plani lokal i veprimit pËr biodiversitetin · 2013. 1. 17. · plvb dhe synimet . plani lokali...

45
Bashkia Peshkopi PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN 2010 Mbështetur nga

Upload: others

Post on 01-Jan-2021

2 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

Bashkia Peshkopi

PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR

BIODIVERSITETIN

2010

Mbështetur nga

Page 2: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 2nga 45

Page 3: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 3nga 45

Përmbajtje

Qëllimet e PLVB ............................................................................................................................................ 4VIZIONI .......................................................................................................................................................... 5PLVB DHE SYNIMET ..................................................................................................................................... 5HYRJE ............................................................................................................................................................ 6

Përshkrimi i njësive vendore dhe demografisë së rrethit Dibër ............................................................... 7Klima ......................................................................................................................................................... 8

1. VLERAT E NATYRËS dhe VEPRIMTARIA NJERËZORE .......................................................................... 101.1 BURIMET NATYRORE ......................................................................................................................... 10Pyjet e Kullotat ........................................................................................................................................ 10Pasuritë ujore dhe peshkimi ................................................................................................................... 10Pasuritë minerale .................................................................................................................................... 11Tokat dhe aktivitetet prodhuese ............................................................................................................ 11Bota shtazore .......................................................................................................................................... 12Bimët mjekësore ..................................................................................................................................... 13Erozioni ................................................................................................................................................... 141.2 AKTIVITETI NJERËZOR ........................................................................................................................ 14Shfrytëzimi i inerteve .............................................................................................................................. 14Mbetjet urbane ....................................................................................................................................... 15Turizmi .................................................................................................................................................... 15

2. MJEDISI SOCIAL dhe EKONOMIK ......................................................................................................... 182.1 Popullsia ............................................................................................................................................ 182.2 Arsimi ................................................................................................................................................ 182.3 Shëndetësia ....................................................................................................................................... 192.4 Kultura, sporti dhe mjediset argëtuese ............................................................................................ 202.5 Mjedisi ekonomik .............................................................................................................................. 20Vlerësim i burimeve natyrore ................................................................................................................. 22Vlerësimi dhe bashkërendimi i projekteve e donacioneve për zhvillimin e bashkisë ............................ 22

3. VLERA TË VEÇANTA NATYRORE dhe EKO-TURISTIKE ......................................................................... 23A- PRODHIME TË TRADITËS DIBRANE ..................................................................................................... 23B- KORABI –PASURI BIOLOGJIKE ME E MADHE E RAJONIT, PROPOZUAR PËR ZONË TË MBROJTUR ..... 27

4. PËRCAKTIMI I NEVOJAVE DHE PROBLEMEVE ..................................................................................... 315. PLANI I VEPRIMEVE .............................................................................................................................. 36

Page 4: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 4nga 45

Qëllimet e PLVB

Qëllimet e Planit Lokal të Veprimit për Biodiversiten për Bashkinë e Peshkopisë:

1. Përcaktimi, vlerësimi i gjendjes së natyrës në hapësirën administrative të bashkisë Peshkopi, por dhe më gjerë në Qarkun e Dibrës;

2. Vlerësimi i problemeve dhe rreziqeve që i kanosen pasurive natyrore dhe larmisë bilogjike në veçanti si dhe vlerësimi i cilësisë së jetës në përgjithësi;

3. Përcaktimi i strategjive specifike dhe aktivitetetve për uljen e rreziqeve nga ata më serioze në dëmtimin e vlerave të biodiversitetit;

4. Përmirësimin e situatës së përgjithëshme ekologjike në Bashkinë e Peshkopisë dhe në Rajonin e Dibrës në përgjithësi, nëpërmjet përcaktimit të masave konkrete, strategjive ekonomike dhe mjedisore më efikase;

5. Rritjen e vetëdijes dhe përgjegjësisë qytetare për ruajtjen e vlerave të biodiversitetit, të rritjes së përkrahjes së komunitetit për aksione dhe investime ekologjike;

6. Rritjen e cilësisë së vetëqeverisjes lokale dhe përfshirjes së shoqërisë civile, për qeverisjen me programe miqësore me mjedisin si dhe zbatimin e tyre, promovimin e vlerave të biodiversitetit, tërheqjen e donatorëve për financimin e projekteve etj.

Page 5: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 5nga 45

VIZIONI

Vizioni i Planit të Veprimit për Biodiversiten për Bashkinë e Peshkopisë dhe Rrethin e Dibrës është që ky rajon të jetë një zonë pioniere për ruajtjen e natyrës, ku zhvillimi njerëzor dhe bota e gjallë të integrohen së bashku në mënyrë të qëndrueshme.

PLVB DHE SYNIMET

Plani Lokal i Veprimit për Biodiversitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore që pasqyron:

• përparësitë dhe detyrat në fushën e mjedisit, • veprimtaritë e masat që do të ndërmerren për zgjidhjen e tyre, • identifikon organet e strukturat që do të angazhohen, secila në linjën e vet, si dhe • përllogarit kostot dhe mbështetjen financiare të nevojshme.

Ky plan hartohet në nivel lokal nga Bashkia Peshkopi. Zbatimi i këtij plani është konceptuar që të mbështetet në metodën gjithëpërfshirëse ku çdo individ i komunetit të ketë të drejtën e dhënies së kontributit të tij në këtë proces.

Përmes përgatitjes së PLVB: Synimet e PLVB

• zhvillohen aftësitë e pushtetit vendor, subjekteve të ndryshme të interesuara për mjedisin dhe gjithë komunitetit;

• nxitet bashkëpunimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror, organizatave jofitimprurëse, biznesit dhe subjekteve të tjera mjedisore, duke përkrahur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesmarrjen publike në procesin e vendimmarrje;

• nxiten nisma vendore për zhvillimin e qëndrueshëm, nëpërmjet përdorimit të vlerave të biodiversitetit dhe kultivimit të natyrës;

• promovohen vlerat e veçanta të natyrës dhe rriten mundësitë për turizëm ekologjik.

Page 6: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 6nga 45

HYRJE

Bashkia Peshkopi është pjesë administratrive dhe territoriale e Rrethit Dibrër, i cili ka një sipërfaqe prej 863 m2, shtrihet në verilindje të Shqipërisë, në dy anët e luginës së lumit Drin i Zi, ne një terren kodrinor malor. Ai përshkohet nga dy vargmale me drejtimin veri-jug. Ky rreth është vendosur në këto kordinata gjeografike:41o 53’ 20”,dhe 41o 33’ 40” gjërësi gjeografike veriore dhe 20o 34’ 50” dhe 200

Në mes të këtyre dy vargmaleve gjendet lugina e lumit Drini i Zi, me drejtim Jug-lindje, veri-perëndim. Lugina e këtij lumi, me thyerje e platforma, valëzime dhe thellime me bukuri fantastike, në dy anët e së cilës gjenden vargje të larta malore, e bëjnë mjaft interesante relievin e këtij rrethi.

07’ 00” gjatësi gjeografike lindore.

Kufizohet në Veri-Lindje më Republikën e Kosovës dhe të Maqedonisë me një gjatësi kufitare 90 km. Në veri kufizohet më rrethin e Kukësit më 75 km vijë kufitare. Në perëndim me Mirditën 13 km vijë kufitare dhe me rrethin e Matit më 60 km vijë kufitare. Në jug më Bulqizën 27,8 km vijë kufitare. Rrethi i Dibrës ka një reliev kodrinor-malor që varion nga 350 m mbi nivelin e detit (lugina drinit të zi) deri në 2751 në majën ë Korabit Qendra e rrethit është qyteti i Peshkopisë me afërsisht 18.720 mijë banorë shtrihet 190 km nga kryeqyteti dhe 20 km largësi nga pika e doganës së Bllatës në Maqellarë. Peshkopia ka klimë

Page 7: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 7nga 45

kontinentale mesdhetare me verë të ngrohtë (mbrëmje të freskëta) dhe dimër të ftohtë që mund të zgjasë nga 5 deri në 6 muaj Peshkopia është qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm i qarkut të Dibrës. Peshkopia ndodhet në Shqipërinë verilindore në lartësinë 670 m mbi nivelin e detit dhe 20 km nga kufiri me Maqedoninë. Distanca nga Tirana është 190 km. Qyteti shtrihet në një terren të gjelbëruar dhe kryesisht malor.

Përshkrimi i njësive vendore dhe demografisë së rrethit Dibër

Tipare të zhvillimit demografik Sipas pë dhënave të INSTAT në rrethin e Dibrës banojnë 75.262 banore në 15.394 familje me rreth 4.9 anëtare për familje. Ka një dendësi 70 banorë/km. Duke analizuar të dhënat del se nga rrethi Dibër nga viti 1990 janë larguar 24.106 banorë pasi në vitin 1990 ky rreth kishte afro 99.368 banorë. Kjo popullsi është vendosur në Tiranë 67 %, Durrës 21% dhe rrethe si: Lushnje, Fier, Lezhë, Kavajë, deri Sarandë dhe Shkodër. Vendbanmet sa vijnë e rrallohen duke u ngjitur në lartësi të larta dhe duke u larguar nga qendra e rrethit. Komunat me më pak popullsi dhe që dallohen qartë për rënie në këtë drejtim janë: Lura, Selishta, Reçi, Luznia Muhuri etj. Rrethi i Dibrës bën pjesë në Qarkun e Dibrës dhe nën administrimin e vetë përfshihen bashkia Peshkopi dhe 14 komuna që janë: Bashkia Peshkopi Peshkopia është kthyer në qytet pas viteve 1945. Në këtë kohë jeta e këtij qyteti ka qenë përroi i Llixhave dhe disa shtëpi rreth e qark, një shkollë, disa dyqane e zyra shtetërore, pa rrugë dhe ku mbizotëronte analfabetizmi e sëmundjet e ndryshme. Më vone ky qytet filloi të zhvillohej duke u shëndruar në një qytet të blirit, me ajër të pastër e klimë të shëndeteshme malore e shoqëruar edhe me mundësi të zhvillimit të turizmit malor e familjar. Peshkopia është e vendosur në një pjesë shumë të bukur përsa i përket natyrës. Malet që e rrethojnë janë të gjelbër. Qyteti ndahet në mes nga përroi i Llixhave ku në lindje ndodhet lagja Dobrovë dhe në perëndim pjesa tjetër e qytetit. Peshkopia është një qytet i gjelbër me shumë drurë dekorative të kultivuar në hapësirat e gjelbëra të qytetit. Ata janë rreth 1700 copë kryesisht pishë e zezë, bredh, cedër, ligustër, bliri, gështenjë e egër, shelg lotues, panjë fletëfrashër dhe mali, mështekën, gledicie etj. Peshkopia ka një sipërfaqe prej 191,5 ha nga të cilat 7,3 ha janë parqe dhe lulishte. Megjithatë nuk ka parqe të mirëfillta në të cilat qytetarët mund të pushojnë dhe shëtisin së bashku me familjet e tyre. Sipërfaqja e pyjeve është afërsisht 16, 6 ha dhe ka një tendencë në rritje.

Në rrethin e Dibrës përfshihen edhe 14 komuna: 1. Komuna Arras 2. Komuna Fushë-Çidhën 3. Komuna Muhur 4. Komuna Kala Dodës 5. Komuna Kastriot 6. Komuna Lurë 7. Komuna Luzni 8. Komuna Maqellarë 9. Komuna Melan

Page 8: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 8nga 45

10. Komuna Tomin 11. Komuna Selishtë 12. Komuna Sllovë 13. Komuna Zall Dardhë 14. Komuna Zall – Reç

Klima

Rrethi i Dibrës bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare malore dhe atë mesdhetare para-malore meqenëse është pjesë e pellgjeve të lumejve të Drinit. Në formim të kësaj klimë kanë ndikuar faktorë si lartësia dhe relievi e territorit, ndikimi i madh i klimës kontinentale nëpërmjet erave që vijnë nga grykat dhe qafat nga brendësia e Gadishullit Ballkanit. Si rezultat kjo klimë dallohet për klimë të ashpër, të gjatë dhe me reshje të mëdha të dëborës dhe verë të freskët por pa reshje . Temperatura mesatare vjetore arrin në 110 C. Janari është muaji më i ftohtë me një temp. mesatare minus 20C, ndërsa muaji më i nxehtë, gushti me një temp. rreth 210C. Temperaturat e ftohta arrijnë deri mbi minus 220

Për sa i përket dukurive negative të klimës mund të themi se ajo ka karakter kapriçoz, pra ajo ka diktuar edhe vendosjen dhe mënyrën e ndërtimeve në këtë rreth. Po ashtu, kjo klimë është edhe shumë e shëndetshme, por nuk lejon kultivimin e të gjitha llojeve të bimëve si rezultat i ngricave të gjata dhe reshjeve të mëdha të borës, të cilët jo pak herë kanë shkatërruar prodhimet bujqësore dhe i ka dhënë drejtim të gabuar zhvillimit ekonomik.

C. Rreshjet janë nën mesataren e vendit, ku mesatarisht bien rreth 912m/vit. Për reshjet e dëborës mund të themi se fillojnë mesatarisht me 1 nëntor dhe data e mbarimit është 20 mars. Shtresa maksimale shkon 1,5 m në shpatet e malit.

Temperaturat

020406080100120140160

0

5

10

15

20

25

JAN SHK MARS PRILL MAJ QERSHKORRGUSHT SHAT TET NEN DHJE

Diagrama klimatike e PESHKOPISE

Page 9: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 9nga 45

Disa tregues temperature reshje të periudhës 1999-2009

Temp.mes. ditore Tem. Absolute Reshje shiu Reshje bore

Viti M

es.v

jeto

r

Max

Mua

j

Min

mua

j

Mes

.

vjet

or

Max

Mua

j

Min

mua

j

Gjit

h m

m

Mes

vje

t

Dit

me

shi

Nr.

dite

ve

Lart

ësia

e

borë

s cm

2009 11.2 26.9 -9.1 17.2 34.1 -6.2 470 53 18 20

Korrik Janar Korr Janar Shkurt

2008 10.9 36 -7.1 18.5 36 -8 852 73 21 8

Qershor Janar Gusht Shkur Janar

2007 9.9 28.2 -8.7 16.6 32.3 -7.9 793 82 17 30

Gusht Janar Korik Janar Janar

2006 11.1 29.7 -7.7 15.4 31.4 -5.1 920 87 18 25

2005 10.5 33.2 -9.5 17.1 30.6 8.2 1100 99 27 32

2004 10,9 25,8 -7,7 16,4 33,5 -12,5 1256 90 28 25

2003 12,6 36 -7 18,5 37 -8 736,9 70 18 10

2002 11,7 22,8 -7,5 17,4 36,2 -11,6 758 30 36 12

2001 11,8 26,7 -6,6 17,2 34,5 -9,6 665 15 15 11

2000 8,8 26,1 -11,8 15,4 33,5 -17,2 834 25 29 90

1999 12 26 -9,6 17,1 33,6 12 715 17 45 80

Page 10: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 10nga 45

1. VLERAT E NATYRËS dhe VEPRIMTARIA NJERËZORE

1.1 BURIMET NATYRORE

Pyjet e Kullotat

Pyjet zënë rreth 66% të sipërfaqes së përgjitheshme të qarkut, duke përbëre një potencial të rëndësishëm mjedisor dhe ekonomik. Në rrethin e Dibrës përfshihen tre zona fitoklimatike nga 4 që ka Shqipëria, dhe konkretisht: (i)- zonën e gështenjës (Castanetum); (ii) zonën e ahut (Fagetum); (iii) zona e hormoqit (Picetum); dhe (iv) zonën e kullotave alpine (Alpinetum) Në kuadrin e decentralizimit dhe rritjes së kompetencave të pushtetit vendor, rreth 60% e fondit pyjor ju janë dhënë në administrim njësive të qeverisjes vendore. Këto pyje përfshijnë teritore të cilat ato i kanë në administrim dhe që po mbështeten me investime nga projekti i pyjeve i Bankës Botërore, i cili ka si qëllim rimëkëmbjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tyre. Relievi dhe klima e favorshme bëjnë që në këtë zonë të ndodhen të gjitha katet bimore të vendit tonë, duke filluar me shkurret mesdhetare deri në livadhet alpine. Në lartësinë deri në 800 m rriten disa lloje dushqesh si bunga, shparthi, qarri, etj., dhe mbi këtë lartësi takohet kryesisht ahu (Fagus silvatica), pisha e zezë (Pinus nigra), rrobulli (Pinus heldreichi), bredhi i bardhë (Abies alba), arneni (Pinus peuce), lajthia (Corilus coturna), mështekna (Betula pendula) etj, të cilat pas viteve 90, si rezultat i shfrytëzimit pa kriter kana pësuar dëme të shumta. Tab. Fondi pyjor i Qarkut Dibër

RRETHI Pyje Livadhe e Kullota Sip. totale Sip. Prodhuese

Dibër 34 193 ha 24 300 ha 12 899 ha V.O. – Të dhënat e tabelës janë marrë nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor

Pasuritë ujore dhe peshkimi

Pasuritë ujore të këtij rajoni përbëhen nga ujrat sipërfaqësore (lumenjtë, përrenjtë, liqenet artificiale e ato natyrore) dhe ujrat nëntokësore. Shfrytëzimi i këtyre burimeve ujore bëhet kryesisht për vaditjen e tokave bujqësore dhe ujë të pijshëm për banorët e zonave përreth si dhe për kultivimin e peshkut në mënyrë artificiale. Baseni kryesor ujor përbëhet nga dega kryesore e lumit Drini i Zi, që merr me vete disa degë të tjera si: Molla, Seta, Grama, Veleshica, Murra, etj. Këto degë kanë karakter të vrullshëm dhe me prurje të mëdha në kohën e shkrirjes së borës, gjë që i bën të jenë shumë të dëmshëm dhe të shkatërrojnë çdo gjë që u del para duke sjellë shumë materiale të ngurta e shkaktuar përmbytje të tokave përreth. Midis pasurive të shumta vlejnë për t’u përmendur edhe liqenet shumë të bukura të Lurës, liqenet e Kacnisës e Balgjait, liqenin e Gramës, burimin e llixhave si edhe disa burime të vogla në afërsi të qytetit .

Page 11: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 11nga 45

Pasuritë hidrike kanë ndihmuar jo pak në zhvillim ekonomik të këtij rrethi si në energji, ujitje, peshkim, industri, etj., por këto burime shërbejnë edhe për tërheqje të turistëve si për turizëm balnear, argëtues, pushues, ekoturizëm etj. Në rrethin e Dibrës ka vetëm një ekonomi të kultivimit artificial të troftës, në komunën Arras, në derdhje të lumit Setë për në lumin Drin. Njëkohësisht në ujrat sipërfaqësore të këtij rajoni rriten edhe një sërë peshqish autoktone (natyrore) si trofta, krapi, mlyshi, skobus etj. Gjuetia në mënyrë të paligjëshme, me lëndë plasëse, klor dhe rrymë elektrike, ndryshimi i herë pas hershëm i regjimit të shtratit lumor kanë ndikuar shumë në uljen e sasisë së peshkut dhe ruajtjen e vazhdimësisë së jetës në këto ujra.

Pasuritë minerale

Gjeologjia Rethi i Dibrës ka një ndërtim të larmishëm gjeologjik, i cili përbëhet nga molasat e plio-kuarternarit, flishiri dhe formacione të tjera magmatike dhe depozitime të kuaternarit. Vendin kryesor e zënë molasat e plio-kuarternarit, por gjejmë edhe rreshpet e paleozoit si dhe gëlqeroret e mesozoit që janë edhe formacionet më të vjetra të vendit tonë, kurse shkëmbenjtë efuzivë dhe flishet ndërtojnë skajin më jugor të vargut të Korabit ku gjejmë edhe formacione karbonatike dhe ultra-bazike. Ndërtimi gjeologjik në këtë rreth mundëson zhvillimin, pasi kjo zonë është e pasur me minerale, lëndë ndërtimi dhe mermere. Këto formacione kanë bërë që ky rajon të ketë pasuri të shumta minerale ku veçojmë kromin ne Selishtë e Lurë, bakrin në Cerjan e Lurë, mermerin në Muhurr, Arras, Rec, gipsin në përroin e llixhave, Bahutë Vrenjt, Kala e Dodës, hekurin në stanet e Preshit, Serokol, boksided në Lurë, bojra dheu në Bllicë, Sohodoll, Kabë, Erëbarë, squfurin në Kërcisht, dhe argjilat në Kastriot, Kubën dhe Dohoshisht. Pasuritë minerale që përmendën më sipër, përgjithësisht janë të pa shfrytëzuar, duke përjashtuar objektet e kromit që shfrytëzohen aktualisht dhe ato të mermerit e argjilës, të cilat sot nuk shfrytëzohen.

Tokat dhe aktivitetet prodhuese

Shtrirja nga 380m deri në lartësi të Korabit ka bërë që në të gjejmë shumë breza dhe nën breza tokash duke ndikuar drejtë për drejtë në bimësinë e zonës. Larmia e kushteve natyrore pedogjenetike ka kushtëzuar edhe shumëllojshmërinë e tokave. Në këtë drejtim dallohen:

• Tokat e kafenjta - kanë shtrirje jo të madhe dhe zënë 20 % të territorit të zonës shtrihen në lartësitë 600-1000 m mbi nivelin e detit, sidomos në pjesën veriore përgjatë luginave.

• Tokat e murrme pyjore - ose të pyjeve të ahut dhe të pishës që shtrihen në lartësitë 1000-1200 m mbi nivelin e detit duke zënë pjesën më të madhe të kësaj malësie rreth 40%. Ato i gjejmë të përhapura në pjesën qendrore, jugore dhe atë lindore

• Tokat livadhore-malore - këto toka zënë 40 % të territorit të kësaj malësie dhe shtrihen në lartësitë mbi 1700 m mbi nivelin e detit. Ato i gjejmë të përhapura në lindje të zonës, dhe formohen mbi gëlqeror, në kushte të një klime të ashpër dhe me reshje, kurse relievi i tyre është heterogjen dhe dallohet për copëtim dhe pjerrësi të mëdha.

Nga të dhënat rezulton se sipërfaqja e përdorur bujqësore përbën 12% të fondit total bujqësor. Pyjet dhe kullotat përbëjnë 77% dhe toka e papërdorur 11%.

Page 12: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 12nga 45

Tab. Struktura e sipërfaqes dhe toka e papërdorur në ha për vitin 2010

Qarku Sip përgj. Toke arë Pemë frutore Vreshta Pyje Livadhe

kullota Tokë e papëdorur

dibër 66189 10328 742 43 34193 12899 7964 në % 35 49 74 33 30 39 44

Në rrethin e Dibrës blegtoria është shumë e rëndësishme dhe ka qenë gjithnjë baza e ekonomisë bujqësore. Numri i krerëve të bagëtisë në vitin 2003, në këtë rreth ka qenë 17.266 krerë gjedhë, 53.010 krerë të leshta dhe çdo banori të Dibrës i takon rreth 422 litra qumësht e 47 kg mish ne vit.

Tab. Prodhimet blegtorale per vitin 2010

PRODHIMET SASIA NE TON Qumesht 30240 Mish 3200 Veze 19000 Mjalt 76 Lesh 90

Industria në këtë rreth ka qenë gjithmonë një degë e dytë. Pas viteve ’90 u shkatërruan edhe ato pak objekte industrial që ekzistonin. Tani po vihet re një mëkëmbje e vogël e kësaj degë në drejtim të industrisë ushqimore, prodhimit të miellit, të pijeve të ndryshme, përpunimit të produkteve bujqësore e blektorale si dhe ajo e lëndëve të para për ndërtim

Bota shtazore

Page 13: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 13nga 45

Larmia dhe pasuria që ka kjo zonë si në aspektin klimatik, atë të tokave, të florës etj., ka krijuar kushte shumë të favorshme për zhvillimin e një bote shtazore shumë të larmishme. Këtë gjë e dëshmon ekzistenca e shumë llojeve të veçanta sipas karakterit të habitatit. Bota shtazore është shtrirë në gjithë teritorin si në atë të shkurreve, të pyjeve të dushkut, të ahut, e në lartësinë e kullotave alpine dhe të pak habitateve ujore. Në habitatet e dushkut, habitat ky që në 20 vitet e fundit vërehet një rimëkëmbje dhe rigjenerim i plotë i tij, në të gjitha vlerat e biodiversitetit, ka gjetur kushte zhvillimi dhe jetese shumë lloje të kafshëve të egra si: lepuri, thëllënxa e malit, derri i egër, ujku, dhelpra, etj. Në habitatet e pyjeve të ahut dhe të pishës, që janë më të dëmtuara vitet e fundit dhe që vërehet një dëmtim i ekosistemeve dhe i faktorëve të biodiversitetit në tërësi, gjejmë një numër më të vogël të kafshëve të egra që jetojnë në këto zona si ariu, ujku, shqiponja, rrëqebulli, dhia e egër, kaprolli, etj. Në habitatet e ujrave të kthjellta dhe të ftohta të këtyre lumenjve takohet trofta e egër dhe disa lloje të tjera peshqish autokton që e bën këtë zonë të dallueshme nga zonat e tjera të vendit. E gjithë kjo, pasuri e botës shtazore dhe me vlera të veçanta ofron kushte për zhvillimin e turizmit malor, familjar, sportiv, ekologjik, çlodhës, etj.

Bimët mjekësore

Në rrethin e Dibrës vlerë të madhe për ekonominë e komunitetit kanë edhe shfrytëzimi i burimeve natyrore (bimëve mjekësore), të cilat kanë një përhapje të gjerë në shumë zona të këtij rajoni. Ndër këto bimë me vlera të mëdha mjekësore mund të përmendim: dëllinja e zezë (Juniperus nigra), dëllinja e kuqe (Juniperus ohycedrus), lulkuqja (Papaver rhoeas), sherebela, qershia e egër, trumza, trëndafili i egër (Rosa kanina), mullaga (Malva sulvestris), salepi (Orchis mascula), hithra (Urtica dioica), kamomili (Chamomilla recutita), blini, çaji i malit (Sideritis roeseri), murrizi (Crataegus monogyna), etj., të cilat mblidhen nga banorët e grumbullohen nga subjektet të licensuara të rrethit. Më pas dërgohen sipas destinacionit për eksport. Theksojmë se ky potencial burimesh natyrore ndikon ndjeshëm në rritjen e të ardhurave e mirëqenies të banorëve në zonat rurale, si dhe kanë ndikim në uljen e varfërisë dhe papunësisë.

Page 14: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 14nga 45

Në rrethin e Dibrës, duke qenë që kushtet e mjedisit si dhe pozicioni gjeografik janë të përshtatshëm për rritjen dhe zhvillimin e shumë llojeve me vlerë, duhet që të jetë në qendër të vëmendjes një përkujdesje ndaj rregullave dhe kritereve të vjeljes e grumbullimit të këtyre pasurive natyrore, me qëllim menaxhimin e qëndrueshem të tyre.

Erozioni

Fenomeni i erozionit është prezent për vetë pozicionin gjeografik dhe shtrirjen vertikale të teritorit të rrethit. Kjo dukuri vërehet kryesisht në tokat e ish kooperativave bujqësore apo siç quhen sot toka të abandonuara. Këto terene, duke qenë që nuk janë trajtuar dhe kujdesur për to, në këto 20 vitet e fundit, janë bërë objekt i gërryerjes dhe i zhvillimit të fenomenit të erozionit në to. Këto lloj tokash janë karakteristike në shpatet e pjerrta të dy vargmaleve që përkufizojnë rrethin e Dibrës. Deri në vitet ’90 fenomeni i erozionit ishte i përhapur kryesisht në pyjet e dushkut, pasi këto pyje ish objekt i degradimit dhe shkatërimit. Pas viteve’90 ky fenomen filloi të zvoglohet në këto territore, në sajë të përkujdesjes së komuniteteve lokale, për pyjet pranë fshatrave. Gjithashtu, sot vërehet dukuria e erozionit në shpatet e përrenjve, kjo dhe për mungesën e investimeve në ndërtimin e veprave hidroteknike, siç janë pritat me mur guri, pritave me tel gabion, panelave horizontale, etj., dukuri, e cila më e theksuar vërehet në përroin e Peshkopisë, burimet e të cilit e kanë origjinën nga lartësitë e mëdha të fshatrave Cerjan e Rabdisht, si dhe në përrenjtë e Gramës e Veleshicës, të cilët depozitojnë sasi të mëdha materiali në tokat bujqësore të bregut të lumit Drin i Zi. Identifikimi i këtyre faktorëve për të ardhmen detyron marrjen e masave për parandalimin e këtij fenomeni. Në një analizë të faktorëve të tjerë që mund të përmendim janë:

• Ndërhyrjet pa kriter në pyje që kanë çuar në pakësimin ose zhdukjen e bimësisë së lartë në faqet e shpateve të maleve e luginave, kanë ndikuar në rritjen e këtij fenomeni.

• Prishja apo dëmtimi i pritave dhe për rrjedhojë, rritja e shpejtësisë të ujrave të përrenjve malore. Kjo ka bërë që në fshatin Katundi i Ri, Zbinec, Zall-Dardhë, Lugje, etj., lumi i Drinit të Zi dhe këto përrenj malorë të rrezikojnë shumë shtëpi banimi e toka bujqësore, dëmtim të rrugëve rurale, etj.

• Ndërhyrjet në ngushtimin e shtretërve të përrenjve, ndërtimin e objekteve në afërsi të tyre shtojnë rreziqet nga përrenjtë.

• Ndryshimi i kushteve të klimës të shoqëruara me ndryshime të shpeshta atmosferike, të mikroklimës.

• Ndryshimi i florës në brigjet e lumit, shkretëtirizimi i brigjeve. • Ndërhyrjet e njeriut në natyrë nga prerjet dhe zhdukja e bimësisë tradicionale. • Shfrytëzimi pa kriter i inerteve në shtratin e këtij lumi.

Për sistemimin e lumit Drin i Zi dhe përrenjtë malorë të këtij rrethi, janë ndërtuar një seri pritash dhe argjinaturash përgjatë rrjedhës së tyre si në përrenjtë e rrëmbyeshëm të Gjelagjoshit, Gramës, Luznisë, Zall Sinës, etj. Janë ndërmarrë projekte dhe janë ndërtuar prita të reja por shpesh ato nuk kanë qenë efikase.

1.2 AKTIVITETI NJERËZOR

Shfrytëzimi i inerteve

Page 15: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 15nga 45

Nga vrojtimet tona dhe materialet e grumbulluara mund të themi se, inertet në lumin Drin i Zi si dhe shtretërit e përrenjve janë shfrytëzuar pa asnjë lloj kriteri, në shumë raste pa licensa të rregulla të shtetit. Edhe në ditët e sotme vazhdon shfrytëzimi i tyre si në zonën e Fushë-Cidhnës, Muhurrit, Luznisë, Përgjegjëve, Podgorcës, etj., objekte shfrytëzimi që lidhen me aluvionet e shtratit të lumit Drini i Zi, si dhe në shtretërit e përrenjeve të Veleshicës, Gramës, Gjelagjoshtit, Llixhave, Melanit, Pesjakës etj., duke marrë prej tyre sasi të konsiderueshme inertesh (proluvionesh) në një kohë kur nevojat për materiale inerte duhen siguruar nga gurorët. Sot aktualisht në qarkun e Dibrës kemi 6 impiante për përpunimin dhe prodhimin e inerteve, ku në luginën e lumit Drin i Zi kemi 3 impiante, të cilat janë ngritur në Muhurr e Vajmëdhej. Gjithashtu, shfrytëzim inertesh, pa përpunim, kryhet edhe në Fush-Cidhën, Katundi i Ri, shelgu i Brezhdanit, Podgorcë dhe përroin e Përgjegjës. Materiali që shfrytëzohet është kryesisht proluvial. Të gjithë e pikat e shfrytëzimit të inerteve në lumin Drin preken nga zbatimi i projektit, por ato janë të pa-licensuara nga organet kompetente dhe punojnë në mënyrë ilegale.

Mbetjet urbane

Që në fillim nënvizojmë se problemi i mbetjeve urbane të qytetit të Peshkopisë është zgjidhur provizorisht në vitin 2002. Për caktimin e vend depozitës së mbetjeve urbane të qytetit u bashkëpunua me SNV-në dhe nga granti i qeverisë Daneze u investua në zbatimin e projektit për ndërtimin e vend-depozitimit të këtyre mbetjeve, në një vend të përshtatshëm, që ndodhet në pjesën Jug-lindore të qytetit, pa rreziqe gjeologjike etj., për një periudhe mbi 25-vjeçare. Ajo ç’ka është shqetësuese në këtë vend-depozite ka të bëjë me djegien e mbetjeve duke çliruar gazra të dëmshme për shëndetin e popullatës, në vend që atë të mbulohen sipas teknologjisë se përcaktuar. Për të eliminuar ndotjet e mjedisit, ka ardhur koha për të ndërmarrë studime të tilla edhe për qendra të tjera më të vogla si Maqellara, Muhurri, Kastrioti, Tomin, Melani etj.

Turizmi

Rajoni i Dibrës shtrihet në lindje të Shqiperise në një terren përgjithësisht të thyer malor, por i kombinuar në të ashtuquajturën zonë e ulët që fillon nga lumi Drin i zi dhe sa vjen e lartësohet në pllaja, kodra dhe male të thepisura deri në kufi me Republikën e Maqedonisë. Vargmalet e Korabit, malit më të lartë në Shqipëri kanë një bukuri të rrallë. Ato mbajnë mi supe kreshta malesh të përbëra nga guri gëlqerorë dhe formacione gipsi, të veshura me bimësi barishtore të kullotave alpine të llojeve të shumta e që formojnë një tapet të gjelbër në periudhen pranverë-verë. Lulet e shumta shumëngjyrëshe, burimet ujore të karaktereve ujvara, liqene natyrale, drurët pyjor të llojeve fletore dhe halore, të cilat vetullojnë këto zona alpine shfaqin një pamje të shkëlqyer pejsazhore për banorët vendas dhe vizitorët. Shumë zona të tilla si Kalaja e Dodës me Korabin madhështor e livadhet alpine, zona e Gramës me kullotat alpine, liqenet natyrale të tipit karstik, liqeni artificial në qendër të saj i shoqëruar me drurët pyjor të bredhit e pishës janë më të vërtetë perla të rajonit tonë. Por, jo më pas tyre qëndron Lura e cila është një perlë e tipit alpin me pyje të shumta të llojeve halore, me fshatrat e saj të vendosura në pllaja e lugina, me shtatë liqenet natyrale të tipit karstik, të cilët janë një çfaqje e rrallë e bukurisë. Fusha e Pelave me një siprfaqe 50 hektarë është e rrethuar kudo me bredh e pishë dhe paraqet një pamje vërtet mahnitëse ku sipas dëshmive të të moshuarëve, në kohë të hershme organizoheshin gara me kuaj gjatë periudhës së verës dhe ndaj quhet edhe “Fusha e Pelave”. Pamje të tilla shumë

Page 16: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 16nga 45

të bukura mbajnë në vetvete edhe zonat e Ilnices (Hinoska) dhe bjeshka e Pocestit me ujvarën e saj fantastike. Këto vlera pejzazhike që mbartin zona të caktuara të rajonit bëhen edhe me interesante kur njëharazi shpalosen edhe historitë e banorëve vendas, simbioza e tyre me pyllin, kullotën, blëgtorinë. Turizmi në Peshkopi është në hapat e para të zhvillimit të tij. Shtrirja e qytetit në afërsi të malit më të lartë të Shqipërisë, malit të Korabit me lartësi 2.751 m bën që Peshkopia të jetë e preferuar sidomos nga të huajt, duke qenë se ofron lehtësirat e nevojshme për një vizitë në rrethinat e saj. Në vitet e fundit ka një interes në rritje për të vizituar qytetin e Peshkopisë dhe disa nga zonat afër saj sidomos nga të huajt. Kanë filluar përpjekjet e para në organizimin e agjensive turistike. Në Peshkopi aktualisht është agjensia “Korabi track and tours” që ofron informacion dhe shërbime për grupe turistësh shqiptarë dhe të huaj. Një pasuri e rrallë që ka qyteti i Peshkopisë, është burimi i ujrave termale. Uji është me cilësi shumë të mirë përsa i përket kurimit të disa lloj sëmundejeve. Shumë qytetare nga gjithë Dibra, por edhe nga disa rrethe të tjera të vendit, vijnë çdo vit në Peshkopi për të qëndruar 10 – 15 ditë për të bërë banja në llixhat e Peshkopisë. Numri i tyre shkon deri në 6.000, ku midis tyre mbi 500 janë të ardhur nga jashtë Shqipërisë, kryesisht nga Maqedonia. Ky lloj turizmi, i quajtur turizëm kurativ është një mundësi e mirë për bashkinë dhe vetë qytetarët për të rritur të ardhurat lokale. Burimi i ujrave termale i ka dhënë emrin edhe lagjes ku ndodhet. Bazuar në këtë situatë dhe në interesin në rritje për turizmin kurativ. Bashkia e ka në prioritetet e saj rivitalizimin e kësaj lagjeje, që do të ndikonte ndjeshëm në rritjen e numrit të turistëve. Si fazë e parë e projektit është rikonstruksioni i rrugës kryesore dhe legalizimi i gjithë ndërtimeve pa leje të kësaj lagjeje. Turizmi rural Rrethi i Dibrës dallohet për një potencial të madh natyror e turistik, ende të pashfrytëzuar, që lidhet me trashëgimninë e madhe historike e kulturore dhe me mundësitë që krijojnë masivet pyjore dhe monumentet natyrore për vizitorë vendas e të huaj. Shfrytëzimi i këtij potenciali turistik është një nga burimet kryesore të zhvillimit ekonomik e shoqëror të rrethit. Mbrojtja, zhvillimi dhe shfrytëzimi i këtyre vlerave nëpërmjet një masterplani që integron të gjitha këto komponente dhe një sistemi informacioni rajonal, konsiderohen si hapa të domosdoshëm që duhen ndërmarrë nga strukturat qendrore e lokale. Në fushën e turizmit mund të përmendim Parkun Kombëtar të Lurës i cili ndodhet në lartësinë 1.580 m mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga bukurite natyrore të pyjeve të lartë, kullotave alpine dhe 14 liqeneve akullnajore. Shtrihet në faqen lindore të masivit Kurora e Lurës dhe ka një sipërfaqe prej 1.180 ha, nga e cila 1.100 ha pyje, 50 ha livadhe dhe 30 ha pasqyra e ujit të liqeneve. Liqenet kryesore:

-Liqeni i Madh ka një sipërfaqe 11,8 ha. -Liqeni i Kallabës me sipërfaqe 3,6 ha. -Liqeni i Zi, me sipërfaqe 2,5 ha. -Liqeni i Luleve, me sipërfaqe 1,44 ha.

Flora dhe fauna e këtij parku janë shumë të pasur. Aty gjendet ahu, pisha e zeze, rrobulli, arneni, bredhi, dushku, etj. Dallohet për praninë e gjitarëve të mëdhenj, të një rëndësie kombëtare e ndërkombëtare si rreqebulli, ariu, dhia e egër, kaprolli, zardafi, kunadhja dhe baldosa. Gjithashtu haset shqiponja e malit dhe gjeraqina e shkurtër. Flora, fauna, klima si dhe bukuritë e rralla natyrore e bëjnë këtë park mjaft tërheqës për turizmin malor. Gjatë periudhës së verës, shfrytëzohet për turizëm ditor shtrati i lumit Drin në të dy anët e tij si në Fush-Alie, Vajmdhej, Muhurr, Rrethkalë, Ushtelenxë, Katundi i Ri, Gradec, Ura e Topojanit, Potgorc, etj. Gjithashtu, në qarkun e Dibrës, kryesisht në rrethin e Dibrës, ekzistojnë disa monumente natyrore e gjeomonumente që risin vlerat turistike të rajonit të këtij rrethi .

Page 17: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 17nga 45

Më poshtë po japim listën e plotë të monumenteve të natyrës të miratuara me V.K.M. me nr.276 dt.20.12.2002

1. Hartina e Lurës 2. Rrobulli i Lurës 3. Pisha e Bllicës 4. Rrapi i Kërcishtit 5. Rrapi i Cidhnës (plepi i Cidhnës) 6. Ahu i Bllicës 7. Lisi i Kabës 8. Lisi i Dobit 9. Vakufi i Cangës 10. Vakufi i Sinës së Epermë 11. Baroviku i Begjunecit 12. Karsti i Malit të Bardhë 13. Pasqyra e Gramës 14. Gropa e Panairit 15. Bjeshka e Zonjave 16. Gryka e Setës 17. Shpella e Gurit të Kuq –Muhurr 18. Shpella e Rusit –Gryk Nok 19. Shpella e Qytezës – Bellovë 20. Shpella e Akullit-Bulac 21. Shllinasi (në rrjedhën e sipërme të përroit të Gramës) 22. Gryka e Madhe (Lurë) 23. Guri i Kërcinit 24. Krasta e Pocestit 25. Rafshi i Korabit 26. Morenat e Fush-Lurës 27. Cirku i Kunorës së Lurës 28. Kodra e Parëve – Bllicë 29. Fusha e Perlave – Lurë 30. Liqeni i Luleve – Lurë 31. Liqeni i Zi – Lurë 32. Liqeni i Madh –Lurë 33. Liqenet e Kacnisë 34. Liqeni i Zi –Mbitejës 35. Burimi termomineral i llixhave – Peshkopi 36. Burimi dhe shpella e Sopranikës (Cidhna e Poshtëme) 37. Burimet e Bellovës 38. Burimi i Kërcinit 39. Burimi i ujit të ftohtë Vleshë 40. Ujëvara e Pocestës Maqellarë 41. Kroi i Mbretit –Sorokol

Page 18: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 18nga 45

2. MJEDISI SOCIAL dhe EKONOMIK

Të dhënat sociale

2.1 Popullsia

Shumica e banorëve të Peshkopisë kanë lindur në këtë zonë dhe quhen popullsi native. Sidoqoftë, në 10 vitet e fundit popullsia është rritur ndjeshëm. Shumica e të ardhurve janë nga fshatrat rreth e rrotull. Rritja e numrit të banorëve të Peshkopisë gjatë viteve të fundit është paraqitur në tabelën e

mëposhtme. Nga ana tjetër vihet re që banorët e Peshkopisë po largohen nga rajoni, shumica në drejtim të Tiranës dhe të Durrësit. Të gjithe të ardhurit në Peshkopi janë nga fshatrat rreth e rrotull. Megjithatë ka një farë ekuilibri ndërmjet atyre që largohen dhe atyre që vijnë në Peshkopi.

Popullsia do të rritet më tej në qoftëse shkalla e lartë e lindjeve do të vazhdojë si dhe do të përmiresohet ekonomia lokale. Rritja e popullsisë për Peshkopinë është 1,4 %. Madhësia e familjeve në Peshkopi ka ardhur duke u zvogëluar dhe në një të ardhme të shkurtër do të kemi familje me një strukturë të ngjashme me familjet e Evropës perëndimore. Numri i familjeve është afërsisht 4.500 dhe madhësia e familjeve afërsisht është 3,73 pjesëtarë. Bazuar në të dhënat që ka deri tani për lëvizjen e popullsisë është e vështirë për të parashikuar zhvillimet e popullsise për të ardhmen.

2.2 Arsimi

Në qytetin e Peshkopisë fëmijët, nxënësit dhe studentët përbëjnë rreth 30 % të popullsisë. Në qytet funksionojnë 2 kopshte me 615 fëmijë, 4 shkolla 9- vjeçare me 2.946 nxënës dhe 2 shkolla të mesme me 1.883 nxënës. Njëra nga shkollat e mesme është shkollë e mesme profesionale me degët: pedagogjike, gjuhë e huaj dhe ekonomike. Numri i nxënësve i ndarë sipas shkollave është si më poshtë:

Tab.

Shkolla Femra Meshkuj Totali Mosha e nxënësve Numri i messuesve Irfan Hajrollai 343 344 687 6 - 14 34 Demir Gashi 392 391 783 6 - 14 36 Selim Alliu 373 394 767 6 – 14 31 Mislim Shehu 242 230 472 6 – 14 25 Seit Najdeni 508 678 1186 14 – 18 37 Nazmi Rushiti 237 460 697 14 – 18 39

16500

17000

17500

18000

18500

19000

19500

1993 1995 1997 1998 2002 2004

NR. Banoreve

Page 19: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 19nga 45

Në Peshkopi ndjekin shkollën me kohë të shkurtuar (korespondencë) 586 nxënës nga të cilët 225 janë femra. Numri i nxënësve për një klasë është mesatarisht 40,3 krahasuar me 30,2 që është mesatarja në shkallë vendi. Në shkollat 9-vjeçare mësimi bëhet me dy turne për shkak të mungesës së mjediseve. Numri i nxënësve shtohet çdo vit si rezultat i kërkesës në rritje nga nxënësit e fshatrave rreth Peshkopisë. Shkollat e qytetit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prioritet i bashkisë. Nga investimet e bëra të gjithë godinat e shkollave janë në gjendje shumë të mirë dhe përmirësimet janë në vazhdim. Si nevojë del ndërtimi i shkollave të reja për të mbuluar numrin e madh të nxënësve. Në lidhje me kuadrin mësimor ka mangësi përsa i takon përgatitjes së mësuesve. Për shkak të lëvizjeve të popullsisë shumë mësues janë larguar nga Peshkopia, gjithashtu një pjesë e tyre preferojnë të punojnë në profesione të tjera. Aktualisht numri i mësuesve në bashkinë e Peshkopisë është si më poshtë:

Tab.

Kategoria e arsimit Totali (mësues) Femra Meshkuj Arsimi parashkollor 36 36 0 Arsimi 9- vjeçar 136 95 37 Arsimi I mesëm 72 27 45 Totali 240 158 82

2.3 Shëndetësia

Në bashkinë e Peshkopisë gjendet spitali rajonal i përqendruar në tre godina ku kurohen të sëmurë jo vetëm nga qyteti i Peshkopisë por edhe nga komunat rreth e rotull. Numri i shtretërve është 295 gjithsej. Në qytet sipas lagjeve ndodhen edhe 5 qendra shendetesore. Numri i mjekeve qe sherbejne ne qendrat shendetesore eshte 6 dhe numri i infermiereve eshte 31. Te gjitha qendrat shendetesore jane ndertuar te reja gjate viteve 2002 – 2005.

Page 20: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 20nga 45

2.4 Kultura, sporti dhe mjediset argëtuese

Ashtu si në pjeset e tjera të Shqipërisë, migracioni nga zona rurale në drejtim të qytetit ka ndikuar gjithashtu në jetën e komunitetit të Peshkopisë. Lëvizjet e pakontrolluara të njerëzve patën një kosto edhe për mjedisin urban. Peshkopia ka qenë njohur si një qytet shumë i pastër me pemë dekorative dhe me mjedise të gjelbëruara.

Peshkopia e njohur si qyteti i blireve ka të vendosur në bulevardin e saj kryesor Pallatin e ri të Kulturës të ndërtuar në vitin 2002, mjedis i cili ofron shumë mundësi për qytetarët e Peshkopisë për të organizuar aktivitete të ndryshme. Pranë këtij pallati ushtron aktivitetin e saj edhe Drejtoria e Qendrës Kulturore. Kjo drejtori ka në administrimin e saj Teatrin, Ansamblin, Muzeun dhe Estradën. Një nga aktivitetet kulturore më të rëndësishme që tashmë është kthyer në një traditë është festivali “Oda Dibrane”. Gjatë ditëve të festivalit qyteti kthehet në një mjedis festiv dhe shumë artistë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e rajonit të Ballkanit vizitojnë

Peshkopinë. Pjesë e jetës kulturore është edhe festivali i fëmijëve që organizohet çdo vit nga qendra kulturore e fëmijëve. Këtë vit (2010) është organizuar edicioni i 35 i këtij festivali me krijimet e kompozitoreve dibranë. Biblioteka e qytetit, mjaft e pasur me libra si për fëmijë, ashtu edhe për të rritur është e vendosur tek Pallati i Kulturës. Salla e leximit akoma e paplotësuar siç duhet ofron një mundësi shumë të mirë për marrjen e informacionit nga të gjithë qytetarët e interesuar. Pjesë e rëndësishme në jetën e qytetit tonë është edhe muzeu i qytetit, i cili nisur nga pasuria e materialeve dhe dokumenteve që posedon ka ngjallur interes jo vetëm të dibranëve, por edhe të vizitorëve të huaj. Këtë vit muzeu është në ri-konstruksion me qëllim krijimin e një mjedisi sa më funksional. Pjesë e dekorit të qytetit është edhe Pallati i Sportit që nuk ka përfunduar akoma. Qytetarët e Peshkopisë janë shumë të interesuar dhe dashamirës për sportin dhe kjo është edhe arsyeja pse ata e konsiderojnë përfundimin e këtij Pallati si një nga 5 prioritetet kryesore të bashkisë. Edhe stadiumi i qytetit është në gjendje jo të mirë dhe ka nevojë për një rikonstruksion. Jeta sportive në qytet është më shume e përqendruar tek moshat e reja më qëllim stimulimin e talenteve të reja. Për të gjallëruar sportin në Peshkopi dhe veçanerisht futbollin është krijuar Bordi i Biznesmenëve “Miqtë e Korabit” për të ndihmuar bashkinë dhe klubin e sportit në rritjen e mbështetjes për sportin në Peshkopi. Interesi i banorëve të Peshkopisë për sportin tregohet edhe nga rezultatet e arritura deri tani. Skuadra jonë e futbollit “Korabi” luan në kategorinë e dytë në kampionatin kombëtar, ndërsa në volejboll për femra të moshave të reja dhe për te rritura Peshkopia është në kategorinë e parë. Një traditë të veçantë ka sporti i mundjes së lirë në Peshkopi, në të cilin mundësit dibranë janë nderuar me medalje të ndryshme në aktivitetet kombëtare,

2.5 Mjedisi ekonomik

Page 21: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 21nga 45

Gjendja e përgjithshme Banorët e Peshkopisë po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të situatës së varfër ekonomike. Numrin më të madh të të punësuarve e zënë të punësuarit në arsim, shëndetësi si dhe në institucionet shtetërore. Qytetarët punojnë kryesisht në bujqësi, në ndërmarrje të vogla si dhe ofrojnë shërbime të ndryshme. Përveç kësaj tregtia është një mënyrë tjetër për të mbijetuar. Nuk ka punë të mjaftueshme për të gjithë banorët e Peshkopisë. Shkalla e papunësisë është relativisht e lartë rreth 40%. 132 familje kanë të ardhura nën minimumin jetik. Një burim kryesor i të ardhura janë paratë që sjellin emigrantët. Numri i tyre varion sipas sezonit, sepse shumica e tyre janë pa dokumentet përkatëse. Biznesi lokal Në qytetin e Peshkopisë ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 505 biznese, të cilët janë të përqendruar kryesisht në ofrimin e shërbimeve të ndryshme, në aktivitet tregtar dhe në prodhim. Bazuar në situaten aktuale ndarja e biznesit të vogël në bashki është si më poshtë:

• Shërbime të ndryshme 256 njësi • Tregëti 227 njësi • Aktivitet prodhues 22 njësi

Numri i të punësuarve në biznesin lokal është 600 vetë. Tendenca e viteve të fundit është drejt akivitetit tregtar. Ndërmarrjet ekonomike E vetmja ndërmarrje ekonomike shtetërore që ushtron aktivitetin e saj në bashkinë e Peshkopisë është ndërmarja e llixhave, e cila është një ndërmarrje me vetëfinancim. Ndërmarrja menaxhohet nga bordi drejtues prej 5 vetësh. Aktiviteti i saj është ofrimi i shërbimeve shëndetësore – kurative për personat me sëmundje të ndryshme që dëshirojnë të përdorin burimin e ujin termal. Ndërmarrja aktualisht ka 35 punonjës, numër në të cilin përfshihen edhe personeli mjekësor dhe ai mirëmbajtes. Godina është në kushte të mira dhe në të janë të vendosur 100 shtretër për pacientët. Të ardhurat vjetore të kësaj ndërmarjeje janë rreth 25 – 30 milion lekë në vit. Gati 10 % e kësaj vlere i kalon bashkisë në formën e taksave të ndryshme. Bashkia ka në funksionin e saj, emërimin e drejtorit të ndërmarjes. Uji i pijshëm Qyteti i Peshkopisë dhe disa komuna rreth e rrotull furnizohen me ujë të pijshëm nga uji i marrë në burimet e malit të Korabit. Ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve menaxhon plotësisht shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm. Megjithatë bazuar në ecurinë e procesit të decentralizimit mendohet se ky shërbim do të kalojë tek bashkia deri në fund të 2006. Aktualisht banorët e Peshkopisë marrin ujë tre herë në ditë me rreth 4 orë kohë në verë dhe me 8 – 10 orë kohë në dimër. Cilësia e ujit të Korabit është shumë e mirë por sasia është e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetarëve, numri i të cilëve ka një tendencë në rritje. Kanalizimet e ujrave të përdorura Rrjeti i kanalizimeve është shumë i vjetëruar dhe me kapacitet më të vogël se sa është nevoja e banorëve të Peshkopisë. Mirëmbajtja e rrjetit bëhet nga vetë bashkia nëpërmjet një brigade punëtorësh. Është shumë pozitive fakti që sistemi i kanalizimeve është duke u rikonstruktuar plotësisht, pasi është pjesë e projektit të ujit të pijshëm. Pas zbatimit të plotë të projektit mendohet se rrjeti i kanalizimeve për ujrat e përdorura do të zëvëndësojë plotësisht rrjetin e vjetër dhe të amortizuar. Pastrimi Shërbimi i pastrimit realizohet nga vetë Bashkia nëpërmjet një brigade që është në varësi të vetë Bashkisë. Në përgjithesi mund të thuhet se pastrimi i qytetit ka ardhur duke u përmiresuar nga viti në vit, sidomos pas ndërtimit të fushës së re të mbetjeve.

Page 22: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 22nga 45

Rrjeti i rrugëve Rruget e qytetit janë në administrimin e vetë bashkisë. Gjatë 5 – 6 viteve të fundit janë bërë përmiresime të ndjeshme në rrjetin kryesor të rrugëve të Peshkopisë si rezultat i investimeve të konsiderueshme të qeverisë shqiptare. Infrastruktura rrugore është konsideruar dhe vazhdon të konsiderohet si prioritet për vetë ndikimin që ka gjendja e rrugëve në cilësinë e jetës së një qyteti dhe veçanërisht në ajrin që thithin banorët.

Vlerësim i burimeve natyrore

Zona ka bimësi të shumëllojshme e të larmishme ku midis tyre dallohen ekosistemet pyjore të shkurreve, të dushqeve e të kullotave alpine. Te gjitha këto ekositeme kanë vlera të veçanta sidomos në sektorë të caktuar me vlera shkencore dhe turistike. Shumlllojshmëria e florës, duke filluar nga shkurret mesdhetare e deri tek kullotat alpine, bën të mundur një pasuri për shfrytëzim për qëllime të ndryshme si ajo blektorale, industria e përpunimit të drurit, turizmi etj. Pasuri të madhe përbëjnë edhe llojet e shumta të bimëve mjekësore si dëllinja e zezë, dëllinja e kuqe, sherebela, qershia e egër, trumza, trëndafili i egër, mëllaga, salepi, hithra, kamomili, blini, caja e malit, etj., që përdoren për shitje nga popullsia e zonës duke marrë përfitime jo të vogla ekonomike .

Vlerësimi dhe bashkërendimi i projekteve e donacioneve për zhvillimin e bashkisë

Në vitet e fundit në rajonin e rrethit Dibër janë realizuar disa projekte me ndihmën e donatorëve të ndryshëm si: Banka Botërore, USAID, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri, Organizata për Zhvillim Ndërkombëtar “NOVIB” Hollandë etj., të cilat kanë kontribuar dhe ndihmuar financiarisht në zbatimin e disa projekteve, në mbrotje e përmirësim të mjedisit.

Në vitin 2000 me nismën e SNV - Peshkopi dhe mbështetjen e organizatave shoqëirsë civile, është hartuar “Strategjia e Mjedisit” për rrethin e Dibrës.

Në rrethin e Dibrës në vitet 2000, ka funksionuar edhe Komiteti i Mbrojtjes së Mjedisit nën drejtimin e Prefekturës Dibër dhe me pjesëmarrjen e SNV_Peshkopi dhe OJF_ve mjedisore

Krijimi i këtij organizmi flet për vlerësimin që i bëhet mbrojtjes së mjedisit në Rajonin e Dibrës të cilët janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka mbrojtja e biodiversitetit në pergjithësi.

Page 23: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 23nga 45

3. VLERA TË VEÇANTA NATYRORE dhe EKO-TURISTIKE

A- PRODHIME TË TRADITËS DIBRANE

Rrethi i Dibrës për vetë pozicionin gjeografik me një shtrirje të zonalitetit vertikal nga 450 m deri në 2.751 m, si dhe me një klimë mesdhetare kontinentale me temperatura që variojnë nga -170 C në Dimër në + 370

Peshkopia ka bërë emër me Mollën që pas viteve 70’. Plantacionet e mollës të variteteve “Starking”, ”Gold”, “Belfor”, ”Reneta” shtriheshin nga Maqellara në Sllovë. Në fillim të viteve 90’ shumica e këtyre plantacioneve u dëmtuan kjo për rrjedhojë të ndryshimit të sistemit. Vitet e fundit vërehet një shtim i sipërfaqeve dhe krijim i pemtoreve të reja si me vetë nismën e fermerëve privatë, ashtu dhe me donacoinet e ndryshme dhe mbështetjen e dhënë nga shteti. Këto pemtore kanë nisur të hyjnë në prodhim dhe po ndikojnë drejtperdrejtë në rritjen e të ardhurave të fermerëve.

C në Verë dhe me rreth 960 ml shi në vit krijon kushte të favorshme dhe të përshtatshme për një shumëllojshmëri dhe larmi mbulese barishtore dhe drusore. Këto kushte klimatike, krijojnë kushte të përshtatëshme rritje dhe zhvillimi për pemet frutore si: Molla, Kumbulla, Qershia, Arra, Gështenja, Dardha, Ftoi, Lajthia, Mani etj.

Qershia është ndër pemët frutore që është e përhapur deri në lartësinë 800m, vitet e fundit vërehet një shtim sipërfaqesh të mbjella me qershi, të cilat plotësojnë si kërkesat e tregut të rajonit, ashtu dhe në Tiranë apo qytete të tjetra. Qershia e Dibrës është shumë cilësore dhe 2-3 vitet e fundit ka filluar dhe përpunimi (në kushte artizanale) për komposto, reçel etj.

Page 24: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 24nga 45

Kumbulla:

Lajthia:

Gjen kushte përhapje e zhvillimi në pjesën më të madhe të rrethit deri në lartësinë 1.000m. Para viteve 90’ gjendej në formë plantacionesh në ish-territoret e Ndërmarrjes Bujqësore dhe të disa Kooperativave Bujqësore, sot më shumë gjendet në territoret e fermave private përreth tokave të bukës, në mejat e arave, si dhe tek- tuk ndonjë plantacion të vogël, nismë e ndonjë fermeri. Ajo që vlen të përmendet është prodhimi i rakisë “Shliva“, e cila është shumë e përdorëshme, por dhe cilësore dhe e pëlqyeshme.

Lajthia rritet dhe gjendet kudo në këtë rreth, në gjendje të egër. Vazhdimisht është përdorur për kullotje, por edhe për frutin e saj me vlera të veçanta ushqyese. Vitet e fundit, fermerët kanë paraqitur interes për të trajtuar këto shkurre të degraduara e për të marrë të ardhura prej tyre. Keshtu, krahas mbrojtjes së blloqeve të lajthisë natyrore, ato kanë filluar të krijojnë blloqe të reja, të mbjella me lajthi.

Gështenja:

Gështenja : Në përgjithësi ajo kërkon një klimë malore dhe gjen një zhvillim më të mirë në toka të trasha e të shkrifta. Mbillet kryesisht për vlerat që ka fruti. Në rrethin tonë më e përhapur ndodhet kryesisht në pjesën lindore të rrethit. Është frut i kërkuar dhe i pëlqyer nga konsumatorët. Grumbujt me gështenjë nuk janë dëmtuar, janë në prodhim dhe përbëjnë një bazë të ardhurash për fermerët që i posedojnë.

Page 25: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 25nga 45

Arra

Rrethi i Dibrës ka kushte të favorëshme ekologjike për të rritur e kultivuar arrën. Është e përhapur në pjesën më të madhe të territorit të rrethit deri në lartësinë 800 m, kryesisht në anën perëndimore të rrethit. Pëlqen terrene të ajrosura, të thella, jo acide, të freskta, por jo të lagështa. Gjendet në vende të ndriçuara dhe me rezerva ujore të bollshme. Kultivohet për vlera të mëdha të frutit, por edhe për drurin me bukuri të rrallë në prodhimin e mobiljeve.

Fruti ka shumë vlera ushqyese, i pasur me vitamina A,B, C dhe 50-60% yndyrë. Është ndër frutat më të kërkuara në prodhimin e ëmbëlsirave. Plotëson kryesisht kërkesat e tregut vendas.

Gjithashtu kushte rritje dhe zhvillimi gjejnë Perimet dhe Patatja.

Patatja : Është ndër produktet bujqësore që ka gjetur gjerësisht kushte rritje dhe zhvillimi në rrethin tonë kryesisht në lartësitë mbi 700m. Janë me emër patatet e Cerjanit, Zimurit, Rabdishtit, Zagradit e Bellovës për shijen, aromën, ëmbëlsinë e vlerat ushqyese. Plotësojnë tërësisht nevojat e rrethit si dhe një pjesë të nevojave për Tiranën, Durrësin e rrethet e tjera të vendit.

Meqenëse rrethi siç thamë shtrihet deri në lartësinë 2.751m (Mali i Korabit), kemi një potencial të madh kullosor (Kullota verore) me një larmi flore barishtore gjë e cila mundëson mbarështimin e një numri të madh blektorie si të imta ashtu dhe gjeth.

Mishi i bagëtive të Dibrës : Ka shije dhe aromë, kjo dedikuar kushteve të mjedisit si: kullotës me një florë të pasur dhe të shumëllojshme, ujit etj. Falë këtyre cilësive ka kërkesa të larta jo vetëm në tregun e qytetit por dhe në Tiranë apo rrethe të tjera të vendit.

Këto cilësi vërehen si në bagëtite e imta ashtu dhe në gjedh. Për cilësi të veçanta përmendet dhia e Bulacit dhe delja rud e Lumës. Vlen të përmendet dhe kërkesa e lartë për “ Pastërmanë “ apo e thënë ndryshe “mishi i krypur” i cili përdoret gjerësisht në rreth kryesisht në periudhën e dimrit.

Page 26: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 26nga 45

Cilësia e lartë e kësaj flore ka bërë që të kemi prodhime blektorale me emër si Djathi i bjeshkëve të Korabit, Lumës, Gramës dhe Hinoskës për vetë cilësitë e larta që ka me shumëllojshmërinë, shijen dhe aromën, është shumë i kërkuar si në tregun vendas ashtu dhe për eksport. Më shumë i përmendur dhe me vlera të larta përmendet djathi i dhisë Bulac, djathi i deles së Lumës etj. Me arritjen e standarteve në cilësi dhe ambalazhim ka gjetur treg shitje deri në Turqi.

Me të njëjtën cilësi dhe kërkesë janë dhe qumështi, gjalpi dhe gjiza, të cilat janë shumë të vlerësuara dhe të kërkuara si brenda rrethit ashtu dhe jashtë tij .

Page 27: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 27nga 45

B- KORABI –PASURI BIOLOGJIKE ME E MADHE E RAJONIT, PROPOZUAR PËR ZONË TË

MBROJTUR

Mali i Korabit prej nga ka marrë emrin zona e propozuar për tu shpall Park Kombëtar është maja më e lartë e Shqipërisë 2751m mbi nivelin e detit. Vendndodhja gjeografike e tij shtrihet në Veri-lindje të rrethit të Dibrës, në kufirin lindor shtetëror që ndan Shqipërinë me Maqedoninë. Ky territor karakterizohet nga një shumëllojshmëri formash të relievit të shoqëruara me formacione të mëdha shkëmbore, pjesa më interesante e të cilave janë formacionet e gipsit mbi të cilët është instaluar bimësia pyjore në kushte relativisht të vështira, duke krijuar në këtë mënyrë një ansambël magjepsës natyror me efekte të mëdha panoramike

MJEDISI EKOLOGJIK.

1. Pozicioni gjegrafik, kufizimet.

Pjesa e marrë në studim përfshin një pjesë të teritorit jug-lindor të rrethit të Kukësit, që kufizohet me kufirin shtetëror të Republikës së Kosovës, duke zbritur më në jug përgjatë kufirit lindor të Republikës së Shqipërisë me atë të Maqedonisë, vazhdon me vargmalet e Deshatit deri në pikën kufitare të Bllatës.

2.Kushtet klimatike.

Klima përbën një nga elementët më të rëndësishëm në instalimin, përhapjen dhe zhvillimin e bimësisë. Kjo zonë karakterizohet nga një klimë e ashpër malore, me temperaturë mesatare vjetore 20,60C. Temperaturat minimale absolute variojnë nga –10 deri –150C në raste të rralla deri në –300C, ndërsa maksimalet absolute variojnë nga 34 deri në 360C. Periudha me shtresë dëbore zgjat 60 deri në 90 ditë. Sasia e reshjeve arrin deri në 760mm, pjesa më e madhe e të cilave në

Page 28: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 28nga 45

periudhen e dimrit është në formën e reshjeve të dëborës. Përsa i përket regjimit të erërave mbizotërojnë ato të veriut me shpejtësi nga 15m/s dhe rrallë deri ne 30m/s.

3.Morfologjia e terrenit, relievi, lartësia mbi nivelin e detit, kundrejtimi.pjerrësia etj.

Sipërfaqja e propozuar për të qenë Zonë e Mbrojtur paraqet një larmi formash të terrenit me shpate të thepisura, lugina dhe hone të thella, me fomacione gipsesh të dala në sipërfaqe si edhe rrafshnalta të vogla të pasura me bimësi barishtore e bimë shumëngjyrëshe, në trajtën e bjeshkëve. Lartësia minimale është 850m mbi nivelin e detit dhe ajo maksimale 2751m (maja e Korabit). Një konfiguracion i tille i relievit mundëson zhvillimin e turizmit elitar malor dhe alpin. Për këtë do të ishte i domosdoshëm zhvillimi i infrastrukturës së nevojshme si pjesë integrale e një plani të përgjithshëm menaxhimi pas shpalljes si zonë e mbrojtur.

4. Flora dhe Fauna.

4.1. Bimësia Pyjore

Variacioni i madh i këtij territori përsa i përket lartësisë mbi nivelin e detit ka bërë të mundur instalimin e një bimësie të pasur pyjore.

Në të hasen zonat fitoklimatike të ahut (fagetum), të hormoqit (picetum) dhe zona e kullotave alpine (alpinetum), në kufirin e sipërm të vegjetacionit. Në këtë zonë gjenden llojet kryesore në arealin e tyre të përhapjes në kushte të përshtatshme klimatike dhe tokësore zhvillimi si ahu (Fagus sylvatica), bredhi i bardhë (Abies alba), pisha e zezë (Pinus nigra), rrobulli (Pinus heldreichi), arneni (Pinus peuce), vërriu i zi (Alnus glutinosa), lajthia (Corilus avellana), akacia (Robinia pseudoacacia). Llojet kryesore që cituam më sipër janë të shoqëruara edhe me nënpyll me llojet e tjerë si murrizi (Crataegus monogina), dëllinja (Juniperus oxycedrus), thana (Cornus mas) etj. Përveç llojeve të mësipërme në kushte natyrale gjendet i përhapur tisi (Taxus bacata) dhe mështekna (Betula pendula), e cila krahas formës natyrale është e instaluar edhe në rrugë artificiale nëpërmjet pyllëzimeve.

4.1.2 Bimësia barishtore dhe bimët mjekësore.

Në këtë zonë janë të përhapura një numër i madh bimësh mjekësore dhe barishtore të tilla si: dëllinja e zezë (Juniperus communis), dëllinja e kuqe (Juniperus

oxycedrus), molla e egër (Malus communis), murrizi njëbërthamësh (Crataegus monogina), shtogu i zi (Sambucus nigra), trëndafili i egër (Rosa canina), drunakuqi (Arbutus andrachnea), mjedra (Rubus ideus), qershigla (Vasinium myrtillus) etj.

Lloje barishtore me vlera të mëdha mjekësore mjaft të kërkuara nga tregu i jashtëm i industrisë farmaceutike si aguliçe (Primula officinalis), trumzë (Saturea Montana), shpendër (Helledorum odorus), luleshtrydhe (Fragaria vesca), lulebasani (Hipericum perforatum), netull (Verbascum), lulëkuqe (Papaver rhoeas), hithra (Urtica dioica), qumështorja (Taraxum officinalis) etj.

Përveç bimëve mjekësore në këtë territor gjendet një numër i madh bimësh barishtore me vlera të mëdha ushqyese për blegtorinë.

Page 29: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 29nga 45

4.2 Fauna

Prania e larmishme e formacioneve pyjore është e lidhur edhe me egzistencën e llojeve të ndryshme të faunës së egër, gjitarëve si ariu i murrmë (Ursus arctos), derri i egër (Sus scrofa), ujku (Canis lupus), kaprolli (Capreolus capreolus), dhia e egër (Rupicapra rupicapra), shpendëve si shqiponja (Aquila chrysaetos), thëllënxa e malit (Alectoris graeca), gjeli i egër (Tetrao urogallus), skifteri (Falco naumanni), bufi (Bubo bubo), qukapiku (Dryocopus martius), mëllenja (Turdus merula) etj.

5. Hidrografia

5.1.Hidrologjia

Rrjeti hidrologjik i zonës që po përshkruajmë është i dendur dhe karakterizohet nga përrenj të mëdhenj me prurje të përhershme gjithë vjetore dhe më të vegjël apo prroska me prurje të përkohshme në periudhën e rënies së reshjeve dhe të shkrirjes së dëborës. Përroi i Veleshicës është më i madhi me prurje gjatë gjithë periudhës së vitit, që grumbullon ujërat e fushës së Korabit, Sorokolit si edhe të pjesës më të madhe të anës perëndimore të territorit të komunës Kala e Dodës. Pas tij vijnë përroi i Gramës dhe përroi i Bellovës, të cilët kanë prurje gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, përveç këtyre përrenjeve gjenden një numër i madh përrenjesh të tjerë më të vegjël me prurje më të pakta dhe sezonale në kohë reshjesh. Të gjitha prurjet e tyre derdhen në lumin Drin i Zi.

5.2 Burimet ujore.

Territori që po përshkruajmë është mjaft i pasur në burime ujore të një cilësie të lartë, jo vetëm për plotësimin e nevojave për ujë të pijshëm të banorëve të këtij komuniteti, por edhe të nevojave të blegtorisë që verojnë në bjeshkët e pasura të kësaj zone. Burimi më i madh është ai i Preshit që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Peshkopisë dhe fshatrat përgjatë rrugës nga ku ai kalon.

5.3. Liqenet.

Në këtë territor gjenden disa liqene të natyrës alpino-karstike në përmasa të vogla, pasqyra ujore e të cilëve në brendësi të formacioneve pyjore përfaqëson një mrekulli më vete duke rritur në këtë mënyrë vlerat natyrore të zonës.

II.ANALIZA SOCIAL- EKONOMIKE

Pjesa e propozuar për Park Kombëtar përfshin komunat Bushtricë, Kala e Dodës, si dhe pjesë të territoreve të komunave Sllovë, Fushë-Çidhen, Kastriot, Tomin, Melan dhe Maqellarë. Banorët e tyre janë të prirur drejt blegtorisë dhe mbarështimit të saj për vetë kushtet e favorshme për zhvillimin e një veprimtarie të tillë, por edhe me bujqësi e grumbullim të bimëve mjekësore. Megjithëse ky territor përfaqëson burime të mëdha natyrore, ku mungesa e një strategjie për një zhvillim të qëndrueshëm ka sjellë keq-menaxhimin e këtyre burimeve sidomos gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar, duke kompromentuar rëndë zhvillimin e këtij rajoni. Pavarësisht këtyre zhvillimeve negative në të kaluarën duhet thënë që vitet e fundit si rezultat i vënies nën mbrojtje të fondit pyjor nga ana e popullsisë lokale të zonës si edhe i zbatimit të projektit të pyjeve komunal gjendja e tyre

Page 30: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 30nga 45

ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm duke përbërë garancinë e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm të një territori të tillë në të ardhmen. Me qëllim arritjen e synimit të zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të zonës është i nevojshëm hartimi i një plani menaxhimi, i cili të marrë në konsideratë jo vetëm zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre burimeve, por edhe zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme rrugore dhe hoteliere, në mënyrë që të funksionojë si një qendër e turizmit elitar malor dhe alpin, me ndikime të mëdha social-ekonomike për banorët e këtij komuniteti

Page 31: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

4. PËRCAKTIMI I NEVOJAVE DHE PROBLEMEVE

Problemi Shkaku Shkalla ndikimit

Popullsia qe preket

Ndikimi Prioriteti

1-EDUKIMI SOCIAL DHE EKONOMIK

Ndergjegjesimi dhe edukimi mjedisor ne programet mesimore

-Mungesa e nje program te vecante per edukimin mjedisor - Koncepte jo te drejta ne qendrimin ndaj mjedisit

E larte 12000 nxenes Ndikon negativisht ne edukimin e pergjithshem mjedisor te nxenesve dhe komunitetit

* * *

Mangesi ne struktures se informacionit per biodiversitetin

- Mungesa e strukturave lokale - Organizimi dhe roli i dobet i shoqerise civile

E mesme 40000 Nuk arrihet te organizohet puna per rrjedhjen si duhet te informacioni

**

Mungesa e nje masterplani te zhvillimit urban

-Mungesa e interesimit dhe vizioneve te organeve te qeverisjes vendore - Mungesa e burimeve financiare dhe njerezore

E mesme 20000 banore -Ndertime ne menyre te paligjeshme dhe mungese e perspectives se zhvillimit -Prishje e siperfaqeve te gjelberta

* * *

Nxitja e alternativave te ndryshme ne perdorimin e energjise

-Mungesa e burimeve alternative te energjise -Mungesa e tradites ne perdorimin e gazit -Pamundesia financiare ne perdorimin e ngohjes diellore

E mesme 65000 -Ulet konsumi i drureve te zjarrit -Permiresohet gjendja e pyjeve

**

Page 32: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 32nga 45

Mungesa e nje plani per per sistemimin e rregullimin e ujrave te bardha e te zeza

-Mungesa e projekteve cilesore -Mungese fondesh -Mosvleresim i problemit me seriozitetin e duhur

E larte 90000 banore -Standarte i ulet i jeteses se komunitietit -Rezik real per semundje infektive

* * *

Moslargimi sistematik i mbeturinave urbane ne fshatra

-Mosndergjegjesim i komunitetit per te paguar taksen e pastrimit dhe neglizhenca e drejtuesve lokal -Mungesa e educates qytetare

E larte 60000 banore -Rritje e rrezikut te ndotjes se ambientit - Perhapje e semundjeve te ndryshme -Ndotja e mjedisit

* * *

Niveli i ulet i bashkepunimit me strukturat e qeverisjes vendore dhe komunitetin

-Mosvleresim i problemit me seriozitetin e duhur. -Mosndergjegjesim i komunitetit

E larte 90000 banore -Rritje e ndergjegjesimit dhe mbrojtje e vlerave te biodiversitetit -

* * *

Evidentimi i bazave gjenetike autoktone, ruajtja dhe stimulimi

-Mungesa e fondeve te domosdosh. per nje studim te tille -Informim dhe ndergjegjesimii pamjaftueshem i komunitetit per vlerat e ketyre prodhimeve

E larte 90000 banore -Ndikon ne permiresimin e te ardhurave -Rritet numri i turisteve

* * *

2-AJRI

Ndotja e ajrit me gaze te demshem NOx,COx,NH3

PM,

10

-Djegia e mbetjeve familjare ,sidomos atyre plastike

etj. Nepermjet -Djegia e mbeturinave urbane ne fushen e depozitimit

E larte 60000 banore -Demtohet shendeti i komunniteti,rritet mundesia e infeksioneve -Ndikon ne zvoglimin e numrit te

* * *

Page 33: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 33nga 45

djegies se mbetur.urbane

-Ndotja nga shkarkimet e ujrave te zeza -Clirimi I gazrave nga jashteqitjet e bagetive

turisteve -Ndotje e mjedisit ne zonen e banuar

3-Uji

Mos menaxhimi i burimeve ujore

- Shfrytezimi i baseneve lumor - Erozioni dhe permbytjet

E larte 45000 Demton burimet ujore te zones dhe habitatet prane tij

**

Mungesa e furnizimit me uje te pishem te qytetit e fshatrave

-Mungesa e burimeve financiare -Mungesa e projekteve te ujesjellesave

E larte 90000 banore -Mungese e standarteve te larta te jeteses -mundesia e ndotjes se ujit -perhapja e semundjeve infective -zhvillim i paqendrueshem i turizmit

* * *

4- Toka

Perdorimi i pakontrolluar i kimikateve duke ulur cilesine e perberesve te tokes

-Permbytjet ,kimikatet etj -Mosvlersim ne shkallen e duhur te flores dhe faunes -Mosnjohje e ndikimit nga ana mjedisore -Mungesa e njohjes se rrezikut per shendetin e njerezve

E larte 40000 banore -Ulje e rendimenteve -Ulje e te ardhurave -Rritje e shkalles se ndotjes ne toke -Ndotje e ujrave nentokesore e siperfaqesor

* * *

Disiplinimi i perroit te llixhave

-Mungesa e studimeve dhe investimeve -Ndertimet pa kriter e pa leje ne kete lagje turistike

E mesme 12000 banore -Demtim i tokes bujqesore dhe shtepive te banimit ne fshatin Dohoshisht

* *

Largimi i -Mungesa e fondeve perkatese E mesme 20000 banore -Ndotje e mjedisit ne fshatin * *

Page 34: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 34nga 45

mbeturinave urbane te fushes se vjeter per te mbrojtur fshatin Dohoshisht

-Mosinteresim i mjaftueshem i komunitetit dhe pushtetit vendor

dohoshisht -Ndotje e ujrave te perroit dhe te Drinit te Zi - Rritje e mundesise se perhapjes se semundjeve te ndryshme

Perqindja e ulet e humusit ne tokat bujq

-Prerjet pa kriter te pyjeve -Prerjet massive te gjetheve te dushkut per ushqim

E mesme 40000 banore -Shkaktohet erozioni -Ulet numri i turisteve

* *

Prezenca e erozionit ne siperfaqen e tokave pyjore me bimesi te ulet

-Mungesa e studimeve dhe investimeve -Prerjet pa kritere teknike te pyjeve

E mesme 40000 banore -Prishje te peisazhit natyror -Ulet prodhimtaria e bimesise se ulet

* *

Perdorimi joracional e abuziv i tokes truall

-Mospasja e nje plani rregullues per cdo fshat -Moszbatimi ligjshmerise

E mesme 40000 banore -Shkaktohet nje masaker urbanistike -Ndotet mjedisi

* * *

Mungesa e nje studimi te plote per gjendjen aktuale dhe masat per mbrojtjen e llojeve te rralle e te rezikuar

-Mungesa e fondeve te domosdosh. per nje studim te tille -Informim dhe ndergjegjesimii pamjaftueshem i komunitetit per vlerat e ketyre llojeve.

E larte 90000 banore -Varferimi dhe ulja e ketyre llojeve -Demtim total i gjeneratave

* * *

Mbrojtja nga erozioni

-Mungesa e studimeve dhe investimeve -Prerjet pa kritere teknike te pyjeve

E larte 40000 banore -Humbje e siperfaqes se tokes bujqesore -Prishet peisazhi natyror

**

Page 35: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 35nga 45

Gjuetia pa kriter e me mjete te paligjeshme

-Mosfunksionimi i ligjit -Mosndergjegjesimi i banoreve

E larte 90000 banore -Demtim total i gjeneratave * * *

Bimet mjeksore, gjendja dhe shfrytezimi me kriter i tyre

-Mbledhje pa kriter dhe pa zbatuar kushtet teknike -Mbikullotje ne zonat e pasura me keto bime

E larte 40000 banore Varferimi dhe ulja e prodhimit te ketyre bimeve mjeksore

* * *

Mbrojtja e ekosistemeve kullosore

-Prerjet pa kriter te pyjeve dhe gjetheve te dushkut -Mungesa e ujit te pishem per bagetine

E mesme 40000 banore -Shkaktohet erozioni -Ulet numri i turisteve

* *

Mbrojtja e specieve te rezikuara

-Gjuetia ilegale e me mjete te jashteligjeshme - Mosndergjegjesimi i banoreve

E larte 90000 banore -Varferimi dhe ulja e ketyre specieve

* * *

Evidentimi jo i plote I bimeve mjeksore me vlera te vecanta

-Mungesa e investimeve per kete problem -Mos interesim ne shkallen e duhur te strukturave perkatese

E larte 40000 banore -Varferimi dhe ulja e prodhimit te ketyre bimeve mjeksore -Demtim total i gjeneratave

* * *

5-Peisazhi malor dhe ekosistemet specifike

Turizmi dhe ruajtja e peisazheve

-Mungesa e investimeve per kete problem -Ndryshime te ngadalta ne qendrimin ndaj menaxhimit

E larte 50000 banore -Ulje e numrit te turisteve e pushuesve -Ulje e ritmit te zhvillimit

* *

Mungesa e nje guide turistike

-Mosangazhim i intelektualeve te zones ne pergatitjen e nje guide turistike cilesore e dinjitoze

E larte 20000 banore -Mos zhvillim cilesor dhe sasiori turizmit

* * *

Page 36: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 36nga 45

5. PLANI I VEPRIMEVE

PROBLEMI VEPRIMET PRIORITETI

* pak i rendesishem **mesatarisht i rendes ***shume i rendesish AFATI KOHOR: Afat shkurter(deri 5 vjet Afat mesem(deri 10 vjet Afat gjate (deri 15 vjet)

Aktoret e

bashkepuntoret

e mundshem

KOSTOJA EFEKTI

1 –EDUKIMI SOCIAL E EKONOMIK

Ndergjegjesimi dhe edukimi mjedisor ne programet mesimore

1-Te parashikohet futja ne programe mesimore edukimi mjedisor. 2-Te botohen tekste per edukimin mjedisor 3-Te shfrytezohet media elektronike dhe e shkruar per edukimin mjedisor

* * * Afat mesem

-Ministria e Arsimit -Bashkia Peshkopi - OJF

1 000 000 lek

-Edukohet brezi I ri me njohuri te reja per mjedisin -Arrihet ndergjegjesimi I nxenesve ne shkolla per mbrojtjen e mjedisit

Mangesi te structures se informacionit per biodiversitetin

1-Studim I plote mbi gjendjen e biodiversitetit 2-Planifikimi masave per mbrojtjen dhe permiresimin e biodiversitetit ne kete rajon

* * * Afat shkurter

-D.SH.P -Instituc. Shkencor -Donatore Pushteti vendor

2.000.000 lek -Mbrohet e permiresohet biodiversiteti -Sigurohet informcioni I duhur

Page 37: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 37nga 45

3-Ngritja e nje zyre informacioni mbi biodiversit. -Rritje e numrit te turisteve

Mungesa e nje masterplani te zhvillimit urban

1-Hartimi I masterplaneve urbane per bashkine Peshkopi,duke pasur parasysh perspektiven. 2- Pergatitja e nje plani urbanistik per bashkine

* * * Afat shkurter

-Bashkia Peshkopi K.Rr.T.R.SH. MPPTT

20 000 000 lek

-Administrim i qendrueshem urban -pakesim I potencialit ndotes

Nxitja e alternativave te ndryshme ne perdorimin e energjise

1-Ngrohja e perqendruar ne pallate banimi me kaldaje 2-Perdorimi I burimeve ekonomike te energjise si gazi dhe panelave diellore

* * * Afat gjate

-Shteti -Bashkia - -Biznesi

E pallogaritur

-Ulet konsumi I druve te zjarrit -Ulen demtimet ne pyje -Perdoren burime energjie te pastra dhe nuk ndotet mjedisi

Mungesa e nje plani per per sistemimin e rregullimin e ujrave te bardha e te zeza

1-Ndertimi i sistemit te kanalizimeve per ujrat e bardha e te zeza te qytetit. 2-Ndertimi I gropave septike per ujrat e zeza 3-Ndertimi i impianteve te pastrimit te ujrave

* * * Afat shkurter

-Bashkia Peshkopi -Komuna -Donatore -OJF mjedisore

70 000 000 lek -Ulje e shkalles se ndotjes -Permiresimi i ndjeshem I kushteve te jeteses -Eleminim i semundjeve

Page 38: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 38nga 45

4-Ndergjegjesimi i publikut per pasojat e ndotjes nga keto ujra

infective

Moslargimi sistematik i mbeturinave urbane ne fshatra

1-Caktimi i nje vendgrumbulli te pershtatshem per mbetjet urbane ne fshatra. 2- Ndergjegjesimi i komunitetit per pasojat e ndotjes nga keto mbeturina

* * * Afat shkurter

-Komunat perkatese -Donatore -Komuniteti -Shoqatat mjedisore

50 000 000 lek

-Krijimi i kushteve te mira ekologjike per banoret -Permiresim i kushteve higjenike te jetes se komunitetit -Zonat e banuara behen me terheqese per turistet

Niveli i ulet i bashkepunimit me strukturat e qeverisjes vendore dhe komunitetin

-Informimi I komunitetit ne menyre transparente per problemet mjedisore dhe biodiversitetin 2-Marrja pjese e komunitetit ne vendim marrje per problem te biodiversitetit

* * * Afat shkurter

-Pushteti vendor -OJF mjedisore

80 000 lek

-komuntet me te ndergjegjesuar -vendime me te drejta dhe transparente qe I sherbejne komunitetit

Evidentimi i bazave gjenetike autoktone , ruajtja dhe stimulimi

-Evidentimi i siperfaqeve me llojet autoktone te bimesise dhe venia e tyre ne mbrojtje -Ndergjegjesimi i komunitetit per

* * * Afat mesem

D.Rajonale e Pyjeve D.Bujqesise Pushteti vendor

2 000 000 lek

-Nje baze e mire gjenetike autoktone e mbrojtur,qe do ti

Page 39: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 39nga 45

rendesine dhe vlerat qe paraqesin llojet autoktone.

OJF mjedisore sherbej te ardhmes

2-Ajri

Ndotja e ajrit me gaze te demshem NOx,COx,NH3

PM,

10

1-Te nderhyhet prane pushteti vendor per mosdjegien e mbeturinave ne vendepozitime

etj. Nepermjet djegies se mbetur.urbane

2- Ndergjegjesimi i komunitetit per pasojat e ndotjes nga djegia e ketyre mbeturinave 3-Te diskutohet me komunitetin per mundesine e largimit te bagetive prane shtepise se banimit. 4-Te rriten siperfaqet e pyllezuara ne fshatra 5-Forcimi i kontrollit mbi automjetet e vjetra qe ndotin ajrin

* * Afat gjate

Pushteti vendor Komunat Fermeret e komunes D.Rajonale e Pyjeve OJF mjedisore KSHA

500 000 lek

-Permiresim cilesor i ajrit -Krijohet nje mjedis me atraktiv per komunitetin dhe turistet. - Nje komunitet me i ndergjegjesuar per mjedisin -Nxjerrja nga qarkullimi I makinave pa standart

3-Uji

Mos menaxhimi i burimeve ujore

1-Permiresimi i infrastructures se burimeve ujore me synim menaxhimin me te mire te tyre 2-Instalimi i matesve te ujit ne

* * * Afat shkurter

Pushteti vendor M.P.L Donatore

30 000 000 lek

-Shtimi isasise se ujit dhe furnizimi 24 ore i komunitetit -Eliminohen

Page 40: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 40nga 45

fshatra 3-Ndergjegjesimi i komuntetit per miremenaxhimin te burimeve ujore

semundjet infective -Zhvillim i qendrueshem I turizmit

Mungesa e furnizimit me uje te pishem te qytetit e fshatrave

1-Zbatimi i projekteve te reja per furnizimin normal te banoreve me uje te pishem 2- Venia ne pune e ujesjellesit te Luznise per furnizimin e qytetit dhe disa fshatrave te tjere 3-Evidentimi I lidhjeve te paligjeshme dhe kontrolli ndaj tyre

* * * Afat shkurter

N.Ujesjellesit Bashkia Peshkopi Donatore

60 000 000 lek

-Sigurohet uji I pishem per banoret e qytetit -Pakesim i potencialit ndotes

4- Toka

Perdorimi i pakontrolluar i kimikateve duke ulur cilesine e perberesve te tokes

1-Ngritja e sherbimit te prognozes e sinjalizimit 2-Rritja e efektshmerise se farmacive bujqesore 3-Zbatimi i ligjshmerise dhe VKM per sherbimin e mbrojtjes se bimeve

* * Afat shkurter

MBUMK Pushteti vendor Keshill i Qarkut Diber Donatore

5 000 000 lek

-Sigurimi I prodhimeve BIO -Mbrojtja e faunes -Kontrolli ne perdorimin e herbicideve

Disiplinimi i perroit te llixhave

1-Ndalimi I hedhjes se mbeturinave te ndertimit 2-Marrja e masave hidroteknike

* * * Afat mesem

Bashkia Peshkopi D.Rajonale e

-Evitimi I erozionit nga prurjet e medha te perroit

Page 41: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 41nga 45

dhe biologjike per ndalimin e erozionit dhe sistemimin e perroit te llixhave

Pyjeve Shoqatat mjedisore

30 000 000 lek -Permiresimi I mjedisit -Mbrojtja e tokave dhe shtepive te banimit -Rritja e vlerave te peisazhit ne qytet

Largimi i mbeturinave urbane te fushes se vjeter per te mbrojtur fshatin Dohoshisht

1-Hartimi i nje projekti konkret per largimin e mbeturinave urbane nga fusha e vjeter 2-Nxitje e strukturave te pushtetit vendor per largimin e ketyre mbeturinave

* * * Afat shkurter

-Komuna Tomin -Komuniteti i fshatit Dohoshisht -Bashkia Peshkopi -Shoqatat mjedisore

20 000 000 lek

-Eliminimi i shperndarjes se ketyre mbeturinave per ne fshatin Dohoshisht -Rritja e cilesise se jetes dhe ulja e semundjeve infektive

Perqindja e ulet e humusit ne tokat bujqesore

1-Te behet pleherim organik i siperfaqeve te tokave 2-Ndergjegjesim i banoreve

* * Afat shkurter

Komuniteti Shoqatat mjedisore Pushteti vendor

E pallogaritur

-Permiresim I structures se tokes bujqesore -Rendimente me te larta per njesin e siperfaqes

Prezenca e erozionit ne

1-Zbatimi i projekteve konkrete per pyllezimin e zonave te

* * Afat gjate

-Shoqata mjedisore

-Ndalohet erozioni siperfaqesor

Page 42: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 42nga 45

siperfaqen e tokave pyjore me bimesi te ulet

zhveshura 2-Ndertim i veprave hidroteknike antierozive te gershetuara me vepra biologjike

-D.Rajonale e Pyjeve -Pushteti vendor -OJF mjedisore

40 000 000 lek -Permiresohet ekologjia -Ulen prurjet nga perrenjt -Shtohet biomasa

Perdorimi joracional e abuziv i tokes truall

1-Kryerja e studimeve te pjeseshme urbanistike sipas nje plani rregullues 2-Prishja e ndertimeve pa leje ne token bujqesore

* * * Afat gjate

Institucion shteterore Pushteti vendor

3 000 000 lek

-Ruhet toka bujqesore -Behet zgjerimi i studiuar i fshatrave

Mungesa e nje studimi te plote per gjendjen aktuale dhe masat per mbrojtjen e llojeve te rralle e te rezikuar

1-Botimi i nje broshure per bimet me vlera te vecanta qe rriten ne kete rajon 2-Shfrytezim i kontrolluar i ketyre bimeve sipas kritereve te percaktuara 3-Ndergjegjesimi I komunitetit per venien nen mbrojtje te llojeve te rezikuara

* * Afat shkurter

D.Rajonale e Pyjeve Donator Instituc shkencore

2 000 000 lek

-Te njihen vlerat e vecanta te ketyre bimeve dhe te mbrohen ato. -Rriten te ardhurat nga grombullimi e shitja e tyre -Institucione dhe komunitete me te ndergjegjesuara

Gjuetia pa kriter e me mjete te paligjeshme

1-Ndergjegjesimi i komunitetit per zbatimin e kritereve ne ushtrimin e gjuetise sportive 2-Forcimi I kontrollit dhe zbatimi i

* * * Afat gjate

D.Rajonale e Pyjeve Pushteti vendor Organet e rendit

500 000 lek

-Mbrohet dhe zhvill fauna -Sigurohet vijueshmeria e

Page 43: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 43nga 45

ligjshmerise jetes se eger

Bimet mjeksore, gjendja dhe shfrytezimi me kriter i tyre

1-Botimi i nje broshure per bimet me vlera te vecanta qe rriten ne kete rajon 2-Shfrytezim i kontrolluar i ketyre bimeve sipas kritereve te percaktuara 3-Ndergjegjesim I komunitetit per rregullat e vjeljes se ketyre bimeve

* * * Afat gjate

-Biznesi -Shoqatat mjedisore -Komuniteti -D.Rajonale e Pyjeve

2 000 000 lek

-Sigurohet vazhdimesia e zhvillimit te ketyre bimeve -Rriten te ardhurat nga grombullimi e shitja e tyre

Mbrojtja e ekosistemeve kullosore

1-Te behet pleherim I siperfaqeve te kullotave 2-Ndergjegjesim i banoreve 3-Te behet shfrytezimi me kriter i siper. kullosore

* * Afat shkurter

Komuniteti Shoqatat mjedisore Pushteti vendor D.Rajonale e Pyjeve

1 500 000 lek

-Mbrohet biodiversiteti -Rritet kapaciteti kullosor - Rritet numri I krereve

Mbrojtja e specieve te rrezikuara

1-Te kryhet ndergjegjesimi I banoreve nepermjet flet-palosjes,medias se shkruar dhe elektronike per rendesine shkencore te ketyre specieve 2-Te ndalohet rreptesisht zhdukja e specieve te rrezikuara

* * Afat shkurter

-Institucion shkencore -D.Rajonale e Pyjeve -Pushteti vendor

1 000 000 lek

-Njohja me vlerat shkenc te ketyre specieve -Ruhen vlerat e biodiversitetit

5-Peisazhi malor dhe ekosistemet specifike

Page 44: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

faqe 44nga 45

Turizmi dhe ruajtja e peisazheve

1-Studimi dhe evidentimi I vlerave turistike te rajonit 2-Harmonizimi I vlerave te turizmit malor me ate familjar 3-Ruatja dhe permiresimi i peisazheve natyrore dhe vlerave turistike te zones

* * * Afat shkurter 2010 - 2013

Pushteti vendor MTKRS Shoqata mjedisore D.Rajonale e Pyjeve

E pallogaritur

-Rritje ekonomike, riaftesim I vlerave natyrore te mjedisit. -Zhvillim i qendrueshem i turizmit

Mungesa e nje guide turistike

-Pergatitja e nje guide cilesore te zones

* * * Afat shkurter 2010 - 2013

Bashkia Peshkopi Shoqata turistike Muzeu historik

500 000 lek -Behet nje propaganda per vlerat turistike te zones -Shtohet numri i turisteve ne kete zone

Page 45: PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN · 2013. 1. 17. · PLVB DHE SYNIMET . Plani Lokali Veprimit Biodipër versitetin (PLVB) është dokument i politikës mjedisore vendore

PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR BIODIVERSITETIN