por përse? - shvshtashme te cenuara.ketu gjejme rastin ta falenderojme autorin per mesazhin e qarte...

22
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë

Upload: others

Post on 02-Feb-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Faqe 1

por përse?

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë

Faqe 2 Faqe 3

Tel:042 259 636 Cel:+355 68 2000 238 Fax:042 259 611 web:shvsh.org.al

Shoqata e të VerbërveRr.”Nikolla Lena” Nr. 62Tiranë

Shoqata e të Verbërve , Tiranë 2012 ©

Punoi: Armand Nezha

Protestojmë, por përse?

Faqe 4 Faqe 5

Artan Lame - E keni parasysh atë anekdotën me Nastradinin që i shkurtonte gomarit përditë nga pak bar dhe, në fund kur kafsha e gjorë dha shpirt, ai tha: “Hej dreq, ku shkoj e ngordhi tani që u mësu me ndenjt pa hëngër!”.

Mund të duket si humor i zi të kujtoj këtë anekdotë teksa shoh se si qeveria po u pakëson radhë pas radhe e hap pas hapi paratë invalidëve, por në fakt, i zi nuk është humori, por ajo që po

bën shteti me ta. Të shohësh turmën e të verbërve, të invalidëve me karroca dhe të shumë të tjerëve si ata, që nën shi bërtisnin poshtë dritareve të qeverisë, është e turpshme për çdo vend me një minimum qytetërimi të çfarëdoshëm.

Në fakt, në të gjithë botën e qytetëruar, trajtimi human i nevojtarëve përgjithësisht nuk ka ardhur si rrjedhojë e luftës së vetë nevojtarëve, por si pasojë e avancimit të shoqërisë së shëndoshë në udhën e qytetarisë. Me këtë dua të them se kujdesi për jetimët apo për foshnjat e braktisura, llafi që bie, nuk ka ardhur si rrjedhojë e faktit që këto foshnja shkonin e bënin demonstrata poshtë penxhereve të Parlamentit të Londrës, apo Parisit, apo Berlinit, por sepse popujt e Londrës, Parisit e Berlinit, arritën atë shkallë zhvillimi që nuk mund t’i linin këto foshnje të vdisnin rrugëve. E njëjta gjë ka ndodhur me paralitikët, të gjymtuarit, të verbrit, të pagojët, ulokët, të sëmurët mendorë, e gjithfarë fatkeqësh të tjerë. Të më ndjeni që përdor terma që tashmë nuk përdoren më, por po i quaj me emrin që thirreshin në mesjetë, pikërisht atëherë kur shoqëria filloi të kujdesej dhe të merrte përsipër barrën e kujdesit ndaj tyre. Është e padiskutueshme që feja në përgjithësi dhe morali i krishterë në veçanti, kanë një rol të madh e themeltar në krijimin e kësaj fryme përkujdesjeje. Azilet e para, qoftë për fëmijë e qoftë për pleq, kanë qenë pranë kishave, foshnjat braktiseshin në derë të kishës, bash sepse dihej se ajo do të kujdesej për ta, spitalet për të varfrit, e nevojtarët fizikë, edhe këto ishin e në shumë raste vazhdojnë të jenë në administrim të kishës edhe sot e gjithë ditën.

Me forcimin e shteteve të centralizuara përgjatë shekullit XVIII, e më pas veçanërisht përgjatë shekullit XIX, shoqëria tashmë e konsoliduar dhe me parime të forta të detyrimeve ndaj anëtarëve të saj, filloi ta quante detyrë të vetën përkujdesjen ndaj këtyre shtresave. Kështu, shteti i mori në dorë këto funksione, të cilat kohë pas kohe kanë vazhduar të thellohen e përmirësohen deri në ditët tona. Sot në Europë nuk flitet më për nevojën e trajtimit të

Invalidët e shoqërisë apo shoqëri invalide

Artan Lame

Faqe 6 Faqe 7

tyre, pasi kjo është tashmë pjesë e padiskutueshme e funksioneve të shtetit, por për ta bërë sa më të lehtë fatkeqësinë e tyre. Flitet për pagesën me kohë të plotë të shoqëruesve të tyre, për shkolla qensh të financuara nga shteti, ku qentë stërviten si shoqërues të të verbërve; flitet për tejkalimin e barrierave arkitektonike, e për të tjera finesa këso dore.

Thelbi i gjithë këtij procesi, qëndron në parimin që një shoqëri sa më e avancuar të jetë, aq më shumë merr përsipër me vetë-ndërgjegjësim detyrime ndaj atyre që kanë nevojë. Por për fat të keq, ky është pikërisht thelbi që i mungon shoqërisë sonë. Nëse hyjmë të rreshtojmë pengesat mendore dhe zhvillimore të shoqërisë shqiptare, nuk do mbaronim dot as deri nesër, ndaj po i përmbledh në një frazë të vetme: shoqëri e prapambetur. Mjaft të kujtojmë se në Shqipëri, çmendina e parë është hapur në Vlorë në vitin 1916 nga ushtria italiane, ndërsa streha e parë vorfnore është hapur në Tiranë në vitin 1917, edhe kjo jo nga ne, por nga ushtria austriake, për të kuptuar stadin e prapambetjes shoqërore. Dhe për ta sjellë në kohë, ju kujtoj se kjo Strehë Vorfnore ka qenë ngjitur me Ministrinë e sotme të Çështjeve sociale, e cila duhet të merret pikërisht me këto punë dhe u prish tani në kohë të demokracisë për t’u bërë pallat. Deri atëherë, të sëmurët mendorë ishin subjekt i gallatës së fshatit, ulokët kishin përpara vetëm karrierën e lypësit, ndërsa jetimët kishin shans të mbijetonin vetëm falë mëshirës së ndonjë shpirt-buti. Nga një popull me parime morale shumë të përcipta, të fragmentuar e pa jetë urbane, nuk mund të pritej rezultat tjetër. Europa e sotme është shumë e shumë e shuuumë përpara. Europa e sotme po harton konventa për të drejtat e kafshëve e për trajtimin dinjitoz të tyre dhe me të tilla hapa ajo shoqëri nuk u jep dinjitet kafshëve, por vetes në radhë të parë. Me llogjikën tonë, do të duhet që kafshët e gjora, shqiponja, arinj, kunadhe e kaproj, të vijnë e të bëjnë demonstratë poshtë dritareve të Jozefinës që ne të miratojmë ligje për mbrojtjen e tyre. Dhe meqë kjo nuk mund të ndodhë, kafshët do vazhdojnë të zhduken, në mos janë zhdukur ndërkaq nga pyjet tona, që edhe ato po zhduken. Ndërsa shoqëria jonë është ende në stadin e nevojës dhe të mbijetesës së më të fortit, ku nuk kanë vend e hapësirë ata më të dobëtit, e jo më pastaj ata që s’kanë gojë apo ata që kanë mangësi fizike. Megjithatë, besonim se duke avancuar shoqëria, do të avanconin edhe këto principe dhe se duke formatuar jetën urbane, shteti do t’i quante të vetat këto parime. Për fat të keq, ajo çka po ndodh së fundmi me trajtimin e invalidëve, të para e tetraplegjikëve, dëshmoi se jemi ende larg e prapa me zhvillimin shoqëror. Në momentin kur masa e kujdesit ndaj nevojtarëve nuk lind nga vetë shoqëria, por vjen si pasojë e presionit të nevojtarëve, duhet të pranojmë se shoqëria jonë ende nuk ka arritur shkallën e qytetarisë e të dinjitetit europian. Është realisht e turpshme që të shohësh të demonstrojnë poshtë dyerve të qeverisë vetë invalidët, ndërsa njerëzit të kalojnë pranë tyre të qetë duke thënë me vete s’është puna ime, unë jam në rregull me këmbë e dorë. Nuk është thjesht çështje qeverie, pasi asaj ia kemi hequr vizën me kohë e vakt. Edhe qeveria, po të kishte frikë nga reagimi shoqëror, nuk do t’i linte në atë gjendje këta nevojtarë të shoqërisë. Por bash se nuk ka frikë nga reagimi i shoqërisë, qeverisja u thotë atyre vrafshi veten e aty mbetshi.

Mirëpo halli mbi hall që na ka zënë neve, është se edhe kur shoqëria shqiptare me njëmijë sforco ia del të bëjë përpara, e zë për këmbe ndonjë qeveri si puna e kësaj që na ka zënë e na mban me zor në vend. Të paktën në qytetet e mëdha, me shtresëzim urban disi të konsoliduar dhe të zhvilluar, me jetë sociale dhe mirëqenie normale, mund të themi se ndjeshmëria ndaj të tilla shtresave nevojtare tashmë ekziston dhe është e prekshme. Unë si Artan dhe jam i bindur se edhe shumica e bashkëqytetarëve të mi, e kemi arritur stadin e zhvillimit të nevojshëm për t’u zgjatur dorën e ndihmës atyre që janë në nevojë, edhe pa qenë nevoja që të vijnë ata e ta kërkojnë ndihmën duke demonstruar. E keqja është, se është shteti im që nuk e ka arritur këtë stad, apo e thënë ndryshe, ai është në dorë të atyre që nuk e kanë arritur këtë stad. Marre nga gazeta Shqip date 22.03.2012

Jo pa qellim ne fillim te kesaj broshure cituam te plote artikullin e nje nga perfaqesuesit me dinjitoz te shoqerise civile shqiptare I cili ka patur nje reagim thjesht qytetar per te drejtat e personave te verber edhe protestat e tyre ne mbrojtjen e ketyre te drejtave, tashme te cenuara.Ketu gjejme rastin ta falenderojme autorin per mesazhin e qarte qe jep nepermjet artikullit te tij.

Vitet e fundit kane qene te veshtira per te verberit, pasi shteti u ka hequr shume te drejta.E keshtu duke filluar nga vitin 2009 e deri me sot, te verberit jane pare shpesh ne protesta,rrugeve, duke kerkuar te drejtat e tyre.Te drejta te cilat jane shkelur duke cenuar jetesen e tyre e duke veshtiresuar edhe me shume jeten e te verberve ne Shqiperi.Do te ishte pranvera e vitit 2009, qe do te shihte per te here te pare te verberit te dilnin ne

rruge,ne protesta perpara institucioneve.Protesta e pare do te zhvillohej ne Shkoder dhe te tilla do te beheshin ne te gjitha qarqet e vendit, ku te verberit do te kerkonin te drejtat e tyre, te cilat ishin cenuar rende e ishin neperkembur.

Foto nga protesta e pare ne Shkoder

Faqe 8 Faqe 9

Protesa ne qytetin e Lezhes

Protesta ne Gjirokaster

Protesta e zhvilluar ne qytetin e Vlores

Protesta Para Ministrise se Punes

Faqe 10 Faqe 11

Duke u nisur drejt Kryeministrise

Para Kryeministrise

Sinan Tafaj duke folur perpara Kryeministrise

Pjeter Biba duke folur para protestuesve

Faqe 12 Faqe 13

Por protestat e te verberve do te vijonin edhe ne ditet ne vijim, teksa do te ndodhte edhe e paimagjinueshmja per te gjithe.Ne 21 maj ne kerkesen qe nje grup te verberish prisnin nje takim kryeministrin ne dyert e Kryeministrise,nje grua e verber eshte gjuajtur nga nje person qe tentoi te hynte ne Kryeministri.Nje dhune, e cila ishte e pajustifikueshme e qe habiti te madh e te vogel, teksa lajmi I perhap me shpejtesi nga media.Presidenti Topi,kryetari i Partise Socialiste, Rama,nenkryetari I KLD,Spahiu,Avokati I Popullit Dobjani e denuan rende aktin e dhunes ndaj nje femre te verber.

Forumi I Gruas se Verber ngriti zerin ndaj ketij akti te pashembullt.Nje rast i tille nuk ishte degjuar ndonjehere me pare e ndaj edhe kjo beri xhiron mediatike ne tere vendin .Shume media elektronike e te shkruara I kushtuan nje vemendje te madhe ketij akti shume te shemtuar i cili ne plan te pare demtoi personin e verber, e po ishte edhe nje fyerje per Shoqaten e te Verberve te Shqiperise.Por ajo qe u duk edhe me paradoksalja, ishte se aty prane,ngjitur me njeriun qe ngriti doren mbi te verberen ishte edhe Garda e Republikes, e cila nuk beri asnje veprim per te ndalur dhunen.

Te lidhur me litar si ne ‘’mesjete’’ te verberit i’u drejtuan Kryeministrise, deres kryesore te saj per nje takim me kryeministrin.Por ne fakt moren nje pergjigje,dhune,dhe shperfillje

Aktivisti i njohur Gjok Vata duke folur gjate protestes

Te lidhur me litar para deres se Kryeministrise

Momente te Dhunes

Faqe 14 Faqe 15

Dhuna ndaj te verberve ne prani te gardes se Republikes

Gruaja e cila u dhunua

Kryetari i Opozites komenton dhunen ndaj te verberve

Per ironi te fatit dhunuesi do te largohej i qete nga vendi i ngjarjes sikur te mos kishte ndodhur asgje, madje edhe pse i rrethuar nga garda, ai largohet i qete, madje edhe me me nje medalje,nje puthje nga nje gardist, per triumfin e arritur duke mundur nje grua te verber

Gardisti duke I dhene puthjen per ‘’triumfin’’ e arritur

Faqe 16 Faqe 17

Dhunesi largohet i qete edhe pse beri nje akt te denueshem, dhunoi nje grua te verber te pambrojtur,ndersa gardisti kthehet ne krye te detyres,’’te mbroje’’ institucionin nga te verberit,I qeshur, sepse dhunesi fitoi mbi gruan e verber

I menjehershem ka qene edhe reagimi I Ministrise se Rendit, e cila me ane te zedhenesit te shtypit te saj pergenjeshtroi lajmin se dhunuesi ishte pjese e Institucionit te Kryeministrise.

Mbeshtetje dhe denim per dhunen e ushtruar, te verberit gjeten edhe ne KLD, teksa nenkrytari i saj Kreshnik Spahiu denoi aktin e dhunes

Presidenti Topi ne nje konference ne date 26.05.2009

Nje tjeter mbeshtetje Shoqata e te Verberve gjeti edhe tek presidenti Bamir Topi i cili ne nje konference denoi aktin e dhunes

Faqe 18 Faqe 19

Dhuna e ushtruar vetem pak metra larg kryeministrit dhe ne prani te besnikeve te tij gardiste u be objekt pune edhe per Avokatin e Popullit,Ermir Dobjani,i cili u dergoi nje shkrese drejtuesve me te larte te policies se shtetit qe e shperfillen ate,duke u renditur perkrah dhunuesve te njerzeve te pambrojtur

Por dhunes iu kushtua nje vemendje edhe nga mediat e shkruara,nga gazetat me te njohura te vendit si gazeta Panorama,Shekulli,Shqip Tema e etj

Gazeta Shqip e dates 22.05.2012

Gazeta Shqiptare e dates 22.05.2009

Gazeta Korrieri e dates 22.05.2009

Faqe 20 Faqe 21

Gazeta Tema e dates 22.05.2009

Por pas aktit te pamoralshem Shoqata e te Verberve se bashku me Keshillin Kombetar do te reagonin per kete dhune e cila ishte e pajustifikueshme.Madje,Shoqata e te Verberve te Shqiperise beri edhe nje kallzim penal ne prokurori per ‘’Dhune fizike’’mbi njerez te pambrojtur.Nje jave me vone u zhvillua edhe nje proteste paqesore me moton’’Jo Dhunes’’ku moren pjese edhe aktoret e medhenj,Mirush Kabashi e Sokol Angjeli te cilet erdhen te interpretonin e solidarizoheshin kunder dhunes se ushtruar ndaj te verberes.

Aktori i mirenjohur Mirush Kabashi duke performuar ne skene

Aktori i mirenjohur Sokol Angjeli

Faqe 22 Faqe 23

Kryetari I Invalideve te Punes Abdulla Omuri ne fjalimin e tij

Pavarsisht protestave e mbeshtetjes popullore, problemet e te verberve do te rendehoshin nga viti ne vit dhe trajtimet e tyre sociale sa do te vinin e do te asimiloheshin, duke e bere edhe me te pamundur jeten e tyre.Vitet 2010 e 2011 do te kalonin te qeta, kur drejtuesit e SHVSH bene te gjitha perpjekjet e tyre per te bashkepunuar me qeverine.Por ‘’bomba’’do te plaste ne fund te vitit 2011 e po keshtu edhe fillimi I vitit 2012 kur te verberve serish do ti ‘’shtrengohej laku’’ teksa do ti ndryshohej ligji ‘’8098’’28.03.1996, kur do te shfuqizohej vendimet per perfitimin e energjise e lek t r ike , t r anspor t i t urban edhe telefonise fikse.Te verberit I kishin perfituar ato per 16 vite rresht, por qeveria dhe Ministria e Punes i argumentoi keto ndryshime per shkak te abuzimeve.Shoqata e te Verberve beri nje kallezim penal ne Prokurorine e Pergjithshme ne lidhje me abuzimet qe jane bere ne keto lista, teksa jane futur 10000 persona te shendetshem duke perfituar si te verbere madje mes tyre personalitete vipa e firma.Nje denoncim I tille gjeti mbeshtetje ne shume media te cilat e quajten nje skandal te vertete

Ky do te ishte edhe sinjali i pare i nje lufte tashme me te ashper mes personave me aftesi te kufizuar dhe qeverise, e cila po merrte nje nisme te tille per heqjen e programeve sociale.Fillimi I protestave do te ishte 8 marsi qe korrespondonte edhe me Diten e Nenes.Te verberit do te ishin te mbledhur ne nje proteste paqesore para dyerve te parlamentit.Edhe pse ne nje mot shume te papershtatshem, ata kishin ardhur nga gjithe Shqiperia per t’iu kerkuar deputeteve te tyre qe u kane dhene voten,te mos e votonin .Po ate dite nuk pati séance plenare me rastin e festes e keshtu vendimi u shty per nje jave me vone.

Nje jave me vone, do te jene serish te verberit, te cilet do te protestojne para parlamentit.Megjithate ate dite ligji u miratua e tashme ata duhet te jetojne ne te ftohte.Me 15 Mars, ata do te jene serish para parlamentit per t’iu kerkuar edhe nje here deputeteve, te cilet ata i kane votuar ne zgjedhje qe te mos e votojne miratimin e ketij ligji.Por nuk qe e thene, pasi me shumice votash, atyre i‘u hoqen te drejtat te cilat ata kishin vite qe i perfitonin duke ua bere jeten edhe me te veshtire.

Sinan Tafaj duke folur gjate protestes

Faqe 24 Faqe 25

Gjate zhvillimit se protestes

Ne mes te kesaj proteste u rreshtuan edhe disa figura politike te cilat mbeshteten kete proteste duke u solidarizuar me protestuesit

Erjon Brace,Eglantina Gjermeni,Eltar Deda e shume te tjere u priten me lule nga ana e protestuesve.

Deputetet qe u priten me lule nga te verberit

Mybere Prizereni duke folur perpara protestuesve

Vezerie Kumrja,nena e 3 femijve te verber duke folur gjate proteste

Faqe 26 Faqe 27

Ne kete seance ligji do te ndryshohej edhe pse diferenca ne vota ishe shume e vogel aq sa te verberit u munden vetem per 4 vota me rezultatin 66 me 62.Nje diference qe beri padyshim buje ne media si elektronike e po keshtu edhe te shkruar pasi mazhoranca per here te pare zbriste ne shifra te tilla.Disa gazeta do e hapnin faqet e tyre me titujt’’Gazeta Shqiptare’’’’Te verberit percajne mazhorancen ne Kuvend.Megjithate …..qeveria ‘’korri nje fitore te bukur’’

Nje vemendje te vecante do ti kushtonte edhe gazeta ‘’Shqip’’ e po keshtu edhe gazeta ‘’Shekulli’’, te cilat I kushtuan nje vemendje shume te madhe problemeve te verberve e po keshtu edhe te renies se numri te votave nga ana e mazhorances kur edhe nje minister abstenoi

Gazeta ShqipGazeta Shqiptare

Faqe 28 Faqe 29

Gazeta Shekulli

Me 3 maj 2012 ne Shqiperi do te vinte edhe komisioneri Stefan Fyle e do te vizitonte edhe parlamentin.Kjo i detyroi edhe nje here te verberit te dilnin ne proteste e ti tregonin komisionerit Fyle se te drejtat e personave me aftesi te kufizuar po shkelen nga dita ne dite nga nje qeveri antisociale e jeta e tyre po behet e padurushme ne Shqiperi e vecante ishte se te gjitha pankartat ishin ne Anglisht

Sinan Tafaj duke folur ne proteste

Protestues qe kerkojne te drejtat e tyre

Faqe 30 Faqe 31

Ilir Memalla duke folur perpara protestuesve kur nder te tjera Memalla theksoi’Z.Ksera edhe z.Ruli duhet te tregojne me shume respekt ,per te verberit,per qytetaret e

tyre ne teresi.Ne vertet jemi te varur per copen e bukes nga firmat e tyre,por kjo nuk do te thote se ata mund te shkelin si te duan mbi dinjitetin tone njerzor,perndryshe nuk ka si shpjegohet qe Z.Ksera nuk ka thirrur asnjehere perfaqsuesit e Shoqates se te Verberve te Shqiperise para se te ndermerrte inisiativat per keto ndryshime.Ne pyesim Z.Ksera me cilin I konsultoi keto ndryshime?Me ke na ka zevendesuar ne?Perse nuk publikohet draft ligji integral?Perse mbahet I fshehte edhe nuk jepet per tu diskutuar? Ne I drejtohemi Z.Ksera ;Qe nga ardhja juaj ne krye te dikasterit te Ministrise se Punes ju keni ndermarre tri inisiativa tejet te rendesishme qe kane perkeqesuar jeten tone.

Me 27 korrik te vitit 2010 juve keni nenshkruar nderprejen e indeksimit dhe te rritjes se pageses se verberise sipas pages minimale.Indeksimi me inflacionin do te thote rritje reale zero,pra pagesa e verberise ne vitin 2012 vazhdon te jete e barabarte me ate te vitit 2010,dhe per sa kohe vendimi juaj do te jete ne fuqi ajo pagese do te mbetet e tille edhe ne vitin 2020 apo 2030.Z Minister! Me 17 mars 2011 ju keni firmosur ndryshimet ne ligjet 9355 per ndihmen ekonomike dhe sherbimet shoqerore.Me ane te ketij ligji ju keni perjashtuar nga perfitimi i ndihmes ekonomike te verberit edhe te gjithe personat me aftesi te kufizuar duke kursyer 140 000 pagesa.

Me ane te ketij ndryshimi ligjor ju jo vetem na keni ulur nivelin e jeteses por po synoni te krijoni bazen per ndryshimet te tmerrshme qe do te sjelle ligji integral.Thelbi i ketyre ndryshimeve lidhet me ate cka ju nuk doni qe te konsideroni pagesen e aftesise se kufizuar

Studente te Verber duke folur gjate protestes

3 Maji nuk do te ishte protesta e fundit pasi neper rrethe te verberit, te rrenuar tashme e nen kthetrat e urise, i kthehen serish protestave.Te paret ishin te verberit e Gjirokastres e Tepelenes,e Permetit te cilet mesuan se ministri Spiro Ksera do te ishte ne qytet per nje takim.Nje proteste per t’i treguar se ai i rrenoi me shume me inisiativen qe mori per ndryshimin e ligjit.Edhe ministri dergoi te besuarit e tij per te zhvilluar nje takim,drejtuesit e degeve te Tepelenes e te Gjirokastres nuk pranuan duke I thene;’’Takohuni me drejtuesit e Shoqates ne Tirane’’

Pamje te protestes ne Gjirokaster date 13.04.2012

Protesta te shumta do te zhvilloheshin edhe ne qytete te tjera te vendit, ku te verberit ne pamundesi per te reaguar ne menyra te tjera,te vetmen mundesi qe kane,eshte protesta e cila do te sensibilizoje shoqerine Shqiptare.Protesta u zhvilluan ne Shkoder,Elbasan,Korce,Rreshen Durres etj, te cilat deshmuan qarte se te verberit jane te bashkuar e me shume se kurre, te bindur qe ata kane humbur nje beteje, por jo luften.

Faqe 32 Faqe 33

si pagese kompensimi te pasojave te ketij kufizimi.Ju doni ta denatyroni kete pagese, nga nje pagese sociale qe zbut ashpersine e perjashtimit shoqeror ne nje pagese ushqimore.’’-theksoj Memalla.E duke vijuar edhe me tej te insistojne per te drejtat e tyre,ata i bejne nje leter te hapur kryesministrit te Shqiperise, Z.Sali Berisha, ku shprehin indinjaten e tyre per trajtimin qe po u behet te verberve ne vendin tone. Letra eshte:

LETER E HAPUR DREJTUAR ZOTIT SALI BERISHA NGA NJE GRUP TE VERBERISH NGA TEPELENA

I nderuar z. Kryeminister,

Se pari, duam t’ju falenderojme per kontributin tuaj te suksesshem ne ndryshimin dhe permiresimin e koncepteve tona drejt vleresimve reale dhe objektive te realitetit ne te cilin jetojme.

Duke qene persona me aftesi te kufizuara dhe, sigurisht me nevoja ekstreme, ne vazhdimisht perpiqemi te shikojme, degjojme rreth e rrotull per ndonje mbeshtetje te mundshme, per te kapercyer ndonje nga veshtiresite e pafundme dhe per te hedhur ndonje kokrrize sheqeri ne realitetin tone te hidhur. Jeta jone ne kushte inextremis te varferise, vuajtjes, dhunes psikologjike e fizike, perjashtimit shoqeror po behet dita dites e me e keqe. Ne keto rrethana, ne kemi vetem nje shans te enderrojme dhe te shpresojme,ndersa, se per cfare duhet te enderrojme eshte ceshtje e thjeshte, e veshtira eshte se ku duhet te shpresojme.?

Ne jemi te bindur se grupi yne i njerezve te pamundur ne te gjithe boten, jo vetem shpreson, por beson tek shteti i tij; beson tek udheheqesit e tij; beson ne ndershmerine e ketyre udheheqesve; beson ne zemergjeresine, por edhe ne mungese te saj, ne njerzillekun formal qytetar.. Keshtu kemi besuar edhe ne tek ju,. Ajo qe ne duam t’ju komunikojme sot, eshte se kete besim ju na e shembet ne menyre te dhunshme dhe na bête te besojme ne nje realitet te ri. Ne kemi besuar se politikanet, aq me teper politikane klasi e te sprovuar, nuk kane shans te mbartin ne karakterin dhe qendrimet e tyre, inatin si pjese e cinizmit te ulet e vulgar. Tashme ne dyshojme dhe per kete.

Ne kohen e komunizmit, kur gjerat beheshin keq apo njerezve u shkeleshin te drejtat, njerezit thonin “nuk e di shoku Enver se uji del I kulluar andej, por turbullohet rruges”. Me naivitetin tone ne e kemi besuar se kjo ndodhe edhe me ju por duke arsyetuar ne nje menyre tjeter se ju jeni shume i zene dhe se efektivisht nuk keni mundesine te uleni dhe te merreni me problemet tona. Se ju, keshilltaret dhe vartesit tuaj ua paraqesin ndryshimet dhe veprimet qe kryhen mbi ne si zgjidhje pozitive dhe se ju besoni ata. Tashme, edhe per kete dyshojme.

Ju keni pare me syte tuaj ne 15 mars se si rreth 2000 persona me aftesi te kufizuara erdhen perpara Parlamentit ne shi edhe ne diell dhe ju bene thirrje qe te mos na e prekni ligjin. Ne jemi te sigurte qe ju nuk jeni as i verber dhe as shurdh, se ne momentin kur ju keni kaluar perpara nesh, dhjetra burra dhe gra, pleq e plaka me qeleshe e me shkopinje, me karroca e paterica e kane lare ate vend me lote. Ne duam t’ju pyesim, “a ka lutje me te madhe njerezore se sa te derdhen lote perpara Parlamentit? A ka forma me ekstreme te shprehjes se

dhimbjes njerezore dhe te lutjes qe mos na hiqni copen e bukes? Instituti i Statistikave dhe Ministri juaj i punes ju thone juve se ne jetojme mire, se ne qenkemi shume te favorizuar, se buxheti i shtetit per ne eshte i fryre. Ne do donim qe keto te ishin te verteta, por nder to ka vetem nje te vertete: qe buxheti eshte i fryre dhe nje e vertete e dyte pas se pares, eshte se ky buxhet eshte i fryre jo per shkakun tone por per shkak te abuzimit dhe keqmenaxhimit te minsitrise suaj.

Prej vitesh ne kerkojme percaktimin e minimumit jetik, por Instituti i Statistikave nuk e ka nxjerre, kurse ne po: minimunim jetik ne e masim me shkallen e urise, me vrimat e rripit te shtrenguar, me shkeljen e dinjtitetit dhe nenshtrimit njerezor nga dora e zgjatur si lypes tek njerezit qe na rrethojne dhe tek ju si kryeminister.

Publikisht Parlamenti dhe qeveria juaj premtoi nepermjet zotit Bode, se nuk do te cenoheshin perfitimet, se ndryshimi i ligjit nuk behej per te pakesuar perfitimet, por per te shmagur abuzimet. Pati prej nesh qe besuan akoma te shteti dhe te burrat e tij; pati prej atyre te ngarkuarve me realitet te teprurar se kjo qeverisje eshte bazuar mbi genjeshtrat dhe shkeljen e te drejtave tona. Ne qe po ju shkruajme, benim pjese ne grupin e pare. Shqetesimi yne eshte i jashtezakonshem per vendimin e fundit. Ne u ,mblodhem perseri, por kete rradhe perpara zyres suaj dhe doren e lypesit e drejtuam nga dritarja juaj, lutjet dhe lotet u derdhen ne ate trotuar apo bulevard qe ju pershkoni cdo dite. Shume prej nesh besuan proverben e vjeter shkodrane se ‘lypa marren e ka, por pa gje s te le”.

T’ju themi te verteten z. Kryeminister, ne jo vetem besonim fuqimisht ne kete proverb, por ishim absolutisht te bindur ne meshiren tuaj humane si mjek. Ne nuk presim meshire nga Z. Bode, ndergjegja e shpirti te te cilit jane te komplikuara ne shifra te bardha e te zeza. Ne ishim absolutisht te bindur qe dora jone nuk do te kthehej bosh nga dritarja juaj, por ja qe edhe proverba shkodrane nuk qenka e vertete, si per te paren, sepse lypja jone nuk ka marre, se ajo eshte bazuar ne te drejten kushtetuese per te jetuar dhe me detyrimin tuaj per te na mbeshtetur per te jetuar. Por ajo nuk eshte e verteta, se kete rradhe jeni ju qe na kthyet duarbosh. Ne duam t’ju pyesim: A besoni ju ne marre? A ka turp politika? Mire pergjegjesi kolektive ligjore qeverite nuk kane, por pergjegjesia morale, turpi e marrja a shperndahen ne anetaret e saj ?

Z. Kryeminister!Ne erdhem perpara Parlamentit dhe ju nuk bête asnje leshim, ne erdhem perpara qeverise dhe ju na kthyhet me duar bosh dhe nuk rritet as edhe nje 5 leksh; ne ju propozojme ligje per punesimin dhe ju i injoroni; ne ju propozojme ligje per perfaqesimin tone demokratik dhe ju i injoroni; ne ju kerkojme ratifikimin e Konventes se OKB per te drejtat e personave me aftesi te kufizuara, ju beni sikur nuk degjoni; ne ju kerkojme mbeshtetje ne forcimin e levizjes se aftesise se kufizuar, ju beni te kunderten.

Se fundi, z. Kryeminister!Ne duam t’ju deklarojme publikisht se, pavaresisht nga te gjitha keto, ne nuk ju kemi inat, ne ju duam si kryeminsitrin e vendit tone, ne ju respektojme si personalitet i politikes shqipetare, por ne dyshojme se ju po na trajtoni mbi bazen e paragjykimeve apo dhe te inateve.

Ne nuk duam ta besojme, por historia e marrdhenieve dhe qendrimit tuaj ndaj nesh qe nga 2005 na ka perplasur me dallge te veshtira dhe me dacka te pameshirshme turinjve. Ju lutemi dhe ju bejme thirrje qe te kontribuoni per permbysjen e dyshimeve tona dhe te hidhni drite ne realitetin tone te nxire qe te ngrohet e ndricohet sado pak.

Faqe 34 Faqe 35

Protesta ne Korce 18 Maj

Kordinatori Demir Meka perpara protestuesve shprehet:‘’Ne jemi ketu per ti kerkuar qeverise qe te marre seriozisht keshillat e Z.Fyle ne

parlament,respektimin e te drejtave te njeriut e vecanerisht ato te personave me aftesi te kufizuar.

Ne i kerkojme qeverise qe te respektoje rekomandimin e numer 11 te KE,ne te kundert ne do te perdorim te gjitha rruget dhe potencialet qe kemi per te mos lejuar mashtrimin qe ju mund ti beni institucioneve nderkombetare.Bashkimi Evropian i te Verberve edhe vecanerisht Forumi Europian I Aftesise se Kufizuar, do te marrin te gjitha informacionet e nevojshme per te gjitha hapat qe do te ndermarrin ne edhe qeveria.Zyrat e delegacionit te Bashkimit Europian ne Tirane dhe kabineti i Z.Fyle ne Bruksel do te marre rregullisht dijeni ne menyre vertikale dhe horizontale

Ne do ti vazhdojme protestat tona.Keto protesta kane ne fokus, jo vetem mbrojtjen e te drejtave te njeriut,jo vetem mbrojtjen e te drejtave te humbura nga ndryshimi i ligjeve por kane ne fokus prezantimin e levizjes se aftesise se kufizuar si modelin me te shkelqyer te forces se shoqerise civile shqiptare.’’

Protesta ne Elbasan 11 maj

Kryetari I Deges se Elbasanit, Arjan Hysa

Faqe 36 Faqe 37

Kryetari I Deges se Elbasanit, Arjan Hysa I cili ne fjalimin e tij theksoi: ‘’ Sic e kishim parashikuar po vertetohet dita dites se ndryshimi I ligjeve per paraplegjiket edhe te verberit do te cenonte te drejtat tona.Sot me 11 maj ne jemi plotesisht te zbuluar nga te gjitha perfitimet qe kishim me pare ne ligj.Zoterinj ministra dhe deputete te maxhorances ne séancen parlamentare te 15 marsit kur mbi 3 mije te verber protestonin para parlamentit, premtuan, solemnisht se ndryshimi I ligjit po behej per te shmangur abuzimet,se te drejtat tona nuk do te prekeshin absolutisht.Ata akuzuan opoziten se po e perdorte kete rast per interesat e saj politike.Dakort;opozita ben lojen e saj, por po ju zoterinj ministra lojen e kujt po beni?Keto lloj lojerash teresisht te pandershme kane sjelle si pasoje demtimin e rende te jetes tone te perditshme.Rekomandimi numer 11 i KE kerkon respektimin dhe permisimin e te drejtave per te zbutur perjashtimin shoqeror.Perjashtimi shoqeror qe sot ne Shqiperi eshte jo vetem nje fenomen normal, por fenomen mbytes.Ai luftohet nepermjet programeve sociale .Per fat te keq keto programe sociale sot u eleminiuan pikerisht nepermjet ndryshimeve ligjore.Mbeshtetja e personave me aftesi te kufizuar, njekohesisht dhe personave me te varfer ne likujdimin e faturave te energjise elektrike,komunikimin telefonik edhe transportin, kane qene programe sociale te financuara nga shteti dhe qe kane mundesuar perafrimin e standarteve sociale te jetes se perditshme te grupeve tona me njerezit e tjere.Eleminimi I ketyre programeve con ne thellimin e pabarazise dhe ne rritjen e perjashtimit shoqeror.’’- u shpreh Hysa

Protesta ne Shkoder 21.05.2012

Zef Vushaj gjate fjalimit te tij ne proteste I cili nder te tjera theksoi;

‘’ Motra dhe vellezer!Shume shpejt, do te na cenohet edhe pagesa per shkak te verberise. Perjashtimi nga ndihma ekonomkie do te thote se ne duhet te blejme buke me parate e verberise. Indeksimi i pageses se verberise ne inflacionin e mallrave te shportes, do te thote qe ne e paskemi perdorur kete pagese vetem per ushqimet me emergjente. Por cili eshte percaktimi i ligjit sot? Sot ligji na jep kete pagese te pakushtezuar dhe pavaresisht nga te ardhurat e tjera me qellim te zbutjes te pasojave te verberise. Cfare do te beje Ministria e Punes? Do qe ta zhbeje kete pagese nga koncepti aktual ligjor, dhe ta ktheje ate ne nje ndihme ekonomike dhe me pas ta kushtezoje me te ardhura te tjera, qe do te thote qe mbi 90% e te verberve do ta humbasin ate automatikisht. ‘’ – u shpreh Vushaj

Protesta do te vijonin edhe ne qytetin Rreshenit e po keshtu edhe ne qytetin e Durresit, ku te verberit do te tregonin se jane te pakenaqur nga ndryshimet e fundit ligjore qe ka renduar edhe me shume jeten e personave te verber ne Shqiperi

Protesta ne Rreshen 8 Qeshor

Faqe 38 Faqe 39

Kryetari I deges Durres Franko Rrufaj duke folur gjate protestes kur nder te tjera theksoj: ‘’Sot paraplegjiket edhe te verberit ndodhen te dhunuar nga pamundesia e tyre per te paguar faturat e energjise elektrike,telefonin e transportin.Ndryshimet qe maxhoranca beri 3 muaj me pare u trumbetuan si permiresime e ne favor te ketij grupi

Nga protesta e Durresit 14 Qeshor

Kryetari I deges Durres Franko Rrufaj duke folur gjate protestes

kaq te margjinalizuar.Relacioni i qeverise per ndryshimin e ligjit, si dhe qendrimi politik i maxhorances nepermjet ministrit te financave edhe atij te punes, na shpjeguan ne kete salle se ndryshimet me ligj beheshin per te shmangur abuzimet edhe jo per te cenuar te drejtat e te verberve dhe para e tatraplegjikeve.Ministri i financave na garantoi se shuma prej 25 milion dollaresh qe ishte paguar per keto grupe do te vazhdohej te paguhej per te permisuar rimbursimin e faturave te tyre.Por cili eshte realiteti sot?Realiteti eshte tejet i hidhur:CEZ me shkresen numer prot 2903, Dt 16.05.2012 ka njoftuar Ministrine e Financave edhe Ministrine e Punes se ka nderprere rimbursimin e fatures se energjise elektrike qe behej sipas ligjit.Sot atyre ju po ju shkojne fatura te paperballueshme, edhe pse tashme jemi ne stinen e veres.Imagjinoni se c’do te ndodhe me keta njerez ne dimer?

Qeveria as qe e ka vene ujin ne zjarr, edhe pse eshte informuar se subvecionimi nga ana e CEZ eshte nderprere.Qeveria as qe do te dije per detyrimet e saj kushtetuese dhe detyrimi konkret qe rrjedh nga ndryshimi ne ligj.Mosnxjerrja e vendimit ne zbatim te ndryshimeve e ngarkojne qeverine me faj te rende.Po pse po e zgjat qeveria nxjerrjen e vendimeve?Eshte e qarte si drita e diellit se ajo po synon ti dhunoje ata njerez psikologjikisht, qe me ne fund nga hici,ata te pranojne lemoshen.Kjo eshte nje dhune psikologjike e patolerushme

Sa jam informuar, eshte pergatitur nje projektvendim, i cili do te rimbursoje faturen e energjise elektrike per te te verberit e paraplegjiket e grupit te pare me shumen 2000 mije lek ne muaj e ata te verber te grupit te dyte 1400 leke ne muaj.Ndersa telefoni fiks do te jete 1000 leke,ndersa nuk egziston akoma ne axhenden e qeverise.Eshte e paimagjinueshme qe ketyre njerezeve tju rimbursohen ne masen 123 kilovate edhe 85 kilovate ne muaj.Imagjoni ju qe atyre deri me sot, eshte rimbursuar 80% e fatures, kurse sot ky program bie ne nivel qesharak.Pra, z.Bode po kursen jo pak, por mbi 90% te asaj qe ka paguar deri me sot.Po aq skandaloze eshte edhe rimbursimi i telefonit pasi me vendimin aktual qe do te shfuqizohet me kete projektvendim, te verberit edhe paraplegjiket do te perfitojne 2000 mije lek ne muaj,nderkohe qe tani do te perfitojne 1000 mije lek ne muaj pra 50% me pak.Me te drejte, keto grupe protestuan para parlamentit dhe shprehen shqetesimin e tyre se ndryshimet po beheshin ne te keqen e tyre dhe ne te miren e buxhetit.I bej thirrje qeverise qe te permbushe funksionet e saj kushtetuse, duke hequr dore nga dhuna e presioni mbi keta njerez kaq te margjinalizuar.Dua te ngre edhe nje shqetesim tjeter qe lidhet me prespektiven e punesimit te grupeve me te renduara te aftesise se kufizuar.Mungesa e prespektives se punesimit eshte kritikuar nga KE dhe sot Ministria e Punes nuk ka asnje plan apo strategji qe do te mundesoje konkretisht, edhe realisht punesimin e tyre.Prej shume kohesh, ne sirtaret e Kryeministit e Ministrit te Punes, e atij te financave qendron nje draft ligj per punesimin e personave me handicap te rende i propozuar nga grupet e interesit dhe i injoruar plotesisht nga personat publik pergjegjes.Po cili eshte shkaku i vertete i kesaj heshtje dhe cfare permban ky projektligj?’’- u shpreh Rrufaj perpara protestuesve te cilet ne kete proteste trumbetuan me force edhe slloganin’’Integrim ose emigrim’’,cka do te nenkuptonte se jeta e tyre ishte bere e padurushme ne vendin tone, Shqiperi

Pas protestave ne rrethe, te verberit do te zhvillonin edhe nje tjeter proteste te madhe

Faqe 40 Faqe 41

ne Tirane para selise se kryeministrise, kur do te ishin me shume se 2000 te verber .Ata qendruan per me shume se 1 ore perpara kryeministrise per te kerkuar te drejtat e tyre te cilat po dhunohen nga viti ne vit.Personat qe mbajten fjalen i kerkuan kryeministrit te kthente pak koken tek hallet e tyre e po keshtu ata premtuan se nuk ndiehen te lodhur, por do te vazhdojne ate rruge qe kane nisur,do te luftojne per te bere te mundur rikthimin e te drejtave te tyre.

Nisja nga sheshi’’Nen Tereza’’drejt Kryeministrise

Nga momenti I protestes perpara kryeministrise

Sinan Tafaj duke mbajtur fjalimin perpara protestuesve

Njerzit e verber qe kerkojne te drejtat e tyre perpara Qeverise

Faqe 42 Faqe 43

Vite e vite me radhe personat e verber nuk u pane ne rruge, edhe pse jeta e tyre ishte e veshtire por ‘’thika’’ do te ngulej me shume ne palce ne vitet e fundit ndaj duke filluar qe nga viti 2009 e deri tani, ata protestojne,ngrene zerin duke kerkuar te drejtat qe po u mohohen cdo dite nga Ministria e Punes.Shoqata e te Verberve te Shqiperise ka bere nje pune shume te mire duke kerkuar bashkepunim me cdo qeveri, pasi misioni i tyre nuk eshte politik,pra, ata me qeverine nuk bejne opozite por bejne oponence per te mbeshtetur personat e verber.Nuk mbaron me kaq,pasi te tjera beteja do te kete ne muajt ne vijim,ne vitet ne vijim, me qellim qe personat e verber te jetojne te qete e shteti t’i garantoj atyre te drejtat themelore te njeriut, duke mos quajtur’’Barre te tepert’’per shoqerine.