përshtypjet e "shkollës dimërore 2014", universiteti i tiranës

11
UNIVERSITETI I TIRANËS 2014 “Shkolla Dimërore” rshtypjet e studentëve 2-5 dhjetor 2014

Upload: jola-hysko

Post on 07-Apr-2016

239 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Libri i përshtypjeve të studentëve pjesëmarrës të "Shkollës Dimërore 2014" organizuar nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me projektet partnere, në Tushemisht, Pogradec.

TRANSCRIPT

Page 1: Përshtypjet e "Shkollës Dimërore 2014", Universiteti i Tiranës

UNIVERSITETI I TIRANËS

2014

“Shkolla Dimërore”

Përshtypjet e studentëve 2-5 dhjetor 2014

Page 2: Përshtypjet e "Shkollës Dimërore 2014", Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës | 2

“Shkolla Dimërore” 2014

Irida Faria

Luli Mema

Daniela Deda

Dëfrim Deda

Marjola Krusa

Marjola Krusa

“Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura, o zot o zot. Kjo shkollë më dha

mundësinë të njoh persona të rinj si dhe të marrë informacione të ndryshme. Pjesa

që do më ngeli në mendje është vendosja e këngës së krushqëve kur vinim me

vonesë, shumë gjetje e bukur. Dhe si fund shpresoj që të zhvillohen aktivitete të tjera

si kjo.

P.s u frymëzova nga liqeni Pogradecit”

“Shkolla dimërore e ka myt fare!

Stafi janë më të mrekullueshëm seç e mendoja.

Po nuk e patët bezdi e bëni më shpesh këtë shkollën”

“Mundësi e mirë miqësimi mes studentëve të pranishëm.

Informacion dhe argëtim. Njerëz të këndshëm.

Nuk më pëlqen papërpikmëria në përmbushjen e orareve të caktuara.”

“Program i ngjeshur e produktiv që na vetëdijëson se sa shumë gjëra mund të bëjmë

nëse shfrytëzojmë si duhet kohën. Shumë i kënaqur.

Dëfrimi.”

“Eksperiencë e paharrueshme. Organizimi perfekt. Harmoni grupi.

Ju uroj punë të mbarë në organizimin e aktiviteteve të rradhës me të njëjtin

perfeksion.

P.S: Shpresoj që fotot e aktivitetit të bëhen të aksesushëm për të gjithë sa më shpejt

të jetë e mundur.”

Page 3: Përshtypjet e "Shkollës Dimërore 2014", Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës | 3

“Shkolla Dimërore” 2014

Nertila Rystemi

Kristi Jorgji

Olta Ndreko

Edlira Mykaj

Erklent Krifsa

“Great experience. Beautiful people.

Professional and cool staff.

Vend impresionues dhe frymëzues. Mikëpritje e ngrohtë.

Aktivitete fitimprurëse, argëtuese, testuese e zhvilluese për studentët.

Puna në grup është super.”

“Shkolla dimërore ishte super! Në aspektin organizativ nuk kishte të sharë. Propozoj

të bëhen këto shkolla stinore. Një falenderim special shkon për: Emin, Jolën, Indrin

dhe të gjithë organizatorët.”

“Nga kjo shkollë mësova se energjia positive dhe të qeshurat janë ngjitëse. Njoha

njerëz pozitivë dhe që realizojnë mirësi. Mësova që miqtë që të zbukurojnë ditën

duhen vlerësuar çdo ditë që të ndjehen special (këtë eksperiencë e përjetova me dy

miket e mia të dashura). U argëtova pa fund dhe ajo çka kuptova është se

vullnetarizmi të bën së pari një person më të mirë në vetvete. Së shpejti do t’u

bashkangjitem nismave të tilla. Jeni staf tepër i këndshëm dhe i lezetshëm.

P.s Shkrimi është rezultat i rrugës Pogradec-Tiranë”

“Një eksperiencë e bukur dhe e paharrueshme. Gjëja më e bukur është miku im

surprizë (hera e parë që e luaj këtë lojë). Koha kaloj shumë shpejt, nuk dua të

kthehem në shtëpi. Faleminderit për të gjitha!”

“Kushte shumë të mira dhe një punë e mirë në grup.”

Page 4: Përshtypjet e "Shkollës Dimërore 2014", Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës | 4

“Shkolla Dimërore” 2014

Fjorald Behari

Edlira Beqiri

Megi Serani

Margita Gjonca

Sidorela Pojani

“Që në fillim më pëlqeu shumë ideja e organizmit të kësaj shkolle dimërore dhe më

vjen shumë mirë që isha pjesëmarrëse. Mund të them që më në fund edhe në

Shqipëri u organizua një shkollë e tillë. Për më tepër organizatorët ishin shumë të

sjellshëm dhe i kishim pranë në çdo moment për të arritur këtë shkollë që në të

vërtetë doli e suksesshme. Kritika ime e vetme ishte ushqimi! Ju falenderoj që më

dhatë mundësinë që të isha pjesëmarrëse në këtë shkollë dimërore dhe shpresoj që

gjithmonë UT të bëjë organizime të tilla.”

“Ishte hera e parë që merrja pjesë në një eksperiencë të tillë por tani jam shumë i

sigurt që nuk do të jetë i fundit. Nqs do të shkruaja të gjitha përshtypjet e mira për

këtë shkollë dimërore kjo fletë nuk do të mjaftonte por po mundohem ta përshkruaj

vetëm më një fjalë: Fantastike”

“Një eksperiencë e jashtëzakonshme. Organizimi i përkryer. Staf i paparë

dhe i përkushtuar. Studentë interesantë. Aktivitete impresionuese dhe

shumë interesante. Me pak fjalë jam shumë e lumtur që u bëra pjesë e këtij

organizimi”.

“Në këtë trajnim më pëlqyen tre gjëra:

1. Stafi

2. Pjesëmarrësit

3. Organizimi

Jeni më të mirët! Mirutakofshim në të tilla organizime!”

“Cool school, por jo më cool se vetë ne. E përgjithshmja ishte shumë pozitive

përveç kamarierëve që nuk na sillnin mua, Kristit dhe Lulit bukë më shumë. Një like

i madh për fotografen tonë të bukur dhe super përqafim për Emin. Uroj të kemi

eksperienca të tilla gjithmonë. SUPER!”

Page 5: Përshtypjet e "Shkollës Dimërore 2014", Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës | 5

“Shkolla Dimërore” 2014

Adea Roka

Ermioni Çeliku

Ana Kasemi

Klea Caushi

Rozalba Sina

“Një eksperiencë shumë e bukur. Të gjithë ishn shumë Nice dhe Cool.

Faleminderit të gjithave për miqësinë tuaj. Ju dua shumë.

P.s: We Rocked it…”

“Shkolla dimërore ishte një eksperiencë shumë e bukur e cila na përcolli shumë

informacion dhe shumë argëtim. Komplimenta stafi sepse kishit bërë një organizim

shumë të mirë. Eksperiencë unike!”

“Sa keq që mbaroi, mbasi shkolla dimërore ishte nga eksperiencat më të bukura. I

kaloi pritshmëritë e mia, krijova miq të rinj, mësova, mora informacion, u argëtova.

Gjithçka ishte organizuar në mënyrë perfekte. Bravo stafi ishit shumë të mirë, mjaft të

përgatitur. Faleminderit stafit dhe të gjithëve. Besoj se do t’ju takoj te Qendra e

Karrierës sepse do të bëhem vullnetare pranë jush. Për mua nuk është një fund, por

vetëm fillimi që të gjitha ato ide të realizohen dhe të gjitha ato që mësuam ti vëmë në

zbatim”

“Kur u zgjova sot, (me vonesë sigurisht) do të doja të mos bëhesha gati dhe të

largoheshim. Ky ishte mendimi i parë që më kaloi nxitimthi në mendje. Vërtet

eksperiencë e paharrueshme. E sidomos pjesa e ushqimeve. Përveçse të shijon qyli,

çdo herë ndihesha si pasha, mbasi haja katër pjata për vakt. Jo se jam pabukse,

thjesht më fiken shumë shpejt llambat e trurit e të ngrënit më sjell në vete. Të flas

seriozisht, ju falenderoj të gjithëve për këto ditë plot humor, gjallëri, punë, ide,

kujtime…”

“Ishte kënaqësi që isha pjesëmarrëse.

Komoditeti ishte super dhe stafi organizator akoma më super! ”

Page 6: Përshtypjet e "Shkollës Dimërore 2014", Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës | 6

“Shkolla Dimërore” 2014

Erjon Kaza

Ornela Balla

Matilda Bafti

Heraldo Panozaqi

“Një eksperiencë e paharrueshme! Gjithçka shkoi më mirë seç mendohej.

Falenderoj përzemërsisht organizatorët. Treguan që janë të jashtëzakonshëm.

Diçka nuk mora vesh, fotografja kishte prerëse thonjsh?!!

Wifi mungon!”

“Pjesëmarrja në këtë shkollë dimërore ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe

shumë interesante. Këto 4 ditë të kaluara së bashku ishin të mbushura me aktivitete

të shumta, saqë unë realisht nuk e kuptova se si kaq shpejt kaloi koha dhe duhet të

kthehemi në Tiranë. Informacioni i përcjellë nga organizatorët ishte shumë i

vlefshëm, pasi tani unë di se si të kërkoj dhe të marrë informacionin e nevojshëm.

Të gjitha vajzat e Zyrës së Karrierës ishin super të mira, por Emi ishte e përkryer.

Puna në grup ishte shumë efektive, pasi shërbeu që të njihnim pjesëtarët e grupit

dhe të bëheshim miq me njëri-tjetrin. Loja e mikut sekret ishte shumë e veçantë dhe

e bukur, pasi na zbukuroi ditën. E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte supa e shpifur

dhe mungesa e pastruesve që të vinin të pastronin dhomën.”

“Eksperiencë e paharrueshme!!

Një organizim në mënyrë të përsosur. Staf i mrekullueshëm. Shpresoj të jem pjesë

dhe në vitet e ardhshme.

Ju uroj shumë suksese të mëtejshme!

Ju faleminderit!”

“Ishte një eksperiencë fantastike. 3 ditë ishin pak??!! Do të doja të përsëritej sërisht!

Një "big up" për stafin për punën më shumë se të mrekullueshme!

(Kujdes mos ju rriten veshët!! )”

“Shkolla Dimërore për mua ishte një eksperiencë shumë e bukur, e veçantë dhe shumë

e këndshme. Organizimi ishte perfekt.

Shumë e kënaqur me organizuesit dhe aktivitetet që u organizuan.

Ishte një aktivitet shumë frytëdhënës dhe jam e interesuar për të marrë pjesë në çdo

aktivitet tjetër që do të organizohet nga ju. Trajnime, seminare, workshope etj.

Faleminderit për gjithçka!”

Akilda Ndone

Page 7: Përshtypjet e "Shkollës Dimërore 2014", Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës | 7

“Shkolla Dimërore” 2014

Armand Picari

Erjona Keçi

Enxhia Sala

Megi Kurti

Silvana Belishta

Eksperiencë shumë e mirë!

Organizimi – punë e shkëlqyer e organizatorëve

Pjesëmarrësit – të gjithë "cool"

Hoteli – shumë komod

Organizatorët – Lucky to have them!!

Oraret – për të dëshiruar!

“Shkolla Dimërore 2014 ishte një trajnim shumë i këndshëm dhe i arrirë. Si eksperiencë

e parë që ishte për mua, kam mbetur shume e kënaqur dhe e motivuar për të qenë

pjesë sërisht e eksperiencave të tilla.”

“Komoditet në hotel, ushqimi shumë i mirë dhe një staf organizativ super.

Jam shumë e kënaqur që isha pjesë e këtij aktiviteti.”

“Një nga eksperiencat më të bukura që kam kaluar. Stafi dhe organizatorët thjeshtë të

mrekullueshëm. Shumë komunikues dhe "funny"! Motivuese për më pas në

ndërmarrjen e nismave vullnetare. "Hope to see u all soon!"

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë organizatorët, për ata që e ideuan dhe e

organizuan këtë shkollë. Pak ftohtë, por shumë e ngrohtë dhe e gjallëruar nga

individët (shokët e shoqet e kësaj shkolle)

P.S.: Supa me thënë të drejtën s'ishte gjë, ndërsa mikja ime e fshehtë e tregoi veten,

një super mike. Ju puth të gjithave “

“Natyralizim perfeksional i përfitimit të dijeve me argëtimin. Nxitja për të punuar në

grup, konkurset ishin zgjimi i domosdoshëm nga gjumi letargjik, që përfshin pjesën

dërrmuese të studentëve. Personalisht e vlerësoj si eksperiencën më të bukur dhe të

frytshme.

Falenderime pa fund për stafin e mrekullueshëm.

Hope to see all again in summer school!

All the best!”

Page 8: Përshtypjet e "Shkollës Dimërore 2014", Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës | 8

“Shkolla Dimërore” 2014

Adriana Kalemaj

Verjana Agari

Evisa Gjini

Ogerta Harrunaj

Rovialdo Konda

“Të dashur organizatorë dhe pjesëmarrës të shkollës dimërore,

Kjo shkollë ishte super, me seminare, workshope, trajnime, lojëra gazmore dhe miqësi

të reja. Uroj që eksperienca të reja të përsëriten. Faleminderit! Gjithë të mirat!”

“Për mua ka qenë një eskperiencë e paharrueshme, më ka pëlqyer çdo gjë përveç supës.

Shpresoj të jem përsëri pjesë e këtyre aktiviteteve.”

“Shkolla Dimërore, një eksperiencë shumë e bukur. Kujtime që do të mbeten gjatë në

memorien time. Aktivitetet e zhvilluara ishin organizuar bukur dhe lojëra interesante.

Mësuam disa gjëra të reja. Krijuam miq të rinj.

Shpresoj që një eksperiencë e tillë të përsëritet përsëri.”

“Më pëlqeu shumë organizimi, hoteli, projektet çdo gjë, por ajo çka më pëlqeu më

shumë ishte fakti që kisha stafin në katin ku isha dhe unë. Më keni shtuar jetën me të

qeshurat tuaja.

Uroj të shihemi sërisht! Ju kam xhan shumë, përqafime!

P.S. me falni per shkrimin!”

“Shkolla Dimërore 2014, një eksperiencë e papërsëritshme, eskuizite, e ngrënshme.

Hoteli mjaft komod, organizatorët të palodhur dhe kreativë, por pjesëmarrësit akoma

më të mirë.

"Falenderoj pastruesen, në dasëm të çunit ishalla!"

"Shoferi do raki që të eci me shpejtësi!" (padyshim )”

Page 9: Përshtypjet e "Shkollës Dimërore 2014", Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës | 9

“Shkolla Dimërore” 2014

Selma Malkaj

Dario Rexhollari

Jonilda Begu

Klea Xhebexhiu

“Ishte hera e parë për mua që merrja pjesë në një aktivitet të tillë dhe ishte zgjedhja

më e mirë që mund të kisha bërë ndonjëherë.Vazhdoj të them se jam tepër e lumtur

që kam takuar të rinj me një botë e me një kulturë të zgjeruar e që mësova shumë

nga ata. Është bukur të takosh njerëz të rinj e plot dije. Organizimi ishte fantastik.

Drejtuesit ishin njëri më i mirë se tjetri dhe na kane trajtuat në një mënyrë që na bën

të ndiheshim sikur të ishim në shtëpinë tonë! Ishte shumë frytdhënëse çdo seminar

e çdo prej atyre lojërave të inteligjencës. Mund të them që ishte një eksperiencë që

më ka lënë aq shumë mbresa, sa çdo njeri që takoj do t’i them rreth saj.”

''Eksperienca në shkollën dimërore, ishte përkufizimi i miqësisë, harmonisë e

humorit...dhe jo vetëm kaq! Personalisht, kam qenë në mëdyshje deri në momentin

qe u bëra pjesë e grupit, dhe tani pohoj që nuk ka shkuar një sekondë dëm. Një

organizim i shkëlqyer dhe shoqëri e mirë. E ç'të kërkosh më tepër?''

“Lideret e së ardhmes, që në titull duket si një experiencë nga ato të rrallat dhe me

shumë vlerë. Të fton të bëhesh pjesë në një komunitet të rinjsh, po me shumë

potencial, prandaj si mund t’i thoja jo kësaj mundësie?! Dhe kështu ndodhi, u njoha

me të rinj fantastik, që së pari ishin të dashur, të sjellshëm, përkrahës, pastaj

shumë të zotë në gjërat që merrnin përsipër. Mendoj se pikërisht ky kombinim

cilësish bëri të mundur krijimin e një atmosfere rinore të sinqertë dhe energjike.

Mendoj qe pasuria më e madhe është kur njeh dhe krijon miqësi me ju, lidera të së

ardhmes! “

“Nga shkolla kam përshtypjet më të mira. Unë kam marrë pjesë dhe në aktivitete të

tjera të këtij tipi, por e them me gojën plot që nuk jam kënaqur dhe nuk kam kaluar

as gjysmën e asaj që kjo Shkollë Dimërore më ofroi. Kështuqë aktivitete të tilla uroj

të organizohen sa më shumë, sepse është një eksperiencë shumë mbreslënëse në

çdo aspekt: si në atë formësues ashtu dhe në atë argëtues.”

Page 10: Përshtypjet e "Shkollës Dimërore 2014", Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës | 10

“Shkolla Dimërore” 2014

Joana Paço

Gabriela Kuneshka

Gabriela Kuneshka

Marsida Kalemaj

Aldo Biturku

“Eksperienca më e bukur që kam përjetuar deri më tani. Një organizim shumë i mirë

nga një staf i mrekullueshëm, që e bëjnë këtë eksperiencë të paharrueshme.

Faleminderit që ishim pjesë e juaja Suksese të mëtejshme për gjithë stafin, jeni

më të mirët!”

“Hello nga kati i 5! Ajo që po ju drejtohet është Xhazmendriola shkurt Xhazi. Jam ajo

vajza e turpshme nga Poradeci që u be xheloze për të ardhurit nga Tirana. Shkolla

dimërore, në fakt edhe pse rrezikoi dashurine time me Kataldon :P ishte e organizuar

shumë mirë. Më pelqeu shumë organizimi i workshopeve dhe informacioni që mora

ishte shume interesant dhe ndihmues. Stafi ishte i mirë organizuar dhe shumë kreativ,

gjë që më bëri të ndihem shumë mirë dhe shume rehat dhe pse me shumicën nuk

njihesha. Çtë te them më moj Jola, je një fotografe e paparë, por atë foton e kapjes

mat ditën e parë se kemi Lots of hugs nga Xhazi i katit te 5 ”

“Së pari duhet të falenderoj të gjithë stafin organizues për përgatitjet, tematikat,

lojërat e sjellura prej tyre me shumë dashuri. Eksperienca në këtë Shkollë dimërore

dëshmoi edhe njëherë se nuk ka rëndësi periudha stinore kur zhvillohet, sepse ajo

ishte e ngrohtë dhe e mbushur me dashuri nga të gjithë pjesëmarrësit. Kjo shkollë

më dha mundësi të njihem me studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit

të Tiranës dhe një botëkuptim ndryshe për konceptin e liderit, vullnetarizmit dhe si

zhvillohet debati. Ishit të mrekullueshëm të gjithë. Ju falenderoj nga zemra, që isha

pjesë e kësaj shkolle. Faleminderit dhe suksese të gjithëve!”

Shkolla Dimërore ishte një eksperiencë që nuk do të përsëritet dy herë. Falë saj njoha

njerëz të rinj, ndamë eksperiencat si dhe idete tona. Kjo në saj të aktiviteteve të

shumta që u bënë në këtë shkollë. Organizimi ishte i përkryer. Gjithashtu dhe vendi i

përzgjedhur për këtë Shkollë dimërore ishte shumë i përshtatshëm. Falenderoj të

gjithë organizatorët e këtij aktiviteti që u treguan të palodhur në çdo çast të saj.

Shpresoj që organizime të tilla të kthehen një traditë për Universitetin e Tiranës.

Faleminderit!

Page 11: Përshtypjet e "Shkollës Dimërore 2014", Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës | 11

“Shkolla Dimërore” 2014

Ledja Çala

“Është shumë e vështirë në fakt të përshkruash me fjalë një eksperiencë të tillë.

Ishte e gjitha fantastike! Duke filluar që me stafin organizues, me aktivitetet e

përfshira, me vendin e përzgjedhur, me mënyrat e ndryshme për të mbajtur

studentët aktivë etj etj Nuk e di, në të vërtetë ishte nje shkollë ndryshe nga ajo e më

parshmja, “Shkolla Verore”, kishte më shumë aktivitete në funksion të rritjes sonë

akademike dhe profesionale dhe kjo e bënte atë më të zhurmshme dhe më

sfiduese. Nga ana tjetër natyra, liqeni, zgjimi me gjimnastikë, vonesat që

shoqëroheshin me këngën e Krushqëve, miku i fshehtë ishin si qershia mbi tortë

për të gjithë ne. Ishte thjesht shumë bukur! Di të them se kur u larguam pata një

ndjesi të tillë që “Pse mbaroj, kaq shpejt duhet të ikim”? Megjithatë kam kujtime

shumë të bukura me vete dhe eksperiencë të paharrueshme…”