patentë shoferi për veturë - brandfactory a/s...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk...

28
Patentë shoferi për veturë Kategori B

Upload: others

Post on 16-Feb-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

Patentë shoferi për veturë Kategori B

Page 2: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

2

Me këtë broshurë Enti i Trafikut dëshiron që të jap informacion se çfarë kërkohet për të marrë një patentë shoferi, si duhet të arsimohesh, çfarë përmban provimi i shoferit dhe çka duhet ti të mendosh para hyrjes në provim.

OBJEKTIVA

FILLIMI

Apliko për licencë për marrje të patentës

Rezervo kursin hyrës

Kursi hyrës

Rezervo kursin e rrezikut

Kombino kursin e teorisë me ushtrimet e vozitjes

Rezervo provimin për shofer (provimi i teorisë dhe atë të vozitjes) me kohë. Kohët e provimit publikohen për 11 muaj përpara

Provimi për shofer (provimi i teorisë

dhe i vozitjes)

Kursi për shofer fillon (teori dhe vozitje)

Kombino kursin e teorisë me ushtrimet e vozitjes

Kombino kursin e teorisë me ushtrimet e vozitjes

Kursi i rrezikut pjesa 1 dhe 2

Page 3: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

3

Arsimimi është i rëndësishëmPara se të bësh provimin e teorisë dhe vozitjes tek Enti i Trafikut, ti duhet të arsimohesh që të dish se çfarë kërkohet për tu bërë një shoferi i sigurt trafiku dhe i vetëdishëm ndaj mjedisit.Ti duhet të kesh një licencë për marrjen e patentës. Ti aplikon për këtë në Drejtorinë e Transportit. Bëj mësimin në një autoshkollë, apo tek një instruktor privat apo kombinoj të dyja. Ti zgjedh vet.

Nëse do ta ushtrosh vozitjen privatisht atëherë duhet që ti dhe instruktori yt të vijoni një kurs hyrës.

Këtë mund ta bëni në një autoshkollë që është e pranuar nga Drejtoria e Transportit

Në fund të kursit ti duhet të bësh kursin e rrezikut, pjesa 1 dhe 2.

Kursin e rrezikut e bën tek një arsimues i pranuar nga Drejtoria e Transportit.

Ushtroj dituritë dhe aftësitë tua sa më shpesh që ke mundësi. Sikurse me të gjitha gjërat tjera në jetë – për tu aftësuar dhe arritur sukses kërkohet që ti të ushtrosh dhe mësosh shumë.

Page 4: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

4

Është e rëndësishme që ti si shofer të jesh i sigurt dhe i vëmendshëm në trafik.Ti duhet të dish të parashikosh se çfarë mund të ndodh në rrugë, dhe të reagosh korrekt në të gjitha situatat.Të keshë patentë është liri, por edhe përgjegjësi e madhe.Vazhdo të mësosh derisa të jesh i gatshëm të hysh në provim.Lirisht bëri lutje instruktorit tënd të bëj një kontroll se sa ke mësuar para se të hysh në provimin e teorisë dhe atë të vozitjes.Provimin e bën tek Enti i Trafikut.

Me fat!

Në provimin e teorisë duhet të dëshmosh se i posedon ato njohuri që kërkohen për tu bërë një shofer i sigurt trafiku.Në provimin e vozitjes duhet të dëshmosh se ti mund t’i zbatosh ato njohuri në praktikë.Si provimi i teorisë ashtu edhe ai i vozitjes mbikqyrin që ti t’i arrishë objektivat e planit mësimor të kursit për provimin e shoferit të kategorisë B.Plani mësimor i kursit për kategori B (TSFS: 211:20) gjendet tek uebsajti i Drejtorisë së Transportit, www.transportstyrelsen.se

Page 5: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

5

Patenta e huaj e shoferit në SuediNëse ti vozit makinë në Suedi dhe ke patentë të lëshuar nga një shtet jashtë EES-së, ti mund të vozitësh me atë patentë një vit pas regjistrimit si banor në Suedi.

Kur të ketë kaluar një vit, ti duhet të bësh provimin e teorisë dhe të vozitjes për të marrë patentë suedeze të shoferit.

Nëse nuk je i regjistruar si banor i Suedisë atëherë nuk ka përkufizime në kohë se sa gjatë mund të vozitësh me patentë të huaj.

Nëse ke patentë shoferi të huaj të lëshuar nga një shtet brenda EES-së, ti mund të vazhdosh të vozitësh me atë patentë derisa ajo të jetë të ketë afat.

Page 6: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

6

Provimi i teorisë për kategori BProvimi i teorisë siguron që ti i ke njohuritë që kërkohen për tu bërë shofer i sigurt trafiku dhe i vetëdishëm ndaj mjedisit.Provimi i mat njohuritë tua në pesë fusha:

1. Njohuri automjeti dhe manovrimi, për shembulll:• si funksionon makina dhe si gjendja e rrugëve ndikon në veçoritë

e vozitjes së makinës• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet• lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se si sjellet makina.

2. Mjedisi, për shembull:• si ndikon në mjedis zgjedhja e mënyrave të transportit• si e vozit makinën në mënyrë të sigurt trafiku dhe me vetëdije

ndaj mjedisitt.

3. Siguri trafiku, për shembull:• çka do të thotë të tregosh arsye gjykimi të mirë në

bashkëveprimin me pjesëmarrësit e tjerë në trafik.• si e përshtat ti shpejtësinë, pozicionimin dhe vozitjen

e përgjthshme në situata të ndryshme.• si gjendjet e ndryshme të rrugës dhe mjedise rrugësh

ndikojnë në sjelljen e shoferit dhe sigurinë në trafik.

4. Rregullat e trafikut, për shembull:• shenjat e rrugëve, shënimet në rrugë, shpejtësia, takimi dhe

tejkalimi, ngarkesa, pasagjerët dhe obligimet ndaj pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

5. Predispozitat personale, për shembull:• si ndikojnë ilaçet, alkooli, drogat e tjera, stresi dhe lodhja

në sjelljet e shoferit• si ndikon vozitja e makinës në kohë të ndryshme të

ditës/natës në sjelljet e shoferit dhe sigurinë në trafik• si ndikon presioni grupor në sjelljet e shoferit dhe sigurinë në trafik.

Page 7: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

7

Kështu zhvillohet provimi i teorisëProvimi i teorisë fillon me një film të cilin ti e shikon e që e shpjegon ecurinë e provimit. Filmi është i përkthyer në shumë gjuhë. Ti mund ta shikosh filmin para se të hysh në provim:www.trafikverket.se/kunskapsprovb

Provimi përbëhet nga 70 pyetje, por vetëm 65 prej tyre llogariten në rezultat.Kjo varet nga fakti se 5 pyetje janë pyetje testuese për të shikuar vlerën e tyre.Ti nuk mund të vëresh se cilat janë pyetjet testuese.Ti duhet të përgjigjesh sakt në 52 pyetje për të kaluar provimin.Koha e provimit është 50 minuta.

Kushti i posedimit të dokumentit për identifikimKur të vish në provim ti duhet ta vërtetosh identiten tënd me një dokument i vlefshëm identitetit (dokument identiteti), ku fotografia qartë tregon se je ti.Informacioni se cilat dokumente identiteti mund të përdoren gjendet në: www.trafikverket.se/korkortTi po ashtu duhet të vërtetosh se nuk ke patentë shoferi nga ndonjë shtet tjetër brenda ESS-së.

Fotografimi tek Enti i TrafikutPara se të bësh provimin e teorisë ti do të fotografohesh tek Enti i Trafikut Provimi për shofer. Nëse fotografohesh ditën e provimit atëherë ti duhet të vish së paku 30 minuta para se të filloj provimi.Mos harro të marrësh me vete një dokument i vlefshëm identiteti.Enti i Trafikut të dërgon fletëpagesën për tarifën e fotografimit (80 kr).

Page 8: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

8

Pas provimit të teorisë Ti njoftohesh direkt pas provimit nëse e ke kaluar provimin apo jo.Ne t’a dërgojmë rezultatin në emailin tënd.Rezultati gjendet po ashtu në shërbimin Rezervo provim në www.trafikverket.se/bokaprovNë rezultat mund të shikosh se sa përgjigje të sakta i ke në fushat e ndryshme të provimit.Provimi kalues i teorisë ka afat dy muaj. Ti duhet të kalosh si provimin e teorisë ashtu edhe të vozitjes brenda afatit dy mujor. Përndryshe duhet t’i përsëritësh të dy provimet. Nëse provimi i teorisë është jokalues është e rëndësishme që të mësosh më shumë para se të hysh në provim herën tjetër. Edhe nëse nuk e kalon provimin e teorisë ti duhet ta bësh provimin e vozitjes.

Provimi i teorisë në gjuhë të tjeraProvimi i teorisë për kategori B është i përkthyer në shumë gjuhë. Ti e zgjedh gjuhën kur ti e rezervon kohën e provimit.

Provim me audioincizimNëse ke vështirësi leximi, shkrimi apo nuk e di suedishten, ti mund t’i dëgjosh pyetjet në suedisht. Nëse e bën provimin në një gjuhë tjetër atëherë në çdo kohë gjatë provimit mund t’a ndërrosh gjuhën dhe të kalosh në gjuhën suedeze. Atëherë edhe mund t’a dëgjosh pyetjen në suedisht.

Provim me gojë, provim me kohë më të gjatë provimi, përkhyes apo përkthyes të gjuhës së shenjaveTi mund të aplikosh që të bësh provimim me gojë, me kohë më të gjatë provimi, me përkhyes apo përkthyes të gjuhës së shenjave. Formularin e aplikimit mund ta gjesh në: www.trafikverket.se

Page 9: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

9

Provimi i vozitjes për kategori BKur të bësh provimin e vozitjes ti duhet të dëshmosh se ti në mënyrë të pavarur mund t’i zbatosh njohuritë tua në praktikë për të qenë një shofer i sigurt trafiku.

Fushat e kompetencës që vlerësohen janë:

Njohuri automjeti• Ti duhet të dish të bësh një kontroll sigurie të makinës, për

shembull ndriçimin, gomat, vajin e motorit, dhe të kuptosh se cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet.

Manovrimi• Ti duhet të dish si manovrohet makina, për shembull t’i

përdorësh pedalet në mënyrë të drejtë.• Ti duhet të dish si ta drejtosh makinën, si kur të vozitësh drejt

ashtu edhe kur hyn në kthesë.• Ti duhet të dish të vozitësh mbrapa dhe të parkosh në mënyrë të

natyrshme.• Ti duhet ta dish të ndryshosh pajisjet komanduese, për shembull

si të rritet dhe zbritet ngrohja dhe të përdorësh fshirësen e xhamave të përparmë.

Page 10: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

10

Mjedis dhe vozitja e kursyeshme• Ti duhet të dish të planifikosh vozitjen tënde në mënyrë që të

mos kesh nevojë të ndalesh pa nevojë.• Ti duhet të dish ta zgjedhësh atë shpejtësi që është e

përshtatshme për mjedisin dhe sigurinë në trafik.

Rregulla trafiku• Ti duhet t’i dish rregullat e trafikut dhe t’i zbatosh ato në

mënyrë të natyrshme në mënyrë që bashkëveprimi me pjesëmarrësitë e tjerë të trafikut të funksionoj.

Siguria në trafik dhe sjellja• Ti duhet të jesh i vëmendshëm gjatë vozitjes dhe t’a

përshtatësh vozitjen në bazë të asaj që ti shikon.

• Ti duhet të dish se ku, kur dhe si duhet shikuar në situata të ndryshme.

• Ti duhet të dish të identifikosh dhe kuptosh se cilat janë rreziqet në trafik dhe të dish të planifikosh vozitjen në atë mënyrë që të jesh i gatshëm ndaj situatave që e kërkojnë këtë.

• Ti duhet të dish ta përshtatësh shpejtësin sipas dukjes, gjendjes së rrugës dhe situatës.

• Ti duhet ta pozicionosh qartë makinën në rrugë, për shembull kur bën një kthesë apo zgjedh korsinë e vozitjes.

• Ti duhet të vozitësh me marzh të mjaftueshëm sigurie, për shembull të dish se si duhet përshtatur distanca ndaj pjesëmarrësve të tjerë në trafik dhe automjeteve që nuk janë në lëvizje.

• Ti duhet me qartësi dhe me kohë të tregosh drejtimin tënd duke e përdorur llambat sinjalizuese.

Page 11: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

11

Kështu zhvillohet provimi i vozitjesUdhëheqësi i provimit fillon duke të treguar për ecurinë e provimit dhe çka do të vlerësohet. Nëse nuk di suedisht, ti mund të shikosh një film të këtij fillimi të provimit. Filmi është i përkthyer në disa gjuhë. Ti mund t’a shikosh filmin para se të vish në provim: www.trafikverket.se/korprovb

Pas këtij fillimi ti do të bësh një kontroll sigurie.Më vonë ti do të vozitësh së paku 25 minuta, si në trafik qyteti ashtu edhe në rrugë rurale. Ty të jepen udhëzime të qarta dhe me kohë të mjaftueshme se nga do të vozitësh. Nëse paraqitet një situatë e rrezikshme ku udhëheqësi i provimit duhet të ndërhyj, je megjithatë ti që konsiderohesh si shofer dhe e ke përgjegjësinë por ato që ndodhin gjatë provimit.

Page 12: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

12

Kushti i posedimit të dokumentit për identifikimSikurse edhe në provimin e teorisë ti duhet të posedosh një dokument i vlefshëm identiteti ku fotografia qartë tregon se je ti.

Ti po ashtu duhet të vërtetosh se nuk ke patentë shoferi nga ndonjë shtet tjetër brenda ESS-së.

Pas provimit të teorisëUdhëheqësi i provimit e vlerëson tërësinë e vozitjes tënde dhe ti njoftohesh direkt me rezultatin pas përfundimit të provimit. Ne e dërgojmë rezultatin e provim në emailin tënd. Rezultati gjendet edhe në shërbimin Rezervo provimin në www.trafikverket.se/bokaprov

Provimi kalues i vozitjes ka afat dy muaj. Ti duhet të kalosh si provimin e teorisë ashtu edhe të vozitjes brenda afatit dy mujor. Përndryshe duhet t’i përsëritësh të dy provimet.

Nëse provimi i vozitjes është jokalues, fty të jepet një sqarim se përse.

Është e rëndësishme që të ushtrosh edhe më shumë para se të hysh në provim herën tjetër.

Page 13: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

13

Përmbajtja e provimit të vozitjesUdhëheqësi i provimit do të njoftoj se cilat pika të provimit mund të hyjnë në provimin e vozitjes. Këtu mund të shikosh se çfarë përmbajnë pikat e provimit:

Kontrolli i sigurisë dhe pozita e vozitjesTi fillon me kontrollin e sigurisë. Ti do të kontrollosh ndonjë apo disa pjesë që hyjnë në një kontrollë sigurie:

• ndriçimi, treguesi i kahjes së vozitjes, refleksi dhe sinjali

• fshirësi i xhamave të përparmë dhe shpërlarësi

• drejtuesi

• frenat

• rrotët dhe gomat

• lëngjet, për shembull lëngu shpërlarës dhe uji për ftohje, vaji i frenave dhe vaji i motorit

• sistemi i paralajmërimit të makinës.

Ti po ashtu do ta rregullosh ulësen tënde, mbështetësen e kokës, pasqyrat dhe rripin e sigurisë që të kesh një pozitë të sigurtë vozitje. Gjatë kontrollit të sigurisë ty do të jepen udhëzime të qarta se çka duhet të kontrollosh.

Nëse zbulon mangësi në makinë duhet të jesh në gjendje të propozosh masa. Ti në mënyrë të pavarur duhet t’i kontrollosh funksionet e ndryshme.

Nëse një pjesë e kontrollit është e pamundur të bëhet vet, ti mund t’i kërkosh ndihmë udhëheqësi i provimit.

Page 14: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

14

Frenim efektiv Ti mund të detyrohesh të bësh një frenim efektiv gjatë provimit. Frenim efektiv do të thotë ta ndalosh makinën brenda një distance sa më të shkurtur që është e mundur.

Udhëheqësi i provimit të jep udhëzime të qarta rreth këtij segmenti dhe të tregon se kur është realizuar. Frenimi bëhet në një shpejtësi prej më së paku 50 km/h. Gjendja e rrugës e dikton se në cilën shpejtësi do të frenosh ti.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson teknikën e frenimit dhe si e pozicionon ti makinën në rrugë.

ParkimiTi do të parkosh makinën në një vendparkim apo në një xhep parkimi përgjatë një rruge, dhe ti i tregon udhëheqësit të provimit kur ti konsideron se e ke kryer parkimin.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde dhe se si ti e manovron makinën.Udhëheqësi i provimit po ashtu e vlerëson se si ti e pozicionon makinën në katrorin e parkimit dhe distancën ndaj automjeteve tjera.

Vozitja mbrapaDu kommer att få backa under körprovet. Förarprövaren ger dig tydliga förutsättningar, till exempel var och hur långt du ska backa. Du får då goda möjligheter att planera backningen.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson pozicionimin tënd, vëmendjen tënde, bashkëveprimin me pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe si e manovron makinën.

Page 15: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

15

Starti në pjerrësirëTy mund të jepet si detyrë të startosh makinën në përpjetës apo tatëpjetës.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde, bashkëveprimin në mes të gazit dhe freksionit dhe se si jep shenjë.

Kthimi Udhëheqësi i provimit mund të kërkoj që të bësh një kthesë gjatë provimit. Kjo mund të bëhet në një vend të caktuar apo një vend që ti vet e zgjedh.

Udhëheqësi i provimit vlerëson se si e ke realizuar kthesën dhe a është bërë në mënyrë të sigurt për trafikun.

Page 16: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

16

Përdorimi i pajisjve komanduesUdhëheqësi i provimit mund të kërkoj nga ti që përdorësh apo ndryshosh diçka në pajisjet komanduese gjatë vozitjes. Moti po ashtu mund të jetë i tillë sa që ti vet konsideron se duhet përdorur ndonjë pajisje komanduese.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde, si e manovron makinën dhe se si e pozicionon makinën në rrugë.

Page 17: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

17

Pjesëmarrësit e pambrojtur të trafikutGjatë provimit të vozitjes mund të ndodh që ti kalon pjesëmarrës të pambrojtur në trafik apo fëmijë duke lozur.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde, si ti e përshtat shpejtësin dhe sa je i vetëdishëm për rrezikun.

Vozitja në korsi och ndërrimi i korsisë Gatë provimit të vozitjes kërkohet që ti të ndërrosh korsi një apo disa herë.Ti mund të vish në situatë ku i ke disa korsi që shkojnë në të njëjtin drejtim dhe ku ti vet duhet të zgjedhësh korsinë duke marrë parasysh vazhdimin e udhëtimit.Kur bën zgjedhjen e korsisë është e rëndësishme që të bashkëveprosh me pjesëmarrësit e tjerë në trafik, të planifikosh vozitjen dhe të jesh i qartë rreth drejtimit tënd. Është po ashtu e rëndësishme që të mbash distancën e duhur ndaj automjetet përpara teje.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson bashkëveprimin tënd me pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe vëmendjen tënde. Udhëheqësi i provimit vlerëson po ashtu se si ti e bën zgjedhjen e korsisë, si e tregon kahjen se nga do të shkosh dhe si e përshtat shpejtësin dhe si e pozicionon makinën në rrugë.

Page 18: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

18

Kryqëzimi në rrugëTi do të kalosh kryqëzime të llojit të ndryshëm ku rregullat e trafikut dhe kushtet e të pamurit mund të ndryshojnë.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde, si e përshtat shpejtësin, si i zbaton rregullat, përgatitjen paraprake dhe gatishmërinë e të vepruarit.Është po ashtu e rëndësishme se si ti bashkëvepron pjesëmarrësit e tjerë në trafik si e tregon qëllimin tënd, si jep shenja dhe si e pozicionon makinën.

Kryqëzim i rregulluar me sinjal Gjatë provimit mund të ndodh që të kalosh një kryqëzim me semafor. Është e rëndësishme që të bësh përshtatjen e shpejtësisë duke i’u afruar kryqëzimit, se mund të parashikosh ndodhi të ndryshme dhe të jesh i gatshëm kur bëhet ndërrimi i sinjalit.

Udhëheqësi i provimit vlerëson, se si e përshtat shpejtësin, vëmendjen tënde dhe si e pozicionon makinën në rrugë.Udhëheqësi i provimit e vlerëson po ashtu bashkëveprimin tënd me pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe se si i zbaton rregullat e trafikut.

Page 19: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

19

VendrrotullimiNëse kalon një vendrrotullim gjatë provimit është e rëndësishme se si bashkëvepron me pjesëmarrësit e tjerë në trafik, si e tregon qëllimin tënd, si jep shenja dhe si e pzicionon makinën në rrugë. Është po ashtu e rëndësihme që ti t’i zbatosh rregullat e trafikut në fuqi.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde, si e përshtat shpej-tësin, si i zbaton rregullat, përgatitjen paraprake dhe gatishmërinë e të vepruarit.

Kalimi i automjeteve që nuk janë në lëvizjeGjatë provimit mund të ndodh që ti kalon automjete që nuk janë në lëvizje, për shembull një autobus që qëndron në stacion ose makina të parkuara përgjatë rrugës. Është e rëndësishme që të bësh përshtatjen e shpejtësisë dhe të parashikosh ndodhi të ndryshme.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde, si e përshtat shpejtësin dhe sa je i vetëdishëm për rrezikun.

Page 20: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

20

Vozitja në vendbanimGjatë provimit ti do të vozitësh në vendbanime me përkufizime të ndryshme të shpejtësisë dhe mjedise të ndryshme trafiku.

Udhëheqësi i provimit vlerëson, se si e përshtat shpejtësin, pozicionimin tënd në rrugë dhe vëmendjen tënde. Udhëheqësi i provimit e vlerëson po ashtu vetëdishmërinë tënde ndaj rrezikut.

Vozitja e pavarur në drejtim të cakutTy do të jepet detyra që në mënyrë të pavarur të vozitësh në drejtim të caqeve të ndryshme. Mund të jetë një cak që ti e njeh dhe në këtë rast ti e zgjedh rugën vet. Por mund të jetë edhe ndonjë cak për të cilin ka shenja. Nëse rastis që të gabosh rrugën, udhëheqësi i provimit mund të lutet që të kthehesh dhe të vazhdosh në drejtim të cakut siç ka qenë e menduar. Nëse e heton ti vet se ke vozitur gabimisht, mund të kthehesh dhe vazhdosh drejt cakut siç ka qenë e menduar

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde, si jep shenja, si e pozicionon makinën në rrugë dhe sa mund t’i zbatosh udhëzimet e dhëna. Është po ashtu e rëndësishme që të bashkëveprosh me pjesëmarrësit e tjerë në trafik në një mënyrë të mirë.

Page 21: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

21

Vozitja në rrugë me punimePunimet në rrugë janë një dukuri e zakonshëm në trafik. Disa zona janë shënuara me shenja në rugë për të ndihmuar ty që të kalosh sa më lehtë.

Nëse kalon në rrugë me punime gjatë provimit, udhëheqësi i provimit e vlerëson vetëdishmërinë tënde ndaj rrezikut, vëmendjen tënde, si e përshtat shpejtësin dhe gatishmërinë tënde të veprimit. Udhëheqësi i provimit e vlerëson edhe bashkëveprimin tënd me pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe punëtorët e rrugës.

Page 22: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

22

Kryqëzim në hekurudhë dhe binarë tramvaji Gjatë provimit mund të ndodh që ti kalon në një kryqëzim me hekurudhë apo binarë.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde, vetëdishmërinë tënde ndaj rrezikut dhe si i zbaton rregullat e trafikut.

Page 23: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

23

Vozitja në rrugë të ngusht dhe të lakuar Gjatë provimit mund të vozitësh në rrugë të ngushta dhe me kthesa me përkufizime të ndryshme të shpejtësisë. Mund të jenë rrugë me rërë apo të asfaltuara.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vetëdishmërinë tënde ndaj rrezikut, si e përshtat shpejtësin, pozicionimin tënd në rrugë dhe si bashkëvepron me pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Autostradë, rrugë për automjete dhe të ngjashmeGjatë provimit mund të vozitësh në autostradë apo rrugë për automjete motorike ku shpejtësia maksimale e lejuar mund të jetë deri në 120 km/h.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson bashkëveprimin tënd me pjesëmarrësit e tjerë në trafik, distancën ndaj automjetet parpëra teje dhe si e pozicionon makinën në korsi. Udhëheqësi i provimit e vlerëson po ashtu vëmendjen tënde, si i përdor hyrjet dhe daljet nga autostrada dhe si e përshtat shpejtësin.

Page 24: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

24

Dalja nga rruga ruraleNga ti mund të kërkohet që të dalësh nga rrugë rurale që kanë përkufizime të ndryshme të shpejtësisë. Detyra yte është që të planifikosh daljen në një mënyrë të sigurt trafiku.Po ashtu është e rëndësishme se si e përshtat shpejtësin, pozicionon makinën, jep shenjë dhe si e përdor skajin e rrugës kur kjo është e nevojshme.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde, vetëdishmërinë tënde ndaj rrezikut dhe bashkëveprimin tënd me pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Hyrja në rrugë rurale dhe vozitja në rrugë ruraleGjatë provimit mund të vozitësh në rugë rurale me përkufizime të ndryshme të shpejtësisë.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde, si e përshtat shpejtësin.Udhëheqësi i provimit e vlerëson po ashtu si e përshtat distancën ndaj automjetit përpara teje, pozicionimin tënd në rrugë dhe si i zbaton rregullat e trafikut.

Page 25: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

25

TejkalimiTi ndoshta do të kesh nevojë të tejkalosh ndonjë automjet gjatë provimit.Është me rëndësi të zgjedhesh se ku do ta bësh tejkalimin dhe si e manovron makinën dhe si jep shenja.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde dhe se si pozicionohesh gjatë tejkalimit. Udhëheqësi i provimit e vlerëson edhe vetëdishmërinë tënde ndaj rreziku.

Pamja e zvogëluar dhe terriTerri, mjegulla, të reshura të fuqishme dhe pozita e ulët e diellit, janë disa shembuj që mund të kenë ndikim në pamje, gjatë provimit.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson vetëdishmërinë tënde ndaj rreziku, si e pozicionon makinën në rrugë dhe si i përdor dritat e gjata dhe dritat e shkurtra.Udhëheqësi i provimit e vlerëson vëmendjen tënde dhe distancën që mban ndaj automjeteve përpara teje.

Kushte të rrezikshme dhe rrëshqitshmëria në rrugëMund të jetë rrëshqitshëm në kohën kur të bën provimin. Rrëshqitshmëria varet nga bora, akulli, rrugët e lagëta, lloçi apo asfalti i nxehur nga dielli.Është e rëndësishme që të përshtatësh vozitjen sipas kushteve në rrugë.

Udhëheqësi i provimit e vlerëson edhe vetëdishmërinë tënde ndaj rreziku, si përshtat shpejtësin, si e pozicionon makinën në rrugë. Udhëheqësi i provimit e vlerëson po ashtu vëmendjen tënde dhe distancën që mban ndaj automjeteve përpara teje.

Page 26: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

26

Në provimin e teorisë dhe atë të vozitjes ti duhet të dëshmosh se ke njohuri të mjaftueshme për të qenë një shofer i sigurt trafiku dhe i vetëdishëm ndaj mjedisit.

Pyetje të përshtatura nga situataUdhëheqësi i provimit mund të bëj pyetje që kanë lidhje me situata që dalin gjatë provimit të vozitjes.

Me fat!

Page 27: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

27

Shënimet e mia

Page 28: Patentë shoferi për veturë - Brandfactory A/S...• cilat rreziqe mund të dalin nëse makina nuk funksionon si duhet • lidhja në mes të teknikës së vozitjes dhe mënyra se

ALB

AN

SKA

. TRA

FIK

VER

KET

. BES

TÄLL

NIN

GSN

R: 10

093

2. U

TGÅ

VA

1. JA

NU

ARI

20

19. P

ROD

UK

TIO

N: T

RAFI

KV

ERK

ET, F

ORM

OC

H E

VEN

T.

TRYC

K: B

RAN

DFA

CTO

RY. I

LLU

STRA

TIO

N: M

ATS

BJÖ

RKLU

ND

PRO

DU

KTI

ON

AB.

Trafikverket, 781 89 Borlänge. Adresa për vizitë: Röda vägen 1Telefoni: 0771-921 921. Teksttelefoni: 010-123 50 00.

www.trafikverket.se/korkort

PËRPARËSI PËR PROVIM• Ti që e bën provimin e teorisë dhe

vozitjes për herë të parë ke përparësi për vendet e para të lira për provim.

• Ti ke përparësi edhe për dy kohë provimi nëse njëra apo dy provimet nuk i ke kaluar.

• Ti nuk ke më përparësi për kohët e para të lira për provim nëse i ke bërë katër provime. Prandaj ti mund të detyrohesh të presësh më gjatë para se të hysh në provim sërish.

Ne të rekomandojmë ty që hyn në riprovim që të shfrytëzosh kohën mirë që të mësosh më shumë para se të hysh në provim herën tjetër. Merr ndihmën e instruktorit tënd për të vlerësuar provimin.

Kohën për provim të teorisë dhe atë të vozitjes mund t’a rezervosh në www.trafikverket.se/bokaprov ose duke e kontaktuar Shërbimnin e Klientëve pranë Entit të Trafikut në 0771-17 18 19.

Rezervo Provimin e Teorisë dhe Provimin e Vozitjes – me kohë!