para met rat fizik te ujit

9
1

Upload: ymergerlica

Post on 22-Nov-2014

520 views

Category:

Documents


10 download

TRANSCRIPT

Page 2: Para Met Rat Fizik Te Ujit

Mënyra e përcaktimit të parametrave fizikë dhe rëndësia e tyre për kualitetin e ujit).

-TEMPERATURA--Matjet e temperturave janë të nevojshem në studimin e autopurifikimit (vetëpastrimit) të ujërave dhe gjatë kontrollit të stabilimentëve për pastrimin e ujërave të ndotura.Po ashtu temperatura e ujit është me rëndësi edhe për jetën e gjallesave në ujë.Temperatura matet në thëllesi të nderyshme të ujit.Duhet të matet atëherë kur uji shërben në industri në procesin e ftofjes ,gjatë llogaritjes së përqendrimit të oksigjenit të tretur në ujë dhe përcaktimit të drejtëpeshimit acido bazik (drëjtepeshimi karbonat-dioksidi i karbonit).Kualiteti i ujit të puseve të thella shpesh caktohet vetëm me anë të matëjes së temperaturës sepse temperatura e ujit të pijshem ndikon në shijen dhe kualitetin e ujit.Për matjen e temperatures termometri i shkallzeuar në 0,10 ˚C.Por nëse nuk është e nevojshëm preciziteti i lartë mund të përdoren edhe termometri që ka ndarje në 0,5 ˚C.Për matjen e temperaturës në thëllesi të ndryshme të ujit përdoret termistori.Mënyra e përcaktimit,Matja e temperaturës në ujëra bëhet me zhytjen e termometrit në ujë dhe pasi të arrihet vlera e pandryshuar e temperaturës bëhet leximi i vlerës.Në të njetën kohë bëhte matja e temperaturës së ajrit në afërsi të vendit të matjes së temperaturës së ujit,por duhet pasur kujdes që të mos jetë nën ndikimin e çfarëdo burimi të nxehtësisë ose të rrezeve të diellit.Matja e temperaturës së ajrit bëhet në lartësi mbi sipërfaqën e ujit,duke e shfrytezuar të njëjtin termometër me të cilin kryhet matja e temperaturës së ujit.Së pari duhet të bëhet matja e temperaturës së ajrit,pasi termometri është i terur e pastaj matet temperatura e ujit.Nëse matja e temperaturës së ujit nuk mund të bëhet në mënyrë të drëjtepërdrejtë,atëherë matja bëhet në enën të cilën është marr mostra.Vëllimi i enës në të cilën është marra mostëra duhet të jetë 1 litër,ndërsa temperatura e enës duhet të jetë e njejtë me temperaturën e mostres.Ena me mostër nuk duhet të jetë e nënshtruar ndaj çfarëdo burimi të nxehtësisë apo rrezeve të djellit.Temperatura e ujit të ujësjellësit matet në enë për mostër në të cilën rrjedh uji dhe matja lexohet pasi të arrihet vlera e pandryshuar e temperaturës.Matja e temperaturës në thëllesi të ndryshme të shtresave të ujit bëhet me termistor,që është me i përshtatshem dhe me preciz.Rezultati shprehet në temperaturën e lexuar me precizitet 0,1 ˚C.Nëse nuk kërkohet saktësia e lartë mund të paraqitet matja e temperaturës me saktësi 0,5 ˚C.

-AROMA-Aroma (era) dhe shija janë treguës për praninë e disa mineraleve në ujë,të materieve organike,ndotjës industriale,veprimin e klorit në disa materje organike të cilat janë të pranishme në ujë (fenolet).Uji që nuk është i ndotur (uji i pastër ) praktikisht duhet të jetë pa aromë.Aroma në ujë përcktohet në mënyrë organoleptike në temperturë të dhomës dhe në

2

Page 3: Para Met Rat Fizik Te Ujit

40 ˚C.Intenziteti i aromës rritet me rritjen e temperaturës,prandaj në temperatura të larta konstatohet me lehtë.-Mënyra e përcaktimit -Aroma përcaktohet mënjeherë pas marrjës së mostrave( me se largu 2 orë pas marrjës së tyre).Ky parameter përcaktohet para përcaktimit të shijës.Aroma përcaktohet në teren dhe në laborator para se të filloj analiza kimike,por duhet pasur kujdes që mostar të mos përmbaj ndonjë helm i cili avullohet lehtë.Për përcaktimin e aromës në të ftoftë ( Në temperaturë dhome),ena me kapak mbushte përgjysme me ujë,mbyllet ,përzihet mirë,hapet kapaku dhe i mirret erë.Nëse uji përmbanë klor para se ti caktohet aroma shtohet tiosulfat natriumi dhe pastaj i përcaktohet aroma në mënyrë të ngjajshem.Për përcaktimin e aromës në të nxehtë (në temperaturë rreth 40 ˚C),mostra e ujit që përmbanë rreth 100 cm³ vendoset në erlejmajer me vëllim 300 cm³,mbulohet me qelq orë dhe vendoset në banjo uji.Kur arrihet temperatura e deshiruar(40 ˚C) erlejmajeri largohet nga banjo e ujit,largohet qelqi i orës dhe menjëherë inhalohet aroma.

-SHPERHJA E REZULTATEVE--Kualiteti i aromës shprehet në ketë menyrë përshkruese:Aromatike (aroma e luleve,pemve ,trungujve....)Aroma e moqalit (aroma e myshqeve,lymit ,torvës...)Aroma e barit ,lakrës,bimve...Aroma e mykut,Aroma e dheut,Aroma e peshkut,Aroma e kalbjes,Aroma e klorit dheAroma e papërcaktuar ( e padefinuar).Intenziteti i aromës shprehet në shkallë-poena sipas tabelës.Në rezultatet e analizës duhet të cekët mënyra se si është caktuar aroma në të ftoftë apo në të nxehtë.

Shija e ujit caktohet vetëm në raste të jashëtzakonshme si në teren ashtu edhe në laborator.Ky përcaktim bëhet vetëm atëherë kur nuk dyshohet në parametrat mikorobiologjik dhe toksikologjik të ujit,d.m.th. nëse perjashtohet mundesia e helmimit.Kontrollimi i shijes te ujit bëhet pa dyshuar,vetëm nëse janë të siguruara kushtet që i përmendem më lartë dhe nëse uji është i dezinfektuar qoftë me klor ose me ozon.-Mënyra e përcaktimit . Për të përcaktuar shijen e ujit,zgavra e gojës duhet të jetë e "përgatitur".Para përcaktimit të shijës nuk guxon të merrët ushqim,sidomos ushqimet që kanë shije të idhët,të thartë,djegës ose çfarëdo lloji të ushqimit që ka shije të theksuar.Shija e ujit vështirë mund të përcaktohet pas pirjes së duhanit apo pijeve alkoolike (verë,raki).Nënkuptohet,personi i cili do të bejë përcaktimin e shijës së ujit organet respiratore duhet ti ketë të shëndosha.Një gellenke uji për hulumtime merrët në gojë qëndron pak në gjuhë dhe shpërlahet fyti dhe zgavra e gojës.Për përcaktimin e shijës së ujit të nxehtë,vlon rreth pesë minuta dhe pastaj ftohet shpejtë në 278,16 K (25 ˚C).Gjatë përcaktimit të këti parametri aplikohet shkalla e poentimit të intenzitetit të aromës duke shënuar karakterin dhe llojin e shijës (i njelmët,i idhët,i thartë...)

-SHIJA-

3

Page 4: Para Met Rat Fizik Te Ujit

Gjatë hulumtimit,përcaktimit të këtijë parametri përpos karakteristikave të theksuar të shijës duhet të theksohet edhe intenziteti i aromës.Është e deshiruar karakterin dhe intenzitetin e aromës dhe shijës ta përcaktojne së paku tre deri katër persona.

-Përcaktimi i turbuiditetit (turbullirës) është parametri kryesor që përcakton gjendjen dhe produktivitetin e sistemit.Turbiditetin e ujit e shkaktojnë prania e materieve të suspenduara,siç janë argjila,lymi,meteriet e dispresuara organike dhe ineorganike,komponimet e trëtshme organike të ngjyrosura,plaktonet dhe organizmat e tjerë mikroskopik.Turbiditeti është i rëndësishem edhe gjatë zgjidhjës së procesit teknologjik për përpunimit të ujërave të papërpunuara.Turbiditeti i rritur mund të shërbejë si mbrojtës për mikroorganizmat e ndryshëm dhe të stimulojne rritjen dhe zhvillimin e tyre.Prandaj në këto raste duhet të rritet sasia e klorit për dezinfektimin e ujit.Supozohet se materiet organike dhe mikrooraganizmat i mbrojnë organizmat patogjen nga efekti i ndikimit baktericid të mjetëve dezinfektuese të përdoruara për dezinfektimin e ujit ndërsa materjet ineorganike nuk e kanë këtë veti.Mostra mund të përmbajnë poashtu thërmija me veprim toksik.Përcaktimi i turbiditetit zakonisht bëhet me metoda nefelometrike me standard të polimerit të formazinës.

- Metodat e përcaktimit- Metoda bazohet në efektin e shpërndarjës së dritës që bëhet gjatë depërtimit të dritës nëpër mostër që përmbanë grimca koloidale,emulzione ose suspenzione.Intenziteti i dritës së shpërndarë është proporcionale me trubullirën e tretësirës.Matja bëhet me turbidimetër duke berë krahasimin e intenzitetit të dritës së shpërnadrë e cila kalon nëpër mostër me intenzitetin e dritës të shpërndarë nëpër suspenzione standared.Turbiditeti shprehet në njësin neflometrike të turbiditetit (NTU).Si suspenzion standard për turbiditet shërben polimeri i formazinës i cili përgatitet lehtë dhe i plotëson kushtet e shpërndarjës së dritës me mirë se standardet që janë shfrytëzuara dikur p.sh.kaolina.Turbiditeti i formaxinës me përqendrim të caktuar është i definuar si 40 njësi

nefelometrike (NTU).-Aparatura dhe reagjentët-Turbiditeti sipas konstruksionit është nefelometër që tregon intenzitetin e drites qe shperndahet ne kend prej 0 shkalle ndaj drejtimit te drites hyrese.Aparati duhet të bejë matjen e turbiditetit prej 0-40 ose më shumë njësi nefelometrike (NTU).Kivetat për mostra duhet ti përgjigjet tipit të aparatit dhe janë të ndërtuara nga qelqi i tejdukshëm dhe i pa ngjyrë.Ato duhen të mbahen të pastërta brenda dhe jashtë dhe nuk duhet të përdorën nëse qelqi dëmtohet.Nuk duhet të mbahen me dorë në ato pjesë të cilat nënshtrohen dritës në aparat.-Suspenzioni bazë-Tretësira I: Tretën 1.0 g sulfat të hidrazinës (NH2)2H2SO4 në ujë të destiluar dhe hollohet deri në 100 cm3.

-TURBIDITETI-

4

Page 5: Para Met Rat Fizik Te Ujit

Tretësira II: Tretën 10.0 g heksametilen tetra aminë, (CH2)6N4 në ujë të destiluar dhe hollohet deri në 100 cm³.Në një enë normale të 100 cm³ përzihen 5 cm³ nga tertësira1 me 5 cm³ nga tretësira 2.Lehën të qendrojnë 24 orë në 25 ˚C,hollohen deri në 100 cm³ dhe përzihen.Turbiditeti i këti suspenzioni është 400 njësi nefelometrike (NTU).-Suspenzioni standard Hollohen 10 cm³ të suspenzionit bazë deri 100 cm³ me ujë të destiluar.Turbiditeti i kësaj suspenzioni është 40 njësi nefelometrike (NTU).Ky suspenzion përgatitet i frsket për çdo javë.-Suspenizionet e holluara Përgatiten sipas nevojës duke matur vëllimin të caktuar të suspenzionit standard.Për përgatitjen e tretësirave të suspenzioneve duhet përdorin ujin e distiluar i kualitetit të mirë d.m.th.të jetë krejtësisht i pastër.Si bëhet përcaktimi--Së pari bëhet përgatitja (kalibrimi) i aparatit,që bëhet sipas udhëzimeve të prodhuesit të aparatit.Nëse aparati nuk e ka shkallën për kalibrim,përgatitën drejtëzat kalbruese për çdo regjion të matjës.Matja e turbiditetit bëhet ashtu që mostra më parë përzihen mirë,lehtë të qëndroje deri sa të lirohen fluskat e ajrit dhe vihen ne kivetën e turbidimetrit.Turbiditetit në njësi nefelometrike të turbiditetit (NTU) lexohet drejtëpërsedrejti nga shkalla e aparatit ose nga drejtëzat kalibruese që kemi përgatitur.

-Ngjyra në ujë mund të vjen nga prania natyrore e joneve të metaleve ( hekurit dhe manganit),matrialeve humësore dhe ujërave të ndotur.Ngjyra duhet të largohet në mënyrë që uji të mund të përdorët në industri ose për qëllime të ndryshme.Në ujin e pijshëm,prania e ngjyrës shkakton efektin psikologjik dhe frige për pordorim,por ka raste kur ndryshimi i pa pritur i ngjyrës është si indikatorë që njerzit të mos të pijnë ujin e kontaminuar.Termi "ngjyrë" do të shenon ngjyrën e vertetë,gjegjësishtë ngjyrën e ujit pas largimit të trubullirës.Termin "ngjyrë kalimtare" përfshin jo vetëm ngjyrën që rrjedh nga substancat e pranishme në tretësirë por edhe ngjyrën që vjenë nga materiet e suspenduara.Ngjyra kalimtare përcaktohet nga mostra pa filtrim ose centrifugim.Metoda me komparator- Metoda vizuele e krahasimit mund të përdorët gati për të gjithë mostrat e ujërave të pijshëm.Ndotja e shkaktuar me anë të disa ujërave industrial mund të shkaktoj ngjyrë të papërcaktuar,që është vështirë të caktohet.Në këto raste shfrytëzohet ndonjë nga metodat instrumentale.Ngjyra krahasohet me krahasim vizuel të mostarve ku si standard shërbejn tretësirat e ngjyërosura me përqendrim të njohur.Krahasimi gjithashtu mund të bëhet edhe me anë të disa disqeve që janë të ngjyrosura dhe të kalibruara për ketë qëllim.Si metodë standarde për përcaktimin e ngjyrës është dhënë metoda platino-kobaltit dhe njësia e matjës është ngjyra të cilën e jep 1 mg/dm³ platinë në formë të jonit kloro-platinat.Raporti i kobaltit dhe platinës mund të ndryshojnë në mënyrë që të fitohet nyanse e caktuar e ngjyrës që i korespondon mostrës të cilin e masim.Raportete dhëna sipas kësaj metode japin rezultate të knaqëshme gjatë përcaktimit të ngjyrës në ujërat natyrorë.-Mënyra e përcaktimit dhe aparatura-Zakonisht përdorët komparatori,Hellige ose i ngjajshëm,i paisur me disqe me ngjyrë që përfshinë standarde nga 5-40 mg pt/dm³.Për ujërat që janë me intenzitet të lartë të ngjyrës

-NGJYRA-

5

Page 6: Para Met Rat Fizik Te Ujit

është e nevojshme disku që përfshinë regjionin prej 40-150 mg pt/dm³.Përndryshe standardi më i ulët për krahasim sipas kësaj metode është 5 njësi të ngjyrës,gjegjësisht 5 mg pt/dm3.Këtu përdoret epruveta e Nesslerit me gjatësi 250 mm.Uji të cilin duhet ti përcaktohet ngjyra vehët në epruvetën e Nesslerit dhe vendoset në pjesën e djathtë të mbajtësit të epruvetave të Nesslerit.Eprovetën tjetër të Neslerit e mbushim me ujë të destiluar që shërben për krahasim të ngjyrës dhe vendoset në anën e majtë të mbajtësit.Bëhet krahasimi i ngjyrave dhe rezultati shprehen në mënyrë të drejtëpërdrejt në njësi të ngjyrës,gjegjësishtë në mg pt/dm3.

-Përcjellshmëria elektrike varet nga prania e jonëve në ujë,përqëndrimit të përgjithshëm të këtyre joneve dhe temperaturës në të cilën bëhet matja.Bartës të përcjëllshmerisë elektrike të ujërave janë jonet në varshmëri nga sasia e materiës së ngurtë të tretur në ujë.Tretësira e shumicës së acideve ineorganike,bazave dhe kriprave janë përçuës relativisht të mirë.Përkundër këtyre,molekulat e komponimeve organike të cilat nuk shpërbashkohen në tretësira ujore,janë përqus të dobët të rrymës ose nuk e perçojnë fare.Përcjellshmëria eleketrike paraqet vlerën reciproke të rezistencës të shprehur në "ohm" që matet në mes të dy skajeve të kundërta të një ene me vëllim një centimetër kub të tretësirës ujore në temperaturë të caktuar.Njësia standarde e përcjellshmërisë elektrike është simens për metër (S x m-1=ohm-1m-1).Për t'iu shmangë shprehjes së rezultateve në njësi të vogla decimale,për qëllime praktike shfrytëzohen njësi më të vogla milisimensi në metër (mS x m-1).Uji i distiluar i freskët ka përcjellshmëri rreth 0.2-0.1mS x m-1ose edhe më të vogël,por përcjellshmëria e ujit rritet deri në dy herë në krahasim me vlerat e përmendura për shkak të absorbimit të dioksidit të karbonit nga atmosfera.Përcjellshmëria elektrike teshumica e ujërave natyrorë të pasterta ka vlerën prej 5 deri 50 mS x m-1.Vlera e përcjellshmëris elektrike për ujërat me mineralizim të lartëmund të jetë mbi 1000 mS x m-1.Temperatura ndikon në përcjellshmërin elektrike edhe atë ndrron 2% për çdo rritje të temperaturës për 1 ˚C.Temperatura standarde e matjës merret temperatura në 20 ˚C.Mostra e ujit që ka vlerën e pH të ulët gjithashtu tregojnë përcjellshmëri të lartë elektrike

që vjen si pasojë e përcjellshmërisë së lartë ekuivalente që kanë jonet e hidrogjenit.-Metoda konduktomerike- Matja e përcjellshmërisë elektrike bëhet në aparatura,ku secili prodhuës krahas aparatures i dergon specifikat e duhur dhe tretësirat për kalibrimin e aparaturës.Për llogaritjën e rezultateve gjithashtu duhet konsultuar udhezimet e prodhuesve dhe tipin e instrumentit që i kemi në dispozicion.Rezultatet zakonisht lexohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë në aparaturë dhe shprehet në njësit e dhëna.Të ujërat që kanë përcjellshëmri të lartë elektrike rezultate zakonisht shprehën në mikro simiens në centimetër. ose shëndrrimi në mili S/cm,ku 1 mili S/cm=1000 mikro S/cm

-PËRCJELLËSHMËRIA ELEKTRIKE-

6