përralla për oton, oton dhe oton

44
PËRRALLA PËR OTON, OTON DHE OTON BISTRA GEORGIEVA

Upload: oxomacedonia

Post on 01-Apr-2016

239 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Libri me ilustrime është pjesë e projektit arsimor “Të gjithë jemi të barabartë”, i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë.

TRANSCRIPT

Page 1: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Përralla Për OtOn, OtOn dhe OtOn

BIStra GeOrGIeVa

Page 2: Përralla për Oton, Oton dhe Oton
Page 3: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Përralla Për OtOn, OtOn dhe OtOn

Page 4: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

TË GJITHË JEMI TË BARABARTË

Libri me ilustrime është pjesë e projektit arsimor “Të gjithë jemi të barabartë”, i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë.

www.sitesmeednakvi.org.mk

Page 5: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Autor: BiSTRA GeoRGievAilustrimet: MoNiKA KARReTeRo

Përralla Për OtOn, OtOn dhe OtOn

Page 6: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

6

Page 7: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

7

Page 8: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Na ishin njëherë tre bufë të njëjtë. Vërtetë të njëjtë. Visheshin njëlloj, kishin të njëjtin stil të flokëve, hanin ushqim të njëjtë, madje kishin emra të njëjtë. Quheshin Oto. Gjithçka bënin njëlloj. Çdo ditë prisnin të vinte nata, ndaleshin në degën e njëjtë dhe fillonin të këndojnë të njëjtën këngë. Sapo fillonte të zbardhej, në të njëjtën kohë u hapej goja dhe shtriheshin për të fjetur.

8

Page 9: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

9

Page 10: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Kështu kalonin ditë të tëra,

...muaj...

10

Page 11: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

derisa një natë filloi të bjerë shumë dëborë.

...vite,

11

Page 12: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

12

Page 13: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Binte kaq shumë dëborë, sa që tre bufët Oto vendosën të mbledhin plaçkat dhe të shkojnë diku në jug. Pra, të paketuar, me të njëjtat valixhe, bufët u nisën ngadalë drejt jugut. Ecën dhe ecën, dhe duke ecur në distancë diçka shkëlqeu.

13

Page 14: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Ishte Log, vendi ku natën jetohej dhe qeshej ndërsa ditën flihej dhe ëndërrohej. Kur bufët hynë në Log, panë diçka që kurrë nuk e kishte parë më parë. 14

Page 15: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

15

Page 16: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

16

Page 17: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Panë shumë bufë që ishin të ndryshëm nga stili i flokëve prej të tyreve, panë bufë që ishin të veshur në mënyrë të ndryshme.

17

Page 18: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

18

Page 19: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Bufë që në rrugët këndonin lloje të ndrys-hme të këngëve. Disa luanin me kitarat,

të tjerët kërcenin. Nëpër restorantet shërbeheshin ushqime të ndryshme,

disa prej tyre kishin aromë të çuditshme, disa

të këndshme.

19

Page 20: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

20

Page 21: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Bufëve me emrin Oto, gjërat që ndodh-nin në vendin Log u dukeshin shumë interesante dhe për këtë shkak edhe ata dëshiruan të përpiqen të jetojnë si banorët e saj. Ndoshta ndonjërit Oto do t’i shkonte një stil i ndryshëm i flokëve, ndoshta dikujt do t’i pëlqente një shije e ushqimeve të ndryshme.

21

Page 22: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

22

Page 23: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Vendosën të provojnë. Fillimisht hynë në sallonin e parë të flokëve. Pastaj hynë në restorantin e parë. Mezi se vendosën se çfarë do të hanin nga lista e

gjatë në meni.

23

Page 24: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Kështu të përgatitur, dolën në rrugë dhe u bashkuan me festën. Njëri Oto u përpoq të luajë në kitarë dhe i eci mirë. Tjetri Oto u përpoqën të kërcejë, hap pas hapi, dhe me ndi-hmën e banorëve të Logut u bashkua me ekipin e vallëzue-sve. Otoja i tretë më së shumti dëshironte të qëndrojë në publik dhe të kënaqet me festën.

24

Page 25: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

25

Page 26: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Çdo gjë ishte shkëlqyeshëm, por kishte një problem. Në vendin Log të gjithë i ngatërronin bufët, sepse që të tre quheshin Oto. Kur dikush do të thoshte “OTO” Që të tre kthenin kokën. Pra, ishte e qartë se do të ishte më mirë ata të ndryshojnë emrat e tyre. Dhe që nga ajo ditë u quajtën me emra të ndryshëm: Oto, Rino dhe Lari.

26

Page 27: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

27

Page 28: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

28

Page 29: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Pra, që të tre, të freskuar, të ndryshëm dhe të kënaqur me veten e tyre,

vendosën të bëjnë natën festive më të çmendur në të cilën luheshin lojëra, duke luajtur kitarë, hahej

ushqim i ndryshëm deri në agim.29

Page 30: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Kur erdhi mëngjesi, të gjithë shkuan në shtrat të flenë dhe të ëndërrojnë. Ata ishin të sigurt se e donin këtë vend, një vend ku, në fund të fundit do të jenë të ndryshëm.

30

Page 31: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

31

Page 32: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

32

Page 33: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

33

Page 34: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës,

Fletushka me vizatime “Përralla për oton, oton dhe oton” është pjesë e projektit arsimor Të gjithë jemi të barabartë i cili është dedikuar për nxënësit e shkol-lave fillore, ndërsa është i mbështetur nga Ambasa-da e Britanisë së Madhe dhe Ministria e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë. Fletushka me vizatime është material didaktik i cili Ju ofron qasje metodologjike për aplikim në mësimdhënie. Fletushka me vizatime është e dedikuar për nx-ënësit e klasëve të ulëta gjatë realizimit të përmba-jtjeve mësimore nga lëndët “Njohja e mjedisit” dhe “Shoqëria”. Përmbajtjet e fletushkës me vizatime dhe metodologjia e dhënë janë në përputhje me programin mësimor të integruar me temën Barazia dhe të drejtat e njeriut.

34

Page 35: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

1Loja: Kape shkopin. Mësimdhënësi paraprakisht duhet të kufizojë vendin në oborr ku do të luhet loja. Në mes të vendit të shënuar duhet të vendosen dhjetë shkopinj. Më pas, mësimdhënësi ju shpejgon lojën. Nxënësit ndahen në dy grupe, grupet merren vesh se kush do të vrapojë i pari, kush i dyti, dhe kështu deri te fëmija i fundit në grup. Në shenjën e mësimdhënësit nxënësit duhet të vrapojnë deri te shkopinjtë (vrapojnë nga një nxënës prej të dy grupeve) dhe ta marrin shkopin. Por, derisa e marrin shkopin nuk duhet të preken. Nëse preken, do të jetë pikë negative, ndërsa nëse nxënësi tjetër arrin që të merr shkopin pa e prekur nxënësin tjetër, kjo domethënë një pikë për këtë grup. Loja përfundon kur nxënësit do të arrijnë që të marrin të gjitha shkopinjtë pa u prekur. Fitues është grupi me më shumë shkopinj 2Hapi 1. Lutni nxënësit që të ulen afër jush që të mund të shikojnë fletushkën me vizatime të cilën do ta lexoni. Krijoni atmosferë të këndshme dhe tregojuni fle-tushkëm me vizatime.Hapi 2. Lexoni titullin dhe tregojuni nxënësve ilustrimet. Kontrolloni se a thua njohin përmbajtjen e fletushkës me vizatime para se të lexoni tekstin.Hapi 3. Filloni me leximin e fletushkës me vizatime të nxënësve për tekstin respektiv. Gjithashtu, shpegoni atyre fjalët e panjohura me shembuj respektiv.Hapi 4. Bëni pushime derisa e lexoni dhe diskutoni për atë se çka mendojnë nxënësit se do të ndodh ose se si ata do të vepronin në situatë të ngjashme. Hapi 5. Diskutoni për atë që lexuat. Nxitni nxënësit me pyetje që të mendojnë për veprimet në fletushkën me vizatime dhe për ndodhitë të cilat janë të lidhura me temën.

3Aktivitet grupor Mozaiku. Secili grup fiton fotografi të përziera nga fletushka me vizatime. Nxënësit duhet mirë t’i shqyrtojnë dhe të përpiqen që t’i rendisin sipas radhitjes kronologjike.

4Teknika Semafor. Mësimdhënësi secilit nxënës i jep tre fletë me ngjyra të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Ngjyra e kuqe domethënë se nxënësi ka mësuar pak, ngjyra e verdhë që ka mësuar diçka dhe e gjelëbr domethënë se ka mësuar. Më pas mësimdhënësi ju parashtron pyetje, ndërsa nxënësit japin përgjigje për secilën pyetje me ngritje e fletave.

QASJA MeToDoLoGJiKe GJATË APLiKiMiT TË FLeTUSHKËS Me viZATiMe“PËRRALLA PËR oToN, oToN DHe oToN“

Tema: Barazia dhe të drejtat e njeriut. Qëllime: Të gjithë jemi të barabartë pa dallim se si dukemiKlasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore

i (klasa e parë) Njohja me mjedisin*

Gjuha shqipe *(integrimi mid-is lëndëve dhe përmbajtjeve)

Qëllimi i përgjithshëm: - të respektojë dhe mbështesë mendimet e të tjerëve- të njohë ngjashmëritë dhe dallimet midis fëmijëve dhe njerëzve- të sensibilizohet për marrëdhëniet humane midis gjinive

vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor

Unë dhe tjetri/ Kush jam unë?Unë jam pjesë e natyrës/ Unë jam pjesë e natyrës Trupi im

Aktivitete

Hyrja për nxënësit: motivimi me lojë. Mësimdhënësi ju thotë se do të luajnë lojën Kape shkopin.1Pjesa kryesoreGjuha shqipeTeknika: mësimdhënësi lexon fletushkën me vizatime me zë.2 Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me vizatim. Aktivitet shtesë: (fletore për ngjyrosje interaktive) ku fëmijët vetë do t’i veshin hutët.NJM: dramatizimi dhe lojëra situate me role të ndryshme. Përshkrimi i tërësishëm i pamjes së trupit të njeriut, lojëra lëvizëse, teatër kukullash, shfrytëzimi i gjëegjëzave, shqyrtimi i enciklopedisë. Zbulimi i ngjashmërive dhe dallimeve midis lartësisë, ngjyrës së syve, ngjyrës së flokëve. Bisedë në temën: Me çka janë të ngjashëm dhe me çka dallojnë lojërat e djemve dhe të vajzave.Pjesa përfundimtare: teknika Mozaik.3Nxënësit e vlerësojnë orën me teknikën Semafor.4

35

Page 36: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Klasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore

ii(klasa e dytë)

Njohja me mjedisin*Gjuha shqipe *(integ-rimi midis lëndëve dhe përmbajtjeve)

Qëllimi i përgjithshëm: - të kuptojë se secili person ka të drejta dhe përgjegjësi.

vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor

Unë dhe të tjerët/ Të drejtat dhe përg-jegjësitë

Aktivitete

Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin.Pjesa kryesoreGjuha shqipe: Teknika Kuadratet. (Shtojca 1).NJM: Njohja me të drejtat themelore të fëmijëve nëpërmjet të aktiviteteve (punëtori për të drejtat e fëmijëve nëpërmjet të lojërave, vizatimev dhe ngjashëm). Bisedë për rregullat në secilën lojë, miratimin e rregullave për sjellje dhe rregullave të tjera të cilat i dijnë për në shtëpi, ndërtesë, lagje, klasë dhe në shkollë. Pjesa përfundimtare: kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor.

Klasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore

iii (klasa e tretë)

Njohja me mjedisin*Gjuha shqipe *(integ-rimi midis lëndëve dhe përmbajtjeve)

Qëllimi i përgjithshëm: - të njeh të drejtat themelore të fëmijëve- të njihet me shërbimet dhe personat të cilët ndihmojnë që të realizohen dhe të cilët i mbrojnë të drejtat e fënijëve.

vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor

Unë me të tjerët dhe të tjerët me mua / Të drejtat dhe përgjegjësitë e mia

Aktivitete

Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin.Pjesa kryesoreGjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Shiritat me tregime (fjali/ dialogje)“5. Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde (Shtojca 2).NJSH: biseda, të shkruarit dhe vizatimi i të drejtave dhe obligimeve dhe vendosja e tyre në vende respektive në klasë, vizita në Ambasadën e fëmijëve, leximi i librave nga UNICEF, të shikuarit e filmave vizatimor në temën “Të drejtat e fëmijëve”, njohja me telefonin SOS, biseda. Pjesa përfundimtare: kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor.

5Тeknika: ”Shiritat me tregime (fjali)“

Hapi 1 – nxënësit punojnë individualisht ose ndahen në grupe dhe secili grup merr nga një kovertë me shirita me fjaliHapi 2 – nxënësit radhisin shiritat sipas renditjesHapi 3 – pasi që nxënësi ose grupi të radhitë shiritat, kërkoni që të lexojnë ata me zë, nëse dëshirojnë lejoni ata të përmirësojnë radhitjen lejohuni që të bëjnë atë.

36

Page 37: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

6Teknika “Ditari me shënime të dyfishta”

- Në “Ditarin me shënime të dyfishta” shënohet titulli, autori - Fletë individuale ose fletat nga fletorja ndahen vertikalisht në gjysmë- Në anën e majtë të fletës shkruhet citat nga teksti i cili i ka bërë më së shumti përshtypje nxënësit, ndërsa në anën e djathtë shënohen komentet e tyre/ japin vështrimin e tyre për citatin (porosia e autorit).

7Hartat e zgjuara: Kjo teknikë është shumë e ngjashme me GRUMBULLIN dhe gjithashtu paraqet formë jolineare e të menduarit, por këtu nuk duhet domosdo të ekzistojë vetëm degëzim ndaj secilit nocion të ardhshëm, por edhe kombinim (lidhje) me nocionet e ngjashme (konceptet) varësisht se cili është qëllimi i vënies së hartës medituese. Edhe këto organizime grafike mund të jepen në secilën fazë të orës mësimore dhe më se shumti janë të dobishme për organizimin e ideve lidhur me përmba-jtjen e dhënë.

Klasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore

iv (klasa e katërt)

Shoqëria*Gjuha shqipe *(integ-rimi midis lëndëve dhe përmbajtjeve)

Qëllimi i përgjithshëm: - të kuptojnë karakteristikat e llojeve të ndryshme të famil-jeve dhe amvisërive - të kuptojnë problemet themelore në lagje, të zhvillojnë qëndrime pozitive për rolin e banorëve në tejkalimin e problemeve lokale- të kuptojnë rolin e kulturës në jetën e komunitetit lokal- të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë ndaj vetes dhe të tjerëve, të pranojnë dhe respektojnë dallimet midis njerëzve

vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor

Familja, amvisëria, shoqëria/ Familjet nëpër histori dhe sot

Vendbanimet dhe lagjet/ Problemet në lagjen timeKomuna/ Jeta kulturore në komunë

Jeta demokratike në komunë

Aktivitete

Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin.Pjesa kryesoreGjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Poster ylli i tregimit (Shtojca 3). Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjego-hen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde.Shoqëria: teknika diagrami i Ven-it për familjen tradicionale dhe familjen bashkëkohore. Nëpërmjet të teknikës Grozd ose hartat e zgjuara i prezantojnë problemet në lagjen e tyre, japin propozime për tejkalimin e të njëjtave dhe kush mund të ndihmojë në tejkalimin e tyre. Përpilimi i hartimit me shkrim për një nga traditat kulturore në komunitetin lokal. Përpilimi i hartimit në temën: Unë pranoj dhe respektoj dallimet midis bashkënxënësve. Pjesa përfundimtare: kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën DDM (Shtojca 4).

Klasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore

v(klasa e pestë)

Shoqëria*Gjuha shqipe *(integ-rimi midis lëndëve dhe përmbajtjeve)

Qëllimi i përgjithshëm:- të njihet me të drejtat themelore të njeriut- të njihet me të drejtat e fëmijëve

vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor

Personaliteti në grup dhe në shoqëri/ Të drejtat e fëmijëve si të drejtat e njeriut

Aktivitete

Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin.Pjesa kryesoreGjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Ditari me shënime të dyfishta”. 6 Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde.Shoqëria: teknika Prizëm (rrjedhje e shpejtë e ideve) për të drejtat e njeriut, teknika Grumbull ose harta të Zgjuara - klasifikimi i të drejtave dhe përgjegjësive më të rëndësishme të cilat dalin nga çdo e drejtë.Pjesa përfundimtare: kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën DDM.

37

Page 38: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

SHToJCAT

Shtojca 1. Kuadratet

vizatim Ndjenja

Tinguj Lidhja me jetën

Shtojca 2. Fjalor në katër kënde

Fjalë e re Përshkruaj fjalinë në të cilën ndodhet fjala e re

Aplikoje fjalën e re në fjali tjetër ilustrimi i fjalës

38

Page 39: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Shtojca 3. Poster ylli në tregimin “Përralla për oton, oton dhe oton”

Cila ishte pjesa tuaj e preferuar/ e papreferuar prej tregimit?

Personazhi kryesor në tregim:Ku po zhvillohet tregimi?

Çka mësova me rëndësi nga tregimi? A thua kishte problem? Cili ishte problem? Si u zgjidh?

Shtojca 4.Shtojcë për vlerësimin e orës: Teknika DDM

Di (Çka mendoj se di?)

Dëshiroj të dij (Çka dëshiroj të dij?)

Mësoj (Çka mësova?)

39

Page 40: Përralla për Oton, Oton dhe Oton
Page 41: Përralla për Oton, Oton dhe Oton
Page 42: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

Botues: oXo ilindenska 43/10 Shkuptel: 02 3222303www.oxo.org.mke-mail: [email protected]

Në lidhje me botuesin: Pece Taleski

Autor i tekstit: Bistra Georgieva

ilustrimet: Monika Karretero

Autor i pjesës metodologjike: Snezhana Mirasçieva

Përktheu dhe lekturoi tekstin: vjosa Taipi

Përktheu pjesën metodologjike: ismail Krifca

Recensues: vesna Horvatoviq

Redaktor:Ana Deskova

Përpunimi teknik: Katerina Nikolovska

Mbështetur nga:

Të gjitha të drejtat në lidhje me botimin e këtij libri me ilustrime i takojnë © ОХО 2014

CIP - Katalogizimi në publikim Biblioteka Kombëtare dhe Universitare "Shën Klimenti i Ohrit",Shkup

821.163.3-93-34(084.11)

316.62(084.11)

GEORGIEVA, BistraPërralla për Oton, Oton dhe Oton / autor Bistra Georgieva ;

ilustrimet Monika Karretero ; [autor i pjesës metodologjike Snezhana Mirasçieva ; përktheu tekstin Vjosa Taipi ; përktheu pjesën

metodologjike Ismail Krifca]. - Shkup : OHO, 2014. -39 faqe. ilustrime ; 21 cm

Publikimi është pjesë e projektit: " Të gjithë jemi të

barabartë"

ISBN 978-608-4645-34-41. Mirasçieva, Snezhana [autor]

a) Kultura shoqërore - Libra me ilustrimeCOBISS.MK-ID 96418826

Page 43: Përralla për Oton, Oton dhe Oton

“BeNDi i MiRiT” Autor: ilina Jakimovskailustrimet: The Miço

“KoMeTA MAGJiKe“Autor: Nikolina Andova Shopovailustrimet: Katerina Nikolovska

“PoRTieRi RiQi”Autor: Aleksandar Prokopievilustrimet: Marjan Dimiq

“PËRRALLA PËR oToN, oToN DHe oToN”Autor: Bistra Georgievailustrimet: Monika Karretero

“MiRi NUK i KReve oBLiGiMeT?”Autor: Biljana Petrevska Malinovailustrimet: The Miço

Libra tjera me ilustrime pjesë e projektit:

Page 44: Përralla për Oton, Oton dhe Oton