pas spak, prokuroritë e elbasanit, tiranës, durrësit e ......se familja e gjyqtares valdete hoxha...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected] E Enjte 2 Korrik 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Drafti për reformën zgjedhore është dorëzuar ditën djeshme në Kuvend, ndërkohë që ka reaguar opozita e bashkuar ku kërkon që, drafti i 5 qershorit të mos ndryshojë. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste i kanë bërë thirrje mazhorancës që të heqë dorë nga manovrat sa i takon... Negociatat e PS me opozitën parlamentare, PD-LSI: Drafti i 5 qershorit të mos ndryshojë, të hiqet dorë nga manovrat Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Institutit të Monumenteve t’i kërkojë qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës rindërtimin e godinës sëTeatrit Kombëtar në të njëjtën zonë, stil dhe pamje arkitektonike që ka pasur. KLSH ka konstatuar një sërë shkel- jesh gjatë procesit të shembjes... Edhe Austria bllokon kufijtë me Shqipërinë, Gjermania lejon kalimet vetëm për Malin e Zi, Rama e cilëson politik vendimin për Ballkanin Mazhoranca socialiste dhe presidenti Ilir Meta duket se kanë gjetur akordin se si do të veprojnë për emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese. Prej nëntorit të vitit të kaluar Kuvendi dhe Presidenca kanë pasur përplasje të forta me njëri-tjetrin për vakancat në Gjykatën Kushtetuese... Meta gjen akordin me PS për Kushtetuesen, presidenti: Takimi me Ruçin, hapi i parë optimist për emërimet e reja KLSH çon në prokurori IMK-në për shembjen e Teatrit Kombëtar, kërkon që godina të rindërtohet siç ishte, ja raporti Pas SPAK, Prokuroritë e Elbasanit, Tiranës, Durrësit e Shkodrës hapin dosjet për të ngelurit në veting, brenda tetorit 100 emra nën hetim Faqe 19 Zbardhet kaosi në KLGJ për shkarkimin e Ardian Dvoranit nga detyra, debate, mosmarrëveshje dhe akuza për votimin, ja detajet e mbledhjes Hapet rruga e negociatave, KE dorëzon draftin e kornizës së integrimit për Shqipërinë, fokus kryesor instalimi i shtetit ligjor Faqe 2-3 Faqe 12 Vendimi, ndryshojnë procedurat për shpërndarjen e pensioneve, ja si duhet të veprojnë të moshuarit dhe detajet për plotësimin e formularit BSH: Izolimi gjatë pandemisë ka shkundur ekonominë, janë mbyllur mbi 17 mijë vende pune në 2 javë Masat izoluese i kanë dhënë goditje të forta ekonomisë. Ashtu siç u paralajmërua në fillim të pandemisë nga Banka Botërore dhe FMN ekonomia shqiptare pësoi një tkurrje të thellë... Ndryshojnë procedurat për shpërndarjen e pensioneve. Ditën e djeshme përmes një deklarate publike, drejtori i departamentit të Zhvillimit pranë Postës Shqiptare, Vangjush Andoni, bëri të ditur se posta do të vazhdojë të dërgojë pensionet në banesat e përfituesve... Faqe 13 Faqe 7 Faqe 5 Nga Bardhyl BEJKO Mbi kryeministrin, rrebeshe e rrufe për vizitën në të vetin atdhe! Shkarkimi i Ardian Dvoranit nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor është miratuar mes kaosit, debateve dhe mosmarrëveshjes mes anëtarëve. Gazeta ka siguruar procesverbalin e plotë të mbledhjes, ku ajo që bie në sy është se anëtarët kanë qenë të ndarë në mendime për ligjshmërinë e vazhdimit të detyrës nga ana e Dvoranit, si dhe ushtrimi i detyrës së tij si gjyqtar në gjykatat e Apelit... Amerikanët të vendosur, Yuri Kim: Lufta ndaj korrupsionit prioritet, të demaskojmë zyrtarët që marrin ryshfet Faqe 4 Austria është vendi i radhës që ka bllokuar kufijtë për Shqipërinë. Austria ka vendosur të ndalojë të gjitha fluturimet me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të shtimit të rasteve të infe- ktimeve me koronavirus.Vendimi prek fluturimet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia... Faqe 10 Nga Ylli MEÇE Hargalisja e Hagës dhe ambasadorët e vendit të Ramës dhe Hashim-agës “Covidianë dhe anti- covidianë”përballja soc-politike e të nesërmes! Nga Besi BEKTESHI Faqe 8

Upload: others

Post on 19-Feb-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected]

    E Enjte 2 Korrik 2020

    Çmimi 20 lekë

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Drafti për reformën zgjedhore është dorëzuar ditën djeshme në Kuvend, ndërkohë që ka reaguar opozita e bashkuar ku kërkon që, drafti i 5 qershorit të mos ndryshojë. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste i kanë bërë thirrje mazhorancës që të heqë dorë nga manovrat sa i takon...

    Negociatat e PS me opozitën parlamentare, PD-LSI: Drafti i 5 qershorit të mos ndryshojë, të hiqet dorë nga manovrat

    Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Institutit të Monumenteve t’i kërkojë qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në të njëjtën zonë, stil dhe pamje arkitektonike që ka pasur. KLSH ka konstatuar një sërë shkel-jesh gjatë procesit të shembjes...

    Edhe Austria bllokon kufijtë me Shqipërinë, Gjermania

    lejon kalimet vetëm për Malin e Zi, Rama e cilëson politik

    vendimin për Ballkanin

    Mazhoranca socialiste dhe presidenti Ilir Meta duket se kanë gjetur akordin se si do të veprojnë për emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese. Prej nëntorit të vitit të kaluar Kuvendi dhe Presidenca kanë pasur përplasje të forta me njëri-tjetrin për vakancat në Gjykatën Kushtetuese...

    Meta gjen akordin me PS për Kushtetuesen, presidenti:

    Takimi me Ruçin, hapi i parë optimist për emërimet e reja

    KLSH çon në prokurori IMK-në për shembjen e

    Teatrit Kombëtar, kërkon që godina të rindërtohet

    siç ishte, ja raporti

    Pas SPAK, Prokuroritë e Elbasanit, Tiranës, Durrësit e Shkodrës hapin

    dosjet për të ngelurit në veting, brenda tetorit 100 emra nën hetim

    Faqe 19

    Zbardhet kaosi në KLGJ për shkarkimin e Ardian Dvoranit nga detyra, debate, mosmarrëveshje dhe akuza për votimin, ja detajet e mbledhjes

    Hapet rruga e negociatave, KE dorëzon draftin e kornizës së integrimit për Shqipërinë,

    fokus kryesor instalimi i shtetit ligjor

    Faqe 2-3

    Faqe 1

    2

    Vendimi, ndryshojnë procedurat për shpërndarjen e pensioneve, ja si

    duhet të veprojnë të moshuarit dhe detajet për plotësimin e formularit

    BSH: Izolimi gjatë pandemisë ka shkundur ekonominë, janë mbyllur mbi 17 mijë vende pune në 2 javë

    Masat izoluese i kanë dhënë goditje të forta ekonomisë. Ashtu siç u paralajmërua në fillim të pandemisë nga Banka Botërore dhe FMN ekonomia shqiptare pësoi një tkurrje të thellë...

    Ndryshojnë procedurat për shpërndarjen e pensioneve. Ditën e djeshme përmes një deklarate publike, drejtori i departamentit të Zhvillimit pranë Postës Shqiptare, Vangjush Andoni, bëri të ditur se posta do të vazhdojë të dërgojë pensionet në banesat e përfituesve... Faqe 13

    Faqe 7

    Faqe 5

    Nga Bardhyl BEJKO

    Mbi kryeministrin, rrebeshe e rrufe për vizitën në të vetin atdhe!

    Shkarkimi i Ardian Dvoranit nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor është miratuar mes kaosit, debateve dhe mosmarrëveshjes mes

    anëtarëve. Gazeta ka siguruar procesverbalin e plotë të mbledhjes, ku ajo që bie në sy është se anëtarët kanë qenë të ndarë në mendime

    për ligjshmërinë e vazhdimit të detyrës nga ana e Dvoranit, si dhe ushtrimi i detyrës së tij si gjyqtar në gjykatat e Apelit...

    Amerikanët të vendosur, Yuri Kim: Lufta ndaj korrupsionit prioritet, të demaskojmë zyrtarët që marrin ryshfet

    Faqe 4

    Austria është vendi i radhës që ka bllokuar kufijtë për Shqipërinë. Austria ka vendosur të ndalojë të gjitha fluturimet me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të shtimit të rasteve të infe-ktimeve me koronavirus. Vendimi prek fluturimet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia... Faqe 10

    Nga Ylli MEÇE

    Hargalisja e Hagës dhe ambasadorët e vendit të

    Ramës dhe Hashim-agës

    “Covidianë dhe anti-covidianë”përballja

    soc-politike e të nesërmes!

    Nga Besi BEKTESHI

    Faqe 8

  • GAZETA SOT2 E Enjte 2 Korrik 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Hapet rruga e negociatave, Komisioni Europian dorëzon draftin e kornizës së integrimit për

    Shqipërinë, fokus kryesor instalimi i shtetit ligjor

    Varhelyi zbardh detajet e kornizës së negociatave

    KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Valdete Hoxha, nuk konstatoi probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit

    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfir-muar në detyrë gjyqtaren e Apelit, Valdete Hoxha. KPK shpalli dje vendimin për konfirmimin në de-tyrë të Hoxhës. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk konstatoi asnjë problem tek Valdete Hoxha në asnjë prej kritereve të rivlerësimit. Rivlerësimi i gjyqtares Hoxha u krye nga trupi gjykues i KPK i përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, Genta Tafa Bungo relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 29 qershor, nuk u identifikuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit. Komisioni i

    Pavarur i Kualifikimit nuk konstatoi parregullsi në blerjen e një apartamenti parafabrikat 63 m2 dhe një shtese 62 m2 në vitin 2007 kundrejt vlerës 2 milionë lekë. Gjithashtu, KPK nuk identifikoi probleme edhe në blerjen e një autoveture tip Ford Focus në vitin 2012 për vlerën 14 mijë euro si dhe dy depozita bankare prej 4.2 milionë lekësh në total. Gjatë seancës dëgjimore në KPK, u tha se familja e gjyqtares Valdete Hoxha ka pasur mundësi financiare për shkollimin e dy fëmijëve në Kanada dhe për krijimin e gjendjeve cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme për figurën

    dhe profesionalizmin, duke i konsideruar 33 denoncimet nga publiku të pabazuara. Sa i takon gjyqtares së Apelit, Valdete Hoxha, ajo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Ushtarake të Apelit Ti-ranë. Sakaq gjyqtarja Valdete Hoxha u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe Komisioni konstatoi përshtatshmërinë e saj për vazhdimin e detyrës. Relatorja Genta Tafa Bungo tha se nuk ishin gjetur indicie apo probleme në 33 denonci-met e kryera nga publiku ndaj gjyqtares Valdete

    Hoxha. E pyetur nga Bungo në fund të seancës dëgjimore nëse kishte ndonjë shpjegim lidhur me numrin e madh të denoncimeve, gjyqtarja Hoxha tha se çdo vendim që ka dhënë ka qenë profe-sional dhe në përputhje me ligjin. Në fjalën e saj, gjyqtarja Hoxha tha se gjetjet e Komisionit ishin në përputhje me deklaratat e saj. “Edhe pse punoj në një periudhë kur ka humbur besimi i publikut tek drejtësia, unë kam punuar me korrektësi e në zbatim të ligjit. E vlerësoj maksimalisht këtë proces dhe kërkoj konfirmimin tim në detyrë”, u shpreh gjyqtarja Valdete Hoxha.

    Komisioni Europian i ka paraqitur dje Këshil-lit të BE draftin e ko-rnizës së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veri-ut, duke përcaktuar udhëzimet dhe parimet për bisedimet e pranimit. Përmes një njoftimi për shtyp, KE bëri me dije se komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhe-lyi e cilësoi kornizën e re një hap tjetër të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian. “Duke ofruar angazhimin tonë, ne përshkruajmë korniza konkrete për zhvillimin e negociatave të pranimit. Propozimet tona bazo-hen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që kemi paraqitur në shkurt për ta bërë procesin e pranimit më të besueshëm, me një kontroll të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Mezi pres diskutimet me shtetet anëtare dhe mbajtjen sa më shpejt të konferencave të para ndërqe-veritare me dy vendet. E ardhmja e tyre qëndron qartë në Bashkimin Europian dhe unë jam i sigurt se ata do të vazhdojnë të zbatojnë reformat në rrugën e tyre të BE-së, siç kanë bërë deri më tani”, tha komisioneri.

    Hapat e negociataveKuadri negociues ndahet në

    tri pjesë: Parimet që rregullojnë negociatat e pranimit; përmba-jtja e negociatave; procedura e negociatave. Sipas KE, objektivi i negociatave është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të adop-tojnë në tërësi acquis të BE-së dhe të sigurojnë zbatimin e plotë edhe pas pranimit. “Draft-korniza e bisedimeve bazohet në përvo-jën e zgjerimeve të kaluara dhe negociatat e vazhdueshme të pranimit. Ato integrojnë metod-ologjinë e rishikuar të zgjerimit, marrin në konsideratë legjisla-cionin europian të evolucionit dhe pasqyrojnë siç duhet meritat e veta të vendeve dhe situatat speci-fike. Besueshmëria është forcuar përmes një përqendrimi edhe më të fortë në reformat themelore, duke filluar me sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve

    Mbahet sot seanca publike për Manjola KajanënDo të mbahet sot seanca publike

    për Manjola Kajanën. Njoftimi bëhet me dije nga faqja zyrtare e KPA. Në njoftim thuhet se Kajana, përmes përfaqësueses ligjore, shprehu da-kordësinë me përgjigjet e ardhura nga institucionet dhe provat në tërësi, por kundërshtoi si të pabazuara pre-tendimet e ngritura në denoncimet e ardhura në adresë të saj. “Në funk-sion të hetimit gjyqësor të çështjes, trupi gjykues vendosi me vendim të ndërmjetëm, t’i rikërkojë Bashkisë Fier, aplikimin e bashkëshortit të sub-jektit të rivlerësimit dhe dokumentet mbështetëse që kanë shërbyer si bazë për vendimin nr. 46, datë 30.10.2012 të Këshillit Bashkiak Fier, që ka miratuar listën emërore të familjeve të pastreha, pjesë e së cilës ishte dhe bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit Manjola Kaja-na. Kryesuesja e seancës bëri me dije se ky dokumentacion do t’u vendoset palëve në dispozicion në momentin e ardhjes së tij në Kolegj”, thuhet në njoftimin e KPA.

    KPK mban sot seancë dëgjimore për Moisi Dudën

    Komisioni i pavarur i Kualifi-kimit ka njoftuar se sot do të mbahet seanca dëgjimore për Moisi Dudën. Moisi Duda është prokuror pranë Prokurorisë së Apelit në Durrës. Tru-pa gjykuese e KPK do të jetë Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine. Seanca do të zhvillohet në orën 10:15, tek Pallati i Koncerteve. KPK ka evidentuar probleme me blerjen e një apartamenti në Lushnje si dhe balanca negative për disa vite. Për një apartament me sipërfaqe 108.5 m2 në Lushnjë, i blerë në vitin 2014 në vlerën e 4.1 milionë lekëve, relatorja Pine tha se nuk është provuar me do-kumentacion ligjor pagesa e të gjithë çmimit. Sipas KPK, Duda ka provuar vetëm pagesën e shumës 11 mijë euro. Si burim për krijimin e kësaj pasurie, prokurori Duda ka deklaru-ar të ardhurat nga pagat dhe interesat e depozitave. Po ashtu u evidentua se apartamenti i blerë nga Duda ishte ndërtuar nga dy sipërmarrës si shtesë në tarracën e një pallati.

    demokratike dhe administratën publike, si dhe ekonominë e të dy vendeve. Propozimet parashikojnë

    gjithashtu një udhëheqje më të fortë politike të procesit dhe më shumë dinamizëm duke organi-

    1. Parimet që rregullojnë negoci-atat e pranimit;2. Përmbajtja e negociatave; 3. Procedura e negociatave

    HAPAT E INTEGRIMIT 3

    zuar kapitujt negociues në grupi-met tematike. Parashikueshmëria e procesit të anëtarësimit mund të përmirësohet nga më shumë qartë-si mbi pasojat pozitive që mund të sjellin progres në reforma, si dhe në pasojat e mundshme negative në rast të mungesës së përparimit, ngecjes së zgjatur ose prapambet-jes në zbatimin e reformës dhe përmbushjes së kërkesave të pro-cesi i pranimit”, njoftoi KE.

    Hapat e ardhshëmPasi shtetet anëtare të kenë

    miratuar kornizat e bisedimeve, kryesia e radhës e Këshillit të Bashkimit Europian do të paraqesë Pozicionin e Përgjithshëm të BE-së të dakorduar në konferencën e parë ndërqeveritare me secilin vend, duke shënuar fillimin zyrtar të negociatave të pranimit. Kornizat e bisedimeve do të bëhen publike në këtë fazë. Por vendimtare duket se do të jenë kushtet. PE miratoi 15 kushte, ndërkohë që dhe Komisioni Europian në raportin e pranverës i theksoi këto kushte. Pra, për të hapur negociatat duhet që të ngri-het Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të nisë lufta ndaj korrup-sionit, sidomos në nivele të larta.

    1- Miratimi i reformës zgjedhore2- Funksionimi i Gjykatës Kus-htetuese3- Funksionimi i Gjykatës së Lartë4- Finalizimi i ngritjes se SPAK e BKH5- Forcimi i luftës kundër korrup-sionit dhe krimit të organizuar6- Ulje e numrit të azilkërkuesve7- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të

    Venecias8- Vazhdimi i Reformës në Drejtësi9- Prova të vazhdueshme – Inici-mi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.10- Progres në reformën e adminis-tratës publike.11- Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive dhe administrimi i paanshëm

    i procesit dhe procesi i rregullt.12- Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.13- Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.14- Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit15- Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave

    KUSHTET E BE PËR NEGOCIATAT15

    Duke ofruar angazhimin tonë, ne përshkru-ajmë korniza konkrete për zhvillimin e ne-gociatave të pranimit. Propozimet tona ba-zohen në metodologjinë e rishikuar të zgjer-imit që kemi paraqitur në shkurt për ta bërë

    procesin e pranimit më të besueshëm...

  • .............GAZETA SOT E Enjte 2 Korrik 2020 3

    p o l i t i k e www.sot.com.alShënohet rasti i parë në veting, Shpresa Beçaj futet në proces

    rivlerësimi, por nuk ka dorëzuar asnjë formular për pasurinë e figurënGjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj ka shën-

    uar dje rastin e parë në vend, ku një magjistrat futet në proces rivlerësimi pa plotësuar asnjë formular. Gjyqtarja Shpresa Beçaj doli dje para vetingut, ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri të ditur se gjyqtarja në fjalë nuk e ka deklaruar pasurinë pranë ILDKPI-së dhe as aftësisë profesionale si dhe pastërtinë e figurës. Sipas KPK mosparaqitja e deklaratave, shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit dhe sjell pamundësinë e këtij institucioni për të vijuar hetimet në kuadër të vetingut. Sakaq në datën 3 korrik pritet që KPK të marrë vendimin për gjyqtaren e Apelit. Seanca e djeshme dëgjimore

    u zhvillu pas dy seancave të shtyra, të cilat ishin përkatësisht në datat 3 qershor dhe 17 qershor të këtij viti. Dje gjyqtarja Beçaj u paraqit në seancë, ku ishte e shoqëruar nga avokati i saj Julian Mër-tiri. Trupa gjykuese e KPK ishte e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj. “Mung-esa e ushtrimit në kohë, i pamundëson KPK-së vlerësimin si ish-gjyqtare dhe si subjekt rivlerësimi si gjyqtare e Apelit”, ka deklaruar KPK. Ndërkohë në lidhje me seancën e djeshme dëgjimore dhe deklaratat e KPK ka reaguar edhe vetë gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj, si dhe avokati i saj. Sipas deklaratës së saj, Shpresa Beçaj pretendon se në kohën kur u kërkua plotësimi i deklarimeve,

    ajo nuk ka ushtruar profesionin e gjyqtares, por avokates. Bazuar në këtë fakt, ajo sulmoi Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD). Sipas saj KLD e la atë jashtë sistemit pasi sipas saj ishte një gjyqtare e pavarur. Gjyqtarja Beçaj shtoi më tej se ajo është e gatshme për t'u kontrolluar në çdo rast. “Nuk kam qenë gjyqtare në detyrë dhe për këtë arsye nuk e kam plotësuar. Konfirmimin në detyrë si gjyqtare në Gjykatën e Lartë e kam marrë shumë më vonë pasi janë plotësuar formularët në kuadër të vetingut. KLD me presidentin në krye shkelën lignin duke mos më bërë gjykatëse dhe ju si KPK bëni çfarë të doni, ky është një relacion i dobët i juaji. Nuk është faji im që KLD për 5 vite nuk

    më bëri gjyqtare. Kam qenë e jam në dispozicion për t'u kontrolluar jo sot, por sa të kem jetën time. Kandidova edhe për organet e vetingut”, tha Beçaj. Sakaq pas përfundimit të seancës ka reaguar edhe avokati i gjyqtares Beçaj. Julian Mërtiri u shpreh se nuk u arrit të kuptohej nëse gjyqtarja Beçaj ishte subjekt rivlerësimi si ish-gjyqtare apo gjyqtare duke e cilësuar relacionin e KPK jo të saktë. “Referuar relacionit të KPK, konstatojmë se nuk është plotësisht e saktë. Komisioni nuk ka analizuar siç duhet argumentet shtesë që Beçaj ka dorëzuar. Nga relacioni nuk arritëm të kuptojmë se në cilën kategori të hetimit është përfshirë Beçaj, nëse është gjyqtare apo një ish-gjyqtare”, tha avokati.

    Kushti i Bashkimit Europian për të ndëshkuar gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting duket se do të tra-zojë drejtësinë shqiptare. Prokuroria e Posaçme njoftoi pak ditë më parë se ka nisur hetimet për ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa gazeta ka mësuar se në lëvizje janë vënë dhe prokuroritë e rretheve. SPAK i nisi hetimet për shkak të një padie nga avokati Fran Dashi, por ky i fundit ka paditur dhe disa gjyqtarë dhe prokurorë Apeli apo të Shkallëve të Para, të cilët po hetohen nga Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Shkodrës, e Durrësit dhe ajo e Elba-sanit. Dosjet i ka transferuar SPAK, ndërsa gazeta ka mësuar se këto prokurori kanë nisur bashkëpunimin me Komisionin e Pavarur të Kualifi-kimit për të marrë dosjet e procesit të vetingut. Bëhet fjalë për 10 gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë ngelur në veting për probleme të shumta me pas-urinë. KPK ka zbuluar shumë shkelje dhe çdo zbulim është në dorë të proku-rorisë. Por sipas informacioneve ky numër pritet të shtohet. Janë rreth 100 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë ngelur në total nga procesi i vetingut. Mes 15 kushteve të Bashkimit Europian është dhe procesi i hetimit të njerëzve të ngelur në veting. Qeveria ka hartuar një plan për integrimin europian, ku synohet që plotësimi i kushteve të mbyllet brenda tetorit. Kjo do të thotë se SPAK dhe prokuroritë e tjera kanë afat deri në tetor që të nisin hetimet për të ngelurit në veting. Momentalisht janë 100 emra që kanë dalë nga sistemi i drejtësisë dhe pjesa dërrmuese për shkak të shkeljeve pasurore.

    Shkeljet Gazeta ka kontrolluar të gjitha

    vendimet që ka zbardhur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku tregohet qartë se pjesa dërrmuese e të për-jashtuarve nga sistemi kanë kryer vepra penale. Përveç atyre që janë përjashtuar për kontakte me krimin apo aftësive profesionale, të gjithë që kanë ngelur për shkak të pasur-isë kanë kryer krime. Të gjithë këta rrezikojnë të akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim të të ardhurave. “Re-fuzimi për deklarimin ose mosdekla-

    rimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, intere-save privatë të personave të zgjedhur

    1. Neni 257/a- Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose

    i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënim deri në 3 vite burg

    2. Neni 190- Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, dënim

    deri në 4 vite burg3. Neni 186- Falsifikimi i doku-

    menteve, dënim deri në 3 vite burg 4. Neni 146- Mashtrimi në kredi,

    dënim deri në 7 vite burg

    JA VEPRAT PENALE QË KANË KRYER TË SHKARKUARIT NGA VETINGU

    Pas SPAK, Prokuroritë e Tiranës, Elbasanit, Durrësit e Shkodrës hapin dosjet për të ngelurit në veting, brenda tetorit 100 emra nën hetim

    BE kërkon hetimin e të ngelurve në veting

    Emrat e paditur nga Fran Dashi që po

    hetohen nga prokuroritë

    1 . A d r i a t i k L l a l l a , ish-Prokuror i Përgjithshëm

    2 . B a s h k i m D e d j a , ish-kryetar i Gjykatës Kus-htetuese

    3. Fatmir Lushi, ish- prokuror në Prokurorinë e Elbasanit

    4. Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

    5. Luan Dervishi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

    6. Shkëlzen Selimi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

    7. Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kus-htetuese

    8. Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

    9. Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

    10. Marina Rraboshta, ish-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër

    11. Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kus-htetuese

    12. Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

    13. Petrit Fusha, ish-dre-jtues i Prokurorisë Tiranë

    14. Besnik Cani, ish-dre-jtues i Prokurorisë Elbasan

    15. Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës

    16. Arjan Balliu, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Dur-rës

    17. Ferdinad Elezi, dre-jtues i Prokurorisë së Apelit Durrës

    18. Ema Gashi, Gjykata e Rrethit Durrës

    19. Besa Nikëhasani, ish-drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër

    dhe nëpunësve publikë ose i çdo per-soni tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, thuhet në nenin 257/a të Kodit Penal. Po ashtu rezulton se disa kanë bërë falsifikim formulari, falsifikim dokumentesh dhe kanë kryer shkelje me kreditë. Disa kanë mashtruar bankat me kreditë, ndërsa disa kanë përfituar kredi të butë në shkelje të ligjit. Një pjesë rezulton se

    kanë kryer evazion fiskal, pasi duke mashtruar me sipërfaqet e pronave kanë shmangur taksat. Sipas para-shikimeve në Kodin Penal, mosdekla-rimi i pasurisë apo deklarimi i rremë dënohet deri në 3 vite burg. Falsifikimi i formularit dënohet deri në 4 vite burg. Falsifikimi i dokumentit dënohet deri në 3 vite burg. Dhe mashtrimi me kredi dënohet deri në 7 vite burg. Pra ka emra që rrezikojnë deri në 17 vite dënim.

    1. Progres me proceset gjyqësore kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për shkelje gjatë procesit të vetingut

    2. Identifikimi i rasteve dhe nd-jekja për secilin rast

    3. Përgjegjëse-Institucionet e gjyqësorit

    PLANI I QEVERISË PËR TË NGELURIT

    NË VETING

    Prokuroria e Posaçme njoftoi pak ditë më parë se ka nisur hetimet për ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa gazeta ka mësuar se në lëvizje janë vënë dhe prokuroritë e rretheve. SPAK i nisi hetimet për shkak të një padie nga avokati Fran Dashi, por

    ky i fundit ka paditur dhe disa gjyqtarë dhe prokurorë Apeli apo të Shkallëve të Para...

  • GAZETA SOT4 E Enjte 2 Korrik 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Meta gjen akordin me PS për Kushtetuesen, presidenti: Takimi me Gramoz Ruçin,

    hapi i parë optimist për emërimet e reja

    Presidenca gjermane, Meta: Një mundësi për hapjen e negociatave që nuk duhet humbur

    Gjermania në krye të BE, ambasadori Zingraf tregon: Prioritet rimëkëmbja ekonomike dhe ndihma për integrimin e Shqipërisë

    Nga dje Gjermania nisi presidencën e saj 6 mujore në krye të Bashkimit Europian. Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat ka treguar objektivat që ka Gjermania në drejtimin e BE-së, ndërsa e vuri theksin tek perspektiva europiane e Shqipërisë dhe përm-bushja e 15 kushteve të Bashkimit Europian si hapi kryesor për nisjen zyrtare të bisedimeve me unionin zyrtar, nëntë prej të cilave janë vendosur nga Bundestagu gjerman. Sipas tij, institucionet shqiptare duhet të vijojnë punën me zbatimin e reformave që integrimi në Bashkimin Euro-

    pian të jetë edhe më afër. “Pjesë e të ardhmes së Europës është edhe perspektiva europiane e Shqipërisë dhe rajonit. Dhe ne dëshirojmë të nxisim më tej këtë perspektivë në kuadër të presidencës sonë si motor dhe moderator i saj. Më gëzon fakti që presidenca jonë ka qëlluar të jetë pas marrjes së vendimit nga ana e Këshillit për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Kushtet e formuluara formalisht, të cilat ishin të para-përcaktuara edhe në vendimin e Bundestagut janë cilësuar në vend si një udhërrëfyes për kalendarin shqiptar të reformave. Unë uroj shumë që institucionet shqiptare t'i vënë vetes

    objektiva ambicioze në zbatimin e këtyre refor-mave. Në mënyrë të veçantë kushtet, që duhet të përmbushen përpara Konferencës së Parë të anëtarësimit, janë thelbësore për vendin dhe do të duhej të ishin të zbatueshme në një periudhë të afërt kohore. Gjatë Presidencës së Këshillit Gjermania do të jetë në krah të Shqipërisë me fjalë dhe vepra. Pres me gëzim gjashtë muaj in-tensivë”, deklaroi ai. Më tej ambasadori Zingraf u shpreh se në këtë kohë të vështirë Europa duhet të jetë e bashkuar dhe se një Europë e tillë është në interes të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ai tha gjithashtu se ndihma për

    Shqipërinë do të vazhdojë në funksion të zbutjes së pasojave ekonomike dhe sociale. “Një Bashkim Europian i fortë është në interes të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. BE dhe shtete e tjera anëtare e kanë mbështetur tanimë Shqipërinë dhe rajonin në përballimin e krizës, ndër të tjera përmes dërgimit masiv të instrumenteve mjekësore ndihmëse apo përmes mbështetjes së grupeve vulnerable. Por ne do të vazhdojmë që të mbështesim Shqipërinë dhe rajonin edhe në terma afatgjatë në funksion të zbutjes së pasojave ekonomike dhe sociale”, nënvizoi ambasadori Zingraf.

    Rigels SELIMAN

    Mazhoranca socialiste dhe presidenti Ilir Meta duket se kanë gjetur akordin se si do të veprojnë për emërimet e reja në Gjykatën Kus-htetuese. Prej nëntorit të vitit të kaluar Kuvendi dhe Presidenca kanë pasur përplasje të forta me njëri-tjetrin për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që pas vendimit përfun-dimtar të Komisionit të Venecias për këtë çështje, palët duken disi më të moderuara dhe bashkëpunues, ndërsa këtë e tregoi fare qartë edhe takimi i dy ditëve më parë që presidenti Meta zhvilloi me kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi. Por ditën e djeshme teksa ka përshëndetur nisjen e kryes-imit të Presidencës gjermane në krye të Këshillit Europian për gjashtëmu-jorin e dytë të vitit, kreu i shtetit ka zbuluar se shumica socialiste dhe ai janë më pranë gjuhës së përbashkët për Kushtetuesen, ndërsa kërkoi që Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura nga Bundestagu sa më shpejt.

    Takimi me Ruçin, hapi i parë për emërimet e reja

    Përmes një statusi në rrjetet so-ciale, zoti Meta theksoi se takimi me kryeparlamentarin Ruçi ishte sipas tij, hapi i parë optimist sa i takon emërimeve të reja në Gjykatën Kus-htetuese. “Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë. Takimi i djeshëm me Kryetarin e Par-lamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të gjyqtarëve të tjerë Kushtetues. Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe. Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësim-it gjatë Presidencës gjermane janë të larta. Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë europiane”, deklaroi ai. Pra duket qartë që pas presionit të ndërkombëtarëve dhe mbërritjes së opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, kreu i shtetit dhe Kuvendi janë vënë në lëvizje për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese. Më tej gjatë postimit të tij, presidenti Ilir Meta teksa ka analizuar prioritetet e presi-dencës gjermane, ka shprehur mirën-johjen për vendosjen e Shqipërisë

    Meta: Mirënjohës Zvicrës që ka mbështetur

    vazhdimisht ShqipërinëPresidenti Ilir Meta ka falënderu-

    ar dje homologen zvicerane, Si-monetta Sommaruga, me rastin e 50 vjetorit të vendosjes së mar-rëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, për mbështetjen që ka dhënë Zvicra në konsolidimin e in-stitucioneve shqiptare dhe qeverisjes demokratike. Nëpërmjet një letre, kreu i shtetit i ka shprehur gjithashtu Sommarugës, mirënjohjen për kon-tributin e Zvicrës në konferencën e donatorëve. Njëkohësisht Meta ka vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Zvicër, për të cilin thotë se ka shër-byer si një urë lidhëse ndërmjet ven-deve tona. “Me rastin e 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diploma-tike midis Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, jam i lumtur që kam mundësinë të ndaj kënaqësinë e festimit të këtij momenti të mrekullueshëm me Shkëlqesinë Tuaj dhe popullin zvi-ceran”, thuhet në letër.

    Petro Koçi bashkohet me PS, kryetar në Njësinë 6

    Kreu i Partisë Socialiste e Vërtetë 91, Petro Koçi, ka hequr dorë nga kryesimi i partisë se tij dhe ka marrë një post në Partinë Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parla-mentin, Elisa Spiropali shkruan se Koçi është bërë kryetari i Këshillit Socialist në njësinë 6. “Kënaqësi që bashkë me Blerinën dhe Ervinin, prezantuam Petro Koçin, kryetarin e ri të Këshillit Socialist të njësisë 6. Petro s’ka nevojë për shumë fjalë hyrëse, edhe pse për të fjalët e mira nuk mun-gojnë kurrë. Faleminderit kandidatëve të tjerë prezentë, që unanimisht shpre-hën dëshirën për të punuar si ekip. Së shpejti, do të organizojmë takimin me të gjithë Këshillin Socialist të njësisë për të filluar punën e përbashkët deri në fitore, siç ia do zakoni Kombinatit”, shkruan Spiropali. Zoti Petro Koçi në këto vite qeverisje të PS mban postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

    dhe Maqedonisë së Veriut në krye të axhendës europiane. “Sot Gjerma-nia nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian. Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë dhe Maqe-donisë së Veriut në krye të axhendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi”, u shpreh presidenti Ilir Meta.

    Detaje nga takimi Meta-RuçiSa i takon plotësimit të vakancave

    në Gjykatën Kushtetuese, presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me kryep-arlamentarin Gramoz Ruçi dy ditë më parë, për të negociuar mbi emërimet e reja. “Presidenti Meta theksoi se pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve

    Kuvendi i Shqipërisë përmes një njoftimi për shtyp dy ditë më parë bëri me dije se kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi duke mirëpritur ftesën e Presidentit Meta për takimin mes tyre dhe bashkëndarë të njëjtën pikëpamje mbi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, theksoi se e konsid-eron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese

    dhe të Gjykatës së Lartë nga institucio-net e pavarura. “Presidenti Meta dhe kryetari Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë tra-jtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe da-kordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

    RUÇI: DUHET BASHKËPUNIM PËR VAKANCAT NË KUSHTETUESE

    në Gjykatën Kushtetuese, është tejet e rëndësishme që rekomandimet e Komisionit të vihen menjëherë në zbatim. Duke ripërsëritur do-mosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve me qëllim ripërtëritjen dhe bërjen funksionale sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Presidenti Meta shprehu gatishmërinë e tij të plotë për të nisur menjëherë punën për një interpretim unik të rekomandimeve dhe bashkërendimin për zbatimin kushtetues dhe ligjor të tyre. Presidenti Meta theksoi edhe njëherë se, ky proces tashmë është nën monitorimin jo vetëm të Komisionit të Venecias, por edhe të Bashkimit Europian, Bundestagut gjerman, Par-lamentit holandez, danez, etj, vlerësimi i të cilëve do të jetë kyç për nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian”, njoftuan Presidenca dhe Kuvendi pas takimit.

    Deklaratat e shpeshta kohët e fundit të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim për të ecur para me re-formën në drejtësi dhe ngritur sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese ka bërë që pak ditë më parë ajo t’i shkojë në zyrë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi pikërisht për plotësimin e vakancave në Kushtetuese. “Kuvendi është i

    angazhuar në mënyrë maksimale për suksesin e reformës në drejtësi dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve si dhe nxitur integrimin e Shqipërisë dhe konsolidimin e demokracinë në vend. Pjesë e diskuti-mit kanë qenë dhe reforma zgjedhore edhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kuven-di pak ditë më parë.

    VAKANCAT NË GJYKATËN KUSHTETUESE, KIM TAKON RUÇIN

  • .............GAZETA SOT E Enjte 2 Korrik 2020 5

    p o l i t i k e www.sot.com.alPas ultimatumit të Kuvendit, KLGJ nis procedurat për plotësimin

    e Gjykatës së Lartë, ja çështjet që do të diskutohen sotPas ultimatumit të Kuvendit të Shqipërisë,

    Këshilli i Lartë Gjyqësor është vënë në lëvizje, ndërsa ka nisur procedurat për plotësimin e Gjykatës së Lartë. Pak ditë më parë drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë raportuan para Kuvendit për punën e bërë gjatë vitit 2019-të, ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi me patjetër plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Duke iu drejtuar kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, Ruçi tha se nuk ka arsye ligjore që të mos plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Ai madje tha se me këtë akt po mbahej peng edhe integrimi i Shqipërisë

    në BE. Por duket se zonja Llagami i është bindur urdhrit të kryeparlamentarit Ruçi, pasi sot ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku mes të tjerash bie në sy fakti se do të nisë procedurat dhe do të vlerësojë dokumentacionin për tre kandidatët që kanë shprehur interes për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë. Sipas njoftimit të KLGJ, mes emrave që do të kalojnë në filtra të mbledhje së sotme janë gjyqtari Dhimitër Lera, etj. “Shqyrtimi i projektvendimit dhe relacionit për gjendjen e faktit dhe ligjin e zbatueshëm në lidhje me verifikimin e tre prej kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të

    kandidatit z. Dhimitër Lara, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës; Shqyrtimi i projektvendimeve dhe relacionit për gjendjen e faktit dhe ligjin e zbatueshëm në lidhje me veri-fikimin e tre prej kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të kandidates znj. Saida Dollani, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karri-erës; Shqyrtimi i projektvendimit dhe relacionit për gjendjen e faktit dhe ligjin e zbatueshëm në lidhje me verifikimin e tre prej kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të kandidates znj. Margarita Buhali, i përgatitur nga Komisioni i

    Zhvillimit të Karrierës”, thuhet në njoftim. Më tej, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë Gjyqësor do të shqyrtohet edhe shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës për disa vende vakante që janë hapur në Gjykatat e Shkallëve të Para për SPAK. “Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organ-izuar, për një pozicion të lirë”; “Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për një pozicion të lirë””, thuhet në njoftimin e KLGJ.

    Elisjeda KIKO

    Shkarkimi i Ardian Dvoranit nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor është miratuar mes kaosit, debateve dhe mosmarrëveshjes mes anëtarëve. Gazeta ka siguruar procesverbalin e plotë të mbledhjes, ku ajo që bie në sy është se anëtarët kanë qenë të ndarë në mendime për ligjshmërinë e vazhdimit të detyrës nga ana e Dvoranit, si dhe ushtrimi i de-tyrës së tij si gjyqtar në gjykatat e Apelit. KLGJ, edhe pse është institucioni kryesor i gjyqësorit, në këtë mbledhje ka treguar se shumë anëtarë janë të paqartë për ligjin dhe secili e interpreton sipas qejfit. Anëtarja Marçela Shehu ishte relatorja e kësaj çështje, ku në fjalën e saj ajo u shpreh se Dvoranit i ka mbaruar mandati kushtetues pas emërimit të 3 gjyqtarëve të rinj, ku theksoi se secili prej tyre mund të zëvendësojë çdo mandat të mëparshëm. “Unë jam njohur me materialin që ka ardhur nga EURALIUS dhe USAID dhe me materialin shtesë të ardhur nga Dvorani, megjithëse unë isha nga ato anëtare që nuk e kërkova mate-rialin shtesë. Lidhur me qëndrimin

    Zbardhet kaosi në KLGJ për shkarkimin e Dvoranit, debate, mosmarrëveshje dhe akuza për votimin, ja detajet e mbledhjes

    Ja debatet në mbledhjen e KLGJ për kërkesën e presidentit

    (Diskutohet nëse KLGJ ka kompetencë të shqyrtojë çështjen)

    Brunilda Kadi: Kjo çështje është ezauruar sepse kur Këshilli vendosi me shumicë votash, e quan proces administrativ dhe për këtë duhej njoftuar zoti Dvorani, më duket se është kapër-cyer disa herë. Jo vetëm kemi kompetencë, por kemi hyrë në proces administrativ komplet. Çfarë do votojmë?

    Ilir Toska: Ne kemi ndjekur një procedurë që ndjek këshilli në çdo rast. Në çështjet që kemi vendosur është dhe kjo. Nuk e di se çfarë i kushton gjithësecilit të shprehet për këtë dhe kjo bëhet me votë.

    Brunilda Kadi: Unë mendoj se e pengon absurditeti. Në momentin që pengon procesin administrativ. Jo vetëm je kompetent, por ke hyrë dhe ndjek hapat.

    Ilir Toska: Shumë faleminderit për absurd-itetin që ma vë në dijeni zonja Kadi, por që në krye të herës...

    Brunilda Kadi: Kam votuar kundër zoti Toska edhe për votimin tuaj që është proces administrativ dhe që të votoni zotin Dvorani. Sepse nuk është proces administrativ, por vetëm veprim administrativ që njofton zotin Dvorani.

    Ilir Toska: Zonja Kadi, nuk mund të flisni sa herë të doni ju dhe të ndërprisni fjalën.

    Brunilda Kadi: Nuk ta ndërpreva fjalën.Ilir Toska: Ja dhe tani jam duke folur dhe

    më ndërpretë fjalën. Të mbaroj dhe fol sa të duash.

    Brunilda Kadi: Unë edukatën e tregoj gjithmonë zoti Toska. Unë nuk ndërhyj në vendimin tuaj.

    Ilir Toska: Kur flet ti unë nuk ndërhyj. Brunilda Kadi: Mendova se mbaruat se

    ishte pauzë pas fjalës suaj zoti Toska. Dhe dhashë mendimin tim se s’ka punë të hidhet në votim kompetenca, se këtë ide kishte dhe kryetarja.

    Naureda Llagami: Po dhe unë këtë ide kisha, por duhet të respektojmë dhe idetë e të tjerëve.

    Brunilda Kadi: Kryetare unë nuk e vendos që nuk do e hedhim në votim. Unë thashë që hedhja në votim është absurditet, unë kaq thashë. Nuk kam fuqi vendimmarrës, e kam votën time.

    Naureda Llagami: Meqë kemi 2 propozime: Nëse Këshilli ka kompetencë për ta shqyrtuar çështjen dhe propozimi i dytë i relatores, në bazë të së cilës Dvorani ka mbaruar detyrimin për të qenë në Gjykatën e Lartë dhe duhet të njoftohet për të përzgjedhur një vend në Apel. Kalojmë në votim a është KLGJ kompetent për çështjen? (Kryhet votimi)

    Naureda Llagami: Atëherë Këshilli ka kompetencë. Kalojmë te votimi i propozimit të relatores.

    Brunilda Kadi: Më fal që ndërhy, por ndoshta duhet ndarë.

    Naureda Llagami: Bruna e thashë një herë dhe kemi hyrë në proces votimi. Të lutem mos ndërhy. E përsërita e kishe bërë sugjerimin.

    Brunilda Kadi: Është çështje teknolog-jie. Kërkova të ndërhyj. Megjithatë e kam të vështirë sepse unë kam mendim të ndryshëm nga pjesa e parë te pjesa e dytë.

    Naureda Llagami: Ky është propozim i relatorit, më pas formulojmë propozimin e anëtarëve të tjerë. Unë nisa me propozimin e relatorit. Ky do kalojë i pari më pas me propozimet e anëtarëve. E kemi fillua proce-durën, nuk ka më. Të lutem Bruna voto.

    Brunilda Kadi: Unë jam dakord me pjesën e parë që zotit Dvorani i ka mbaruar e drejta për të vazhduar ushtrimin e detyrës në Gjykatën e Lartë. Jam pro kësaj dhe kundër që ai ka të drejtë të zgjedhë një Gjykatë Ape-li, pasi mendoj se nuk i plotëson kriteret në asnjë nivel Apeli.

    JA DEBATET NË MBLEDHJEN E KLGJ

    tim, të dyja këto informacione nuk kanë ndikuar në zgjidhjen e situ-atës për rastin konkret. Unë po iu rikujtoj qëndrimin tim si relatore e mbajtur më mbledhjen e datës 5 maj, duke u shprehur se mandati i zotit Dvorani ka përfunduar lig-jërisht në vitin 2014. Në vlerësimin tim, në momentin e emërimit të 3 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, zoti Dvorani e ka mbaruar detyrimin kushtetues për të vijuar ushtrimin e funksionit, deri në emërimin e

    pasardhësit. Në Gjykatën e Lartë ushtrojnë funksionin 3 gjyqtarë dhe në këtë mënyrë mendoj se në përputhje me parimet kushtetuese zotit Dvorani i ka mbaruar detyrimi kushtetues dhe pasardhësi është një nga 3 gjyqtarët që është emëru-ar”, tha anëtarja Marçela Shehu.

    Kundërshtitë e anëtarëveNdërkohë që anëtarja Brikena

    Ukperaj u shpreh se zëvendësuesi i Dvoranit nuk është asnjë nga 3 anëtarët e emëruar në Gjykatën e

    Lartë, por sipas saj zëvendësuesi do të ishte anëtari i katërt. “Unë vetë nuk e kam marrë këtë iniciativë sepse kam vlerësuar se pasardhësi i Dvoranit do të ishte kandidati i katërt që do shkonte në Gjykatën e Lartë. Mbarimi i mandatit, nuk ka mbaruar qëndrimi në detyrë pa i shkuar zëvendësuesi. Vakancat në Gjykatën e Lartë nuk plotëso-hen si me Gjykatën Kushtetuese. Edhe në përgjigjen që i kthyem presidentit vumë në dukje që asn-jëri nga anëtarët e emëruar nuk e zëvendëson Dvoranin. Qëndrimi i Dvoranit në Gjykatën e Lartë nuk ka mbaruar, por mbaron kur aty shkon anëtari i 4 që ne e kemi në proces”, tha Ukperaj.

    VotimiNdërkohë që pjesa e votimi

    u shoqërua më një sërë debatesh absurde nga ana e anëtarëve të Këshillit, të cilët u ndanë në ide. Ishte anëtarja Brunilda Kadi ajo e cila është përplasur me të gjithë anëtarët. Fillimisht ka pasur një debat mes saj dhe anëtarit Ilir Tos-ka, nëse KLGJ kishte kompetencë për të shqyrtuar këtë çështje apo jo. “Kjo çështje është ezauruar sepse kur Këshilli vendos me shumicë votash, e quan proces

    administrativ dhe për këtë duhej njoftuar zoti Dvorani, më duket se është kapërcyer disa herë. Jo vetëm kemi kompetencë, por kemi hyrë në proces administrativ kom-plet. Çfarë do votojmë”, tha Kadi. Ndërsa Toska ju përgjigj: “Ne kemi ndjekur një procedurë që ndjek këshilli në çdo rast. Në çështjet që kemi vendosur është dhe kjo. Nuk e di se çfarë i kushton gjithsecilit të shprehet për këtë dhe kjo bëhet me votë”. Nuk mungoi reagimi i Kadit: “Unë mendoj se e pengon ab-surditeti. Në momentin që pengon procesi administrativ. Jo vetëm je kompetent por ke hyrë dhe ndjek hapat”. Por Toska ju përgjigj me ironi. “Shumë faleminderit për ab-surditetin që ma vë në dijeni zonja Kadi, por që në krye të herës...”, tha ai. Debate pati edhe mes Kadit dhe kryetares së KLGJ, por debati më absurd ndodhi në fund të votimit. Fillimisht u votua që Dvoranit t’i hiqet e drejta e të qenit anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kalon në Apel. Por Kadi këmbëngul se me këtë votë, Dvorani ikën nga Gjyka-ta e Lartë dhe po ashtu nuk ka të drejtë të emërohet në Apel. Debatet kanë vijuar gjatë, ku anëtarët nuk merreshin vesh me njëri-tjetrin.

  • GAZETA SOT6 E Enjte 2 Korrik 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Dorëzohet në Kuvend drafti i dakordësuar për reformën zgjedhore, Ruçi merr në dorë

    diskutimet me opozitën parlamentare

    Ja ndryshimet që janë pasqyruar në draft

    Rudina Hajdari: Do pasqyrojmë në draftin final marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik, ndryshimin e sistemit e futëm në rrugë institucionale

    Paketa e plotë për reformën zgjedhore është caktuar që të votohet në datën 30 korrik në Ku-vend. Për këtë çështje reagoi ditën e djeshme deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, e cila deklaroi se në draftin final do të pasqyrojë marrëveshjen që është arritur në Këshillin Politik nga partitë politike. Gjatë një reagimi për media, Hajdari tha se do të pasqyrojë edhe kërkesat e opozitës parlamentare që po diskutohen gjatë fazës së dytë, duke shtuar se çështjet që ajo ngriti në Këshillin Politik tashmë i zhvendosi në Komi-sionin e Ligjeve për legjislacionin për të diskutuar në mënyrë institucionale dhe ligjore kërkesat e

    saj, siç janë hapja e listave, vota e diasporës dhe numërimi elektronik. Për Hajdarin duke qenë se administrata zgjedhore nuk u depolitizua, atëherë numërimi elektronik do të ishte një mënyrë që vota të mos cenohet nga militantët. "Nuk është çështja që u anashkalua, por drafti duhet të ishte i plotë, Komisioni e ka luajtur rolin e vet dhe në këtë draft nuk do ketë ndryshime apo cenime dhe është e udhës që ky draft të vijë në Parlament dhe të marri rrugën institucionale. Beteja që unë shpalla në atë Këshill Politik e zhvendosa tek kërkesat e opozitës parlamentare për hapjen e listave. Për ta bërë më të plotë këtë reformë zgjedhore duhet të

    kemi disa elementë shtesë si hapja e listave, votimi i diasporës dhe përfshirja e numërimit elektronik për të balancuar faktin se administrata zgjedhore nuk u depolitizua, që votat të numërohen në mënyrë të drejtë dhe jo nga militantët e partisë. Numërimi elektronik do ishte një mënyrë e du-hur për të balancuar këtë fenomen. Kjo reformë zgjedhore do të vijë me një paketë të plotë dhe do të miratohet më 30 korrik, kjo na jep kohën që të diskutojnë në mënyrë institucione kërkesat e deputetëve", tha Hajdari. Deputetja e opozitës tha se ajo e ka kushtëzuar votën e saj deri në shtimin e këtyre elementëve, ndërsa shtoi se qëndrimi për

    reformën zgjedhore i opozitës parlamentare është i unifikuar dhe janë të vendosur që kërkesat e tyre të realizohen. "Unë kam kushtëzuar votën se pa shtuar këta elementë shtesë dhe duke mos pasur ndryshimet e duhura, qoftë edhe një garanci më të fortë për diasporën që edhe pse mori një vullnet nga të gjitha palët nuk u konkretizua dhe ajo du-het të garantohet në zgjedhjet e ardhshme dhe jo vetëm në parim. Ne kemi një qëndrim të unifikuar që prej fillimit. Opozita parlamentare edhe pse me individë nga lista të ndryshme janë bashkë për reformën zgjedhore. Ndryshimi i sistemit do të jetë beteja jonë kryesore", tha Hajdari.

    Elisjeda KIKO

    Drafti i dakordësuar për reformën zgjedhore është dorëzuar ditën e djeshme në Kuvend. Dje u mblodh Këshilli i Legjislacionit, ku ka qenë vetë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ai i cili e ka marrë vetë situatën në dorë për të arritur deri në dakordësinë e draftit final. Mazhoranca kishte vendosur që mbledhja të drejtohej nga deputetja Vasilika Hysi, por duke qenë se PS po i kushton një rëndësi draftit që është propozuar nga opozita parlamentare, drejtimin ia ka besu-ar Ruçit. Në fillim të mbledhjes, kreu i Kuvendit njoftoi 2 emërime në Këshillin e Legjislacionit, të cilët janë kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku, ndërsa si relator te projektligjit u caktuan dy deputetët e opozitës, Ediola Braha dhe Korab Lita. Depu-tetët opozitarë parashtruan një sërë pyetjesh për 4 ekspertët konstitucionalistë, të cilët kanë afat t’i përgjigjen brenda datës 8 korrik.

    Drafti finalPor pas mbledhjes së Këshillit të Legjisla-

    cionit, përfaqësuesi i PS në tryezën e reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri dorëzoi në Kuvend draftin final të dakordësuar mes palëve të par-tive politike. Dokumenti u dorëzua një ditë pas skadencës së afatit të mandatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, pra pas 30 qershorit. "Projektligji i paraqitur për shqyrtim përbën vetëm fazën e parë të procesit të dakordësuar mes anëtarëve të Këshillit Politik për reform-imin e bazës ligjore për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Palët politike pjesëmar-rëse në Këshillin Politik kanë rënë dakord për të vijuar edhe fazën e dytë të reformimit të legjislacionit zgjedhor dhe ligjeve të tjera të lid-hura me të, duke përcaktuar edhe modalitetet e realizimit të një detyre të tillë. Për këtë gjë është rënë dakord që puna, mbi bazën e konsensusit më të gjerë të spektrit politik në vend, të vijojë me hartimin e një ligji të ri zgjedhor, që do të reflektojë plotësisht rekomandimet e dhëna ndër vite nga OSCE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Ky proces do të plotësohet edhe nga nisma të tjera legjislative që janë po aq të nev-ojshme në Shqipëri si psh ligji i ri “Për partitë politike” dhe ligji i ri “Për financimin dhe kon-trollin e financimit të partive politike"”, thuhet në relacionin shpjegues.

    Roli i KQZNë draftin e depozituar në Kuvend thek-

    sohet se KQZ-ja ekzistuese është vendosur të jetë funksionale deri në zgjidhjen e Kryekomi-sionerit, ndonëse fillimisht ishte parashikuar të shkrihej sapo drafti të miratohej në Kuvend. “Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, lirohen nga detyra me zgjedhjen e Komi-

    Ja kompetencat e KQZ për teknologjinë në zgjedhje

    • KQZ-ja ka të kompetencë të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve dhe/ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit, për të mbuluar aspekte dhe/ose procedura të veçanta të pro-cesit zgjedhor, të angazhojë konsulencë të huaj për këtë qëllim, si dhe të prokurojë sisteme apo pajisje të teknologjisë së informacionit apo edhe shërbimin e operimit të tyre.

    • KQZ-ja ka kompetencë të instalojë dhe përdorë sisteme video-monitorimi në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave, në VNV-të, për të monitoruar dhe pro-vuar rregullshmërinë e procesit në mjediset e brendshme të tyre.

    • Përdorimi i sistemeve ose pajisjeve të te-knologjisë së informacionit bëhet në përputhje me rregullat e posaçme lidhur me procedurat për aspektet e veçanta të procesit që mbulohen nga sistemet apo pajisjet e teknologjisë së infor-macionit. Rregullat proceduriale për këtë qëllim miratohen me akt normativ të KQZ-së.

    • Sistemet ose pajisjet e teknologjisë së informacionit që KQZ-ja vendos të përdoren në zgjedhje duhet të synojnë, në radhë të parë, identifikimin elektronik të votuesve dhe ver-ifikimin paszgjedhor të tyre, votimin me dhe nëpërmjet pajisjeve elektronike dhe numërimin nga pajisjet të votave të hedhura, si dhe të jenë të aplikueshme për së paku pesë procese zgjedhore të njëpasnjëshëm.

    • Identifikimi, përzgjedhja dhe përdorimi i sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së infor-macionit i nënshtrohen parimeve të ligjshmërisë, transparencës, gjithëpërfshirjes, sigurisë, efika-sitetit dhe qëndrueshmërisë.

    • Përpara çdo procesi zgjedhor, sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit duhet t’i nënshtrohen testimit operacional nga KQZ-ja, në seanca publike dhe me procedurë të saktë dhe të detajuar, duke përzgjedhur, me kriter rastësor për secilën zonë zgjedhore, jo më pak se tri për qind të pajisjeve që do përdoren dhe duke simuluar me to veprimet operacionale zgjedhore, për një numër jo më të vogël se 50 votues.

    • Pas çdo procesi zgjedhor, pas nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe konstituimit të organeve të zgjedhura, KQZ-ja kryen, në seanca publike dhe me procedurë të detajuar verifikimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë informatike që janë përdorur për votimin dhe numërimin e votave në zgjedhje, nëpërmjet numërimit manual të jo më pak se 10 për qind të qendrave të votimit dhe krahasimit të rezultatit me rezultatin e nxjerrë nga sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit.

    1. Zbatimi i nenit 88 të këtij ligji për financi-min e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e para të përgjithshme pas hyrjes në fuqi të tij bëhet, duke kryer përllogaritjet në bazë të rezultatit të zgjedhjeve në shkallë vendi për zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe për zgjedhjet e përg-jithshme të vitit 2017.

    2. Për secilën parti përfshihet në përllogaritje shifra që pasqyron numrin më të lartë të votave që partia ka marrë në njërën nga këto dy zgjedhje, kur ajo është jo më e vogël se 1 për qind e votave të vlefshme në zgjedhjet përkatëse. Në përllogaritje përfshihet edhe rezultati i subjekteve zgjedhore që nuk kanë marrë pjesë në ato zgjedhje, por që kanë

    marrë pjesë në zgjedhjet vijuese dhe që plotësojnë kushtin e përcaktuar në nenin 88 të këtij ligji për kufirin prej 1 për qind të votave të vlefshme të fituara prej tyre.

    3. Totali i fondit buxhetor që është për t’u shpërndarë pjesëtohet me totalin e votave të përftuara nga përllogaritjet sipas pikës 2 të këtij neni. Rezultati që del formon vlerën në lekë për një votë.

    4. Në zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, fondi nga Buxheti i Shtetit për financi-min e partive pjesëmarrëse në zgjedhje do të jetë 2 herë më i madh se fondi i alokuar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

    Ja si do të financohen partitë në fushatat zgjedhore

    sionerit sipas këtij ligji; Anëtarët e liruar nga detyra përfitojnë nga KQZ-ja pagën e plotë deri në datën kur duhet të mbaronte mandati i tyre. Pas kësaj date, ata trajtohen në përputhje me ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensio-

    net shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punon-jësve të shtetit”, të ndryshuar; Komisioneri, Nënkomisioneri, Anëtarët e Rregullatorit dhe të KAS-it zgjidhen jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji”, thuhet në draft. Një tjetër ndryshim ka të bëjë me vendet bosh që mund të lenë deputetët pasi mbaron lista. Në relacion sqarohet edhe riformatimi i Komi-sionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili këtë herë përmes akteve normative do të bëjë të mundur dhe garantimin e votës së diasporës. Gjithashtu me anë të ndryshimeve në Kod ligjërisht hapet rruga dhe mundësohet që në zgjedhjet më të afërta të përdoret teknologjia në zgjedhje. Kodi parashikon që në zgjedhjet e ardhshme do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve në qendrën e votimit në të gjithë Shqipërinë dhe krijon hapësirën e nevojshme që KQZ të mund të ndërmarrë edhe projekte pilot për çështjet e votimit dhe numërimit elektronik.

    Projektligji i paraqitur për shqyrtim përbën vetëm

    fazën e parë të procesit të dakordësuar mes anëtarëve

    të Këshillit Politik për re-formimin e bazës ligjore

    për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri...

  • .............GAZETA SOT E Enjte 2 Korrik 2020 7

    p o l i t i k e www.sot.com.alUnioni Turistik kërkon falje të taksave, Lulzim Basha: Po hartojmë plan afatgjatë për lehtësim të sistemit fiskal

    Lulzim Basha ka vijuar turin e tij të takimeve me bizneset në vend për të dëgjuar kërkesat dhe vështirësitë e tyre. Ditën e djeshme kryetari i PD është ndalur në Tiranë ku zhvilloi një bisedë me kryetarin e Unionit Turistik, Rrahman Kasa. Ky i fundit tregoi se problemi aktual i operatorëve turistik është se, edhe pse jemi futur në muajin korrik, ata ende nuk e kanë filluar sezonin. Më tej ai tregoi se bizneset e kanë të pamundur të paguajnë taksat dhe kreditë, pasi xhiroja e tyre ka rënë në zero. “Duke qenë së biznesi i turizmit është në një fazë kur nuk ka aktivitet, operatorët turistikë, agjencitë turistike do të ushtrojnë zero aktivitet, atëherë çfarë do të paguajnë? Prandaj

    ne kërkuam që së paku deri në fund të vitit të çlirohemi nga të gjitha taksat sepse kur nuk prodhojmë, çfarë do të paguajmë? Kur nuk kemi fare fitim”, u shpreh kreu i Unionit Turistik. Sakaq Kasa u shpreh i shqetësuar se si do të veprohet më tej me bizneset turistike, pasi nëse situata do të vazhdojë në këtë mënyrë dhe kufiri nuk do të hapet, atëherë ky sektor do të falimentojë plotë-sisht. Për këtë ai në emër të të gjithë operatorëve kërkoi lëvrimin e një pakete të tretë për të ndi-hmuar bizneset. Në përgjigje të këtyre kërkesave kryedemokrati Basha deklaroi se, përmirësimi i klimës për bizneset do të jetë prioritet në planet për ekonominë nga PD. Më tej ai përmendi pla-

    nin për lehtësim taksash për të gjithë bizneset në vend. “Qëllimi ynë kryesor është stabilizimi i menjëhershëm i gjendjes dhe këto janë 3 dre-jtimet kryesore ku do të veprohet. Përmirësimi urgjent i klimës së biznesit duke ju hequr nga qafa inspektoratet, taksidarët, burokracirat, lejet, autorizimet, ua kanë bërë jetën ferr sipërmarr-jes. Thjeshtimi i menjëhershëm i sistemit fiskal, taksa të lehta, taksa të përballueshme për ju dhe transparenca për shpenzimet publike, duke i dhënë fund orgjisë së shpenzimeve shtetërore me tendera të shumëfishta”, deklaroi Basha. Sakaq ai theksoi se lehtësimi i sistemit fiskal do të jetë në parametra afatgjatë, që do të mbështesë tepër

    sektorin e turizmit dhe industrisë. “Të gjitha këto para do të destinohen për të mbështetur politikat tona të reja fiskale dhe për të mbështetur inves-timet publike dhe shpenzimet publike që e ndi-hmojnë rritjen e ekonomisë dhe në veçanti rritjen e turizmit. Ky të jetë një plan strategjik afatgjatë, i zbatueshëm dhe të reflektojë atë që ju thashë në fillim të këtij takimi, konsensusin kombëtar që te turizmi të kemi një potencial të jashtëzakonshëm, jo thjesht për të nxjerrë vendin nga kriza, por për të siguruar mirëqenie dhe punësim për të gjithë ata që përfshihen drejtpërdrejt në këtë industri dhe për këdo tjetër që bëhet pjesë e zinxhirit furnizues të industrisë së turizmit”, tha Basha.

    Arbjona ÇIBUKU

    Drafti për reformën zgjed-hore është dorëzuar ditën djeshme në Kuvend, ndër-kohë që ka reaguar opozita e bashkuar ku kërkon që, drafti i 5 qershorit të mos ndryshojë. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste i kanë bërë thirrje mazhorancës që të heqë dorë nga manovrat sa i takon reformës zgjedhore. Përmes një deklaratë të përbashkët, opozita e bashkuar i ka kërkuar PS që t'i përmbahet angazhimit për mira-timin e reformës zgjedhore pa asnjë ndryshim. Sipas opozitës, zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik. “Sot është përmbyllur kodifikimi me konsen-sus i Dakordësisë së 5 Qershorit për reformën zgjedhore, duke shënuar një kontribut real të opozitës për plotësimin e 1 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit. Qeveria duhet t’i përmbahet angazhimit për miratimin e reformës zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manovrat apo provok-imet, që do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik. Opozita e Bashkuar falënderon edhe njëherë partnerët ndërkombëtarë për ndihëm e çmuar që kanë dhënë gjatë procesit dhe për nxitjen e palëve politike drejt këtij konsensusi që i hap rrugë zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e opozitës së bashkuar.

    Ndërkombëtarët thirrje për miratimin e zgjedhores

    Ndërkohë që dje u dërgua në Kuvend drafti i reformës zgjedhore, ka ardhur reagim dhe nga ana e ndërkombëtarëve të cilët kërkojnë miratimin e kësaj reformë para pushi-meve verore. Reforma zgjedhore është një nga pikat kryesore për pranimin

    Basha: E njoha ministrin italian me reformën zgjedhore

    Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas bisedës telefonike që pati me ministrin e Jashtëm italian Luigi di Maio. Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se e ka njohur ministrin Di Maio me për-fundimin e kodifikimit të reformës zgjedhore. Kreu i Partisë Demokra-tike Lulzim Basha ka shkruar se e ka garantuar Di Maion se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtu-ar procesin e integrimit dhe se Italia do të jetë partner kyç i PD. “Ministrin Di Maio e njoha me përfundimin e kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Miratimi sa më parë i reformës do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit. Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit”, shkruan Basha.

    Mediu: Fola me Bashën për sistemin, Rama

    nuk do lista të hapuraKreu i Partisë Republikane, Fat-

    mir Mediu ka deklaruar se ka komu-nikuar me kryedemokratin Lulzim Basha për ndryshimin e sistemit, por sipas tij është kryeministri Rama ai që nuk i pranon listat e hapura. “Nuk është se Basha ka qenë kundër, por ka argumentuar se Rama nuk pranon të ketë lista të hapura. Nuk shkon tek ideja e ndryshimeve kushtetuese dhe për të shmangur këtë handikap u la që të diskutohej në momente të fundit. Por duket që nuk ka diskutime për lista të hapura, por as për ndërtimin e koalicioneve brenda koalicionit që propozoi PR me disa parti të tjera. Pra ka një diskutim që të ngelet miratimi i reformës në kuadër teknik që ka të bëjë me identifikimin biometrik, një zv/komisioner që emërohet nga opozita, riorganizimi i KQZ i kontrol-luar nga palët, ka të bëjë me mënyrën e funksionit të komisioneve vendore deri pas zgjedhjeve të ardhshme par-lamentare”, u shpreh Mediu.

    e Shqipërisë në BE dhe përmbyllja e saj ka marrë vëmendjen e ndërkom-bëtarëve. Dje reagoi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha që të mira-tojnë sa më shpejt reformën zgjedhore. Gjatë të dy bisedave telefonike min-istri italian ka shprehur vlerësimin e tij për marrëveshjen e arritur deri tani nga forcat politike për reformën zgjedhore. “Çështjet që ende duhen diskutuar janë të rëndësishme, por

    po kaq e rëndësishme është ruajtja e një fryme konstruktive si dhe të qënit të hapur për dialog. Miratimi i një ligji të ri zgjedhor konfirmon faktin se të dy palët mund të punojnë sëbashku për arritjen e objektivave të përbashkëta”, është shprehur Di Maio. Gjatë bisedës me Ramën ai ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë për të vijuar me procesin e reformave, të cilat, sipas Di Maio duhet të jenë të përbashkëta dhe të kenë jetëgjatësi. “Për Italinë mbetet një çështje kyçe

    puna për reformën në drejtësi, e cila duhet të realizohet plotësisht sa më shpejt. Realizimi i plotë i saj brenda një kohe të shkurtër është me rëndësi edhe për përmirësimin pasi do të ketë një impakt edhe në klimën e biznesit në Shqipëri", është shprehur ministri italian. Ministri e përgëzoi gjithashtu edhe për mbledhjen e fundit të Këshil-lit Kombëtar për Integrimin Europian, çka dëshmon për seriozitetin dhe ven-dosmërinë e palës shqiptare në rrugën e përafrimit drejt Europës.

    Negociatat e PS me opozitën parlamentare për zgjedhoren, PD-LSI: Drafti i 5 qershorit të mos ndryshojë, të hiqet dorë nga manovrat

    Ministri italian: Reforma zgjedhore të miratohet para pushimeve verore

    Ministri Di Maio nuk ngurroi gjithashtu të kujtojë edhe personelin mjekësor që mbërriti nga Shqipëria gjatë krizës së pandemisë si dhe shprehu dëshirën për ta falënderuar publikisht gjatë vizitës së tij të ardhshme në Tiranë që mendon ta kryejë pas pushimeve verore. Me synimin për të realizuar një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e ekonomisë si dhe për të zbutur efektet negative të krizës

    më të fundit të shkaktuar nga pandemia, ministri Di Maio propozoi aktivizimin sa më të shpejtë të Komisionit Ekonomik të përbashkët Itali – Shqipëri, kuadër i cili mund të mundësojë dhënien e shtysës së duhur për rritjen e investimeve mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe marrjen në konsideratë e më tej zgjidhjen e nevojave të sipërmarrësve italianë në Shqipëri dhe atyre shqiptarë në Itali.

    ITALIA MBËSHTET SHQIPËRINË PËR PËRBALLIMIN E KORONAVIRUSIT

    Gjatë bisedës me kreun e PD, min-istri italian shprehu vlerësimin për për-parimet në arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës përsa i për-ket reformës zgjedhore, duke shpresuar në ruajtjen e një fryme bashkëpunuese për vijueshmërinë me axhendën e reformave. “Realizimi i objektivave të përbashkëta në të mirën e Shqipërisë

    duhet të përqafohet nga të gjitha forcat politike pavarësisht dallimeve mes tyre” u shpreh ministri. Ai theksoi në fund edhe rëndësinë e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian duke inkura-juar liderin e Partisë Demokratike të punojë në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të rëndësishëm për proces-in e integrimit shqiptar në BE.

    DI MAIO: REALIZIMI I OBJEKTIVAVE, NË TË MIRËN E SHQIPËRISË

  • GAZETA SOT8 E Enjte 2 Korrik 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Amerikanët të vendosur për reformën, Yuri Kim: Lufta ndaj korrupsionit prioritet kryesor i imi, të demaskojmë ata që marrin ryshfet

    Kim: Ngrini zërin dhe siguroni mbikëqyrjen e shpenzimeve publike

    Yuri Kim bën bashkë Ramën, Metën, Ruçin dhe Bashën, takim në rezidencën amerikane për pavarësinë e SHBA

    Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë bashkë në rezidencën e saj aktorët kryesorë të politikës në vendin tonë. Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kim ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, kreun demokrat Lulzim Basha dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Kokat e politikës shqiptare ishin të shoqëruar nga zonjat e tyre. Ndryshe nga sa është festuar çdo vit, kësaj herë, “e zonja

    e shtëpisë” ka vendosur që të përshtatet edhe me kushtet e reja të pandemisë së koronavirusit. Nëse vitet e tjera nuk kanë munguar gazetarët apo dhe aktivistët, kësaj herë darka është vetëm për krerët kryesorë të institucioneve në vend, dhe liderin e opozitës. Sipas burimeve të gazetës, ambasada e SHBA zhvilloi një event të vogël në mjedis të hapur, për të respektuar kufizimet fizike me rastin e festës së pavarësisë. Ky takim vjen në një moment kur ambasadorja amerikane ka qenë shumë e ashpër në deklaratat e saj sa i

    takon reformës në drejtësi. Përmes një editoriali pak ditë më parë, Yuri Kim deklaroi se reforma në drejtësi është në një fazë kritike, duke shtuar se armiqtë janë hedhur në sulm. Kim bëri thirrje që askush të mos tërhiqet nga reforma në drejtësi. “Reforma në drejtësi është në një fazë kritike. Ka bërë përparim të mjaftueshëm për të frikësuar ata që nuk e duan atë, por ende jo aq përparim sa të përmbushë kërkesat e popullit shqiptar për një sistem drejtësie që ka veçori integritetin dhe pavarësinë. Prandaj, ata që kanë frikë nga

    reforma në drejtësi janë në sulm. Ata që e duan reformën në drejtësi duhet të gjejnë frymëzim tek fryma e Skënderbeut, tani më shumë se kurrë. Katër vjet pas përballjes me pengesa të shumta, është e natyrshme të ndjesh lodhje dhe ndoshta shkurajim. Por nëse shohim atë që është përftuar pavarësisht pengesave – dhe se sa shumë mund të përftohet për brezin e ardhshëm – atëherë ky është pikërisht momenti kur duhet të dyfishojmë përpjekjet dhe të shtyjmë përpara drejt synimit tonë”, u shpreh ambasadorja.

    Rigels SELIMAN

    Amerikanët janë të vendo-sur për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe nxitur luftën kundër ko-rrupsionit në Shqipëri. Edhe pse reforma në drejtësi po sulmohet dhe anatemohet çdo ditë, ambasadorja e SHBA në Tiranë ritheksoi dje ven-dosmërinë se Shtetet të Bashkuara të Amerikës nuk do të ndryshojnë kurs sa i takon mbështetjes së reformës dhe luftës ndaj korrupsionit. Teksa ishte duke folur ditën e djeshme në Aktivitetin e Projektit për Forci-min e Shoqërisë Civile të USAID, ambasadorja Kim theksoi se lufta ndaj korrupsionit është prioritet kryesor i saj, ndërsa vuri theksin tek fakti se SHBA-të do të ndihmojnë autoritet shqiptare që të çrrënjosin këtë fenomen. “Qeveria e SHBA-së mbështet fuqimisht punën e sho-qërisë civile në mbarë botën. Këtu në Shqipëri, ne jemi krah jush teksa luftoni korrupsionin, ngrini zërin për pjesëmarrje më të madhe të publikut dhe siguroni mbikëqyrjen e shpenzi-meve publike. Puna juaj ka ndihmuar në përmirësimin si të eficiencës, ashtu edhe të efikasitetit të qeverisë shqiptare në ofrimin e shërbimeve për popullin shqiptar. Inkurajoj fuqimisht zyrtarët qeveritarë dhe shoqërinë civile që të vazhdojnë të punojnë sëbashku për të siguruar që politika qeveritare të jetë e drejtë për të gjithë. Kjo do të thotë që një qeveri duhet të përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve, përfshirë gratë, të rinjtë dhe shtresat e tjera të marg-jinalizuara dhe më të pambrojtura”, deklaroi ajo.

    SHBA: Demaskoni ata që marrin ryshfet

    Duke vijuar më tej në fjalën e saj, ambasadorja e Shteteve të Bash-kuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim iu bëri thirrje qytetarëve dhe shoqërisë civile që të demaskojnë ata që marrin ryshfet. Në këtë kontekst, zonja Kim theksoi se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë primare, ndërsa shtoi se nëse luftohet me zero tolerancë ky fenomen, sipas saj, krijohet një klimë e përshtatshme për investime dhe rritje ekonomike. “Dëgjimi i zërit të qytetarëve i bën organizatat e shoqërisë civile të jenë shpesh të parat që zbulojnë dhe, më

    Vajza e Kadaresë zv/presidente në Asamblenë

    e OKB, reagon KimAmbasadorja e SHBA në Tiranë,

    Yuri Kim ka uruar Besiana Kadarenë për postin e zv/presidentit në Asam-blenë e Përgjithshme të OKB. Me anë të një postimi në Twitter, ambas-adorja Yuri Kim shkruan: Përgëzime Besiana Kadare në zgjedhjen e Shqipërisë në këtë pozicion të rëndë-sishëm! Kujtojmë që Besiana Kadare është vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare i vlerësuar me shumë çmime dhe tituj nga Shqipëria dhe vende të tjera. Ndërkohë në lidhje me këtë çështje, dje ka reaguar edhe vetë zonja Besiana Kadare. “Krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur si zëvendëspresidente në sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bash-kuara. Është një nder i madh për të shërbyer si zëvendëspresidente në këtë sesion historik dhe po shoh para për të punuar me ambasadorin turk Volkan Bozkir, që është edhe presi-denti i Asamblesë së Përgjithshme”, shkruan Besiana në rrjetet sociale.

    Balla: Gjermania do t’i japë një impuls të ri procesit të integrimit Kryetari i Grupit Parlamentar

    të Partisë Socialiste, Taulant Bal-la ka reaguar dje pas marrjes së Presidencës së Këshillit Europian. Përmes një postimi në rrjetet so-ciale, Balla deklaroi se Gjermania startoi Presidencën gjashtë mujore të Këshillit Europian në një moment kyç për BE-në. Sipas Ballës, ashtu si edhe në presidencën e vitit 2007, Gjermania me Kancelaren Merkel duhet të përballet me sfida të rëndë-sishme, ku objektiv prioritar është rimëkëmbja ekonomike e Europës, rikthimin e besimit të qytetarëve europianë në institucionet e BE dhe padiskutim një reagim solidar në adresimin e krizës së pandemisë. Gjithashtu Balla shpreh bindjen se Gjermania do t’i japë një impuls të ri procesit të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Ashtu si edhe më parë, Ballkani Perëndimor do të zërë një vend të veçantë në ax-hendën e prioriteteve të Presidencës Gjermane të BE-së”, shkruan Balla.

    pas, që demaskojnë burimet e ko-rrupsionit. Lufta ndaj korrupsionit në të gjithë botën është një përparësi kryesore e Shteteve të Bashkuara, dhe është një përparësi e Ambasa-dës sonë këtu në Tiranë. Shoqëritë e zhytura në korrupsion nuk janë në gjendje të tërheqin investime të huaja dhe, si rrjedhojë, nuk janë në gjendje të ofrojnë mundësi ekono-mike për qytetarët që shoqërojnë ato investime. Çdo herë që ngrini zërin dhe identifikoni diçka të gabuar, ju ndihmoni krijimin e më shumë mundësive ekonomike për të gjithë në Shqipëri”, u shpreh ajo.

    Forcimi i institucioneve prioritet i SHBA

    Por që të luftosh korrupsionin nuk duhet vetëm mbështetja e qytetarëve dhe shoqërisë civile.

    Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim iu dërgoi pak ditë më parë një mesazh të drejtpërdrejtë politikanëve që kërkojnë sabotimin e reformës në drejtësi. Ambasador-ja Yuri Kim theksoi se SHBA përveçse ka marrë në mbrojte reformën në drejtësi dhe ka garantuar se do të mbajë politikën larg saj, sipas saj, ambasada e SHBA po punon për avancimin saj. Sipas zonjës Kim, reforma në drejtësi

    është kërkesë e popullit shqiptar që duhet të vazhdojë e bëjë progres dhe jo regres. “E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqendrimin, ne nuk duhet të çorientohemi- synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, deklaroi ambasadorja Kim.

    SHBA PO PUNON PËR AVANCIMIN E REFORMËS NË DREJTËSI

    Për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim e rëndësishëm në këtë proces dhe në këtë luftë, është që institucionet shtetërore të jenë demokratike dhe serioze. Gjatë fjalës së saj, zonja Kim theksoi edhe njëherë se forcimi i institucioneve është prioritet i SHBA. “Është kënaqësi e madhe pjesëmarrja në

    takimin e sotëm për të festuar për bashkimin e partnerëve tanë të sho-qërisë civile që ndihmojnë forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri. Ju po përmbushni një de-tyrë jetike si “vëzhgues të qeverisë” duke mbikëqyrur dhe ngritur zërin për politika që synojnë forcimin e institucioneve”, nënvizoi ambasa-dorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

    “Jam e impresionuar të dëg-joj se si keni punuar me bash-kësitë vendore për të forcuar demokracinë me pjesëmarrje të gjerë, duke u fokusuar në çësht-je të tilla si fuqizimi shoqëror dhe ekonomik i të rinjve dhe i grave, të drejtat e shtresave të margjinalizuara, mbikëqyrja e zgjedhjeve dhe antikorrupsioni. Qeveria e SHBA-së do të vazhdojë të mbështesë punën që keni filluar

    me projektet tuaja. Ne do të vazh-dojmë të inkurajojmë qeverinë shqiptare të përparojë politika që përmirësojnë aftësitë e shoqërisë civile për të siguruar mbikëqyrje për qeverinë. Qëllimi është forcimi i demokracisë me pjesëmarrje të gjerë në Shqipëri dhe mbajtja të përgjegjshme e institucioneve para qytetarëve të cilëve u shërbejnë”, deklaroi dje ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

    KIM VLERËSON SHOQËRINË CIVILE DHE PREMTON MBËSHTETJE

    Shoqëritë e zhytura në korrupsion nuk janë në gjendje të

    tërheqin investime të huaja dhe, si rrjedho-jë, nuk janë në gjend-je të ofrojnë mundësi ekonomike për qyte-tarët që shoqërojnë ato investime. Çdo

    herë që ngrini zërin dhe identifikoni diç-ka të gabuar, ju ndi-hmoni krijimin e më

    shumë mundësive ekonomike...

  • .............GAZETA SOT E Enjte 2 Korrik 2020 9

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Kuvendi vendos sot për kreun e ri të KLSH, në rend dite drafti anti-KÇK për

    sekuestrimin e pronave kriminale, ja detajet

    Kuvendi pritet të votojë kundër dekretit të Metës për ligjin për përmirësimin e zonave të biznesit

    Spartak Braho: Ja pse kandidatët për kreun e KLSH duhet të futen në veting, propozimi i presidentit s’plotëson kushtet

    Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho është shprehur dje se kandidatura e Arben Shehut për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk është e duhura për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm financiar. Pak ditë më parë grupi parlamentar i PS, ka miratuar në mënyrë të pa-pritur kandidaturën e presidentit Ilir Metës për të drejtuar KLSH-në. Kandidatura e zotit Shehu është miratuar me 15 vota pro dhe 2 kundër në Komisionin e Ekonomisë dhe sot pritet që ai të votohet në Parlament. Por miratimi i emrit të tij hasi në kundërshtinë e deputetëve socialistë, Bashkim Fino, Erjon Braçe dhe Spartak Braho,

    të cilët njëzëri u shprehen se ai ishte një kandidat anonim dhe se nuk plotësonte një sërë kriteresh për të qenë pasardhësi i Bujar Leskajt në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndërkohë që dje gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputeti Braho zbuloi arsyet se përse propozimi i kreut të shtetit nuk plotëson kushte, ku sipas tij, kriteri profesional dhe moral, janë dy faktorë kyç që nuk e lejojnë zotin Shehu të katapultohet në krye të KLSH. “E kam kundërshtuar kandidaturën e propozuar nga presidenti Ilir Meta për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit se mendoj se nuk plotëson kriteret profesionale dhe etiko-morale,

    për të cilat u vu ne dijeni edhe grupi parlamentar i PS. Pashë që argumentet që u dhanë kundër nuk ishin bindëse për ta pranuar si kandidaturë”, deklaroi ai. Më tej deputeti socialist, Spartak Braho theksoi se ka ardhur koha që kandidatët për kreun e KLSH duhet të futen në veting, pasi sipas tij, KLSH është një institucion i rëndësishëm. “Me kohë kam propozuar që jo vetëm gjykatësit dhe prokurorët të vetohen, por edhe niveli i lartë i drejtuesve të policisë, SHISH, Tatimeve, Doganave si dhe të gjithë drejtuesit e organeve kushtetuese ku përfshihet edhe KLSH-ja të vetohen. Kjo e fundit me patjetër, pasi unë e shoh atë si gjykatë të

    llogarive të shtetit, model që e kanë shumë vende”, u shpreh ai. Ndërkohë, deputeti Braho deklaroi se është absurde që pranohet kandidatura e Sheut që sipas tij është anonime, ndërsa shtoi se ka plot personalitete të tjera për t’i propozuar në krye të KLSH. “Mendoj se ka një ujdi në ajër me të ngecur secila palë për ta hequr nga duart këtë ngërç që është krijuar për kreun e KLSH. Aq më tepër se të dy anët e njihni mirë se çfarë përfaqëson A. Shehu vetë, kur ndërkohë ka edhe personalitete të tjera shumë më të zotë që mund të kishin ardhur si propozime të pranueshme”, nënvizoi deputeti i PS, Spartak Braho për gazetën “SOT”.

    Rigels SELIMAN

    Pavarësisht kundërshtive të deputetëve Spartak Braho, Bashkim Fino dhe Erjon Braçe, Arben Shehu duket se do të jetë pasardhësi i Bujar Leskajt në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pak ditë më parë Komisioni i Ekonomisë mes debateve me 5 vota pro, 1 abstenim dhe 2 kundër miratoi propozimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për Arben Shehun në krye të KLSH. Ndërkohë që ditën e sotme zoti Shehu pritet të marrë votëbesimin në seancën plenare. Gazeta ka siguruar rendin e ditës që pritet të diskutohet sot, ku mes shumë çështjeve është edhe votimi i dekretit të kreut të shtetit për Kontroll të Lartë të Shtetit. “Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.498, date 04.06.2020, “Për propozimin e Kryetarit të Kontrol-lit të Lartë të Shtetit””, thuhet në njoftim.

    Deputetët e PS pritet të votojnë pro Shehut

    Por duke qenë se në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste pati debate për shkak se de-putetët Fino, Braho dhe Braçe shprehën pakënaqësi ndaj kandidaturës së Ar-ben Shehut, socialistët morën vendim për ta votuar në seancën e sotme të Parlamentit. Madje, gazeta ka mësuar se deputetët e PS pritet të votojnë pro Shehut sot duke e mandatuar si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi janë porositur dje që vendimi është politik dhe se të gjithë duhet ta respektojnë atë. Megjithatë nga ana tjetër gazeta u interesua, ndërsa kontaktoi disa nga deputetët e Partisë Socialiste për t’i py-etur se mos ka ndonjë surprizë sot në Kuvend, sa i takon miratimit të Arben Shehut. Por ata theksuan se vendimi është marrë qysh në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist dhe se do të votohet pro propozimit të presidentit Ilir Meta për kryetar të KLSH. Sido-qoftë, mbetet të shihet sot se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Ndërkohë, në rendin e ditës së seancës së sotme plena-re është parashikuar që të votohet, pra të rrëzohet edhe dekreti i presidentit Meta për ligjin për përmirësimin e zonave të biznesit, i cili u kthye për rishqyrtim nga kreu i shtetit. “Dekret i Presidentit të Republikës 11.505, date 08.06.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 63/2020 “Për përmirësimin e zonave të biznesit (BID)””, thuhet në njoftim.

    Tavo: Rama ka zhytur vendin në krizë ekonomike

    dhe korrupsionIsh-deputeti i Lëvizjes Socialiste

    për Integrim, Vangjel Tavo ka për-shëndetur marrjen nga Gjermania të Presidencës së Bashkimit Europian, ndërsa ka shpërthyer në sulme e kritika në adresë të qeverisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tavo theksoi se demokracia në Shqipëri është e brishtë dhe se vendi është zhytur në krizë ekonomike për shkak të keqqeverisjes. “Bundestagu gjer-man ka bërë apele të vazhdueshme për kthim në shinat e demokracisë, në sundimin e ligjit, ndëshkimin e krimeve zgjedhore, në zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në realizimin e reformës zgjedhore dhe implementimin e saj, në ngritjen sa më të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Shqiptarët janë jo vetëm gjeografikisht por edhe me mendje dhe zemër evropianë. Shpopullimi, papunësia, korrupsioni, mungesa e sundimit të ligjit dhe regr-esi ekonomik, u kanë vrarë shpresën”, deklaroi Tavo.

    Gjosha: Qeveria të plotësojë sa më parë

    kushtet e BundestagutIsh-ministrja e Integrimit, Klajda

    Gjosha, përmes një deklarate për shtyp nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, uroi dje Gjermaninë për marrjen e Presidencës së Bashkimit Europian. Teksa e quan një ngjarje të rëndësishme edhe për Shqipërinë, ish-deputetja e LSI i bëri thirrje qever-isë që të dalë sa më parë me një plan për plotësimin e kushteve të vendo-sura nga Bundestagu. “I bëj thirrje qeverisë shqiptare të dalë sa më parë në një plan konkret për plotësimin e kushteve, të cilat duhet të kenë një afat kohor sa më të afërt, sepse koha nuk pret. Kënga e kushteve nuk është e opozitës, por është këngë e kompozuar nga papërgjegjshmëria, nga keqqever-isja, arroganca dhe mohimi i realitetit që i bën qeveria pikërisht kushteve të vendosura nga vetë BE. Perspektiva europiane e Shqipërisë për ne është e panegociueshme dhe do të mbetet një prioritet deri në anëtarësimin e plotë të vendit”, deklaroi Gjosha.

    Drafti anti-KÇK për sekuestrimin e pronave kriminale

    Po ashtu me interes sot pritet edhe se si do të votohet sa i takon draftit anti-KÇK për sekuestrimin e pronave kriminale. Ky projektligj mori dritën jeshile në komisionet parlamentare, ndonëse ndryshimet e propozuara në lidhje me Agjencinë e Konfiskimit të Pasurive u bënë shkak i një debati mes deputetëve socialistë dhe ministrit Lleshaj në Komisionin e Ligjeve. Socialistët kundërshtuan menaxhimin 100 për qind të parave të krimit nga Agjencia e Konfiskimit të Pasurive. Ndërkohë që sot ky projektligj do të votohet në seancën plenare. “Projektligji “Për disa ndry-shime dhe shtesa në ligjin nr.10.192,

    1. Raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2019

    2. Raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2019

    3. Raporti vjetor i Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2019

    4. Raporti vjetor i Këshillit Dre-jtues të Radio-Televizionit Shqiptar

    për vitin 20195. Projektligji “Për disa ndrys-

    hime dhe shtesa në ligjin nr.10.192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organi-zuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar””.

    6. Dekret i Presidentit të Re-publikës 11.505, datë 08.06.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 63/2020 “Për përmirësimin e zonave të biznesit (BID)”.

    7. Dekreti i Presidentit të Repub-likës nr. 11.498, datë 04.06.2020, “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

    RENDI I DITËS SË SEANCËS PLENARE

    Që pas mbarimit të mandatit të Bujar Leskajt në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk është zgjed-hur askush tjetër. Leskaj edhe pse ka më shumë se një vit që është me mandat të mbaruar, ai vijon të usht-rojë detyrën. Presidenti Ilir Meta që ka për detyrë të zgjedhë kreun e ri ka dërguar në Kuvend disa emra, por nuk janë pranuar. Meta ka propozuar në Kuvend emrin e Vitore Tushës, Bahri Shaqirit dhe Petraq Milon, por asnjë nuk është pranuar. Nga ana tjetër mazhoranca po për-gatit dhe disa ndryshime ligjore që zhbllokojnë këtë situatë, duke shtu-ar me ligj dhe një zëvendëskryetar për KLSH-në. Ndërkohë që, pak ditë më parë Partia Socialiste pranoi kandidaturën e katërt të Metës për kryetar të ri të KLSH, i cili është Arben Shehu, që pritet të marrë sot besimin në Kuvend.

    PËRPLASJA PËR KREUN E KLSH

    date 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe kri-meve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar””, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Më herët gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se paratë e sekuestr