pËr njË jetË tË pavarur - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj,...

38
PËR NJË JETË TË PAVARUR KURSE TRAJNIMI DHE AKTIVITETE INTEGRUESE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË SHIKIM Nëntor 2012

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 1

PËR NJË JETË TË PAVARUR

KURSE TRAJNIMI DHE AKTIVITETE INTEGRUESE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË SHIKIM

Nëntor 2012

Page 2: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 2 Faqe 3

KURSE TRAJNIMI DHE AKTIVITETE INTEGRUESE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË SHIKIM

TË ORFUARA NGA:

QENDRA KOMBËTARE E REHABILITIMIT TË TË VERBËRVE (QKRV)

NË BASHKËPUNIM ME:

SHOQATËN E TË VERBËRVE TË SHQIPËRISË (SHVSH)

Punoi: Erjola CullufeDepartamenti “Për Autonomi, Integrim dhe Akses në informacion”

Nëntor 2012

Page 3: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 4 Faqe 5

Hyrje: Në këtë përmbledhje do të keni mundësinë të njiheni me të gjitha kurset e trajnimit dhe aktivitetet integruese social – kulturore që Departamenti “Për Autonomi dhe Integrim” pranë Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të verbërve (QKRV), realizon çdo vit në shërbim të personave të verbër në vendin tonë.

Ky material është mjaft i dobishëm për të gjithë individët e verbër dhe familjarët e tyre të cilët janë të interesuar të kenë infomacion mbi atë ç’ka ofrohet nga QKRV në funksion të integrimit, zhvillimit të aftësive të përditshme dhe socializimit të tyre.

Për më tepër, lexuesit e kësaj përmbledhje do të njihen gjerësisht me qëllimet, objektivat mënyrën e realizimit të kurseve të trajnimit dhe aktiviteteve të zhvilluara nga QKRV ndër vite. Kjo ka për qëllim pasyrimin e punës që zhvillohet nga Departamenti “Për Autonomi Integrim dhe Akses në informacion” në QKRV dhe nxitjen e komunitetit të individëve të verbër për tu angazhuar dhe përfshirë më tepër në këto aktivitete.

Page 4: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 6 Faqe 7

Rreth QKRV: Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të verbërve, është përcaktuar si institucion i posa-çëm dhe i specializuar për ofrimin e shërbimeve të veçanta për të verbërit në bazë të Ven-dimit të Këshillit të Ministrave Nr.643, datë 30.09.2004, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr.277, datë 16.06.1997, Për përfitimin nga statusi i të Verbërit“. Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve është person juridik, i regjistruar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr.2460, datë 29.06.2001.

Misjoni: - Ofrimi i shërbimeve për rehabilitimin dhe integrimin e personave me aftësi të ku-

fizuar në shikim.

- Realizimi i aksesit në formimin dhe edukimin e qytetarit të verbër në nivel kom-bëtar.

Rreth Departamentit “Për autonomi integrim dhe akses në informacion” Ky department është një ndër departamentet e QKRV që aktualisht operojn në disa drejtime me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e individit të verbër si në: arsim, edukim, punësim, akses në informacion, trajnim profesional, gjithëpërfshirje, integrim, social-izim etj.

Ky department ofron: • Kurse trajnimi për mësimin e brailit, përdorimin e pajisjeve tifloteknike, mësimin e kompjuterit dhe pajisjeve të zyrës, mësimin e gjuhëve të huaja, menaxhimin e mik-roambientit dhe makroambientit, kurse për orjentimin dhe lëvizshmërinë, kurse fizioter-apie etj.

• Aktivitete kulturore e sportive për individët e verbër por shpesh edhe të integruara.

• Aktivitete socializuese dhe informuese që përfshijnë edhe moshat e treta.

• Administrimi dhe realizimi në kohë i të gjitha kërkesave individuale të qytetarëve të verbër për informacion të aksesueshëm në formatet: audio, brail, shkrim i zmadhuar. (kryesisht për, nxënësit, studentët dhe të punësuarit e verbër me rregjistrimin në audio dhe printim në brail të të gjithë teksteve shkollore/universitare dhe materialeve për të pu-nësuarit, që i ndihmojnë për mbarëvajtjen sa më të mirë të proçesit mësimor dhe punës)

• Shërbim korrekt, bashkëpunim dhe mbështetje në çdo kohë për çdo individ të in-teresuar

Përfituesit:

-Të gjitha grupmoshat me aftësi të kufizuar në shikim dhe familjarët e tyre të interesuar për shërbimet që ofron departamenti, kudo ku ata ndodhen në bashkëpunim me degët në rrethe të Shoqatës e të Verbërve të Shqipërise.

Falenderime:

Falenderojmë Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë dhe stafit të saj në degë në të gjitha rrethet e Shqipërisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të tyre për or-ganizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kudo ku ato janë zhvilluar.

Një falenderim i veçantë i drejtohet të gjithë individëve të verbër dhe familjarëve të tyre që besojnë në profesionalizmin dhe punën e stafit të QKRV për ofrimin e shërbimeve cilësore në dobi të përmirësimit të jetës të tyre.

Gjithashtu falenderojmë për përkushtimin dhe seriozitetin e punës së tyre instruktorët dhe trajnuesit që kanë bashkëpunuar me ne gjatë këtyre viteve dhe kanë marrë përsipër zhvillimin me efikasitet të aktiviteteve dhe trajnimeve për individët e verbër.

Sikundër do të njiheni në vijim të materialit, një pjesë e aktiviteteve janë zhvilluar në bashkëpunim me donatorë të cilët i falenderojmë për ndjeshmërinë dhe mbështetjen që na kanë dhënë me qëllim integrimin dhe gjithëpërfshirjen e komunitetit të personave të verbër, si dhe për besimin që i kanë dhënë institucionit tonë për realizimin e tyre.

Falenderojmë gjithashtu mediat, elektronike dhe të shkruara në nivel lokal e kom-bëtar të cilat kanë mundësuar pasqyrimin e aktiviteteve që QKRV organizon me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi vlerat, kapacitetet reale dhe arritjet e personave të verbër në cdo drejtim.

Page 5: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 8 Faqe 9

LLOJET E KURSEVE TË FORMIMIT PROFESIONAL

1. Kursi special i kompjuterit. ......................................................... 10

II. Kursi i trajnimit për mësimin e sistemit brail.…....................... 19

III. Kursi „Gjuha angleze për ne“ .....................................................28

KURSE TRAJNIMI PËR ORJENTIM DHE REHABILITIM

I. Kursi i trajnimit: “Manaxhimi i mikroambjentit dhe

gatimit për personat e verbër”………….........................................36

II. “12 Ditë ndryshe” …………..........................................................42

III. Kurs fizioterapie………………….................................................47

AKTIVITETE KULTURORE E ARTISTIKE

I. Koncerti “ARTI PËRTEJ SHIKIMIT” ......................................54

II. Konkursi letrar“ME SYTË E SHPIRTIT” …............................64

III. DIALOG DHE TINGUJ NË ERRËSIRË …...............................70

KAPITULLI -1-LLOJET E KURSEVE TË FORMIMIT PROFESIONAL

Page 6: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 10 Faqe 11

-1-

KURSI I TRAJNIMIT TË KOMPJUTERIT

Ky kurs trajnimi është një investim i rëndësishëm socio–edukativ i cili iu shërben një numri të konsiderueshëm personash të verbër në të gjitha rrethet e Shqipërisë, të cilët dëshirojnë të përdorin teknologjinë moderne të komunikimit për të marrë informacion në mënyrë të pavarur sikundër personat e tjerë veçanërisht nëpërmjet kompjuterit dhe internetit.

Ndër proritetet e kursit të kompjuterit mund të rendisim përsa vijon:

1. Mbështetje në edukimin dhe punësimin e personave të verbër:

Zotërimi i aftësive për të përdorur teknologjitë e reja të informimit dhe komunikimit kri-jon shanse më të mira për të verbrit për tu integruar në tregun e punës. Vetë zhvillimi i teknologjisë së komunikimit ka bërë që të verbrit t’i humbin vendet e tyre tradicionale të punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro-nike të fjalës së fundit. Shumë pozicione të punës tashmë shohin si domosdoshmëri për-dorimin e kompjuterit.

2. Rritja e vetbesimit tek përfituesit e verbër:

Ky kurs trajnimi është mjaf i rëndësishëm për evidentimin e kapaciteteve të personave të verbër edhe në fushën e teknologjisë si dhe iu shërben atyre për rritjen e vetbesimit se ekszistojnë mundësitë për tu përshtatur dhe përdorur këto mjete në dobi të nevojave, kërkesave dhe interesave të tyre sikundër çdo person tjetër.

Mënyra e realizimit të kursit:

Për realizimin e kursit të kompjuterit, Departamenti i Arsimit në QKRV, në bashkëpunim

me specialist të fushës ka hartuar një program mësimor prej 140 orë, i cili realizohet për një periudhë 3 mujore. Në këto programe janë përfshirë temat shpjeguese, orët e prak-tikës, orët e kontrolleve, orët e përsëritjes etj.

Programi mësimor i pregatitur është një ndërthurje e programit që zhvillohet në kurset normale të kompjuterit me elementë specifike të programit JAWS (job access with speech = aksesi në punë nëpërmjet të folurit (audio). Ky program është një ndër programet spe-cifike ndihmëse për personat e verbër i cili mundëson transkriptimin në audio për çdo gjë që shkruhet dhe shfaqet në ekran. Kjo mundëson aksesin për përdorimin në mënyrë të pavarur të kompjuterit nga personat e verbër.

Për zhvillimin e kurseve, ambjentet janë siguruar kryesisht në bashkëpunim me degët e Shoqatës së të Verbërve në rrethe, të cilat janë pajisur me kompjutera ku është instaluar programi JAWS, si dhe me kufje e paisje të tjera tifloteknike siç janë skanerat zanorë, barra brail, printera brail etj.

Një komponent mjaft i rëndësishëm i realizimit të kurseve të kompjuterit është përzgjed-hja dhe trajnimi i instruktorëve për realizimin e kurseve në të gjitha rrethet. Ky proçes vlerësohet mjaft i rëndësishëm pasi çdo instruktor duhet të ketë njohuritë dhe kapacitetin e duhur për të realizuar kursin e trajnimit, për vetë specifikën që ofron ky program. Në fund të kursit të gjithë kursantët pajisen me dëshmi të njohurive të marra në këto kurse.

Interesi i frekuentuesve të kursit:

Kursi i kompjuterit është një ndër kurset më të frekuentuara nga të rinjtë e verbër, i cili lidhet me disa faktorë:

1. Interesi i e tyre për akses në informacion. Kompjuteri iu ofron atyre mundësinë për të shkruar dhe lexuar në mënyrë të pavarur.

2. Lehtësim në proçesin arsimor edukativ të tyre, në mënyrë të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët.

Page 7: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 12 Faqe 13

3. Integrimi në tregun e punës nëpërmjet aksesit në teknologjitë e reja. Këtu përmen-dim të gjithë punëkërkuesit e verbër, të çdo moshe.

4. Përdorimi i kompjuterit në kohën e lirë kryesisht për navigimin në internet, për re-alizimin e hobeve të tyre siç janë të shkruarit e krijimtarisë së tyre artistike, mësimi i gjuhëve të huaja etj.

5. Për përdoruesit e verbër të grupit të dytë aksesi gjatë kursit arrihet me anë të pais-jeve zmadhuese të ekranit ose programeve seciale për zmadhimin e tij.

Rrethet ku është zhvilluar kursi i trajnimit të kompjuterave ndër vite:

Kursi special i kompjuterit është zhvilluar për herë të parë nga QKRV në vitin 2007, si më poshtë vijon:

Periudha: Qershor – Tetor 2007Vendndodhja: TiranëNr. Përfituesve 9 persona (5 Gr. I-rë dhe 4 gr. II)Mosha e pjesëmar-rësve në kurs:

27- 42 vjeç

Instruktor: Gentian Tavanxhiu/ Klodian Bala

Ky kurs trajnimi u zhvillua në kushtet e një projekti pilot për një periudhë 3 mujore në ambjentet e degës së Tiranës të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë. Në këtë kurs u aftësuan 9 persona të rinj, anëtarë të shoqatës, pjesa më e madhe e të cilëve kishte përfun-duar arsimin e mesëm. Ata e vlerësonin si një ndër mënyrat më të mira për punëzënien e tyre. Gjatë këtij kursi ata u njohën me:

1. Programet kryesore të kompjuterit (Word, Excel,internet, etj)2. Shkrimi dhe leximi i dokumentave në kompjuter, krijimi i tabelave apo realiz-

imi i veprimeve matematikore me numra, hapja e një dokumenti si dhe ruajtja e tij.

3. Njohja me zyrën, orjentimi në të dhe mënyra e përdorimit të faxit, telefonit, skanerit, fotokopjes etj.

4. Njohja me llojet, specifikat dhe mënyrën e përdorimit të paisjeve ndihmëse ti-floteknike për personat e verbër.

Të gjithë kursantët janë shumë të kënaqur me këtë nismë, duke kërkuar thellimin e

mëtejshëm të njohurive pse jo në nivele më të specializuara.

Foto nga kursi pilot i kompjuterit Tiranë 2007

Njohja me paisjet tifloteknike ndihmëse

Page 8: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 14 Faqe 15

Bashkëpunimi me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërise dhe donatorin

“Fondacioni Vodafone Albania”

Projekti “HAP NJË DRITARE”

Kompjuteri, mundësi e re për integrimin në shoqëri të personave të verbër

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë (SHVSH) me mbështetjen financiare të Fondacionit Vodafon Albania, ka realizuar projektin “Hap një dritare”, në dy faza 2008-2009 dhe 2009 -2010. Nëpërmjet këtij projekti, u mundësua ngritja e 9 qëndrave trajnuese speciale për mësimin e kompjuterit në mënyrë të përshtatur, përkatësisht në Tiranë, Vlorë, El-basan, Durrës, Shkodër, Lezhë, Tepelenë, Korçë ku përfituan më tepër se 200 përfitues të verbër të cilët kanë njohur dhe përdorur kompjuterin nëpërmjet programit të përshtatur JAËS. Në disa prej rretheve qendrat e zhvillimit të kurseve janë siguruar me mbështetjen e bashkive të qytetit si: Korçë, Tepelenë, Lezhë, ërfaqësuesit e të cilave i falenderojmë për mbështetjen e kësaj iniciative.

Kursi i kompjuterit në bashkëpunim me SHVSH dhe Fondacionin Vodafone Albania

2008-2009:Rrethi: Tiranë Durrës Elbasan ShkodërNr. Përfituesve 23 persona 20 persona 22 persona 21 persona Instruktor: Emiliano Lule Irena Hoxha Rexhep Rada Helga Sallaku

Kursi i kompjuterit Tiranë – Projekti “Hap një Dritare” 2008-2009

Kursi i kompjuterit Vlorë – Projekti “Hap një Dritare” 2008-2009

Kursi i kompjuterit Durrës – Projekti “Hap një Dritare” 2008-2009

Kursi i kompjuterit Elbasan – Projekti “Hap një Dritare” 2008-2009

Page 9: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 16 Faqe 17

Sikundër u theksua më sipër, bashkëpunimi Fondacionin Vodafone Albania ka vazhduar edhe gjatë periudhës 2009-2010, ku janë zhvilluar me sukses kurset e mëposhtme:

Kursi i kompjuterit në bashkëpunim me SHVSH dhe Fondacionin Vodafone Albania

2009-2010:Rrethi: Tiranë Lezhë Tepelenë Korçë

Nr. Përfituesve 22 persona 19 persona 14 persona 20 personaInstruktor: Olsi Kuqi Yllka Ndreca Arben Kaçori Kostanca Janaq

Kursi i kompjuterit Shkodër – Projekti “Hap një Dritare” 2008-2009

Kursi i kompjuterit Lezhë – Projekti “Hap një Dritare” 2009-2010

Qendrat në këto 9 rrethe, shërbyen edhe për anëtarë të tjerë të këtij komuniteti, të cilët kanë patur interes të vazhdueshëm dhe kishin besim në përshtatjen me teknologjinë e re dhe risitë që ofron ajo për aksesin në informacion.

Kurse të tjera të zhvilluara nga QKRV në rrethe:

Pas jehonës që pati zhvillimi i këtij projekti në rrethet e sipërpërmendura, shumë indi-vidë të tjerë të verbër shprehën interesin për mësimin e përdorimit të kompjuterit. Gjatë vitit 2010, QKRV në bashkëpunim me degët e Shoqatës së të Verbërve zgjeroi hartën e implementimit të kursit special të kompjuterit edhe në rrethe të tjera të vendit siç janë: Devoll, Ersekë Berat dhe Rrëshen Në secilin prej këtyre kurseve kanë marrë pjesë rreth 6-11 persona të verbër ose me shikim të pjesshëm, mosha e të cilëve varjon 16-45 vjeç.

Kursi i kompjuterit 2010 nga QKRV

Rrethi: Devoll Berat Rrëshen ErsekëNr. Përfituesve 9 persona 11 persona 6 persona 6 persona

Instruktor: Florenca Spaho Irfan Metohu Paulin Papleka Artan Dakollari

Kursi i kompjuterit Tepelenë– Projekti “Hap një Dritare” 2009-2010

Foto nga kursi special i kompjuterit Devoll 2010

Page 10: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 18 Faqe 19

Sfidat për të ardhmen e realizimit të kursit të kompjuterit:

Një ndër objektivat e QKRV për përmirësimin cilësor të këtij shërbimi është realizimi i programit JAËS në gjuhën shqipe. Si çdo program tjetër i teknologjisë, JAËS përmirë-sohet çdo vit nga kompania prodhuese e tij dhe organizatorët e kursit në QKRV synojnë ta përshtasin atë vazhdimisht në përputhje me risitë që ofrojnë nivelet e këtij programi për çdo versjon të ri. QKRV synon ta realizojë atë në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë.

Foto nga kursi special i kompjuterit Ersekë 2010

Foto nga kursi special i kompjuterit Berat 2010

-2-

KURSI I TRAJNIMIT PËR MESIMIN E SISTEMIT BRAIL

Situata motivuese për zhvillimin e kursit brail:

Kursi i brailit zhvillohet çdo vit nga QKRV në bashkëpunim me degët e SHVSH në rrethe. Ky kurs është mjaft i rëndësishëm për të gjithë komunitetin e personave të verbër pavarësisht moshës apo periudhës së humbjes së shikimit.

Konstatohet shpesh, kryesisht në zonat rurale, që familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara në shikim i privojnë ata nga mjedisi shoqëror dhe ç’është më e dhimbshme nga mundësia e tyre për tu arsimuar. Kjo përbën një kategori e cila nuk përfshihet në sistemin arsimor special apo të përgjithshëm. Si pasojë e këtyre privimeve, këta fëmijë nuk mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë deri në një moshe madhore. Një pjesë tjetër që kryesisht vijnë nga zonat urbane dhe që lindin me mungesë të shikimit e mësojnë brailin në Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi” në Tiranë, deri në përfun-dim të ciklit 9-vjeçar.

Një kategori tjetër janë personat e verbër që humbin shikimin në moshë të rritur, të shkaktuar nga aksidentet apo sëmundje të ndryshme të trashëguara ose jo, të cilët e kanë shumë të vështirë të gjejnë forcën për të rifituar statusin shoqëror, arsimor që kanë patur më parë. Këta individë përbëjnë një ndër kategoritë që kërkon më tepër mbështetje nga familja por edhe nga specialistë. Specialistët shërbejnë për nxitjen dhe orjentimin e tyre drejt mënyrave alternative për të jetuar jetën në dimensionet e saj pavarësisht situatës së re ku gjenden

Zhvillimi i kursit të brailit nga QKRV është një ndër këto mënyra, mjaft i rëndësishëm për të gjithë këta persona pasi iu jep mundësinë të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë në brail, sikundër të gjithë të tjerët që përdorin shkrimin normal.

Brajli ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të personave të verbër sepse lidhet me:

1. Aksesin në informacion;

2. Arsimimin dhe punësimin e tyre;

3. Integrimin dhe përfshirjen në shoqëri.

Objektivat e Kursit Brail:

Ku kurs synon që përfituesi të jetë në gjendje:

• Të njohë dhe të përdorë sistemin brail me 6 pika.

• Të njihet me mjetet që përdoren për të realizuar shkrimin brail, nisur nga më të thjeshtat deri tek ato më të specializuarat, siç janë pllaka në brail, biza për realiz-imin e vrimave në letër specifike braili, makina shkrimi brail, barra brail, programe

Page 11: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 20 Faqe 21

kompjuerike në brail etj.

• Të mësojë përdorimin e pllakës së shkrimit brail dhe të bizës.

• Të mësojë të shkruajë, të lexojë, identifikojë, gërmat e alfabetit brail në mënyrë individuale dhe në fjalë.

• Të njohë, respektojë dhe praktikojë shenjat e pikësimit në brail.

• Të njihet me shifrat dhe të mësojë të shkruajë e të lexojë numrat.

• Të praktikojë mësimin e leximit dhe shkrimit të shkrimit brail nëpërmjet fjalëve dhe fjalive.

Problematikat gjatë këtij proçesi:

Pavarësisht dëshirës për të mësuar brailin, personat e verbër mbeten ende skeptikë për të ardhmen e përdorimit të tij për shkak të vështirësisë në gjetjen e literaturës brail sikundër ajo në shkrim normal. Kjo sigurisht përbën një sfidë për QKRV për t’i bindur përfituesit e verbër jo vetëm për rëndësinë që ka braili në vetvete, edhe për tu siguruar në vazhdimësi literaturë në brail. Këto libra pregatiten në mënyrë cilësore dhe të dobishme për të gjithë njohësit e brailit.

Një tjetër sfidë e cila i bashkëngjitet çështjes së mësipërme, është edhe kosto e lartë e për-dorimit të brailit, shkak i cili vështirëson përdorimin e tij gjatë gjithë jetës për personat e verbër. Kjo lidhet me disa faktorë ndër të cilët përmendim:

1. Kosto e letrës specifike brail, e cila kushton disa herë më shumë se kostoja e letrës normale që përdorim zakonisht;

2. Koston e mjeteve dhe paisjeve që mundësojnë brailin, qofshin ato tradicionale

Paisje ndihmëse për mësimin e brailit (pllaka dhe biza, makina e shkrimit brail)

siç janë pllaka brail dhe biza po ashtu edhe ato të avancuara siç janë barra brail, makina shkrimi në brail, printer braili, programe të transkriptimit në brail etj.

Një përdorues braili që frekuenton shkollën ose punën, e ka të domozdoshëm përdorimin e mjeteve të avancuara për rritjen e rendimentit të punës së tij individuale.

Sfida e tretë për realizimin e këtij kursi lidhet me ndryshimin e mentalitetit që kanë in-dividët e verbër dhe familjarët e tyre, siomos në zonat e thella rurale për të përqafuar ar-simimin dhe edukimin nëpërmjet brailit. QKRV në bashkëpunim me SHVSH organizon takime sensibilizuese mbi rëndësinë e brailit.

Mënyra e organizimit të kursit të brailit dhe mënyra e

njoftimit për regjistrim në kurset brail:

Është kthyer në praktikë pune planifikimi i këtij kursi çdo fillim viti nga QKRV, i cili njofton degët e SHVSH në rrethe për të vlerësuar kërkesat dhe numrin e personave të verbër që janë të interesuar për të mësuar alfabetin brail.

Në çdo degë të SHVSH në rrethe pas këtij njoftimi stafet lokale grumbullojnë emrat e të interesuarve dhe së bashku me dokumentacionin përkatës të tyre i dërgojnë në QKRV qendër. Në vijim vazhdon proçedura e sigurimit të ambjenteve të kursit si dhe përzgje-dhjes e trajnimit të instruktorëve që do të realizojnë kursin. QKRV siguron materialet domozdoshme për zhvillimin e kurseve siç janë: letër braili, pllaka braili, biza, makina shkrimi në brail, etj.

Programi për realizimin e kursit të brailit është pregatitur nga Departamenti i Arsimit në QKRV i cili zbatohet nën udhëheqjen e instruktorëve të trajnuar në çdo degë ku kursi zh-villohet. Programi përbëhet nga 144 orë mësimore ndër të cilat një peshë specifike kanë orët shpjeguese të temave të reja që lidhen me mësimin e shkronjave të alfabetit, numra-ve, shenjave të pikësimit, formimit të fjalëve, fjalive, drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit të tyre. Programi gjatë kursit shoqërohet nga orët e kontrollit, diktimeve, testimeve si dhe testimi përfundimtar. Për të filluar kursi i brailit, nevojitet që grupi të ketë në përbërjen e tij të paktën 6-8 persona të verbër. Ata do të kenë mundësi të përzgjedhin orare të njëjta

Page 12: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 22 Faqe 23

në bashkërendim me njëri – tjetrin dhe me instruktorin e kursit brail. Përsa i përket krit-ereve për përzgjedhjen e përfituesve, QKRV në bashkëpunim me degët e SHVSH është e hapur për cilindo individ të verbër (Grup I ose Grup II) që shpreh dëshirën për të marrë pjesë në kurs.

Rrethet ku është zhvilluar kursi i trajnimit të brajlit dhe bashkëpunëtorët e tij:

Kursi i brailit 2007-2008Rrethi: Krujë Lezhë Tropojë ShkodërNr. Përfituesve 8 persona 9 persona 5 persona 7 personaInstruktor: Arben Maja Flora Vokaj Isuf Bala Vilma Delaj

Kursi i brailit 2009- 2010Rrethi: Elbasan Tiranë BurrelNr. Përfituesve 10 persona 9 persona 8 personaInstruktor: Mimoza Pepa Anisa Proda Besim Cenometi

Gjatë periudhës 2007 -2010, kursi trajnimit të brajlit u zhvillua në qytetet Krujë, Lezhë, Tropojë Shkodër, Ebasan, Tiranë, dhe Burrel me një pjesëmarrje prej rreth 60 persona të verbër.

Fillimisht kursantët e kanë patur të vështirë ambjentimin me kursin, kryesisht për shkak të mungesës së besimit se mund të arrinin rezultate pas shumë kohë shkëputje nga siste-mi shkollor, apo mos frekuentimit më parë të tij. Kursantët përfitues janë të moshave të ndryshme, kryesisht të grupit të parë të verbërisë.

Foto nga kursi i brailit Shkodër 2008

Proçesi mësimor ka vijuar me sukses falë dy faktorëve të rëndësishëm siç janë vullneti i kursantëve nga njëra anë dhe puna e instruktorëve nga ana tjetër, të cilët megjithë vësh-tirësitë që has proçesi i mësimdhënies dëshmuan profesionalizëm dhe përkushtim për efikasitetin e këtij kursi.

Në fillim të kursit kursantët nuk kanë patur njohuri rreth shkrimit brajl apo përdorimit të tij ndërsa në përfundim të tij, të gjithë frekuentuesit e kursit kanë arritur rezultate të kon-siderueshme. Kjo është një nga iniciativat më të vlefshme që personat e verbër kursantë kanë ndërmarrë për veten e tyre. Kjo është padyshim një arritje për ata të cilët nuk kishin mundur kurrë më parë të shkruanin mendimet e tyre në mënyrë të pavarur. Ata janë shprehur se ndihen më pranë realitetit dhe të barabartë me të tjerët në rendjen e tyre për të shkruar dhe kërkuar informacion në funksion të zgjerimit të njohurive të tyre.

Bashkëpunime me donatorë për realizimin e kursit të brailit në rrethe:

Bashkëpunimi me SHVSH & ADRA

Gjatë vitit 2011, kursi i brailit u zhvillua në bashkëpunim me agjensinë ADRA (Adven-tist Development and Relief Agency) e cila mbështeti financiarisht realizimin e projektit „Të humbësh shikimin nuk do të thotë të humbësh vizionin për jetën“ në 4 rrethe të Shqipërisë, përkatësisht në Burrel, Tepelenë, Lezhë, Fier.

Foto nga kursi i brailit Elbasan 2010

Foto nga kursi i brailit Tiranë 2010

Page 13: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 24 Faqe 25

Kursi i brailit në bashkëpunim me ADRA dhe SHVSH gjatë periudhës:

Prill – Qershor 2011Rrethi: Burrel Tepelenë Lezhë FierNr. Përfituesve 9 persona 7 persona 8 persona 7 persona Instruktor: Xhelal Lleshi Kanan Hysi Flora Vokaj Festim Mane

Ky bashkëpunim vuri në dukje se personat e verbër janë pjesë e qënësishme e shoqërisë, por me disa nevoja specifike të cilat meritojnë t’u merren në konsideratë. Gjithashtu, duhen vlerësur problematikat që ato mbartin në vetvete, duke patur parasysh privimet që natyra, jeta, dhe shoqëria në evoluim iu imponon. Theksojmë gjithashtu se përfitues të këtij projekti kanë qenë persona me më shumë se një aftësi të kufizuar dhe jo vetëm të rinj. Por kjo nuk i ka penguar aspak madje e kanë marrë si sfidë personale të mësuarit brail. Përfituesit e këtij projekti kanë përfituar librin”Materiale nga fusha të ndryshme të jetës” me informacione të domosdoshme në brail.

Foto nga kursi i brailit në bashkëpunim me SHVSH & ADRA - Lezhë 2011

Bashkëpunimi me SHVSH & Fondacionin Vodafone Albania

Gjatë vitit 2012 kursi i brailit është zhvilluar në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve dhe Fondacionin Vodafone Albania me projektin „Mrojtja, unifikimi dhe nxitja shkri-mit special brail“ në 3 rrethe:

Kursi i brailit në bashkëpunim me SHVSH dhe Fondacionin Vodafone Albania

gjatë periudhës Prill – Qershor 2012Rrethi: Korçë Sarandë VlorëNr. Përfituesve 8 persona 8 persona 8 personaInstruktor: Arjan Kacimbro Romeo Jani Lavdie Karafili

Që në titull ky projekt flet për mënyrën sesi ne të gjithë së bashku duhet të gjejmë politikat e bashkëpunimit me të gjithë aktorët përgjegjës publik e privat, për të nxitur, mëkëmbur dhe mbrojtur shkrimin Brail, në dobi të integrimit të komunitetit të të verbërve.

Foto nga kursi i brailit në bashkëpunim me SHVSH & ADRA - Burrel 2011

Foto nga kursi i brailit në bashkëpunim me SHVSH & FVA - Sarandë 2011

Page 14: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 26 Faqe 27

Në kuadër të kësaj nisme, përveç kurseve është realizuar edhe revista tremujore”Të njohësh shkrimin Brail”. Kjo revistë ofron tema të ndryshme sociale, edukative dhe in-formuese dhe ka për synim përhapjen e shkrimit brail kudo ku revista shpërndahet.

Në përfundim të kursit të gjithë kursantët pajisen me dëshmi të njohurive në shkrimin dhe leximin brail, në varësi të rezultateve të arritura përgjatë nivelit.

Për të gjithë ata që duan të dinë ç’është sistemi brail:

Shkrimi Brail është një sistem pikash në reliev që përdoret nga personat me mun-gesë të theksuar shikimi për të shkruar dhe lexuar. Sistemi më i thjeshtë është ai 6 pikësh i cili tashmë përdoret gjerësisht nga pothuajse të gjithë personat e verbër në mbarë botën dhe i përshtatur në këto gjuhë, duke përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe. Baza e Brailit është një qelizë drejtkëndore. Brenda qelizës mund të realizohen gjashtë pika të pozicionuara në dy kolonat vertikale me nga tre pika secila, lartësia e pika-ve është afërsisht 0.02 inch ose 0.5 mm. Ndërsa largësia ndërmjet qendrave të ba-zave të dy pikave më të afërta në drejtim horizontal ose vertikal është 2.5 mm. Pikat brenda një qelize vendosen në pozicione plotësisht të përcaktuara. Duke i kombinuar ato në të gjithë mënyrat e mundshme në numër dhe vendndodhje përftohen së bash-ku me qelizën boshe gjashtëdhjetë e katër kombinacione plotësisht të përcaktuara (nga të cilat një model bosh, 6 modele një pikëshe, 15 modele 2 pikëshe, 20 mod-ele 3 pikëshe, 15 modele 4 pikëshe, 6 modele 5 pikëshe dhe 1 model gjashtëpikësh. Për qëllime reference në përshkrimin e strukturave në këtë material pikat emërtohen në kolonën e parë nga lartë poshtë 1, 2, 3; në kolonën e dytë, gjithashtu, nga lartë poshtë 4, 5, 6.

Ky sistem (sistemi i Brailit) është rezultat i fantazisë së Luis Braillit. Ai, me punën e tij ndryshoi përfundimisht metodën e të shkruarit dhe të lexuarit të të verbërve.

Kush është Louis Braille?

Shpikësi i shkrimit special brail është Louise Braille.

Louise Braille ka lindur në një qytet të vogël pranë Parisit, më 4 Janar 1809. Aksidental-isht në moshën 4 vjeçare, duke dashur të imitojë babain e tij në profesionin e këpucarit,

Foto nga kursi i brailit në bashkëpunim me SHVSH & FVA- Korçë 2012

provoi të ngulte gozhdë në këpucë, humb shikimin përgjithmonë. Dy vitet e para të arsmit të tij i mori në një shkollë të fshatit ku kish lindur, së bashku me të gjithë moshatarët e tij që ishin me shikim normal. Që herët ai po kuptonte vështirësitë dhe barrierat në të jetuarit normal, barriera të cilat sa vinin dhe bëheshin më të pakapërcyeshme dhe do ta privonin Louise Braille për një të ardhme të arsimuar dhe të kulturuar në standartet që ai meritonte.

Në moshën 10 vjeçare ai pati vërtet fat pasi u dërgua të studionte në një nga shkollat e para në botë për fëmijët e verbër. Sikundër në të gjitha shkollat e asaj epoke, edhe kjo e fundit kish disiplinë të egër dhe shpesh të papërballueshme por, megjithatë fëmijëve të verbër aty ju mësuan aftësi praktike shumë të nevojshme për ta, si për shembull rregul-limi i karrigeve, bërja e shpapkave etj, në mënyre të tillë që edhe kur këta fëmijë të lar-goheshin prej shkollës të mund të siguronin një mënyrë jetese për vehten. Gjithashtu, fëmijëve në këtë shkollë iu mësua të lexojnë por, jo se si të shkruajnë. Shkronjat te cilat ata lexonin ishin te ngritura nga sipërfaqja e letres ne menyre te tille qe ata te mund t’i lexonin duke i dalluar me mollëzat e gishtërinjve.

Në vitin 1821, një ushtar me emrin Charles Barbier vizitoi shkollën ku studionte Louise Braille. Ai kish marrë me vehte një sistem shkrimi me 12 pika të cilin e kish shpikur vetë dhe e kishte quajtur “shkrimi i natës”. Ky shkrim përdorej nga ushtarët në luftë me qël-lim që të mund t’i transmetonin instruksione njeri – tjetrit pa u vënë re. Kjo gjuhë ishte ndërtuar në bazë të një sistemi prej 12 pikave të cilat duke u kombinuar me njëra – tjetrën jepnin kombinimin e fjalëve të paracaktuara.

Si u zhvillua shkrimi special brail

Menjëherë pas kësaj, Louise Braille e kuptoi se sa i vlefshëm do të ishte për të verbërit një sistem i ngjashëm i përbërë nga pika në reliev. Kështu, pas përpjekjesh dhe eks-perimentesh për një kohë të gjatë për të kuptuar këtë sistem, ai arriti të gjente sistemin ideal prej 6 pikave që përdoret edhe sot në mbarë botën prej personave të verbër. Louise Braille vazhdoi punën e tij kërkimore për vite me rradhë deri sa arriti të zhvillonte edhe kode për matematikën apo muzikën. Në këtë mënyrë, në vitin 1827 u botua edhe libri i parë në shkrimin special te brailit. Pavarësisht punës voluminoze të bërë, sistemi i ri i shpikur nga Braille nuk i dha menjëherë frutet e veta për arsye se shumë njerëz normalë ishin skeptikë duke filluar që nga mësuesit të cilët duhet të mësonin nxënësit e tyre të ver-bër. Fatmirësisht shkrimi brail filloi të pushtohej fshehtas prej fëmijëve dhe qytetarëve të tjerë të verbër të cilët gjithnjë e më shumë po inkurajoheshin për të lexuar dhe kuptuar literaturë. Përfundimisht, duke kuptuar rëndësinë dhe pavarësinë që jep shkrimi dhe leximi individual, shkrimi brail u pushtua nga të gjithë të verbërit. Louise Braille, u bë mësues në shkollën ku ai kishte qenë student por, që për fat të keq në vitin 1852 vdes në moshën 43 vjeçare nga tuberkulozi, pa mundur të shihte adaptimin dhe përhapjen në të gjithë botën të sistemit të tij 6 pikësh.

Tashmë qysh prej vitit 1952, në Francë ai është nderuar duke i ngritur një përmendore si dhe duke e zhvendosur varrin e tij në Panteon (shtëpia e heronjve francezë).

Page 15: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 28 Faqe 29

-3-

KURSI “GJUHA ANGLEZE PËR NE”

MËSIMI I GJUHËS SË HUAJ (ANGLISHT) PËR PERSONAT E VERBËR

NIVELI I, II, III, IV

Situata motivuese e ngritjes së këtij shërbimi:

Realizmi i kursit “Gjuha angleze për ne”, është nxitur nga kërkesat e vetë perso-nave të verbër kryesisht të rinj por jo vetëm. Përdorimi i gjuhëve të huaja në sistemin arsimor shqiptar është traditë e hershme, dhe tashmë çdo nxënës qysh në sistemin fillor bashkëjeton me të nxënit e një ose dy gjuhëve të tjera përveç gjuhës amëtare. Ajo ç’ka vihet re në sistemin tonë shkollor të përgjithshëm qoftë ky publik ose privat, në asnjë rast gjuha e huaj sikundër edhe lëndët e tjera nuk ofrohen në formate të përshtatura për per-sonat e verbër siç janë audio, brail, reliev etj. Megjithëse ende flasim për sistem arsimor të integruar dhe gjithëpërfshirës, ende ky proçes nuk shoqërohet me infrastrukturën e duhur apo mësuesit asistues për nxënësit me aftësi të kufizuar. Kjo do të thotë se personat e verbër ndjejnë vështirësi në të gjitha lëndët mësimore por mësimi i një gjuhe të huaj për ta bëhet edhe më i pamundur në këto kushte.

Tashmë gjuhët e huaja janë një pasuri për ata që i zotërojnë, duke i ndihmuar të kapërce-jnë kufijtë individualë dhe forcuar socializimin, përshtatjen me kultura të reja, zgjerimin e informacionit, lehtësimin e proçesit të komunikimit me të huaj etj. Një rol gjithmonë e më të rëndësishëm kanë gjuhët e huaja në proçeset e integrimit dhe zgjerimit të bash-këpunimit me vendet e tjera etj. Kjo situatë është nxitëse dhe motivuese për këdo, përf-shirë edhe personat e verbër.

Ndikimet e pritshme nga pjesëmarrja në kursin „Gjuha angleze për ne“:

Personat e verbër që frekuentojnë kursin e gjuhës angleze pranë QKRV, përveç leksio-neve të parashikuara didaktike sipas programit, do përfitojnë edhe dimensione të tjera ndër të cilat përmendim:

- Rritja e vetbesimit dhe vetvlerësimin për të mësuar gjuhë të huaja të cilën e kanë konsideruar më parë si barrierë për komunikim.

- Gjallërimi dhe aktivizimi i personave të verbër për edukim dhe kualifikim të mëtejshëm të tyre.

- Rritja e kompetencave gjuhësore të të verbërve e cila mund të ndikojë në uljen e përqindjes së papunësisë si komunitet.

- Zgjerimi i rrethit social të cilin ata frekuentojnë me të cilin ndajnë interesa të reja të përbashkëta.

Çfarë ofron QKRV për realizimin e këtij kursi?

Kursi “Gjuha angleze për ne” tashmë zhvillohet nga QKRV, që në vitin 2010, me mjetet dhe infrastrukturën e duhur të përshtatur për personat me aftësi të kufizuar në shikim. Programi i pregatitur nga Departamenti i Arsimit është bazuar në një nga metodat më efikase për këtë kategori, siç është Essential (të gjitha nivelet I-IV). I gjithë materiali mësimor është regjistruar në audio (CD dhe kasetë) si dhe është printuar në shkrimin brail. Në varësi të kërkesave, përfituesit e kursit, pasi regjistrohen mund ta tërheqin ma-terialin mësimor në formatin që e dëshirojnë. Programi mësimor bazohet në temat që parashikon metoda e përzgjedhur prandaj edhe orët mësimore varjojnë nga njëri nivel në tjetrin. Periudha mesatare e zhvillimit të secilit nivel është 4 muaj, duke marrë në konsid-eratë të gjitha vështirësitë dhe kohën e domosdoshme që kërkon mësimi i gjuhës së huaj nga personat e verbër. Kursi iu jep mundësinë të gjithë kursantëve të mbajnë shënime në brail, të regjistrojnë në audio shpjegimet e instruktorit, fjalët e reja, përkthimet e tyre, shpjegimet gramatikore etj. QKRV mundëson këto pajisje gjatë orës mësimore për akses dhe efikasistet të proçesit mësimor për personat e verbër.

Me mjaft interes është edhe fakti se kurset zhvillohen pa pagesë, duke marrë në konside-ratë mundësitë ekonomike të familjeve të përfituesve. Oraret e kurseve janë gjithashtu avantazh për përfituesit e verbër të cilët hasin probleme në shoqërimin e tyre në kohë nga të afërmit.

Përzgjedhja e zhvillimit të kursit të gjuhës angleze në mënyrë specifike, ka ardhur si rrjedhojë e vetë kërkesave të personave të verbër sidomos nxënës dhe studentë. Së shpe-jti QKRV do të mundësojë realizimin e kurseve të gjuhëve të tjera siç janë italishtja dhe frengjishta, të cilat gjithashtu bëjnë pjesë në kërkesat e këtij komuniteti.

Proçedura për regjistrim në kurs dhe kriteret për të qenë përfitues i kursit:

Kursi i gjuhës angleze, ka filluar të aplikohet që në vitin 2009, dhe kërkesat për pjesë-marrje në të janë të konsiderueshme jo vetëm në Tiranë por në të gjitha rrethet falë bash-këpunimit me degët e SHVSH.

Përsa i përket kritereve të përzgjedhjes për pjesëmarrje në kursin “Gjuha angleze për ne”, QKRV është në dispozicion të çdo kërkese, nëse plotësohen kriteret e mëposhtme:

1. Të vërtetojë me dokumentacion përkatës statusin e personit me aftësi të kufizuar në shkim, pavarësisht grupit të verbërisë.

2. Të bëjë një kërkesë për regjistrim, pranë QKRV Tiranë ose degëve të SHVSH në rrethe (tre muajt e fundit të çdo viti) ose të paktën 2 muaj para njoftimit për zhvil-limin e tij në degë.

Degët e SHVSH në rrethe bëjnë me dije QKRV në lidhje me kërkesat e mbritura të cilat do të mundësojnë edhe startimin e kursit në degën përkatëse. Një ndër kushtet për fil-limin e tij, është formimi i grupit me individë të verbër që kërkojnë të njëjtin nivel të metodës të paktën deri në 6 persona. Krijimi i grupit është i rëndësishëm jo vetëm për efektet financiare pasi në të do të angazhohet një instruktor i diplomuar dhe i trajnuar pranë QKRV, por edhe për efekt të socializimit që sigurojnë kurset në përgjithësi. Në

Page 16: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 30 Faqe 31

mënyrë të veçantë krijimi i grupeve, njohja me shoqëri të reja, rrit dëshirën e përfituesve të verbër për të frekuentuar kursin, madje shkëmbimi i mendimeve dhe debatet me njëri-tjetrin gjatë orëve mësimore rrit cilësinë dhe rezultatet e secilit kursant.

Përsa i përket moshës së kursantëve nuk ka përjashtime por stafi i QKRV përpiqet të bëjë një ndarje optimale të grupeve duke marrë parasysh edhe këtë faktor, në mënyrë që të ndihmojë proçesin mësimor dhe jo ta ngadalësojë atë.

Në momentin e regjistrimit, si në çdo kurs tjetër personi i interesuar paraqet një fo-tokopje të kartës së identitetit, një fotokopje të librezës së verbërisë si dhe plotëson një kërkesë ku deklaron se është dakord me rregullat e kursit. Përsa i përket orareve të kursit, ai vendoset me pëlqimin e të gjithë pretendentëve të kursit dhe instruktorit në varësi të mundësive të gjithësecilit pa anashkaluar impenjimet e tjera siç mund të jenë shkolla, puna, mundësia e familjarëve për t’i shoqëruar në orare të caktuara etj.

Përmbajtja e Programit të kursit të anglishtes:

Struktura e Programit të Kursit është ndërtuar mbi bazë të metodës së „Essential English 1/2/3/4“. Në të janë të përfshira tema interesante dhe të larmishme nga ana gra-matikore. Secila temë përveç kompleksit të fjalëve të reja është e shoqëruar me elementet gramatikore dhe rregullat e tyre. Kursi është shoqëruar gjithashtu (siç u theksua me sipër) me të gjithë aksesorët speciale tifloteknike që pasurojnë dhe bëjnë të mundur aksesin e plotë në informacion nga ana e kursantit të verbër. Programi përfshin një panoramë mbi bazat gramatikore të gjuhës angleze në mënyrë që të eleminohen gabimet në shqiptim, gërmëzim, shenja pikësimi, strukturim fjalie në kohë të ndryshme.

Çështjet që trajtohen në të gjitha nivelet e kursit kanë të bëjnë me konceptet bazë dhe zh-villimin e tyre nëpërmjet analizës dhe sintezës së temave. Më konkretisht, në përfundim të kursit nxënësi do të jetë në gjendje:

- Të fitojë teknikat bazë për ndërtimin e pyetjeve dhe përgjigjeve në gjuhën angleze

- Të fitojë teknikat bazë të të shprehurit përmes ndërtimit të fjalive të ndryshme.

- Të jetë në gjendje të përdorë kohët e foljes dhe të zgjedhojë folje në kohë të ndryshme.

- Të mësojë kuptimin e sa më shumë shprehjeve frazeologjike

- Të përdorë në mënyrë korrekte strukturat gramatikore të përvetësuara gjatë orës mësimore të kursit.

- Të pasurojë fjalorin me fjalë, terma dhe shprehje të reja në gjuhën angleze.

- Të jetë në gjendje të praktikojë komunikimin në gjuhën angleze.

- Të zotërojë fjalorin e duhur të fjalëve për të qënë në gjendje të përshkruajë

situata të ndryshme jetësore.

- Të praktikojë dëgjimin përmes materialeve audio

Rrethet ku është zhvilluar kursi i gjuhës angleze ndër vite:

Gjatë periudhës 2009 - 2010, kursi “Gjuha e huaj për ne“ është zhvilluar në rrethet Tiranë, Durrës dhe Burrel ku është realizuar me sukses niveli i I-rë i metodës „Essential English 1“ të gjuhës angleze. Në këto kurse morrën pjesë rreth 33 persona të moshës 12-35 vjec.

Kursi i gjuhës angleze - Niveli I-rë – 2009 - 2010Rrethi: Tiranë Durrës BurrelNr. Përfituesve 13 persona 11 persona 9 personaInstruktor: Nertila Llupo/Besnik Bici Borana Molla Rajmonda Beshku

Gjatë vitit 2011, kursi i gjuhës angleze është zhvilluar në 4 rrethe, përkatësisht: Shko-dër, Durrës, Elbasan, Lezhë gjatë të cilit janë trajnuar rreth 37 persona të moshës 12-37 vjeç.

Kursi i gjuhës angleze – Niveli I & II - 2011Rrethi: Shkodër Durrës Elbasan LezhëNr. Përfituesve 12 persona 9 persona 8 persona 8 personaInstruktor: Suela Halilaj Borana Molla Mimoza Dervishi Stefan Paloka

Gjatë vitit 2012, ky kurs është zhvilluar në Durrës (niveli III) dhe në Gramsh (Niveli I), ku janë trajnuar 19 persona me aftësi të kufizuar në shikim.

Kursi i gjuhës angleze – Niveli I & III - 2012Rrethi: Durrës Gramsh Nr. Përfituesve 11 persona 8 personaInstruktor: Borana Molla Jurgen Nushi

Page 17: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 32 Faqe 33

Theksojmë se mosha më e interesuar për frekuentimin e këtij kursi, janë të rinj pjesa më e madhe e të cilëve studiojnë në shkollat e mesme apo janë studentë që synojnë të kenë rezultate të mira dhe mundësi për arsimim të niveleve më të larta arsimore. Gjit-hësesi, dëshira dhe përkushtimi është i konsiderueshëm edhe në grupmoshat e tjera të kursantëve.

Disa prej kursantëve kanë aftësinë të ecin më shpejt ndërsa të tjerë kanë nevojë për më tepër përkushtim dhe shpjegime. Kjo balancë sigurohet nga instruktori i përzgjedhur për trajnim i cili basdhkëpunon me kursantët për të arritur rezultatet e dëshiruara nga të gjithë.

Foto gjatë kursit “Gjuha angleze për ne” Durrës 2009

Foto gjatë kursit “Gjuha angleze për ne” Shkodër 2010

Foto gjatë kursit “Gjuha angleze për ne” Elbasan 2010.

Mënyra e mësimdhënies është mjaft e favorshme për përfituesit e verbër. Të gjithë kur-santët janë pajisur me librin në audio kasetë, CD ose në brajl në varësi të preferencave të tyre. Të gjitha orët mësimore shoqërohen me dëgjimet në audio të leksioneve dhe vetë nxënësit regjistrojnë në paisjet e tyre audio të gjitha shpjegimet e instruktorit. Ata që mund të shkruajnë në brail, iu krijohet mundësia të mbajnë shënime me pllakat dhe bizat e tyre personale.

Foto gjatë kursit “Gjuha angleze për ne” Lezhë 2010.

Në fund të projektit, kursantët pajisen me dëshmi të njohurive bazuar në vlerësimet e herëpashershme të instruktorit dhe të atij përfundimtar nga komisjoni i QKRV.

Page 18: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 34 Faqe 35

Foto gjatë kursit “Gjuha angleze për ne” Gramsh 2012.

Kurset kanë patur rezultate të dukshme tek përfituesit e verbër dhe ecuria e tyre ka qenë për tu përgëzuar duke marrë parasysh nivelin e kursantëve në fillim të kursit. Sikundër janë shprehur edhe vetë kursantët këto kurse iu kanë hapur horizonte të reja dhe tashmë ata e kanë më të lehtë të thellojnë njohuritë e tyre në gjuhën angleze nëpërmjet frekuen-timit të niveleve të tjera.

KAPITULLI -2-KURSE TRAJNIMI PËR ORJENTIMIN DHE

REHABILITIMIN E PERSONAVE TË VERBËR

Page 19: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 36 Faqe 37

-1-

KURSI I TRAJNIMIT: “MANAXHIMI I MIKROAMJENTIT DHE GATIMIT PËR PERSONAT E VERBËR”

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve ofron këtë kurs për tu ardhur në ndihmë të gjithë personave të verbër të cilët ndihen aktivë dhe kanë besim se mund të jenë të dobishëm për të kontribuar njësoj si të tjerët, në familje për vete dhe për pjesëtarët e tjerë të saj.

Ky kurs trajnimi është një nga kurset më të preferuara për përfituesit e verbër pa dallim Nëpërmjet kursit të “Manaxhimi i Mikroambjentit dhe gatimit në kushtet e shtëpisë” personat e verbër mësojnë të orjentohen në mikroambjentin e tyre (shtëpi, oborr) me ndihmën e paisjeve treguese speciale por njëkohësisht edhe me mënyrat të cilat ata mund t’i krijojnë bazuar në kreativitetin e tyre për orjentim. Gjithashtu gjatë kursit përfituesit e verbër mësojnë të gatuajnë, të qepin, të mirëmbajnë shtëpinë apo të hekurosin njëlloj si gjithë të tjerët.

Faktorët që çojnë në arritjen e suksesit në menaxhimin e mikroambjentit janë:

1. Besimi në vetvete që një person i verbër mund të ketë sukses në proceset e manaxhimit të mikroambjentit.

2. Kreativiteti dhe fleksibiliteti në kërkimin e një plani apo të një ideje të sukseshme duke vënë në përdorim shqisat e tjera si të prekurit, nuhatjen, të dëgjuarin dhe të shijuarin që kompensojnë mungesën e shqisës së të parit.

Personat e verbër nëpërmjet këtij kursi do të sfidojnë realitetin i cili shpesh edhe brenda familjes është mosbesues ndaj vlerave dhe kapaciteteve të tyre. Shumë persona te verbër janë familjarë madje prindër me fëmijë, të cilët duhet të jenë në gjëndje të kujdesen për veten dhe fëmijët e tyre. Gjithashtu ata dëshirojnë të shmangin ndjenjën e varësisë nga të afërmit e tyre brenda familjes duke pritur çdo gjë prej tyre.

Rëndësia e kursit:

QKRV e zhvillon kursin e “Manaxhimi i Mikroambjentit dhe gatimit në kushtet e shtëpi-së” në përputhje me programin e pregatitur nga Departamenti i Arsimit që në vitin 2006. Ky program ka për qëllim:

1. Të ofrojë njohuritë teorike dhe praktike mbi proçeset e menaxhimit te mikroam-bjentit dhe gatimit në mënyrë të pavarur.

2. Të njihen me paisjet dhe mjetet tifloteknike ndihmëse që ndihmojnë në proçesin e orjentimit dhe gatimit.

3. Të krijojë hapësira për kursantët e verbër të përdorin imagjinatën e tyre për të kri-

juar simblole dhe mënyra të tjera praktike për tu orjentuar sa më lehtë në mikro-ambjentin e tyre.

4. Të mësojnë të gatuajnë nga gjërat më të thjeshta tek ato më të ndërlikuarat. 5. Të realizojë pjesëmarrje aktive të kursantëve për të shkëmbyer eksperiencat ndër-

mjet tyre për periudhën para dhe gjatë kursit.

Programi mësimor është regjistruar në studion e regjistrimit pranë QKRV dhe iu shpër-ndahet secilit kursant në varësi të kërkesave të tyre në CD audio apo në kaseta audio.

Ky program përmban 160 orë mësimore dhe zgjat për një periudhë 3-4 mujore, ku për-fshihen orët praktike, teorike, shpjeguese, testimet, kontrollet, përsëritjet, punët në grup, shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet kursantëve etj. Proçesi i përzgjedhjes së kursantëve:

Si në çdo kurs tjetër QKRV synon angazhimin dhe përfshirjen e sa më shumë personave të verbër. Për tu regjistruar në kursin e manaxhimit dhe mikroambjentit te interesuarit duhet të jenë mbi moshën 16 vjeç. Në momentin e regjistrimit ata duhet të sjellin do-kumentacionin përkatës siç janë: Fotokopje të librezës së verbërisë, fotokopje të kartës së identititetit ose pasaportës, si dhe një kërkese me shkrim lidhur me përzgjedhjen e tij për të marrë pjesë në kursin e manaxhimit. I gjithë dokumentacioni i kërkuar dorëzohet (preferohet) gjatë tremujorit të fundit të çdo viti, pranë degëve të SHVSH në rrethe. Bashkëpunimi i QKRV me degët e SHVSH në rrethe funksionon njësoj për të gjitha kurset që zhvillohen. Kjo do të thotë që degët në bazë të kërkesave të të interesuarve pla-nifikojnë realizimin e kurseve përkatëse. Në mënyrë që kursi të zhvillohet i vetmi kriter është që grupi të këtë në përbërjen e tij jo më pak se 8 persona (Grupi I & Grupi II).

Si zhvillohet kursi:

Kursi është konceptuar në tre pjesë. Pjesa e parë lidhet me formimin teorik të kursanteve për manaxhimin e mikroambjentit, orjentimin në të, njohjen me paisjet që ndihmojnë këto proçese si dhe me mënyra të reja nisur nga kreativiteti dhe fantazia e kursantëve për të lehtësuar veprimet e jetës së përditshme në ambjentin e tyre shtëpiak.

Page 20: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 38 Faqe 39

Pjesa e dytë lidhet me formimin praktik të kursantëve i cili përfshin disa proçese: kujdesi për punët e shtëpisë, proçesi i hekurosjes, palosjes, shtrimi i tavolinës, dallimit të ngjyra-ve, vendosjes së sendeve dhe produkteve në vendin e caktuar dhe përcaktimi i shenjave të thjeshta për rigjetjen e tyre në mënyrë të shpejtë.

Kujdesi për punët e shtëpisë

Zhvillimet teknologjike, tashmë ofrojnë paisje të cilat i lehtësojnë këto proçese për per-sonat e verbër, me përdorimin e të cilave kursantët do të njihen gjatë kësaj periudhe të kursit.Të tilla janë nivelmatësi i lëngjeve, peshore me zë, termometër për lëngjë me zë, treguesi i pengesave, dalluesi i ngjyrave, hekur për hekurosje i përshtatur etj.

Mënyrë orjentuese për përdorimin e lavatrices

Pjesa e tretë lidhet me proçesin e gatimit dhe praktikimit të tij. Gjatë kësaj periudhe të kursit, kursantët njihen me llojet e gatimeve të cilat ata mund t’i kryejnë në mënyrë in-dividuale pa ndihmën e familjarëve të tyre si dhe me proçeset shoqëruese siç janë: prerja me thikë, mbushja e një ene, derdhja nga një ene në tjetrën, përcaktimi i momentit të vlimit, pjekjes etj. Shumica e kursantëve provojnë për herë të parë të gatuajnë dhe praktikojnë këto proçe-se për shkak të mungesës së sigurisë që eksizton tek familjarët e tyre për tu ofruar këto mundësi. Një pjesë tjetër e kursantëve të cilët për shkak të rrethanave familjare, kanë patur mun-dësi të praktikojnë disa prej këtyre proçeseve, bëhen një shembull pozitiv dhe burrim i eksperiencave të reja praktike për kursantët e tjerë.

Foto gjatë praktikimit të procesit të gatimit

Hekur për hekurosje i përshtatur

Indikator për nivelet e lëngjeve

Page 21: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 40 Faqe 41

Sikundër e theksuam në fillim, parimi i këtij kursi trajnimi nuk është të ofrojë receta të pandryshueshme të orjentimit, manaxhimit dhe gatimit por të nxisë fleksibilitetin dhe fantazinë e kursantëve për t’i realizuar këto proçese në mënyrë të pavarur dhe sa më të thjeshtë për memorizimin individual të tyre.

Rrethet ku është realizuar kursi i trajnimit

“Manaxhimi i Mikroambjentit dhe gatimit në kushtet e shtëpisë”

Kursi i manaxhimit të mikroambjentit në bashkëpunim me SHVSH 2006-2012Rrethi: Shkodër Lezhë Vlorë Elbasan Mirditë Korçë Berat Devoll Nr. Përfituesve

9

persona

8 persona 6 per-sona

6

persona

7 persona 7 per-sona

17

persona

9 per-sona

Kudrete Çela

Valentina Prendi

Hanko Nurçe

Dallandyshe Basha

Mark Pa-çuku

Violeta Samuli

Josif Miho

Besnik Hoxha

Kurset janë zhvilluar në të gjitha degët e sipërcituara me një pjesëmarrje prej mbi 95% të kursantëve, të cilët kanë frekuentuar rregullisht kursin gjatë gjithë periudhës së zhvil-limit të tij.

Suksesi i implementimit të këtij projekti tregohet nga rezultatet praktike të arritura prej tyre deri në përfundim të kursit ku orientimi, aktivizimi në mikroambjent dhe përfshirja për arritjen e objektivave të kursit ishte shumë e kënaqshme.

Në shumicën e rasteve kurset kanë patur të pranishme mediat lokale të cilat kanë per-cjellë për opinionin publik jo vetëm risitë që sjell ky kurs për individët e verbër por edhe ndërgjegjësimin e opinionit mbi vlerat dhe kapacitetet që ata kanë nëse nuk hasen me privime apo mungesë besimi nga familjarët e tyre. (Në mënyrë të veçantë falenderojmë mediat lokale të qytetit të Shkodrës, Vlorës, Korçës dhe Elbasanit).

Disa nga rezultatet e pritshme nga kursantët në kurs:

- Konsolidimi i vetbesimit dhe vetevlerësimit për përballimin e sfidave në vetorien-timin dhe vetëveprimin në mikroambjent.

- Fitimi i reflekseve dhe shprehive praktike për menaxhimin e mikroambjentit në mënyrë të lirë dhe të pavarur.

- Njohja teorike e veprimeve themelore për t’i shërbyer vetes dhe të tjerëve në të gjitha proçeset që përfshin një mikroambjent.

- Adaptim i të gjitha metodave të paraqitura në kurs me mënyrat individuale për t’u orjentuar dhe për të menaxhuar mikroambjentin familjar.

- Përdorimi konkret i paisjeve të kuzhinës dhe gatimi i recetave kryesore më të njo-hura të kuzhinës.

- Përfshirja e kursantëve me probleme shikimi në punë në grup.

- Shkëmbimi i eksperiencave personale midis kursantëve gjatë zhvillimit të kursit.

- Përzgjedhja e alternativave favorizuese për zotërimin në mënyrë të pavarur të mi-kroambjentit në tërësi dhe në detajet më të vogla.

- Aktivizimi dhe angazhimi i kursantëve jo vetëm në ambjentet ku zhvillohet kursi por dhe në ambjentet ku ata jetojnë.

Foto gjatë instruktimit të përdorimit të paisjeve ndihmëse për gatim

Page 22: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 42 Faqe 43

-2-

“12 DITË NDRYSHE”AKTIVITET PËR MOSHAT E TRETA

Situata motivuese:

Projekti “12 ditë ndryshe” është iniciativë e QKRV, e cila ka nisur të zbatohet që në vi-tin 2010. Arsyet që nxitën realizimin e këtij projekti lidhen me konstatimet e QKRV për mungesë të hapësirave dhe mundësive socializuese, argëtuese dhe informuese të person-ave të verbër të moshës së tretë. Rezulton se një pjesë e konsiderueshme humbasin pjesër-isht ose plotësisht shikimin gjatë periudhës së moshës së tretë. Të gjithë këta persona që kanë patur një jetë aktive të mëparshme dhe të mirorganizuar, në momentin e përballjes me humbjen e shikimit, përballen edhe me një sërë vështirësish të tjera si psh:

- Mungesën e dëshirës për të frekuentuar grupin shoqëror që kanë patur për pa-mundësi të lëvizjes së pavarur ose për mungesë të shoqërimit.

- Pamundësinë e marrjes së informacionit në mënyrë të pavarur, sikundër e kishin me parë me gazeta me shkrim të zakonshëm.

- Izolimin në vetvete duke humbur çdo shpresë për të qenë aktivë dhe të vlefshëm si më parë.

- Mungesën e aktiviteteve dhe pasivitetin që të ofron kjo situatë.

Këto dhe padyshim shumë arsye të tjera, lënë gjurmë në jetën e personave të kësaj grup-moshe, për të cilat familjarët e tyre nuk janë në gjendje të ndikojnë përmirësimin e gjendjes psikologjike e sociale të tyre. Në këto situata personat e verbër kanë nevojë për ndihmën e personave të specializuar. Gjithashtu nevojitet bashkërendim dhe mirëfunksionim i të gjitha strukturave sociale për të patur ndikim të dukshëm në jetën e këtyre individëve. Nisur nga eksperienca disa vjeçare e saj, QKRV, mund të konsiderohet si një ndër struk-turat më të specializuara në vend, për të ofruar mundësi dhe shance në përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve të verbër të çdo moshe. Një ndër këto hapësira është edhe projekti “12 Ditë ndryshe”, me të cilin do të njiheni në vijim:

Çfarë ofron ky projekt dhe cila është mënyra e organizimit të tij:

Qëllimi i projektit “12 Ditë ndryshe”, është zgjerimi i mundësive për përfshirjen, aktiv-izimin, dhe integrimin e të verbërve të moshës së dytë dhe të tretë në jetën shoqërore.

Në fokus të këtij shërbimi janë tre komponentë:

1. Përfituesit e verbër të moshës së dytë dhe të tretë.

2. Organizimi i 12 ditëve ndryshe (1 për çdo muaj të vitit), me aktivitete inform-uese, integruese, argëtuese etj.

3. Bashkëpunimi me specialistë të profesioneve të ndryshme për organizimin e kë-tyre ditëve.

Projekti “12 dite ndryshe”, zhvillohet çdo vit në bashkëpunim me degët e SHVSH në rrethe. Si në çdo shërbim që ofrohet nga QKRV, personat e interesuar për të marrë pjesë në këtë kurs duhet të interesohen në sekretaritë e degëve në rrethe. Në ndryshim nga kurset e tjera ky shërbim iu ofrohet kryesisht individëve të moshës së dytë dhe të tretë, meqënëse për moshat e reja janë ngritur një sërë shërbimesh alternative të përmendura në këtë broshure.

Kryesisht projekti zhvillohet në një ambjent të përcaktuar më parë nga dega organizatore, e cila sherben si qendër rehabilitimi, ku përfituesit e verbër takohen periodikisht një ditë në muaj për gjatë gjithë vitit. Këto ambjente janë të pajisura me lojra për kalimin e kohës së lirë siç janë kuti shahu, domino, letra në formate të përshtatura për personat e verbër.

Koha e lirë në QKRV me ndihmën e vullnetarëve

Përfituesit mund të bashkëbisedojnë me njëri- tjetrin, të luajnë, të shkëmbejnë shqetësim-et por edhe gëzimet e tyre familjare me bashkëmoshatarët e rinj që kanë mundësinë të njohin gjatë kësaj periudhe. Ajo çka sjell risi në këtë projekt është bashkëpunimi me specialistë të fushave të ndryshme si juristë, psikologë, fizioterapistë, mjekë okulistë, apo mjekë të specialiteteve të ndryshme, sociologë, nëpunës të pushtetit vendor etj, të

Page 23: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 44 Faqe 45

cilët asistojnë gjatë këtyre ditëve për bashkëbisedime të lira me përfituesit e projektit, për të trajtuar shqetësime individuale të të pranishmëve por edhe për çështje me interes të përgjithshëm të tyre. Specialistët përzgjidhen në bazë të nevojave dhe interesit që shpre-hin paraprakisht përfituesit, duke iu dhënë mundësinë organizatorëve të kontaktojnë dhe sigurojnë takimin me specilaistin përkatës. Ndër çështjet për të cilat personat e verbër të kësaj moshe janë të interesuar të dëgjojnë dhe të flasin, janë ato që lidhen me shëndetin e tyre, me pasojat e verbërisë, plakjes, vetmisë, diferencës së brezave, çështjet e përfiti-meve nga pensioni, përfitimet nga statusi i të verbrit, etj. Ata janë të prirur të dëgjojnë mesazhe optimizmi nga persona të specializuar, tek të cilët mund të mbëeshteten dhe krijojnë besimin të cilin e kanë të vështirë ta gjejnë në ambjentin e tyre familjar. Bash-këpunimi me specialistët gjatë këtyre ditëve, sjell përfitim të ndërsjelltë. Vetë specialistët njihen më nga afër me problemet reale të individëve të verbër, duke iu krijuar hapësira atyre në varësi të nevojave për të ndihmuar me asistencën e tyre përtej kohëzgjatjes së projektit. Nga ana tjetër njohjet me grupe shoqërore të të njëjtit interes, dhe shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet tyre i ndihmon ata t’i japin përparësi anëve pozitive të jetës sesa mangesisë së tyre fizike.

Pavarësisht moshës së tyre këta individë gjejnë kohën për të qenë pjesëmarrës të rregullt në të gjitha temat që zhvillohen, madje janë mjaft kërkues ndaj çështjeve për të cilat kanë pak informacion ose kërkojnë shpjegime të thelluara. Çështjet që trajtohen iu shpërnda-hen përfituesve në formate të përshtatura siç janë brail dhe audio në mënyrë që të kenë mundësi t’i referohen edhe në përfundim te kursit. Në këto dokumenta bëjnë pjesë krye-sisht ligje, statute, konventa që i njohin ata më të drejtat dhe përfitimet që ofrohen nga politikat sociale në fuqi.

Mënyra e organizimit të këtyre ditëve është fleksibël, që do të thotë se vetë dega organi-zatore mund ta zhvillojë në një periudhë 12 mujore (1 ditë/muaj) ose 6 mujore (dy ditë/muaj). Kohëzgjatja e një dite aktivitet është 5- 6 orë.

Sfidat për të ardhmen në përmirësimin e këtij shërbimi:

Një ndër synimet afatshkurtra të QKRV për ta përmirësuar këtë lloj shërbimi për per-sonat e moshës së tretë, është kohëzgjatja e tij por edhe shtimi i aktiviteteve me drejtim kulturor e argëtues, të tilla si: vizita në muze, teatër, etj. Aktualisht një nga 12 ditët e parashikuara nga ky program i kushtohet pikërisht këtij drejtimi por që kërkesat e tyre na bindin për t’i dhënë më tepër rëndësi.

Gjithashtu, QKRV do të përpiqet të nxitë bashkëpunimin me njësitë vendore për t’iu ofruar shërbime të ngashme individëve të verbër të cilët shpesh mjaftohen vetëm me dhënien e përfitimeve ekonomike që ligji ka përcaktuar për këtë kategori. Asistentët so-cialë të specializuar në bashki dhe komuna mund të luajnë rol të rëndësishëm në ofrimin dhe koordinimin e këtyre shërbimeve në bashkëpunim me degët e SHVSH në rrethe.

Rrethet ku është realizuar projekti “12 ditë ndryshe”

Gjatë periudhës 2007 – 2011 projekti “12 Ditë ndryshe” është realizuar në rrethet: Krujë, Lezhë, Shkodër, Devoll, Korcë, Gramsh, Tiranë në të cilat kanë marrë pjesë rreth 194 persona të verbër, kryesisht të moshës së tretë.

“12 Ditë ndryshe” në bashkëpunim me SHVSH: 2010-2012Rrethi: Krujë Lezhë Shkodër Devoll Korçë Gramsh Tiranë Nr. Përfituesve 25

persona

32

persona

29 persona 17 per-sona

20 per-sona

35 per-sona

36 per-sona

Koordinatorë Zeliha Ismalaja

Valentina Prendi

Shkëlzen Mustafaraj

Ilia Ze-nelak

Pandi Janaq

Ardian Ceci

Elena Pujo

Ky kurs është vlerësuar mjaft jo vetëm nga përfituesit e tij por edhe nga drejtuesit e de-gëve të cilët ofruan bashkëpunimin e tyre në realizimin e këtij projekti.

Duke marrë parasysh se personat e verbër e ndjejnë veten të marxhinalizuar për shkak të moshës, mungesës së aktiviteteve të përditshme, kushteve fizike në të cilat ndodhen apo mentalitetit në familjet dhe grupin shoqëror në të cilin ata bëjnë pjesë, ata e konsiderojnë një mundësi mjaft të mirë për t’i nxitur ata të gjejnë hapësira për të këmbyer ide, për të takuar njerëz të tjerë të së njëjtës kategori duke njohur problematikën e gjithësecilit dhe gjetur forcë për përkrahje tek njëri – tjetri.

Takim informues “12 Ditë ndryshe” Lezhë

Por e veçanta e këtij projekti qëndron në faktin se në secilin prej këtyre takimeve, per-sonat e verbër kanë mundësi të takojnë, njohin dhe diskutojnë më nga afër shqetësimet problematikat e tyre me specialistë të fushës ndër të cilët përmendim mjek okulistë & të përgjithshëm, juristë, psikologë, nëpunës të njësive vendore etj. Jo vetëm për çështje të cilat shqetësojnë këto katogori por ky projekt kishte për qëllim realizimin e disa taki-meve argëtuese, sportive, kulturore dhe informuese. Një pjesë të rëndësishme të këtyre temave zë demostrimi i paisjeve tifloteknike të përshtatshme për lehtësimin e proçeseve të jetës së përditshme.

Page 24: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 46 Faqe 47

Kjo eksperiencë ishte mjaft e vlefshme në rritjen e vetbesimit dhe kërkesave që personat e verbër kanë ndaj vetes nga njëra anë, por edhe nxitës për autoritetet vendore apo ak-torëve të fushës që kujdesen për personat me aftësi të kufizuar për të rritur efikasitetin dhe gamën e shërbimeve për këtë kategori grupmoshash.

Gjithashtu ky projekt dëshmoi dëshirën e personave të verbër për të qenë aktivë, pavarë-sisht moshës apo vështirësive fizike, duke vlerësuar të dobishëm realizimin e projekteve të ngjashme me në fokus përmirësimin cilësor të jetës së personave të verbër, dhe integ-rimin e tyre.

Nje falenderim i veçantë shkon për të gjithë koordinatorët në degë dhe specialistët që pranuan të bëheshin pjesë e kësaj iniciative me kontributin dhe informacionet e tyre të dobishme për përfituesit e verbër.

-3-

KURS TRJANIMI I FIZIOTERAPISË

Ç’është fizioterapia?

Fizioterapia është një profesion shëndetësor. Ajo ka një rëndësi mjaft të madhe në ruajtjen, zhvillimin dhe rivendosjen e funksionit optimal fizik kur ai dëmtohet. Mund të themi që fizioterapia zë një vend mjaft të rëndësishëm në ditët e sotme. Kjo për një ar-sye mjaft të dukshme, sepse njerëzit gjithnjë e më shumë po bëjnë një jetë, e cila ka një aktivitet fizik të pakët. Njerëzit udhëtojnë me makina gjithnjë dhe më shumë, rrinë para kompjuterit me orë të zgjatura, qëndrojnë ulur në punë dhe si pasojë janë gjithmonë dhe me shumë mbipeshë.

Këto arsye sjellin një nevojë të madhe për të bërë fizioterapi, që të parandalohen problemet shëndetësore, që të qëndrohet stabël në një gjendje shëndetësore të mirë dhe të mos përkeqësohen problemet në rast se egzistojnë, duke marrë trajtimin fizioterapik të duhur. Gjithësesi eksperienca ka treguar se si shoqëria shqiptare është pak ose aspak e ndërgjegjësuar për këtë. Kërkesa për fizioterapistin vjen në rastet kur problemet kanë përparuar dhe gjendja shëndetësore është e rënduar, duke sjellë vështirësi në proçesin e rehabilitimit.

Rëndësia e kursit te fizioterapisë për individët e verbër:

Realizmi i Kursit të fizioterapisë është një ndër shërbimet e reja që QKRV ka arritur të ofrojë gjatë vitit 2012 për personat e verbër. Profesioni i fizioterapisit është një ndër më të përshtatshmit për personat e verbër kudo

Page 25: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 48 Faqe 49

në botë. Ata janë në gjendje që ta ushtrojnë këtë profesion njësoj si gjithë të tjerët madje shpesh herë mjaft të sukseshëm. Eksperienca e vendeve të zhvilluara ka treguar se fiziot-erapia është një hap drejt punësimit të personave të verbër dhe jo vetëm drejt formimit profesional të tyre. Shumë individë të kualifikuar në këtë fushë e gjejnë veten të punë-suar ose të vetpunësuar duke demonstruar aftësi dhe përgjegjshmëri në zanatin që ata ushtrojnë.

Suksesi i këtij profesioni për personat e verbër vitet e fundit po bëhet nxitës për këtë ko-munitet edhe në vendin tonë. Si pasojë e disa faktorëve kryesisht teknologjike, politikë e socialë, kryesisht pas viteve ‘90, të rinjtë e këtij komuniteti, e gjejnë veten të papërfshirë në tregun e punës. Megjithë dëshirën dhe përpjekjet që ata dhe familjarët e tyre bëjnë për arsim dhe kualifikime të mëtejshme, shpesh paragjykimet dhe mungesa e përshtat-shmërisë në vendin e punës i përjashton ata nga kjo mundësi. Fizioterapia, është një dritare e re e formimit profesional të personave të verbër, në Shqipëri, madje tashmë e konsoliduar si kualifikim në sistemin e lartë arsimor shqiptar.

Disa studentë të verbër janë bërë pjesë e këtij kualifikimi madje një pjesë e tyre e kanë përfunduar atë me rezultate të shkëlqyera. Shembulli i punësimit të tyre menjëherë pas përfundimit të shkollës është tregues i vlerës që ka ky profesion dhe pavarësinë që ndje-jnë individët e verbër për ta ushtruar atë në vendin e tyre të punës.

Padyshim nuk është vetëm punësimi më i lehtë që e bën këtë profesion kaq tërheqës për individet e verbër dhe jo vetëm. Si gjithë të tjerët, ata janë të ndërgjegjshëm mbi rolin që ka fizioterapia mbi shëndetin e çdo njërit prej nesh. Thirrja ndaj mirëqenies së shëndetit individual dhe atë të familjarëve të tyre bëhet nxitëse për këta individë, që të shfrytezojnë cdo mundësi që iu ofrohet për të marrë njohuri në këtë fushë. Mëgjithëse, kursi i fiziot-erapisë u zhvillua për herë të parë nga QKRV gjatë vitit 2012, zgjoi interesin e shumë të

rinjve për ta frekuentuar në mënyrë të rregullt atë.

QKRV konstatoi se tek personat e interesuar për tu regjistruar në kurs, shkriheshin të dyja arsyet e siperpërmendura. Nje pjesë e kursanteve të interesuar ishin ende frekuentues të sistemit arsimor të përgjithshëm të cilët përveçse të dobishëm për njohuri individuale në fushën e shëndetit, e vlerësuan ngushtësisht të lidhur me mundësinë e frekuentimit të studimeve të larta në këtë fushë me perspektivën e punësimit në të ardhmen.

Kursi për herë të parë u zhvillua në bashkepunim me degën e SHVSH - Tiranë dhe megjithë kufizimet për numrin e kursantëve në një grup, me qëllim zhvillimin cilësor të tij, kërkesat për frekuentimin e tij tejkaluan cdo pritshmëri tonën. Vetëm brenda një periudhe kohe 4 mujore u trajnuan mbi 30 të rinj të verbër (nxënës dhe studentë) por jo vetëm. Kursi i fizioterapisë u vlerësua po me kaq interes edhe nga mosha 30-40 vjeç të cilët kanë nevojë të njohin dhe kujdesen për shëndetin e tyre.

Mënyra e realizimit të kursit të fizioterapisë:

Kursi i fizioterapisë, angazhoi specialistë të kësaj fushe në bashkëpunim me departamen-tin e Arsimit pranë QKRV për të ideuar programin mësimor të kursit. Programi përmban 150 orë të cilat zhvillohen për një periudhe 4 mujore. Përmbajtja e tij fokusohet në dy drejtime kryesore atë teorik dhe atë praktik, duke iu shërbyer kursantëve për të njohur bazat e fizioterapisë dhe praktikimit të saj.

Disa nga çështjet që trajtohen gjatë këtij kursi janë:

- Roli dhe rëndësia e njohjes se skemes se trupit dhe segmentet përbërëse të tij.

- Rëndësia që ka masazhi në shëndetin e njeriut, për cfarë shërben, kohën dhe ven-det ku mund të aplikohet ose jo.

Page 26: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 50 Faqe 51

- Njohuri mbi fillimin e një seance fizioterapie.

- C’është dhimbja dhe si largohet ajo.

- Mënyrat dhe koha e përdorimit të termoterapisë (terapia e ngrohtë) dhe krioter-apisë (terapia e ftohtë).

- Njohja me disa nga patologjitë traumatike dhe reumatizmale më të shpeshta të trupit të njeriut (teknikat dhe mënyrat për largimin ose zbutjen e dhimbjes reuma-tizmale).

- Aplikimi i teknikave të ndryshme manuale si (forcimi muskular apo zgjatja musku-lare, vendosja e ortezave etj)

- Paisja me njohuri teorike dhe praktike për tu ardhur në ndihmë personave parate-traplegjik dhe hemiplegjik, për të qenë të pavarur në jetën e tyre të përditshme. (psh. si të ulet nga karrigja në karrige, nga karrigja në krevat etj.

- Përvetësimi i të gjitha teknikave dhe lëvizjeve të duhura kur dhe ku duhet të bëhen, si dhe deri në çfarë mase dhe shpejtësie duhet të realizohen etj.

- Njohja me paisjet ndihmëse tifloteknike që lehtësojnë proçesin e ushtrimit të pro-fesionit për individët e verbër (termometër, aparat tensioni, peshore etj)

Kursi zhvillohet në një ambjent të përshtatur dhe të pajisur me materialet e nevojshme për realizimin e orëve praktike të kursit (pudër, krem, krevat, fasho, paisje tifloteknike etj). Kursi zhvillohet 3 herë në javë ku një instruktor dhe një ndihmes/instruktor përzgjidhen për mbarëvajtjen e kursit. Sigurisht instruktorët përzgjidhen vetëm në bazë të kualifiki-mit të duhur por njëkohësisht trajnohen nga QKRV për specifikat e bashkëpunimit me personat e verbër.

Mënyra e regjistrimit në kurs :

Mënyra për regjistrim në kurs realizohet në degën përkatëse të SHVSH, të paktën 3 muajt e fundit të çdo viti, ku të interesuarit sjellin me vete dokumentat (fotokopje kartë identi-teti, libreze verbërie, nr. telefoni) si dhe një kërkesë me shkrim ku deklaron kërkesën për pjesëmarrje. Për tu regjistruar në kurs nuk ka kriter moshe, vendbanimi, gjinie, arsimimi etj, përkundrazi çdo person që ka dëshirë është i mirëseardhur.

Sfidat për të ardhmen :

QKRV synon që ta zhvillojë këtë kurs edhe në rrethe të tjera të vendit. Ne shpresojmë dhe do të përpiqemi që profesioni i fizioterapistit për personat e verbër në të ardhmen, jo vetëm të përqafohet nga të rinjtë e këtij komuniteti por të pranohet gjerësisht nga opinioni publik dhe në mënyrë të veçantë nga institucionet përgjegjëse për punësimin e tyre.

Page 27: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 52 Faqe 53

KAPITULLI -3-AKTIVITETE KULTURORE E ARTISTIKE TË INTEGRUARA

Page 28: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 54 Faqe 55

-1-

KONCERTI “ARTI PËRTEJ SHIKIMIT”

Koncerti “Arti përtej shikimit” është një nga aktivitetet kulurore më të spikatura që Qen-dra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbëve në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë, zhvillon çdo vit në 15 tetor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Kjo ditë është me rëndësi të veçantë për personat e verbër në gjithë botën pasi simbolizon forcën dhe përpjekjet e tyre, për integrim dhe barazi në çdo aspekt të jetës.

Zanafilla e koncertit “Arti përtej Shikimit”

Koncerti “Arti përtej shikimit” u konceptua për herë të parë në vitin 2007 me qëllim evi-dentimin dhe promovimin e artstëve dhe instrumentistëve të verbër në nivel kombëtar. Stafi i QKRV në bashkëpunim me SHVSH, fillimisht, kërkoi informacion të plotë mbi individët që kishin përfunduar studimet e larta ne Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve), apo që kishin talent në muzikë dhe instrument por që nuk kishin patur më parë mundësi t’i përcillnin ato për publikun e gjerë.

Nëpërmjet pyetësoreve, ajo ç’ka mësuam ishte përtej pritshmërive, numri i talenteve në çdo fushë të artit ishte i konsiderueshëm. Zhvillimi i një aktiviteti promovues për të gjithë individët e talentuar ishte i domosdoshëm por jo i mjaftueshëm. Iniciativa për realizmin e këtij aktiviteti në formën e nje koncerti dhe për më tepër në një ditë të shënuar për të gjithë komunitetin e personave të verbër (15 tetor), ishte një mënyrë për ta shndërruar atë në ditë feste dhe promovuese të vlerave të këtij komuniteti nëpërmjet artit.

Kjo pjesë e rëndësishme e talentit të tyre pothuajse nuk njihej nga opinioni publik madje edhe sakrificat që artistët e verbër dhe familjarët e tyre kishin bërë dhe vazhdonin të bënin ishin të padukshme për publikun e gjerë. Steriotipi i artistit të verbër ekzistonte në filma ose në skenat jashtë Shqipërisë por dukej e pabesueshme se kapacitete të tilla ka edhe në Shqipëri. Padyshim ndryshimi i këtij opinioni dhe përballja e tij me talentin e vërtetë të këtij komuniteti.

Mungesa e një experience të ngjashme të mëparshme gjithashtu rriste pasiguritë e stafit të QKRV për të organizuar një event të tillë, qëllimi i të cilit tashmë ishte i qartë dhe i dobishëm për këtë komunitet.

Puna për organzimin e koncertit të parë në 15 tetor të vitit 2007, kaloi në disa faza ndër të cilat vlen të theksojmë proçesin e përzgjedhjes të stafit drejtues, drejtorit artistik të koncertit, spikerve të koncertit, komisjonit për përzgjedhjen e këngëtareve dhe instru-mentistëve të verbër në nivel kombëtar, realizimi i skenarit, sigurimi i sallës, pregatitja e materialeve promovuese të aktivitetit e shumë të tjera të cilat kërkonin kohë, impenjim dhe përkushtim për realizimin me sukses të tyre.

Padyshim për të arritur një prezantim të denjë vlerash artistike e shpirtërore ata kanë punuar me pasion që së bashku të dhuronin emocion tek publiku. Ishte një eksperiencë mbreslënëse për stafin organizator, pa anashkaluar forcën dhe dritën që burronte nga

shpirti i artistëve të verbër që u ngjitën në skenë në ditën e rëndësishme për ta. Në koncertin e parë morën pjesë rreth 23 artistë të verbër (instrumentistë dhe këngëtarë) nga pothuajse të gjitha krahinat e vendit (Tiranë, Fier, Devoll, Elbasan, Gramsh, Shko-dër, Tepelenë etj). Suksesi i deputimit të tyre për herë të parë së bashku në sallën e madhe të Akademisë së Arteve shpërbleu punën dhe ankthin e të gjithëve.

Foto nga koncerti i parë “Arti përttej shikimit” 15 Tetor 2007

Duhet të theksojmë entuziazmin, impaktin dhe kënaqësinë që artistët e verbër në skenë falën për publikun në sallë. Duartrokitjet dhe përgëzimet pa fund që ata morrën nga ky koncert ishin jo vetëm mbështetje por edhe një ogur i mirë për vazhdimësinë e ëndrrës së tyre artistike.

Ata të gjithë përcollën mesazhin se meritojnë thjesht më shumë vëmendje pasi niveli i tyre artistik ishte i krahasueshëm me artistët e tjerë të skenës. Mesazhi iu drejtohej të gjitha institucioneve përgjegjëse të cilat duhet të udhëheqin, garantimin e shanceve të barabarta dhe gëzimin e të drejtës së shprehjes së talentit në fushën e artit si gjithë të tjerët.

Rezonanca e këtij aktiviteti për publikun e gjerë, si dhe publiciteti i nivelit të lartë ishin plotësisht në funksion të mesazhit integrues, dhe promovimit të angazhimit institucional në favor të përfshirjes social-kulturore të personave me aftësi të kufizuar në shikim.Vazhdimësia e kësaj iniciative në vitet që vijuan:

Realizimi i kësaj eksperience të parë u vlerësua e sukseshme por jo vetëm. Artistët e verbër pjesëmarrës në koncert do të insistonin që kjo iniciativë të rritej në cilësi dhe në shtrirje gjeografike. Energjia e tyre pozitive tashmë e nxitur nga suksesi por dhe besimi se mund të arrijnë më shumë, u bënë nxitëse për stafin e QKRV dhe SHVSH të kërkonin risi dhe mbështetje për vazhdimësinë e koncertit në të ardhmen. Koncerti, ndër vite ka rrugëtuar edhe në disa rrethe të vendit siç janë Elbasan, Shkodër, Vlorë, madje me një prezantim dinjitoz artistët e verbër kanë performuar edhe në Prishtinë për të përshëndetur shpalljen e pavarësisë në Shkurt 2008.

Page 29: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 56 Faqe 57

Koncerti “Arti përtej shikimit” Nëntor 2009 Shkodër

Koncerti “Arti përtej shikimit” Maj 2010 Elbasan

Në kërkim të cilësisë dhe integrimit të artistëve tanë, koncerteve tona i janë bashkuar pa asnjë hezitim emra të njohur të skenës shqiptare. Përballë një publiku të ndjeshëm artistët e verbër kanë performuar përkrah këngëtarëve më të njohur si: Irma Libohova, Myfarete Laze, Rovena Dilo, Juliana Pasha, Aleksandër Gjoka, Luan Zhegu, Redon Makashi, Sa-jmir Braho, Anjeza Shahini, etj. Performanca e tyre e përbashkët u ka dhënë mundësinë artistëve të verbër që të ndihen si personazhe reale dhe të barabartë në skenë.

Rrugëtimi i këtij koncerti vazhdon dhe 15 Tetori 2012 shënon përvjetorin e shtatë të tij, ku pa modesti mund të përmendim jehonën që tashmë ka krijuar për mbarë publikun, i cili çdo vit e më tepër ndjek dhe shijon live nga salla performancat artistike e muzikore të këtyre artistëve.

Gjatë vitit 2012, falë një bashkëpunimi, disa prej artistëve të verbër nga Shqipëria, per-formuan edhe në Mal të Zi dhe Maqedoni.

Sigurisht gjatë këtyre viteve, koncerti ka patur mbështetës finaciare dhe bashkëpunëtorë të cilët i kanë dhënë një kontribut të vlefshëm sukseseve të tij ndër vite. Falenderojmë Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Delegacionin e BE në Shqipëri, Fondacionin Velia, Teatrin kombëtar të Operave dhe Baletit, etj.

Roli i mediave që e kanë përcjellë dhe pasqyruar këtë aktivitet ka qenë mjaft i rëndë-sishëm për promovimin e vlerave të artistëve të këtij komuniteti për një publik më të gjerë. Falenderojmë Top Channel, TV KLAN, TV “PLANET”, TVSH, etj.

Rezulatet e arritura:

1. Ky koncert nxit përfshirjen dhe integrimin kulturor të personave të verbër në jetën artistike dhe shoqërore të vendit.

2. Promovimin e kapaciteteve, talentit dhe pasjonit të këtyre individeve të cilët mund të arrijnë nivele të krahasueshme me artistët e tjerë falë përpjekjeve dhe punës së tyre të vazhdueshme.

3. Mbështet artsitët e verbër të kultivojnë dhe përdorin potencialin e tyre artistik. Vitet e fundit shumë emra prej tyre po bëhen të njohur brenda këtij komuniteti. Por dalja jashtë këtyre kufijve e për më tepër përfshirja në tregun e artistëve të tjerë është edhe më e vështirë.

4. Ndërgjegjëson opinionin publik rreth kapaciteteve dhe vlerave të këtij komuni-teti: Shpesh shoqëria shqiptare mjaftohet me identifikimin e të verbërve thjesht si per-sona me aftësi të kufizuar, jo vetëm nga shikimi, por edhe nga aftësitë e tyrë në jetën profesionale, sociale dhe artistike. Për më tepër, si kontributi i të verbërve në shoqëri, ashtu edhe arti, me të cilin këta persona mund të pasurojnë shoqërine shqiptare shihet me skepticizëm.

5. Sensibilizon për zbutjen e barrierave që hasin personat e verbër që dëshirojnë bëjnë art: Ata hasen me barriera të vazhdueshme sociale - ekonomike, teknike e psi-kologjike. Më tepër sesa faktorët teknikë e finaciare, mendojmë se ata sociale bëhen

Page 30: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 58 Faqe 59

ende pengesë për evidentimin dhe përkrahjen e talenteve me aftësi të kufizuar.

6. Jepen mesazhe në Ditën Botërore të të Verbërve: Koncerti për nga mënyra e realiz-mit të tij është një mundësi për dhënien e mesazheve për integrimin e gjithë qytetarëve shqiptare, pavarësisht nga kufizimi i aftësive shqisore, apo nga statusi shoqëror.

Suksesi i një artisti qoftë ky person me probleme shikimi ose jo lidhet me një sërë faktorësh duke filluar me talentin, fatin, punën, dëshirën për të pasur një karrierë si i tillë, por të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se ka nevojë për më tepër nxitje dhe përkrahje ndaj këtij komuniteti për të arritur suksese të mëtejshme,

Informacion i shkurtër rreth suksesit të koncerteve ndër vite:

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008, përbënte një ngjarje të madhe për historinë e kombit shqiptar, e për më tepër për popullin heroik Kosovar. Në këtë atmosferë të festës së lirisë, në datë 23 Shkurt 2012 Qendra Kombëtare e Reha-bilitimit të te Verbërve dhe Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, organizuan me artistët e verbër në Prishtinë koncertin “Për Kosovën e lirë”. Ftesa e shoqatës homologe në Kos-ovë u vlerësua nga artistët e verbër të Shqipërisë mjaft e rëndësishme për momentin që po përjetonte Kosova. Kështu dëshira për të bashkëpunuar dhe promovuar talentin e tyre edhe në Prishtinë u bë realitet.

Koncerti “Arti përtej shikimit” Shkurt 2008 Kosovë

Në 15 tetor 2009 me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, në sallën e Akademisë së Arteve te Bukura në Tiranë, u zhvillua koncerti i III-të „Arti përtej shi-kimit“, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporte-ve, Bashkisë së Tiranës dhe Postës Shqiptare.Protagonistë të këtij koncerti ishin artistët e verbër, të cilët, performuan së bashku me këngëtarë të mirënjohur të skenës shqiptare si Myfarete Laze, Silva Gunbardhi, Luan Zhegu, Redon Makashi, Sherif Merdani, Eneida Tarifa, Klajdi Musabelliu etj.

Spektakli u çel me një interpretim të mrekullueshëm të dy personazheve të tjerë të verbër të cilët tashmë njihen nga publiku për shkak të mediatizimit të vlerave dhe talentit të tyre, konkretisht poetes së re Anisa Proda dhe Emiljano Lule.

Përkrah tyre, u ngjit në skenë edhe aktorja e njohur Znj. Roza Angnosti, me dy pjesë të zgjedhura e cila përcolli emocion të veçantë për publikun në sallë.

Në 15 Tetor 2010, në sallën e madhe të Akademisë së Arteve, për të katërtin vit radhazi është realizuar koncerti “Arti përtej shikimit”. Gjatë këtij koncerti performuan rreth 13 këngëtarë dhe instrumentistë të verbër të cilët interpretuan në duet me këngëtarë profe-sionistë ndër të cilët: Aleksandër Gjoka, Juliana Pasha, Mariza Ikonomi, Elvana Gjata, Rovena Dilo, Arbër Arapi, Sajmir Braho, Frederik Ndoci.

Koncerti “Arti përtej shikimit” Tetor 2010 - Tiranë

Page 31: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 60 Faqe 61

Një përshëndetje të veçantë në këtë ditë sollën nxënësit e institutit “Ramazan Kabashi”, të cilët kishin pregatitur një këngë nën drejtimin e mësueses së tyre Znj. Sofie Kolgjini.

Foto e fëmijëve të Institutit të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”

Ndër artistët e verbër pjesëmarrës përmendim: Blerina Shalari, Sofie Kolgjini (shoqërue-se e fëmijëve në pjano), Agim Mana, Agim Samuri, Hekuran Kërçiku, Emiljano Lule, Anisa Proda (poete), Elida Cela, Ardian Ceci, Klodi Toromani, Gjok Vata, Marsona Taçe, Arturi Demiri.

Një ndër artistet më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, znj. Tinka Kurti iu bashkua këtij evenimenti për të përshëndetur pjesëmarrësit dhe gjithë komunitetin e personave me aftësi të kufizuar në shikim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Ajo solli magji në skenë por njëkohësisht mori emocionin që dhuruan artistët me aftësi të kufizuar në shikim.

Të njëjtat emocione morën edhe të ftuarit speciale të asaj mbrëmjeje siç janë Ambasa-dorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë znj. Fiona Malcholm, Përfaqësuesi i prezencës së OSCE në Tiranë Z. Hartmut Puerner, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Al-bania Z. Albi Greva, përfaqësues të ambasadës Hollandeze, etj.

Ky aktivitet mjaft i rëndësishëm për këtë komunitet tashmë është bërë i njohur për mjaft individë falë prezencës së mediave dhe transmetimit të plotë nga TV PLANET, duke ia servirur atë një publiku më të gjerë.

Në 16 Tetor 2011, në sallën e Teatrit “Petro Marko” Vlorë, përballë një publiku të ndjeshëm i cili ka shoqëruar aktivitetin me admirim dhe kuriozitet, artistët e verbër per-formuan sërish me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Ndër artistët e

verbër që performuan në këtë concert përmendim: Blerina Shalari, Alda Shalari, Mar-sona Tace, Agim Samuri, Elida Çela, Gjok Vata, Ardian Ceci, Doljana Veliaj, Vasilika Duke, Shaban Karafili dhe Lavdie Karafili.

Një pjesë e tyre, performuan së bashku në duet me këngëtarë të mirënjohur të skenës shqiptare si Myfarete Laze, Silva Gunbardhi, Redon Makashi, Marjola Kaçani, Klajdi Musabelliu, Sajmir Braho etj.

Koncerti “Arti përtej shikimit” Tetor 2011- Vlorë

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe parodistët e njohur të Vlorës: Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mehmet Lika, me tre pjesë të zgjedhura humoristike të cilat përcollën humor për publikun në sallë.

Për sensibilizimin e opinionit publik u pregatit një spot televiziv i cili u transmetua nga televizioni lokal Real TV, që njëkohësisht realizoi regjistrimin e koncertit për ta transme-tuar për një publik më të gjerë.

Koncerti “Arti përtej shikimit” Tetor 2011- Vlorë

Page 32: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 62 Faqe 63

Të ftuar në koncert ishin përfaqësues nga pushteti vendor lokal, nga organizata të nd-ryshme joqeveritare lokale, të cilët u shprehën se koncerte të tilla vlejnë të organizohen më shpesh me mbështetjen e të gjithë aktorëve përgjegjës.

Ne datën 16 Tetor 2012, në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, Koncerti i përvit-shëm mori përmasa rajonale nën titullin “Zëri i Dritës”. Ky koncert u realizua në bash-këpunim me Shoqatën e të verbërve të Shqipërisë dhe organizatat homologe të saj në Maqedoni dhe Mal të Zi. Ky koncert u financua nga Komisjoni Evropian në kuadër të projektit: “Fuqizim i personave të verbër për përfaqësim në Ballkanin Perëndimor” me artistë dhe këngëtarë të verbër nga të tre shtetet pjesëmarrëse në projekt (Shqipëri, Maqe-doni, Mal i Zi). Së bashku sollën copëza të kulturës së vendeve respektive jo vetëm për t’i kënduar ato së bashku, por për të treguar vlerat individuale të secilit prej këngëtarëve pjesëmarrës në koncert.

Koncerti “Arti përtej shikimit” Tetor 2012- Tiranë

Gjithashtu, artistët e mëdhenj të skenës shqiptare pa asnjë hezitim janë bërë sërish pjesë e këtij koncerti në duetet me artistë të verbër nga Shqipëria.

Koncerti “Arti përtej shikimit” Tetor 2012- Tiranë

Këto duete kanë qenë gjithmonë experienca të paharrueshme që kanë shërbyer jo vetëm për të shkëmbyer nga afër eksperienca profesionale, por dhe për të ngritur marrëdhënie të sinqerta njerëzore. Falederojmë në mënyrë të vecantë kengëtaren e mirënjohur Irma Libohova, Samanta Karavella, aktorin e madh Bujar Asqeriu etj.

Vazhdimësia e këtij koncerti:

Ky koncert do të organizohet çdo vit duke promovuar gjithmonë e më tepër artistët e ver-bër në nivel kombëtar. Viti 2012 shënoi edhe bashkëpunimin e parë të artistëve të verbër në nivel rajonal, iniciativë e cila shresojmë të zgjerohet edhe me vende të tjera, në funk-sion të shkëmbimit të eksperiencave dhe formcimit të këtij bashkëpunimi.

Realizimi i albumeve muzikorë me këngët e këngëtarëve të verbër dhe promovimi i tyre për publikun është një tjetër objektiv për të ardhmen.

Sigurisht këto sfida kërkojnë mbështetje financiare dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me donatorë, institucione dhe dashamirës të artit në vend.

Page 33: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 64 Faqe 65

-2-

KONKURS LETRAR “ME SYTË E SHPIRTIT”

Zanafilla e Konkursit Letrar “Me sytë e Shpirtit”

Konkursi letrar “Me sytë e shpirtit” përfaqëson një tjetër event mjaft të rëndësishëm për komunitetin e personave të verbër në nivel kombëtar. QKRV në bashkëpunim me SH-VSH që në vitin 2007, insistuan të kishin kontakt me personat e verbër qe kanë talent në artin e të shkruarit dhe të interpretimit. Stafet përkatëse në QKRV dhe SHVSH asistuan gjatë këtij proçesi kryesisht me plotësimin e pyetësorëve të shpërndarë në bashkëpunim me familjarët e personave të verbër. Ky proçes nuk u ndal vetëm tek personat e verbër që kishin botuar libra, të cilët për hir të së vërtetës ishin të paktë, por edhe tek ata të cilët nuk e kishin patur këtë mundësi. Numri i këtyre të fundit na rezultoi i konsiderueshëm, dhe mënyra se si ata shkruanin apo mbanin shënime ishte tregues i pasjonit të tyre për t’i dhënë jetë talentit që ata zotëronin. Shumica prej tyre i shkruanin ato në brail, ndërsa të tjerë, me ndihmën e familjarëve apo të afërmve të tyre i kishin ruajtur në shkrim normal ose në rastin më të mirë në kompjuter. Disa prej personave të kontaktuar kishin përfun-duar studimet e larta për gjuhë – letërsi, por jo vetëm. Përveç talentit ajo që i bashkonte të gjithë ishte mungesa e shpresës se krijimet e tyre do të kapërcenin ndonjeherë rrethin e familjarëve dhe grupit shoqëror të tyre, për tu dëgjuar apo lexuar nga të tjerë. Mungesa e shpresës shpesh pengonte frymëzimin e tyre për të shkruar. Kënaqësia shpirtërore për ta vlente më tepër se ajo materiale, por për këtë iu nevojitej mbështetja dhe nxitja për të ecur në këtë rrugë. Nisur nga ky perceptim, shumë individë të tjerë të verbër të cilët zotërojnë talentin për të shkruar, nuk e kishin marrë kurrë më parë mundimin për t’i me-morizuar krijimet e tyre në një formë apo në një tjetër.

Stafi i QKRV dhe SHVSH, besoi në vlerat dhe përpjekjet e tyre prandaj ndërmori inicia-tivën më të re të saj për të nxitur dhe promovuar krijimtarinë e këtij komuniteti, i cili si në shumë fusha të jetës mbetet i papërfshirë. Realizimi i një kompeticioni do të sillte jo vetëm prurje sasiore të reja por do të nxiste shpirtin e garës për më shumë cilësi. Forcimi i besimit tek këta individë se krijimet e tyre do të promovohen diku dhe do të vlerësohen nga profesionistë përbënte objektivin e radhës për stafin e QKRV. Ky hap hidhej për herë të parë dhe sigurisht rruga drejt fi-nalizimit kishte shumë të panjohura për organizatorët. Gjithësesi motivi për të gjallëruar këtë pjesë të komunitetit, krijimtaria e të cilit flinte në sirtar, ishte i mjaftueshem për të bërë çdo përpjekje për realizim.

Konkursi i parë letrar “Me sytë e shpirtit” 2008

Konkursi i parë “Me sytë e shptirtit” u zhvillua më 20 Shtator 2008. Ky shënoi një hap mjaft të rëndësishëm duke iu dhënë të gjithë konkurrentëve hapësirën e duhur për t’i promovuar para një publiku të zgjedhur në një nga sallat e Teatrit Kombëtar të Operave dhe Baletit në Tiranë. Stafi insistoi që juria që do të bënte vlerësimin dhe pëzgjedhjen e çmimeve fituese të ishte profesioniste. Gjithashtu u synua që krijimet të dëgjoheshin nga

njerëz të nderuar të artit e të kulturës në Shqipëri, të cilët në shumicën e rasteve iu përgji-gjën ftesës për pjesëmarrje në këtë event. Përmendim: Xhevair Spahiu, Zija Cela, Mujë Buçpapaj etj, prania e të cilëve ishte mjaft e rëndësishme për inkurajimin e krijuesve në të ardhmen.

Në këtë kompeticion morën pjesë 29 krijues të verbër të cilët sollën prurjet e tyre në disa zhanre të letërsisë siç janë poezi, prozë, haiku, fabula etj.

Foto nga Konkursi I-rë letrar “Me sytë e shpirtit” 2008

Prurjet u vlerësuan nga një komision profesionistësh në fushën e artit dhe letërsisë si shkrimtari Sazan Goliku (Pandeli Koçi) i cili ishte edhe kryetari i jurisë, gazetari Demir Gjergji, Prof.Zyhdi Dervishi etj. Bazuar në llojin e krijimtarisë dhe talentit të konkurentëve u bë edhe përzgjedhja e fituesve.

SHVSH për herë të parë iu dha mundësinë krijuesve të verbër të vlerësohen me çmime, për ndarjen e të cilëve ishin të ftuar autoritete të shquar të kulturës dhe artit shqiptar. Eventi u shoqërua me surpriza dhe profesionalizëm për të përçuar vlerat reale të konkurentëve dhe respektuar përpjekjet e tyre.

Një falenderim për zhvillimin e këtij aktiviteti shkon edhe për Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”, në mënyrë të veçantë Drejtorit të saj z. Mujë Bucpapaj i cili na ndihmoi me asistencën e stafit dhe promovimin e këtij aktiviteti në media.

Fituese e konkursit të parë letrar 2008, u shpall znj.Anisa Proda me librin e saj me poezi:”Absurdi nis nga unë” .

Suksesi i këtij eventi, padyshim ia arriti qëllimit për të nxjerrë në pah vlerat, për të nxitur motivimin për të shkruar në të ardhmen, për të njohur kapacitetet reale të individëve të verbër në fushën e të shkruarit prozë dhe poezi, etj.

Konkursi i II-të letrar „Me sytë e shpirtit”2010.

Në vijim të suksesit të konkursit të parë u vendos që konkursi letrar do të zhvillohet çdo

Page 34: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 66 Faqe 67

dy vjet me qëllim motivimin e krijueseve për të shkruar si dhe vlerësimin real të tyre.

Në dt. 29 Qershor 2010, ne Hotel “Mondial“, u realizua ceremonia për dhënien e çmime-ve të konkursit letrar „Me sytë e shpirtit“II. Në këtë konkurs morën pjesë shumë krijues, prurjet e të cilëve ishin të llojeve të ndryshme kryesisht poezi dhe më pak në prozë.

Për tu theksuar ishte fakti se shumica e konkurrentëve erdhën me krijimtari të botuara, fakt i cili na bindi për përpjekjet reale që kishte bërë ky komunitet për të përmirësuar prezantimin e krijimtarisë së tyre. Komisjoni i vlerësimit i ngritur për këtë qëllim me kryetar Z. Pandeli Koçi dhe anëtarë Z. Ndoc Papleka dhe Z. Izet Shehu, vlerësoi me ri-gorozitet cilësinë dhe aftësinë e gjithsecilit për të shkruar, duke përcaktuar edhe çmimet për fituesit.

Foto nga Konkursi II-të letrar “Me sytë e shpirtit” 2008

Në këtë eveniment disa nga konkurrentët e verbër u prezantuan edhe si interpretues të krijimeve të tyre të përzgjedhura fituese. Për dhënien e çmimeve të fituesve, u ngjitën në skenë emra të njohur të arit shqiptar si: Aktorja e madhe shqiptare Znj. Roza Anagnosti e cila solli interpretimin e saj në poezi për të përshendetur pjesëmarrësit në eveniment, Z. Faslli Haliti, Z. Albi Greva Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania, perfaqë-sues të zyrës së Ambasadorëve të Paqes në Tiranë, etj të cilët vlerësuan organizatorët e në mënyrë të veçantë arritjet e personave të verbër në fushën e artit.

Disa nga çmimet e dhëna në këtë konkurs janë si vijon:

CMIMET NË POEZI CMIMET NË PROZËÇMIMI I PARË BLERINA

SHALARIÇMIMI I KAR-RIERËS

MEHMET H. GUCIA (RADONIQ)

ÇMIMI I DYTË HASAN BUCPAPAJ

LAZER PREKA

PETRIT BURIMI

FROK

GJIKOLAJ

ÇMIMI I TRETË AGRON HATIJA

ZEF VUSHAJ

SHABAN KARAFILI

ÇMIM INKURA-JUES

HURMA CALLEKU

QAMIL CELA

Ky aktivitet u përcoll nga shumë media kombëtare dhe lokale të shkruara dhe elektronike të cilat ishin të pranishme në aktivitet. Falenderojmë Top Neës, Vizion +, Shijak TV etj

Konkursi i III-të letrar „Me sytë e shpirtit”2012

Në dt. 07 Korrik 2012, në sallën “Tefta Tashko Koco” të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u realizua konkursi i tretë letrar për personat e verbër „Me sytë e shpirtit“. Në këtë konkurs morën pjesë 19 krijues. Shumica prej konkurrentëve erdhën me kriji-mtari voluminoze të pabotuara dhe disa të tjerë për të tretën herë radhazi me krijime të botuara.

Prurjet e tyre u vlerësuan nga nje komisjon profesionistësh në fushën e artit dhe letërsi-së te perbere nga: z. Pandeli Koci (Kryetar), z. Izet Shehu (Anetar) dhe z. Anton Paple-ka (Anetar). Përzgjedhja e fituesve u realizua në bazë të llojit të krijimtarisë (prozë dhe poezi).

Page 35: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 68 Faqe 69

Në këtë eveniment disa nga konkurrentët e verbër interpretuan krijimet e tyre të përzgjed-hura ose jo fituese, si psh: Bukurie Maloku, Frok Gjikola, Lida Kole, Vjola Vesholliu etj. Për dhënien e çmimeve të fituesve, u ngjitën në skenë emra të njohur të artit shqiptar si: Z. Sadik Bejko, z. Reshat Kripa, znj. Valdete Andoni, Vasil Premçi, si dhe anetarët e jurisë së konkursit, të cilët vlerësuan organizatorët e në mënyrë të veçantë inkurajuan ar-ritjet e personave të verbër në fushën e artit dhe letërsisë.

Ky evenimet u shoqërua edhe me këngë të cilat erdhën në formën e përshëndetjes nga artistët e verbër: Sofie Kolgjini, Blerina Shalari dhe Ada Shalari në pjano aktualisht zëra të talentuar dhe të njohur të këtij komuniteti.

Artistët e verbër falën emocion dhe fituan mbështetjen e të pranishmëve në sallë. Ky event pati një mbulim mediatik të konsiderueshëm nga një sërë mediash elektronike dhe të shkruara që ishin të pranishme në sallë duke pasqyruar dhe përgëzuar këtë eveni-ment.

Komisjoni i ngritur për këtë qëllim vlerësoi me rigorozitet cilësinë dhe aftësinë e gjithë-secilit për të shkruar, duke përcaktuar edhe çmimet për fituesit e përzgjedhur. U vendosën disa çmime, duke inkurajuar krijimtarinë dhe përpjekjet e një pjese të konsiderueshme

Blerina Shalari

Bukurie Maloku

Frrok Gjikolaj

të pjesëmarrësve në kompeticion. (Shih si më poshtë listën e personave pjesëmarrës dhe çmimet përkatëse).

CMIMET NË POEZI CMIMET NË PROZËÇMIMI I MADH KLITON GI-

LANI(ROMANI “Ndenjësja me rrota”)

ÇMIMI I PARË Mehmet Gu-cia (Shkodër)

Frok Gjikolaj (Lezhë)

ÇMIMI I KAR-RIERËS

Lazer Preka (Shkoder)

ÇMIMI I DYTË Pellumb Alia (Tepelenë – Tirane)

Hysni Cela (Tropojë)

Blerina Shalari (Tiranë)

Bukurie Maloku (Elbasan)

ÇMIMI I TRETË Zef Vushaj (Shkodër)

Qamil Çela (Shkodër)

Fran Gjolaj (Shkodër)

ÇMIM INKURA-JUES

Zhaneta Prifti (Fier)

Vjola Vesholliu (Devoll–Elbasan)

Lida Kole (Bilisht - Korce)

DIPLOMË PËR PJSËMARRJE TË SUKSESHME (Poezi & Prozë)

Mjaftime Dauti (Vlorë)

Jorgo Isak (Devoll)

Sotbere Muçmeraj (Shkodër)

Ndue Ruçi (Tiranë)

Hurma Çallëku (Gjirokastër)

Në sallë ishin të pranishëm përfaqësues nga media të ndryshme lokale e kombëtare si: Albanian Screen, Planet TV, Ora Neës etj, të cilat përcollën aktivitetin për një publik më të gjerë. Gjithashtu, Albanian Screen TV ka realizuar një kronikë përmbledhëse të akti-vietit rreth 5 min, të cilën e ka transmetuar në emisjonin e saj të mëngjesit “Agon”. Pje-sëmarrja e mediave elektronike dhe të shkruara padyshim u bënë përçuese të emocionit, suksesit dhe talentit që dhuroi ky event.

Sfidat për të ardhmen:

QKRV së shpejti do të marrë pjesë në Panairin e Librit që zhvillohet në dt. 14-18 Nëntor 2012 në Tiranë, ku do të promovojë të gjithë krijimtarinë e krijuesve të verbër në nivel kombëtar. Për herë të parë krijimtaria e tyre do të bëhet e njohur për një publik të gjerë, i cili do të vizitojë panairin gjatë këtyre ditëve. Gjithashtu QKRV ka realizuar regjistrimin e të gjithë librave të botuar të tyre në format audio (CD & Kasetë) për t’i shpërndarë ato për komunitetin e individëve të verbër, por edhe të gjithë të interesuarve të tjerë, për t’i dëgjuar ato gjatë kohës së lirë. Kjo vlerësohet nga përfituesit si mundësi e dobishme qe iu vjen në ndihmë promovimit të talentit dhe punës së tyre të palodhur.

Së dyti, QKRV do të bëjë përpjekje që të zgjerojmë bashkëpunimin me institucione të tjera që zhvillojnë konkurse letrare në mënyrë që krijuesit tanë të jenë pjesë e integuar e tyre, me shance të barabarta për të konkuruar përkrah artistëve të tjerë. Kjo nismë, do të krijojë hapësira të reja për individët e verbër si dhe do të jetë motivuese për krijimtari më cilësore të tyre.

Page 36: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 70 Faqe 71

-3-

DIALOG DHE TINGUJ NË ERRËSIRËQendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve në kuadër të projektit «Libra pa bar-

rierë, edukim i fokusuar rehabilitim me bazë komunitare për personat e verbër», të finan-cuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, realizoi për herë të parë aktivitetin « Dialog dhe tinguj në errësirë. Kjo eksperiencë është mjaft e njohur në vende të tjera të botës. Aktiviteti zhvillohet në errësirë të plotë, përjetimi i të cilës i sjell njerëzit me shikim më pranë ndjesive të atyre që janë të privuar nga kjo shqisë. Të hysh në një botë për të cilën ne mendojmë se është e limituar, në të vërtetë na ndihmon për të thyer kufizimet. Ky nuk është rasti për të zbuluar një realitet ndryshe, përkundrazi, një eksperiencë e cila sjell vlera të reja, mirënjohje dhe vlerësim për protagonistët e mbrëmjes.

Ata janë persona me aftësi të kufizuar në shikim të cilët ndajnë me të ftuarit role dhe emocione të bukura njerëzore e artistike. Gjithçka zbulohet në kushtet e errësirës, për të sfiduar dhe kuptuar realitetin në mungesë të shikimit!

Personat e verbër në këtë aktivitet shërbejnë si lidera grupi, ku orjentojnë, bashkëbise-dojnë me të ftuarit, apo si kamarierë të cilët iu servirin të ftuarve sipas preferencave duke zbuluar një tjetër anë të këtyre individëve nga ajo ç’ka njerëzit janë mësuar të shohin dhe vlerësojnë së jashtmi. Të ftuarit gjithashtu përjetojnë muzikë të zgjedhur e cila interpre-tohet po nga artistët e verbër.

Anisa Proda dhe Emiljano Lule prezantuan me mjeshtëri aktivitetin për të pranishmit.

Drejtuesit e mbrëmjes “Dialog dhe tinguj në errësirë”, Dhjetor 2012

U angazhuan në rolin e liderit dhe kamarierë: Ada Hajrrullai,Jueda Gani, Ida Kumrija, Qazim Kumrija, Aleks Saka, Bledjan Proda, Kujtim Hysesani, Besmir Germizi, Ergys Hysi.

Gjatë servirjes për të ftuarit e mbrëmjes

“Dialog dhe tinguj në errësirë”, Dhjetor 2012

Tingujt e bukur të muzikës dhe të këngës u përsollën nga bendi muzikor i artistëve të verbër: Blerina Shalari, Ada Shalari e Franc Korruni.

Bendi muzikor “Dialog dhe tinguj në errësirë” , Dhjetor 2012

Ativiteti u shoqërua nga surpriza të këndëshme, të cilat u vlerësuan nga të të ftuarit specialë të mbrëmjes.

Page 37: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 72 Faqe 73

Mbyllje dhe rekomandime:

Këto dhe shumë aktivitete të tjera janë pjesë e angazhimit të përditshëm të De-partamentit “Për Autonomi, Integrim dhe Akses në Informacion” pranë QKRV. Të gjitha aktivitetet synojnë integrimin, zhvillimin e aftësive dhe gjithëpërf-shirjen e personave të verbër. Konstatojmë se ky komunitet ka individë me vullnet dhe kapacitete për të ar-ritur. Ne iu ofrojmë shancet ata na japin besimin dhe bashkëpunimin e tyre në çdo iniciativë. Gjithësesi, QKRV apo SHVSH nuk janë të vetmit aktorë për të cilët ky komunitet ka nevojë. Të gjithë së bashku mund të ofrojmë kontributin dhe angazhimin tonë për përmirësimin cilësor të jetës së individëve të verbër si: shoqëria, institucionet publike e private e veçanërisht vendimmarrësit e politikave sociale e ekono-mike.

Page 38: PËR NJË JETË TË PAVARUR - shvsh.org.al · punës si çentralistë, punonjës manualë, etj, pasi ato janë zëvendësuar nga paisjet elektro - nike të fjalës së fundit. Shumë

Faqe 74

Tel:042 259 636 Cel:+355 68 2000 238 Fax:042 259 611 web: www.qkrv.al email: [email protected]

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të VerbërveRr.”Nikolla Lena” Nr. 61

Tiranë

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve, Tiranë 2012 ©