plani i mësimit në distancë - american school of kosova...2 mësimi në distancë në american...

23
Plani i mësimit në distancë Me vlerësim për American School of Japan dhe American School of Sao Paulo (Graded) Përditësuar në fundmi në Prill 2020

Upload: others

Post on 23-Jul-2020

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

Plani i mësimit në distancë

Me vlerësim për American School of Japan dhe American School of Sao Paulo (Graded) Përditësuar në

fundmi në Prill 2020

Page 2: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

1

Tabela e përmbajtjes:

Mësimi në distancë në American School of Kosova.................................................................................2

Deklarata e vizionit të American School of Kosova..................................................................................2

Kanalet e teknologjisë................................................................................................................................3

Informacione të përgjithshme dhe linqe të shpejta të mjeteve të teknologjisë online................................6

Qasja në sisteme nga Off-Campus.............................................................................................................6

Udhëzime për mësuesit e American School of Kosova.............................................................................7

Udhëzime për prindërit e American School of Kosova...........................................................................10

Rolet dhe përgjegjësitë gjatë mësimit në distancë..................................................................................13

Rolet dhe përgjegjësitë e personelit të shkollës........................................................................................13

Rolet dhe përgjegjësitë e nxënësve...........................................................................................................17

Rolet dhe përgjegjësitë e prindërve..........................................................................................................17

Oraret…………………………………………………………………………………………………….18

Programi parashkollor (moshat 2-3).........................................................................................................18

Notat PreK.................................................................................................................................................18

Orari për vitet e hershme (cerdhe deri në klasën e 3të) ........................................................................ 19

Orari për shkollën fillore (klasët 4-5) ................................................................................................. 21

Orari për shkollën e mesme të ulët (klasët 6-8) .................................................................................... 21

Orari për shkollën e mesme të lartë (klasët 9-12) ................................................................................. 22

Page 3: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

2

Mësimi në distancë në American School of Kosova

American School of Kosova njeh vlerën e mësimit personal, mardhënie bazuar në mësim dhe pranon

që mësimi në distancë nuk ka për qëllim të shërbejë si zëvendësim, por në raste të domosdoshme mund të

përdoret për të rritur vlerën e mësimit larg shkollës. Ky plan i mësimit në distancë siguron udhëzime dhe

njohuri se si stafi, nxënësit dhe prindërit e ASK-së do të përdorin mësimin në mënyrë dixhitale dhe

eksperimentale jashtë kampusit. Gjithashtu njihet se ky plan ndjek udhëzimet e vendosura nga agjensia e

akreditimit të Cognia.

Ne besojmë se përdorimi efektiv i teknologjisë dhe përvojat e mësimit cilësor në distancë ndërtojnë një

bazë të mësimit që lejon të krijojnë përgjigje kreative në rrethana sfiduese. Qëllimi ynë gjithashtu është që

ky plan i mësimit në distancë të mbështesë vizionin e shkollës sonë.

Deklarata e vizionit të American School of Kosova

Angazhimi i të gjithë nxënësve të mendojnë në mënyrë kritike, kreative dhe reflektuese duke

përdorur një kurrikul amerikan të integruar me teknologji, në mënyrë që cdo nxënës të mund të

arrijë përsosmëri akademike, të japin kontribute domethënëse për shoqërinë dhe të marrin

mësime gjatë gjithë jetës dhe të jenë qytetarë të përgjegjshëm global.

Page 4: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

3

Kanalet e teknologjisë

Kanalet kryesore për komunikim janë:

● Google Classroom,

● Google Hangouts Meet

● PowerSchool

Emailat e ASK-së

Më poshtë gjeni format dhe mjetet e komunikimit që ju mund të prisni t’i përdorni gjatë një

ngjarje të “mësimit në distancë”.

Posta elektronike

(email) apo video

messzhe

Mësimdhënësit,

nxënësit dhe

prindërit

Posta elektronike (email) do të shfrytëzohen për komunikime

dhe njoftime kryesore, duke përfshirë edhe ato të drejtoreshës së

shkollës dhe drejtoreshave të divizioneve. Stafi gjithashtu do të

përdorë emailat për të komunikuar, megjithëse ata do të përdorin

edhe platforma të tjera për të bashkëvepruar me nxënësit e tyre. Në

disa raste, measzhet mund të sigurohen përmes video inqizimeve.

Mjetet për këto kanale janë:

● Gmail: Platforma online e emailit që përdoret për

komunikim të jashtëm dhe të brendshëm të stafit, mësimdhënësve

të ASK-së dhe nxënësve të klasëve 1-12 (Platforma G Suite

Education / domeni: askosova.org)

● Google Hangouts Meet: Platforma e bisedës me tekst dhe

video online mund të përdoret për të mbajtur tekste ose biseda

video një nga një ose për shumë (deri në 100 përdorues). Mund të

përdoret gjithashtu për të shkëmbyer dokumente ose për të ndarë

përmbajtjet e ekranit.

Linku: https://hangouts.google.com

● Zoom: Një faqe bazuar në mjete të video konferencës përmes

kompjuterit dhe aplikacion për mobil që lejon përdoruesit të

takohen online, me ose pa video për 40 minuta kohë me më shumë

se 100 pjesëmarrës.

Link: https://zoom.us

Page 5: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

4

Sistemet e

menaxhimit të mësimit

(Learning Management

Systems- LMS) &

Sistemet e informimit të

nxënësve (Student

Information Systems -

SIS)

Mësimdhënësit,

nxënësit dhe

prindërit

Sisteme që u mundësojnë mësuesve dhe nxënësve të

bashkëveprojnë, të prezantojnë materiale, të organizojnë klasa, të

kontrollojnë detyra dhe të marrin pjesë, ndër funksionet e tjera.

Mjetet e përdorura për funksione të tilla janë:

Google Classroom: Platforma e mësimdhënies dhe të

mësuarit që mundëson klasat në internet, kështu që

mësuesit mund të krijojnë dhe shkëmbejnë përmbajtje dhe

dokumente përveç krijimit, notimit dhe komentimit të

detyrave, ky është mjeti kryesor për klasët 3 deri 12 për

mësuesit dhe nxënësit.

Linku: https://classroom.google.com/

Google Classroom: Nxënësitt mund të gjejnë një

arkiv të mësimeve me prezantime në PowerPoint,

udhëzime për mësime dhe projekte ndërvepruese.

Klasat individuale të Google mund të përfshijnë:

- Detyrat dhe pyetjet e mësuesve

- Temat e organizuara në module ose njësi

- Mundësi për bashkëpunim me klasa ose nxënës të

tjerë

- Programi i takimeve në Google Calendar

- Dosje e klasës së diskut, e cila përfshin prezantimet

dhe projektet PowerPoint nga nxënësit.

- Materiale të bashkangjitura mësimore dhe burime në

internet

- Secili nxënës mund të marrë përshtypje personale

nga mësuesit e tyre në lidhje me detyrat e tyre, por

notat zyrtare janë postuar në PowerSchool.

Page 6: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

5

Faqja e shkollës në

Facebook

Faqja e shkollës në

Instagram

Grupet në Viber

Thirrjet telefonike tek

prindërit

Mesazhe / SMS

Mësimdhënësit,

nxënësit dhe

prindërit

Vetëm për stafin e

ASK-së

American School of Kosova do të mbajë informacion të përgjithshëm për publikun në:

Linku i faqes zyrtare në Facebook:

https://www.facebook.com/askosova

Linku i faqes zyrtare në Instagram:

https://www.instagram.com/americanschoolofkosova/

Elementary Group

Middle School Group

High School Group

ASK All Staff

ASK Administration

Koordinatoret, drejtoreshat dhe ekipi i regjistrimeve mund t’i thërrasin prindërit me qëllim të kontrollimit dhe për njoftime personale. Linjat telefonike të shkollës do të ridrejtohen në numrat personal të telefonit të stafit të ASK-së në mënyrë që të mbajmë linjën e komunikimit. Linja kryesore e e ASK-së dhe recepsioni. Ju lutemi telefononi në: +383 38 777277 dhe pas mesazhit shtypeni ext:100

Mesazhet / SMS do të përdoren nga sekretarja administrative dhe

drejtoresha e shkollës për komunikimin e mesazheve të

rëndësishme dhe urgjente.

Shënim special: Është shumë e inkurajuar që të gjithë mësimdhënësit e ASK-së të komunkojnë me

prindërit vetëm përmes postës elektronike në mënyrë që komunikimi të ndiqet me kujdes dhe në mënyrë

profesionale.

Page 7: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

6

Informata të përgjithshme dhe linqe të shepjta të mjeteve të teknologjisë online:

Mjeti Audienca Përshkrimi

Google Docs

I gjithë stafi, mësimdhënësit & nxënësit

Platforma online word processor mund të përdoret për të shkruar, modifikuar dhe shkëmbyer dokumente nga një apo më shumë përdorues. Linku ketu

Google Sheets

I gjithë stafi, mësimdhënësit & nxënësit

Platforma online spreadsheet mund të përdoret për të shkruar, modifikuar dhe shkëmbyer spreadsheets nga një apo më shumë përdorues. Linku ketu

Google Slides

I gjithë stafi, mësimdhënësit & nxënësit

Platformat online presentation editing mund të përdoret për të shkruar, modifikuar dhe shkëmbyer prezentime nga një apo më shumë përdorues. Linku ketu

Google Forms

I gjithë stafi, mësimdhënësit & nxënësit

Platformat online forms përdoren për të krijuar sondazhe online dhe të tjera të ngjashme nga një apo më shumë përdorues. Linku ketu

Google Drive

I gjithë stafi, mësimdhënësit & nxënësit

Platforma online file sharing mund të përdoret për të shkëmbyer dokumente online (nga G Suite Applications) apo lloje të tjera të dosjeve (p.sh; fotografi etj.). Linku ketu

Qasja në sisteme nga Off-Campus

Në rast se mbyllja e kampusit është e mundshme, mësuesit do të përpiqen të sigurohen që të gjithë

nxënësit nga klasa e 1rë deri 12të të marin pajisjet e tyre dhe mbushësit në shtëpi. Mësimdhënësit

gjithashtu do t'u kërkojnë nxënësve të marrin në shtëpi librat e tyre shkollorë. Nxënësit do të mund të

qasen në të gjitha platformat online të përshkruara më lart duke u lidhur me internet në shtëpi. Prindërit e

nxënësve të klasëve PreK- klasa 5të do të marin një email cdo javë në email adresën e tyre e cila përfshin

orarin e mësimeve me linqet dixhitale për mësimin virtual dhe burime të tjera nga mësuesit kujdestarë.

Ndërsa ASK ofron një kurrikul amerikan, pritet që të gjitha mësimet dhe komunikimet të

Page 8: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

7

jenë në gjuhën angleze. Nëse ju prindër ose mësues/e keni nevojë për ndihmë për

përkthimin, ju lutemi kontaktoni koordinatoren divizionale.

Udhëzime për mësuesit e American School of Kosova

Udhëzimet e dhëna më poshtë janë krijuar për të ndihmuar mësuesit në zhvillimin e përvojave të tyre të

mësimit në distancë.

1. Njihni aftësitë teknologjike të nxënësve tuaj dhe çfarë mbështetje keni në dispozicion për ta.

Është e rëndësishme të dini se çfarë lloj pune mund t’ju mundësoni nxënësve gjatë kohës qe nuk janë në

shkollë dhe të zhvilloni akomodime të arsyeshme dhe të drejta për ata nxënës që nuk janë në gjendje ta

perfundojnë të gjithë punën online. Kjo është një kohë që të përdorim mjetet që nxënësit tashmë i njohin

në vend të platformave të reja teknologjike.

2. Përdorni rregullisht Google Clasroom si mjet për të mbështetur mësimin në klasë.

Mësuesit e ASK-së pritet të krijojnë Google Classroom për secilën nga klasët e tyre nga klasa e 3të deri

12të. Mësuesit duhet të japin planprogramin e tyre, oraret e njësive, lëndët e mësimit dhe detyrat. Është e

rëndësishme që nxënësit të mos jetë e mundimshme për nxënësit të dinë çfarë mund dhe duhet të bëjnë.

Në klasët PreK- klasa e 2të, kujdestarët e klasëve do t’ju dërgojnë prindërve nga një email çdo javë ku do

të përfshijnë orarin e mësimeve me linqet dixhitale për orët virtuale dhe resurse të tjera.

3. Komunikoni shpesh, qartë dhe në mënyrë të vaazhdueshme.

Konsideroni se si komunikoni zakonisht me nxënësit tuaj dhe nëse është e mundur, përdorni të njejtën

hapësirë dhe të njejtin ritëm që do ta përdornit nëse shkolla do të ishte e hapur. Kjo është ajo që e presin

nxënësit. A ju keni dërguar email nxënësve tuaj? U keni dërguar njoftime përmes Google Clasrrom? Bëni

të njëjtën gjë tani. Komunikoni çdo ditë. Mbani komunikimet të fokusuara, të qarta dhe të thjeshta me

detyra vepruese dhe gjëra që nxënësit duhet t’i dinë. Pasi ASK ofron një kurrikul amerikan, pritet që të

gjitha mësimet dhe komunikimet të jenë në gjuhën angleze. Në klasët PreK- klasa 2 mësuesit mund të

kenë nevojë të përshtatin komunikimin e tyre me prindërit gjithashtu, në mënyrë që të mbështesin

mësimin në distance nga shtëpia.

4. Nëse është e mundur, mblidhni nxënësit për një takim sinkron.

Kur është fjala fjala tek angazhimi dhe mësimi i nxënësve, marrëdhëniet online kanë po aq rëndësi, mbase

më shumë sesa në person. Gjatë këtyre kohëve kur shkolla është e mbyllur, nxënësit do të mund të

mblidhen mësim sinkron përmes mjeteve të komunikimit me video si Google Hangouts Meet. Nëse

shkolla është e mbyllur dhe të gjithë nxënësit janë në të njejtën zone kohore, është e arsyeshme të

sugjeroni takim në një hapësirë online në një kohë të caktuar dhe drejtoreshat do të hartojnë një orar të

vecantë për t’a ndjekur. Sidoqoftë, nëse nxënësit janë në zona të ndryshme kohore, do t’ju duhet të

përshtatni orarin tuaj apo t’i inqizoni mësimet tuaja për nxënësin i cili është jashtë zonës së kohës

lokale.Ju duhet të ofroni Office Hours gjithashtu për nxënësit që të lidhen me ju individualisht. Postoni

disponueshmërinë tuaj në mënyrë të dukshme në Google Classroom (shihni # 2).

5. Kur jemi tek përmbajtja, bëhuni një mbajtës dhe jo të largoheni.

Page 9: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

8

Derisa adresohemi më thellë në American School of Kosova ne e dimë që teoria e ngarkeses njohese

sugjeron që truri mund të marrë aq shumë në të njëjtën kohë. “Kur na paraqiten një mori informacionesh

të tëra, trurin ynë duhet t'i injoroj disa në mënyrë që të përpunoj pjesën tjetër. Përfundimisht, nëse

vazhdon të vijnë shumë informacione tek ne, ne arrijmë në pikën e mbingarkesës njohëse, ku kemi më

shumë sesa mund të trajtojmë.” (Shihni artikullin nga Jennifer Gonzalez).

6. Mendoni në mënyrë kreative dhe strategjike për vlerësimin.

Vlerësimi është një prej aspekteve më sfiduese për mësuesit që janë të rinjë në mësimin online. Një

mënyrë efektive për të kontrolluar dhe kuptuar internetin është të përdorni vlerësime formative asinkrone.

Shembulli ynë është EdPuzzle, ku ju mund të krijoni kuize të shkurtëra interactive për nxënësit bazuar në

përmbajtjen online që ju krijoni. Prezentimi i një testi mund të jetë jo praktik në mësimin online. Ne

inkurajojmë mësuesit të imagjinojnë më shumë vlerësime përmbledhëse të bazuara në project ku nxënësit

individualisht apo në grup bëjnë detyra të shkrimit, hartojnë grafika informacioni, bëjnë prezentime

përmes videove apo bëjnë vlerësime orale përmes video bisedave. Shikoni keto 10 vleresime qe mund ti

kryeni ne 90 sekonda. Shumë nga këto mund t’i bëni në hapësira online. Këtu gjeni 75 mjete dixhitale

që mësuesit i përdorin për të mbështetur vlerësimin formues.

7. Jini të qëllimshëm dhe të qartë për kohën dhe hapin.

Hartoni plane të përjavshme të koncizuara, të organizuara për nxënësit tuaj me afate të qarta dhe

shpjegime të lëndëve. Tabela të thjeshta të krijuara në një dokument punojnë në mënyrë të përkryer për

këtë. Jini të vetëdijshëm për vëllimin dhe hapin. Nëse ju dhe nxënësit tuaj jeni të ri në mësimin online, do

t'ju duhet kohë shtesë për të mësuar se si t'i gjeni gjërat dhe t'i bëni ato mirë. Më shumë nuk është

gjithmonë më mirë; ndonjëherë është theshtë më shumë. Jepuni nxënësve më shumë kohë për të bërë më

pak detyra por më të pasura në vend që të përpiqeni të caktoni dhe mblidhni punë në çdo mundësi. Ju

mund të gjeni një shembull të Global Online Academy (GOA) udhëzues ketu dhe ketu. Bëni një kopje

dhe modifikoni nëse të dy shembujt janë të dobishëm për kursin tuaj.

Këtu është nje shembull tjeter i nje Online Learning Weekly Design që mund të konsideroni

ndërsa përzieni asinkron, sinkron, të mësuarit offline në mësimet tuaja dhe në hartimin e njësive.

8. Kërkoni reagime (feedback) nga nxënësit tuaj.

Një pyetje e shpeshtë nga mësuesit që lëvizin drejt mësimit online është, “Si mund t’a di si po ia bëjnë

nxënësit e mi?” Në klasët tradicionale, mësuesit u kushtojnë vëmendje të vazhdueshme nxënësve dhe u

përgjigjen nevojave të nënkuptuara për mjedisin mësimor, shpesh në mënyrë pasive ose me kujtesë të

paqëllimtë. Në një mjedis online, është e rëndësishme që qëllimisht të hartojmë planet që të marrim llojin

e njejtë të feedback-ut. Përtej vëzhgimit të kontributeve të tyre në diskutime online dhe si/kur po kthehen

në detyra, kërkoni në mënyrë aktive njohuri të tyre rreth të mësuarit në internet. Dy pyetje të thjeshta për

të filluar: Cfarë po funksionon tek ju në këtë mënyrë të të mësuarit? Cfarë nuk po funksionon?

Shfrytëzoni një formular nga Google (Google Form) apo ndonjë mjet tjetër për sondazhe apo thjeshtë

dërgojuni një email dhe ftoni për përgjigje. Dëgjoni cfarë thonë nxënësit dhe bëni këshilla për

planifikimin tuaj sipas nevojës. Integroni feeback-un si pjesë e procesit tuaj mësimor.

Page 10: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

9

9. Krijoni mundësi për personalizim.

Ashtu siç dallojmë për nxënësit në klasë, kështu duhet të krijojmë rrugë të shumta mësimore në hapësirat

online. Mësimi online u jep nxënësve mundësinë për të mësuar me ritme të ndryshme, diçka që Khan

Academy dhe RazKids e zbuluan herët dhe e theksuan në përmbajtjen e tyre me video. Mësimi online

është gjithashtu një mundësi për t'u dhënë nxënësve zë dhe zgjedhje. AP Central gjithashtu ofron një

hapësirë online takimesh për mësuesit e AP për të shkëmbyer burime dhe për të diskutuar kurrikulën.

https://apcoronavirusupdates.collegeboard.org/students,

https://www.youtube.com/user/advancedplacement?excmpid=FB-ED-CB-1

Më poshtë është një tabelë që shpjegon progresin e burimeve online që janë në dispozicion për

nxënësit ndër vite (për secilin nivel të përfunduar nxënësi do të pajiset me një çertifikatë):

10. Njihni rëndësinë e mbështetjes së nxënësve.

Mbështetja e nxënësve në hapësirat online duket më ndryshe sesa në një ndërtesë shkollore fizike.

Sigurohuni që nxënësit të "shfaqen" dhe angazhohen në procesin e të mësuarit. Krijoni momente gjatë

gjithë një jave kur nxënësit "hyjnë", ose kur janë duke punuar, duke u takuar me ju / të tjerët, ose duke

kontribuar në diskutime online. Sidomos nëse shkolla është e mbyllur gjatë një periudhe të vështirë,

pranoni se kjo mund të jetë një kohë traumatike për nxënësit ose kolegët. Afrohuni me nxënësit

individualisht, bisedoni me mësuesit e tjerë të nxënësve, siç janë kujdestarët e klasës, specialistët e

mësimit dhe konsulentët, bashkëpunoni me administratorët për nxënësit që kanë shqetësime dhe mbani

prindërit të informuar. Komunikim shtesë me administratën mund të jetë e nevojshme kur punoni me

nxënës të shkollave të mesme të cilët aktualisht janë në After School Support për rikthim kredie.

11. Mbajini prindërit të informuar.

Konsideroni se si komunikoni zakonisht me prindërit. Mundohuni të mbani të njejtën rutinë nëse është e

mundur. Përdorni kanalet ose mjetet që përdorni zakonisht për komunikim me prindërit. Pranoni se

prindërit janë duke u përpjekur të mbështesin nxënësit e tyre dhe mund të kenë nevojë për këshilla për t'i

ndihmuar nxënësit të menaxhojnë mësimin online. Në fund të fundit, nëse nxënësit janë të rinj për të

menaxhuar mësimin e tyre ose për të bërë mësim online, prindërit mund të mendojnë se u duhen mjetet e

tyre për t'i mbështetur nxënësit. Mbani komunikimin e thjeshtë, me mënyra të qarta dhe të veprueshme që

prindërit mund t'i mbështesin nxënësit e tyre.

Page 11: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

10

12. Reflektoni në rolin tuaj si mësues në hapësirat virtuale.

Eshtë e rëndësishme të ndihmoni nxënësit të lidhen me një sens qëllimi, të shprehin autonominë dhe të

punojnë drejt aftësimit qoftë edhe në hapësirat online. Ndihmoni nxënësit në motivimin e tyre të

brendshëm dhe mbani interesimin gjallë në klasën tuaj. Konsideroni rolin tuaj si një ndërmjetësues të të

mësuarit në vend të mbajtësit të njohurive.

Kjo pjese nga Education Reimagined nga një nxënës i shkollës së mesme mund të jetë një burim

për motivim.

13. Lidhuni me kolegët dhe ndani me ta strategjitë që funksionojnë.

Jini të qëllimshëm për të qëndruar të lidhur me kolegët, jo vetëm për të ndarë informacione, por edhe për

të mbështetur njëri-tjetrin. Konsideroni të ndiqni mësime të mësuesve tjerë në mësime online për të

mbështetur kolegët dhe gjithashtu të mblidhni ide për praktikën tuaj. Drejtoresha I TI-së ose drejtoreshat

divizionale gjithashtu do të bashkohen në mësimet online dhe do të ndajnë rekomandime për praktikat më

të mira. Ndani me njëri-tjetrin strategji specifike që janë duke funksionuar. Përdorni të njëjtat mjete që

përdorni për të punuar me nxënësit për t'u mësuar kolegëve se si po strukturoni ose hartoni përvojat e

mësimdhënies. Kur shkolla rihapet, ne rekomandojmë që takimi si ekip të reflektojë në planet e mësimit

online të shkollës për të rregulluar nëse dhe kur të ketë ndonjë mbyllje tjetër të shkollës. Ndërsa nuk është

ideal, krijimi i planeve të përcaktuara mirë do t'i ndihmojë shkollat të trajtojnë, nëse është e nevojshme,

mbylljet vijuese.

Udhëzues për prindërit e American School of Kosova

Kalimi në mësimin në distancë mund të jetë sfidues për familjet. Prindërit do të duhet të mendojnë

ndryshe se si t'i mbështesin fëmijët e tyre; si të krijojnë struktura dhe rutina që lejojnë fëmijët e tyre të

jenë të suksesshëm; dhe si të monitorojnë dhe mbështesin mësimin e fëmijëve të tyre. Disa nxënës do të

lulëzojnë me mësimin në distancë, ndërsa për disa të tjerë mund të jetë më sfidues. Dhjetë udhëzimet e

dhëna më poshtë kanë për qëllim të ndihmojnë prindërit të mendojnë për atë që mund të bëjnë për t'i

ndihmuar fëmijët e tyre të jenë të suksesshëm brenda një mjedisi mësimi në distancë.

1. Krijoni rutina dhe pritshmëri.

Në shkollë, fëmiu juaj është mësuar të ketë rutina të caktuara për mësime, orë dhe drekë. Një mënyrë për

të ndihmuar fëmijën tuaj në shtëpi është të krijoni një rutinë të caktuar, kurdo që të jetë e mundur.

Nxënësit do të fillojnë orët e mësimit virtual me mësuesit e tyre në orën 9:00 (klasa 6-8), ora 10:00 (klasat

9-12; dhe PreK- 5) në mënyrë që të fillojnë ditën me një rutinë shkollore. Mbani rutina normale të gjumit

për fëmijët më të vegjël dhe prisni të njëjtën gjë edhe nga nxënësit tuaj të shkollës së mesme të ulët dhe të

lartë. (Mos i lini të qëndrojnë vonë dhe të flenë gjatë ditës!) Ne inkurajojmë fuqimisht familjet t'i

vendosin këto rutina sa më shpejtë që të zbatohet mësimi në distancë.

2. Përcaktoni hapësirën fizike për studimin e fëmiut tuaj.

Tu jepni nxënësve një hapësirë pune të përkushtuar i ndihmon ata të jenë të organizuar dhe që ata të jenë

në disponim shkollor. Të siguroheni se ambienti i punës është në një ambient të qetë, mund ta ndihmojë

fëmiun tuaj të përqëndrohet; muzika, televizioni, kafshët shtëpiake dhe fëmijët e tjerë mund të shkaktojnë

Page 12: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

11

shpërqendrime të panevojshme. Ne ju rekomandojmë që hapësira e punës të jetë një hapësirë publike /

familjare, jo në dhomën e gjumit të një fëmije. Duhet të jetë një vend që mund të jetë i qetë herë pas here

dhe të ketë një sinjal të fortë në interneti, nëse është e mundur. Mbi të gjitha, duhet të jetë një hapësirë ku

prindërit janë të pranishëm dhe monitorojnë mësimin e fëmijëve të tyre.

3. Monitoroni komunikimet nga mësuesit e fëmiut tuaj.

Mësuesit do të komunikojnë me prindërit saherë që është e nevojshme, përmes postës elektronike.

Shpeshtësia dhe detajet e këtyre komunikimeve do të përcaktohen nga moshat, pjekuria e fëmiut tuaj dhe

shkalla e pavarësisë së tyre. American School of Kosova dëshiron që prindërit të kontaktojnë mësuesit e

fëmiut të tyre. Sidoqoftë, ne kërkojmë nga prindërit të kujtojnë se mësuesit do të komunikojnë me

dhjetëra familje të tjera, dhe se komunikimet duhet të jenë thelbësore, të përmbledhura dhe të

vetëdijshme. Ne gjithashtu inkurajojmë prindërit që fëmijët e tyre të shpjegojnë sistemet e menaxhimit të

mësimit (PowerSchool, Google Classroom dhe Google G Suite) që mësuesit po përdorin.

4. Filloni dhe mbaroni çdo ditë me një kontroll.

Prindërit inkurajohen të fillojnë dhe mbarojnë çdo ditë me një kontroll të thjeshtë. Në mëngjes, pyesni:

Çfarë po mësoni sot?

Cilat janë objektivat ose qëllimet e mesimit tuaj?

Si do ta kaloni kohën tuaj?

Çfarë burimesh ose mbështetje ju nevojiten?

Prindërit madje mund të konsiderojnë bashkë-krijimin e një liste kontrolli vizuale ku nxënësit mund të

përgjigjen në kutitë e kontrollit (checkboxes).

Ky mjet është një mënyrë e shkëlqyeshme për të qëndruar të organizuar dhe mëson nxënësit se si ta

planifikojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur. Gjithashtu, mund t’ju ndihmojë të mbështesni fëmiun tuaj

pasi të përfundojë detyrat e tij/saj.

Kjo bisedë e shkurtër ka rëndësi. Kjo i lejon fëmijët të përpunojnë udhëzimet që kanë marrë nga mësuesit

e tyre. I ndihmon ata të organizohen dhe të vendosin prioritete. Nxënësit më të rritur mund të mos

dëshirojnë të kenë këto kontrolle me prindërit (kjo është normale!), Por megjithatë ata duhet ti bëjnë. Siç

u përmend në tipin #1, krijoni këto kontrolle si pjesë të rregullta të çdo dite.

5. Merrni një rol aktiv për të ndihmuar fëmiun tuaj të procesojë dhe të zotërojë mësimin e tij.

Gjatë një dite të rregullt shkollore në American School of Kosova, fëmiu juaj angazhohet me nxënës ose

të rritur të tjerë dhjetëra, nëse jo me qindra, herë. Këto ndërveprime sociale janë mundësi për përpunimin,

shtrirjen dhe konsolidimin e të mësuarit. Bërja e pyetjeve të fëmiut tuaj për punën e tyre shkollore është

një mënyrë e shkëlqyeshme për të qenë i përfshirë dhe gjatë mësimit në distancë, mund të jetë edhe më e

dobishme për studimet e fëmijës tuaj. Bëni pyetje specifike kur pyetni fëmiun tuaj për detyrat e tyre.

Këtu janë disa shembuj të pyetjeve specifike:

Page 13: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

12

1. Cila është një gjë interesante që mësuat sot në [matematikë]?

2. A mund të më tregoni si e keni zgjidhur aktivitetin tuaj më sfidues sot?

3. Për çfarë keni nevojë për ndihmë sot?

4. Cila është një gjë që ju e dini sot që nuk e dinit dje?

5. Cilat janë dy gjëra që shokët e tjerë të klasës kërkuan në Google Hangouts Meet?

Studimet tregojnë se nxënësit mësojnë më shumë kur flasin ose shpjegojnë ato që mësojnë. Prandaj, mos

u shqetësoni nëse nuk i kuptoni të gjitha përmbajtjet në mësimet e fëmiut tuaj. Lejimi i atyre t'ju

shpjegojnë juve është një mundësi që fëmiu juaj të krijojë besim në ato që kanë mësuar. Ata duhet të

ndjehen të lirë ta bëjnë këtë në anglisht ose në gjuhën tuaj në shtëpi.

6. Inkurajoni aktivitetin fizik dhe / ose ushtrimet.

Në shkollë, fëmiu juaj ka pushime në mes orëve mësimore, kjo është arsyeja pse t’ju rikujtoni atyre për të

bërë pushime ndërmjet detyrave është një ide e shkëlqyer. Ne rekomandojmë pesëmbëdhjetë minuta

pushime nga ekrani në orë, si dhe disa pushime të shkurtëra për nxënës më të vegjël. Këtu janë disa linqe

që mund të jenë një burim i mirë:

● Fitness Home ● Family Fun Cardio Workout ● PE with Joe !

Mësuesit e edukatës fizike në ASK zhvillojnë orë mësimore virtuale të paktën një herë në javë për nxënësit e tyre gjatë kësaj kohe. Për më tepër, ata gjithashtu u rekomandojnë aktivitete ose ushtrime, por është e rëndësishme që prindërit gjithashtu të inkurajojnë ata të bëjnë ushtrime! Koha e pushimit është një kohë perfekte për të qenë aktiv fizikisht; inkurajoni fëmiun tuaj të ngrihet dhe të shtrihet, të bëjë një shëtitje jashtë ose të luajë catch për 15 minuta. Mund të bëjë mrekulli në ruajtjen e fokusit akademik. Ju mund të keni parasysh planifikimin e kohës shtesë në ambient të jashtëm (oborr, verandë, etj.) në mbrëmje. Gjithashtu, mendoni gjithashtu se si fëmijët tuaj mund të ndihmojnë më shumë nëpër shtëpi me punët e shtëpisë ose përgjegjësi të tjera. Mos e lini fëmiun tuaj të fiket – pritini nga ata që të jenë aktiv!

7. Jini në dijeni për stresin dhe shqetësimet e fëmiut tuaj Një gjë është e sigurt: American School of Kosova po e zbaton këtë plan në përgjigje të rrethanave unike. Kjo mund të jetë një kohë e pasigurisë për të gjithë dhe është e domosdoshme që ju t'i ndihmoni fëmijët tuaj të menaxhojnë shqetësimin, ankthin dhe gamën e emocioneve që ata mund të përjetojnë. Edhe pse mund të jetë e vështirë, bëni maksimumin për të mos transferuar stresin tuaj ose shqetësimin tuaj tek fëmijët tuaj. Ata do të jenë të mërzitur, pavarësisht nëse e pranojnë atë apo jo, dhe kanë nevojë për një rutinë normale aq sa mund të sigurojnë prindërit. 8. Mbajini fëmijët tuaj të shoqërueshëm, por vendosni rregulla rreth kohës aktive të tyre në rrjete sociale.

Page 14: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

13

Nëse American School of Kosova e implementon këtë plan të mësimit në distancë, ngazëllimi fillestar që shkolla do të mbyllet do të zbehet shpejt kur nxënësit fillojnë të humbasin miqtë e tyre, shokët e klasës dhe mësuesit. Ndërveprimi shoqëror është një pjesë e rëndësishme e mirëqenies së fëmiut tuaj, dhe gjatë mësimit në distancë, ata mund të jenë duke përjetuar më pak se normalisht. Ju lutemi kujtojeni fëmiut tuaj të mësojë me shokët e klasës dhe miqtë e tij nga shkolla. Të bësh fëmiun të takojë miq personalisht kur është e mundur, është një mënyrë që ata të kenë ndërveprime sociale dhe pushim nga koha e ekranit. Edhe pse do të punoni për të balancuar kohën e ekranit me shkollën dhe ndërveprimet shoqërore, bisedat përmes telefonit, bisedat me video ose email janë mënyra që ata të qëndrojnë të lidhur me miqtë dhe shokët e klasës. Nëse keni një nxënës më të rritur, mbani në mend se ata do të mbështeten më shumë në rrjetet sociale për të komunikuar me miqtë. Aplikacionet e rrjeteve sociale si Snapchat, Instagram, WhatsApp, Telegram, TikTok ose Facebook nuk janë kanale të komunikimit të sanksionuara zyrtarisht nga shkollat. American School of Kosovoa u kërkon prindërve të monitorojnë përdorimin e fëmijëve të tyre të rrjeteve sociale. Kujtoni që fëmiu juaj të jetë i sjellshëm, i respektueshëm dhe i përshtatshëm në komunikimet e tyre dhe të përfaqësojë vlerat e familjes tuaj kur bashkëveproni me të tjerët. Fjalët dhe toni i shkruar i një nxënësi ndonjëherë mund të ofendojnë ose të shkaktojnë dëm të tjerët. Rolet dhe përgjegjësitë gjatë mësimit në distancë Shumë palë të interesuara do të kontribuojnë në zbatimin efektiv të këtij plani të mësimit në distancë. Rolet dhe përgjegjësitë e personelit shkollor, nxënësve dhe prindërve janë përcaktuar më poshtë.

Rolet & përgjegjësitë e personelit të shkollës

Ekipi i udhëheqjes akademike

● Krijoni dhe shpërndani planin e mësimit në distancë të American School of Kosova (PMD). ● Vendosni kanale të qarta komunikimi midis mësimdhënësve, stafit, familjeve dhe nxënësve në rast se aktivizohet ky PMD. ● Mbështetni mësimdhënësit dhe nxënësit/ familjet duke u zhvendosur në një mjedis mësimi në distancë. ● Ndihmoni mësuesit të zbatojnë PMD dhe të sigurojnë përvojë mësimore me cilësi të lartë për të gjithë nxënësit. ● Siguroni kohë për bashkëpunimin e mësuesve që do të mbështesin zbatimin e vazhdueshëm të planit tonë të mësimit në distancë. ● Kërkoni rregullisht dhe analizoni reagimet (feedback) nga nxënësit, mësuesit dhe familjet dhe përdorni rezultatet për të bërë rregullime sipas nevojës.

Departmenti i TI-së

● Mbështetni të gjithë mësuesit dhe ekipet në zbatimin e PMD të American School of Kosova. ● Siguroni mjete, modele dhe shembuj për hartimin dhe zbatimin e njësive dhe mësimeve të jashtëzakonshme për mësimin në distancë. ● Ndani dhe rekomandoni teknika për të siguruar reagime (feedback) te nxënësit dhe për të hartuar metoda të reja për të vlerësuar mësimin e nxënësve. ● Mbështetni mësuesit dhe ekipet në zhvillimin e strategjive për të diferencuar mësimet e tyre.

Page 15: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

14

Rishikoni dhe zhvilloni seminare si-të mësoni, duke siguruar që mësuesit, nxënësit dhe prindërit kanë manualet e nevojshme që të jenë të shkëlqyer në një mjedis mësimi në distancë.

● Monitoroni vazhdimisht nevojat e mësuesve, nxënësve dhe prindërve dhe zgjidhni problemet e tyre, sipas nevojës. ● Të jetë i disponueshëm, personalisht ose nga distanca, për të ofruar ndihmë teknike sipas nevojës. ● Përdorimi i auditit për të identifikuar nxënës ose prindër që mund të jenë të padisponueshëm.

Mësuesit e lëndëve

ose mësuesit

kujdestarë

● Bashkëpunoni me anëtarët e tjerë të ekipit ose departamentit tuaj, përfshirë specialistët e mësimit dhe ELL, për të hartuar përvoja të mësimit në distancë për nxënësit tuaj. ● Komunikoni shpesh me nxënësit tuaj dhe sipas nevojës, me prindërit e tyre.

● Siguroni reagime (feedback) në kohë për të mbështetur mësimin e nxënësve tuaj ● Përdorni udhëzimet për mësuesit e American School of Kosova të shpërndara më herët në PMD dhe si të zbatohen

● Siguroni reagime (feedback) në kohë për të mbështetur mësimin e nxënësve tuaj ● Përdorni udhëzimet për mësuesit e American School of Kosova të shpërndara më herët në PMD dhe si të zbatohen

Mësuesit mbështetës të

të mësuarit

● Komunikoni rregullisht me mësuesin e lëndës apo kujdestarin e ë klasës së nxënësit të cilit jeni duke i ofruar mbështetje. ● Ofroni mbështetje ose modifikoni detyrat nëse është e nevojshme, bazuar në planin e tyre personal të mbështetjes së nxënësve, për nxënësit që kanë nevojë për të mbështetur mësuesit e lëndëve ose kujdestarët e klasës. ● Ndihmoni mësuesit e lëndëve ose kujdestarin e klasës të diferencojnë mësimet dhe aktivitetet për nxënësit të cilëve jeni duke u ofruar mbështetje. ● Komunikoni rregullisht me nxënësit dhe/ose prindërit e tyre në kohën e duhur për të siguruar që ata kanë sukses me mësimin në distancë.

Mësuesit e ESL

● Bashkëpunoni me mësuesit për të hartuar përvojat e mësimdhënies që i mësojnë nxënësit të cilëve jeni duke u ofruar mbështetje. ● Siguroni aktivitete mësimore plotësuese për nxënësit e ESL sipas nevojës. Këto mund të lidhen drejtpërdrejt me mësimet në klasë ose të përshtaten për qëllime shtesë të mësimit të gjuhës. ● Komunikoni rregullisht me nxënësit që u ofroni mbështetje dhe/ose prindërit e tyre për tu siguruar që ata kanë sukses me mësimin në distancë. ● Monitoroni progresin e nxënësve të cilëve u ofroni mbështetje dhe siguroni reagime (feedback) në kohë.

Page 16: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

15

Advisory Teachers

and Advisory Program

● Siguroni udhëzime dhe mbështetje për nxënësit për të ndihmuar në monitorimin dhe mbështetjen e mirëqenies së nxënësve. ● Administroni sondazhe të mirëqenies për të mbledhur të dhëna mbi mirëqenien e nxënësve. ● Përdorni platforma virtuale (Google Hangouts ose Meet) për të kryer kontrolle këshilluese me nxënësit. Mësuesit fillor inkurajohen të integrojnë njërën prej njësive të tyre rreth një teme nga programi i tyre këshillimor, The Leader in Me. ● Mësuesit fillor inkurajohen të integrojnë njërën prej njësive të tyre rreth një teme nga programi i tyre këshillimor, The Leader in Me.

Konsulentja social-emocionale

● Shërben si ndërlidhëse për komunikim me nxënëss / familje në krizë.

● Mbanë një mori të mësimeve social-emocionale.

● Thurë rekomandime për kriza specifike: A ndikon koha e vitit në planifikim?; A kërkojnë ngjarjet e krizës ndonjë trajtim të veçantë ?; dhe cilat janë pikat e bisedimit për

mësuesit ose këshilltarët?

● Të inkurajohen nxënësit, prindërit dhe kujdestarët që të caktojnë këto takime sipas nevojës.

● Arti - Zhvilloni një mori projektesh dhe veprimtarish për nxënësit dhe familjet, duke

pasur parasysh burimet dhe mjetet që ata mund të kenë në dispozicion në shtëpinë e tyre. ● Muzikë – Duhet të keni parasysh instrumentet ose burimet që familjet mund të mos i kenë në shtëpinë e tyre. Zhvilloni një mori aktivitetesh për nxënësit dhe ndani këto me mësuesit e klasës dhe familjet. ● Komunikoni rregullisht me nxënësit tuaj dhe siguroni reagime (feedback) në kohë për ta. ● Bashkëpunoni me mësuesit në klasë se si të integroni muzikën, artin dhe edukimin fizik në projekte dhe përvoja në klasë.

Konsulente për

universitet/

Koordinatore e AP/

Koordinatore e

shkollës së mesme

● Komunikon rregullisht me nxënësit për afate dhe mundësi të rëndësishme ● Bashkëpunon me drejtoreshat për zhvillimin dhe hartimin e orareve të veçanta ● Vlerëson afatin kohor për kërkesat e diplomimit dhe kreditë e lëndëve ● Nëse është e nevojshme, ndihmoni nxënësit të lokalizojnë qendrat më të afërta të testimit për TOEFL, SAT, etj. ● Organizon “office hours” në kohë të caktuar për nxënësit të thërrasin dhe të kenë qasje në mbështetje virtuale. ● Inkurajon nxënësit, prindërit dhe kujdestarët që të planifikojnë këto takime sipas nevojës.

Page 17: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

16

Koodinatore e shkollës

fillore

● Komunikon rregullisht me nxënësit për afate dhe mundësi të rëndësishme ● Bashkëpunon me drejtoreshat për zhvillimin dhe hartimin e orareve të veçanta ● Vlerëson afatin kohor për kërkesat e diplomimit dhe kreditë e lëndëve ● Organizon “office hours” në kohë të caktuar për nxënësit të thërrasin dhe të kenë qasje në mbështetje virtuale. ● Inkurajon nxënësit, prindërit dhe kujdestarët që të planifikojnë këto takime sipas nevojës.

Koordinator i MAP

Bibliotekaret

● Bashkëpunoni me kolegët për të gjetur burime për përvoja dhe kërkime të mësimit në distancë me cilësi të lartë. ● Kontrolloni rregullisht me mësuesit klasorë për të identifikuar mënyra për të mbështetur hartimin përvojave e tyre të mësimit në distancë ● Mirëmban dhe azhurnon faqen e bibliotekës online për të marrë burime. ● Eshtë e gatshme për mësuesit dhe nxënësit sipas nevojës për mbështetje.

K-5

Mësuesit specialistë

● Edukatë fizike - Zhvilloni një mori ushtrimesh, aktivitete fizike dhe ndajini këto me mësuesit në klasë dhe familjet.

● Arti - Zhvilloni një mori projektesh dhe veprimtarish për nxënësit dhe familjet, duke pasur parasysh burimet dhe mjetet që ata mund të kenë në dispozicion në shtëpinë e tyre.

● Gjuhë shqipe - zhvilloni një kuptim themelor të fjalorit, leximit, shkrimit dhe koncepteve gramatikore përmes projekteve dhe aktiviteteve dhe shkëmbimin me familjet.

● Komunikoni rregullisht me nxënësit tuaj dhe siguroni reagime (feedback) në kohë për ta.

Page 18: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

17

Rolet & përgjegjësitë e personelit të shkollës

Nxënësit

● Vendosni rutina ditore për tu angazhuar në eksperiencat e mësimit (p.sh. 9:00 (klasat 6-8), 10:00 (klasat 9-12; dhe prek- klasa 5). ● Identifikoni një hapësirë të rehatshme, të qetë në shtëpinë tuaj ku mund të punoni në mënyrë efektive dhe të suksesshme. ● Monitoroni rregullisht platformat online (p.sh. Google Classroom, email) të kontrolloni për njoftime dhe reagime (feedback) nga mësuesit tuaj. ● Përfundoni detyrat me integritet dhe ndershmëri akademika, duke bërë më të mirën tuaj. ● Jini të përpiktë në kohë, angazhim dhe data. ● Komunikoni në mënyrë aktive me mësuesit tuaj nëse keni nevojë për mbështetje shtesë. ● Bashkëpunoni dhe mbështetni shkollën tuaj American School of Kosova në mësim. ● T’ju përmbahen politikave të American School of Kosova’s Acceptable që gjenden në fund të secilit manual të nxënësve. Manuali i nxënësve të nivelit fillorë mund ta gjeni këtu: https://www.askosova.org/wp-content/uploads/2019/09/ASK-Elementary-School-Handbook-2019-20-WEB-.pdf Manuali i nxënësve të nivelit të mesëm dhe të lartë: https://www.askosova.org/wp-content/uploads/2019/09/ASK-Upper-School-Handbook-2019-2020-WEB-.pdf ● Kërkoni në mënyrë aktive dhe komunikoni me të rriturit në American School of Kosova pasiqë mund të lindin nevoja të ndryshme.

Rolet & përgjegjësitë e prindërve të shkollës

Prindërit

● Siguroni mbështetje për fëmijët tuaj duke iu përmbajtur Udhëzimeve për prindërit e American School of Kosova: ● Krijoni rutinë dhe pritshmëritë. ● Definoni hapësirën fizike për mësimet e fëmiiut tuaj. ● Monitoroni komunikimin nga mësuesit e fëijëve tuaj. ● Merrni një rol aktiv për të ndihmuar fëmiun tuaj në procesin e të mësuarit. ● Inkurajoni aktivitete fizike dhe/ ose ushtrime. ● Të keni parasysh stresin dhe shqetësimet e fëmiut tuaj. ● Mbani fëmiun tuaj të shoqërueshëm, por vendosni rregulla në ndërveprimet e tyre rreth rrjeteve të tyre sociale.

Page 19: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

18

Oraret

Pas marrjes së njoftimit të parë nga drejtoresha e shkollës për mbylljen e shkollës dhe afatet kohore, familjet do të marrin një email nga kujdestari i klasës me informacion specifik. Mjeti kryesor për komunikim ndërmjet mësuesve dhe familjeve do të jetë posta elektronike (email). Më poshtë janë oraret e mundshme dhe sipas nivelit të klasës. Programi parashkollor (moshat 2-3) Mësimi në distancë për fëmijët parashkollorë K2-K3 do të mbetet i përqendruar në mënyrë të plotë në zhvillimin e gjuhës së gjerë, njohëse, fizike dhe sociale-emocionale. Aktivitetet dhe përvojat e të mësuarit do të theksojnë projektet e integruara dhe krijimtarinë. Këto aktivitete do të kërkojnë teknologji minimale ose materiale të specializuara. Mësuesit e nivelit parashkollor do t’ju sigurojnë prindërve:

Aktivitetet dhe përvojat e rekomanduara që synohen në aftësi të caktuara;

Inkurajojnë fëmijët dhe familjet që të merren me mjedisin e tyre;

Artet dhe idetë kreative të hartimit, të cilat kanë për qëllim t'u ofrojnë fëmijëve mundësi për të procesuar përvojat e tyre, ndërsa zhvillojnë aftësi njohëse, gjuhësore dhe motorike të shkëlqyera.

Përmirësime të sugjeruara në përvojat e përditshme për të mbështetur zhvillimin holistik.

Mësuesit do të zhvillojnë takime online dy herë në javë (e hënë dhe e enjte) dhe do të kontrollojnë individualisht secilin fëmijë përmes video konferencave një herë në javë. Mësuesit gjithashtu do të kenë “office hours” çdo ditë gjatë ku prindërit dhe nxënësit mund të kontaktojnë me ta. Ju lutemi shikoni orarin e nxënësve më poshtë.

Klasët PreK

Koha Klasa PreK

10:00 -10:30 Mësuesi kujdestarë

E hënë & e enjte

11:00 - 13:00

Individualisht me cdo fëmijë përmes video konferencës

E martë, e mërkurë, e premte

Vitet e hershme (Cerdhe - klasa 3)

Page 20: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

19

Klasa K4/5 A Klasa K4/5 B

Koha Lënda Koha Lënda

10:00-11:00 Mësuesi kujdestarë 10:00-11:00 Mësuesi kujdestarë

11:15-11:55 Gjuhë shqipe

(Gjuha shqipe do të

mbahet cdo dy ditë).

11:15-11:55 Gjuhë shqip – e martë dhe

e premte

12:10-12:50 Edukatë

fiizke/Library/ART/ESL

(Nga e hëna në të enjten

një herë në javë bazuar në

këtë renditje.)

12:10-12:50 Ed. fizike- e martë

ART- e enjte

Klasët 1A & 1B

Klasa 1 A Klasa 1 B

Koha Lënda Koha Lënda

10:00-11:00 Mësuesi kujdestarë 10:00-11:00 Mësuesi kujdestarë

11:15-11:55 Edukatë

fiizke/Library/ART/ESL

(Nga e hëna në të enjten një

herë në javë bazuar në këtë

renditje.)

11:15-11:55 Edukatë

fiizke/Library/ART/ESL

(Nga e hëna në të enjten

një herë në javë bazuar në

këtë renditje.)në këtë renditje.)

12:10-12:50 Gjuhë shqipe

(Gjuha shqipe do të mbahet

cdo dy ditë).

12:10-12:50 Gjuhë shqipe

(Gjuha shqipe do të

mbahet cdo dy ditë).

Page 21: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

20

Klasët 2A & 2B

Klasa 2 A Klasa 2 B

Koha Lënda Koha Lënda

10:00-10:40 Gjuhë shqipe 10:00-11:00 Mësuesi kujdestarë

11:15-11:55 Edukatë

fiizke/Library/ART/ESL

(Nga e hëna në të enjten një herë në javë bazuar në

këtë renditje.)

11:15-11:55 ART (të hënën) /ESL (e martë)

/PE (e mërkurë)

/Library (e enjte) (Nga e hëna në të enjten

një herë n javë bazuar në

këtë renditje.)

12:10-13:00

Mësuesi kujdestarë 13:10-13:50 Gjuhë shqipe

Klasët 3A & 3B

Klasa 3 A Klasa 3 B

Koha Lënda Koha Lënda

10:00-10:40 Gjuhë shqpie 10:00-11:00 Mësuesi kujdestarë

11:00-12:00 Mësuesi kujdestarë 12:15-12:55 Edukatë

fiizke/Library/ART/ESL

(Nga e hëna në të enjten një herë në javë bazuar në

këtë renditje.)

12:15-12:55 Edukatë

fiizke/Library/ART/ESL

(Nga e hëna në të enjten një

herë në javë bazuar në këtë

renditje.)

13:00-13:40 Gjuhë shqipe

Page 22: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

21

Klasët 4-5

Koha Klasa 4 Klasa 5

9:00-11:00 Mësuesi kujdestarë Mësuesi kujdestarë

11:00-11:45 Gjuhë shqipe Art

13:00-13:45 Ed. fizike/ESL/Library Ed. fizike/ESL/Library

14:00-14:45 Art Gjuhë shqipe

Klasët 6-8

Nxënësit do të ndjekin këtë linjë kohore bazuar në orarin që u është dhënë në fillim të semestrit.

Koha Dita A Dita B

9:00:9:45 1st Period 1st Period

10:00-10:45 2nd Period 2nd Period

11:00-11:45 3rd Period 3rd Period

14:00-14:45 4th Period 4th Period

Klasët 9-12)

Nxënësit do të ndjekin këtë linjë kohore bazuar në orarin që u është dhënë në fillim të semestrit.

Page 23: Plani i mësimit në distancë - American School of Kosova...2 Mësimi në distancë në American School of Kosova American School of Kosova njeh vler ën e m simit personal, mardh

22

Koha Dita A Dita B

10:00-10:45 1st Period 1st Period

11:00-11:45 2nd Period 2nd Period

13:00-13:45 3rd Period 3rd Period

14:00-14:45 4th Period 4th Period

15:00-15:30 After School Support After School Support

After School Support Schedule për nxënësit e shkollës së mesme që kanë nevojë për rikthim kredie:

Të hëneve- Gjuhë angleze

Të marteve- Matematikë

Të mërkureve-Shkencë/Gjuhë e huaj

Të premteve-Shkenca sociale/Gjuhë shqipe

Mësuesit e shkollës së mesme duhet t'u japin nxënësve kohë për të punuar individualisht në detyra.

Mësuesit janë në dispozicion përmes Google Hangouts Meet për të ndihmuar nxënësit sipas nevojës

dhe kërkesës.

*After School Support për klasët 1-8 nuk do të mbahet gjatë kohës që shkolla është e mbyllur.

Nxënësit do të takohen me specialistët e mësimit dhe mësuesit e ESL personalisht gjatë ditës pasiqë

kanë nevojë për mbështetje shtesë. Prindërit janë të inkurajuar të kontaktojnë koordinatorët

divizonalë dhe drejtoreshat nëse mendojnë se fëmiu i tyre ka nevojë për mbështetje shtesë.