portugalia

12
Evropa mesdhetare Portugalia Punoi : Klarisa Karaboja Klasa : VIII-A

Upload: klarisa-klara

Post on 13-Apr-2017

18 views

Category:

Education


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Portugalia

Evropa mesdhetare Portugalia

Punoi : Klarisa Karaboja Klasa : VIII-A

Page 2: Portugalia

Portugalia

• Republika Portugeze apo Portugalia është shtet i ndodhur në pjesën jug-perëndimore të Evropës.

• Portugalia kufizohet në perëndim dhe jug nga Oqeani Atlantik dhe në lindje dhe veri nga Spanja.

• Kryeqytet i Portugalisë është Lisbona.

• Ka nje popullsi prej 11 000 000 banore .

• Vetë emri i Republikës "Portugali" vjen nga vendi i lashtë sipas emrit romak "Portus Cale", që mendohet të jetë një fjalë e kombinuar latino-greke me kuptimin "Porti i bukur" .

Page 3: Portugalia

Historia • Gjatë luftërave kundër arabëve, veçohen

disa figura si Ferdinati i I-të i Kastielës. Rreth viteve 1300-1400 vijne deri tek shpallja e mbretërisë që sundon për disa gjenerata e njohur si dinastia Aviz. Pas disa konflikteve mbretërore, rreth viteve 1650-1660 vendoset dinastia e quajtur Dinastia Bragança. Më 31 gusht 1911 nxirret kushtetuta e republikës, me të cilën merr fund sundimi monarkë dhe vijne deri tek ndarja e kishës nga shteti. Në qershor 1927, gjenerali M. De Oliveita Gomes da Costa merr sundimin dhe vendosë diktaturën e tij.

• Gjatë luftës së dytë botërore ishte neutrale dhe më 1949 pason anëtarësimi në NATO dhe lëshimi për ShBA i bazës në Azoren. Më 1955 anëtarësohet në Kombet e bashkuara, ndërsa më 1979 fillon bisedimet me Bashkimin Evropian.

Page 4: Portugalia

Politika• Pas kushtetutës së 10 prillit 1976 e cila

ishte në fuqi që nga 25 prilli i po ati viti, Portugalia ishte republikë demokratike. Sipas kushtetutës me tendenca socialiste, për dëmshpërblime të tokave të pronarëve të mëdhenj, kushtetuta mund të ndryshohej më së shpejti në tetor të 1980-ës dhe pastaj çdo 5 vite në raste të veçanta.

• Kryepari i shtetit, sipas kësaj kushtetute është presidenti i republikës, i zgjedhur me mandat 5 vjeçar. Në të njëjtën kohë kryepari është edhe president i këshillit revolucionar.

• Përndryshe ligj vënia ishte në duar të kuvendit të Republikës i përbërë nga 263 delegatë me mandat 4-vjeçar. Republika udhëhiqet nga një kryeministër i zgjedhur nga presidenti si dhe nga ministrat dhe sekretarët e shtetit.

Page 5: Portugalia

Njësitë administrative• Portugalia ka një strukturë të

komplikuar të ndarjes administrative. Baza e kësaj strukture janë 308 komunat ,të cilat ndahen në 4,000 bashkësi lokale .

• Të gjitha këto përmblidhen në nivele më të larta, disa në rrethe administrative e disa në bashkësi të tjera të ndara sipas interesave p.sh. në komuna turistike të quajtura ndryshe edhe zona turistike.

• Përveç kësaj ka edhe bashkësi të krijuara sipas interesit historik si : Alentejo , Algarve , Beira , Douro etj.

Page 6: Portugalia

Gjeografia • Sipërfaqja e përgjithshme e Portugalisë është

92,391 km2, 91,951 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 440 km2 ujë.

• Vija bregdetare e Portugalisë është 1,793 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 1,214 km i gjatë.

• Klima e Portugalisë është oqeanike e ndryshueshme, e ftohtë dhe me reshje në veri ndërsa në jug e ngrohtë.

• Pjesa më e madhe e relievit të Portugalisë është terren malorë në veri të lumit Tagus dhe terren i vrazhdë në jug. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,351 metrave në vendin e quajtur "Pika e vjetër" në Azores.

• Ishujt e Portugalise janë Arkipelagu i Azoreve 1500 km larg brigjeve evropiane dhe ate te Madeiras 500 km larg brigjeve afrikane.

• Portugalia ka kushte të mira për zhvillimin e bujqësisë ,peshkimit dhe të blegtorisë. Ky vend është shumë i njohur për prodhimine verërave (Porto, Madera), vajit të ullirit,për Drurin e Tapës (vendin e parë në botë) dhe orizit etj.

Page 7: Portugalia

Qyteti i bukur , Sintra

Ishulli Azore

Tuneli mes pemëve

Disa vende turistike ne Portugali

Page 8: Portugalia

Quinta da Regaleira, Sintra• Quinta da Regaleira është

një pasuri e vendosur pranë qendrës historike të Sintra, klasifikuar si Trashëgimi e Pasurisë Botërore nga UNESCO.Ketu mund të vizitoni Gruta do Labirinto dhe pusin e tij misterioz të dëshirave! Ky pus i thelle 27 metra, ngjan me një kullë të përmbysur. Në vartësi të drejtimi që zgjidhni, udhëtoni drejt thellësive të tokës .

Page 9: Portugalia

Shpellat dhe zgavrat e Portugalise• Rajoni më jugor i Portugalisë, Algavare, ka një bregdet të mrekullueshëm,

të pasur me shpella dhe zgavra spektakolare të gurëve gëlqeror.• Këto lloje të zgavrave janë formuar nga erozioni i shkaktuar nga valët e

oqeanit Atlantik, që vazhdimisht i godasin shkëmbinjtë.

Page 10: Portugalia

Lumi Odeleite Pallati Convento de Cristo

• Lumi Odeleite rrjedh nëpër Portugali, ndërsa buron në malet Serra de Caldeirao. Ky lumë njihet edhe me emrin “Dragoi i kaltër”.

• Convento de Cristo tani shërben si manastir romano-katolik në qytetin Tomaro, mirëpo në shekullin XII kur është ndërtuar, kështjella ka pasur rëndësi të madhe si fortifikatë e kalorësve legjendarë.

Page 11: Portugalia

Vreshtat piktoreske të Luginës Douro

• Lugina Douro është një trevë rreth lumit me të njëjtin emër, në veri të Portugalisë, në afërsi të qytetit Porto. Kjo zonë njihet botërisht për prodhimin e verës (sidomos verës Porto), traditë kjo që daton që 2.000 vjet.

• Kodrinat dhe luginat e kësaj treve janë të mbuluara me terracat e hardhisë së rrushit, ku rrushi kultivohet që nga lumi deri të majat më të larta të saj.

Page 12: Portugalia

Festivali i luleve në Madeira, një atraksion i veçantë turistik

• Festivali i luleve në Madeira në Portugalisë (Madeira Floëer Festival), çdo vit shënon fillimin e pranverës, ndërkaq tashmë është shndërruar në një atraksion të njohur turistik.

• Ky festival është një tribut për lulet e bukura, ndërsa zhvillohet përgjatë rrugëve të Funchalit, që pushtohen nga muzika, ngjyrat e ndryshme, dhe aromat e këndshme të luleve.

• Pika qendrore e këtij festivali është Parada e luleve, ku grupet e organizuara – me pjesëmarrjen e qindra personave – defilojnë rrugëve të këtij qyteti, të veshur me kostume që përshkruajnë lulet, ndërsa vallëzojnë nën ritmin e muzikës së përzgjedhur.