plani strategjik 2021-2025 · 2021. 1. 8. · plani strategjik 2021-2025 gjakovë, dhjetor 2020. 2...

41
1 UNIVERSITETI - UNIVERSITY “FEHMI AGANI” GJAKOVË PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020

Upload: others

Post on 23-Jan-2021

16 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

1

UNIVERSITETI - UNIVERSITY

“FEHMI AGANI”

GJAKOVË

PLANI STRATEGJIK 2021-2025

Gjakovë, Dhjetor 2020

Page 2: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

2

PËRMBAJTJA

1. SHKURTESAT ..................................................................................................... 3

2. FJALA E REKTORIT ........................................................................................... 4

3. UNIVERSITETI DJE, SOT DHE NESËR ............................................................. 5

4. PËRMBLEDHJE E PLANIT STRATEGJIK ........................................................ 11

4.1. MISIONI ...................................................................................................... 12

4.2. VIZIONI ....................................................................................................... 12

4.3. VLERAT ...................................................................................................... 12

4.4. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE ..................................................................... 13

4.5. TË DHËNA PËR INSTITUCIONIN .............................................................. 14

5. PROCESI I PLANIFIKIMIT STRATEGJIK ......................................................... 17

6. RRUGA ZHVILLIMORE DHE MJEDISI ............................................................. 18

6. 1. Konteksti dhe trendi i zhvillimit të UFAGJ ..................................................... 18

6.2. Universiteti i Gjakovës sot .............................................................................. 19

6.3. Mjedisi institucional ........................................................................................ 19

7. ANALIZA E GJENDJES ..................................................................................... 21

Objektivi 1 – Fuqizimi institucional e organizativ ................................................... 22

Objektivi 2 – Sigurim të cilësisë dhe integritetit akademik .................................... 23

Objektivi 3 – Programe cilësore, mësimdhënie dhe hulumtime shkencore........... 24

Objektivi 4 – Ndërkombëtarizimi dhe rrjetëzimi .................................................... 25

Objektivi 5 – Studentët dhe partneriteti me komunitet .......................................... 26

Objektivi 6 – Infrastrukturë bashkëkohore dhe mjedis të përshtatshëm ................ 27

8. MODALITETET E IMPLEMENTIMIT ................................................................. 28

8.1. Mënyra e implementimit dhe masat përcjellëse ............................................. 28

8.2. Sigurimi i mjeteve për zbatim ......................................................................... 30

8.3. Strategjia e komunikimit ................................................................................. 30

9. SWOT ANALIZA ................................................................................................ 32

Page 3: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

3

1. SHKURTESAT

AAK Agjencia e Akreditimit e Kosovës

AKK Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

BE Bashkimi Evropian

ECTS Sistemi Evropian për Transferimin e Krediteve

IPA Instrument for Pre-Accession Assistance

HERAS Higher Education, Research and Applied Science

KASH Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

KSHLM Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

MASHT Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë

MSH Ministria e Shëndetësisë

NjKK Njësia për Këshillim në Karrierë

NjSC Njësia për Sigurimin e Cilësisë

ORCA Organizata per ngritjen e cilesise ne arsim

PEST Faktorët Politikë, Ekonomikë, Socialë, Teknologjikë

PPP Partneriteti Publiko-Privat

QDPM Qendra Didaktike per Persoshmeri ne Mesimdhenie

QMT Qendra për Mësim Tërëjetësor

RAE Rom, Ashkali, Egjiptian

SEMS Sistemi Elektronik për Menaxhimin e punës me Studentë

SWOT Sukseset, dobësitë, mundësitë, rreziqet

SHLP Shkolla e Lartë Pedagogjike

TI Teknologjia e Informacionit

TIK Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit

UFAGj Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë

UP Universiteti i Prishtinës

Page 4: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

4

“Edukimi është arma më e fuqishme të cilën mund ta

përdorni për të ndryshuar botën” (Nelson Mandela)

2. FJALA E REKTORIT

Me hartimin e “Planit Strategjik 2021-2025”, UFAGJ ka rrumbullakësuar një proces

të rëndësishëm dhe të domosdoshëm drejt akreditimit institucional të tij. Për këtë punë të

madhe dhe të frytshme kanë kontribuuar të gjithë punonjësit e Universitetit tonë pa përjashtim.

Pra, me këtë rast, kam për detyrë morale që në emër të udhëheqjes së Universitetit, në emrin

tim personal, në emër të stafit akademik dhe të studentëve, të përgëzoj njerëzit më meritorë për

këtë sukses, para së gjithash anëtarët e Këshillit Drejtues, Senatit, grupet punuese dhe të gjitha

ata, të cilët në çfarëdo mënyre ndihmuan në hartimin e kësaj strategjie shumë të vlefshme dhe

jetike për ne.

UFAGJ me punën e vijueshme dhe të dëshmuar tashmë është ndër kontribuuesit më të mëdhenj

të edukimit dhe të zhvillimit të shoqërisë përgjithësisht, jo vetëm në Komunën e Gjakovës dhe

të Republikës së Kosovës, por edhe më gjerë.

Strategjia e hartuar është vazhdimësi e Planit Strategjik të UFAGJ të viteve të

mëhershme 2015-2020 si dhe Planit Strategjik të Rishikuar 2017-2021 dhe është rezultat i

punës së gjatë dhe të menduar mirë, i një procesi me pjesëmarrje të gjerë të ekspertëve nga

fusha të ndryshme akademike, por edhe i partnerëve strategjikë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Strategjia do të jetë dokumenti bazë në të cilin do të mbështetet UFAGJ dhe do t’i

shërbejë universitetit për të zhvilluar, konsoliduar dhe ndërtuar struktura dhe mekanizma që

promovojnë, para së gjithash, zhvillimin e këtij institucioni në nivel të krahasueshëm me

universitetet e vendeve të zhvilluara. Vlerën kësaj strategjie ia shton edhe miratimi i Statutit

nga Kuvendi i Kosovës më 10.12.2020, sepse me këtë miratim UFAGJ i garantohet një zhvillim

i qëndrueshëm në aspektin ligjor dhe financiar.

Përmes kësaj strategjie do të identifikohen instrumentet dhe do të merren masat që

UFAGJ, si institucion i arsimit të lartë, të punojë në ngritjen e nivelit akademik, të krijojë

partneritet të ngushtë me institucionet arsimore, kulturore dhe artistike në vend dhe jashtë, të

jetë koherent me tregun e punës, të bashkëpunojë me universitet vendore dhe ndërkombëtare

dhe t’i përmbushë nevojat përkatëse të shoqërisë.

Me këtë strategji, UFAGJ i hapen mundësi të reja në mbarëvajtjen dhe në përtëritjen e

programeve ekzistuese, krijimin e programeve me profile të reja, pastaj ngritjen profesionale

të punonjësve përmes mobiliteteve, trajnimeve, kontributit në hulumtime dhe kërkime

shkencore etj. Kjo përvojë do të bartet padyshim te studentët, por në të njëjtën kohë edhe ata

do të jenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këto veprimtari.

Plani Strategjik do të avancojë më tutje të arriturat e UFAGJ në aspektin e

gjithmbarshëm dhe ne si udhëheqje do të vazhdojmë me përkushtim t’i analizojmë, t’i

zhvillojmë dhe t’i zbatojmë me përpikëri detyrat që shtrohen nga kjo strategji, në mënyrë që

të ndihmojmë zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës.

Me respekt,

Artan NIMANI, rektor

Page 5: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

5

3. UNIVERSITETI DJE, SOT DHE NESËR

Gjakova është themeluar si vendbanim në fund të shekullit XVI në mes të Rrafshit të

Dukagjinit në rrugën vertikale Prizren-Pejë. Nëpër këtë lokalitet dikur kalonte një degë e rrugës

së Zetës, e cila ndahej në dy drejtime, njëra nga Prizreni e tjetra Kukës-Krumë-Qafë Prushi-

Gjakovë. Qyteti i Gjakovës zë vend në luginën tektonike të Rrafshit të Dukagjinit, midis

Bjeshkëve të Nemuna, Pashtrikut, Sharrit e Moknes.

Është me rëndësi të përmendet se Komuna e Gjakovës ka lidhje me Republikën e

Shqipërisë, përmes dy pikave kufitare atë të Qafës së Prushit dhe Qafës së Morinës.

Gjakova me traditën e saj pedagogjike, karakterizohet me hapjen e shkollave fillore,

institucioneve parashkollore, hapjen e gjimnazit të ultë dhe Shkollës Normale. Shkolla

Normale u hap në vitin 1946/1947 dhe njihet si e vetmja shkollë në gjuhën shqipe në Kosovë.

Kjo shkollë së pari ishte dyvjeçare e pastaj kaloi në katërvjeçare. Normalja qëndroi e hapur në

Gjakovë prej vitit 1946-1953, ku u bart në Prishtinë.

Në vitin shkollor 1967/1968 në Gjakovë u hap Shkolla e Lartë Pedagogjike me tri

drejtime: Gjuhë dhe Letërsi shqipe, Histori-Gjeografi dhe Matematikë. Një vit më vonë

1968/1969 u hap drejtimi Biologji-Kimi, ndërsa në vitin shkollor 1975/1976 u hap edhe

drejtimi i mësimit klasor. Deri më 30.09.2004 në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës

diplomuan gjithsej 3940 studentë që zhvilluan mësimin në gjuhën shqipe. Prandaj themelimi i

Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” (UGJFA) nuk është i rastësishëm ai është vazhdimësi

e SHLP.

Në vitin 2001 themelohet Fakulteti i Edukimit si njësi e Universitetit të Prishtinës me planet

mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Bachelor.

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë - dega në Gjakovë filloi punën në vitin akademik

2011/2012, në drejtimet Infermieri dhe Mami.

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore - dega në Gjakovë filloi

punën në vitin akademik 2011/2012, në drejtimet Kimi Arsimore.

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë - dega në Gjakovë filloi punën në vitin akademik

2010/2011, në programet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë si institucion i pavarur ka filluar punën më 1 tetor

2013 me Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin e Filologjisë me

programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës.

Emërtimi i institucionit - Universiteti është themeluar, njëkohësisht, krahas dy Universiteteve

tjera publike të cilat ishin të emëruara sipas qyteteve ku do të zhvillohej aktiviteti i tyre dhe do

të ndodhej selia. Në ndërkohë, janë dhënë propozime konkrete për ndërrimin e emërtimit të

tyre ashtu që, Këshillit Drejtues i Universitetit të Gjakovës në mbledhjen e mbajtur me 13

Dhjetor 2013, shqyrtoj propozimin dhe njëzëri aprovoi emërtimin Universiteti i Gjakovës

“Fehmi Agani” me seli në Gjakovë.

Themelimi i universitetit ka paraparë funksionimin e tij me një statut të përkohshëm i cili do të

zëvendësohej me statute të konsoliduara në bazë të specifikave të secilit universitet. Statuti i

përhershëm nuk i përshtatet tërësisht rrethanave në universitet dhe dispozitave të tij dhe si i

tillë është dashur të ndryshohet. Pas takimit me grupet punuese në Universitetin e Gjakovës,

pastaj prezantimit të tij në MASH dhe Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës,

Page 6: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

6

parlamenti e ka miratuar statutin e përhershëm dhe më këtë, emërtimi i institucionit është:

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë me akronim UFAGJ.

Forma juridike – Bazuar ne këndvështrimin ligjor, Universiteti “Fehmi Agani” është

institucion publik i themeluar në bazën e Ligjit të Arsimit të Lartë të Republikës së Kosovës

që të ofrojë studime akademike bachelor, master dhe doktoratës. Veprimtaria e universitetit,

menaxhimi, organizimi, procesi mësimor, hulumtimet shkencore etj., bazohen në Ligjin e

Arsimin të Lartë dhe Statutin e aprovuar në Kuvendin e Kosovës.

Aktualisht, UFAGJ numëron mbi 2869 studentë, nga ky numër i studentëve 75.6% apo 2168

janë të gjinisë femërore ndërsa 24.4% janë studentë të gjinisë mashkullore. Në vijim, në formë

tabelare, janë të paraqitura të dhënat për numrin e studentëve të cilët kanë aplikuar, të

regjistruar dhe atyre aktivë në tri vitet e fundit, në nivelin Baçelor, që njëherit është edhe dëshmi

e mjaftueshme se institucioni ynë është mjaft i kërkuar nga të rinjtë tanë. Programet në

Universitetin tonë janë programe të studimit të organizuara sipas sistemit të Bolonjës, tri

vjeçare me 180 ECTS, përkatësisht 4 vjeçare me 240 ECTS në nivelin Bachelor.

Bazuar në të dhënat që dalin nga Sistemi i Menaxhimit Universitar (SMU) për vitin akademik

2020/2021, numri i studentëve është 2869, ndërsa numri i personelit akademik në UFAGJ që

është në procesin e mësimdhënies në të dy semestrat është 105.

UFAGJ posedon hapësirat e Fakultetit të Filologjisë, Fakultetit të Edukimit, Fakultetit të

Mjekësisë, sallën e sportit, ndërtesën e Rektoratit (Laboratori i Mjekësisë dhe Laboratori i

Kimisë) dhe për momentin kanë në dispozicion 11697.5 m2.

Me këtë rast duhet theksuar se UFAGJ për ndërtimin e Kampusit të ri universitar me sipërfaqe

prej 12.8 ha dhe ambiente mbi 35 mijë m2, ka siguruar mbështetjen financiare dhe ka marrë

lejen ndërtimore nga Komuna e Gjakovës. Ka zhvilluar procedurat e prokurimit dhe është në

fazën e vlerësimit përfundimtar. Në bazë të dinamikës së kompanisë fituese parashihet që

Kampusi të përfundojë brenda periudhës së këtij plani strategjik (2021-2025).

UFAGJ nga viti i kaluar ka ndryshuar menaxhmentin dhe i është përkushtuar me dinamizëm

procesit të avancimit dhe integritetit akademik, duke u bazuar në standardet evropiane të

vlerësimit të cilësisë dhe punës kërkimore shkencore.

UFAGJ me rregullore të veçantë mbështet stafin akademik për hulumtime dhe publikime

shkencore. Gjatë vitit 2020, edhe pse në kohë pandemie ka stimuluar stafin me 26,720.53 €.

Tabela 1. Subvencionimi i stafit për vitin 2020

Subvencionimi i stafit për vitin 2020

Nr. Përfitues nga stafi

Subvencionimi për punimet

shkencore

Subvencionimi për tekste

e monografi shkencore

Totali 24 persona 15,445.20 11,275.33

Total 26,720.53

Për shkak të përhapjes së virusit COVID-19, UFAGJ ka pasur një ngecje pa të drejtë në

aspektin e akreditimit të programeve, sepse ka mbetur jashtë procesit të Akreditimit, ndonëse

kishte të aprovuar gjashtë programe të reja studimi.

Page 7: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

7

Politikat udhëheqëse të Universitetit janë orientuar drejt një institucioni të profilizuar qartë, me

orientim nga shkencat humane dhe mjekësore, me programe unike dhe të harmonizuara saktë

me tregun e punës.

UFAGJ ka në procesin e akreditimit këto programe studimi, të cilat në mbledhjen e AKA të

dt.10.12.2020 kanë kaluar hapin e parë të stafit dhe përshtatshmërisë së tyre me fushën e

studimit, ndaj presim rezultate pozitive:

Tabela 2. Programet e UFAGJ-së në proces akreditimi/riakreditimi

Nr. Study Program

Albanian

Study Program

English Campus Level ECTS A/R

Study

places

1 Edukim

Parashkollor

Preschool

Education Gjakovë BA 240 R 100

2 Edukim Fillor Primary

Education Gjakovë BA 240 R 120

3 Gjuhë Shqipe

dhe Letërsi

Albanian

Language and

Literature

Gjakovë MA 120 A 60

4 Shëndeti Publik Public Health Gjakovë BSc 180 A 80

5 Menaxhimi

shëndetësor

Health

Management Gjakovë MA 120 A 40

6 Kujdesi dhe

mirëqenia

Sociale

Social care and

welfare Gjakovë BA 180 A 60

7 Gjuhë Angleze –

Përkthim dhe

interpretim

English

Language –

Translation and

interpretation

Gjakovë BA 180 A 70

8 Infermieri Nursing Gjakovë BSc 180 R 180

9 Fizioterapi Physiotherapy Gjakovë BA

Profesional 180 A 60

10 Gjuhë Shqipe

dhe Letërsi

Albanian

Language and

Literature

Gjakovë BA 240 A 120

11 Komunikim dhe

multimedia

Communication

and multimedia

Gjakovë

Ferizaj BSc. 180 A 60

Pavarësisht sfidave, Universiteti ka arritur të zhvillojë me sukses një politikë të qartë në mesin

e universiteteve tjera në Kosovë, dhe ka arritur të profilizohet dhe orientohet në fusha studimi

deficitare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Ka rekrutuar staf akademik kredibil dhe

specifik, ka arritur të jetë një partner i besueshëm në rrafshin lokal e qendror dhe të gëzojë

autoritet të liderit në fushën e arsimit të lartë, jo vetëm në rajonin e Gjakovës, por edhe më

gjerë. Në analizat dhe raportet monitoruese të institucioneve shtetërore si dhe të atyre të

pavarura dhe rrjetit të shoqërisë civile, UFAGJ është renditur i dyti IAL në Kosovë (pas UP-

së) .UFAGJ në vazhdën e zhvillimit ka të themeluara pesë njësi akademike:

Fakultetin e Edukimit,

Fakultetin e Filologjisë,

Page 8: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

8

Fakultetin e Mjekësisë,

Fakultetin e Shkencave Sociale dhe

Fakultetin e Shkencave Aplikative.

UFAGJ ka themeluar edhe njësitë e tjera plotësuese si: Qendra Shëndetësore Universitare,

Instituti për Mjedis dhe Shëndet, Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimëdhënie, Qendra

Universitare për Këshillime Psiko-Sociale, Shtëpia Botuese, revistën shkencore etj., por që

njëkohësisht po punohet në funksionalizimin sa më të mirë të tyre.

Obudspersoni - Institucioni ka bërë edhe një hap para në drejtim të Kodit të Etikës duke

emëruar Ombudspersonin, i cili me qëllim të mbrojtjes së të drejtave, interesave dhe lirive të

anëtarëve të komunitetit universitar si: studentëve, personelit arsimor, pjesëmarrësve tjerë në

procesin e arsimit të lartë, vepron për të përmirësuar cilësinë e procesit arsimor dhe punës së

universitetit.

Shtëpia Botuese - Veprimtaria e Shtëpisë Botuese të UGJFA –së përfshin botimin e veprave

të propozuara nga Këshilli i Fakultetit dhe botimin e revistës shkencore të Universitetit.

Në kuadër të botimeve përfshihen veprat që janë të parapara në programin e punës dhe

veprimtarisë të njësive akademike. Botimet e veçanta përfshijnë monografitë, përmbledhjet e

kumtesave të konferencave, tryeza shkencore dhe të aktiviteteve të tjera shkencore e artistike.

Qendra Universitare për Këshillime Psiko-sociale - Kjo qendër si institucion shëndetësor

akademik është i vetmi i këtij lloji dhe do jetë në shërbim të studentëve e stafit duke ju ofruar

një kujdes të plotë dhe të vazhdueshëm, përfshirë këtu shërbimin me shtretër për pacientët

akutë, shërbime ditore në observim, ndërhyrje dhe trajtim të urgjencave dhe emergjencave

psikiatrike, konsulta ambulatore dhe konsulta specialistike. Ky shërbim për studentët tanë vjen

pasi studimi nuk përbëhet vetëm nga përvojat e suksesit.

Studentët në UFAGJ kanë një trajtim korrekt dhe domethënës, ata organizohen përmes

organizatave studentore, ku përmes zgjedhjeve të lira fitojnë mandatet dhe përfaqësojnë

studentët nën ombrellën e Parlamentit të Studentëve, në nivel të universitetit, si dhe nga

Këshillat e Studentëve, në nivel të njësive akademike. Me ardhjen e menaxhmentit të ri

përfaqësuesit e studentëve të UFAGJ janë pjesë e vendimmarrjes në të gjitha nivelet e

Universitetit, një gjë e tillë u është garantuar edhe me Statutin e ri, të aprovuar në Kuvendin e

Kosovës. Studentët përfaqësohen në Këshille Drejtuese, në Senate dhe këshille të njësive me

të drejtë vote, si dhe në të gjitha komisionet e përhershme dhe ad hoc të themeluar nga të gjitha

nivelet e menaxhimit në Universitet.

Studentët kanë organizatat e tyre studentore dhe deri më tani janë të regjistruara 3 organizata

studentore të cilat garojnë në mes tyre për Parlament Studentor dhe Këshille Studentore. E

veçanta e zgjedhjeve të fundit të studentëve është se, secila organizatë studentore në secilën

këshillë të fakultetit është organizatë studentore tjetër fituese nga tjetra e njësisë akademike.

Studentët kanë gazetën e tyre, klubet dhe shoqatat e që mbështeten financiarisht nga

Universiteti. Studentët tanë janë jashtëzakonisht aktivë në punët vullnetare dhe kontributi i tyre

në shoqëri është i dukshëm dhe i respektuar.

Kur marrim për bazë misionin, vizionin dhe gjashtë objektivat strategjike konstatojmë se,

Synimi ynë është që UFAGJ të jetë një model i qëndrueshmërisë financiare dhe institucionale,

duke u shndërruar në lider rajonal për shkencat humane dhe mjekësore.

Page 9: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

9

Që të realizohet misioni dhe objektivat në periudhën pesë vjeçare, parashohim të kemi këtë

buxhet:

Tabela 3. Buxheti i aprovuar dhe i vlerësuar i UFAGJ-së, 2020-2025

UNIVERSITETI I

GJAKOVËS

Viti 2020 Viti 2021 Viti 2022 Viti 2023 Viti 2024 Viti 2025

Buxhetuar (KASH) (KASH) Vlerësuar Vlerësuar Vlerësuar

Numri i punëtorëve 111 111 111 111 111 111

Nr i punëtorëve i planifikuar (KASH)

9 14 21 25 29

TOTALI I PUNËTORËVE

111 120 125 132 136 140

Paga dhe mëditje të

buxhetuara 1,243,707.00 1,243,707.00 1,243,707.00 1,243,707.00 1,243,707.00 1,243,707.00

Paga dhe mëditje të planifikuara me rritje

266,200.00 334,800.00 434,400.00 497,000.00 569,720.00

TOTALI PËR PAGA

DHE MËDITJE 1,243,707.00 1,509,907.00 1,578,507.00 1,678,107.00 1,740,707.00 1,813,427.00

Mallëra dhe shërbime të

buxhetuara 316,339.00 316,339.00 316,339.00 316,339.00 316,339.00 316,339.00

Mallra dhe sherbime të

planifikuara 70,000.00 85,000.00 96,000.00 109,000.00 119,000.00

TOTALI PËR MALLRA

DHE SHËRBIME 316,339.00 386,339.00 401,339.00 412,339.00 425,339.00 435,339.00

Shpenzime komunale të

buxhetuara 50,000.00 50,000.00 50,000.00 50,000.00 50,000.00 50,000.00

Shpenzime komunale të

planifikuara 5,000.00 10,000.00 13,000.00 18,000.00 21,000.00

TOTALI PËR

SHPENZIME KOMUNALE

50,000.00 55,000.00 60,000.00 63,000.00 68,000.00 71,000.00

Subvencione dhe transfere

të buxhetuara 100,000.00 100,000.00 100,000.00 100,000.00 100,000.00 100,000.00

Subvencione dhe transfere të planifikuara me rritje

15,000.00 20,000.00 35,000.00 40,000.00 48,000.00

TOTALI PËR

SUBVENCIONE DHE TRANSFERE

100,000.00 115,000.00 120,000.00 135,000.00 140,000.00 148,000.00

Investime kapitale të

buxhetuara 650,000.00 850,000.00 1,150,000.00 1,150,000.00 1,150,000.00 1,150,000.00

Investime kapitale të planifikuara me rritje

1,000,000.00 1,500,000.00 3,500,000.00 4,500,000.00 5,800,000.00

TOTALI PËR

INVESTIME KAPITALE 650,000.00 1,850,000.00 2,650,000.00 4,650,000.00 5,650,000.00 6,950,000.00

Të hyrat vetanake të realizuara

58,879.00 62,230.00 62,230.00 62,230.00 62,230.00 62,230.00

Të hyrat vetanake të

planifikuara 70,000.00 82,000.00 90,000.00 97,000.00 105,000.00

TOTALI I TË HYRAVE 58,879.00 132,230.00 144,230.00 152,230.00 159,230.00 167,230.00

Total sipas KASH 2,418,925.00 2,622,276.00 2,922,276.00 2,922,276.00 2,922,276.00 2,922,276.00

Totali i buxhetit të

planifikuar me rritje 0.00 1,426,200.00 2,031,800.00 4,168,400.00 5,261,000.00 6,662,720.00

Grantet nga Donatorët 83,029.28 277,978.55 141,694.81 250,000.00 300,000.00 300,000.00

Burimet e financimit (vetëfinancimi)

0.00 35,000.00 50,000.00 65,000.00 65,000.00 65,000.00

Buxheti total 2,418,925.00 4,083,476.00 5,004,076.00 7,155,676.00 8,248,276.00 9,649,996.00

UFAGJ ka të miratuar Organogramin dhe ka të përshkruar secilin vend të punës, bazuar në

nevojat zhvillimore. Orientimi ynë mbetet funksionalizimi institicional dhe organizativ bazuar

në nevojat e dala sipas standardeve më të larta për menaxhim efikas.

Page 10: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

10

Page 11: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

11

4. PËRMBLEDHJE E PLANIT STRATEGJIK

UFAGJ në të kaluarën, përveç planifikimit afat-shkurtër (vjetor), ka dizajnuar dhe miratuar

edhe aktin e tij afat-mesëm “Strategjia e UFAGJ 2015-2020” dhe rishikimin 2017-2021, e cila

ka orientuar UFAGJ në fazën e formësimit të programeve të veta dhe ndërtimit të identitetit të

tij. Ky dokument, përveç që mëton ruajtjen e vazhdimësisë së planifikimit dhe zhvillimit

akademik e institucional të UFAGJ, njëkohësisht siguron edhe rrugëtimin e këtij institucioni

duke ndjekur parametrat dhe zhvillimet në vend, rajon dhe më gjerë, me qëllim të ndërtimit të

një institucioni, i cili është bindshëm konkurrent në Kosovë dhe në rajon.

Procesi i planifikimit të Strategjisë filloi me themelimin e Grupit Punues për Planifikim

Strategjik (GPPS) me vendim të Këshillit Drejtues të UFAGJ me Nr. 05/1484, të dt.

09/10/2019, me përbërjeje nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Rektori i UFAGJ, prorektorët e

UFAGJ, partnerët ndërkombëtarë, dekanët e fakulteteve të UFAGJ, sekretarja e përgjithshme,

përfaqësues të parlamentit studentor, ekspertë të jashtëm, përfaqësues të shoqërisë civile,

përfaqësues nga shoqata e infermierëve, përfaqësues të shoqatave të biznesit, përfaqësues nga

Komuna e Gjakovës, përfaqësues nga MASH, përfaqësues nga NARIC, përfaqësues nga

Ministria e Financave, dhe përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Ky dokument është hartuar përmes një qasjeje konsultative, me një numër të madh të palëve të

interesuara. I njëjti është menduar për përdorim nga stafi akademik e administrativ i UFAGJ,

Bordet Drejtuese dhe Këshilluese të UFAGJ dhe nga partnerët aktualë dhe atyre të mundshëm,

që mbështesin UFAGJ në çfarëdo aspekti.

Dokumenti është një reflektim i vendosmërisë së UFAGJ për të ngulitur një kulturë të të

menduarit strategjik dhe planifikimit të vazhdueshëm afat-mesëm e afat-gjatë të universitetit.

Si në çdo organizatë ku zhvillimi institucional e programor është dinamik, është më se e

nevojshme që dokumente të tilla, siç është ky plan strategjik, të modifikohet gjatë zhvillimit

institucional të pesë viteve të ardhshme, pra, plani duhet të jetë objekt ri-shikimi sipas nevojave

të kohës.

Pas analizës me metodën PEST të punës së deritanishme dhe të mjedisit ku vepron institucioni,

si dhe pas vlerësimit të kushteve dhe kritereve të Agjencisë Kosovare për Akreditim (AKA), e

gjithë përmbajtja e planifikimit u bë me metodën SWOT, me ç’rast u analizua gjendja në

gjashtë fusha me interes për punën e Universitetit.

Me qëllim të saktësimit sa më të mirë të rolit dhe kontributit të UFAGJ dhe të këtij dokumenti,

universiteti krahas misionit institucional, ka nxjerrë edhe vizionin e këtij dokumenti strategjik:

Page 12: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

12

4.1. MISIONI

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është i përkushtuar të krijojë dije përmes metodave

bashkëkohore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke nxitur entuziazmin studentor dhe

promovuar integritetin akademik. Universiteti ofron përvoja akademike e hulumtuese duke

bashkëpunuar me komunitetin dhe i kontribuon zhvillimit shoqëror e ekonomik të vendit dhe

rajonit, përmes programeve unike dhe cilësore të studimit.

4.2. VIZIONI

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është institucion publik i arsimit të lartë që përmes

zhvillimit dhe transformimit të vazhdueshëm ofron studime në shkenca humane dhe mjekësore,

ku mësimdhënia, të nxënit dhe hulumtimi shkencor, u përshtaten nevojave zhvillimore socio-

ekonomike të shoqërisë.

4.3. VLERAT

Tradita në arsim, mësimdhënie, traditë kulturore.

Integriteti akademik dhe etika - garanton lirinë akademike, të shprehurit, hulumtimin

dhe kërkimin shkencor.

Transparencë dhe llogaridhënie - ndërtojmë marrëdhënie bazuar në transparencë,

ndershmëri dhe respekt të ndërsjellë, në raportin mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Respekton barazinë mes gjinive, etnive, si dhe trajton pikëpamjet dhe kontributin e

të gjithëve, pa dallim.

Marrim përgjegjësi për vendime dhe rezultate. Monitorojmë dhe rishikojmë

performancën për të nxitur përmirësimin në punë.

Bashkëpunimi dhe promovimi, partneritetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Orientimi drejt tregut të punës.

Demokracia, princip kryesor dhe universal.

Infrastrukturë moderne, hapësira të mjaftueshme dhe rekreative.

UFAGJ është institucion fleksibil, inovator dhe i besueshëm, duke ofruar shërbime

të harmonizuara për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit.

Page 13: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

13

4.4. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE

Me qëllim të zbatimit sa më konkret dhe të orientuar të këtij dokumenti strategjik, çdo fushë e

listuar është shndërruar në objektivë të veçantë. Pra, ky plan përmban pesë objektiva

strategjike.

Objektivat strategjike të UFAGJ 2021-2025:

Fuqizim institucional e organizativ, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të

nevojshme dhe ofrimit të tyre në zbatim të obligimeve të dala gjatë zbatimit të këtij

dokumenti strategjik.

Sigurim të cilësisë dhe integritetit akademik, duke analizuar dhe ndërlidhur programet

me nevojat e shoqërisë;

Programe cilësore, mësimdhënie dhe hulumtime shkencore, lehtësisht të kapshme

dhe të dallueshme nga programet tjera ekzistuese.

Ndërkombëtarizim dhe rrjetëzim i universitetit dhe strukturave studentore me

universitetet tjera në vend, rajon dhe më gjerë;

Studentët dhe partneriteti me komunitet, shërbime efikase dhe të lehta për studentë,

në partneritet me komunitetin;

Infrastrukturë bashkëkohore dhe mjedis të përshtatshëm, si nevojë për përmbushje të

zotimeve të marra nga ky dokument dhe dokumente tjera të UFAGJ;

Me qëllim të përmbushjes së këtyre objektivave strategjike janë definuar edhe masat që duhet

ndërmarrë për arritjen e çdo objektivi veç e veç. Poashtu, këtij plani strategjik do t’i

bashkëngjitet edhe një Plan i Veprimit (PV) 2021-2025. Viti i parë përbën edhe vitin vjetor të

punës, ndërsa viti i dytë e tutje planifikohet të jetë planifikim indikativ me një shkallë të

arsyeshme të mirë-planifikimit. Ky plan i veprimit planifikohet të rishikohet çdo vit, duke

përcjellë procesin e zbatimit, përkatësisht moszbatimit të planit në vitin aktual.

Page 14: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

14

4.5. TË DHËNA PËR INSTITUCIONIN

Kosova tani e disa vite ka rritur shkallën e pjesëmarrjes së qytetarëve në arsimin e lartë,

mesatarisht të kënaqshme dhe të krahasueshme edhe me atë në nivel të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, numri i konsiderueshëm i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë ofrojnë një

diversitet programesh në portfoliot e tyre, të cilat kontribuojnë në absorbimin e numrit të

gjithmbarshëm të studentëve. Megjithatë, nga statistikat e nxjerra nga Agjencia e Statistikave

të Kosovës (ASK) del se Kosova, tani e disa vite, ka shënuar një trend të rënies së numrit të

studentëve të regjistruar në vit akademik.

Duke pasur parasysh se UFAGJ është institucion relativisht i ri krahasuar me historinë e

zhvillimit të universiteteve, megjithatë ka arritur të tërheqë numër të kënaqshëm të studentëve,

për çdo vit akademik, gjë për të cilën dëshmon numri gjithnjë në rritje i të regjistruarve për

njësitë akademike në programet e akredituara. UFAGJ për periudhën 2018, 2019 dhe 2020 ka

mbështetur studentë me bursa dhe ka liruar nga tarifat e studimit një numër të konsiderueshëm

të studentëve. Ky është një tregues i një procesi të suksesshëm dhe inkurajues për studentët e

rinj.

Tabela 4: Numri dhe shuma e përfitimit të studentëve për Bursa dhe Lirimit nga tarifat 2018,

2019 dhe 2020.

Bursat

Lirimet

Viti Vlera Numri i përfituesve Vlera Numri i përfituesve

2018 € 49,317.00 51 € 6,800.00 111

2019 € 64,000.00 80 € 4,150.00 83

2020 € 60,000.00 100 € 5,250.00 105

Nga statistikat e dala nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Ministrisë së Arsimit

dhe Shkencës (MASH) del se Kosova ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të studentëve

nëpër vite.

Tabela 5: Të dhëna vjetore për tri vitet e fundit për numrin e studentëve të regjistruar në

Kosovë

Viti akademik Numri i studentëve të

regjistruar

Krahasimi në vite

paraprake

Përqindja

(%)

2017/18 110,137 - -

2018/19 104,606 -5531 -5%

2019/20 73,604 -31002 -30%

Siç shihet, trendi i uljes së numrit të studentëve në vitin 2018/19 në Kosovë ka qenë rreth 5,531

studentë apo rreth 5% më pak, krahasuar me vitin paraprak akademik 2017/18. Ndërsa në vitin

Page 15: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

15

pasues akademik 2019/20 ka pasur një ulje të ndjeshme me afër 1/3 apo 31,002, respektivisht

rreth 30% e numrit të studentëve, krahasuar me vitin paraprak akademik 2018/19.

Megjithatë, ulja e numrit të regjistrimeve në UFAGJ në përqindje, është më e ulët krahasuar

me trendin e uljes së përgjithshme, në nivel të arsimit të lartë në Kosovë. Kjo tregon se UFAGJ

ka krijuar një qëndrueshmëri dhe se interesimi i të rinjve për të studiuar është i kënaqshëm.

Tabela 6. Statistikat e aplikimeve dhe regjistrimit të studentëve 2018, 2019 dhe 2020

Statistika në vitin akademik 2018/2019 – UFAGJ

Programi

afati i

parë 2018

afati i

dytë 2018

studentë të

regjistruar

raporti

Kërkesë/Ofertë

Aplikantë

Fillor 224 5 104 2.2/1

Parashkollor 110 168 104 2.7/1

Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 62 109 143 1.2/1

Infermieri 276 10 62 4.6/1

Mami 30 116 41 3.5/1

Totali 702 408 454

Statistika në vitin akademik 2019/2020 - UFAGJ

Programi

afati i

parë 2019

afati i

dytë 2019

studentë të

regjistruar

raporti

Kërkesë/Ofertë

Aplikantë

Fillor 155 3 86 1.8/1

Parashkollor 103 149 93 2.7/1

Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 48 82 125 1.04/1

Infermieri 208 - 59 3.5/1

Totali 514 234 422

Statistika në vitin akademik 2020/2021 - UFAGJ

Programi

afati i

parë 2020

afati i

dytë 2020

studentë të

regjistruar

raporti

Kërkesë/Ofertë

Aplikantë

Fillor 170 8 100 1.8/1

Parashkollor 94 86 100 1.8/1

Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 51 76 125 1/1

Totali 315 170 325

Numri i regjistrimeve për vitin akademik 2019/20 është me i ultë për shkak të mosakreditimit

të programeve nga ekspertët, si pasojë e shtyerjeve të afateve, të shkaktuara nga pandemia

COVID -19.

Universiteti ”Fehmi Agani” në Gjakovë është i integruar në sistemin e arsimit në Kosovë dhe

njëherësh funksionon rreth parimit të besimit, bashkëpunimit dhe lidhjes në disiplina të

ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

Aktualisht, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë numëron 2869 studentë për programet e

studimit të ofruara nga Universiteti ynë. Programe të studimit të organizuara sipas sistemit të

Bolonjës, 3 vjeçare me 180 ECTS, përkatësisht 4 vjeçare me 240 ECTS në nivelin Bachelor.

Në tabelën në vijim është paraqitur numri i studentëve për vitin akademik 2020/2021, të cilët

në SMU kanë statusin e studentit.

Page 16: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

16

Tabela 7. Numri i studentëve aktualë, të cilët në SMU kanë statusin e studentit të UFAGJ.

Numri i studentëve në UFAGJ Femra Meshkuj Gjithsej

Edukim 1249 158 1407

Filologji 660 341 1001

Mjekësi 271 103 374

Total 2180 602 2782

Studentë të diplomuar në të gjitha programet* 87

Totali i përgjithshëm deri më datën 30.11.2020. 2869

*Shënim: Nga data 30.11.2020 deri më datën 10.12.2020 në UFAGJ kanë diplomuar 87 studentë.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, aktualisht ka hapësira të mjaftueshme për zhvillimin

e procesit mësimor, në përputhje me direktivën e BE, gjithashtu universiteti ynë ofron kushte

dhe ambient të mirë pune për studentët dhe stafin akademik.

Universiteti “Fehmi Agani” momentalisht ka në dispozicion tri ndertesa në siperfaqe prej

11697.5 m2 të shfeytezuar per aktivitetin e mesimedhenjes si dhe sallen e sportit dhe objektin

e laboratorve. Po ashtu kemi në dispozion edhe Konviktin e Studentëve, të cilin UFAGJ e

shfrytëzon në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit më autoritetet komunale në Gjakovë.

Duhet theksuar se tashmë UFAGJ ka siguruar mbështetjen financiare dhe ka marrë lejen

ndërtimore nga Komuna e Gjakovës për ndërtimin e KAMPUSIT të ri universitar në një

sipërfaqe prej 12.8 ha dhe ambiente mbi 35 mijë m2. Ka zhvilluar procedurat e prokurimit

dhe është në fazën e vlerësimit përfundimtar. Në bazë të dinamikës së kompanisë fituese

parashihet që Kampusi të përfundojë brenda tri viteve.

Bazuar në të dhënat që gjenerojmë nga Sistemi i Menaxhimit Universitar (SMU) në dhjetor

2020 kur u finalizua ky dokument, numri i studentëve është 2782, ndërsa numri i personelit

akademik në Universitetin “FehmiAgani" në Gjakovë që është në procesin e mësimdhënies

në të dy semestrat është 105, nga ky numër 63 janë staf i rregullt, me normë të plotë të punës.

Raporti Student-Profesor në UFAGJ është 2782/105=26.49. Pra, ky raport është për

totalin e studentëve në UFAGJ, ku për një profesor janë 27 studentë.

Nëse i referohemi numrit të studentëve aktivë që kanë arritur të regjistrojnë semestrat e

rregullt, ky raport do të jetë 1413/105=13.45, që do të thotë se për një profesor janë 14

studentë. Mirëpo, nëse marrim për bazë se, një numër i konsiderueshëm i tyre diplomon

ndërkohë, kjo e bën edhe më pozitiv relacionin staf– studentë.

Përpos stafit akademik të rregullt, ka edhe staf të angazhuar (PT) për vitin akademik 2020-

2021, edhe 42 punonjës. Po ashtu, ka 15 konsulentë të jashtëm për periudhën një vjeçare.

Page 17: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

17

Tabela 8. Stafi akademik në UFAGJ

Stafi

akademik në

UFAGJ

Fakulteti i

Edukimit Fakulteti i

Filologjisë Fakulteti i

Mjekësisë Total

Personel

akademik

(FT) / (PT) Personeli FT 23 18 22 63 60 %

Personeli PT 18 17 7 42 40 %

Total 41 35 29 105 100%

UFAGJ gjithmonë është i përkushtuar që të respektojë barazinë gjinore dhe të promovojë vlerat

e shoqërisë si një institucion që promovon demokracinë qytetare. Në këtë prizëm struktura

gjinore e personelit akademik është 55% meshkuj dhe 45% femra. Kjo na bën të lumtur që

institucioni ynë është lider në këtë shkallë të barazisë gjinore.

Në këtë pikë UFAGJ promovon barazinë gjinore edhe në administratë, ku nga gjithsej 25 të

punësuar, 15 janë femra, pra, 60 % e të punësuarve janë të gjinisë femërore. Kjo frymë e

respektimit të barazisë vlen për të gjitha nivelet e shërbimeve. UFAGJ në të gjitha komisionet

e promovon dhe respekton barazinë gjinore. Këtu duhet të theksojmë se edhe struktura gjinore

e studentëve është kryesisht e dominuar nga femrat dhe, bazuar në statistikat tona del se mbi

75% e studentëve i takojnë gjinisë femërore.

5. PROCESI I PLANIFIKIMIT STRATEGJIK

Me qëllim të analizës dhe planifikimit sa më gjithëpërfshirës dhe konsultativ, UFAGJ ka

themeluar Grupin Punues (GP) të akterëve relevantë të brendshëm dhe të jashtëm, me vendim

nr. 05/1484, të datës 09.10.2019, për planifikimin e Strategjisë së re pesë vjeçare të UFAGJ për

periudhën 2020–2025.

Grupi Punues, me qëllim të sigurimit të një procesi sa më të koordinuar, të strukturuar dhe

me kohezion kohor e kontribuues, ka hartuar një plan pune me një kalendar dhe hapa konkretë,

duke përcaktuar edhe rolet dhe kontributin e pritur të anëtarëve të GP. Krejt kjo me qëllim të:

Realizimit të një dokumenti konciz që shprehë vizionin zhvillimor, me të cilin identifikohen

të gjithë akterët e rëndësishëm të UFAGJ.

Pasqyrimit të sfidave me të cilat përballet Universiteti, si dhe mundësive, përfshirë mjedisin

institucional dhe rrjedhat globale.

Përkufizimit të programeve akademike, programeve kërkimore, veprimeve dhe projekteve,

të cilat duhet të realizohen për të arritur vizionin dhe objektivat zhvillimore.

Përkufizimin e burimeve njerëzore dhe financiare, me të cilat mbështeten veprimet,

programet dhe projektet.

Gjatë punës në konceptimin e planit strategjik të punës së GP, janë nxjerrë një mori

konkluzionesh dhe veprimesh, si në vijim:

Identifikimi dhe listimi i sfidave të UFAGJ, gjatë kohës së zbatimit të Strategjisë së UFAGJ

2015-2020;

Identifikimi dhe diskutimi i mundësive të UFAGJ sipas trendeve dhe saktësimi i fushave

strategjike;

Për analizimin e fushave të përcaktuara përmes SWOT analizës;

Page 18: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

18

Analizën e mjedisit duke aplikuar metodën PEST, bazuar në vlerësimin e faktorëve politikë

në vend dhe rajon, faktorëve ekonomikë, ata socialë e teknologjikë, duke analizuar edhe

ndikimin e pandemisë COVID-19 në të gjithë faktorët e lartpërmendur, si dhe momentumet

e reja potenciale;

Analiza e gjendjes aktuale pas zbatimit të strategjisë si dhe ruajtja e vazhdimësisë dhe

avancimit të të arriturave të deritanishme;

Përcaktimi i objektivave të strategjisë së re 2021-2025;

Hartimi i draft – Planit Strategjik, qarkullimi i draftit tek anëtarët e përfshirë në GP si dhe

tek departamentet dhe njësitë brenda UFAGJ-së, dhe pas marrjes së komenteve, GP ka

hartuar dokumentin përfundimtar duke përfshirë dhe kontributet e njësive respektive.

6. RRUGA ZHVILLIMORE DHE MJEDISI

6. 1. Konteksti dhe trendi i zhvillimit të UFAGJ

Që nga themelimi e deri më sot, UFAGJ ka kaluar nëpër një dinamikë intensive të konsolidimit

dhe të ngritjes së sistemit dhe infrastrukturës së domosdoshme për të vazhduar funksionimin.

Gjatë periudhës së strategjisë së parë të 2015-2020, UFAGJ u përqendrua në sigurimin e

infrastrukturës teknike e intelektuale sipas

kritereve dhe standardeve të përcaktuara në

legjislacionin përkatës dhe të kërkuara e

monitoruara nga Agjencia Kosovare e

Akreditimit.

Gjatë kësaj periudhe kohore, universiteti

ka themeluar Fakultetin e Edukimit me

programet Parashkollor dhe Fillor;

Fakultetin e Mjekësisë me programet

Infermieri dhe Mami, dhe Fakultetin e

Filologjisë me programet Gjuhë Shqipe

dhe letërsi në dy nivelet (Ba, MA) dhe

Gjuhë dhe Letërsi angleze. Një nga sfidat e

identifikuara për këtë Plan Strategjik 2021-

2025 mbetet edhe funksionalizimi i

Fakultetit të Shkencave Aplikative dhe

Fakultetit të Shkencave Sociale me

Programet Komunikim e multimedia dhe

Kujdes e Mirëqenie Sociale. Gjithashtu në

kuadër të Fakultetit të Mjekësisë në proces

akreditimi ka edhe programe unike studimi si: Shëndet Publik, Fizioterapi në baçelor dhe

Menaxhim shëndetësor në Master.

Gjatë periudhës 2021-2025 universiteti ka

plan konkret të zgjerimit të programeve

studimore edhe në profile të tjera dhe

avancim në nivele studimi. UFAGJ

planifikon që të vazhdojë studimet master

në Edukim, si dhe të zgjerohet në shkencat

mjekësore.

Njëkohësisht, janë themeluar edhe njësitë e

tjera plotësuese si: Qendra Shëndetësore

Universitare, Instituti për Mjedis dhe

Shëndet, Qendra Didaktike për Përsosmëri

në Mësimdhënie, Qendra Universitare për

Këshillime Psiko-Sociale, Shtëpia Botuese

etj., por që njëkohësisht po punohet në

funksionalizimin sa më të mirë të tyre.

Page 19: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

19

6.2. Universiteti i Gjakovës sot

Themelimi i UFAGJ-së, bëri të mundur përfshirjen e një numëri të madhe të studentëve të

rajonit të Gjakovës, të veriut të Shqipërisë, dhe të viseve të tjera në shkollimin e lartë

universitar.

Themelimi i Universitetit “Fehmi Agani” (UFAGJ), nuk është i rastësishëm. Ai është

vazhdimësi e Shkollës së Lartë me seli në Gjakovë që ka bërë përgatitjen e mësimdhënësve

duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit te kaluar (1958).

Universiteti “Fehmi Agani” nga viti i kaluar ka ndryshuar menaxhmentin dhe ju është

përkushtuar me dinamizëm procesit të avancimit akademik dhe integritetit, duke u bazuar në

standardet evropiane të vlerësimit të cilësisë dhe punën kërkimore shkencore.

Universiteti i Gjakovës ka filluar punën më 1 tetor 2013 me 3 fakultete. Të gjitha programet

kanë qenë dhe janë të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës deri më tani.

Ndërsa tani, Universiteti i Gjakovës ka themeluar gjithë strukturën e nevojshme për t’u

qeverisur sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara për mirëqeverisjen e Universitetit dhe

mbarëvajtjen e punës. Ka një KD funksional, ka Rektor dhe Prorektorë të zgjedhur sipas

normave në fuqi. UFAGJ ka një strukturë funksionale të përcjellë me një organogram të

aprovuar.

Me miratimin e Statutit është bërë një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë juridike dhe

financiare të Universitetit.

Kampusi i Ri i Universitetit është në fazën e vlerësimit dhe është shpallur kompania fituese, e

cila sipas planifikimit parashihet që të përfundojë punën në periudhën 3 vjeçare. Kjo do ta

mundësojë një nivel tjetër infrastrukturor modern dhe shumë komod për studentë, praktika dhe

punë kërkimore - shkencore.

6.3. Mjedisi institucional

Analiza e mjedisit u realizua me metodën PEST, duke u përqendruar në faktorët politikë,

ekonomikë, socialë dhe teknologjikë dhe duke i bërë dhe një analizë sipas rrethanave aktuale,

të krijuara nga COVID-19 dhe ndikimit të tij në të ardhmen në faktorët e lartpërmendur.

Faktorët politikë

Gjatë vlerësimit të aspektit politik përqendrimi është orientuar në fushat në të cilat politikat e

qeverisë dhe ndryshimet eventuale në legjislacion janë parë të ndikojnë potencialisht në

Universitet.

Faktorët kryesorë të politikave që mund të ndikojnë në punën e Universitetit të Gjakovës

përfshijnë ndryshimet të normave ligjore, ndryshimet eventuale në kuotat e subvencioneve

qeveritare apo të hyrat tjera financiare. Klima e përgjithshme politike në vend si dhe

marrëdhëniet rajonale e ndërkombëtare, si ndikues potencialë të drejtpërdrejtë në Universitet.

Page 20: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

20

Faktorët ekonomikë

Përveç të hyrave nga subvencionet qeveritare, UFAGJ punon vazhdimisht për të krijuar

pavarësinë dhe qëndrueshmërinë financiare të institucionit me qëllim të krijimit të kushteve për

avancim të punës dhe proceseve në Universitet.

Qëndrueshmëria ekonomike: UFAGJ ka një mundësi reale që në plan afat-mesëm të krijojë

kushte të afarizmit të qëndrueshëm të brendshëm dhe të ndikojë në zhvillimin e qëndrueshëm

ekonomik të Kosovës e të rajonit. Në planin e brendshëm kjo mund të realizohet duke ndërtuar

kapacitetet për hartimin e menaxhimin e projekteve arsimore e kërkimore, lidhjen me

industrinë, krijimin e fondeve për UFAGJ, ndërtimin e partneriteteve me sektorë të tjerë të

shoqërisë. Në planin e jashtëm UFAGJ mund të ofrojë ekspertizë për operatorët e jashtëm,

institucionet, për ndërmarrjet e ndryshme publike e private të rajonit të Gjakovës e të zonës së

Shqipërisë së Veriut. Rritja ekonomike pa dyshim ndikon në planifikimin e ardhshëm

zhvillimor të institucionit e të komunës. Edhe krijimi i zonës së lirë ekonomike në Gjakovë

krijon një mundësi të mirë bashkëpunimi me partnerët e biznesit, duke ofruar programe për

tregun e punës dhe kualifikime e kompetenca për popullatën e rajonit të Gjakovës, Veriut të

Shqipërisë dhe më gjerë në rrafsh kombëtar.

Recesioni ekonomik i krijuar si rrjedhojë e COVID-19 dhe ndikimi i tij në të ardhmen mund të

sjellë rezultate të papritura, edhe pse për këtë, UFAGJ ka vlerësuar hapat e zbutjes së sfidave

të dala në nivel vendi dhe global. Pas përfundimit të pandemisë do të krijohen horizonte dhe

mundësi të reja përmes të cilave UFAGJ është gati që me kuadrot e nevojshme të adresojë

drejtë dhe në kohë kërkesat e mirëfillta të tregut.

Faktorët socialë

Pozita gjeografike e UFAGJ në kufi me disa komuna në Kosovë dhe Shqipëri i ofron atij një

mundësi solide për shtrirje më të gjerë gjeografike të tregut dhe i jep një mundësi që të sigurojë

bazë solide të punës dhe përafrimit me studentë.

UFAGJ ka analizuar mirë të gjithë ndikuesit e mundshëm pozitivë apo negativë si dhe trendin

socio-ekonomikë dhe për këtë ka ndërmarrë masat e nevojshme. Vlen të përmendet se UFAGJ

numrin më të madh të studentëve e ka femra ( mbi 75%), të cilat stilistikisht janë më pak në

numër për emigracion, gjë kjo e cila siguron mundësi më të madhe për kontribut social e

ekonomik të të diplomuarve të UFAGJ.

Tabela 9. Numri i studentëve sipas gjinisë

Gjinia Përqindja (%) Numri i studentëve

Femra 75.60 % 2168

Meshkuj 24.40 % 701

Total 2869

Po ashtu, Universiteti ka ndërtuar edhe një skemë të bursave për studentë, me qëllim stimulimin

dhe mbështetjen e numrit sa më të madh të studentëve pranë universitetit.

Page 21: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

21

Trendet tregojnë se disa nga vendet e shënjuara, që janë zona më të thella, ka tendencë që të

largohen në vende më lehtë të qasshme për treg të punës, e po ashtu edhe trendi i regjistrimeve

në arsimin e lartë në Kosovë në lëvizje negative në kurbë në nivel vendi, rrit nevojën për

planifikim vjetor më të kujdesshëm bazuar në demografinë e zonës.

Faktorët teknologjikë

Ndryshimet teknologjike në shoqëri: Sistemi i arsimit të lartë në Kosovë nuk i shfrytëzon në

mënyrë sistematike e institucionale rezultatet e zhvillimeve teknologjike në botë. Një gjë e tillë

mund të mos vlejë në rrafsh individual, sepse varësisht nga resurset në dispozicion, njohja e

gjuhëve të huaja, prirjet dhe interesimet, studentët i përdorin në masë të konsiderueshme mjetet

moderne teknologjike si në jetën e përditshme (kryesisht për komunikim), ashtu edhe për

qëllime akademike (për lexim të literaturës, hulumtime dhe për përgatitje për provime).

Teknologjitë e reja tashmë aplikohen gjerësisht në aspektet më të ndryshme të jetës akademike

si video-konferencat, të nxënit në distancë dhe të nxënit elektronik, shkëmbimi i informacionit

ndërmjet dhe në mes të mësimdhënësve e studentëve. Këto në mënyrë thelbësore e kanë

ndryshuar komunikimin e ndërveprimin në mes të mësimdhënësve e studentëve si në fushën e

mësimdhënies e të hulumtimit. Këto forma të komunikimit kanë avancuar dhe janë bërë aq të

rëndësishme për jetën akademike sa që tashmë rangimet e shkallës së përdorimit të internetit e

të teknologjive të reja në jetën akademike e shkencore janë bërë tregues të rëndësishëm të

cilësisë së ofertës arsimore e shkencore në institucionet e arsimit të lartë në botë e sidomos tani

nën pandeminë e COVID-19.

Interneti: Shkalla e përdorimit të internetit dhe të burimeve elektronike në procesin e studimeve

dhe hulumtimeve ndërkohë është shndërruar në njërin nga kriteret e vlerësimit dhe të rangimit

të institucioneve të arsimit të lartë. Depërtimi i internetit në Kosovë është më i lartë krahasuar

me disa vende të rajonit, por gjithsesi mbetet nën nivelin e vendeve të BE-së.

7. ANALIZA E GJENDJES

Gjatë analizës së gjendjes në UFAGJ është shfrytëzuar metoda e njohur SWOT duke u

përqendruar në pesë fushat e përcaktuara: 1) Fuqizim institucional e organizativ; 2) Sigurimi i

cilësisë dhe integritetit akademik; 3) Programe cilësore, mësimdhënie dhe hulumtime

shkencore; 4) Ndërkombëtarizim dhe rrjetëzim; 5) Studentët dhe partneriteti me komunitetin,

dhe 6) Infrastrukturë bashkëkohore dhe mjedis të përshtatshëm. Edhe pse UFAGJ ka një kohë

jo shumë të gjatë që kur është themeluar krahasuar me historinë e universiteteve, për analizë

janë përdorur të dhënat dhe rezultatet në dispozicion të marra nga puna shtatë vjeçare e

deritanishme e Universitetit. Po ashtu, janë identifikuar sfidat dhe janë analizuar shkaktarët e

tyre.

Page 22: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

22

Objektivi 1 – Fuqizimi institucional e organizativ

UFAGJ gjatë rrugëtimit të tij të ndërtimit është ballafaquar me shumë sfida. Mirëpo, gjatë këtij

rrugëtimi po ashtu ka bërë një progres që universitetin e bën të ndihet komod për punën e bërë.

Zhvillim të kënaqshëm ka pasur tek burimet njerëzore, me theks të veçantë tek pjesa

akademike ku ka një realitet thuajse krejtësisht

të ri. Deri tani ka arritur të tërheqë staf të

kualifikuar, të cilët plotësojnë kriteret e

kërkuara nga AKA. Aktualisht, UFAGJ

numëron gjithsej 105 staf akademik, përfshirë

edhe bashkëpunëtorët të jashtëm (68 janë në

marrëdhënie të rregullt në UFAGJ). Për dallim

nga e kaluara ku një numër i konsiderueshëm i

stafit akademik të kualifikuar vinin nga

personeli i Universitetit të Prishtinës, ku

mundësitë e tyre për të kontribuuar në

mbarëvajtjen e punës në Universitetit tonë

ishin relativisht të kufizuara, tani UFAGJ

funksionon me stafin e vet të zgjedhur në

proces të hapur e transparent, përmes konkursit

publik. UFAGJ është duke punuar në

mundësinë e angazhimit të sa më shumë

profesorëve të rregullt edhe përkundër të një

tregu me kapacitete të kufizuara të

kualifikimeve të kërkuara.

Sigurisht që për arritjen e qëllimeve të UFAGJ

kërkohen fonde të mjaftueshme dhe të qëndrueshme. Andaj, UFAGJ ka punuar shumë në

identifikimin e fondeve dhe rrugëve për arritjen e atyre fondeve me qëllim të përmbushjes së

mandatit të tij dhe të kësaj strategjie. Përveç fondeve të marra nga Qeveria e Republikës së

Kosovës në formë grandi dhe subvencioni, UFAGJ ka identifikuar edhe rrugë tjera të sigurimit

të të hyrave, si: nga donatorë, ofrimi i shërbimeve të hulumtimeve shkencore për institucione

vendore e ndërkombëtare, bashkëpunimi në projekte të përbashkëta me partnerë tjerë.

UFAGJ ka potencial të gjerë infrastrukturor, njerëzorë e gjeografik për bashkëpunim me

partnerë të ndryshëm lokalë, rajonalë e ndërkombëtarë.

Me gjithë sfidat objektive e subjektive, UFAGJ ka një përparësi për faktin se të gjithë profesorët

bartës të lëndëve janë me PhD, ndërsa të gjithë asistentët janë me kualifikim master dhe me

status të kandidatit për doktoratë (PhD). Nëse UFAGJ krahasohet me periudhën paraprake të

planifikimit të Strategjisë 2015-2020 del se ka pasur një rezultat superior në realizimin e kësaj

pike.

Në këtë periudhë që po finalizohet strategjia (dhjetor 2020) UFAGJ ka hapur konkursin për

rekrutimin edhe për 10 profesorë dhe 5 asistentë, proces që do të përmbyllet sipas procedurës

ligjore të rekrutimit (brenda 175 ditëve). Si sfidë shihet mbajtja e stafit specifik akademik për

arsyet të mirënjohura; emigracioni jashtë vendit të kuadrove të tillë.

Sukseset:

Rekrutimi i stafit i dedikuar vetëm në

UFAGJ; Staf i mirëkualifikuar krahasuar me

periudhën paraprake të planifikimit

strategjik;

Identifikimi i nevojave të UFAGJ-së

Identifikimi dhe krijimi i listës së

donatorëve dhe partnerëve potencial;

Sfidat:

Mbajtja e stafit akademik si rrjedhojë e

emigracionit jashtë vendit në përgjithësi Trashëgimi i një mungese të theksuar

mobiliteti para themelimit të UFAGJ;

Krijimi i partneriteteve strategjike

afatgjate Infrastruktura ligjore adekuate

Organizimi i një konference për donatorë

dhe partnerë për prezantimin e nevojave

dhe mundësive që UFAGJ posedon.

Page 23: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

23

Edhe proceset e partneriteteve, sidomos atyre jashtë vendit, përcillen me sfida të caktuara e në

veçanti në infrastrukturën ligjore, meqë Republika e Kosovës është shtet i ri në fushën e

marrëdhënieve ndërkombëtare. Po ashtu, Universiteti si institucion i ri, do kohën e vet për

ndërtimin e partneriteteve strategjike dhe afatgjate në rrafshin e bashkëpunimit. Sfidë tjetër

konsiderohet edhe organizimi e konferencave të përbashkëta si rrjedhojë e rrethanave të

tanishme të ndikuara nga pandemia COVID-19 (ndonëse kemi organizuar konferenca online).

Mbetet të shihet për hapat konkretë sapo pandemia të kalojë fazën e kufizimeve, si rrjedhojë e

rrezikut aktual.

Objektivi 2 – Sigurim të cilësisë dhe integritetit akademik

UFAGJ tanimë për kaq kohë sa ka funksionuar ka ndërtuar një mori mekanizmash të

brendshëm që siguron që puna e Universitet përfillë një mori standardesh dhe kriteresh të

sigurimit të cilësisë. Rregulloret, manualet dhe standardet për sigurimin e cilësisë janë të

kuptueshme, transparente dhe të zbatueshme në universitet. UFAGJ po ashtu ka mekanizëm të

qartë dhe të dëshmuar në këtë fushë ku

instrumentet janë të matshme dhe krahasueshme.

Për arritjen e këtij qëllimi ka themeluar Komision

Qendror për Sigurimin e Cilësisë (Nr. 04/1985,

dt. 22.11.2019 dhe të plotësuar me vendimin Nr.

04/56, dt. 10.01.2020) që punon në sigurimin e

cilësisë së kërkuar të punës së Universitetit. Po

ashtu, për arritjen e këtij qëllimi, Universiteti me

vendim 05/1491 të dt. 09.10.2019 ka themeluar

edhe Zyrën për Sigurimin e Cilësisë. Integriteti

akademik është një tjetër mision, ku ne si

institucion qëndrojmë mjaft mirë bazuar në

raportet e publikuara në Kosovë nga Institucionet

vendore e ndërkombëtare. Universiteti është në

procesin përgatitor për ri-akreditim institucional,

për të pasuar më pas me akreditimin dhe

riakreditimin e 11 programeve.

UFAGJ ndjekë dhe siguron që të respektojë standardet dhe kriteret e sigurimit të cilësisë të

përcaktuara për Arsimin e Lartë në Kosovë, por edhe ato Evropiane.

Integriteti akademik paraqitet si një objektiv kyç edhe për periudhën pesë vjeçare, ndonëse sot

UFAGJ renditet si universiteti i dytë pas Universitetit të Prishtinës sa i përket integritetit

akademik dhe arsyeshmërisë së thirrjeve për staf akademik. UFAGJ do të investojë edhe më

tej në këtë fushë dhe në periudhën e ardhshme të arrijmë të jemi pikë referimi në këtë fushë.

Kjo na bën të besojmë në cilësinë tonë, sepse interesimi i lëvizjes së studentëve nga

universitetet tjera drejt UFAGJ është në rritje dhe se nuk kemi mundësi t’i plotësojmë të gjitha

kërkesat.

UFAGJ me qëllim të zbatimit të Kodit etik, ka të themeluar edhe këshillin e etikës, komisionet

disiplinore, komisionet e ankesave dhe së fundmi ka themeluar Zyrën e Ombudspersonit, që

Sukseset:

Themelimi i Komisionit Qendror për

Sigurimin e Cilësisë

Themelimi i Zyrës për Sigurimin e

Cilësisë;

Sistemi antiplagjiaturë

Themelimin e zyrës së Ombudsmanit

të Universitetit dhe emërimin e ombudsmanit.

Sfidat:

Sigurimi i trajnimeve adekuate për

personat e përfshirë në monitorim

dhe raportim të cilësisë Përfshirja sa më adekuate dhe

cilësore e studentëve në proceset e

sigurimit të cilësisë

Page 24: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

24

do jetë një avokatmbrojtës në respektimin e të drejtave dhe lirive të të gjithë grupeve të interesit

në Universitet (studentëve, staf akademik dhe administrativ).

Objektivi 3 – Programe cilësore, mësimdhënie dhe hulumtime shkencore

Universiteti “Fehmi Agani” punën e përqendron në programet studimore unike, prandaj edhe

vazhdimisht punon që ato të jenë lehtësisht të kapshme dhe të dallueshme nga programet tjera

prezente në sistemin e arsimit të lartë publik në Kosovë. Për shkak të pozitës së veçantë

gjeografike, UFAGJ përfiton nga mundësia për të

tërhequr studentë edhe nga vendet e tjera të

rajonit, në veçanti nga pjesa veriore e Shqipërisë

dhe Malit të Zi. Programet e reja baçelor të

hartuara mëtohet të jenë unike në Kosovë.

Universiteti i “Fehmi Agani” punon vazhdimisht

për zgjerim edhe në programin Master, deri më

tani ka operuar vetëm në programet Baçelor dhe

në avancimin ofrimit të programeve sa më

cilësore.

UFAGJ gjatë peridhës 5 vjeçare planifikon të

avancojë në studimet Baçelor (2021) në Fakultetin

e mjekësisë, Master (2021) në Fakultetin e

Edukimit dhe në studime të doktoratës (2024).

Këtu, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet

partneritetit me institucione kredibile akademike.

Duke pasur parasysh rrethanat e fundit të krijuara

nga COVID-19 dhe rritjen e teknologjisë

informative si mjet për realizimin e punës

akademike, UFAGJ ndërmerr hapat e nevojshëm

për përshtatje me realitetin e krijuar dhe trajton me kujdes zgjidhjet dhe infrastrukturën e

nevojshme për t’iu përshtatur kërkesave dhe nevojave të kohës. Po ashtu, me qëllim të ngritjes

së performancës dhe të besueshmërisë, UFAGJ ndan buxhet të konsiderueshëm në mbështetjen

e publikimeve dhe projekteve hulumtuese.

UFAGJ ka arritur me sukses të organizojë mësimin online, si dhe ka krijuar një platformë unike

E-Mësimi, që integrohet direkt përmes SMU-së dhe mundëson një gjithëpërfshirje të stafit dhe

studentëve. Kjo platformë planifikohet të fuqizohet edhe më tej dhe të jetë një nga mundësitë

e organizimit edhe të trajnimeve, konferencave dhe seminareve të përbashkëta, me partnerët

tanë vendorë e ndërkombëtarë në fushën e mësimdhënies.

Edhe përkundër faktit se një pjesë e kënaqshme e të diplomuarve në nivel të Kosovës zënë

vende të punës, por është e dukshme se, jo të gjithë arrijnë të akomodohen në profesionet e

tyre. Kjo, nga UFAGJ shihet si sfidë në inkurajimin e gjeneratave të reja për ndjekje të

studimeve universitare, e po ashtu edhe në drejtim të mbajtjes së kuadrove të diplomuar në

vend, me qëllim të dhënies së kontributit për zhvillim ekonomik dhe social të vendit dhe

kthimin e investimit në ato kuadro.

Sukseset:

Identifikimi i programeve unike në

sistemin e arsimit të lartë

Aplikimi për akreditim ri-institucional

Akreditimi dhe ri akreditimi i

programeve të reja studimore që janë unike dhe në përputhje me nevojat e

tregut

Sfidat:

Dizajnimi sa më i veçantë i

programeve të UFAGJ-së që të mos

duplifikojë programet ekzistuese në

sistemin aktual Ndjekja me përpikëri e standardeve

dhe kritereve, jo vetëm të Kosovës

por edhe atyre Evropiane e Ndërkombëtare

Ndjekja e ndryshimeve dhe trendeve post-COVID

Page 25: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

25

Rrethanat e krijuara nga COVID-19 mund të shihen si një sfidë edhe për fokus të donatorëve

në rimëkëmbje ekonomike dhe sociale në periudhën post-COVID, por UFAGJ i përshtatet

rrethanave të reja.

Objektivi 4 – Ndërkombëtarizimi dhe rrjetëzimi

Universiteti i “Fehmi Agani” tanimë ka krijuar një mori partneritetesh e mbështetjesh nga

partnerë relevantë akademikë e jo-akademikë me qëllim të marrjes së përvojës më të mirë gjatë

ndërtimit të universiteteve, kuptimit më të mirë të kushteve dhe rrethanave dhe të institucioneve

tjera akademike në vend e rajon, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe punës së

institucioneve partnere, madje për të kanalizuar

dhe organizuar më mirë punën drejt

ndërkombëtarizimit të Universitetit të Gjakovës.

KD i Universitetit me vendim 05/523, të dt.

08.05.2020 ka miratuar edhe Strategjinë e

UFAGJ për Ndërkombëtarizim në periudhën

2021 – 2025, e cila përkon afërsisht edhe me

periudhën e kësaj strategjie që mundëson një

kohezion ndërmjet dokumenteve strategjike dhe

rrjedhimisht edhe të veprimeve të dala nga këto

dokumente. Po ashtu, sukses i UFAGJ është

edhe themelimi i dy fakulteteve të reja të cilat

rrisin rëndësinë e Universitetit dhe interesimin e

studentëve për të. Universiteti ka lidhur

partneritet edhe me bizneset brenda dhe jashtë

vendit për akomodimin e studentëve në tregun e punës pas përfundimit të studimeve.

Mobilitetet kanë nevojë të shtohen.

Një sfidë që mbetet për t’u adresuar me këtë strategji është diversifikimi i programeve

shkëmbimore që krijojnë një shumëllojshmëri mundësish. Edhe pse tani ka një mobilitet të

kënaqshëm në numër, në krahasim me periudhën paraprake, sfidë mbetet diversifikimi sa më i

larmishëm i programeve shkëmbimore që kontribuon më shumë në shkëmbimin e sa më shumë

programeve të larmishme të stafit akademik, por edhe të studentëve sipas nevojave adekuate të

Universitetit, po edhe të trendeve globale. UFAGJ ka nxjerrë një rregullore të brendshme mbi

punën praktike (Nr. 05/1637, dt. 23.11.2020) të mirë-organizuar dhe strukturuar për realizimin

e punës praktike për studentë në institucione të specializuara arsimore dhe shëndetësore,

mirëpo mungesa e një politike të mirëfilltë dhe inkurajuese qeveritare për studentët për punë

sezonale brenda dhe jashtë vendit në profilet e tyre respektive, sfidon tentativat në këtë drejtim.

Ndërkombëtarizimi dhe rrjetëzimi jep mundësinë e promovimit të Universitetit “Fehmi

Agani”, gjë e cila mund të kontribuojë edhe në fushat tjera. Nëpërmjet ndërkombëtarizimit dhe

rrjetëzimit, UFAGJ si institucion relativisht i ri mëton marrjen dhe shkëmbimin e përvojës dhe

krijimin e mundësive të shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve përmes programeve të

ndryshme shkëmbimore akademike e studentore. Po ashtu, angazhimi i studentëve në punë

sezonale i hap mundësi Universitetit të Gjakovës për rritjen e partneriteteve edhe me partnerë

tjerë të rinj.

Sukseset:

Ndërtimi i partneritetit me

universitetet tjera vendore e të

jashtme Themelimi i dy fakulteteve të reja

Krijimi i partneriteteve me bizneset

vendore dhe atyre të jashtme

Sfidat:

Rritja e diversitetit sa më të gjerë të

programeve shkëmbimore Nevoja për realizim të punës sezonale

Mungesa e politikave të mirëfillta

qeveritare për promovimin e punës

sezonale për studentë

Page 26: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

26

Universiteti i Gjakovës si institucion relativisht i ri, si sfidë e sheh partneritetin me kompanitë

e mëdha dhe me reputacion në fushat respektive që UFAGJ mbulon, të cilët i sheh si partnerë

të besueshëm dhe të qëndrueshëm për periudha afat-gjata dhe strategjike. Krejt kjo me qëllim

të planifikimit sa më cilësor dhe afat-gjatë të vetë Universitetit.

Themelimi i dy fakulteteve dhe funksionalizmi është një mundësi e shkëlqyer për UFAGJ, por

njëkohësisht kjo nënkupton punë dhe angazhim të shtuar udhëheqjen dhe stafin e tij për

funksionalizim të mirëfilltë të tyre. Kjo mund të kërkojë resurse shtesë për adresimin e

nevojave për themelimin këtyre departamenteve, por edhe për përqendrim në punët dhe

partneritetet e jashtme, duke u përqendruar paralelisht me konsolidimin e brendshëm.

Objektivi 5 – Studentët dhe partneriteti me komunitet

UFAGJ në qendër ka studentin dhe ofrimin e kushteve adekuate në ndjekjen e studimeve dhe

hulumtimeve shkencore. Nga fillimi i janarit të vitit 2020 universiteti ka arritur të sigurojë

sistemin e vet të menaxhimit të studentëve dhe

sot ka në funksion SMU si një platformë që

përfshin të gjitha aktivitetet e studentit dhe

procesit mësimor, si dhe krijon lehtësira në

komunikimin student-profesor dhe student-

administratë. Falë sistemit SMU i tërë procesi

është elektronik, i sigurt dhe bashkëkohor.

Përfshirja në vendimmarrje e studentëve është

e garantuar me statut dhe rregullore dhe ata

përfaqësohen në të gjitha nivelet e menaxhimit

të universitetit. Bursa dhe mbështetja

financiare për studentët elitarë dhe mbështetja

e studenteve për mobilitete është kthyer në një

traditë dhe numri i studentëve përfitues çdo vit

rritet. Universiteti u ka siguruar fonde dhe

kushte për punë studentëve që kanë themeluar

gazetën e tyre “Ardhmëria”.

Universiteti ka siguruar fonde dhe ka krijuar

Zyrën për zhvillim të karrierës brenda

administratës qendrore dhe ka punësuar një

zyrtare që ka si përshkrim pune - ofrimin e informacioneve të nevojshme për studentët dhe

orientimin e tyre në karrierë.

Po ashtu, të diplomuarit e UFAGJ kanë themeluar Shoqatën e Alumnit dhe e kanë regjistruar

në organet kompetente. Këshilli Drejtues i UFAGJ mbështet financiarisht këtë zyrë dhe ka

ofruar kushte të mira për punë. Për më tepër, kjo shoqatë ka revistën e vet “Alumni i

Universitetit të Gjakovës”.

Krijimi i Zyrës për zhvillimin e karrierës (Help Desk-ut) është një shërbim i ri që mëton të jetë

në shërbim të studentëve dhe ofrimin e tyre sa më afër informatës dhe mbështetjes logjistike e

akademike. Tanimë, UFAGJ veçmas ka nxjerrë numër të konsiderueshëm të gjeneratave të të

Sukseset:

Ofrimi i kushteve të nevojshme për

studime e hulumtime për studentë;

Ndërtimi i partneritetit me komunitetin

dhe partnerët ekonomikë;

Përfshirja në vendimmarrje e studentëve

Bursa dhe mbështetja financiare për

studentët elitarë

Mbështetja e studentëve për mobilitete

Revista e studentëve

Alumni dhe sigurimi i fondeve

Krijimi i ZZHK (Help Desk-ut).

Sfidat:

Ngritja e vizibilitetit së Universitetit tek

partnerët ekonomikë dhe tërheqja e

vëmendjes për bashkëpunime të

larmishme;

Vetëdijësimi i studentëve për lehtësimet

që Zyra për Studentë (Help Desk-u)

ofron.

Page 27: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

27

diplomuarve. Andaj, grumbullimi i të diplomuarve përmes asociacionit Alumni qëllimi është

të mbahet lidhja në mes të gjeneratave dhe në mes të të diplomuarve dhe Universitetit. Mundësi

e mirë është edhe ndërtimi i partneritetit me shoqëritë biznesore.

Objektivi 6 – Infrastrukturë bashkëkohore dhe mjedis të përshtatshëm

Me qëllim të krijimit dhe ofrimit të kushteve sa më cilësore për studentët, stafin akademik dhe

administrativ, si dhe të ofrimit të programeve sa më cilësore, UFAGJ ka ndërmarrë një mori

veprimesh në krijimin kushteve të nevojshme dhe modernizimin e tyre. Në drejtim të sigurimit

të kushteve fizike qëndron mirë, por planifikimi

i programeve të reja na ka shtyrë që të fillojmë

ndërtimin e Kampusit të ri me mbi 35000 m2

hapësira pune dhe 12.8 hektar sipërfaqe.

Në periudhën 2021-2025 UFAGJ planifikon ta

finalizojë projektin e ndërtimit të Kampusit të ri

universitar. Ka siguruar sipërfaqen prej 12.8 ha

toke në një lokacion mjaft atraktiv dhe lehtë të

qasshëm. Ka marrë lejen e ndërtimit nga

Komuna e Gjakovës dhe ka përfunduar procesin

e prokurimit dhe ka shpallur kompaninë fituese.

Tani pritet të përfundojë procedura e ankimimit

për të filluar punimet (sipas planit dinamik

parashihet që periudha tri vjeçare të jetë e

mjaftueshme për përfundimin e punimeve).

Po ashtu, UFAGJ për arritjen këtij qëllimi, deri

më tani ka bërë edhe themelimin e Qendrës

Shëndetësore Universitare (vendim nr. 05/318,

të dt. 06.03.2020, si dhe arritjen e një

marrëveshjeje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe

Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, Pejës dhe

Prizrenit për mbajtjen e praktikës së studentëve

të UFAGJ pranë këtyre spitaleve.

UFAGJ ka arritur të sigurojë edhe hapësira prej

rreth 2000 m² në spitalin e Gjakovës për nevojat e Universitetit. Kemi themeluar Qendrën

Didaktike për përsosmëri në mësimdhënie pranë UFAGJ-së, e cila është shumë aktive (vendim

nr. 05/1493, të dt. 09.10.2019).

Qendra për Këshillime Psiko-sociale është një e arritur e re e universitetit. Kjo qendër do të

jetë në shërbim të tërë komunitetit akademik (studentë dhe staf) për ofrimin e këshillimeve

psiko-sociale.

Po ashtu, themelimi i Institutit për Mjedis dhe Shëndet (vendim nr. 05/245, të dt. 27.02.2020)

me qëllim të mbështetjes së studentëve, por edhe të stafit akademik në thellimin e punës së tyre

kërkimore.

Sukseset:

Ofrimi i kushteve të nevojshme fizike

e programore për studentë

Themelimi i Qendrës Shëndetësore

Universitare;

Qendra për Këshilla Psiko-sociale

Qendra didaktike për Përsosmëri në

Mësimdhënie

Instituti per mjedis dhe shëndet

Marrëveshja e Universitetit me

Spitalin e Gjakovës, Pejës dhe

Prizrenit dhe QKMF-të, për punë

praktike për studentët e UFAGJ-së Sigurimi i fondeve për ndërtimin e

kampusit të UFAGJ.

Sfidat:

Përfundimi në afatin e paraparë kohor

të kontratës së ndërtimit të kampusit

universitar

Ndikimi i pandemisë COVID-19.

Page 28: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

28

Në këtë objektiv, UFAGJ, si sfidë kryesore i sheh dy nga to, të cilat janë objektive dhe jashtë

kontrollit të vet. Edhe përkundër punës dhe përkushtimit, si sfidë shihet përfundimi i ndërtimit

të Kampusit në afatin e paraparë kohor, kjo si pasojë e burokracive në procesin tenderues dhe

ndryshimeve eventuale të politikave financiare qeveritare, si pasojë e ndikimit të pandemisë

globale COVID-19.

8. MODALITETET E IMPLEMENTIMIT

Ky Plan Strategjik (2021-2025), përveç aktiviteteve të listuara, ka definuar mirë edhe

monitorimin dhe strukturat përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të Strategjisë. Po ashtu, ka

paraparë edhe hartimin e një plani të detajuar me aktivitete konkrete, mbështetur edhe me

komponentën kohore. Bartësit e aktiviteteve planifikohet të jenë personat përgjegjës për

mbikëqyrjen e aktiviteteve përkatëse, ndërsa menaxhmenti siguron që ata do t’i kenë të gjitha

autorizimet që të angazhojnë edhe persona të tjerë për kryerjen e atyre aktiviteteve. Ndërkaq,

korniza kohore e përcaktuar është e karakterit orientues dhe duhet të rishikohet në baza vjetore.

8.1. Mënyra e implementimit dhe masat përcjellëse

8.1.1. Informimi

Pas miratimit planifikohet të organizohet një proces i informimit me partnerët, autoritetet,

studentët, klientët dhe përfitues të tjerë. UFAGJ dizajnon dhe shtypë materiale të ndryshme

informuese, përfshirë fletëpalosje e broshura të ndryshme sipas planit të komunikimit. Plani

Strategjik publikohet edhe në versionin elektronik (në dy gjuhë) në ueb faqen e UFAGJ-së.

Pjesët kryesore të planit përkthehen në gjuhën angleze për të lehtësuar komunikimin me

partnerët akademikë (universitete) dhe me ata zhvillimorë (donatorët).

8.1.2. Planifikimi vjetor

Në bazë të planit strategjik hartohet dhe një Plan i Veprimit pesë vjeçar, ku viti i parë i PV

merret për hartimin e një plani vjetor të punës. Plani vjetor mbulon ciklin e vitit akademik në

vend të atij kalendarik. Cikli i planifikimit fillon në korrik për t’u finalizuar e miratuar në

shtator të secilit vit. Plani zbatues rishikohet çdo vit ku përfshin aktivitetet kryesore, kohën /

periudhën e implementimit, resurset e nevojshme njerëzore, resurset financiare dhe personat

përgjegjës. Secila njësi bën përllogaritjen e shpenzimeve për implementimin e aktiviteteve në

plan vjetor. Kjo kosto reflektohet në shtyllën e kostos të Planit të Veprimit dhe planit vjetor.

Plani zbatues shërben si dokument kryesor për aktivitetet vjetore të të gjitha njësive të UFAGJ-

së dhe si dokument për monitorimin e realizimit të Planit Strategjik sipas

organogramit/strukturës për monitorim.

Page 29: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

29

8.1.3 Monitorimi dhe Rishikimi i Planit Strategjik

UFAGJ organizon monitorimin e rregullt të zbatimit të aktiviteteve të parapara në Planin

Strategjik dhe në planet zbatuese. Monitorimin e koordinon njëri nga prorektorët, i cili do t’i

raportojë për këtë rektoratit dhe Këshillit Drejtues. Njësitë akademike hartojnë raporte mujore

të realizimit të aktiviteteve të parapara. Për çdo objektiv vendoset një person përgjegjës për

koordinim të aktiviteteve. Këto raporte shërbejnë për intervenim në procesin e zbatimit të

strategjisë. Monitorimi shërben për informimin e rektoratit (gjatë marrjes së vendimeve) dhe

për sigurimin e informacioneve për rishikimet e rregullta.

Monitorimi i zbatimit bazohet në kornizën e treguesve të ndërtuar më në hollësi në PV.

Treguesit kryesorë do t’i shërbejnë Këshillit Drejtues për përcjelljen e drejtimit të përgjithshëm

të zbatimit të Planit Strategjik, ndërsa treguesit e performancës shërbejnë për përcjelljen e

zbatimit të planeve vjetore të zbatimit dhe performancës institucionale. Raportimi bëhet në

baza tre mujore.

Rezultatet e monitorimit shërbejnë për (I) përcjelljen e zbatimit të masave të planifikuara, (II)

për përcjelljen e performancës së njësive për detyrat e marra përsipër dhe (III) për rishikimin

vjetor të Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit.

Page 30: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

30

8.1.4. Vlerësimi afat-mesëm

Në muajt prill deri qershor 2023 bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës dhe i më i detajuar i

realizimit të Strategjisë dhe i zbatimit të aktiviteteve të parapara. Për këtë vlerësim do të

angazhohen ekspertë të jashtëm për të siguruar pavarësi dhe objektivitet të vlerësimit. Ekipi

vlerësues harton raportin e vet, i cili duhet të përfshijë edhe rekomandimet për periudhën e

mbetur (2024 – 2025).

8.2. Sigurimi i mjeteve për zbatim

Shumica e aktiviteteve të parapara në këtë Plan Strategjik mbulohen nga buxheti i shtetit, duke

i shtuar të hyrat vetanake dhe donacionet. Pas diskutimit publik të Planit Strategjik, përfaqësues

të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rekomandojnë që: “Të parashihet ndonjë metodë e re e

studimit për fushat e kërkuara, ku kemi kërkesa të shumta të kemi rritje te studentëve deri në

20 % (i njohur si modeli i vetëfinancimit)”. UFAGJ po pret autonominë financiare të garantuar

me Statutin në mënyrë që të jetësojë një plan konkret mbi vetëfinancimin.

8.3. Strategjia e komunikimit

Pas miratimit të Planit Strategjik, UFAGJ vazhdon procesin e komunikimit të Strategjisë 2021-

2025.

Komunikimi i brendshëm – me qëllim të rritjes së pronësisë së tërë personelit e të studentëve

ndaj Planit. Procesi i komunikimit synon që misioni, vizioni si institucional dhe ai strategjik si

dhe vlerat e Planit të jenë të përbashkëta për tërë personelin dhe për studentët e UFAGJ-së, si

garanci e suksesit në sektorin e arsimit të lartë.

Kësisoj, rektorati organizon seanca informimi për të gjithë të punësuarit në të gjitha fakultetet

dhe në degët të organizimit të studentëve nëpër fakultete. Pjesët përkatëse kryesore të

strategjisë mund të shumëzohen në formë të broshurave për segmente të caktuara të

universitetit, si për shembull masat që trajtojnë shërbimet për studentë, pjesa për zhvillimin e

personelit, ndërkombëtarizimi dhe rrjetëzimi etj. UFAGJ do ta dizajnojë dhe publikojë edhe

një fletëpalosje ku prezantohen synimet dhe masat kryesore zhvillimore të universitetit për

periudhën e ardhshme pesëvjeçare. Pos këtyre, organizohet edhe një komunikim i brendshëm

për përcjelljen e zbatimit të planit strategjik. Kjo bëhet në formë të një raporti dhe informatori

periodik (çdo tre muaj) që do t’u shpërndahet njësive të brendshme, por sipas nevojës/me

kërkesë edhe autoriteteve, partnerëve e komunitetit.

Komunikimi i jashtëm – me partnerë dhe palë të tjera të interesuara, përfshirë institucionet

arsimore në vend dhe jashtë, autoritetet arsimore në Kosovë e në rajon, studentët e tashëm dhe

ata potencialë, komunitetin, partnerët e tanishëm dhe potencialë në fushën e ekonomisë dhe

industrisë në vend dhe jashtë, e të tjerë.

Komunikimi me partnerët e jashtëm zhvillohet përmes mediave, materialeve, e ngjarjeve më të

ndryshme.

Kështu, versioni publik i Planit Strategjik publikohet në ueb faqe në dy gjuhë (shqip dhe

anglisht). Pos kësaj, një numër ekzemplarësh shtypen në letër në gjuhën shqipe e angleze, si

Page 31: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

31

dhe një numër i kufizuar i ekzemplarëve për përdorim të brendshëm, por edhe për shpërndarje

për partnerë të ndryshëm. Sektori për bashkëpunim me jashtë harton, dizajnon dhe shtypë

materiale në letër, në formë të broshurave, fletëpalosjeve e posterëve në 3 gjuhë, për

shpërndarje në raste të ndryshme, përfshirë edhe afatet për regjistrimin e studentëve të rinj,

konferencat e ndryshme, takimet me partnerë, e të tjera. Materialet për promovimin e

Strategjisë dhe PV janë edhe pjesë e pakos së përgjithshme promovuese të UFAGJ-së. Tre muaj

pas miratimit të Planit Strategjik, sektori për bashkëpunim me jashtë harton dhe dorëzon për

miratim Planin për Komunikim.

Page 32: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

32

9. SWOT ANALIZA

Përparësitë 1. Programe cilësore dhe unike studimore.

2. Liria e shprehjes dhe Integritet i lartë akademik

e etik.

3. Komunikim i vazhdueshëm mësimdhënës-

student.

4. Traditë akademike në arsim.

5. Pozita gjeografike e favorshme.

6. Sistem stimulimi dhe shpërblimi për

komunitetin akademik (student, profesor,

administratë).

7. Rrjetëzim dhe projekte ndërkombëtare.

8. Kushte komode dhe tarifa të favorshme

studimi.

9. Përfshirja e studentëve në vendimmarrje dhe

vlerësim.

10. Mjedis i përshtatshëm për mësimdhënie dhe

punë kërkimore-shkencore.

11. Zyrat e specializuara të universitetit

(Ombudspersoni, Qendra e Karrierës dhe

Alumnit, Qendra për Këshillime Psiko Sociale,

Qendra Shëndetësore, QDPM etj.).

Dobësitë

1. Numri aktual i programeve studimore.

2. Mungesa e programeve në ciklet e studimit

të doktoratës.

3. Mungesa e programeve studimore në

gjuhë të huaja.

4. Mungesa e programeve të përbashkëta.

5. Numër i kufizuar i studentëve që aplikojnë

dhe zhvillojnë mobilitete.

6. Mundësitë e kufizuara të komunikimit me

komunitetin akademik ndërkombëtar.

7. Pamjaftueshmëria për tregun e punës.

Mundësitë 1. Akreditimi i programeve të reja të studimit në

të tri nivelet dhe i programeve të përbashkëta.

2. Rritja e kapaciteteve infrastrukturore – ndërtimi

i Kampusit të ri.

3. Bashkëpunime të reja ndëruniversitare brenda

dhe jashtë vendit.

4. Përfshirja e UFAGJ në projektet

ndërkombëtare, studime dhe fonde të

përbashkëta.

5. Ofrimi i shërbimeve profesionale në komunitet.

6. Shkëmbimi i stafit akademik dhe studenteve në

universitetet ndërkombëtare.

7. Gjenerimi i të hyrave shtesë.

8. Përmbushja e nevojave te punës në sektorin

publik dhe privat.

9. Pjesëmarrje e shtuar në hulumtime dhe

projekte kërkimore – shkencore.

10. Përkrahje dhe kujdes për studentët me aftësi

ndryshe.

11. Zhvillimi i aktiviteteve ekstra kurrikulare

(moduleve, mësimi në distancë etj.).

Rreziqet

1. Ndryshimet demografike.

2. Recesioni ekonomik.

3. Konkurrencë jo e drejtë nga bartësit

privatë të arsimit të lartë.

4. Kufizime buxhetore dhe vështirësi në

rekrutimin e personelit specifik.

5. Mungesa e lirisë së lëvizjes dhe qasja në

tregun evropian të punës.

6. Vështirësitë për anëtarësim në organizatat

ndërkombëtare të arsimit dhe shkencës.

Page 33: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

33

Kontakti:

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Rr.Ismail Qemali, pn

Gjakovë

Tel. + 038 200 20 815

www.uni-gjk.org

E-mail: [email protected]

Page 34: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

PLANI I VEPRIMIT

Objektivi strategjik 1: FUQIZIMI INSTITUCIONAL DHE ORGANIZATIV 1.1. Qëndrueshmëria financiare Rezultatet e pritura Aktivitetet Masat Strukturat

përgjegjëse Koha Buxheti

1.1.1. Projektet e përbashkëta me komunitetin lokal, kompanitë publike dhe bizneset

Identifikimi i projekteve me interes të përbashkët me komunitetin; Identifikimi i nevojave të tregut dhe institucioneve tjera për shërbime profesionale. Ofrimi i shërbimeve laboratorike

Zbatimi i projekteve të përbashkëta me interes për komunitetin e biznesit; Trajnimi i stafit të Institutit dhe qendrave universitare për ofrimin e shërbimeve profesionale.

Rektorati, Zyra për projekte, Qendrat, Instituti dhe Zyra e Financave

2021-2025 200,000 €

C-13460

C-13410

1.1.2. Projektet e përbashkëta kërkimore-shkencore me partnerët strategjikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë

Fuqizimi i Zyrës për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe Projekte; Hartimi i projekteve.

Identifikimi i organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare për bashkëfinancim dhe përkrahje të objektivave strategjike të Universitetit; Identifikimi i kërkesave të institucioneve kërkimore ndërkombëtare dhe mundësia e bashkëpunimit me Institutin e Universitetit.

Rektorati, Zyra për projekte, Partnerët

2021-2025 100,000 €

C-22200

C-13460

1.1.3.

Gjenerimi i të hyrave vetanake nga shërbimet profesionale dhe të konsulencës

Identifikimi dhe ofrimi i shërbimeve profesionale dhe të konsulencës nga njësitë akademike, institutet dhe stafi akademik.

Të hyrat nga regjistrimet ; Tarifat dhe pagesat shtesë ; Shërbime shëndetësore; Hulumtimet e tregut; Shërbimet fitosanitare; Shërbimet e konsulencës; Analiza dhe Super-ekspertizat; Shërbime tjera profesionale.

Rektorati, Zyra për projekte, Qendrat, Instituti dhe Zyra e Financave

2021 2022 2023 2024 2025

70,000 € 82,000 € 90,000 € 97,000 € 105,000 € C-50409

1.1.4. Të hyrat nga pagesat e studentëve

Provimet e studentëve;

Regjistrimet në studime baçelor dhe master;

Paraqitja e temave baçelor dhe master.

Arkëtimi i taksës së paraqitjes së provimeve;

Arkëtimi i taksës së regjistrimit të studentëve;

Arkëtimi i taksës për paraqitjen e temave të diplomës.

MASH, Këshilli Drejtues Njësitë akademike, Zyra e financave.

2021-2025

311,500 € C-50409

1.1.5. Autonomia financiare Kalimi në kod

buxhetor të veçantë

Ndryshimet e nevojshme për të marrë të drejtat për autonomi financiare

Këshilli Drejtues, Rektori, Zyra e financave

2021 0

1.2. Zhvillimi i burimeve njerëzore

1.2.1 Rritja e kapacitetve

Rritja e kapaciteteve të stafit të rregullt akademik të kualifikuar dhe adekuat

Rekrutimi i stafit përmes procedurave tranparente dhe respektimi i të gjitha akteve ligjore

Këshilli i njësisë akademike, Komisionet recensuese, Zyra e personelit, Sekretari, Senati

2021 2022 2023 2024 2025

106,000 € 154,800 € 224,400 € 267,000 € 309,720 € C-13460

1.2.2 Trajnimi i vazhdueshëm

Organizimi i trajnimeve sipas nevojave të Universitetit

Organizimi i ligjëratave, trajnimeve, sesioneve,

QDPM, IKAP; Sekretari, Rektori

2021-2025 10,000 €

C-13410

Page 35: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

debateve dhe punëtorive të ndryshme

1.3. Funksionalizimi i njësive organizative

1.3.1 Funksionalizimi i njësive organizative

Zhvillimi i zyreve, qendrave kërkimore dhe instituteve

Zgjedhja e stafit profesional;

Licencimi para organeve kompetente;

Trajnimi i stafit të Instituteve dhe Qendrave universitare për ofrimin e shërbimeve profesionale.

Rektorati, Drejtorët e Njësive organizative dhe Zyra e Financave

2021-2025 50,000 € C-13460 C-13410

1.3.2 Shërbime efikase për palët e interesit

Ofrimi i shërbimeve për komunitetin akademik dhe palët e treta

Ofrimi i shërbimeve shëndetësore;

Mbështetja e nismave të shoqërisë civile

Rektorati, Drejtorët e Njësive organizative dhe Zyra e Financave

2021-2025

70,000 €

C-13460

1.3.3 Bashkëpunim ndërinstitucional

Bashkëpunimi me institucionet e profilit të njëjtë për nevoja të komunitetit dhe studentëve

Nënshkrimi i MOU; Organizimi i

përbashkët; Marrja e

përgjegjësive

Rektorati, Drejtorët e Njësive organizative dhe Zyra e Financave

2021-2025 40,000 €

C-13460

1.4. Baza ligjore dhe harmonizimi me ndyshimet

1.4.1 Harmonizimi i akteve juridike me Statutin e

Universitetit

Harmonizohen të gjitha aktet normative me statutin e ri të universitetit

Formimi i komisioneve funksionale në nivel Universiteti dhe Njësive;

Organizimi i punëtorive

Këshilli drejtues, Senati, Rektori, Sekretari

2021 3,000 € C-13460

1.4.2

Logo dhe vula Përzgjedhja e logos, vulave etj

Konkursi publik për logo, vula etj

Këshilli drejtues, Rektori 2021 1,000 €

C-13610

Objektivi strategjik 2. SIGURIMI I CILËSISË DHE INTEGRITETI AKADEMIK

2.1. Monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i cilësisë

Takime të rregullta të Komisionit Qendror për Sigurim të Cilësisë; Avancimi i burimeve njerëzore për procesin e sigurimit të cilësisë, duke përfshirë zgjerimin e kapaciteteve të Zyrës për Sigurimin e Cilësisë; Monitorimi dhe kontrolli i procesit edukativ; Ofrimi i kurseve/ moduleve online.

Monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies; Vlerësimi i stafit akademik të rregullt dhe të angazhuar sipas proceseve dhe procedurave të parapara në Rregulloren për Sigurimin e Cilësisë; Trajnimi i vazhdueshëm i strukturave për sigurim të cilësisë me pjesëmarrje në aktivitete dhe trajnime të organizuara brenda dhe jashtë vendit;

Rektorati, Senati, Zyra për Sigurimin e Cilësisë, Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë, Komisioni për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti.

2021-2025 (çdo gjashtë muaj)

10,000 €

C-13140

2.2.

Përsosshmëria e procedurave për sigurimin dhe kontrollin e cilësisë

Monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i mësimdhënies

Vlerësimi nga studentët; Vlerësimi ndërkolegial;

Rektorati, Senati, Zyra për Sigurimin e Cilësisë,

15 shkurt 15 qeshor 2021-2025

20,000 C-13130

Page 36: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

dhe mësimnxënies.

Vlerësimi nga Dekani; Raporti për publikimet shkencore dhe pjesëmarrja në konferenca; Raporti për kontributin ndaj universitetit dhe kontributin në shoqëri.

Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë, Komisioni për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti.

2.3.

Rishikimi i programeve ekzistuese dhe hartimi i programeve të reja studimore në pajtim me nevojat e tregut të punës

Rishikimi i programeve studimore ekzistuese;

Hapja e programeve të reja studimore (të profilizuara) sipas kërkesës së tregut dhe konsultimeve gjithëpërfshirëse me palët e interesit;

Krijimi i kornizës rregullative për miratimin dhe hapjen e programeve të reja studimore;

Themelimi i komisionit (të Universitetit dhe njësive akademike) për vlerësimin e arsyeshmërisë së programeve të reja studimore;

Prioritet i kushtohet hapjes së programeve të reja studimore në Gjuhën Angleze.

Rishikimi dhe avancimi i kurrikulave të programeve studimore ekzistuese;

Hartimi i studimit të arsyeshmërisë për hapjen e programeve të reja studimore;

Konsultimi dhe diskutimi i programit të ri studimor me palët e interesit;

Miratimi i programit të ri studimor nga Këshilli i Njësisë Akademike dhe emërimi i bartësve të programeve studimore;

Prezantimi i arsyeshmërisë së programeve studimore nga bartësit e programeve të reja studimore para Senatit të Universitetit;

Hartimi i Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) për programet e reja studimore.

Rektorati, Senati, Këshillat e Njësive Akademike, PS BIN, AKA, Zyra për Sigurimin e Cilësisë, Zyra e Financave

2021-2025 (sipas afateve të AKA-së)

360.000 € C-13410 C-13480

2.4

Rritja e kapaciteteve të mësimdhënësve me staf akademik

Rekrutimi i stafit të ri akademik

Komisioni recensues; Komisioni i ankesave; Vendimi i Senatit;

Rektori, Senati, Komisionet recesnsuese dhe Komisionet të ankesave

2021- 2025

800,00 € C-13460

2.5. Avancimi dhe stimulimi i stafit akademik

Mbështeten kërkesat e personelit për studime pasdiplomike jashtë vendit

Mbështetet stafi akademik deficitar për studime jashtë vendit; Mbështetet stafi akademik për studime të doktoratës

Senati, Këshilli Drejtues 2021 - 2025

50,000 € C-13410

C-22200

2.6. Rritja e kapaciteteve të stafit administrativ

Rekrutimi i stafit të ri administrativ - për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave; Rekrutimi i stafit të ri administrativ - për akreditim

Komisioni i pranimit; Prokurimi

Rektorati, Senati, Sekretari, Burimet njerëzore, Zyra për Sigurimin e Cilësisë

2021-2023 12,000 € C-13460

Page 37: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

2.7. Hartimi i manualit të mësimdhënies

Hartimi i një manuali i cili siguron cilësi të njëjtë në mësimdhënie, pavarësisht fakulteteve, departamentit apo edhe profesorëve të caktuar

Komisioni për hartimin e rregullores

Rektorati, Senati, Zyra për Sigurimin e Cilësisë, Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë, Komisioni për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti.

2021 -

2.8. Manuali për etikën akademike

Hartimi i manualit për shmangie nga revistat mashtruese dhe hartimi i maualit dhe trajnimi për anti plagjiaturë

Komisioni për hartimin e rregullores

Rektorati, Senati, Zyra për Sigurimin e Cilësisë, Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë, Komisioni për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti.

2021 1,000 €

2.9 Trajnime për etikën akademike me stafin akademik dhe studentët

Hartimi i planit vjetor

Pjesëmarrja e stafit akademik, studentëve.

Trajnimet mund të financohen nga burimet e jashtme, siç janë projektet QAINT, HERAS etj.

2021 2022 2023 2024 2025

4,000 € 5,000 € 5,000 € 6,000 € 7,000 €

C-13410 C-13460

2.10. Fondi për shkencë (Web of Science dhe Scopus)

Subvencionimi i publikimeve të indeksuara në revista të platformës Web of Science, Scopus.

Ndahet buxheti për financimin e veprimtarisë shkencore, Financohet veprimtaria kërkimore shkencore

KD., Senati, Këshilli për Shkencë

2021 2022 2023 2024 2025

44,306 € 53,168 € 62,029 € 70,891 € 79,752 € C-22200

2.11 Rishikimi i rregulloreve dhe mekanizmave të cilësisë

Rishikimi i rregulloreve dhe mekanizmave të cilësisë

Rishikimi dhe avancimi i rregulloreve, mekanizmave të Sigurimit të Cilësisë

Senati, Komisioni Qendror i Sigurimit të Cilësisë, Komisioni i Cilësisë për Njësi Akademike dhe Zyra për Sigurimin e Cilësisë

2022-2025 -

Objektivi strategjik 3. PROGRAME CILËSORE, MËSIMDHËNIA DHE HULUMTIMI 3.1. Programet dhe arritshmëritë

3.1.1 Programe cilësore të studimit dhe kurrikula

Analiza e programeve të studimit dhe komponentës së mësimit elektronik; Hulumtimi i nevojave të stafit akademik për zbatim të kurrikulës, mbështetur në nevojat e reja.

Zbatimi i projekteve të përbashkëta, me interes për stafin akademik; Trajnimi i stafit akademik për sigurimin e cilësisë; Vlerësimi i programeve sipas standardeve të AKA-së.

Rektorati, Senati, Qendra Didaktike për Përsosshmëri në Mësimdhënie, Zyra e Cilësisë

2022-2023

50,000€ C-13410 C-13460 C-22200

3.2. Mjedise që ofrojnë burime dhe pajisje të përshtatshme

3.2.1 Cilësia e mësimdhënies dhe të nxënit

Analiza e situatës aktuale në

Organizimi i debateve, monitorimit dhe

Rektorati, Qendra Didaktike për Përsosshmëri

2022-2024 75,000€ C-14220 C-13450

Page 38: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

respektimin e parimeve të standardeve të cilësisë së mësimdhënies; Promovimi i metodave të vlerësimit të cilësisë tek stafi akademik dhe studentët; Përkrahja e iniciativave të stafit për zhvillim; Identifikimi i zbatimit të praktikave më të mira të mësimdhënies, Përmirësimi i cilësisë së studimeve.

publikimi i materialeve informuese për standardet e cilësisë dhe praktikat më të mira; Hartimi i planeve individuale të nevojave të trajnimit, Përkrahja e studentëve përmes sistemit tutorial në cilësinë e të nxënit, Krijimi i sistemit për përcjelljen e punësimit të studentëve

në Mësimdhënie, Zyra e Karrierës, Alumni

C-13460

3.2.2 Hulumtimi cilësor

Fuqizimi i shkathtësive për hulumtimin shkencor;

Lidhja e mësimdhënies me hulumtimin shkencor,

Përkrahja e stafit akademik me grante për pjesëmarrje në konferenca;

Përkrahja e stafit akademik për publikime në revista me faktor ndikimi;

Zhvillimi praktik i mësimit në laboratore.

Trajnimi i stafit akademik dhe stafit të ri për hulumtim shkencor;

Trajnimi për zhvilimin e praktikave më të mira të lidhjes së hulumtimit me mësimdhënien;

Pajisja e laboratoreve me mjete pune.

Rektorati, Zyra për Cilësi, Këshilli për Shkencë, QDPM

2022-2025

80,000€ C-22200 C-13410 C-13509

3.3. Përmirësimi i rezultateve të të nxënit te studentët 3.3.1. Studentë aktivë në

procesin e të nxënit Rritja e lexueshmërisë dhe hulumtimit tek studentët; Pajisja e bibliotekave me literaturë; Përgatitja e librave universitarë nga stafi akademik; Sistemi tutorial; Sistemi funksional i grupeve të të nxënit sipas sistemit “peer learning”; Përkrahja e studentëve me bursa; Rritja e aftësive në teknologji të reja informative; Studentët pjesëmarrës në vendimmarrje; Funksionalizimi i ogranizatave studentore.

Sigurimi i literaturës përkatëse dhe pajisja e laboratoreve; Botimi i librave universitarë nga stafi akademik; Ofrimi i sistemit tutorial nga profesorët dhe studentët; Rritja e numrit të studentëve bursistë; Përkrahja e organizatave të studentëve me grante për aktivitete vjetore.

Këshilli Drejtues, Rektori, Dekanët, Tutorët, QDPM.

2021 2022 2023 2024 2025

100,000€ 100,000€ 100,000€ 100,000€ 100,000€ C-22200

Page 39: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

Objektivi strategjik 4. NDËRKOMBËTARIZIMI DHE RRJETËZIMI

4.1.

Anëtarësimi në organizata dhe asociacione ndërkombëtare

Anëtarsime

Anëtarësimi në Asociacione Evropiane dhe Ndërkombëtare ; Pasurimi i ueb faqes së UGJFA-së në gjuhën angleze, me interes për ndërkombëtarizimin; Zhvillimi i databazës funksionale për shërbimet e ndërkombëtarizimit.

Rektorati, Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar; Menaxhmenti i njësive akademike.

2022 – 2025

30,000€ C-13480

4.2.

Përfitime nga projekte vendore dhe ndërkombëtare (ekzistuese dhe të reja)

Zhvillimi i projekteve

Qëndrueshmëri dhe fuqizim i të hyrave nga projektet ekzistuese ndërkombëtare; Aplikime të reja për projekte.

Rektorati; Njësitë akademike; Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar

2021 – 2025

300,000€ C-13460 C-13140 C-13142 C-13143 C-13130

4.3. Mobilitete për stafin akademik dhe studentë

Mobilitetet

Informim efikas dhe lehtësim procedurash për mobilitete dhe transferimin e ECTS-ve për studentë vizitorë; Aktivitete të mobilitetit të stafit dhe studentëve të UFAGJ (Erasmus +, Fulbright, CEEPUS, VISEGRAD FOUND, etj.); Angazhim i profesorëve vizitorë

Njësitë akademike; Udhëheqësit e programeve; Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

2021 – 2025 40,000€ C-22200

4.4.

Partneritete me universitete regjionale dhe ndërkombëtare

Partneritetet

Funksionalizimi dhe fuqizimi i partneriteteve ekzistuese; Zhvillimi i partneriteteve të reja.

Menaxhmenti i lartë; Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar; Menaxhmenti i njësive akademike.

2021 – 2025 80,000 € C-22200 C-13480

4.5.

Dizajnimi dhe implementimi i programit studimor në gjuhën angleze

Internacionalizimi i programeve mësimore

Planifikohet të ofrojmë mësim në gjuhën angleze në çdo program mësimor që përmban së paku 30 ECTS në një semestër; Program të dizajnuar në gjuhën angleze ; Programe të përbashkëta

Senati, Rektori, Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar

2022 - 2025 80,000 €

4.6 Organizimi i konferencave

Organizimi i konferencave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare

Mbështetja e konferencave aktuale dhe organizimi i konferencave të reja (dy në vit)

Këshilli Drejtues, Senati, Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar

2021-2025 60.000 €

4.7 Mbështetja e Revistës ndërkombëtare të universitetit

Mbështetja dhe avancimi i revistës ndërkombëtare JSEIS; Publikimi i punimeve kredibile nga

Anëtarësimi dhe katalogimi në platforma kredibile

Rektorati, Bordi Editorial, Kryeredaktori.

2021-2025 40.000 €

Page 40: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

autorë vendorë e ndërkombëtarë

Objektivi strategjik 5. STUDENTËT DHE PARTNERITETI ME KOMUNITETIN 5.1 Krijimi i kushteve të

shërbimeve të avancuara për studentë

Trajnime për zyrtarët e shërbimeve studentore

Organizimi i trajnimeve për zyrtarët e administratës për shërbimet studentore në funksion te adaptimit teknologjik.

Rektorati, Sekretariati, Zyra e personelit

2021 - 2022

25,000 € C-13460

5.2. Qasje lehtësuese për studentët me nevoja të veçanta

Avancimi dhe përshtatja e infrastrukturës për personat me nevoja të veçanta

Organizimi i procedurave të prokurimit për planifikimin dhe ndërtimin e infrastrukturës për personat me nevoja të veçanta, duke përfshirë qasjen në objekte, klasa të mësimit, ashensorë, toalete etj.

Këshilli Drejtues, Senati, Rektorati, Zyra e Prokurimit

2021

20,000 € C-31121

5.3. Rritja e numrit të shërbimeve studentore përmes platformave online

Avancimi i kapaciteteve të informatikës dhe qasja në biblioteka të njohura digjitale në shërbim të studentëve.

Aktivitetet e prokurimit dhe monitorimit

Rektorati, Zyra e IT-se, Zyra e Prokurimit

2021

30,000 € C-13509 C-31690

5.4 Funksionalizimi i Zyrës për Ndihmë Studentore. (Help Desk)

Informimi me kohë për të gjitha kërkesat dhe nevojat e studentëve.

Mbulimi i shpenzimeve për mbarëvajtjen e zyrës (paga, materiale shpenzuese).

Këshilli Drejtues, Rektorati, Zyra e Prokurimit, Parlamenti Studentor.

2021

40,000 € C-14230

5.5. Fuqizimi i Alumn-it

Hartimi i një plani konkret veprimi nga Alumni

Mbulimi i shpenzimeve për mbarëvajtjen dhe aktivitetet.

Këshilli Drejtues, Rektorati, Alumni, ZZHK

2021-2025 35000 € C-22200

5.6. Bashkëpunimi me komunitetin në fuksion të zhvillimit të praktikës profesionale të studentëve.

Informimi me kohë për mundesitë në praktikat profesionale; Organizimi i takimeve me akterët relevantë në zhvillimin e praktikës profesionale.

Lidhja e marrëveshjeve për praktikë profesionale me pushtetin lokal, shoqatat kulturore, afariste dhe institucionet publike.

Rektorati, Senati, Zyra për Çështje Akademike; Alumni; Parlamenti Studentor

2021 1,500 € C-22200

5.7 Aktivitete rekreative për studentë

Pjesëmarrja në aktivitete rereative, sportive dhe relaksuese

Mbështetja e klubeve dhe shoqatave studentore

Rektorati, Senati, Zyra për Çështje Akademike, Alumni; Parlamenti Studentor

2021-2025 50,000.00€

5.8 Përkrahja e revistës së studentëve “Ardhmëria”

Botimi së paku 2 herë në vit

Sigurimi i fondeve Rektorati, Senati, Zyra për Çështje Akademike, Alumni dhe Parlamenti Studentor

2021-2025 10,000.00€

Objektivi strategjik 6. INFRASTRUKTURË BASHKËKOHORE DHE MJEDIS I PËRSHTATSHËM

Page 41: PLANI STRATEGJIK 2021-2025 · 2021. 1. 8. · PLANI STRATEGJIK 2021-2025 Gjakovë, Dhjetor 2020. 2 PËRMBAJTJA 1. SHKURTESAT..... 3 2. FJALA E REKTORIT ... ORCA Organizata per ngritjen

6.1

Ndërtimi dhe inventarizimi i kampusit të UGJFA; Rritja e kapaciteteve hapësinore të universitetit; Inventarizimi i objekteve; Përmirësimi i kushteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie

Ndërtimi i objekteve të infrastrukturës dhe inventarizimi i kampusit

Përfundimi procedurave të prokurimit; Fillimi i ndërtimit të objekteve dhe infrastrukturës; Mbikëqyrja dhe evaluimi i punëve ndërtimore; Zhvillimi procedurave për inventarizim

Rektori, Prorektori për buxhet, financa dhe infrastrukturë; Sekretari i Përgjithshëm, Zyra e financave, Zyra e prokurimit, Zyra për infrastrukturë.

5 vite

2021 2022 2023 2024 2025

1,591,000 € 2,258,000 € 4,382,000 € 5,430,000 € 6,711,000 €

C-31121

6.2

Modernizimi i infrastrukturës për biblioteka, laboratorë dhe kabinete. Krijimi i kushteve te përshtatshme për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies

Sigurimi i literaturës bashkëkohore; Qasja e vazhdueshme në platforma elektronike; Pajisja me aparatura, materiale laboratorike,

Zhvillimi i procedurave të prokurimit për realizim të aktiviteteve. Digjitalizimi i hapësirave universitare

Njësitë akademike; Rektorati; Zyra e prokurimit; Zyra për infrastrukturë

5 vite 2021-2025

80,000 € C-31690

6.3

Digjitalizimi dhe sistemi i integruar i të dhënave. Zgjerimi i digjitalizimit të infrastrukturës (zyrave, arkivave, kabineteve, bibliotekave, laboratorëve)

Zgjerimi dhe përmirësimi i rrjetit; Krijimi i bazës së të dhënave; Avancimi i shërbimeve online, Mësimi online.

Funksionalizimi i dhomës se serverëve me softuerët përcjellës

Zyra për Buxhet dhe financa ; Zyra për infrastrukturë, Zyra e IT

2 vite 2021-2022

150.000 € C-31690

6.4

Zhvillimi i shërbimeve studentore sipas standardeve të BE-së.

Evidentimi elektronik i studentëve në orë mësimore; Ofrimi i shërbimeve online për studentë

63,000 € C-31690

6.5.

Ofrimi i shërbimeve mjekësore në universitet; Kujdesi shëndetësor për qytetarë, studentë dhe staf të UFAGJ.

Licencimi i ambulancës shëndetësore të universitetit,

Rekrutimi i stafit professional; Inventarizimi dhe kompletimi me pajisje mjekësore.

Drejtori i qendrës shëndetësore, Zyra e Financave, Zyra për infrastrukturë, Rektorati

2021-2022

10,000 € C-31690

6.6.

Hapësira rekreative dhe sportive për studentë dhe staf akademik e administrativ.

Ambient më i mirë dhe mundësi të marrjes me aktivitete sportive dhe rekreacion.

Ndërtimi i këndeve rekreative dhe terreneve sportive

Zhvillimi i procedurave të prokurimit

Rektori, Prorektori për buxhet, financa dhe infrastrukturë; Zyra e Financave, Zyra e Prokurimit, Zyra për infrastrukturë.

5 vite 2021-2025

1,725,000€ C-31121