pasojat e dhunës tek fëmijët

8
Dhuna dhe pasojat tek femijet 1 | P a ge Fëmijet dhe Abuzimi

Upload: edlira-grabova

Post on 24-Apr-2015

1.539 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Pasojat e Dhunës tek Fëmijët

Dhuna dhe pasojat tek femijet

1 | P a g e

Fëmijet dhe Abuzimi

Page 2: Pasojat e Dhunës tek Fëmijët

Dhuna dhe pasojat tek femijet

2 | P a g e

Dhuna dhe Abuzimi

Dhuna, sipas terminologjisë, nënkupton sjellje destruktive të cilat i shkaktojnë subjektit-viktimë,

gjëndje papërshtatshmërie fizike, psikollogjike dhe seksuale. Sjelljet e dhunshme, mund të drejtohen

nga forca fizike por në të njëjtën kohë mund të karakterizohen nga sjellje më pak të evidentueshme si

indiferenca dhe refuzimi.

Dhuna mbi të miturit, aplikohet më shpesh, mbi të gjitha për diferencën e forcës fizike dhe pushtetin

psikollogjik që ka i rrituri ndaj fëmijës, mbi të gjitha nëse ky i rritur është vetë prindi.

Dhe pikërisht familja, bëhet vatra e shumë rasteve të dhunës mbi fëmijët, ku jo pak herë tek prindërit,

vëllezërit apo gjyshërit, identifikohen vetë agresorët.

Sot kuptimi i dhunës mbi të miturit ka evoluar, p.sh, me dhunë mund të nënkuptohet cdo sjellje që

pengon zhvillimin apo realizimin e potencialit të fëmijës. Në të vërtetë, është koncepti i familjes që

duhet rikonsideruar nëpërmjet realitetit, ku jo gjithnjë brënda saj mund të gjesh ngrohtsi.

Fatkeqësisht, sot familja përbën vëndin ku ndodhin pjesa më e mirë e abuzimeve ndaj të vegjëlve.

Në të kaluarën tutela, abuzimi apo një edukatë e reptë, konsideroheshin “normale”... por sot

nëpërmjet ndryshimeve shoqërore po afirmohen gjithnjë e më tepër të drejtat e fëmijëve.

Dhuna dhe abuzimi në familje është një fenomen që përfshin të gjitha shtressat shoqërore. Gjithashtu,

dhuna ndërmjet të miturve identifikohet edhe nëpërmjet bandave të adoleshentëve të cilët në

momentin që zbulojnë nëpërmjet moshatarëve të tyre një subjekt të dobët, e kërcënojnë, duke

ushtruar ndaj tij lloje të ndryshme dhune.

Megjithtë, individi nuk lind negativ. Janë bashkëveprimi I trashëgimnisë gjenetike me ambientin

rrethues qe plazmojnë qënien njerëzore, sidomos gjatë fëmijërisë. Shkencëtarët, kanë evidentuar se si

traumat e dhunshme, sjelljet refuzuese dhe lënia pas dore mund të sjellin dëmtime të dukshme në

Page 3: Pasojat e Dhunës tek Fëmijët

Dhuna dhe pasojat tek femijet

3 | P a g e

zonat e trurit që lidhen me emocionet. Prindërit, kanë një përgjegjësi të madhe në formimin e të rinjve,

por është e rëndësishme të vlerësohet edhe pasha e ndërhyrjeve ekstra-familjare, si p.sh televizioni,

shtypi dhe shkolla, ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës.

Ja pra, pse është aq I rëndësishëm bashkëpunimi ndërmjet shkollës dhe familjes si dhe të gjitha

institucioneve për rritjen e individëve jot ë dhunshëm, të aftë për të komunikuar dhe për të kapërcyer

vështirësitë në përshtatje. Është gjithashtu e rëndësishme t’u mësohet këture të rinjve të mos jenë të

dhunshëm dhe të ndërtojnë raporte sociale mbi bazën e arsyetimit, duke shmangur kështu aktin e

dhunë. Një tjetër manifestim I dhunshëm është dhe akti I përndjekjes dhe përsëritjes së veprimeve si

molepsja apo kërcënimi, të cilat privojnë viktimën nga liria.

Shkaku i kësaj mmënure sjelljeje mund të jetë përpjekja për të rifituar një lidhje të humbur apo shkaqe

të tjera si xhelozia, hakmarrja, dëshira për të kontrolluar viktimën, etj.

Shumë herë ndodh që viktima nuk njeh agresorin; si në rastin e “erotomanisë”, ku agresori ka krijuar

mendimin e gabuar që viktima ndjehet e stimuluar dhe e kënaqur nga persekutimi që i bëhet.

Prandaj është e nevojshme që të bëhet dallimi mes sjelljeve të padëmshme të fëmijës, rifitimi i një

lidhjeje, kërkesa për vëmendje nga përsekutimet e vërteta fizike dhe psikollogjike, edhe pse nuk është

e lehtë, sepse sjelljet e dhunshme në të gjitha sfumaturat e tyre, vështirësojnë dallimin e të

pranueshmes nga e pa pranueshmja.

Fëmijët Viktima të Abuzimit

Për të kuptuar nëse është abuzuar seksualisht me një fëmijë, në radhë të parë është e nevojshme të bëhet një vizitë

mjeksore, pastaj gjatë fazës së zbulimit, t’i sigurohet të miturit suporti dhe mbështetja e ndjenjave të shfaqura, lidhur me

rrëfimin e abuzimit, në mënyrë që eksperienca të mos jetë për fëmijën vetëm një rievokim i dhimbshëm i fakteve.

Page 4: Pasojat e Dhunës tek Fëmijët

Dhuna dhe pasojat tek femijet

4 | P a g e

Zakonisht informohemi mbi abuzimin, nëpërmjet rrëfimit të hapur nga ana e viktimës ose nëpërmjet nje informacioni të

drejtë pëe drejtë, pak a shumë anonim, por ekzistojnë një sërë sinjalesh që duhet të njohim dhe të mbajmë nën vëzhgim

për të mos kufizuar ndjeshmërinë tonë mbi informacionet e drejtëpërdrejta ose të maskuara, me të cilat biem në kontakt.

Nëse është bërë një rrëfim i hapur, lind d.m.d.-shmëria e një verifikimi mbi vërtetësinë e informacionit. Shpesh herë,

fëmija mund të jetë sugjestionuar nga skena të asimiluara nëpërmjet televizionit ose nga rrëfimet e fëmijëve më të

mëdhenj, kështu që nuk ka arritur të kuptojë cfarë I ka ndodhur në të vërtetë. E njëjta gjë ndodh përballë një adoleshenti

që mund të ketë interesa personale në “trillimin” e një rasti abuzimi, për të qëlluar apo dëmtuar një shok, një mësues apo

vetë prindin.

Në rastin e dytë, dyshimi I abuzimit lind si rrjedhojë e vëzhgimit të sjelljeve të pazakonta të fëmijës: p.sh. një vajzë e

rregullt në shkollë fillon të tregojë e të vizatojë gjëra të pazakonta me referim seksual, etj.

Herë të tjera, fëmija viktimë abuzimi, është I vetmi dëshmitar I ngjarjes dhe jo gjithnjë për viktimën është e lehtë të

shprehë vështirësinë nëpërmjet komunikimit gojor, për shkak të papjekurisë, frikës etj. Fëmija viktimë e abuzimit, zakonisht

shfaq sjellje apo sindroma që mund të konsiderohen si tregues të një dhune seksuale të mundshme, edhe pse jo gjithmonë

ky është një fakt I vëzhgueshëm; në fakt në shumë raste këto abuzime nuk lënë gjurmë të evidentueshme në sjelljet e

fëmijës. Gjithsesi, le të përmendim disa nga treguesit kryesorë, si nga pikpamja fizike, ashtu dhe nga ajo psikollogjike.

Tregues fizikë:

Mavijosje, gërricje, kafshime, shënja tërheqjeje

Skuqje apo kruarje në zonat gjenitale

Vështirësi në të ecur

Vështirësi e qëndrimit ndenjur

Veshje intime e njollosur apo e shqyer

Gjurmë gjaku apo sperme në veshje apo lëkurë

Shtatëzani në adoleshencën e hershme ndërkohë që nuk identifikohet “partneri”

Pubertet i parakohshëm

Page 5: Pasojat e Dhunës tek Fëmijët

Dhuna dhe pasojat tek femijet

5 | P a g e

Tregues të ekzaminit mjekësor:

Gjurmë sperme në vaginë ose rektus

Gjurmë e trupave te huaj vaginale apo rektale

Dëmtime gjenitale

Dilatatim i pa justifikueshëm i vaginës apo uretrës

Inflamacion, hemorragji pa shkaqe të dukshme

Shfaqje të sëmundjeve infektive të transmetueshme nëpërmjet rrugëve seksuale (gonorrea, clamidia,conditomi

acuminati, sifilide, HIV, etj

Sindroma të sjelljes

Sjellje pasive, frikë, mosbesim ndaj të rriturve

Njohje dhe sjellje seksuale të papërshtatshme për moshën

Vështirësi komunikimi me moshatarët (sjellje agresive, mungesë interesi ndaj aktiviteteve fëmijërore, etj)

Sjellje joshëse ndaj të rriturve

Rënie e rendimentit shkollor

Vështirësi në të folur dhe përqëndrim

Sindroma të tjera

Gjumë i shqetësuar (pagjumësi, makthe seksuale)

Shqetësime në ngrënie

Vështirësi ne kontrollimin e muskujve (enuresi, encopresi/ derdhje të pavullnetshme)

Ankth

Depresion

Fobi

Page 6: Pasojat e Dhunës tek Fëmijët

Dhuna dhe pasojat tek femijet

6 | P a g e

Simptoma Hipokondriake

Rituale obsesive (lidhur mbi të gjitha me higjenën seksuale)

Shqetësime psikomatike etj

Tregues dominues në adoleshencë

Arratisje

Sjellje devijuese

Abuzim i substancave narkotike

Sjellje adoleshenciale, tentativa vetvrasjeje

Seksualitet i parakohshëm

Frenime seksuale

Refuzim seksual

Shpesh herë, fëmijët nuk kanë shënja dhune fizike, m.q.se abuzimi në disa raste nuk ka karakter të dhunshëm, por

konsiston në praktika seksuale (puthje, fërkime, përkëdhelje, raporte orale etj) të cilat vështirësojnë identifikimin.

Ndonjëherë nuk mund të identifikohen edhe për shkak të faktorit kohë, prandaj dhe rekomandohet konsulta e mjekut

brënda 72 orëve.

Pedofilia dhe Pasojat e Abuzimit tek Fëmijët

Cfarë ndodh me një fëmijë i cili ka përjetuar dhunë seksuale në fëmijëri apo adoleshencë, në momentin që ai rritet?

Page 7: Pasojat e Dhunës tek Fëmijët

Dhuna dhe pasojat tek femijet

7 | P a g e

Sipas studimeve të Finkelhor, Lundqvist, Barone, Maffei etj,një eksperiencë e tillë, sjell rrezikshmëri të shqetësimeve

mendore në moshë madhore.

Pasojat e një abuzimi të tillë variojnë. P.sh, një reagim i mundshëm mund të jetë dhe mohimi i rëndësisë së ngjarjes, duke

minimizuar faktet ku në të njëjtën kohë, subjekti ndrydh kujtimet shqetësuese, për të harruar.

Një tjetër strategji e ngjashme, por që kërkon një ndërhyrje reale aktive të subjektit, konsiston në përpjekjen për të harruar

duke u projektuar tek ëndërrat me përmbajtje pozitive. Shpesh herë, viktimat reagojnë në mënyrë emotive, duke shprehur

të gjitha emocionet; në të tjera raste reagimi është depresiv, ku pranimi i faktit bëhet provë e paaftësisë për të përjetuar

përvoja stresuese.

Një rëndësi mjaft të madhe përbën fokusimi i problemit, në mënyrë që subjekti të inkurajohet të kërkojë asistencë, këshilla,

mbështetje dhe mirëkuptim, elemente të nevojshme për riaftësimin dhe ngritjen e vetëvlerësimit. Përmes psikoterapisë,

personi që ka pësuar dhunë, mund të ripërpunojë eksperiencën traumatike, nëpërmjet rritjes personale.

Gjatë eksperiencës së punës në qëndër si dhe nga përvojat jetësore, është konstatuar se gratë që kanë përjetuar një formë

të tillë abuzimi i përkasin shtresave të ndryshme shoqërore, duke filluar nga shtëpiakja deri tek intelektualja, raste në të

cilat shumë herë bëhet fjalë për raporte komplete apo akte të turpshme.

Shpesh herë, agresori është një i afërm, fqinj apo mik i familjes. Në rrethana të tjera, agresori sic e kemi përmendur më

lart ështe vetë prindi, dhe kjo ndodh përgjithësisht në moshat e mitura. Subjektet që kanë qënë viktima të një fëmijëria

problematike tentojnë të identifikohen me agresorin, gjithnjë për të zvogëluar ndjenjën e dobësisë së përjetuar, vënë në

jetë “ciklin e përsëritur të abuzimit”.

Ashtu sic ndeshet në praktikat juridike dhe mjeko-ligjore, agresorët janë persona në brëndësi të grupit, “te afërmit”, ose të

ashtuquajturit “miq të familjes” , të cilat kanë akses në shtëpi dhe gëzojnë mirëbesimin e prindërve të viktimës. Është për

t’u theksuar që vëmendja e agresorit projektohet drejt moshave adoleshenciale, në një kohë që rrezikshmëria nga persona

të huaj, është më e ulët.

Duke përmbledhur, subjektet që projektojnë impulset e tyre me fëmijët i konsiderojnë ato “objekte dashurie”, për të patur

një “imazh pozitiv” për vetvehten. Fëmijët idealizohen dhe aktiviteti seksual me to konsiderohet një fantazi e

pavetëdijshme e shkrirjes me një objekt ideal.

Gjatë konstatimit është vënë re se personat e dhunuar kanë adoptuar një strategji minimizimi

( zvogelojnë seriozitetin e ngjarjes deri në mohim të plotë). Shpesh herë kujtimet kthehen në akuzë ndaj vetvehtes si p.sh

“...Ishte një mënyre për të më treguar se më donte....” ose “....Isha unë që e provokova....” dhe akoma “...Isha i keq, e

meritoja....” .

Në shumë raste, ndodhia i atribuohej zhvillimit fizik p.sh “...isha shumë e formuar...” etj

Në përgjithësi, personat që kërkojnë ndihmë psikollogjike, kanë ndjesinë e të qënit të shëmtuar, të shpërfytyruar dhe

mendojnë se jeta e tyre është shkatërruar përgjithnjë. Intonacioni i zërit është përgjithësisht i ulët, pothuajse për të mos

tërhequr vëmendjen dhe për të mos u paragjykuar.

Page 8: Pasojat e Dhunës tek Fëmijët

Dhuna dhe pasojat tek femijet

8 | P a g e