partite politike leksion 5

13
Java V - Partia Politike në sistemet totalitare Në këtë temë do të trajtohet se cili është raporti i partisë totalitare me ideologjinë; cili është raporti i partisë totalitare me shtetin; si bëhet organizimi dhe struktura e partisë totalitarere si edhe cili është raporti i partisë totalitare me anëtarësinë, militantët dhe pjesën tjetër të shoqërisë. Metoda Pedagogjike që do të përdoret në seminarin e radhës Diskutim mbi funksionimin e partive totalitare, mbi raportin që kanë patur me ideologjinë dhe mënyrën se si e krijonin realitetin përmes ideologjisë, që paraqitej si projekti përfundimtar për organizimin dhe funksionimin e shtetit. Diskutimi do të ilustrohet edhe me mënyrën se si ka funksionuar Partia e Punës e Shqipërisë. Literatura e detyrueshme Leksion i përgatitur dhe i shpërndarë nga pedagogu i lëndës bazuar në esenë ‘Ç’është liria?’ në Arendt, Hannah (1998) Ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes: Tetë ese në mendimin politik, Tiranë: Onufri, dhe në kapitullin ‘Logjika Totalitare’ në Arendt, Hannah (2002) Origjinat e Totalitarizmit, Prishtinë: Dija. Literatura e rekomanduar Duverger, Maurice (1964) Political Parties. Their organization and activity in the modern state, London: Methuen, pp.255 – 280. I. Ç’është sistemi totalitar? Sipas Carl J. Friedrich, sistemi totalitar dallohet nga format e tjera të sistemeve politike (demokraci, autokraci, heterocraci) prej gjashtë karakteristikave: 1. Ideologji totalitare; 2. Një parti e vetme e udhëhequr nga kjo ideologji dhe nga një njeri i vetëm; 3. Polici sekrete e zhvilluar; 4. Kontroll monopolistik mbi mjetet e komunikimit; 5. Kontroll monopolistik mbi armët dhe; 1

Upload: axhaferaj

Post on 24-Oct-2014

131 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Partite Politike Leksion 5

Java V - Partia Politike në sistemet totalitare

Në këtë temë do të trajtohet se cili është raporti i partisë totalitare me ideologjinë; cili është raporti i partisë totalitare me shtetin; si bëhet organizimi dhe struktura e partisë totalitarere si edhe cili është raporti i partisë totalitare me anëtarësinë, militantët dhe pjesën tjetër të shoqërisë.

Metoda Pedagogjike që do të përdoret në seminarin e radhësDiskutim mbi funksionimin e partive totalitare, mbi raportin që kanë patur me ideologjinë dhe mënyrën se si e krijonin realitetin përmes ideologjisë, që paraqitej si projekti përfundimtar për organizimin dhe funksionimin e shtetit. Diskutimi do të ilustrohet edhe me mënyrën se si ka funksionuar Partia e Punës e Shqipërisë.

Literatura e detyrueshmeLeksion i përgatitur dhe i shpërndarë nga pedagogu i lëndës bazuar në esenë ‘Ç’është liria?’ në Arendt, Hannah (1998) Ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes: Tetë ese në mendimin politik, Tiranë: Onufri, dhe në kapitullin ‘Logjika Totalitare’ në Arendt, Hannah (2002) Origjinat e Totalitarizmit, Prishtinë: Dija.

Literatura e rekomanduar Duverger, Maurice (1964) Political Parties. Their organization and activity in the modern state, London: Methuen, pp.255 – 280.

I. Ç’është sistemi totalitar?

Sipas Carl J. Friedrich, sistemi totalitar dallohet nga format e tjera të sistemeve politike (demokraci, autokraci, heterocraci) prej gjashtë karakteristikave:

1. Ideologji totalitare;2. Një parti e vetme e udhëhequr nga kjo ideologji dhe nga një njeri i vetëm;3. Polici sekrete e zhvilluar;4. Kontroll monopolistik mbi mjetet e komunikimit;5. Kontroll monopolistik mbi armët dhe;6. Kontroll monopolistik mbi të gjitha organizatat duke përfshirë edhe ato ekonomike

duke realizuar kështu një ekonomi të planifikuar. (Friedriech, 1969:126).

Raymond Aron:

Totalitarianizmi ka pesë element:

1. Fenomeni totalitar ndodh në një regjim i cili i jep një partie kontrollin e aktivitetit politik.

2. Partia monopoliste është e paisur me një ideologji të cilës i jep autoritet absolute dhe që për pasoje kthehet në të vërtetën zyrtare të shtetit.

3. Për të imponuar të vërtetën zyrtare, shteti rezervon për vetveten një monopol të dyfishtë, monopolin e mjeteve të shtrëngimit dhe të bindjes manipuluese (persuasion). Mjetet e komunikimit si radio, televizioni, shtypi drejtohen dhe komandohen nga shteti dhe përfaqësuesit e tij.

4. Aktivitetet ekonomike dhe profesionale janë subjekt i shtetit dhe bëhen, në një farë mënyre, pjese e shtetit vetë. Duke qenë se shteti është i pandashëm nga ideologjia e tij, këto aktivitete ngjyrosen nga e vërteta zyrtare.

1

Page 2: Partite Politike Leksion 5

5. Duke qenë se të gjitha aktivitetet janë subjekt i ideologjisë, një gabim në fushën ekonomike apo profesionale, për analogji është një gabi ideologjik. Për pasojë që në gjenezë ka një politizim dhe transfigurim ideologjik të të gjitha krimeve të mundshme që përfundojnë me terrorizëm poilcor dhe ideologjik (1965:193-194).

Juan. J. Linz

Sipas Linz, sistemi totalitar ka këto karakteristika:

1. Ka një qendër pushteti moniste por jo monolitike, legjitimiteti i të cilës është me së shumti një krijim politik sesa rezultat i dinamikave të shoqërisë pararendëse.

2. Ka një ideologji eksluzive, autonome dhe pak a shumë intelektuale, me të cilën grupi udhëheqës ose lideri dhe partia, identifikohen dhe të cilën e përdorin si bazë në hartimin e politikave ose e përdorin për të manipuluar për të legjitimuar këto politika. Ideologjia shkon përtej një progami të caktuar mbi kufijtë e aksionit politik dhe ofron një kuptim final të historise dhe të realitetit shoqëror.

3. Pjesëmarrja e qytetarëve dhe mobilizimi aktiv i tyre per detyra kolektive politike dhe shoqëore inkurajohet, kërkohet dhe shpërblehet. Bindja pasive dhe apatia konsiderohen si të padëshirueshme (2000:70)

Përmbledhje:

Totalitarianizmi karakterizohet nga:- Sistem një partiak- Ideologji totale- Terror- Polici sekrete- Kontroll i Partisë mbi Shtetin dhe popullsinë.

Totalitarizmi dhe Partia sipas Hannah Arendt

1. Masat: parakusht i lëvizjes totalitareSipas Arendt, totalitarianizmi tërhoqi masat që nuk kishin qëllime specifike. Termi masë aplikohet vetem kur kemi të bëjmë me njerëz të cilët nuk mund të integrohen në ndonjë organizatë të ndërtuar mbi interesa të përbashkëta, nuk mund të integrohen në parti politike, organizata profesionale apo sindikata. Lëvizjet totalitare i rekrutuan anëtarët e tyre nga njerëz indiferentë dhe apatikë të cilit konsideroheshin si tepër apatikë ose tepër budallenj për të merituar vëmendjen e partive politike. Rezultati ishte që pjesa me e madhe e anëtarësisë së lëvizjeve totalitare përbëhej nga njerëz që nuk ishin shfaqur kurrë në skenën politike. (1976: 311-312).

Ideologjia: E zbrazët në përmbajtje por në të njëjtën kohë shkencore

Propaganda totalitare krijoi një ideologji shkencore e cila i lejonte udhëheqësit të saj të bënte deklarata në formën e parashikimeve. Dialektika e historisë apo historia e dialektikës kthehen në ‘faktin’ e vetëm që mund të provojë vërtetësinë e një deklarate. Megjithatë vërtetësia e një deklarate do të provohej në shekujt në vijim, pra në kohën kur lëvizja totalitare e kishte arritur qëllimin e saj. Përmes kësaj, ideologjia arrinte katër gjëra:

1- Vrau spontanitetin: tashmë e tutje çdo aksion, mendim, iniciative ishte e parashikueshme nga udhëheqësi.

2

Page 3: Partite Politike Leksion 5

2- Parashikimet e udhëheqësit nuk janë kurrë të gabuara, duke qenë se fallciteti i tyre nuk mund të provohej. Në fund të fundit parashikimet ishin për evenimente që do ndodhnin në shekujt që do vijnë.

3- Për pasojë nuk ka debat, nuk mund të ofrohen rrugë të ndryshme sepse nuk mund të kundërshtohet diçka që nuk ka ndodhur ende.

4- Çdo masakër, gjakderdhje, apo likuidim mund të justifikohet në bazë të premisës së parashikimit – një parashikimi i parashikuar nga forcat natyrale të historisë – dhe për pasojë: nuk ndodhi asgjë që nuk ishte parashikuar tashmë (Arendt, 1976: 339,346-349).

Marksizmi nuk është thjesht një doktrinë politike por një filozofi e tërë, një mënyrë të menduari, një botë shpirtërore. Të gjitha faktet e izoluara të të gjitha fushave e gjejnë vendin e tyre në të si dhe arsyen për ekzistencë. Ai shpjegon strukturën dhe evoluimin e shtetit, ndryshimet në krijesat e gjalla, shfaqjen e njeriut në botë, ndjenjat fetare, sjelljen seksuale, dhe zhvillimin e artit dhe shkencës. ... Nën dritën e kësaj natyre totalitare të Marksizmit organizatat periferike të partisë marrin një kuptim të ri. Është e rëndësishme të organizosh aktivitete jo-politike jo vetëm për të forcuar disiplinën apo besnikërinë e anëtarëve, por për të siguruar që doktrina Marksiste do filtrojë të gjitha këto aktivitete. Klubi Komunist i Sporteve nuk krijohet për të mbajtur afër partisë anëtarët duke i krijuar atyre mundësinë të luajnë sportin e tyre të preferuar, por për të sjellë aplikimin e Marksizmit në mbretërinë e sportit: sporti mund të jetë Marksist ashtu sikurse mund të jetë edhe gjenetika, piktura apo mjeksia. Organizimi material i të gjitha aktiviteteve njerëzore e merr kuptimin e tij të vërtetë kur grupohen rreth një doktrine fundamentale (Duverger, 1954, 118, 119).

Propaganda dhe Indoktrinimi...masat duhet të fitohen me propagandë (Arendt, 1976:341).

Regjimi totalitar e përdor propagandën për botën e jashtme dhe indoktrinimin për atë të brendshme, totalitare, për ata që tashmë ndodhen nën sundimin totalitar (Arendt, 1976: 341-371).

Indoktrinimi ka të bëjë me ri-shkruarjen e historisë, ndryshimin e fakteve, mashtrimit mbi atë që ndodh në botën e jashtme dhe të brendshme. Si propaganda ashtu edhe indoktrinimi bëhen të mundura në sajë të: - Perdes së hekurt: izolim total i dy botëve (totalitares nga ajo jo totalitare). - Atomizimit të shoqërisë: njerëz pa lidhje dhe marrëdhënie me njeri tjetrin – madje edhe lidhjet e gjakut nuk janë mjaftueshëm të forta të garantojnë mbrojtje në kohë persekutimi. - Pushtetit mbi Edukimin: Literatura, Muzika, Kinematografia, Teatri, Radio dhe Televizioni, Shkollat janë në kontrollin e Partisë. Regjimi totalitar realizon ‘Estetizimin e Politikës dhe Politicizimin e Estetikës’.

Heiden: “Propaganda nuk është arti i krijimit të një opinion tek masat, por art ii marrjes së opinionit nga masat’ (cituar në Arendt, 361). Një ndër sloganet më të famshme gjatë periudhës komuniste ishte:

Ç’do populli bën Partia, ç’thotë Partia bën populli.

Nëse do i referoheshim Bourdieu-së, kërkesa dhe oferta përputhen plotësisht në përmbajtje dhe kohë duke humbur natyrën e tyre origjinore.

3

Page 4: Partite Politike Leksion 5

Slogani impononte tre gjëra: - Legjitimimin e vendimit të Partisë;- Bindjen e njerëzve;- Krijimin e popullit si Populli Një – një trup kompakt që vepronte dhe donte vetëm një gjë që ishte në përputhje të plotë me atë që thoshtë Partia. Çdo mendim ndryshe nga ai i Partisë do të intepretohej si mendim ndryshe nga Populli dhe kjo çonte në nxjerrjen e individit nga trupi politik dhe humbjen e të drejtave qytetare.

Slogane të tjera që tregojnë unitetin e Popullit me Partinë (rasti i Shqipërisë) janë:

- I gjithë Populli Ushtar.- Gjith bashkuar rreth Partisë.- Sup më sup me Partinë.

Shplarje e trurit – humbje e lidhjeve shoqërore dhe familjare – besnikëria

Në totalitarianizëm, aderentët e lëvizjes, janë kaq besnik dhe të bindur sa janë të aftë të kryejnë edhe krimet më të egra. Bindja e tyre nuk zbehet as kur viktimat e sistemit janë të afërt si vëllëzër, motra, burre apo grua (Arendt, 1976:706).1

Regjimi totalitar e arrin bindjen e tyre për shkak të faktorëve të mëposhtëm: 1- Ai ka krijuar një shoqëri të atomizuar: individë të izoluar, fati i të cilëve varet vetëm

nga Lideri Suprem, parashikimet e tij mbi shoqërinë (Arendt, 1976:323-324).2- Faji për shkak të asociimit – ndëshkimi nuk bie vetëm mbi armikun pro mbi familjen

dhe lidhjet e tij shoqëore. (Arendt, 1976: 322-323). 3- Likuidimi i përsëritur – armiku nuk zhdukej asnjëherë. Ai ishte gjithmonë i

pranishëm, i zublueshëm mbas një farë kohe. Për pasojë klima e frikës se një ditë edhe ti mund të jesh armik është gjithmonë prezente. Subjekt i likuidimit ishin anëtarët e partisë, intelektualët, punëtorët, bujqërit, studentët, luftëtarë të hërshëm të Luftës së Dytë Botërore, pra gjithkush me përjashtim të Liderit Suprem (Arendt, 1976:321).

Ushtrimi i autoritetit: Qendra e Pushtetit Totalitarianizmi e zhduk distancën ndërmjet sunduesit dhe të sunduarit dhe arrin një situatë në të cilën pushteti dhe vullneti për pushtet, nuk luajnë asnjë rol, ose në rastin më të mirë një rol sekondar. Në substancë, udhëheqësi totalitar nuk është as më pak dhe as më shumë se sa një funksionar i masave që drejton; ai nuk imponon vullnetin e tij individual dhe tiranik mbi masat. Hitleri, psh. Duke iu drejtuar SA tha: ‘Gjithçka që ju jeni, jeni përmes meje; gjithçka që unë jam, jam vetëm përmes jush.’ Në Shqipëri kemi p.sh., shprehje të tilla si:

- Djali i Shqipërise (për Enver Hoxhën)- Gjithë Shqiptarët kanë gjak Enveri

Është e famshme piktura me titull ‘Gju më gju me popullin’ që tregon Liderin Suprem midis njerëzve duke dhënë idenë se është një prej tyre, duke eliminuar kështu të gjitha distancat e supozuara.

1 Lexime tw metejshme tek ‘Shakaja’ e Milan Kunderws, ‘1984’ e Orwell dhe ‘Ridwnimi’ I Fatos Lubonjws.

4

Page 5: Partite Politike Leksion 5

Lokusi i pushtetit në totalitarianizëm gjendet në zemër të strukturës (nëse ende mund të flasim për një strukturë). Sipas Arendt, struktura ka formën e një qepe: çdo shtresë përfaqëson një grup të organizuar të shoqërisë. Sa më afër qendrës aq më besnik supozohet se je. Çdo individ është i organizuar në një shtresë dhe si i tillë, ai është pjesë e strukturës. Organizatat e frontit (organizatat e pionerëve, të grave, punëtorëve, të rinjve, fshatarëve, vallëtarëve, këngëtarëve, shkrimtarëve...etj) e rrethojnë regjimin totalitar duke e mbrojtur kështu nga bota normale: ato shërbejnë si një urë ndërmjet botës normale dhe anëtarësisë së partisë duke fshehur kështu dallimin midis dy shtresave (anëtarësisë dhe botës normale). Në fakt, çdo shtresë ka të njëjtin funksion, ajo krijon në kalim gradual nga njëra shtresë në tjetrën duke fshehur dallimet mes tyre dhe duke dhënë kështu idenë e rreme të një populli homogjen. (Arendt, 1976, 366-368).

Ky model mund të përsëritet pafundësisht, duke lejuar kështu futjen e shtresave të reja. Në këtë mënyrë, struktura është fluide duke bërë kalimin e pushtetit nga njera qendër në tjetrën dhe duke penguar kështu status-quo-në që në një regjim totalitar është i padëshirueshëm. Regjimi totalitar flet për revolucionin permanent. (Arendt, 1976: 326, 369- 371, 389).

Në qendër të lëvizjes, qëndron Lideri. Ai ndahet nga formacionet elitare nga një rreth i brenshëm besnikësh që e veshin atë me mister, e bëjnë të padepërtueshëm.Pozicioni i tij në këtë rreth të brendshëm varet nga aftësia e tij për të manovruar intrigat ndërmjet anëtarët të partisë dhe nga aftësia e tij për të ndryshuar vazhdimisht personel. Ai ia dedikon marrjen e postit të liderit, aftësisë për të manovruar në luftën e brendshme për pushtet brenda partisë, dhe jo ndonjë aftësie organizuese burokratike. Nuk ka hierarki në këtë strukturë, sepse nuk ka hierarki pa autoritet dhe Lideri Suprem nuk i lejon askujt të ketë autoritet (Arendt, 1976: 373, 404-405).

Stuktura tregon se totalitarianizmi është një sistem njëpartiak pa fraksione dhe demokraci të brenshme (Arendt, 1976: 380)

Koncepti i partisë totalitare sipas Duverger:

Nuk ka ndonjë dallim thelbësor në strukturën ndërmjet Partisë Një (Single Party) dhe partive të regjimeve demokratike: Partia Komuniste Franceze i ngjan Partisë Komuniste Ruse më shumë se sa Partisë Radikale. Tendenca e zakonshme për të barazuar partinë një me partinë

5

Page 6: Partite Politike Leksion 5

totalitare kontradiktohet nga faktet: ka parti një që nuk janë totalitare, ka parti totalitare në sisteme multi-partiake. Të thuash se ato e kanë kopjuar strukturën e partive në sistemet një-partiake pikërisht se kërkonin t’i imitonin ato dhe të shtypnin rivalët e tyre, dhe se për pasojë ato janë me të vërtetë Parti Një (Single Party), nuk është konsistente me faktet. Historikisht, pjesa më e madhe e partive në sistemet një-partiake kanë qenë fillimisht parti opozitare që funksiononin në një sistem multi-partiak; disa prej tyre, për shembull partia Italiane dhe Ruse, jo domosdoshmërisht synonin të bëheshin një ditë partitë e vetme; struktura e tyre nuk pësoi ndonjë ndryshim esencial mbasi morën pushtetin dhe fituan monopolin; natyra e tyre totalitare, struktura e tyre autokratike dhe e centralizuar origjinoi brenda sistemit demokratik. Sa për fillim mund të themi se, partitë një (partitë e vetme) imituan apo ruajtën struktura qe e kishin origjinën e tyre në një sistem multi-partiak: kursi i kundërt u ndoq vetëm më pas. Është e vërtetë se natyra totalitare e partisë i çoi ato drejt prirjes për të shtypur partitë e tjera kur kishte mundësi: por prirja drejt unitetit është më tepër pasojë e natyrës së saj totalitare sesa qëllim. Një parti tenton të kthehet në të vetmen parti sepse struktura e saj është totalitare; ajo nuk adopton një strukturë totalitare sepse do që të kthehet në të vetmen parti.

Karakteristikat e Përgjithshme të Partisë Një (Partisë së Vetme). Apologjistët e sistemit një partiak kanë pretendimin se ky sistem ka një funksion të dyfishtë: Partia e Vetme është në të njëjtën kohë Elitë dhe Lidhje. Epoka e masave çoi në rënine e elitave tradicionale sociale: qëllimi i Partisë së Vetme është të krijojë elita të reja, të krijojë një klasë të re sunduese, të bashkojë dhe formësojë lideratë politikë të aftë të organizojnë vendin, sepse masat nuk mund ta qeverisin veten. Përmes organizatave rinore, hierarkisë, dhe kanaleve që i përfshijnë anëtarët e tyre brenda partisë, apo përmes organizimit me metoda kontrolli të hyrjeve në parti pas një periudhe pritjeje, sponsorizimi dhe testimi, partia krijon një rrjetë filtrimi që i ndan elitat prej të tjerëve. Ajo i instrukton ato dhe në të njëjtën kohë i bën të afta të përmbushin detyrat e tyre; në të njëjtën kohë i organizon në mënyrë të përhershme; u jep strukturë dhe hierarki. Kjo klasë e re drejtuesish ndryshon prej asaj të vjetrës ku mbizotëronte individualizmi; ajo formon një komunitet të sajin brenda komunitetit të njerëzve të cilëve u shërben si shembull dhe i drejton. Në këtë mënyrë elitat e zgjedhura dhe të përgatitura prej partisë, në sajë të saj, mund të përmbushin rolin e udhëheqësisë. Udhëheqësit kryesorë politikë, administrativë dhe ekonomikë merren prej partisë, por partia në vetvete, si një trup i vetëm, në mënyrë të pandërprerë supervizon të gjitha organizatat shtetërore. Funksioni i saj nuk është edhe aq që të administrojë sesa të sigurojë vitalitetin e administratës dhe besnikërinë e saj. Në këtë mënyrë përfaqësuesit e partisë kanë poste kudo, që prej Këshillit të Ministrave deri tek komitetet më të vogla lokale, që prej Shërbimit Civil deri tek Frontet e Punes, Kooperativat, Shoqatat Kulturore etj.

Për më tepër partia vendos kontakte të drejtpërdrejta dhe të përhershme ndërmjet qeverisë dhe vendit. Vështirësia kryesore në sistemet autoritariane qëndron në atë që udhëheqësit e tyre janë të izoluar prej masave: në një demokraci zgjedhjet bëjnë të mundur që një lider të jetë i informuar mbi opinionin e masave dhe herë pas here të sigurohet për opinionin e tyre; diktatura është e privuar prej kësaj busulle politike. Liderët e saj janë gjithmonë në rrezik të bëhen gjithmonë e më të izoluar prej njerezve, të humbasinë tërësisht kontaktet me ta, sa më shumë që rrethohen nga njerëz të bindur që u servilosen dhe i mashtrojnë në mënyrë që liderët të jenë të kënaqur. Raportet e policisë janë të pamjaftueshme të depërtojnë përmes kësaj perdeje të hekurt qe e ndan qeverinë nga të qeverisurit. Në ndryshim prej saj, Partia e Vetme e thyen izolimin përmes mijëra celulave dhe seksioneve të shpërndara në të gjithë vendin, në të gjitha shtresat e popullsisë dhe në të gjitha grupet sociale. Qeveria vazhdimisht i “dëgjon masat”; ajo e di se çmendojnë njerëzit për të, si dhe variacionet dhe zhvillimet e këtyre opinioneve, dhe e rregullon sjelljen e saj duke u mbështetur në këto opinione. Ajo ka

6

Page 7: Partite Politike Leksion 5

gjithashtu mundësinë të formësojë edhe vetë opinionin. Sepse kontakti vendoset jo vetëm nga “poshtë-lartë” në drejtimin “popull-udhëheqës” por edhe nga “lartë-poshtë” në drejtimin “udhëheqës-popull”. Si stacione pa kabllo që shërbejnë si për marrjen ashtu edhe për dhënin e mesazhit, Partia e Vetme bën të mundur që udhëheqësi të dëgjojë zërin e vendit dhe vendi të dëgjojë zërin e udhëheqësit. E njëjta skemë piramidale që bën të mundur që maja të dijë reagimet e bazës në të gjithë diversitetin e tyre, bën të mundur që baza të marrë direktiva prej majës, direktiva këto të paisura me një komentar të përshtatshëm për çdo grup. Partia i jep qeverisë opinionin e popullit; i mundëson popullit të kuptojë vendimet e qeverisë. Efikasiteti i partisë rrjedh prej natyrës së saj të dyfishtë: ajo është një organ shtetëror e aftë të kuptojë vendimet e qeverisë prej së brendshmi dhe t’i përshtatet tërësisht atyre dhe është në të njëjtën kohë një grup qytetarësh që ndjejnë reagimet popullore të vetes së tyre dhe të fqinjëve dhe që ia shprehin këto reagime liderëve.

Për oponentët e Partisë së Vetme, kjo parti është një varietet i ri i një tipi shumë të vjetër sociologjik: rojeve Pretoriane që forconin diktaturën e tiranit. Nuk është çështje e përzgjedhjes së një elite sesa e krijimit të një klase të privilegjua, të lidhur me regjimin përmes ndereve të veçanta që gëzon: avantazhe materiale, monopol të posteve administrative, më shumë liri dhe pushtet se sa qytetarët e tjerë, etj. Në praktikë besnikëria ndaj diktatorit më tepër se sa meritë personale është kriteri nëse dikush do të pranohet ose jo në parti. Partia e Vetme ka prirjen të kthehet në shpurën e diktatorit, lidhet me të për hir të favoreve që anëtarët e saj marrin: novacioni qëndron vetëm në organizimin teknik të kësaj “shpure”, dhe jo në ekzistencën e saj, e cila është e përbashkët për të gjitha sistemet tiranike. Sa për kontaktin ndërmjet popullit dhe qeverisë, kundërshtarët e Partisë së Vetme nuk e mohojnë atë, por ata mendojnë se ajo është shumë e kufizuar në kahun nga poshtë-lart. Disiplina partiake, adhurimi për udhëheqësin, dhe admirimi i përbashkët i izolojnë anëtarët e partisë prej masave dhe ua fshehin atyre reagimin e vërtetë të masave. Për më tepër nevoja për “të paguar mirënjohje” në të gjitha nivelet e hierarkisë e bën të pashmangshme që e vërteta të deformohet në rrugën e transmetimit prej bazës. Militanti mund ta menaxhoje ende vetveten dhe të ndërgjegjësohet për ktë nëse bën një përpjekje për t’u çliruar prej sloganeve, por kujdesi më i vogël bën që ai ta ndryshojë të vërtetën kur ia kalon informacionin udhëheqësit të tij lokal; i njëjti ndryshim ndodh kur ky i fundi ia kalon informacionin udhëheqësit të zonës e kështu mer radhe derisa arrin tek Kryetari i Shtetit. Me siguri që ky i fundit është po aq i izoluar sa edhe Luigji XIV në Versajë.

Kontakti i vërtetë vendoset në në drejtimin nga lart poshtë. Biznesi thelbësor i partisë është të shpërndajë urdhërat e diktatorit tek publiku, të sigurojë propagandën partiake. Pikërisht këtu qëndron edhe origjinaliteti më i madh i saj. Partia e Vetme është e paisur me teknikën moderne të influencimit të propagandës. Ajo është makina propaganduese më e madhe. Ajo është një makinë e admirueshme e formësimit të opinionit, e formimit të tij, organizimit, kanalizimit dhe drejtimit të tij. Por propaganda nuk është gjithmonë e mjaftueshme: prandaj edhe shoqërohet me spiunim dhe represion. Në të njëjtën kohë partia është një organizatë propaganda dhe një organizatë policore, dhe edhe për këtë është origjinale. Spiunimi dhe informimi janë dy detyra të rëndësishme të një militanti të mirë. Vetë organizmi i partisë e bëjnë të mundur që ai të ketë nën kontroll gjithçka. Çdo celulë është përgjegjëse për besnikërinë e banorëve, dhe për të evidentuar të dyshimtët dhe për ti denoncuar ata. Partia është instrument terrori. Këtu mund të bëjmë një dallim ndërmjet terrorit të jashtëm dhe atij të brendshëm. I pari konsiston në mbikëqyrjen e të gjithë qytetarëve prej anëtarëve të partisë, gjë që garanton besnikërinë e të gjithë kombit. I dyti është një mbikëqyrje e përbashkët e anëtarëve të partisë prej njeri-tjetrit, gjë që siguron besnikërinë e ‘elitës’ politike. Terrori i brendshëm ndonjëherë është më i ashpër se sa ai i jashtëm.

7

Page 8: Partite Politike Leksion 5

Monopoli i pushtetit justifikohet në mënyra të ndryshme; jo të gjitha regjimet partiake adoptojnë të njëjtën doktrinë. Disa shohin tek Partia e Vetme reflektimin e unitetit kombëtar; disa të tjera reflektimin e unitetit social. Shpjegimi i parë shkon për Partitë Fashiste apo Konservatore. Sipas tyre, pluralizmi demokratik çon në një shtrembërim të interesit të përgjithshëm në sajë të një lufte ndërmjet interesave personale, duke sakrifikuar interesat e të gjithë kombit për hir të objektivave të veçantë të individëve që janë fraksione të së tërës. Për sa i përket doktrinës komuniste, Partia e Vetme është pasojë e natyrshme e doktrinës Marksiste dhe strukturës së Bashkimit Sovjetik. Është sqaruar tashmë që doktrina Marksiste i konsideron partitë si shprehjen politike të klasave të ndryshme sociale dhe jo të grupeve ideologjike. Për të qenë më konkretë, karakteri ideologjike është dytësor në lidhje me karakterin social, sepse ideologjia përcaktohet nga marrëdhëniet ekonomike dhe situatës së shkaktuar prej tyre. Për më tepër udhëheqësit Rusë konsiderojnë që diferencat klasore janë shtypur në Rusi, ku është arritur modeli Marksist i një shoqërie pa klasa apo i një shoqërie me vetëm një klasë. Për pasojë, diversiteti i partive nuk i shërben asnjë qëllimi. Doktrina Komuniste e Partisë së Vetme mund të shpjegohet përmes një silogjizmi: (a) çdo parti është shprehja politike e një klase të vetme; (b) tashmë Bashkimi Sovjetik është një shoqëri vetëm me një klasë; (c) për pasojë Bashkimi Sovjetik ka nevojë vetëm për një Parti. Për të qenë të saktë kjo formulë rixhide sjell disa ndryshime të lehta në konceptualizmin Komunist të partisë: luan me fjalët “shoqëri pa klasa” dhe “shoqëri me një klasë”. Ideja klasës shoqërore pëson disa ndryshime: termi “shoqëri pa klasa” është i vetmi term i saktë dhe në përputhje me Marksizmin. Andaj edhe premisa dhe rezultati i silogjizmit duhet të jenë të ndryshëm. Nëse themi ‘(b) tani Bashkimi Sovjetik është shoqëri pa klasa’ do të duhej të konkludonim se ‘(c) për pasojë Bashkimi Sovjetik nuk ka nevojë për klasa. Sipas mësimeve të Marksit dhe të Leninit partia është një organizatë për luftën e një klase kundër tjetrës: nëse nuk ka më klasa atëherë nuk ka më luftë, dhe për pasojë nuk ka nevojë për organizim. Konceptimi Rus i Partisë së Vetme, megjithëatë, bazohet në një situatë që është më pak statike dhe përfundimtare: ai konsideron që klasat nuk ekzistojnë më në Bashkimin Sovjetik që me shtypjen e ‘borgjezisë’ dhe të ‘klasës shtypëse’, por ato nuk janë shkatërruar përfundimisht, ato mund të rigjallërohen, dhe se masa të forta paraprake duhet të merren kunder tyre. Prandaj edhe ruhet Partia Komuniste, organizata luftarake e klasës punëtore për të shkatërruar rivalët e saj, si dhe për t’u siguruar që ata (armiqtë) nuk do të krijohen sërisht.

8