posta shqiptare merr pjesë në forumin posteurop botëror të ... · shembull: praktika arsimore...

12
AKTIVITETE Posta Shqiptare, fushatë promocionale në zyra postare INTERVISTA Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin Botëror të UPU-së për Biznesin Postar, në POST-EXPO POSTEUROP Operatorët Postarë Evropianë takohen në Bukuresht Asambleja Plenare e PostEurop “Filatelia është kulturë dhe populli ynë ka nevojë për të” FILATELIA Emoji–gjuha e së ardhmes në pulla të Zvicrës DOSIER Si u mbishkruajtën pullat Shqiptare më 14 shtator 1943 Fituesit e kompeticionit për pullën më të bukur EVROPA 2017 POSTAT HOMOLOGE Tel +355 4 2222 315 email: [email protected] / [email protected] www.postashqiptare.al Kryeredaktore: Emona Mara Adrresa Rr Rreshit Çollaku Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tirane-Albania POST-EXPO - vendi i takimit global për industrinë postare

Upload: others

Post on 01-Jan-2020

21 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin POSTEUROP Botëror të ... · shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë

SUPER ÇMIME- DHURATA -SURPRIZA SUPER ÇMIME- DHURATA -SURPRIZA

AKTIVITETE

Posta Shqiptare, fushatë promocionale

në zyra postare

INTERVISTA

Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin Botëror të UPU-së për Biznesin Postar,

në POST-EXPO

POSTEUROP

Operatorët Postarë Evropianë

takohen në Bukuresht

Asambleja Plenare e PostEurop

“Filatelia është kulturë dhe populli

ynë ka nevojë për të”

FILATELIA

Emoji–gjuha e së ardhmes

në pulla të Zvicrës

DOSIER

Si u mbishkruajtën pullat Shqiptare më

14 shtator 1943

Fituesit e kompeticionit për pullën më të bukur

EVROPA 2017

POSTAT HOMOLOGE

Tel +355 4 2222 315 email: [email protected] / [email protected]

www.postashqiptare.al Kryeredaktore: Emona Mara Adrresa Rr Rreshit ÇollakuKutia postare 100 Kodi postar 1001 Tirane-Albania

POST-EXPO - vendi i takimit global për industrinë postare

Page 2: Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin POSTEUROP Botëror të ... · shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë

2 E premte 06 Tetor 2017POSTIERI

Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin Botëror të UPU-së për Biznesin Postar, në POST-EXPO

Në datat 26 deri më 27 Shtator 2017, një delegacion i kryesuar nga zv. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Entel Agolli mori pjesë në Forumin Botëror të UPU-së për Biznesin Postar, në POST-EXPO e cila është ngjarje kryesore globale për postën, kolipostën dhe biznesin ekspres në botë. Organizimi i këtij eventi ofroi mundësi të rëndësishme për operatorët postarë, kompanitë e transportit si dhe kompanitë e logjistikës, për të diskutuar mbi çështjet aktuale dhe për të formuar marrëdhënie biznesi në shkallë globale. Forumi i këtij viti, u organizua nën tematikën “Të lidhim pikat: ecommerce, teknologjinë dhe rrjetin postar”.Gjatë këtij forumi Drejtori i Përgjithshëm i UPU-së, z.Bishar A.Hussein, tha se teknologjia, është i vetmi faktor që ka ndikuar thellësisht në administratat postare, duhet të shfrytëzohet në avantazh të sektorit.“Në UPU, ne besojmë se kjo mund të realizohet duke përdorur teknologjinë për të adresuar mangësitë në zinxhirët e furnizimit global”, tha Hussein në fjalën e tij të hapjes për pjesëmarrësit e Forumit Botëror të Tregtisë të UPU-së.Z.Bishar A.Hussein shpjegoi gjithashtu se ndërsa futja e internetit ka përshpejtuar zëvendësimin e postës, ka nxitur gjithashtu rritjen e tregtisë elektronike (e-commerce), e cila është një nga mundësitë më të mëdha me të cilat ballafaqohet sektori. Ai vuri në dukje se adaptimi i teknologjisë së Postave do të ishte vendimtar për të siguruar lëvizjen ndërkufitare të objekteve të tregtisë elektronike.“Si një organizatë ndërqeveritare e ngarkuar me zhvillimin e postës në botë, UPU është shumë e shqetësuar me lidhjet midis infrastrukturës fizike dhe asaj dixhitale kombëtare,” tha ai. “ Ne përpiqemi që 192 rrjetet kombëtare të vendeve tona anëtare të veprojnë si një rrjet i vetëm dhe ndryshimet

në teknologji na e lejojnë të bëjmë një gjë të tillë”.Gjatë ditëve të këtij evenimenti, ekspertët udhëheqës dhe aktorët e industrisë, në pesë panele të nivelit të lartë patën mundësinë të diskutonin zgjidhjet më të fundit teknologjike, tendencat e aktorëve të sektorit postar, për të derivuar më tej në maksimum përfitimet e tyre nga e-commerce.Forumi Botëror i Tregtisë Postare, i organizuar nga Unioni Postar, konsiderohet

POST-EXPO - vendi i takimit global për industrinë postare

si një panoramë kryesore e eventit Post-Expo 2017. UPU siguroi qasje ekskluzive për udhëheqësit e industrisë postare nga e gjithë bota, të cilët diskutuan mbi tendencat më të rëndësishme, mundësitë dhe zgjidhjet për të shfrytëzuar teknologjinë dhe për të revolucionarizuar industrinë postare. Përveç kësaj, konferenca u dha mundësi pjesëmarrësve për të dëgjuar shembujt kryesorë të industrisë që paraqitën çështjet kyçe, sfidat dhe mundësitë ,

gjë e cila u realizuar nëpërmjet “LIVE Innovation Showcase” e cila është një platformë ku delegatët patën mundësinë të shihnin demonstrime të teknologjive më të fundit dhe ato që do i përkasin së ardhmes. Gjatë seancave të veçanta u paraqitën zgjidhjet më të fundit si qendra robotike të përpunimit, automjetet autonome të shpërndarjes dhe teknologjitë e ardhshme të inovacionit. POST-EXPO konsiderohet të jetë ekspozita më e madhe

vjetore e biznesit postar dhe biznesit të pakove në botë. Me 100 ekspozues ndërkombëtarë, ekspozita ofroi një mundësi të shkëlqyer për të parë nga afër shërbime, inovacione dhe teknologji të reja që mund të ndihmojnë në transformimin dhe zhvillimin e biznesit të pjesëmarrësve.Me më shumë se 3,500 njerëz nga 90 vende të botës që ndjekin çdo vit këtë ekspozitë, POST-EXPO konsiderohet si vendi i takimit global për industrinë postare.

Page 3: Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin POSTEUROP Botëror të ... · shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë

3E premte 06 Tetor 2017 POSTIERI

Posta Shqiptare, gjatë muajit shtator, ka realizuar fushatën promocionale për promovimin e shërbimeve ‘Pagesa e tarifës studentore për regjistrimin në universitete’, si dhe ‘Shpërndarja e pensioneve në shtëpi’, për t’ju ardhur sa më në ndihmë qytetarëve. Punonjësit e promocionit të Postës Shqiptare, kanë realizuar me sukses promovimin e këtyre shërbimeve në ambientet e zyrave postare ku ofrohen arkëtime dhe ku shpërndahen pensione, në Filialin Tiranë. Gjatë fushatave promocionale klientëve i’u shpërndanë materiale të ndryshme promocionale, të dedikuara për secilin shërbim. Në fushatën promocionale të pagesës së tarifës studentore, studentët janë informuar mbi tarifën e regjistrimit në universitete dhe mundësitë që ofron Posta Shqiptare për ta, si për shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë komunikimit që patën me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare, studentët u njohën me lehtësirat financiare që ofron Posta Shqiptare, krahasuar me bankat e nivelit të dytë. Tarifa e

Posta Shqiptare, fushatë promocionale në zyra postare

Promovimi i shërbimeve “Pagesa e tarifës studentore për regjistrimin në universitete”, si dhe “Shpërndarja e pensioneve në shtëpi”

regjistrimit në zyrat postare kushton vetëm 50 lekë. Ndërsa, për sa i përket fushatës promocionale të shpërndarjes së pensioneve në shtëpi, pensionistët janë informuar mbi ekzistencën

e këtij shërbimi, tarifën e shërbimit e cila kushton 100 lekë si dhe mënyrën e aplikimit. Mjafton që pensionisti të plotësojë një formular tek çdo sportel i Postës Shqiptare i cili

shpërndan pensionet. Pasi plotësohet formulari, ai i përcillet drejtorisë Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Më pas, vjen dokumenti përkatës nga ISSH, dhe nga ana e Postës

Shqiptare përcaktohet një datë në të cilën pensionistit do t’i dërgohet pensioni në shtëpi. Kjo datë ngelet e pandryshuar për çdo muaj. Në rast se pensionisti nuk ndodhet në Shqipëri, ai pensionisti mund të autorizojë një person me anë të një prokure të posaçme për tërheqjen e pensionit të tij. Në këtë mënyrë, duke shprehur respekt të thellë për moshën e tretë, Posta Shqiptare iu vjen në ndihmë veçanërisht atyre pensionistëve, që nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpia për të tërhequr pensionin mujor për shkak të pamundësive shëndetësore, apo arsye të tjera njerëzore. Por, pensioni në shtëpi vjen edhe si lehtësim dhe komoditet për çdo pensionist që kërkon një shërbim të tillë. Nga komunikimi që punonjësit patën me klientët, u vu re që interesi i tyre për të përdorur këtë shërbim ishte i madh. Shumë klientë të rinj shprehën interes që pensionin e tyre ta marrin me anë të shërbimit të shpërndarjes së pensionit në shtëpi. Në këtë mënyrë, atyre ju krijohen shumë lehtësira. Posta Shqiptare garanton që shpërndarja e pensioneve në të gjitha zyrat e shërbimit postar bëhet kundrejt rregullave të qarta që favorizojnë klientin.

Page 4: Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin POSTEUROP Botëror të ... · shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë

4 E premte 06 Tetor 2017POSTIERI

“Filatelia është kulturë dhe populli ynë ka nevojë për të”

Si lindi tek ju pasioni për të koleksionuar pulla, dhe sa ndikim ka pasur në këtë zgjedhje “loja e pullave”?

Unë kam luajtur që në fëmijëri me pulla, sepse ka qenë modë në vitet 1970-1980 dhe aty vura re se më pëlqente shumë të mblidhja pulla të shteteve të ndryshme, pa e kuptuar se një ditë do të quhesha Filatelist.

Cilat janë pullat më interesante në koleksionin tuaj dhe a veçoni ndonjërën si të preferuar?

Koleksioni im i Filatelisë është tashmë shumë i madh dhe është vështirë të veçoj. Megjithatë po ju them se i veçantë është një zarf i vitit 1933 që ka udhëtuar me pullat e mbretërisë, nga Shkodra në Itali (tranzit), pastaj në Gjermani ku ka udhëtuar në Zeppelin dhe ka përfunduar në destinacion në Brazil.

Pulla postare ka lindur që me lindjen e shtetit shqiptar. Sipas jush cila është seria e pullave më e vlerësuar ndër vite?

Është e vërtetë që pulla e parë postare i përket datës 5 maj 1913 dhe është e vlerësuar në të gjitha periudhat sepse ka pasur një tirazh të vogël në krahasim me shtetet e tjera. Por emisioni më i vlerësuar sot është emisioni i tretë, pulla Turke të mbi shtypura me shqiponjë Shqipëria, emision i cili i përket vitit 1913. Pulla 50 piastra kushton 20.000 euro, sepse janë emetuar vetëm 16 copë.

Pse Filatelia shqiptare është sot ndër më të vlerësuarat jashtë kufijve dhe në përfaqësimet më të rëndësishme ndërkombëtare? Cila është ajo vlerë që e diferencon nga Filatelia e shteteve të tjera?

Filatelia jonë është e

Intervista

Intervista me Kryetarin e Shoqatës së Filatelistëve z.Muharrem Gimjani

vlerësuar për disa arsye. I është dhënë gjithmonë rëndësi prodhimit dhe llojeve të emisioneve të tyre, d.m.th tematikave. Pullat tona kanë pasur dhe kanë një tirazh të vogël. Gjithashtu, sistemi që kaluam nuk i dha mundësinë e blerjes së pullave tona të huajve dhe sidomos perëndimit.

Filatelia shqiptare prezantohet vetëm nga koleksionistë të brenda kufijve të Shqipërisë apo edhe nga koleksionistë shqiptarë të trevave të tjera?

Në fakt, pavarësisht se shoqata jonë ka 170 anëtare, përsëri janë shumë pak në krahasim me vende të tjera. Por filatelistët që koleksionojnë pullat e

Shqipërisë janë si brenda vendit dhe jashtë tij.

A gjenden elementë shqiptarë në pullat e huaja? A keni të koleksionuar ndonjë prej tyre?Po, ka pulla që i përkasin filatelisë Kineze, USA, Ruse, Kosovare dhe Maqedonase. Natyrisht që këto seri pullash i kam edhe në koleksionin tim.

Sa ju vjen në ndihmë Posta Shqiptare në realizimin e punës tuaj dhe si i vlerësoni marrëdhëniet e Shoqatës tuaj me institucionin tonë?

Ne jemi të kënaqur nga bashkëpunimi me Postën Shqiptare. Pa ndihmën e saj ne nuk do të bënim dot përpara, qoftë moralisht

ashtu edhe financiarisht. Posta Shqiptare prodhoi stenda filatelike vetëm që ne të prezantojmë koleksionet tona në ekspozita Kombëtare. Po ashtu na ka mbështetur në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta si: Konkursin Balkanfila 2016, në botimin e librit Historia e Filatelisë Shqiptare të autorit Thimi Nika, etj.

A promovohet sa duhet Filatelia në Shqipëri dhe cili është roli i Postës Shqiptare në këtë drejtim?

Ne jemi të kënaqur nga bashkëpunimi me Postën Shqiptare, dhe sigurisht që kjo e fundit luan një rol të rëndësishëm në promovimin e filatelisë, nëpërmjet aktiviteteve që

kemi realizuar së bashku. Ndër këto aktivitetet mund të përmend; Konkursin Balkanfila 2016, 70-vjetori i Klubit të Parë Filatelik në Shkodër, aktiviteti për 100- vjetorin e emetimit të pullës së Krahinës Autonome të Korçës etj.

Si e vlerësoni konkursin e Balkanfila 2016, dhe sa shpesh mendoni se duhet të organizohen aktivitete të tilla?

Ekspozita Balkanfila 2016, ishte kulmi që arriti Filatelia Shqiptare. Qoftë Posta Shqiptare dhe qoftë Shoqata jonë, por në fund të fundit i gjithë shteti ynë, ja vlen të krenohet me këtë arritje. Kjo ekspozitë bën të mendohen sot shtetet e ballkanit, sepse nuk po vendosin akoma, për Balkanfila 2018. Po shfrytëzoj rastin që të falënderoj edhe njëherë Postën Shqiptare për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm.

Përse duhet të koleksionojmë pulla?

Pulla Postare ashtu si stema, flamuri, monedha është ndër elementët më të rëndësishëm për të ruajtur identitetin e një komb-shteti. Po ashtu çdo pullë postare është një aset i vyer qoftë për historinë apo dhe për kulturën kombëtare të vendit. Për këto arsye mendoj që duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje ruajtjes së vlerës së saj dhe kultivimin e kësaj vlere tek brezat e rinj. Edukimit të fëmijëve duhet t’u shtohet edhe njohja mbi pullat postare dhe rëndësia e tyre. Mendimi im dhe i koleksionistëve të tjerë është se Filatelia është kulturë dhe populli ynë ka nevojë për të.

Page 5: Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin POSTEUROP Botëror të ... · shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë

5E premte 06 Tetor 2017 POSTIERI

Industria postare evropiane ka pësuar ndryshime thelbësore gjatë dy dekadave të fundit me rënien e postës së letrës dhe rritjen e dërgimit të kolipostës, si rezultat i tregtisë elektronike (e-commerce).Operatorët postarë, janë të vetëdijshëm për impaktin që mund të ketë në organizimin e biznesit të tyre përfshirja e teknologjive evoluese dhe inovacioneve të reja. Që nga zhvendosja drejt transportit ekologjik, makinave klasifikuese të avancuara, e deri tek aplikacionet e lëvizshme postare, të gjitha këto zhvillime të reja mund t’i ndihmojnë operatorët postarë të përmirësojnë cilësinë operacionale dhe t`u shërbejnë më mirë klientëve.Këtë vit, Posta e Rumanisë , Operatori Kombëtar Postar i Rumanisë, priti Asamblenë Plenare të Post Europës, e cila u zhvillua në Bukuresht. Ky event tre-ditor mblodhi së bashku mbi 52 Operatorë Postarë Evropianë, Drejtuesit e Lartë ekzekutivë të tyre, si dhe personalitete të tjera nga Unioni Postar Botëror (UPU). Ky event u zhvillua në datat 27-29 Shtator 2017 dhe mblodhi së bashku 150 përfaqësues të administratave postare evropiane, ku Posta Shqiptare u përfaqësua nga Z. Dritan Monka- Drejtori i Shërbimit Postar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare dhe z. Tafil Halila Drejtor i Filalialit të Qendrës Tranzit .“Kjo Asamble këtë vit u zhvillua në një kohë

Përfaqësues nga Posta Shqiptare sh.a marrin pjesë në Asamblenë Plenare

të Post EuropësOperatorët Postarë Evropianë takohen në Bukuresht.

Asambleja Plenare e PostEurop

vendimtare për industrinë postare, kur teknologjia moderne mbizotëron shumicën e tregjeve tona tradicionale. Operatorët postarë vazhdojnë të përtërijnë industrinë, duke diversifikuar produktet e tyre për t’iu përshtatur kërkesave të reja të mjedisit të biznesit “- tha Jean-Paul Forceville, Kryetar i Bordit Drejtues të Post Europ.Një nga të ftuarit më të rëndësishëm në këtë aktivitet, ishte Drejtori i Përgjithshëm i UPU-së, Z. Bishar A. Hussein, i cili vitin e shkuar mori edhe mandatin e dytë për drejtimin e Byrosë Ndërkombëtare të Bashkimit Postar Botëror.Gjatë fjalës së tij z. Bishar A. Hussein tha: “Duke filluar nga viti 2004, Rumania është përfaqësuar si në Këshillin e Administrimit të UPU-së, ashtu edhe në Këshillin Operacional

Postar dhe ka pasur një kontribut të shkëlqyeshëm në aktivitetin strategjik të Unionit, duke punuar në marrëveshje të plotë me shtetet e tjera anëtare, për zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë dixhitale ndërkombëtare dhe rregulloreve postare. Përfitoj nga rasti që Rumania organizon Asamblenë Plenare të Post-Europës 2017, për të falënderuar qeverinë rumune dhe Postën Rumune për gjithë mbështetjen që kanë ofruar në të gjitha punët dhe përpjekjet e UPU-së. Temat e diskutimit janë zgjedhur me zell, sepse besojmë se Posta është një industri e fuqishme, ajo ka me miliona të punësuar, që mund të kontribuojnë shumë në zhvillimin ekonomik e shoqëror të kombeve “.Gjithashtu, z.Rares Stanciu,

Drejtor i Përgjithshëm i Postës Rumune, tha: “Unë do të doja të falënderoja vendet anëtare dhe të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm këtu për mbështetjen e tyre për ta bërë këtë ngjarje një sukses. Është një nder i madh mbajtja e Asamblesë Plenare të Postë-Europës 2017 nga Posta Rumune. Është hera e tretë që Posta Rumune ka këtë përgjegjësi dhe pritet që kjo ngjarje do të luajë një rol kyç në fuqizimin dhe lehtësimin e Postës në rritjen e rolit të saj global. Unë jam i bindur se kontakti i drejtpërdrejtë me anëtarët e tjerë të PostEurop do të lehtësojë mundësitë e krijimit të partneriteteve rajonale shumëpalëshe përmes angazhimit strategjik, si dhe do të ndihmojë Postën Rumune të përmirësojë marrëdhëniet

e saj ekzistuese. Në këtë moment, strategjia e Postës Rumune është pozicionimi i mirë në evolucionin e industrisë postare”.Gjatë ditëve të organizimit të Asamblesë Plenare u shqyrtuan dhe u diskutuan tematika me shumë rëndësi për administratat Postare dhe për vetë Post Europ si: Raport Progresi i vitit 2017 i Post Europ, Plani i Bisnesit për 2018, Rezultatet Financiare të vitit 2016 dhe Raporti i Auditit, Performanca financiare 2017, etj.Në fund të kësaj Asambleje të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë dhe tematika që kishin të bënin me bashkëpunimin ndërmjet administratave postare anëtare të Post Europ dhe praktikat më të mira të tyre.

Page 6: Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin POSTEUROP Botëror të ... · shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë

6 E premte 06 Tetor 2017POSTIERI

Shpërndarja e pensionit në shtëpitë tuaja vetëm për 100 lekë

Për ju pensionistë !

Page 7: Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin POSTEUROP Botëror të ... · shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë

7E premte 06 Tetor 2017 POSTIERI

Page 8: Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin POSTEUROP Botëror të ... · shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë

8 E premte 06 Tetor 2017POSTIERI

Letra vs E-mail

Shumëllojshmëria e kësaj pullë nuk njeh kufij. Kushdo që e shikon atë, sheh veten. Por kjo nuk është veçoria e vetme e këtij projekti të jashtëzakonshëm.Pulla selfie lindi në sajë të një bashkëpunimi ndërmjet Postës Zvicerane dhe studentëve që përfundojnë kursin e konsolidimit në komunikimin vizual në Universitetin e Arteve në Zyrih. Studentët në moshë mesatare 22 vjeçare, u njoftuan nga udhëheqësit e projektit në lidhje me temën e kursit “Letra vs e-mail”. Procesi i dizenjimit u mbikëqyr nga pedagogët e universitetit. Dizajni fitues nga dhjetë aplikimet më të mira të zgjedhura u realizua nga Nicole Jara Vizcardo. Koncepti i dizenjueses së re, tregoi se si rritja e postës elektronike ka bërë që letrat të dixhitalizohen. Ajo u frymëzua nga kjo temë dhe mendoi se si mund të transferonte diçka tipike nga bota dixhitale në stendat e një pullë postare. Një vetë-portret selfie realizuar në një moment të caktuar dhe transmetuar në mënyrë elektronike, shfaqet si forma më bindëse. Duke pasqyruar ”zeitgeist” apo gjendjen emocionale në një periudhë të caktuar, ajo është fjalë për fjalë një reflektim i vërtetë i shoqërisë sonë. Për prodhimin e kësaj pulle të pazakontë është përdorur argjend l m. Tabaku i këtij emetimi përbëhet nga 20 pulla të veçanta të cilat formojnë një tabletë që ndikon në shpërfaqjen e simbolit të përkryer të simbiozës ndërmjet realitetit dixhital dhe atij analog.

Pilotët veteranë, pullat më të rralla të Kanadasë zhduken në det

Ka pasur shumë diskutime për avionët e përdorur në vitin 1927. Sipas dëshmive të asaj kohe, një fabrikë birre furnizoi një avion Stinson të quajtur “Sir John Carling”, dhe e pajisi atë me të gjitha pajisjet më të mira të reja për të mbështetur një fluturim tejet të gjatë. Komiteti i tyre zgjodhi dy pilotë veteranë të Luftës së Dytë Botërore Kapiten Terrence B. Tully dhe James V. Medcalf nga Ontario për të bërë këtë udhëtim. Tully dhe Medcalf u ngritën më 6 shtator 1927, por avioni në të cilin ata udhëtonin u zhduk mbi Atlantik. Asnjë shenjë e tyre nuk u gjet kurrë. Fabrika e birrës Carling dha çmimin prej 25,000 dollarë për familjet e pilotëve, dhe përpjekja e dështuar për të vënë në qendër të vëmendjes aviacionin kanadez u bë një kujtim i largët për shumicën e njerëzve, përveç koleksionuesve të pullave. Për të memorizuar këtë event, ishte përgatitur që më parë një sasi pullash të veçanta. Nga ky emision u printuan vetëm 100 pulla, shumica e të cilave humbën në “Sir John Carling” kur ai u zhduk. Vetëm një pjesë e vogël mbijetoi në disa paketa që ishin dorëzuar në Harbour Grace gjatë furnizimit me karburant. Si e tillë, pulla përkujtimore e realizuar për fluturimin Tully dhe Medcalf,është bërë pulla më e rrallë në historinë kanadeze. Njëra prej tyre u shit në ankand për 126,000 $. Provat origjinale për këtë emetim u mbajtën nga reporter i famshëm i Londrës, Art Carty, i cili gjithashtu mbikëqyrte publicitetin për fluturimet e në vitin 2009. Kjo pullë u shit në ankand për 10,000 dollarë.

Emoji–gjuha e së ardhmes në pulla të Zvicrës

Siç dihet nga të gjithë, në ditët e sotme ekzistojnë karaktere të quajtura Emoji, të cilat kanë zëvendësuar fjalët dhe kanë përshkruar gjendjen tonë shpirtërore teksa dërgojmë mesazhe. Një emoji flet më shumë se fjalët, dhe mund të shprehë në përpikëri atë që e keni në mendje dhe shpirt. Me emetimin e dy pullave “gazmore” nën tematiken Emoji, Posta Zvicerane ka dashur të krijojë një urë midis botës dixhitale dhe asaj fizike. Termi Emoji e ka prejardhjen nga fjalët Japoneze “fotografi” dhe “karakter”, ndërsa ikonat janë krijuar fillimisht në vitin 1998 nga disenjatori Shigetaka Kurita pasi ai u autorizua nga një kompani celulare për ti krijuar ato.

Pulla nga Xhamajka,1956

Pulla me vlerë 1 £ e emetuar gjatë mbretërimit të Mbretit Xhorxh VI tregon Rritjen e Duhanit dhe krijimin e Purove. Pulla e parë prej 1 £ për Mbretëreshën Elizabeta II duhej të ishte në të njëjtin dizajn dhe ngjyrë, por nuk dihet pse kjo pullë u “braktis” pasi u printua.Gjithashtu në këtë pullë paraqitet dhe portreti i Mbretëreshës dhe në ditët e sotme ekzistojnë vetëm shtatë pulla të tilla. Kjo është arsyeja që ky emision filatelik klasifikohet në atë të pullave të rralla.

Page 9: Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin POSTEUROP Botëror të ... · shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë

9E premte 06 Tetor 2017 POSTIERI

Posta Turke dhe Posta e Finlandës, fituesit kryesorë të kompeticionit për pullën më të bukur, EVROPA 2017

PostEurop është krenare të shpallë fituesit e kompeticionit

për pullën më të bukur EVROPA 2017. Fituesit janë përcaktuar në dy kategori, sipas votimit on line të publikut dhe sipas grupit të ekspertëve të PostEurop. Fituesit, sipas votimit të publikut, janë :Posta e Turqisë- Post PTT (Medalja e artë), Posta e Polonisë- Poczta Polska (Medalja e argjendtë) dhe Posta e Moldavisë - Posta Moldovei (Medalja e Bronztë).Fituesit, sipas grupit të ekspertëve, janë :Posta e Finlandës- Posti Group (Medalja e artë), Posta Italiane dhe Posta e Alandit - Poste Italiane & Aland Post (Medalja e argjendtë) dhePosta e Lihtenshteinit - Lihtenshtajn Post (Medalja e Bronztë).Kjo është pulla fituese e

Posta e Mbretërisë së Bashkuar teston kamionët e parë elektrikë për shpërndarje

Posta e Mbretërisë së Bashkuar (Royal Mail) ka njoftuar se, që nga data 23 gusht 2017, ka filluar të testojë për shpërndarje të objekteve postare nëntë automjete komerciale elektrike. Këto automjete ajo po i provon në partneritet me Kompaninë Arrival, zhvilluesin e teknologjisë automobilistike në Mbretërinë e Bashkuar. Provat do të zhvillohen në magazinat e Postës së Mbretërisë së Bashkuar në Mount Pleasant në Londër. Aty do të testohen kamionë 3.5, 6 dhe 7.5 ton për të transportuar dhe shpërndarë pakot nga qendra për në qytetet dhe drejt zonave përreth. Këto automjete të reja kanë ngjyrë të kuqe dhe do të jenë të parat që do të prodhohen në fabrikën e re të kompanisë Arrival. Kjo fabrikë

automjetesh ze një sipërfaqe prej 110`000ft² dhe ndodhet në Banbury, Oxfordshire.Kombinimi i materialeve të përbërë, ultra të lehtë, me pajisjet e ndërtuara me porosi, përfshirë këtu edhe elektronikën e fuqishme dhe motorët, i ka dhënë mundësinë prodhuesit të zvogëlojë shpenzimet operuese me më shumë se 50%, krahasuar kjo me automjetet me motorë

tradicional me naftë, që përdoren për shpërndarje. Kompania Arrival nga ana e saj, gjithashtu pretendon se kamionët e prodhuar prej saj, mund të përshtaten në mënyrë të tillë, që mund të punojnë lehtësisht në mënyrë të pavarur, në rast se do të ishte e nevojshme.Kamionët për furnizimet e brendshme në qytet, janë opti mizuar në mënyrë të tillë që

vendit të parë sipas votimit on line, e emetuar nga Posta e Turqisë, e cila tregon “Kështjellën e Karsit në Turqi”.

Ndërsa, më poshtë, është pulla fituese e shpallur nga Grupi i ekspertëve, që studioi të gjitha pullat konkurruese me temë “Kështjella”. Për zgjedhjen e fituesit, doli e nevojshme të zhvillohen edhe dy raunde balotazhi, ndërmjet dy bashkëkryetarëve të grupit, Dr. Botond Szebeny dhe Dr. Guy Coutant, të cilët me krenari i dorëzuan fituesit, çmimin e Jurisë për pullën EVROPA 2017. Pulla fituese e çmimit te jurisë, ofron një këndvështrim të ri të tematikës për kështjellat e krijuara.Në edicionin e këtij viti, u shënua një numër rekord prej 58 hyrjesh, të cilat u prezantuan me temën “Kështjella”.Juria e këtij viti përbëhej nga një grup ekspertësh .

“Është me të vërtetë mbresëlënëse të shohim se kemi hyrje kaq të mira që përfaqësojnë aq mirë këto simbole madhështore të historisë dhe trashëgimisë sonë evropiane. Kjo iniciativë është provuar të jetë një ushtrim i vlefshëm dhe ne jemi mirënjohës për kohën dhe përpjekjet që secili anëtar i jurisë ka ndërmarrë, për të qenë pjesë e procesit të gjykimit. Përtej kësaj, ishte kënaqësi të takoheshim pas një ndërprerjeje një

vjeçare, si rezultat i motivit të përbashkët “Mendo gjelbër”, që shënon edhe 60 vjetorin e Pullave EUROPA “, komenton Z. Botond Szebeny, Sekretar i Përgjithshëm i PostEurop. Çmimet për konkursin e jurisë 2017 u dërguan në komunitetin postar filatelik të shtunën, më 16 shtator 2017, në Sallën e famshme të qytetit të Brukselit, gjatë ceremonisë së çmimit të madh filatelik belg, ku u mblodhën filatelistë dhe personalitete nga e gjithë

Evropa. Këtë vit, për herë të parë në historinë e konkursit, ka pasur një lidhje për vendin e dytë, i cili shkoi si tek Posta Italiane ashtu edhe te ajo e Alandit, duke pasur Postën e Lihtenshteinit si fituese të vendit të tretë në garën për çmimin e jurisë EUROPA.Pulla EVROPAQë nga viti 1956, pullat EVROPA kanë qenë simbol i dëshirës së Evropës për një integrim dhe bashkëpunim më të ngushtë. Këto pulla speciale, lëshohen nga administratat evropiane të postës dhe mbajnë logon EUROPA, si një markë e regjistruar tregtare e PostEurop. Që nga viti 1993, PostEurop ka qenë organizata përgjegjëse për lëshimin e pullave EUROPA dhe çdo vit, ekspertët e filatelisë, në kuadër të grupit të punës të Filatelisë, organizojnë kompeticionin midis iniciativave të tjera filatelike.

duke përdorur një bateri të sofistikuar, emetimi i tyre është zero deri në 100 milje. Këta kamionë, gjithashtu, përputhen me standardin e drejtpërdrejtë dhe vizionin e krye bashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, për kamionët në qytet, duke i bërë rrugët më të sigurta për këmbësorët dhe çiklistët. Paul Gatti, Drejtor Menaxhues i Flotës së Postës së Mbretërisë së Bashkuar, tha: “Royal Mail është e kënaqur nga bashkëpunimi me Kompaninë Arrival, që është një pionier i provave të automjeteve të mëdha elektrike. Ne, do t’i vëmë në lëvizje këto automjete gjatë muajve të ardhshëm, për të parë se si përballen ato me kërkesat e grumbullimit të postës në vendet tona më të largëta. Ai tha: “Ne kemi provuar

kamionë elektrik edhe më parë, por jo të këtij lloji projektimi të ri. Ne shpresojmë që të shohim se cilat janë përfitimet shtesë që ato mund të sjellin në flotën tonë ekzistuese, e cila ka aktualisht rreth 49.000 automjete “.Denis Sverdlov, Drejtor i Përgjithshëm i Kompanisë Arrival, tha: “Ne jemi të kënaqur që bashkëpunojmë me Postën e Mbretërisë së Bashkuar, duke vënë në përdorim makinat tona elektrike. Qytetet si Londra, do të përfitojnë jashtëzakonisht nga kalimi në automjetet me energji elektrike, për sa i përket ndotjes dhe zhurmës. Më i rëndësishëm është fakti që, çmimi është i njëjtë me kamionët me naftë, duke kapërcyer kështu pengesën kryesore për të kaluar në ata elektrike “.

Page 10: Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin POSTEUROP Botëror të ... · shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë

10 E premte 06 Tetor 2017POSTIERI

Dosier Si u mbishkruajtën pullat 14

shtator 1943

Pullat të cilat kërkohen me shumë nga filatelistët janë seritë

e mbishtypura me gabime dhe ndër to në koleksionin filatelik shqiptar është dhe emisioni i muajit shtator 1943. Ky emision u emetua në një periudhë lufte kur Shqipëria kalonte nga Italia fashiste tek Gjermania naziste. Në datën 8 shtator 1943, Italia pranoi humbjen dhe nënshkroi kapitullimin pa kushte. Akti i kapitullimit bëri që, menjëherë pas tij, të ndërpriste veprimtarinë e saj edhe posta ushtarake italiane në vendin tonë. Në datën 9 shtator 1943 Shqipëria u pushtua nga forca të Korparmatës II Tankiste gjermane. Me ndihmën e gjermanëve u krijua një qeveri shqiptare pro-gjermane, e cila duhej të kujdesej për ruajtjen e rregullit dhe qetësisë në vend. Po ashtu, ajo duhej të siguronte krahët e dy divizioneve gjermane nga sulmet partizane. Emisioni i 14 shtatorit 1943 erdhi në këtë kohë si nevojë e ndryshimeve politike të pushtimit. Italia aleatja e boshtit kishte kapitulluar dhe lindi nevoja urgjente për pulla të reja që pasqyronin këtë realitet të ri në korrespondencën zyrtare. Duke mos dashur që të bënin shpenzime të pa nevojshme dhe duke parë dhe sasitë që ishin gjendje

gjermanët urdhëruan Asamblesë Kushtetuese, që përligji shtetin kuisling shqiptar të merrte masa të menjëhershme. Kështu për njëzet ditë u vendos sursazhimi i pullave “14 Shtator 1943”. Vendimi për emisionin e 14 shtatorit 1943 përkon me datën e mbajtjes së mbledhjes së Asamblesë Kushtetuese, që përligji shtetin kuisling

shqiptar. Kështu tre javë pas pushtimit u mor vendimi i datës 28-9-1943, Nr. 127, ku Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm, nën Kryesinë e z. Ibrabim Biçakçiu, dhe anëtareve, z.Bedri Pejani, z.Xhafer Deva, z.Vehbi Frashëri, z.Mihal Zallari dhe Eqrem Telhaj, diskutuan çështjen e sursazhimit të pullave postare në lidhje me ndryshimin e gjendjes

politike në Shqipëri. Komiteti vendosi që pullat postare të sursazhoheshin me mbishkrimin “14 Shtator 1943”. Ky mbishkrim ishte për pullat blu, jeshile, boje kafe në bazë të kuqe dhe për pullat e kuqe në baze kafe të errët.Vendimi iu drejtua më pas Ministrisë së Punëve Botore të kohës për veprim sa më të shpejtë. Seria përbëhej nga

14 pulla të viteve 1939-1940, nga të cilat 13 vlefta ordinere dhe 1 ekspres, të mbishtypura me “14 shtator 1943”. Seria e pullave me mbishkrimin “14 Shtator 1943” u vu në qarkullim në datën 18 shtator 1943 në postën e Tiranës, por pa kaluar dy ditë u urdhërua bllokimi i saj, pasi ishin konstatuar rreth 23 gabime në mbishtypje në 153 vlefta. Në disa raste, viti 1943 ishte bërë 1643, 1944 ose 1948. Këto gabime, siç del nga dokumentacioni i kohës, u bënë qëllimisht. Korrigjimi i tyre nuk u bë i plotë. Nga të dhënat zyrtare tirazhi ishte 23 000 seri komplete. Njëkohësisht u sursazhuan dhe kartë postaret e vleftës 5 qindarka. Seritë u shtypën me gabime arrinin sasinë e 11 000 serive, nga të cilat vetëm 6 000 u pastruan nga gabimet e vitit “1943”. Katalogu e mirënjohur Michel njeh 12 prej këtyre gabimeve. Për emisionin e “14 shtatorit 1943” janë bërë jo pak studime. Në to një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe konfirmimit të ditës së parë të përdorimit në postë. Si e tillë është pranuar data 23 tetor 1943, e miratuar kjo edhe nga UPU-ja, që është njëherësh edhe dita kur në sportelin e postës së Tiranës emisioni doli përsëri në shitje me mbishkrimin “14 Shtator 1943”.

Page 11: Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin POSTEUROP Botëror të ... · shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë

11E premte 06 Tetor 2017 POSTIERI

Filiali Qendra Tranzit është një ndër filialet më të rëndësishme

të Postës Shqiptare, sepse aty realizohen procedurat kryesore postare. Filiali Tranzit ka në përbërjen e tij disa sektorë, të cilët merren me përpunimin dhe transportimin e objekteve postare, si dhe me menaxhimin e burimeve ekonomike dhe njerëzore të vetë filialit. Ndër sektorët më të rëndësishëm të këtij filiali, është sektori Tranzit, që ka në përbërjen e tij shtatë nën sektorë, të cilët kanë specifika dhe anë teknike të ndryshme si në hapjen, përpunimin, formimin e dërgesave postare dhe dërgimin e tyre. Puna e këtij sektori është fokusuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve, si në pranimin, hapjen, përpunimin dhe vijimin e dërgesave postare, nga shtetet e huaja për në Shqipëri dhe anasjelltas, si dhe nga Tirana nëpër qytete dhe anasjelltas. Gazeta Postieri, në këtë numër i ka kushtuar një hapësirë të veçantë njërit prej proceseve më të rëndësishme që kryhet në sektorin Tranzit, atij të përpunimit të objekteve postare.Në këtë sektor, grumbullohen të gjitha objektet postare të postës së jashtme mbërritje dhe

Një ditë pune në Filialin Tranzit…

Përkushtimi dhe korrektësia ndaj klientëve, prioritet i Postës Shqiptare

nisje, si dhe të postës së brendshme. Pas grumbullimit të objekteve, punonjësit i hapin thasët dhe fillojnë me procesin e përpunimit të objekteve postare, duke i klasifikuar sipas llojit të dërgesave ( kolipostë, pako e thjeshtë dhe letër), llojit të shërbimit të përdorur ( EMS, rekomande, dërgesë e thjeshtë), peshën e objektit (gr, kg) dhe destinacionin e objektit.Për sa i përket destinacionit, për pakot që vijnë nga jashtë, ato ndahen sipas qyteteve dhe adresave ku do të shpërndahen. Ndërsa, pakot të cilat nisen nga Shqipëria, ndahen sipas shteteve ku do të mbërrijnë. Gjatë fazës së përpunimit,

hidhen në sistem të dhënat specifike për të gjitha objektet postare, ku përfshihen emri dhe mbiemri i dërguesit, emri dhe mbiemri i marrësit, adresa e mbërritjes, lloji i shërbimit, dhe destinacioni. E njëjta procedurë ndiqet si për postën e jashtme nisje-mbërritje, ashtu edhe për postën e brendshme.Ndërsa, për sa ju përket parregullsive në dërgesa, mbahen proces-verbalet përkatëse nga punonjësit. Njëkohësisht mbahen korrespodenca me administratat e shteteve nga të cilat merren dërgesa postare, për problemet e konstatuara nëpërmjet buletineve të verifikimit.Gjithashtu, për çdo

parregullsi të kryer nga zyrat postare, në drejtim të respektimit të rregullores së shërbimit universal postar dhe cilësisë së shërbimit, nga ana zyrës së postës së jashtme nisje, janë mbajtur vëzhgimet përkatëse, janë plotësuar mangësitë dhe janë vijuar objektet me qëllim mos cenimin e cilësisë së shërbimit.Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe objekteve postare që kanë si destinacion shtetin e Kosovës. Në këtë rast, Shqipëria shërben si vend transit i këtyre objekteve, dhe përpunimi i tyre kryhet nga zyrat e përpunimit të këtij sektori, ku pasi hidhen të dhënat në sistem, objektet

nisen drejt Kosovë.Në këtë sektor, punonjësit janë të përkushtuar ndaj punës, dhe punojnë me cilësi, si në drejtim të zbatimit të rregullores të shërbimit postar, ashtu dhe në drejtim të zbatimit të rregullave dhe të detyrave që ka çdo komision sipas vendeve të punës.Një nga punonjësit e këtij sektori, Genci Nurçellari na rrëfeu rreth eksperiencës së tij, përkushtimin ndaj orëve të gjata në punë, volumit të punës si dhe përgjegjësisë që duhet të tregohet ndaj objektit postar. Ndërsa Rozeta Roshi, një tjetër punonjëse e këtij sektori, rrëfeu që puna shpeshherë ka ngarkesë edhe problematika nga më të ndryshmet, si për shembull volumi shumë i madh i pakove, sidomos në periudhe festash apo ditësh të caktuara, si dhe fakti që ndonjëherë pakot mund të vijnë të dëmtuara. Në raste të tilla pakot i nënshtrohen një ambalazhimi të ri dhe klienti e merr atë në gjendje e duhur fizike. Theksojmë që pavarësisht këtyre problematikave të punës, Sektori Tranzit i Postës Shqiptare, ka përkushtimin maksimal për t’i shërbyer me cilësi dhe korrektësi klientëve të saj.

Page 12: Posta Shqiptare merr pjesë në Forumin POSTEUROP Botëror të ... · shembull: Praktika arsimore dhe intership-e të ndryshme në varësi të fakultetit që do mbarojnë. Gjatë

12 E premte 06 Tetor 2017POSTIERI

Mesatarisht 800 persona në ditë vizitojnë zyrat postare qëndrore!

Kontaktoni Posten Shqiptare

Kujdesi Ndaj Klientit

Nga e Hëna në të Enjte nga ora 08:00 – 16:30 dhe të Premten nga ora 08:00 -14:00Tel: 0682044727 / 0682044707

e-mail: [email protected]

Tel: +355 4 2222 315 (Centrali i Drejtorise së Pergjithshme)www.postashqiptare.al

Emona Mara – Kryeredaktore Stafi: Venetike Merkaj Emilian Tashi Rezarta Dobrovoda Grisilda Lami Besnik Anxhaku Enkela Memaçi