plani zhvillimor i shkollËs -...

31
REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E ARSIMIT E MINISTARSTVO OBRAZOVANJA MINISTRY OF EDUCATION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NAUKE I TEHNOLOGIJE SCIENCE & TECHNOLOGY Projekti për Zhvillimin Institucional të Arsimit (IDEP) financuar nga Banka Botërore PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS Përgatiti: Veton Sylhasi Prishtinë, korrik 2010

Upload: donhan

Post on 29-Aug-2019

280 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVO

REPUBLIC OF KOSOVA

QEVERIA E KOSOVËS – VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E ARSIMIT E MINISTARSTVO OBRAZOVANJA MINISTRY OF EDUCATION

SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NAUKE I TEHNOLOGIJE SCIENCE & TECHNOLOGY

Projekti për Zhvillimin Institucional të Arsimit (IDEP) financuar nga Banka Botërore

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

Përgatiti:

Veton Sylhasi

Prishtinë, korrik 2010

Page 2: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

2

PËRMBAJTJA

Hyrje ...................................................................................................................... 3

Objektivat e modulit ............................................................................................ 3

1. Planifikimi – koncepte të përgjithshme ......................................................... 4

2. Rëndësia e planifikimit .................................................................................... 4

3. Llojet e planifikimit ......................................................................................... 5

4. Planifikimi strategjik ....................................................................................... 5

5. Planifikimi në arsim ........................................................................................ 5

6. Plani zhvillimor i shkollës ............................................................................... 7

7. Udhëheqja e procesit të planifikimit zhvillimor të shkollës ......................... 8

8. Përfshirja e palëve të interesit ........................................................................ 9

9. Analiza e gjendjes ........................................................................................... 10

10. Analiza SWOT …………………………………………………………….. 11

11. Planifikimi ..................................................................................................... 14

12. Vizioni ............................................................................................................ 15

13. Qëllimet ......................................................................................................... 16

14. Përcaktimi i prioriteteve zhvillimore ......................................................... 17

15. Operacionalizimi .......................................................................................... 20

16. Formulimi i planit zhvillimor të shkollës ................................................... 20

17. Zbatimi .......................................................................................................... 21

18. Monitorimi dhe vlerësimi ............................................................................ 21

Shtojca 1: Struktura e planit zhvillimor të shkollës ……………………….... 25

Referencat …………………………………………………………………….... 31

Page 3: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

3

HYRJE

Që pas mbarimit të luftës në Kosovë, sistemi i arsimit në vend është në një proces të

vazhdueshëm të reformave dhe risive, që ndihmojnë në adaptimin me rrethanat e reja

zhvillimore këtu e në botë dhe janë të drejtuara në krijimin e një sistemi të arsimit

gjithëpërfshirës dhe cilësor. Fusha e planifikimit në arsim është njëra nga fushat që i është

kushtuar shumë rëndësi në këtë drejtim. Tradicionalisht, planifikimi është bërë në nivelin

vendimmarrës dhe është ofruar për zbatim nga të gjitha palët në terren. Ky koncept ka

ndryshuar, duke ofruar hapësirë që pjesëmarrës të procesit të planifikimit të bëhen të gjitha

palët e interesuara. Ky proces quhet planifikim me pjesëmarrje. Ndërmarrje të këtilla

planifikimi janë bërë dhe po bëhen në të gjitha nivelet dhe në sektorë të ndryshëm të sistemit

të arsimit.

Planifikimi zhvillimor në arsim është proces për të vënë kahet e zhvillimit në të ardhmen,

qoftë në nivel të sistemit, qoftë në nivel të institucionit arsimor. Në Kosovë, nën drejtimin e

Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe Teknologjisë është aprovuar strategjia e Arsimit të

Lartë 2005 – 2015 dhe Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2007 – 2017. Këto dy

strategji kanë shfrytëzuar metodologjinë e planifikimi me pjesëmarrje. Edhe në nivelet më të

ulëta të sistemit të arsimit është bërë planifikimi strategjik. Kështu shumë komuna tashmë

kanë strategjitë komunale për zhvillimin e arsimit, ndërsa të gjitha shkollat kanë planet

zhvillimore të shkollave.

Për ta ndërmarrë procesin e planifikimit zhvillimor apo planifikimit strategjik me sukses,

duhet të kemi dije të fushës, por edhe shkathtësi planifikimi. Ky doracak ka për qëllim që t’ju

pajisë në radhë të parë me shkathtësitë e planifikimit që do t’ju ndihmojnë të udhëhiqni një

proces të planifikimit në institucionet ku ju punoni.

OBJEKTIVAT E MODULIT

Pas studimit të modulit, ju duhet të jeni në gjendje:

Të shpjegoni konceptet themelore të planifikimit;

Të shfaqni dije për fazat e planifikimit zhvillimor dhe ndërlidhjen mes tyre;

Të dalloni karakteristikat e planifikimit në sistemin e arsimit;

Të demonstroni shkathtësi për të udhëhequr një proces të planifikimit zhvillimor në

institucionin tuaj;

Të transformoni planifikimin zhvillimor në plan zhvillimor të shkollës;

Të bëheni burim përvoje dhe njohurish për të tjerët.

Page 4: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

4

1. Planifikimi – koncepte të përgjithshme

Për të qartësuar konceptet themelore rreth planifikimit, duhet së pari të kuptohet termi

planifikim. Disa nga definicionet e termit planifikim janë:

- Akti i formulimit të një programi për një kurs të caktuar veprimi.

- Akti apo procesi i hartimit të planeve apo skicave për ndonjë projekt apo iniciativë.

- Procesi kognitiv i të menduarit për veprimet që do të ndërmerrni në rast se diçka

ndodh.

- Procesi i vënies së objektivave, zhvillimit të strategjive dhe përcaktimit të detyrave e

të orareve për përmbushjen e këtyre objektivave.

- Procesi i marrjes së vendimeve për veprimet e ardhshme, në mënyrë që të përmbushen

objektivat e paracaktuara duke bërë shfrytëzim optimal të burimeve në dispozicion, në

një hark kohor të kufizuar.

Nga definicionet e dhëna na dalin disa karakteristika të planifikimit. Kështu:

- planifikimi është një proces.

- planifikimi është i bazuar në të menduarit.

- planifikimi është i drejtuar kah e ardhmja.

- planifikimi përfundon me një prodhim që quhet plan.

Termi planifikim përdoret edhe për të përshkruar procedurat formale që përdoren në një

proces të këtillë, si hartimi i dokumenteve, apo mbajtja e takimeve për të diskutuar çështje të

rëndësishme që duhet adresuar, objektiva që duhet të përmbushen dhe rrugë që duhet të

ndiqen.

Planifikimi është proces organizativ i krijimit dhe mirëmbajtjes së një plani, si dhe proces

psikologjik i të menduarit për aktivitetet që duhet ndërmarrë për të arritur qëllimin e dëshiruar

në një fazë të ardhshme. Si i tillë ai është rrënjësisht në pronësi të procesit intelektual. Ky

proces i të menduarit është themelor në krijimin dhe përmirësimin e një plani, apo shkrirjen e

tij me plane tjera. Kjo do të thotë se ky proces kombinon parashikimin e zhvillimeve me

përgatitjen e skenarëve se si të reagohet në këto zhvillime. Pra, një gjë që nuk duhet harruar

është lidhja e planifikimit me parashikimin. Parashikimi është kur parathemi se si do të duket

e ardhmja, ndërsa planifikimi është kur parathemi se si duhet të duket e ardhmja. Dy qëndrime

ndaj planifikimit duhet të jenë evidente: në njërën anë ne duhet të jemi të gatshëm për atë që

mund të ndodh, që mund të thotë pasiguri dhe ndryshime rrethanash. Në anën tjetër, e

ardhmja jonë formësohet nga planifikimi dhe veprimet tona.

2. Rëndësia e planifikimit

Planifikimi mund të ketë rëndësi vitale për të ndihmuar në shmangien e gabimeve, apo

zbulimin e mundësive të fshehta. Planifikimi ndihmon që e ardhmja të bëhet deri diku e

dukshme. Ndërton një urë mes pikës ku gjendemi tash dhe asaj ku dëshirojmë të shkojmë.

Planifikimi është një proces i vendimmarrjes paraprake që ndihmon në përballje me

komplikimet. Është marrja e vendimit për kursin e veprimit në mes të disa alternativave.

Veprimet e planifikuara japin rezultate me të mira se sa ato të paplanifikuara. Prandaj

planifikimi krijon më shumë fuqi për të ardhmen. Kjo bëhet duke vendosur që përpara se

çfarë të bëhet, si të bëhet, kur të bëhet dhe kush ta bëjë. Planifikimi ndihmon në vënien e

Page 5: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

5

objektivave dhe në rregullimin e tyre në një rend logjik. Në fund mund të thuhet se

planifikimi është vegla për të përkthyer dijen në veprim.

3. Llojet e planifikimit

Planifikimi ndodh kudo në shoqëri. Njeriu shquhet për shkathtësitë intelektuale, përdorimin e

të menduarit dhe vënien e kësaj veprimtarie intelektuale në funksion të zhvillimit. Prandaj

njerëzit planifikojnë individualisht dhe të organizuar në grupe joformale dhe grupe formale.

Kështu dallojmë planifikimin individual, planifikimin familjar, planifikimin në kolektivin

punues, etj.

Duke u nisur nga sektorët në të cilët planifikohet, dallojmë planifikimin në sektorin publik,

planifikimin në sektorin privat, planifikimin në sektorin joqeveritar, etj. Dallojmë edhe

planifikimin në fusha të ndryshme të sektorit publik si planifikimi në ekonomi, administratë,

shëndetësi, arsim, urbanizëm, etj. Më tutje, në sektorin privat hasim në planifikimin apo

planin e biznesit, atë të marketingut, atë financiar, etj.

Nëse marrim si kriter kohëzgjatjen e planifikimit, ndarja themelore është ndarja e planifikimit

në planifikim strategjik apo zhvillimor dhe planifikim operacional apo akcional (plan i

veprimit). Planifikimi strategjik apo zhvillimor është planifikim disavjeçar, ndërsa planifikimi

operacional apo akcional është konkretizim i planit strategjik apo zhvillimor dhe zakonisht

nuk e kalon periudhën njëvjeçare. Shpesh përball planifikimit afatgjatë qëndron planifikimi i

projekteve si planifikim afatshkurtër. Me përjashtime, ky është i ngjashëm me planifikimin

operacional apo akcional, sidomos sa i përket funksionit në raport me planin strategjik apo

zhvillimor (konkretizim dhe përmbushje e këtij të fundit).

4. Planifikimi strategjik

Planifikimi strategjik është procesi i përcaktimit të strategjisë, apo drejtimit të një organizate,

një institucioni, apo një sistemi, si dhe proces i marrjes së vendimeve për shpërndarjen e

burimeve për të zbatuar këtë strategji, përfshirë këtu burimet materiale, financiare dhe

njerëzore. Ky planifikim shihet si proces i përcaktimit të kahut të zhvillimit pas më shumë se

1, 3, 5, apo10 viteve. Kjo do të thotë se afati i planifikimit strategjik ndryshon. Disa e ndajnë

planifikimin në afatgjatë (6-10 vite), afatmesëm (3-5 vite) dhe afatshkurtër (1-2 vite). Por në

praktikë hasim edhe planifikim për periudha më të gjata se 10 vite. Një tendencë është që sa

më i lartë të jetë niveli i planifikimit, aq më e gjatë është periudha e planifikimit dhe

anasjelltas. Kështu në nivel të sistemeve mund të planifikohet për një periudhë më të gjatë,

ndërsa një organizatë apo institucion i nivelit lokal, nuk mund të pretendojë të planifikojë për

një periudhë më të gjatë se 3-5 vite.

Në mënyrë që të përcaktohet se ku do të shkohet, organizata apo institucioni duhet së pari të

dijë saktësisht se ku qëndron, pastaj të përcaktojë se ku dëshiron të shkojë dhe si do të arrijë

aty. Procesi rezulton me një dokument që quhet plan strategjik.

5. Planifikimi në arsim

Termi strategji është përdorur fillimisht në kontekstin ushtarak. Gjeneralët kishin për detyrë të

kenë një pamje më të gjerë të të gjithë faktorëve, për një qëllim afatgjatë të ruajtjes së sigurisë

së vendit të tyre. Në vitet ’60, ky term u propozua të përdorej jashtë kontekstit ushtarak, së

pari në biznes e pastaj edhe në sektorët shoqërorë. Rrjedhimisht edhe në arsim.

Page 6: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

6

Gjithnjë e më shumë, menaxhuesit e arsimit janë të shtyrë të mendojnë dhe planifikojnë në

mënyrë strategjike. Kjo për arsye se sektori i arsimit është i lidhur ngushtë me zhvillimet

socio-ekonomike, duke u ndikuar shumë nga këto zhvillime, por edhe duke pasur mundësi

ndikimi mbi disa nga këto zhvillime. Në rrethana të tilla, nevojitet të krijohet një fotografi e së

ardhmes, një kurs veprimi i cili do të mundësojë që arsimi t’i shërbejë më së miri shoqërisë.

Çelës për këtë është planifikimi strategjik apo zhvillimor dhe plani si prodhim i këtij procesi.

Plani strategjik në sistemin e arsimit është produkti fizik i procesit të planifikimit strategjik që

mishëron orientimet udhëzuese se si të drejtohet sistemi i arsimit, përbrenda perspektivës më

të gjerë të zhvillimeve vendore, zhvillime këto që kanë natyrë evolutive dhe shpesh përfshijnë

situata të vështira.

Ekzistojnë terminologji të ndryshme dhe metodologji të ndryshme që përdoren në

menaxhimin strategjik. Askush nuk mund të thotë se ekziston një mënyrë e vetme

“shembullore” për të bërë planifikimin strategjik. Secili institucion ka interpretimin e vet të

metodave dhe aktiviteteve të menaxhimit strategjik. Sidoqoftë, ajo që është e përbashkët për

ciklin e menaxhimit strategjik është ekzistimi i fazave të caktuara tipike që përfshijnë

aktivitete të ngjashme, të ndërmarra në rend kohor të ngjashëm. Janë katër faza të dallueshme

në çfarëdo menaxhimi strategjik: analiza, planifikimi, zbatimi dhe vlerësimi.

Diagrami më lartë shpjegon këtë strukturë ciklike të menaxhimit strategjik:

Çdo cikël menaxhues fillon me analizën, përmes së cilës situata aktuale e sistemit apo

institucionit si dhe çështjet kritike që lidhen me statusin dhe funksionin e tij së pari

analizohen.

Të gjeturat e analizës dhe variantet për riparim apo përmirësim pastaj shqyrtohen,

duke dhënë orientimet për të ardhmen.

Kur të jetë bërë analiza e sistemit apo institucionit dhe të jenë trasuar drejtimet për të

ardhmen, mund të fillojë planifikimi i masave të nevojshme për të përmirësuar

situatën. Kohëzgjatja e planifikimit përcaktohet duke u bazuar në nevojat dhe

mundësitë.

Operacionalizimi konsiston në marrjen e masave të nevojshme për të mundësuar

zbatimin e lehtë të planit strategjik apo zhvillimor. Ndryshe kjo quhet edhe hartim i

Page 7: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

7

planeve vepruese. Shpesh kjo nënkupton disenjimin e projekteve të ndryshme,

përcaktimin e afateve, mobilizimin e burimeve materiale, financiare dhe humane, etj.

Hapat paraprakë krijojnë hapësirën dhe kushtet për të filluar zbatimin e planit

zhvillimor.

Zbatimi i planit zhvillimor kontrollohet përmes operacioneve që na sigurojnë

informacion kthyes për cilësinë e zbatimit. Bëhet fjalë për monitorimin, rishikimin

dhe vlerësimin. Procesi përfundon me nxjerrjen e raporteve nga vlerësimi.

Përvoja dhe mësimet e mësuara nga zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi na shërben për të

“rregulluar” planin ekzistues apo për të planifikuar më me sukses ciklin e ardhshëm të

menaxhimit strategjik apo zhvillimor.

Planifikimi në arsim ndërmerret në nivele të ndryshme, duke u nisur nga niveli i sistemit e

deri te planet zhvillimore të njësive më të ulëta administrative siç janë shkollat. Planifikimi në

njësitë më të ulëta administrative krahas planifikimit në njësitë më të larta, njihet si planifikim

i decentralizuar.

6. Plani zhvillimor i shkollës

Si çdo sistem tjetër, arsimi i ka hyrjet, proceset, produktet dhe rezultatet:

Hyrjet apo futjet (inputs) në sistemin e arsimit përfshijnë burimet si: mësuesit,

ndërtesat, pajisjet, librat, etj.

Këto burime të futura, kalojnë nëpër një proces (throughput), përmes të cilit përzihen,

ndërthuren dhe lëvizin bashkë drejt arritjes së rezultatit.

Produktet (outputs) e arsimit janë rezultatet e prekshme të dala nga proceset. Të tilla

mund të jenë regjistrimi, mbarimi i shkollimit dhe arritjet mësimore.

Lloji tjetër i daljeve nga procesi janë rezultatet (outcomes), që shprehen me përfitimet

e nxënësve, familjeve të tyre dhe/apo shoqërinë po ashtu.

Sistemet dhe institucionet arsimore duhet të analizohen në aspektin e lidhjes apo relevancës,

efikasitetit, efektivitetit, ndikimit dhe qëndrueshmërisë: për shembull mund të shtrohet pyetja

nëse hyrjet apo futjet në arsim janë në lidhje me nevojat që duhet të adresohen, deri në çfarë

mase procesi (shfrytëzimi i burimeve) po drejtohet me efikasitet dhe me sa efektivitet po

arrihet deri te produktet e parashikuara. Apo mund të hulumtohet se sa kanë ndikim dhe

qëndrueshmëri rezultatet. Një analizë të këtillë e mundëson procesi i planifikimit zhvillimor të

shkollës.

Page 8: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

8

Planifikimi zhvillimor në shkolla është proces i përcaktimit të kahut të zhvillimit të shkollës

në një periudhë të ardhshme disavjeçare. Kjo periudhë mund të jetë 3-5 vjeçare. Për shkak të

sigurisë në planifikim, rekomandohet që cikli i planifikimi të jetë trevjeçar. Ky proces

përfundon me hartimin e një dokumenti i cili quhet Plan Zhvillimor i Shkollës.

Procesi efektiv i planifikimit është një tipar thelbësor i çdo organizate të suksesshme. Në

rastin e shkollës, ky proces duhet të përfshijë:

konfirmimin e vizionit të shkollës;

një vlerësim të gjendjes aktuale në shkollë, sukseseve të saj, fushave për të

përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit dhe faktorëve të ndryshëm që mund

të ndikojnë në menaxhimin dhe zhvillimin e shkollës në periudhën e ardhshme

disavjeçare;

nivelin e parashikuar të burimeve dhe menaxhimin e tyre;

çka dëshiron të arrijë shkolla brenda periudhës së përcaktuar kohore, në shumicën e

rasteve të shprehur në objektiva sasiore për performancën në të ardhmen;

mënyrën si mendohet të arrihet deri te këto ndryshime; dhe

kur dhe si do të matet progresi.

Qëllimi kryesor i planifikimit zhvillimor të shkollës është të kontribuojë në përmirësimin e

vazhdueshëm të mësimdhënies dhe të nxënit përmes një procesi të rregullt dhe të pandërprerë

të planifikimit, vlerësimit dhe rishikimit. Është me rëndësi të theksohet se plani zhvillimor i

shkollës nuk ka të bëjë vetëm me kurrikulin, por përfshinë të gjitha aspektet e shkollës që

kontribuojnë (p.sh. etosi i shkollës, mundësitë e barabarta, zhvillimi profesional i stafit,

sjelljet, ndërtesat, etj). Në veçanti, planifikimi zhvillimor i shkollës duhet:

të promovojë efikasitetin e shkollës dhe të ndihmojë që të garantohet se të gjithë ata që

janë të përfshirë në procesin e planifikimit dhe zbatimit, të kenë njohuritë e duhura për

politikat, procedurat dhe praktikat e shkollës;

të ofrojë një mekanizëm për t’ju dhënë përparësi dhe për t’i destinuar burimet;

të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit;

të përmirësojë cilësinë e përvojave të nxënësve; dhe më e rëndësishmja,

të shërbejë për të rritur standardet e arritjes së nxënësve.

7. Udhëheqja e procesit të planifikimit zhvillimor të shkollës

Këshilli i shkollës është organi që kujdeset për menaxhimin e përgjithshëm të shkollës. Është

detyrë e këtij këshilli që të menaxhojë procesin e përgatitjes dhe kohë pas kohe edhe

rishqyrtimit të planit zhvillimor të shkollës. Megjithatë, shpesh ndodh që këshilli i shkollës

Plani Zhvillimor i Shkollës është dokument pune për përdorim në shkollë.

Ai bazohet në analizën e shkallës aktuale të performancës në shkollë, në

vlerësimin se si tendencat e tashme dhe faktorët e ardhshëm mund të

ndikojnë në shkollë dhe në vënien e prioriteteve dhe objektivave për

periudhën që është përpara.

Page 9: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

9

këtë detyrë t’ia delegojë drejtorit të shkollës. Në këtë rast, është prapë këshilli i shkollës që

duhet të bëjë aprovimin formal të planit zhvillimor. Po ashtu, këshilli duhet të aprovojë

çfarëdo ndryshimi të planit zhvillimor. Nëse këshilli preferon që të ndërmerr procesin e

përgatitjes së planit zhvillimor, atëherë drejtori duhet të konsultohet rreth procesit.

Planifikimi efektiv kërkon udhëheqje efektive nga ana e këshillit të shkollës dhe drejtorit.

Është thelbësore që të dy të demonstrojnë përkushtim ndaj principeve të planit zhvillimor të

shkollës dhe përmirësimeve të vazhdueshme. Këtë mund ta bëjnë duke:

qenë aktivisht të përfshirë në procesin e përmirësimeve;

kuptuar procesin dhe kontributet që kërkohen nga anëtarët e këshillit të shkollës,

menaxhmentit dhe anëtarëve të stafit;

krijuar procesin e monitorimit, rishikimit dhe duke u siguruar se rregullimet e bëra e

përmbushin funksionin e tyre.

8. Përfshirja e palëve të interesit

Hartimi i planit zhvillimor të shkollës nuk është një detyrë që mund të merret përsipër nga një

individ që punon i vetëm, pavarësisht nëse ky individ është kryetari i këshillit të shkollës,

drejtori apo një anëtar i stafit. Kërkohet përfshirja e tërësishme të gjithë stafit, posaçërisht

stafit mësimdhënës, në proces dhe konsultime me të tjerët, posaçërisht me prindërit dhe

nxënësit.

Përfshirja e stafit të shkollës si në procesin e planifikimit ashtu edhe në atë të zbatimit të

planit zhvillimor është vendimtar për suksesin e tij. Në mënyrë që planifikimi zhvillimor të

qojë te standardet më të larta të arritjes së nxënësve dhe në përmirësimin e cilësisë së

mësimdhënies dhe të nxënit, stafi duhet:

të kuptojë procesin e planifikimit;

të marrë pronësinë mbi procesin dhe të përfshihet në të gjitha fazat;

të pranojë se fokusi është te arritjet, përparimi dhe përvojat e nxënësve dhe te mënyra

se si praktikat jo vetëm brenda por edhe jashtë klasave, kontribuojnë në përmirësimin

si të arritjeve ashtu edhe të kënaqësisë së nxënësve;

të angazhohen në zhvillimin e duhur profesional;

të jenë të gatshëm, nëse është e nevojshme, të ndërrojnë qasjen e tyre ndaj

mësimdhënies dhe të nxënit.

Prindërve duhet t’u jepet mundësia që të kontribuojnë në planin zhvillimor të shkollës. Ky

kontribut mund të reflektohet në të gjitha aspektet e punës së shkollës – orari i mësimit,

komunikimi, mënyrat si mund të ndihmojnë prindërit në strategjitë e të mësuarit, politikat

lidhur me detyrat e shtëpisë, politikat shkollore për disiplinën dhe sjelljet, promovimin aktiv

të shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve, etj.

Nxënësit, pavarësisht nga mosha kanë gjërat që preferojnë apo jo dhe kjo ndihmon me

informacion për planin zhvillimor. Ata i kanë këndvështrimet e veta, për shembull, lidhur me

aktivitetet jashtëshkollore, organizimin e ditës së tyre, detyrat e shtëpisë, uniformat, mensën e

nxënësve, etj. Mund të pritet që nxënësit më të rritur të kenë këndvështrimet e tyre edhe lidhur

me çështjet si përzgjedhja e kurrikulit, edukimi për karrierë dhe kurset apo aktivitetet

plotësuese. Cilësia dhe vlera e kontributit të nxënësve në përmirësimin e jetës shkollore mund

të jetë e madhe, madje edhe midis nxënësve më të rinj. Në këtë aspekt, shumë varet nga

Page 10: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

10

shkathtësitë dhe gatishmëria e drejtorit dhe stafit që të krijojnë mundësi dhe klimë për debat

konstruktiv dhe pozitiv. Konsultimet mund të organizohen në mënyra të ndryshme, si:

duke biseduar drejtpërdrejt me nxënësit;

duke hapur diskutim në këshillin e nxënësve dhe organizime tjera të nxënësve;

duke diskutuar një temë të caktuar si aktivitet klasor;

duke krijuar fokus grupe për qëllime të caktuara; ose

duke shfrytëzuar fletët e vlerësimeve apo pyetësorët.

Palët tjera që mund të jenë të interesuara dhe që mund të kontribuojnë në procesin e

planifikimit dhe të zbatimit të planit zhvillimor të shkollës, po ashtu duhet të konsultohen dhe

të përfshihen në proces. Është e nevojshme të ketë konsultime me zyrtarët arsimorë lokalë,

pasi këta ndihmojnë me përvojën e tyre. Të interesuar për procesin mund të jenë

përfaqësuesit e biznesit, sidomos te shkollat profesionale. Lidhur me çështjet që kanë të

bëjnë me promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së nxënësve dhe stafit, mund të konsultohen

shërbimet publike shëndetësore dhe të mirëqenies sociale, apo edhe shoqatat

profesionale që operojnë në këtë fushë. Për të adresuar çështje tjera të veçanta, mund të

kërkohet përfshirja e organizatave të shoqërisë civile që operojnë në fusha të caktuara, për

shembull në fushën e të drejtave të njeriut. Komuniteti donator mund të ofrojë informacion

për politikat e tyre donatore, gjë e cila ndihmon në projektimet buxhetore për zbatimin e

planit zhvillimor të shkollës.

9. Analiza e gjendjes

Hapi i parë në zhvillimin e një plani zhvillimor të shkollës është analiza e gjendjes apo

përcaktimi i saktë i situatës në shkollë. Shpesh kjo fazë quhet edhe kontroll i gjendjes,

revizion i gjendjes, apo diagnozë e gjendjes. Kjo diagnozë e gjendjes në shkollë është një hap

i parë dhe me rëndësi drejt planit zhvillimor. Analiza e gjendjes në shkollë është një proces i

vlerësimit real lidhur me çfarë dhe sa është arritur deri tash. Është një përpjekje për të

vlerësuar drejt arritjet dhe vështirësitë. Ka shumë gjasa që ajo që është arritur të jetë më pak

se ajo që është pritur sipas objektivave të parashtruara në planin e mëhershëm. Mund të ketë

arsye të ndryshme për mospërmbushje të këtilla. Analiza e gjendjes orvatet të identifikojë

këto vështirësi apo pengesa me të cilat jemi ballafaquar, në mënyrë që ato të eliminohen

derisa zbatojmë planin tjetër zhvillimor. Po ashtu, mund të kuptohet se mosarritja e caqeve

është pasojë e pengesave të ndryshme që burojnë nga brenda shkollës apo që janë imponuar

nga jashtë. Për shembull, për të ditur shkaqet e mosregjistrimit apo braktisjes së fëmijëve, do

të duhej të analizoheshin jo vetëm faktorët që janë të lidhur me shkollën, por edhe faktorët

nga fusha socio-ekonomike. Prandaj thuhet se analizohen jo vetëm faktorët e brendshëm, por

edhe ata të jashtëm. Kur jemi te faktorët e jashtëm, që vijnë nga rrethina në të cilën operon

shkolla, këta mund të kenë ndikim të dukshëm edhe në periudhën që vjen, atë për të cilën

planifikojmë. Prandaj gjatë fazës së analizës së gjendjes bëhet përpjekje që të parashihen

prurjet nga rrethina, qofshin ato negative apo pozitive.

Është e nevojshme të sigurohet informacioni i duhur për mënyrën e operimit të shkollës deri

në kohën kur nis cikli i ri planifikues. Ky informacion duhet të vihet në dispozicion të palëve

të interesit. Informacioni i tillë mund të merret nga raportet shkollore dhe të jashtme,

procesverbalet, statistikat shkollore, hulumtimet, etj. Krahas përvojave të pjesëmarrësve në

Page 11: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

11

procesin e planifikimit, ky informacion mund të ndihmojë në fazën e analizës së gjendjes në

shkollë.

Ekzistojnë teknika të ndryshme për të ndërmarrë procesin e analizës së gjendjes. Ndonjëherë

kombinohen më shumë teknika brenda një procesi. Shumë nga këto vegla vijnë nga fusha e

biznesit, por janë adaptuar edhe për sektorët tjerë. Këtu do të prezantojmë një vegël

menaxhimi që mundëson analizën e gjendjes në shkollë.

10. Analiza SWOT

Me rastin e planifikimit zhvillimor është me rëndësi të jashtëzakonshme që të analizohen

faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, të cilët ndikojnë në procesin e realizimit. Shqyrtimi i

këtyre faktorëve mund të bëhet në mënyrë shumë praktike duke përdorur një kornizë të

thjeshtë, të njohur si analiza SWOT.

SWOT është një akronim në gjuhën angleze për fjalët Strengths, Weaknesses, Opportunities

dhe Threats që në gjuhën shqipe kanë këto kuptime: Sukseset, Dobësitë, Mundësitë dhe

Rreziqet. SWOT është një kornizë e thjeshtë, e cila përdoret për të analizuar situatën aktuale

dhe drejtimet që duhet të ndërmerren nga organizata apo institucioni me rastin e planifikimit.

Duke shqyrtuar situatën aktuale identifikohen sukseset dhe dobësitë, të cilat i takojnë grupit të

faktorëve të brendshëm që kanë ndikuar në të kaluarën, ndërsa në të njëjtën kohë

identifikohen mundësitë dhe rreziqet, të cilat i takojnë grupit të faktorëve të jashtëm dhe

ofrojnë ide për drejtimet që duhet të ndërmerren në të ardhmen.

Përdorimi i analizës SWOT ndihmon shkollën që:

të identifikojë sukseset për t’i fuqizuar,

të gjejë gabimet për t’i korrigjuar,

të shqyrtojë mundësitë për të shfrytëzuar rastet optimale,

të analizojë rreziqet për t’i mënjanuar apo minimizuar.

Page 12: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

12

Kompletimi i kornizës SWOT sugjeron ndërmarrjen e masave që do të ndihmojnë shkollën në

arritjen e objektivave të tyre (sukseset apo mundësitë), si dhe identifikon pengesat që duhet të

tejkalohen apo minimizohen për të arritur rezultatet e dëshiruara (dobësitë dhe rreziqet).

Sukseset

Sukseset e një shkolle janë rezultatet që janë arritur nga shfrytëzimi efektiv i resurseve

humane dhe materiale që ajo disponon. Fokusimi në sukseset e shkollës është bazë e fortë për

të shqyrtuar sferat në të cilat ajo shquhet. Për të identifikuar sukseset, pjesëmarrësit duhet të

përgjigjen në pyetjet:

Cilat janë përparësitë e shkollës sonë?

Çfarë bëjmë mirë?

Çfarë suksese shohin të tjerët tek ne?

Dobësitë

Pikat e dobëta brenda një shkolle, që reflektohen nga mungesa e rezultateve të dëshiruara

paraqesin dobësitë. Identifikimi i tyre ndihmon shkollën të përqendrohet në përcaktimin e

strategjive për mënjanimin e tyre. Për të identifikuar dobësitë, pjesëmarrësit duhet të

përgjigjen në pyetjet:

Çfarë nuk jemi duke bërë si duhet?

Çfarë mund të përmirësojmë?

Çfarë duhet të shmangim nga puna jonë?

Mundësitë

Mundësitë janë rastet që vijnë nga rrethina e shkollës, të cilat duhet të shfrytëzohen për

zhvillimin e shkollës dhe për përmirësim të performancës brenda saj. Mundësitë identifikohen

më së miri duke u përgjigjur në pyetjet:

Cilat janë mundësitë që mund të shfrytëzohen?

Cilat janë ndryshimet që mund të përmirësojnë performancën tonë?

Një qasje efektive për të identifikuar mundësitë është shqyrtimi i sukseseve dhe hulumtimi se

mos ndonjë nga sukseset implikon ndonjë mundësi. Në mënyrë alternative, shqyrtimi i

dobësive dhe identifikimi i mënyrave për të eliminuar atë mund të hap ndonjë mundësi.

Rreziqet

Rreziqet janë faktorët që vijnë nga rrethina e shkollës, e të cilët kanosin arritjen e rezultateve

të dëshiruara. Për të identifikuar rreziqet, pjesëmarrësit duhet të përgjigjen në pyetjet:

Cilat janë pengesat me të cilat ballafaqohemi?

Cilat janë sfidat për t’u adaptuar në rrethanat e reja?

Analiza SWOT është një vlerësim subjektiv i të dhënave, i cili është i organizuar në një

renditje logjike që ndihmon të kuptuarit, prezantimin, diskutimin dhe marrjen e vendimeve.

Page 13: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

13

Analizën SWOT e bën posaçërisht të fuqishme fakti se ajo ju ofron të zbuloni mundësitë të

cilat mund t’i shndërroni në përparësi, si dhe të kuptoni dobësitë tuaja për t’i menaxhuar dhe

eliminuar rreziqet të cilat përndryshe mund t‘ju befasojnë.

Rasti i simuluar:

Fshati Shkabë ka qenë fshati më i madh në vend. Në vazhdën e procesit të decentralizimit, vitin e

kaluar, ky fshat është shndërruar në komunë në të cilën gravitojnë edhe 9 fshatra tjerë.

Shkolla fillore/e mesme e ulët “Flamuri” është themeluar në vitin 1968. Shumë personalitete të

shquara të vendit kanë filluar mësimet në këtë shkollë dhe kjo i bën të gjithë të mburren me

shkollën. Deri para disa viteve, në vijimësi, arritjet e nxënësve të shkollës kanë qenë të mira. Pas

mbarimit të shkollimit nëntëvjeçar shumica e nxënësve regjistrohen në shkollën e mesme të lartë, e

cila po ashtu, është e hapur në Shkabë. Por derisa përqindja e regjistrimit të meshkujve në shkollën

e mesme është 95%, kjo përqindje është dukshëm më e ulët te femrat – 70%. Vitin e kaluar

përqindja e regjistrimit të nxënësve në shkollën e mesme të lartë ka rënë. Te meshkujt ajo ishte

90%, ndërsa te femrat 68%.

Para dy viteve qeveria mori vendim që fshati Plis, i cili gjendet në afërsi të Shkabës, të dislokohet

për shkak se është planifikuar ndërtimi i një termocentrali. Një pjesë e popullatës së këtij fshati

është vendosur në një lagje në afërsi të shkollës dhe fëmijët e këtij komuniteti i ndjekin mësimet në

këtë shkollë. Për shkak të shtimit të menjëhershëm të numrit të nxënësve, tash, mësimi në shkollë

zhvillohet në tri ndërrime. Duhet theksuar se numri më i madh i popullatës që ka ardhur nga fshati

Plis, është i komuniteteve RAE.

Raportet e shkollës tregojnë se është shtuar numri i mungesave në shkollë në dy vitet e fundit.

Madje 6 nxënës që para dy viteve ishin regjistruar në shkollë pas ardhjes nga Plisi, kanë braktisur

shkollimin. Edhe tre nxënës nga komuniteti vendës kanë bërë një gjë të tillë vitin e kaluar. Ky ishte

një fenomen tejet i izoluar deri para dy viteve. Janë regjistruar edhe disa raste të dhunës mes

moshatarëve.

Stafi mësimdhënës i shkollës ka përfituar nga një projekt i Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe

Teknologjisë, i cili ishte financuar nga Banka Botërore. Ata kishin ndjekur një program të

zhvillimit profesional që lidhej me metodologjitë e mësimdhënies. Pjesa dërmuese e tyre, kanë

treguar sukses në zbatimin e këtyre metodologjive, ndonëse sfiduese për ta tash është numri i madh

i nxënësve nëpër paralele dhe mungesa e mjeteve të konkretizimit dhe mësimit eksperimental.

Drejtori i shkollës tregon përkushtim në menaxhimin e shkollës dhe krijon hapësirë bashkëpunimi

me mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit. Interesimi i prindërve për të marrë pjesë në punët e

shkollës nuk është në shkallën më të lartë. Ndërsa nxënësit janë organizuar nëpër organizata

shkollore. Shquhet Komiteti Shkollor për të Drejtat e Fëmijëve dhe Klubi i Artistëve të Shkollës.

Megjithatë nxënësit ballafaqohen me mungesën e hapësirës për zhvillimin e aktiviteteve.

Decentralizimi i financave në arsim është shtrirë edhe në shkollë. Prej këtij viti shkolla do të jetë

përgjegjëse për planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të shkollës. Janë hapur edhe mundësi tjera

për shkollën. Komuna Shkabë vitin e kaluar është binjakëzuar me një komunë të Suedisë dhe ka

filluar një bashkëpunim në disa sfera. Para dy muajve një delegacion i kësaj komune, i përbërë nga

kryetari i komunës dhe disa biznesmenë, ka qëndruar në Shkabë dhe ka shprehur gatishmërinë për

të dhënë një donacion për arsimin në komunën e Shkabës. Me këtë rast është kërkuar edhe nga

shkolla që të artikulojë nevojat për ndihmë financiare. Pas dy muajve delegacioni i komunës nga

Suedia do të vijë sërish në Shkabë dhe do të njoftohet me nevojat për ndihmë financiare.

Shkolla ka filluar përgatitjet për hartimin e planit të ardhshëm zhvillimor të shkollës. Ky plan do të

përcaktojë kahun zhvillimor të shkollës, në rrethanat e reja në të cilat operon shkolla.

Page 14: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

14

Në rastin e simuluar të dhënë më lartë, shfrytëzimi i analizës SWOT do të na sillte deri te

përfundime që janë të përafërta me këto në vijim.

Nga shumësia e çështjeve të identifikuara në kuadër të secilit faktor, mund të vijmë te një

pasqyrë e përgjithshme e gjendjes në fusha të caktuara të operimit të shkollës. I gjithë

materiali nga analiza e gjendjes në shkollë duhet të shqyrtohet duke vijëzuar idetë e politikave

shkollore që duhet të ndjekim dhe fushave për zhvillim. Mbetet që këto t’i artikulojmë përmes

objektivave zhvillimore, si dhe përmes marrjes së vendimit për alternativat më të mira për të

realizuar këto objektiva zhvillimore. Kjo është faza e planifikimit e cila na ndihmon që të

caktojmë drejtimin e zhvillimit të shkollës në periudhën e ardhshme trevjeçare.

11. Planifikimi

Planifikimi është faza në të cilën shkolla sistemon të gjitha informatat nga faza paraprake në

një rrjedhë logjike të objektivave dhe masave për veprim në të ardhmen. Në këtë fazë duhet të

përcaktohet vizioni zhvillimor i shkollës, qëllimet e shkollës dhe fushat për përmirësim apo

prioritetet zhvillimore. Më tutje, këto operacionalizohen përmes një plani dinamik dhe përmes

planeve të veprimit apo projekteve.

Page 15: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

15

12. Vizioni

Vizioni përcakton gjendjen e ardhshme të dëshiruar të një institucioni apo sistemi në aspektin

e objektives kryesore apo drejtimit strategjik. Është një shikim afatgjatë, që ndonjëherë

përshkruan se si institucioni do të donte të ishte mjedisi në të cilën operon.

Vizioni i referohet kategorisë së synimeve që janë të gjera e gjithëpërfshirëse, që artikulojnë

të menduarit për ardhmërinë. Formulimi i vizionit ndonjëherë quhet fotografia e ardhmërisë së

institucionit apo sistemit në të cilin operohet, por në të vërtetë është më shumë se kaq.

Formulimi i vizionit është burim inspirimi, kornizë për gjithë planifikimin strategjik. Kur ne

përcaktojmë vizionin, i artikulojmë ëndrrat dhe shpresat për institucionin tonë. Kjo na kujton

se çfarë po përpiqemi të ndërtojmë, si po përpiqemi të zhvillohemi. Vizioni është edhe biletë

hyrëse te suksesi. Është vizioni ai që tregon destinacionin e udhëtimit tonë në të ardhmen. Pa

përcaktuar vizionin, si do të planifikonim drejtimin e udhëtimit tonë?

Formulimi i vizionit në fushën e arsimit ndryshon nga formulimi i tij në fushën e biznesit.

Kjo, në radhë të parë rrjedh nga natyra e përfituesve dhe fusha e operimit. Biznesi është një

fushë fitimprurëse, andaj përfitues të drejtpërdrejtë të një organizate të biznesit janë vetë

pronarët e organizatës. Përfitues tjerë mund të jenë të punësuarit (të cilët marrin paga) dhe

familjet e tyre, shteti (i cili mbledh taksat nga biznesi), por edhe klientët (që përfitojnë nga

shërbimet apo prodhimet e organizatës). Prandaj vizioni në këto organizata është i drejtuar

drejt vetvetes (organizatës). Ja një formulim i vizionit për një kompani që ofron turne të

vëzhgimit të balenave:

Brenda pesë viteve, “ZZZ Tours” do të bëhet kompania kryesore e turneve ekologjike në

_______ dhe do të rrisë të ardhurat në 2 milion dollarë në vitin 2014, duke u bërë e njohur

ndërkombëtarisht për rehatinë dhe kënaqësinë që turnetë e saja të vëzhgimit të balenave

ofrojnë!

Arsimi është sektor publik i organizuar nga shteti. Përfitues të shërbimeve të arsimit janë

shoqëria në përgjithësi dhe secili qytetar veç e veç. Prandaj formulimi i vizionit në këtë fushë

është i drejtuar kah shoqëria (ne nivel të sistemit) dhe kah sistemi (në nivel institucioni).

Vizioni në këtë rast është gjendja që duam ta shohim në mjedisin në të cilin operojmë, gjendje

së cilës ne me punën tonë mund t’i kontribuojmë ta arrijmë. I kontribuojmë, por kurrë nuk

mund ta arrijmë vetëm. Për të sqaruar këtë, po japim një shembull të vizionit në nivel të

sistemit të arsimit:

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë në vitin 2007 e ka miratuar Strategjinë për

Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007 – 2017. Në këtë strategji është

formuluar kështu vizioni pas periudhës 10 vjeçare:

Kosova – shoqëri e dijes, e integruar në rrjedha evropiane me mundësi të barabarta për

zhvillim personal të të gjithë individëve, të cilët i kontribuojnë zhvillimit të qëndrueshëm

ekonomik dhe shoqëror.

Vizioni jonë është fotografia e së ardhmes sonë që ne e

krijojmë me imagjinatën tonë. Është dera në fund të

shkallëve që do t’i ngjisim, drita në fund të tunelit që do ta

përshkojmë.

Page 16: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

16

Në rastin e shkollës vizioni duhet të drejtohet kah gjendja çfarë e dëshirojmë në sistemin e

arsimit, ku edhe operon shkolla. Kështu, një vizion i mundshëm i një shkolle mund të

artikulohej disi kështu:

Sistem cilësor i arsimit në vend, me mundësi të barabarta për të gjithë individët dhe që

kultivon te fëmijët shprehi të të nxënit gjatë gjithë jetës dhe vlera të qytetarisë demokratike.

Kuptohet, në secilën shkollë udhëheqja e shkollës me stafin dhe palët tjera përcakton vizionin

e shkollës. Nëse për shembull, ekipi shkollor dëshiron që vizionin ta lidh shprehimisht me

shkollën, mund të mendohej për një alternativë kësisoj të shembullit paraprak:

Shkollë që kontribuon në ndërtimin e një sistemi cilësor i arsimit në vend, me mundësi të

barabarta për të gjithë individët dhe që kultivon te fëmijët shprehi të të nxënit gjatë gjithë

jetës dhe vlera të qytetarisë demokratike.

Tiparet e një vizioni të fuqishëm përfshijnë:

Qartësinë dhe mungesën e dykuptimësisë

Tablonë e gjallë dhe të kthjellët

Përshkrimin e të ardhmes së ndritur

Formulimin që mbahet mend dhe të motivon

Synimet realiste

Përputhjen me vlerat dhe kulturën

Për të qenë me të vërtetë i efektshëm, vizioni i shkollës duhet të shkrihet në kulturën e

shkollës. Udhëheqësit e shkollës kanë përgjegjësinë që ta komunikojnë vizionin rregullisht, që

të shkruajnë narrative që e ilustrojnë vizionin, që të japin shembull duke i mishëruar veprimet

e veta me vizionin dhe që të inkurajojnë të tjerët që vizionet e tyre personale t’i thurin në

pajtueshmëri me vizionin e përbashkët të shkollës.

13. Qëllimet

Plani zhvillimor duhet të mbështetet te tiparet dominuese (etosin) dhe vlerat e shkollës.

Qëllimet strategjike natyrshëm dalin nga këtu. Duke pasqyruar frymën e përgjithshme në

shkollë, zakonisht këto mbesin të pandryshueshme apo të vazhdueshme. Sidoqoftë, kërkojnë

rishikim gjatë procesit të planifikimit zhvillimor të shkollës, në mënyrë që të sigurohemi se

qëllimet dhe vlerat e shkollës janë në pajtueshmëri me zhvillimet aktuale.

Hulumtimet dhe përvojat e deritashme kanë treguar se janë disa faktorë që e bëjnë një shkollë

të mirë. Këtu përfshihen:

Tiparet dominuese pozitive;

Udhëheqja efektive në të gjitha nivelet;

Mësimdhënësit e përkushtuar, të rënë dakord rreth vizionit të shkollës;

Pritjet realisht të larta për sjelljen dhe arritjet ndër mësimdhënës dhe stafin tjetër, ndër

nxënës dhe prindër;

Cilësia e lartë e mësimdhënies dhe të nxënit;

Fokusi i qartë në përvojat mësimore të nxënësve dhe në standardet që ata i arrijnë;

Sistemi i zhvilluar mirë i monitorimit dhe vlerësimit të cilësisë së shërbimeve;

Page 17: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

17

Kultura e përmirësimit të vazhdueshëm përmes vetëvlerësimit efektiv dhe planifikimit

zhvillimor; dhe

Vetëdija e stafit mbi nevojën e përditësimit të ekspertizës së tyre profesionale, përmes

zhvillimit profesional që reflekton nevojat kurrikulare dhe të tjera të shkollës.

Është e natyrshme që shkolla të adaptojë disa apo shumë nga këta faktorë si qëllime të

shkollës për periudhën e ardhshme planifikuese. Të dhëna në gjuhën e qëllimeve, disa nga

këta faktorë do të artikuloheshin kështu:

Të ofrojmë udhëheqje efektive, të bazuar në vlerat e demokracisë në të gjitha nivelet e

jetës shkollore;

Të mbajmë standarde të larta të arritjes së nxënësve;

Të promovojmë sjellje të qytetarisë demokratike në shkollë;

Të përparojmë cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit në shkollë dhe të zhvillojmë një

sistem efikas të monitorimit dhe vlerësimit të cilësisë;

Të investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të stafit shkollor, në varësi të

nevojave mësimore dhe tjera të shkollës.

Pritet që shkollat të kenë konsideratë në këto fusha të evidencës, gjatë procesit të planifikimit

dhe përcaktimit të prioriteteve për veprim.

14. Përcaktimi i prioriteteve zhvillimore

Hapat që janë ndërmarrë deri këtu në kuadër të procesit të planifikimit zhvillimor të shkollës,

na mundësojnë që në mënyrë më specifike të përcaktojmë fushat për zhvillim në periudhën e

ardhshme trevjeçare. Këto janë segmente të menaxhimit të shkollës, të cilat duhet të

përmirësohen, ose duhet të zhvillohen më tutje. Janë masat që shkolla duhet t’i ndërmerr.

Gjatë përcaktimit të prioriteteve, ndër të tjera duhet të merren parasysh:

Qëllimet dhe vlerat e shkollës

Rezultatet nga analiza e gjendjes

Politikat dhe iniciativat në nivel qendror

Rasti i simuluar:

Pothuaj të gjitha këto qëllime janë relevante për shkollën nga rasti i simuluar i

dhënë te seksioni i analizës së gjendjes. Duke u marrë me rrethanat që ka shkolla

nga rasti i simuluar, do të mund të shtonim edhe ndonjë qëllim, si:

Të sigurojmë një shkallë të kënaqshme të bashkëpunimit me komunitetin e

prindërve

Të krijojmë kushtet për orar optimal të mësimit, të bazuar në nevojat

mësimore dhe jashtë mësimore të nxënësve

Page 18: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

18

Iniciativat e shkollës

Nevojat e përfituesve

Mundësitë financiare

Lista e prioriteteve të një shkolle mund të jetë edhe më e gjatë. Shpesh ndodh që numri i

prioriteteve është i madh, ndërsa kapacitetet e shkollës nuk janë të tilla që t’i mundësojnë asaj

të merret me të gjitha në një periudhë trevjeçare. Në të tilla raste, është e nevojshme të bëhet

një vlerësim i këtyre masave, sa i përket disa kritereve. Kjo ndihmon që shkolla t’i jep

përparësi disa prej këtyre masave. Për të bërë një vlerësim të tillë, duhet t’ju përgjigjemi disa

pyetjeve:

Cila është rëndësia e këtij prioriteti për shkollën?

Çfarë potenciali në përmirësimin e cilësisë së arsimit ka?

Sa urgjent konsiderohet realizimi i kësaj mase?

A ka shkolla kapacitete të mjaftueshme implementuese në këtë fushë?

A do të ketë kjo ndërmarrje ndikim të qëndrueshëm?

Shihet se përgjigjja në secilën nga këto pyetje na nxjerr një kriter për vlerësimin e

prioriteteve. Shkolla mund të marrë në konsideratë edhe ndonjë kriter tjetër.

Prioriteti

Nr. Kriteri Shkalla (*) Komente

1 Rëndësia/Relevanca

2 Potenciali për të përmirësuar cilësinë e arsimit

3 Urgjenca

4 Kapaciteti implementues

5 Qëndrueshmëria

(*)

1 I/E ulët

2 Mesatare

3 I/E lartë

Përshkrimi

Rasti i simuluar: Shkolla në rastin e simuluar mund t’i përcaktojë këto prioritete:

Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve

Përfshirja e prindërve në punët e shkollës

Zgjerimi i hapësirës shkollore në përputhje me standardet

Pasurimi i kurrikulit dhe programit jashtëkurrikular me tema të edukimit

ndërkulturor dhe ndërmjetësim të bashkëmoshatarëve.

Adresimi i rasteve të braktisjes dhe shtimit të mungesave

Page 19: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

19

Rasti i simuluar: Shkolla në rastin e simuluar mund t’i vlerësojë kështu prioritetet:

Zgjerimi i hapësirës shkollore në përputhje me standardet është i një rëndësie dhe

urgjence të madhe, ndërsa ndikon mesatarisht në përmirësimin e cilësisë së

mësimdhënies dhe të nxënit. Kapacitet për implementim të këtij prioriteti janë të

kufizuara, ndërsa vet prioriteti do të ketë qëndrueshmëri të lartë.

Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve ka rëndësi mesatare sepse kjo

është tashmë një rutinë në shkollë. Nuk shihet si prioritet me urgjencë. Ndikimi në

cilësi është i madh dhe i qëndrueshëm, ndërsa shkolla ka kapacitete të mjaftueshme

për të realizuar këtë prioritet.

Në një rast të këtillë, është e natyrshme që angazhimi rreth zgjerimit të hapësirës shkollore të

jetë më i madh dhe kjo të nis sa më shpejtë, ndërsa mund të shfrytëzohet përvoja në

zhvillimin profesional të mësimdhënësve për të zhvilluar këtë fushë të menaxhimit të

shkollës më tutje, pa pasur nevojë për shpenzimin e shumë burimeve njerëzore. Gantogrami

më poshtë, e pasqyron vendimmarrjen e bazuar në vlerësimin e prioriteteve.

Page 20: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

20

Prioritetet e përcaktuara duhet të arsyetohen përmes një narrativi të shkurtër. Në arsyetim

duhet të bëhet lidhja e prioritetit me qëllimet dhe vlerat e shkollës, të tregohen përfituesit, të

përcaktohet kostoja financiare e përafërt dhe burimet buxhetore dhe të argumentohet se si do

të sigurohet që ndikimi të jetë i qëndrueshëm.

15. Operacionalizimi

Operacionalizimi konsiston në ndërmarrjen e masave të nevojshme që ndihmojnë

implementimin e lehtë të prioriteteve. Kjo nënkupton përcaktimin e dinamikës së zbatimit të

prioriteteve dhe mobilizimin e burimeve të nevojshme për zbatim. Ky plan dinamik mund të

pasqyrohet përmes një diagrami që quhet diagrami i Gantit apo Gantogrami, sipas autorit të

këtij diagrami Henry Laurence Gantt (1861 – 23 Nëntor 1919). Gantogrami përdoret

gjerësisht si teknikë për të hartuar planin dinamik.

Secili nga prioritetet në kuadër të planit zhvillimor të shkollës, në këtë fazë, shndërrohet në

një apo më shumë projekte shkollore. Projektet e tilla i kanë të specifikuara aktivitetet që

duhet të ndërmerren. Kjo ndihmon në fazën e zbatimit, por edhe mundëson që më lehtë të

monitorohet dhe vlerësohet zbatimi.

16. Formulimi i planit zhvillimor të shkollës

Plani zhvillimor i shkollës nuk duhet të jetë një dokument i ngarkuar dhe voluminoz. Është

vërtetuar se sa më i ngarkuar të jetë plani zhvillimor i shkollës, aq më të vogla janë gjasat që

të ndikojë në praktikën e përditshme nëpër shkolla. Plani zhvillimor duhet të jetë dokument

interesant, të cilin anëtarët e stafit mund ta përdorin dhe e përdorin në të vërtetë si pikë

reference, kur duan të shohin si po zhvillohen, po përmirësohen dhe po i kryejnë detyrat e

tyre. Është shumë e rëndësishme që drafti i planit zhvillimor të shkollës të diskutohet me të

gjitha palët në shkollë. Pas miratimit nga këshilli i shkollës, plani zhvillimor bëhet dokument

pune i shkollës dhe si i tillë duhet t’u vihet në dispozicion anëtarëve të stafit shkollor.

Struktura e dokumentit është kjo:

Ballina – vendoset emri e vendi i shkollës dhe titulli i dokumentit

Vendimi i Këshillit të Shkollës – vendoset një kopje e vulosur e vendimit të Këshillit

të Shkollës për aprovimin e planit zhvillimor të shkollës

Hyrja – prezantohen tiparet dominuese (etosi) dhe vlerat e shkollës. Pasqyrohen gjërat

që janë karakteristike për shkollën dhe fryma e përgjithshme në shkollë

Page 21: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

21

Vizioni – artikulohet gjendja e ardhshme e dëshiruar e shkollës, brenda sistemit të

arsimit dhe shoqërisë

Qëllimet - përshkruhen qëllimet, apo objektivat e përgjithshme të shkollës, fushat e

operimit që do të jenë në fokus të periudhës së ardhshme trevjeçare

Prioritetet zhvillimore - arsyetohen prioritetet duke bërë lidhjen e tyre me qëllimet

dhe vlerat e shkollës, duke përshkruar mënyrën e realizimit, duke treguar përfituesit,

duke përcaktuar koston e përafërt financiare dhe burimet e financimit dhe duke

argumentuar se si do të sigurohet që ndikimi të jetë i qëndrueshëm

Gantogrami – tregohet në mënyrë grafike plani i veprimit

17. Zbatimi

Zbatimi është faza kur realizohet ajo që është menduar. Në këtë rast zbatimi është realizimi i

prioriteteve zhvillimore të përcaktuara në fazat e mëhershme të ciklit menaxhues strategjik.

Kjo fazë e mobilizon stafin e shkollës dhe karakterizohet me veprime konkrete në projekte të

ndryshme. Angazhimi i udhëheqjes së shkollës, e në radhë të parë i drejtorit në këtë fazë është

i domosdoshëm, sepse kërkohet një menaxhim i mirë dhe koordinim i punëve nëpër fusha të

ndryshme të zhvillimit të shkollës. Po ashtu, kërkohet shkallë e lartë e përgjegjësisë prej të

gjithëve që kanë marrë obligime në kuadër të zbatimit të planit zhvillimor të shkollës. Duhet

të ketë përgjegjësi për punën që bëhet, për përdorimin e burimeve. Duhet të ketë përgjegjësi

ndaj njerëzve të ndryshëm, por më së shumti ndaj njerëzve dhe komunitetit që i shërben

shkolla. Skenari më i mirë i kësaj faze do të ishte që e gjithë ajo që është planifikuar të

zbatohet tërësisht dhe me cilësinë e duhur. Por kjo në praktikë nuk është e thënë të ndodh

gjithmonë. Për këtë arsyet janë nga më të ndryshmet.

Është e rëndësishme që të kontrollohet procesi i zbatimit të planit zhvillimor të shkollës. Ky

proces kontrollohet përmes monitorimit dhe vlerësimit. Prandaj, monitorimi dhe vlerësimi

janë fazë përcjellëse dhe përmbyllëse e zbatimit, ndërsa zbatimi mund të ndikohet nga

rezultatet e monitorimit dhe vlerësimit. Kjo e bën ciklin menaxhues të planit zhvillimor të

shkollës kompleks, por në të njëjtën kohë të besueshëm dhe efektiv.

18. Monitorimi dhe vlerësimi

Si reagim në nevojën e përgjegjësisë dhe informatave kthyese nga zbatimi i planit zhvillimor

të shkollës, duhet t’u përgjigjemi tri pyetjeve kryesore:

Çka na mundëson të vlerësojmë dhe të matim nëse një objektivë është arritur apo nëse

një aktivitet është implementuar?

Si mund të vlerësojmë arritjen e një aktiviteti, një produkti apo objektive?

Çfarë niveli të rezultateve do të vlerësojmë?

Në përgjithësi, monitorimi dhe vlerësimi konsistojnë në matjen e gjendjes së një objektive apo

aktiviteti karshi një “caku të pritur”, që lejon gjykimin apo krahasimin. Ky cak është një

tregues. E kjo do të thotë se në fazën e planifikimit duhet të vendosen disa tregues, gjë që

mundëson të matet nëse dhe si është ndërmarrë një aktivitet apo është nxjerrë një produkt, në

krahasim me cakun fillestar.

Është shumë me rëndësi të planifikohet monitorimi dhe vlerësimi para zbatimit. Duhet një

sistem që ndihmon për të marrë përgjigjet në pyetjet e:

Page 22: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

22

Lidhjes apo relevancës: a po i adreson shkolla apo plani zhvillimor i shkollës nevojat

e identifikuara?

Efikasitetit: a po i përdorim burimet në dispozicion me mençuri dhe mirë?

Efektshmërisë: a po arrihen produktet e dëshiruara? A po vjen shkolla deri te

rezultatet, te të cilat ka planifikuar të vijë?

Ndikimi: a janë arritur objektivat e përgjithshme? Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur, e

që kanë në shënjestër individët dhe/apo komunitetin?

Qëndrueshmëria: a do të jetë ndikimi i qëndrueshëm? A do të jetë e qëndrueshme

ndonjë strukturë apo proces i nisur?

Monitorimi është një proces përmes të cilit vëzhgohet dhe analizohet rregullisht progresi i

aktiviteteve, me qëllim që të sigurohemi se rezultati i pritur po arrihet. Bëhet duke mbledhur

dhe analizuar rregullisht informacionin për verifikimin e cilësisë së aktiviteteve. Zakonisht

monitorimi bëhet nga brenda, prej atyre që janë përgjegjës për kryerjen e aktiviteteve

(menaxhuesit e projektit, programit apo strategjisë) në mënyrë që të vlerësohet:

nëse dhe si po përdoren burimet;

nëse dhe si po përmbushen apo po ndërmerren aktivitetet e planifikuara; dhe

nëse produktet po dalin siç është planifikuar.

Monitorimi fokusohet në efikasitet, që do të thotë në përdorimin e burimeve. Të dhënat dhe

informatat më të dobishme për monitorimin janë: raportet financiare dhe po ashtu dokumentet

e brendshme si raportet periodike, procesverbalet nga mbledhjet, materialet e trajnimeve, etj.

Rishikimi, sikur se edhe monitorimi, është detyrë që kryhet zakonisht prej atyre që janë

përgjegjës për aktivitetet apo masat, por është një formë më e thellë e monitorimit, që

ndërmerret më rrallë, p.sh. në baza vjetore apo me përfundimin e një faze. Rezultatet e tij i

dedikohen atyre që i zbatojnë masat, sikur se edhe atyre që i kanë ofruar fondet. Rishikimet

mund të përdoren për të rregulluar dhe përmirësuar drejtimin e masave të strategjisë. Ato

fokusohen veçanërisht në efektshmëri (efektivitet) dhe lidhje (relevancë). Ato vlerësojnë nëse

masat po prodhojnë produktet e pritura dhe më tutje po prodhojnë rezultatet e pritura, me fjalë

tjera nëse ka indikacion se produktet po kontribuojnë në arritjen e objektivave të planit

zhvillimor. Burimet kyçe të të dhënave dhe informatave për rishikimin janë dokumentet e

brendshme dhe të jashtme, si raporti vjetor i gjendjes, raportet e hulumtimit, statistikat,

raportet e konsulentëve, etj.

Page 23: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

23

Vlerësimi në shumë institucione e organizata është një term që përfshinë edhe rishikimin. Të

tjerat, e përdorin në mënyrë më të kufizuar, si kontroll gjithëpërfshirës i produkteve dhe

mënyrës se si këto i kontribuojnë arritjes së objektivave të përgjithshme të strategjisë.

Vlerësimi mund të ndërmerret si nga brenda (vlerësimi i brendshëm), ashtu edhe nga jashtë

institucionit (vlerësimi i jashtëm), në mënyrë që të ndihmojë vendimmarrësit dhe palët tjera të

marrin mësimet dhe t’i zbatojnë ato në planifikimet në të ardhmen. Vlerësimi fokusohet në

veçanti në ndikimin dhe qëndrueshmërinë.

Burimet kyçe të të dhënave dhe informatave për vlerësimin janë dokumentet e brendshme dhe

të jashtme. Këto mund të përfshijnë raportet vjetore të gjendjes, raportet e rishikimit, raportet

e konsulentëve, statistikat e ndryshme, raportet e vlerësimit të ndikimit, etj.

Varësisht nga natyra e programit dhe qëllimi i vlerësimit, ekzistojnë klasifikime të ndryshme

të vlerësimit.

Kështu, në varësi të asaj se kush e bën vlerësimin ekziston:

vlerësimi i brendshëm dhe

vlerësimi i jashtëm.

Bazuar në përdorimin e vlerësimit, vlerësimi mund të jetë:

formues (sepse qëllimi kryesor i tij është të rregullojë kursin e veprimit dhe rezultatet

e tij janë të dedikuara kryesisht atyre që e imlementojnë programin apo strategjinë.

Ndonjëherë quhet vlerësim i ndërmjetëm sepse ndërmerret gjatë implementimit);

përmbledhës apo sumativ (sepse qon te përfundimet në lidhje me vlerën e programit,

në mënyrë që mësimet të mësohen për të ardhmen. Quhet edhe vlerësim në fund të

implementimit); apo

pas përfundimit apo ex-post (sepse bëhet një kohë pas përfundimit të implementimit

në mënyrë që të nxirren përfundimet për ndikimin dhe qëndrueshmërinë e projektit,

programit apo strategjisë. Është një formë tjetër e vlerësimit përmbledhës)

Monitorimi, rishikimi dhe vlerësimi i zbatimit të planit zhvillimor të shkollës, na ofrojnë

informata për cilësinë e zbatimit të planit zhvillimor të shkollës. Këto mund të hedhin në

sipërfaqe vështirësi që ndikojnë në zbatim, si dhe gabime gjatë zbatimit. Kështu mund të

arrijmë te përfundimet se:

janë përcaktuar afate të papërshtatshme kohore,

kanë ndryshuar rrethanat prej momentit të planifikimit,

ka humbur drejtimi i përcaktuar,

nuk ka burime të mjaftueshme njerëzore,

mungojnë burimet financiare të nevojshme për një pjesë të planit zhvillimor të

shkollës, etj.

Këto dhe të tjera përfundime na ndihmojnë të bëjmë përmirësimet e nevojshme, në mënyrë që

masat që ndërmarrim të prodhojnë rezultatet e dëshiruara, të cilat më tutje do t’i kontribuojnë

arritjes së objektivave më të përgjithshme. Plani zhvillimor i shkollës nuk është një dokument

statik, por përkundrazi është një dokument që gjatë rrugë së zbatimit mund të ndryshohet dhe

Page 24: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

24

t’i përshtatet rrethanave të reja të krijuara dhe nevojave që kanë dalë ndërkohë. Disa nga hapat

që mund të ndërmerren janë:

përforcimi me burime njerëzore,

rishikimi i prioriteteve apo ndërrimi i tyre në varësi të rrethanave,

ndryshimi i afateve dhe modaliteteve të implementimit,

ngrirja e implementimit të planit zhvillimor, deri në një vendim të ardhshëm, etj.

Intervenimet në planin zhvillimor ekzistues, rrisin gjasat për përmbushje me sukses. Ndërsa

mësimet e mësuara na ndihmojnë në ciklet e ardhshme planifikuese.

Page 25: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

25

Shtojca 1: Struktura e planit zhvillimor të shkollës

Emri i shkollës dhe vendi

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

PËR PERIUDHËN 2011 - 2014

VENDI DHE DATA

Page 26: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

26

VENDIMI I KËSHILLIT TË SHKOLLËS

Emri i shkollës, vendi, adresa

Këshilli i shkollës ______________________, në mbledhjen e mbajtur më _____________

në përputhshmëri me Ligjin për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, ka shqyrtuar planin zhvillimor

të shkollës për periudhën 2011 – 2014. Me këtë rast Këshilli i Shkollës mori këto vendime:

1. Aprovohet dokumenti i planit zhvillimor të shkollës.

2. Autorizohet drejtori që të udhëheqë punën rreth zbatimit të këtij plani

3. Obligohen të gjithë anëtarët e stafit të shkollës që të kryejnë detyrat që dalin nga plani

zhvillimor i shkollës

Vendi dhe data Kryetari i Këshillit të Shkollës

V.V. _________________________

Emri e mbiemri

Page 27: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

27

HYRJA

Prezantoni tiparet dominuese (etosin) dhe vlerat e shkollës. Pasqyroni gjërat që janë

karakteristike për shkollën dhe frymën e përgjithshme në shkollë (deri 1 faqe)

Page 28: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

28

VIZIONI

Shkruani vizionin, gjendjen e ardhshme të dëshiruar të shkollës, brenda sistemit të arsimit dhe

shoqërisë (deri ½ faqe)

QËLLIMET

Përshkruani qëllimet, apo objektivat e përgjithshme të shkollës, fushat e operimit që do të jenë

në fokus të periudhës së ardhshme trevjeçare (deri ½ faqe)

Page 29: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

29

PRIORITETET ZHVILLIMORE

Shënoni prioritetet zhvillimore dhe arsyetoni ato duke bërë lidhjen e tyre me qëllimet dhe

vlerat e shkollës, duke përshkruar mënyrën e realizimit, duke treguar përfituesit, duke

përcaktuar koston e përafërt financiare dhe burimet e financimit dhe duke argumentuar se si

do të sigurohet që ndikimi të jetë i qëndrueshëm (deri 2 faqe)

Page 30: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

30

GANTOGRAMI I PRIORITETEVE

Paraqitni në formë grafike shtrirjen kohore të realizimit të prioriteteve (deri 1 faqe)

Page 31: PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS - KECkec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/PLANI-ZHVILLIMOR-I-SHKOLLES.pdf · PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS 5 objektivave dhe në rregullimin e tyre në

PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS

31

Referencat

1. Halim Hyseni: Plani i Zhvillimit të Shkollës, KEC, Prishtinë, Dhjetor 2003

2. An Roinn Oideachais: School Development Planning, Department of Education,

Northern Ireland, June 2005

3. Gwang-Chol Chang: National Education Sector development Plan: A result-based

planning handbook, UNESCO, 2006

4. http://www.educationforallinindia.com/methodology-of-planning-for-education.htm

5. http://en.wikipedia.org/wiki/Planning

6. http://www.ericdigests.org/pre-9213/planning.htm