për: - pjetër budi seminarike 2009-2010.doc · web viewnë lëndën e drejta ndërkombëtare me...

38
RAPORT MBI PUNIMET SEMINARIKE MË TË VLERËSUARAT DHE QË PËRPUTHEN ME TEMAT AKTUALE DHE TREGUN KOSOVAR TË STUDENTËVE NË VITIN AKADEMIK 2009/2010 Prill, 2010 Prishtinë 1

Upload: lexuyen

Post on 20-May-2018

258 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

RAPORTMBI PUNIMET SEMINARIKE MË TË VLERËSUARAT DHE QË PËRPUTHEN ME

TEMAT AKTUALE DHE TREGUN KOSOVAR TË STUDENTËVE NË VITIN AKADEMIK 2009/2010

Prill, 2010 Prishtinë

Në lëndën Menaxhimi i Resurseve Njerëzore me profesoreshen Gabriela Rakiçeviç, të gjithë studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i

1

Page 2: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlersuar si më të mirat dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Grupet dhe Ekipet”- Muzafer Ramiqi Qëllimi i temës së këtij punimi është shtjellimin e llojeve të grupeve

shoqërore, parciale dhe globale, funksionin dhe raportet në mes këtyre grupeve. Punimi seminarik përmban menaxhimi e grupeve punuese, qëllimin e grupeve punuese, avantazhet e grupeve punuese në këtë epokë të civlizimit dhe teknikat e vendimmarrjes brenda grupeve.

“Prioritet Strategjike të Menaxhimit të Resurseve Njerëzore”- Donika Karaxha Ky seminar në brendin e tij përmban theksimin e rëndësisë së caktimit të

prioriteve stratetgjike në menaxhiumin e resurseve njerëzore, përfitimet dhe përparsitë e integrimit të resurseve njerëzore nga organizatat biznesore e sidomos në kompanitë biznesore, pasiqë potenciali njerëzore në këtë shekull konsiderohet si pasuri e madhe e një vendi, e si çelsi i suksesit për këto organizata biznesore.

“Menaxhimi Strategjik i Resurseve Njerëzore”- Krenare TelqiuKy seminar në përmbajtjen e tij shtjellon rëndësin e funsionimit të

resuresve njerëzore dhe menaxhimin e tyre, varësinë reciproke të menaxhimit strategjik dhe menaxhimit të resurseve njerëzore, prioritetet e kësaj varshmërie reciproke, komponentet kyçe të zhvillimit të resurseve njërëzore. Po ashtu shtjellohen edhe strategjitë për dizajnim dhe program të resurseve njerëzore, ridefinimi i rolit strategjik të resureve njerëzore dhe marrdhënjet e menaxherëve të resurseve njerëzore me punonjësit.

“Rekrutimi dhe Seleksionimi”- Myrvete BehramiKy punim seminarik është i ndarë në dy pjesë, të cilat kanë lidhje organike

në mes vete. Në pjesën e parë është analizuar rëndësia e rekrutimit dhe seleksionimit, ku vëmnedje e posaqme i është kushtuar analizës së punës paraardhëse e procesit. Kurse, në pjesën e dytë, që është vazhdimësi logjike e pjesës së parë, janë trajtuar llojet e rekrutimit, të brendëshme e të jashtme.

Në lëndën E Drejta Administrative Publike me profesor Jove Kekenovski, të gjithë studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlersuar si më të mirat dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Ministria e Pushtetit Lokal në Kosovë dhe reforma e saj”- Muzafer Ramiqi Ky punim seminarik në përmbajtjen e tij shtjellon misionin e kësaj ministrie të

re, qëllimin strukturën organizative, departamentet, strukturën e qeverisjes lokale, planin e veprimit për zbatimin e decentralizimit dhe gjendjen aktuale të pushtetit lokal. Po ashtu është i paraqitur edhe organogrami i Ministrisë së Pushtetit Lokal.

“Ministria e Pushtetit Lokal në Kosovë”- Hazir KrasniqiPo ashtu edhe ky punm seminarik, sikurse punimi paraprak ka për temë

Ministrinë e Pushtetit Lokal të Kosovës, sepse është një minstri e formuar kohët e fundit dhe administrimi lokal është një çështjë që kërkon shtjellim. Pra, ky punim në përbajtjen e tij trajton dhe sqaron strukturën organizative të ministrisë në fjalë, organizimin komunal dhe strukturën e qeverisjes lokale. Gjithashtu bëhet edhe një

2

Page 3: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

përmbledhje e mbi sistemin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë dhe mbi gjendjen aktuale të pushtetit lokal.

“Kontrolli i Punës së Administratës”- Myrvete BehramiKy punim në përmbajtjen e tij shtjellon një aspekt të rëndësishëm të

administratës që është kontrolli i administratës. Në këtë punim seminarik trajtohet kontrolli i administratës, duke bërë ndarjen në kontrollin e brendshëm, institucional hierarkik, kontrollin e jashtëm nga parlamenti, ombduspersoni, kontrolli gjygjësor i administratës dhe mjetet e kontrollit politik të administratës. Gjithashtu jepet edhe përkufizimi i kontrollit sipas GAO-së, në brendi të shtjellimit të këtij punimi.

“Parimet e së Drejtës Administartive dhe Hapsira Adiministrative Evropiane”- Muharrem Arifi

Ky punim në përmbajtjen e tij shtjellon parimet e së drejtës administrative dhe hapsirën administrative evropane, parimet e së drejtës administrative, besueshmërin dhe parashikueshmërin. Po ashtu, trajtohet edhe modeli i administratës së hapur dhe transparente, përgjegjësia, eficenca dhe efektshmëria dhe hapsira administrative Evropiane. Po ashtu, analizohen dhe jepet nocioni i hapsirës administrative evropiane, forcat shtytëse për konvergjencë, roli i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në aspektin e ngritjes së një hapsire administrative të përbashkët. Në fund të punimit rezonohet niveli i konvergjencës së sistemeve administrative.

“Supozimet për Ndërtimin dhe Funksionimin e Administratës Publike”- Leonora Bahriu

Në përmbajtjen e këtij punimi shtjellohen supozimet juridike të administratës, pushteti dhe ndarja e pushtetit në ndërtimin dhe funksionimin e administratës. Gjithashtu, trajtohet edhe ndikimi i forcave politike, funksioni i tyre dhe ndikimi i elektoratit në ndërtimin dhe funksionimin e administratës publike.

“Zhvillimi dhe Implementimi i Politikave Publike”- Skender BerishaNë këtë punim në pjesën e parë shtjellohen kuptimi i politikave publike e

shtrirja e politikave, origjina e dizajnimi i politikave publike, pastaj trajtohen politikat vertikale e horizontale, arritja e politikave publike, vlerësimi i ndikimit e koordinimi i politikave publike dhe pjesëmarrja e publikut në zhvillimin e politikave publike. Ndërsa, në pjesën e dytë të punimit shtjellohen zhvillimi i politikave publike, faktorët kryesorë në formësimin e politikave publike. Gjithashtu sqarohen edhe udhëzuesit për politikë të mirë, dekalarata e politikës publike, përpilimi i deklaratës për politkë publike, vendimmarrja dhe plani për implementimin e politikave publike.

Në lëndën Antroplogji Politike me ligjërues Ardian Emini, të gjithë studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlersuar i më të mirat dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Zgjedhjet, Votimi dhe e Drejta e Zgjedhjes”- Bardhyl Behluli

3

Page 4: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

Në këtë punim në përmbajtjen e tij fillimisht rezymohet mbi historikun e zgjedhjeve si edhe të drejtat e zgjedhjes dhe votimi e diskriminimi në histori. Më tutje shtjellohet rëndësia e votmit si detyrim shtetëror dhe tiplogjia sociologjike e votuesit kosovare duke u nxitur edhe nga zgjedhjet e fundit që patëm në vend, si dhe tejzgjetajen e tyre në dy deri në tri raunde.

“Natyra Njerëzore dhe Kultura Digjitale”- Seman ShalaNë këtë punim shtjellohet çështja dhe pozita e njerit në kozmos, ndkimi i

teknologjisë në jetën e njeriut dhe trajtohet kultura digjitale. Pra, analizohet digjitalizimi i jetës së njeriut duke ardhur në përfundim se ndryshimi është eliminuar si shkak i kompjuterizmit të lartë teknologjikë të ditëve të sotme.

“Demokracia dhe Totalitarizmi” – Muharrem ArifiKy punim shtjellon dallimet në mes këtyre dy sistemeve qeverisëse, kur dhe

si kanë filluar dhe funksionuar këto sisteme dhe çfarë përparësish dhe dobësi kanë këto sisteme. Punimi është i ndarë në tri pjesë, ku pjesa e parë trajton termin e demokracisë, zhvillimin historik të saj, demokracinë moderne, ndarjen dhe llojet e saj. Pjesa e dytë e punimit analizon sistemin totalitar të qeverisjes, konceptin e tij, rrugët dhe mënyrat e vendosjes së tij, mbijetësën dhe përmbysjen e sistemit totalitar të qeverisjes. Kurse, në pjesën e tretë të punimit përshkruhen pasojat e totalitarizmit në Shqipëri në vitet e qeverisjes së këtij sistemi.

“Refleksionet Politike”- Hazir KrasniqiNë këtë punim shtjellohet termi i demokracisë në Kosovë, që nga pas lufta.

Fillimisht, trajtohen termet qytetarë dhe banorë, pastaj analizohet demokracia e rrejshme, ajo që punuesi i këtij seminari e sheh demokracinë e tillë falë situatës ekzistuese në vend dhe shtron dilemën se edhe sa shumë politikë do të durohet. Ky seminar është punuar nga aspekti kritikues duke u mbështetur në analizimin e situatës politike ekzistuese në vendin tonë.

“Narkomania tek Adoleshentët në Prishtinë”- Muzafer Ramiqi Në këtë punim seminarik trajtohet problemi i narkomanisë tek të rinjët, e

veçanërisht tek të rinjët prishtinas. Në përmbajtje shtjellohet termi i narkomanisë, shkaqet e perdorimit të drogës tek shoqëria kosovare, pasojat e narkomnaisë, dobësimi i rolit të familjes, ndryshimi i vlerave kulturore rritë shfrytëzimin e drogës, narkomania si mundësi për integrim në shoqëri. Po ashtu, paraqitet edhe narkomania si kunderkulturë, si reaksion i narkomanëve për adaptim social dhe zhgjedhje të problemeve. Kurse, pjesa tjetër e punimit trajton dilemat se varfëria të dërgon në drogë apo e kundërta, a duhet legalizuar përdorimin e drogave të lehta në Kosovë dhe strategjitë parandaluese të këtij problemi shqetësues në shoqërinë kosovare dhe rajonale.

Në lëndën Punësimi, Trajnimi dhe Zhvillimi me ligjërues Naser Gjinovci, të gjithë studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlersuar i më të mirat dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Politikat dhe Procedurat e Personelit”- Krenare TelqiuNë këtë punim janë shtjelluar në mënyrë të kuptueshme politikat dhe

procedurat e menaxhimit të personelit , procedurat e rekrutimit dhe selektimit,

4

Page 5: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

proedurat e kontratave dhe punes provuese, procedurat e kushteve të punës, procedurat e trajnimit dhe zhvillimit, procedurat e vlerësimit të punës, procedurat e marrdhënjes së punëmarrësit dhe procedurat e ndërprerjes së punës. Politikat e qarta e koncize janë të rëndësishme për një numër të madh arsyesh. Dështimi për të zbatuar politikat dhe procedurat e personelit lënë kompaninë të hapur ndaj sfidave ligjore, ankesave dhe padive, veçanërisht nëse aplikohen politikat e paqëndrueshme ndaj personelit.

“Kodi i Veshjes”- Muzafer Ramiqi Në këtë punim shikohet në retrospektivë mbi historikun, karakteristikat e

kodit të veshjes. Pjesa tjetër e punimit trajton kodin e veshjes në vend pune, si kodin formal të veshjes dhe kodin biznesor, e po ashtu edhe elaborohet udhëzuesi praktik për veshjen sepse e dimë që jemi pjesë e një trendi të llojllojshëm veshjes por që duhet zgjedhur veshja në harmoni edhe me ambjentin, pjesë e të cilit jeni.

“Sfida e Punësimit të të Rinjëve Shqiptarë”- Leonora BahriuKy punim fillimisht bënë një rezyme të situatës së përgjithshme

makroekonomike të vendit, shqyrtohen politikat fiskale dhe sektori privat. Në pjesën pasuese zbritet në nivelin e tregut shqiptar të punës dhe prezentohen tendencat kryesore të punësimit në vitet e fundit, sidomos e të rinjëve,. Kurse pjesa e tretë e seminarit, që është edhe pjesa kryesore shtron një listë aspektesh të mbrehta që lidhen më punësimin e të rinjëve në Shqipëri dhe ofron rekomnadimet përkatëse mbi politikat dhe ndërhyrjet potenciale.

“Diskriminimi Relegjioz”- Helidona HasaniNë përmbajtjen e këtij punimi shtjellohet diskriminimi relegjoz, duke bërë

fillimisht një rezyme të shkurtër për termin e diskriminimit, kur dhe si ndodh, format e tij dhe kalon te diskriminii në bazë të fesë apo besimeve fetare në vendin e punës. Po ashtu, trajtohet edhe dilema se kur është diskriminimi kundërligjor niveli deri kur punëdhënsi mund të diskriminojë, ritet fetare në vendin e punës dhe veshja në vendin e punës.

“Përmasat e Korrupsionit”- Skender BerishaNë përmbajtjen e këtij punimi trajtohen karakteristikat e përbashkëta për

vendet me nivel të lartë të korrupsionit, Kosova dhe Ballkani në aspektin e korrupsionit. Pjesa e dytë e seminarit shtjellon vlerësimet ndërkombëtare mbi krimin financiar, vlerësimet mbi ekonominë jo formale. Kurse, pjesa e fundit shtjellon luftën kundër korrupsionit, planin e veprimit, masat për reforimim të adminstratës publike, masat në lëmin e financave publike mediat, shoqëria civle dhe pjesëmarrja e publikut dhe masat e edukuese. Po ashtu trajtohet edhe masat legjislative kundërkorrupsionit, dhe mekanizmat e shtetit duke konkluduar edhe në Agjensinë për Antikorrupsion të Kosovës.

“Aftësimi i Vazhdueshëm Profesional”- Donika KaraxhaNë përmbajtjen e këtij punimi shtjellohet aftësimi profesional i

vazhdueshmëm në punë, theksohet nevoja dhe domosdoshmëria e trajnimve në punë për zhvillim të karrierës. Përshkruhen fazat e trajnimit e planifikimit, identifikimi i nevojave për trajnime, procedurave për trajnim, fazat e implementimit. Gjithashtu shtjellohn edhe komponentët thelbësor të zhvillimit të resurseve njerëzore.

5

Page 6: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

Në lëndën E Drejta Civile me ligjërues Orhan Çeku, të gjithë studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“E Drejta e Autorit “- Muzafer RamiqiNë përmbajtjen e këtij punimi seminarik përshkruhen historiati i ligjit mbi të

drejtën e autorit, objekti i së drejtës së autoriale, konventa e Bernës për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike, konventa e Romës, e drejta e autoriale sipas vendeve, Direktivat e BE-së. Pjesa tjetër shtjellon të drejtën e autorit në Kosovë, çka përcakton ligji, kush është autori, rëndësia dhe objekti i së drejtës autoriale, komponentet përbërse të së drejtës së autorit, teoria e natyrës juridike të së drejtës së autorit dhe në fund janë edhe disa rekomandime për mundësinë e rregullimit të së drejtës autoriale në Kosovë.

“Testamenti”- Krenare Telqiu Në përmbajtjen e këtij punimi përkufizohet testamenti, përmbajtja e tij,

format dhe llojet e testamenteve, zotësinë që duhet poseduar personi i cili shkruan testament, dëshmitarët testamentar, evokimin e testamentit, legun si urdhër në testametin e trashigim-lënësit, ekzekutimin dhe shuarjen e tij duke përfunduar me konkluzionet e dala mga shtjellimi i temës.

“Shpallja e Zhdukjes dhe Vdekjes së një Personi”- Muharrem ArifiNë përmbajtjen e këtij punimi seminarik trajtohet çështja e ndjeshme e

personave të zhdukur dhe vrarë në luftën e fundit në Kosovë edhe pse pas kaq vitesh, mbetet temë aktuale dhe e pazgjidhur ende. Në pjesën e parë bëhet fjalë për shpalljen e zhdukjes se një personi, procedurat qe duhet te zhvillohen për këtë çështje, pjesa e dyte ka te beje me shpalljen e vdekjes se një personi te zhdukur, dhe pjesa e trete i është bërë një një analize çështjes se personave te zhdukur gjate luftës se fundit ne vendin tonë.

Në lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”- Donika KaraxhaNë përmbajtjen e këtij punimi mund të lexojmë historikun e krijimit të GJND-

së, misionin dhe përbërjen e saj, anëtarët aktual, si dhe rolin e këshillave apo vendimeve që merr gjykata, si dhe kritikat rreth punës së saj, duke e përmbyllur me përfundimin e konkluduar nga shtjellimi i temës. Gjatë leximit të seminarit shihet se studentja është munduar që të vë në pah rolin e kësaj gjykate, përbërjen e saj, procedurën se si ka ardhur deri te inicimi i një procesi të tillë nga Serbia, dhe në çfarë mund të rezultojë përfundimi, cili do të jetë mund të ishte vendimi i GjND-së, cilat mund të jenë pasojat e vendimit të mundshëm të marrë nga kjo gjykatë, dhe a mund të ndikojë te shtetet që veç e kanë njohur Kosovën si shtet apo edhe te ata që nuk e kanë njohur akoma.

6

Page 7: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

Në lëndën Tregëtia Ndërkombëtare në Sigurime me profesor Sreten Miladinovski, studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlersuar si më të mirat dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Punët e Jashtme tregëtare- Nocioni për Punët e Tregëtisë së Jashtme” – Grup studentësh (Luan Matjani, Besnik Sharapolli, Minir Prushi dhe Besa Haxhimehmeti)

Në përmbajtjen e këtij punimi seminarik grupor shtjellohen tregëtia e jashtme në mes dy shteteve, shitblerjet në tregëtin e jashtme, fazat e shitëblerjes, kontarata shitëblerëse dhe fazat e saj, obligimet specifike të tregut të jashtëm, lizingu, si dhe shumë pika kryesore që përfshinë tregëtia e jashme. Po ashtu, në këtë punim trajtohet edhe investimet e përbashkëta dhe investimet e huaja direkte, rreziqet e punës së jashtme tregëtare dhe rreziqet jo bartëse duke përfunduar me konkluzionet që dalin nga shqyrtimi i kësaj teme.

Në lëndën Sigurimi Jo Jetësor me profesor Ibish Mazreku, studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlersuar si më të mirat dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Sigurimi Shëndetësor “- Grup Studentësh (Kreshnike Nuza, Halil Mazreku, Albrim Jaha, Albulena Halilaj dhe Teuta Zaiti).

Në përmbajtjen e këtij punimi në pjesën e parë përshkruhen kushtet e përgjithshme të sigurimit shëndetësor, personat që mund të fitojnë sigurimin shëndetësor, shpenzimet e siguruara, pjesët dhe kufinjët e mbulimit. Në pjesën e dytë trajtohen kërkesat për dëmshpërblim, si autorizimi paraprak, raporti i kërkesës për dëmshpërblim/procedura e trajtimit të dëmit, detyrimi për informim, fshehja e informacionit, mesazhe dhe adresa. Kurse, në pjesën tjetër përshkruhen data e fillimit, kohëzgjatja dhe përfundimi i dëmshpërblimit duke përfunduar me konkluzionet e nxjerra nga elaborimi i kësaj teme.

“Objekti i Sigurimit dhe Rreziqet Tjera”- Grup studentësh (Luan Matjani, Besnik Sharapolli, Minir Prushi, Besa Haxhimehmeti dhe Ermira Shkodra).

Në përmbajtjen e këtij punimi shtjellohen objektet që mund të merren në sigurim, cilat janë kushtet që duhet të jenë dhe çfarë materiali duhet të përdoren për ndërtim objektesh, si paisjet kundër zjarrit, shkallët ndihmëse, etj. dhe për shumë rreziqe tjera shtesë që duhet t’i posedojë një objekt pa të cilat objekti i tillë nuk mund të sigurohet pa përmushjen e disa kushteve paraprake.

Në lëndën Sistemi Financiar- Institucionet dhe Tregjet me profesor Fatmir Gashi, studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

7

Page 8: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

“Fondi Monetar Ndërkombëtar”- Trinë Mehmeti dhe Meritë AdemiNë këtë punim seminarik përshkruhet krijimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar,

qëllimet e fondit. Po ashtu shtjellohen edhe procedurat e antarësimit në FMN, aktivitetet dhe mjetet e fondit, të ardhurat, shpenzimet, operacionet dhe transaksionet e FMN-ës. Në pjesën e fundit të këtij punimi seminarik trajtohen edhe të drejtat special të tërheqjes nga fondi, standartet dhe kodet duke përfunduar me analizimin e ndihmës që ka ofruar ky fond dhe kritikave të marra.

“Banka Botërore”- Grup studentësh (Shpend Shala, Filloreta Maliqi, Shahe Bytyqi, Ermira Shkodra, Albulena Halilaj).

Në përmbajtjen e këtij punimi fillimisht përshkruhet krijimi, struktura dhe qëllimet e Bankës Botërore. Në brendi trajtohen çështjet si gjenerimi i fondeve dhe plasimi i tyre, projektet dhe cikli i tyre. Po ashtu shtjellohen në mënyrë rendore të fazat e zhvillimit të projekteve, si faza identifikuese, përgaditore, vlerësuese, faza e negociatave dhe aprovimit, faza e implementimit dhe mbikqyrjes dhe faza e vlerësimit.

“Paraja Elektronike”- Leonora Bytyqi Në përmbajtjen e këtij punimi shtjellohet tema e parasë elektronike, kartelat

bankare, faturat elektronike, etj. Fillimisht përkufizohet ajo që e quajmë para elektronike, elaborohen përbërësit në qarkullimin të parasë elektronike, llojet e parasë elektronike dhe faktorët që i mundësojnë funksionimin e parasë elektronike. Në pjesën e fundit të punimit analizohen përparësite dhe disavantazhet e parasë elektronike duke përfunduar me përshkrim për përdorimin e parasë elektronike në jetën e përditëshme.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar”- Grup studentësh (Kreshnike Nuza, Albrim Jaha, Teuta Zaiti dhe Halil Mazreku).

Në përmbajtjen e këtij punimi përshkruhet fillimisht veprimtaria e Fondit Monetar Ndërkombëtar , puna dhe mbikqyrja e FMN-ës, analizohet mbi rëndësin e FMN-ës rolin e e tij mbikqyrës që ka sot, si funksionon në praktik ky fond, huadhënia e FMN-ës, procesi i kësaj huadhënie. Në pjesën e dytë të punimit shtjellohen termet si politikat fiskale, format kryesore të shpenzimeve publike, dallimi në mes politikës fiskale e asaj monetare e shumë çështje të tjera që janë të lidhur me këtë temë duke përfunduar me disa konkluzione që dalin nga shqyrtimi i kësaj teme aktuale për vendin tonë, duke pasur paraqysh faktin e anëtarsimit të vendit tonë në këtë fond.

“Funksionet e Ndërmjetësimit Financiar”- Grup studentësh (Nazim Zhitia, Besim Mehani, Valdet Kaçiu dhe Amer Asani).

Në përmbajtjen e këtij punimi përshkruhen funksionet e ndërmjetësimit financiar, duke theksuar se menaxherët financiar po përmirësojnë aftësitë e performancës e operacioneve të transaksioneve financiare edhe përmes komunikimit elektronik, duke pasur parasysh mundësin e shpejtë të përpunimit kompjuterik të informacionit dhe strukturimit institucional. Po ashtu, diskutohen edhe pikat si ekonomizimi i shkallës, shpërndarja e riskut dhe tatimi mbi të ardhurat që ndikonjnë në funksionet e ndërmjetësimt financiar.

“Inflacioni në Tërsi”- Grup studentësh (Luan Matjani, Besnk Sharapolli, Minir Prushi dhe Besa Haxhimehmeti).

8

Page 9: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

Në përmbajtjen e këtij punimi seminarik shtjellohet fillimisht terimi i inflacionit, faktorët dhe shkaqet e inflacionit, klasifikimet dhe llojet e inflacionit sipas zgjatjes së procesit të inflacionit dhe origjinës dhe sipas angazhimit të organeve monetare shtetërore. Në pjesën e dytë analizohen pasojat e inflacionit në vend, mënyrën se si ndikon inflacioni në gjitha sferat ekonomike e shoqërore. Në pjesën e fundit elaborohen masat kundër inflacionit si të politikës monetare ashtu edhe të politikës fiskale duke e përfunduar punimin me konkluzionet e dala nga shqyrtimi i kësaj teme.

Në lëndën Sigurimi Social e Pensional me profesor Hashim Rexhepi, studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Trajtimi i Veteranëve të Luftës nga Aspekti Social '99/ 2009”- Grup studentësh

Në këtë përmbajtjen e këtij punimi fillimisht bëhet një rezyme për asosacionet e dala nga lufta e fundit në Kosovë, kurse në kapitullin e dytë trajtohen problemet e integrimit dhe benificionet e veteranëve të luftës. Në kapitullin e tretë analizohet integrimi i veteranëve në jetën ekonomike dhe politike të Kosovës duke e përfunduar punimin me një pasqyrim të organizatave të invalidëve të luftës.

“Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) “- Besa Haxhimehmeti dhe Albrim Jaha.

Në përmbajtjen e këtij punimi semiarik shtjellohet tema aq shumë e përfolur në vendin tonë, kursimi pesnsional apo TKPK. Në pjesën e parë të punimit përkufizohet formimi dhe veprimtaria e Trustit Pensional të Kosovës, të punësuarit, pagesa, pronësia, investimi, pasqyrat, tërheqja e parave pensionimi i rregulltë, trashëgimia e kontributeve nga kantribuesi i ndjerë dhe pensioni invalidor. Kurse, në pjesën e dytë të punimit përcaktohen përgjegjësit e punëdhënësit, ndërsa në pjesën e tretë punimi shtjellon sistemin pensional, llojet e sistemeve pensionale në Kosovë, duke u mbështetur në rregulloren e re për pensionet. Pjesa e katërt e punimit trajton sistemin e pensioneve bazë, pensionet e kursimeve individuale dhe skemat vullnetare pensionale duke përfunduar me konkluzionet e dala nga kjo elabormi i kësaj teme.

“Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”- Grup studentësh (Kreshnike Nuza, Halil Mazreku, Albrim Jaha dhe Teuta Zaiti)

Në brendin e këtij punimi seminarik në pjesën e parë të tij përkufizohen kushtet e përgjithshme të sigurimit të shëndetit, objektet e sigurimit. Pastaj, elaborohet procesi i sigurimeve, si përfitimet, personat e siguruar, territori i mbulimit në sigurim, përjashtime të mbulimit në sigurim. Kurse, në pjesën vijuese të punimit trajtohen shpenzimet, kërkesat për dëmshpërblim dhe procesi i fillimit, kohezgjatja dhe përfundimi i mbulimit të sigurimit.

“Instituti i Sigurimeve Shoqërore”- Grup studentësh (Shahe Bytyqi, Besnik Sharapolli, Mimoza Hasanramaj dhe Filloreta Maliqi).

Në përmbajtjen e këtij punimi shtjellohet realizimet kryesore në reformimin e sigurimeve shoqërore, mbrojtja nga sigurimet shoqërore, deyrimet që duhet përmbyshur për të paguar kontributet mujore, personat e punësuar dhe kontributet,

9

Page 10: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

po ashtu sqarohet edhe pagesa e kontributeve maksimale dhe minimale. Gjithashtu, në këtë punim trajtohet edhe sfera e personave të vetëpunësuar që përbën një sferë të madhe të shoqërisë shqiptare.

“Sigurimi Pensional dhe Invalidor”- Leonora BytyqiNë përmbajtjen e këtij punimi fillimisht përkufizohet termet e sigurimit

pensional dhe invalidor, duke vazhduar më tej me sistemin e ri të sigurimev e pensionale dhe invalidore duke theksuar personat të cilët mund të jenë përfitues të këtij sigurimi. Po ashtu në këtë punim është përdorur edhe metoda e karahasueshmërisë së sigurimeve pensionale në Zvicër dhe Kosovë, duke elaburuar edhe sigurimin social dhe invalidor edhe të shtetasve të Republikës së Kosovës.

“Sigurimi Social për Kategoritë e Varfëra”- Grup studentësh (Luan Matjani, Enver Ternava, Albulena Halilaj, Besnik Sharapolli dhe Besa Haxhimehmeti).

Në përmbajtjen e këtij punimi seminarik trajtohet tema aktuale në vend sa i përketë varfërisë, mbrojtjes sociale për këto kategori shoqërore. Po ashtu shtjellohet në mënyrë të hollësishme skemat e përfitimit të ndihmës sociale në të holla, përfitimet mujore sipas numrit të anëtarve në familje. Në pjesën e dytë të punimit analizohen masat dhe aktivitetet e MPMS-ës dhe të Qeverisë për zbutjen e varfërisë në Kosovë, ndikimet buxhetore, sistemi aktual i mbrojtjes sociale dhe mbrojtja sociale dhe përfitimet nga skemat ekzistuese të pagesave.

Në lëndën Analiza dhe Kontrolli i Rrezikut në Sigurime me profesor Jusuf Fejza, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlersuar i më të mirat dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar

“Ndikimi i faktorëve shoqëror”- Grup studentësh (Luan Matjani, Minir Prushi dhe Besnik Sharapolli).

Në përmbajtjen e këtij punimi shtjellohet ndikimi i faktorëve shoqëror në kontrollin e rrezikut në sigurime, pra trajtohen faktorët shoqëror që janë familja, martesa, stili i jetës, edukimi, barazia, kultura, enërgjia dhe materialet (pasuria). Një pjesën përfundimtare të këtij punimi seminarik elaborohen edhe kufizimet dhe ndalesat që shkaktohen nga rreziku i kontrollit.

10

Page 11: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

Në lëndën Komunikimi në Turizëm me profesorin Hysni Terziu, të gjithë studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Komunikimi Interpersonal dhe në Grup”- Grup Studentësh (Shkëlqim Halili, Albina Kllokoqi dhe Besnik Mehanoviç)

Tema e komunikimit në grup, është një temë aktuale për të gjitha shoqëritë botërore, ku nga niveli dhe shkalla e komunikimit vërehet edhe civlizimi i atij vendi. Në përmbajtjen e këtij punimi trajtohet fillimisht komunikimi interpersonal, mandej perkufizohet pikërisht, grupi shoqëror, ndërveprimi, ndërvarësia, koha dhe përmasat e grupit. Po ashtu, në këtë punim seminarik trajtohet edhe synimet e grupit dhe anëtarëve të tij, duke përfshirë edhe synimet individuale të tyre,. Në pjesën e tretë të këtij punimi shtjellohen edhe veçoritë e grupeve shoqërorë, rregullat dhe normat, rolet dhe metodat e komunikimit në grup.

“Komunikimi Verbal dhe Jo Verbal”- Grup Studentësh ( Arife Muji, Fisnik Kurti dhe Valon Haliti).

Tema e kumunikimit në turizëm është shumë e rëndësishme në zhvillimin e turizmi, ku turizmi në ditët e sotme konsiderohet si veprimtari fitmprurëse e cila ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit. Edhe në këtë punim seminarik trajtohet pikërisht tema e komunkimit verbal dhe jo verbal në turizëm. Fillimisht, në përmbajtjen e këtij punimi përkufizohen format e komunikimit, që janë komunikimi verbal dhe jo verbal, dimensionet dhe elementet e tij. Po ashtu, trajtohen edhe interpretimi i mesazheve jo- verbale, aplikimet e komunikimit jo verbal dhe ne përfundim të punimit paraqiten aplikimet e komunikimit jo verbal.

Në lëndën Tregëtia Ndërkombëtare në Turizëm e Hoteleri me profesor Sretn Miladinovski, të gjithë studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Transporti Ndërkombëtar”- Besnik Mehanoviç Tema e transporteve ndërkombëtare mbetet një ndër temat më të

rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi, marrëveshjet e shitë- blerjeve në tregëtin e jashtme në mes shteteve sovrane, në ditë e sotme konsiderohet si veprimtaria më e madhe që mund ta zhvillojnë shtetet në mes tyre. Ky, punim seminarik që e përmbanë këtë temë, fillimisht përkufizon nocionet e transportit ndërkombëtar, ndarjet e tij si dhe dokumentet transportuese. Në vazhdim të punimit trajtohet edhe shpedicioni kontinental ndërkombëtar, dhe

11

Page 12: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

sigurimi ndërkombëtar, duke përfshirë edhe rreziqet e shumta që ekzistojnë në tregëtinë e jashtme ndërkombetare.

“Transporti Ndërkombëtar, Shpedicioni dhe Sigurimi i Transportit Ndërkombëtar”- Grup Studentësh (Arife Muji, Fadil Gagica dhe Shkëlqim Halili)Siç, po shihet edhe nga vetë titulli i temës edhe ky grup studentësh ka zgjedhur, transportin ndërkombëtar për punim seminarik, duke theksuar rëndësin e madhe të kësaj sfere të politikës së jashtme si nevojë dhe kërkese e vendit tonë për të zhvilluar tregëtin ndërkombëtare, e cila do t’i paraprinte një zhvillimi të madh ekonomik duke hapur mundësitë e shumta që ofron tregu ndërkombëtar i konkurrencës së lirë. Ndërsa, në përmbajtjen e këtij punimi seminarik trajtohet roli dhe rëndësia e transportit ndërkombëtar, dokumentet e nevojshme për transport ligjor ndërkombëtar. Gjithashtu, trajtohet edhe shpedicioni kontinental ndërkombëtar dhe rreziqet që e përcjellin sigurimin ndërkombëtar e edhe llojet e këtij sigurimi ndërkombëtar.

Në lëndën Trashëgimia Kulturore me profesor Jahja Draçolli, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Komuna: Fushë- Kosovë”- Arif BerishaTema e trashigimisë kulturore është një temë interesante, mirëpo në vendin

tonë nuk stimulohet aq sa duhen qasjet e tilla edhe pse iniciativat nuk mungojnë. Duke qenë një prej vendeve më të vjetra në Ballkan, sigurisht se na mundëson që të kemi pasuri trashëgimore në secilën pjesë të Kosovës. Edhe trashëgimia në komunën e Fushë- Kosovës bënë pjesë të rëndësishme në trashëgimin e vendit, e aq më tepër që tanimë kjo komunë është zhvilluar jashtzakonisht shumë si në infrastrukturë, ekonomi e rritjen e numrit të banorëve, kjo sigurisht për arsyen se Fushë- Kosova është qyteti udhëkryq, qyteti i parë në të cilin hasin vizitorët e shumtë, prandaj mbetet temë aktuale në shoqërinë kosovare.

Ky punim seminarik që ka për temë komunën e Fushë- Kosovës, fokusohet dhe trajton me zgjuarësi rejlefin e përshtatshëm të kësaj komune. Po ashtu, paraqet në hollësi zbulimin arkiologji që tregon pasurinë trashëgimore kulturore në rrethinat e kësaj komune duke konstatuar se në këtë komunë ka pasur banorë të hershëm edhe të periudhës romake.

“Trashëgimi Kulturore e Prizerenit- Peridha Osmane”- Arife Muji dhe Fadil Gagica

Tema e trashëgimisë kulturore në qyetin e lashtë të Prezerenit, është një temë mjaftë interesante për turistët e huaj dhe në bazë të informacioneve mbetet vendi më shumë i vizituar si nga turistët e huaj, por edhe ata vendor. Mirëpo, ky punim seminarik është i fokusuar në trashëgimin kulturore të Prezerenit në periudhën e sundimit osman, periudhë e cila ishte më e gjata duke ndikuar

12

Page 13: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

padyshim edhe në trashëgimin kulturore të shqiptarëve. Fillimisht, në këtë punim seminarik përshkruhet reilefi dhe shtrirja e qytetit të Prezerenit, ku pastaj kalohet në pjesën qendrore të punimit, të periudhës osmane duke përfshirë monumentet historike e kulturore që u ndërtuan në atë peridhë. Gjithashtu, në pjesën vijuese të punimit shqyrtohen edhe vlerat e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti dhe në fund të punimit paraqitet një pasqyrë e monumenteve kulturore- historike dhe fetare që ende ekzistojnë në qytetin e Prezerenit.

“Trashëgimi Kulturore e Novobërës”- Grup Studentësh (Albina Kllokoqi, Fisnik Kurti dhe Valon Haliti)

Trajtimi i temës së trashëgimisë kulturore në Novobërdë, paraqet një hap të rëndësishëm në studimin dhe pasurimin e trashëgimisë kulturore në vend. Fillimisht në këtë punim paraqitet shtrirja dhe kufizimi i Novobërdes. Ndërsa, në vazhdim të punimit paraqiten në hollësi vendet dhe hulumtimet arkiologjike që janë kryer në këtë rajon duke japur një pasqyrë të saktë për monumentet kulturore- historike që ka në këtë vendbanim. Kurse, në fund të punimit trajtohen dhe paraqiten pengesat që ka hasur ky grup studimi që kanë shkuar në këtë rajon nën udhëheqjen e prof. Jahja Drançollit. Ato probleme kanë qenë dëmtimi i vendeve dhe hapsirave arkiologjike nga personat e papërgjegjëshëm.

Në lëndën Njohja e Mallrave në Shkencën e Ushqimit me profesor Selver Hoda , të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Qumshti dhe Prodhimet e Qumshtit”- Arife Muji dhe Fadil GagicaStudimi i temës së ushqimit është një sferë mjaftë e rëndësishme e një vendi

të zhvilluar sepse falë ushqimit cilësor varet edhe shëndeti publik dhe mirëqenja e qytetarëve. Kosova është vend blegtorialë, ku qumshti dhe prodhimet e tij janë produktet ushqimore që janë më të kërkuarat dhe më të shiturat në vendin tonë, kjo sepse vetëdijsimi për cilësin e këtyre produkteve në ruajtjen e shëndetit të mirë, shumësia e këtyre produkteve dhe çmimet e përballueshme të tyre, bëjnë që këto produkte të konsumohen më shumë se produktet e tjera nga pjesa dërrmuese e popllsisë shqiptare- kosovare.

Ky punim seminarik fillimisht, trajton dhe përkufizon qumshtin, përcaktimin e cilësisë së qumshtit dhe procedurat e furnizimit me qumësht. Pjesa e dytë e seminarit paraqet llojet e qumshtit që janë në qarkullim për konsumatorët. Kurse, pjesa e tretë dhe e fundit e këtij punimi seminarik shtjellon me radhë prodhimet e qumshtit, të cilat janë të shumta dhe janë pjesë e pandashme e procesit të të ushqyerit tonë për çdo ditë.

“Verërat”- Grup Studentësh (Albina Kllokoqi, Fisnik Kurti dhe Valon HalitiTrajtimi i temës së verërave, kur tashmë konsumimi i verërave çdo ditë e me

shumë po bëhet pjesë e tryezave tona, është i rëndësishëm për të ditur rreth rrugëve të prodhimit dhe rolit të tyre shëndetësor në jetët tona. Po ashtu, edhe verëtaria është e zhvilluar në vendin tonë edhe atë e cilësisë së lartë, ku është prezente secilën herë e më tepër edhe në tregun rajonal. Pra, ky punim seminarik fillimisht, përshkruan historinë e hershem të verërave në periudha të ndryshme historike. Pjesa e e dytë e seminari trajton verëtarinë në Kosovë, kushtet e prodhimit, enët, paisjet dhe kategorizimi i tyre e paisjet e tjera për prodhimin e tyre.

13

Page 14: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

Pjesa tjetër e punimit shtjellon prodhuesit dhe prodhimi i verërave, regjionet e prodhimit dhe vendet e eksportit të verës. Gjithashtu, një pjesë e punimit seminarik i kushtohet edhe trajtimit të rrushit, strukturës mekanike të tij, përbërjes kimike të tij dhe llojeve të rrushit. Punimi trajton edhe vjetërsin, klasifikimin e verërave, emrat e verërave, llojet e verërave duke përfunduar elaborimin e kësaj teme me efektet medicinale që kanë verërat.

“Mishi dhe Përpunimet e Mishit”- Shpresim Krasniqi dhe Egzon RafunaEdhe trajtimi i mishit, sikurse dy punimet e tjera të ma lartë shënuara është

pjesë e tryezve tona të ushqimit, dhe si produkt i rëndësishëm i të ushqyerit meriton dhe gjithëherë është temë e rëndësishme për t’u diskutuar. Ky punim seminarik fillimisht, përkufizon dhe sqaronë mishin dhe përpunimet e tij, procedurat e therëtoreve, klasifikimin e mishit nga kafshët për therje. Pjesa tjetër e punimit seminarik koncentrohet në trajtimin e përpunimit të mishit, prodhimet e tij duke përfunduar me konzeravet e mishit, se si duhet proceduar për të përdorur për ushqim të gatshëm.

Në lëndën Animacionet në Turizëm me ligjërues Ardian Emini, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Promocioni në Turizëm”- Ilmi SijarinaTema e promovimeve/promocioneve është një sferë e rëndësishme e

kompaninive biznesore, e sidomos e agjensioneve turistike e po ashtu edhe objekteteve turistike. Aftësia e kompanive hoteliere për promocionet e veprimtarive të tyre është një dritare që ofron shumë vizitor duke garantuar kështu përftime të larta ekonomike. Në këtë punim trajtohet kjo temë më hollësisht dhe në një mënyrë shumë lehtë të kuptueshme. Fillimisht, në këtë punim shtjellohen nocionet dhe veprimtarit e njësive afariste, si restorantet e hotelet. Po ashtu shpijegohet edhe procesi i veprimtarive ndihmëse dhe plotësuese të hoteleve, recepcioni e holli, shërbimi i marketingut në hotele, veprimtaria e inokorrospondentit të recepsionit, rezervimet, libri i klientëve, dhënia e informatave, punët e hotelit me agjensit turistike dhe partnerët afarist, etj. Po ashtu elaborohet edhe restoranti si objekt i rëndësishëm afarist, llojet e tyre, kuzhinat dhe organizimi dhe pritja solemne në kokteje.

Në lëndën Ekonomia në Turizëm me profesor Hysni Terziu, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Strategjitë e Zhvillimit të Turizmit në Komunën e Dragashit”- Refik SylejmaniTurizmi dhe zhvillimi i kësaj veprimtarie që ka karakter fitimprurës krijon

mundësin që të ketë progres ekonomik në vend. Edhe Kosova ka rajone të bukura turistike të cilat kërkojnë që të investohen në to dhe të krijohen strategji të ndryshme për ta zhvilluar këtë sferë. Trajtimi i temës së strategjisë së zhvillimit të turizmit në komunën e Dragashit, jep një pasqyrë për produktet turistike që ofron kjo komunë. Në pjesën e parë të këtij punimi fillimisht paraqitet shtrirja gjeografike e komunës së Dragashit dhe kufinët e saj. Pjesa qëndrore e punimit shtjellon në hollësi bazen materiale dhe turistike të kësaj komune, mundësit e zhvillimit të

14

Page 15: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

turizmit në këtë komune, duke e ndarë saktësisht secilin lloj të turizmit dhe duke treguar hapsirat ku mund të zhvillohet turizmi. Ky punim e mbyll elaborimin e kësaj teme me përfundimin duke bërë një permbledhje të shkurtër për këtë temë.

“Karakteristikat e Turizmit si Aktivitet Ekonomik”- Taulant Ismajli dhe Gazmend Rexhepi

Trajtimi i turizmit si aktivitet ekonomik, sigurisht se është interesant si temë për t’u shtjelluar, dhe po ashtu vendet turistike në mbarë botën konsiderohen si më të rëndësishmet si në sferën ekonomike e po ashtu edhe kulturore e sociale. Zhvillmi i resurseve turistke të Kosovës, pa dyshim që do të ndikonte në punësim, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt edhe në progres ekonomik. Pra, ky punim seminarik trajton pikërisht rëndësin dhe beneficionet e turizmit, e që fillimisht perkufizon termin vizitor, duke kaluar në pyetje se a është Kosaova vend turistik. Pjesa kryesore e punimit shtjellon zhvillimin turistik në vendin tonë, faktorët e zhvillimit të turizmit, e sa punohet në zhvillimin e turizmit tek ne, duke përfunduar kështu me përfundimin e shtjellimit të kësaj teme.

“Elementet e Produktit Turistik”- Nasret HasaniTema e produkteve turistike dhe shtjellimi i tyre është i rëndësishëm për

hartimin e një plani strategjik e zhvëllimor për turizmin, e sidomos në vendin tonë, ku iniciativat e tilla nuk janë të pakta, por që nuk gjejnë përkrahjen e njevojshme çoftë edhe nga vetë qytetarët, të cilët duhet të ruanin vendet turistike. Në përmbajtjen e këtij punimi fillimisht zbërthehet produkti turistik dhe elementet e tij, atraksionet turistike, akaomodimi, transporti, artet dhe elementet e argëtimit. Po ashtu pjesa vijuese e këtij punimi shtjellon edhe rëndësin dhe rolin e sporteve dhe elementeve rekreative, si shopingu që janë të domosdoshme të zhvillohen varësisht nga kërkesa e turistëve dhe kushtet turistike të atij vendi, me qëllim të rritjes së numrit të vizitorëve.

“Produkti Turistik”- Nesrine PrekaziShtjellimi i termeve turistike me anën e punimeve seminarike është i

rëndësishm dhe ofron njohuri bazike për secilin person që i lexon edhe pse nuk merret drejtpërdrejt më këtë lami. Edhe ky punim seminarik shtjellon termin e produktit turistik, defenicionet e shumë shkenctarëve dhe autorët që e kanë përshkruar këtë produkt, elementet e prodiktit turistik, karakteristikat e produktit turistik. Po ashtu në këtë punim elaborohet dhe analizohet se si duhet të bëhet organizimim dhe zhvillimi i produktit turistik dhe tipet e përfitimit të produktit turistik për konsumatorët që e blejnë produktet turistike.

“Rëndësia Shoqërore dhe Ekonomike e Turizmit”- Fatmir Azizi dhe Ilir HajriziTurizmi përpos përfitimeve ekonomike që i sjellë një vendi të caktuar,

poashtu zhvillimi i turizmit edhe në sferën shoqërore nuk është më pak i rëndësishëm se ai në sferën ekonomike. Kjo për arsye të shkëmbimit të vlerave kulturor e sociale dhe integrimin në shkallë më të lartë të civilizimeve të ndryshme, ku në këtë kohë moderne është pikësynimi i secilit shtet, po ashtu edhe Kosovës. Edhe ky punim seminarik shtjellon rëndësin e turizmit në aspektin shoqëror e kulturor në vendin tonë. Kurse, pjesa përfundimtare e këtij punimi përqëndrohet në elaborimin e turizmit bregdetar, malor, e historik në Shqipëri.

“Turizmi si Dukuri Ekonomike dhe Efektet e tij”- Vera Cina

15

Page 16: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

Shtjellimi i termeve turistike me anën e punimeve seminarike është i rëndësishm dhe ofron njohuri bazike për secilin person që i lexon edhe pse nuk merret drejtpërdrejt më këtë lami. Ky punim në pjesën e parë të tij shtjellon kryesisht në mënyrë të detajuar termet turistike. Kurse në pjesën e dytë elaborohet turizmi si dukuri ekonomike, duke u mbështetur në të dhënat nga organizatë ndërkombëtare. Kurse në pjesën e dytë trajtohen efektet ekonomike të turizmit dhe efektet jo ekonomike të turizmit. Kurse në pjesën përfundimtare të këtij punimi paraqiten edhe konkluzionet që kanë dalë nga shqyrtimi i kësaj teme.

Në lëndën Bazat e Turizmit me ligjërues Ardian Emini, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Turizmi në Shqipëri”- Fatmir AziziTrajtimi i turizmit në Shqipëri është një ndër temat më aktuale dhe më shumë

interesë në vendin tonë. Kjo për arsye se po ofrohet sezoni veror dhe janë pikërisht, kosovarët ata që i pushtojnë vendet turistike të Shqipërisë. Në këtë punim fillimish,t trajtohet turizmi bregdetar i Shqipërisë, për të cilin edhe shquhet në gjithë rajonin, me vendet e shumta turistike bregdetare. Në pjesën e dytë të punimit trajtohen turizmi në parqet turistike të Shqipërisë, siç janë Apolonia e Butrinti që shquhen për lashtësin e tyre shekullore. Kurse, në pjesën e fundit të punimit seminarik trajtohen edhe turizmi i gjuetisë dhe turizmi kulturor, duke përfunduar punimin seminarik me konkluzionet e dala nga elaborimi i kësaj teme.

“Licencimi i Objekteve Hoteliere”- Refki SylejmaniObjektet hoteliere kanë rëndësi thelbësore në kultivimin e turizmit, shërbimet

dhe cilësia që ofrohen nga këto objekte hoteliere duhet të jenë në nivelin më të mirë të mundëshëm për të zhvilluar veprimtarinë e turizmit. Tema e licencimit trajtohet më hollësisht në këtë punim seminarik, po ashtu trajtohet edhe tipologjia e objekteve hoteliere, kushtet hoteliere, recepsioni dhe holli, rregullimi i hapsirave dhe pamja e jashtme e tyre. Në pjesën e fundit të punimit seminarik paraqitet lista e subjekteve hoteliere në Kosovë dhe si ankese janë të paraqitura detalisht objektet hoteliere ekzistuese në Kosovë, duke përfshirë adresen e hotelit, datën e aplikimit për licencë, datën e lëshimit të licencës, numrin e dhomave, numrin e shtretërve, numrin e punëtorëve dhe numrat e kontaktit.

“Lëvizjet- Zhvillimet në Turizëm dhe Agjensioni Turistik”- Vera CinaTema e turizmit mbetet në ditët e sotme në botën moderne, si tema më e

përfolur sepse njerëzit sapo të kenë ditë pushim nga aktivitetet e tyre të përditshme mendojnë se si të argëtohen dhe të relaksohen duke vizituar vende të bukura. Edhe në Kosovë, çdoherë e më tepër po kultivohet kultuar e turizmit, njerëzit po vetëdijsohen për turizmin si pjesë së jetës së tyre. Në përmbajtjen e këtij punimi seminarik mund të gjeni të shtjelluar termet e turist dhe turizëm, definiconet mbi turizmin në përgjithësi. Ndërsa, në pjesën qendrore të punimit trajtohet zhvillimet – lëvizjet në turizëm, duke filluar me organizimin e parë e deri tek agjensionet turistike të sotme. Po ashtu, në këtë punim paraqitet skema e shitjes së produktit

16

Page 17: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

turistik, roli i agjensioneve turistike, e- turizmi duke përfunduar me konkluzionet e dala nga elaborimi i kësaj teme.

“Turizmi i Trashëgimisë Kulturore”- Nesrine PrekaziTrashëgimi kulturore është nje sferë e rëndësishme për zhvillimin e

veprimtarisë së turizmit të një vendi. Përkujdesja ndaj institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe promovimi i kësaj trashëgimie kulturore mundëson interesimin e vizitorëve për të bërë turizëm. Ky punim seminarik fillimsht përkufizon trashëgimin kulturore dhe turizminin e trashëgimisë kulturore. Në pjesën e dytë të këtij punimi trajtohen strategjita për zhvillimin e trashëgimisë kulturore, katër hapat për zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe pesë parimet për zhvillimin e trashëgimisë kulturore. Kurse, pjesa e tretë e punimit paraqet trashëgimin kulturore të Kosovës, si Sahat Kulla, Xhamia e Qarshisë, etj, duke përfunduar kështu më konkluzionet që kanë dal nga elaborimi i kësaj teme.

“Vendet Turistike të Kosovës”- Nasret HasaniKosova, sikur çdo vend tjetër ka vendet turistikë të shumta, të cilat ofrojnë

shumë mundësi turizmi dhe janë vërtetë të mrekullueshme. Trajtimi i vendeve turistike në vendin tonë kërkon angazhim të madh dhe duhet të jetë prioritet i qeverisisë sonë. Ky punim seminarik paraqet bukuritë natyreore edhe kulturore të rajonit të Mitrovicës, të rajonit historik të Prishtinës. Po ashtu, në këtë punim trajtohen edhe zonat turistike të Alpeve Shqiptare duke përfshirë edhe rajonin turistik të Sharrit, i cili shquhet për bukurit e tij malore dhe klimën alpike që mbretëron në këto rajone.

“Muzetë dhe Roli i Tyre në Turizëm”- Asije AzemiÇështja e muzeve ka rëndësi të madhe për zhvillimin e hovshëm të turizmit

në një vend. Posedimi i muzeve dhe paisja e tyre me mjete dhe elemente të vlefshem historike i japin si muzeut e shoqërisë, dëshmin për ekzistmin e lashtë të ekzistencës dhe dallueshmërisë së tyre nga të tjerët. Ky punim seminarik trajton pikërisht rëndësin dhe rolin që kanë muzetë në ruajtjen dhe zhvillimi e turizmit përgjithësisht në progresin ekonomik, në edukim e kulturë në veçanti. Po ashtu, në punim paraqiten edhe muzetë- institucionet kulturore të Londres, të Italisë, të Vjenës. Pastaj, në punim përkufizohen hollësisht edhe llojet e muzeve. Kurse në pjesën qëndrore të punimit analizohet rëndësia e muzeve në turizëm duke përfunduar me disa mendime të famshme për muzetë.

Në lëndën Bazat e së Drejtës dhe e Drejta Turistike me ligjëruese Evliana Berani, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Zakonet dhe të Drejtat Zakonore”- Fatmir AziziÇështja e zakoneve është një nga sfidat më të mëdha të ballafaqimit të

shoqërisë me mënyrën e jetesës së tanishme bashkohore, kjo për arsyen se brezat më të vjetër dhe ata më të rinjë të shoqërive bien në konflikt në lidhje me mbrojtje ose jo mbrojtjen e zakoneve dhe të drejtave zakonore. Ky konflikt gjeneratash është

17

Page 18: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

shumë prezent në shoqërin kosovare- shqiptare, sepse faktikisht jemi ende shoqëri që i respekton dhë përdor të drejtat zakonore në mënyrën e organizimit të jetës. Përkundrazi, brezat e rinjë shqiptar janë kundër të drejtave zakonore, sepse kanë më pak pushtet dhe autoritet, si brenda familjes së ngusht ashtu edhe në rrethin shoqëror e farefisnorë. Edhe në këtë punim, trajtohen zakonet dhe të drejtat zakonore në shoqërinë kosovare- shqiptare. Fillimisht, në punim definohen termet e zakoneve dhe normave shoqërore. Pjesa e dytë e punimit seminarik trajton rolin e zakoneve, caktimin e kufinjëve sipas zakoneve dhe krijimin dhe organizimin e familjes sipas zakoneve tona, duke bërë edhe një retrospektivë në kohët e herëshem tek ritet e lashta.

“Të Drejtat dhe Liritë Themelore sipas Kushtetutës së Kosovës”- Hetem HaliliKushetetuta si akti më i lartë juridik themelor i një shteti, është gjithmonë

temë diskutimesh e debatesh nga ekspert e persona që kanë njohuri për kushtetutën. Kosova si shteti më i ri, në rajonin e Evropës dhe përqëndrimi i shumë ekspertëve të huaj dhe vendor në hartimin e kushtetutës, është baza e shtetit tonë edhe pse kjo kushtetutë ka të metat e saj. Ky punim seminarik është i përqëndruar në trajtimin e nocioneve kryesore të kushtetutës së Kosovës, konkretisht pjesët të cilat merren me të drejtat e njeriut në vendin tonë, që fillojn nga neni 21 e deri tek neni 56. Po ashtu, shtjellohen edhe nocionet tjera të kësaj kushtetute si, teoria e së drejtës natyrore, teoria e së drejtës pozitive, të drejtat personale, të drejtat politike, të drejtat sociale e të drejtat nga sferat e tjera shoqërore.

“Organizata Botërore e Turizmit”- Vera CinaDuke qenë pjesë e proceseve botëror dhe globalizmit që ka përfshirë

pothuajse të gjitha vendet botërore, anëtarsimi në organizat botërore është mundësia e vetme që të zhvillohemi ekonomikisht, politikisht e kulturalisht. Mirëpo për Kosovën anëtarsimi në këto organizata mbetet ende sfidë, të cilën duhet të mundohemi ta kalojmë, sepse rrethanat politike që kemi qenë në të shkuarën jo të largët, na sollën këto vonesa për të qenë pjesë e organizatave botërore edhe pse tanimë, kemi filluar që të anëtarsohemi. Ky punim seminarik shtjellon temën e Organizatës Botërore të Turizmit, lindjen dhe zhvillimin e saj, historikun, qëllimet dhe synimet. Po ashtu në punim trajtohen dhe faktet, përfitimet që sjellë anëtarsimi në OBT-të, si përfitimi nga qasja në informatat e shumta strategjike dhe hulumtimet shkencore në lëmin e turizmit, sidomos në biblotekën e begatshme të OBT-ës. Punimi përfundon me analizimin e mundësisë së përfshirjes së Kosovës në këtë organizatë dhe përfitimi që do të kishte vendi jonë nga ky anëtarsim.

“Konventa Evropiane për Peisazh”- Valdete HyseniÇështja e mjedisit është një ndër temat më të diskutuara në gjithë botën, ku

të gjitha vendet boetërore e sidomos vendet më të zhvilluar të botës po hartojnë politika për mbrojtje të mjedisit botërorë, sepse nga ngrohja globale po shkrihen akullnajat që brenda disa vitësh priten të përmbyten disa qytete afër detrave. Pra, tashmë mbrojtja e mjedisit nga ndotësit e ajrit nuk është vetëm problem kombëtar, por edhe global. Ky punim shtjellon konventën evropiane për mbrojtje të peisazhit në aspektin e ndikimit të peisazhit e përpunimit të kulturave lokale, i cili është komponent themelor i trashëgimisë kulturore e natyrore të Evropës. Në fillim të punimit sqarohen dispozitat e përgjithshme të kësaj konvente dhe masat në rrafshin kombëtar. Ndërsa në pjesën e dytë trajtohet bashkpunimi evropian dhe klauzola përfundimtare.

18

Page 19: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

“Legjislacioni i Bashkësisë Evropiane në Fushën e Turizmit”- Nesrine PrekaziBashkimi Evropian përveç legjislacioneve, politike e ekonomike patjetër që e

ka të rregulluar edhe legjislacionin në fushën e turizmit, sepse qëllimi i Bashkimit Evropian është integrimi i të gjithave vendeve të kontinentit evropian në krijimin e një politike të jashtme të përbashkët para rajoneve tjera botërore. Edhe tema e turizmit është një pikë referimi e BE-së dhe shumë e rëndesishmë, pasiqë Evropa ka një klimë të mrekullueshme, ku dallohen katër stinët e vitit, popujtë evropan i karakterizon lashtësia e tyre, trashëgimia kulturore që janë elementet kryesore për zhvillimin e turizmit. Ky punim pikërisht trajton legjislacionin e BE-së në fushën e turizmit, ku në pjesën e parë të punimit analizohen arritjet kryesore në fushën e ligjeve për turizëm, masat e veçanta dhe roli i Parlamenti Evropian në këtë sferë. Në pjesën e dytë të punimit sqarohen direktivat e Këshillit për paketën turistike dhe paraqiten direktivat e Këshillit për përmbledhjen e statistikave në fushën e turizmit, duke i bashkangjitur në fund të punimit këto dy direktiva në formë të anekseve.

Në lëndën Sociologjia me ligjëruese Ulpiana Lama, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Kultura dhe Shoqëria”- Refik SylejmaniKoncepti i kulturës dhe shoqërisë janë ndër konceptet më të gjëra dhe më të

ndërlikuar në shkencën e sociologjisë. Mirëpo, këto dy koncepte janë tëlidhura ngusht në mes vete sa që sa herë të përmendet njëri koncept është e vështirë të mos përmendet edhe koncepti tjetër. Ky punim seminarik fillimisht në përmbajtjen e tij sqaron konceptin e kulturës, duke përmendur elemente e kulturës si gjuha, edukata, doket edhe zakonet duke bërë përmbledhjen e temës së elaboruar në fund të punimit seminarik.

“Sociologjia në Turizëm”- Valdete HyseniKemi thenë që turizmi ka ndikime tjera, përpos ndikimit ekonomik, i cili është

i pakontestueshëm. Por, ndikimi i turizmit në shoqëri është një aspekt i rëndësishëm i cili vlen të diskutohet. Edhe ky punim si qëllim të tij ka krijimin e një pasqyre sa më të qartë e të plotë mbi fenomenin turistik duke u trajtuar edhe nga këndvërshtrime të ndryshme nga ai ekonomik. Përmbajtja e këtij punimi seminarik trajton në mënyrë të përmbledhur lidhjen e pamohueshme të turizmit me sociologinë e psikologjinë. Pra në këtë punim elaborohen ndikimet e turizmit në iniciativat për lëvizje që dominohet ndjeshmë nga nxitje të brendshme, nga pritshmëria e karakterit psikologjik e social, nga preferenca, shija, motivime e tërheqje emocionale ndaj vendeve turistike, burimeve natyrore e kulturore të caktuara më tepër sesa dëshira për të konsumuar.

“Sociologjia e Familjes”- Vera CinaFamilja është embrioni i shoqërive, është shtylla e parë e individit, i cili

qëndron në familje i mbrojtur nga rreziqet botës. Secila shoqëri botërore e konsideron familjen si institucion të shenjët për të cilën duhet kontribuar për ta zhviluar, duke mos kontestuar rolin jashtzakonisht të rëndësishëm në krijimn e personalitetit të individit, e shoqërisë në përgjithësi. Në Kosovë, familja është vendi ku individi kalon vitet më të mëdha të tij në familje dhe lidhëshmëria e anëtarve të

19

Page 20: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

familjes është shumë më e fortë sesa në shoqëritë e sotme bashkohore, kjo për arsyen se tradita kultivohet më shumë brenda familjeve shqiptare. Ky punim seminarik sqaron fillimisht, termin e familjes, disa definicione mbi sociologjinë e familjes. Po ashtu, trajtohen edhe teoritë mbi familjen, llojet apo tipet e familjes duke e përfunduar punimin me disa thënje të njohura për familjen dhe konkluzonet e dala nga shtjellimi i kësaj teme.

Në lëndën Sistemi Fiskal me profesor Ivica Smilkovski, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Themelimi i Administratës Tatimore dhe Politika në Kosovën e pas Luftës”- Albert Pajaziti

Politikat fiskale për secilin shtet të zhvilluar përbëjnë pjesën shumë të rëndësishme të politikës shtetërore. Udhëheqja dhe krijimi i strategjive fiskale funksionale e të përshtatëshme me kushtet dhe rrethanat e vendit të caktuar ndikojnë në zhvillimin e progresit ekonomik e shoqëror të vendit. Kosova si shtet i ri fillojë me krijimin dhe zhvillimin e politikave fiskale, por që në disa raste është problematike përputhje të këtyre politikave fiskale, karahasuar me të ardhurat e banorëve. Ky punim pikërisht, tenton të paraqes funksionimin e politikave fiskale të Kosovës, rreth formimit të Administratës Tatimore të Kosovës. Po ashtu në punim shtjellohen edhe llojet e tatimeve që përdoren në Kosovë dhe karakteristikat e tyre, pra trajtohen tatimet në pronë, tatimi në pagë, tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi mbi të ardhurat personale nga veprimtaria ekonomike, si dhe TVSH-ën dhe përparësia e regjistrimit të saj.

“Tatimet mbi Individët dhe TVSH”- Sead AvdyliPolitkat shtetërore rregullojn çështjet e tatimeve si obligim financiar për

personat e caktuar, banorët e vetë si formë e financimit të brendshëm të shtetit, ku buxheti i krijuar nga këto tatime paraqet buxhetin shtetëror. Pikërisht, ky punim seminarik trajton temën e tatimeve ndaj individëve dhe TVSH-ën. Në pjesën e parë të punimit përkufizohen termet e tatimeve. Në pjesën e dytë, shtellohet tatimi mbi individët, detyrimi i individëve për të deklaruar dhe paguar tatimin, mbajtjen në burim të tatimeve. Kurse, në pjesën e tretë elaborohet tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH-ja), dhe mënyrën e tatimit të tokave dhe ndërtesave.

20

Page 21: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

“Klasifikimi i Tatimeve dhe Llojet e Tarifave Tatimore”- Visar Krasniqi dhe Lulzim Bangu

Me krijimin dhe zhvillimin e sistemeve fiskale, tatimet gjithëherë e më tepër u bënë përpjekje që të jenë sa më mirë të përshtatura me mundësit dhe kapacitetin e kushteve të qytetarëve. Tatimet mbeten forma më e mirë e financimit të shtetit dhe shteti i zhvilluar, konsiderohet ai që ka tatimet që paguhen nga qytetarët e tij. Ky punim elaboron në përmbajtjen e tij klasifikimin e tatimeve, duke i ndarë në tatime natyrore e monetare, të rregullta e të jashtzakonshme, etj. Kurse, në pjesën e dytë të punimit seminarik shtjellohen hollësisht edhe llojet e tarifave tatimore, në bazë të të cilave zbatohet politika fiskale e një shteti.

“Politika Fisakale, Objektivat dhe Instrumentet e saj”- Alban Aliu dhe Ardian Cakolli

Taksat dhe shpenzimet e shtetit ndikojnë në mënyrë direkte në sferën ekonomike të tij sepse faktikisht ato përbëjnë pjesën më të madhe të veprimatrisë ekonomike kombëtare. Në këtë punim seminarik paraqiten dhe shtjellohen në mënyrë të kuptueshme objektivat e politikës fiskale, instrumentet dhe efektet e politikës fiskale. Po ashtu trajtohen edhe veprimi i politikës fiskale në shtimin ekonomik, në punësim dhe nivelin e çmimeve dhe në rishpërndarjen e të ardhurës dhe pasurisë. Në pjesën tjetër të punimit analizohen edhe sqarohen dilemat rreth komponenteve kryesore të shpenzimeve publike, politikave fiskale që ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik, dallimin në mes politikës fiskale dhe asaj monetare, mundësitë që dërgojnë deri tek deficiti apo suficiti buxhetor duke përfunduar kështu me konkluzionet e dala nga elaborimi i kësaj teme.

Në lëndën Procedurat Administrative Doganore me ligjërues Berat Aqifi, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Kodi Doganor dhe Aksizat”- Samedin ZeneliPlanifkimi dhe zhvillimi i sistemit të doganave për secilin shtet është një punë

e vazdueshme të cilën gjithmonë tentohet të harmonizohet me doganat e shteteve për rreth në mënyrë që të bashkëpunoj dhe ngris si nivelin e sigurisë, po ashtu edhe fitimin ekonomik falë doganimit të eksportit dhe importit të mallrave. Në përmbajtjen e këtij punimi seminarik shtjellohen temat në lidhje me kodin doganor të aksizave, efektin e kodit doganor, ndryshimet e rregullores, organizimi, operatorët ekonomik, arkivimi i dokumenteve. Në pjesën e dytë të punimit shtjellohen edhe temat në lidhje me lehtësirat doganore, dënimet, veprat penale, hetimet dhe ankesat dhe e drejta e ankesës.

“Zbatimi i Procedurës Administrative Doganore”- Enis Hetemi, Lulzim Bangu dhe Visar Krasniqi

Edhe sistemet doganore themelohen dhe funksionojn në bazë të proceduarve doganore, e hartimi dhe harmonizimi i procedurave administrative me ato të rajonit ndikojnë në mos bllokimin apo krijimin e vonesave të panevojshme si për eksport ashtu edhe për import në mes shteteve. Ky punim seminarik shtjellon në mënyrë të hollësishme procedurat administrative doganore duke filluar me kuptimin e

21

Page 22: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

procedurave doganore, zbatimin e vendimit, zbatimin e konkluzioneve të procedurave administrative doganore, llojet e zbatimit, ekzekutimi i zbatimit dhe kompetencën për ekzekutim të llogaritjes. Në pjesën e dytë të punimit trajtohen temat që lidhen me borxhin doganor dhe paraqitjen e tij, llogaritjen e borxhit doganorë, pagesa e borxhit doganor, pagesa e kompezimeve doganore dhe shuarja e borxhit doganor. Kurse, në pjesën e dytë të punimit elaborohet kthimi dhe falja e të dhënave importuese dhe eksportuese. Ndërsa, në pjesën përfundimtare të punimit shtjellohet kontesti administrativë, kuptimi, pjesmarrja në kontestin administrativ, udhëheqja e këtij kontesti dhe procedura mbi padinë për kontest administrativ.

“Borxhi Doganor”- Faton Shaqiri, Bashkim Dernjani dhe Kenan BajramaliuNë përmbajtjen e këtij punimi trajtohet borxhi doganor dhe garancionet për të

mbuluar borxhin doganor. Në pjesën e parë të punimit seminarik shtjellohet në mënyrë të hollësishme ekzekutimi, saktësisht pagesa e borxhit doganor në procedurën drejtuese doganore- garancioni. Në pjesën e dytë shtjellohet dhe definohet borxhi doganor dhe paraqitja e tij. Në pjesën e tretë analizohet rreth mënyrës së llogaritjes së borxhit doganor, kurse pjesa e katërt përqëndrohet në elaborimin e pagesës së borxhit doganorë duke kaluar në pjesën e pestë dhe të fundit të punimit që trajton çështjen e shuarjes së borxhit doganor.

Në lëndën Marketingu Ndërkombëtar me profesor Sofronija Miladinovski, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Koncepti i Marketingut Ndërkombëtar”- Valon Nushi dhe Edon BushatiMarketingu ndërkombëtar është një aspekt i rëndësishm i politikave

shtetërore, e sidomos vendeve të zhvilluar ekonomikisht, pikësynim që tentojnë ta arrijnë të gjitha shtetet për të pasur ndikim global. Në këtë punim fillimisht, definohet marketingu ndërkombëtar, bëhet ndarja e nocionit marketing ndërkombëtar në bazë të qasjes strategjike në definimin e marketingut ndërkombëtar. Po ashtu, analizohen edhe marrëdhëniet në mes marketingut ndërkombëtar dhe tregëtisë ndërkombëtare në bazë të qasjes analitike mbi marketingun ndërkombëtar. Gjithashtu, trajtohet edhe rëndësia e këmbimit ndërkombëtar për disa vende të caktuara, analiza e lëndës së marketingut ndërkombëtar dhe analizë mbi konceptet e marketingut ndërkombëtar. Ky punim seminarik përfundon me shtjellimin e marketingut në transport si formë e marketingut një-nacional dhe marketingu kooperativë ndërkombëtar si formë e marketingut nacional.

“Marketingu dhe Tregëtia ”- Besir VilaZhvillimi i marketingut ndërkombëtar ndikon në sferën ekonomike kombëtare

dhe marrëdhënjeve ndërkombëtare në mes shteteve, ku zhvillimi i madh i marketingut ndërkombëtar të një shteti krijon premisat që ai shtet të jetë më i fuqishëm si ekonomikisht, por edhe politikisht në botë. Në përmbajtjen e këtij punimi fillmisht sqarohen dhe definohen nocionet e marketingut ndërkombëtar. Në pjesën e dytë të punimit analizohen marrëdhënjet në mes marketingut ndërkombëtar dhe afarizmit ndërkombëtar. Kurse, në pjesën e fundit të këtij punimi

22

Page 23: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

seminarik trajtohet rëndësia e këmbimit ndërkombëtar për disa vende të caktuara dhe dimensionet juridike të rrethanave ndërkombëtare.

“Raporti në mes Marketingut Vendas dhe atij Ndërkombëtar”- Kenan Bajramaliu dhe Bashkim Dernjani

Në përmbajtjen e këtij punimi fillimisht sqarohet raporti në mes definimit të marketingut vendas dhe atij ndërkombëtar. Në pjesën e dytë të punimit, trajtohet përputhshmëria e rrethanave të ndryshme biznesore dhe ndikimi i tyre në programin e marketingut ndërkombëtar. Në pjesën e tretë të punimit seminarik analizohet niveli i distancës fizike si masë e posaqme e marketingut ndërkombëtar. Kurse në pjesën e vazhduese të punimit seminarik shtjellohet përkufizimi i disa aspekteve të marketingut ndërkombëtar dhe rëndësia e këmbimit ndërkombëtar për disa vende të caktuara.

“Planifikimi i Marketingut në Vend dhe Ndërkombëtar”- Kreshnik Shaqiri Në përmbajtjen e këtij punimi seminarik sqarohet aplikimi i planifikimit të

marketingut, procesi i blerjes së konsumatorit dhe plani i marketingut. Po ashtu, trajtohen edhe rëndësia dhe qëllimi i planifikimit, aplikimi i organizimit të marketingut në ndërmarrje, raporti në mes marketingut ndërkombëtar dhe atij vendas dhe zgjedhja edhe hyrja në tregun ndërkombëtar duke përfunduar kështu me konkluzionet e dala nga elaborimi i kësaj teme.

Në lëndën Trashëgimi Kulturore me profesor Naim Alimi, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Historia e Shqiptarëve”- Ardita BylykbashiNë përmbajtjen e këtij punimi shtjellohet historia e shqiptarëve nga aspekti i

trashëgimisë kulturore. Saktësisht, në këtë punim paraqiten zbulimet e hershme mbi shqiptarët, pellazgët e epoka eneolitike karakterizohet edhe nga ndryshimet demografike, origjinën e ilirëve, vendbanimet dhe varrezat ilire. Kurse, në pjesën e dytë të punimit analizohen dhe paraqiten faktet në lidhje me ekzistimin e shteteve ilire dhe mbretëritë ilire.

“Trashëgimia Kulturore e Gjakovës”- Qëndrim GrezdaNë këtë punim seminarik fillimisht paraqitet pasqyra dhe shtrirja e relefit që

posedon komuna e Gjokovës duke paraqitur edhe instucionet kulturore hisorike që shquhen për nga trashëgimia kulturore dhe historiku i tyre. Po ashtu, këto objekte kulturore trajtohen një nga një në punim duke analizuar rëndësin këtyre objekteve kulturore në trashëgimin kulturore e historike të Kosovës. Në pjesën e fundit të këtij punimi seminarik trajtohet edhe problemi madhor ne vendin tonë sa i përket temës së trashëgimisë kulturorë e që është shkatërrimi i institucioneve kulturore- historike, nga vetë qytetarët por edhe nga mospërkujdesja e strukturave qeverisëse të vendit tonë.

Në lëndën Menaxhimi Financiar me profesor Klime Poposki, një pjesë e studentëve kanë punuar punimet e tyre seminarike, sepse është lëndë që mbahet

23

Page 24: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

në këtë semester, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Objektivat e Raportit Financiar”- Gëzim QarkaxhijaNë përmbajtjen e këtij punimi seminarik paraqiten sigurimi i pasqyrave

financiare dhe informatave të tjera që janë raportet financiare. Fillimisht në punim paraqiten qëllimet e raportimit të përgjithshëm financiar, korniza konceptuale objektivat e pasqyrave financiare, supozimet bazë, karakteristikat kualitative të pasqyrave financiare, elementet e pasqyrave financiare, njohja e elementeve të pasqyrave financiare, matjet e elementeve të pasqyrave financiare, konceptet e kapitalit dhe mirëmbajtja e kapitalit, modelet e kontabilitetit dhe raportimit, objektivat e auditimit, kërkesa për auditim dhe sigurim, zhvillimi i standarteve ndërkombëtare për auditim, perkufizmi i auditimit, i jashtëm dhe i brendshëm dallimet midis tyre dhe auditori.

Në lëndën Sociologjia me ligjëruese Ulpiana Lama, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Pasuria e kombeve”- Grup studentësh (Sara Maloku, Erkin Morina, Flutura Sinani dhe Adnan Haxholli)

Temat që lidhen me kombet mbeten edhe sot e kësaj dite tema shumë të diskutuar në media. A është e domosdoshme të ekzistoj komb i fuqishëm apo shtet i fuqishëm, janë pyetjet më të shpeshta që nuk mund të japësh një përgjigje strikte. Në këtë punim analizohet libri i Adam Smithit, autorit bashkkohorë, i cili ka shkruar shumë për kombet dhe elementet që e definojnë një komb. Në pjesën e parë të punimit, mund të lexoni disa fjalë për autorin e librit. Pjesa e dytë e punimit shtjellon kapitullin parë dhe i dytë të librit “Pasuria e Kombeve”, që flitet mbi shtimin natyror të begatisë së kombit. Kurse në pjesën e tretë të këtij punimi trajtohet edhe kapitulli i tretë i librit të A. Smithin ku trajtohet ndikimi i tregëtisë së fshatit në zhvillimin e qyteteve.

“Historia e ekonomisë”- Grup studentësh (Arton Kryeziu, Agon Breznica dhe Getuar Gjyrefci)

Ekonomia ka ekzistuar qysh në kohët e hershme të shoqërive tradicionale, ndërsa në ditët e sotme zhvillimi ekonomik është ajo që e ka vënë botën në lëvizje, megjithëse ka shumë autorë që mendojnë se pikërisht ekonomia dhe posedim i saj kanë ndryshuar botën deri në kohët e sotme dhe kjo fuqi ekonomike të siguron pushtet, autoritet dhe pozitë për dominim botëror. Ky punim seminarik shpijegon historinë e ekonomisë nga kohërat e hershme. Pjesa e parë e punimit paraqet një rezyme mbi zhvillimin ekonomik, ndërsa pjesa e dytë e punimit trajton teoritë ekonomiste sipas Adamit, intervali i gjatë, tregëtarët dhe shteti edhe tableau economique.

“Stratifikimi Shoqëror dhe Mobiliteti Social”- Edon SelimiTema e stratifikimit është një tema e diskutueshme në sociologji, sidomos me

ndarjet shoqërore që po lindin si shkak i shtresave shoqërore dhe të cilat mendohet se po shkaktohen nga faktori ekonomik , duke nënkuptuar ndarjen jo të drejtë të

24

Page 25: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

pasursisë. Në Kosovë krijimi i shtresave shoqërore sa vjen e duke u shtuar dhe është shumë problem që të zvoglohen numri i personave e familjeve që po bien në këto shtresa. Ky punim pikërisht trajton këto pabarazi shoqërore, ku fillimisht në punim definohet stratifikim shoqërore dhe paraqiten sistemet e stratifikimit shoqëror që kanë ekzistuar në periudha të ndryshme të zhvillimit të shoqërive. Në pjesën e dytë të punimit analizohen teoritë mbi stratifikimin shoqëror. Ndërsa, pjesa e fundit e punimit trajton mobilitetin social dhe problemet në studimin e mobilitetit social

“Pasuria e kombeve”- Valdet BeqiriTemat që lidhen me kombet mbeten edhe sot e kësaj dite tema shumë të

diskutuar në media. A është e domosdoshme të ekzistoj komb i fuqishëm apo shtet i fuqishëm, janë pyetjet më të shpeshta që nuk mund të japësh një përgjigje strikte e sidomos në rastin tonë, kur shtrohet dilema se a më mirë është kombi i fortë apo shteti i fortë. Në këtë punim seminarik, sikurse në punimin paraprak, rezymohet mbi librin e Adam Smithit, që është “Pasuria e Kombeve”. Në pjesën e parë të punimit shtjellohet tema e ndarjes së punës apo kapitulli i parë i librit. Ndërsa në pjesën e dytët dhe të tretë të punimit trajtohet mbi parimin që jep shkas për ndarjen e punës dhe se si ndarja e punës kufizohet nga madhësia e tregut. Kurse në pjesën e katërt të këtij punimi seminarik analizohet mbi origjinën dhe përdorimin e parasë.

Në lëndën Teknologji Informative me ligjërues Mentor Shaqiri, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“MS Power Point”- Urim Lahu dhe Mevlyde PreshtreshiTeknologia informative është pjesë e pandashme e jetës sonë, duke filluar që

nga fëmijëria e hershme e jona. Njohuritë rreth teknologjisë informative dhe përdorimi i tyre në mënyrë të duhur ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin tonë të diturive.

Në përmbajtjen e këtij punimi seminarik shtjellohet dhe paraqiten figurativisht temat mbi prezentimet, procedurat e hapjes, mbylljes, ruajtjes së prezentimeve, zhvillimi i një prezentimi, tekstet dhe imazhet, efektet dhe sllajde dhe përgaditja e daljeve.

“Microsoft Office Word”- Sead Muhaxhiri, Musa Koxha dhe Herolid HetaKy program kompjuterik është i domosdoshëm për përdorim nga të gjithë

individët pa marr parasysh se a janë nxënës apo punojnë dikund. Mundësia e madhe për shkrim dhe ruajtje të tyrë e pa shpenzime që të ofrojnë programet kompjuterik janë të hatashme. Ky punim shtjellon procedurat e hapjes se Ëordit, përmbajtjen e dritares, shiriti i menyve duke sqaruar me radhë kuptimin e secili nënopsion që gjenden në shiritin e menyve. Po ashtu, punimi shtjellon dhe sqaron shiritat me veglat dhe mënyrën e daljes së rregullt nga Ëordi duke përfunduar punimin me konkluzionet e dala nga sqarimi i këtij programi kompjuterik.

“Interneti”- Edon Hoxha, Nol Krasniqi dhe Shpend VitijaInterneti është mjetë komunikimi shumë i shpejt dhe pa shpenzime i

informacionit brenda sekondash në secilin pjesë të globit. Ky punim fillimisht shtjellon konceptin e internetit dhe si mund të përdoret. Pjesa tjetër e punimit

25

Page 26: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

trajton rrugën e krijimit të internetit, të arriturat shkencore në këtë fushë, dallimin në mes Ëorld Ëide Ëeb (ËËË) dhe internetit, funksionimi i internetit, rrjetat kompjuterike, interneti shqiptar përdorimin e internetit në Kosovë dhe Shqipëri.

Në lëndën Ekonomia me profesor Hysni Terziu, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Zhvillimet ekonomike pas luftës në Kosovë”- Grup studentësh (Korab Miftar, Ilir Sylejmani, Qëndrim Kavaja, Valdet Beqiri dhe Burim Shaqiri)

Në përmbajtjen e këtij punimi trajtohet zhvillimi ekonomik pas luftës në Kosovë, faza e parë, e dytë, e tretë e këtij zhvillimi. Gjithashtu, trajtohen edhe makroekonomia, trendet makroekonomike, performanca e ekonomisë, ngecjet, strategjitë, bujqësia, blegtoria. Kurse në pjesën e fundit të punimit trajtohen dhe analizohen edhe agjensit dhe organizatat e huaja ekonomike, qeverisja me ekonomi dhe politika ekonomike në Kosovën e pas luftës.

“Marrëveshjet e tregëtisë së lirë në mes Kosovës dhe vendeve të rajonit, Ballkanit Perendimor”- Flamur Zogaj dhe Besfort Ramadani

Në përmbajtjen e këtij punimi fillimisht shtjellohen integrimet ekonomike në Evropë dhe indikatorët ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kurse, në pjesën qëndrore të punimit trajtohet gjendja ekonomike në Kosovë duke bërë krahasime me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosova dhe marrëveshjet e tregëtisë së lirë, për ta përfunduar punimin me konkluzionet e dala nga elaborimi i kësaj teme.

“Integrimet Evropiane”- Agon Breznica dhe Qazim SpahijaNë përmbajtjen e këtij punimi seminarik fillimisht përkufizohet nocioni i

integrimeve evropiane. Kurse, në pjesën qëndrore të këtij punimi trajtohet dhe analizohet mbi proceset e integrimit evropian duke i ndarë këto procese në fazën e parë dhe fazën e dyë.

“Format e organizimit të ndërmarrjeve në Kosovë”- Fatlum ShillovaNë përmbajtjen e këtij punimi seminarik, fillimsht trajtohet plani i biznesit,

masat përgaditore, format juridike të ndërrmarjes dhe procedurat e regjistrimit. Kurse, në pjesën e fundit të punimit shtjellohet dhe analizohen ekonomit private, traditat e zhvillimit të ekonomisë private, faktorët ndikues në zhvillimin e ekonomisë private në Kosovë dhe zhvillimet e ekonomisë private pas vitit 1989.

“Zonat e përpunimit për eksport, rëndësi reale të rritjes së zhvillimit ekonomik”- Arbër Lekaj dhe Endrit Tarashaj

Në përmbajtjen e këtij punimi seminarik trajtohet eksporti, llojet eksportit, promocioni i eksportit. Në pjesën e dytë të punimit trajtohet tregëtia, enërgjia, transporti, aviacioni civil, turizmi dhe zhvillimi i ndërrmarjeve.

“Kosova dhe sfidat e integrimit evropian”- Besfort Podvorica, Bujar Ujkani, Liridon Alijaj dhe Islamaj

Në përmbajtjen e këtij punimi seminarik trajtohet ekonomia dhe integrimin në BE e sfidat aktuale dhe pengesat kryesore për zhvillim. Në pjesën tjetër të punimit

26

Page 27: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

trajtohet tranzicioni i dyfisht për Kosovën, duke analizuar me kujdesë sfidat e vendit tonë.

Në lëndën Bazat e së Drejtës me ligjëruese Evliana Berani, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Llojet e shteteve”- Gentian IsufiNë përmbajtjen e këtij punimi seminarik shtjellohen nocioni i shtetit,

elementet e shtetit dhe organizimi shtetëror. Ndërsa në pjesën e dytë të punimit sqarohen llojet e shteteve nga aspekti historik, aspekti i organizimit, aspekti i konceptit të sovranitetit dhe aspektit të përgjegjësive politiko-juridike. Kurse pjesa e tretë dhe e fundit e punimit trajton dhe analizon rregullimin shtetëror të Kosovës.

“Ardhmëria e UE-së”- Albert Gashi Në përmbajtjen e këtij punimi seminarik shtjellohen fillimisht nocionet e shtetve të Bashkuara të Evropës apo Federata Evropiane. Po ashtu, trajtohet edhe çështja e kufirit të zgjerimit të UE-së dhe forma e ardhëshme institucionale dhe organizative e asaj që sot quhet UE.

“Demokracia”- Hekuran SelmaniNë këtë përmbajtje eseike shpijegohet demokracia, duke veçuar se ka disa

elemente kryesore të demokracisë, pra në këtë përmbajtje paraqitet analiza e rëndësisë së demokracisë duke cekur esencën për temën në fjalë dhe duke trajtuar gjithashtu edhe demokracinë në vendin tonë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës”- Valdet Beqiri dhe Antigona ZhjeqiNë përmbjtjen e këtij punimi seminarik shtjellohet kuptimi i qeverisë,

kompetencat e qeverisë duke kaluar tek kompetencat e Kryeministrit. Gjithashtu, trajtohen edhe procedurat e zgjedhjes së qeverisë, minsitritë dhe përfaqësimi i komunitetve. Kurse, pjesa tjetër e punimit shtjellon dhe analizon temen e përgjegjësisë, imunitetit, moconi i votëbesimit dhe shërbimi civil i vendit tonë.

“Shteti Demokratik”- Arbnor BeraniNë përmbajtjne e këtij punimi seminarik trajtohen nocioni i shtetit

demokratik, misioni i shtetasëve, nocioni i qeverisë, raporti shtet- qeveri- shtetas, detyrimet e shtetasëve ndaj shtetit. Po ashtu, shpijegohen edhe nocionet qeveri e jashtëligjëshme, procedurat kur qeveritarët japin dorëheqje dhe përfundon me konkluzionet e dala nga elaborimi i kësaj teme.

“Të drejtat e njeriut në BE”- Baton PrekaziNë përbajtjen e këtij punimi seminarik trajtohen dhe analizohen mënyra se si i

zbaton marrdhënjet e jashtme BE-ja, mbrojtja e të drejtave themelore dhe avancimi i të drejtave të njeriut.

Në lëndën Bazat e menaxhimit me profesor Ibish Mazreku, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Funksionet e Menaxhimit”- Mevlyde Preshtreshi

27

Page 28: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

Në përmbajtjen e këtij punimi seminarik trajtohen funksionet e menaxhimit, funksionet esenciale të menaxhimit, ndarja në mes të funksioneve menaxherialee dhe funksionale afariste, nivelet e menaxhimit, menaxhimi përkundër liderizimit dhe fuqisë. Ndërsa, pjesa tjetër e punimit analizon menaxherët më të suksesshëm, kualiteti i liderit përkundër atyre menaxheriale duke përfunduar kështu punimin me konkluzionet e dala nga shjellimi i kësaj teme.

Në lëndën Biznesi Ndërkombëtar me profesor Sreten Miladinovski, të gjithë studentët kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më poshtë do t’i paraqesim vetëm ato punime seminarike që janë vlerësuar si më të mirat nga profesorët përkatës dhe që janë në përputhje me tregun dhe aktualitetin kosovar.

“Instrumentet jodoganore të politikës tregëtare”- Grup studentësh (Shpetim Ceku, Kujtim Krasniqi, Blerim Imeri dhe Mefail Shehu)

Në përmbjatjen e këtij punimi trajtohen instrumentet jo doganore si taksat e importi dhe eksportit, instrumentet për nxitjen e eksportit, ndalimi i importit dhe eksportit, kontigjenti, lejet për eksport e import, furnizimet publike, trgëtia shtetërore dhe monoploet shtetrore. Gjithashtu, punimi trajton edhe këto procedura jodoganore si, të dhënat antidaming dhe kompenzative, kurset devizor dhe politika devizore, masat sanitare, veterinere e fito-sanitare, standartet për kualitet dhe procedurat doganore dhe administrative.

“Veprimi me mallrat në qarkullimin e jashtëm tregëtar, procedura doganore”- Erkin Morina, Rubik Bakalli dhe Driton Kurshumlija

Në përmbajtjen e këtij punimi seminarik përshkruhet fillimisht historiku i doganave. Kurse në pjesën qëndrore të punimit trajtohen procedurat doganore në hollësi, mbykqyrja doganore dhe doganimi i mallrave.

“Instrumentet e politikës tregëtare”- Nehat SadikuNë përmbajtjen e këtij punimi seminarik në kapitullin e parë trajtohen dhe

analizohen doganat, llojet e doganave, indikatorët për majtjen e intenzitetit të mbrojtjes doganore, shkalla e mbrojtjes doganore, shkalla e mbrojtjes nominale e reale doganore dhe efektet e doganave. Kurse në kapitullin e dytë të këtij punimi seminarik trajtohen instrumentet për nxitjen e eksportit, tatimet e importit dhe eksportit, ndaimi i importimit dhe eksportimit dhe lejet për import e eksport.

“Globalizmi”- Mevlyde PreshtreshiNë përmbajtjen e këtij punimi seminarik fillimisht përkupizohet nocioni i

globalizmit dhe paraqitet një hierarki të shkurtër i globalizmit. Ndërsa, pjesa tjetër e punimit seminarik trajton natyrën dhe ekzistencën e globalizmit, karakteristikat e globalizmit, matjen e globalizmit. Derisa pjesa e fundit e punimit trajton dhe analizon Kosovën në raport me globalizmindhe Shqipërin në raport me procesin e globalizmit.

28

Page 29: Për: - Pjetër Budi seminarike 2009-2010.doc · Web viewNë lëndën E Drejta Ndërkombëtare me ligjërues Orhan Çeku, studentë kanë punuar punimet e tyre seminarike, por më

29