portali integrimit për migrantët · aktive tre pika të reja të informacionit falë...

12
1 Portali Integrimit për Migrantët www.integrazionemigranti.gov.it Newsletter shumëgjuhësh (Shkurt 2013) Anglisht - Shqip - Arabisht - Kineze - Frëngjisht - Punjabi - Rusisht - Spanisht - Tagalog - Ukraina Ucraino Portali i Integrimit për Emigrantët është një sit i lindur për të favorizuar integrimin e qytetarëve të huaj në shoqërinë italiane. Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një instrument i besueshëm për të gjetur shumë informacione dhe referime të nevojshme mbi shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u ofrohen emigrantëve. Në home-page të Portalit është, në fakt, prezent një seksion dedikuar Shërbimeve (Servizi), brënda të cilit mund të gjinden informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, një punë, një shtëpi, një shërbim asistence shëndetsore etj Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin, brënda në seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i kërkimit përkatës (motore di ricerca), në sajë të të cilit është e mundur për të verifikuar se, brënda në bankën e të dhënave, ka informacione mbi shërbimin që po kërkohet. Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën përkatëse emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti (komuna, patronat, krahina)për cilin kërkohet të njihen shërbimet që u ofrohen të huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë fjalë që përshkruajnë shërbimin që kërkohet (duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”, del një listë e të gjithë enteve prezent në bankën e të dhënave që organizojnë kurse italisht) Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të avancuara ( ricerche avanzate ) në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar, zona gjeografike e interesuar, etj.) është e mundur të gjindet menjëherë, se është prezent në bankën e të dhënave, shërbimi që po kërkohet në po atë qytet. Përveç shërbimeve, Portal janë dispozicion seksione informatike të ndryshme, sferë në të cilën i jepet rëndësi të rejave direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën e emigracionit, projekteve në zhvillim dhe eksperiencave të mira të integrimit të realizuara në territor. Për lehtësuar navigimin Portalin e Integrimit Emigrantëve është aktiv një shërbim falas shumëgjuhësh i informacionit telefonik(numri i gjelbër 803.001)(numero verde 803.001). Për kompletimin e informacionit, Portali publikon çdo muaj edhe një newsletter mbi të rejat dhe detaje.

Upload: others

Post on 22-Feb-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Portali Integrimit për Migrantët · Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit Integra Me

1

Portali Integrimit për Migrantët

www.integrazionemigranti.gov.it – Newsletter shumëgjuhësh (Shkurt 2013)

Anglisht - Shqip - Arabisht - Kineze - Frëngjisht - Punjabi - Rusisht - Spanisht - Tagalog - Ukraina Ucraino

Portali i Integrimit për Emigrantët është një sit i

lindur për të favorizuar integrimin e qytetarëve

të huaj në shoqërinë italiane.

Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një

instrument i besueshëm për të gjetur shumë

informacione dhe referime të nevojshme mbi

shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u

ofrohen emigrantëve.

Në home-page të Portalit është, në fakt,

prezent një seksion dedikuar Shërbimeve

(Servizi), brënda të cilit mund të gjinden

informacione mbi tema, të cilave mund t’i

referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, një

punë, një shtëpi, një shërbim asistence

shëndetsore etj

Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve

është i disponueshëm në Portalin, brënda në

seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i

kërkimit përkatës (motore di ricerca), në sajë të

të cilit është e mundur për të verifikuar se,

brënda në bankën e të dhënave, ka

informacione mbi shërbimin që po kërkohet.

Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën

përkatëse

emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti

(komuna, patronat, krahina)për të cilin

kërkohet të njihen shërbimet që u ofrohen të

huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë

fjalë që përshkruajnë shërbimin që kërkohet

(duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”,

del një listë e të gjithë enteve prezent në

bankën e të dhënave që organizojnë kurse

italisht)

Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të

avancuara ( ricerche avanzate )

në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më

shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar,

zona gjeografike e interesuar, etj.) është e

mundur të gjindet menjëherë, se është prezent

në bankën e të dhënave, shërbimi që po

kërkohet në po atë qytet.

Përveç shërbimeve, në Portal janë në

dispozicion seksione informatike të ndryshme,

sferë në të cilën i jepet rëndësi të rejave

direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën

e emigracionit, projekteve në zhvillim dhe

eksperiencave të mira të integrimit të realizuara

në territor.

Për të lehtësuar navigimin në Portalin e

Integrimit të Emigrantëve është aktiv një

shërbim falas shumëgjuhësh i informacionit

telefonik(numri i gjelbër 803.001)(numero verde

803.001).

Për kompletimin e informacionit, Portali

publikon çdo muaj edhe një newsletter mbi

të rejat dhe detaje.

Page 2: Portali Integrimit për Migrantët · Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit Integra Me

2

TREGUESI

AKTUALITET

Sporteli Unik i Imigrimit në Romë: me hapjen e tre sporteleve të reja është më e lehtë për

të pasur informacione

Të miturit e huaj: më e lehtë pjesëmarrja në aktivitetet sportive

NORMA

Shtëpija: vendbanimi është më i lehtë për tu marrë – Udhëzues praktik për regjistrimin

në Zyrën e gjëndjes civile të Komunës

Programe të riatdhesimit vullnetar me përkrahje – Cfarë janë?

Shëndeti: Krahina e Lombardisë ka fiksuar për të paguar një shumë prej 387 euro për t’i

garantuar asistencën shëndetsore personave mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç të ardhur

për bashkim familjar

LAJME NGA MINISTRIA

Hyrjet pamvarësisht nga flukset. Kur është e mundur?

Çfarë është regjistri i Shoqatave dhe Enteve që punojnë në favor të imigrantëve?

Konsulto skedën tonë të informacionit

VENDIME

Krahina e Kalabrisë : shërbimet e parashikuara për personat e paaftë i takojnë të gjithë

të huajve me vendbanim të rregullt dhe jo vetëm atyre me vendbanim me afat të

gjatë

Provinca e Bolzanos:nuk kërkohet vjetërsi vendbanimi për të pasur shërbime ekonomike

të asistencës sociale

BOTIME

Përdorim i sigurt i Internetit : udhëzues të disponueshëm shumëgjuhësh për të rinjtë

Firence:një udhëzues me të gjitha informacionet e nevojshme për imigrantët që jetojnë

në qytet

Venecia: një udhëzues për të gjitha kurset në italisht për imigrantët

Page 3: Portali Integrimit për Migrantët · Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit Integra Me

3

AKTUALITET

Sporteli Unik i Imigrimit në Romë: me hapjen e tre sporteleve të reja është më

e lehtë për të pasur informazione

Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me

Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit

Integra

Me 11 shkurt është aktivizuar sistemi i ri i informacionit i Sportelit unik nga Prefektura e

Romës.

Të interesuarit më e lehtëdo të priten në qëndrat e reja duke marrë takim, ku mund

të regjistrohen nga portali i Prefekturës.

Pritja e të interesuarve do të bëhet në ditët e poshtëshënuara:

të hënën nga ora 14.00 deri në orën 16.00 – Caritas, via delle Zoccolette, 19

të martën nga ora 17.30 deri në orën 19.00 – Comunità di Sant’Egidio, via di

San Gallicano, 25 A

të mërkurën nga ora 9.30 deri në ora 13.00 – Programma Integra, via Assisi, 41

të premten nga ora 9.30 deri në orën 13.00 – Programma Integra, via Assisi, 41

Sporteli unik do të vazhdojë të presë gjithmonë nëpërmjet takimit telematik, dy herë

në javë: të hënën nga ora 10 dhe të enjten nga ora 12.

Shërbimi i ri i referohet veçanërisht praktikave(formaliteteve) lidhur me fluksin,

bashkimeve familjare, të dërguara tashmë on line dhe në trajtim në Sportelin unik të

imigrimit. Informacionet do t’i jepen vetëm të interesuarve, që duhet të plotësojnë

formularin on line me emrin e vet duke futur numrin e praktikës dhe kodin fiskal

personal në mënyrë korrekte.

Të miturit e huaj: më e lehtë pjesëmarrja në aktivitetet sportive

Të miturit e huaj të ardhur vetëm në Itali, mund të marrin pjesë në

aktivitetet sportive nëpërmjet kërkesës së bërë nga ana e

tutorit(Kryetari i bashkisë ose i deleguari i tij)

Me qëllimin për të favorizuar përfshirjen sociale të të miturve të huaj në sport, Coni

(Komiteti Olimpik Nacional Italian) dhe Anci(Shoqata Nacionale e Komunave Italia-

ne) kanë firmosur në janar një Protokoll mbi Marrëveshjen që lehtëson përfshirjen

sociale të të miturve të huaj në sport(midis të cilëve edhe ata të pashoqëruar)edhe

duke marrë parasysh vështirësinë që ndeshin këta fëmijë në pjesëmarrjen në shoqa-

tat sportive, mbi të gjitha për problemet lidhur me mungesën e një tutori që merr

përsipër përgjegjësinë. Me nënshkrimin e këtij protokolli të marrëveshjes, të miturit e

huaj të ardhur vetëm në Itali, mund të marrin pjese në aktivitetet sportive me kërke-

sën e një tutori(Kryetari i bashkisë ose i deleguari i tij)

Page 4: Portali Integrimit për Migrantët · Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit Integra Me

4

Anci është gjithmonë në krah të Komunave për të mbështetur aktivitetet në favor të

të miturve të huaj të pashoqëruar nëpërmjet zbatimit të një Programi nacional të

mbrojtjes të të miturve të huaj dhe nëpërmjet drejtimit të Shërbimit Qëndror të

Sistemit të Mbrojtjes për kërkuesit e azilit dhe refugjatëve. Aktiviteti sportiv referuar të

miturve, propozohet si një instrumet për mbrojtjen e vlerave themelore të personit

dhe të përfshirjes në një model të raporteve të bazar në respektimin e rregullave, të

vetëdisiplinës dhe të bashkimit, duke përfaqësuar për fëmijët një okazion të pjekjes

dhe të rritjes. Për këtë arësye firma e këtij protokolli të marrëveshjes me Conin është

veçanërisht e rëndësishme sepse aktiviteti sportiv është veçanerisht me efektivitet

për të favorizuar rrugë pozitive të integrimit dhe të përfshirjes sociale midis fëmijve

italianë e të huaj.

Shkarko Protokollin e marrëveshjes

NORMA

Shtëpija: për të marrë venbanimin është më e thjeshtë – Udhëzues praktik për

regjistrimin në Zyrën e gjëndjes civile të Komunës

Regjistrimi në regjistrin e popullsisë vendbanuese është një e

drejtë dhe detyrë e çdo qytetari italian dhe të huaj me leje

qëndrimi të rregullt : mungesa e kërkesave higjenike sanitare

e ndërtesës në të cilën banon nuk pengon për të fiksuar

vendbanimin në këtë vënd

Kështu sqarohet në një qarkore të Ministrisë së Brëndëshme të datës 14 janar 2013,

që, nënvizon domosdoshmërinë që të gjithë Kryetarët e bashkive të të gjithë Italisë

të kenë një linjë të njëkuptimshme në interpretimin e normës mbi vendbanimin(ligji i

datës 24 dhjetor 1954, n. 1228 dhe modifikime të mëtejshme) dhe të mos

kushtëzojnë në çdo rast regjistrimin në zyrën e gjëndjes civile( vendbanimin) nga

rezultati i verifikimeve higjenike sanitare të banesës.

Shkarko Qarkoren e Ministrisë së Brëndëshme

Vendbanimi është një vend në të cilin personi stabilizon banimin e zakonshëm. Për të kërkuar

vendbanimin në Itali, i huaji duhet të ketë leje qëndimi të vlefshme me afat mbi tre muaj dhe me

banim në një vënd të caktuar (vendbanimi i zakonshëm)

Kërkesa për vendbanim mund të bëhet edhe nga një i huaj që jeton në një komunitet(për shëmbull

në një konvikt, kolegj, banesë Shtetërore, të Karitasit ose, qënder e mikpritjes) për një periudhë të

paktën mbi 3 muaj.

Mund të kërkojë vendbanim edhe kush është mik në shtëpinë e një familjeje tjetër. Kryefamiliari i

kësaj familjeje(domethënë personi emri i të cilit është shkruar në fillim në rendin familjar) duhet të

deklarojë me shkrim që është dakort me kërkesën për vendbanimin, duke specifikuar edhe tipin e

lidhjes që ka me kërkuesin.

Vendbanimi merret nëpërmjet regjistrimit në zyrën e gjëndjes civile të Komunës(Bashkisë).

Zyra e gjëndjes civile është një listë e të gjithë atyre që jetojnë në territorin e një Komune të caktuar.

Në çdo Komunë ka një zyrë të gjëndjes civile që është përgjegjëse e kësaj liste dhe e shërbimeve

Page 5: Portali Integrimit për Migrantët · Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit Integra Me

5

përkatëse.

Për të marrë lejeqëndrimin ose për rinovimin nuk është i domosdoshëm vendbanimi në Itali, mjafton

për të shkruar në kërkesën, vendbanimin vetjak të zakonshëm. Vendbanimi nuk është i nevojshëm

edhe për regjistrimin në Shërbimin Shëndetsor Nacional, duke qënë i mjaftueshëm vetëm banimi në

territorin e Shtetit.

Vetëm se marrja e vendbanimit në Itali i jep të huajit disa të drejta të tjera,ku, në veçanti, e drejta e

lëshimit të letër njoftimit, e drejta e lëshimit ose e konvertimit të patentës, e drejta e lëshimit të lejes

së qëndrimit(nëse duhen kërkesa të tjera të parashikuara nga ligji), e drejta për të kërkuar

nënshtetësisë italiane(nëse duhen kërkesa të tjera të parashikuara nga ligji), etj.

Shtetasi i huaj në posedim të lejes së qëndrimit mbi tre muaj, ka të drejtën e regjistrimit në gjëndjen

civile në komunën e vendbanimit. Regjistrimet dhe ndryshimet në zyrën e gjëndjes civile, të të huajit

me leje qëndrimi të rregullt bëhen në të njëjta kondita e me te njëjtat mënyra të parashikuara për

shtetasit italianë.

Nga 9 shkurti i vitit 2012 ndryshimet e vendbanimit bëhen efektive brenda 2 ditësh pune nga data e

marrjes së kërkesës nga ana e zyrës komunale, që fillon nga data e prezantimit të këtyre

deklaratave.

Kërkesa mund të paraqitet, përveç personalisht, nëpërmjet një letër rakomandè, një fax ose e-mail

në adresat dhe mënyrat e treguara në sitin internet të çdo Komune(Bashkie).

Shtetasit jo komunitar duhet t’i bashkëngjitin kërkesës, përveç kopjes së pashaportës ose

dokumentit ekuivalent në fuqi, edhe dokumenta të tjera që varen në bazë të situatës(llojit) së lejes

së qëndrimit të tyre, ku:

Për të huajt në posedim të titullit të lejes së qëndrimit e vlefshme :

- kopja e titullit të lejes së qëndrimit e vlefshme.

Për të huajt në posedim të titullit të lejes së qëndrimit në fazën e rinovimit

- kopja e titullit të lejes së qëndrimit të skaduar

- kuitanca e kërkesës për rinovimin e titullit të lejes së qëndrimit.

Për të huajt në pritje të lëshimit të së parës leje qëndrimi për punë të varur

- kopja e kontratës së lejes së qëndrimit në Sportelin Unik për imigrimin

- kuitanca e lëshuar nga zyra e postës dëshmuese e prezantimit së kërkesës së lejes së

qëndrimit

- kërkesa e lëshimit të lejes së qëndrimit për punë të varur paraqitur në sportelin Unik.

Për të huajt në pritje të lëshimit të lejes së qëndrimit për bashkim familjar

- kuitanca e lëshuar nga zyra e postës dëshmuese e ardhjes së paraqitjes së kërkesës së lejes

së qëndrimit

- fotokopia jo origjinale e lejes së lëshuar nga Sporteli unik

Regjistrimi i gjëndjes civile( martesa, gjëndja beqar, divorci, etj.) dhe lidhjet e farefisit midis familjarë-

ve vërtetohen vetëm me kopjen e akteve originale, të përkthyera dhe të legalizuara, që

dokumentojnë gjëndjen civile dhe përbërjen familjare

Programe të riatdhesimit vullnetar me përkrahje – çfarë janë?

Një qarkore e Ministrisë së Brëndëshme ka dhënë sqarime

për aplikimin korrekt të normave mbi riatdhesimin vullnetar

për me përkrahje.

Në veçanti, me hipotezën sipas së cilës i huaji ndodhet prezent në territor në

mënyrë të parregullt, ligji parashikon që Prefektura kompetente ta përfshijë në

programet e veçanta të riatdhesimit, t’i japë komunikimin Kuesturës, duke

ndërprerë ekzekutimin e masave të mëposhtëme: mospranimin urdhëruar nga

Page 6: Portali Integrimit për Migrantët · Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit Integra Me

6

Kuestori; dëbimin urdhëruar nga Prefekti; urdhëri i Kuestorit për largimin nga territori i

Shtetit brënda shtatë ditëve.

Kjo normë, sqaron qarkorja e Ministrisë së Brëndëshme, nuk kushtëzon hyrjen në

programet e riatdhesimit përkrahës nga marrja paraprake e një mase të dëbimit

nga Prefekti. Përfshirja në të tilla programe, sidoqoftë, në çdo rast nuk ndalon

rihyrjen në itali.

Shkarko Qarkoren e Ministrisë së Brëndëshme

Rikthimi Vullnetar me Përkrahje(RVA), është një program që lejon për tu kthyer në mënyrë vullnetare

dhe të ndërgjegjshme në vëndin e vet të origjinës në kushte sigurimi dhe me një asistencë të

përshtatëshme. R.V.A., parashikon asistencë për organizimin dhe pagesën e udhëtimit dhe

mbështetje për riintegrimin social dhe punësues në vëndin e origjinës me dhurim gjërash dhe

shërbimesh. Rikthimi kuptohet si një nga fazat e projektit të emigrimit individual dhe natyrisht jo si një

falimentim të tij.

Në bazë të kësaj normative italiane në fuqi personat që mund të përfitojnë nga Rikthimi Vullnetar

Përkrahës janë: personat e pambrojtur(për shëmbull, të paaftët, gratë e vetme me fëmijë, të

moshuarit, personat me probleme të rënda shëndeti fizike e/o mendore, pa strehë); viktimat e

tregut, persona të prekur nga patollogji të rënda, kërkuesit e përkrahjes internacionale o

humanitare; shtetasit e huaj që nuk përmbushin më kushtet për rinovimin e lejes së qëndrimit;

shtetasit e huaj, personat me një mase dënimi o mospranimi o të ndodhur në qëndrat e identifikimit

dhe dëbimit; shtetast e huaj me një mase dënimi të cilit i është lënë një periudhë kohe për rikthimin

vullnetar.

Pastaj është e rëndësishme për të nënvizuar që të gjithë personat që përfitojnë nga programet

RVA refuzojnë statusin e tyre dhe lejen e qëndrimit të tyre nga momenti i largimit, por nuk janë

objekte të ndalimit të rihyrjes së rregullt në itali.

Për detaje të mëtejshme

Shëndeti: krahina e Lombardisë fikson për të paguar shumën prej 387 euro për t’i

garantuar asistencën shëndetsore personave mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç

ardhur në Itali për bashkim familjar

Krahina e Lombardisë për t’u regjistruar në Shërbimin Shëndetsor

në Krahinë, ka fiksuar një kontribut vullnetar për shumën prej

387,34 euro për të huajt me moshë mbi 65 vjeç të ardhur në Itali

me bashkim familjar.

Problemi është zgjidhur nga një vendim i kohëve të fundit nga Gjykata e Milanos që

ka quajtuar diskriminues mohimin për regjistrimin në shërbimin Shëndetsor Nacional,

Page 7: Portali Integrimit për Migrantët · Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit Integra Me

7

të prindërve me moshë mbi 65 vjeç, të emigrantëve jo komunitar të ardhur në Itali

me bashkim familjar

LAJME NGA MINISTRIA

Hyrje jashtë flukseve. Kur është e mundur?

www.integrazionemigranti.gov.it

Fokusi sapo i publikuar tregon të gjitha rastet e mundura

për hyrje jashtë kuotave, duke sqaruar kërkesat dhe

procedurat.

Në fushën e normave të tekstit unik mbi imigrimin(D.lgs. n. 286/98) dedikuar hyrjes

dhe qëndrimit të të huajve për motive pune, neni. 27 e të tjera parashikojnë një seri

kategorish punëtorësh për të cilët hyrja në Itali është e mundur edhe jashtë kuotave

periodike të stabilizuara nga dekreti i flukseve.

Bëhet fjalë për c.d.”hyrje jashtë kuotave”, ose hyrje për motive pune të bëra gjatë

gjithë vitit dhe për të cilat nuk ekziston asnjë limit numerik(me përjashtim hyrjeve për

praktikantët përgatitës, për sport profesional dhe diletant dhe për shërbim

vullnetar)dhe është, si rregull, parashikuar një procedurë e thjeshtë për lëshimin e

lejes për punë.

Nga muaji mars 2013 fokusi do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën angleze

Shko tek fokusi

Çfarë është regjistri i Shoqatave dhe Enteve që punojnë në favor të emigrantëve?

Konsulto skedën tonë informative

Në Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale – Drejtoria e

Përgithshme e Imigrimit dhe e Politikave të Imigrimit –

ndodhet Regjistri i shoqatave dhe i enteve që punojnë

në favor të emigrantëve. Aktiv që nga nëntori i vitit 1999,

Regjistri ndahet në dy seksione:

Seksioni i parë: në këtë seksion mund të regjistrohen entet dhe shoqatat që

zhvillojnë aktivitet në favor të integrimit social të të huajve.

Seksioni i dytë: në këtë seksion mund të regjistrohen shoqatat dhe entet që

zhvillojnë programe të asistencës dhe mbrojtjes sociale në favor të viktimave të

tregut.

Page 8: Portali Integrimit për Migrantët · Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit Integra Me

8

Regjistri përfaqëson një instrument të dokumentuar të shkallës së forcës

organizzative dhe pasurisë së enteve që punojnë në fushën e integrimit social të të

huajve.

Analiza e kërkesave ka si qëllim verifikimin e ekzistencës së të gjithë kërkesave të

parashikuara nga normativa që i referohet. Procedura mbyllet me regjistrimin e

bërë nëpërmjet dekretit të ministrisë.

Regjistrimi në Regjistrin përfaqëson në përgjithësi një nga kërkesat për të pasur

financime publike.

Deri në 11 shkurt 2013 rezultojnë në kompleks të regjistruar 977 ente, nga të cilat 775

në seksionin e parë dhe 202 në të dytin.

Përsa i përket aktivitetit të mbikqyrjes dhe kontrollit, çdo vit bëhet azhurnimi i

Regjistrit mbi bazën e relacionit mbi aktivitetin e zhvilluar në vitin e mëparshëm që

subjektet e regjistruara duhet të transmetojnë brenda 30 janarit të çdo viti. Lista e

azhurnuar e të regjistruarve pastaj i transmetohet Krahinave dhe Provincave

autonome dhe publikuar në sitin e Ministrisë.

Midis prioriteteve të Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale është ajo për të

stimuluar regjistrimin në Regjistër të shoqatave të të huajve që punojnë në Itali, me

qëllimin e rivlerësimit të rolit të shoqatave të huaja dhe të pjesëmarrjes të

emigrantëve në politikat e integrimit.

Për të gjetur një shërbim të ofruar nga një shoqatë ose ent të regjistruar në Regjistër

është e mundur të konsultohet seksioni i shërbimeve në Portalin e integrimit të

emigrantëve.

Për informacione të mëtejshme mbi regjistrimin në Regjistër janë të disponueshme

në sitin internet të Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale në adresën

http://www.lavoro.gov.it/Lavoro/md/AreaSociale/Immigrazione/associazioni/

Për të patur informacione është e mundur të kontaktohet direkt edhe Drejtoria e

Përgjithshme e Imigrimit dhe e Politikave Sociale të Integrimit – Dega(Divizioni) IV në

numrat e mëposhtëme:

Tel.: 06 4683 4586/ 4743

Fax: 06 4683 4769

E-mail: [email protected]

VENDIME

Krahina e Kalabrise: shërbimet e parashikuara për personat e paaftë i jepen të

gjithë të huajve me vendbanim të rregullt dhe jo vetëm atyre me leje qëndrimi me

afat të gjatë

Gjyqi Kushtetor ka deklaruar të paligjshshëm ligjin e Krahinës së

Kalabrisë në pjesën ku stabilizon që shtetasit jo komunitar, për të

përfituar nga masat krahinore të parashikuara për të paaftët,

duhet të jenë në posedim të lejes së qëndrimit me afat të gjatë

Ce

Page 9: Portali Integrimit për Migrantët · Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit Integra Me

9

Ligji i Krahinës së Kalabrisë n. 44 del 2011 ka parashikuar tipe të ndryshme masash

në mbështetje të personave të paaftë(ose personave të moshuar, handikapatëve

o të pazotëve për kujdesin dhe vetëmbajtjen e tyre në mënyrë autonome).

Ligji parashikonte që personat e përfshirë në masat e ndihmës të ishin vetëm

shtetasit italainë, komunitarët dhe jo komunitarët me leje qëndrimi me afat të gjatë

Ce.

Ky kufizim është konsideruar nga gjykatësit, i paarësyeshëm dhe dëmtues të

principit të barazisë.

Për efekt të këtij vendimi të gjithë të huajt me vendbanim të rregullut në Krahinën e

Kalabrisë, pamvarësisht nga koha e zgjatjes së lejes së qëndrimit, mund të përfitojnë

nga masat e ndihmës për paaftësi që do të jepen në krahinë si pasojë e ligjit të ri.

Shkarko Vendimin n. 4/2013

Provinca e Bolzanos: nuk duhet vjetërsi për vendbanimin për të pasur

shërbime akonomike të asistencës sociale

Gjyqi Kushtetor ka deklaruar të paligjshme parashikime të

shumta në Provincën autonome të Bolzanos mbi integrimin

social të të huajve.

Legjislacioni provincal i Bolzanos kishte parashikuar, për jo komunitarët për të pasur

shërbime sociale të natyrës ekonomike të dhëna nga Provinca autonome, përfshirë

ato lidhur me të drejtën e studimit universitar, kërkesë tjetër të një periudhe të

paktën pesë vjet të pandëprera të vendbanimit dhe banesë stabël në provincën e

Bolzanos, jo të parashikuar për shtetasit italianë dhe UE.

Gjyqi Kushtetor ka quajtur të paligjshsëm këtë kërkesë vjetërsie të vendbanimit sep-

se është në kontrast me principet kushtetuese të barazisë(neni. 3) dhe arësyeshmë-

risë.

Për efekt të këtij vendimi të gjithë të huajt me vendbanim të rregullt në provincën

autonome të Bolzanos, pamvarësisht nga koha e zgjatjes së leje qëndrimit, mund të

përfitojnë shërbime ekonomike që u jepen nga provinca personave në vështirësi

ekonomike(p.sh.të ardhurat minimale për të sa punësuarit, të ardhura në para për

shpenzime të vogla personale, etj.).

Shkarko Vendimin e Gjyqit Kushtetor n. 2/2013

Page 10: Portali Integrimit për Migrantët · Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit Integra Me

10

PUBLIKIME

Përdorim i sigurt i Internetit : të disponueshme udhezuesit shumëgjuhësh për të rinjtë

INTERACT është një projekt drejtuar të rinjve dhe të rejave që

ndodhen në situata rreziku të tregut dhe çdo forme

shfrytëzimi, në kondita të kufizuara ekonomike – sociale dhe

në qëndrat e mikpritjes për të miturit e pashoqëruar ose pa

prindër.

Për motive të ndryshme, midis të cilave vështirësia e hyrjes në arësimin shkollor dhe

vështirësia e gjuhës, këta të mitur mund të mos marrin të gjitha informacionet dhe

instrumentat për tu mbrojtur kundër atyre që mund t’i shfrytëzojnë nëpërmjet

përdorimit të teknollogjie të reja: si persa i përket termave në grooming, për

shfrytëzimin seksual në internet(prodhim dhe shpërndarje të fotografive të

abuzimeve), ashtu si dhe për mundësinë e rekrutimit për këtë dhe forma të tjera të

shfrytëzimit, si shfrytëzimi në punë.

Nëpërmjet këshillave praktike të përmbajtura në materialet elektronike child-friendly

për fëmijët dhe me linjat drejtuese krijuar për operatorët, projekti ka si synim për të

përmirësuar mbrojtjen e këtyre të miturve.

Projekti është zbatuar në Bullgari, Itali e Rumani.

Gjatë projektit në Itali janë zhvilluar materiale të ndjesimit të krijuara nga femijët e

huaj që jetojnë në komunitete të së njëjtës moshë dhe përmbajnë këshilla per

përdorimin e social network dhe për të kërkuar punë on line. Materialet janë të

shkarkueshme në tre gjuhë(italisht, anglisht, frëngjisht) dhe përmbajnë

skema(regjistrime) zëri(audio) për tu dëgjuar nga kush ka vështirësi për të lexuar.

Të gjitha materialet e krijuara dhe informacionet të tjera të nevojshme janë të

disponueshme në sitin http://www.interactonline.eu/ita

Shkarko linjat udhëzuese të Projektit INTERACT

Firence: një udhëzues për të gjitha informacionet e nevojshme për emigrantët që

jetojnë në qytet

Të disponueshme publikime të reja nën kujdesin e Sportelit Unik të

Imigrimit të Komunës së Firences.

Vademecum, në veçanti, përbledh sipas rendit alfabetik një sërë informacionesh të

nevojshme mbi ligjet, procedurat dhe shërbimet për emigrantët të disponueshme

në Komunën(Bashkinë) e Firences.

Shkarko Immigrazione. Il vademecum 2012-2013

Page 11: Portali Integrimit për Migrantët · Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit Integra Me

11

Kurse në Venecia: një udhëzues për të gjithë kurset e italishtes për emigrantët

Vademecum ofron një panoramë sintetike të ofertës në

territor, e ndarë në nënbashki, kryesisht për kurset falas të

italishtes për emigrantët.

Për informacione më të detajuara, për të ditur disponueshmërinë e vendeve dhe

gjëra të tjera duhet t’i referoheni adresave të treguara në kollonën”për informaci-

ne” për çdo kurs.

Vademecum azhurnohet periodikisht me kurse të reja të efektshme dhe me lajme

të tjera dhe është i publikuar on line në sitin e Komunës(Bashkisë) së Venecias në

bashkëpunim me Zyrën e Relacioneve me Publikun(U.R.P.).

Për të shikuar o shtypur(stampuar) Vademecum e azhurnuar:

www.comune.venezia.it/immigrazione

Page 12: Portali Integrimit për Migrantët · Aktive tre pika të reja të informacionit falë bashkëpunimit me Karitasin dioqezan, Komunitetin e Sant’Exhidios dhe Programit Integra Me

12

Kontakte

Ministria e Punës dhe e politikave Sociale

Drejtoria e përgjithshme e Imigrimit dhe Politikave të integrimit

Via Fornovo, 8

00192 Roma

tel: 06 46834679 o 06 468340182

Projekti co-financuar nga fondi Europian për Integrimin e shtetasve të Vendeve të

tjera 2007-2013

Për opinione, sugjerime, retifikime mbi përmbajtjet lidhur me sitin, kontaktet me

redaksinë e Portalit të integrimit, dërgoni një mail në adresën:

[email protected]