patosi · patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për...

60
PATOSI Traditë - Kulturë qershor 2019

Upload: others

Post on 10-Dec-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 1

PATOSI Traditë - Kulturë qershor 2019

Page 2: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

2 Traditë dhe Kulturë

-PATOSIInformacion i përgjithshëmKultura të ndryshme, një qytetGreva e Naftëtarëve të Patosit 7 - 11 Mars 1927Nafta ZharrëzNafta RuzhdieUlliriFlora dhe FaunaMonumentet e KulturësKalaja e MargëlliçitMargëlliçi, dëshmitar i terrakotës së AfërditësTuma e PatositUra e OfiçinësMonumentet e KultitKisha e “Shën Mëhillit” dhe Kishat e tjera të SheqishtesMonumentet e NatyrësRrepet e PeshkëpijavePunimet artizanaleDisa nga objektet e hershme kulturore-ZHARRËZAInformacion i përgjithshëmVllehët në MyzeqeRezervuari i ZharrzësMonumentet e KulturësNovosela

Monumentet e KultitManastiri i Shën Trifonit dhe Kishat e Sheqishtes-RUZHDIEInformacion i përgjithshëmRezervuari i RuzhdiesMonumentet e KultitMekami i DreniesVarri i Baba Mustafait (të gjatit)Monumentet e NatyrësUjvarat në kanionin e SiqecësRrapi i Zhugrit-TRADITA MYZEQAREDasma Myzeqare Bujqësia dhe BlegtoriaOda Myzeqare-TRADITA MALLAKASTRIOTEBujqësia dhe BlegtoriaOda Mallakastriote-VESHJET KARAKTERISTIKE POPULLOREVeshjet MyzeqareVeshjet MallakastrioteVeshjet VlleheVeshjet ÇameFESTIVALI “STREET ART”

Përmbajtja

Page 3: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 3

“Patosi, Traditë - Kulturë”, është një botim i cili vjen në kuadër të Trashëgimisë Kulturore. Revista prezanton qytetin në aspektin e etnokulturor dhe historik, në funksion të komunitetit vendas dhe gjithë atyre që dëshirojnë ta vizitojnë atë nga afër.

Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të larmishme social- kulturore të pasura me traditën dhe psikologjinë e zonave nga vinin.

Lindja e qyteteve që vihet re në shekujt IV - III krijoi kushtet për zhvillimin e një prodhimtarie zejtare shumëdegëshe, e cila çoi në zgjerimin e veprimtarisë së tyre tregëtare si dhe rritjen e gjithanshme të ekonomisë monetare1.

Të dhënat arkeologjike e numizmatike që kemi nga shumica e qyteteve Ilire (Lis, Zgërdhesh, Selcë e Poshtme, Irmaj, Dimal, Klos, Margëlliç, Amantia, Antigone etj), dëshmojnë për një rritje të konsiderueshme të volumit të mallrave që hidhen në treg, për një qarkullim më të dendur monetar. Nuk ka dyshim që Dyrrahu dhe Apolonia luajnë një rol të rëndësishëm në tregun ilir gjatë gjithë peridhës helenistike2.

Të gjitha këto dëshmi flasin për një fortesë të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit në atë kohë.

Zgjerimi i vendburimeve të naftës e gazit në vite, ndikuan në mënyrë të ndjeshme që ky qytet të merrte edhe funksionet e një rajoni industrial. Ritmet e zhvillimit ekonomik kanë qenë të pandashme nga ato të zhvillimit social e kulturor të banorëve.

Ky buletin vjen në kuadër 70 vjetorin e krijimit të qytetit, ku me krenari kemi ndarë me qytetarët tanë histori dhe vlera. Pas ndarjes Administrativo-Territoriale, Njësia Administrative Ruzhdie dhe Njësia Administrative Zharrëz iu bashkuan Bashkisë Patos, duke respektuar edhe kriterin e përbashkët të traditës, kulturës, lidhjet tradicionale dhe vlera të tjera vendore.

Është punuar me përkushtim që të gjithë elementët kulturor të pasqyrohen në këtë botim, duke u dhënë mundësi të gjithëve ta njohin dhe ta vizitojnë Patosin, si një zonë e pasur me trashëgimi materiale, shpirtërore dhe natyrore.

Rajmonda Balilaj

Patos 2019

1 ) S. Islami, Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare në Iliri, “Iliria” II, 1972, fq 15 – 16.2) A. Mano, Tregëia dhe arteriet tregëtare të jugut, “Iliria”, 1976, fq 115.

Page 4: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

4 Traditë dhe Kulturë

Informacion i përgjithshëmTerritori i bashkisë Patos shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, në qarkun e Fierit dhe kufizohet me Bashkinë Rroskovec, me Bashkinë Fier dhe Bashkinë Ballsh me një sipërfaqe prej 82.55 km2, ku pika me e lartë arrin në fshatin Drenie 498m mbi nivelin e detit dhe me shtrirje minimale në fushat e fshatit Sheqishte 11.2m.

Vështrim historikEmri i qytetit të Patosit sipas studiuesve, rrjedh nga greqishtja e lashtë “Pathos” që do të thotë zjarr. Qyteti i Ri i Patosit, shtrihet gjatë vargut koodrinor Fier - Patos në formë harku, e mbart mbi supet e veta histori dhe vlera të çmuara të një procesi të gjatë zhvillimi të vrullshëm urban dhe social. Kjo qytetzë industriale është krijuar rreth vitit 1949 për të strehuar punëtorët dhe inxhinierët që punësoheshin në të quajturën “Zona Patos - Marinëz”. Patosi është kryeqendra e industrisë së naftës në Shqipëri.

Kultura të ndryshme, një qytet!

PATOSI

Bajramet, janë shoqëruar me gatimin e gjelerave dhe embelsirave. Gratë vishnin rrobat e kërsafta si i thonë sot rrobave që vishen në festa më të rëndësishme familjare.Ishin ca tumane me lule ngjyra- ngjyra të nxjerra nga sepetet prej nga ku kishin nxjerrë sa e sa herë. I mbushnin me një aromë të ëmbël manxurani dhe borziloku në secilën palë të tyre.

Vjeshta çame të dehte me erën e ftonjve, me kokrrat e kuqe të shegëve që vareshin si ca lulëkuqe të stërmëdha në degët e ngarkuara, me limonët që piqeshin në degë e si ushtarë të mirë, ishin gati të rreshtoheshin një nga një shumë shpejt në sepetet e familjeve çame. Të mblidhnin

Nëse do të shikojmënga afër identitetin shpirtëror të krahinës së Çamërisë, duhet që të futemi sadopak edhe në etnografinë e saj shpirtërore. Në traditat e kuzhinës së saj që nuk ka qenë asnjëherë thjesht vendi i ushqimit, por edhe një pjesë e pazëvendësueshme e portretit të saj, i atij porteti me aq hapësirë kulturore që edhe tani pas 60 e ca viteve të dëbimit të organizuar të saj nga trojet stërgjyshore asnjëherë nuk është fashitur.

Asnjëherë nuk është shkëputur jeta e saj, nga besmi te feja islame. Madje festat e shumta të besimtarëve myslimanë si lindjet e fëmijëve, nisja e shtëpive të reja, bërja synet e djemve, duke vënë në krye

Tradita Çame

Page 5: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 5

kokrrat e panumëruara të ullinjve, sepse në vjeshtën që do të vinte do të kishte dhe më shumë dasma, këngë, valle.

Shtëpia ishte derëhapur për miqtë që s’duhet t’u mungonte asgjë në sofrën e shtruar.Gratë bënin gati arrat e migladhetë (bajamet), thanin fiqtë e t’i bënin bukë manure, mësonin me saktësi vajzat e tyre me këtë “kod të përjetshëm”, tëmësonin të këndonin, të kërcenin, të uronin, të flisnin me pak naze, të mbushnin ujë në krua, të tirrnin leshin e bardhë të deleve, t’iu bënin çorape e fanella të bukura burrave e djemve mustaqe padirsur apo edhe të bënin velënxa të leshta me ngjyra - ngjyra, të rrisnin fëmijë të shëndetshëm, të dinin të bënin petë për byrekë, të prisnin miqtë e largët e të afërt në odat e zbardhëlluara nga gëlqerja e bardhë dhe nga shpirti i bardhë çam, të shkonin tërë gëzim çdo

të xhuma në xhamitë e mbushura plot e përplot me besimtarë dhe të luteshin për mbarësinë e familjeve të tyre dhe për mbarë Çamërinë, të dinin të bënin vaj në govatat e drunjta, të qëndisnin, por asnjëherë të mos harronin, që të bënin më të mirën e gjërave që të gatuanin me duart e tyre. Kështu ia shtonin mirësinë emrit të Çamërisë megatimet sidomos të ëmbëlsirës karakteristike “Bakllavasë” që kur edhe ato vajza do të bëheshin gjyshe e stërgjyshe ky“Kod” të mos harrohej asnjëherë, por të përcillej tek të tjerat. Asnjëherë të mos harrohej tradita e mrekullueshme që buronte nga shpirti çam, nga dielli që ndrinte brigjet e saj që ngrohte gjethet e ullinjve dhe të dafinave, një shpirt që dritëzohej edhe nga drita e Jonit, nga bujaria që futej në kufijtë e legjendës.

Tradita VlleheBota dhe shpirti i vllehëve është shumë i pasur, ndonsë shumë gjëra kanë ndryshuar apo janë asimiluar. Ende në këto fise e familje ruhen si relike të çmuara bota e tyre materiale e shpirtërore. Vedrat me qumësht, vazot me djath, guna, velenxa, fyelli dhe kërraba me shqiponja e kapronj kanë qënë deri vonë etnografia e vllehëve veçanërisht veshjet stolitë e grave.

Kërraba klasike e blegtorit është ende nostalgjia publike e disa të moshuarve, pranë tufave të tyre me dele. Por, mbi të gjitha, në këtë etni, s’kanë vdekje, baladat, elegjitë, ninullat, lirikat dhe rrëfenjat e lashta vllehe. Ja dhe dy mikrofragment elegjie vllehe, e këtyre anëve: “Ah! Ku ta gjej papuin e lashtë në ato male me dritë hëne”, “S’më tretet loti për vajzën që më rrëmbeu lumi, matan fushës, matan malit, matan diellit!? Ah!”

Punimi i qilimave, rrugicave prej leshi ka qenë kryepuna e grave dhe vajzave vllahe. Qilimat dhe sixhadet me ngjyrat e ylberit

janë kërkuar mjaft vite më parë.Tezgjahet zhurmonin në çdo kasolle e shtëpi.Burrat që rrinin maleve me bagëti, vishnin rroba të leshta të punuara prej duarve të tyre.Edhe shajaket e llabanet, brrucat, i bënin vetë.Vajzat pajën e bënin vetë në avlimend.Ky ishte zakon që trashëgohej.

Cremoniali dasmës vllahe nis dy javë para ditës së dasmës. Tek familja e dhëndrit hidhej, pastrohej dhe rrihej gruri, që të ishte gati për t’u zier dhe gatuhej e haej në ditën e surselilit. Nga ky grurë i zier dhe i rregulluar në formën e ashures, haej nga të gjithë, por më të privilegjuarit ishin fëmijët.

Ditën kur rrihej gruri, këndohej:

Bambe - bumbe kopanët,Që të zbardhen rrobat,Rrobat nuk duan të zbardhen,Sepse duan kra

Dasma vllahe fillonte një të diel para së dielës që do të merrej nusja. Këtë ditë

Page 6: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

6 Traditë dhe Kulturë

tek shtëpia e djalit dhëndër merreshin surselili: gra, nuse dhe vajza shkonin në pyllin më të afërt dhe ngarkonin dru, që përdoreshin vetëm për të gatuar në dasmë. Para se të ngarkoheshin, merrnin tri herë vallen e kënduar. Po këtë valle të kënduar e bënin dhe një herë në mes të rrugës, po të ngarkuara me dru dhe përsëri tek oborri i dhëndrit këndonin po këtë, pasi shkarkonin drutë. Miqtë në dasmë vinin që të shtunën, para surselilit dhe iknin të martën pas ditës së dasmës (ditës së diel). Të enjten gatuheshin bukët me simite nga qiqra. Prandaj, të mërkurën copëtohej qiqra, rrihej me çekiç mbi gurë, duke kënduar. Kur niseshin për të marrë nusen ditën e diel përsëri këndohej. Kur merreshin, surselili, përgatiteshin e mbaheshin me flamurë: të kuq, të bardhë dhe të verdhë. Kur merrej nusja, mbanin vetëm flamurin e kuq. Flamurët ishin qëndisur dhe u vareshin girgilisë (zbukurimeve me lodra zhurmuese). Kur

shkohej për të marrë nusen, hidhej një kulaç me karamele e kush e kapte, e hante, duke u dhënë edhe të tjerëve. Por guximi i tij dallonte, se ai duhej të ruhej nga të lagurit me ujë nga ai që hidhte kulaçin.Kur merrej nusja, kryesorët ishin nuni, furtahu dhe dhëndri. Nusja hipej mbi kalë, mushkë ose pelë nga më të mirat. Kali i saj lidhej pas atij të nunit. Dhëndri dhe vëllami iknin përpara me flamurin e kuq në dorë. Shkonin në shtëpi, gjysmë ore para të tjerëve. Kur vinte nusja dhe zbriste nga kali, i afrohnin tre fëmijë të cilëve nusja u jepte nga një mollë dhe më pas ata hipnin tek kali i nuses. Kjo bëhej që nusja të kishte fatin për të lindur fëmijë. Kur futej nusja tek dera e burrit, lyente derën me gjalpë. Kur zbriste nga kali këndohej:

Tir moj vjehrrë tir,Se të gjeti nusja pa tjerrë,Shkrih more vjehërr shkrih,Se të gjeti nusja pa shkrehur.

Dasma LabePeriudha e martesës është momenti më i rëndësishëm i jetës në zonën e Labërisë. Para së të planifikohej një bashkim mes dy familjesh, përmes lidhjes së kurorësnga çifti i ri, ajo që shikohej me vëmendje më parë nga të dyja palët, ishte zgjedhja e mikut. Krushqit, duhesh patjetër të ishin të një niveli ekonomik, social e kulturor, në mënyrë që mos lindnin diferencime e mospërputhje klasore dhe të shmangeshin pakënaqësitë e përveçme. Siç mbaronin punë mblesërit, familjet që jepnin pëlqimin reciprok për njëra - tjetrën, caktoheshin datat dhe vazhdoheshin përgatitjet njëra pas tjetrës. Kryheshin ceremonitë paramartesore të shkëmbimit të nishanit, dhuratave, unazave, e kështu me radhë për të ardhur tek ajo që quhet “momenti premartesor”. Një grup me numër tek nga familja e dhëndrit “sijinxhit”, ku zakonisht formohet nga; daja i djalit që

zë vendin dhe përgjegjësinë kryesore, xhaja e ndonjë tjetër i afërm, shkojnë e u bëjnë peshqeshe nuses dhe krushqve. Ata priten me të gjitha respektet dhe pasi hanë e pijnë tërë natën, në mëngjes bëhen gati të rikthehen në shtëpinë e dhëndrit, duke marrë me vete kuajt që tashme janë ngarkuar nga krushqit e nuses, me plaçkat dhe pajën që ajo ka përgatitur. Krejt origjinale dhe me rrënjë në lashtësinë e vonë ilire vjen polifonia labe si më konservatorja e gjithë trojeve shqiptare. Si pjesë e muzikës popullore shqiptare ajo karakterizohet nga mbivendosja e dy a më shumë vijave melodike vokale apo instrumentale në të cilat zhvillimi kryhet me kontrapunkte (horizontalisht) dhe harmonizime (vertikalisht). Ekzekutohet në grupe të veçanta burrash e grash por edhe të përziera. Më rrallë shoqërohet edhe me saze.

Page 7: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 7

Fustani është veshja më e vjetër e gruas në Labëri, më vonë u përdorën edhe çitjanët.Veshja e vjetër e burrit karakterizohet nga këmisha e gjatë, fustanella, tirqet, të

gjata ose të shkurtra, poturet, qëllotat si dhe qylafi i bardhë me thumb në majë. Për këpucët fillimisht ishin opingat e lopës apo ato me shollë të regjur, me xhufkë etj.

GREVA E NAFTËTARËVE TË PATOSIT 7 - 11 MARS 1927

Treva e Patosit e pasur me vaiguri u njoh si e tillë gjatë Luftës së Parë Botëre, por pretendimet e shoqërive të huaja të hidrokarbureve për shfrytëzimin e saj, u shfaqën në fillimet e viteve ’20 shekullit kaluar.Më 18 shkurt 1925 shoqëria angleze “Anglo - Persiane Oil Co”, mori në Shqipëri 250 000 ha tokë me të drejtë kërkimi dhe shfrytëzimidhe ngriti qendrën e saj logjistikenë Vlorë.Nga kjo sipërfaqe, vetëm në Patos kishte 5 500 ha. Duke parashikuar perspektivën e rëndësishme të këtij territori, shoqëria lëvizi qendrën e saj logjistike nga Vlora në Fier.

Gati një vit më vonë, më 20 korrik 1926, anglezët shpuan në Kasnicë me sukses pusin e parë APOK -1, me thellësi 272.5 m trashësi shtrese 5 m dhe prodhim 40 ton në ditë. Zbulimi i këtij vendburimi pati jehonë të madhe në të gjitha qarqet qeveritare dhe mediatike të kohës. Ministria e Punëve Botore njoftonte zyrën e shtypit në Tiranë me entusiazëm të theksuar se: “Kërkesa e petrolit që bëhet në Shqipëri prej shumë shoqërive të huaja u kurorëzua me sukses. Anglo - Persianja në vendin e quajtur Patos të nënprefekturës së Mallakastrës më 20 korrik 1926 arriti një shtresë petrol në 272,2 m. thellësi”.Ndërsa sekretari i Legatës britanike në Durrës Mr. Paar, bëri një vizitë në pus i shoqëruar nga Ministri i Punëve Botore Musa Juka dhe Ministri i Jashtëm Hysen Vrioni.

Pas këtij suksesi kompania e lëvizi sërish qendrën e saj logjistike nga Fieri në Patosin e vjetër e cila u quajt, “Kryebaza e veprimeve të kompanisë Anglo-Persiane”. Pikërisht këtu fillon embrioni i zhvillimit

industrial të kësaj njesie e cila do të bëhej më vonë pararendëse e qytetit të sotëm të Patosit.

Ndërkohë entusiazmi qeveritar për suksesin e kompanisë anglese filloi të shfaqej edhe si nëntekst i heshtjes së saj përpara shkeljeve të ndryshme kontraktuale të të huajve. Gjatë punimeve gjeologjike, përfaqësuesit e kësaj shoqërie nuk respektonin kufijtë e sipërfaqes së lejuar por ndërhynin në mënyrë abuzive në pronat private të vendasve.Kjo ngjalli konflikte me pronarët të cilët i drejtoheshin me ankesa qeverisë. Një dëshmi e tillë është edhe një telegram i dërguar nga Faslli Patozi nga Patosi fshat, i cili ankohej se; “Shoqëria Anglopersiane e konçensionit të vajgurit, po na shkel krejt si zot malli, nuk pyetemi e po na rrëmbehen pasuritë përdhunisht, ndërsa fuqia qeveritare përkrah përdhunin e Shoqërisë. Atëhere lutemi të na urdhënohet se të drejtat tona kush do na i mbroj?”

Paralel me zbulimin e këtij vendburimi, në rajonin e Patosit filloi të krijohej edhe bërthama e klasës punëtore të naftëtarëve, e cila do të luante një rol të rëndësishëm në të ardhmen. Në dokumentat e kohës

Page 8: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

8 Traditë dhe Kulturë

dëshmohet se punëtorët vinin jo vetëm nga banorët e këtij rajoni por edhe nga zona të tjera të largëta si Mati, Kurveleshi etj. Por midis punëtorëve vendas e të huaj kishte diferencime të theksuara në mënyrën e trajtimit human, në kushtet e jetesës dhe sidomos në vlerësimin financiar të punës. Sipas shtypit të kohës, punëtorët shqiptarë të zonës vajgurore të Patosit jetonin në kushte aq të vështira sa, “fjetja e tyre ishte më e keqe se ajo e kafshëve”. Ata punonin 12 orë në ditë për 10 lekë, ndërsa kolegët e tyre të huaj punonin në kushte më të lehta dhe paguheshin më shumë.

Shfrytëzimi i egër barbar i naftëtarëve shqiptar, diferencimi i tyre i theksuar në raport me punëtorët e huaj dhe sidomos diskriminimi moral që ju bëhej nga padrinot në formën e përbuzjes së përkatësisë kombëtare, bëri që në gjirin e tyre të fillonte lëvizja e protestës. Fillimisht protesta u shpreh në forma individuale si ankime gojore, kundërshtime urdhërash dhe braktisje të vendit të punës, e më pas mori formën e një kundërshtimi të grupuar të cilat filluan të rriteshin nga dita në ditë. Me këto forma punëtorët kundërshtonin shtypjen dhe shfrytëzimin e huaj kapitalist që po futej në Shqipëri si një kapitull i ri i zhvillimit të vendit. Të tilla forma kundërshtimi erdhën duke u rritur dora dorës derisa morën përmasat e një greve.

Greva e naftëtarëve të Patosit u zhvillua më 7 deri 11 mars 1927 dhe u prit me shumë shqetësim nga të huajtë. Drejtori i athershëm i kantjerit, anglezi Templeton, njoftonte i alarmuar Tiranën se: “Zhvillimet e reja në Patos tregojnë kundërshtim të organizuar. Jemi të detyruar të ndalim plotësisht punimet në qoftëse nuk meren masat e përshtatshme nga qeveria”.

Në ditët në vazhdim greva erdhi duke u ashpërsuar deri në kërcënime ndaj të huajve. Situata po agravohej dhe Templeton i alarmuar i dërgon sërish një tjetër telegram Tiranës ku thuhej: “… kemi zhvillime kundërshtimi në Patos dhe rezulton se puntorët tan jan kërcënuar seriozisht dhe kërkojmë

mbrojtjen e menjëhershme të policisë dhe kjo të jetë në numër të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha pikat tona në Patos”.Me gjithë përpjekjet e qeverisë greva e puntorëve të Patosit mori përpjestime të mëdha dhe përfshiu të gjitha sipërmarrjet e kompanisë Anglo Persiane. Në Patos puna u ndërpre dhe në zona të tjera si Buzmadh e Ardebnicë u dëmtua baza materiale.Ndërkohë dhjetra ton materiale mbetën rrugës nga bllokimi i transportit. Tempelton raportonte Tiranën se kemi “... 30 ton materiale në rrugë për puset nr. 4 e 5 të Patosit dhe për këtë shkak do të ketë ndalje të plotë të punimeve”.Greva zgjati deri më 11 mars 1927 kur Tirana urdhëroi ndërhyrjen e forcave policore. Në përfundim të grevës, i kënaqur nga forca shtypëse e qeverisë Templeton i dërgon Tiranës këtë telegram mirënjohjeje, “Ju falenderoj 1000 herë për ndërhyrjen tuaj në Patos”.Greva 5 ditore e naftëtarëve të Patosit, ishte një sinjal i ndërgjegjes kombëtare e cila manifestonte forcën e karakterit dhe shpirtin e revoltës së tyre. Ky vit shënon grevën e parë të naftëtarëve shqiptar, para grevës së naftëtarëve të Kuçovës 9 vjet më vonë, më 11 shkurt 1936, duke i dhënë Patosit vendin e parë në protestat e punëtorëve për lirinë, të drejtat dhe dinjitetin e tyre njerëzor. Mjerisht kjo grevë nuk është prapaganduar ndoshta sepse në të ka munguar elementi komunist si në rastin e Kuçovës, në të cilin ky element ishte mjaft aktiv. Me shuarjen e grevës të huajtë, pavarësisht premtimeve të bëra, nuk morën asnjë masë për përmirësimin e kushteve ekonomike të puntorëve.Pas saj, u shfaqën sërish të njëjtat marrëdhënie, e njëjta gjëndje me të njëjtat kushte trajtimi.Madje anglezët filluan t’i zëvendësonin puntorët shqiptar me puntor të huaj, kryesisht me element të inkriminuar e të arratisur nga vëndet e tyre si, polak, jugosllav, rumun, etj. Qëllimi ishte i qartë, të izolohej organizimi i shqiptarëve dhe të eleminohej

Page 9: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 9

ai që në embrion nëpërmjet dhunës midis tyre. Sipas kushteve kontraktuale Shoqëria duhej të punësonte punonjës të vendit, por në kundërshtim me këtë pikë, ata punësonin forca të huaja.Një problem të tillë e ngre edhe nënprefekti i Fierit i cili i drejtohej Prefekturës së Beratit me një relacion kritik. “Autoritetet qeveritare lokale, - shkruan ai, - simbas instruksioneve që kan marrë prej Qeverisë qendrore, nuk po kursehen me i dhanë çdo ndihmë e lehtësimë Shoqnisë A.P., por kjo si për shpërblim të ndihmave e lehtësinave, tuj përfitue nga mosinteresimi e kujdesia e autoriteteve kopetente, po mundohet si e qysh me shti në gji të vetë puntor të huaj, edhe puntorin shqiptar po e përdor si skllav, me pagimin e 1/20-ën e rrogës që mer puntori ingliz e kushdo në vise të jashme, d.m.th. me 10 lireta në ditë”.Kjo situatë, bëri që një vit më vonë, në muajët mars - prill 1928, gjendja e naftëtarëve të Patosit të dilte sërish në skenë e të trajtohej deri në nivelet më të larta të politikës shqiptare. Fillimisht shqetësimin e naftëtarëve e publikoi gazeta “Telegraf” me një artikull titulluar, “Shqiptarët vuajnë në Patos” botuar në fillim të marsit 1928. Sipas “Telegraf - it”, të huajt silleshin në mënyrë barbare me shqiptarët, “i shajnë, i rrahin dhe përherë u shajnë patriotizmën e shenjtë në gjuhën e tyre. Dhe kur shqiptarët e ndershëm përpiqen me mbrojtë nderin dhe kombësinë e tyre, pushohen nga puna që atë çast dhe në vend të tyre marin persona të arratisur, maxhar e jugosllavë, punëtor ordiner që paguhen më shumë se shqiptarët dhe përkrahen më tepër se ata”.

Më tej artikullshkruesi vazhdon: “Dhe shqiptarët e mjerë pyesin me vete, ç’kohë është tani që të futen nën robninë e maxharëve dhe të jugosllavëve që çirren e bërtasin? A kemi ndihmë?A kemi qeverinë tonë që të na mbrojë? Po qeveria jonë e nderçme vallë a i di këto punë dhe tani që do ti mësojë jemi të sigurt se do ketë mëshirë për hir të sajë dhe do marr masa me të shpejtë”. Sipas dokumentave të kohës, artikulli bëri bujë në opinion. Ministria

e Bujqësisë dhe Pyjeve, Dega e Konçensioneve të Vajgurit, ngarkoi Z/ Prefektin e Ballshit, Z. Hasan Delvina të kryente vëzhgimet e duhura dhe të raportonte në qeveri situatën e krijuar. Delvina u angazhua për verifikimin e gjendjes në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai ndërmori një operacion hetimor sekret në territoret e vendburimit duke kontasktuar direkt me punonjësit dhe më 2 prill 1928, i raportoi telegrafisht Tiranës duke pohuar se, “ankimet e puntorëve deri diku janë të vërteta”.Në raportin e tij Delvina fliste në mënyrë konkrete duke përmendur edhe emra puntorësh. “Puntori Hasan Vaçi nga Mati, - shkruante ai, - me detyrë rojtar i natës në kantier, Hekuran Hajredini nga katundi Pahtos, Avdi Nazmiu nga Kurveleshi, të dy puntor ordiner, duke mos duruar sharjet e rrahjet e kan lënë punën dhe kan ikur. E� shtë rrahur gjithashtu punëtori Hasan Mehmet Kazanxhiu nga ky Qark prej një maestro Austriak, emri i të cilit nuk dihet. “Mbas pyetjeve rezulton se mbasi e ka rrahur e ka sharë në gjuhën e tij.”Ndërkohë Delvina i kërkonte qeverisë shqiptare që përfaqësuesit të saj që ndodhej në kantier Z. Goxhomani, t’i jepeshin urdhërat e duhura “për me pat nën vërejtje të ngushtë sigurimin e të drejtave të punëtorëve mbasi ky zotni ndodhet kurdoherë në kontakt me shoqninë”.

Por situata filloi të agravohej aq shumë sa çështja shkoi për të diskutuar deri në parlamentin Shqiptar. Këtë informacion gjithshtu e bën publik gazeta “Telegraf”në numrin e saj dt. 6 prill 1928.

Ndërkohë, qendrimi i qeverisë shqiptare ndaj shqetësimit të puntorëve shqiptar të vajgurit në Patos ishte mjaft i rezervuar.Kjo duket qartazi në një nga telegramet e përfaqësuesit të konçensioneve dërguar Ministrisë Bujqësisë dhe Pyjeve, më 13 prill 1928.Nëpërmjet këtij telegrami, përfaqësuesi tërheq vëmendjen për të qenë të kujdesshëm me të huajt. “Duam të merremi vesh - thot ai, - me titullarin e Ministrisë mbi politikën e përgjithshme të shtetit tonë nëqoftë se duam të favorizojmë apo jo zhvillimin e ekonomisë kombëtare me anë të kapitaleve të huaja, apo t’i pengojmë ato

Page 10: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

10 Traditë dhe Kulturë

dhe të presim deri sa të formohen kapitalet shqiptare”. Madje në vazhdim përfaqësuesi shqiptar hedh posht konkluzionet e nxjerra nga Z/ Prefekti i Ballshit dhe i quan ato të parëndësishme të cilat “mund të zgjidhen si kudo me anë të gjyqit”.

Shqetësimi i përfaqësuesit ka marrë përmasa të tjera, jashtë kopetencave të tij të lejuara.Ai i kërkon ministrisë që “bisedimi në Parlament i kësaj çështjeje të bëhet me dyer të mbyllura”.Për këtë qellim, ai njofton se titullari i shoqërisë Templeton do të vinte në Durrës për “detyra vetjake” dhe nga andej do të shkonte në Tiranë për të biseduar personalisht me titullarin e asaj “P.T. Ministrisë mbi çështjen që i përket shoqënisë së vajgurit”.

Por as përfaqësuesi i qeverisë për konçensionet e shoqërisë së vajgurit, as titullari i kësaj shoqërie, as qeveria shqiptare nuk u treguan të vëmendshëm ndaj ankesave të punëtorëve të Patosit. Situata u bë aq alarmante sa Parlamenti shqiptar e futi çështjen e naftëtarëve të Patosit

në axhendën e trajtimit të jashtëzakonshëm në një nga seancat e tij plenare dhe detyroi qeverinë të dërgonte në kantier për inspektimin e situatës aktuale ekspertë nga Ministria e Drejtësisë. Pas kësaj ndërhyrjeje situata u normalizua. Dhe kjo, fal organizimit dhe këmbënguljes së naftëtarëve të cilët, ashtu si me grevën e tyre të 7 marsit 1927, edhe këtë herë, i treguan qeverisë shqiptare dhe shoqërisë konçensionare angleze se ishin në gjendje të përballeshin fizikisht me të huajtë për hir të lirive e të drejtave të tyre.

Gjatë këtyre përpjekjeve luftarake 2 vjeçare të naftëtarëve të Patosit, kulmon natyrshëm greva e 7 marsit e vitit 1927 e cila krijon një shtresim të rëndësishëm në historikun e naftëtarëve dhe si e tillë, duhet vendosur me dinjitet në piedestalin e lëvizjes punëtore shqiptare, në luftën e saj për të drejtat dhe liritë njerëzore.

Drejtor i Muzeut Historik Fier:

Nuri Plaku

Nafta ZharrëzNëntoka ka rezerva të konsiderueshme të naftës dhe gazit, nëpërmjet të cilave gjenerohen fonde të rëndësishme financiare. Në zonë numërohen 594 puse nafte, nga të cilët 475 shrfytëzohen nga kompania “Bankers Petrolium” dhe pjesa tjetër nga kompania shtetërore “Albpetrol”.

Nafta RuzhdieNë korrik 1926 në Kasnicë u hap pusi parë i naftës. Kompania Anglo-Persiane APOC dhe gjeologët e saj i përqëndruan kriteret për naftë në fshatin Kasnicë të Njësisë Administrative Ruzhdie. Pusi dha rezultate pozitive dhe jehona e zbulimit të naftës zgjoi interesimin e kompanive më të mëdha të kohës. Sot në territorin e kësaj njësie numërohen rreth 40 puse nafte dhe pika e rërës bituminoze në Kasnicë.

Page 11: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 11

Ulliri

Ulliri është një nga drurët më të lashtë të Mesdheut i cili është kultivuar gjerësisht nga popujt e këtij rajoni. Ai është ngritur në kult si simbol i paqes dhe në këtë kontekst, bizantinët kishin një shprehje kuptimplote: “Le ta pimë verën ton nën hijen e ullinjve tanë”.

Kultivimi i tij në trevën e Patosit përbën një traditë të hershme që dëshmohet që në periudhën antike dhe vazhdon pa ndërprerje deri më sot. Fisi ilir i Bylinëve që banonte në zonën tonë e kishte atë drurin më të rëndësishëm të jetës së tyre.

Vaji i ullirit përdorej gjerësisht për gatim, ndërsa frutat përdoreshin për ushqim.

Nga gërmimet arkeologjike të Margëlliçit jan gjetur enë të mëdha prej balte të quajtura pitos, në të cilat mbahej vai i ullirit.

Rëndësia e këtij druri ishte aq e madhe sa ilirët e kishin ngritur atë në kult. Në Muzeun Historik të Fierit gjendet një gjerdan prej plumbi që përdorej për zbukurimin e grave ilire, i cili është punuar në formën e gjetheve të ullirit.Interesi ekonomik i këtij druri u shfaq

edhe në kohën e Skënderbeut. Heroi ynë Kombëtar me qellim të nxiste kultivimin e tij vuri si kusht që çdo djal para se të martohej duhej të mbillte 20 rrënjë ullinj. Në periudhën e Ali Pashë Tepelenës, ulliri përbënte bazën ushqimore të ushtrisë së tij, krahas gjizës dhe qepës.

Jeta e ullirit është shekullore dhe plantacionet e tyre kalonin në trashëgimin fisnore nga njëri brez në tjetrin.

Nga dokumentat kadastrale të trevës së Patosit dëshmohet se banorët kishin në pronësi të tyre deri në disa qindra rrënj ullinj.

Sot ulliri ka mar një rëndësi të madhe. Në trevën tonë aktualisht numërohen deri në X rrënj ullinj. Kurorat e këtyre drurëve hijeshojnë me gjelbërimin e tyre sipërfaqe të tëra kodrash që shkojnë deri në mijra ha., ndërsa pran tyre gjenden disa fabrika vaji të nivelit modern bashkëkohor.

Bashkia Patos në politikat e saj ekonomike nxit në mënyrë të vazhdueshme kultivimin dhe trajtimin e këtij druri, si një nga resurset më të konsideruara e më fitimprurëse të zonës sonë.

Page 12: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

12 Traditë dhe Kulturë

Flora dhe Fauna

Bashkia Patos ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 771.25 ha pyje, këto

të shpërndara në tre ekonomi pyjore:

-Në ekonominë pyjore të fshatit Drenie që ndodhet në Njësinë Administrative Ruzhdie 67.95 ha, nga këto 352.2 ha Trungjishte, 326 Cungishte, 0.25 ha Inproduktive.

-Në ekonominë pyjore Kraps -Gjorgoz 73 ha nga këto 73 ha shkurre.

-Në ekonominë pyjore të lumit Seman që ndodhen në Njësinë Administrative Zharrëz 20 ha, nga këto 8 ha Trungjishte, 12 ha Bimësi pyjore.

Pyjet janë një pjesë integrale e zhvillimit rural dhe mbështetja e përdorimit të qëndrueshëm të tokës si dhe zbutja e ndryshimeve klimaterike.Pyjet luajnë një rol Kyç në lëvizjen drejt një ekonomie me sasi karboni në nivele të ulta, ruajtjen e biodiversitetit, sekuestrimin e karbonit, ofrimin e shërbimeve në ekosistem duke

shërbyer për çlodhje si dhe sigurim të mundësive të punësimit dhe të të ardhurave në zonat rurale.Investimet në zhvillimin e zonave pyjore dhe në mbrojtjen e pyjeve, janë kontribut në potencialin e rritjes së zonave rurale, në mbrojtjen e ekosistemeve dhe zgjerimin e potencialit për prodhimin e materialit të rinovueshëm për ekonominë e gjelbërt.

Bashkia Patos ka identifikuar pyjet, ka hartuar politika dhe projekte për përmirësimin dhe pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura dhe zëvendësimin e tyre me llojin drusor me rritje të shpejtë, për të cilat ka nevojë më shumë komuniteti ynë.Objektivi kryesor i Bashkisë Patos është masivi pyjor i Drenies, i cili është një nga masivet më të bukura dhe të mbrojtura të qarkut të Fierit ku në tëharmonizohen shumë pyjet halorë me ato fletor.

Specialist i Pyjeve:

Aleksandër Dhima

Page 13: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 13

Patosi ka një larmi bimësh dhe shërben si strehë për disa gjitarë dhe zogj. Pasuria

dhe bukuria e krahinave fshatare dhe pyjeve shpesh u kane dhënë mundësi banorëve të gjejnë kafshë që rrallë të qëllon t’i hasesh. Kështu masivi pyjor i Drenies u jep strehë ujkut, dhelprës, zogj si bufi, kukuvajka, zvarranikë etj. Ndër llojet e bimëve aromatike dhe mjekësore që gjenden në territorin e Bashkisë Patos janë: Arra (Juglas regia), Bari i Bletës (Melissa officinalis), Borziloku (Ocimum basilicum), Dafina (Laurus nobilis), Fasulja (Phaseolus vulgaris), Fiku (Ficus carica), Ftoi (Cydonia oblonga), Gjëmbgomari (Stilibium marianum), Hardhia (Vitis vinifera), Hudhra (Allium sativum), Kamomili (Matricaria chamomilla), Karafili (Dianthus caryophyllus), Kopra (Anethum graveolens), Kulumbria (Prunus spinosa), Kumbulla Gjatore(Prunus domestica), Kungulli (Cucurbita Pepo), Kungulli i madh (Cucurbita maxina Duchesne), Lajthia (Corylus aveliana), Lakra (Brassica oleraceae), Lëpjeta e kopshtit (Rumex patientia), Limoni (Citrus limonum Risso), Luledielli (Helianthus Annus), Lulëkuqja (Papaver rhoeas), Luleshtrydhja (Fragaria vesca), Magnolia (Magnolia grandiflora), Manaferra (Rubus Fruticosus), Manushaqja (Viola odorata), Misri (Zea Mays), Preshi (Allium porum), Qershia (Cerasus avium), Qepa (Allium cepa), Rigoni i zakonshëm

(Origanum vulgare), Rozmarina (Rosmarinus officinalis), Sallata (Lactuca sativa), Selvia (Cupressus semprevirens), Speci (Capsicum annuum), Shega (Punica granatum), Trëndafili i egër (Rosa canina), Thundërmushka (Tussilago farfara), Xana (Spartium junceum), Ulliri (Olea Europea). Pemët e ullirit kanë mbuluar pothuajse gjithë kodrat e Ruzhdies. Prej shekujsh frutat e kësaj peme kanë ndikuar në emancipimin e njerëzimit duke rritur kulturën, cilivizimin dhe mirëqënien.Kurora me degëzat dhe gjethet e pemës së bekuar ishin rit për fitimtarët e luftrave dhe atyre që bënin vepra të shquara për Atdheun. Kjo kulturë bujqësore kultivohet masivisht nga fermerët e të gjitha fshatrave të zonës. Sipërfaqja me ullishte për këtë njësi llogaritet 500 - 800 ha rrënjë ullinj. Gjithashtu në këtë zonë ushtrojnë aktivitetin gjashtë fabrika për përpunimin e ullirit.

Specialiste Mjedisi:Blerina Troka

Page 14: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

14 Traditë dhe Kulturë

Kalaja e Margëlliçit ndodhet në Margëlliç të qytetit të Patosit. Kalaja i përket periudhës antike, e cila ngrihet majë një kodre dhe i përket shek tëVII-të. Kalaja bënte pjesë në sistemin mbrojtës satelit të qytetit antik të Bylisit, e cila ka qenë edhe objekt i një beteje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kodra e Margëlliçit plotësonte të gjitha kushtet për një vendbanim portourban të fortifikuar. Muri i këtij objekti ishte nëformëpak a shumë katërkëndëshe në faqen e takimit me blloqe guri të tjerëdhe në faqen e jashtme. Qeramika e kësaj faze përbëhet nga prodhimi vendas dhe enë importi nga qëndra të ndryshme greke dhe duke filluar nga shek.VI p.K.r edhe nga Apollonia. Krahas enëve janë gjetur edhe stoli, armë, vegla pune etj. Qyteti Ilir në Margëlliç është rezultat i një procesi tëri ekonomiko-shoqëror që u zhvillua në Ilirinë e Jugut gjatë shek.VI-V p.k. Në shek III p.k ai

luan një rol të rëndësishëm si qendër prodhimi e këmbimi. Ai zhvillonte tregti me Apoloninë, Dyrrahun, Bylisin, Argosin, Ambrakinë dhe me Maqedoninë, monedhat e të cilat janë gjeturnë rrënojat e tij. Fundi i jetës së tij vendoset në gjysmën e parë të shek.II p.k.

Ky objekt është miratuar si monument kulture nga Ministria e Kulturës në vitin 1948 me numër “586/4874, 17.03.1948 – 23.09.1971”.

Kalaja e Margë lliçit

MONUMENTET E KULTURËS

Rreljev Varri i shek III.p.e.sonë Margëlliç

Page 15: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 15

Terrakota e Afërditës është gjetur gjatë gërrmimit të një banese në qytetin bylin të Margëlliçit. Me trajtimin e përsosur artistik dhe përmasat e mëdha përbën një vepër të mirfilltë arti të shek. III p. Kr. Perëndesha e dashurisë është paraqitur në këmbë, e veshur me një peplos të lidhur nën gjoks dhe një himatom që mbështillet me pala të rënda para këmbëve. Bukuria e fytyrës theksohet nga kurora e lartë e zbukuruar me lule, që e cilëson si Afërdita - Antheia

(e luleve të pranverës). Gërshetat lëshohen mbi supet dhe gjoksin gjysëm të zbuluar në mënyrë provokuese. Ngjyra bazë ishte e bardha. Mbit ë ishte përdorur ngjyrë e verdhë dhe e kuqe për pjesëne sipërme dhe të poshtme. Gjurma ari u gjend në të gjithë veshjen, por pa e përcaktuar nëse ishte shirit ngjyre, ose në total. Kanë mbetur të bardha vetëm pjesët e trupit. Sytë janë lyer me të kuq, ndërsa gërshetat me ar. Ruhet në Muzeun Arkeologjik të Tiranës.

Margëlliçi dëshmitar i terrakotës së Afërditës

Tuma e Patosit ndodhet në fshatin Rrerës të qytetit të Patosit. Kjo tumë ka qënë e përdorur për varrime gjatë

një kohe që përfshinte fundin e epokës së bronxit dhe fazën e parë të epokës së hekurit (shek.VII p.K). Janë zbuluar 76

varre, nga të cilët 62 i takojnë periudhës së bronzit të vonë, dhe hekurit të hershëm, ndërsa 14 i takojnë shekujve të parë

Tuma e Patosit

Page 16: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

16 Traditë dhe Kulturë

para Krishtit dhe mesjetës së hershme. Këtu janë përdorur varre me gropë të thjeshtë (43), varre me vapem argjil (13) dhe varre me gurë (6). Janë përdorur dy rite varrimi: me vendosje të trupit dhe me djegje të trupit. Tumaka një inventar të pasur gjetjesh.

Vendin kryesor e zënë prodhimet e qeramikës, pastaj objektet e zbukurimit, si gjilpëra, fubula, varëse etj,

kurse armët përfaqësohen në një numër më të kufizuar.

Nga gërrmimi i Tumës së Patosit u përfituan të dhëna të reja, si: përkatësia etnike ilire e të varrosurve, varrimi ka vazhduar pandërprerje nga periudha e bronxit në atë të hekurit nga e njëjta popullsi ilire. Tuma e Patosit dëshmonte se territori rreth Apolonisë ka qënë banuar dhe ka njohur një nivel të

lartë zhvillimi para ardhjes së kolonistëve në këtë qytet. Kultura e Tumës së Patosit u zhvillua në kuadrin e përgjithshëm të kulturës së Ilirisë Jugore dhe i takon një etape të zhvilluar ekonomiko - shoqërore ilire, e cila i korespondon etapës së dytë të formimit të etnosit ilir, që u bë bazë për kulturën qytetare ilire1.

1) Marrë nga Muzeu Historik, Fier.

Ura e Ofiç inë s

Ura e Of i ç i n ë s

Ura e OfiçinësUra e Ofiçinës ndodhet në Ofiçinë të qytetit të Patosit.

Ajo është ndërtuar mbi lumin Gjanica gjatë periudhës së pushtimit Italian në Shqipëri, me qëllim shfrytëzimin e pa-surive nëntokësore. Disa me-tra pak më larg urës ekzis-

tonte një galeri shkëmbi për nxjerrjen e bitumit, i cili përpunohej në vend. Ura u ndërtua nga inxhinieri Ital-ian Kleçi, i cili gjeti vëndin e përshtatshëm ku ndodhet ura edhe sot.

Zhavori për ndërtimin e kësaj

ure u sigurua rreth 200m larg nga ana e lumit, duke e përzier gjashtë herë në të thatë.

Në ndërtim e sipër të urës, një nga punëtorët harroi një tako druri dhe punëtorët e prishën përsëri duke e ndërtuar nga e para.

Page 17: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 17

Monumentet e Kultit

Kisha Shën Më hillit

Monumentet e Natyrës

Rrepet e Peshkë piajveJanë tre rrepe në largësi 50m nga njëri-tjetri të cilat ndodhen në fshatin Ofiçinë e Vjetër, 200m nga rruga e vjetër nacionale Fier - Ballsh. Diametri i tyre varion nga 2-3m dhe lartësi 25-30m. Mendohet se rrepet kanë një moshë mbi 300-400 vjeçare, ku sipas një informacioni nga banorët e zonës, poshtë tokës ekziston një urë ku ka kaluar lumi Gjanica.

Kisha “Kryeëngjëlli Mihal” ose siç njihet ndryshe Kisha e “Shën Mëhillit” ndodhet në fshatin Dukas Breg. Kjo Kishë mendohet të jetë ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Në ikonostasin që ka patur, studiuesi Theofan Popa gjetur një ikonë me mbishkrimin: “Lutje e shërbërtorit të Perëndisë Theodhor i (biri) i Kostës, prill 14-720-1777, që tregon se kisha ka qenë e ndërtuar midis periudhës 1732 - 1777. Shifra 720 nuk i dihet

shpjegimi. Kjo kishë është përdorur si kishë varrezash, pasi në truallin e saj ka patur varreza. Në perëndim të kishës ka patur dhe një godinë ndihmëse që e dispononte po kjo kishë. Sot kisha është e rrënuar, i kanë mbetur vetëm dy pjesë me blloqe muri.1

1) Marrë nga “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Mitropolia e Shenjtëe Apollonisë & Fierit”.

Page 18: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

18 Traditë dhe Kulturë

Punime artizanale

Punimet artizanale janë një pasuri e çmuar që tregojnë vlerat, kulturën dhe

identitetin e një vendi. Artizanati nga vetë fjalëformimi tregon se ka të bëjë

me mjeshtërinë artistike, është diçka që bëhet a prodhohet me dorë e me

mjete të thjeshta nga zejtarët, dhe që nuk prodhohet në fabrikë.

Disa nga llojet e punimit artizanal që ekzistojnë në zonën e Patosit janë:-Gdhendje e punimit në dru.-Gdhendje e punimit në dru stili modern.-Kuti druri.-Punime thurje.-Bizhuteri.-Kompozime dhe ide kreative.-Punime me hekur.-Punime me shtiza.-Punime me grep.

Page 19: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 19

Page 20: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

20 Traditë dhe Kulturë

Disa nga objektet e hershme kulturore

Page 21: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 21

Banorët e vjetër të zonës së Patosit kanë pasur një kulturë dhe traditë jo vetëm në folklor, por edhe në mënyrën e të jetuarit. Këtë e tregon më së miri disa nga objeket të hershme kulturore të cilat atai ruajnë edhe sot me fanatizëm.

Page 22: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

22 Traditë dhe Kulturë

Festa e qytetit të Patosit do të organizohet për të dytën herë dhe përkon me 70-vjetorin e krijimit të tij. Në kuadër të kësaj feste gjatë gjithë ditës organizohen një sërë aktivitetesh kulturore e sportive. Kjo mbrëmje sjellë një atmosferë festive në qytet sepse gjatë shfaqjes së koncertit, qytetarët do të shijojnë pije dhe produkte zgare nga bizneset lokale në bulevardin kryesor të qytetit.

“Patosi ’Fest” 23 qershor

Page 23: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 23

Informacion i përgjithshëm

Njësia Administrative Zharrëz, pjesë e Bashkisë Patos, ka në administrim (5) pesë fshatra: Zharrëz, Frashër, Verbas, Sheqishte dhe Belinë. Në jug kufizohet me fshatin Dukas,në veri me lumin Seman e në lindje me Njësinë Kuman. Njësia Zharrëz ka një popullsi prej 8612 banorë, me njësipërfaqe prej 4.35 km2. Në të gjenden 2200 ha tokë arë dhe 90 ha ullishte me rreth 21 000 rrënjë ullinj, duke fokusuar ekonomitë familjare drejt bujqësisë dhe blegtorisë. Nëntoka e saj ka vendburimet më të pasura të naftës në Shqipëri. Zona njihet gjithashtu për kulturë dhe trashëgimi kulturore tejet të spikatur.

Vështrim historik

Gjurmët e vendbanimit të kësaj zone shtrihen deri para lindjes së Krishtit. Itea e lashtë-Sheqishtja e sotme, gjatë pushtimit Bullgar e kishte emrin Novosel dhe është zhvendosur më në lindje. Novo-selë do të thotë nga bullagarishtja novo-i ri, selë-stacion, stacion i ri. Zoira - (Zharrëza) i plotëfuqishëm. Këtë gjë e përmend historiani grek Panajotis Arvantinis.

Gjithashtu Aleksudhi përmend se: “Në lagjen Novoselë të Sheqishtes duken edhe sot rrënojat, të cilat rrëfejnë ekzistencën e një qyteti të lashtë, ku janë gjendur shpesh herë edhe monedha të lashta greke e romake”. Të gjitha këto fakte të çojnë vetëm në një mendim të konsoliduar, se kjo zonë është një vendbanim i lashtë dhe me kulturë të civilizuar duke patur si qëndër urbane qytetin Iteas (Sheqishte) që përfshinte gjithë fshatrat përreth Novas (Novoselë), Zoira (Zharrëz), Stepfanafana (Qafa e Stefanit), Grizë (Verbas), Frashër, Rreth dhe Belinë si një kurorë lavdie e madhështie.

ZHARRËZA

Dega e rrugës Egnatia

Kjo rrugë përmendet për herë të parë në shek.II-të p.K. nga Polibi, si një rrugë që lidhte Brundision (Brindizin) me Dyrrahun (Durrësin) dhe me Tessalonikun (Selanikun), me një gjatësi 395km (267 milje) dhe shkonte deri në Bizant.Ekzistojnë disa të dhëna që tregon për kalimin e kësaj rruge edhe në Zharrëz. Në intenerarin e degës jugore Egnatia, Orikum - Apolloni-Klodiana, përmendet vendbanimi Ad Novas (Novoselë) që ndodhej në perëndim, afërsisht 2km nga fshati i sotëm Novoselë, para Zharrzës.Pra rruga Egnatia kalonte nga kjo zonë dhe pikërisht nga fshati Ad Novas (Novoselë).

Page 24: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

24 Traditë dhe Kulturë

Vllehët në myzeqe janë frashërjotë dhe vllehë myzeqarë, ku këta të fundit, përmenden pas arratisë që shkaktoi shkatërrimi i qytetërimit të Voskopojës, Frashërit dhe rrethinave të tyre, që përfshin periudhën e vitin 1769. Territoret perëndimore të Shqipërisë e kryesisht ultësira e Myzeqesë ishin vende të njohura për etninë vllehe, për faktin se tregtarët voskopojarë, gurgdhendësit e ndërtuesit grabovarë, si dhe vllehët blegtorë frashërjotë, mbanin lidhje me këto zona fushore si për tregti, për ndërtime objektesh të kultit, urat e tjera dhe për kullota për shtegtimin dimëror të blegtorisë. Në jetën e vllehëve të Myzeqesë, pavarësisht shekujve që kanë kaluar, pavarësisht asimilimit me etninë tjetër orthodhokse vendase, ata e ruajnë ende në familje frymën e shenjtë orthodhokse, ruajnë ende gjuhën, zakonet, traditat, ku në fshatra të veçanta me shumicë vllehe, gjuhën dhe zakonet vazhdojnë ti transmetojnë dhe në brezat më të rinj.

Vllehët në Myzeqe

Liqeni i ZharrzësU ndërtua në vitin 1964, me kapacitet prej 2.1 milion m3 ujë. Prej tij furnizohen dy kanale vaditese të cilët përshkojnë fushat pjellore të zonës. Rezervuari shfrytëzohet për mbarshtrimin e rasateve të ndryshëm të peshkut, por është edhe atraksion turistik për banorët.

Page 25: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 25

Manastiri i “Shën Trifonit”.

Maozeleumi i “Shën Trifonit” ndodhet në Frashër të Zharrzës. Mbi të janë gjetur mbishkrimet e datave të ndërtimit të gdhendura në gur në (1804 – 1831), vendosja e këmbanave 1859 si dhe arratisja e tyre më vonë, tregon se Maozeleumi i Shën Trifonit i është nënshtuar disa herë valëve të shkatërrimit natyror dhe njerëzor. Konakët e manastirit janë ndërtuar në vitin 1928, të cilat shërbenin si strehëz për njerëzit dhe çdo 14 korrik besimtarët festonin e bënin lutje për të korra të mbara dhe bukë të gëzuar. Kjo festë e tokës quhet ndryshe edhe festa e paganëve dhe është 300-400 vjeçare, gjithashtu është edhe periudha me e liruar për bujkun. Afër Kishës ndodhet një pus, ku dëshmon për jetësën e hershme të njerëzimit.

Monumentet e Kulturës

Novosela është lagje e Zharrzës. Në perëndim të rrugës automobilistike, në një sipërfae relativisht të madhe, gjendet qeramikë, blloqe gurësh dhe trakte muresh me blloqe guri. Pikërisht këtu kemi të bëjmë me stacion NOVO të vijës Egnatia.

Belinë gjenden gjurmë të degës së vijës Egnatia.

Monumentet e Kultit

Page 26: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

26 Traditë dhe Kulturë

Ekzistojnë dhe disa kisha po në Shëqishte me histori interesante, por autonomia e objektit nuk është ruajtur për shkak të shkatërrimit nga luftrat apo shkaqeve natyrore, te tilla si:

Kisha “Metamorfaza e Shpëtimtarit” ose kisha e “Shën Sotirit”- është objekt kulti paleokristian, kisha e “Shën Marisë - pranë kësaj kishe fillesat e para të gjuhës shqipe janë në vitin 1908, “Fjetja e Hyjlindesës Mari” - në ambjentet e kësaj kishe u hap dhe shkolla

1) Marrë nga “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë & Fierit.

e parë, mësuesi i parë ka qenë Spiro Ferro nga Sheqishtja që ishte dhe psalti i Kishës dhe me ndihmën e klerikëve Atë Kozma Tole e Atë Grigor Poshnjari. Kjo shkollë funksionoi deri në vitin 1941 dhe vendet e shenjta si: “Ana Shën Llukaj”, “Shën Argjenda”, “Shën Prokopi”, “Shën Filipi” dhe “Shën Joni”- është objekt kulti paleokristian,“Shën Marku” -është objekt kulti ortodoks, i vetmi (Ka kishë katolikë me këtë emër por jo ortodokse), në këto vende të shenjta janë vendosur kryqe. 1

Page 27: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 27

29 shtator “Brez pas brezi myzeqar!”Festa e Njësisë Zharrëz përkon me Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore do të organizohet për herë të tretë dhe ka si qëllim evidentimin dhe promovimin e vlerave shpirtërore, objektet kulturore, historike, traditat, zakonet dhe prodhimet bujqësore e blegtorale të kësaj Njësie.

Në këtë festë përfshihen disa veprimtari: panairi i prodhimeve bujqësore e blegtorale, objekteve të vjetra etnografike, kuzhina tradicionale e zonës, ekspozimi i punimeve artizanale, reklamimi i biznesit vendas, këndi i krijimtarisë letrare të shkrimtarëve të zonës, ritet dhe zakonet, lojnat popullore, këndi i mjedisit, këndi i pikturës, parada e veshjeve popullore, këngët dhe vallet tradicionale të zonës.

Page 28: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

28 Traditë dhe Kulturë

Informacion i përgjithshëm

Njësia Administrative Ruzhdie, pjesë e Bashkisë Patos, ka në administrim pesë fshatra: Ruzhdie, Siqecë, Gjinoqarë, Drenie dhe Kasnicë. Në fushën arkivore fshatrat e kësaj zonë shfaqen të dokumentuara për herë të parë në regjistrin kadastral të Sanxhakut të Vlorës në vitin 1570, ku sipas këtij dokumenti, fshati Siqecë kishte 148 shtëpi, fshati Ruzhdie 52 dhe Kasnica 47 shtëpi. Në vitin 1847, sipas regjistrimit të bërë në Shqipërinë e Jugut nga histroiani grek Panajot Aravantinos, Ruzhdia kishte 58 shtëpi, Siqeca 60, Kasncia 18, Drenia 30 dhe Gjinoqara 36 shtëpi. Sot kjo njësi ka një popullsi prej 3344 banorësh. Terreni i larmishëm dhe klima favorizuese kanë fokusuar familjet drejt bujqësisë dhe blegtorisë. Zona vazhdon të ruaj me fanatizëm zakonet, traditën e mikpritjes dhe patriotizmin. Besimi i përkrahur masivisht është Bektashizmi.Fshati Kasnicë njihet si vendburimi i parë i naftës në zonën e Patosit në korrik të vitit 1926.

Vështrim Historik

Në fshatin Gjinoqarë gjenden shumë varre ilire si dhe tri burime të vjetra mbi 200 - vjeçare të ndërtuara me murë guri, përkatësisht me emrat: burimi i kishës së Vironit - e cila ndodhet pranë “Rrapit të Zhugrit”, “Dervishaj, “Kasaj”, ku kjo e fundit është rikonstruktuar në 2012.

RUZHDIE

Page 29: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 29

Liqeni i RuzhdiesRezervuari e Ruzhdies, përkatësisht 17 ha dhe u ndërtua në vitet ‘70 për ujitjen e tokave pjellore që shtrihen buzë lumit Gjanicë. Shfrytëzohen gjithashtu për mbarshtrimin e rasateve të ndryshëm të peshkut.

RUZHDIE

Page 30: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

30 Traditë dhe Kulturë

Monumentet e Natyrës

Ujvarat në kanionin e Siqecës ose në gjuhën popullore (Shymele) Ujvarat në kanonin e Siqecës ndodhen në pjesën veriore të fshatit Siqecë. Gjithsej janë katër ujvarame një distancë rreth 100m larg njëra - tjetra. Lartësia e tyre varion 4-7m dhe furnizohen me ujë gjatë vitit. Terreni i gjelbëruar por edhe format arkitektonike të krijuara nga rrjedha e ujit ndër shekuj, u japin një pamje dhe bukuri magjepsëse.

Page 31: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 31

Rreth viteve 820 p.K në njërën prej ujvarave, në pjesën e sipërme të saj ndodhen rrënojat e një ngrehine të vjetër, e cila për periudhën e asaj kohe përdojej për ngjyrosjen e rrobave të leshta. Gjithashtu në afërsi të ujvarave, ekzistojnë gjurmë të një ujësjellësi të vjetër me gurë.

Page 32: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

32 Traditë dhe Kulturë

Page 33: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 33

Page 34: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

34 Traditë dhe Kulturë

Rrapi i ZhugritNdodhet në qendër tëfshatit Ruzhdie, rreth 420m mbi nivelin e detit. Ka një diametër prej 2.5m dhe mendohet të jetë mbi 300 - 400 vjeçar.

Në fshatin Drenie ekzistojne shtëpi banimi mbi 100 vjeçare si dhe disa rrënoja të tyre që dëshmojnë për ekzistencën e një qytetërimi të hershëm.

Page 35: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 35

Page 36: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

36 Traditë dhe Kulturë

Mekami i Drenies ndodhet në fshatin Drenie dhe është njohur ndryshe si Teqeja e Baba Rrapos.

Sipas gojdhënave shumë vite më pare jetonin tre vëllezër: Njëri në Berat “Baba Aliu”, njëri në Tomorr “Baba Tomorri” dhe tjetri (vëllai i vogël) jetonte në Drenie “Baba Rrapo”. Ishte një periudhë kohe ku po bënte thatësirë e madhe dhe Baba Rrapua dërgoi banorët që t’i luteshin Baba Tomorrit për të sjellë shiun në Drenie. Ata që shkuan të luteshin në vendin e shënjtë në Tomorr, u kthyen mbrapsht pasi “Baba Tomorri” u thoshte: - Përse vini këtu për t’u lutur?! Ju e keni vendin tuaj në Drenie. Banorët pasi kthehen në Drenie takojnë përsëri “ Baba Rrapon” dhe i thonë: - Përse na ke munduar deri në Tomorr? Ai përgjigjet: -Nuk më latë të jetoja edhe pak! Në atë moment qielli nxihet, moti prishet dhe “Baba Rrapo” vdes. Qysh prej asaj kohe ai është qyajtur vendi i adhurimit dhe peligrinazhit për besimtarët e trevës së Mallakastrës, sepse ai sakrifikoi veten për të shpëtuar banorët nga thatësira e madhe.

Monumentet e KultitMekami i Drenies

Varri i Baba Mustafait (të gjatë) ndodhet në Ruzhdie.

Varri ka gjatësi prej 14 m dhe konsiderohet nga banorët si një vend i shenjtë. Sipas gojdhënave shumë shekuj më parë ekzistonte një njeri (luftëtar) jo i zakonshëm, i gjatë rreth 12 m, i cili u vra në një betejë në Kalanë e Margëlliçit. Thuhet se ai përshkroi rrugën me kokë të prerë, të cilën e mbante

Page 37: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 37

në dorë nga Margëlliçi deri në Ruzhdie dhe aty dha shpirt. Disa kohë më vonë u mblodh kryesia e të rinjëve për çështje jetese dhe ekonomie. Njëri nga të rinjtë shprehu mendimin për të marrë blloqet e murit që kishin varrosur Baba Mustafain për të ndërtuar shtëpi. Babai i tij i thotë: -Mos i prek ato gurë, sepse do të bien kokës. Ai nuk e dëgjoi dhe vazhdoi punën. Tre ditë më vonë, djalit i shpërtheu predha që ndodhej afër tij dhe ai vdiq. Qysh prej asaj kohe banorët e zonës pranë varrit të gjatë, ndezin qirinj dhe bëjnë kurban duke e kthyer atësi

një vend peligrinazhi për ta. Përreth varrit ekzistojnë dhe varre të tjera më të vjetra dhe një grykë pusi, gjë e cila dëshmon për një qytetërim të hërshëm.

20 tetor “Sofra bujare”- Festa e Njësisë Ruzhdie përkon me sezonin e vjeljes së ullirit, organizohet për herë të tretë, sjell evidentimin dhe promovimin e turizmit me Siqecën, fshatin e përzgjedhur në projektin e “100 fshtarave turistik” dhe vlerave shpirtërore, objektet kulturore, historike, traditat, zakonet dhe prodhimet bujqësore e blegtorale të gjithë zonës.

Në këtë festë përfshihen disa veprimtari: panairi i prodhimeve bujqësore e blegtorale me qendër kulturën e ullirit, objekteve të vjetra etnografike, kuzhina tradicionale e zonës, ekspozimi i punimeve artizanale, reklamimi i biznesit vendas, ritet dhe zakonet, lojërat popullore, këndi i mjedisit, parada e veshjeve popullore, këngët dhe vallet tradicionale të zonës.

20 tetor “Sofra bujare” Festa e Njësisë Ruzhdie

Page 38: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

38 Traditë dhe Kulturë

Page 39: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 39

Dasma myzeqare

Historikisht Myzeqeja është konsideruar hambari i Shqipërisë në aspektin e prodhimeve bujqësore-blegtorale si dhe të kultivarëve të tjerë të agrokulturës. Edhe sot vazhdon të jetë kështu. Sa të ketë jetë mbi tokë, Myzeqeja e bukur, hambar ka për të qenë. Ajo është e bukur prej zotit. Por nuk duhet harruar për asnjë çast një e vërtetë tjetër e pamohueshme.Ajo është hambar i pashtershëm edhe për vlerat morale, shpirtërore, estetiko-artistike dhe traditat e tjera të bukura e interesante etnokulturore.

Në mozaikun e ndritshëm të këtyre vlerave, pa dyshim një vend shumë të rëndësishëm zenë traditat burimore, autoktone që lidhen me dasmën myzeqare. Ato vijnë nga lashtësia.Ceremoniali dhe ritet e dasmës myzeqare janë përcjellë brez pas brezi qysh nga bota antike e deri në ditët tona. Për mbrojtjen, ruajtjen, zhvillimin, pasurimin dhe jetësimin e tyre, doemos, është dashur një punë e madhe, e vështirë dhe hera-herës e rrezikshme përkundër synimeve kriminale të pushtuesve shekullorë, të cilët me çdo mënyrë e mjet synonin asimilimin total të popullit shqiptar, pjesë e të cilit ishin edhe myzeqarët, që trashëgonin një gen artistik të mahnitshëm.

Nga përvoja ime 80-vjeçare, (qysh fëmijë kam jetuar me këngët dhe vallet myzeqare) por edhe nga studimet e vemendshme që kam bërë për këtë qëllim, do të përpiqem që të shtjelloj në këtë shkrim, ashtu shkurtimisht, disa nga ritet më të rëndësishme të ceremonialit të dasmës myzeqare. Në këtë kuadër më duhet të theksoj se në vitin 1974, me Ansamblin Folklorik të Zharrëzës sime, kam përfaqësuar Rrethin e Fierit në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës me “Dasma myzeqare”.

~ o ~

Dasma është ngjarja e më e madhe , më e rëndësishme në jetën e njeriut. Si e tillë ajo, në çdo kohë ka kërkuar nga familjarët, dhëndërri dhe nusja një punë, mobilizim dhe obligim të jashtëzakonshëm. Ajo prihej nga meraku dhe shqetësimi serioz i organizatorëve, që, ata të nderoheshin përballë miqve,përpara gjithë pjesëmarrësve, përpara opinionit, që dasma të mbahej mend për mirë, që vallja dhe kënga të merrnin flakë, që dollia dhe rakia të derdheshin lumë, që shërbimet dhe kulinaria të ishin perfekte, që nusja dhe dhëndërri të stoliseshin e të zbukuroheshin më së miri, që dasmorët të respektoheshin maksimalisht duke u bërë aktorë dhe autorë të atij gëzimi të papërmbajtshëm. Fundja dasma përherë ka qenë gëzim për derë. E bukur është se dy martoheshin, por qindra “harboheshin”.

TRADITA MYZEQARE

Page 40: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

40 Traditë dhe Kulturë

E rëndësishme është të theksohet se ceremoniali i dasmës, përgjithësisht ka karakter protokollar. Dinamika e saj, në çdo rast, ka një fillim, një zhvillim, një kulmim dhe pa tjetër një fund të lumtur. Por ajo që e bënë interesante dhe e zbukuron mrekullisht tërë dinamikën e zhvillimit të saj është se gjenia artistike e popullit çdo rit të dasmës e ka veshur aq bukur me këngë, valle dhe veprime të tjera të paracaktuara që i përgjigjen drejtpërdrejtë në mënyrë përsosmërisht funksionale. Në këtë mënyrë duhet të themi se repertori i këngëve dhe valleve të dasmës myzeqare dhe jo vetëm, përveç që ishte i pasur dhe i larmishëm kishte edhe funksionin për t’i shërbyer një riti të caktuar, që ai të shndërrohej në një buqetë të bukur në gjerdanin shumëngjyrësh të dasmës.

Sa për ilustrim po sjell tre vargje të një kënge që këndohet në ceremoninë e venies së kurorës, (kurorëzimit)

“Jani bej vetull kurorë, Mos e zërë nusen me dorë, Sa t’i verë prifti kurorë”. . .

~ o ~

Në tërësinë e ceremonialit të dasmës myzeqare përfshihen disa rite të rëndësishme që përbëjnë konturet bazë të saj. Ato janë:

Pirja e rakisë për caktimin e ditës së dasmës

Në këtë rast kemi të bëjmë me një marrëveshje të hapur që realizohet ndërmjet dy familjeve krushqë: të djalit dhe të vajzës. Zakonisht kjo marrëveshje bëhej dy ose tre muaj përpara, me qëllim që secila palë të kishte kohën e nevojshme për përgatitjen e dasmës. Ky akt zakonisht thirrej nga pala e djalit. Dy krushqit, bashkë me dy të afërm dhe praninë e lajmësit mblidheshin në një kafetije. Aty secili shtronte alternativat e veta derisa në fund arrihej në një mendim të përbashkët për caktimin e ditës së dasmës. Përplaseshin gotat me urime të përzemërta si: Qoftë e bekuar! Të na trashëgohen! Me jetë të lumtur!

Çelja e dasmës. Ceremonia e dasmës fillonte ditën e djel dhe mbaronte pas një jave, ditën e hënë. Masat për njoftimin e njerëzve merreshin disa ditë më përpara.Mblidheshin bijat e martuara, fisi, miq, shokë, fqinjë dhe çelnin ahengun për fillimin e dasmës. Këndohej dhe kërcehej deri në mesnatë. Interpretoheshin një

larmi mrekulluese këngësh dhe vallesh si nga burrat edhe nga gratë.Sigurisht që pajtoheshin edhe sazet.

Më herët si instrument bazë ishte zurnaja, e afërt me klarinetën, daullja dhe një ose dy llauta. Me vonë orkestra e ahengut përbëhej nga klarineta, violina, fizarmonika, llauta dhe defi. Në të shumtën e rasteve instrumentistët ishin romë të talentuar.

Aty nga vitet 60-70 të shekullit të kaluar vërshyen instrumentistë myzeqarë.Kështu, vetëm në zonën e Zharrëzës funksiononin tetë orkestrina popullore me mjeshtrat Alit Beja, Thoma Zarka, Mikail Semanjaku etj.

Ja teksti i një kënge që shërbente për të hapur siparin e dasmës:

Ju që vini, pse s’këndoni, Nuk dini kë po martoni? Marton Lili gëzim-n e parë, Gëzim-n e parë, lule në ballë …

Page 41: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 41

Qepja e nishanit -bajrakut ose flamurit

Pirja e rakisë për caktimin e ditës së dasmës

Ditën e enjte në shtëpinë e dhëndërrit dhe të nuses bëhej qepja e shamisë, nishanit ose e bajrakut që mbartte një simbolikë sa të thellë edhe interesante. Nga njëra anë ai shprehte ngjyrat e bukura të jetës së nesërme për çiftin e ri dhe nga ana tjetër realizonte valëvitjen e flamurit kombëtar të simbolizuar me shami të kuqe që sundonin midis ngjyrave të shamive të tjera. Ishin kohë të errëta, kur pushtuesit ndalonin me dhunë valëvitjen e flamurit kombëtar.Shamitë qepeshin nga një femër që t’i kishte prindërit gjallë. Nishani, i vendosur

në një valixhe, mes lulesh e xhufkash të kuqe, orizit dhe karameleve dërgohet me lajmësin në shtëpinë e djalit ku vendosej në një shtizë , në majë të së cilës qëndronte një trigaçe ku vendoseshin simbolikisht tri kokrra mollë. Flamurin e mbante në duar një djalë i bukur beqar, i cili printe krushqit që shkonin për të marrë nusen…

Ja një këngë që i shërbente këtij riti.

“Ku je nisur do vesh ti, moj shami, tek çupa për dorovi, moj shami …

Darka e jançesKy rit shvillohet ditën e premte në shtëpinë e djalit. Ka një shtrirje thuajse kombëtare, madje e gjejmë edhe tek arvanitasit në Greqi ose arbëreshët e Italisë Jugore. E� shtë një rit disi i komplikuar. Ai vjen si një koncert folklorik që kërkon regji të menduar mirë, rekuizitë të pasur, ekzekutues dhe interpretues të zotë. Protagonistë janë një djalë dhe një vajzë me nënë e babë të gjallë, që mbajnë në kokë; vajza takie dhe djali shami. Ata do të luajnë me miellin, sitën, frerin e kalit,

mjaltin, qumështin, zjarrin dhe kulaçët që nxirren nga prushi me shigjetën e harkut të bërë enkas për atë çast.

Mesazhet që përcillen janë të ndryshme dhe simbolika gjithashtu është shumë e pasur. “Koncerti” mbushet me këngët: “Jançe-jançe brumet”, ”A ke qenë në Konisbaltë, dhëndërr-o”, “Kënga e nerënxës“ etj. Burrat këndojnë bashkë me gratë. “Jançe, jançe brumet-o, Me se zihet brumet-o Me mjaltë e me qumësht-o “. . .

Darka e qiqrësOrganizohet në të dy shtëpitë e çiftit. Njëra nga gratë e shtëpisë kontrollon dy poçet e zëna me brum duke vëzhguar se cila poçe (e djalit apo e vajzës) do të derdhet më shpejtë për të provuar se nga cila anë do t’i vijë mbarësia shtëpisë. Me brumin e përzier nga dy poçet do të gatuhet buka ditën e shtunë, që vjehrra të presë nusen ditën e djelë.

Tek shtëpia e vajzës, me brumin e zënë gatuhet buka nga e cila do të hajë nusja të dielën para se të niset për tek shtëpia e dhëndërrit.

Riti shoqërohet me dy këngë. “Qiqër o moj qiqër-o, Ku je ftuar e thirrur-o, Tek Lili në dasëm o” … Kënga tjetër vjen me vargjet: “O ky brumi lata-lata, Ku të zuri sonte nata … etj.

Page 42: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

42 Traditë dhe Kulturë

Darka e kënasë

Darka ose dreka e dasmësSigurisht këtu kemi të bëjmë me boshtin e gjithë ceremonialit të dasmës.Përgjithësisht darka shtrohej në shtëpinë e nuses, ndërsa dreka në shtëpinë e dhëndërrit.

Të zotët e dasmës, me kohë kishin shpërndarë ftesat ose kishin bërë njoftimet me gojë gjithandej në krushqë, në fis apo ndër fqinj, miq e shokë të tjërë. Dasmorët vinin me dhurata të shumta. Mishi, që mund të ishte qingj ose kec, me kanistër të mbushur me bukë gruri që në qendër mbante një shqiponjë ose një pëllumb të stampuar me një mblacë (tip vule e posaçme) ëmbëlsirë dhe darova të ndryshme.

Dasmorët i priste i zoti i shtëpisë me saze që doroviteshin me para nga miku që vinte i ftuar.

Shqiponja ose pëllumbi mbi bukën e dasmës shprehte një simbolikë jashtëzakonisht të bukur dhe të rëndësishme.

Më tutje, vinte një maratonë e mrekullueshme këngësh, vallesh, dollishë dhe bisedash pa fund. Për të përshkruar dhe analizuar gjithë dinamikën e darkës së dasmës me rregullat, veshjen, dollitë, këngët dhe vallet që gjëmojnë 3-5 orë do të duhej një monografi më vete.

Bëhet të shtunën në darkë vetëm në shtëpinë e vajzës. Kënahu përgatitej nga një grua me prindër gjallë. Vajzës i lyenin thonjtë e duarve dhe të këmbëve me ngjyre të kuqe, ndërkohë që vajza është

mbuluar me një velencë, të cilën ia ka dërguar vjehërri. Vajza qanë vajzërinë që nuk do ta gjejë më kurrë. Këndohen këngë si: U bubu e tarnana, Ngrehu çupë e vërë këna …

Radha e punës gjatë ditës së dasmës.Në shtëpinë e djalit:

• Rruajtja e dhëndërrit

• Nisja e rrobave të nuses

• Nisja e dhëndërrit dhe e krushqve për të marrë nusen

• Pritja e pajës

• Pritja e nuses

• Dreka ose darka e dasmës

• Dorovitja e nuses

• Pjekja e kulaçit

Page 43: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 43

Në shtëpinë e nuses

• Nxjerrja e pajës

• Përgatitja dhe zbukurimi i nuses

• Takimi i vajzës me pjesëtarët e familjes

• Takimi i vjehërrës dhe i shoqërueseve të saj me dhëndërrin

• Pritja dhe përcjellja e krushqëve me vajzën nuse

• Dreka ose darka për dasmorët dhe përcjellja e tyre

• Dorovitja e vajzës ditën e hënë tek shtëpia e burrit

Çdo etapë e këtyre veprimeve shoqërohet me këngë dhe valle psh:

“Shite baçen me ullinj”, “Aferim baba subashi”, “ Më këputje rrush në degë të arrës”, “Amanet pajën-o”, “Po vjen paja kaja-kaja”, tek përcjellja e pajës

Tek rruajtja e dhëndërrit:

“ Ky beriberi që rruan mbretnë”, “Me ngadalë briskun, o berber”“Mirë na bëre, bukur bëre, dhëndërro “ etj.

Gjatë pritjes së krushqve dhe dhëndërrit:

“Arritën krushqit në lëmë, Ç’ka nusja që qanë me lot”, “Mos e bëj qejfin qeder, moj llokumja me sheqer”, Do marrë vajzën myzeqare, “Mirë ja bënë krushkër-o,” “Nusja jonë kallëp sapuni” etj etj.

Nëpërmjet këngëve zhvillohej edhe një dialog plot humor ndërmjet krushqëve.

Tek përcjellja e nuses nga shtëpia e prindërve këndohen këngët:

“Gjumin që ke fjetur, lëre tek jot ëmë,/ Vendin që ke ndenjur, mate me pëllëmbë,”Dyshemenë me lule, lahurin me thekë; “Ike -ike more dhenë, “Rrotulloje syrin, syrin dhe njëherë”, “Plotë dora me borzilok”. “Mbaji lotët mos i derdh,” “Buzëkuqe sylariskë, “Lum e lum ku vete unë” etj.

Page 44: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

44 Traditë dhe Kulturë

Gjatë mbërritjes së nuses në shtëpinë e dhëndërrit:

“Dil moj nënë dil,” “Mirë ia bëtë krushkut-o”, Mirë se erdhe, burbuqe hëna, “Marshalla na ka dalë nusja”,Pse m’i mbanë sytë përdhe”, “ Moj unaza rreth me ar”, “O kjo anë e lumit”, “Na ka mbirë një lule”.

Gjatë vënies së kurorës;

Ç’u mbush mali plotë me borë”, “Mos e zërë nusen me dorë”. “Kjo vallja jote, “Moj bukuroshja fierake”, “Hape vallen,mos e mbyll”, “Aman trëndafil, aman borzilok”, “ U bubu raki e keqe”, “More syri bukur etj. Po kështu janë këngët ne funksion të bërjes së kulaçit me mjaltë. Ato këngë e valle që mbushin drekën ose darkën e dasmës janë të gjitha perla të muzikës popullore myzeqare dhe njëherësh margaritarë të frymëzimit poetik të popullit artist.

Për ta mbyllur, këtë studim po sjell dy vargje të këngës brilante

“Si janë bërë plagët e mija”

…. Edhe dielli në mos lindtë,

Atje sipër në kodrinë,

Edhe hëna në mos daltë

Dritë kemi dashurinë …

Toli Shabani, Arta Xhibro

Bujqësia

Në tokën e begatë të zonës kultivohen pothuajse të gjitha llojet e drurëve frutor, perimeve, drithërave dhe foragjereve, por gjejmë edhe drurësi: Frashëri, Plepi i Bardhë, Plepi Kanades, Shelgu, Ekualipsi, Fieri dhe Vidhi.

Page 45: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 45

Blegtoria :

Lopë, Dhën, Buaj, Derra

Kafshë të tjera të zonës janë: Lepuri, Qelbsi dhe Iriqi, Bretkosa.

Shpendët: Pula dhe Gjela Deti, Pula Shqerake, Biba, Rosa.

Ndërsa bota ujore është e pasur me peshk: Pend Kuq, Omur, Qefull , Ballgjer e Ngjala.

Oda Myzeqare

Kuzhina tradicionale myzeqare është mjaft e pasur nga shumllojshmëria e prodhimit bujqësor e blegtoral.Gatimet tipike të kësaj zone ofrojnë karakteristika të larmishme të jetës rurale krahinore. Në kulturën e gatimit popullor zotëron veçanërisht tendenca e përdorimit të gjerë të prodhimeve stinore. Këto prodhime janë të përhershme dhe të bollshme.

Menyja e gatimit dhe shija e tyre e ndjeshme, kanë tërhequr gjithmonë e më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, që bujtin në këtë zonë.

Ndër gatimet tipike kësaj zone janë:

Qengj me përshesh

Qengj i mbushur

Tavë plënci

Pemë frutore: kumbulla, manaferrat, vreshta, bostan

Agrumet: portokalle, mandarina, limon

Drithërat: grurë, misër, tërshërë

Perimet që konsumohen: qepa, preshi, hudhra, lakra e bardhe, speci, domatja, spinaqi, bizelja, batha, bamja, trangulli.

Lakrat e egra: lepjeta, radhiqja, burdullaku, rrepica, lelekuqja.

Page 46: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

46 Traditë dhe Kulturë

Shpretka qengji të mbushura

Gjyreç qengji me oriz (tavë)

Gjyreç me mish qengji dhe patate (tavë)

Gjel deti me përshesh buke, gatuar me miell misri

Hanëm boksa, cipa të holla dhjami mbushur me të përbrëndshme qengji (tavë)

Ragu me mish lope (mish jahni)

Bibë me petë

Bibë me rosnica

Bibë me përshesh të gatuar me miell misri

Zog me rosnica

Zog me oriz (tavë) në saç

Page 47: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 47

Llojet e bukës dhe brumërat

Byrek me kungull

Petë tigani me oriz

Pispili

Gjyreç me makarona

Kokodaçe

Papare

Japrak

Kos me gjalp

Speca të mbushura me oriz, domate etj

Ngastër me fasule qorre

Ëmbëlsira

Qumështor

Kabuni

Bakllava

Sultiaç

Revani

Reshedi

Dible

Page 48: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

48 Traditë dhe Kulturë

Bujqësia

Në tokën e begatë të zonës kultivohen pothuajse të gjitha llojet e drurëve frutorë, perimeve, drithërave dhe foragjereve ku gjejmë edhe drurë si: Ulliri, hardhia, nëzona të caktuara gjejmë pishë të egër dhe të butë, lis, frashër dhe shkozë.

Pemë frutore: dardha, pjeshka, kumbulla, vreshtat, shega, mënat, manaferrat, molla, lajthitë, arrat, qershi, ftua, fik

Drithërat: grurë, misër

Lakra të egra: lëpjeta, radhiqja, burdullaku, rrepica, trakalidhe, lulekuqja.

Çaj, Kamomili

Blegtoria: Lopë, Dhën, Kuaj, Gomarë, Mushka

Kafshë të egra të zonës janë: Derri i egër, Lepuri, Dhelpra, Ujku, Çakalli, Kunadhja, Qelbsi dhe Iriqi.

Shpendët e zonës: Mëllënja, gushëkuq.

Ndërsa bota ujore është e pasur me peshk: Pend Kuq, Omur, Qefull e Ballgjer.

Oda Mallakastriote

Gjeli i detit (ose pula e detit) me dollëm (përshesh)

Pula shqirake në tavë me oriz në saç

Rosnica me zog shqirak

Mish i pjekur në saç

Mish i pjekur në hell

MALLAKASTRIOTETRADITA

Page 49: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 49

Page 50: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

50 Traditë dhe Kulturë

Mish i mbyllur në bidon

Mish me jani

Kukurec i pjekur

Llojet e Byrekut Byrek me gjizë

Byrek me oriz

Byrek me lakror

Byrek me vezë

Petanik

Qumështor

Byrek me kungull

Yshmer (Ngasër)

Llojet e bukës dhe brumëratBukë gruri

Kulaç gruri në tepsi në saç

Bukë vale me miell të mistërt

Bukë Ponice

Mbrushtull

Petulla

Harapash

Qull

Trahana

ËmbëlsiraRevani në tepsi

Llokume vendi

ReçelraQershie

Ftoi

Fiku

Molle

Rrushi

Pije

Raki rrushi

Koçimare

Manaferre

Kumbulle

Uthull rrushi

Page 51: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 51

VESHJET KARAKTERISTIKE POPULLORE TË ZONËS

më të dukshme të kostumit festiv, si: përparset, mbulesat e kokës, peshqirët e brezit e të qafës etj. Gjatë punimit të tyre, bëhej kujdes i veçantë për përdorimin e fijeve shumëngjyrshe për të zbukuruar pëlhurat me vija e motive karaktiristike për krahinën. Tekstilet e leshta të prodhimit shtëpiak u përdorën për disa veshje të sipërme, por edhe për përparset, dorëzat e fanellave, çorapet, brezat e brakeshat e burrave etj. Pëlhurat e mëndafshta të prodhimit vendas përdoreshin për veshje luksi, sidomos nga shtresat e pasura qytetare, po edhe nga shtresa e zejtarëve, sidomos në kostumin festiv. Në veshjet fshatare, vetëm aty-këtu, mund të shikoje motive me fije mëndafshi. Në Myzeqe, ndonëse pëlhurat tradicionale vazhduan të prodhohen e të përkryhen, për një farë kohe, me përdorimin e fijes industrial të pambuktë, prapësëprapë prodhimi kapitalist i mënjanoi. Duke filluar nga çereku i shek. XX, për veshje, si: cohë, kadife, akllas, kambirik etj, të cilat i qepte tashmë zejtari rrobaqepës. Sidoqoftë, veshjet popullore në këtë krahinë u përdorën deri në çlirimin e vendit, madje, disa element arritën deri në vitet’ 60.

Veshje grash të Myzeqesë

Dallohen dy veshje kryesore: njëra me linjë të gjatë e gjatë e gunë: tjetra me linjë e me gunellë.

Veshjen e parë e mbanin gratë e martuara deri në vitet’ 30 të shek.XX, kryesisht për të dalë.Gruaja vishte një këmishë të gjerë e nën të, të mbathurat me këmbëza të qëndisura. Mbi këmishë vishej guna, e sipër saj një përparse leshi (neçë) e bukur, e punuar në vegje, me vija e motive shumëngjyrshe.

Guna përgatitesh me shajak të bardhë dhe kishte trup të drejtë, pa mëngë, ndërsa fundi mund të përbëhej nga dy ose trekinda në formë gjysmërrethi, që vareshin nga beli poshtë pala-

pala. Mbi gunë, gruaja vishte mëngoren me mëngë të çara, që zakonisht vareshin prapa, në mënyrë dekorative.

Në veshjen me gunë gruaja lidhte në kokë pëshqirin prej pëlhure të pambuktë, të punuar vetë, me përmasa 140 cm X 33 cm.

Plakat mbanin peshqir të bardhë, kurse të rejat me vija ose motive gjeometrike me ngjyra të ndryshme. Peshqiri i mbulonte krejt flokët gërshet e të mbledhura rreth kokës.Për zbukurim, në palën e peshqirit mund të vendosej një tufëz lule aromatike, si trëndelinë, borzilok etj.

Në Patos përfshihen 4 (katër) veshje karakteristike popullore:Myzeqare, Mallakastriote, Çame dhe Vllehe.

Në Mallakastër, veshjet tradicionale pësuan një shndërrim të ndjeshëm që në prag të shek.XX, me futjen gjerësisht në përdorim të tekstileve të fabrikuara dhe me blerjen e rrobave të gatshme. Megjithatë, kishte edhe disa pjesë të veshjes që përgatiteshin ende brenda ekonomisë shtëpiake. Në krahinën e Myzeqesë, përkundrazi, veshjet popullore u ruajtën më gjatë në përdorim të përgjithshëm të popullsisë.Kështu deri në prag të Luftës së Dytë Botërore, në këtë krahinë, gratë fshatare kishin detyrë prodhimin e pëlhurave të linjta, të pambukta, të leshta etj. Pëlhurat e pambukta u përhapën në këtë zonë që nga mesi i shek XIX. Në fillim u përdorën për pjesët më të dukshme të kostumit festiv, si: përparset, mbulesat e kokës, peshqirët e brezit e të qafës etj. Gjatë punimit të tyre, bënin prodhimin e pëlhurave të linjta, të pambukta, të leshta etj. Pëlhurat e pambukta u përhapën në këtë zonë që nga mesi i shek XIX. Në fillim u përdorën për pjesët

Page 52: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

52 Traditë dhe Kulturë

Veshje me GunellëGunella ishte një lloj fustani pa mëngë, i punuar në vegjë me fije leshi, me katër lisa, me vija të holla shumëngjyrshe të harmonizuara me shumë shije dhe të vendosura në mënyrë vertikale nga beli e poshtë. Në bel ka rrudha të theksuara.1

Vishej me këmishë me mëngë të zbukuruara me vija ose me motive të vargëzuara. Në bel ngjishej brezi me vija horizontale dhe neçja me vija si të gunellës ose me motive gejometrike. Në stinën e ftohtë mbahej edhe një peshli, një lloj xhakete e shkurtër me mëngë të gjata, e dendur si gunella. Në vitet’ 40 të shek. XX, në vend të peshlisë u veshën triko leshi të thurura me shtiza. Kur vishnin gunellë, gratë e reja lidhnin në kokë shami të blertë, zakonisht të kuqe, kurse gratë e moshuara që vishnin gunellë me tone të errta, lidhnin në kokë një peshqir si në veshjen me gunë. Në këmbë

mbathnin çorape deri në gjunjë. Të rejat i thurnin me grep dhe i mbanin krejt të bardha ose të verdha, kurse moshat e tjera, kafe ose të zeza.

Në të gjitha llojet e veshjeve janë mbajtur këpucë lëkure, të verdha ose të zeza.Ato bliheshin në treg dhe mbatheshin vetëm për vizita, kurse në shtëpi dhe për punë mbaheshin prrokat (nallane) prej druri me një rrip lëkure të gjerë sipër gishtrinjëve, që shpesh ishte i zbukuruar.

Stolitë, si pjesë përbërëse të veshjeve, nuk kanë munguar tek gratë e reja. Zakonisht, mbi jelek ato vishnin tri radhë monedhash argjendi, të kapura në zinxhira; në veshë mbanin vathë me gurë ose monedha, të përgatitur nga argjendarët, si dhe mjaft unaza argjendi të zbukuruara me gurë, të cilat viheshin në disa gishtërinj të duarve.

1) Marë nga Muzeu Historik, Fier.

Veshje grash qytetaredhe fund i gjerë. Ajo përgatitej kurdoherë me cihë të zezë dhe zbukurohej përreth me gëzof kunadheje dhe me rruaza të zeza.

Në kokë lidhej një shami prej stofi të hollë me lule të stampuara ose prej mëndafshi, me tentene e florin përreth. Në fund të shek.XIX deri në mbarim të Luftës së Parë Botërore u ndoq veshja me saka, një xhaketë e zgjeruar nga beli e poshtë, prej kadifeje në ngjyrë manushaqeje, të kuqe ose zhizhingë, qëndisur pasurisht me fije ari dhe me disa dekoracione, toka, të zabtuara në gjoks. Ajo shoqërohej me një fustan mëndafshi, të gjatë deri në fund të këmbëve në ngjyrë rozë, krem ose bojëqielli, me një brez kadifeje të qëndisur me ar, si sakua, me skarpina (këpucë me taka të gjera të mërthyera me një rrip). Në kokë lidhej një shami mëndafshi me tentene përrreth. Ajo

Nga fundi i shek XIX e deri në mbarim të Luftës sëParë Botërore, janë mbajtur veshje qytetare të stileve të ndryshme, ku ruhej ndonjëherë edhe diçka nga veshjet popullore. Natyrisht, ato përdoreëshin nga shtresat e pasura të qytetit, por edhe nga shtresa e zejtarëve të pasuruar, sidomos si veshje dasme. Një ndër to është veshja me fustan të gjatë e peshli e përgtitur nga një kombinim tekstilesh fabrike dhe shtëpiake (si këmisha me pëlhurë mëndafshi).Në këtë kostum ka diçka dhe nga stili oriental, siç është qelepoçi i kuq me zimbiliqe ari (feste me tertir) dhe me monedha, i domosdoshëm për të plotësuar këtë tip veshjeje ceremonial.

Veshjen me fustane peshli (mëngore) e pasoi veshja shkurtellë, një lloj xhybeje dhe e stilizuar në formën e një palltoje elegante, që arrin deri afër gjunjëve, me trup e mëngë të ngushta

Page 53: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 53

mbërthehej në majë të majë të kokës me një karficë, zimbile, të punuar nga argjendari me fije argjendi e florin, në formë të një buqete me lule.Stolia tjetër që plotësonte kostumin, ishte vargu me florin, qepur në një rrip kadifeje, që

varej në qafë. Këto veshje luksoze u mbajtën jo vetëm nga shtresat e pasura, por edhe nga shtresa e mesme e tregëtarëve dhe zejtarëve, gjë që dëshmon për gjëndjen e mirë ekonomike të tyre.

Veshje burrash të Myzeqesë

1) Marë nga Muzeu Historik, Fier.

Veshja që kujtohet si më e vjetër është ajo me këmishë dhe brekë pëlhure liri ose leshi.Kjo veshje e thjeshtëështë përdorur deri në prag të shek.XX.1

Elementi kryesor ishte këmisha e gjatë deri në pulpë të këmbës, me pak kinda, që ngjishej në bel me një brez liri ose leshi.Nën të vishej fanella e të mbahurat, kurse për stinën e ftohtështohej mbi këmishë një xhamadan shajaku e, sipër tij, guna prej shajaku. Deri në çerekun e parë të shek.XX, si kostum festash mbahej ai me fustanellë.Në shtresat shoqërore të kamura, fustanella përgatitej me kambrik të fabrikuar, në të tjerat me pëlhurë të endur në shtëpi. Sidoqoftë, nëna përpiqej t’i përgatiste djalit për kostum dasme një pëlhurë të rrahur sa më mirë, pastaj e qepte me kujdes duke e zbukuruar përfundi dhe tek mëngët e këmishës me një tentenë të imtë që quhej “dhëmbë miu”, si dhe palëza, të qëndisura tek gjoksi. Pjesët e tjera të veshjes me fustanellë ishin: fanella me doreza të thurura me vija e lule shumëngjyrëshe; brezi i kuq prej leshi; xhamadani prej shajaku të bardhë ose prej cohe blu; mëngorja prej shajaku të bardhë e stolisur me gajtan blu ose të zi; tirqet e gjatë deri në rrëzë të kofshës, lidhur nën brez vareshin edhe disa peshqirë me përmasa të vogla, punuar në vegje me motive të ndryshme, kurse në një krahë hidhej në mënyrë hijerëndë xhoka elegante e bardhë, që ishte veshje nderi edhe për të parin e familjes kur shkonte në vizita. Një kostum i hyrë pas veshjes së fustanellës, ishtë ajo me poture (çidikë). Poturet, xhamadani dhe mëngorja

prej cohe blu qepeshin tek rrobaqepësi.Ato zbukuroheshin me tirq të shkurtër e të bardhë.Ky kostum, po i një cilësie më të thjeshtë, përgatitej dhe me shajak blu ose të zi dhe qepej ndër xhokaxhinj. Me të, në vend të këmishës me mëngë të gjera treçerekshe, vishej këmisha me mëngë të gjata, të mbledhura në kyç të dorës me kapakë (frençe), të qëndisura pasurisht me gjilpërë. Tirqet e bardhë, të zëvendësuar nga dollakët, qafa çorapesh të zeza ose blu, zbukuruar në pjesën e palosur nën gjunjë, u përdorën si veshje të përditshme (në vend të asaj me brekesha) nga një masë fshatarësh mjeshtër. Në këto veshje për tu mbrojtur nga të ftohtët e reshjet, përdoreshin guna larë e gunaçile. Këto kanë formën e një pelerine me mënyrë treçerekëshe dekorative dhe jakuce (kapuç) të fiksuar prapa jakës, në zverk.

Një element tjetër veshjeje që e dallonte myzeqarin, ishte takija.

Kjo mbulesë koke, e përgjithësuar pas Pavarësisë Kombëtare, në fshatrat fushore, ka formë konike (takije me majë), kurse në fshatrat e rrethinës kodrinore ka formë të rrafshët (takije rrashtake). Bëhej prej pëlhure të bardhë, të qepur shume imët me dorë duke krijuar rreth unazës disa rrathë (lamare). Të rinjtë mbanin takije me bedena, që ishte zbukuruar pasurisht dhe kishte përreth buzës dy deri në tri radhë bedena (tentene). Në këmbë përdornin opinga prej lëkure lope. Ato i qepte çdo burrë në shtëpi nga një copë lëkurë e regjur, në formën e një katërkëndëshi, të palosur në një mënyrë që të mbështillte tabanin e këmbës dhe

Page 54: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

54 Traditë dhe Kulturë

pjesën e sipërme të gishtrinjëve. Lidheshin me rripa lëkure që rrotulloheshin disa herë rreth qafës së çorapes. Me kostumin festiv mbathnin opinga telatini (opinga të kuqe me xhufkë të zezë në majë). Ndërmjet dy luftërave botërore, u veshën dhe çingat (lloj opingash prej lëkure të trashë të qepur nga mjeshtrit opingarë), që mbërtheheshin me kopsa metalike në një

anë. Këto opinga bliheshin në treg. Djemtë pas moshës së fëmijërisë e deri në martesë, vishnin kostumin e burrave me brekesha ose poture të zeza, këmishë me mëngë të gjata, të rrudhura e me këmishë me mëngë të gjata, të rrudhura e me kapakë, brez të kuq e xhamadan shajaku ose drilli e takije të bardhë. Mbathnin çorape e opinga (çinga).

Veshje burrash qytetarësipërme nuk pësoi asnjë ndryshim. Të tri pjesët përberëse: poturet, xhamadani e mëngorja, përgatiteshin me cohë blu dhe qëndiseshin pasurisht me gajtan të zi.

Një element tjetër që plotësonte këtë veshje festive, ishte brezi i gjerë prej mëndafshi me ngjyra, i blerë në treg. Të përgatitura me lëndë pak të kushtueshme dhe me më pak zbukurime, këto dy tipa veshjesh u mbajtën dhe për ditë të zakonshme pune. Pas Luftës së Dytë Botërore veshjet popullore u zëvendësuan me veshjen e modës evropiane, siç ishte kostumi me pantallona, jelek e xhaketë.

Që nga mesi i shek.XIX e deri në prag të Pavarësisë Kombëtare, kostumi tipik popullor ka qenë ai me fustanellë, i cili, në këto vite, me përdorimin e kambrikut, u zhvillua mjaft në shtimin e kindive. Xhamadani dhe mëngorja, ndryshe nga ato të fshatarësisë, bëheshin me cohë blu, të qëndisur me gajtan e mëndafsh të zi ose me fije ari, për burra të shtresës së pasur.1

Veshja tjetër që pasoi fustanellën dhe që arriti deri në mbarim të Luftës së Parë Botërore, është kostumi me poture (xhedikë). Poturet zevendësuan vetëm fustanellën, kurse veshja e

1) Marë nga Muzeu Historik, Fier.

Veshje fëmijësh dhe të rinjsh fshatarëDeri në vitet’ 30 të shek. XX, veshjet e fëmijëve nga foshnjëria deri në moshën 12- vjeçare, si për djemtë ashtu edhe për vajzat, përbëhej nga këto pjesë kryesore: këmisha, jeleku dhe hirka. Këmisha përgatitej me pëlhurë liri ose pambuku të punuar në avlëmend. Ajo kishte shtat të drejtë me dy kinda anash që fillonin nga sqetulla deri në pulpë të këmbës. Kishte mëngë të gjata, të rrudhura te kyçi i dorës me dorakë të qëndisur me gjilpërë nga vajzat. Në qaforen e këmishës së djemve, qepeshin për zbukurim një radhë kopsash me ngjyra të ndryshme. Këmishët e vajzave i zbukuronin

me rruaza në rrethin e fluturave të jakës dhe para gjoksit. Këmishët e përdorura për ditë festash, që zakonisht i sillnin nuset peshqesh, kishin përpara prehrit motive të ndryshme zbukurimi (mollë ose kaposhë) të punuara gjatë endjes së pëlhurës. Mbi këmishë vishej jeleku i forcuar me astar. Jelekët e djemve kishin pëqinj të gjerë, që hidheshin njëri mbi tjetrin, kurse jelekët e vajzave mbërtheheshin përpara me kopsa. Mbi jelek qepeshin tri monedha argjendi dhe guacka deti, që kishin vlerën e një objekti magjik (hajmali). Në dimer, mbi jelek vishej hirka një veshje e sipërme, e gjatë, me

Page 55: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 55

dy faqe, e prerë thjesht, me dy kinda anash dhe e mbushur me pak pambuk. Në këmbë mbathnin çorape të gjata deri në gju, me vija e lule, si dhe çinga, opinga prej lëkure të trashë, të bler në treg. Djemtë pas moshës së fëmijërisë

e deri në martesë, vishnin kostumin e burrave me brekesha ose poture të zeza, këmishë me mëngë të gjata, të rrudhura me kapak, brez të kuq e xhamadan shajaku ose drilli e takije të bardhë. Mbathnin çorape e opinga (çinga).

Veshje grash Mallakastrote

1) Marë nga Muzeu Historik, Fier.

Veshja e vjetër vendase e kësaj krahine ka dalë nga përdorimi para shumë kohësh. Mbahet mend veshja me fustan të gjatë, jelek e përparëse (futë), ndërsa për të dalë larg shtëpisë, gruaja vishte çitjanet e gjata nën fustan dhe sipër tij, xhyben. Për nuset e reja çitjanet ishin të kuqe ose të verdha dhe fustani ngjyrë manushaqe; gratë mbi 40 (dyzetë) vjeç i mbanin me ngjyra të errta. Mbi kokë hidhte edhe ferexhenë.

Elementi më me interes ishte këmisha e gjatë prej pëlhure, të punuar në avlëmend, mbi të cilën vishej fustani pa mëngë, kështu që linte të dukeshin mëngët e fryra të këmishës, të qëndisur me penj e temina.Fustani që përgatitej me tekstile të fabrikuara, kishte një fund të gjerë të mbledhur tek beli me pala.Mbi fustan vishej një jelek i zbukuruar me rruaza e

qëndisje penjsh me ngjyra që në Mallakastrën e Poshtme kishte një jakë të madhe rrumbullake përparsja (futa) që plotësonte këtë veshje, përgatitej me pëlhurë liri, krejt të bardhë ose me vija.Me kalimin kohës këto lloje përparëse filluan të bëheshin prej pëlhura të fabrikuara.Në mbulesën e kokës duket se është ruajtur një element tradicional.1

Mbi shaminë e kokës të zbukuruar anëve me tentene (dantellë) që lidhej në kokë palosur në formë trekëndëshi, hidhej edhe një dysheme panbuku në formë katrore (60 x 60) e punuar në avlëmend me fushë të bardhë ose të verdhë, zbukuruar anëve me dy vija të verdha ose të kuqe. Nuses i vinin përqark xhufka të vogla penjsh me ngjyra të ndryshme për zbukurim.Veshjet e grave të Mallakastrës bëheshin me tekstile të importuara.

Veshje burrash të MallakastrësDeri në prag të Pavarësisë, burrat e kësaj rrethine mbanin si veshje të përditshme një këmishë prej pëlhure liri ose gjineshtre, zakonisht në ngjyrë të murrme, e cila ishte e gjatë deri në gju dhe kishte kinda të pakta në tëdy anët. Për ditë festash vishnin një këmishë të bardhë, të pambuktë, e cila ishte e shkurtër dhe shoqërohej në pjesën e poshtme të trupit (nga mesi tek gjunjët) me fustanellën e bardhë më shumë kinda. Ky kostum plotësohej me një xhamadan shajaku blu dhe me një mëngore

të bardhë të zbukuruar me gajtann blu në manushaqe.

Burrat e shtresës së pasur, xhamadanin dhe mëngoren nuk i bënin prej shajaku, por prej cohe të importuar, në ngjyrë blu të thellë, të zbukuruar anëve me gajtan ari e mendafshi as lënies së fustanellës, në çerek e parë të shek.XX, u përdor veshja me poture (çidikë) të gjata deri tek gjuri dhe të shoqëruara (nga nyja deri në gju) me triq të bardhë.

Page 56: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

56 Traditë dhe Kulturë

Veshje grash Vllehe

Veshje burrash Çam

Në kullotat dimërore të Myzeqesë, dikur kalonin dimrin me kopetë e dhënëve të tyre u vendosën në fshatra të ndryshme të kësaj krahine. Ata mbanin veshjet karakteristike prej shajaku, që ua siguronte ekonomia e tyre blegtorale, por, me kohë, duke kaluar nga jeta nomade në jetën sedentare dhe një zonë me klimë të butë, i ndryshuan shumë aspekte të mënyrës së jetesës. Dalngadale veshja e tyre pësoi ndikime nga veshja e vendasve, u shndërrua pak nga pak deri sa u la për t’u zëvendësuar nga shumë pjesë të veshjes qytetare. Veshja e grave çobanka përbëhej nga këmisha prej pëlhure liri; pastaj vinte cibuni, jeleku e përparja, të trija prej shajaku. Jeleku e përparsja me shumë zbukurime, ndryshonin

sipas moshës së gruas dhe rastit për të cilin mbaheshin. Në vend të jelekut, gruaja mund të të vishte peshli (dullumic) me mëngë të gjata e të gjata e të ngushta. Kostumin e plotësonte një brez i shkurtër i mbërthyer përpara me një paftë të madhe argjendi, nga e cila varej një varg monedhash. Jeleku ose peshlia (si dhe përparja), zbukuroheshin me disa motive karakteristikat të ekzekutuara me gajtanë shumë-ngjyrësh. Në kokë lidhej një shami me lule. Mbathnin çorape të gjata leshi me lule anash. Opingat e tyre, të quajtura cëruhi, bëheshin prej lëkure (të kuqe për gratë e reja) dhe zbukuroheshin me xhufka të kuqe, kurse duke filluar nga vitet 30’ të shek.XX, shumëkush filloi të mbathte këpucë në vend të opingave.

Veshje burrash VllehBurrat vlleh e kanë patur veshjen afërsisht si ajo e vendasve. Mbanin këmishë pa jakë, me 2-3 kopsa dhe mëngor të gjera. Xhamadani dhe poture qepeshin prej shajaku të zi ose blu të thellë. Në mes mbanin brez leshi me ngjyra të kombinuara. Në kokë mbanin kapele prej cohe kadife të zezë.

Përdornin opinga lëkure me xhufka. Përsipër kësaj veshjeje tipike hidhej guna. Tipike ka qenë veshja me qillota leshi të zeza ose të bardha. Përsipër hidhej fustanella thurur me cohë pambuku ose lesh i hollë. Vishej kacaveci (tip triq) i bardhë ose i zi sipas ngjyrës së qillotave.

1, 2) Marë nga Muzeu Historik, Fier.

Veshje grash ÇameNë këtë veshje spikatin karakteristikat e trashëguara nga vendlindja e këtyre banorëve, Çamërisë. Element bazë i kësaj trashëgimnie ishte veshja me fustan (dolloma) të gjatë deri poshtë pulpës së këmbës, zbukuruar me qëndizma të ndryshme ku dominonte më shumë ngjyra e kuqe. Koka mbështillej me

shami qëndisur me fije ari. Gjoksi zbukurohej me gjerdan napolonash floriri. Në këmbë visheshin çorape leshi dhe këpucë llustrafine me pak takë. Më vonë u fut dhe “veshja e bardhë” me çitjane. Aty ku ishte më luksoze ajo përbëhej me çitjane prej akllasi, këmishë mëndafshi, jelek e saka të qëndisura me fije ari.

Veshja e burrave përbëhej prej fustanellës së bardhë me shumë pala, benevrek të bardhë prej leshi të hollë, kolic (tirq) të bardhë, këpucë (corihe) me xhufka të kuqe në majë ose jo. Në

mes mbanin brez leshi, zakonisht të kuq ose të bardhë, xhamadan leshi me qëndizma dhe këmishë pa jakë me mëngë të gjera. Në kokë mbanin qylaf të madh me majuckë.2

Page 57: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 57

Festivali “Street Art”

Street Art-i është parë si një ide gjeniale, e cila i shndërroi objektet si vepra të vërteta arti. Street-artistët, në bashkëpunim edhe me Bashkinë Patos, por edhe me disa bashki të tjera në vend po ndryshojnë monotoninë e shumë ndërtesave dhe pallateve duke u dhënë ngjyra e forma objekteve të ndryshme. Disa prej artistëve të mëdhenj të street artit, të cilët janë të njohur në të gjithë botën, lanë gjurmën e tyre në Bashkinë e Patosit, e cila krahas transformimit që pësuan këto hapësira urbane, është edhe burim atraksioni turistik për qytetarët nga brenda dhe jashtë vendit. Ndërveprimi që krijuan përmes pikturës, fasadave dhe ambientit ku janë vendosur, ka sjellë një vëmendje të shtuar për zonën e Patosit!

Elementët e traditës së qytetit të Patosit, vijnë të realizuara me pikturat murale të dhjetëra artistëve nga mbarë bota, duke sjellë një ekuilibër midis mjedisit dhe industrisë së naftës.

Page 58: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

58 Traditë dhe Kulturë

Page 59: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

Traditë dhe Kulturë 59

EKIPI REALIZUES I REVISTËS

Sponsorizuan Bizneset e Bashkisë Patos: Kompania “Bolv Oil”“Zeni Musai”“Alb Star”Karburant “Soil”Bar “Olympus Palace”“Driza Shpk”“Picari”“Mga Shpk”Bar- Restorant “Silvi” “Guri Bani”

Përgatiti shkrimet, ideoi dhe korrektoi: ALBORA SULAJDrejtoria e Arsimit - Kulturës dhe Sportit

Fotograf: Petrit Caushaj

Kontribuan: Dorian Shpata, Aleksandër Dhima, Blerina Troka, Toli Shabani & Arta Xhibro, Nuri Plaku.

Burimi i informacionit: Drejtoria e Arsimit - Kulturës dhe SportitDrejtoria e Informimit dhe Integrimit EuropianMuzeu Historik Fier

Designer: Dafina Stojko

Shtypur: CLASSIC PRINT

Adresa: Bashkia Patos, Lagja “Naftëtari”, Rruga “Unaza”

E-mail: [email protected]: Bashkia Patos (Municipality Patos)Web: www.bashkiapatos.gov.al

Page 60: PATOSI · Patosi është zhvilluar si një qëndër e re banimi dhe shërbimi social për naftëtarët dhe familjet e tyre, të cilët e populluan qytetin dhe krijuan shtresime të

60 Traditë dhe Kulturë

Ky botim u përgadit nën kujdesin e Kryetares së Bashkisë Rajmonda Balilaj

Siqeca, një distinacion turistik