plani stra tegjik 2015-2020 - atk-ks.org · faqe 1 nga 22 plani strategjik i atk -së 2015 -2020,...

24

Upload: others

Post on 13-Sep-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

PPrriisshhttiinnëë,, MMaajj 22001155

PPllaannii SSttrraatteeggjjiikk ii AATTKK--ssëë 22001155--22002200

faqe 1 nga 22

Plani Strategjik i ATK-së 2015-2020, paraqet dokumentin më të

lartë në hierarkinë e dokumenteve në institucionin e ATK-së.

Ky Plan është aprovuar në mbledhjen e menaxhmentit të lartë

të ATK-së, datë 29.05.2015, dhe si i tillë konsiderohet version

final dhe i gatshëm për implementim gjatë viteve në vijim.

faqe 1 nga 22

Përmbajtja:

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm ........................ 2

Grupi Punues: ..................................................... 3

Misioni ynë ......................................................... 4

Vizioni ynë .......................................................... 4

Vlerat tona .......................................................... 5

Prioritetet tona strategjike për 2015 - 2020 ....... 6

QËLLIMI 1: - Krijimi i një kulture që ne

dëshirojmë - jetësimi i vlerave tona ................... 7

Profesionalizmi ............................................ 7

Integriteti dhe Ndershmëria ........................ 8

Efikasiteti dhe Efektiviteti ............................ 9

Përsosmëria e Shërbimeve ........................ 10

Transparenca ............................................. 11

QËLLIMI 2: - Veprimet që kërkohen për të

siguruar prioritetet tona strategjike ................. 12

Prioriteti 1: - Rritja e përgjithshme e

aftësive/shkathtësive të stafit .................... 12

Prioriteti 2: - Përmirësimi i proceseve kyçe

tatimore të ATK-së ..................................... 13

Prioriteti 3: - Zvogëlimi i nivelit të ekonomisë

joformale ................................................... 13

Prioriteti 4 – Ripërtëritja e teknologjisë

informative për të mundësuar punë më

efikase brenda ATK-së, dhe shërbime të

përmirësuara për tatimpaguesit ................ 14

Prioriteti 5 - Sigurimi i një strukture

organizative efektive, mbështetur nga

mekanizma të fortë qeverisës dhe

llogaridhënie të qartë ................................ 15

Qëllimi 3: - Implementimi i Ndryshimeve ......... 16

Menaxhimi me shumë kujdes i ndryshimeve

brenda ATK-së ........................................... 16

Matja e performancës sonë dhe raportimi

mbi të ........................................................ 16

Si e masim performancën tonë:................. 17

faqe 1 nga 22

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

2

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm

Është kënaqësi e madhe lansimi i Planit të ri Strategjik për periudhën

2015-2020, për Administratën Tatimore të Kosovës. Kohëve të fundit, ne

festuam 15 vjetorin dhe kemi pasur shumë arritje madhështore si dhe

përmirësime se si i zbatojmë përgjegjësitë tona shumë të rëndësishme.

Gjatë periudhës së fundit të Planit Strategjik 2010-2015, mbledhja e të

hyrave është rritur për çdo vit. Shërbimet ndaj tatimpaguesve janë

përmirësuar, përfshirë këtu edhe futjen në përdorim të deklarimit dhe

pagesës elektronike, si dhe qendrat e reja për informim dhe shërbim të

tatimpaguesve. Aftësia e ATK-së për të vlerësuar rrezikun e përmbushjes

tatimore është përmirësuar shumë dhe tani ne përgatisim strategji vjetore

të përmbushjes dhe plane për trajtimin e riskut. Veglat e reja kompjuterike

ju ndihmojnë punëtorëve tonë të kryejnë punën e tyre në mënyrë më

efikase dhe të trajtojnë tatimpaguesit më me konsistencë. Ne punojmë

me më shumë partnerë, duke përfshirë agjencitë tjera qeveritare, bizneset

private, asociacionet profesionale dhe institucionet ndërkombëtare. Puna

jonë e madhe si dhe arritjet tona janë njohur dhe vlerësuar shumë lartë

nga organizatat ndërkombëtare.

Ne do të ballafaqohemi me shumë sfida, ndër më të rëndësishmet prej

tyre do të jenë:

- Fuqizimi i aftësive/shkathtësive të stafit të ATK-së;

- Përmirësimi i proceseve kyçe tatimore të regjistrimit, deklarimit,

kontrollit dhe mbledhjes së detyrueshme;

- Inkurajimi i tatimpaguesve të rregullt në përmbushjen vullnetare

të detyrimeve tatimore, dhe në të njëjtën kohë adresimi i

boshllëkut tatimor si rezultat i shmangies dhe evazionit tatimor;

- Shtimi i angazhimeve me vendet tjera për të forcuar

bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhimin e çështjeve

tatimore ndërkombëtare; dhe

- Planifikimi dhe zhvillimi i platformës kryesore të Teknologjisë

Informative të ATK-së.

ATK-ja ka shumë punëtorë të motivuar dhe me shkathtësi të mëdha.

Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në fillim të

periudhës planifikuese. Ne kemi azhurnuar kodin tonë të mirësjelljes dhe

jemi zotuar që t’i shërbejmë tatimpaguesit me integritet dhe ndershmëri.

Unë jam krenar me punëtorët tanë dhe kam shumë besim se do të bëjnë

gjëra shumë të mira për Kosovën gjatë pesë viteve të ardhshme.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

3

Grupi Punues:

Anëtarët e grupit punues të emëruar nga

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së me vendimin e

datës 18.04.2014, si vijon:

1. Ekrem HYSENAJ, kryesues

2. Nikson MIRDITA, bashkë kryesues

3. Nevahi REXHEPI, bashkë kryesues

4. Sakip IMERI, anëtar

5. Nahit SHARKU, anëtar

6. Rifat HYSENI, anëtar

7. Hamit MULAJ, anëtar

8. Tefik UJKANI, anëtar

9. Agron HAMITI, anëtar

Një falënderim i veçantë edhe për përfaqësuesin

e FMN-së, z. Robert Russell, dhe Menaxherët

Regjional dhe ata nga Zyra Qendrore, ku përmes

punëtorive të organizuara dhanë kontributin e

tyre të pa kontestueshem në hartimin e këtij

dokumenti.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

4

Misioni ynë

“Ne jemi këtu që të mbledhim

tatimet dhe kontributet, për të

mbështetur zhvillimin ekonomik

dhe mirëqenien e qytetarëve të

Kosovës.”

Ne do të jemi të suksesshëm nëse të hyrat e pritshme qeveritare janë mbledhur për të siguruar

shërbimet e rëndësishme qeveritare, në masë të madhe përmes përmbushjes vullnetare të

tatimpaguesve sipas ligjeve tatimore të Kosovës dhe nëse punëdhënësit japin kontributet e

kërkuara për kursime pensionale dhe kontribute tjera për punëtorët e tyre.

Vizioni ynë

“Të jemi të besueshëm dhe të

respektuar, si dhe të jemi mirë të

krahasueshëm me administratat

udhëheqëse tatimore në Europë.”

Një sistem i mirë tatimor është produkt i politikave dhe legjislacionit të mirë tatimor, dhe një

administrate të mirë. Ne e kemi përshkruar vizionin tonë në këtë mënyrë sepse përvojat në tërë

botën tregojnë që mbledhja e të hyrave është më efektive atëherë kur tatimpaguesit bëjnë

përmbushjen vullnetare dhe kjo arrihet kur ata kanë besim dhe respektojnë autoritetin tatimor si

dhe e konsiderojnë atë të jetë shumë kompetent.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

5

Vlerat tona

1. Profesionalizmi

2. Integriteti dhe Ndershmëria

3. Efikasiteti dhe Efektshmëria

4. Përsosmëria e Shërbimeve

5. Transparenca

Kemi përzgjedhur këto vlera sepse konsiderojmë se pasqyrojnë gjërat që ne besojmë se do të

jenë më të rëndësishme, përderisa përpiqemi të zbatojmë misionin tonë dhe të arrijmë vizionin

tonë. Ne besojmë se këto vlera duhet të jenë të aplikueshme në mënyrën se si i trajtojmë

tatimpaguesit dhe partnerët e ndryshëm me të cilët punojmë, si dhe do të punojmë me njëri

tjetrin dhe anëtarët tjerë të ATK-së. Dëshirojmë që këto vlera të jenë të dukshme në çdo gjë që

bëjmë.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

6

Prioritetet tona strategjike për 2015 - 2020

Për të adresuar këto sfida, dhe për të punuar në arritjen e vizionit tonë për ATK-në në vitin 2020,

kemi vendosur pesë prioritete strategjike. Këto janë:

1. Rritja e aftësive/shkathtësive të stafit;

2. Përmirësimi i proceseve kyçe tatimore të ATK-së;

3. Zvogëlimi i nivelit të ekonomisë jo-formale;

4. Ripërtëritja e teknologjisë informative për të mundësuar punë më efikase brenda ATK-së dhe

shërbime të përmirësuara për tatimpaguesit;

5. Sigurimi i një strukture organizative efektive, të mbështetur nga mekanizma të fortë

qeverisës dhe llogaridhënie të qartë.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

7

QËLLIMI 1: - Krijimi i një kulture që ne dëshirojmë - jetësimi i vlerave tona

Profesionalizmi

ne do të kuptojmë shumë qartë se cili është niveli i aftësive/shkathtësive

tona, dhe se ku duhet të bëjmë përmirësime;

proceset tona të punësimit do të jenë transparente dhe do të përzgjedhim

kandidatët më të kualifikuar;

sistemi ynë i menaxhimit të performancës do të përcaktojë pritshmëri të

qarta për secilin punëtor dhe do të përfshijë vlerësim të rregullt të

objektivave;

do të kemi procedura standarde të operimit për të gjitha aktivitetet e

mëdha, dhe këto do të jenë mirë të komunikuara tek stafi;

do të mbajmë trajnime aty ku dhe kur janë të nevojshme dhe do të

përcjellim punën për t’u siguruar se janë efektive;

do të gjejmë mënyra për të shpërblyer përsosmërinë, dhe të ndërmarrim

hapa për të adresuar performancën e dobët;

do të kërkojmë informata kthyese nga tatimpaguesit për punën tonë;

në mënyrë aktive do të kërkojmë asistencë të jashtme teknike aty ku

mund të përmirësohemi.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

8 Integriteti dhe Ndershmëria

do të përpiqemi të jemi lider në zotimin e qeverisë së Kosovës në luftimin

e korrupsionit;

do të punojmë shumë ngushtë me agjencionet dhe institucionet tjera për

të mbrojtur dhe ngritur integritetin dhe ndershmërinë e stafit dhe imazhin e

ATK-së;

do të sigurohemi që të gjithë punëtorët e rinj të pranojnë trajnimin hyrës

që shpjegon vlerat e ATK-së, dhe siguron udhëzime mbi Kodin e Mirësjelljes së

ATK-së, dhe rëndësinë e integritetit në administratën tatimore;

nga punëtorët do të kërkohet të deklarojnë çdo konflikt interesi real apo

të perceptuar;

integriteti dhe ndershmëria do të jenë faktor në vlerësimin e

performancës së punëtorëve të ATK-së;

programet kyçe do të monitorohen me kujdes nga udhëheqësit e ekipeve

dhe menaxherët, duke përdorur modulet e menaxhimit të rasteve;

tatimpaguesit do të inkurajohen që të kontaktojnë menaxhmentin e ATK-

së nëse kanë ndonjë perceptim mbi pasaktësitë apo korrupsionin nga

punëtorët e ATK-së, edhe punëtoret do të jenë të inkurajuar të bëjnë të

njëjtën gjë;

tatimpaguesit do të anketohen rregullisht, pasi të kenë pasur

bashkëveprim me ATK-në;

do të mbrojmë informatat konfidenciale të tatimpaguesve.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

9 Efikasiteti dhe Efektiviteti

do të matim dhe raportojmë koston e ofrimit të shërbimeve dhe

aktiviteteve të përmbushjes, si dhe rezultateve të arritura;

do të përpiqemi të zvogëlojmë koston e kryerjes së shërbimeve dhe

aktiviteteve të përmbushjes;

do të kërkojmë mënyra për të zvogëluar kostot e përmbushjes nga

tatimpaguesit;

do të vazhdojmë në ndarjen funksionale të aktiviteteve operative me

qëllim të specializimit të tyre në fusha të caktuara;

në mënyrë aktive do të përmirësojmë përdorimin e teknologjisë

informative për të mundësuar vetë-shërbim të nivelit të lartë për

tatimpaguesit;

do të ndërtojmë module elektronike për të ndihmuar punëtorët për të

bërë punën e tyre më efikase dhe të qëndrueshme.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

10 Përsosmëria e Shërbimeve

do të sigurojmë udhëzime të qarta për tatimpaguesit;

do të kemi shënime elektronike të konsoliduara të bashkëveprimit tonë

me secilin tatimpagues;

do të përdorim më së miri platformën e

teknologjisë informative që e kemi në

dispozicion, për të bërë më të lehtë për

tatimpaguesit përmbushjen, dhe në mënyrë

aktive do të inkurajojmë ata të përdorin kanalet

elektronike për të na kontaktuar;

rregullisht do të kërkojmë informata kthyese nga tatimpaguesit rreth

nevojave dhe pritjeve të tyre, si dhe kënaqshmërisë së tyre në raport me ATK-

në;

do të caktojmë standarde sfiduese të performancës dhe do të veprojmë

në kohën e duhur për t’i përmbushur ato;

do të shkëmbejmë informata me organizatat tjera, për të mundësuar

shërbime më të mira për qytetarët, përderisa i mbrojmë të drejtat e tyre të

privatësisë;

do të përcjellim risitë në administratat tjera

tatimore dhe në sektorin privat, për të kërkuar

mundësi për përmirësim.

Tryeza me miqtë e ATK-së në

baza periodike, me Doganat

e Kosovës, MTI, shoqatat e

bizneseve dhe organizatat

ndërkombëtare që asistojnë

teknikisht ATK-në.

.

Secili tatimpagues sot mund

të bëj deklarimin dhe

pagesën e çdo lloj tatimi

dhe kontributi pensional

duke përdorur internetin,

nga kudo.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

11 Transparenca

do të përdorim të gjitha kanalet e komunikimit për të siguruar sa më

shumë informata që mundemi për tatimpaguesit, në mënyrë që ata të

kuptojnë planet dhe prioritetet e ATK-së, dhe që të jenë në gjendje të

përcaktojnë se çfarë duhet të bëjnë për të përmbushur obligimet e tyre

tatimore;

do të mbajmë sesione informative për tatimpagues të ndarë në sektorë

atëherë kur ATK të ketë vendosur që të mbajë fushata mbi përmbushjen në

ata sektorë;

do të takohemi kohë pas kohe me kontabilistë dhe juristë tatimor për t’i

njoftuar mbi planet dhe prioritetet e ATK-së;

do të jemi të hapur dhe të sinqertë me tatimpaguesit para, gjatë dhe pas

angazhimit tonë në aktivitetet e përmbushjes;

do të themelojmë standarde të performancës për të gjitha aktivitetet tona

madhore të shërbimit ndaj tatimpaguese dhe përmbushjes, si dhe do të

raportojmë mbi nivelin e suksesit tonë në përmbushjen e këtyre standardeve;

do të bëjmë njoftime publike kur ATK do të punësojë punëtorë të rinj dhe

do të identifikoj qartë se cilat kualifikime kërkohen.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

12 QËLLIMI 2: - Veprimet që kërkohen për të siguruar prioritetet tona strategjike

Prioriteti 1: - Rritja e përgjithshme e aftësive/shkathtësive të stafit

1) Vlerëso aftësitë/shkathtësitë e stafit, si bazë për përcaktimin e iniciativave që

janë të nevojshme për rritjen e profesionalizmit.

2) Pas vlerësimit të aftësive/shkathtësive të stafit,

dizajno dhe zbato programe trajnuese për të

adresuar dobësitë e identifikuara.

3) Vazhdo të përdorësh proceset e punësimit që

përzgjedhin kandidatët më të kualifikuar.

4) Përforco zhvillimin e lidershipit, duke filluar nga

ekipi i lartë (Drejtori i Përgjithshëm dhe ata që raportojnë direkt tek ai, për të

vazhduar në nivelet më të ulëta të lidershipit, përfshirë mbikëqyrësit e vijës së

parë-udhëheqësit e ekipeve).

5) Gradualisht ndërro mënyrën e organizimit të punës, në mënyrë që punëtorët

të zhvillojnë specializime më të mëdha në atë që bëjnë, duke filluar me

Departamentin e Tatimpaguesve të Mëdhenj.

6) Identifiko se cilat role janë më kritiket për suksesin e ATK-së, dhe cilat nga ato

janë më së tepërmi subjekt i ndërrimit në staf, si një bazë për fillimin e programit

për të trajnuar pasardhësit potencial për rolet e tyre dhe sigurohu që Qeveria e

Kosovës është në dijeni për rrezikun strategjik të burimeve njerëzore të ATK-së.

7) Përgatitni një rast biznesi për të prezantuar tek Ministri i Financave, dhe

Qeveria e Kosovës, duke treguar se si autoriteti i rritur i menaxhimit të burimeve

njerëzore të ATK, duke përfshirë mundësinë e futjes së sistemit të shpërblimit të

bazuar në performancë, mund të rezultojë në rritje të mbledhjes së të hyrave.

8) Analizo se si kanë ndërruar vendet e punës me futjen e mënyrave për të

siguruar programe dhe shërbime të bazuara në teknologji , dhe se si ato mund të

ndryshohen edhe më tutje në të ardhmen, identifiko mundësitë për ndërrimin e

përzierjes së punëtorëve brenda ATK-së (të eliminohen disa role, të futen disa të

reja).

Në vitin 2014 është filluar

me projektin CAKI – Caktimi

Automatik i Kontrolleve dhe

Inspektorëve.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

13

Prioriteti 2: - Përmirësimi i proceseve kyçe tatimore të ATK-së

1) Përgatit një plan për të kryer përmirësimet e proceseve kyçe biznesore dhe

cilësisë së të dhënave, duke u përqendruar në përmirësimin e regjistrit të

tatimpaguesve, aktiviteteve të përmbushjes për të adresuar mos-deklarimin dhe

mos-pagesën, pastaj menaxhimin e rasteve në mbledhjen e detyrueshme, si dhe

organizimin dhe kryerjen e aktiviteteve të kontrollit dhe inspektimit.

2) Vazhdo të investoni në ndërtimin e aftësive/shkathtësive të vlerësimit të

rrezikut të përmbushjes.

3) Zgjero bashkëpunimin me partnerët dhe përdor sa më shumë informatat dhe

të dhënat nga palët e treta.

4) Ndër vepro me shoqatat e bizneseve dhe kontabilitetit për të pranuar brengat

e tyre për administrimin e tatimeve.

Prioriteti 3: - Zvogëlimi i nivelit të ekonomisë joformale

1) Ndër vepro me palë të treta, për të marrë sa më shumë informata që të jetë

e mundshme (on-line kurdo që të jetë e mundur), për të identifikuar bizneset jo-

përmbushëse.

2) Kryej aktivitete të përmbushjes për të identifikuar bizneset e paregjistruara.

3) Përforco aktivitetet e përmbushjes për t’u marrë me tatimpaguesit që nuk

deklarojnë dhe nuk paguajnë, ose që deklarojnë dhe paguajnë me vonesë.

4) Përforco Divizionin e Menaxhimit të Riskut.

5) Vazhdo automatizimin e caktimit të rasteve dhe zyrtarëve në aktivitetet e

përmbushjes së ATK-së.

6) Zhvillo dhe apliko një proces që regjistron faturat elektronike në transaksionet

e TVSH-së mes bizneseve.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

14

7) Përdor mekanizmat e tatimit të mbajtur në burim kurdo që është e

mundshme .

8) Rrit specializimin e stafit në fushat me rrezik të lartë tatimor.

Prioriteti 4 – Ripërtëritja e teknologjisë informative për të mundësuar punë më

efikase brenda ATK-së, dhe shërbime të përmirësuara për tatimpaguesit

1) Përgatit dhe dizajno proceset, dhe procedurat biznesore si dhe mjetet e

punës që do të mundësojnë punë më efektive të punëtorëve të ATK-së, të ulin

koston e shërbimeve të ofruara, dhe shërbime të përmirësuara për tatimpaguesit.

2) Puno me ofruesit e shërbimeve të asistencës teknike dhe shitësit e TI-së, për

të përgatitur specifikimin për një zgjidhje të

qëndrueshme afatgjate , që do të përmbushë

nevojat e identifikuara biznesore të ATK-së.

3) Shpall dokumentet tenderuese, kërko

ofertuesit e kualifikuar, përzgjidh dhe implemento

zgjidhjen e re të platformës së TI-së.

4) Zhvillo një program trajnimi për të siguruar që

punëtorët e ATK-së do mund të bëjnë një kalim të

suksesshëm në sistemin e ri.

5) Publiko udhëzuesit mbi përdorimin e sistemit

të ri për tatimpaguesit dhe publikun e gjerë.

Nga 1.8 milion banorë të

Kosovës, 1.1 milion përdorin

internetin, ose gati 77%. Për

më tepër, mbi 53% të

përdoruesve janë nën

moshën 30 vjeç, dhe 28%

janë nën moshën 15 vjeç,

kështu që do të jetë me

rëndësi për ATK-në që të

vazhdojë të investoj në

teknologji informative për të

përmbushur pritshmërinë

për shërbime të

tatimpaguesve të tanishëm

dhe atyre në të ardhmen.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

15 Prioriteti 5 - Sigurimi i një strukture organizative efektive, mbështetur nga

mekanizma të fortë qeverisës dhe llogaridhënie të qartë

1) Rishiko strukturën organizative, duke pasur parasysh prioritetet strategjike të

ATK-së për periudhën 2015-2020, dhe rezultatet e ndonjë planifikimi për bashkim

me Doganat e Kosovës, nëse Qeveria vendos të

bëjë një gjë të tillë.

2) Pas rishikimit të strukturës organizative, siguro

që ekzistojnë përshkrimet e duhura të vendeve të

punës dhe llogaridhënie të caktuara për rolet që

raportojnë tek Drejtori i Përgjithshëm. Kur kjo të

përfundoj dhe të ketë pajtim nga ekipi i lartë

udhëheqës, bëj të njëjtën punë edhe në nivelet e ulta hierarkike.

3) Rishiko, dhe ripuno nëse është e nevojshme, regjimin e menaxhimit të

performancës, duke filluar nga krijimi i kontratave të reja të performancës në mes

të Drejtorit të Përgjithshëm dhe atyre që raportojnë direkt te ai.

4) Siguro që planet vjetore të punës dhe kontratat vjetore të perfomancës së

menaxherëve të lartë, janë në përputhje me Planin Strategjik të ATK-së.

5) Vazhdo të kesh qasje në këshilla nga jashtë për

të vlerësuar gatishmërinë për projektin e

ripërtëritjes së teknologjisë informative, dhe siguro

që llogaridhëniet janë të qarta për këtë projekt

kritik, por me rrezik.

6) Rishiko në mënyrë sistematike të gjitha

proceset kyçe biznesore brenda ATK-së dhe

identifiko në mënyrë të qartë se cilat pozita janë

përgjegjëse për të monitoruar dhe mirëmbajtur si duhet të gjitha këto sisteme

(pronarët e bizneseve).

ATK ka pranuar dhe vazhdon

të pranojë asistencë teknike

nga USAID, FMN, GIZ, BE, etj.

ATK aktualisht ka 785 të

punësuar të ndarë në 9

departamente përmes 54

divizioneve.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

16 Qëllimi 3: - Implementimi i Ndryshimeve

Menaxhimi me shumë kujdes i ndryshimeve brenda ATK-së

Pas përfundimit të planit për të bërë përmirësimet e proceseve në Prioritetin

5, dhe në përgatitje për projektin e ripërtëritjes

së teknologjisë informative (Prioriteti 4),

fillimisht angazho një këshilltar të jashtëm me

përvojë në menaxhimin e ndryshimeve në

organizata të mëdha dhe më pastaj shto një

pozitë profesionale për menaxhimin e

ndryshimeve në kuadër të Departamentit për

Modernizim, Planifikim dhe Analizë.

Matja e performancës sonë dhe raportimi mbi të

1) Paraqit sistemin e raportimit të kohës së punëtorëve në mënyrë që të

kuptohet saktësisht kostoja e sigurimit të programeve dhe shërbimeve.

2) Zhvillo një grumbull të masave të performances, cakto një nivel të caktuar

të të arriturave në vitin 2015, dhe cakto shënjestrat objektive për t’u arritur

kundrejt këtyre masave gjatë periudhës planifikuese (2015-2020), si dhe

shënjestra mesatare për vitet para vitit 2020.

3) Zhvillo sistem të raportimit të standardizuar të menaxhimit të informatave,

duke përdorur matjet e përzgjedhura, për t’i dhënë menaxhmentit të lartë

raporte të rregullta mbi performancën e ATK-së.

ATK është themeluar më 17

Janar 2000, ndërsa së fundmi

ka festuar 15 vjetorin e saj.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

17 Si e masim performancën tonë:

ATK është një institucion i madhë, i ndërlikuar dhe me orientim kah

performanca, si i tillë ai përcjell qindra matje për të përsiguruar se operon në

mënyrë efektive në të gjitha nivelet e agjencisë.

Në nivelin më të lartë janë përzgjedhur një grumbull i matjeve që do të

ndihmojnë të sigurojmë se institucioni vërtet është duke përparuar drejt

qëllimeve afatgjata.

Norma e përmbushjes vullnetare Matja e vlerës së tatimit të paguar në mënyrë vullnetare dhe në afatin e

paraparë kohor si përqindje korresponduese e vlerësimit të detyrimit tatimor.

Kjo normë e përmbushjes pasqyron ndikimin e kombinuar të jo-deklarimit,

nën-deklarimit dhe pagesës së ulët.

Norma e deklarimit elektronik Matja e përqindjes të të gjithë formularëve kryesor të tatimit që janë të

deklaruar në mënyrë elektronike nga individët, bizneset dhe entitetet e

obliguara me ligj. Formularët kryesor tatimor janë ato të cilat deklarojnë për

të hyra, shpenzime dhe/ose detyrime tatimore.

Jo-deklaruesit Analizimi dhe vlerësimi i numrit të tatimpaguesve/individëve të cilët nuk

deklarojnë, ndërsa janë të obliguar të deklarojnë.

Kënaqshmëria e tatimpaguesve me shërbimet e

ATK-së Realizimi i sondazheve për të gjitha llojet e shërbimeve me qëllim që të dihet

nëse çështjet e tatimpaguesve janë zgjidhur brenda periudhës së arsyeshme

kohore.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

18

Përqindja e borxheve në të hyrat Përcaktimi i përqindjes së borxheve në të hyrat e përgjithshme vjetore.

Mbrojtja e integritetit të ATK-së

Përcaktimi i përqindjes, duke llogaritur se pari numrin e rasteve të hetimeve

kërcënuese dhe kriminale, civile dhe administrative, të cilat janë të mbyllura

gjatë vitit fiskal për arsye të arritjes së rezultateve, pastaj duke e ndarë atë

numër nga numri i përgjithshëm i të gjitha rasteve të mbyllura gjatë vitit fiskal.

Kostoja për njësi e të hyrave Kostoja e shpenzimeve të përgjithshme operative vjetore e ATK-së në raport

me të hyrat e pergjithshme për njësi.

Angazhimi i stafit

Përdorimi i anketave vjetore për të punësuarit në mënyrë që të masim

kënaqshmërinë dhe angazhimin e stafit.

Modernizimi - të dhënat në kohë

Matja e afateve kohore për dorëzimin e të dhënave tek shërbimi dhe

mbledhja e detyrueshme.

Shërbimet e përpunuara në mënyrë elektronike

Përcaktimi i përqindjes së shërbimeve elektronike të kryera nga tatimpaguesit

brenda numrit total të shërbimeve të kryera nga tatimpaguesi nga të gjitha

kanalet.

Sistemi për matjen e performances së stafit

Do të avancojmë sistemin e matjes së performances së stafit në baza të

rregullta periodike.

…………………………………………Plani Strategjik 2015 – 2020……………………………………………

Administrata Tatimore e Kosovës

19

Reagimi ndaj prioriteteve të dala nga Qeveria

1) Edhe pse e papërcaktuar ende, por mund të përfshijë bashkimin apo

marrëdhënie më të ngushta me Doganën e Kosovës.

2) Përgatit një rast biznesi për të demonstruar se si ATK-ja mund të mbledhë

më shumë të hyra nëse ka autoritet të mjaftueshëm për të menaxhuar

burimet e saj njerëzore në mënyrë më efektive se sa që mundet tani (si një

Agjenci që ka kufizime nga rregullat dhe rregulloret e Shërbimit Civil në

Kosovë), si dhe burime financiare të mjaftueshme për të shpërblyer

performancën e shkëlqyeshme të punëtorëve shumë të aftë dhe të motivuar

të ATK-së.