parandalimi dhe menaxhimi i hemorragjisË …  · web viewlp– low platelets (rënje e numrit të...

53
MENAXHIMI I PREEKLAMPSISË SË RËNDË DHE EKLAMPSISË Udhërrefyes klinik Udhërrefyesi Nr. 2 Dhjetor 2016 Verzioni 1.0 Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada – Government Ministria e Shëndetësisë / Ministarstvo Zdravstva / Ministry of Health Departamenti për Zhvillim Strategjik Shëndetësor Departman za Zdravstveno Stratesko Razvijanje / Department of Strategic Developmenton Health Rruga e Zagrebit pa numër 10 000 Prishtinë http://msh-ks.org/departamentet/departamenti-per-zhvillim-strategjik-shendetesor

Upload: others

Post on 04-Oct-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

MENAXHIMI I PREEKLAMPSISË SË RËNDË DHE EKLAMPSISË

Udhërrefyes klinik

Udhërrefyesi Nr. 2 Dhjetor 2016 Verzioni 1.0

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of KosovoQeveria - Vlada – Government

Ministria e Shëndetësisë / Ministarstvo Zdravstva / Ministry of Health

Departamenti për Zhvillim Strategjik ShëndetësorDepartman za Zdravstveno Stratesko Razvijanje / Department of Strategic Developmenton Health

Rruga e Zagrebit pa numër10 000 Prishtinë

http://msh-ks.org/departamentet/departamenti-per-zhvillim-strategjik-shendetesor

Page 2: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Përmbajtja1 Hyrje................................................................................................................ 32 Qëllimi dhe fokusi............................................................................................3

2.1 Klasifikimi i sëmundjeve hipertensive në shtatzëni.............................32.1.1 Përkufizimi...........................................................................................32.1.2 Etiologjia e Preeklampsisë...................................................................42.2 Të dhënat epidemiologjike..................................................................52.3 Popullata e cakut.................................................................................52.4 Dedikimi i udhërrëfyesit......................................................................52.5 Pyetjet.................................................................................................6

3 Metodologjia....................................................................................................64 Rekomandimet.................................................................................................8

4.1 Diagnostikimi i preeklampsisë/eklampsisë.......................................94.1.1 Preeklampsia.......................................................................................94.1.2 Preeklampsia e superponuar në hipertension kronik.........................114.1.3 Eklampsia..........................................................................................114.2 Menaxhimi i shtatzënisë me preeklampsi/eklampsi..........................124.2.1 Rekomandimet..................................................................................124.3 Trajtimi..............................................................................................144.3.1 Rekomandimet..................................................................................144.4 Koha e kryerjes së lindjes..................................................................184.4.1 Rekomandimet..................................................................................184.5 Monitorimi amtar dhe fetal................................................................204.6 Kujdesi gjatë lindjes...........................................................................214.6.1 Rekomandimet..................................................................................214.7 Referimi në Njësinë e Kujdesit Intenziv.............................................214.8 Monitorimi pas lindjes........................................................................224.8.1 Rekomandimet..................................................................................224.9 Parandalimi.......................................................................................234.9.1 Rekomandimet..................................................................................23

5 Zbatimi i udhërrëfyesit...................................................................................256 Standardet e auditueshme.............................................................................25

2

Page 3: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

7 Referencat.....................................................................................................267.1 Algoritmet.........................................................................................287.2 Fjalori................................................................................................377.3 Shkurtesat dhe akronimet.................................................................39

3

Page 4: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

HyrjeUdhërrëfyesi për trajtimin dhe prevenimin e preeklampsisë/eklampsisë është përpiluar për të ndihmuar të gjithë profesionistët shëndetësor në vendimmarrje dhe menaxhimin e duhur të shtatzënave me preeklampsi/eklampsi. Udhërrëfyesi ofron udhëzime të përmbledhura dhe aktuale, për të siguruar dhe përmirësuar kualitetin e shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore si dhe standardizimin e diagnostikës dhe trajtimit, ashtu siç është praktikë në mjekësinë bashkëkohore.Preklampsia është hipertesion i indukuar nga shtatzënia i cili lajmërohet pas javës së 20 të shtatzënisë me ose pa proteinuri dhe mund të perzitoj 4-6 javë pas lindjes. Në dy dekadat e fundit është një ndër shkaktarët kryesor të morbiditetit dhe mortalitetit amtar dhe fetal. Poashtu është edhe një ndër shkaktarët e prematuritetit si pasojë e kryerjes së lindjes së parakohshme te gratë me këtë sëmundje dhe si faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare dhe metabolike te ato gra në të ardhmen. Eklampsia është shfaqje e konvulzioneve që e shoqërojnë preeklampsinë e rëndë.3

4

Page 5: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Qëllimi dhe fokusi2.1. Klasifikimi i sëmundjeve hipertensive në shtatzëni Sëmundjet hipertenzive në shtatzëni sipas rekomandimeve të “The American College of Obstetricians and Gynaecologists” (ACOG), “Royal College of Obstetricians and Gynaecologists” (RCOG), “Society of Obstetric Medicine of Australia and New Zealand” (SOMANZ) dhe “Internationaal Society for the Study of Hypertension in Pregnancy” (ISSHP), ndahen në:

a) Hipertensioni i induktuar nga shtatzënia, ose hipertensioni gestacional, PIH (Pregnancy Induced Hypertension).- Hipertensioni i lehtë 140-149/90-99 mmHg.- Hipertensioni i moderuar 150-159/100-109 mmHg.- Hipertensioni i rëndë ≥160/110 mmHg.

b) Preeklampsia- Forma e moderuar- Forma e rëndë

c) Eklampsia. d) HELLP –Syndroma - (Haemolysis, Elevated Liver enzymes, Low Platelet

counts).e) Hipertensioni kronik.f) Preeklampsia /eklampsia e superponuar.1,2,3,4,5,6,7,8

2.1.1.Përkufizimia) Hipertensioni i induktuar nga shtatzënia ose hipertensioni

gestacional/PIH është hipertension i shfaqur pas javës së 20 të barrës me vlera prej ≥ 140/90 mmHg, pa proteinuri sinjifikante i cili normalizohet pas lindjes.

b) Preeklampsia është hipertension i shfaqur pas javës së 20 të barrës me proteinuri sinjifikante.

c) Eklampsia është shfaqja e nje ose më shumë konvulzioneve që e shoqërojnë preeklampsinë, e që nuk ndërlidhen me shkaktarët tjerë.

d) HELLP –syndroma është H– Hemolysis (hemoliza), EL– Elevated liver enzime (ngritje e enzimeve të melqisë) dhe LP– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve).

e) Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i diagnostikuar në gjysmën e parë të shtatzënisë (para javës së 20 të gestacionit).

f) Preeklampsia/Eklampsia e superponuar është hipertension kronik me paraqitje të proteinurisë/konvulzioneve, pas javës së 20 të shtatzënisë.3,6,7,9,10

2.1.2.Etiologjia e Preeklampsisë Etilogjia e kësaj sëmundje nuk është e njohur, por përkufizohet si një sëmundje që përfshinë faktorin amtar, placentar dhe fetal. Shpjegimi bazohet në invazionin

5

Page 6: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

e shprehur të trofobllastit në vazat uterine gjatë implantimit të placentës. Invazioni i shprehur i trofobllastit në vazat uterine merret si shkaktar kryesor i hipertensionit në shtatzëni i shoqëruar me preeklampsi. Faktorët tjerë që vijnë në konsiderim poashtu me rëndësi janë përgjegja e fortë imunitare amtare ndaj indeve placentare dhe fetale, faktori gjenetik nutricional dhe i mjedisit.Si pasojë e një etiologjie të pa qartë një kohë të gjatë preeklampsia është quajtur “ Sëmundje e teorive “. Kohët e fundit janë rritur evidencat e bazuara në fakte që flasin për çrregullimet e baraspeshës së faktorëve angiogjen ( PIGF - Placental Growth Factor, VEGF- Vascular Endothelial Growth Factor, VEGFR-1 Vascular Endothelial Growth Factor Receptor-1 ) dhe antiangiogjen placentar (sFlt-1 - soluble fms like tyroxin kinase-1, sEng - soluble endoglin ) të cilët luajnë një rol qendror në shpjegimin e etiologjisë dhe rrjedhës së

preeklampsisë/eklampsisë dhe patologjive tjera të placentës ( IUGR, abrupcioni i placentës ).11

6

Page 7: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Figura 1. Etiologjia e preeklampsisë

Faktorët e rrezikut janë: nullipariteti, obeziteti, shtatzënia e shumfishtë, historia familjare për preeklapmpsi/eklampsi, hipertensioni preekzistues ose sëmundjet e veshkëve, preeklampsia/eklampsia në shtatzënitë paraprake, diabeti melit, hidropsi jo imun, antifosfolipid antitrup sindromi, mosha 35 vjeç e mbi, intervali kohor ndërmjet 2 shtatzënive mbi 10 vite.8

2.2. Të dhënat epidemiologjikeHipertensioni arterial është prezent në 5-10% të shtatzënave.12

Incidenca e preeklampsisë në Evropë është 2%.13,14 Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë në vitin 2014 janë trajtuar 127 raste me hipertension gestacional, 96 raste me preeklampsi të mesme dhe të rëndë, 14 raste me HELLP sindromë, 19 raste me hipertension kronik dhe 4 raste me preeklampsi të superponuar (mbivendosur).15 Preeklampsia/eklampsia/HELLP sindroma zënë vendin e dytë si shkaqe klinike të vdekjes maternale në Kosovë të viteve 2008-2011.16 Sëmundjet hipertensive në shtatzëni përbëjnë 20-25% të shkaqeve të vdekjes perinatale, janë në vendin e parë, dytë ose të tretë të shkakut të vdekjes maternale, 10-15% të gjitha vdekjeve maternale janë të ndërlidhura me preeklampsi/eklampsi dhe janë përgjegjëse për rreth 70.000 vdekje maternale në vit në botë.17,18,19,20 2.3. Popullata e cakut Popullata e cakut janë gratë shtatzëna me preeklampsi/eklampsi ose sëmundje hipertenzive në shtatzëni si dhe ato të rrezikuara nga këto sëmundje.

7

Page 8: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

2.4. Dedikimi i udhërrëfyesitKy udhërrefyes u dedikohet të gjithë drejtuesve dhe profesionistëve shëndetësor që ofrojnë shërbime shëndetësore për gratë shtatzëna, në nivelin parësor, dytësor dhe tretësor.Qëllimi i këtij udhërrëfyesi është që të gjithë profesionistëve shëndetësor, mjekëve specialistë: gjinekolog-obstetër, anesteziolog, neurolog, internist, mjek familjar, specializantë të këtyre lëmive, mami dhe infermiere, të cilët kujdesen për shëndetin e grave shtatzëna, t’u prezantohen rekomandimet aktuale/bashkëkohore të bazuara në fakte, për trajtimin, menaxhimin dhe prevenimin e preeklampsisë/eklampsisë, me qëllim të përmirësimit të kujdesit antenatal, zvogëlimin e komplikimeve dhe parandalimin e tyre. Ky udhërrëfyes parashihet për përdorim në nivel nacional dhe lokal.2.5. Pyetjet

- diagnostikimi, - menaxhimi i shtatzënisë me preeklampsi/eklampsi, - trajtimi, - koha e kryerjes së lindjes, - referimi në Njësinë e Kujdesit Intenziv, - monitorimi pas lindjes dhe - parandalimi

8

Page 9: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

MetodologjiaGrupi per adaptimin e udherrëfyesit (GAU) është i përbërë prej 5 anëtarësh. Është grup multidisciplinar, në përbërje:Prof. Dr. Shefqet Lulaj Gjinekolog Obstetër, Klinika Obsterike Gjinekologjike PrishtinëDr. Albana Gashi Gjinekolog Obstetër, Klinika Obsterike Gjinekologjike PrishtinëDr. Shqiponja Bajraktari Ponosheci Mr. Sci. Gjinekolog Obstetër, Klinika Obsterike Gjinekologjike Prishtinë Dr. Mehmet Uka Mr. Sci. Mjek Familjar, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare MitrovicëMr. Ph. Bekim Fusha Farmacist, Ministria e Shëndetësisë, PrishtinëHartimi i udhërrëfyesit është mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe OBSH Zyra në Prishtinë.Para fillimit te procesit anëtarët e Grupit për adaptimin e udhërrefyesit kanë nënshkruar deklaratën e konfliktit të interesit.Janë shqyrtuar shumë Udhërrëfyes klinik praktik (UKP) nacional dhe internacional të publikuar në 5 vitet e fundit (2010-2015) WHO, NICE, ACOG, RCOG, SOGC, SOMANZ, DGGG të shkruara në gjuhën angleze dhe gjermane, të kuptueshëm për autorët, rreth diagnozës, evaluimit dhe menaxhimit të shtatzënisë me preeklampsi/eklampsi dhe përfundimisht jemi përcaktuar për Udhërrëfyesin e OBSH-së “WHO recommendations for prevention and treatment of pre-eclampsia and eclampsia” World Health Organization 2011, Udhërrëfyesin e ACOG “The American College of Obstetricians and Gynaecologists, Hypertension in Pregnancy 2013“ (ACOG).

Nuk janë shqyrtuar UPK lokal të adaptuar nga UPK ekzistues, ata që nuk kanë pasur referenca të mjaftueshme ose që nuk kemi gjetur përgjigje në pyetjet tona.Jemi përpjekur të rishikojmë UPK-të e kualitetit të lartë me rekomandime të qëndrueshme që i përgjigjen diagnozës, evaluimit dhe menaxhimit të preeklampsisë/eklampsisë, për t’u dhënë informacione të duhura dhe bindëse klinicistëve praktik. Hulumtimi i literaturës: fjalët kyçe “udhërrëfyes”, “preeklampsia”, “eklampsia”, “hipertensioni në shtatzëni”.Burimi i informacionit për përzgjedhjen e të dhënave: MEDLINE, EMBASE, Regjistri Qendror Cochrane për Hulumtime të Kontrolluara (Cochrane Central Register of Controlled Trials), interneti dhe revistat online.Analiza, përzgjedhja e evidencave, interpretimi dhe formulimi i rekomandimeve është bërë përmes koncenzusit të Grupit për Adaptimin e Udhërrëfyesit (GAU).

9

Page 10: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Evidencat dhe rekomandimet në këtë udhërrëfyes janë shkallëzuar sipas skemës së dhënë në tabelën 1 dhe tabelën 2. Për secilën pyetje klinike, rekomandimet për kujdesin klinik kanë derivuar dhe janë mbështetur nga niveli më i lartë i mundshëm i evidencave.Për disa pyetje klinike që ne nuk kemi identifikuar qëndrim të përshtatshëm në Udhërrëfyesit bazik (WHO 2011, ACOG 2013 ), GAU ka marrur në konsideratë evidenca nga udhërrëfyes tjerë si Udhërrëfyesin e RCOG – “The management of Severe Pre-Eclampsia/Eclampsia“, Guideline No- 10 (A) March 2006 , Reviewed

2010) dhe NICE Clinical Guideline Hypertension in pregnancy (NICE clinical guideline 107) dhe është arritur pajtueshmeria me koncenzus, veçanërisht në relacionin e implikimeve të kostoefektivitetit të rekomandimeve.Drafti final i udhërrëfyesit do të dërgohet për rishikim nga ekspertët e jashtëm, profesorë të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, pasuar nga procesi i konsultimit duke ftuar organizatat mbështetëse për të komentuar draftin. GAU do të përgjigjet në të gjitha komentet e pranuara nga organizatat mbështetëse dhe ndryshimet eventuale do të publikohen në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë në kohëzgjatje prej 2 javësh.Plani për rishikimin e udhërrëfyesit: data e rishikimit do të jetë 5 vite pas datës së publikimit. Rishikimi mund të fillojë më herët nëse identifikohet ndonjë evidencë sinjifikante e cila ndikon në rekomandim.

10

Page 11: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

3. RekomandimetRekomandimet, janë konsideruar si praktika më të përshtatshme të veprimit dhe janë graduar si: e fortë, e dobët (WHO 2011) ,A, B, C, (RCOG 2010) dhe e fortë, e pranueshme (ACOG 2013). Klasifikimi sipas WHO dhe ACOG

Tabela nr.1 - Klasifikimi i qëndrueshmërisë së rekomandimeve dhe nivelit të evidencave sipas WHO dhe ACOG21,24

Klasifikimi i qëndrueshmërisë së rekomandimeve dhe nivelit të evidencave sipas: WHO (2011) dhe ACOG(2013)

WHO ACOG

Qëndrueshmëria e rekomandimeve:

E fortëE dobët

E fortëE pranueshme

Niveli i evidencës:

I lartëI moderuarI ulëtShumë i ulët

I lartëI moderuarI ulët

Evidencat shkencore dhe rekomandimet janë formuluar duke u bazuar në metodologjinë GRADE- Grading of Recommendation Assessment Development and Evaluation. Për çdo pyetje janë zgjedhur rekomandimet të cilat mund të zbatohen në praktikën tonë të përditshme.Definicioni:I lartë: hulumtimet e ardhshme vështirë që e ndryshojnë besueshmërinë në efektin e arritur;I moderuar: hulumtimet e ardhshme mund të kenë ndikim të rëndësishëm në besueshmërinë e efektit dhe mund të ndryshojnë efektin e arritur;I ulët: hulumtimet e ardhshme dukshëm kanë ndikim të rëndësishëm në besueshmërinë e efektit të arritur dhe dukshëm e ndryshojnë efektin e arritur;Shumë i ulët: Çdo efekt i arritur është i pasigurtë;

11

Page 12: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Klasifikimi sipas RCOGTabela nr.2 - Gradimi i rekomandimeve dhe niveli i evidencave sipas RCOG23

Gradimi i rekomandimeve dhe niveli i evidencave sipas RCOG (2010)Gradaerekomandimeve:

Arekomandimi bazohet së paku në një hulumtim të randomizuar i kontrolluar dhe i referohet nivelit të evidencës Ia, Ib.

Brekomandimi bazohet në hulumtim klinik të kontrolluar por jo të randomizuar dhe i referohet nivelit të evidencës IIa, IIb, III.

C

rekomandimi bazohet në raportet ose opinionet e grupeve të ekspertëve dhe/ose eksperiencën e klninicistëve ose të autoritetve të respektuara dhe i referohet nivelit të evidencës IV.përvoja e mirë praktike, rekomandimi në bazë të përvojës më të mirë klinike

Niveliievidencës:

Ia evidenca është siguruar nga metaanaliza e hulumtimeve të randomizuara të kontrolluara

Ib evidenca është siguruar së paku nga një hulumtim i randomizuar i kontrolluar

IIa evidenca është siguruar nga së paku një studim mirë i dizajnuar i kontrolluar pa randomizim

IIb evidenca është siguruar nga së paku një studim mirë i dizajnuar kuazi-eksperimental

IIIevidenca është siguruar nga studimet deskriptive të mirëdizajnuara joeksperimentale, siç janë studimet krahasuese, studimet e korrelacionit dhe studimet e rastit.

IVevidenca është siguruar nga raportet e komitetit të ekspertëve ose opinionet dhe/ose eksperienca klinike e autoriteteve të respektuara

Rekomandimet finale janë formuluar dhe aprovuar nga anëtarët e GAU të cilët janë njohës të kësaj problematike dhe vështirësive të menaxhimit të saj dhe kanë formuluar një listë të ngushtë të pyetjeve më me prioritet. Janë formuluar gjithsej 39 rekomandime të prezantuara në vijim në dy përmbledhje: intervenimet që duhet rekomanduar dhe ato që nuk duhet rekomanduar.4.1. Diagnostikimi i preeklampsisë/eklampsisë4.1.1.Preeklampsia Preeklampsia në shtatzëni është sëmundje specifike hipertenzive me përfshirje multisitemike. Zakonisht lajmërohet pas javës së 20 të shtatzënisë, më shpesh

12

Page 13: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

afër terminit të lindjes dhe mund të mbivendoset në ndonjë çrregullim tjetër hipertenziv.

Tabela nr.3 - Kriteret diagnostike për preeklampsi21 Shtypja e gjakut Shtypja sistolike ≥140 mmHg dhe distolike ≥90 mmHg në

dy matje së paku 4 orë ndërmjet dy matjeve, pas javës së 20 të shtatzënisë te gruaja me shtypje normale të gjakut.

Shtypja sistolike ≥160 mmHg dhe diastolike ≥110 mmHg, hipertension i cili konfirmohet brenda intervalit të shkurtër kohor për të mundësuar fillimin e menjëhershëm të terapisë antihipertenzive.

dheProteinuria ≥300 mg për urinën e mbledhur 24 orëshe (ose e

kalkuluar në sasinë e urinës së mbledhur) ose

Raporti proteinë/kreatininë ≥0.3 mg/dL. Leximi me shirita të urinës prej 1+ (përdoret në mungesë

të metodave tjera kuantitative).ose në mungesë të proteinurisë, hipertensioni i shfaqur me një prej simptomeve në vijim: Trombocitopenia Numri i trombociteve nën 100,000/ µL.Insuficienca renale Koncentrimi i kreatininës në serum > 1.1 mg/dL ose

dyfishimi i koncentrimit të kreatininës në serum në mungesë të sëmundjes së veshkëve.

Çrregullimi i funksionit të mëlqisë

Dyfishimi i koncentrimit të transaminazave të mëlqisë në gjak.

Edema pulmonareÇrregullimet cerebrale ose të të pamurit

Përcaktimi i albuminave në urinë të shtatzënat: 1+ proteinë në urinë është 0.3-0.5 gr/L; 2+ është 0.5-1.0 gr/L; 3+ është 1.0-3.0 gr/L dhe 4+ është >3.0 gr/L22 Shenjat klinike të preeklampsisë së rëndë përveҫ kritereve të paraqitura në tabelën 1 janë:

- Dhimbja epigastrike me ose pa vjellje- Ndjeshmëria e mëlqisë- Kokëdhimbja perzistente

13

Page 14: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

- Shenjat e shtangimit- HELLP sindromi23

14

Page 15: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

4.1.2. Preeklampsia e superponuar në hipertension kronik Hipertensioni kronik gjatë shtatzënisë definohet si shtypje e lartë e gjakut para koncepcionit ose e detektuar para javës së 20 të shtatzënisë. Hipertensioni kronik mund të komplikohet në preeklampsi dhe incidenca është 4 deri 5 herë më e lartë se sa te gratë shtatzëna me tension normal. Në këto raste prognoza për gruan dhe fetusin është më e rëndë. Diagnostikimi i preeklampsisë së mbivendour në hipertension kronik përfshinë:

a) proetinurinë te gruaja me hipertension të hershëm gestativ dhe proteinuri para ose pas javës së 20 të shtatzënisë,

b) përkeqësimi i hipertensionit dhe nevoja për të shtuar dozën e antihipertenzivëve posaçërisht kur hipertensioni ka qenë mirë i kontrolluar me medikamente,

c) manifestimi i simptomeve të mëlqisë dhe rënja e numrit të trombociteve,d) manifestimi i simptomeve si dhimbje në kuadrantin e sipërm të djathtë dhe

kokëdhimbje e rëndë,e) manifestimi i edemës pulmonare dhe f) manifestimi i insuficiencës renale. g) Është me rëndësi të përmendet se preeklampsia/eklampsia mund të

shfaqen për herë të parë edhe në periudhën pas lindjes.

4.1.3. Eklampsia Eklampsia definohet si shfaqje e konvulzioneve të tipit grand mal te gruaja me preeklampsi, mund të lajmërohet para, gjatë ose pas lindjes. Shkaqet tjera të konvulzioneve, përveç eklampsisë përfshijnë gjakderdhjet e malformimeve arteriovenoze, rupturën e aneurizmës ose konvulzionet idiopatike të cilat shfaqen zakonisht 48-72 orë pas lindjes ose gjatë trajtimit me magnezium sulfat.21

4.2.2. Menaxhimi i shtatzënisë me preeklampsi/eklampsi4.1.1. Rekomandimet

a) Te gratë me hipertension gestacional, rekomandohet monitorimi ambulantor i shtypjes së gjakut së paku një herë në javë me vlerësim të proteinurisë si dhe matje shtesë e shtypjes së gjakut së paku një herë në javë në shtëpi ose në ambulantë.21

Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E pranueshmeArgumentimi: ne çdo vizitë antenatale ambulantore duhet të matet shtypja e gjakut ndërsa te gratë me hipertension gestacional duhet të vlerësohet edhe proteinuria. Pas caktimit të diagnozës, gruas i shpjegohen njohja dhe raportimi i simptomeve të preeklampsisë së

15

Page 16: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

rëndë (kokëdhimbje, ndryshime në të pamur, dhimbje epigastrike ose frymëzënje) dhe lajmërimi i menjëhershëm në spital.21

b) Te gratë me hipertension gestacional ose preeklampsi pa shenja të rënda, rekomandohet monitorimi i kujdesshëm i tyre me përcjellje të simptomeve amtare dhe lëvizjeve fetale (çdo ditë nga ana e gruas), matja serike e shtypjes së gjakut (dy herë në javë), përcaktimi i numrit të trombociteve dhe vlerave të enzimeve të mëlqisë (një herë në javë).21 Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E pranueshmeArgumentimi: te gratë me hipertension të moderuar, përkeqësimi i sëmundjes në hipertension të rëndë ose preeklampsi mund të ndodhë brenda 3 javësh pas diagnostikimit, ndërsa preeklampsia në preeklampsi të rëndë mund të zhvillohet brenda disa ditësh.21

c) Te gratë me hipertension në shtatzëni (me ose pa proteinuri) nuk rekomandohet regjim shtrati për përmirësimin e rezultateve gjatë shtatzënisë.24

Kualiteti i evidencës: I ulëtQëndrueshmëria e rekomandimit: E dobëtArgumentimi: në disa gjendje rekomandohet pushim në shtëpi ose hospitalizim, indikacionet janë individuale. Hospitalizimi mund te jetë i nevojshëm jo për regjim shtrati, por për mbikqyrje amtare dhe fetale.24

d) Te gratë me preeklampsi pa shenja të rënda, këshillohet përdorimi i ultratingullit për të vlerësuar rritjen fetale dhe testet antenatale për të vlerësuar gjendjen fetale.21

Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E pranueshmeArgumentimi: Paralajmëruesi më i mire i ngecjes ne rritjen fetale është vlerësimi serik ultrasonografik i peshës fetale dhe cirkumferencës abdominale.21

e) Te gratë me preeklampsi nëse paraqitet ngecje në zhvillimin fetal rekomandohet vlerësimi fetoplacentar me velocimetrinë e arteries umbilikale si test plotësues antenatal.21

Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortëArgumentimi: Hipertensioni amtar dhe preeklampsia njihen si faktorë rreziku për vdekje perinatale. Dopler velocimetria e arteries

16

Page 17: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

umbilikale bashkë me testet antenatale indikohen për të caktuar kohën optimale të kryerjes së lindjes te fetusi me ngecje ne rritje .21

f) Te gratë me preeklampsi të rëndë me më pak se 34 0/7 javë të shtatzënisë me gjendje stabile amtare dhe fetale, rekomandohet vazhdimi i shtatzënisë vetëm në qendrat me njësi adekuate të kujdesit intenziv amtar dhe neonatal.21 Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortë

g) Te gratë me preeklampsi të rëndë që i nënshtrohen menaxhimit pritës në më pak se 34 0/7 javë të shtatzënisë, rekomandohet administrimi i kortikoideve, për hirë të pjekurisë së mushkërive fetale.21

Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortëArgumentimi : studimet kanë dëshmuar se dhënja e kortikoideve antenatale zvogëlon sindromën e distresit respirator, vdekjen neonatale dhe hemorragjinë intraventrikulare. Dhënja e kortikoideve bëhet ndërmjet javëve 26 dhe 34 të gestacionit.21

h) Menaxhimi i eklampsisë bazohet në principet e ABC së reanimimit (rrugët ajrore, frymëmarrja dhe qarkullimi).23

Grada e rekomandimit CNiveli i evidences IVArgumentimi: të sigurohet që pacientja është nën mbikëqyrje nga ana e personelit të duhur, anesteziologut dhe obstetrit të vjetër. Të sigurohet qasje e duhur për të penguar lëndimet amtare gjatë konvulzioneve, pacientja të vendoset në krahun e majtë, të administrohet oksigjeni, të vlerësohen rrugët e frymëmarrjes dhe frymëmarrja, të matet pulsi dhe shtypja e gjakut, është e dobishme pulsoksimetria. Pas stabilizimit të gjendjes duhet planifikuar lindja por pa nxitim, edhe me vonesë disa orëshe që të sigurohemi për kujdesin korrekt amtar dhe fetal. Gjithashtu gjendja shëndetësore e gruas është me prioritet ndaj gjendjes shëndetësore të frytit.23

4.2.Trajtimi4.2.1. Rekomandimet

a) Te gratë me preeklampsi dhe hipertension të rëndë në shtatzëni ≥ 160/110 mmHg duhet filluar terapinë me antihipertenzivë.24 Kualiteti i evidencës: Shume i ulët

17

Page 18: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Qëndrueshmëria e rekomandimit: E fortëArgumentimi: ky rekomandim është bazuar në mendim ekspertësh, meqë numri më i madh i vdekjeve amtare të lidhura me çrregullimet hipertenzive janë si pasojë e komplikimeve të shtypjes së lartë të pakontrolluar të gjakut, prandaj duhet të rekomandohet trajtimi me antihipertenzivë te rastet e hipertensionit të rëndë akut.24

b) Te gratë shtatzëna me hipertension që duhet t’i nënshtrohen terapisë antihpertenzive rekomandohet trajtimi inicial me labetalol, nifedipin ose methyldopa.24

Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortë

c) Zgjedhja e barit dhe mënyra e administrimit të antihipertenzivëve për hipertension të rëndë në shtatzëni duhet bazuar kryesisht në përvojën klinike të përshkrimit të barit konkret, në çmimin dhe mundësitë e sigurimit lokal.24

Kualiteti i evidencës: Shumë i ulëtQëndrueshmëria e rekomandimit: E dobëtArgumentimi ( për dy rekomandimet ): janë bërë disa hulumtime të randomizuara për të krahasuar barërat e ndryshme antihipertenzive në shtatzëni. Hidralazina, alfa metyldopa, beta bllokatorët (labetaloli) dhe nifedifina kanë pasur një përdorim të gjërë, për këtë arsye, këto barëra janë dëshmuar të jenë zgjedhje e arsyeshme deri sa të ofrohen evidenca të reja.

Kombinimi i nifedipinës me magnezium sulfat teorikisht mund të nxisë hipotension të tepruar dhe bllokadë neuromuskulare, por nuk ka evidenca që dëshmojnë një interaksion të tillë.24

Në rastet e trajtimit urgjent të hipertensionit të rëndë akut janë të arsyeshme barërat e linjës së parë me aplikim intravenoz: labetalol dhe hydralazine ose nifedipine orale .21

Kur bëhet përzgjedhja e terapisë antihipertenzive për trajtimin e hipertensionit në shtatzëni, qëllimi i terapisë është të arrihet ulja e hipertensionit të rëndë në institucionet spitalore dhe vazhdimi i trajtimit të hipertensionit të kontrolluar në institucionet ambulantore. Për vazhdimin e trajtimit ambulantor si bar i zgjedhjes së parë është methyldopa (agonist alpha 2 adrenergjik) i cili siguron kontrollë graduale të shtypjes së gjakut. (6-8 orë). 21

ACE inkibitorët dhe blokatoret e angiotenzinë receptorëve nuk duhet të përdoren për shkak të rrezikut për anomali fetale, janë te kontraindikuara para koncepcionit dhe gjatë shtatzënisë.21

18

Page 19: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

a) Diuretikët, veçanërisht tiazidet, nuk janë të rekomanduara për parandalimin e preeklampsisë dhe komplikimeve të saj.24

Kualiteti i evidencës: I ulëtQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortëArgumentimi: ekziston shqetësimi teorik se diuretikët në shtatzëni shkaktojnë rënje të vëllimit intravaskular që ka si pasojë ngecje në rritje të frytit brenda në mitër. Dhënja e diuretikëve arsyetohet si terapi shtesë te rastet me edemë të mushkërive dhe insuficiencë kardiake.21,25

Tabela nr.4 - Medikamentet antihipertenzive të cilat përdoren për kontrollin urgjent të shtypjes së gjakut21

Medikamenti Doza KomentetLabetalol 10-20 mg IV, pastaj 20-80 mg

çdo 20-30 min. deri në dozën maksimale prej 300 mg.oseinfuzion konstant 1-2 mg/min IV

Të konsiderohet si medikament i linjës së parë.Tahikardia është e rrallë dhe ka më pak efekte anësore.Kundërindikohet te pacientët me astmë, sëmundje të zemrës ose insuficiencë kongjestive të zemrës.

Hydralazine 5 mg IV ose IM, pastaj 5-10 mg IV çdo 20-40 minoseinfuzion konstant 0.5-10 mg/h

Doza e lartë ose e shpeshtë është e shoqëruar me hipotension maternal, kokëdhimbje, ndërsa distresi fetal mund të jetë më i shpeshtë te medikamentet tjera

Nifedipine 10-20 mg oral, nëse është e nevojshme përsërite pas 30 minutash; pastaj 10-20 mg çdo 2-6 orë

Mund të shfaqen takikardia reflektore dhe kokëdhimbjet

Tabela nr.5 - Medikamentet më të shpeshta orale antihipertenzive në shtatzëni21

Medikamenti Doza KomentetLabetalol 200-2,400 mg/d në 2-3

doza të ndara per os Mirë i tolerueshëm,efekt potencial bronkokonstriktiv,të shmanget te pacientët me astmë dhe insuficiencë kongjestive të zemrës

Nifedipina 30-120 mg/d per os ose Mos përdorni formën

19

Page 20: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

preparate me lirim të ngadalsuar

sublinguale

Methyldopa 0.5-3 g/d per os në 2-3 doza të ndara

Nuk ka rrezikshmëri pas përcjelljes së fëmijëve deri në moshën 7 vjeçareMund të mos jetë aq i efektshëm gjatë kontrollës së hipertensionit të rëndë

Diuretikët tiazidik Varësisht prej barit Bari i zgjedhjes së dytëInkibitorët e enzimeve të angiotenzin konvertazës ACE/bllokatorët e receptorëve të angiotenzinës

Shoqërohet me anomali fetalekundërindikohet në shtatzëni dhe periudhën prekoncepcionale

b) Te gratë me preeklampsi të rëndë rekomandohet magnezium sulfati për parandalimin e eklampsisë me përparësi ndaj antikonvulzantëve tjerë.24

Kualiteti i evidencës: I lartëQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortëArgumentimi: të dhënat klinike mbështesin përdorimin e magnezium sulfatit në të gjitha gratë me preeklampsi të rëndë. Magnezium sulfati është efektiv në parandalimin e konvulzioneve te preeklampsia e moderuar dhe e rëndë.24

Është e domosdoshme të sigurohet Calcium glukonati si antidot.c) Rekomandohet trajtimi me skemë të plotë me magnezium sulfat

intravenoz ose intramuskular për parandalimin dhe trajtimin e eklampsisë.24

Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortëArgumentimi: hulumtimet e shumta kanë evaluuar dhe vërtetuar efektivitetin e dozës goditëse vazhduar me dozën mbajtëse 24 orëshe të tij për parandalimin e zhvillimit të preeklampsisë së rëndë në eklampsi.24

Skema e plotë për prevenimin ose trajtimin e konvulzioneve përfshinë dozën goditëse intravenoze 4-6 gr. vazhduar me dozën mbajtëse 1-2 gr/h për 24 orë , si dhe duhet të vazhdohet se paku 24 orë pas konvulzionit të fundit.21

20

Page 21: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

d) Në institucionet ku nuk mund të bëhet trajtimi i plotë me magnezium sulfat jepet doza goditëse dhe bëhet transferimi i gruas me preeklampsi të rëndë/eklampsi në një institucion të nivelit më të lartë.24

Kualiteti i evidencës: Shumë i ulëtQëndrueshmëria e rekomandimit: E dobëtArgumentimi: edhe në rastet kur nuk mund të realizohet transferimi i menjëhershëm i gruas në institucionin shëndetësor të nivelit më të lartë, dhënja e një doze të vetme goditëse është më e mirë se sa të mbete pa të.24

e) Te gratë me preeklampsi të cilat i nënshtrohen prerjes cezariane rekomandohet administrimi kontinuel parenteral intraoperativ i magnezium sulfatit për të parandaluar eklampsinë.21

Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortëArgumentimi: magnezium sulfati ka implikim sinjifikant në anestetik duke zgjatur efektin e relaksantëve muskular jodepolarizues çka ka shtyrë që anesteziologët të ndalin administrimin e sulfatit të magnezit gjatë procedurave kirurgjike. Për shkak se magneziumi e ka gjysmëkohën e eliminimit 5 orë edhe pas ndërprerjes së infuzionit intravenoz të magnezium sulfatit para prerjes cezariane zvogëlohet koncentrimi i magneziumit shumë pak ndërsa rritet mundësia për konvulzione eklamptike pas prerjes cezariane. Prandaj, te gratë me preeklampsi që i nënshtrohen prerjes cezariane duhet të vazhdohet infuzioni me magnezium sulfat gjatë operacionit. Poashtu stresi i lindjes me rrugë kirurgjike zvogëlon pragun e paraqitjes së konvulzioneve dhe rritë mundësinë e shfaqjes së eklampsisë.21

f) Gjatë atakut eklamptik si bar i zgjedhur për kontrollën e konvulzioneve është magnezium sulfati. Doza goditëse është 4 gr. e cila administrohet me pompën infuzive për 5-10 min. vazhduar me 1 gr/orë në tretje infuzive brenda 24 orëve pas sulmit të fundit.23

Grada e rekomandimit ANiveli i evidencës IaArgumentimi: magnezium sulfati është terapi e zgjedhjes së parë, diazepami dhe fenitoina nuk përdoren si barëra të zgjedhjes së parë, sepse dhënja intravenoze e magnezium sulfatit ka më pak efekte anësore. Menaxhimi i dhënjes adekuate të magnezium sulfatit bëhet me monitorimin e diurezës, refleksit patellar dhe frekuencës së frymëmarrjes. Te diureza <20 ml/orë dhe humbja e refleksit patellar

21

Page 22: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

ndërpritet infuzioni me magnezium sulfat. Nëse ka depresion respirator duhet të jepet antidoti 1 gr. (10%, 10 ml.) Calcium gluconate brenda 10 minutash.23

g) Konvulzionet rekurente duhet të trajtohen me bollus të 2 gr. magnezium sulfat ose rritje të shpejtësisë së infuzionit deri në 1.5-2.0 gr/orë.23

Grada e rekomandimit ANiveli i evidencës IbArgumentimi: nëse konvulzionet perzistojnë përkundër terapisë, është i nevojshëm intubimi për mbajtje të oksigjenimit dhe transferimi në njësinë e kujdesit intenziv.23

4.4.Koha e kryerjes së lindjes4.4.1. Rekomandimet

a) Te gratë me preeklampsi të rëndë rekomandohet kryerja e lindjes kur fryti nuk është i aftë për jetë dhe vështirë arrinë të mbijetoj brenda dy javëve të ardhshme.24 Kualiteti i evidencës: Shumë i ulëtQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortëArgumentimi: indikacionet për kryerjen e lindjes janë hipertensioni i pakontrolluar, përkeqësimi i gjendjes së nënës dhe fetusit duke përfshirë disfunksionin e organeve dhe distresin fetal.24

b) Te gratë me preeklampsi të rëndë dhe fetus të gjallë edhe para javës 34 të shtatzënisë menaxhimi ekspektativ duhet të rekomandohet duke u siguruar që nuk ka hipertension të pakontrolluar, disfunksion të organeve te gruaja, distres fetal dhe mund të monitorohen.24

Kualiteti i evidencës: Shumë i ulëtQëndrueshmëria e rekomandimit: E dobët

c) Te gratë me preeklampsi të rëndë, me fetus të gjallë dhe ndërmjet javës 34 dhe 36 +6 të shtatzënisë, menaxhimi ekspektativ mund të rekomandohet, duke u siguruar që nuk ka hipertension të pakontrolluar, disfunksion të organeve te gruaja si dhe distres fetal te fryti dhe këto gjendje mund të monitorohen.24

Kualiteti i evidencës: Shumë i ulëtQëndrueshmëria e rekomandimit: E dobët

22

Page 23: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Argumentimi për të dy rekomadimet: Menaxhimi ekspektativ (pritës) për zgjatjen e shtatzënisë përfshinë pritjen me qëllim të maturimit të mushkërive të fetusit dhe uljes së morbiditetit dhe mortalitetit neonatal.24

d) Te gratë me preklampsi të rëndë me shtatzëni në termin, rekomandohet kryerja e lindjes.24

Kualiteti i evidencës: I dobëtQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortë

e) Te gratë me preeklampsi të moderuar ose PIH sindromë, rekomandohet kryerja e lindjes.24

Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E dobëtArgumentimi: te gratë me preeklampsi të rëndë në shtatzëni me termin, menaxhimi ekspektativ është i shoqëruar me rrezik substancial amtar dhe fetal dhe pa ndonjë benefit.24

f) Te gratë me HELLP sindromë edhe para moshës gestative të mbijetueshmërise fetale, rekomandohet kryerja e lindjes menjëherë pas stabilizimit të parë të gjendjes së nënës.21

Kualiteti i evidencës: I larte Qëndrueshmëria e rekomandimit: E fortë

g) Te gratë me HELLP sindromë edhe në moshën gestative 34 0/7 javë, rekomandohet kryerja e lindjes menjëherë pas stabilizimit të parë të gjendjes së nënës.21

Kualiteti i evidencës: I moderuar Qëndrueshmëria e rekomandimit: E fortë

h) Te gratë me HELLP sindromë edhe moshë gestative me mbijetueshmëri fetale deri në 33 6/7 javë, është e këshillueshme shtyerja e lindjes për 24-48 orë nëse gjendja amtare dhe fetale mbeten stabile, për të kryer kursin e kortikoideve në dobi të fetusit.21

Kualiteti i evidencës: I ulët Qëndrueshmëria e rekomandimit: E pranueshme Argumentimi: HELLP sindromi mund të ndodhë para lindjes dhe pas lindjes për shkak se ky sindrom është i shoqëruar me rritjen e shkallës së morbiditetit dhe mortalitetit amtar. Shumë autorë kanë konsideruar se prezenca e këtij sindromi është indikacion për lindje të menjëhershme. Me koncenzus të mendimeve është

23

Page 24: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

që lindja të indikohet nëse sindromi zhvillohet para javës 34 të gestacionit ose edhe më heret nëse ka DIC, infarkt të mëlqisë, hemorragji, insuficiencë renale, edemë pulmonare, dyshim në abrupcion të placentës ose statusi fetal i pasigurtë.

4.5.Monitorimi amtar dhe fetal Monitorimi maternal dhe fetal gjatë menaxhimit ekspektativ

Gjatë kohës së menaxhimit ekspektativ, gjendjet e nënës dhe frytit duhet të monitorohen si në vijim:Monitorimi i nënës 21:

a) Çdo 8 orë duhet të monitorohen shenjat vitale, sasia e marrur e lëngjeve dhe diureza.

b) Çdo 8 orë duhet të monitorohen simptomet e preeklampsisë së rëndë: dhimbjet e kokës, çrregullimet e të pamurit, dhimbjet dhe shtrëngimi në gjoks, frymëmarrja sipërfaqësore, mundimi dhe vjellja dhe dhimbja epigastrike.

c) Çdo 8 orë duhet të monitorohen: shfaqja e kontrakcioneve, ruptura e membranave amniale, dhimbja abdominale ose gjakderdhja.

d) Çdo ditë duhet të bëhen: testet laboratorike: hemogrami, numri i trombociteve, enzimet e mëlqisë dhe vlera e kreatininës në serum.Nëse rezultatet mbesin stabile dhe gruaja është asimptomatike këto teste të bëhen çdo të dytën ditë.

Monitorimi i fetusit 21:

a) Çdo ditë: përcjella e lëvizjeve të fetusit, Non Stress Testi (NST) dhe kontrakcionet e mitrës.

b) Dy herë në javë: profili biofizik.c) Çdo 2 javë: përcjellja e rritjes fetale, nëse dyshohet në ngecje në rritje

bëhet Doppler sonografia çdo 2 javë.

Gjatë menaxhimit ekspektativ lindja duhet të kryhet te këto raste21:Indikacionet amtare:

a) Rikthimi i hipertensionit të rëndë.b) Rikthimi i simptomeve te preeklampsia e rëndë;c) Insuficienca renale progresive (kur vlera e kreatininës në serum është >1.1

mg/dL, dyfishimi i vlerave të kreatininës në serum pa ndonjë sëmundje paraprake renale).

d) Trombocitopenia perzistente ose HELLP sindroma.e) Eklampsia.f) Dyshimi në abrupcion placentar.g) Ruptura e membranave amniale ose progredim i lindjes.

24

Page 25: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Indikacionet fetale:a) Mosha gestative 34 +0.b) IUGR i rëndë nën percentilin 5.c) Oligoamnioni me xhep <2 cm.d) Profili biofizik ≤4/10 në së paku 2 matje në diferencë kohore prej 6 orësh.e) Rrjedhja diastolike dhe revers rrjedhja në doplerin e arteries umbilikale.f) Variabiliteti i përsëritur ose decelerimet e vonshme në NST .g) Vdekja fetale.

1.6. Kujdesi gjatë lindjes1.6.1. Rekomandimet - Te gratë me preeklampsi është e këshillueshme që mënyra e

lindjes të mos jetë apriori me prerje cezariane. Rekomandohet që mënyra e kryerjes së lindjes të bazohet në moshën gestative, prezentimin fetal, gjendjen e qafës së mitrës dhe nga gjendja e nënës dhe frytit.21 Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E kualifikuarArgumentimi: kur indikohet lindja te rastet me preeklampsi, rruga vaginale është më e pranueshme te moshat më të mëdha gestative, ndërsa prerja cezariane është më e pranueshme për moshat e vogla gestative.21

1.7. Referimi në Njësinë e Kujdesit IntenzivGruaja duhet të referohet në njësinë e kujdesit intenziv në këto raste:Tabela nr.6 - Indikacionet për referim në njësinë e Kujdesit Intenziv8

Niveli 3 i kujdesit Njësia e kujdesit intenziv qendror

Preeklampsia e rëndë dhe nevoja për ventilim.

Niveli 2 i kujdesitNjësia e kujdesit intenziv

Preeklampsia e rëndë me komplikimet që vijojnë:- Eklampsia.- HELLP sindromi.- Hemorragjia.- Hiperkaliemia- Oliguria e rëndë.- Mbështetje e koagulimit.- Trajtimi antihipertenziv intravenoz.- Stabilizim inicial i hipertensionit të rëndë.- Shenja të insuficiencës kardiake.

25

Page 26: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

- Çrregullime neurologjike.Niveli 1 i kujdesitDepartamenti spitalor

- Preeklampsia me hipertension të lehtë ose të moderuar.- Menaxhimi konzervativ antenatal te hipertensioni i rëndë i

hershëm.- Trajtimi i gruas pas lindjes.

26

Page 27: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

1.8. Monitorimi pas lindjes1.8.1. Rekomandimet a) Klinicistët duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e sulmeve të

mëvonshme dhe duhet të sigurohen që gratë të kenë një vlerësim të kujdesshëm para daljes nga spitali.23

Grada e rekomandimit CNiveli i evidences IIIArgumentimi: preklampsia e rëndë/eklampsia mund të paraqiten edhe pas lindjes (deri në gjashtë javë).23

b) Barërat antihipertenzive duhet të vazhdohen pas lindjes varësisht nga shtypja e gjakut. Mund të jetë e nevojshme të vazhdohet trajtimi deri në 3 muaj edhe pse shumica e grave mund të kenë përfunduar trajtimin para kësaj kohe.23

Grada e rekomandimit CNiveli i evidences IIIArgumentimi: terapia antihipertenzive mund të vazhdohet pas lindjes e cila duhet të reduktohet shkallë shkallë me synim që shtypja e gjakut të qëndroj në vlerat <160/110 mmHg.23

c) Gratë me hipertension perzistues dhe proteinuri edhe pas javës së 6 të lindjes mund të kenë sëmundje renale dhe duhet t’i nënshtrohen hulumtimeve të mëtutjeshme.23

Grada e rekomandimit CNiveli i evidences III

d) Shtypja e gjakut dhe proteinuria, rekomandohet të vlerësohen pas 6 javëve të lindjes. Nëse hipertensioni apo proteinuria perziston, atëherë rekomandohen hulumtime të mëtutjeshme.23

Grada e rekomandimite) Grave, shtatzënitë e të cilave janë komplikuar nga preeklampsia e

rëndë ose eklampsia, duhet t’u ofrohet një rivlerësim formal postnatal për të diskutuar ngjarjet e shtatzënisë.23

Grada

27

Page 28: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

1.9. Parandalimi1.9.1. Rekomandimet

a) Në vendet ku marrja e kalciumit me ushqim është e ulët, rekomandohet marrja e 1,5-2,0 gr. kalcium elementar/ditë për parandalimin e preeklampsisë te të gjitha gratë, por veçanërisht te gratë me rrezik të lartë për zhvillimin e preeklampsisë.24

Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortë Argumentimi: evidencat mbështesin teorinë se dhënja e kalciumit suplementar redukton zhvillimin e preeklampsisë. Kalciumi suplementar nuk vepron si agjent terapeutik.24

b) Rekomandohet marrja e acidit acetilsalicilik në dozë të ulët (aspirina, 75 mg.) për parandalimin e preeklampsisë te gratë në rrezik të lartë për ta zhvilluar këtë sëmundje.24

Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortëArgumentimi: dozat e vogla të aspirinës janë me benefit te gratë që rrezikojnë të shafqin preeklampsi.24

c) Rekomandohet marrja e acidit acetilsalicilik në dozë të ulët (aspirin, 75 mg.), për parandalimin e preeklampsisë dhe komplikimeve të saj, duke filluar para javës së 20 të shtatzënisë.24

Kualiteti i evidencës: I ulëtQëndrueshmëria e rekomandimit: E dobëtArgumentimi: preferohet dhënje e aspirinës si agjent antitrombocitar para javës së 20 (sa më afër javës së dymbëdhjetë të gestacionit).24

d) Këshilla për të pushuar në shtëpi nuk është e rekomanduar si një ndërhyrje për prevencën primare të preeklampsisë dhe çrregullimeve hipertenzive në shtatzëni te gratë që konsiderohet të jenë në rrezik të zhvillimit të këtyre gjendjeve.24

Kualiteti i evidencës: I ulëtQëndrueshmëria e rekomandimit: E dobëtArgumentimi: te gratë që janë në rrezik për sëmundje hipertenzive në shtatzëni, nuk preferohet regjim shtrati, përjashtohen gjendjet me preeklampsi të moderuar dhe të rëndë te të cilat rekomandohet

28

Page 29: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

pushimi në shtëpi ose hospitalizimi, indikacionet janë individuale. Hospitalizimi mund te jetë i nevojshëm jo për regjim shtrati, por për mbikëqyrje amtare dhe fetale.24

e) Nuk rekomandohet zvogëlimi i sasisë së kripës në ushqim gjatë shtatzënisë me qëllim të parandalimit të zhvillimit të preeklampsië dhe komplikimeve të saj.24

Kualiteti i evidencës: I moderuarQëndrueshmëria e rekomandimit: E dobëtArgumentimi: është e nevojshme që dieta me pak kripë të promovohet në popullatën e përgjithshme duke përfshirë këtu edhe gratë shtatzëna vetëm si praktikë e dietës së shëndetshme.24

f) Nuk rekomandohet marrja e shtesave (suplementeve) të Vitaminës D gjatë shtatzënisë për të parandaluar zhvillimin e preeklampsisë dhe komplikimeve të saj.24

Kualiteti i evidencës: Shumë i ulëtQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortëArgumentimi: përdorimi i vitaminës D si suplement për parandalimin e zhvillimit të preeklampsisë duhet të evaluohet. Grupi punues ka vërejtur se ka shumë studime në zhvillim në lidhje me përdorimin e vitaminës D për parandalimin e zhvillimit të preeklampsisë, të cilat mund të ndërrojnë evidencën bazë në të ardhmen.24

g) Nuk është e rekomanduar marrja gjatë shtatzënisë e shtesave të vitaminës C dhe vitaminës E si të ndara ose të kombinuara për të parandaluar zhvillimin e preeklampsisë dhe komplikimeve të saj.24

Kualiteti i evidencës: I lartëQëndrueshmëria e rekomandimit: E fortëArgumentimi: Në shumicën e hulumtimeve që kanë krahasuar dhënjen e vitaminës C në kombinim me vitaminën E me grupin me placebo, rezultatet nuk kanë treguar sinjifikancë statistikore.24

29

Page 30: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

30

Page 31: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

2. Zbatimi i udhërrëfyesitZvogëlimi i rrezikut të çrregullimeve hipertenzive gjatë shtatzënisëTë këshillohen femrat me rrezik të lartë te preeklampsia të marrin 75 mg acid acetilsalicilik në ditë nga java e 12-të deri në lindjen e foshnjes. Gratë me rrezik të lartë janë cilado prej këtyre:

- Sëmundja hipertenzive gjatë shtatzënisë paraprake.- Sëmundja kronike e veshkëve.- Sëmundja autoimune siç është lupusi erythematos sistemik apo sindromi

antifosfolipid.- Diabeti i tipit 1 apo 2.- Hipertensioni kronik.

Menaxhimi i shtatzënisë me hipertension kronikTë informohen gratë që marrin inhibitorë të enzimit konvertues të angiotenzinës apo bllokues të receptorëve të angiotenzinës II:

- Që ekziston rrezik i shtuar i abnormaliteteve kongjenitale nëse këto barëra përdoren gjatë shtatzënisë.

- Që nëse planifikojnë shtatzëni, të diskutojnë me profesionistin shëndetësor nën kujdesin e të cilit janë, trajtim me ndonjë antihipertenziv tjetër.

31

Page 32: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

3. Standardet e auditueshmea) Përqindja e rasteve të Preeklampsisë/Eklampsisë në të cilat është

dokumentuar se obstetri konsultues dhe anestezisti kanë qenë të përfshirë në menaxhimin akut të rastit në përputhje me udhërrëfyesit.

b) Përqindja e femrave me Preeklampsi/Eklampsi të cilat i janë nënshtruar kontrollit të përshtatshëm dhe në përputhje me udhërrëfyes.

c) Përqindja e femrave me Preeklampsi në të cilat fluidi është kufizuar përshtatshëm në 80ml/orë në përputhje me udhërrëfyes.

d) Përqindja e femrave me Preeklampsi të cilat kanë marrur profilaksë të përshtatshme me sulfat të magnezit në përputhje me udhërrëfyes.

e) Proporcioni i femrave me Eklampsi të trajtuara me sulfat të magnezit në përputhje me udhërrëfyes.

f) Proporcioni i femrave që kanë pasur Preeklampsi/Eklampsi dhe i janë nënshtruar rishikimit postnatal (për të diskutuar rrjedhën e shtatzënisë).

g) Proporcioni i femrave që kanë pasur Preeklampsi/Eklampsi dhe kanë marrë këshillë parakoncepcionale (për të diskutuar faktorët e rrezikut dhe terapisë parandaluese).

32

Page 33: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

4. ReferencatA. National High Blood Pressure Education Program Working Group Report on

High Blood Pressure in Pregnancy. Report of the National High Blood Pressure Education Program Working Group Report on High Blood Pressure in Pregnancy. Am J Gynecol 2000, 183 (I suppl ) : SI- S22.

B. Brown MA, Linheimer MD, de Swiet M, van Assche A, Moutquin JM. The classification and diagnosis of the hypertensive disorders of pregnancy: statement from the International Society for the Study of Hypertension in Pregnancy. Hypertens Pregnancy 2001;20 (1):IX-XIV.

C. ACOG Committee on Obst Practice. ACOG practice bulletin. Diagnosis and management of preeclampsia and eklampsia. Nr.33, 2002. Int J Gynecol Obstet 2002;77(1):67-75.

D. Lulaj Sh, Shala M, Latifi-Hoxha M, Doracak i standardeve obstetrike dhe Neonatologjike, 2005, Prishtinë, f.45-51.

E. Lowe SA, Brown MA, Dekker G, Gatt S, Mc Lintock C, Mc Mahon L. Society of Obstetric Medicine of Australia and New Zealand. Aus NZ J Obstet Gynecol 2009;49(3)242-6

F. National Collaborating Centre for Women´s and Children´s Health-Commissioned by the National Institute for Health and Clinical Exellennce. RCOG. 2011.

G. Royal College of Obstetricians and Gynaecologists. Hypertension in pregnancy: the management of hypertensive disorders during pregnacy. August 2010, NICE Clinical Guideline.

H. NICE, Hypertension in pregnancy: diagnosis and management. Clinical guideline. August 2010.

I. Cruz MO, Gao W, Hibbard JU. What is the optimal time for delivery in women with gestational hypertension? Am J Obstet Gynecol 2012;207(3):214.e1-214.e6.

J. Seely EW, Ecker J. Chronic hypertension in pregnancy. N Engl J Med 2011; 365(5):439-446

K. Tallarek A-C, Huppertz B, Stefan H. Praeklampsie- Ätiologie, aktuelle Diagnostik uind klinisches Managmenet, neue Therapieoptionen und Zukunftsaussichten. Geburtshilfe Fraunheilkd. 2012;72(12):1107-1116.

L. P. Dürig. Hypertensive Schwangerschaftserkrankungen in H. Schneider, P. Husslein, K.T.M. Schneider. Die Geburtschilfe, Springer-Verlag Berlin Heidelberg, 2004, 297-333.

M. Lo JO Mission JF, Caughey AB. Hypertensive disease of pregnancy and maternal mortality. Curr opion Obstet Gynecol 2013; 25(2):224-234.

N. Akolekar R, Syngelaki A, Poon L, Wrigjht D, Nicolaides KH. Competing risks model in early screening for preeclampsia by biophysical and biochemical markers. Fetal Diagn Ther 2013;33(1):8-15.

O. Raport nga Klinika Obstetrike Gjinekologjike (KOGJ) Prishtinë- Patologjia e barrës për vitin 2014.

33

Page 34: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

P. Gjendja perinatale në Kosovë për vitet 2000-2011, MeSh, SHOGJK,Prishtinë 2012.

Q. Welsch H. Müttersterblichkeit während Geburt und Wochenbett bei vaginaler Entbindung und Sectio caesarea. Der Gynäkologe, 1997 Vol.30, Issue 10, pp 742-756.

R. CEMACH 2000-02, RCOG Press 2004.S. P. Dürig. Hypertensive Schwangerschaftserkrankungen in H. Schneider, P.

Husslein, K.T.M. Schneider . Die Geburtshilfe,Springer-Verlag Berlin Heidelberg, 2004, 297-333.

T. Lulaj Sh. Vdekshmëria maternale në Kosovë. Konferenca vjetore e SHOGJK. Konferenca e 2-të RCOG-Eurovision, Maj 2010 Prishtinë.

U. The American College of Obstetricians and Gynaecologists, Hypertension in Pregnancy, 2013.

V. Grospietsch G. Erkrankungen in der Schwangerschaft. 2004, Wissenschaftliche Verlagsgesellschaft mbH Stuttgart.

W. RCOG, Guideline No. 10 (A), March 2006, Reviewed 2010.X. “WHO recommendations for prevention and treatment of pre-eclampsia

and eclampsia” World Health Organization 2011Y. Diagnostik und Therapie hypertensiver Schwangerschaftserkrankungen,

Duetsche Gesellschaft für Gynäeklogie und Geburtshilfe 12/2013. AWMF online.

Z. Hofmeyr GJ. Antenatal corticosteroids for women at risk of preterm birth: RHL commentary (last revised: 2 February 2009). The WHO Reproductive Health Library; Geneva: World Health Organization.

34

Page 35: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

7.1. Algoritmet

35

Koha e lindjesPara javës së 34:Menaxhoni në mënyrë konservative (mos planifikoni lindjen po të njejtën ditë) Konsultanti obstetrik të:

- dokumentojë indikacionet amtare dhe fetale (biokimike, hematologjike dhe klinike) për lindje elektive para javës së 34.- hartojë planin për monitorimin fetal antenatal

Ofrojë kryerjen e lindjes (pas diskutimin me ekipet e neonatologëve dhe anasteziologëve dhe nëse kërkohet, kryerja e kursit të kortikoideve) nëse:- ka hipertension të rëndë refraktar- indikacioni klinik maternal ose fetal zhvillohet sipas planit

34+0 – 36+6 javë: Rekomandoni lindjen pas javës së 34-të nëse ka preeklampsi me hipertension të rëndë, TA i kontrolluar dhe nëse kërkohet,

kryerja e kursit me kortikoide. Ofroni lindjen në javët 34+0 – 36+6, nëse ka preeklampsi me hipertension të lehtë ose të moderuar, varësisht nga gjendja

maternale dhe fetale, faktorët e rrezikut dhe disponueshmëria e kujdesit intensiv neonatal.Pas javës së 37+0-të: Rekomandoni lindjen brenda 24-48 orëve nëse ka preeklampsi me hipertension të lehtë ose të moderuar.

Trajtojeni me labetaol oral të linjës së parë për të mbajtur TA < 150/80 – 100 mmHg.

Mateni shtypjen mbi 4 herë në ditë varësisht nga gjendja klinike Testoni funksionin e veshkëve, elektrolitet, pasqyrën komplete

të gjakut, transaminazat, bilirubinën 3 herë në javë.

Shih faqe 32Jo

Po

Hipertensioni i rëndë (TA≥ 160/110 mmHg)Hospitalizo

Hipertensioni i moderuar (TA 150/100 – 159/109 mmHg) Trajtojeni me labetalol oral të linjës së

parë për ta mbajtur TA < 150/80 – 100 mmHg

Mateni TA së paku 4 herë në ditë. Testoni funksionin e veshkëve, elektrolitet,

pasqyrën komplete të gjakut, transaminazat, bilirubinën 3 herë në javë.

Hipertensioni i lehtë (TA 140/90 – 149/99 mmhg) Mos e trajtoni hipertensionin. Matni shtypjen së paku 4 herë në

ditë. Testoni funksionin e veshkëve,

elektrolitet, pasqyrën komplete të gjakut, transaminazat, bilirubinën 2 herë në javë.

Gruaja duhet të vlerësohet në çdo vizitë nga profesionisti shëndetësor i trajnuar në menaxhimin e sëmundjeve hipertezive të shtatzënisë.

Prano gruan në spital. Mos përsërit kuantifikimi i proteinurisë. Bëje monitorimin fetal.

Kujdesi antenatal7

Page 36: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Algoritmi nr.1 - Kujdesi AntenatalBurimi: Hypertension in pregnancy: the management of hypertensive disorders during pregnancy, 2011; faqe 30

Algoritmi nr.2Menaxhimi i hipertensionit të lehtë gestacional ose preeklampsisë së rëndë pa karakteristika të rënda.Burimi: ACOG: Hypertension in pregnancy, 2013; faqe 32

36

PO

JO

37 0/7 ose më shumë javë të gestacionit Përkeqësim i gjendjes maternale ose fetale Lindje ose rupturë e membranave

Më pak se 37 0/7 javë të gestacionit Menaxhim spitalor ose ambulantor

Evaluim maternal: dy herë në javëEvaluim i fetusit

- Me preeklampsi: dy herë në javë nonstres testi

- Me hipertension gestacional:një herë në javë nonstres testi

PO Lindje Prostaglandine nëse nevojiten

për indukcion

37 0/7 ose më shumë javë të gestacionitose

34 0/7 ose më shumë javë të gestacionit me:- Lindje ose rupturë të membranave- Rezultate abnormale të testeve

maternale-fetale- Vlerësimi ultrasonografik i peshës së fetusit,

më pak se sa percetili i pestë- Abrupcion suspekt i placentës

Gjetjet maternale dhe fetale21

Page 37: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Algoritmi nr.3 - Monitorimi fetal

Algoritmi nr.4 - Kujdesi intrapartal

37

Mos përsërit kardiotokografinë më shumë se sa një herë në javë, nëse monitorimi fetal është normal

Nëse monitorim fetal është abnormale, njofto obstetrin konsultant

Plani i kujdesit

Hartoni planin e kujdesit i cili përfshinë:

Kohën dhe mënyrën e monitorimit fetal të ardhshëm

Indikacionet fetale për lindje

A duhet dhe kur duhet dhënë steroidet antenatale

kur duhet konsultuar neonatologun, anesteziologun e obstetrikës dhe çfarë vendimesh duhet marrë

Kardiotokografia

Zbato pas diagnostikimit Përsërite në rast të:

- Ndryshimeve të lëvizjeve fetale të raportuara nga gruaja

- Gjakderdhjes vagjinale- Dhimbjes abdominale- Përkeqësimit të

gjendjes amtare

Vlerësimi me ultratingull i rritjes së fetusit dhe vëllimi i lëngut amniotik + dopper velicometria e arteries umbilikale

Zbato pas diagnostikimit nëse keni planifikuar menaxhimin konzervativ

Mos përsërisni më shpesh se çdo 2 javë.

Monitorimi fetal7

Hipertensioni i lehtë dhe i moderuar (140/90-150/109 mmHg) Mat shtypjen e gjakut çdo orë. Vazhdo trajtimin antenatal të hipertensionit. Zbato monitorimin hematologjik dhe biokimik sipas kritereve nga

periudha antenatale edhe nëse konsiderohet analgjezioni regjional. Mos shkurtoni në mënyrë rutinore fazën e dytë të lindjes nëse TA është

stabil.

Kujdesi intrapartal7

Page 38: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Burimi: Hypertension in pregnancy: the management of hypertensive disorders during pregnancy, 2011; faqe 31

Algoritmi nr.5 - Menaxhimi i hipertensionit të rëndë

- GAU rekomandon matjen kontinuele të shtypjes së gjakut te preeklampsia e rëndë te gratë e vendosura në njësinë e kujdesit intenziv.

- GAU është dakorduar që matja kontinuele e shtypjes së gjakut nuk mund të realizohet në repart për shkak të mungesës së aparaturës së duhur, por duhet të matet më shpesh se çdo 4 orë varësisht nga gjendja klinike ose çdo 1orë gjatë procesit të lindjes.10

Burimi: Hypertension in pregnancy: the management of hypertensive disorders during pregnancy, 2011; faqe 33

38

Matni shtypjen e gjakut në mënyrë kontinuele*. Vazhdoni me trajtimin antenatal me antihipertenzivë. NëseTA është brenda kufinjëve, mos shkurtoni fazën e dytë të lindjes. Nëse TA nuk përgjigjet në trajtimin inicial, këshilloni lindjen operative. Gratë e pranuara në Njësinë e Kujdesit Intenziv gjatë shtatzënisë apo pas lindjes

trajtoni menjëherë me njërën nga:- Labetalol (oral ose intravenoz).- Hidralazinë (intravenoz).- Nifedipine (oral).

Monitoro përgjigjen e trajtimit për:- t’u siguruar se TA ka rënë,- të identifikuar efektet e padëshirueshme për gruan dhe fetusin,- të modifikuar trajtimin.

Merrni në konsiderim përdorimin e ≤500 ml. të tretjes kriastaloide përpara ose në të njëjtën kohë me dozën e parë të hidralazinës në periudhën antenatale.

Qëllimi është të mbahet TA <150 / 80-100 mmHg.

Menaxhimi i hipertensionit të rëndë7

Page 39: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

39

Për maturimin e mushkërive të fetusitNëse lindja është e mundshme brenda 7 ditësh te gratë me preeklampsi: Jepni 2 doza të betamethasone 12mg intramuskular

çdo 24 orë ose 2 doza dexamethasone 6 mg çdo 12 orë, 2 ditë me radhë ndërmjet javëve 24 dhe 36.

Merr në konsiderim dhënjen e 2 dozave të betamethasone 12 mg intramuskular në çdo 24 orë ose 2 doza dexamethasone 6 mg çdo 12 orë, 2 ditë me radhë, ndërmjet javëve 35 dhe 36

Për trajtim të HELLP sindromit: Mos përdorni dexamethasone ose betamethasone

Kortikosteroidet7,26

Page 40: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Algoritmi nr.6 - Aplikimi i kortikoideve

Adaptuar ng: Hypertension in pregnancy: the management of hypertensive disorders during pregnancy, 2011; faqe 34

Algoritmi nr.7 Balanci i lëngjeve, ekspanzioni i vëllimit dhe mënyra e lindjesBurimi: Hypertension in pregnancy: the management of hypertensive disorders during pregnancy, 2011; faqe 34

40

Balanci i lëngjeve dhe ekspanzioni i vëllimitTe gratë me preeklampsi të rëndë:

Mos e mbingarko me lëngje intravenoze para vendosjes së analgjezionit epidural me dozë të ultë dhe analgjezionit të kombinuar spinal epidural.

Kufizoni dhënjen e lëngjeve në 80 ml/orë përveç nëse ka humbje tjera të vazhdueshme (për shembull hemorragji).

Mos shfrytzoni ekspanzionin e volumit përveç në rastet kur hidralazina është antihipertenziv antenatal.

Sectio cesarea kundrejt lindjes së indukuar: Zgjidhni mënyrën e lindjes sipas rrethanave klinike dhe preferencave gruas.

Balanci i lëngjeve, ekspanzioni i vëllimit dhe mënyra e lindjes7

Niveli 3 Preeklampsia e rëndë

dhe nevoja për ventilim

Niveli 2 Zbrit nga niveli 3 ose

preeklampsia e rëndë me cilëndo nga:- Eklampsia- HELLP sindroma- Hemoragjia- Hiperkalemia - Oliguria e rëndë- Mbështetja e

koagulimit- Trajtimi antihipertenziv

intravenoz- Evidencë për

Niveli 1 Preeklampsia me

hipertension të lehtë ose mesatar

Menaxhimi antenatal konzervativ i vazhdueshëm i hipertensionit të rëndë të parakohshëm.

Kaloni në nivel më të ultë të trajtimit pas lindjes

Kriteret për referim në Njësinë e Kujdesit Intenziv7

Page 41: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Algoritmi nr.8 Kriteret për referim në Njësinë e Kujdesit Intenziv(Hipertensioni i rëndë, Preeklampsia e rëndë dhe Eklampsia në Njësinë e Kujdesit Intenziv)Burimi: Hypertension in pregnancy: the management of hypertensive disorders during pregnancy, 2011; faqe 33

Algoritmi nr.9 - Kujdesi pas lindjesBurimi: Hypertension in pregnancy: the management of hypertensive disorders during pregnancy, 2011; faqe 32

41

Nëse ka pasur trajtim me antihipertenziv antenatal Vazhdoni me trajtimin antenatal me

antihipertenziv Reduktoni trajtimin antihipertenziv nëse TA bie në

< 130/80 mmHg; merr në konsiderim nëse TA bie <140/90 mmHg.

Matni TA së paku 4 herë në ditë për pacientët e shtruar në spital.

Nëse nuk ka pasur trajtim antenatal me antihipertenziv Matni shtypjen e gjakut:

- së paku 4 herë për pacientët spitalor- së paku një herë në 3-5 ditë pas lindjes- çdo të dytën ditë nëse TA është abnormal

3-5 ditë pas lindjes. Nëse TA ≥150/100 mmHg. filloni trajtimin

antihipertenziv

Nëse gruaja ushqen në gji Shmangni diuretikët për të

trajtuar hipertensionin. Vlerësoni mirëqenien

klinike të foshnjes, veçanërisht të ushqyerit adekuat, së paku një herë në ditë në 2 ditët e para pas lindjes.

Ofroni informacion gruas në lidhje me sigurinë e barërave për foshnjen e cila ushqehet me qumësht gjiri (shih Kutia_ 1, faqe 35).

Nëse metyldopa është dhënë për trajtimin e preeklampsisë, ndërpreje 2 ditë pas lindjes

Pyetni gruan për kokëdhimbjet e forta dhe dhimbjen epigastrike sa herë që i matni shtypjen e gjakut.

Matni numrin e trombociteve, transaminazat dhe kreatininën në serum 48-72 orë pas lindjes te gratë me preeklampsi të lehtë ose të moderuar si dhe te pacientet të cilat kanë kaluar nga kujdesi intenziv në kujdesin në repart. Përsëritni matjet sipas indikacioneve klinike. Mos i përsëritni, nëse rezultatet janë normale.

Mos e mat ekuilibrin e lëngjeve në qoftëse vlera e kreatininës është brenda kufinjëve normal te pacientet të cilat kanë kaluar nga kujdesi intenziv në kujdesin në repart.

Nëse TA <150/100 mmHg, rezultatet e testeve laboratorike janë stabile ose të përmirësuara si dhe pa simptome të preeklampsisë, gruaja vazhdon trajtimin ambulantor.

Kujdesi pas lindjes7

Niveli 2 Zbrit nga niveli 3 ose

preeklampsia e rëndë me cilëndo nga:- Eklampsia- HELLP sindroma- Hemoragjia- Hiperkalemia - Oliguria e rëndë- Mbështetja e

koagulimit- Trajtimi antihipertenziv

intravenoz- Evidencë për

Page 42: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

42

Page 43: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Algoritmi nr.10 - Kujdesi përcjellës dhe vizita rivlerësueseBurimi: Hypertension in pregnancy: the management of hypertensive disorders during

pregnancy, 2011; faqe 32

43

Në vizitën pas lindjes (6-8 javë pas lindjes) Ofroni vizitë mjekësor. Refero për vlerësim specialistik

nëse akoma nevojitet trajtim me antihipertenziv.

Nëse nevojitet, përsëritni matjet e numrit të trombociteve, transaminazave dhe kreatininës së serumit.

Bëni testin e urinës me shirit. Nëse proteinuria akoma është

≥1 +- Ofroni shqyrtim të

mëtejshëm në muajin e 3 për të vlerësuar funksionin e veshkave

- Merrni në konsiderim referimin për vlerësim specialistik të veshkëve.

Në transferimin në kujdesin ambulantor Hartoni planin e kujdesit i cili përfshinë:

- Kush do të ofroj kujdesin e mëtejmë, përfshirë edhe rivlerësimin mjekësor nëse është e nevojshme

- Frekuencën e monitorimit të shtypjes së gjakut- Pragun për reduktimin apo ndaljen e trajtimit- Indikacionet për referim në kujdes parësor për

rishqyrtim të shtypjes së gjakut. - Vet monitorimi për simptomat.

Matni shtypjen e gjakut çdo 1-2 ditë për deri në 2 javë pas transferimit në kujdesin ambulantor, derisa trajtimi antihipertensiv ndërpritet dhe nuk ka më hipertension.

Ofroni rivlerësim mjekësor nëse akoma merr trajtim antihipertenziv 2 javë pas transferimit në kujdesin ambulantor.

Nëse treguesit hematologjik dhe biokimik përmirësohen, mirëpo ende janë jashtë kufinjëve normal, përsërit matjen e numrit të trombociteve, traansaminazave dhe kreatininën e serumit sipas indikacioneve klinike.

Kujdesi përcjellës (follow-up) dhe vizita rivlerësuese 7

Page 44: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Kutia nr.1 - Këshilla për gjidhënje dhe menaxhim të peshës

Burimi: Hypertension in pregnancy: the management of hypertensive disorders during pregnancy, 2011; faqe 35

44

Gjidhënja7

Tregoni grave se barërat e mëposhtme nuk kanë efekte negative të njohura përfoshnjat që ushqehen me qumësht gjiri:- Labetol - Nifedipin- Enalapril - Captopril- Atenolol - Metoprolol.

Tregoni grave se për foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri, nuk ka prova të mjaftueshme për sigurinë e barërave të mëposhtme:- ARBs (Angiotensin receptor blockers)- Amlodipin- ACE Inhibitorët përveç enalapril dhe captopril.

Menaxhimi i peshës7

Këshilloni gratë që kanë pasur preeklampsi për të arritur dhe për të mbajtur IMT 18,5-24,9 kg / m2 para shtatzënisë së ardhshme (në përputhje me "Obeziteti: parandalimi, identifikimi, vlerësimi dhe menaxhimi i mbipeshes dhe obezitetit tetë rriturit dhe fëmijët "(Udhërrëfyesi klinik NICE klinike 43) 2).

Page 45: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

7.2. Fjalori

Abrupcioni i placentës Abrupcioni i placentës përkufizohet si ndarje e parakohshme e placentës nga mitra para fazës së 3 të lindjes .

ACE inkibitor Inkibitor i enzimës së konvertimit të angiotenzinës- antihipertenzivAgonist alpha 2 adrenergjik Janë agjentë simpatomimetikë që në mënyrë selektive

stimulojnë receptorët alfa adrenergjik- antihipertenziv.Antifosfolipid sindromi Gjendje që shoqërohet me prani të antitrupave kardiolipin

dhe histori të koagulimit të gjakut, te abortet dhe përfundime të shtatzënisë me vdekje fetale.

Antitrombocitar Agjentët antitrombocitar janë barëra që reduktojnë formimin e koagulumeve të gjakut.

Aspirina Acetylsalicylic acid.Decelerim Ngadalësim i frekuencës së rrahjeve të zemrës së fetusit.Diabeti melit Sëmundja kronike me rritje të nivelit të sheqerit në gjak.Distresi respirator Gjendje ku te i posalinduri mushkëritë janë të papjekura për

shkak se ato nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të substancës që quhet surfaktant.

Diureza Eliminim i lëngjeve nga organizmi nëpërmjet urinës. Edema pulmonare Gjendje e grumbullimit të lëngjeve në intersticium dhe

hapësirat alveolare të mushkërive.

GRADE Shkallëzimet e Rekomandimeve, Vlerësimit, Zhvillimit dhe Evaluimit Grading of Recommendation Assessment Development and Evaluation

Grand mal Sulme të gjeneralizuara toniko-klonike me humbje të vetëdijes dhe kontrakcione të muskujve.

Gestacional I/e shtatzënisëHELLP sindroma Sindromë që karakterizohet me H– Hemolysis (hemoliza),

EL– Elevated liver enzime (ngritje e enzimeve të melqisë) dhe LP– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve).

Hemogrami Pasqyra e gjakut.Hydralazine Vazodilatator që vepron duke zgjëruar enët e gjakut- antihipertenziv Hidropsi fetal Hidropsi fetal (hydrops fetale) është një gjendje e rëndë e

fetusit që

45

Page 46: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

definohet si akumulim abormal i lëngjeve në 2 ose më shumë hapësira, duke përfshirë ascitin, efuzionin pleural, efuzionin perikardial dhe edemën e lëkurës.

Hiperkaliemia Gjendje që karakterizohet nga vlera të kaliumit në organizëm më të larta se normalja.

Hipertensioni gestacional Hipertensioni i induktuar nga shtatzënia- hipertension i shfaqur pas javës së 20 të shtatzënisë.

Hipertensioni kronik Është hipertension prekoncepcional ose i diagnostikuar në gjysmën e parë të shtatzënisë (para javës së 20 të gestacionit).

IUGR Intra Uterine Growth Restriction- gjendje e ngecjes në rritje e fetusit brenda në mitër.

Kreatinina Produkt i ekskretimit të veshkëve, parametër për vlerësimin e funksionit të veshkëve.

Labetalol Antihipertenziv me veprim miks alfa dhe beta bllokues.Magnezium sulfati Antikonvulzant i cili shërben për të parandaluar sulmet e

ndërlidhura me preeklampsinë dhe për të kontrolluar sulmet eklamptike.

Menaxhimi ekspektativ Menaxhimi pritës.Methyldopa Antihipertenziv me veprim qendror antiadrenergjik.Nifedipine Antihipertenziv iqë bën pjesë në grupin e bllokatorëve të

kanaleve të kalciumit.

Non Stress Testi (NST) Test i monitorimit të frekuencës së rrahjeve të zemrës fetale.

Nullipara Grua e cila nuk ka lindur.Oligoamnioni Zvogëlimi i sasisë së lëngut amnial.PIGF Placental Growth Factor (Faktori i Rritjes Placentale)Preeklampsi e superponuar Preeklampsi e mbivendosur në hipertension ekzistues.Prematur Fetus i lindur para javës së 37-të shtatzënisë.Profili biofizik Test i cili e matë mirëqenien fetale gjatë shtatzënisë dhe

përfshinë NST me monitorim elektronik të zemrës së fetusit dhe ultratingullin fetal. Me këtë test maten rrahjet e zemrës së fetusit, lëvizshmëria e kafazit të kraharorit, toniciteti muskular, lëvizjet fetale dhe sasia e lëngut amniotik.

Proteinuri Proteinat në urinë.Ruptura e membranave Pëlcitje dhe rrjedhje e lëngut amnial.amniale

46

Page 47: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

Vdekje perinatale Numri i vdekjeve intrauterine dhe vdekjeve në javën e parë të jetës për 1000 lindje (WHO).

Velocimetria e arteries Përcaktimi i indeksit të pulsacionit dhe të indeksit të rezistencës tëumbiikale rrjedhjes së gjakut në arterien umbilikale.

47

Page 48: PARANDALIMI DHE MENAXHIMI I HEMORRAGJISË …  · Web viewlp– Low platelets (rënje e numrit të trombociteve). Hipertensioni kronik është hipertension prekoncepcional ose i

7.3. ShkurtesatACOG American College of Obstetrician ang Gynaecologists DGGG Deutsche Gesellschaft für Gynäkologie und GeburtshilfeGAU Grupi për Adaptimin e UdhërrëfyesitGRADE Grading of Recommendation Assessment Development and Evaluation

(Gradimi i Rekomandimeve, Vlerësimit, Zhvillimit dhe Evaluimit)HELLP Haemolysis, Elevated Liver enzymes, Low Platelet counts (nga anglishtja),

Hemolizë, ngritje e vlerave të enzimeve të mëlqisë, rënie e numrit të trombociteve,

KOGJ Klinika Obstetrike GjinekologjikeMeSH Ministria e ShëndetësisëNICE National Institute for Health and Care Excellence NST Non Stress TestiOBSH Organizata Botërore e ShëndetësisëPICO Patients, Interventions, Comparisons, Outcomes

Pacientët, Intervenimet, Krahasimet, Rezultatet (nga anglishtja).PIGF Placental Growth Factor (Faktori i rritjes placentale).RCOG Royal College of Obsteriticians and GynaecologistsSOGC Sciety of Obstetritian and Gynaecologists of CanadaSOMANZ Society of Obstetric Medicine of Australia and New Zealand SHOGJK Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të KosovësTA Tensioni ArterialUKP Udhërrëfyes Klinik PraktikWHO World Health Organisation

48