parku i butrintit dhe gjirokastra

9
Parku kombetar i Butrintit. Shpallur monument kulture në mbrojtje nga shteti shqiptar më 1948 Regjistruar si pasuri botërore e UNESCO-s më 1992 Përfshirja në Listën e Monumenteve në Rrezik më 1997 Zgjerimi si Sit i Trashëgimisë Botërore më 1999 Prezantim: Pjesa kryesore e Butrintit si dhe shumë nga qendrat arkeologjike në afërsi të tij u shpallën monumente kulture që në vitin 1948 me aktin e parë rregullues për monumentet e kulturës. Rëndësia kombëtare e Butrintit u njoh dhe u konfirmua me regjistrimin e tij në listën e pasurive botërore të UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në 1992-shin. Regjistrimi i Butrintit në UNESCO u bë në bazë të kritereve kulturore (iii) “që është një dëshmi unikale dhe e jashtëzakonshme të një qytetërimi dhe tradite kulturore të zhdukur”. Zona e shpallur si trashëgimi botërore në 1992, ishte zona brenda mureve që mbulonte 16 ha. Në shtator të vitit 1979, pas krizës së shkaktuar nga rënia e skemave piramidale në Shqipëri, UNESCO dërgoi një mision në Shqipëri për të raportuar mbi gjendjen në të cilën ndodhej Butrinti. Në raportin e UNESCO-s u rekomandua që kjo qendër arkeologjike duhej të përfshihej në Listën e Trashëgimive Kulturore në Rrezik.

Upload: hoteleri-turizem-albania-albanian-tourism-low-cost

Post on 18-Dec-2014

483 views

Category:

Documents


17 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Parku i butrintit dhe gjirokastra

Parku kombetar i Butrintit.

Shpallur monument kulture në mbrojtje nga shteti shqiptar më 1948

Regjistruar si pasuri botërore e UNESCO-s më 1992

Përfshirja në Listën e Monumenteve në Rrezik më 1997

Zgjerimi si Sit i Trashëgimisë Botërore më 1999

Prezantim:

Pjesa kryesore e Butrintit si dhe shumë nga qendrat arkeologjike në afërsi të tij u shpallën monumente kulture që në vitin 1948 me aktin e parë rregullues për monumentet e kulturës. Rëndësia kombëtare e Butrintit u njoh dhe u konfirmua me regjistrimin e tij në listën e pasurive botërore të UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në 1992-shin. Regjistrimi i Butrintit në UNESCO u bë në bazë të kritereve kulturore (iii) “që është një dëshmi unikale dhe e jashtëzakonshme të një qytetërimi dhe tradite kulturore të zhdukur”. Zona e shpallur si trashëgimi botërore në 1992, ishte zona brenda mureve që mbulonte 16 ha. Në shtator të vitit 1979, pas krizës së shkaktuar nga rënia e skemave piramidale në Shqipëri, UNESCO dërgoi një mision në Shqipëri për të raportuar mbi gjendjen në të cilën ndodhej Butrinti. Në raportin e UNESCO-s u rekomandua që kjo qendër arkeologjike duhej të përfshihej në Listën e Trashëgimive Kulturore në Rrezik.

Page 2: Parku i butrintit dhe gjirokastra

Pershkrimi kulturor:

Butrinti, i gjendur në bregdetin juperëndimor të Shqipërisë, është një vend magjik. Atmosfera e tij e vecantë krijohet nga një kombinim i arkeologjisë dhe natyrës dhe zor të gjendet diku tjetër në Mesdhe. Bërthama e qytetit antik të Butrintit ndodhet në një kodër të vogël rrethuar nga ujrat e liqenit të Butrintit dhe kanalit Vivari. Në veri dhe në lindje mocalet ua lënë vendin maleve të larta. Ishulli i Korfuzit mbyll pamjen në Perëndim. Butrinti është përshkruar si mikrobota e historisë mesdhetare. Për shkak të vendndodhjes së vet strategjike, Butrinti figuron në historinë e Mesdheut që nga Lufta e Parë e Peloponezit gjer tek luftrat e Napoleonit në shek. 19. Qendra arkeologjike është pushtuar në mënyrë të vazhdueshme që prej shek 8 P.Kr. monumentet e tij greke, romake, bizantine, anzhuine, veneciane, otomane – pasqyrojnë këtë histori të gjatë dhe komplekse. Zona e rrethuar me mur e Butrintit mbulon 16 ha të qendrës arkeologjike por janë edhe 24 ha të tjerë rrethinash antike që ndodhen në fushën e Butrintit përtej kanalit të Vivarit. Në mënyrë jo të zakontë qendra kryesore arkeologjike plotësohet me ruajtjen e mirë të qendrave shoqëruese në brendësi të tokës. Mungesa e zhvillimit modern në rajon ka ruajtur shumë elementë të peizazhit të këtyre vendeve antike dhe vizitorit i ofrohet një rast i rrallë për të marrë arratinë nga imazhet e jetës së shekullit të 20të dhe për të jetuar dicka të ndryshme. Historia e konservimit fillon që në vitet 1930 me punën e një misioni arkeologjik italian të kryesuar nga Konti Ugolini. Shumë monumente në Butrint janë konservuar në këtë periudhë. Për më tepër, u rikonstruktua kalaja e akropolit dhe u përshtat për një përdorim bashkëkohor dhe një muze arkeologjik.

Page 3: Parku i butrintit dhe gjirokastra

Butrinti, si fillim u zhvillua si një pikë edukimi dhe argëtimi për shkollat dhe vizitorët, dhe ndoshta për këtë arsye, iu dha më shumë rëndësi interpretimit të monumenteve përmes rikonstruksionit të tyre. Këto ndërhyrje përfshinë rikonstruktimin e skenës së theatrit, bazilikën, nimfeun dhe kullën Veneciane. Prova qeramike që i përkasin Epokës së Bronxit të vonë e në vazhdim tregojnë banimin e kodrave të ulëta që formuan ishuj brenda pjesës së futur të detit dhe zonave mocalore të asaj që sot është fusha e Butrintit.

Pershkrimi historik:

Në shek. e 4t P. Kr. Butrinti iu kthye kontrollit të pavarur Kaon dhe një provë mbishkrimore sugjeron se ai funksiononte si qendër administrative për zonën. Në këtë periudhë pjesa më e madhe e vendbanimit u rimodelua. Ekspansioni romak në Epir filloi pas pasojave të luftës së tretë maqedonase në vitin 168-të p.Kr. në shek e 1-rë P. KR. Ndërtimi kryesor i Butrintit i kishte kapërcyer kufirin e murit rrethues të shek. 4t p.Kr. deri në bregun e kanalit Vivari. Tej Butrintit u ndërtuan cifliqe të pasura si ato që kish miku i Ciceronit T. Pompon Atiku. Në shek 1-rë P.Kr, Butrinti u deklarua si një koloni për ushtarët veteranë të luftërave civile, fillimisht prej Jul Cesarit dhe më pas nga Augusti. Krijimi i kolonisë coi në riorganizimin e agoras dhe zonës së teatrit, ndërtimit të një ujësjellësit, si dhe banjot publike. Që nga fundi i shke të tretë zonat më të vjetra publike të Butrintit mund të kenë rënë në dispërdorim. Gjatë shekj 6-të, u banuan përsëri vendet e fortifikuara më parë ndoshta për t’u përdorur si strehim të ardhurish. Pas pushtimeve sllave të shek të 6-të vendbanimi

Page 4: Parku i butrintit dhe gjirokastra

kryesor i Butrintit duket sa ka dështuar duke patur kulmin në braktisjen e tij n ëmes të shek 7-të. Butrinti nuk është pushtuar sërish deri nga fundi i shek 9-të kur kontrollin e rajonit e morën sërish bizantinët. Nga kjo periudhë në vazhdim, fati i Butrintit ishte i lidhur ngushtë me fatin e Korfuzit dhe betejën për supremaci në rrugët detare të Adriatikut. Me vdekjen e Karlit III të Anzhuve (1836), Republika e Venedikut, e shqetësuar për të ruajtur rrugën tregtare të Adriatikut nga rreziqet që sillte Perandoria Osmane tashmë në rritje, mori si Korfuzin dhe Butrinti. Mbrojtja e Butrintit u përmirësua pas sulmit Osman të 1453-it. Pavarësisht nga ky sistem i ri mbrojtje, Sulejmani i Madh e pushtoi Butrintin dhe ndërtoi një kamp më 1538. Më 1572 Venedikasit e braktisën zonën. Një gravurë e hershme e shek të 19-të, e tregon këtë vendbanim ende në përdorim. Kapitulli final në historinë e gjatë të Butrintit erdhi me ndërtimin kalasë katrore në grykën e Vivarit nga Ali Pasha.

Qyteti Muze i Gjirokastres.

Shpallur qytet muze nga shteti shqiptar me 1961

Shpallur Pasuri Botërore më 2005

Page 5: Parku i butrintit dhe gjirokastra

Prezantimi:

Me iniciativën e shkrimtarit Ismail Kadare, me janar 2002, Gjirokastra iu propozua zyrtarisht autoriteteve te UNESCO –s për t’u përfshirë në Listën e Siteve Trashëgimi Botërore. Dosja u dorezua zyrtarisht me 22 janar 2002. Ne mbledhjen e mbajtur ne Dubai ne korrik 2005 te Sesionit te Komitetit te Trashegimise Boterore , Gjirokastra u perfshi ne listen e e Siteve Trashëgimi Botërore. Eshte shpallur sipas kriterit (iii): “që përbën një dëshmi unike të një tradite kulturore të jetës, të zhvilluar në shek 14-19”. Sipas kriterit (iv) :tipi i shtepise se fortifikuar te Gjirokastres paraqitet si shembull i dallueshëm i një tipi konstruksioni që ilustron një mënyrë jetese në periudhën shek 14-19” .

Historiku:

Gjirokastra për shkak të vlerave të saj të rëndësishme kulturore dhe artistike, është nën mbrojtjen e shtetit që nga viti 1961.

Page 6: Parku i butrintit dhe gjirokastra

Kjo qendër, e gjendur në jug të Shqipërisë, mendohet të jetë krijuar rreth shek 13 dhe u zgjerua përreth kalasë rreth shek. 14 duke u kthyer kështu në një ndër qendrat më të rëndësishme të vendit. Dëshmitë e para historike vijnë nga historiani i njohur J. Kantakuzen, i cili jep mendime të ndryshme mbi qytetin e quajtur “Argyrokastron”. Më 1419, qyteti u pushtua nga turqit. Historiani bizantin Hallkokondili, duke përshkruar revoltën e shqiptarëve ndaj turqve, përmend qytetin e Gjirokastrës më shumë se një herë, duke pasur parasysh kalanë e banuar. Gjatë shek 15 nuk konstatohet ndonjë rritje e madhe e qytetit, ndërsa në 1672, ajo pëson një rritje të ndjeshme për shkak të rritjes mekanike të popullsisë të ardhur nga fshatrat përreth. Sipas historianit të njohur, Celebiu, i cili beri edhe nje pershkrim te kalase i cili tregon që ishte funksionale duke marre funksione ushtarake, pjeserisht te banimit per autoritetet, ndërtimi i Pazarit duhet te ketë filluar rreth fillimit të shek. 17.

Pershkrim kulturor:

Page 7: Parku i butrintit dhe gjirokastra

Aktualisht, Gjirokastra e ruan të paprekur skemën e saj urbanistike. Ajo përbëhet nga disa lagje të ndërtuara mbi një terren të aksidentuar, dhe që rrethojnë kalanë. Cdo shtëpi ka karakteristika të vecanta që lidhen me terrenin mbi të cilin ato janë ndërtuar. Sipas kategorive, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit. Kalaja, e cila përbën zanafillën e qytetit, kishte funksione ushtarake dhe kontrollonte gjithë luginën e Drinos. Kalaja, e ndërtuar në shek 13, u zgjerua 1811-1812 më tej nga Ali Pashë Tepelena ndertoi disa rruge dhe nje ujesjelles te zhvilluar per kohen. Punimet e rikonstruksionit u kryen edhe ne pjesen origjinale. Kalaja ka tri porta kryesore dhe ruan në kushte të mira muret rrethuese të cilat ndërpriten me bedena. Kalaja furnizohej me ujë të pijshëm nga një burim natyror. Pazari, i vendosur në qendër të qytetit, ne ane te keshtjelles, ruan mirë karakteristikat e një pazari tradicional me ndërtesa të njëpasnjëshme të shtruara me kalldrëme gurësh të zinj. Fillimisht ishte ndertuar ne anen verilindore te kalase. Ansambli i pazarit eshte zhvendosur ne hapesiren aktuale rreth fillimit të shek 17. katër arterie kryesore mbi te cilat zhvillohet pazari, lidhin kete kompleks me qytetin. Nje zjarr i madh i shek te 17 e shkaterroi rende pazarin i cili u rikonstruktua teresisht. Ndertimet solide te bera ne gur jane vendosur ne formen e vargjeve paralel, sipas nje modeli qe haset ne gjithe hapesiren ballkanike.

Page 8: Parku i butrintit dhe gjirokastra

Ndërtimet e kultit, qe përfaqësohen nga një xhami ,nje tyrbe dhe dy kisha brenda ambjentit te banesave, nuk luajnë rol në profilin e qytetit. Xhamite, jane ne cdo lagje me dimensione modeste. Ajo me e dalluara eshte ajo e lagjes Mexhite e shek 17. xhamia me e madhe eshte ajo e Pazarit, e ndertuar me 1757. Dy kisha te tipit bazilikal ngrihen ne lagjen Pazar i Vjeter(1784) dhe Varosh të viteve 1776 e rikonstruktuar mbas zjarrit me 1835. Ne fushen e ndertimeve sociale permendim banjon publike te shek. 17. Lloji i baneses i jep tonin qytetit te Gjirokastres, jo vetem per predominancen ne hapesiren e kesaj qendre, por edhe per kompozimin vertial te theksuar. Banesat, një tip i vacantë në tipologjinë e banesës shqiptare dhe asaj ballkanase, mesjetes se vone. Ato kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fizionominë e qytetit. Shtëpia tregon evolucionin e kohës në të cilën është ndërtuar. Tiparet e vecanta te mbrojtjes i japin edhe emrin “Kulle”. Konstatohen disa shembuj dhe variante. Ne fillim te shek 19 u ndertuan variantet me te zhvilluara ne keto ndertime, si dhe u arriten rezultatet me me teper vlera arkitektonike. I pari është zakonisht i pabanueshëm, por ka funksione sekondare. Ne katin e pare familja banon gjate stines se ftohte. Kati i dyte banohet gjate muajve të ngrohte te vitit Me qellim qe t’i adaptohet terrenit shkembor, banesa e Gjirokastres zgjerohet ne volum nga nje kat ne tjetrin, qe sjell nje zhvillim te pabarabarte te kateve. Muret jane zbukuruar me ornamente lulesh dhe me dekoracione (lule, arme etj). I pergjigjet ne menyre perfekteve kushteve te epokes. Këto shtëpi dallohen kryesisht për lidhjen perfekte me tokën mbi të cilën janë ndërtuar, diferencimin funksional sipas kateve, theksimin e karakteristikave mbrojtëse të tyre si dhe vendosjen funksionale. Ky kompleks është ndër më interesantët në traditën ndërtuese shqiptare. Shtepia e ka catine me pllaka guri, ne harmoni perfekte me peizazhin shkembor te territorit ku ajo ngrihet. Materiali i cituar nga: E. Riza “Qyteti Muze i GJirokastres”. Bibliografia: Apollon Bace: “Veshtrim mbi qendrat e banuara antike dhe mesjetare ne luginen e Drinosit”, “Monumentet” nr. 4, 1972 Gjerak Karaiskaj: “5000 vjet fortifikime ne Shqiperi” Tirane, 1981

Page 9: Parku i butrintit dhe gjirokastra

Latif Lazimi: «Probleme të ruajtjes së vlerave urbane te qytetit muze te Gjirokastres» Emin Riza»: «Banesa e fortifikuar gjirokastrite», “Monumentet”, 1971 Emin Riza dhe Pirro Thomo: “Gjirokastra that is a museum”, Museum 175, UNESCO Paris.