t'u
habitur: zviceranët! Ata kanë mundur të mburren me të ardhurat neto për frymë në vitin e kaluar,
që ishin 138 mijë euro, derisa në vendin e dytë ishin japonezët me 93 mijë euro. Fjala është për
shumën mesatare të parave për kokë banori, dhe kjo pasi u zbriten borxhet.
Pasuria private e botës në vitin 2011 është rritur me 1.6 për qind, që është dukshëm më pak se në
vitet e mëparshme, kur rritja ishte rreth 7 për qind. Arsyeja për këtë është inflacioni në rritje,
thonë nga Allianz. Një arsye shtesë për një akumulim më të vogël të pasurisë private ishte edhe
kriza e madhe financiare dhe e euros, si dhe popullata në rritje e Tokës. Ndërsa, këtu nuk
ndihmojnë as normat e interesit që janë ende shumë të ulëta, prandaj kursimet nuk kanë më vlerë
të njëjtë si më parë.
Pavarësisht situatës së keqe ekonomike, Shtetet e Bashkuara janë në listën e tretë të Allianzës për
pasurisë private, ndërsa në vendin e katërt është Belgjika (86 mijë). Pas saj vijnë: Holanda,
Tajvani, Kanadaja, Singapori, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli. Lista e njëzetëshes e
përmbushin po ashtu vendet evropiane, si: Danimarka (49 mijë), Italia, Franca, Suedia, Austria,
Gjermania etj.
Raporti tregon se pasuri në botë ka, por është çështje se si pasuria ndahet dhe nëse ndahet mes
njerëzve.
34
7. A PO AFROHET MOMENTI I KTHESËS PËR EVROPËN?!
Kriza e eurozonës e ka shndërruar Evropën në një kazan me shumë vrima. Sa kujton që mbylle
njërën vrimë, sheh se uji rrjedh nga tjetra. Në një pozitë të ngjashme janë liderët evropianë në
raport me krizën e eurozonës. Me pakon e fillimvitit u llogarit se problemi i borxhit grek u vu
nën kontroll, mirëpo gjendja e fundit e borxheve në Spanjë sërish po ngrit brenga se faza e
pauzës së shkurtër nga preokupimi me krizën tashmë përfundoi.
Nga ana tjetër, politika e shkurtimeve të ashpra buxhetore, e promovuar sidomos nga
Bundesbanka, si rruga e vetme për daljen nga kriza, është nën thumbin e kritikave gjithnjë e më
të ashpra. Është tashmë evidente nga indikatorët ekonomikë se kjo qasje, e imponuar si formulë
universale për daljen nga kriza, po e rëndon perspektivën ekonomike të kontinentit.
Sipas parashikimeve të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), rritja ekonomike në
eurozonë për vitin 2012, do të jetë në normën negative prej -0,3%. Kjo në kohën kur nevoja më e
madhe e kontinentit për të dalë nga kriza është rritja ekonomike. Politikat e shkurtimeve të
ashpra buxhetore, si në Greqi, Portugali e Spanjë, ndër vendet tjera, po shihen si një nga
shkaktarët kryesorë të recesionit në eurozonë – për të mos përmendur papunësinë,
paperspektivën për të rinjtë dhe krizën e përgjithshme sociale që ato kanë shkaktuar në këto
vende.
Edhe Britania është në recesion. Ndonëse Britania nuk është anëtare e Unionit Monetar
Evropian, për recesionin britanik po fajësohen njësoj politikat shkurtuese buxhetore të kampionit
tjetër të „austerity‟ në Evropë.
Gjithçka filloi pesë vjet më parë, më 9 gusht 2007, kur banka franceze BNP Paribas tha se
investitorët nuk do të jetë në gjendje të marrin paratë nga dy fondet e tyre, sepse nuk është e
mundur më të vlerësohet prona për shkak të "humbjes së plotë të likuiditetit". Ky ishte sinjali më
i qartë se bankat po refuzojnë të bëjnë biznes njëra me tjetrën, sepse kanë frikë se asetet toksike
në bilancet e tyre mund të hedhin gjithçka në erë, gjë që klientët do t‟i dënonte me shkatërrim.
Edhe pesë vjet më vonë nuk ka asnjë shërim nga kjo “sëmundje”. Spanja qëndron në tehun e
35
thikës, Italia dhe Sllovenia janë një hap pranë humnerës, ndërsa parashikimet për fundin e krizës
nuk janë aspak optimiste. Në këtë tekst do të sjellim përmbledhjen e ngjarjeve kryesore përkitazi
me këtë.
Një muaj pas rastit të BNP-së, më 14 shtator 2007, depozituesit të bankës britanike Northern
Rock kanë tërhequr 1 miliard funte për vetëm një ditë. Deri tek kjo erdhi pasi BBC njoftoi se
Banka e Anglisë i ka dhënë ndihmë emergjente një banke të paidentifikuar. Pak ditë më vonë,
Banka Qendrore ka injektuar 10 miliardë funte në likuiditetet në tregje.
Më 13 dhjetorë, miliarda dollarë janë injektuar në tregjet e aksioneve të përbashkëta të bankave
qendrore britanike, amerikane, kanadeze, zvicerane dhe asaj evropiane.
Më 17 mars 2008. JPMorgan, në krye me Jamie Dimon, e blenë Bear Stearns për vetëm 240
milionë sollarë - me një zbritje prej 17.75 miliardë dollarësh, në krahasim me vlerën e saj vitin e
kaluar.
Më 15 shtator 2008, banka investuese Lehman Brothers e shpalli falimentimin, pasi disa ditë më
parë pranoi humbjen tremujore prej 3.9 miliardë dollarëve.
Më 13 tetor 2008, qeveria britanike ka njoftuar se janë rikapitalizuar HBOS, Lloyds dhe Banka
Mbretërore e Skocisë, dhe se ky veprim më vonë është bërë i njohur si “bailout” (borxh për
shtetet apo kompanitë që janë buzë falimentimit). Të nesërmen qeveria amerikane njoftoi një
plan të ngjashëm për bankat e saj.
Më 11 dhjetor 2008, Banka e Amerikës thotë se është detyruar të pushojë nga puna 35 mijë vetë.
Më 5 mars 2009, Banka e Anglisë, e udhëhequr nga Sir Mervyn King, njoftoi se do të fillojë
politikën e zbutjes kuantitative me blerjen e bonove. Katër ditë më vonë, FTSE 100 (indeksi i
100 kompanive të Bursës së Londrës) ka rënë në nivelin më të ulët gjashtëvjeçar, në 3.460.
Më 11 prill 2010, tregjet kanë filluar të dyshojnë se Greqia e mbushur në borxhe nuk do të jetë
në gjendje të kthejë borxhin e saj. Së shpejti u bë e qartë se ndihma financiare prej 30 miliardë
eurosh nuk do të jetë e mjaftueshme, sepse problemet e Greqisë janë më të mëdha se që ishte
menduar më parë. Së shpejti u pajtua Plani B, pra injeksioni financiar prej 110 miliardë eurove
ndihmë. Një vit më vonë shtohen edhe 155 miliardë. Por, paralelisht me këtë shtohet frika se
36
edhe Irlanda dhe Portugalia janë në gjendje të njëjtë dhe se kanë nevojë për ndihmë financiare.
Meqë shtohej shqetësimi për krizën në eurozonë, Bashkimi Evropian vendosi të krijojë një fond
të përhershëm për të ofruar ndihmë financiare.
Më 8 gusht 2012, të ardhurat e Spanjës nga obligacionet janë ende tejet të larta, pasi sistemi
bankar spanjoll ka pësuar humbje të mëdha, dhe vendi hyri në telashe të mëdha.
Qasja e deritanishme për ballafaqim me problemin e krizës së eurozonës (që përfshin, në radhë të
parë, krizën e borxheve të larta publike të shteteve të periferisë, rrezikun që eskalimi i krizës së
borxheve paraqet për të adhmen e unionit monetar dhe të monedhës euro, dhe tani edhe
problemin e recesionit ekonomik) është karakterizuar nga masat e pjesshme për adresimin e
problemit të borxheve.
Nga këto lindën EFSF (Mjeti Evropian për Stabilitet Financiar – fondi për shpëtimin e shteteve
në krizë) që derdhi qindra miliarda euro në Irlandë, Portugali dhe sidomos Greqi, propozimi për
të ashtuquajturin “pakt fiskal” për eurozonën, që parasheh dënime për shtetet që në të ardhmen
tejkalojnë kufizimet e unionit monetar për deficitet buxhetore dhe shkallën e borxhit publik, dhe
së fundi pakoja e veçantë e negociuar në fillim të këtij viti për Greqinë, që kërkon nga ky vend
implementimin e një plani afatgjatë shkurtimesh buxhetore dhe reformash tjera strukturore në
shkëmbim të mbështetjes financiare evropiane.
Megjithatë, përderisa kjo qasje ndihmoi në qetësimin momental të krizës, qëndrueshmëria e kësaj
qasjeje po vihet në sprovë.
Janë dy faktorë kryesorë që po e sfidojnë qëndrueshmërinë e qasjes aktuale:
I pari është fakti se kriza e borxheve shumë shpejt mund të dalë nga kontrolli në njërën nga
ekonomitë me të mëdha evropiane. Këtij rreziku i kanosen në radhë të parë Italia dhe Spanja, si
dy ekonomi me peshë të madhe në eurozonë.
Javën që shkoi Spanja u zu befas me rritjen e normës së interesit për bonot e saj nga 5,1% sa
kanë qenë në fillim të këtij viti, në 6%. Sado që kjo nuk është ende afër pikës kulminante të
nëntorit të vitit të kaluar, kur normat arriten në afër 7%, ky ndryshim mjaftoi për të nxitur alarm
te politikbërësit evropianë se masat reduktuese nuk po japin efektin e duhur, nën supozimin se
vënia nën kontroll të financave publike do ta kthejë besimin e tregjeve financiare.
37
Italia paraqet rrezikun e dytë të madh për eurozonën, dhe trendi i rritjes së normave italiane gjatë
dy muajve të fundit është po ashtu shqetësues. Ndërkohë që Spanja dhe Italia do të jenë të dyja
në recesion sivjet, çështja është vetëm se drastik do të jetë recesioni. Pa bërë fjalë për revoltën
sociale që ka kapluar këto dy vende, dhe që në çdo moment mund të rrezikojë stabilitetin e
ketyrë qeverive, sidomos në një vend si Spanja, ku papunësia e të rinjve ka arritur në shkallën
50%.
Faktori i dytë është perspektiva e fitores së kandidatit socialist Francois Hollande në garën
presidenciale në Francë, dhe humbja e presidentit aktual, Nicholas Sarkozy. Hollande është
deklaruar kundër politikave shkurtuese të ndjekura deri tani, duke bërë thirrje për politika që
shkojnë në favor të rritjes ekonomike.
Përkrahja për politikat shkurtuese duket se është zbehur edhe në Holandë.
Holanda është një nga shtetet e pakta të eurozonës me financa të “shëndosha” dhe që ka qenë në
ballë të thirrjeve për masa të ashpra kursyese në shtetet si Greqia dhe Spanja.
Ka qenë e qartë që nga fillimi i krizës së eurozonës se masat e pjesshme, çfarë nxiteshin nga
Bundesbanka dhe boshti Sarkozy-Merkel nuk do të jenë të qëndrueshme, pasi që eurozona ka
nevojë për reforma më të thella institucionale, dhe jo vetëm politika shkurtuese që, në thelb, po
tregohen si shkatërrimtare për Evropën. Është indikative se këto ditë, kreu i Bankës Qëndrore
Evropiane (BQE), Mario Draghi bëri thirrje për një “pakt të rritjes” për Evropën, ndërkohë që në
mbështetje të këtij pakti u paraqit edhe Merkel.
Është vështirë të thuhet se çfarë do të jetë përgjigja e re ndaj krizës së eurozonës, mirëpo Kriza,
siç qëndrojnë gjërat sot, është shumë larg zgjidhjes!
38
8. REFERENCA
E gjithë tema ime rreth papunësisë është realizuar në bazë të dhënave që janë publikuar në libra,
lajme, statistika dhe internet. Andaj të gjitha materialet qe kam shfrytëzuar janë këto:
Librat:
1. The Neë European Ecnonomy
2. Ekonomia e Kosoves dhe BE – Gazmend Qorraj
Internet:
1. The daily telegraph
2. CNN -
3. Telegrafi.com
4. Koha Ditore
5. Indeksonline
6. Der Spigel - Gjermoni
7. Instat - Institucioni per Statistika ITALI
8. Eurostati
9. ASE – Autoriteti Grek i Statistikave
10. Agjencia e vlersimit Stad & Poor
11. www.ebrd.com
12. www.worldbank.com
PËRMBLEDHJA
Si çdo fillim që e ka edhe fundin e tij, kjo është një rregull që nuk thyhet, andaj edhe temës time
rreth Papunësisë i erdhi fundi, por nuk i erdhi fundi Papunësisë qe po mbizotëron në vendet e
Evropës dhe në gjithë Botën në përgjithësi, por veçanarisht në Evropë.
Papunësia ka qenë gjithmonq një sfidë pqr gjithë ekonomistët që në kohën e duhur, mënyren e
duhur, dhe kohën e duhur t‟i ndërmarrin masat që të mos vije deri te kolapsi ekonomik, për arsye
se ekonomisti është sikur mjeku, një ilaç i gabuar e merr në qafë tërë njerëzimin, po ashtu një
39
veprim jo i duhur i ekonomistit shkakton çrregullime të medha ekonomike në gjithë botën e
veçanarisht në vend, që për tu kthyer aty ku ishte, ndoshta do të duhen vite të tëra.
Kjo është gjithë ajo çfar kam mundur të bej rreth papunësisë, me shpresë që në të ardhmen të
kemi një punësim më të lartë, një rini më të shkolluar, një vend më përparimtar dhe një Botë më
të mirë. Ju faliminderit!