parat€ n€ politik€kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2018/01/162-26-political-finance... ·...

19
PARAT€ N€ POLITIK€ Qershor 2017 Prishtinë

Upload: others

Post on 05-Nov-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

PARAT€ N€ POLITIK€Qershor 2017 Prishtinë

2 3

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKEQershor 2017 Prishtinë

4 5

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

COPYRIGHT © 2017. Kosova Democratic Institute (KDI).

Instituti Demokratik i Kosovës i ka të gjitha të drejtat e rezervuara, prandaj asnjë pjesë e këtij botimi nuk lejohet të riprodhohet ose të transmetohen në çfarëdo forme, mekanike apo elektronike, përfshirë fotokopjimin apo përdorimin e çfarëdo sistem tjetër të ruajtjes dhe nxjerrjes së materialeve, pa lejen me shkrim të botuesit. Publikimi mund të riprodhohet ose të transmetohet vetëm nëse përdoret për qëllime jo-komerciale. Kurdo dhe kushdo që përdor citate apo materialet e ndryshme të këtij botimi, është i obliguar ta bëjë të qartë burimin nga i ka marrë ato citate ose materiale që përdoren.

Çdo vlerësim, vërejtje, kritikë apo sugjerim duhet të dërgohet në:

Adresa: Rruga Bajram Kelmendi, nr. 45

10000, Prishtinë, Kosovë.

Tel.: +381 (0)38 248 038

E-mail: [email protected]

Web: www.kdi-kosova.org

Përgatitur nga: Dardan Berisha

Publikimi i këtij raporti është bërë i mundur me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke në kuadër të Programit për Promovimin e Tranzicionit përmes projektit MElKO të implementuar në bashkëpunim me Transparency International Czech Republic (www.transparency.cz). Opinionet, gjetjet dhe rekomandimet në këtë raport janë përgjegjësi ekskluzive e KDI-së dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

PËRMBAJTJA

06 PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

30 REKOMANDIMET

31 SHTOJCA I: DISPOZITAT E STATUTEVE TË PARTIVE POLITIKE SA I PËRKET FINANCIMIT

08 ANALIZA E KORNIZËS LIGJORE

1. Rregullat e vendosura për të ardhurat dhe kontributet

2. Kufizimi i Shpenzimeve për Fushatë

3. Ofrimi i Fondeve Publike

4. Shpalosja e Financimit të Subjekteve Politike dhe Fushatave

5. Zbatimi dhe Sanksionet

20 ANALIZË E FINANCAVE TË SUBJEKTEVE POLITIKE

6. Partia Demokratike e Kosovës

7. Lidhja Demokratike e Kosovës

8. Lëvizja Vetëvendosje

9. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

10. NISMA

11. Lista Sprksa dhe partit e tjera minoritare

6 7

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVENë përgjithësi, korniza ligjore në Kosovë i plotëson standar-det e pranuara ndërkombëtarisht në lidhje me financimin e subjekteve politike dhe fushatave. Korniza ligjore rregullon kontributet, përkufizon burimet nga të cilat subjektet mund ose nuk mund të pranojnë të ardhura, si dhe i përcakton një kufizim të shumës që subjektet politike mund të pranojnë që nuk tejkalon 2,000 euro për individ dhe deri në 10,000 euro për subjektin juridik në një vit kalendarik. Janë rregulloret të cilat e përcaktojnë kufirin e shpenzimeve të fushatës në 0.50 euro për çdo votues të regjistruar. Subjekteve politike u jepen fonde publike çdo vit në përpjesëtim me numrin e ulëseve që kanë në Kuvendin e Kosovës, ku gjatë vitit 2016 subjektet politike pranuan së bashku 4.2 milionë euro. Ligji kërkon nga subjektet politike të dorëzojnë raporte financiare vjetore çdo vit, si dhe raporte financiare të fushatave pas çdo fushate me qëllim që të shpalosen të ardhurat, shpenzimet, pasuritë dhe kontributet e tyre. Ligji gjithashtu parasheh me-kanizma për zbatimin, duke kërkuar nga subjektet të krijojnë kontrolle të brendshme, duke kërkuar auditim nga auditorë të pavarur dhe të kualifikuar, si dhe duke vënë sanksione për mungesë të respektimit të ligjit.

Në praktikë, ka probleme të mëdha sa i përket zbatimit të rregulloreve mbi financimin e subjekteve politike dhe fus-hatave. Raportet financiare të disa prej partive kryesore nuk janë të qasshme apo u bënë të qasshme me disa vite vonesë. Ka pasur vonesa të panevojshme në përzgjedhjen e auditorëve nga Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, gjë që u shërbeu si arsyetim arbitrar partive poli-tike dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos i pub-likonin raportet financiare. Ka pretendime se partitë politike marrin kontribute të mëdha nga pronarët e bizneseve dhe korporatave në para të gatshme, dhe kthimi në investime materializohet me kontrata publike. Partitë politike kryejnë aktivitetet e tyre me para të gatshme dhe përdorin burime publike për qëllime fushate, të cilat nuk mund të gjurmohen në raportet financiare. Shkeljet e tilla të supozuara lehtëso-

hen nga shkalla e lartë e aktivitetit ekonomike joformale dhe financiar, mungesa e auditimit të raporteve financiare të subjekteve politike dhe fushatave gjatë disa viteve të fundit dhe mungesa e interesit të autoriteteve zbatuese.

Që nga qershori i vitit 2017, kur është hartuar ky raport, Par-tia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka marrë pjesën më të madhe të fondeve publike në vlerë prej 1,295,000 eurosh gjatë vitit 2016, nuk ka asnjë faqe interneti aktive dhe nuk siguron qasje në ndonjë raport financiar midis viteve 2013 dhe 2016. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 1,050,000 euro nga fondet publike gjatë vitit 2016, ka vonuar publikimin e raporteve financiare vjetore të çdo viti nga viti 2013 deri në vitin 2016, si dhe të raporteve financiare të fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, deri në vitin 2017 kur i publikoi ato në faqen e saj të internetit.

Lëvizja Vetëvendosje (VV), megjithëse në përgjithësi ka ven-dosur një standard të lartë të respektimit të rregulloreve për financimin e partive politike, nuk e ka publikuar rapor-tin financiar vjetor për vitin 2016. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka publikuar asnjë nga raportet e fi-nancimit të fushatës për zgjedhjet komunale të vitit 2013 apo zgjedhjet parlamentare të vitit 2014. NISMA ka ofruar qasje vetëm në raportin financiar vjetor të vitit 2015 në një format fotografie që mezi është i lexueshëm në platformën e saj të mediave sociale. Lista Srpska dhe partitë e tjera mi-noritare që kanë marrë fonde publike nuk kanë ofruar qasje në ndonjë raport financiar. Pasqyrat financiare të PDK-së nuk mund të shqyrtohen fare, pasi që të njëjtat aktualisht nuk janë në dispozicion të publikut.

Pasqyrat financiare të LDK-së tregojnë se ajo nuk ka gjeneruar asnjë të ardhur nga pagesat e anëtarësisë apo kontributet në katër vitet e fundit (2013-2016). Gjatë zg-jedhjeve komunale të vitit 2013 dhe atyre parlamentare të

vitit 2014, LDK ka shpenzuar më shumë para nga sa kishte marrë, duke shënuar një deficit prej -86,640 eurosh gjatë vitit 2014 dhe -336,917 eurosh gjatë vitit 2013. Partitë poli-tike që regjistruan deficite të tilla i mbuluan shpenzimet me fonde të mbetura nga të ardhurat e viteve paraprake dhe meqenëse nuk ka qasje publike në pasqyrat bankare, nuk ka të dhëna se sa para kanë partitë politike në llogarinë e tyre. LDK ka shpenzuar gati gjysmën (47%) e shpenzimeve vjetore gjatë vitit 2014 dhe më shumë se gjysmën (60%) e shpenzimeve vjetore gjatë vitit 2013 për qëllime fushate.

Pasqyrat financiare të VV-së tregojnë se gjatë viteve (2013-2016) ajo i ka marrë 8% deri në 13% të të ardhurave vjetore nga kontributet. Donacioni më i vogël i pranuar nga VV-ja për vitin 2015 ishte 3.50 euro, ndërsa donacioni më i madh ishte 3.000 euro. VV-ja shpenzoi 28% të shpenzimeve të saj vjetore për fushatën e zgjedhjeve komunale të vitit 2013 dhe 32% të shpenzimeve të saj vjetore për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, që është pothuajse dy herë më pak nga sa shpenzoi LDK-ja për qëllime fushate. Gjatë vitit 2013, VV-ja shpenzoi më tepër para nga sa kishte marrë, duke shënuar një deficit prej -90,170 eurosh.

Raportet e AAK-së tregojnë se gati një e treta e të ardhurave të AAK-së është marrë për qëllime të fushatës për zgjedhjet komunale të vitit 2013 (30%) dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 (33%). Lista e kontribuuesve për fushatat zgjed-hore 2013 dhe 2014 nuk është në dispozicion për AAK-në. Në çdo vit nga viti 2013 deri në vitin 2015, AAK shpenzoi më tepër para nga sa kishte marrë. Deficiti më i madh i AAK-së u regjistrua gjatë viteve të zgjedhjeve, -259,548 euro gjatë vitit 2013 dhe -163,308 euro gjatë vitit 2014.

NISMA raporton se ka marrë gati një të tretën (30%) e të ardhurave të saj gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014 për qëllime të fushatës. Kontribuuesit e fushatës 2014 nuk janë bërë publikë. NISMA shpenzoi 38% të shpenzimeve

vjetore për qëllime të fushatës gjatë vitit 2014, e cila është e krahasueshme me atë që kanë shpenzuar partitë e tjera. NISMA shpenzoi më tepër para nga sa fitoi gjatë 2014 dhe 2015, duke shënuar një deficit prej -19,951 euro, përkatë-sisht - 24,375 euro.

8 9

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

I. ANALIZA E KORNIZËS LIGJORE Kjo pjesë e raportit ofron një analizë të legjislacionit për fi-nancimin e subjekteve politike dhe fushatave në Kosovë. Analiza u referohet ligjeve dhe akteve nënligjore të ndryshme që rregullojnë çështjet e financimit të subjekteve politike dhe fushatave në Kosovë.

Legjislacioni është analizuar në raport me plotësimin e pesë parimeve ndërkombëtarisht të pranuara të financimit të subjekteve politike dhe fushatave.

Ligji për Financimin e Subjekteve Politike (miratuar më 2010, ndrysh-

uar më 2011, 2013)

Rregulla Zgjedhore për Kufizimin e Shpenzimeve të Fushatës dhe Deklarimin Financiar

(miratuar më 2013)

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme (miratuar më 2008, ndryshuar më

2010)

Rregulla Zgjedhore për FInancimin e Subjekteve Politike dhe Sanksio-

net (miratuar më 2015)

Ligji për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Finacimit të

Terrorizmit (miratuar më 2010, ndryshuar më 2013)

Ligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pronës dhe Dhu-

ratat për Zyrtarët Publikë (miratuar më 2011, ndryshuar më 2014)

1 Rregullat e vendosura për të ardhurat dhe kontributet

2 Kufizimi i shpenzimeve për fushatë

3 Fondet dhe subvencionet publike

4 Deklarimi dhe transparenca

5 Zbatimi dhe sanksionet

Këto standarde ndërkombëtare janë marrë nga instrumente të ndryshme ndërkombëtare si dhe nga burimet dhe ud-hëzimet kuazi-ligjore. Megjithëse mund të mos duken tërë-sisht ashtu siç janë e paraqitur në këtë raport, referenca ndaj një ose disa prej këtyre standardeve mund të gjendet të paktën në instrumentet në vijim:

Komisioni i Venedikut, Kodi i Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore (2002)

Komisioni i Venedikut, Udhëzime për Rregullimin e Partive Politike (2010)

Këshilli i Evropës, Rezoluta e Asamblesë Parlamentare 1516 (2001)

Këshilli i Evropës, Rekomandimi i Komisionit të Ministrave Rec (2003) 4

Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Komenti i Përgjithshëm nr. 25

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

(OSBE), Dokumenti i Kopenhagës 1990.

Janë edhe një numër udhëzimesh ndërkombëtare dhe raportesh të ngjashme studimore nga organizata si Trans-parency International, Organizata për Siguri dhe Bash-këpunim në Evropë, International IDEA dhe Fondacioni Ndër-kombëtar për Sisteme Zgjedhore, të cilët u referohen këtyre standardeve dhe janë përdorur si bazë për këtë raport.

1. RREGULLAT E VENDOSURA PËR TË ARDHURAT DHE KONTRIBUTET

Vendosja e rregullave për të ardhurat dhe kontributet kërkon nga ligji që të përkufizojë qartë se çfarë përbën një kon-tribut, të caktojë një kufi për sasinë e asistencës materiale ose financiare që subjektet politike mund të marrin si dhe të përcaktojë burimet nga të cilat subjektet politike mund ose nuk mund të marrin kontribute. Rregullimi në fusha të tilla kryesisht zbatohet për të siguruar që partitë politike të jenë të balancuara sa i përket financimit që ato marrin për të drejtuar aktivitetet politike dhe fushatat, për të siguruar që palët nuk marrin kontribute nga burime që do të përbënin një konflikt interesi ose që mund të kishin ndikim të panev-ojshëm mbi çështjet politike.

Ligji për Financimin e Partive Politike (LFPP) në Kosovë e përkufizon shprehjen ‘kontributet’ [shih kutinë]. Përcaktimi në kuadër të përkufizimit si “ndihma e çfarëdo lloji” e zgjeron interpretimin e asaj që përbën kontribut dhe në praktikë kontributet e në natyrë përfshihen brenda këtij përkufizimi. Ky përkufizim zëvendëson përkufizimin e mëparshëm të termit “kontribut” të përcaktuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Kontributet - dhuratat (donacionet) ose ndih-ma e cilido lloj që nënkupton një akt të ndërg-jegjshëm për t’i dhuruar të mira ekonomike apo të ngjashme për subjektin politik, qoftë në para të gatshme, shërbime, shitja e gjësendeve nën çmimin e tregut, ofrimi i shërbimeve nën çmimin e tregut apo në të mira tjera materiale.

Neni 2, Ligji për Financimin e Subjekteve PolitikeKontributet

Dhuratat (donacionet) ose ndihma e cilido lloj që nënkupton një akt të ndërgjegjshëm për t’i dhuruar të mira ekonomike apo të ngjashme për subjektin politik, qoftë në para të gatshme, shërbime, shitja e gjësendeve nën çmimin e tregut, ofrimi i shërbimeve nën çmimin e tregut apo në të mira tjera materiale.

Neni 2, Ligji për Financimin e Subjekteve Politike

10 11

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

LFSP parasheh që subjektet politike mund të marrin ndihmë financiare dhe materiale nga burimet e mëposhtme: page-sat e anëtarësisë, kontributet, buxheti i Kosovës, pasuritë e partisë, të ardhurat nga aktivitete si publikimet, botimet, reklamat, posterat dhe burime të tjera të tilla [Neni. 6 (1) LFSP]. Me përjashtim të kuotave të anëtarësisë që mund të merren në para të gatshme, të gjitha burimet e tjera të të ardhurave duhet të plotësohen përmes një llogarie të vetme bankare në një nga bankat tregtare në Kosovë. LFSP gjithashtu kërkon që pagesat e anëtarësisë të depozitohen në llogarinë bankare të subjektit politik brenda pesë ditëve nga marrja e tyre.

LFSP vendos kufizime mbi burimet nga të cilat subjektet politike mund të marrin ndihmë financiare dhe materiale. Ndalimi i ndihmës financiare dhe materiale zbatohet për: qeveritë, organizatat, personat fizikë dhe juridikë nga vende të tjera; burimet, personat, donatorët e panjohur; institucio-net e bixhozit dhe basteve; institucionet dhe ndërmarrjet publike; ndërmarrjet private në marrëdhënie kontraktuale me institucionet e Kosovës (përfshirë tre vitet e fundit); or-ganizatat joqeveritare, organizatat fetare dhe sindikatat; de-bitorët ndaj institucioneve të Kosovës kundër të cilëve janë iniciuar procedurat; dhe organizatat rinore, fondacionet apo organe të ngjashme të krijuara nga ose që kanë lidhje me partitë politike [Neni 11 (1 dhe 2) i LFSP].

Të ardhurat e lejuara

pagesat e anëtarësisë;

kontributet dhe donacionet;

buxheti i Kosovës në pajtim me ligjin;

pasuritë e partisë;

të ardhurat nga aktivitete si publikimet, botimet, reklamat, posterat dhe burime të

tjera të ngjashme.

Të ardhurat e ndaluara

qeveritë, organizatat, personat fizikë dhe juridikë nga vende të tjera;

burimet, personat dhe donatorët e panjohur;

institucionet e bixhozit dhe basteve;

institucionet dhe ndërmarrjet publike;

ndërmarrjet private në marrëdhënie kontraktuale me institucionet e Kosovës

(duke përfshirë tre vitet e fundit);

organizatat joqeveritare, organizatat fetare dhe sindikatat;

debitorët ndaj institucioneve të Kosovës;

organizatat rinore ose fondacionet që kanë lidhje me partitë politike.

Gjithashtu, ekzistojnë rregullore për parandalimin e mar-rjes së kontributeve nga burime të panjohura nga subjektet politike. Një subjekt politik që pranon kontribute të tilla dety-rohet të njoftojë autoritetin kompetent brenda dy javëve për verifikimin e prejardhjes së kontributit përkatës [Neni 5 (2) i LFSP]. Nëse prejardhja e kontributit nuk mund të dëshmo-het, shuma përkatëse mbetet në Buxhetin e Kosovës [Neni 5 (3) i LFSP].

LFSP kufizon shumën e kontributeve që mund të prano-

jnë subjektet politike [Neni 5 (1) i LFSP]:

individët (personat fizik) në vlerë prej jo më shumë se dy mijë (2.000) euro për vit kalendarik.

Bizneset dhe ndërmarrjet private (personat juridik) në vlerë prej jo më shumë se dhjetëmijë (10.000) euro përnjë (1) vit kalendarik.

Financimi i aktiviteteve politike dhe të fushatës, duke përf-shirë fushatat e kandidatëve të subjekteve politike, duhet të shkojë përmes subjektit politik. Ligji parasheh që kandi-datët nuk mund të pranojnë donacione dhe që donacionet për kandidatët duhet të shkojnë përmes subjektit politik [Neni 11 (4) i LFSP].

Në përgjithësi, legjislacioni në Kosovë jep përkufizimin e kontributeve, përcakton burimet nga të cilat subjektet poli-tike mund ose nuk mund të pranojnë të ardhura, kërkon nga subjektet politike të kanalizojnë të ardhurat nëpërmjet një llogarie të vetme bankare, vendos një kufi për sasinë që mund të kontribuohet dhe u ndalon kandidatëve të marrin donacione drejtpërdrejta. Këto rregulla në lidhje me të ar-dhurat dhe kontributet i përmbushin standardet dhe prak-tikat ndërkombëtare përgjithësisht të pranuara. Sidoqoftë, subjektet gjejnë një numër mënyrash për të anashkaluar rregullat.

Puna me para të gatshme: Organizatat e shoqërisë civile kanë pohuar vazhdimisht se subjektet marrin donacione dhe bëjnë shpenzime në para të gatshme, gjë që nuk evi-dentohet ose gjurmohet në raportet financiare të subjektit politik. Teknikisht, gjersa raportet financiare mund të trego-jnë se subjektet politike janë në pajtueshmëri me rregullat e përcaktuara për kontributet (d.m.th., nuk marrin donaci-one mbi kufirin e lejuar), ato në praktikë kryejnë aktivitete politike dhe të fushatës me para që nuk evidentohet fare në

letër. Aktivitetet e realizuara me para të gatshme lehtëso-hen nga dobësitë në fusha të tjera, siç janë shkalla e lartë e aktivitetit ekonomik dhe financiar joformal në Kosovë, mungesa e auditimit të raporteve të deklarimit financiar të subjekteve politike dhe të fushatës gjatë viteve të fundit, si dhe hetimi dhe interesi i pamjaftueshëm i organeve të sundimit të ligjit.

Kontributet e mëdha të ndara në pjesë më të vogla: Megjithëse individët dhe ndërmarrjet private janë të kufizuara në shumën që ata mund të kontribuojnë për subjektet politike, ka mënyra për t’ua hedhur këtyre ku-fijve nëse shuma të mëdha parash ndahen në pjesë më të vogla. Për shembull, një ndërmarrje private që ka për qëllim të dhurojë 30,000 euro për një subjekt politik, por pengohet nga kufiri prej 10,000 eurosh për një vit kalen-darik, prapëseprapë mund ta dhurojë shumën e njëjtë prej 30,000 euro duke e bërë këtë përmes 15 individëve që dhurojnë nga 2,000 euro secili.

2. KUFIRI I SHPENZIMEVE PËR FUSHATËKufizimi i shpenzimeve të fushatës promovon zgjedhje të drejta dhe konkuruese. Kufizimi i shpenzimeve zbato-het për të parandaluar subjektet politike ose kandidatët e pasur që të mbizotërojnë në kanalet e komunikimit. Shpenzimet e parregulluara mund t’u japin përparësi të padrejtë subjekteve politike dhe kandidatëve që kanë para për të paguar për tubime publike, video-transme-time, media, kohë transmetimi, billborde dhe aktivitete të tjera të fushatës. Kufizimi i shpenzimeve gjithashtu ndihmon në parandalimin e blerjes së votave nga ana e subjekteve politike dhe kandidatëve.

Në Kosovë kufizimi i shpenzimeve të fushatës nuk rreg-ullohet me ligj, por me rregullore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i jep hapësirë KQZ-së të përcaktojë shpenzimet maksi-male të fushatës bazuar në numrin e përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën e votuesve [Neni 39 (2) i LZP]. Rregulla e KQZ-së për Kufizimin e Shpen-zimeve të Fushatës dhe Deklarimin Financiar (2013) parasheh që kufiri i shpenzimeve të fushatës për të gjitha zgjedhjet është 0.50 euro për votues të regjis-

12 13

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

truar. KQZ-ja vendosi që kufiri i shpenzimeve të fush-atës për partitë në zgjedhjet e vitit 2017 për Kuvendin e Kosovës është 942,573.50 euro (1,885,147 votues).

3.1 Kufizimi i shpenzimeve të fushatës për të dy palë zgjedhjet, për Kuvendet Komunale dhe për Kryetarë të Komunave në një komunë do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në atë komunë. Kufizimi I shpenzimeve të fushatës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar[…]

Neni 3, Rregulla për Kufizimin e Shpenzimeve të Fushatës (KQZ)

LZP parasheh që shpenzimet maksimale për fushatë zbatohen për çdo mall dhe shërbim të shpenzuar për qëllime të fushatës pa marrë parasysh kohën e blerjes apo të pajisjes me shërbime. [Neni 39 (3) i LZP]. Qëllimi i kësaj dispozite është që të rregullojë situatat në të cilat subjektet do të bartnin shpenzimet e fushatës në periudha të ndryshme duke përjashtuar transaksionet e tilla nga raportimi i fushatës me qëllim të tejkalimit të kufirit të le-juar të shpenzimeve. Korniza ligjore gjithashtu kërkon që subjektet politike të paraqesin deklaratat e shpenzimeve dhe të dorëzojnë dokumente mbështetëse dhe dëftesa për të gjitha shpenzimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Për të përmbledhur, korniza ligjore në Kosovë parasheh kufizim për shpenzimet e fushatës, jep një përkufizim të detajuar se çfarë përbën shpenzime të fushatës dhe kërkon nga subjektet politike të deklarojnë shpenzimet e tyre dhe dokumentet mbështetëse siç janë dëftesat. Në përgjithësi, korniza ligjore plotëson standardet dhe praktikat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kufizimet e shpenzimeve të fushatës. Mund të merret parasysh vendosja e kufizimeve me ligj në vend të rregullores, për të shmangur ndryshimet arbitrare të mundshme të rregullave zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zg-jedhjeve, i përbërë kryesisht nga përfaqësues të par-tive politike. Ashtu si me kontributet, probleme ka edhe në zbatimin e kufizimit të shpenzimeve të fushatës.

Përdorimi i burimeve publike: Në raportet e saj të vëzh-gimit të zgjedhjeve komunale të vitit 2014 dhe atyre parla-mentare të vitit 2014, Demokracia në Veprim ngriti shqetë-simet se partitë politike që qeverisin në nivel qendror apo lokal përdorin burime publike siç janë nëpunësit publikë, objektet publike, transporti dhe pajisjet për të kryer aktivi-tetet e fushatës. Përdorimi i burimeve publike për qëllime të fushatës, megjithëse i ndaluar dhe i sanksionuar me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, në përgjithësi është i vështirë të gjurmohet kur shërbimi publik mbështetet në lidhjet klienteliste me partitë politike në pushtet. Për-dorimi i burimeve publike krijon avantazhe të padrejta për partitë në pushtet dhe nuk mund të gjurmohet në raportet financiare të subjekteve politike dhe fushatave.

Kandidatët i paguajnë vetë shpenzimet e fushatës: Përveç fondeve që kandidatët mund të marrin nga subjektet politike për qëllime të fushatës, sistemi preferencial i listës së hapur në Kosovë stimulon kandidatët të bëjnë fushatë edhe me shpenzime vetanake për të rritur shanset e tyre për t›u zgjedhur. Për pronarët e korporatave dhe bizneseve në Kosovë ia vlen të shpenzohen parat vetanake për qëllime të fushatës, sepse sapo të fitojnë pushtet poli-

tik do jenë në gjendje të ndikojnë në vendimet politike në favor të aktivitetit të tyre ekonomik.

Është e dukshme që për zgjedhjet e vitit 2017 për Kuvendin e Kosovës, kandidatët të cilët qëndrojnë mirë financiarisht kanë përgatitur dhe transmetuar spote të kushtueshme televizive, kanë organizuar aktivitete në terren dhe sponsorizojnë vazhdimisht reklamën e tyre në mediat sociale. Duhet të merret parasysh nëse shpenzimet e tilla përfshihen në raportet financiare të subjekteve politike ose nëse ato kalojnë pa u vënë re në emër të kandidatëve. Pjesa për deklarimin [më poshtë] përfshin më shumë hollësi se si kandidatët e zgjedhjeve dorëzojnë raportet financiare të kandidatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe se si zyrtarët e zgjedhur raportojnë në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës, mirëpo shpenzimet e fushatës të kandidatëve vështirë se mund të gjurmohen. Përveç kësaj, ngjashëm me pjesën për kontributet, është e vështirë të gjurmohen shpenzimet e fushatës kur aktivitetet e subjekteve politike dhe kandidatëve kryhen në para të gatshme dhe nuk raportohen.

3. FONDET PUBLIKEDhënia e fondeve publike për partitë politike promovon barazinë në garë, u mundëson edhe partive politike me fi-nancim të pamjaftueshëm të funksionojnë dhe të realizojnë aktivitete të fushatës, ndihmon që partitë politike të mbahen larg nga interesat afaristë si dhe rrit rëndësinë e vlerave si llogaridhënia dhe transparenca në financimin e partive politike.

Korniza ligjore në Kosovë parasheh që fondet publike të nda-hen në mes të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuven-din e Kosovës sipas numrit të ulëseve që ato mbajnë [Neni. 9 (1) i LFSP]. Ligji gjithashtu parasheh që 10% e shumës së alokuar të dorëzohet për mbështetjen e çdo anëtari të Kuvendit [Neni 9 (4) i LFSP].

Ekzistojnë edhe dispozitat për financimin e fushatave të subjekteve politike për zgjedhjet për kuvendet komunale dhe për Kuvendin e Kosovës. Këto fonde shpërndahen nga Kuvendi i Kosovës me propozim të Qeverisë së Kosovës dhe nuk mund të tejkalojnë 0.05% të Buxhetit të Kosovës [Neni 10 (1) i LFSP], prej të cilave 90% u ndahen subjekteve politike në përpjesëtim me vendet që ato mbajnë në Ku-vendin e Kosovës ose kuvendin komunal dhe 10% ndahen për subjektet e tjera politike të certifikuara për të kandid-uar në zgjedhjet përkatëse [Neni 10 (2) i LFSP]. Ky fond u mundëson edhe partive me financim të pamjaftueshëm që të realizojnë aktivitete të fushatës.

Ligji gjithashtu përcakton llojin e aktiviteteve që subjek-tet politike mund të financojnë përmes fondeve publike, dhe kjo përfshin aktivitetet e rregullta të partive politike, degëve të subjekteve politike, njësive përkatëse të orga-nizimit të grave dhe të rinjve, aktivitetet parazgjedhore dhe zgjedhore dhe aktivitetet e grupeve parlamentare. Nga pikëpamja e parimeve ndërkombëtare, korniza lig-jore në Kosovë i plotëson standardet duke siguruar fonde publike për partitë politike dhe duke përcaktuar llojin e aktiviteteve për të cilat partitë politike mund t’i përdorin fondet publike.

Sa prej fondeve publike shkojnë për kandidatet femra: Ka pasur ankesa sidomos në mesin e grave anëtare të partive politike që partitë nuk ndajnë fonde për gratë kandidate për të bërë fushatë, pasi që partitë janë të mendimit se kandidatet femra edhe ashtu do të zgjidhen në bazë të

Shpenzimi për fushatë

do të thotë çdo pagesë e bërë për mallra ose blerje te mallrave, materialeve, punës, shërbimeve, qofshin ato të prekshme ose të paprekshme, me qëllim të ndikimit të drejtpërdrejtë në zgjedhje, pavarësisht nëse bëhen për mbështetje të kandidatit të posaçëm, partisë politike, koalicionit ose nismës qytetare, siç janë shpenzimet për reklamim në mediat e shtypura; prodhimin e spoteve transmetuese; materialet e fushatës, përfshirë pamfletet, posterët, butonat; ekspozim të reklamave, përfshirë stendat e afishimit dhe prodhimin e tyre; kontributet bamirëse […].

Neni 3, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme

Përdorimi i burimeve publike për qëllime të fushatës, megjithëse i ndaluar dhe i sanksionuar

me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, në përgjithësi është i vështirë të gjurmohet kur

shërbimi publik mbështetet në lidhjet klienteliste me partitë politike në pushtet.

14 15

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

kuotës gjinore. Duhet të merret në konsideratë përfshirja e një dispozite në ligj për të inkurajuar partitë politike që të shpërndajnë fondet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për kandidatët meshkuj dhe femra.

Financimi publik indirekt nga të emëruarit politikë: Le-johet me ligj dhe është praktikë e zakonshme që përfaqë-suesit e partive politike që janë emëruar dhe paguhen nga institucionet publike të japin një pjesë të pagës së tyre për

partinë politike. Kontribuuesit më të mëdhenj individualë të partive politike zakonisht janë anëtarët e partisë të zg-jedhur ose të emëruar, duke përfshirë anëtarët e kuvendit, anëtarët e bordeve institucionale, institucionet publike dhe ndërmarrjet publike. Megjithëse kjo lejohet nga ligji dhe anëtarët e partisë që zgjidhen ose emërohen në pozita publike mund të japin donacione për partinë, megjithatë shtrohet pyetja nëse partitë po i përdorin postet publike për të marrë në mënyrë indirekte fonde publike shtesë.

Partia Demokratike e Kosovës 37 € 1,295,000 € 1,295,000

Lidhja Demokratike e Kosovës 30 € 1,050,000 € 1,050,000

Lëvizja Vetëvendosje 16 € 560,000 € 560,000

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 11 € 385,000 € 385,000

Lista Srpska 9 € 315,000 € 315,000

NISMA 6 € 210,000 € 210,000

Kosova Demokratik Turk Partisi 2 € 70,000 € 70,000

VAKAT 2 € 70,000 € 70,000

Grupet e tjera të vogla parlamentare 7 € 245,000 € 245,000

GJITHSEJTË 120 € 4,200,000 € 4,200,000

Subjekti politikUlëset në Kuvend

2015 Gjithsejtë

2016 Gjithsejtë

4. SHPALOSJA E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVEShpalosja e financimit të subjekteve politike dhe fusha-tave zakonisht kërkon që subjektet politike të bëjnë pub-

like raportin financiar të tyre. Kjo përfshin publikimin e pasqyrave financiare, të ardhurave, shpenzimeve, pasurive dhe detyrimeve. Transparenca në financimin e subjekteve politike dhe fushatave informon publikun se si partitë fitojnë para dhe si i shpenzojnë këto para. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse fondet publike janë në dispozicion të subjekteve politike.

Kush deklaron

Ku deklarohen

Çfarë raportesh deklarohen dhe kur

Cilat janë kërkesat e publikimit

Çfarë deklarohet

Subjektet politike, kandidatët, përfaqësuesit e zgjedhur

• Subjektet politike dhe kandidatët tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

• Përfaqësuesit e zgjedhur tek Agjencia Kundër Korrupsionit

• Raportet vjetore financiare të subjekteve politike KQZ-së deri më 1 mars të çdo viti

• Raporti i deklarimit financiar të fushatës i subjektit politik jo më vonë se 45 ditë pas ditës së zgjedhjeve

• Raportet financiare të kandidatit gjatë periudhës së aplikimit/certifikimit të kandidatit

• Përfaqësuesit e zgjedhur deklarohen në Agjencinë Kundër Korrupsionit

• Subjektet politike: të ardhurat, shpenzimet, pasuritë/kapitali/detyrimet, regjistri i kontributeve mbi 100 euro dhe burimi i kontributit

• Kandidatët: burimet dhe shuma e të ardhurave, prona, pasuritë, detyrimet financiare

• Përfaqësuesit e zgjedhur: prona e paluajtshme, prona e luajtshme në vlerë mbi 5,000 euro, posedimi i aksioneve në ndërmarrje komerciale, kursimet në bankë dhe të hyra të tjera vjetore

• KQZ-ja duhet të publikojë të gjitha raportet financiare vjetore të audituara në faqen e saj në internet jo më vonë se 30 qershor të çdo viti, si dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës.

• Partitë duhet të publikojnë dhe mbajnë të publikuara raporte vjetore në faqet e tyre në internet, si dhe një version të shkurtuar në gazetë deri më 30 korrik të çdo viti.

SHPËRNDARJA E FONDEVE PUBLIKE NGA KQZ SIPAS SUBJEKTEVE POLITIKE PËR VITIN 2015 DHE 2016 KËRKESAT PËR DEKLARIM NË LIGJET E KOSOVËS

16 17

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

LFSP kërkon që subjektet politike të regjistruara të paraqes-in në KQZ raportin financiar vjetor deri më 1 mars të çdo viti [Neni 15 (1)ç. Subjektet politike të certifikuara për të mar-rë pjesë në zgjedhje gjithashtu duhet të dorëzojnë raportin e deklarimit financiar të fushatës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jo më vonë se 45 ditë kalendarike pas ditës së zgjedhjeve [Neni 40 (1) i LZP]. Këto raporte përfshijnë: bilancin e gjendjes, i cili tregon pasurinë, detyrimet dhe kapitalin e partisë; pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzi-meve të partisë; pasqyrën që tregon çdo pagesë në vlerë që tejkalon 5,000 euro [Neni 15 (2) i LFSP], faturat e të gjitha shpenzimeve dhe regjistrit të kontributeve mbi 100 euro duke përfshirë vlerën e kontributit, datën, emrin dhe numrin personal të kontribuuesit [Neni 15 (3) i LFSP].

Në ligj ka paqartësi sa i përket shpalosjes së financave nga secili kandidat individual. Ligji nuk parasheh kërkesa

të qarta për deklarimin e financave nga ana e kandidatëve, por ligji kërkon KQZ-së që të publikojë kopjet e të gjithë for-mularëve të deklarimit financiar të kandidatëve. Në praktikë ndodh e kundërta, kandidatët i dorëzojnë në KQZ formularët e deklarimit financiar të kandidatëve, mirëpo KQZ-ja nuk i publikon formularët e kandidatëve.

Gjithashtu, kjo deri në një masë mbivendoset me mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Ligji për Deklarimin, Pre-jardhjen dhe Kontrollin e Pronës dhe Dhuratat për Zyrtarët Publikë kërkon që përfaqësuesit e zgjedhur t’i deklarojnë Agjencisë, ndër të tjera, të ardhurat si pasuria e paluajtshme, pasuria e luajtshme në vlerë mbi 5.000 euro, posedimi i ak-sioneve në ndërmarrje tregtare, kursimet në bankë dhe të ardhura të tjera vjetore [Neni 5 (1)]. Këto deklarata publiko-hen në faqen e internetit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, megjithëse nuk tregojnë nëse kandidatët e zgjedhur kanë

Ligji

Nuk kërkon nga kandidatët të dorëzojnë raporte të deklarimit financiar të kandidatit.

Kërkon nga KQZ-ja të publikojë formularët e deklarimit financiar për kandidatët e certifikuar.

Praktika

Kandidatët dorëzojnë në KQZ raporte të deklarimit financiar.

KQZ-ja nuk publikon raporte të deklarimit financiar të kandidatëve.

marrë ndonjë të ardhur ose nëse kanë bërë shpenzime që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore. Një kontroll më i madh i të dhënave ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit do të adresonte çështjet e re-spektimit të legjislacionit përkatës nga kandidatët e zgjedhur.

LFSP gjithashtu kërkon që subjektet politike të publikojnë dhe të mbajnë publike për të paktën një vit në faqen e tyre të in-ternetit raportin financiar vjetor dhe raportin për deklarimin e kontributeve të fushatës dhe të botojnë një version të shkur-tuar në një gazetë ditore. Raportet financiare vjetore duhet të publikohen në gazetë deri më 30 korrik të vitit vijues. KQZ-së i kërkohet të publikojë dhe mbajë të gjitha raportet financia-re vjetore të subjekteve politike të publikuara së bashku me raportin përfundimtar të auditimit të subjekteve politike në faqen zyrtare të internetit deri më 30 qershor të vitit vijues.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP) parasheh që KQZ-ja të krijojë dhe të mbajë një dosje të informimit publik që përf-shin: një regjistër të kontribuuesve për secilën parti; kopjet e të gjitha raporteve të deklarimit financiar të fushatës të dorëzuara në zyrë; kopjet e të gjithë formularëve të deklar-imit financiar të kandidatëve për kandidatët e certifikuar; dhe kopjet e çdo raporti përfundimtar në lidhje me auditimet e kryera nga zyra [Neni 43 (1) i LZP]. LZP gjithashtu kërkon që KQZ-ja t’i vë ato në dispozicion të publikut në një lokacion qendror, në faqen e internetit të KQZ-së dhe në vende të tjera siç mund të përcaktohet nga KQZ-ja [Neni 43 (2) i LZP].

Subjektet politike duhet të mbajnë për një periudhë shtatë (7) vjeçare shënime të sakta dhe të detajuara të gjendjes financiare duke përfshirë librat e mbajtjes së llogarive me shënime, të ardhurat sipas burimit, faturat për shpenzimet mbi 100 euro, regjistrimin e të gjitha kontributeve (vlera e secilit kontribut, data, emri i plotë dhe numri personal i çdo kontribuuesi, si dhe emri i personit i cili e ka pranuar kon-tributin në emër të subjektit [Neni 40 (6) i LZP].

Me përjashtim të paqartësive ligjore dhe mbivendosjeve që kanë të bëjnë me raportimin e financave të kandidatëve, korniza ligjore në Kosovë është përgjithësisht e qartë në aspektin e kërkesave për deklarim financiar dhe përcakton se kush zbulon, çfarë zbulohet, cilit autoritet dhe përcak-ton afatet kohore për deklarim dhe publikim. Rrjedhimisht, korniza ligjore është mjaft standarde në përmbushjen e parimeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me deklarimin dhe transparencën.

5 ZBATIMI DHE SANKSIONETRregullat e financimit të partive politike që ndërlidhen me kontributet, deklarimin dhe shpenzimet janë të vlefshme vetëm nëse ekziston një sistem funksional i zbatimit të këtyre rregullave. Zbatimi i rregullave për financimin e partive politike kërkon vendosjen e kontrolleve dhe veri-fikimeve të brendshme, auditimin e raporteve financiare nga auditorët e pavarur, disponueshmërinë e sanksioneve kuptimplota për shkeljen e rregullave të deklarimit financiar dhe ndjekjen penale nëse është e nevojshme. Mungesa e zbatimit të rregullave të deklarimit financiar të subjekteve politike zvogëlon besimin e publikut në proceset politike dhe çon në probleme më të gjera që ndërlidhen me korrupsionin.

Korniza ligjore përcakton kontrollet e brendshme për deklarimin financiar të subjekteve politike në përputhje me standardet e kontabilitetit të aplikueshme në Kosovë. Ligji kërkon që subjektet politike të rregullojnë çështjet e kontrol-lit financiar në statutin e tyre dhe të përcaktojnë të drejtën e anëtarëve të partisë për t’u informuar për të gjitha të ard-hurat dhe shpenzimet e subjekteve politike [Neni 17 i LFSP]. Shtojca I e këtij raporti përfshin fragmente nga statutet e subjekteve kryesore politike të cilat rregullojnë çështjet e deklarimit financiar me statut të partisë. Ligji parasheh që raportet financiare vjetore dhe fushatave të dorëzuar në KQZ të auditohen nga Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Buxhet dhe Financa [Neni 19 (1) i LFSP]. Komiteti i Kuvendit është i mandatuar me ligj që të zgjedhë dhjetë auditorë të licencuar [Neni 19 (2) i LFSP] mbi baza konkurruese, të cilët janë përgjegjës për auditimin e raporteve të subjekteve politike në bazë të shortit nga Komiteti i Kuvendit [Neni 19 (4) i LFSP].

Ligji përcakton disa kritere për përzgjedhjen e auditorëve, duke përfshirë kriterin që të jetë auditor i licencuar në Kosovë, të ketë së paku dy vite përvojë në fushën e auditim-it dhe të mos kenë qenë në marrëdhënie kontraktuale me subjektet politike gjatë tre viteve të fundit. KQZ-ja paraqet raportin financiar vjetor dhe raportin e financimit të fushatës në Agjencinë Kundër Korrupsionit, e cila në përputhje me mandatin e saj mund t’i shqyrtojë këto raporte.

Ligji gjithashtu përcakton sanksione për mungesë të respek-timit të rregullores për financimin e subjekteve politike. Në përgjithësi ekzistojnë dy lloje të sanksioneve, që përfshijnë gjobat monetare dhe marrjen e mandatit të një kandidati të zgjedhur nëse ka dëshmi të keqpërdorimit të fondeve.

18 19

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

Si mekanizëm zbatues, ligji përcakton se subjektet politike të cilat nuk dorëzojnë raportet nuk janë të pranueshme për marrjen e fondeve në vitin vijues. Ngarkimi i ndonjë gjobe ose sanksionimi tjetër nga KQZ-ja nuk paragjykon ndonjë

sanksionim penal që mund të jetë i aplikueshëm (neni 42 (2) LZP). Për më tepër, asnjë nga dispozitat e këtij ligji nuk e parandalon Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës ose ndonjë institucion relevant nga auditimi i shpenzimeve të subjek-

SanksioniShkelja

Mos dorëzimi me kohë i raporteve vjetore financiare dhe të fushatave

Një gjobë prej 10% të fondit vjetor si dhe një ndëshkim ditor prej 0.01% të asaj shume deri në dorëzimin e raportit

Një gjobë prej 1,000 euro për palët që nuk marrin fonde publike dhe një ndëshkim ditor prej 0.01% të shumës deri në dorëzimin e raportit

Mungesa e kopjeve të dokumentacionit të raportit financiar

Gjoba 2,000 euro.

Raporte të pasakta apo të pa-kompletuara vjetore

Një gjobë prej 5,000 euro dhe një ndëshkim ditor prej 0.01% të asaj shume deri në korrigjimin e të dhënave.

Mos publikimi i raporteve vjetore financiare dhe të fushatave nga subjektet politike

Gjoba prej 5,000 euro dhe një ndëshkim ditor prej 0.01% të asaj shume deri në publikim.

Pranimi dhe ekzekutimi i donacioneve në kundërshtim me ligjin

Gjobë sa dyfishi i vlerës së donacionit të pranuar për subjektet politike.

Gjobë në shumë të njëjtë me donacionin për kandidatin për kryetar të komunës, deputet, këshilltar komunal dhe kandidatët e pavarur.

Nuk mund të dëshmohet origjina e të ardhurave të pranuara dhe ekzekutuara mbi njëzet mijë (20,000) euro

Gjobë sa trefishi i asaj shume.

Pranimi i të ardhurave nga burimet të tjera përveç atyre të lejuara me ligj

Gjoba në 10% të shumës së pranuar.

Të ardhurat paguhen në buxhetin e Kosovës.

Fondet e shpenzuara në kundërshtim me ligjin

Gjoba deri në dyfishin e asaj që subjektet politike e shpenzojnë.

Dy apo më shumë llogari bankare aktive Gjoba prej 5,000 euro dhe një ndëshkim ditor prej 0.01% të asaj shume deri në mbylljen e llogarive

Fondet e keqpërdorura nga një kandidat apo fitimi i një mandati si rezultat i fondeve të keqpërdorura

Mund të merret mandati.

teve politike në çdo kohë, përfshirë edhe shpenzimet e fus-hatë [neni 41 (8) LZP]. Në praktik Auditori i Përgjithshëm nuk ka shprehur asnjë lloj interesi që të merren më financimin e partive politike dhe fushatave.

Në përgjithësi korniza ligjore në Kosovë ofron një bazë të fuqishme për zbatim në përputhje standardet dhe prakti-kat ndërkombëtare. Por pavarësisht rregulloreve të përpi-luara mirë, në praktikë ka pak zbatim. Një nga problemet themelore në shtatë vitet e fundit ka qenë mungesa e pub-likimit të raporteve financiare dhe atyre të fushatave nga ana e subjekteve politike dhe Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në përgjithësi, partitë e mëdha politike i kanë përmbushur kërkesat për shpalosjen e financave të tyre para Komisionit Qendror Zgjedhor, por të njëjtat nuk janë bërë publike. Që nga viti 2013, Komisioni parlamentar ka dështuar në për-

fundimin e raporteve të auditimit për shkak se Kuvendi i Kosovës nuk ka qenë funksional për shkak të bllokadës politike për një kohë gjatë vitit 2014, vështirësive teknike në kontraktimin e auditorëve dhe financimit të pamjaftue-shëm për kompletimin e proceseve të auditimit. Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur qëndrimin e tij se nuk mund të publikoj raportet e subjekteve politike pasi që Komisioni i Kuvendit nuk e ka përfunduar auditimin e këtyre raporteve. Subjektet politike të cilat nuk i kishin publikuar, apo të cilat ende nuk i kanë publikuar raportet financiare, deklaruan që ata i kanë përmbushur obligimet për dorëzimin e raporteve tek KQZ brenda afatit, dhe se i mbetet KQZ dhe Komisionit parlamentar të kompletojnë auditimin. Çfarëdo kërkese për raportet e financimit të subjekteve politike apo fushatave përballet me një trekëndësh të përgjigjeve mes KQZ, Komi-sioni parlamentar dhe subjekteve politike, ku që të gjitha përbëhen nga përfaqësuesit e partive politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Kërko raportet financiare nga partitë politike. KQZ nuk mund të publikoj raportet pa u audituar

nga komisioni i Kuvendit.

Komisioni i Kuvendit

Kërko raportet financiare nga KQZ. Kuvendi nuk ka fonde të mjaftueshme për auditim të

raporteve.

Partitë Politike

Kërko raportet financiare nga KQZ. Partia ynë ka dorëzuar raportet financiare dhe të

fushatës në KQZ.

PSE NUK PUBLIKOHEN

Përgjigjet nga trekëndëshi institucional i përbërë prej

përfaqësuesish partiak

KQZ është e mendimit që raportet politike financiare nuk janë audituar dhe si të tilla nuk mund të shqiptojnë sanksi-one. Një interpretim i tillë arbitrar i ligjit ka shkaktuar prob-leme të mëdha me zbatimin e legjislacionit. Institucionet

e tilla si Agjencia kundër Korrupsionit, Auditori i Përgjith-shëm, dhe prokurori nuk kanë treguar interes për trajtimin e çështjes së financimit të subjekteve politike.

SANKSIONET ME RASTIN E SHKELJEVE TË FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE – NENI 21 I LIGJIT PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE

20 21

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

II. ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE Kjo pjesë e raportit ofron një analizë të raporteve financiare vjetore dhe fushatave për subjektet kryesore politike të cilat i kishin në dispozicion këto raporte deri në qershor të vitit 2017. Megjithatë, analiza e financimit të subjekteve politike është e kufizuar, sepse pavarësisht kërkesave ligjore për të publikuar raportet financiare vjetore dhe atyre të fushatave,

këto raporte nuk janë të qasshme për disa nga partitë krye-sore. Nga radhët e partive të cilat i kishin në dispozicion pub-lik raportet financiare dhe ato të fushatave ka dallime edhe sa i përket kohës kur këto parti i kanë vënë në dispozicion këto raporte, llojet e raporteve të cilat i kanë bërë publike si dhe përmbajtjen e asaj që është raportuar.

Partia Demokratike e Kosovës JO JO JO JO JO JO

Lidhja Demokratike e Kosovës PO PO PO PO PO PO

Lëvizja Vetëvendosje PO PO PO JO PO PO

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës PO PO PO PO JO PO

Lista Srpska JO JO JO JO JO JO

NISMA N/A JO PO JO JO JO

Kosova Demokratik Turk Partisi JO JO JO JO JO JO

VAKAT JO JO JO JO JO JO

Raportet financiare vjetore Raportet për fushatat zgjedhore

2013 2014 2015 20162013

LOKALE 2013

NACIONALE

6. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

Subjekti politik me numrin më të madh të ulëseve në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (37 ulëse), që ka marr pjesën më të madhe të financimit publik në vlerën prej 1,295,000 euro gjatë vitit 2016 nuk ka ueb-faqen aktive dhe nuk ofron qasje në asnjë prej raporteve

financiare për vitet mes 2013 dhe 2016. Përfaqësuesit e (PDK) kanë deklaruar se raportet e tyre financiare nuk janë të disponueshme, pasi që janë përballur me probleme tekni-ke në drejtimin e faqes së tyre të internetit.

Disponueshmëria publike e raporteve financiare vjetore dhe atyre të fushatave që nga qershori i vitit 2017

Përfaqësuesit e (PDK) kanë deklaruar se raportet e tyre financiare nuk janë të

disponueshme, pasi që janë përballur me probleme teknike në drejtimin e faqes së

tyre të internetit.

22 23

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

Shpenzimet vjetore të LDK (euro) 2016 2015 2014 2013

Paga dhe kompensime 200,308 220,130 270,533 255,862

Shpenzime transporti 35,874 37,734 49,501 56,523

Reklama, përfaqësime, konferen-ca

111,240 63,676 70,546 115,993

Shpenzime të fushatës 22,036 1,966 493,555 768,691

Blerja e mallrave 4,483 5,119 9,935 21,070

Shpenzime të përgjithshme 90,004 115,252 119,331 59,616

Shpenzime të tjera 35,580 13,557 28,248 12,338

GJITHSEJ shpenzime (euro) 499,526 457,437 1,041,653 1,290,096

Balanci vjetor = Të hyra - shpenzime

473,976 519,246 - 86,640 - 336,917

Gjatë vitit 2013 dhe 2014, në periudhën në të cilën janë mbajtur zgjedhjet komunale dhe parlamentare, LDK ka shpenzuar më shumë se dyfishin e shumës së shpenzuar për vitin 2015 dhe 2016. Gati se gjysma (47%) e shpenzimeve vjetore gjatë vitit 2014, dhe më shumë se gjysma (60%) të shpenzimeve vjetore gjatë vitit 2013, janë shpenzuar nga LDK për qëllime të fushatës. Gjatë viteve zgjedhore, LDK ka shpenzuar më shumë para se që kishte pranuar për ato vit, duke regjistruar një deficit prej -86,640 euro gjatë vitit 2014 dhe një deficit prej -336,917 euro gjatë vitit 2013.

Subjektet politike të cilat kanë regjistruar deficite të tilla me gjasë i kanë mbuluar shpenzimet me fonde të cilat u kanë mbetur nga të hyrat e viteve paraprake, në këtë rast të hyrat nga vitet para vitit 2013. Nuk ka qasje publike në pasqyrat bankare të subjekteve politike, dhe nuk ka në dispozicion të dhëna në lidhje me fondet në llogarit bankare të partive politike.

7. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËSPartia e dytë për nga numri i ulëseve në kuvend, LDK (30 ulëse), e cila ka pranuar 1,050,000 euro nga fondet publike gjatë vitit 2016, e ka vonuar publikimin e raporteve vjetore fi-nanciare për secilin vit për periudhën mes 2013 deri në 2016, si dhe raporteve të financimit të fushatave zgjedhore të vitit 2013 për zgjedhjet lokale dhe 2014 për zgjedhjet kombëtare deri në vitin 2017 kur edhe i publikoi në uebfaqen e saj.

Për secilin nga këto katër vitet e fundit, më shumë se 90% të të hyrave vjetore të LDK-së vijnë nga buxheti i Kosovës. Raportet financiare të LDK-së tregojnë që LDK nuk ka gjeneruar të hyra nga pagesat e anëtarësisë apo kontributet në katër vitet e fundit. Nga kontributet në natyrë të raportuara nga LDK-ja për vitin 2013, pjesa më e madhe e kontributeve në natyrë është raportuar ajo e vëzhguesve gjatë ditës së zgjedhjeve, si dhe shërbimet e ofruara nga ofruesit e shërbimeve të transportit, ushqimeve dhe printimit. LDK-ja nuk i ka raportuar vëzhguesit si kontribute në natyrë për zgjedhjet e vitit 2014.

TË HYRAT VJETORE TË LDK (euro) 2016 2015 2014 2013

Buxheti i Kosovës 945,000 945,000 921,375 897,750

Pagesat e anëtarësisë - - - -

Kontributet / Donacionet - - - -

Kontributet në natyrë në mall dhe shërbime

- - - 11,300

Të hyrat nga fushata - - - 25,030

Të hyrat nga pasuritë 24,654 29,558 29,558 9,044

Të hyra të tjera 3,847 2,125 4,080 10,055

GJITHSEJ të hyra (euro) 973,501 976,683 955,013 953,179

24 25

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

SHPENZIMET VJETORE - VV (euro) 2016 2015 2014 2013

Paga dhe kompensimeNuk ka të

dhëna 311,928 189,702 235,281

Shpenzimet e transportitNuk ka të

dhëna 50,302 24,987 56,930

Reklama, përfaqësim, konferen-ca

Nuk ka të dhëna

47,101 19,150 52,171

Shpenzimet e fushatësNuk ka të

dhëna - 187,676 231,594

Blerja e mallraveNuk ka të

dhëna 19,323 12,166 22,957

Shpenzimet e përgjithshmeNuk ka të

dhëna 152,036 143,008 204,698

Shpenzime të tjeraNuk ka të

dhëna 8,447 12,251 12,793

GJITHSEJ shpenzime (euro)Nuk ka të

dhëna589,139 588,944 816,428

Bilanci vjetor = Të hyra - shpenzime

Nuk ka të dhëna

13,590 51,502 - 90,170

8. LËVIZJA VETËVENDOSJELëvizja Vetëvendosje është partia e cila në mënyrë të vazhdueshme ka mbajtur një standard të lart të për-puthshmërisë me rregulloren e financimit të partive politike, duke i bërë publike raportet vjetore financiare dhe ato të fushatave, siç edhe kërkohet me ligj. Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka publikuar raportin vjetor për vitin 2016

VV-ja gjeneron të hyra të pakta nga pagesat e anëtarësisë, të cilat shënuan rënie nga 2,109 euro në vitin 2013 në 98 euro në vitin 2014. Për dallim nga LDK-ja e cila ka raportuar

të mos ketë marr kontribute dhe donacione, VV-ja me sa duket merr rreth 8%-13% të të hyrave vjetore të saj nga kontributet. Raportet financiare vjetore të VV përfshijnë edhe listën e kontributeve, ku shumica prej tyre janë don-acione të vogla individuale, përfshirë këtu edhe deputetët e VV-së në kuvend.

Donacioni më i vogël i marr nga VV gjatë vitit 2015 ishte 3.50 euro ndërsa më i madhi ishte 3,000 euro. Gjithashtu, për dallim nga LDK-ja, e cila duhet të mos ketë të hyra nga fushata e vitit 2014 dhe të hyra të paktë në formën e kontributeve në natyrë për fushatën e vitit 2013, VV-ja ka

TË HYRAT VJETORE TË VV (euro) 2016 2015 2014 2013

Buxheti i Kosovës Nuk ka të

dhëna 504,000 484,249 465,500

Pagesat e anëtarësisë Nuk ka të

dhëna 233 98 2,109

Kontributet/Donacionet Nuk ka të

dhëna 80,798 51,451 77,827

Kontributet në natyrëNuk ka të

dhëna 1,271 2,500 28,811

Të hyrat nga fushata Nuk ka të

dhëna - 91,571 141,488

Të hyrat nga pasuritë Nuk ka të

dhëna 16,427 9,677 9,677

Të hyrat e tjera Nuk ka të

dhëna - 900 844

GJITHSEJ të hyra (euro)Nuk ka të

dhëna 602,729 640,446 726,258

gjeneruar të hyra të mjaftueshme nga donacionet gjatë periudhës së fushatës për këto zgjedhje.

VV ka shpenzuar më pak se një të tretën (28%) e shpen-zimeve vjetore për fushatën e zgjedhjeve komunale të vitit 2013, si dhe 32% për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, apo gati se dy herë më pak se shpenzimet e LDK për këto fushata.

Gjatë vitit 2013, VV ka shpenzuar më shumë para se që ka pranuar në vitin përkatës, duke shënuar një deficit prej -90,170 euro. Me gjasë VV-ja gjatë vitit 2013 ka përdorur

fondet e mbetura nga vitet e mëhershme para vitit 2013. Pasqyrat bankare të partive politike nuk janë publikisht të qasshme në mënyrë që të lejohet analizimi se sa para i kanë në llogaritë e tyre.

VV raporton se në mënyrë të vazhdueshme e shpenzon çer-ekun e parave të saj për shpenzimet e përgjithshme që përf-shinë edhe shpenzimet për qiratë, shpenzimet e zyrave dhe komunalit si dhe koston e zhvlerësimit të aseteve. Shpen-zimet e VV për paga dhe kompensime gati se janë dyfishuar nga viti 2014 në vitin 2015.

26 27

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

SHPENZIMET VJETORE TË AAK (euro) 2016 2015 2014 2013

Paga dhe kompensime 301,520 268,619 276,409 287,894

Shpenzimet e transportit 8,234 4,731 6,326 26,438

Reklama, përfaqësim, konferenca 25,661 19,722 14,751 113,741

Shpenzimet e fushatës - - 291,750 252,917

Blerja e mallrave 5,534 9,343 9,273 11,375

Shpenzimet e përgjithshme 27,926 28,176 31,165 56,464

Shpenzime të tjera 79,706 61,217 37,804 77,183

GJITHSEJ shpenzime (euro) 448,583 391,810 667,481 826,012

Bilanci vjetor = Të hyra - shpenzime

- 27,107 - 21,580 - 163,308 - 258,548

9. ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËSAleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar raportet financiare vjetore për të gjitha vitet mes 2013 dhe 2016, por nuk ka publikuar raportet financiare për fushatat elektorale.

Pasqyrat financiare të AAK-së tregojnë se gati një e treta (30%) e të hyrave të AAK-së janë marr për qëllime të fush-atës të vitit 2013 për zgjedhjet komunale dhe 33% për zgjed-hjet parlamentare të vitit 2014 që është pjesa më e madhe e fondeve të pranuara për fushat nga cilado parti politike e

analizuar në këtë raport. Lista e kontribuuesve për fushatat zgjedhore të vitit 2013 dhe 2014 nuk janë në dispozicion.

Raportet e AAK-së tregojnë se AAK në vitin 2016 ka pranuar afër dhjetë herë më shumë kontribute se në vitin 2015.

Lista e kontribuuesve për raportin vjetor është në dispozi-cion, ku duket se në mesin e kontribuuesve janë edhe depu-tetët e AAK-së dhe të emëruarit e tjerë politik të AAK-së në institucione publike.

Donacioni më i vogël për vitin 2016 ishte 5 euro, kurse don-acioni më i madh është 1,350 euro. Për dallim nga partitë e

TË HYRAT VJETORE TË AAK (euro) 2016 2015 2014 2013

Buxheti i Kosovës 346,500 342,597 337,371 394,950

Pagesat e anëtarësisë - - - -

Kontributet dhe donacionet 46,548 4,990 - -

Kontributet në natyrë - - - -

Të hyrat nga fushata - - 165,850 171,010

Të hyrat nga pasuritë 3,428 2,642 952 1,504

Të hyrat të tjera 25,000 20,000 - -

GJITHSEJ të hyra (euro) 421,476 370,230 504,173 567,464

tjera, AAK duket të ketë një normë fikse për të hyrat e “tjera” në vitin 2016 (25,000 Euro) dhe 2015 (20,000 euro).

Në vitet 2013 deri në 2016, AKK ka shpenzuar më shumë para se që ka marr. Deficiti më i madh duket të ketë ndodhur gjatë viteve zgjedhore, -259,548 euro gjatë zgjedhje komunale të vitit 2013 dhe 163,308 euro gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.

Gjasat janë që ky fond ka mbetur nga vitet e mëparshme, megjithëse në rastin e AAK-së bilanci negativ i vazhdueshëm përgjatë viteve ngrit dyshime sa i përket përputhshmërisë me ligjin.

AAK shpenzon mes 5% deri në 7% të shpenzimeve të përg-jithshme për qiranë e zyrave, komunalit dhe zhvlerësimin e pasurive, që është një pjesë shumë më e vogël në krahasim me LDK dhe AAK.

AAK-ja ka shpenzuar rreth një të tretën (31%) e shpenzi-meve vjetore të vitit 2013 për qëllime të fushatës në zgjed-hjet komunale, dhe gati se gjysmën (44%) e shpenzimeve vjetor në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.

28 29

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

10. NISMANISMA e cila është themeluar në vitin 2014 ka publikuar vetëm raportin vjetor për vitin 2015 në mediat sociale në formatin e fotografisë që është shumë vështirë e lexueshme. Raporti vjetor financiar i vitit 2015 përfshinë edhe kategoritë e përgjithshme të vitit të kaluar, nga të cilat janë marr të dhënat për të përfunduar tabelën e mëposhtme.

Raporti i NISMA-së tregon se rreth një e treta (30%) e të hyrave janë gjeneruar gjatë zgjedhjeve kombëtare të vitit 2014 për qëllime të fushatës zgjedhore.

Kontribuuesit për fushatën e vitit 2014 nuk janë publik. NIS-MA ka shpenzuar 38% të shpenzimeve vjetore për qëllime të fushatës gjatë zgjedhjeve kombëtare të vitit 2014, që është e krahasueshme me atë që kanë shpenzuar partitë e tjera. Kostoja e NISMA-së për paga është dyfishuar nga viti 2014 në vitin 2015.

Gjatë viteve 2014 dhe 2015, NISMA ka shpenzuar më shumë se që ka gjeneruar para, duke regjistruar një deficit prej -19,951 euro dhe -24,375 euro.

SHPENZIMET VJETORE TË NISMA (euro) 2016 2015 2014

Paga dhe kompensime Nuk ka të dhëna 114,140 52,467

Shpenzimet e transportit Nuk ka të dhëna 16,871 3,896

Reklama, përfaqësim, konferenca Nuk ka të dhëna 14,029 18,183

Shpenzimet e fushatës Nuk ka të dhëna - 67,580

Blerja e mallrave Nuk ka të dhëna 1,185 5,296

Shpenzimet e përgjithshme Nuk ka të dhëna 65,585 22,148

Shpenzime të tjera Nuk ka të dhëna 6,995 8,390

GJITHSEJ shpenzime (euro) Nuk ka të dhëna 218,807 177,962

Bilanci vjetor = Të hyra - shpenzime Nuk ka të dhëna - 24,375 - 19,951

11. LISTA SPRKSA DHE PARTITË E TJERA MINORITARE Gjithashtu, partia me numrin më të madh të ulëseve nga radhët e subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin serb, Lista Srpska (9 ulëse), e cila ka marr 315,000 euro nga fondet publike gjatë vitit 2016 nuk ka uebfaqen e saj dhe nuk ka asnjë qasje në raportet e tyre financiare dhe të fusha-tave. Raportimi sa i përket financimit të partive politike është veçanërisht i rëndësishëm për Lista Srpskan, në mënyrë që të adresoj perceptimet se Lista Srpska merr mbështetje financiare nga autoritetet në Serbi, që do të ishte në kundër-shtim me kornizën ligjore në Kosovë.

Partitë e tjera

Partitë që përfaqësojnë minoritetet e tjera siç është Kosovo Demokratik Turk Partisi, VAKAT apo partitë e tjera të mi-noriteteve nuk i kanë publikuar financat politike.

TË HYRAT VJETORE TË NISMA (euro) 2016 2015 2014

Buxheti i Kosovës Nuk ka të dhëna 179,800 96,500

Pagesat e anëtarësisë Nuk ka të dhëna - 2,814

Kontributet/donacionet Nuk ka të dhëna 5,805 10,033

Kontributet në natyrë Nuk ka të dhëna 6,315 1,000

Të hyrat nga fushata Nuk ka të dhëna - 46,732

Të hyrat nga pasuritë Nuk ka të dhëna 751 932

Të hyrat të tjera Nuk ka të dhëna 1,758 -

GJITHSEJ të hyra (euro) Nuk ka të dhëna 194,432 158,011

30 31

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

REKOMANDIMETRekomandimet e mëposhtme janë bazuar në rishikimin e legjislacionit dhe analizën e raporteve vjetore financiare dhe fushatave:

Dispozitat mbi financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore duhet të miratohen dhe të përfshihen në një ligj të vetëm për të shmangur kështu problemet e harmonizimit dhe mbivendosjes mes ligjeve;

Mandati për prokurimin e kompanive të auditimit duhet të i jepet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe me ligj duhet të krijohet një fond për auditimin e raporteve vjetore dhe fushatave

Kufiri i shpenzimeve për fushata duhet të përcaktohet në ligj dhe jo në rregullat për zgjedhjet;

Ligji duhet të parasheh rregullore për kontrollimin e shpenzimeve të kandidatëve si dhe mekanizmat për zbatimin e kontrollit;

Ligji duhet të parasheh një rol më të madh për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në zbatimin e rregullave të financimit të partive politike dhe fushatave, si dhe duhet të vendosë rregulla për mos lejimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve që nuk respektojnë ligjin;

Llogaritë bankare dhe pasqyrat e subjekteve politike duhet të vihen në dispozicion të publikut;

Duhet të sqarohen dispozitat që kërkojnë nga subjektet politike të publikojnë versionet e pa-audituara të raporteve;

Organizatat e shoqërisë civile duhet të vazhdojnë të monitorojnë dhe mbikëqyrin financimin e subjekteve politike dhe fushatave si dhe të hapin raste në gjykata kundër të gjitha institucioneve të përfshira për mos respektim të ligjit;

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Auditorët e Pavarur, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe autoritetet e sundimit të ligjit duhet të ushtrojnë mandatin e tyre ligjor për zbatimin e rregullave të financimit politik dhe të fushatës.

Neni 46 [Kryesia]

[…] 2. Menaxhon të gjitha mjetet financiare dhe pasurinë tjetër në nivel qendror,.

Neni 34 [Kompetencat e konventës së përgjithshme]

7. Shqyrton raportin e punës dhe atë financiar […]

Neni 56 [Komisioni i Kontrollit Financiar]

1. Për kontrollin e aspekteve financiare të të gjithave strukturave drejtuese dhe të sektorëve të administratës të PDK, si dhe për shqyrtimin e ankesave, Konventa e Përgjithshme zgjedh Komisionin e Kontrollit.

[…] 6. Kontrolli bëhet të paktën një herë në vit dhe sipas nevojës.

10. Komisioni i Kontrollit kujdeset për proceset e auditimit të buxhetit të partisë dhe ndërmerr masa për zbatimin e rekomandimeve të raporteve vjetore të auditimit.

Neni 68 [financat dhe kompensimi]

1. PDK financohet nga: a. Mjetet e mbledhura nga anëtarësia e PDK; b. b Buxheti i Republikës së Kosovës sipas ligjit në fuqi; c. Donacionet nga donatorë të ndryshëm.

[…] 4. Administrimin e buxhetit të PDK e bën Sekretari i Përgjithshëm i PDK, i cili njofton Kryesinë e PDK për gjendjen financiare çdo 3 muaj.

[Statuti nuk është në dispozicion në faqen e internetit të PDK-së - dispozitat janë marrë nga statuti i PDK-së i botuar

nga një burim jozyrtar]

DISPOZITAT E STATUTIT (PËRKTHIM JO-ZYRTAR)

SHTOJCA I: DISPOZITAT E STATUTEVE TË PARTIVE POLITIKE SA I PËRKET FINANCIMIT

Subjekti politik

Partia Demokratike e Kosovës

32 33

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

Neni 10

10.1 Anëtarët e LDK-së paguajnë anëtarësinë, mënyra dhe lartësia e së cilës përcaktohet me vendim të Këshillit të Përgjithshëm.

10.2 Askush nuk mund të realizojë të drejta shtesë në LDK përmes dhurimit të donacioneve financiare.

Neni 24 [Këshilli i Përgjithshëm]

24.1 Shqyrton dhe miraton planin financiar dhe llogarinë përfundimtare të LDK.

Neni 30 [Kryesia]

Qeveris pasurinë e LDK-së dhe i paraqet Raport Financiar një herë në vit Këshillit të Përgjithshëm.

Neni 50 [Financimi i LDK]

50.1 Burimet e financimit të LDK-së janë: burimet publike - mjetet nga Buxheti i Republikës së Kosovës, Burimet nga anëtarësia dhe donacionet e personave fizik dhe bizneseve, të hyrat nga aktivitetet promovuese të LDK-së, botimet dhe nga prona e LDK-së.

50.2 LDK-ja ka Zyrtarin Financiar, të cilin e emëron Kryetari dhe i përgjigjet drejtpërsëdrejti atij. […]

50.6 Për mjetet financiare të LDK-së dhe shfrytëzimin e tyre, Kryesia i raporton Këshillit të Përgjithshëm çdo vit.

Kapitulli VIII, neni 81 [Financimi]

1. Burimet financiare të Lëvizje Vetëvendosje janë: a) Të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë; b) Të ardhurat nga buxheti i shtetit të akorduara për subjektet politike; c) Ndihmat dhe dhuratat e anëtarëve, të simpatizantëve dhe të mbështetësve; ç) ndihmat dhe dhuratat e organizatave partnere; d) Zhvillimi i aktiviteteve ekonomike të Lëvizjes Vetëvendosje.

2. Veprimtaria financiare dhe ekonomike e Lëvizjes Vetëvendosje menaxhohet nga Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga Sekretariati për Financa pranë Sekretariatit të Përgjithshëm. […]

5. Një herë në tre muaj, Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje e paraqet me shkrim gjendjen financiare të Lëvizjes Vetëvendosje në Kryesi. Një herë në gjashtë muaj Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje e paraqet raportin e shkoqitur financiar në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

6. Kryesia ose Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje mund të kërkojnë raporte më të shpeshta financiare nga Sekretari Organizativ, sipas nevojave të Lëvizjes Vetëvendosje E.

7. Raporti financiar është transparent për të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

[…] 8b. Lëvizja Vetëvendosje nuk pranon financime nga persona fizik dhe juridik që e kanë zhvilluar aktivitetin e tyre ekonomik nëpërmjet krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme;

8c. Lëvizja Vetëvendosje nuk pranon financime nga persona fizik dhe juridik, që importojnë mallra tregtare nga ato shtete që nuk e njohin sovranitetin e popullit shqiptar dhe që kanë pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.

[Statuti nuk është në dispozicion në faqen e internetit të LDK-së - dispozitat janë marr nga statuti i publikuar në faqen e

internetit të degës së LDK-së në Kamenicë]

Subjekti politik

Lëvizja Vetëvendosje

Subjekti politik

Lidhja Demokratike e Kosovës

DISPOZITAT E STATUTIT (PËRKTHIM JO-ZYRTAR)

DISPOZITAT E STATUTIT (PËRKTHIM JO-ZYRTAR)

34 35

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

Neni 24 [Burimet financiare e materiale dhe përdorimi i tyre]

1. Burimet financiare të NISMA-së janë: a) të ardhurat nga kuotizacionet; b) të ardhurat nga buxheti i shtetit në përputhje me legjislacionin për financimin e partive politike; c) ndihmat dhe dhuratat të Anëtarëve e përkrahësve të NISMA-së; d) ndihmat dhe dhuratat e organizatave partnere; e) çdo e ardhur tjetër që nuk bie në kundërshtim me legjislacionin për financimin e partive politike.

2. Veprimtaria financiare dhe ekonomike e NISMA-së drejtohet nga Kryesia NISMA-së, e cila miraton edhe buxhetin për vitin pasardhës.

3. Aktiviteti financiar dhe ekonomik i NISMA-së mbikëqyret në mënyrë të vazhdueshme nga Sekretari i Përgjithshëm i NISMA-së.

4. Një herë në vit, në mbledhjet e Këshilli Kombëtar, Kryesia paraqet një raport në lidhje me aktivitetin financiar dhe ekonomik të NISMA-së.

5. Rregulla të hollësishme mbi aktivitetin financiar dhe ekonomik të NISMA-së miratohen nga Këshilli Kombëtar.

Neni 12

10. Degët e AAK së kanë përgjegjësi ta përkrahin AAK-në në mënyrë organizative, financiare, me kuadro, si dhe me krijimin e lidhjeve më të mira me shtetet në të cilat veprojnë

degët.

Neni 13 [kompetencat e kuvendit]

10. [Kuvendi ] shqyrton dhe miraton raportin financiar.

11. Miraton buxhetin e AAK-së, të propozuar nga Drejtuesi i financave i AAK-s.

Neni 26 [Drejtuesi i Financave]

1. Ia propozon Kryesisë rregulloren për mënyrën e menaxhimit të financave dhe të buxhetit të AAK-së; […]

3. Krijon sistemin unik financiar në parti dhe i shqyrton çështjet financiare të degëve, si dhe e krijon sistemin e raportimit periodik;

4. Përgjigjet për mjetet e deponuara në xhirollogaritë bankare;

5. E bën menaxhimin e buxhetit, të pronës dhe të pasurisë së AAK-së dhe të ndarjes së burimeve financiare nëpër degë.

6. Përfaqëson punët financiare të AAK-së në rastet e kontrollit qeveritar;

7. Ia paraqet Kryesisë raportet dhe projektet mujore dhe tremujore financiare.

Neni 27 [Auditimi]

[…] 3. Komisioni e kontrollon veprimtarinë financiare dhe të kontabilitetit të AAK-së në shkallë vendi dhe në diasporë si dhe jep propozime për masat që duhet të ndërmerren nga fushë-veprimtaria e vet.

4. Për punën e vet i përgjigjet Kryesisë së AAK-së.

Subjekti politikSubjekti politik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

NISMA

DISPOZITAT E STATUTIT (PËRKTHIM JO-ZYRTAR)

DISPOZITAT E STATUTIT (PËRKTHIM JO-ZYRTAR)

36 37

ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE ANALIZË E FINANCIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE FUSHATAVE, KORNIZËS LIGJORE DHE RESPEKTIMIT NGA SUBJEKTET POLITIKE

KDI është një organizatë joqeveritare (OJQ) e angazhuar që të mbështet zhvillimin e demokracisë përmes përfshirjes së qytetarëve në krijimin e politikave publike dhe fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile me qëllim që të ndikojë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të institucioneve publik.

Për më shumë informata rreth KDI ju lutem vizitoni www.kdi-kosova.org

Me përkrahjen financiare të: