pedagogji+ok fq 13

32
Informacion Mbi Kurrikulen: Perkufizimi rreth kurrikules. Termi kurrikul eshte perkufizuar ne menyra te ndryshme nga autor te ndryshem. Jane klasifikuar perkufizime rreth kurrikules si: 1. Kurrikula eshte dokumentacion shkollor. 2. kurrikula eshte proces. 3. Kurrikula eshte dokumentacion + proces{ perkufizimi i plote }. 4. Kurrikula perkufizohet si shkence. 5. Kurrikula si lende mesimore. Kurrikula: dokumentacion + proces perkufizimi me i plote : planifikim dhe realizim. Elementet perberes se kurrikules; Qellimet, objektivat, perbmbajtja, metodologjia, vleresimi Kurrikula eshte e organizuar ne dy nivele: Ne makronivel perfshihen: planet, qellimet, programet etj. Ne mikronivel perfshihen: lendet mesimore me metodat, tekstet, mjetet, etj. Pra kurrikulen e kemi; kurrikula zyrtare perfshin: qellimet, objektivat,planet , programet e shtetit. Quhet kurrikul berthame. Pershin lende te njejta per te gjitha shkollat. Kurrikula ne baze shkolle . Eshte ajo qe planifikohet nga vete shkolla si : Lende me zgjedhje vertikale { psh matematike Plus } e lende me zgjedhje horizontale [liste lendesh e hartuar nga Mash] , shkolla zgjedh 1, 2 prej tyre. Oret e lira perfaqesojne kurrikulen ne baze shkolle. C’jane oret e lira? Jane oret qe perputhin kurrikulen me kerkesat e nxenesve , kerkesat e komunitetit, gjendjen aktuale ne rajon etj. Menyra e perdorimit te oreve te lira . Udhezimi 35 i cili ben fjale per oret mesimore te parashikuara ne programin mesimor. Ne piken 1 te ketij udhezimi thuhet: mesuesi ka te drejte te vendos ta zhilloje nje kapitull ose linje lendore ne nje lende deri ne 10% me shume ose deri ne 10% me pak ore mesimor, kundrejt numrit te oreve te parashikuara ne programin perkates lendor. Pika 2 por pa ndryshuar numrin total te oreve qe programi percakton per ate lende. Pika 3 mesuesi e merr vendimin per ndryshimin e numrit te oreve te nje kapitulli ose linje lendore duke gjykuar nga niveli i arritjeve te nxenesve... Udhezimi 38 do ta ndajme ne 2 blloqe: 1/3 e oreve te lira, ku mesuesit i jepet e drejta ti perdore ato per perfocim. 1

Upload: edmir-asllani

Post on 09-Nov-2014

165 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

fffssff

TRANSCRIPT

Page 1: Pedagogji+Ok Fq 13

Informacion Mbi Kurrikulen:Perkufizimi rreth kurrikules. Termi kurrikul eshte perkufizuar ne menyra te ndryshme nga autor te ndryshem. Jane klasifikuar perkufizime rreth kurrikules si:1. Kurrikula eshte dokumentacion shkollor.2. kurrikula eshte proces.3. Kurrikula eshte dokumentacion + proces{ perkufizimi i plote }.4. Kurrikula perkufizohet si shkence.5. Kurrikula si lende mesimore.Kurrikula: dokumentacion + proces perkufizimi me i plote : planifikim dhe realizim.

Elementet perberes se kurrikules;Qellimet, objektivat, perbmbajtja, metodologjia, vleresimiKurrikula eshte e organizuar ne dy nivele: Ne makronivel perfshihen: planet, qellimet, programet etj. Ne mikronivel perfshihen: lendet mesimore me metodat, tekstet, mjetet, etj.Pra kurrikulen e kemi; kurrikula zyrtare perfshin: qellimet, objektivat,planet , programet e shtetit. Quhet kurrikul berthame. Pershin lende te njejta per te gjitha shkollat.Kurrikula ne baze shkolle . Eshte ajo qe planifikohet nga vete shkolla si : Lende me zgjedhje vertikale { psh matematike Plus } e lende me zgjedhje horizontale [liste lendesh e hartuar nga Mash] , shkolla zgjedh 1, 2 prej tyre.Oret e lira perfaqesojne kurrikulen ne baze shkolle. C’jane oret e lira? Jane oret qe perputhin kurrikulen me kerkesat e nxenesve , kerkesat e komunitetit, gjendjen aktuale ne rajon etj. Menyra e perdorimit te oreve te lira .Udhezimi 35 i cili ben fjale per oret mesimore te parashikuara ne programin mesimor.Ne piken 1 te ketij udhezimi thuhet: mesuesi ka te drejte te vendos ta zhilloje nje kapitull ose linje lendore ne nje lende deri ne 10% me shume ose deri ne 10% me pak ore mesimor, kundrejt numrit te oreve te parashikuara ne programin perkates lendor. Pika 2 por pa ndryshuar numrin total te oreve qe programi percakton per ate lende. Pika 3 mesuesi e merr vendimin per ndryshimin e numrit te oreve te nje kapitulli ose linje lendore duke gjykuar nga niveli i arritjeve te nxenesve...Udhezimi 38 do ta ndajme ne 2 blloqe: 1/3 e oreve te lira, ku mesuesit i jepet e drejta ti perdore ato per perfocim. 2/3 te cilat me propozim te mesuesit, me miratim te ekipit lendore behen pjese e draftit- plan kurrikular te shkolles dhe mund te perdoren ne 6 drejtime te ndryshme. Projektet kurrikulare.Synon te kuptuarit me te thelle te njohurive lendore te mesuara me pare duke: Gershetuar njohuri te lendeve te ndryeshme, Gershetuar njohuri te kapitujve ose klasave te ndryeshme te nje lende. Projekti kurrikular: Duhet te mos permbaje njohuri te reja per nxenesit; Mund te jete njelendor, dylendor ose shumelendor,Mund te jete disaoresh, te jete me ore te njepasnjeshme ose me ore te shkeputura, mund te perfundoje

1

Page 2: Pedagogji+Ok Fq 13

ne pak dite, por mund te zgjase disa muaj, edhe nje vit shkollor , edhe me shume se nje vit shkollor. Zhvillimi i nje projekti kurrikular ndahet ne disa etapa. Keto jane: Gjetja e temes se projektit.Percaktimi i objektivit te projektit.Percaktimi i veprimtarive qe do te zhvillohen. Shkrimi i projektit.Realizimi i projektit.Parashtrimi i gjetjeve te projektit.Nje projekt i shkruar permban doemos disa elemente . Keto jane: Tema e projektit.Objektivi ose objektivat e tij. Klasa ose klasat qe do te perfshihen ne projekt.Lenda ose lendet te cilat lidhen me projektin.Numri i oreve mesimore per secilen lende.Njohurite kryesore qe shfrytezohen ne projekt nga tekstet shkollore.Veprimtarite kryesore te projektit.Menyra e paraqitjes se gjetjeve te projektit.Buxheti

ModuletModuli synon gershetime ne njohurite lendore , te mesuara tanime, me njohuri te reja. Ai eshte pakoresh,nuk eshta as edhe nje here i mbingarkuar me njohuri te reja, eshte perhere terheqes per shumicen e nxenesve, perfundon me nje deshmi te zoterimit te modulit nga nxenesi.Listimi i veprimtarive qe mund te perdoren ne kuadrin e oreve te lira.Matematika: Perdorim i statistikave nga te dhenat nga jeta reale si baze per te praktikuar shprehite matematike.Zhvillimi i aftesive p.sh. te projektimit, parashikimit duke perdorur statistika globale per lindjen, vdekjen, rritjen ekonomike dhe perdorimin e burimeve natyrore.Ushtrimi i shprehive baze te numerimit duke perdorur sisteme dhe teknika nga kultura te ndryshme.Eksplorimi i formave dhe modeleve gjeometrike duke studiuar artin dhe tendecat ne kultura te ndryshme. Analiza e kostos dhe vleres ushqimore te disa produkteve dhe planifikimi i nje menuje jo vetem te shendetshme por edhe te perballueshme.Eksplorimi i konceptit te rritjes eksponenciale lidhur me shkallen e interesit dhe te te dhenavce per popullsine boterore.Punimi ne grup per te hartuar propozime alternative , duke pershire edhe buxhete dhe afate per natyralizimin e mjedist te shkolles.

Kompetencat Njohurite qe shfaqen

Te

Njo

hu

rit Leximi dhe ritregimi i informacionit,

Njohuri rreth ideve kryesore Zoterimi i permbajtjesNjohuri rreth datave, ngjarjeve, vendeve

Te

ku

ptu

arit Kuptimi i informacionit

Fitimi i kuptimit Perkthimi i njohurive ne nje kontekst te ri Interpretimi i fakteve, krahasimi i tyreParashikimi i pasojave

2

Page 3: Pedagogji+Ok Fq 13

Zb

atim

i Perdorimi i informacionit Perdorimi i metodave, koncepteve dhe teorive ne situata te rejaZgjidhja e problemeve duke perdorur njohurite e shprehite e nevojshme.

An

aliz

a Studimi I modelit Organizimi I pjeseve Njohja me nenkuptimetIdentifikimi pjeseve perberese

Sin

teza

Perdorimi I ideve te vjetra per te krijuar ide te rejaPergjithsime nga faktet e dhena Lidhja e njohurive nga fusha te ndryshme Parashikimi dhe nxjerrja e perfundimeve.

Vle

resi

mi Krahasimi ideve me njera tjetren

Vleresimi I vlerave te teorive , paraqitja e tyre.Perzgjedhja , mbeshtetur ne argumentet e arsyetuaraVerifikimi i vlerave te te dhenave.Marrja parasysh e subjektivizmit

MBI VLERËSIMIN FORMUES NË MATEMATIKËTre llojet më të përdorshme të vlerësimit në klasë (pa përfshirë vlerësimin me qëllim klasifikimi) janë: Vlerësimi diagnostikues, që synon të zbulojë shkaqet njohëse, fizike, emocionale, shoqërore, të problemeve që kanë nxënësit, në mënyrë që të përcaktohen teknikat korrigjuese. Vlerësimi formues, i cili mbikëqyr përparimin gjatë procesit të të nxënit, siguron një feedback për të lehtësuar nxënësit dhe për të korrigjuar gabimet. Vlerësimi përmbledhës, që përcakton arritjet në përfundim të kreut, të vitit a të ciklit për të vendosur notat dhe për të bërë certifikimin. Vlerësimi përmbledhës mund të përdoret për të gjykuar efektshmërinë e mësimdhënies ose të procesit mësimor. Vlerësimi formues është vlerësimi i përditshëm dhe i vazhdueshëm që u bëhet nxënësve (e që shprehet me notë) për pyetjet, kërkesat e detyrat që u jepen në klasë, për detyrat e shtëpisë, për përgjigjet për testet kohëshkurtër etj. Ai ka për qëllim kryesor përmirësimin e cilësisë së të mësuarit dhe jo thjesht kontrollin apo diferencimin e nxënësve. Ky vlerësim duhet përdorur për feedback gjatë procesit të mësimdhënies e të nxënies, sepse gjatë këtij lloj vlerësimi mësuesi nxjerr në pah dhe ndreq në mënyrë të shpejtë dobësitë dhe të metat e nxënësve. Përdorimi i këtij vlerësimi diktohet edhe nga fakti që, siç pranohet gjerësisht, ora e mësimit nuk është e motivuar dhe shpesh herë bëhet e pakëndshme, kur nuk përdoret vlerësimi formues, por pritet të mbarojë kreu dhe pastaj të bëhet vlerësimi (qoftë edhe me teste) i nxënësve.Gjatë vlerësimit formues, duke përdorur në mënyrë të vazhdueshme një numër teknikash vlerësimi të thjeshta e të shpejta, mësuesit mund e duhet të marrin informacion për atë që nxënësit kanë mësuar aktualisht, për atë që u mbetet të mësojnë dhe të përforcojnë. Duke u mbështetur në rezultatet e vlerësimit formues, mësuesit duhet t’i këshillojnë nxënësit se si të përmirësojnë të nxënit. Format më të përdorshme të vlerësimit formues në matematikë, në gjimnaz janë:

vlerësimi me notë për pyetjet në tabelë, vlerësimi për aktivizim në klasë, gjatë zbatimit të materialit të kaluar dhe parashtrimit të materialit të ri, vlerësim për aktivizimin me punën në grupe, vlerësim me teste kohëshkurtër për përvetësimin e një teme të caktuar, vlerësim për kryerjen e detyrave të shtëpisë.

Vlerësimi formues nuk këshillohet të bëhet me të njëjtën teknikë vlerësimi, sepse nxënësit familjarizohen me të dhe i përgatisin përgjigjet pa i kuptuar çështjet. Mendojmë se është e dobishme praktika e të mësuarit të nxënësve të teknikave për vetëvlerësim, që nxisin integrimin e të mësuarit në klasë dhe të mësuarit jashtë saj. Praktikimi i teknikave të vetëvlerësimit i ndihmon nxënësit gjithashtu të fitojnë shprehi për të menduarit dhe për të vlerësuarit vetjak. Në

3

Page 4: Pedagogji+Ok Fq 13

lëndën e matematikës në gjimnaz konceptet synohet të formohen nëpërmjet trajtimit të situatave problemore. Itinerari i zotërimit të njohurive është menduar të jetë spiral dhe jo linear; ato mendohen të përvetësohen jo me paraqitjen e tyre të parë dhe as me përsëritje të thjeshtë, por pas plotësimeve dhe thellimeve nëpërmjet rimarrjes aktive. Gjatë vlerësimit formues duhet mbajtur parasysh se aktiviteti matematik i nxënësve në secilin profil përfshin observimin (vëzhgimin), abstragimin, eksperimentimin dhe vërtetimin. Parashtrimi i përmbajtjes së re si rregull duhet të artikulohet me studimin e situatave të larmishme, që shërbejnë si motivim, si çështje që kërkojnë zgjidhje apo si mbështetje e zbatim i këtij parashtrimi dhe nxënësi duhet të vlerësohet, në mënyrë të vazhdueshme për sasinë dhe cilësinë e aktivizimit të tij në këto aspekte (të paktën një herë në 6-7 orë mësimi).Gjatë vlerësimit formues kujdes duhet t’i kushtohet përvetësimit të koncepteve dhe metodave kryesore të lëndës, si bazë e formimit matematik të nxënësve. Në këtë kuadër, gjatë vlerësimit formues duhet të mbajmë parasysh se nuk ka rëndësi riprodhimi i vërtetimit të një teoreme dhe zbatimi mekanik i saj në një situatë standarde, nëse nxënësi nuk ka të qartë thelbin e saj dhe nuk është i aftësuar për ta zbatuar atë në situata të larmishme, qoftë edhe të thjeshta. Si rregull, në çdo orë mësimi kryhen ushtrime (në radhë të parë zbatime të thjeshta) për të kuptuar thelbin e koncepteve dhe metodave matematike dhe si modele të punës së pavarur në shtëpi. Puna e pavarur me ushtrimet dhe zbatimet në klasë duhet të zërë jo më pak se 40% të kohës së mësimit.Gjatë shtjellimit të materialit mësimor mësuesi duhet të krijojë situata problemore të strukturuara për të vënë në lëvizje mendimin e pavarur të nxënësit. Strukturimi i pyetjeve të shtruara klasës bën që secili nxënës të angazhohet në punë të pavarur, sipas mundësive të veta,me një kohë të mjaftueshme për të përvetësuar përmbajtjen deri në një nivel të caktuar arritjeje, për të cilin ai mund të vlerësohet edhe në vend. Konceptimi i lëndës dhe mënyra e realizimit të saj duhet të thyejë kornizat tradicionale të orës së mësimit. Trajtimi i materialit të ri mësimor jo rrallë duhet të bëhet me tekst përpara, sepse nxënësit duhet të plotësojnë në të kërkesat që janë lënë qëllimisht pa u plotësuar, të zgjidhin ushtrimet apo të analizojnë shembujt.Në shumicën e temave, ora e mësimit duhet të përbëjë një sintezë të dhënies e të kontrollit të njohurive, të vlerësimit të dijeve e shkathtësive (shprehive) dhe vlerave tek nxënësit. Në këtë këndvështrim format tradicionale të kontrollit e të vlerësimit të nxënësve, që janë mbështetur në riprodhimin gojor të materialit mësimor,të lidhur me binomin mësues-nxënës (në tabelë) dhe me një numër të vogël nxënësish të vlerësuar janë të papranueshme. Kontrolli dhe vlerësimi formues i nxënësve duhet të jetë i larmishëm, i lidhur më tepër me veprimtarinë matematike të nxënësve në klasë, jo i mbështetur kryesisht në riprodhimin gojor të materialit mësimor, jo i kufizuar në një interval kohor të caktuar. Ai përfytyrohet i shkrirë me veprimtarinë matematike të nxënësve, duke siguruar pjesëmarrje të plotë të tyre në punë. Mësuesi duhet të jetë vazhdimisht në kontakt me punën e nxënësve në bankë gjatë gjithë orës së mësimit. Ai duhet të vrojtojë e të vlerësojë jo vetëm çka di nxënësi, por si e mëson, si vepron për ta zbatuar, si nxjerr përfundime etj. Në këtë mënyrë, gjatë këtij lloj vlerësimi nxënësi është më i çliruar nga emocionet dhe nga ana tjetër krijohen mundësi më të mëdha për kontakte e ndihmë të diferencuar tek nxënësit. Natyrisht, format e larmishme të kontrollit të shtrirë në trajtimin e materialit të ri (dhe vlerësimi përkatës) nuk përjashtojnë vlerësimin e nxënësit të ngritur në tabelë apo vlerësimin masiv të pjesshëm (me teste të shkurtra). Nxënësi duhet të regjistrojë në kujtesë një sërë faktesh të rëndësishme matematike. Por kjo nuk do të thotë që në të mësuarit e matematikës kujtesa e tij të ngarkohet tej mase me rregulla e formula të ndryshme, kur këto mund të gjenden nga manualet, tabelat dhe tekstet. Prandaj vlerësimi nuk duhet të bazohet në kujtesën mekanike; të mbahet parasysh se aftësimi i nxënësve për të kërkuar në këto materiale ndihmëse, formulat dhe faktet që nevojiten për zgjidhjen e ushtrimeve ose për vërtetimin e pohimeve të ndryshme, veçanërisht kur ato i përkasin temave të zhvilluara më parë, pasqyron shkallën e formimit matematik të tij dhe duhet vlerësuar.Procedura e vlerësimit Sistemi i vlerësimit që rekomandohet të zbatohet në gjimnaz është krahasimi me standardet e vendosura. Një nga problemet më të shpeshta dhe më të ndërlikuara me të cilat ndeshen aktualisht dhe do të ndeshen deri në një të ardhme të afërt mësuesit në gjimnaz është gjykimi i statusit dhe i përparimit të nxënësit në intervale të ndryshme kohe, vënia e notave. Është e qartë

4

Page 5: Pedagogji+Ok Fq 13

që vlerësimi duhet të ndjekë qëllimet arsimore, objektivat mësimore, objektivat e vlerësimit. Vlerësimi duhet të mbështetet mbi një sasi të mjaftueshme të dhënash në të cilat duhet të përfshihen edhe këta elementë: -vlerësimi me notë për përgjigjet në tabelë; -vlerësimi i aktivizimit nga vendi; -vlerësimi i ndihmesës gjatë punës në grup; -testet në fund të kapitullit; -testet në fund të semestrit; -testet në fund të vitit; -provimet vjetore; -provimi i pjekurisë; Vlerësimi me notë Siç dihet, nota përdoret për të paraqitur rezultatin e arritjeve dhe të përparimit akademik të nxënësit. Ajo ka për qëllim të dëshmojë për arritjet e nxënësit, për të drejtuar te nxënësit e tij, për të drejtuar zhvillimin vetjak të nxënësit deri në diplomimin e tij, për të informuar prindërit për nivelin e përparimit të fëmijëve të tyre etj. Për këto arsye mendojmë që vlerësimi me notë është i domosdoshëm në gjimnaz.Nota nuk duhet vendosur si rezultante e arritjeve akademike dhe sjelljeve disiplinore të nxënësit, por vetëm e arritjeve akademike. Ajo duhet bazuar në standarde të caktuara dhe në burime të shumta. Vlerësimi me notë mund të përdoret edhe për të matur punën në grup dhe aktivizimin në klasë gjatë trajtimit të materialit mësimor. Për të bërë vlerësimin e punës në grup dhe aktivizimin në klasë shërben listë-kontrolli. Vlerësimi i punës në grup duhet të mbajë parasysh këta elementë:

ndarja e informacionit me të tjerët; ndihmesa në ide; ndjekja e udhëzimeve; shfaqja e iniciativës gjatë zgjidhjes së problemeve në grup; dhënia e vlerësimeve për pikëpamjet e të tjerëve.Vlerësimi i përgjigjeve me gojë të nxënësve ka qenë dhe mbetet një sfidë për mësuesin. Për të vlerësuar përgjigjen për një pyetje të strukturuar duhet të mbahen parasysh të gjitha kërkesat në të cilat është ndarë ajo dhe peshën e secilës kërkesë. Në hapin e mëtejshëm vlerësohet realizimi i secilës kërkesë, duke përdorur metodën analitike dhe duke u bazuar në një përgjigje ideale të parapërgatitur (e cila gjithashtu strukturohet sipas kërkesave të pyetjes,duke parashikuar pikët e plota të mundshme për secilën kërkesë). Gjatë vlerësimit elementët e të shkruarit duhen vlerësuar jo të ndara nga përmbajtja. Vlerësimi i nxënësit të pyetur në tabelë Nëse kërkojmë që të pyeturit e një nxënësi në tabelë në lëndën e matematikës të plotësojë synimet e një vlerësimi formues për të, duke qenë edhe në dobi të formimit matematik të klasës, duhet të mbahen parasysh disa kërkesa: 1. Pyetja (çështja që pyetet) duhet të jetë e ndryshme nga ajo që punon klasa në mënyrë të pavarur, por të ketë lidhje me ato çështje që po kontrollohen për klasën. 2. Të kërkojë kohë jo të madhe për t’u zgjidhur (jo më shumë së 10-15 minuta). 3. Të paraqesë interes për klasën dëgjimi i përgjigjes. 4. Të ketë kërkesa jo vetëm për kontrollin e njohurive të kaluara, por të trajtojnë edhe elementë të materialit të ri (në trajtën e punës krijuese të nxënësit). 5. Disa elementë të përgjigjes së nxënësit në tabelë duhet të ndiqen (të dëgjohen) nga klasa (edhe sikur për këtë asaj t’i duhet të ndërpresë punën e vet). 6. Korrigjimet eventuale t’i kërkohen nxënësit për t’i kthyer vetë fillimisht. 7. Vlerësimi i nxënësit me notë mund të bëhet për këtë ushtrim ose duke i dhënë akoma pyetje plotësuese në bangë. Vlerësimi i përgjigjes së nxënësit të pyetjeve në tabelë bëhet në bazë të gjykimit

5

Page 6: Pedagogji+Ok Fq 13

vetjak të mësuesit, por mbi bazën e standardeve të arritjes.Për të patur një vlerësim objektiv është mirë që pyetja të strukturohet në një numër të kufizuar kërkesash.

Per planifikimin e oreve te liraProcesi i planifikimit te kurrikules se lire eshte i pandare nga pjesa tjeter dhe me e rendesishme kurrikula baze. Planifikimi i kurrikules se lire behet duke pasur parasysh tre aspekte te rendesishme:

a. Rishqyrtimi i lendes ( dritare diagnostike )b. Planifikimi lendor ( qellime dhe objektiva te te mesuarit )c. Monitorimi dhe vleresimi lendor.(si kontribon lenda ne skeletin e kurrikules kombetare)

Oret e lira mund te planifikohen per :1. Perforcimin e lendeve te planit mesimor. ( 1/3 e O.L perseritje, testime, kontroll

njohurish )

2. Kjo pjese e O.L , thene ndryshe 23

mund te perdoren ne keto fusha:

1. Per provimin e Matures Shteterore.2. Per projekte kurrikulare ( nje lendore , disa lendore).3. Per module mesimore.4. Per lende me zgjedhje.5. Per veprimtari te ndryeshme shkollore.6. Vleresimi ne rang shkolle te arritjeve te nxenesve.

Taksonomia konjitive e BlumitTre nivelet e arritjeve

Nivelet e Blumit Foljet perkatese

Niveli baze 1. te njohurit . Eshte riprodhimi i nje dickaje pa shpejgime dhe pa e lidhur me gje tjeter. Perseritje e emrave, rregullave, perkufizimeve dhe shpjegimeve ashtu sic jane dhene. Eshte niveli me i ulet .

Perkufizo, perserit, pershkruaj me fjalet e tekstit, harto nje liste, emerto, riprodho etj.

2. te kuptuarit Eshte aftesia per te kapur kuptimin e materialit. Eshte baza e fushes se njohjes, nje hap me tej se te njohurit.

Shpjego, zgjero, jep shembuj te tjere, nxirr perfundime , perifrazo, rishkruaj, pergjithso, interpretoje ndryshe.

Niveli mesatar 3. aplikimi Eshte aftesia per te perdorur materialin e mesuar ne situata te reja dhe konkrete, zbatohen rregulla , metoda , koncepte, parime, ligje dhe teori.

Ta zbatohs, te shfytezosh, te ndryshosh, te njehsosh, te klasifikosh, te provosh, te vesh ne dukje, te manipulosh, trego, shpjego, perdor etj.

4. analiza: Eshte aftesia per ta coptuar materialin ne pjese perberese, cka sjell nje kuptim me te mire te organizimit te tij. Meqenese krahas permbajtjes kuptohet edhe forma organizative e materialit, niveli intelektual eshte me i larte se ne “te kuptuarit “

Copeto, ndaj ne pjese , shpjego, perse, diferenco, shquaj , dallo, ver ne dukje, lidh, seleksiono etj.

6

Page 7: Pedagogji+Ok Fq 13

Niveli i larte 5. sinteza Eshte aftesia qe formon nje te tere duke bashkuar pjeset. Mund te jete komunikim i nje plani veprimesh , klasifikim informafcioni etj.

Kombino , harto, krijo, zghidh, kompozo, jep mendime, permireso, organizo, planifiko, risistemo, te hartosh, te transmetosh, te krijosh, te propozosh, te planifikosh, te modifikosh, te ndertosh, etj.

6. vleresimi Eshte aftesia per te gjykuar vleren e nje materiali, te miren e nje ideje, motivet e sjelljeve, vleresimin e zgjidhjeve te problemit, ndertimi i komunikimeve gjykuese etj.

Krahaso, konkludo, ver ne kontrast, kritiko, pershkruaj, shpjego, justifiko, interpreto, lidh, permblidh, bej nje evidence, etj.

Strandartet e permbajtjes kriter qe tregon se ç’duhet te dine nxenesit ne nje lende ose periudhe te caktuar.Njohurite , ceshtjet themelore te lendes qe i kane rezistuar kohes.Shkathtesite , menyra te te punuarit , te te mesuarit te komunikuarit qe nxenesi duhet ti zoteroje.Vlerat (qendrimet) menyrat e sjelljes se nxenesve. Aktiviteti i mirfillte matematike vezhgimi, abstragimi, eksperimentimi , vertetimiStandartet e arritjeve percaktojne nivelin e permbushjes se standarteve te permbajtes sipas niveleve. Komponent te mesimit matematikArsyetimi zhvillimi i aftesive matematikore.Induksioni, deduksioniIntuita eshte konkluzion i nje pervoje te perseritur.Analogjia ka te beje me njgjashmeri. Analiza vertetimi me metoden e analizes kalon nga e panjohura tek e njohura.Sinteza vertetimi me metoden sintezes kalon nga e njohura tek e panjohura.Llojet e vleresimitFormues i cili mund te jete formal { teste, pyetje ,) mbikqur perparimin e nxenesve.Diagnostifikues synon te zbuloj shkaqet njohese , fizike emocionale ,qe ka nxenesi.Permbledhes percakton arritjet ne perfundim te kreut, vitit a ciklit.Objektivi= i matshem +i kontollueshem+nr njejes.Objektiva te te nxenit cfare duhet te arrijne nxenesit { objektiva te permbajtjes, ob lendor}Objektivi te nxenit 1) adresa cila pjese e lendes.2) detyra cfare nxenesi duhet te jete ne gjendje te beje.3) menyra si nxenesi do ta kryej detyren.4)kushti ( shkathtesi ) ne ckushte do te kryhet detyra.Objektivi minimal a) i matshem b) te shpallen objektivat c) i verifikueshem d) te shpallen rezultatet.Algoritmi strategji e kerkimit rastesor, permes te cilit provohet cdo zgjidhje e mundshme deri sa te gjendet zgjidhja.Euristika teston ne menyre te perzgjedhur zgjidhjet e mundshme.Terminologjia mbi standartet e permbajtjes dhe te arritjes:

7

Page 8: Pedagogji+Ok Fq 13

Standartet e permbajtjes percaktojne se c’duhet te dijne dhe te jene ne gjendje te bejne nxenesit ne kuadrin e nje lende dhe te nje periudhe te caktuar kohore.Standartet e arritjes percaktojne nivelin e permbushjes se standarteve te permbajtjes nga nxenesit, ata jane percaktime te kriterve per pershkrimin e niveleve te arritjes se standarteve te permbajtjes. Ata kane te bejne me njohurite , aftesite , zotesite, shkathtesit, shprehite , qendrimet vlerat te shprehura ne arritjet me shkrim, ne arritjet gojore ne veprimatrite e pjesmarrjes dhe ne prezantimet audioviziveNjohuri- teresia e fakteve, parimeve, informacion qe zoterohet.Aftesi – eshte fuqia , cilesia , kompetencat qe zoteron nje nxenes per te permbushur nje veprim ne menyre te suksesshme brenda nje kohe te caktuar.Zotesi- eshte mundesia qe ka nje nxenes i mesuar per te arritur nje nivel te caktuar te aftesive.Shkathtesia – eshte menyra e veprimit qe kryejme pas nje perseritje a stervitje, por duke mbajtur parasysh me vetedije udhezimet e caktuara. Shprehi- eshte menyra e veprimit a sjelljes qe kryejme vetvetiu pas nje perseritje te gjate e te vijueshme.Qendrim – eshte prirja per te reaguar ne menyre specifike perkundrejt nje objekti, situate ose vlere , zakonisht e shoqeruar me ndjenja dhe emocione.Vlerat –jane parametra ose kritere sipas te cilave gjykohet sjellja e individit ne raport me ate te grupit.

Pershkrimi i nivelit te arritjeve:niveli i pare – eshte niveli i pergatitjes minimum . ai karakterizon ate qe duhet te arrijne te gjithe nxenesit kalues dhe perfaqeson kufirin e poshtem te arsimimit. Nxenesi ne kete nivel eshte ne gjendje te zbatoje nje procedure rutine , mjaft te ushtruar ne klase. Ai pershkruan konceptet, rregullat kryesore, zgjidh detyra te thjeshta lendore sipas modeleve te ofruara, riprodhon ne menyre te pjesshme materialin mesimor, pershruan situata te njohura . Ai perdor metoda tradicianale te shqyrtimit ne procesin e te nxenit, ndjek udhezimete e mesuesit, kryen detyrat e dhena me pak ose pa interes . Ai komunikon dhe bashkevepron ne menyre te mjaftueshme me shoket dhe personelin mesimor.Niveli i dyte – paraqet ato kerkesa per pervetesimin e lendes qe parashtrohen par nxenesve te mire { nota tradicionale 7-8 } . Per te arritur kete nivel nxenesit nuk mjafton te kujtoje procedura rutine, as te imitoje zgjidhje standarte. Ai duhet te ndiehet para nje situate me komplekse, te cilen sidoqofte mund ta zgjidh duke kombinuar njohurite qe disponon.Ne nivelin e dyte nxenesi vezhgon ligjesite , identifikon problemet duke bere dallimin e gjerave te rendesishme per problemin ne fjale. Zgjidhjen e ben ne situata anologe ose te ngjashme dhe zgjidh detyra me komplekse qe lidhen me lenden . Nxenesi i kryen detyrat me kujdes e vemendje duke demostruar vullnet te mire. Ai shpreh qendrimin e tij vetiak ndaj materialit te mesuar , duke vepruar me shume ne nivelin e formulimit te perfundimeve sesa ne nivel analize, ai demonstron aftesite e komunikimit afektiv dhe te bashkeveprimit. Niveli i trete - eshte niveli me i larte i pergatitjes se nxenesve . Nxenesi ne kete nivel perveteson njohurite dhe shkathtesite ne menyre te tille qe ai jo vetem kupton, riprodhon dhe perpunon materialin mesimor ne situata te ngjashme, edhe eshte i afte te zbatoje ate ne menyre te pavarur e krijuese, ne situata te reja e te panjohura per te . Ai eshte i afte te sintetizoje njohurite , shkathtesite dhe vlerat e fituara ne kuadrin e nje te tere, te percaktoje menyrat e tij te veprimit , te parashikoje pasojat , te vleresoje qendrimet dhe kendveshtrimet e ndryeshme .UDHËZIM Nr.40 MISIONI DHE DETYRAT E BORDIT 1. Bordi i shkollës ka si mision të sigurojë që shërbimi shkollor të kryhet sipas politikave arsimore kombëtare e lokale dhe interesave të komunitetit të shkollës. 2. Detyrat e bordit janë si më poshtë: a) Miraton planin afatmesëm të shkollës. b) Miraton planin vjetor të shkollës . c) Miraton buxhetin e shkollës (fondet publike, kontributet e komunitetit ose

8

Page 9: Pedagogji+Ok Fq 13

të donatorëve, të ardhurat nga veprimtaritë e shkollës) . d) Miraton raportin vjetor të shkollës dhe raportin e saj financiar. e) Miraton rregulloren e brendshme të shkollës. f) Miraton kriteret shtesë të përzgjedhjes së drejtorit të shkollës dhe të mësuesve të saj. g) Miraton kurrikulën në nivel shkolle. h) Përpiqet të sigurojë kontribute të komunitetit, të biznesit dhe të qeverisë lokale në mbarëvajtjen e shkollës; i) Miraton projektet e bashkëpunimit me institucionet e tjera. j) Miraton veprimtaritë që kryen shkolla për komunitetin (pas mësimit). k) Miraton hapjen ose mbylljen e shërbimeve të shkollës për të tretët.PAVARËSIA PROFESIONALE Bordi respekton pavarësinë profesionale të personelit shkollor. Bordi nuk ndërhyn në: a) Përzgjedhjet mësimdhënëse-mësimnxënëse të mësuesve; b) Vlerësimin e nxënësve. DREJTORI I SHKOLLËS Drejtori i shkollës kundrejt bordit të shkollës ka për detyrë: 1. T’i paraqesë bordit për miratim planin zhvillimor katërvjeçar të shkollës; 2. T’i paraqesë bordit për miratim planin vjetor të shkollës; 3. T’i paraqesë bordit për miratim raportin vjetor të veprimtarisë së shkollës si dhe raportin financiar; 4. T’i paraqesë bordit për miratim rregulloren e brendshme të shkollës; 5. Të informojë periodikisht bordin për arritjet e nxënësve të shkollës; 6. T’i dorëzojë secilit anëtar të bordit një kopje të raportit të inspektimit; 7. T’i raportojë bordit për çështje të mbarëvajtjes së shkollës për të cilat kryetari i bordit i paraqet drejtorit kërkesë me shkrim.PËRBERJA E BORDIT 1. Bordi i një shkolle përbëhet nga prindër të nxënësve dhe nxënës të asaj shkolle, përfaqësues të komunitetit shkollor që nuk janë prindër të nxënësve të asaj shkolle (të jashtëm), përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale/Zyrës Arsimore përkatëse, përfaqësues të qeverisë vendore përkatëse (bashki ose komunë), mësues të asaj shkolle. 2. Kur Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore ose qeveria vendore (bashkia, komuna) mbulon një numër të madh shkollash, këta përfaqësohen në bord me të deleguarin e tyre, i cili, si rregull, duhet të jetë një pjesëtar i komunitetit shkollor. 3. Numri i anëtarëve të bordit varet nga numri i nxënësve të shkollës dhe përcaktohet nga tabela më poshtë: Numri i nxënësve të shkollës Numri i anëtarëve të bordit < 300 7 [300; 999[ 9 > 1000 11 4. Përbërja e bordit është si më poshtë : Nuk janë përfshirë përfaqësuesit e DAR/ZA dhe të qeverisë vendore. Numri i Shkolla bazë nxënësve të shkollës Mësues Prindër Nxënës Të jashtëm < 300 1 2 1 1 [300; 999[ 1 4 1 1 > 1000 1 4 2 2 Numri i Shkolla e mesme nxënësve të shkollës Mësues Prindër Nxënës Të jashtëm

9

Page 10: Pedagogji+Ok Fq 13

< 300 1 2 1 1 [300; 999[ 1 3 2 1 > 1000 1 4 2 2 5. Nxënësit që mund të marrin pjesë në bord janë sipas kësaj radhe: a) Presidenti i senatit të nxënësve. b) Kryetari i senatit. c) Një nxënës i propozuar nga senati. 6. Përfaqësues të prindërve në bordin e shkollës janë sipas kësaj radhe: a) Kryetari i këshillit të prindërve të shkollës, b) Prindër të tjerë që zgjidhen nga këshilli i prindërve të shkollës dhe që mund të jenë ose jo anëtarë të këtij këshilli. 7. Mësuesi, anëtar i bordit, zgjidhet me votim nga personeli mësimor i shkollës. 8. Përfaqësuesi i DAR/ZA emërohet nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale/përgjegjësi i Zyrës Arsimore. 9. Përfaqësuesi i qeverisë lokale caktohet nga kryetari i bashkisë/komunës përkatëse. NGRITJA E BORDIT 1. Bordi ngrihet menjëherë pas ngritjes së qeverive të nxënësve, këshillave të prindërve të klasave dhe këshillit të prindërve të shkollës. 2. Veprimtaritë për ngritjen e bordit të ri të shkollës i drejton kryetari i bordit të mëparshëm. 3. Kur bordi krijohet për herë të parë, nismën e merr kryetari i këshillit të prindërve të shkollës. 4. Kryetari i bordit zgjidhet në mbledhjen e parë me shumicë votash. 5. Mbledhja e parë drejtohet nga anëtari me moshë më të madhe. 6. Kryetari i bordit zgjidhet një herë në katër vjet. 7. Mbledhja për shkarkimin e kryetarit të bordit zhvillohet kur këtë e kërkojnë të paktën katër anëtarë të bordit. 8. Mbledhja për shkarkimin e kryetarit të bordit mund të zhvillohet nëse në të marrin pjesë të paktën 3/5 e anëtarëve të bordit. 9. Votimi për shkarkim është i fshehtë. 10. Kryetari shkarkohet me votat e më shumë se gjysmës së pjesëmarrësve. FUNKSIONIMI I BORDIT 1. Bordi mblidhet tre herë në vit në seanca të zakonshme dhe sipas rastit në seanca jashtë radhe. Seancat jashtë radhe zhvillohen me nismën e kryetarit të bordit, me nismën e të paktën katër anëtarëve të bordit ose me kërkesën e drejtorit të shkollës që i drejtohet kryetarit të bordit. 2. Kryetari i bordit fton rregullisht drejtorin në mbledhjet e bordit dhe ka të drejtë të ftojë zëvendësdrejtorët, mësues, kryetarët e këshillave të prindërve të klasës, etj. 3. Vendimet, që kanë të bëjnë me emra njerëzish dhe me probleme financiare merren gjithnjë me votim të fshehtë. 4. Mbledhjet e bordit zhvillohen kur marrin pjesë jo më pak se 3/5 e anëtarëve të bordit. Në raste urgjencash mbledhja zhvillohet me shumicën e thjeshtë. 5. Kryetari i bordit i dorëzon drejtorit të shkollës raportin e mbledhjes së bordit. Në fund të çdo viti shkollor, kryetari i bordit u dërgon drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale /përgjegjësit të Zyrës Arsimore përkatëse dhe kryetarit të bashkisë/komunës një raport përmbledhës. Me vendim të bordit, kryetari i bordit mund t’i dërgojë raporte në çdo kohë drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale /përgjegjësit të Zyrës Arsimore përkatëse ose kryetarit të bashkisë/komunës. Institucioneve ose personave të veçantë, kryetari i bordit u dërgon kopje të vendimeve që lidhen me ta. 6. Vendimet e bordit firmosen nga kryetari, por nuk kanë nevojë për vulë. 7. Dokumentet e bordit mbahen dhe sigurohen në kasafortën e drejtorit, kundrejt inventarit përkatës. 8. Veprimtaria e bordit nuk paguhet. ORGANIZIMI I BORDIT 1. Bordi zgjedh një sekretar dhe bën ndarjen e detyrave brenda tij. 2. Ai mund të ngrejë grupe pune edhe me persona që nuk janë në bord.

10

Page 11: Pedagogji+Ok Fq 13

PËRGJEGJËSIA PËR NGRITJEN E BORDIT Përgjegjësinë për ngritjen e bordit të shkollës sipas procedurave të sipërpërmendura e ka Drejtoria Arsimore Rajonale ose Zyra Arsimore përkatëse. UDHËZIM Nr.38, ZHVILLIMIN E ORËVE TË LIRA Çdo program lëndor përmban pjesën e quajtur “orë të lira”, e cila zë 10% -15% të orëve totale. Në sistemin arsimor parauniversitar ato shprehen si më poshtë: a. Në arsimin bazë janë orët e lira të programit lëndor bashkë me orët për veprimtaritë ekstrakurrikulare. b. Në arsimin e mesëm, janë orët e quajtura “të lira” ose “në dispozicion”. PLANIFIKIMI I ORËVE TË LIRA Orët e lira mund të planifikohen për: a. Përforcimin e lëndëve të planit mësimor, b. Për provimet e Maturës Shtetërore, c. Projekte kurrikulare, d. Module mësimore, e. Lëndë me zgjedhje, f. Veprimtari të ndryshme shkollore, g. Vlerësime në nivel shkolle të arritjeve të nxënësve.PËRFORCIMI I LËNDËVE TË PLANIT MËSIMOR 1. Vendimi për përdorimin e orëve të lira me qëllim përforcimin e lëndës merret nga mësuesi i lëndës. 2. Mësuesi ka të drejtë të përdorë për këtë qëllim jo më shumë se 1/3 e orëve të lira të lëndës që zhvillon duke e marrë këtë vendim para fillimit të vitit shkollor. Në fillim të vitit shkollor, mësuesi nuk përcakton se kur do t’i përdorë këto orë, por vetëm sasinë e këtyre orëve. (Ai mund të vendosë t’i përdorë të gjitha këto orë, ose një pjesë të tyre, ose asnjë orë). 3. Mësuesi ka të drejtë të përdorë nga këto orë: a) Në një kapitull ose linjë lëndore kur konstaton se një pjesë e nxënësve nuk kanë arritur objektivat minimale të domosdoshme të kapitullit ose linjës; b) Për të zhvilluar orë plotësuese me një pjesë të nxënësve, ata me vështirësi në të nxënë. 4. Mësuesi shënon në regjistër, në lëndën përkatëse dhe kapitullin ose linjën lëndore përkatëse orën (orët) e lira, që ka përdorur për përforcim, në datën që i përdor. 5. Mësuesi nuk i përdor këto orë për të zëvendësuar orët e planifikuara në program, të cilat nuk i ka zhvilluar për arsye shëndetësore ose ndonjë arsye tjetër që nuk lidhet me mësimdhënien. 6. Përveç orëve që çdo mësues lëndor i planifikon për përforcim, orët e tjera të lira të një klase bashkohen dhe mund të planifikohen për:A) projekte kurrikulare, B) module mësimore, C) lëndë me zgjedhje, D) veprimtari të ndryshme shkollore, E) vlerësime në nivel shkolle të arritjeve të nxënësve. PROJEKTET KURRIKULARE 1. Projektet kurrikulare mund: a) Të porositen nga shkolla në Institutin e Kurrikulave dhe Trajnimit (IKT). b) Të ideohen nga vetë shkolla. c) Të porositen tek OJF, shkolla të larta ose organizma të tjera ose ideohen dhe zbatohen në bashkëpunim me ta. 2. Tematika të parapëlqyera të projekteve kurrikulare përfshijnë disa lëndë. 3. Zhvillimi i një projekti mund të ketë nevojë për shpenzime financiare. Në këtë rast shkolla mund: a) Të aplikojë për fonde pranë MASH-it, DAR/ZA, fondacioneve, biznesit lokal, etj. b) Të përdorë kontributet e komunitetit shkollor. c) Të përdorë të ardhurat e saj nga shërbimet ndaj të tretëve.

11

Page 12: Pedagogji+Ok Fq 13

MODULET MËSIMORE Modulet mësimore mund: a) Të porositen në IKT, b) Të hartohen nga grupe pune me mësues dhe specialistë, c) Të përshtaten nga programet lëndore të shkollave profesionale. LËNDËT ME ZGJEDHJE Programi i lëndëve me zgjedhje hartohet nga IKT. Shkolla, që merr nismën dhe ka mundësitë për të zhvilluar lëndë me zgjedhje, kërkon zyrtarisht miratimin e DAR përkatëse. VEPRIMTARI TË NDRYSHME SHKOLLORE Shkolla ka të drejtë të përdorë ndër orët e lira veprimtari të tilla si konkurse, piknikë, ceremoni, angazhime në komunitetin e saj, etj. VLERËSIME NË NIVEL TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE Shkolla ka të drejtë të planifikojë testime të klasave të ndryshme në periudha të caktuara, si në fund të semestrit të parë, në fund të vitit shkollor ose në fillim të vitit. Orë të lira mund të përdoren edhe për vlerësime të jashtme të arritjeve të nxënësve të planifikuara nga DAR/ZA ose institucionet qendrore.NGRITJA E EKIPIT TE KURRIKULËS 1. Në çdo shkollë ngrihet ekipi i kurrikulës. 2. Ekipi i kurrikulës përbëhet nga kryetarët e ekipeve lëndore: (departamenteve) dhe kryesohet nga një nëndrejtor kur ka të tillë ose drejtori kur nuk ka nëndrejtor. 3. Ekipi i kurrikulës: a) Harton planin e përdorimit të të gjitha orëve të lira. b) Ndihmon mësuesit në realizimin e orëve të lira. c) Vëzhgon mësuesit në përdorimin e orëve të lira. d) Bashkëpunon me shkolla të tjera për projekte kurrikulare ose module mësimore.4. Ekipi i kurrikulës mblidhet çdo tre muaj gjatë vitit shkollor për të shqyrtuar mbarëvajtjen e përdorimit të orëve të lira sipas planifikimit dhe ndërmerr ose i propozon drejtorit të shkollës veprimtari që synojnë përmirësime (trajnime të personelit mësimor,ndryshime në projekte, etj.). PROCEDURAT E PLANIFIKIMIT TË ORËVE TË LIRA 1. Ekipi i kurrikulës kryen funksionet e mëposhtme: a) Në bashkëpunim me mësuesit kujdestarë, zhvillon biseda dhe pyetësorë me nxënës dhe prindër të shkollës rreth tematikës së mundshme të projekteve kurrikulare e moduleve mësimore; b) Bisedon me përfaqësues të qeverisë përkatëse lokale dhe DAR ose ZA- së përkatëse mbi parapëlqimet e tyre për projektet kurrikulare ose modulet mësimore. 2. Secili ekip lëndor (departament) zhvillon një mbledhje të posaçme mbi planifikimin e orëve të lira, në të cilën: a) Çdo mësues njofton për numrin e orëve të lira që ka planifikuar për përforcimin e secilës lëndë që zhvillon; b) Përzgjedh projekte kurrikulare ose module mësimore të ofruara nga IKT, OJF ose organizma të tjera; c) Propozon projekte të tjera kurrikulare, module të tjera mësimore, veprimtari të ndryshme shkollore dhe vlerësime në nivel shkolle të arritjeve të nxënësve. 3. Përfundimet e mbledhjes së ekipit lëndor i dërgohen me shkrim ekipit kurrikular. 4. Ekipi i kurrikulës harton draft-planin vjetor të përdorimit të orëve të lira i cili përmban: a) Numrin e orëve për përforcim nga secili mësues për secilën lëndë që zhvillon. b) Listën e projekteve kurrikulare dhe moduleve mësimore të cilat shkolla do t’i porosisë. c) Listën e projekteve kurrikulare që shkolla do të ideojë vetë, bashkë me temën, objektivat, një përmbledhje të përmbajtjes, lëndët që përfshihen në projekt, kohëzgjatjen, mjetet dhe buxhetin në total. d) Planin e veprimtarive të ndryshme shkollore. e) Planin e shkollës për vlerësimin e arritjeve të nxënësve. f) Lëndët me zgjedhje (nëse ofrohen) për të cilat duhet të japë miratimin

12

Page 13: Pedagogji+Ok Fq 13

Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse. 5. Ekipi i kurrikulës i parashtron draft-planin trupës mësimore dhe më pas harton draftin e përmirësuar të cilin ja paraqet drejtorit të shkollës. 6. Drejtori i shkollës, bashkë me kryetarin e ekipit të kurrikulës, i parashtron draftin bordit të shkollës. 7. Pas miratimit nga bordi i shkollës, drejtori i shkollës njofton zyrtarisht Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyrën Arsimore për projektet kurrikulare, modulet mësimore dhe lëndët me zgjedhje për vitin shkollor.KRITERE PËR PROJEKTET KURRIKULARE, MODULET MËSIMORE DHE LËNDËT ME ZGJEDHJE 1. Tematika e projekteve kurrikulare, moduleve mësimore, lëndëve me zgjedhje, veprimtarive të tjera mësimore përzgjidhet duke pasur parasysh: a) Interesat e nxënësve e të prindërve, b) Veçoritë e zhvillimit ekonomik, social e kulturor të zonës shkollore, c) Parapëlqimet e mësuesve, d) Mundësitë e mësuesve e të shkollës në realizimin e tyre. 2. Nga projektet kurrikulare duhet të përfitojnë të gjithë nxënësit e klasës së përfshirë në projekt. INSTITUTI I KURRIKULËS DHE TRAJNIMEVE: Detyrat e Institutit të Kurrikulës dhe Trajnimeve janë si më poshtë: a) Boton në gazetën “Mësuesi” ose u dërgon Drejtorive Arsimore Rajonale/Zyrave Arsimore projektet kurrikulare që ofron. b) Lehtëson informimin e shkollave në gjetjen e partnerëve për projekte kurrikulare ose module mësimore. c) Harton programe të trajnimit të mësuesve për hartimin dhe zhvillimin e projekteve kurrikulare, zhvillimin e moduleve mësimore dhe të lëndëve me zgjedhje.

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE/ZYRA ARSIMORE Detyrat e Drejtorisë Arsimore Rajonale/Zyrës Arsimore janë si më poshtë: a) Lehtëson informimin e shkollave në gjetjen e partnerëve për projekte kurrikulare dhe module mësimore. b) Harton programe të trajnimit të mësuesve për hartimin dhe zhvillimin e projekteve kurrikulare, të moduleve mësimore dhe lëndëve me zgjedhje. c) Ndihmon shkollat në: I. Hartimin e projekteve kurrikulare dhe zbatimin e tyre; II. Zhvillimin e moduleve mësimore dhe zbatimin e tyre; III. Bashkërendimin ndërmjet shkollave për projekte të caktuara kurrikulare.Në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë me kohë të plotë pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se tetëmbëdhjetë vjeç. Nxënësi deri në moshën njëzet e një vjeç lejohet të ndjekë arsimin e mesëm të lartë trevjeçar, kurse deri në moshën njëzet e dy vjeç arsimin e mesëm të lartë katërvjeçar. Nxënësi, që ka mbushur përkatësisht moshën njëzet e një vjeç në arsimin e mesëm të lartë trevjeçar apo njëzet e dy vjeç në atë katërvjeçar dhe nuk ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë, lejohet të vazhdojë klasën që ndjek deri në fund të atij viti shkollor. Gjimnazi përbëhet nga tri klasa. Nxënësve, që kanë mbushur moshën njëzet e një vjeç dhe nuk e kanë përfunduar gjimnazin, u mundësohet ndjekja e gjimnazit me kohë të pjesshme ose në distancë. Komisioni i etikës dhe sjelljes në institucionin arsimor. Në institucionin arsimor funksionon komisioni i etikës dhe sjelljes, i përbërë nga mësues, prindër dhe nxënës. Komisioni ka për detyrë të shqyrtojë ankesat e nxënësve, të prindërve e të punonjësve të institucionit ndaj shkeljeve të normave të etikës dhe të sjelljes dhe t’i propozojë drejtorit të institucionit masat përkatëse. Himni Kombëtar këndohet në ceremoni festive në shkollë.Flamuri Kombëtar Shqiptar vendoset në çdo shkollë. [2] Arsimi i detyruar përfshin të gjithë fëmijët e moshës 6 - 16 vjeç, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këto dispozita.Drejtoria e shkollës analizon çdo dy muaj përparimin e nxënësve të veçantë me grupet e mësuesve sipas klasave.Vlerësimi i bëhet i njohur nxënësit, si dhe prindërve në takimet periodike me ta, të paktën një herë në muaj. Nota përfundimtare nxirret pasi nxënësi të ketë të paktën 3 nota. [9] SjelljaSjellja e nxënësit vlerësohet me këto shprehje sintetike : a) "Shumë mirë"; b) "Mjaftueshëm"; c) "Keq". Ato pasqyrohen në regjistër, në amzën e shkollës dhe në dokumentin shkollor (dëftesë).

13

Page 14: Pedagogji+Ok Fq 13

Shprehjet sintetike shoqërohen dhe me karakteristikën përmbledhëse për veprimtarinë e çdo nxënësi brenda dhe jashtë shkollës. Karakteristika e nxënësit, ku pasqyrohen tiparet kryesore individuale, hartohet nga mësuesi i klasës për ciklin e ulët dhe mësuesi kujdestar i klasës në ciklet e tjera, mbështetur dhe në mendimin e mësuesve të tjerë.Ndërprerja e punës mësimore - edukative a) fatkeqësi natyrore, si : tërmete, përmbytje, zjarre b) kushte tepër të rënduara klimatike;c) sëmundje epidemikeme miratim të DA, mësimi ndërpritet :* në shkollat 8-vjeçare deri 3 javë, gjatë gjithë vitit shkollor; * në shkollat e mesme deri 2 javë, gjatë gjithë vitit shkollor. Neni 39 Medalja e Artë [1] Nxënësit i akordohet "Medalje e Artë", kur ai plotëson një nga dy kriteret e mëposhtme : 1. a) Mbaron shkollën e mesme me kohë të plotë me rezultate të shkëlqyera, me përfundime (nota) vjetore 10 në të gjitha lëndët e PM në të gjitha vitet e shkollës dhe në provimet e pjekurisë. b) Ka sjellje të vlerësuar "Shumë mirë".c) Është fitues i një prej tri çmimeve të para në olimpiadat kombëtare, që organizon MASH apo në olimpiada ndërkombëtare, kur merr pjesë si përfaqësues nga MASH. 2.a) Është fitues i çmimit I në olimpiadat kombëtare që organizon MASH.b) Ka sjellje "Shumë të mirë".c) Në Provimet e Pjekurisë është vlerësuar me notën 10 dhe, kur në jo më shumë se 10% të lëndëve të PM në të gjitha vitet e shkollës së mesme, është vlerësuar me notën 9.d) Nxënësi fitues i medaljes së artë ka të drejtë të zgjedhë degën që dëshiron për studime të larta. [2] Drejtoria e shkollës, mbështetur në opinionin e mësuesve, bën propozimin e akordimit të"Medaljes së Artë" për nxënësin në DA, duke dërguar këto dokumente:- Dëftesën e pjekurisë (kopja e noterizuar).- Diplomën që konfirmon çmimin e marrë në olimpiada (kopja e noterizuar).- Propozimin e drejtorisë së shkollës. Kjo e fundit, brenda datës 10 korrik, i përcjell MASH vendimin e saj dhe dokumentet përkatëse.Ministria e Arsimit dhe e Shkencës i akordon nxënësit "Medaljen e Artë", brenda datës 20 korrik, në një ceremoni të posaçme të organizuar nga shkolla dhe DA, ku ftohen prindërit e familja e nxënësit, autoritetet e pushtetit lokal, personalitete të ndryshme etj. Medalja e arte, kur plotesohen kushtet e mësipërme, i akordohet si nxenesve të shkollave publike ashtu edhe nxënësve të shkollave jopublike.Nxënësi i shkollës së mesme përsërit klasën për atë vit shkollor, kur ka munguar më tepër se 30% të orëve vjetore të zhvilluara të mësimit. Në regjistër vihet shënimi "pk" - (i paklasifikuar), në fund të regjistrit shënohet "përsërit klasën". E njëjta gjë shënohet edhe në amëz. [3] a) Nxënësi i shkollës së mesme, i cili ka munguar me arsye në lëndë të veçanta nga 20-50% të orëve të mësimit të një semestri kontrollohet, sipas grafikut të caktuar nga drejtori i shkollës, në javën e fundit të semestrit. Vlerësimi i mësuesit të lëndës shënohet në një kolonë të veçantë të regjistrit të klasës dhe konsiderohet vlerësim për atë pjesë të programit ku ka munguar. Kur nxënësi nuk paraqitet, vlerësohet me notë negative, për atë semestër. b) Nxënësi, i cili ka munguar më tepër se 50% të orëve të mësimit të zhvilluara gjatë semestrit në një lëndë, pavarësisht nga notat që mund të ketë marrë, vlerësohet me notë pakaluese. [4] a) Nxënësi i shkollës së mesme, i cili bën 30 mungesa të paarsyeshme (orë mësimi) në mësim apo në praktikë profesionale, paralajmërohet për përjashtim nga shkolla pa pasojë të vlerësimit në sjellje.b) Kur nxënësi (pika a) bën dhe 15 mungesa të tjera të paarsyeshme (orë mësimi), përjashtohet nga shkolla për atë vit. Për këtë drejtori i shkollës merr vendimin përkatës dhe e depoziton në arkivin e shkollës.Për pikat a) dhe b) vihen në dijeni prindërit. c) Nxënësi ka të drejtën e ankesës në DA brenda 7 ditëve nga marrja e masës, vendimi i së cilës është i formës së prerë. Neni 42 Disiplina, masat [1] Disiplina në shkollë ka karakter edukativ. Ajo është pjesë e pandarë e tërë veprimtarisë shkollore. [2] a) Masat disiplinore merren pasi është bërë një punë e gjerë edukative paraprake për njohjen e nxënësit me përgjegjësitë dhe të drejtat e tyre, për njohjen me rregullat në fuqi, etj.b) Masat disiplinore përcaktohen me kujdes, mbajnë parasysh vlerat dhe dobinë e tyre, moshën, psikologjinë e personalitetin e nxënësit.c) Nxënësi i shkollës 8-vjeçare nuk lejohet të nxirret nga klasa.d) Në raste tepër të rralla, mësuesi mund ta nxjerrë nxënësin e shkollës së mesme jashtë klasës, kur ai bëhet pengesë serioze për zhvillimin normal të mësimit. Pas mësimit njofton mësuesin kujdestar, duke argumentuar veprimin e tij dhe propozon për masë disiplinore. [3] Masa disiplinore merren në rastet që janë në kundërshtim me nenin 40 të rregullores së brendshme të shkollës dhe rregulloren e konviktit (aty ku ka). [4] Masat disiplinore që mund të zbatohen në shkollë, janë:a) "Qortim". Mesuesi kujdestar.b) "Vërejtje". Mesuesi kujdestar

14

Page 15: Pedagogji+Ok Fq 13

c) "Përjashtim deri në tri ditë nga shkolla"(vetëm për nxënësit e shkollës së mesme). d) Paralajmërim për përjashtim nga shkolla,e)"Përjashtim nga shkolla", për atë vit shkollor (vetëm për nxënsin e shkollës së mesme. d) Rastet e pikave [4. a) dhe b)] janë kompetencë e mësuesit kujdestar.Vendimin për rastet e pikave [4. c), d) dhe e)] e merr drejtori i shkollës me pëlqimin e jo më pak se 2/3 e antarëve

të këshillit të disiplinës. Ai harton një qarkore të posaçme me të cilën njihen të gjitha klasat e shkollës.Vendimi dhe qarkorja depozitohen në arkivin e shkollës për 4 vjet. [5] a) Për rastet e pikës [4.d)] sjellja e nxënësit vlerësohet "Mjaftueshëm" dhe ai nuk ka të drejtë të pranohet në PP dhe Pp; por ka të drejtë të kalojë në klasat e ndërmjetme.b) Për rastet e pikës [4.e)] sjellja e nxënësit vlerësohet "Keq" dhe ai humbet vitin shkollor. [7] Masat a) dhe b) të pikës [4] pasqyrohen në regjistër. Ato konsiderohen të shlyera, si rregull, pas një afati dymujor, pa ndërmarrë veprime.Masa c, d dhe e) të pikës [4], gjithashtu, pasqyrohen në regjistër. [8] Në të gjitha rastet, kur ndaj nxënësit merret masë disiplinore (pika [4]), informohen me shkrim prindërit, të cilët njoftojnë mësuesin kujdestar se kanë marrë dijeni. [9] Çdo masë tjetër dënimi, që nuk përfshihet në nenin 46, pika [4], është e ndaluar. [10] Nxënësi, ndaj të cilit është marrë masa disiplinore, ka të drejtën e ankesës brenda 7 ditëve pranë drejtorisë së shkollës për pikat [4].a),b) dhe pranë DA për pikat [4.c),d),e)]. Vendimet e tyre, sipas përkatësisë, janë të formës së prerë. [11] Drejtori i shkollës, me propozim të mësuesit kujdestar dhe me pëlqim të jo më pak se 2/3 të anëtarëve të këshillit të disiplinës, ka të drejtë të marrë vendimin për përmirësimin e vlerësimit të sjelljes "Mjaftueshëm" të nxënësit, që përfshihet në pikën [4].d). [12] Masat disiplinore që janë dhënë gjatë një viti shkollor nuk transferohen (mbarten) vitin e ardhshëm. Mësuesi kujdestar i klasës caktohet nga drejtori i shkollës për çdo klasë jo më vonë se 5 ditë para datës së fillimit të mësimeve të vitit shkollor. Neni 48 Këshilli i prindërve të klasës[1] Për çdo klasë, brenda 20 ditëve, që nga data e fillimit të vitit shkollor me përkujdesjen e mësuesit kujdestar bëhet mbledhja e përgjithshme e prindërve të nxënësve, e cila zgjedh me votim të lirë këshillin e prindërve të klasës(3-5 veta).

Kryetar i këtij këshilli zgjidhet njëri prej prindërve - anëtarë të tij. [2] Këshilli i prindërve të klasës mblidhet, si rregull, 1 herë në 2 muaj,mbështetur në planin që harton vetë. Neni 49 Këshilli i prindërve të shkollës [1] Në çdo shkollë, brenda 30 ditëve, që nga data e fillimit të vitit shkollor, me përkujdesjen e drejtorit të shkollës, bëhet mbledhja e përgjithshme, si rregull, e përfaqësuesve të këshillave të prindërve të çdo klase (1-2 persona nga çdo këshill), e cila zgjedh me votim të lirë këshillin e prindërve të shkollës. [2] Këshilli i prindërve të shkollës përbëhet nga 5-15 vetë, në varësi nga numri i klasave të shkollës, përcaktuar në rregulloren e brendshme të shkollës. Këshilli zgjedh kryetarin e tij me jo më pak se 2/3 e votave të anëtarëve. [3] Këshilli i prindërve të shkollës mblidhet, si rregull, 1 herë në çdo semestër. Ai mblidhet edhe sa herë e gjykon të arsyeshme apo për probleme të posaçme, që shqetësojnë gjithë shkollën. Neni 54 Këshilli i disiplinës [1] Këshilli i disiplinës është organ këshillimor i drejtorit, që vepron në shkollë dhe merret me shqyrtimin e

rasteve të shkeljes së disiplinës nga nxënësit, në përputhje me masat disiplinore të nenit 42(pika 4) të DN.Përbërja: [2] Drejtori i shkollës, njëri nga nëndrejtorët, punonjësi social (nëse ka), 4 mësues të zgjedhur me votim nga personeli i mësuesve, 4 prindër të zgjedhur nga këshilli i prindërve të shkollës, 2 ose 3 nxënës të zgjedhur nga qeveria e nxënësve dhe një përfaqësues nga pushteti vendor. 8. “Kurrikula” është tërësia e dokumentacionit si: korniza kurrikulare, plani shkollor, programi mësimor, teksti dhe materiale të tjera të një lënde ose fushe të të nxënit dhe e tërë veprimtaria e organizuar në mjedisin e të mësuarit, që shërben për të siguruar një formim të caktuar të atyre që nxënë. 9. “Kornizë kurrikulare” është dokumenti themelor i kurrikulës, ku përshkruhen synimet e përgjithshme të saj, kompetencat themelore, rezultatet e pritshme për nxënësit, për sa i përket dijeve, aftësive dhe qëndrimeve në fund të arsimit bazë dhe atij të mesëm të lartë, synimet e fushave të të nxënit dhe parimet e përgjithshme të procesit të mësimdhënies e nxënies e të vlerësimit të nxënësve. 10. “Kompetencë themelore” është ndërthurja e dijeve, aftësive, qëndrimeve dhe vlerave që u nevojiten nxënësve për zhvillimin vetjak, qytetarinë aktive, përfshirjen shoqërore dhe punësimin. 12. “Kurrikula bërthamë” është kurrikula e përbashkët për të gjithë nxënësit e një klase në sistemin arsimor. “Program mësimor” është dokumenti që përmban synimet e lëndës, kompetencat e saj specifike, objektivat e arritjeve të nxënësve, përmbajtjen kryesore, metodologjitë specifike të mësimdhënies, nxënies dhe të vlerësimit të arritjeve të nxënësve.

Llojet e pyetjeve: Objektive, subjektive.Te mbyllura ( ose objektive ) jane ato pyetje per te cilat mund te jepet vetem nje pergjigje dhe vleresimi i se ciles nuk varet nga korrigjuesi. Nxenesi nuk mban qendrim personal , sepse zgjidhja eshte e vetme.

15

Page 16: Pedagogji+Ok Fq 13

Te hapura ( ose subjektive) jane ato pyetje qe kerkojne pergjigje orrigjinale, dhe vleresimi i tyre varet nga korrigjuesi. Ne pergjigjen e kesaj pyetje ai eshte i lire te shpreh jo vetem njohurite, por edhe qendrimet e tij, gjykimet e ndjenjat e tij.

1. Te njohurit: Mbajtja mend e fakteve, perkufizimeve dhe vlerave.2. Te kuptuarit: Ndryshimi i informacionit nga nje forme ne nje forme tjeter.3. Zbatimi: Perdorimi i rregullave dhe parimeve per te zgjidhur problemet.4. Analiza: Zberthimi i informacionit ne pjese. Te shohesh lidhjen midis gjerave.5. Sinteza: Kombinimi i ideve te vjetra me te rejat.6. Vleresimi: Krijimi i kritereve ku te bazosh gjykimin.

Pyetje te nivelit te drejtperdrejte: ose pyetje riprodhuese, jane ato pyetje qe kerkojne riprodhimin permendesh te informacionit faktik. Zakonisht keto jane pyetje te mbyllura.Pyetje perkthyese: kerkojne qe nxenesit ta shnderojne dhe ta shprehin informacionin ne forma te ndryeshme. Ato i nxisin nxenesit ta rindertojne apo ta perfytyrojne informacionin ne skena ose imazhe, te cilat me pas nxenesit i tregojne me ze te larte. Pyetjet interpretuese: u kerkojne nxenesve te zbulojne lidhjet mes ideve, fakteve, ngjarjeve , percaktimeve etj.Pyetjet analizuese u kerkojne nxenesve te bejne analizen e problemeve t’i zgjidhin ato duke pasur parasysh faktet e dhena. Pyetjet sinteze: i nxisin nxenesit te jene krijues ne zgjidhjen e problemit, ne dhenien e rezultatit, ne nxjerrjen e perfundimeve, ne kryerjen e detyres. Pyetjet vleresuese: u kerkojne nxenesve te bejne gjykime rreth percaktimeve ne perputhje me standartet qe ato vendosin.Niveli i emancipimit mund te percaktohet nga cilesia e shkolles qe ka, ose qe ka ndermend te kete se afermi, pasi arsimi s’eshte gje tjeter vecse pergjegjesia e nje brezi ndaj brezit te ardhshem.Tre llojet mesimdhenie-mesimnxenie:

a) Me ne qender nxenesin: Perdoret dendur “pyetja me fund te hapur”qe do te thote qe mesuesi provokon nxenesit me pyetje e cila nuk ka nje pergjigje te vetme, qe eshte me shume ceshtje opinioni, e qe pastaj vetvetiu con ne mbledhjen e informacionit plotesues nga nxenesit dhe ne diskutime e debate mes nxenesve.

b) Me ne qender mesuesin:Mesuesi vendos se cfare eshte me mire te nxene nxenesit e tij. Ai ka boll liri per te vendosur vete.

c) Me ne qender tekstin:Ketu mesuesi me te rendesishem ka te shpjegimin e teksit, se ate se cfare po kuptojne nxenesit e tij. Kater kushte per objektivat minimale:

1. Te jene te matshme: dmth pasi lexojme nje objektiv te nxeni, te jemi ne gjendje te hartojme nje test, me te cilin marrim pergjigje per pyetjen “ A e arriti ky nxenes kete objektiv?”

2. Te shpallen: dmth lista e ketyre objektivave te njihet nga nxenesit, prinderit, drejtoria.3. Te verifikohet arritja e tyre, dmth: te zhvillohen testime.4. Te shpallen rezultatet e testimeve.

Kemi nje situate problemore atehere kur njohurite qe zoterojme, i perdorim ne rrethana te reja.Objektivat e arritjeve te nje kapitulli , perbejne bashkesine e te gjitha objektivave specifike te hartuara per te gjitha objektet e kapitullit te ndare ne tre nivele, duke u nisur nga objektivat e programit ose nga standartet.Numri minimal i krediteve që duhet të sigurojë një nxënës në gjimnaz, është 90. Numri maksimal i krediteve që një nxënës mund të marrë, është 96 (Nxënësi merr 96 kredite, po qe se zhvillon nga 2 orë shtesë në javë).Nga 90 kreditet, 73 kredite i përkasin kurrikulës bërthamë dhe 17 kredite i përkasin kurrikulës me zgjedhje. Numri i krediteve të kurrikulës me zgjedhje të detyruar është nga 10 deri në 12, kurse i kurrikulës me zgjedhje të lirë është nga 5 deri në 7.Klasa për lëndët me zgjedhje hapet për 25 nxënës.

16

Page 17: Pedagogji+Ok Fq 13

Objektivat e arritjeve të nxënësve për kapitull nuk i takojnë orës mësimore, por edhe këto hidhen në planin ditor në nisje të kapitullit. Me ta mësuesi shpall përgjegjësinë e tij për arritjet e nxënësve.Në çdo lëndë, mësuesi duhet të zhvillojë mesatarisht 1 orë detyrë me shkrim për 18 orë mësimore.Nxenesi vihet ne dijeni te rezultateve te provimit te zhvilluar brenda 10 diteve nga zhvillimi i detyres se kontrollit.Nxenesi i cili perjashtohet nga shkolla , ka te drejte qe brenda 7diteve nga dhenia e vendimit per perjashtim te beje ankimimin ne drejtorine arsimore perkatese.Nxenesi vihet ne dijeni per rezultatet e tij cdo muaj nga mesuesi i tij kujdestar.Mësuesi kujdestar i klasës caktohet nga drejtori i shkollës për çdo klasë jo më vonë se 5 ditë para datës së fillimit të mësimeve të vitit shkollor.Për çdo klasë, brenda 20 ditëve, që nga data e fillimit të vitit shkollor me përkujdesjen e mësuesit kujdestar bëhet mbledhja e përgjithshme e prindërve të nxënësve, e cila zgjedh me votim të lirë këshillin e prindërve të klasës (3-5 veta). Këshilli i prindërve të klasës mblidhet, si rregull, 1 herë në 2 muaj, mbështetur në planin që harton vetë.Në çdo shkollë, brenda 30 ditëve, që nga data e fillimit të vitit shkollor, me përkujdesjen e drejtorit të shkollës, bëhet mbledhja e përgjithshme, si rregull, e përfaqësuesve të këshillave të prindërve të çdo klase (1-2 persona nga çdo këshill), e cila zgjedh me votim të lirë këshillin e prindërve të shkollës.Këshilli i mësuesve mblidhet, si rregull, 1 herë në 2 muaj. Këshilli i mësuesve mbledhjen e tij të parë e zhvillon brenda 10 ditëve para fillimit të vitit shkollor.Këshilli i disiplinës është organ këshillimor i drejtorit, që vepron në shkollë dhe merret me shqyrtimin e rasteve të shkeljes së disiplinës nga nxënësit. Përbërja Drejtori i shkollës, njëri nga zëvendësdrejtorët, punonjësi social (nëse ka), 4 mësues të zgjedhur me votim nga personeli i mësuesve, 4 prindër të zgjedhur nga këshilli i prindërve të shkollës, 2 ose 3 nxënës të zgjedhur nga qeveria e nxënësve dhe një përfaqësues nga pushteti vendor.Regjistri i klasës ruhet për 8 vjet. Regjistri i veçantë ku nënshkruajnë nxënësit që marrin dëftesën e lirimit, të pjekurisë apo të përfundimit ruhet përgjithmonë.Shkolla në tërë veprimtarinë e saj gjithëpërfshirëse synon: -emancipimin shpirtëror dhe zhvillimin e personalitetit të nxënësve; -zhvillimin e mendimit dhe veprimit të tyre të pavarur, kritik, krijues, konstruktiv e tolerant;-edukimin e vlerave atdhetare, njerëzore, morale e demokratike;-mundësimin e krijimit të shanseve të barabarta për të gjithë nxënësit dhe aftësimin e tyre për përballimin e jetës.Puna mësimore - edukative, PME, në çdo shkollë mbështetet, në radhë të parë, në realizimin cilësor të 3 pjesëve kryesore të Kurrikulës kombëtare (plan mësimor, programe, tekste).Planet mësimore të të gjitha kategorive dhe llojeve të shkollave, miratohen nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencës.Fushë e të nxënit” është një lëndë ose bashkësi lëndësh që shqyrtojnë realitetin nga këndvështrime të caktuara.Kompetencat themeloreKompetencat themelore për të gjithë nxënësit janë:a) komunikimi në gjuhën amtare;b) komunikimi në gjuhë të huaja;c) kompetenca matematikore dhe kompetencat bazë në shkencat dhe teknologjinë;ç) kompetenca dixhitale;d) kompetenca për të nxënë gjatë gjithë jetës;dh) kompetencat shoqërore dhe qytetare;e) kompetenca e iniciativës dhe sipërmarrjes;ë) kompetenca e formimit kulturor dhe e shprehjes.Në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë me kohë të plotë pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se tetëmbëdhjetë vjeç. Nxënësi deri në moshën njëzet e një vjeç lejohet të

17

Page 18: Pedagogji+Ok Fq 13

ndjekë arsimin e mesëm të lartë trevjeçar, kurse deri në moshën njëzet e dy vjeç arsimin e mesëm të lartë katërvjeçar. Nxënësi, që ka mbushur përkatësisht moshën njëzet e një vjeç në arsimin e mesëm të lartë trevjeçar apo njëzet e dy vjeç në atë katërvjeçar dhe nuk ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë, lejohet të vazhdojë klasën që ndjek deri në fund të atij viti shkollor.STRUKTURA   E MËSIMIT   ERR Struktura e mësimit ERR,quhet ndryshe struktura trifazëshe e mësimit,ose struktura e zhvillimit të mendimit kritik gjatë të lexuarit ose të shkruarit,e cila përbëhet nga tre faza :1-Evokimi2-Realizimi i kuptimit3-ReflektimiKjo strukturë ose metodologji shoqërohet nga shumë strategji dhe teknika mësimdhënieje.I-EvokimiNë këtë fazë kryhen veprimtari të ndryshme njohëse.Kjo fazë zhvillohet kryesisht në formën e bisedës.Nxënësit duhet të shprehin ato çfarë dinë rreth temës së mësimit.Shpesh nxënësve në këtë fazë u kërkohet të bëjnë një listë të ideve të tyre në lidhje me përmbajtjen e mësimit.Qëllimet e fazës së evokimit :a-Rikujtimi nga ana e nxënësit i njohurive të mëparshme,që kanë lidhje me temën e mësimit,me qëllim që ata të shërbejnë si një bazë solide për t’i lidhur me njohuritë e reja në procesin e të nxënit.b-Përfshirja aktive e nxënësve në procesin e të nxënit,proces i cili i bën të ndërgjegjshëm nxënësit,që të mendojnë duke përdorur gjuhën e tyre dhe më pas të shprehin njohuritë dhe arsyetimin e tyre në të menduarit aktiv,në të shkruarit,apo në të folurit.c-Arsyetimi i vijueshëm,ose procesi i lidhjes së informacionit të ri me skemat e mëparshme,që përbën qëllimin kryesor,përmes të cilit përcaktohet interesi dhe qëllimi në shqyrtimin e temës.Gjatë fazës së evokimit,rolet e mësuesit janë :a-Drejtimi i mendimeve të nxënësveb-Kuptimi i mendimeve,apo ideve të nxënësvec-Dëgjimi me kujdes i ideve të nxënësve.II – Realizimi i KuptimitKjo është faza në të cilën nxënësi bie në kontakt me njohuritë e reja,dhe e cila duhet konsideruar kryesore gjatë procesit të të nxënit.Gjatë kësaj faze mësuesi duhet të ketë në vëmendje :a-Ta mbajë nxënësin të aktivizuar,duke ruajtur interesin dhe ritmin e vendosur gjatë fazës së evokimit.b-Të mbështesë përpjekjet e nxënësit për të kontrolluar të kuptuarit.Një nga teknikat e përdorura,krahas metodave të tjera, gjatë kësaj faze është teknika insert.III – ReflektimiGjatë kësaj faze,e cila në shumë raste harrohet nga mësuesit,nxënësit konsolidojnë të nxënit,ose informacionin e ri.Qëllimet e aplikimit të kësaj faze janë :a-Nxënësit të shprehin me fjalët e tyre informacionin e ri,që ndeshin.b-Nxënësit të shkëmbejnë fuqishëm ide midis tyre,lidhur me informacionin e ri.Përparësi të përdorimit të strukturës ERR

o U lejon nxënësve të vendosin qartë qëllimet.o Ruan angazhimin vetjako Provokon diskutim të hapuro Nxit nxënësit të krijojnë dhe të bëjnë pyetjeo Ndihmon shprehjen e mendimeve të nxënësveo Ruan motivimin e nxënësve për të lexuar.o Siguron një atmosferë ku respektohen mendimet.o U lejon nxënësve të zhvillojnë simpatinë për personazhet.o Krijon një shtresë për reflektim në atë që nxënësit vlerësojnë.o Shërben si stimulim për ndryshim.o Ngjall shpresë për angazhimin kritik të nxënësve.o Ndihmon mendimin kritik në nivele të ndërlikuara.

Plani ditar sipas strukturës ERRData_____________

18

Page 19: Pedagogji+Ok Fq 13

Ora_____________Klasa_____________Lënda_____________Tema_______________________________________________________

Objektivat :1-______________________________________________2-_____________________________________________________3-_____________________________________________________Fjalë kyçe__________________________________________________Mjetet ose burimet_____________________________________Motivimi_________________________________________________Zhvillimi ose struktura e mësimit

a. Evokimi – metoda,që përdoret – koha në dispozicionb. Realizimi i kuptimit-metoda,që përdoret – koha në dispozicionc. Reflektimi-metoda,që përdoret – koha në dispozicion

p.sh.E Brainstorming Kubimi 25’R Kubimi 10’R Ese 5’

Ecuria____________________________________________________________Vlerësimi_____________________________________________Detyrë_________________________________________________________Konkluzione ose nga përvoja________________

1.BreinstormingPërcaktimiBreinstorming, ose stuhia e mendimeve është një teknikë, e cila u kërkon nxënësve të tregojnë gjithçka që dinë rreth një teme, ose ideje të veçantë, e cila nis t’u rikujtojë atyre njohuritë që kanë. Nxënësit nuk mendohen nëse idetë që u vijnë në mendje janë të drejta, ose të gabuara.Mënyra e zbatimit

Nxënësit mund të punojnë në mënyrë individuale, ose në çift, në fillim duke i hedhur të gjitha idetë që kanë e, më pas, duke i shkëmbyer me shokun ose anëtarët e tjerë të grupit. Mësuesi i hedh të gjitha idetë në dërrasën e zezë. Duke dëgjuar mendimet e të tjerëve, nxënësve mund t’u kujtohen gjëra të tjera,, ose mund t’u shtohet informacion i ri në kujtesën e tyre. Komente

Kjo teknikë përdoret kur nxënësit kanë ca njohuri rreth një teme të caktuar. Është një veprimtari e mirë për fillimin e mësimit.2.KllasteriPërcaktimiKllasteri ose grupimi i mendimeve që, ndonjëherë, në literaturë emërtohet " harta e mendimeve", ose edhe “pema e mendjes” është një teknikë që i nxit nxënësit të mendojnë lirshëm dhe hapur rreth një çështjeje, i bën ata të mendojnë për të krijuar lidhje midis fakteve. Shërben si një mjet i fuqishëm për fillimin e procesit të të shkruarit, sidomos për ata nxënës që u mungon një dëshirë e tillë.Mënyra e zbatimit

Hapat për realizimin e kllastërit janë të thjeshtë dhe të lehtë për t'u mbajtur mend:1. Shkruhet një fjalë në qendër të fletës, (dërrasës së zezë, apo

sipërfaqe ku mund të shkruhet)

19

Page 20: Pedagogji+Ok Fq 13

2. Shkruhen fjalë apo fraza që vijnë në mend rreth kësaj fjale apo teme të zgjedhur, pa gjykuar rreth tyre.

3. Kur idetë vijnë në mend dhe shkruhen, fillohet të lidhen idetë me njëra - tjetrën.

4. Shkrimi i ideve ndërpritet vetëm kur mbaron koha e caktuar. Ndërkohë nxënësit nuk duhet të shqetësohen për sforcimet në shkrim apo shqiptim.

KomentePërvoja e zbatimit te kllasterit, ka treguar se kjo teknikë mund të

përdoret në fazën e evokimit dhe të reflektimit, në të gjitha lëndët dhe me çdo moshë nxënësish. Ai mund të përdoret për të stimuluar të menduarit, përpara se të studiohet pjesa, ose për të bërë përmbledhjen e asaj që është studiuar, si një rrrugë për të ndërtuar lidhje apo grafikë të rinj që paraqesin arsyetimin e ri.

Fjala ose tema e gjetur për kllasterin, duhet të zgjidhet e tillë që të ketë mundësi i gjithë grupi që të punojë për të, si për shembull: atdheu, bimët, një personazh etj.

Në pamje të parë kllasteri duket sikur ngjan me Breinstorming, pasi të dyja kanë të bëjnë me hedhjen e ideve rreth një teme ose çështje të caktuar. Kur përdorim kllasterin, gjatë kohës që hidhen idetë, bëhet grupimi i tyre, në nëçështje, ose nëntema. Ndodh shoqërimi i mendimeve, ideve të dhëna. Nga ana tjetër, një gjë e tillë nuk ndodh me breinstoming. Idetë hidhen pa bërë asnjë lidhje apo shoqërim ndërmjet tyre.

3.INSERT1

PërcaktimiINSERT është një metodë që i lejon nxënësit të kontrollojnë gjallërisht shkallën e tyre të të kuptuarit gjatë leximit. Nëpërmjet kësaj teknike sigurohet pjesëmarrje e qëndrueshme e fëmijëve në mësim. Mënyra e zbatimit

Gjatë leximit nxënësit udhëzohen që të vendosin shenjat e mëposhtme:“ Ö ” vendoset shenja “ Ö ” (kontrollo), nëse diçka që lexoni pohon atë

që dini ose mendoni se dini.“ + ” vendosni një “ + ” (plus), nëse një pjesë e informacionit që

ndeshni është i ri për ju.“ - ” vendosni një “ - ” (minus), nëse një ose disa prej informacioneve

që lexoni kundërshton ose është e ndryshme nga ajo që dini ose mendoni se e dini.

“ ? ” vendosni një “ ? ” (pikëpyetje), nëse ka informacion që është i paqartë për ju ose ka diçka që ju duhet të dini më shumë rreth këtij informacioni.

Informacioni i shenjëzuar, hidhet më pas në tabelën INSERT sipas shenjave përkatëse.

Ö + - ?

1

20

Page 21: Pedagogji+Ok Fq 13

KomenteKjo teknikë përoret në fazën e realizimit të kuptimit. Zbatimi i saj zgjat rreth 20 – 25 minuta. Përdoret në çdo lëndë e me çdo moshë fëmijësh. Për nxënësit e klasës së parë deri në të katërt rekomandohet të përdorin jo më shumë se dy shenja. Sugjerohet përdorimi i Ö “E di këtë” dhe – “Nuk e di këtë”.7.Rrjeti i diskutimit “Rrjeti i diskutimit” është një teknikë e mësimdhënies gjatë së cilës bëhet organizimi grafik i informacionit, gjithashtu mund të "orkestrohet" një mësim i ndërlikuar. Kjo veprimtari i bën që nxënësit të jenë të vëmendshëm në leximin e tekstit për të kuptuar përmbajtjen dhe idenë kryesore të tij. Pjesëmarrja e nxënësve në këtë aktivitet është maksimale dhe argumentet e produktet e saj mjaft rezultative. Mësuesi harton një pyetje binare (Pyetje që pranon përgjigje pozitive, ose negative) që prek direkt thelbin e çështjes që trajtohet në tekst. Ai u kërkon nxënësve që të argumentojnë pse mënyrë ujrat që dalin shpesh nga nxënësit në punët e tyre me shkrim.16.Tabela e koncepteve Është një teknikë e cila shërben për të organizuar informacioninKjo tabelë është e rëndësishme kur punohet me tre ose më shumë gjëra njëkohësisht.Në këtë tabelë renditen në rreshta gjëra dhe koncepte që krahasohen në tabelën e koncepteve krahasohen tipare të ndryshme .ka tabela të ndryshme koncepti.Zakonisht mësuesit I formatojna ata sipas koncepteve që ata duan të krahasojnë.

21