pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis

21
PROBLEMET KLIMATIKE Broshura edukative Shkup 2008 Shoqata e qytetarëve PROAKTIVA NORGES NATURVERNFORBUND

Upload: bruno-pepa

Post on 04-Sep-2014

897 views

Category:

Documents


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

PROBLEMET KLIMATIKE

Broshura edukativeShkup 2008

Shoqata e qytetarëve PROAKTIVA

NORGESNATURVERNFORBUND

Page 2: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis
Page 3: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Përmbajtja:

4 Ndikimi i diellit ndaj jetës në tokë

5 Efekti i kopshtit qelqor

7. Ngrohja globale

9. Mbështjellja e ozonit

10. Ndjekja e ndryshimeve klimatike

11. Pasojat e ndryshimeve klimatike

12. Iniciativat ndërkombëtare lidhur me ndryshimet klimatike

14. Themelimi i kapaciteteve dhe ndryshi meve klimatike

15. Aksionet me prioritet në ndërtimin e kapa citeteve

16. Është kohë për aksion!

18. Raportet nacionale për ndryshimet kli matike

20. Literatura

Page 4: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

ШТО Е ЕФЕКТ НА СТАКЛЕНА ГРАДИНА?

Ndikimi i diellit ndaj jetës në tokë

Dielli ka ndikim të dobishëm ndaj botës së gjallë në planetin tokë. Pa diellin nuk mund të ketë jetë në tokë. Ai merr pjesë në një segment shumë të rëndë-sishëm i cili quhet fotosintezë. Ai është një proces me të cilin nga bashkimet e oksiduara (CO2 dhe H2O) krijohen bashkime or-ganike, kurse lirohet oksigjen, i cili nevojitet për mbijetesën e njeriut. Energjia e dritës së di-ellit, që lëshohet në formën e fotoneve (një kuant energjie të dritës), siguron kryerjen e reak-sioneve fotokimike, siç është fo-tosinteza. Reaksionet fotokimike kryhen në atë çast kur energjia e kuantit nuk është më e madhe se energjia që është e nevo-jshme për t’u mundur barriera energjetike e reaksionit. Thelbi i fotosintezës, sipas shkallës së tashme së njohurive shkencore përbëhet nga:

• Shndërrimi i energjisë së diellit në energji kimike• Asimilimi i CO2 deri te karbonet dhe prodhimet e tjera intermediare.

Drita e diellit përbëhet nga rrez-atimi në vëllimin e largësive va-lore nga rrezatimet infra të kuqe deri rrezatimet ultravjollce. Nuk do të kishte jetë në tokë në qoftë se nuk kishte shumë dritë dielli, por në masë të madhe kjo dritë është e rrezikshme dhe e dëmshme për njeriun. Prandaj, rreptësishtë duhet ta kontrollo-jmë qëndrimin në dritën e diel-lit. Rreziku më i madh për shën-detin e njeriut që shkaktohet nga rrezatimi i diellit është rrezatimi ultravjollcë.

4

Page 5: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

ШТО Е ЕФЕКТ НА СТАКЛЕНА ГРАДИНА?

Efekti i kopshtit qelqor

Siç dihet, jeta në planetin Tokë është e mundshme për shkak të efektit natyror të kopshtit qelqor. Paraqitja natyrore të gazrave të cilat shkaktojnë efektin e kopshtit qelqor (gazrat qelqore), para të gjithash avulli i ujit (H2O), karboni dyoksid (CO2), si dhe metani (CH4), oksidi i azotit (N2O) dhe ozoni i troposferës (O3) mundëson që energjia e diellit të vijë deri te sipërfaqja e tokës si një dritë e pashme (e dukshme) që të jetë pastaj e robëruar nga atmosfera si një nxehtësi infra e kuqe. Ky fenomen mirëmban nxehtësinë në planetin tonë me çka sigurohet kryerja normale të funksioneve fiziologjike. Efekti i kopshtit qelqor, i cili milionë vite ka qenë bekim për Tokën, duket se në mijëvjeçarin e fundit shndërrohet në një kërcënim serioz, i përforcuar nga aktivitetet e njeriut. Me indus-trializimin dhe rritjen e popullatës, emisioni i gazrave qelqore nga djegia e karburantet fosile, prerja e pyjeve dhe pastrimi i tokës për përdorimin e saj në bujqësinë, rritet vazhdimisht.

Page 6: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Në 100 vitet e fundit gazrat qelqore janë emituar në at-mosferën më shpejtë sesa që proceset natyrore kanë pasur mundësi t’i largojnë. Plotësisht, janë emituar gazra të reja sin-tetike siç janë klorofluorokar-bonet dhe halonet (CFC) dhe është vërtetuar se edhe ato e përkrahin efektin e kopshtit qelqor. Në këtë periudhë kon-centracioni i këtyre gazrave në atmosferë rritet vazhdimisht me parashikime se do të vazh-dojë të rritet shpejt paralelisht me rritjen e ekonomisë globale. Këto emisione plotësuese fillo-jnë të prishin baraspeshën de-likate, duke zmadhuar në masë të konsiderueshme sasinë e gazrave qelqore në atmosferë dhe efektin e tyre izolues. Të dhënat për klimën para 160 vitesh tregojnë për një lidh-shmëri të ngushtë midis kon-

centracionit të gazrave qelqore në atmosferë dhe temperaturave globale. Që në vitin 1896 kimisti i madh suedez Svente Arrhenius ka parashikuar se me dyfishimin e koncentracionit të CO2 në atmos-ferë përmes djegies së karburan-teve fosile, është e mundshme që temperatura globale të rritet për 5,5°C. Kjo nuk është larg vlerave 1,5°C deri më 4,5°C të cilat tani fitohen me simulimet kompjuterike të klimës për rritjen e dyfishtë të CO2 në atmosferë. Në vitin 1995 bashkësia botërore shkencore ka lajmëruar se ndryshimi tashmë është prezent dhe se planeti Tokë në mijëvjeçarin e kaluar është nx-ehur për 0,5°C. Në janar të vitit 2001 UN IPCC (Trupi ndërqeveri-tar për ndryshimet klimatike pranë OKB-së), ka deklaruar zyrtarisht se ndikimi i njerëzit paraqet fak-tor kryesor për ngrohjen e sotme globale.

Dokumenti i parë ndërkombëtar obligues i cili emëron pyetjen e përgjegjësisë së ndryshimeve klimatike është Konventa kornize të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike (UNFCCC), e miratuar në Rio (1992). Qëllimi kryesor i Kon-ventës është që të arrihet stabilizimi i koncentracioneve të gazrave qelqore në atmosferë në një nivel në të cilin do të pengohej prishja e rrezikshme antro-pogjene (nga njeriu) të sistemit klimatik. Republika e Maqedonisë e ka ratifi-kuar Konventën për ndryshimet klimatike më 4.12.1997. Si Palë e Konventës, shteti ka për obligim që të përpunojë Raporte nacionale për ndryshimet klima-tike. Kjo mundëson zhvillimin e projekteve në çdo sektor i cili angazhohet në përgatitjen e tyre. Raportet janë bërë sipas udhëzimeve të miratuara nga CoP (Konventa e palëve) për vendet të cilat nuk janë kyçur në Aneksin I e Konventës.

Page 7: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Ngrohja globale

Ngrohja globale e sipërfaqes së tokës dekadat e fundit po shkon drejt përmasave shqetësuese. Për shkak të kësaj, Organizata botërore meteorologjike (WMO) dhe Programi për ambientin jetë-sor të Kombeve të Bashkuara (UNEP) kanë formuar një Trup ndërqeveritar për ndryshimet klimatike (IPCC) në vitin 1988, kurse në vitin 1992 në Rio de Zhaneiro është nënshkruar Kon-venta kornize të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klima-tike ((United Nations Framework Convention on Climate Change (UNFCCC)), e njohur me emrin Konferenca “Rio”. Me atë shtetet nënshkruese janë pajtuar që të

bëhet identifikimi dhe kontrollimi i emisionit të GHG në atmosferë në atë nivel në të cilin do të pengo-hej rreziku potencial mbi sistemin global klimatik. Që të operaciona-lizohen aktivitetet, janë formuar grupe dhe trupa të ndryshëm me një qëllim kryesor që të vlerëso-hen emisionet e GHG në atmos-ferë, si dhe sa ndikon ajo mbi ndryshimet klimatike, pasojat, prognozën për gjendjet në të ar-dhmen dhe masat të cilat duhet të ndërmerren. Matjet oficiale të temperaturës datojnë që nga viti 1861. Pas përfundimit të shekullit të 20-të temperatura mesatare globale në sipërfaqen e tokës është rritur për

7

Page 8: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

8

0,6 +- 0,2°C. Globalisht, është e dukshme se dekada e kaluar ka qenë më e nxehtë deri më tani, kurse viti 1998 ka qene viti më i nxehtë që nga viti 1861 e deri më tani.Temperatura globale në sipër-faqen e tokës është rritur për 0,15 +- 0,05°C për dekadë që nga viti 1979 e deri më tani, kur kanë filluar incizimet satelitore. Ngrohja globale, përkatësisht ndryshimi global i temperaturës është drejtpërdrejt proporcio-nal me përforcimin e rrezatimit të nxehtësisë që e shkaktojnë GHG. Përforcimi i përgjithshëm i rrezeve që nga viti 1750 deri në vitin 2000 është vlerësuar në 2,43 W/m2. Si rezultat i ngrohjes globale dhe ngrirjes së masave të akullit, niveli i deteve është rritur për 10 deri 20 cm në shekullin e 20-të. Koncentracioni i CO2 në at-mosferë duke filluar që nga viti

1750 është rritur për 31%. Supo-zohet se para këtij viti koncentra-cioni i CO2 nuk është ndryshuar disa milionë vite. Rreth 75% nga emisioni i CO2, i shkaktuar nga faktori njerëzor (emisioni antropogjen) në 20 vitet e fundit është rezultat i djegies së karburanteve fosile (nafta, qy-myri, gazi,...). Pjesa tjetër është kryesisht pasojë e zvogëlimit të sipërfaqeve të pyllëzuara. Koncentracioni atmosferik i meta-nit (CH4) është rritur për 151% në krahasim me vitin 1750 dhe ka tendencë të rritjes. Që nga viti 1750 e këndej është rritur edhe koncentracioni i oksidit të azotit (H2O) për 17%, ndërsa pritet rritje e mëtutjeshme. Ozoni (O3) në stratosferën (15 deri 40 km nga sipërfaqja e tokës) shkakton ftohjen e sipërfaqes së tokës, por ozoni në tropos-ferën (menjëherë mbi sipërfaqen e tokës) po ashtu merr pjesë në efektin e kopshtit qelqor edhe atë me intensivitet më të madh sesa efekti i ftohjes, i cili është për-mendur më parë.

Page 9: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Mbështjellja e ozonit

Ozoni është gaz që përbëhet nga tri atomet e oksigjenit (O3). Molekulat normale të oksigjenit (O2) të cilat gjendet në ajrin të cilin e marrim frymë, përbëjnë dy atome të oksigjenit. Molekulat e ozonit formohen me një reak-sion fotokimik:

3O3 2O2 + 2O- 2O3

Reaksioni në stratosferë

Molekulat e oksigjenit reagojnë duke formuar molekulat e ozonit, por në të njëjtën kohë molekulat e ozonit reagojnë dhe formojnë molekulat e oksigje-nit. Nëse numri i molekulave të formuara të ozonit është i barabartë me numrin e molekulave të shkatërruara të ozonit, mund të themi se reaksioni është në një baraspeshë dinamike.

Mbështjellja e ozonit

Mbështjellja e ozonit është një term i cili përdoret për t’u definuar pjesë-marrja e molekulave të ozonit në stratosferë. Mbështjellja e ozonit shtrihet përmes tërë topit të tokës dhe ka rolin e filtrit nga rrezatimi i rrezikshëm ultravjollcë (UV-B). UV-B – rrezatimi është një dritë me energji të lartë e cila vjen nga Dielli dhe ka ndikim negativ ndaj shëndetit të njerëzve dhe ambi-entit jetësor.Stratosfera është pjesë e atmosferës e cila gjendet mbi troposferën. Kjo sh-tresë fillon në 10-20 km mbi sipërfaqen e tokës dhe vazhdon deri në lartësinë prej 40-50 km.

Page 10: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Ndjekja e ndryshimeve klimatike

Sot ekziston pajisje dhe teknologji për matje dhe meto-da të përsosura për vlerësimin e ndryshimeve klimatike, që është e zhvilluar lartë. Megjithatë, bërja e parashikimeve të zhvil-limit të ardhshëm të ngrohjes globale është një punë shumë e përbërë sepse varet nga më shumë faktorë natyrorë dhe faktorë antropogjen. IPCC ka bërë një parashikim deri më vi-tin 2100 në të cilin janë përsh-kruar gjashtë skenarë të mund-shëm. Koncentracioni i CO2 do të rritet për 90% sipas skenarit më të butë, kurse 250% sipas skenarit më të keq, edhe atë në krahasim me koncentracio-nin e vitit 1750. Temperatura

globale e tokës në periudhën prej vitit 1990 deri në vitin 2100 mund të rritet për 1,4 deri 5,8°C. Pritet që në disa dekadat e ardhshme të ketë rritje prej 0,1 deri 0,2°C në secilën dekadë. Niveli i mesëm global i detit mund të rritet nga 9 deri 88 cm në peri-udhën 1990 – 2100. Por ndryshimet klimatike dhe pa-sojat nuk do të jenë të barabar-ta nëpër tërë sipërfaqen e tokës. Pritet që masat e akullit dhe shtre-sat e borës në hemisferën lindore të zvogëlohen, kurse në hemis-ferën jugore të rriten për shkak të shpërndarjes së reshjeve të borës.

Page 11: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Pasojat e ndryshimeve klimatike

Ndryshimet klimatike regjionale që kanë ndodhur para pak kohe, sidomos rritja e temperaturës, tanimë kanë goditur (lënduar) shumë sisteme natyrore biologjike dhe fiziologjike. Në shumë rajone të botës është dokumentuar shkrirja më inten-sive të masave të akullit, zvogëli-mi i akullnajave, vonesa e ngrirjes dhe shkrirja e hershme e akullit në lumenjtë dhe liqenet, zhdukja e disa popullatave bimore dhe shtazarake, çelja e hershme e lu-leve të drurëve, paraqitja e papri-tur e insekteve etj. Thatësirat dhe vërshimet e shpeshta kanë një ndikim të karakterit socio-eko-nomik, për shembull me zhven-dosje demografike. Ndryshimet klimatike ndikojnë në mënyrë të pavolitshme ndaj sistemeve të lidhura me jetën e njeriut, e ato janë resurset ujore, bujqësia, py-llëzimi, zonat e bregdetit, indu-stria, energjia, shëndeti etj. Në (Climate Change2001b) janë pro-jektuar pasojat e mundshme të ndryshimeve klimatike globalisht në tërë tokën dhe në kontinentet dhe rajonet. Për shembull për Evropë: - Sistemet e njerëzve në Evropën Jugore dhe në Arktikun do të kenë pasoja më të mëdha në krahasim me pjesët e tjera të Evropës.

- Rënie e resurseve ujore, lagështi më e vogël e tokës dhe vera më të gjata priten të ndodhin në Evropën Jugore.- Rreth gjysma e akullnajave të Alpeve dhe sipërfaqet e mëdha me borë do të zhdukeshin në fundin e shekullit të 21-të. - Do të rriten rreziqet nga vërshi-met dhe erozionet në sipërfaqet e bregdetit me pasoja për popul-latën, industrinë, bujqësinë dhe turizmin. - Në Maqedoni do të ketë efekte negative me pasoja në shumë sektorë: bujqësinë, pylltarinë, biodiversitetin, resurset ujore, shëndetësia etj.

11

Page 12: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Iniciativat ndërkombëtare lidhur me ndryshimet klimatikeGjatë viteve të 80-ta, për shkak të dëshmive shkencore për ndryshi-met globale klimatike dhe pasojat nga ato, është paraqitur një bren-gosje e zmadhuar midis shkencëtarëve, politikanëve dhe opinionit. Në vitin 1992, në Rio de Zhaneiro është miratuar Konventa kornize për ndryshimet klimatike (UNFCCC). Në pajtim me Konventën ko-rnize, janë dhënë obligime të shumta për të gjitha shtetet, kryesisht lidhur me përgatitjen dhe implementimin e politikave për zvogëlimin e emisioneve të gazrave qelqore. Megjithatë, jehona e shteteve të zh-villuara (të cilat janë “prodhues” kryesorë të gazrave qelqore) është treguar si e pamjaftueshme dhe për këtë shkak në vitin 1995 është imponuar Mandati i Berlinit, i cili ka vendosur një proces negociatash për një angazhim më të madh në kornizat e Konventës në periudhën pas vitit 2000. Ky proces, më në fund, ka çuar deri te nënshkrimi i protokollit të Kjotos në vitin 1997.

Protokolli i Kjotos (PK) paraqet një hap shumë i rëndësishëm në përkufizimin e emisioneve të gjashtë gazrave qelqore (CO2 , CH4 , N2O, HFCs, PFCs dhe SF6), meqë për herë të parë janë specifikuar obligimet juridike. Në pajtim me Proto-kollin e Kjotos, shtetet e zhvilluara kanë obligime specifike: në periudhën e parë (2008-2012), ato duhet t’i zvogëlojnë emisionet e përgjithshme të gazrave qelqore për më së pakut 5% në kraha-sim me emisionet e vitit 1990. Qëllimet e kontraktuara dallohen midis shteteve të zhvilluara (SHBA-të janë obliguar që t’i zvogëlojnë emisionet për 7%, Unioni Ev-ropian (UE) si një tërësi për 8%, Japonia dhe Kanadaja për 6%), kurse i njëjti prin-cip vlen edhe për shtetet-anëtare të UE-së në pajtim me kontratën e ndërsjellë për shpërndarjen e obligimeve. Pak kohë më parë, SHBA-të e kanë tërhequr oblig-imin e tyre në kornizat e PK-së, duke shkaktuar një shqetësim nga përmasa botërore.

12

Page 13: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Reduksioni i emisioneve të CO2 do të thotë edhe reduksion të djegies së karburanteve fosile, kurse kjo shkakton reduksion në prodhimin e energjisë elektrike në termo-centralet. Nga ana tjetër, ajo do të ndikojë negativisht mbi zhvillimin eko-nomik të një vendi i cili varet shumë nga energjia, kurse shi-kuar më gjerësisht edhe mbi ak-tivitetet tona të çdoditshme. Për shkak të kompleksitetit të problematikës, vende të ndry-shme kanë një renditje të ndry-shme të prioriteteve. Kjo u bën vështirësi qeverive që të arrijnë konsensus për masat dhe obligi-met që duhet të ndërmerren. Në mars të vitit 2001 admin-istrata e SHBA-ve ka lajmëruar se lëshon negociatat lidhur me Protokollin e Kjotos me arsyetim se obligimet e parapara do ta

dobësojnë ekonominë e SHBA-ve, e si e dyta theksojnë faktin se për vendet në zhvillim nuk janë paraparë reduksione si tek vendet e zhvilluara. Edhe më shumë, SHBA-të kanë miratuar një plan energjetik sipas të cilit në 20 vitet e ardhshme ato do të ndërtojnë elektrane të reja (kryesisht termoelektrane) me fuqi prej 393.000 MW. Vetëm për ilustrim, me 4% nga popul-lata e përgjithshme sot në botën SHBA-të marrin pjesë me 25% në emisionin e përgjithshëm të GHG (Climate Network Europe 2001). Qëndrimi i SHBA-ve ka befasuar opinionin ndërkom-bëtar dhe në këtë moment të gjitha aktivitetet lidhur me ndër-prerjen e ngrohjes globale janë çuar në gjendje të pasigurt.

13

Page 14: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Konventa kornize për ndry-shimet klimatike ka vendosur një sërë obligimesh për ven-det nënshkruese duke llogari-tur për përgjegjësitë e tyre të përbashkëta, por edhe individ-uale. Në sesionin e pestë dhe të gjashtë Konferenca e palëve i ka inkurajuar vendet e kyçura në Aneksin II të Konferencës (përkatësisht vendet më të zhvilluara) në dhënien e ndih-mës për vendet, ekonomitë e të cilave janë në tranzicion, si dhe për vendet që janë në zh-villim për t’i rritur mundësitë e tyre për arritjen e qëllimeve të Konferencës dhe përgatitjen e tyre për pjesëmarrje efikase në procesin e Protokollit të Kjo-tos. Planifikimi integrues dhe implementimi i aktiviteteve rel-evante përmbajnë një sërë ak-sionesh, siç janë zhvillimi i sis-

temeve nacionale për vlerësimin e emisioneve dhe absorbimeve të gazrave qelqore, projeksione për evoluimin e emisioneve dhe përcaktimi/vlerësimi i masave të mundshme për reduktimin e emis-ioneve të sektorëve të ndryshëm (energjia, industria, sektori rezi-dencial/terciar). Vendet me ekono-mi në tranzicion, si dhe vendet në zhvillim gjatë ndërmarrjes së ak-tiviteteve të tilla ballafaqohen me vështirësi të mëdha, kryesisht për shkak të shfrytëzimit të kufizuar të teknologjive të pranueshme të afërta, mungesës së resurseve fi-nanciare dhe njerëzore, si dhe për shkak të mungesës së strukturave efikase administrative. Për shkak të kësaj urgjentisht është i nevo-jshëm themelimi i kapaciteteve në këto vende.

Themelimi i kapaciteteve dhe ndryshimeve klimatike

Në incizimin e NASA-s i cili është bërë në muajin shtator të vitit 2005 është vërejtur koncentracion më i ulët i akullit në Detin Arktik, incizim i cili është bërë nga sateliti. Atëherë është vlerësuar se sipërfaqja e akullit është zvogëluar për 5,30 milionë kilometra katrorë. Sipas raporteve të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara dhe të Kanadasë, akulli në Ark-tik shkrihet aq shpejtë kështu që midis Okeanit Atlantik dhe Paqësor hapet një udhë e re detare, e cila sërish mund të shkaktojë kontest i ri territorial midis Kanadasë dhe SHBA-ve.

!

Page 15: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Aksionet prioritete në ndërtimin e kapaciteteve për zvogë-limin e ndryshimeve klimatike të vendeve, ekonomitë e të

cilave janë në tranzicion dhe të vendeve në zhvillim:

- Kadastrat nacionale të emis-ioneve të gazrave qelqore;- Projeksionet e ardhshme për emisionet e gazrave qelqore; - Identifikimi dhe vlerësimi i politikave dhe masat e përku-fizimit të emisioneve të gazrave qelqore;- Vlerësimi i ndikimeve të mund-shme të ndryshimeve klimatike dhe identifikimi/vlerësimi i adap-timit të mundshëm; - Hulumtimi dhe mbikëqyrja sistematike; - Arsimi, trajnimi dhe ngritja e vetëdijes publike; - Këmbimi i punëtorëve shken-corë;- Transferimi i teknologjive të pranueshme të afërta; - Komunikimet nacionale për pro-gresin e politikave dhe masave për zvogëlimin e emisioneve të gazrave qelqore, si dhe zhvillimi i planeve nacionale relevante; - Sistemet nacionale për vlerësi-min e emisioneve të gazrave qelqore;

- Zhvillimi i strukturave rel-evante për implementimin e Me-kanizmave fleksibil të Protokollit të Kjotos, sidomos Implementimi i bashkuar, Tregtimi me emisio-net (ET), Mekanizmi i zhvillimit të pastër (CDM).

15

Page 16: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Ngrohja globale është një çështje shumë komplekse dhe aksionet e nevojshme për reduksionin e emisioneve sipas Protokollit të

Kjotos do të kenë një ndikim të madh ndaj zhvillimit ekonomik të çdo vendi. Çdo shtet duhet të përgatisë një strategji globalisht në niv-elin e çdo vendi, si dhe në nivelet dhe segmentet e tjera: industria, ndërtimi, bujqësia, amvisëritë, importi i pajisjeve dhe aparateve që harxhojnë energji elektrike etj. Të miratohen standarde dhe rregulla të tjerë përkatës për efikasitetin energjetik dhe harxhimin racional të energjisë. Industria bazohet mbi harxhimin e madh të energjisë dhe gjatë prodhimit të saj ka emisione më të mëdha të CO2. Domethënë, vëmendje më e madhe duhet t’i përkushtohet prodhimit të energjisë, si dhe harxhimit të saj. Efikasiteti energjetik gjatë prodhimit të en-ergjisë elektrike tani është përafërsisht 30% nga energjia (kimike) e karburantit që kihet në dispozicion, kurse planifikohet pas dy deka-dash që të arrihet deri 60%.

Ja disa sugjerime (sipas disa ekspertëve maqedonas) të cilat duhet të hyjnë në strategjinë e ardhshme të një vendi:

- Gjendje energjetike me një analizë detale të shpenzuesve nga as-pekti i madhësisë, strukturës dhe llojit të energjisë. - Plan për zhvillimin energjetik të shtetit i bazuar mbi zhvillimin e projek-tuar ekonomik.- Të formohet një trup lidhur me aktiv-itetet e parapara në Protokollin e Kjo-tos (do të miratohen edhe akte shtese në të ardhmen). Në të duhet të kenë participim ekspertë nga institucionet shkencore, nga industria, nga Qeveria dhe nga organizatat joqeveritare. - Të formohet ose autorizohet një insti-tucion ekspertësh, i pavarur nga shteti dhe industria, detyra e të cilit do të jetë vlerësimi i objekteve dhe reparteve prodhuese nëse janë në kornizat e dispozitave për harxh-imin e energjisë. Kjo duhet të realizohet edhe për pajisjen dhe apara-tet elektrike që importohen ose prodhohen në vend.- Efikasitet energjetik në të gjitha segmentet ku ka harxhim të en-

ËSHTË KOHË PËR AK-SION!

16

Page 17: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

ergjisë.- Të vendosen harxhime shtese tatimore për subjektet me harxhim të madh dhe joracional të energjisë, kurse lehtësime tatimore atu ku ka harxhim më racional dhe efikasitet më të madh energjetik. - Çdo objekt ndërtimor duhet të ketë izolim të nxehtësisë sipas stan-dardit me qëllim që të ketë harxhim më të vogël të energjisë për ngrohje (dhe ftohje). Objekti të lëshohet në përdorim vetëm në rast se i plotëson standardet e parapara.- Të zgjidhen teknologjitë e prodhimit në të cilat nevoja dhe harxhimi i energjisë do të jetë sa më i vogël. - Çdo repart prodhues duhet të shihet si një sistem total energjetik, me analizë të bërë përkatëse të të gjitha nevojave për ngrohje dhe ftohje në proceset teknologjike dhe të objekteve në përgjithësi, me qëllim të shfrytëzimit racional të energjisë, përkatësisht të humbet sa më pak nxehtësi. - Të vendoset “liberalizim” i domosdoshëm, që do të thotë se çdo aparat dhe pajisje elektrike që harxhon energji të ketë një pllakë me mbishkrim për harxhimin e energjisë elektrike dhe eventualisht kara-kteristika të tjera termike varësisht nga karakteri i pajisjes.- Kontrollim i importit të GHG, siç janë fluorokarbonet (HFC), të cilat përdoren për pajisjet e ftohjes dhe klimatike. - Vendosje të harxhimeve shtese për pajisjet e ftohjes dhe klimatike që shfrytëzojnë HFC fluide dhe të masave stimulative nëse shfrytëzo-hen fluide natyrore të ftohjes, siç janë amoniaku dhe hidrogjenet kar-bonike (HC). - Certifikata e firmave që punojnë me pajisjet e lidhura me energji dhe kurse trajnimi për personat që punojnë me atë pajisje.- Edukimi i të gjitha subjekteve duke i kyçur edhe qytetarët për harx-himin racional të energjisë. Duhet të ndiqen gjendjet dhe të bëhen vlerësime periodike për shkatërrimin e bujqësisë, pyjeve, llojllojsh-mërisë biologjike, resurseve ujore dhe shëndetit dhe të ndërmer-ren masa për adaptim me qëllim të zbutjes së ndikimit të dëmshëm nga ndryshimet klimatike (shpjegim detal kemi në Climate Change 2001c); Raporti i parë nacional i Republikës së Maqedonisë drejt Kon-ventës kornize të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike 2003.

17

Page 18: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Raporti i parë nacional i Repub-likës së Maqedonisë është bërë në vitin 2003. Ky Raport rapor-ton për gjendjet në vend lidhur me çështjen e ndryshimeve kli-matike, i bërë sipas udhëzime-ve të miratuara në Konferencën e palëve për përpunimin e ra-porteve nacionale të Palëve të cilat nuk i takojnë grupit Aneks I. Përpunimi i Raportit nacional është hapi i parë drejt imple-mentimit aktual të Konventës në vend. Në atë mënyrë do të kontribuohet për realizimin e analizës gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat e kyçura në Raportin nacional, përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe teknike në këto fusha dhe ngritjen e vetëdijes publike lid-hur me ndryshimet klimatike. Ky raport i përmban analizat, rezultatet dhe rekomandimet

Raportet nacionale për ndryshimet klimatike

e ekspertizave të cilat i kanë bërë institucionet e vendit, duke reali-zuar aktivitete komplekse në sferat tematike, duke shfrytëzuar tërë-sisht resurset dhe rezultatet nga aktivitetet e mëparshme relevante ose të afërta rrjedhëse nacionale dhe internacionale. Në të njëjtën kohë, raporti do të shërbejë si bazë për aksione dhe hulumtime të mëtejshme, duke krijuar mundësi për përparimin e politikës së ndry-shimeve klimatike dhe procesin e përpunimit të raporteve të ardh-shme nacionale. Në këtë moment përpunohet raporti i dytë për ndry-shimet klimatike në Republikën e Maqedonisë.

Sipas të dhënave që ruhen në Drejtorinë e punëve hidrome-teorologjike të Republikës së Maqedonisë, viti më i nxehtë që është vërejtur në territorin e Republikës së Maqedonisë është viti 1994 – në Shkup temperatura ka qenë më e lartë për dy gradë Celsius se ajo mesatare në nivel vjetor. Në vitin 1993 në periudhën dimërore janë regjistruar temperaturat absolutisht më të ulëta të ajrit, atëherë në Manastir janë matur minus 30,4 gradë Celsius, në Prilep minus 21,8 gradë Celsius, në Demir Kapi minus 23,2 gradë, në Shtip minus 20,8 gradë dhe në Shk-up (Petrovec) minus 24,6 gradë Celsius.

!

Page 19: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Shihet se ngrohja globale të Tokës ka përmasa shqetësuese me tendencë të keqësimit të gjen-djes. Ky është shkaku që në nivelin ndërkom-bëtar janë ndërmarrë një numër të madh ak-tivitetesh, janë formuar trupe ndërqeveritare

dhe organizata joqeveritare, me qëllim të zbutjes dhe ndërprerjes së ngrohjes globale. Janë kyçur disa mijëra ekspertë nga profile të ndryshme shkencore. Sipas analizave dhe vlerësimeve të shpallura në raportet zyrtare të IPCC-së për ndryshimet klimatike, është evidente se ngrohja globale do të ketë ndikim të dëmshëm ndaj Tokës, por jo me intensitet të njëjtë gjithkund. Sipas këtyre raporteve, Evropa jugore (ku gjendet edhe Republika e Maqedonisë) do të jetë e ndjeshme me intensitet më të madh. Dokumentacioni që kihet në dispozicion nga hulumti-met e ndryshme tregon se ndryshimet rajonale klimatike, sidomos rënia e temperaturës, tanimë kanë goditur (lënduar) sistemet e ndry-shme natyrore fiziologjike dhe biologjike në shumë pjesë të botës. Në shumë rajone ka shembuj të shkrirjes më intensive të masave të ak-ullit, zvogëlimi i akullnajave, vonesa e ngrirjes dhe shkrirje e herët e lumenjve dhe liqeneve, vazhdimi i stinëve, zhdukja e disa popullatave bimore dhe shtazarake, çelja e herët e luleve të drurëve, paraqitja e paraparë insekteve etj. Sipas analizave të bëra nga ana e ekspertëve, ndryshimet klimatike do të kenë ndikim të dëmshëm gati në të gjitha domenet në Repub-likën e Maqedonisë. Me siguri parashihen ndikime të dëmshme mbi bujqësinë, edhe atë mbi tokën, përfitimet dhe prodhimin e begatisë. Sipërfaqet pyjore do të zvogëlohen sepse do të intensifikohen disa sëmundje pyjore, do të ketë tharje intensive të drurëve, e me këtë edhe zjarre më të shpeshta pyjore. Në shumë rajone malore dhe ujore do të goditet ekskluzivisht llojllojshmëria e pasur biologjike, me shpërngulje të ndryshme, bile edhe zhdukje. Resurset ujore edhe më tej do të zvogëlohen për shkak të rritjes së periudhave të thata. Gjithë kjo do të ketë pasoja edhe mbi shëndetin e njerëzve, sidomos lidhur me sëmundjet ngjitëse, sistemin cirkular (sulme më të shpesh-ta të zemrës dhe të trurit) etj.Është fakt se Maqedonia tani është pikërisht në fillimin e aktiviteteve të lidhura me ndryshimet klimatike. Duhet të bëhen shumë munde në periudhën e ardhshme me masa afatgjate dhe afatshkurta të cilat do të kontribuojnë për të zgjidhur çështjet që janë lidhur me ndryshimet klimatike.

PËRFUNDIM

19

Page 20: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Literatura e shfrytëzuar:

1. Protokolli i Kjotos (2002). Proto-kolli i Kjotos, drejt Konventës së ndry-shimeve klimatike. Ministria e ambien-tit jetësor dhe planifikimit hapësinor të Republikës së Maqedonisë. 2. Raporti i parë nacional i Republikës së Maqedonisë drejt Konventës kornize të Kombeve të Bashkuara për ndry-shimet klimatike (2003). Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor të Republikës së Maqedonisë.3. Climate Change (2001a). Synthesis Report, The Sci-entific Basis, Working Group I of the IPCC, Contribution to the 3rd assessment Report. Geneva 2001.4. Climate Change (2001b). Impacts, Adaptation and Vulnerability. Working Group II of the IPCC, Geneva, 2001.5. Risto Ciconkov, Ngrohja globale e tokës, shkaqet, pa-sojat dhe masat – Fakulteti i makinerisë.

Ueb faqet e dobishme

www.unfccc.org.mkAktivitetet drejt Konventës për ndryshimet klimatike

www.ipcc.chPaneli ndërqeveritar për ndryshimet klimatike

www.wmo.ch/web/gcos/gcoshome.htmlSistemi global për ndjekjen e ndryshimeve klimatike

www.globalworm.comInformatat për ngrohjen globale

20

Page 21: Pasojat e Ndryshimeve Klimatike Ne Mjedis

Boton: Shoqata e qytetarëve PROAKTIVA Shkupp. faks 695, 1000 Shkuptel/faks 02/[email protected]ët e projektit: Ilija Sazdovski dhe Jovan DraganovskiKëshilltarët: Vlatko Tërpeski, Vlladimir Karçicki, Samir Memedov