plani i biznesit 2017-2019 krm’’pastërtia’’...
TRANSCRIPT
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
1
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
2
PËRMBAJTJA Faqe
1.Përmbledhja ekzekutive………………………………………..2
2. Përshkrimi I përgjithshem/Historia e biznesit …………..….3
2.1.Lokacioni dhe asetet ekzistuese……………………………3
2.2. Vizioni dhe misioni ………………………………………..6
2.3 SWOT Analiza ……………………………………………..7
3.Produktet dhe shërbimet……………………………………….8
4.Plani i Marketingut……………………………………………..9
4.1. Analiza e tregut ……………………………………………10
4.2.Strategjia e Marketingut……………………………………..11
4.3.Plani I Shitjes………………………………………………..13
5.Analiza e konkurrentëve në tregun e synuar…………………15
6.Organzimi I biznesit……………………………………………16
6.1Përsoneli……………………………………………………..16
7.Plani Financiar…………………………………………………18
8.Sfidat……………………………………………………………26
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
3
1.Përmbledhja ekzekutive
Procesi i korporatizimit të Kompanive Rajonale të mbeturinave në Republikën e Kosovës ka filluar në
vitin 2007, ndërsa më 1 janar 2008 Kompania Rajonale për mbeturina “Pastërtia” në Ferizaj ka filluar të
funksionoj si Shoqëri Aksionare në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/4 mbi Ndërmarrjet
Afariste për periudhë të pacaktuar kohore. KRM “Pastërtia” si shoqëri aksionare është e organizuar sipas
ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr.03/L-087, Ligjit Nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
Nr.03-L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjit mbi Shoqëritë Tregtare Nr. 02/L-123 dhe Ligjit Nr.04/L-
006 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.02-L-123 për Shoqëritë Tregtare (2011/04-2006).
Detyrë thelbësore e Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia” Sh. A. është që të ofroj shërbime për
grumbullimin, transportimin dhe heqjen e mbeturinave në rajonin e vet të shërbimit. KRM “Pastërtia“
Sh.A. ofron shërbime nën menaxhimin e Bordit të Drejtorëve. Në këtë organ janë të përfaqësuara
komunat: Ferizaj, Shtime dhe Kaçanik.
“Pastërtia” ka vazhduar të optimizoj shpenzimet dhe strukturën operative dhe të zgjeroj shërbimet për
grumbullimin e mbeturinave. Mbulimi i shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave do të rritet në një
shkallë të konsiderueshme deri në fund të vitit 2017. Në të kaluarën një numër i konsiderueshëm i
popullatës së shërbyer nuk i kanë paguar faturat. Tarifat e caktuara dhe fondet kanë qenë të
pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet totale të operimeve (duke përfshi investimet kapitale) dhe
kanë kërcënuar qëndrueshmërinë e ndërmarrjes.
Ky Plan i Biznesit përshkruan rrugën përpara për të arritur një shërbim të grumbullimit të mbeturinave të
vetë-qëndrueshëm, efektiv dhe efikas sipas standardeve Evropiane. Për të arritur këtë qellim rrjedha
vjetore e të hyrave (bazë viti 2016) do të duhet të rritet deri në 2019 me një përqindje më të lartë për të
financiar kapitalin e nevojshëm prej gati 2,095,100.00 euro, për periudhën 2017-2019. Aktualisht
sistemi i grumbullimit të mbeturinave është derë më derë dhe me kontejner 80 litra, që është më i afërt
me nevojat e qytetarëve. Po ashtu në ndërmarrje ka filluar analiza e mundësisë për ndarjen e
mbeturinave.
KRM ”Pastërtia” Sh.A. do të jetë e përkushtuar në aktivitetet primare në grumbullimin e mbeturinave
dhe planifikohet që gjatë vitit që vjen të së bashku me komunat të filloj me implementimin e ligjit për
mbeturina, në mënyrë që të zvogëlohen shpenzimet dhe të rriten të hyrat. Kjo do të garantoj një zhvillim
të vetë-qëndrueshëm të grumbullimit të mbeturinave në rajonin e shërbimit. Duke u bazuar në ligjet që e
rregullojnë qështjen e mbeturinave komunale, ndërmarrjet e mbeturinave janë të limituara të shtyjnë
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
4
klientët të paguajnë për shërbimet për grumbullimin e mbeturinave. Ashtu që KRM “Pastërtia“ Sh.A. me
përkrahjen e vazhdueshme të aksionarëve duhet të mbulojë zbraztësinë financiare deri në vitin 2008.
2. Përshkrimi i përgjithshëm/Historia e biznesit
Kompania Regjionale për Mbeturina “Pastërtia” Sh. A. ka selinë në Ferizaj, Rruga “Enver Topalli” nr.
47 dhe ka tri njësi operative:
Ferizaj;
Shtime; dhe
Kaçanik;
KRM “ Pastertia” Sh. A. që prej themelimit në vitin 1960-të ka ofruar shërbime rreth menaxhimit të
mbeturinave. Që nga viti 2003, njësitë e Ferizajt, Shtimes, dhe Kaçanikut janë konsoliduar Brenda
NPRM “ Pastërtia ” dhe ndajnë mes vete asetet punuese.Prej vitit 2008 kompania kalon në organizim si
Shoqëri Akcionare dhe në Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve Regjistrohet me emrin KRM
“Pastertia” SH.A. kjo punë është kryer me vendim të posaqëm të Qeverisë së Kosovës, Rregullorja e
UNMIK-ut 2002/12 të amandamentuar me Rregullorën nr 2005/18. Rajoni i shërbimit të KRM “
Pastërtia”SH.A. përbëhet nga tri qytete (Ferizaj, Kaçanik, dhe Shtime) dhe 102 fshatra (44 ne Ferizaj, 20
ne Shtime, dhe 38 në Kaçanik). Rreth 170.000 banorë jetojnë në këtë rajon (108.610 në Ferizaj,33.409
në Kaqanik,dhe 27.324 në Shtime). Rreth 81.300 banore jetojnë në qytete(48%) kurse 88,058(52%)
jetojnë në vendet rurale.
2.1 Lokacioni dhe asetet ekzistuese
Kompania Regjionale për Mbeturina “Pastërtia” Sh. A. ka selinë në Ferizaj, Rruga “Enver Topalli” nr.
47 dhe ka tri njësi operative:
Ferizaj;Shtime; dhe Kaçanik;
Automjete funksionale në shërbim të klienteve
Mjetet ne sherbim Ferizaj Shtime Kaqanik
Kamiona 14 3 3
Traktora 2 3 1
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
5
Autofshisa 3 1
Kamiona te borës 2
Autocisterna 3 1
Ngarkues 1
Totali 25 8 4
LISTA E AUTOMJETEVE 2016
Nr Automjeti V.i
prodh. Rexhistrimi Funksioni Gjendet ne Pesha
bartëse/kg./
1 Iveco Calabrese 2001 05-477-AR Mbeturina Ferizaj 3650
2 MAN M05 1990 05-267-CM Mbeturina Ferizaj 7600
3 BMC 170-25 FDC 2001 05-452-AD Mbeturina Ferizaj 3500
4 Mitsu.Fuso Canter 859 2009 05-428-BH Mbeturina Ferizaj 4000
5 Mitsu.Fuso Canter 859 2009 05-452-CO Mbeturina Ferizaj 4000
6 Mitsu.Fuso Canter 859 2009 05-348-BH Mbeturina Ferizaj 4000
7 TAM T130 Autong.5m³ 1990 05-561-CH Mbeturina Ferizaj 5560
8 Mitsu.Fuso Canter 2011 05-623-BL Mbeturina Ferizaj 4000
9 ISUZU NPR 10 LONG AAYALKA 2013 05-927-CH Mbeturina Ferizaj 3500
10 FORD CARGO(kont.nëntok.) 2014 05-569-CM Mbeturina Ferzaj 4350
11 Renault 2001 05-706-CO Mbeturina Ferizaj 6850
12 Iveco Calabrese 2001 05-854-AN Mbeturina Shtime 4500
13 Shenhu HLQ5090ZYSE 2010 05-158-AP Mbeturina Shtime 2500
14 Iveco Calabrese 2001 05-249-AB Mbeturina Kaqanik 3850
15 Shenhu HLQ5090ZYSE 2010 05-192-AN Mbeturina Kaqanik 2500
16 Traktor Ferguson 542 1987 309-ks-361 Mbeturina Ferizaj 3000
17 Traktor Ferguson539 1999 243-ks-352 Mbeturina Ferizaj 3000
18 Traktor Ferguson 539 1990 Mbeturina Shtime 3000
19 Traktor Ferguson 539 1990 Mbeturina Shtime 3000
20 Traktor Ferguson 539 1990 Mbeturina Shtime 3000
21 Traktor Ferguson 539 Mbeturina Kaqanik 3000
22 Fiat Hitachi 2001 327-ks-683 Ngarkues Ferizaj
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
6
23 Bager me rrota LADER ZL 1001 1988 Ngarkues Ferizaj
24 Iveco Magirus 170/23 1993 05-596-CH Borë Ferizaj 8000
25 Mercedes 10/17 1980 05-597-CH Borë Ferizaj 7800
26 FAP 14 14 Autocisternë 1987 05-318-CD Larje Ferizaj 7500
27 Mercedes Benz 11 17 Autocis. 1992 05-319-CD Larje Ferizaj 5000
28 Man 14/170F Autocist. 1987 596-ks-921 Larje Shtime 7500
29 FW Kombi-Vilkswagen 50 1986 05-294-AS Transport Ferizaj
30 Iveco Kamionetë 35.10D 1999 05-209-AB Transport Ferizaj 1500
31 Autofsh. Bucher-Guyer Nr.4 2002 Pa rexhistrim Fshirje-
rrug. Ferizaj
32 Landrover diskovery 2001 05-435-CO Xhip Ferizaj
33 VW Cady-Pikap 1999 05-453-BB Veturë-transp. Ferizaj
34 Aurofshisa Rolba Nr.2 1990 Fshirje-
rrug. Ferizaj
35 Mercedes Benz B 180 CDI 2005 05-625-CP Veturë Ferizaj
36 Merc.Daimler 22/22 6x4 1983 05-651-CP Mbeturina Ferizaj 10870
37 Mitsu.Fuso Canter 2011 05-371-CR Mbeturina Ferizaj 4000
38 Autofshisa KALESA 4000 Compa. 1986
Shasia 7508610033
Fshirje-rrug. Ferizaj
39 Mercedes Benz 2226 6x2-Pranuar me 10/07/2015 1991 05-793-CK Mbeturina Shtime 8400
40 Autofshisa Bucher - nr.5 2000 05-279-CJ Fshirje-
rrug. Shtime
41 Merc.Benz 17 22 Au.mg.5m³ 1991 05-132-BU Mbeturina Ferizaj 5000
42 Merc.Benz 17 22 Au.mg.5m³ 1991 05-374-BH Mbeturina Ferizaj
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
7
2.2 Vizioni:
Vizioni i ynë është që duke operuar financiarisht të pavarur të zgjerojmë dhe të ngrisim nivelin e ofrimit
të shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave në qytet dhe në zonat rurale, për të siguruar ambient të
pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët në Regjionin e Ferizajt.
2.3 Misioni:
Misioni i kompanisë është që të mbulojë me shërbime cilësore tërë zonën e shërbimit, të gjithë qytetarët
e saj, pa dallim vendbanimin e tyre dhe që të siguroj shërbime në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Kompania Rajonale për Mbeturina “Pastërtia” Sh. A. në Ferizaj si aktivitet primar e ka;
Mbledhjen e mbeturinave, në komunat e Ferizajt, Shtimes, dhe Kaçanikut
Aktivitetet sekondare tëKRM “ Pastërtisë “ sh.a. tani për tani janë:
Pastrimi i rrugëve dhe heqja e borës;
Shërbime tjera si mirëmbajtja e parqeve Ferizaj
Në kuadër të veprimtarisë primare e kemi mison që së bashku me komuna të bëhet klasifikimi i
mbeturinave nga qytetarët.
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
8
2.4 SWOT ANALIZA E BIZNESIT
Përparësitë Mundësitë
Përmirësimi i shërbimeve për konsumatorë
Partnerët strategjikë (Komunat, Qeveria etj.) të tjera
Eksperiencë e gjatë në këtë biznes.
Zgjerimi i shërbimeve tona duke u zgjeruar në
kryerjen e sherbimeve për klientët tanë;
Zgjerimi në ofrimin e llojeve tjera sherbimeve
Krijimi i aleancave me operatorët tjerë për të
depërtuar në sherbime tjera
Dobësitë Kërcënimet
Gjendja jo e mirë e mjeteve lëvizëse për shkak të
vjetërsisë;
Mungesa e një biznes plani strategjik,
Marketingu jo i zhvilluar në nivel me kërkesat e
tregut
Mungesa e furnizimit e kontonjerave të nevojshëm;
Mosha e vjetër e punëtorëve, produktiviteti i ulët;
Mungesa e trajnimeve të mjaftueshme të stafit për të
qenë në hap me nevojat e tregut;
Sistemi i informimit/komunikimit me klientët jo në
nivelet e duhura;
Përshtatja me vështirësi ndaj ndryshimeve të
rutinave punuese apo teknologjike
Pamundësia e kontrollit të ofrimit të shërbimit vetëm
nga ana jonë për shkak të përfshirjes së më shumë
operatorëve në ofrimin e këtij shërbimi;
Politika komerciale që do ta zbatojë komuna-te në
caktimin e kushteve për shfrytëzim të rrjetit si dhe në
shfrytëzimin e shërbimeve;
Gjendja jo e mirë e mjeteve transportit dhe kufizimet
që shkaktohen në operim qoftë në aspektin e
shpejtësisë ashtu edhe në operimin 24/7;
Mungesa e zbatimite bazës ligjore që rregullon
politikën e Sherbimit në komuna nga vete pronaret e
aksioneve, gjegjësisht moszbatimi i saj;
Fleksibiliteti i konkurrentëve tanë në aspektin e
Shpejtësisë se sherbimit,, çmimit, etj;
Kostoja e lartë e investimeve në mjetet
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
9
lëvizëse,shportat per anviserit,kontenjerat 1.1,dhe 5
3. Produktet dhe shërbimet
Kompania Rajonale për Mbeturina “Pastërtia” Sh. A. në Ferizaj është përgjegjëse për mbledhjen e
mbeturinave (si aktivitet primar) në komunat e Ferizajt, Shtimes, dhe Kaçanikut. Meqenëse ne fshatin
Gërlicë është hapur qendra e transferimit të mbeturinave e që është në afërsi të selisë së ndërmarrjes
“Pastërtia” sh.a. paraqet përparësi të cilën duhet shfrytëzuar.
Në vazhdimësi po kemi probleme të mëdha me kompanin e autorizuar për menagjimin e deponisë.
Shpresojmë që në vitet në vijim të konsolidohet kjo kompani, dhe ne mos të detyrohemi t’i transportojm
mbeturinat në deponin e Gjilanit dhe asaj të Prishtinës.
Aktivitetet sekondare tëKRM “ Pastërtisë “ sh.a. tani për tani janë:
Pastrimi i rrugëve dhe heqja e borës;
Shërbime tjera si mirëmbajtja e parqeve Ferizaj
Aktivitetet sekondare të Pastërtisë bazohen në kontrata për shërbim me komunat (Ferizaj, Shtime, dhe
Kaçanik). Shumica e kontratave për shërbim janë tenderë publik dhe të hyrat e inkasuara janë
substanciale.
Rëndësia e aktiviteteve primare dhe sekondare është të kemi një ambient të pastër për qytetarët, që
ndikon në shëndetin e tyre dhe ndalon përhapjen e epidemive të ndryshme.
Kostoja e lartë e ndarjes së mbeturinave nuk mundëson nxjerrjen e ndonjë fitimi nga procesi i riciklimit
të mbeturinave. Kompania është e gatshme të bashkëpunoi me investitorët potencial për ndarjen e
mbeturinave dhe riciklim.
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
10
4. Plani i Marketingut
Në mënyrë që të arrijmë objektivat e lartcekura për vitin 2017-2019 ne kemi kombinuar disa strategji në
mënyrë që rezultati të jetë më i mirë dhe më lehtë i matshëm.Në mënyrë që të arrijmë rritjet e parapara
ekonomike qoftë në shërbimet e mbledhjen e mbeturinave ,pastrimin e rrugeve dhe mirembajten e
hapsirave gjelbruse, ne kemi zgjedhur strategjitë e marketingut adekuate për llojin e shërbimeve dhe
nevojat e ndryshme që kanë këto shërbime.
Në shërbimet tona ne do t’i përdorim tri metoda strategjike dhe atë:
Metoda zgjeruese, ku do të orientohemi drejt klientëve të rregullt;
Metoda depërtuese/zgjeruese, në drejtim të klientëve potencialë si dhe
Metoda të avancuar, në drejtim të klientëve të ri.
Në shërbimin e mbeturinave ne do t’i përdorim metodën zgjeruese ku do të orientohemi drejt klientëve
të rregullt, metodën depërtuese në drejtim të klientëve potencialë.Në shërbimin e mirëmbajtjes së
rrugeve dhe hapsirave gjelbruse ne do ta përdorim metodën depërtuese e cila do të orientohet në
zbraztësirat e identifikuara që kemi në treg.
Ndërsa sa i përket realizimit të objektivave tjera që janë cekur më lart qasja jonë do jetë e fokusuar në:
Kontrollin e kualitetit të punëve karshi rregulloreve dhe standardeve adekuate;
Aplikimin e teknologjisë (Mjeteve te reja)te proceseve të punës;
Aplikimin e sistemit të shpërblimit dhe ndëshkimit karshi performancës së treguar;
Shkollimin dhe trajnimet e stafit karshi zhvillimit të fushave përkatëse dhe
Punësime të reja.
Ndërsa në mënyrë që të përmirësojmë dhe zhvillojmë imazhin e kompanisë sonë, ne kemi planifikuar që
edhe gjatë vitit 2016 të mbajmë një rol aktiv në sponsorimin e aktiviteteve të ndryshme në nivel vendi.
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
11
4.1. Analiza e tregut –
Madhësia aktuale e tregut,në vitin 2016, në zonën e shërbimit të Pastërtisë kanë ekzistuar (vlerësim i yni
)rreth 170,000 banorë, përfshirë edhe banorët e zonës që punojnë jashtë Republikës së Kosovës. Në këtë
zonë kanë ekzistuar rreth 28,500 amvisëri (mesatarisht 6. banorë në një amvisëri).
Në vitin 2016 deri me 30.09.2016, klientët AKTIVE të regjistruar në databazën e KRM “ Pastërtia”
sh.a. kanë përfshirë:
14,606 klient të amvisërisë;
2,286 klient të bizneseve dhe industrisë;
116 klient të institucioneve;
Në Ferizaj;
Ferizaj Amvisëri Biznese Instuticione
Numri I klientëve 18,359 1,767 75
Sherbejm 10,740 1,688 55
Perqindja 58.50 95.53 73.33
Në Shtime;
Shtime Amviseri Biznese Instuticione
Numri I klientëve 4,244 873 25
Sherbejm 1,685 370 25
Perqindja 39.70 42.38 100.00
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
12
Në Kaçanik;
Kaqanik Amvisëri Biznese Instuticione
Numri I klientëve 5,547 413 35
Sherbejm 2,181 228 31
Perqindja 39.32 55.21 88.57
Pra, deri me 30.09 të vitit 2016, klientët e regjistruar të KRM “ Pastërtia” kanë përfaqësuar vetëm 51.89
% të amvisërive të shërbyera, 74.88 % e bizneseve dhe 80 % e institucioneve.
Amvisëri Biznese Instuticione
Numri I klientëve 28,150 3,053 135
Sherbejm 14,606 2,286 108
Perqindja 51.89 74.88 80.00
Në vitin 2015,KRM “Pastërtia” sh.a. ka grumbulluar 21,868.71 ton mbeturina dhe 5,620 zbazje, ndërsa
deri me 30.09.2016 ka grumbulluar 18.444,49 dhe 4,305 zbrazje ,me qenëse në kohën e përpilimit të
këtij plani të punës ende nuk ka përfunduar viti, ne presim që në përfundimin e vitit 2016 të
grumbullojmë reth 25,000.00 ton mbeturina dhe rreth 5400 zbrazje.
4.2 Strategjia e Marketingut –
Duke pasur parasysh shkallën jo të kënaqshme të inkasimit të obligimeve për amvisëritë, vetëdijesimi i
publikut duket të jetë në nivel shumë më të lartë. Ne kemi shfrytëzuar dhe vazhdojmë të shfrytëzojmë
mjete të ndryshme komunikimi (TV, billbord, fletushka madje planifikojm të angazhojm siq kemi bërë
edhe në kaluerën edhe një OJQ lokale )për senzibilizimin e këtij problemi dhe përmirësuar
vetëdijesimin e klientëve tonë, po ashtu edhe kemi qenë prezent në reklamat televizive. Gjatë vitit të
kaluar, ne kemi qenë prezent edhe në televizionet lokale disa herë , madje edhe të kritikuar, ne ju kemi
shpjeguar punën dhe vështirësit në aktivitetet tona ku po ashtu kemi dhe do të kërkojmë nga klientët
tonë ti kryejnë obligimet e tyre.
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
13
KRM “Pastertia” Sh. A. ka të punësuar një menaxher për Marrëdhënie me Publikun/ Klientët, për të
përmirësuar relacionin me klientët . Këtë vitë do të kemi aktivitete të ndërlidhura më tepër me
promovimin e aktiviteteve që nënvizojnë rëndësinë e mbledhjes së diferencuar- të ndarë të
beturinave.Këtë aktivitet do ta shtrijmë edhe në shkollat fillore.KRM ”Pastertia” Sh. A. në vazhdimësi
është pranë klientëve të saj, ajo vazhdimisht i njofton edhe për kohën se kur do të kryhen shërbimet gjatë
festave në mënyrë që qytetarët të mos i qesin mbeturinat në rrugë dhe ato të mbesin për një kohë pak
më të gjatë në kontenierët tanë.Ne po ashtu kemi eliminuar në shumë raste deponit e egra të mbeturinave
të krijuara nga individ të pa përgjegjshëm. Duhet theksuar se kjo ka pasur një jehonë të mirë. Por
kompania ka shpenzuar mjete shtesë për eleminimin e këtyre deponive.
Ankesat vjetore të klientëve vazhdojnë të janë të vogla. Ato që i paraqesin klientët kanë të bëjnë më
tepër me borxhet e të kaluarës, të cilat janë krijuar si pasojë e mosfunksionimit të mirë të sistemit të
menaxhimit të mbeturinave si në bartjen e tyre po ashtu edhe në mos kontaktimin e tyre nga ana e
inkasantëve si dhe problemeve të tjera të jashtme.Në veqanti problemi i vendosjes së kontenierëve.Këtë
vitë planifikojmë të bëjmë një studim mbi knaqshmërinë e klientëve tanë karshi shërbimeve. Për këtë
planifikojmë angazhimin e ndonjë Organizate joqeveritare, apo instituti të specializuar të kësaj fushe.
Disa nga pyetjet që do të i parashtojmë e që do të shprehën në përqindje do të jenë;
Sa klientë shprehur në përqinje janë plotësisht të kënaqur me përpikshmërinë dhe kualitetin e
shërbimit të ofruar.
Sa klientë shprehur në përqinje janë plotësisht të kënaqur me kohën e mbledhjes së mbeturinave;
Sa klientë shprehur në përqindje janë plotësisht të kënaqur me punëtorët e ndërmarrjes;
Sa klientë shprehur në përqinje janë të kënaqur me informimin e publikut;
Sa klientë shprehur në përqinje janë plotësisht të kënaqur me performimin e ndërmarrjes.
Ndërmarrja ka marrëdhënie të mira dhe bashkëpunon mirë me të gjitha komunat në zonën e shërbimit,
por komunat zakonisht vonohen në pagimin e faturave të tyre. Por tani edhe me ligj komunave u janë
dhënë në menaxhim, kështu tani nuk mund të ankohen në kompetencat e komunave. Ndërmarrja
bashkëpunon mirë me inspektorët komunal të cilët përpiqën të i ndihmojnë ndërmarrjes në punën e sajë
për ti përmirësuar shërbimet , por fuqia inspektorëve është e kufizuar. Një problem i veqantë i cili është
evident dhe paraqet problem shumë serioz është vazhdimi i mëtutjeshëm i kryerjes së shërbimeve të
mbeturinave nga ana e operatorëve ilegal – të pa licencuar.Për këtë dukuri janë në dijeni edhe
Inspektorati Komunal . Zyrtarë të tjerë komunal por as njëri dhe as tjetëri nuk kanë mundur ta pengojnë
këtë dukuri . Në vitin që shkoj ishim të ballafaquar edhe me pengesën e cila krijohej nga menaxhmenti i
Kompanisë e cila mirret me menaxhimin e deponive dhe trajtimin e mbeturinave – KMDK.Edhe pse
kishim të nënshkruar një marrveshje bashkëpunimi, ajo nuk po rrespektohet nga KMDK- ja dhe po
ashtu edhe nga ana jonë. KMDK-ja jo vetëm që po aplikon një tarifë për deponimin e eshtrave dhe
xhamave prej 50 euro pa tvsh, tarifë kjo e kundërligjëshme, e cila kompaninë tonë e dëmton në vlerë
prej 64.35 euro për tonë.Ky dëmtim shkaktohet për faktin se ne aplikojmë tarifat të cilat i ka caktuar ish
ZRRUM-i në vlerë prej 6.10 euro , për tonë me tvsh, ndërkaq ne nuk kemi mundur të caktojmë tarifë
tjetër.Edhe për kundër faktit që e kemi kontestuar, ne vazhdojmë të marrim faturat me tarifë të njejtë.
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
14
Mendimi ynë është që për vitet e ardhëshme 2017 – 2019, faturat e pranuara nga Kopmania për
Menagjimin e Deponive në Kosovë të i paguaj Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Njësia për
monitorimin e ndërmarrjeve publike.Kjo kërkesë tashmë është urgjente sepse KMDK-ë padinë
gjyqësore që e ka bërë ndaj KRM “ Pastërtia” sh.a. Ferizaj e kemi pranuar nga Gjykatat edhe
përmbaruesi privat.
4.3 Plani i shitjes –
Qëllimet kryesore të KRM “ Pastërtia ”Sh. A. janë:
Të ofroj shërbimin më të mirë në grumbullimin e mbeturinave;
Të bëjë investimet e nevojshme,qoftë nga të hyrat vetanake apo nga ndonjë donatorë i
mundshëm.
Të zvogëloj shpenzimet operative;
Të rrit shkallën e faturimit dhe inkasimit;
Të zgjeroj rajonin e shërbimeve- posaçërisht në rajonet rurale;
Këto hapa do të ndërmerrën për përmirësimin e gjendjes momentale:
Ristrukturimi i vazhdueshëm i organizimit të punëve dhe punëtorëve në ndërmarrje, për të rritur
efikasitetin e ndërmarrjes.
Planet efikase të operimit të stafit bazuar në metodat bashkëkohore të punës si në operativë po
ashtu edhe në financa dhe administratë.
Bashkëpunimi me të gjitha institucionet dhe shoqatat qeveritare dhe joqeveritare.
Rritja e përpjekjeve të marketingut për ngritjen e vetëdijes mbi ambientin dhe rolin e Kompanisë
në këtë aspekt.
Përgatitja e fletushkave dhe spoteve televizive mbi ambientin në bashkëpunim me Ministrinë e
Ambientit dhe Mjedisit ,sidomos pas hyrjes ne fuqi të ligjit mbi mbeturinat.
Siç shihet më lartë, ekziston një potencial i madh për zgjerimin e shërbimeve në regjionin e KRM
“Pastërtia”SH.A., duke pasur parasysh që momentalisht rreth 45.52% e banorëve te amëvisërive nuk
është e përfshirë në shërbime . Duke marrë për bazë shtimin natyror të popullësisë prej 1.06 poena të
indeksit, deri në vitin 2017 regjioni i Pastërtisë do të ketë 180,389 banorë (rreth 30,065 amvisëri). Deri
në vitin 2019 ne planifikojmë që ti shërbejmë 24,955 amvisëri, apo rreth 83.01% të banorëve të regjionit
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
15
TABELA . PJESËMARRJA NË TREG NË 2017-2019
Viti
Amvisëritë Amvisëritë % e amvisërive Klientët e regjistruar
të bizneseve dhe
industr. ekzistuese e sherbyera-planifikimi Të sherbyera
2017 28,500 16,155 56.68% 2640
2018 29,292 18,350 62.64% 2950
2019 30,065 24,955 83.01% 3050
Zgjerimet në zonat rurale
Në vitin 2016, në zonën e shërbimit të KRM “Pastërtia” Sh. A. kanë jetuar rreth 170,000 banorë, apo
rreth 28,500 amvisëri (mesatarisht 6.00 banorë në një amvisëri). Në vitin 2015,KRM “ Pastërtia” sh.a ka
shërbyer vetëm 2,700 amvisëri rurale të regjistruar, apo rreth 55.60 % të banorëve që jetojnë në këto
zona. Në të ardhmen, KRM “Pastërtia” Sh. A. do ti zgjeroj shërbimet e veta në zonat rurale dhe
planifikon që të shërbej 60% deri 65% të banoreve të zonave rurale .
TABELA . SHËRBIMET E AMVISËRISË NË ZONAT RURALE NË 2017-2019
Deri në vitin 2018 KRM” Pastërtia”Sh. A. planifikon që të shërbej rreth 33 fshatra të Komunës së
Ferizajt dhe 16 fshatra të komunave Shtime dhe Kaçanik.
Viti
Amvisëritë % e amvisërive
e egzistuese të regjistruara
2016 7,750 56%
2017 8,215 60%
2018 8,708 65%
Gjate viteve 2017-2019, planifikojmë të rrisim numrin e klientëve të faturuar nga amvisëria nga 14,606
sa janë në këtë vit , nderkaq planifikojm në vitin 2017 të arrim në 16,155 (apo 56.68 % të amvisërive që
ju shërbejmë ) ,në 18,350 në vitin 2017apo 62.65%, në 24,955 në vitin apo 83% 2018 ; te klientët
biznesorë do të kemi një rritje e cila do të ketë këtë trend ,2,245 sa ishinnë 2015, në 2,411që
planifikojmë të arrijmë në vitin 2016, në 2,532 në 2017 si dhe 2,660 në vitin 2018.Rritje të vogël do te
kenë edhe institucionet nga konkretishtë ne komunen e kaqanikut,pasi janë të përfshirë ne pako.
Shprehur në përqindje gjithësej numri i klientëve të faturuar do të rritet deri në vitin 2018 për 21.61 %.
Numri i klientëve të amvisërisë do të rritet krahasuar me vitin 2015 për 6.% në 2016, 14.00% në 2017,në
16.82% në vitin 2018, krahasuar me vitin 2015.
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
16
5 Analiza e konkurrentëve në tregun synuar
Në mënyrë që të kemi një përcjellje në kohë të duhur për veprim të rezultateve të këtij plani ne do të
përdorim disa mekanizma matës për secilin objektiv kryesisht në këto pika:
Monitorimi i realizimit të të hyrave dhe krijimit të shpenzimeve;
Monitorimi i rritjes/rënies së kërkesave;
Monitorimi i rritjes /rënies së ofertave;
Monitorimi rreth krijimit të tregjeve të reja;
Monitorimi i përfitimit të klientëve të rinj;
Monitorimi i mbajtjes së klientëve ekzistues dhe potencialë;
Monitorimi i kënaqshmërisë së klientëve tanë me shërbimet e ofruara
Monitorimi i pozicionit tonë ndaj konkurrentëve tanë;
Monitorimi i realizimit të projekteve promovuese;
Monitorimi i realizimit të transportit në neto ton kilometrat e transportuar, si dhe numri i udhëtarëve;
Monitorimi i përcjelljes së dërgesave në kohë të duhur prej momentit të hyrjes së dërgesave në
stacionin kufitar deri në shkarkimin e saj në stacionin e shkarkimit.
Monitorimi i shfrytëzimit sa ma racional të mjeteve lëvizëse;
Monitorimi i sistemit të komunikimit përmes kontakteve dhe takimeve të përbashkëta me klientët
dhe shfrytëzuesit te sherbimeve;
Monitorimi i lëvizjes së mjete dhe kryrja e sherbime në orar të paraparëpërcjellja në kohën e caktuar
.
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
17
Monitorimi i realizimit të projekteve kapitale sipas kohës dhe buxhetit të paraparë dhe
Monitorimi i inkasimit të mjeteve.
6. Organizimi i biznesit
Organizmi eshte bere ne tre njesi,ku menaxhmenti dhe nje pjese e madhe administrates eshte i caktuar
ne Ferizaj,ndersa pjesa e opertatives dhe stafi i vogel administrativ eshte ne njesit tjera ne Shtime,dhe
Kaqanik
6.1 Personeli
Sektorët e punësimit Numri i punonjësve
Bordi i Drejtorëve 4
KE& Z.F&Sekretari&Auditim 4
M.OP&Përgjegjësit e njësive 4
Asistentja e KE& shoferi KE 2
OPERATIVA 118
Departamenti i Administratës 27
Departamenti i Prokurimit 1
Departamenti i Financave 43
Asistenc sociale 4
TOTALI 207
KRM PASTERTIA Sh.a,ka mesatarja e pagës bazë për vitin 2016 është 345.10 €.
Struktura e këtyre të punësuarve varësisht nga kategoritë e ndara më poshtë është si
vijon:
· Mosha mesatare e punëtorëve në KRM PASTERTIA Sh.a,ka është 43.27;
· Punonjës me marrëdhënie të rregullt pune janë 100.00 %,
Asistenc socilale puntore apo 1.93%;
· Kontratë të afatizuar kanë 203 punëtorë ose 98.07 % ;
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
18
· Meshkuj janë 185 ose 89,86 %;
· Femra janë 21 ose 10.14 %;
· Me shkollim fillor janë 80 punëtorë ose 38.65 %;
· Me shkollim të mesëm janë 96 punëtorë ose 46.38 %;
· Me shkollim të lartë-fakultet janë 29 punëtorë ose 14.01 %;
· Me shkollim superior janë 2 punëtorë ose 0,97 %.
Nga të dhënat e verifikuara del se problem shqetësues për KRM PASTERTIA Sh.a,ka edhe më tutje
është mosha e vjetër e punonjësve dhe struktura gjinore e tyre. Mosha e vjetër e punonjësve
drejtpërdrejtë ndikon dhe sjell problemin ne produktitetin e ulet e punes. etj.Misioni i ndërmarrjes është
që të mbulojë me shërbime të gjithë qytetarët e vetë , pa dallim vendbanimin e tyre dhe që të siguroj
shërbime në pajtim me standardet ndërkombëtare
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
19
7. Plani Financiar.
Pastërtia planifikon të arrin 93% shkallë të faturimit dhe 90% shkallë të inkasimit duke u baznuar në
Ligjin Për Mbeturina, i cili qartë e përcakton rolin dhe përgjegjësinë e komunave, dhe MMPH- in në
sektorin e mbeturinave. Përgjegjësitë janë të përcaktuara në bazë të ligjit; në vitin 2016, Pastertia sh.a.
është e gatshme të angazhoj ndonjë agjension për inkasim – p.sh. komuna -- do të bënë inkasimin dhe të
paguhet për këtë shërbim me 2% të hyrave të faturuara të KRM “Pastërtia” Sh. A.
Rritja mesatare vjetore e tarifave (2017-2019) – të jetë 8% më e lartë te amvisërit, deri në pëfundimin e
ciklit tatimor ne mendojmë të kerkojm qe te i rrisim tarifat nga muaji Janar 2017, kurse rritja tjeter te
përcjell së paku infalcionin zyrtar.
KRM “Pastërtia”Sh. A. ka hartuar planin e të hyrave në bazë të tarifave që ka aprovuar Zyra
Rregullatore,në ciklin e më parëshëm tarifor,si pas ligjit 04/L-060 ngirtja e tarifave duhet te behet ne
kuvendet komunale po ashtu planifikojm të dorëzojm kërkesën kuvendet komunale për ngritjen e
tarifave në amvisëri prej përfundimit të këtij cikli tatimor gjegjsisht së paku nga fillimi i vitit 2017, kur
mundemi dhe ta rishiqojmë këtë plan të biznesit.
Ne mund të rrisim tarifën e shërbimit tek amvisërit edhe për 8%, duke u bazuar në ciklin tarifor të
miratuar nga ish ZRUM-i.
Amvisëri: + 8.%,
Biznese: 8%,
Institucione:
Kontenier të veçant 5 m³ + 52% dhe këto shpenzime të llogaritën në përpjestim individual.
Resurset njerzore dhe pagat – nuk do të këtë një zvogëlim të rëndësishëm të numrit total të
punëtorëve, sepse numri i punëtorëve që janë angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve gjat sezonave mund
të mos i fitojm prap.Edhe pse pjesën e puntorëve të veprimtarisë primare,dhe një pjesë të kategorive
sekundare (shofera,puntorë fizik,automekanik,inkasant,puntorë të sigurimit,automekanik,puntorë
pastrues ) I kemi rritë pagat nga viti 2016,mendojm që KRM “ Pastërtia”Sh. A. planifikon rritjen e
pagave mujore edhe për një pjesë të kategorive sekondare,menaxhmentit dhe punëtorëve tjerë, kjo rritje
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
20
do të bëhet edhe në përqindje të ndryshme për secilën kategori.Planifikojmë një rritje të fondit të pagave
në vlerë 10. %.Kjo rritje e fondit të pagave bëhet në krahasim me fondin e pagave të vitit 2016.
Përveç kësaj, Pastërtia planifikon që ti stimuloj punëtoret e ekipit grumbullues me;15 % për ekipin e
punëtorëve që do ta realizojnë ngarkesën e tretë gjatë një ndërrimi;Dhe normalisht për punën jashtë
orarit të rregullt pagesa bëhet sipas ligjit të punës, për të gjithë punëtorët e KRM “ Pastërtia” sh.a.
Detyrimet afat-shkurta -- () për periudhën 2017-2019, të mbulohet nga pagesat e borxheve të palëve
të involvuara.
Zbrazëtira Financiare në 2017-2019 – mendohet se do të mbulohen me grante/huazime nga
MZHE,MEF,apo nga ndonjë subvencion tjetër qeveritar.
Pagesat e Rregullta 2017-2019 – Pastërtia do ti mbulojë rrogat, kontributet, taksat (TVSH-në në
inkasim, tatimin në pronë dhe taksat komunale ) tatimin në korporata do ta paguajm sipas kësteve
tremujore, duke mos garantuar se në përfundim të njejtë do të vije edhe në fund të vitit , apo pas hartimit
te pasqyrave financiare, kjo mund të bëhet vetëm nëse Bordi nxjerr vendim për provizionim të borxheve
te kqija.
KRM PASTERTIA Sh.A parasheh të zhvillojë afarizmin e vet me një trend të avancimit të lehtë në
krahasim me vitet paraprake përkundër vështirësive të ndryshme. Këtë duke e pas parasysh se përveç
shpenzimeve operacionale të domosdoshme për funksionim nevojiten edhe burime financiare për
projekte kapitale. Aktualisht burimi i vetëm për këto investime është pagesat nga anviserit,bizneset dhe
komunat,
KRM PASTERTIA Sh.A –në viti 2016 nuk ka pasë subvencionet nga ana e qeverise konkretisht nga
MZHE, për investime në projektet kapitale siç janë modernizimi i mjeteve lëvizëse apo blerja e mjeteve
lëvizëse të përdorura apo të reja,investimet ne krijimin e kushteve te punes (zyret),arsyja se në vitin
2016 vetëm është ndarë parcela për transferin e opertativës,jashtë objektit egzistues,për arsye
hixhenike,,pasi e kemi afër,ambulante,qerdhjen e femijeve,etj,presim qe nga viti 2017 të kemi
subvencione nga ana e qeverisë.
Nga analizat e prezantuara më lart është potencuar se biznesi i KRM PASTERTIA Sh.A mbështetet për
mbledhjen e mbeturinave (si aktivitet primar) në komunat e Ferizajt, Shtimes, dhe Kaçanikut , dhe
aktivitetet sekondare të KRM “ Pastërtisë “ sh.a. tani për tani janë:Pastrimi i rrugëve dhe heqja e borës;
Shërbime tjera si mirëmbajtja e parqeve Ferizaj
Nga shënimet që kemi nxjerr nga shërbimi i financave gjendja jonë financiare nuk është shumë e
volitshme për të planifikuar investime për zhvillim
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
21
Buxheti i planifikuar për tri vite
Veprimtaria primare + sekondare 2017 2018 2019
Fuqia punëtore 790,000.00 800,000.00 820,000.00
Karburanti 110,000.00 110,000.00 120,000.00
Riparimi/mirëmbajtja 105,000.00 100,000.00 90,000.00
Shpenzimet (ptk,elektrike,gas etj) 12,000.00 15,000.00 18,000.00
Deponimi 290,000.00 210,000.00 250,000.00
Materialet/furnizimet 66,000.00 75,000.00 85,000.00
Trajnim ant.bordit 6,500.00 7,000.00 5,500.00
Trajnim puntoreve 3,000.00 4,000.00 5,500.00
Të tjera O&M 110,000.00 190,000.00 220,000.00
Gjithesej shpenzimet operative 1,492,500.00 1,511,000.00 1,614,000.00
Shpenzimet investuese totale 888,630.00 625,650.00 630,650.00
Shpenzimet totale te nevojsme operative [€/vit] 2,381,130.00 2,136,650.00 2,244,650.00
Granti i supozuar për 130,000.00 120,000.00 110,000.00
Shpenzimet totale me grantin e propozuar 1,622,500.00 1,631,000.00 1,724,000.00
Shpenzimet Investuese nga te hyrat vetanake 201,016.00
Duke pasur parasysh se Njësia Operative Ferizaj, duhet të dislokohet në të ardhmën afër stacionit të
transferim te Gurëza- Gërlica , si dhe duke pasur parasysh planet tona për ti zgjeruar shërbimet tek
shumica e banorëve të regjionit, ne planifikojmë që të rrisim ndjeshëm investimet në periudhën 2017-
2019, me këtë radhitje pjesëmarrëse; në kamionë, ndërtesë dhe kontejnerë,
Asetet të cilat janë të nevojshme për realizimin e objektivave të lartpërmendura.
Kompanitë për menaxhimin e mbeturinave nevojitet të investojnë rregullisht në pajisje. Ne kemi
supozuar se:
Çdo 7 vjet do ti zëvendësojmë kamionët;
Çdo 5 vjet do ti zëvendësojmë kontejnerët
Çdo kamion duhet të ketë 120 kontejnerë 1.1 m3
Çdo kamion vetëngarkues duhet të ketë 30 kontejnerë
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
22
Automjetet.
Për të zëvendësuar automjetet e vjetruara dhe për të zgjeruar shërbimet, ne duhet të furnizohemi me disa
kamionë (shiko tabelën).
Nevojat dhe kërkesat
Makineria
Nr: Rajoni Përshkrimi i Automjetit Sasia Kapaciteti
1 Ferizaj Kamion për bartje të mbeturinave 4 16.00 m³
2 Shtime Kamion për bartje të mbeturinave 2 16.00 m³³
3 Kaqanik Kamion për bartje të mbeturinave 2 16.00 m³
4 Ferizaj Kamion për bartje të mbeturinave 8 8 deri 10 m³
5 Shtime Kamion për bartje të mbeturinave 3 8 deri 10 m³
6 Kaqanik Kamion për bartje të mbeturinave 3 8 deri 10 m³
Totali 22
Infrastruktura - Zyrat dhe Garazhet.
Aktualisht, KRM “Pastërtia” Sh. A. ka tri autoparqe me automjete që shkojnë në të njëjtën deponi. Për
arsye se qerdhja e fëmijeve është afër objektit,si dhe për kursyer në investime dhe zvogëluar shpenzimet
operative,KRM” Pastërtia “Sh. A. Planifikon tëndërtoj një të Objekt të Ri për vendosjen e Njësisë
Operative të Ferizajt afër stacionit për transferim në Gërlicë. (Ndërtimi garazheve do të bëhet në Ferizaj
për vendosjen e kamionëve të rinj, po ashtu do të ndërtohën objekte për garazhimin e automjeteve, në
Shtime dhe në Kaçanik, këto investime totalisht janë të mbështetura në thithjen e granteve qeveritare
apo ndihmën e Kuvendeve Komunale .
Investimet për ndërtimtari janë të parapara për vitin 2017, 2018 dhe 2019 .
Nevojat për objektet e administratës dhe asetet përcjellëse
Nr: Rajoni Përshkrimi Sasia Kapaciteti
1 Ferizaj Punëtori me anekse përcjellëse 1 500m²
2 Ferizaj Mbulojë për kamion 1 700m²
3 Ferizaj Objekt për administratë 1 500m²
4 Ferizaj Garazha+Zhveshtore për puntor 1 300m²+50m²
5 Shtime Garazha+Zhveshtore për puntor 1 150m²+50m²
6 Kaqanik Garazha+Zhveshtore për puntor 1 150m²+50m²
7 Ferizaj Ndërtimi I pikave të transferit 1 …………..
8 Kaqanik Ndërtimi I pikave të transferit 1 ……………
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
23
Aktualisht, KRM “ Pastërtia “sh.a ka 500 kontejnerë 1.1 m3 , 10 kontejnerë 5-7 m3; dhe 5000 copë
kontejnerë plastike duke i zgjeruar shërbimet në zonat rurale do të ketë nevojë për kontejnerë shtesë 1.1
m3
Nevojat për kontejner, shporta dhe komposter.
Nr: Rajoni Përshkrimi Sasia Kapaciteti
1 Ferizaj/regjion Kontejner 500 1.1m²
2 Ferizaj/regjion Kontejner 10/vit 7m²
3 Ferizaj/regjion Komposter/institucione dhe shkolla 100 …….
4 Ferizaj/regjion Komposter/amvisëri 5
5 Ferizaj/regjion Furnizim me shporta 25,000 120L
Nevoja për asete shtesë për ngritje të efikasitetit të shërbimit
Nr: Rajoni Përshkrimi Sasia Kapaciteti
1 Ferizaj/regjion Kamion për larje të kontejnerëve 1 …….
2 Ferizaj/regjion Paisje për dezinfektim të kontejnerëve 1 ……..
3 Ferizaj/regjion Paisje për pastrim të kamionëve 1 ………
4 Ferizaj/regjion Kamion për bartje të eshtrave 1 10m³
5 Ferizaj/regjion Kamion për mbetje spitalore 1 10m³
TABELA . INVESTIMET E NEVOJSHME TOTALE NË 2017-2019
Nr. Investimet 2017 2018 2019
1 Kamionët me 2 akse 130,000 130,000 130,000
2 Kamion 1.1m³ 3.5 tonë 65000 65,000 65,000
3 Kamionët vetëngarkues me 2 akse 100,000 0 0
4 Kontejnerët 1.1 m³ 27,000 27,000 27,000
5 Kontejnerët 5m³ 10000 3,150 3,150
6 IT harduer 3,500 3,500 3,500
7 Ndërtesat- garazha 230,000 170,000 170,000
8 Cisternë për larje te kantonierve 105000
Investimet totale vep.kryesore;€/vit 670,500 398,650 398,650
9 Autofshisa 20,000 20,000 20,000
10 Cisterna per larje te rrugeve 160,000
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
24
11 Kamion per pasterimin e bores 168,000 175000 180000
12 Miniqendra te transferit – ferizaj 32,000 32,000
Investime totale vep. Sekondare 348,000 227,000 232,000
Gjithesej investimet e nevojshme 1,018,500 625,650 630,650
Invetimet kapitale të paraqitura në tabelën e mësipërme , që jan në vlerë prej 1.018,500 € janë
shpenzimet e nevojshme të kompanisë.Bazuar në grantet e dhëna të MZHE- së nga vitete paraprake ,
nuk kemi mundur të realizojmë grante në vlerë më të madhe se 150,000 .00 € por për arsye të mundësisë
së konkurimit individual të KRM “ Pastërtia” sh.a Ferizaj në programe të ndryshme ne kemi vendosur
që të përfshihën si programe për investime publike.Prandaj planë i tillë i shpenzimeve kapitale vështirë
të realizohet, sidomos nga MZHE –ja .Ne edhe më tutje kemi nevojë për këto investime , prandaj edhe i
kemi paraparë edhe në planin e punës për vitin 2017.Ndërkaç në buxhetin e hartuar shuma e
shpenzimeve të pa mbuluara e invetimeve kapitale paraqitet si zbraztësirë financiare, e që nënkupton
hulumtimin e burimeve tjera financiare për plotësimin e kësaj zbraztësire financiare
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
25
Tarifat e sherbimeve 2017-2019
Me ligjin TVSH-së të qeverisë nga muaji shtator 2015 tvsh ne sherbime eshte zvogluar nga 16% ne
8%,ku kemi edhe te hyra me tvsh me te vogel,ndersa shpenzimet siq
jane;Nafta,mirembajtja,shp.operatives, jane me shume per 2% ,pasi Tvsh eshte 18%,ku duhet qe nga
Janari 2017,te ngriten qmimet per sherbimet tona.
Tabela .TARIFAT MUJORE TË PASTERTISE (pa TVSh)
Klientët Tarifat e aprovuara për 2011 (€/muaj)
Amvisëri 4.31,
Biznese
Kat. I: 6.90
Kat. II: 9.74
Kat. III: 16.98;
11.21/1.1 m3kont. dhe 52.59/5 m3 kont.
Institucione
Kat. I: 4.31
Kat. II: 11.21
Kat. III: 43.54;
11.21/1.1 m3 kont. and 43.54/5m3 kont..
Tarifat për grumbullimin e mbeturinave të rrezikshme dhe të ngurta, si grumbullimi i eshtrave nga
mishtoret , grumbullimi i xhamit dhe mbetjeve nga operimet në shëndetësi do të kanë tarifa të veçanta,
dhe do të jenë
Mbetje nga operimet në shëndetësi :
28.00 € për kontenier 1.1 m³
140.00 € për kontenier 5.0.m³
Mbetjet e eshtrave
117.25 € për ton pa tvsh, apo 126.63 me tvsh
36.21 € për konenier 1.1 m³, pa tvsh, ose 39.11 € me tvsh.
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
26
Tarifa për shërbim të veçant me konenier 5 m³ për mbeturina komunale të aprovohet në vlerë prej 65.50
€ pa tvsh , apo 70.75 € me tvsh.
Tarifa e shërbimit me cisternë të jetë 75.00 € pa tvsh, apo 81.00 € me tvsh.
Tarifa e shërbimit me skip të jetë 86.21 € pa tvsh, apo 93.10 € me tvsh, për orë pune.
Tarifa e shërbimit të heqjes dhe bartjes së mbeturinave nga deponit ilegale me traktor tarifa për një
traktor të jet 65.50 € pa tvsh, apo 70.75 me tvsh.
Gjate viteve 2017-2019, planifikojmë të rrisim numrin e klientëve të faturuar nga amvisëria nga 15,225
sa janë në këtë vit , nderlaq planifikojm në vitin 2016 të arrim në 16155 (apo 56.68 % të amvisërive që
ju shërbejmë ) ,në 18,350 në vitin 2017apo 62.65%, në 24955 në vitin apo 83% 2018 ; te klientët
biznesorë do të kemi një rritje e cila do të ketë këtë trend ,2,245 sa ishinnë 2015, në 2,411që
planifikojmë të arrijmë në vitin 2016, në 2,532 në 2017 si dhe 2,660 në vitin 2018.Rritje të vogël do te
kenë edhe institucionet nga konkretishtë ne komunen e kaqanikut,pasi janë të përfshirë ne pako.
Shprehur në përqindje gjithësej numri i klientëve të faturuar do të rritet deri në vitin 2018 për 21.61 %.
Numri i klientëve të amvisërisë do të rritet krahasuar me vitin 2016 për 6.% në 2017, 14.00% në 2018,në
16.82% në vitin 2019, krahasuar me vitin 2015
Të hyrat e planifikuara në vite (2017 – 2019)
Nr. Kategoritë e të hyrave 2016 2017 2018 2019
1 6130 Të hyrat nga amvisërit - Ferizaj 552,050.00 603,770.00 660,403.40 825,907.40
2 6131 Të hyrat nga amvsërit- Shtime 83,316.39 97,539.39 125,985.39 214,167.99
3 6132 Të hyrat nga amvsërit- Kaçanik 112,313.47 126,484.75 154,930.75 242,854.75
4 6140 Të hyrat nga biznesi- Ferizaj 142,805.00 156,215.00 168,731.00 171,413.00
5 6141 Të hyrat nga biznesi- Shtime 37,182.29 43,440.29 48,804.29 50,145.29
6 6142 Të hyrat nga biznesi- Kaçanik 19,735.39 25,546.39 30,910.39 32,251.39
7 6150 Të hyrat me kontrata- Ferizaj 83,511.58 88,844.38 92,843.98 95,510.38
8 6151 Të hyrat me kontrata- Shtime 8,385.20 10,385.00 11,718.20 13,051.40
9 6152 Të hyrat me kontrata- Kaçanik 9,344.00 10,595.60 11,928.80 13,262.00
10 6170 Të hyat nga institucionet- Ferizaj 53,851.26 53,851.26 56,000.00 59,500.00
11 6171 Të hyrat nga institucionet- Shtime 65,820.00 65,820.00 68,000.00 72,000.00
12 6172 Të hyrat nga institucionet-Kaçanik 21,000.00 33,000.00 35,000.00 38,000.00
13 618F Të hyrat tj. Operative- Ferizaj 3,100.00
14 6193 Të hyrat tj. Financiare 900.00
15 6190 Të hyrat nga pastrimi i rrugëve 371,415.41 369,610.00 369,610.00 375,000.00
16 641 Të hyrat nga Donacionet
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
27
Gjithsejt të hyrat 1,564,729.99 1,685,102.06 1,834,866.20 2,203,063.60
8.Sfidat
KRM Pastërtia tash e një kohë të gjatë ballafaqohet me vështirësi të shumta. Disa prej vështirësive me të
cilat po ballafaqohet kompania:
Pamundësia e zbatimit të ligjit për mbeturina (Ligji për Mbeturina 04/L-060 është aprovuar në
vitin 2012 dhe ende nuk implmentohet nga komunat, kryesisht për shkak të kostos financiare);
Borgjet e shumta të trashëguara;
Kontestet gjyqësore;
Mungesa e mekanizmit detyrues të inkasimit;
Planifikimet jo adekuate buxhetore nga ana e komunave dhe mosharmonizimi real me kërkesat
dhe nevojat e kompanisë.
Makineria e pamjaftueshme dhe tejet e vjetruar;
Trajtimi i mbetjeve shtazore (mungesa e kompanive të licencuara);
Numri i madh i rasteve sociale.
Numri i madh i rasteve sociale paraqet një sfidë më vete. Sipas të dhënave nga njësitë e kompanisë
numri i rasteve sociale është: në Ferizaj 844 raste, në Kaçanik 831 raste dhe në Shtime 450 raste.
Gjithsejt numri i rasteve sociale të cilat marrin shërbimet e kompanisë dhe nuk i paguajnë këto shërbime
është 2.125 raste. Vështirësia e cila po e përcjellë në vazhdimësi kompaninë janë kontestet gjyqësore.
Rasti i kontestit gjyqësorë me KMDK dhe pagesa e shumës financiare prej 169,961.57 eurove në emër të
aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë bëri që kompania të del nga rrjedhat normale financiare
sepse vlera e paguar ishte tejet e lartë për rrethanat në të cilat ndodhej kompania. Pastaj rasti i kontestit
për mospagesën e obligimeve ndaj mediave të shkruara dhe bllokimi i xhirollogarisë së kompanisë
përmes procedurës përmbaruese bëri që prap kompaninë ta sjellë në situatë jo të mirë financiare.
Kontesti gjyqësor me Komisionin Komunal të Aksionarëve (përbërja e kaluar) bëri prap që kompania të
ballafaqohet me vështirësi financiare. Këtu duhet përmenden edhe kontestet me KMDK-në në vlerë prej
193,533.22 euro, kontesti me Zyrën Rregullative për Ujë dhe Mbeturina (ZRrUM) në vlerë prej
49,405.18 euro. Këto konteste gjyqësore dhe kontestet e tjera që mund të aktivizohen për shkakun e
Plani i Biznesit 2017-2019 KRM’’Pastërtia’’ sh.a
28
obligimeve të trashëguara mund ta sjellin kompaninë në gjendje shumë të rëndë financiare. Të gjitha
këto sfida që po e përcjellin kompaninë dhe pamundësia e investimeve kapitale me qëllim të avancimit
të shërbimeve dhe zgjerimit të shërbimeve ne pjesët e fshatrave ku nuk ofrohet shërbimi bënë që
kompania edhe gjatë vitit në vijim të ketë probleme serioze në funksionimin normal të sajë. Kjo
imponon një angazhim edhe më të madh të stafit menaxhues të kompanisë duke siguruar edhe
përkrahjen nga Bordi i Drejtorëve, Komisionet Komunale të Aksionarëve dhe ajo që është me rëndësi
vitale për kompaninë, sigurimi i përkrahjes nga ana e komunave aksionare me qëllim të tejkalimit të
këtyre vështirësive me të cilat po ballafaqohet në vazhdimësi kompania.