përgatitur nga: nezir sinani dhe agron demi · problemeve janë mungesa e strategjive të...

25

Upload: others

Post on 24-Oct-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

2

Përgatitur nga: Nezir Sinani dhe Agron Demi

Edituar nga: Krenar Gashi

Copyright © 2011 KIPRED, FIQ dhe Instituti GAP. Të gjitha të drejtat e riprodhimit janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk lejohet të riprodhohet, të ruhet në sisteme ripërtrisëse ose të transmetohet në çfarëdo forme apo mjet elektronik, mekanik, fotokopjues, regjistrues, etj., pa lejen me shkrim të autorit.

Botuar nga

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave

Forumi për Iniciativa Qytetare

Instituti GAP

3

PËRMBAJTJA

Shkurtesat ............................................................................................................................. 4

Përmbledhje ekzekutive ........................................................................................................ 5

1. Hyrje ................................................................................................................................. 8

2. Një histori e shkurtër ......................................................................................................... 9

3. Aktorët e përfshirë ........................................................................................................... 10

3.1. Qeveria e Republikës së Kosovës .............................................................................. 10

3.2. Roli i Bankës Botërore .............................................................................................. 11

3.3. Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) .............................................................. 13

3.4. Komisioni Evropian dhe Komuniteti i Energjisë ....................................................... 14

3.5. USAID ..................................................................................................................... 14

4. Strategjia e Energjisë e Kosovës ...................................................................................... 15

5. Modeli i Tregut të Energjisë ............................................................................................ 17

6. Procesi dhe metoda e privatizimit .................................................................................... 17

6.1. Prodhimi (gjenerimi i energjisë elektrike) ................................................................. 18

6.2. Kompania e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë .............. 20

7. Adresimi i çështjeve të hapura ......................................................................................... 21

7.1. Linja 400 kV me Shqipërinë ..................................................................................... 21

7.2. Investimet në efiçiencën e energjisë .......................................................................... 21

7.3. Zvogëlimi i humbjeve në rrjetin elektrik ................................................................... 22

7.4. Studimet e burimeve alternative të energjisë ............................................................. 22

7.5. Zhvendosja (e banorëve) ........................................................................................... 22

8. Konkluzionet ................................................................................................................... 24

9. Rekomandimet ................................................................................................................ 25

4

SHKURTESAT

USAID – Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar MW – Megavat KIPRED – Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave GAP – Instituti për Studime të Avancuara BIRN – Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese FIQ – Forumi për Iniciativa Qytetare YIHR – Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut PIPS – Instituti i Prishtinës për Studime Politike ICG – Grupi Ndërkombëtar i Krizave KEK – Korporata Energjetike e Kosovës BB – Banka Botërore PATEL – Projekti i Asistencës Teknike për Energji nga Linjiti SHBA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës PSSP – Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm KDP – Komiteti Drejtues i Projektit MEM – Ministria e Energjisë dhe Minierave MEF – Ministria e Ekonomisë dhe Financave MMPH – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor MPMS – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ERO – Zyra e Rregullatorit të Energjisë KPMM – Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale UNMIK – Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ZNKE – Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ICO – Zyra Civile Ndërkombëtare KfW – Banka Gjermane për Zhvillim IBRD – Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim IDA – Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar IFC – Korporata Ndërkombëtare Financiare KEDS – Kompania e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike OJQ – Organizatë Joqeveritare LDK – Lidhja Demokratike e Kosovës AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës PDK – Partia Demokratike e Kosovës PIU – Njësia për Zbatimin e Projektit CEZ – Prodhuesi i Energjisë në Republikën Çeke GWh – Gigavat orë BE – Bashkimi Evropian

5

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Qeveria e Kosovës, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe USAID-it, është e vendosur që të privatizojë Kompaninë e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike, termocentralin Kosova B, dhe kapacitetet e linjitit dhe është e përkushtuar që të vazhdojë me ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. Të gjitha këto projekte janë duke u zbatuar pa i bërë studimet e nevojshme për burimet alternative të energjisë, për zvogëlimin e humbjeve teknike e komerciale, dhe për përmirësimin e masave për efiçiencën e energjisë.

Çdo vend që dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian duhet të adresojë disa çështje kyçe në zhvillimin e strategjisë së vet energjetike, duke përfshirë edhe mirëqenien e qytetarëve të vet, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe përkujdesjen për mbrojtjen e mjedisit. Përkundër investimit të mbi 1 miliard eurove nga institucionet kosovare dhe ato ndërkombëtare në sektorin e energjisë gjatë dekadës së kaluar, çështjet që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës dhe mjedisin nuk kanë përparuar shumë. Ligjet e Bashkimit Evropian kërkojnë që shtetet e ardhshme anëtare të përmbushin objektivat e fundit të politikave të energjisë së BE-së, të cilat e përfshijnë edhe mbrojtjen e mjedisit si një element kyç. Megjithatë, qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë dështuar që t’i përfshijnë kushtet e BE-së në strategjinë ekzistuese kombëtare të energjisë, dhe Kosova nuk ka plan të veprimeve në lidhje me ketë. Thënë më thjeshtë, problemet e sektorit të energjisë në vend janë larg nga të qenit të zgjidhura.

Në vitin 2002, UNMIK-u nënshkroi Memorandumin e Athinës i cili çoi në bashkimin e Kosovës me komunitetin e energjisë në Kosovë. Të gjithë prisnin që kjo ngjarje do të çonte në formimin e një strategjie koherente të energjisë që do të ishte në përputhje me kushtet e BE-së. Qeveria e Kosovës, duke qenë e vetmja aksionare e sektorit të energjisë në vend, deklaroi përkushtimin e saj për të vazhduar me ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. Megjithatë, disa probleme të konsiderueshme ende e pengojnë atë progres. Në mesin e këtyre problemeve janë mungesa e strategjive të hulumtuara mirë, ndotja tepër e madhe e mjedisit, zhvillimi shumë i ngadaltë ekonomik, dhe mungesa e transparencës së agjencive dhe përfaqësuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ky dokument kërkimor paraqet një analizë të thuktë të perspektivave dhe rolit të palëve kryesore me interes që janë me ndikim në sektorin e energjisë në Kosovë. Ai më tej analizon strategjinë e vendit për energjinë, modelin e tregut të energjisë dhe procesin e privatizimit. Studimi përfundon duke i adresuar disa prej çështjeve të hapura që kanë të bëjnë me efikasitetin e energjisë dhe me burimet alternative të energjisë.

Ata që janë të përfshirë në zhvillimin e sektorit të energjisë duhet të tregojnë ndonjë rezultat të besueshëm. Strategjia e Energjisë, e hartuar nga qeveria në bashkëpunim me Bankën Botërore, USAID-in, Komisionin Evropian dhe të tjerët, nuk ja del të adresojë çështjet që lidhen me cilësinë e jetës. Në vend të kësaj, ajo fokusohet vetëm në kapacitetet e prodhimit të energjisë nga linjiti. I tërë procesi i zhvillimit të kapaciteteve të reja të prodhimit dhe distribucionit është dëmtuar nga mungesa e transparencës, nga mosmarrëveshjet në mes të agjencive dhe autoriteteve ndërkombëtare dhe nga mungesa e konsultimit me organizatat e shoqërisë civile.

Prodhimi i energjisë nga linjitit është prioriteti më i lartë dhe i vetmi – Qeveria e Kosovës është duke u ngutur me procesin e privatizimit për shkak të krizës buxhetore me të cilën po ballafaqohet. Ky proces po përshpejtohet me gjithë dështimin e qeverisë që të bëj ndonjë studim të burimeve alternative të energjisë dhe që të zbatojë masa lidhur me efikasitetin e

6

energjisë. Siç mund të pritet, partnerët e qeverisë në sektorin e energjisë kanë prioritete të ndryshme, prandaj ata ofrojnë dhe ndjekin zgjidhje të ndryshme që shpesh bien ndesh me ato të qeverisë. Në nivel të qeverisë, duket qartë se nuk bëhen pyetje, e lëre më që të jepen përgjigje. Këto pyetje përfshijnë si vijon: Përveç prodhimit të energjisë, çfarë niveli të standardeve mjedisore duhet të mbështesë qeveria? A duhet qeveria e Kosovës ta bëj efiçiencën e energjisë si prioritet me të lartë se sa rritjen e prodhimit të energjisë? Si ndikojnë këto qasje të ndryshme në mirëqenien e qytetarëve? Madje, a do të plotësojnë ato kërkesat për energji në vend? Këto janë pyetjet që i shtrojnë qytetarët e Kosovës, bashkë me palët e ndryshme me interes, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

Qeveria e konsideron qasjen e Bankës Botërore si shumë tërheqëse, me thirrjet e saj për një termocentral të ri të prodhimit nga linjiti. Por para se të promovohej prodhimi i energjisë nga linjiti nuk është shikuar fare mundësia e promovimit të burimeve alternative të energjisë. Ketë e komplikon edhe më shumë fakti se Korporata Ndërkombëtare Financiare nuk e ka bërë publik planin e punës për privatizimin e Kompanisë së Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), dhe këshilltarët e USAID-it, ndonëse janë të pakualifikuar, përfunduan duke vepruar si vendimmarrës.

Për shkak të dështimit që të përfshihet çështja e burimeve alternative të energjisë në strategjinë e energjisë, strategjitë e energjisë në Kosovë janë fokusuar në mënyrë të ngushtë dhe vetëm në linjit si burim për prodhimin e energjisë elektrike. Rrjedhimisht, Strategjia e re Kombëtare e Energjisë në Kosovë, që mbulon periudhën 2009 – 2018, nuk mund të përshkruhet ndryshe përpos si strategji për linjitin. Ajo nuk përfshinë kurrfarë studimi për format alternative të energjisë dhe nuk përmban asnjë plan për shkëmbimet e ardhshme të energjisë në rajon. Më tej, ajo nuk përmban plane që do të mundësonin arritjen e objektivit të BE-së për reduktimin e emetimit të CO2 për 20 për qind, as plane për përmirësimin e efiçiencës së energjisë për 20 për qind, e as plane për shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme për 20 për qind në prodhimin e energjisë elektrike deri më 2020. Kuvendi i Kosovës dhe komisioni përkatës parlamentar duhet të insistojnë që qeveria të hartojë një strategji të re duke i marrë parasysh këto që u përmendën më lartë.

Një model i tregut që krijon monopol – Modeli i Tregut të Energjisë i zhvilluar nga qeveria në vitin 2010 nuk është bërë publik kurrë, dhe privatizimi i kapaciteteve të prodhimit dhe distribucionit është duke u bërë me nguti në mënyrë që të shmanget kriza buxhetore që e pret qeveria. Privatizimi i distribucionit pritet të përfundojë në fund të vitit 2011 ndërsa ai i kapaciteteve prodhuese në fillim të vitit 2012.

Mungesa e vizionit e përkthyer në proces joefikas të privatizimit – Duke insistuar në shfrytëzimin e linjitit për plotësimin e nevojave të vendit për energji, Kosova duket se po largohet nga përmbushja e kushteve të deklaruara të BE-së, që përndryshe do të lehtësonte rrugën drejt anëtarësimit në të ardhmen. Procesi i privatizimit të sektorëve të distribucionit dhe prodhimit ka filluar para disa vitesh por kurrë nuk është përfunduar. Deri më tani, dështimi i qeverisë që me kohë të merret me ketë çështje ka bërë që disa investitorë të huaj të besueshëm, siç janë RWE Energy dhe CEZ Group, të tërhiqen nga procesi. Për momentin, qeveria i ka parakualifikuar disa kompani të cilave u mungojnë aftësitë e dëshmuara në menaxhimin e projekteve të tilla të mëdha, dhe këto zgjedhje të bëra nuk janë shenja të mira për përpjekjet e nevojshme të vendit për plotësimin e standardeve mjedisore të BE-së. Vendet fqinje kanë angazhuar kompani perëndimore kompetente në kërkim të strategjive të shëndosha të energjisë, dhe kështu me siguri do të tejkalojnë përpjekjet e dobëta të Kosovës, e cila do të vuajë pasojat si rezultat i përparimit të dobët teknologjik dhe konkurrencës më të

7

fortë.

Çështjet e hapura që duhet të merren parasysh kur bëhet fjalë për strategjinë dhe privatizimin – Edhe pse Strategjia e Energjisë së Kosovës nuk ka tërhequr bashkëpunimin rajonal, vendi tashmë ka filluar të investojë në linjën 400 kV me Shqipërinë, e cila do të krijojë mundësi më të mira për bashkëpunim dhe do të sigurojë një furnizim më të qëndrueshëm me energji. Investimi në një rrjet elektrik që lidh Kosovën me Shqipërinë është i nevojshëm. Por edhe nëse një projekt i tillë do të fillonte sot, rrjeti elektrik në Kosovë mirëmbahet aq keq sa që humbjet nga të dy rrjetet elektrike do të përbënin rreth 43 për qind të energjisë së prodhuar. Kjo humbje llogaritet të jetë diku mbi njëqind milionë euro në vit. Këto paaftësi rezultojnë në humbje të mëdha teknike dhe komerciale për Korporatën Energjetike të Kosovës. Shfrytëzimi joefikas i energjisë mund të vërehet tek ekonomitë familjare, ku 35 për qind e energjisë konsumohet për ngrohje, çka e dëshmon faktin se objektet e banimit janë të izoluara shumë keq dhe duhet të izolohen më mirë menjëherë. Plani Kosovar i Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2010–2018 parasheh një rritje prej 9 për qind të efiçiencës së energjisë deri në fund të vitit 2018. Kjo shifër prapëseprapë është dukshëm nën kushtin e BE-së prej 20 për qindësh.

Konkluzionet

KIPRED, GAP dhe FIQ theksojnë nevojën për modifikimin e strategjisë së energjisë në Kosovë në mënyrë më transparente, në një strategji që do rezultojë me një plan që do t’i shërbejë interesave të qytetarëve dhe që pasqyron standardet e BE-së për mjedisin. Strategjia duhet të bazohet në dy parakushte themelore:

1. Procesi duhet të jetë transparent – Palët e interesuara (mes të cilave edhe Banka Botërore) duhet të sigurojnë transparencën e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë, e veçanërisht privatizimit të prodhimit dhe distribucionit të energjisë elektrike dhe modelimit të tregut të energjisë. Kjo mund të bëhet vetëm duke zhvilluar diskutime publike dhe duke inkorporuar komentet e këtyre forumeve në politikën e privatizimit. Kjo do të siguronte kompetencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha kompanive dhe subjekteve të përfshira.

2. Procesi duhet në mënyrë efikase dhe të matshme të rezultojë me shfrytëzimin e burimeve alternative të energjisë dhe mekanizmave për efiçiencën e energjisë – Për fillim, duhet të azhurnohet Strategjia e Energjisë 2009–2018 për të përfshirë studimet e hollësishme të burimeve alternative të energjisë. Pastaj, duhet përmirësuar Planin e Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2010–2018 që të jetë në përputhje me kriterin e BE-së për rritjen e efiçiencës së energjisë për 20 për qind deri më 2020. Duhet po ashtu të bëhen përpjekje për zvogëlimin e humbjeve teknike dhe komerciale të energjisë dhe për përmirësimin e izolimit të objekteve të banimit gjithandej Kosovës.

8

1. HYRJE

Sektori i energjisë në Kosovë është shume problematik. Përkundër investimeve vendore dhe ndërkombëtare, Kosova vazhdon të jetojë në një krizë të vazhdueshme energjetike që karakterizohet me ndotje nga prodhimi i energjisë nga linjiti, me rrjet elektrik të vjetër dhe joefikas të transmisionit e distribucionit, dhe me humbje të mëdha teknike dhe komerciale. Akoma nuk janë vënë në jetë masat aq gjatë të premtuara për efiçiencën e energjisë. Për shkak të kësaj, kërkesa për energji elektrike në vend është artificialisht e lartë, dhe qytetarët e Kosovës vazhdojnë të ballafaqohen me reduktime të rregullta të energjisë.

Këto reduktime të rrymës, që janë bërë përditshmëri në Kosovë që nga viti 1999, janë një ndër pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit. Për shkak të mungesës se furnizimit të qëndrueshëm me energji, shumë investime të planifikuara në Kosovë nuk janë realizuar kurrë dhe është duke u rrezikuar industria ekzistuese.

Kapacitetet e tanishme për prodhimin e energjisë, veçanërisht termocentrali Kosova A, vazhdojnë të jenë ndotësit më të mëdhenj në Kosovë. Dëmtimi i mjedisit nuk shkaktohet vetëm nga lirimi i hirit në atmosferë, që ka rezultuar me fatalitet për popullsinë që jeton përreth termocentralit, por edhe nga lirimi i dyoksid karbonit, nga eksploatimi i thëngjillit dhe nga shfrytëzimi industrial i ujit, këtij burimi mjaft të rrallë në Kosovë.

Si pjesë e përpjekjeve për tejkalimin e krizës energjetike, Kosova ka përpiluar Strategjinë Kombëtare për Energji, të cilën Kuvendi i Kosovës e ka miratuar më 1 prill 2010. Fatkeqësisht, kjo strategji fokusohet kryesisht në ngritjen e kapaciteteve prodhuese përmes shtimit të mihjes së linjitit, duke mos e marrë sa duhet parasysh çështjen e efiçiencës së energjisë ose burimeve alternative të prodhimit të energjisë.

Në ketë dokument, të përgatitur nga tri institute kërkimore,1

Ky studim, i cili është mbështetur nga një rrjet i madh i organizatave joqeveritare në Kosovë,

do të analizohen çështjet kryesore të Strategjisë Kombëtare për sektorin e energjisë, me fokus në disa prej problemeve më kritike që vërehen qartë në Strategjinë Kombëtare. Qëllimi ynë është që të promovojmë zhvillimin e sektorit të energjisë duke marrë parasysh në të njëjtën kohë edhe mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës, përmirësimin e cilësisë së jetës në vend, duke u përkujdesur për mbrojtjen e mjedisit dhe duke promovuar Kosovën si vend tërheqës për investime të huaja.

2

identifikon fushat strategjike të sektorit të energjisë, analizon veprimet e qeverisë së Kosovës si dhe ato të palëve të tjera të interesuara, dhe paraqet rekomandime konkrete se si mund të përmirësohen zhvillimet e tanishme në ketë sektor në mënyrë që të ecet përpara në përputhje me standardet e Komisionit Evropian.

1 Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Instituti për Studime të Avancuara (GAP) dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ).

2 Ky studim po ashtu u mbështet edhe nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Internews Kosova, DokuFest, Kosovo 2.0, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG)

9

2. NJË HISTORI E SHKURTËR

Sistemi energjetik në Kosovë e ka një histori prej disa dekadash. Në vitin 1922 Kosova inauguroi zhvillimin e saj energjetik me hapjen e minierës së parë nëntokësore të thëngjillit. Nga ajo minierë është nxjerr thëngjill deri në vitin 1958, kur ka filluar punën mihja sipërfaqësore e linjitit në minierën e Mirashit. Sot, miniera e Mirashit, miniera e Bardhit, dhe miniera e Sibovcit Jugperëndimor janë burimet kryesore të thëngjillit që përdoret për energji në Kosovë, duke siguruar një prodhim të përgjithshëm vjetor prej përafërsisht 7 milionë tonë linjit. Në vitin 1960, filloi ndërtimi i termocentralit të parë të bazuar në thëngjill. Ishte ky termocentrali Kosova A, blloku i parë i të cilës kishte një kapacitet prej 65 MW. Deri më 1975, në kuadër të Kosovës A u ndërtuan edhe katër blloqe të tjera, që gjithsej arrinin një kapacitet prej 800 MW. Prej vitit 1977 deri më 1984, u ndërtua edhe termocentrali i dytë, Kosova B, me një kapacitet të përgjithshëm prej 678 MW dhe me dy blloqe prodhuese.

Për një kohë të gjatë, Kosova ishte pjesë përbërëse e sistemit energjetik të ish-Jugosllavisë. Gjatë asaj periudhe, prodhimi i energjisë në Kosovë ishte i përqendruar në prodhimin e bazuar në linjit (termo), me një kontribut të vogël të prodhimit të bazuar në ujë (hidro). Furnizimi i vet Kosovës me energji bëhej nga termocentralet e saj por edhe nga burime të tjera të prodhimit të energjisë që gjendeshin gjithandej territorit të ish Jugosllavisë.3

Në vitet e 90ta, gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, sistemi energjetik i vendit u mirëmbajt shumë dobët ose në të u investua shumë pak. Prej vitit 1989 deri më 1999 shumica e ekspertëve vendorë u larguan nga vendet e tre të punës. Megjithatë, në mesin e qershorit të vitit 1999, kur përfundoi lufta e fundit me Serbinë, punëtorët shqiptarë filluan të ktheheshin në Kosovë dhe ishin në gjendje që të kthehen në vendet e tyre të punës. Pas një dekade të lënies anash, në sektorin e energjisë u bënë investime, së pari nga institucionet ndërkombëtare e pastaj edhe nga institucionet vendore në mënyrë që të ringjalleshin kapacitetet energjetike të vendit.

Në periudhën e pasluftës sektori i energjisë mori një ‘infuzion’ të madh nga ndihma ndërkombëtare. Ndonëse nuk ka në dispozicion shifra të sakta, llogaritet se që nga viti 1999 në ketë sektor janë investuar më shumë se 1 miliardë euro. Megjithatë, as këto fonde nuk ishin të mjaftueshme për të zgjidhur problemet që ka vendi në sektorin e energjisë.

Prej vitit 1999 deri më 2006 Agjencia Kosovare e Mirëbesimit i ka mbajtur aksionet e kompanisë më të madhe të energjisë në vend, KEK. SH.A., dhe e ka menaxhuar sektorin e energjisë. Gjatë kësaj kohe, sektori ishte pjesërisht nën mbikëqyrjen e drejtuesve vendorë, por shumica e menaxhimit të tij bëhej nga kompanitë ndërkombëtarë. Kompanitë që kanë intervenuar gjatë kësaj kohe në menaxhimin e KEK-ut ishin Mott McDonald (Mbretëria e Bashkuar), Électricité de France (Francë), SwedPower (Suedi), dhe ESB International (Irlandë). Një numër vendorësh kanë mbajtur pozita drejtuese nga viti 2006. Përkundër investimeve dhe ndihmës së ardhur nga jashtë dhe nga brenda, problemet dhe vështirësitë asnjëherë nuk u tejkaluan plotësisht.

Sot, qeveria e Kosovës mbetet aksionari kryesor dhe i vetëm në sektorin e energjisë në vend. Në bashkëpunim me palët tjera më interes, siç janë Banka Botërore (BB), Agjencia e

3 Korporata Energjetike e Kosovës SH.A. (http://www.kek-energy.com).

10

Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Këshilli Evropian dhe aktorët e tjerë, qeveria e ka përgatitur Strategjinë Kombëtare të Energjisë së Kosovës 2009–2018, me qëllim të tejkalimit të problemeve kronike me furnizim me energji dhe plotësimit të kërkesave të konsumatorëve në vend. Kjo strategji fokusohet kryesisht në zhvillimin e sektorit të energjisë së vendit përmes mbështetjes së projekteve për prodhimin e energjisë nga linjiti, dhe në rritjen e nivelit të investimeve me kapitalin privat, në mënyrë specifike përmes privatizimit të këtij sektori.

3. AKTORËT E PËRFSHIRË

Nga viti 1999 deri më 2006 privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore u udhëhoq nga institucionet ndërkombëtare, por sot ky proces kryhet nga udhëheqësit kosovarë, me mbështetjen e institucioneve të rëndësishme financiare dhe politike ndërkombëtare.

Shumica e organizatave civile në Kosovë e mbështesin procesin e privatizimit si koncept, duke e kuptuar se investimet private në projektet e rëndësishme kapitale janë shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Megjithatë, eksperimentet e deritashme në privatizim kanë treguar se institucionet vendore, edhe kur janë mbështetur nga institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, nuk e kanë menaxhuar ketë proces si duhet. Prandaj, nëntë vjet pas fillimit të procesit të privatizimit, akoma nuk ka rrëfime të suksesshme të privatizimit në Kosovë dhe vendi nuk ka sjellë asnjë kompani të besueshme ndërkombëtare në treg.

3.1. Qeveria e Republikës së Kosovës

Të gjitha ndërmarrjet publike qendrore për momentin janë pronë e Republikës së Kosovës dhe menaxhohen nga qeveria e Kosovës. Korporata Energjetike e Kosovës, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut janë ndërmarrje publike qendrore, në të cilat qeveria është aksionari i vetëm. Qeveria e Kosovës është kryesuese e dy komisioneve qeveritare të privatizimit: e Komitetit Drejtues të Projektit, i cili është përgjegjës për privatizimin e prodhimit të energjisë,4 dhe e Komisionit për Privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit.5

Sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike,

6 aksionet e ndërmarrjeve publike qendrore mund të

shiten nëse qeveria miraton një vendim me shkrim me të cilin e autorizon Komisionin Qeveritar për privatizim që të vazhdojë me procesin e tenderimit dhe shitjes së aksioneve, me kusht që ky vendim të miratohet me një shumicë të thjeshtë të votave në Kuvendin e Kosovës.7

4 Vendimi ekzekutiv nr. 2006/6 i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) me 17 mars 2006.

Shitja e aksioneve të ndërmarrjeve publike është realizuar në disa vende të rajonit në vitet e kaluara, me qëllim të arritjes së një menaxhimi më efikas dhe të rritjes së konkurrencës si rezultat i futjes së kapitalit privat. Sipas qeverisë së Kosovës, me miratimin e Strategjisë së Energjisë 2009–2018 Parlamenti i Kosovës i ka dhënë leje qeverisë që të vazhdojë me privatizimin e prodhimit dhe distribucionit të energjisë. Megjithatë, Strategjia e

5 Vendimi i Qeverisë nr. 08/39, i datës 8 tetor 2008. 6 Ligji nr. 03/L-087. 7 Neni 9.1 i Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.

11

Energjisë nuk e specifikon se sa për qind e aksioneve mund apo do të shiten.8

3.2. Roli i Bankës Botërore

Kuvendi i Kosovës duhet të diskutojë dhe ta qartësojë ketë çështje.

Me qëllim të krijimit të një mjedisi më të favorshëm për investitorët privatë që të zhvillojnë mihjen e linjitit dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë nga linjiti, Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore më 13 shtator 2006 miratoi “Projektin e Asistencës Teknike për Energji nga Linjiti (PATEL),” për të cilin fillimisht ndau 8.5 milionë dollarë.

Ky projekt në fillim u kategorizua si projekt i kategorisë B, që nënkupton se nuk përfshinë çështje të rëndësishme mjedisore. Si i tillë, që nga fazat fillestare të tij projekti nuk u fokusua në çështjet kritike mjedisore që e shoqërojnë zhvillimin e projektit për termocentralin e ri të quajtur “Kosova e Re”, i cili parasheh hapjen e një miniere të re të linjitit dhe ndërtimin e termocentralit të ri të bazuar në linjit. Pasojat e këtij kategorizimi të pasaktë kanë qenë negative, pasi që nuk i është kushtuar vëmendje vlerësimit të efekteve mjedisore dhe kostos së përgjithshme të thëngjillit që lidhen me hapjen e termocentralit të ri dhe minierës së re të linjitit për të.

Për të siguruar zbatimin efektiv të projektit PATEL, ish-PSSP Soren Jesen-Petersen e themeloi Komitetin Drejtues të Projektit (KDP).9

Përbërja e KDP-së kohëve të fundit ka ndryshuar me ndryshimin në administratën vendore. Ish kryesuesi i Komitetit Drejtues të Projektit i ka bërë disa akuza kundër këshilltarëve të transaksionit dhe disa anëtarëve vëzhgues të komitetit, siç është Banka Botërore dhe USAID-i.

Sipas vendimit ekzekutiv, Komitetit Drejtues i Projektit përbëhet nga kryeministri, ministri i energjisë dhe minierave (MEM), ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor (MMPH), ministri i ekonomisë dhe financave (MEF), ministri i punës dhe mirëqenies sociale (MPMS), Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRO), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (e zëvendësuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit), zyra e PSSP-së dhe shefi i Shtyllës IV të UNMIK-ut. Dy të fundit nuk kanë qenë anëtarë që prej deklarimit të pavarësisë në vitin 2008.

10

Anëtarët e tanishëm të KDP-së përfshijnë vëzhguesit nga komuniteti i donatorëve dhe nga institucionet aktive në Kosovë: Banka Botërore, USAID, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ZNKE), Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) dhe grupi bankar KfW. Në komitet nuk ka pasur vende të rezervuara për anëtarë nga OJQ-të, e as për vëzhgues. Për më tepër, të gjitha dokumentet vendimtare për projektin kanë mbetur të papublikuara dhe nuk janë në dispozicion për tu shqyrtuar nga qytetarët ose OJQ-të. Problemi qëndron në

Ky konflikt në mes të ish kryesuesit dhe aktorëve të tjerë të përfshirë është edhe një dëshmi më tepër për kundërthëniet që e rrethojnë ketë projekt, dhe e sjell në pikëpyetje se a është projekti siç parashikohet tani zgjedhja më e mirë për Kosovën.

8 Strategjia për privatizimin e KEK-ut, e cila është diskutuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2010, përfshinë edhe opsionin për shitjen e aksioneve. 9 Vendimi ekzekutiv nr. 2006/6. 10 Intervista me deputeten Justina Pula në “Koha Ditore” më 25 dhe 26 prill 2011.

12

atë se që nga fillimi projekti nuk ka qenë i dizajnuar për të qenë transparent. Parlamenti Evropian e ka ngritur me Parlamentin e Kosovës çështjen e pjesëmarrjes së OJQ-ve në këto aktivitete të rëndësishme,11

Në aspektin global, Banka Botërore tani është duke e rishikuar strategjinë e vet për energjinë. Sipas ndryshimeve të propozuara, Banka Botërore do të vazhdojë të veprojë si mbështetëse e projekteve për energjinë por nuk do të investojë në projektet për energjinë e prodhuar nga linjiti në shtetet anëtare që janë pjesë e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) ose në vendet e klasifikuara si “IDA-blend.”

duke kërkuar nga institucionet kosovare që të mundësojnë një pjesëmarrje më të madhe të këtyre organizatave.

12

Kosova, si anëtare e IDA-s, ka të drejtë që të marrë asistencë teknike dhe financiare për zhvillimin e kapaciteteve të energjisë nga linjiti. Megjithatë, sipas Kritereve për Verifikimin e Projekteve të Thëngjillit sipas Kornizës Strategjike për Zhvillim dhe për Ndryshimin e Klimës të Bankës Botërore, një investim i Bankës Botërore në një projekt të bazuar në thëngjill mund të bëhet vetëm nëse janë marrë parasysh të gjitha format alternative të energjisë, siç është energjia nga uji, ajo solare, nga era dhe ajo gjeo-termike, dhe masat e tjera shumë specifike të ndërmarra për të adresuar përgjegjshmërinë energjetike. Sipas rregulloreve të veta politike, Banka Botërore duhet të kryejë studimet adekuate për secilën nga këto mundësi para se të angazhohet në ndonjë projekt të bazuar në thëngjill. Këto janë kriteret se kur mund të merret parasysh një projekt i bazuar në thëngjill:

Ajo do të mbështesë projektet e energjisë të bazuara në thëngjill në shtetet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), por vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha alternativat e tjera.

11 Konkluzionet e takimit ndër-parlamentar në mes të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës 19–20 maj. 12 Kategoria “blend” përdoret për klasifikimin e vendeve që kanë të drejtë për resurset e IDA-s në bazë të të ardhurave për kokë banori por po ashtu kanë besueshmëri të kufizuar kreditore për të marrë hua nga IBRD.

1. Kur ekziston një ndikim i demonstruar zhvillimor i projektit, përfshirë edhe përmirësimin e përgjithshëm të sigurisë së energjisë, zvogëlimin e reduktimeve të energjisë ose rritjen e qasjes për të varfrit;

2. Kur është duke u ofruar ndihmë për identifikimin dhe përgatitjen e projekteve me nivel të ulët të karbonit;

3. Kur janë optimizuar burimet e energjisë, duke shikuar mundësinë e plotësimit të nevojave të vendit përmes efikasitetit të energjisë (furnizim dhe kërkesë) dhe konservimit;

4. Pas shqyrtimit të plotë të alternativave më të mira për opsionet me koston më të ulët, (përfshirë edhe faktorët mjedisor), dhe kur nuk ka në dispozicion financim shtesë nga donatorët për kostot e tyre shtesë;

5. Kur projektet e thëngjillit do të dizajnohen për shfrytëzimin e teknologjisë së duhur në dispozicion për të mundësuar efikasitet të lartë, e me ketë edhe intensitet më të ulët të emetimit të GHG-së; dhe

6. Kur të zhvillohet qasja për inkorporimin e faktorëve mjedisor në analizën e projektit.

13

Në Kosovë, Banka Botërore nuk i ka respektuar këta hapa. Projekti i BB-së në Kosovë është pothuaj ekskluzivisht i orientuar kah energjia nga linjiti. Kjo është bërë e qartë nga vet titulli i projektit – Projekti i Asistencës Teknike për Energjinë nga Linjiti (PATEL) – dhe nga emri i faqes së tij të internetit të krijuar nga BB-ja, i cili është “LignitePower.com.”13

Përveq kësaj, Banka Botërore nuk ka ofruar fare asnjë shënim mbi koston që vendi yne duhet të paguaj pasi të hyjë në BE për karbonin që ky termocentral do të lëshoj në mjedis. Duke mos e shqyrtuar seriozisht ndikimin ekonomik që çmimi për emitimin e karbonit do të ketë në qëndrueshmërinë ekonomike të projektit, BB len jashtë çdo kalkulimi një segment jetik për projektin. Ajo që më sa paku BB duhet të ofroj në këtë rast është një skenar ku paraqitet ky projekt me Kosovën anëtare e BE-së dhe ku kalkulohet çmimi për karbonin që ky projekt do të emetoj. Ky skenar do të duhej pastaj të krahasohej me opsionet tjera zhvillimore energjetike, për të parë nëse është më i liri.

BB-ja, në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, është përkrahëse e privatizimit të prodhimit të energjisë pa i bërë studimet e tjera të nevojshme për energji alternative dhe para se të trajtohet si duhet çështja e humbjes dhe efièiencës së energjisë. Për momentin nuk ka asnjë studim të BB-së për burimet alternative të energjisë, humbjet teknike dhe komerciale nuk janë trajtuar fare, efiçienca e energjisë nuk është prioritet, dhe është bërë shumë pak sa i përket zhvillimit të projekteve me qëllim të adresimit të problemeve që kanë të bëjnë me ketë fushë. Nuk dihet se çfarë teknologjie do të përdoret për zvogëlimin e emetimit të karbonit nga djegia e thëngjillit, dhe nuk ka pasur asnjë studim ose llogaritje të nivelit të kostos – përfitimit nga ky projekt krahasuar me projektet e tjera të mundshme.

Përfundimisht, para se të vazhdohet me privatizimin e kapaciteteve të linjitit dhe atyre prodhuese, BB-ja duhet të zhvillojë studimet e nevojshme për energjinë alternative dhe duhet të investojë në masat për efiçiencën e energjisë dhe në zvogëlimin e humbjeve teknike dhe komerciale të distribucionit, të gjitha këto në përputhje me Politikat Operacionale dhe Qasjen (Strategjinë) e saj ndaj Ndryshimeve Klimatike.

3.3. Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)

IFC-ja është e përfshirë në procesin e privatizimi të Kompanisë së Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS). Roli i saj është që të këshillojë qeverinë e Kosovës për variantet e privatizimit të kësaj kompanie. IFC-ja kohëve të fundit i ka dorëzuar qeverisë një plan të punës i cili përmban skenarë të ndryshëm sipas të cilëve do të mund të privatizohej KEDS-i. Ky plan nuk është diskutuar me OJQ-të dhe me qytetarët kosovarë. Vet dokumenti përmban informacione shumë të rëndësishme se si duhet të jenë tarifat e ardhshme të energjisë elektrike për konsumatorët dhe se si qeveria do të përfshihet në ofrimin e subvencioneve për kompanitë private për të mbuluar humbjet komerciale ose për importin e nevojshëm të energjisë, që të gjitha ndikojnë te tatimpaguesit dhe i shtohen tarifave përfundimtare të energjisë elektrike që duhet të paguajnë konsumatorët. Për më tepër, ky dokument përmban informacione të rëndësishme në lidhje me Modelin e Tregut të Energjisë së Kosovës.

Një lëmi që nuk është diskutuar në ketë dokument14

13 http://www.lignitepower.com.

është çështja e punëtorëve. Kjo është me

14 Sipas Bernard Atlan, kryesues i ekipit të IFC-së në projektin KEDS.

14

rëndësi për punonjësit e KEK-ut. Sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e kompanisë akoma nuk janë kontaktuar nga IFC-ja apo qeveria për të diskutuar për fatin e punonjësve të tanishëm, përkundër kërkesave të tyre të rregullta për tu takuar me palët e interesuara dhe për të marrë informacione për atë se çka synohet të bëhet. Sipas USAID-it, i cili është i përfshirë edhe në proces përmes këshilltarëve të vet, deri në dy të tretat e punonjësve të tanishëm do të mund të largohen nga puna në kompaninë e re të privatizuar. Nëse ndodh kështu, atëherë del se IFC-ja ka dështuar që të respektojë standardet e veta për zbatimin e projekteve të tilla.15

3.4. Komisioni Evropian dhe Komuniteti i Energjisë

Në vitin 2002, Misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK) nënshkroi, në emër të Kosovës, Memorandumin e Mirëkuptimit për themelimin e Tregut të Përbashkët të Energjisë në Evropën Juglindore dhe për integrimin e tij në tregun evropian të energjisë, i cili njihet si “Memorandumi i Athinës”. Kjo qoi në themelimin e Komunitetit të Energjisë, traktati i të cilit sërish u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të Kosovës më 25 tetor 2005.16

Në bazë të udhëzimeve të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, Kosova filloi ristrukturimin e KEK-ut dhe themelimin e autoriteteve rregulluese. Procesi i ristrukturimit filloi në vitin 2005,

17 dhe vazhdoi në vitin 2008 në mandatin e qeverisë së re.18

Procesi i ndarjes së piramidës së energjisë vazhdoi edhe në vitin 2008, më ndarjen e prodhimit të thëngjillit dhe prodhimit të energjisë nga distribucioni dhe shitja. Kjo rezultoi në krijimin e një kompanie të re publike për distribucionin dhe furnizimin me energji, Kompania e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike e Kosovës SH.A. (KEDS), aksionet e të cilës i mbajti qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës pastaj vendosi që të shes aksionet e kësaj ndërmarrjeje të re përmes procedurës së tenderimit.

Faza e parë e këtij procesi kishte të bënte me ndarjen e shtatë njësive jothelbësore të punës nga korporata dhe duke krijuar nga to kompani shoqërore sipas kushteve përkatëse kontraktuale. Më vonë u ndanë edhe prodhimi i thëngjillit, prodhimi i energjisë elektrike, distribucioni dhe shitja. Më 1 korrik 2006, u themelua kompania publike për transmisionin e energjisë elektrike.

19

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ZNKE) është e përfshirë në sektorin energjisë në Kosovë përmes Sekretariatit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Sekretariati përfaqëson ZNKE-në në takimet me komisionet për privatizimin e sektorit të energjisë. ZNKE-ja i ka shprehur shqetësimet e veta për modelin e tregut që është duke u diskutuar. Ajo ka shqetësime si për kufizimet e mundshme të konkurrencës ashtu edhe për mjedisin, në mënyrë specifike për zbatimin e Direktivave të BE-së për mjedisin.

3.5. USAID

USAID-i e bazon angazhimin e vet në Kosovë në tri shtylla kryesore: në zhvillimin ekonomik, në demokraci dhe qeverisje dhe në të rinjtë dhe arsim. USAID-i është i angazhuar

15 Standardet e punës së IFC-së. 16 http://www.energy-community.org/portal/page/portal/ENC_HOME. 17 Vendimi i qeverisë së Kosovës nr. 2005/06. 18 Vendimi i qeverisë nr. 04/36. 19 Vendimi i Qeverisë nr. 03/38.

15

në sektorin e energjisë në Kosovë përmes shtyllës së vet për zhvillim ekonomik. Janë tri fusha kryesore të angazhimit të USAID-it në Kosovë:

1. Inkurajimi i zhvillimit ekonomik të sektorit privat 2. Forcimi i institucioneve ekonomike që janë përgjegjëse për sigurimin e

qëndrueshmërisë fiskale 3. Furnizimi i pandërprerë me energji

Ideja kryesore për privatizimin e pjesës së distribucionit dhe furnizimit erdhi nga këshilltarët e USAID-it në KEK SH.A. Këta këshilltarë ishin të përfshirë në punën e përditshme të korporatës pas vitit 2006. Fillimisht, angazhimi i tyre shpesh tejkalonte kushtet e obligimeve të tyre kontraktuale.20 Ndër aktivitetet e tyre duhet përmendur përfshirjen e tyre në procesin e tenderimit të korporatës, ku kanë vepruar si vlerësues të ofertave, dhe veprimin e tyre në cilësinë menaxhuese në departamentet specifike (veçanërisht në Auditim). USAID-i është drejtpërdrejtë i përfshirë në komisionin për privatizimin e Kompanisë së Distribucionit dhe Furnizimit.21 Përveç kësaj, USAID-i bashkëpunon dhe ndihmon edhe në Projektin e Bankës Botërore për Asistencë Teknike për termocentralin e ri dhe për shitjen e termocentralit Kosova B.22

4. STRATEGJIA E ENERGJISË E KOSOVËS

Në vitin 2005, Kuvendi i Kosovës miratoi një Strategji të Energjisë për periudhën 2005–2015. Kjo strategji u rishikua në vitin 2009, dhe qeveria e Kosovës e dërgoi në Kuvend për miratim një version të azhurnuar të Strategjisë së Energjisë për periudhën 2009–2018. Pas disa muaj diskutimesh në Kuvendin e Kosovës, më 1 prill 2010 Kuvendi miratoi Strategjinë e Energjisë 2009–2018.

Ngjashëm me Strategjinë e Energjisë 2005–2015, edhe kjo strategji e azhurnuar u fokusua kryesisht në linjit dhe në prodhimin e energjisë nga linjiti, duke lënë anash çështjen e burimeve alternative të energjisë. Strategjia e Energjisë së Kosovës 2009–2018 (më tej në tekst ‘Strategjia’) përfshin studimet e kapaciteteve të linjitit, vlerësimin e gjendjes së tanishme në dy termocentralet ekzistuese dhe shqyrtimin e investimeve të reja të mundshme në linjit, por nuk përfshinë asnjë studim për format alternative të energjisë siç janë, energjia nga era, ajo solare dhe energjia gjeotermike. Për më tepër, Strategjia nuk përmban asnjë detaj për mundësinë e zbatimit të projekteve të energjisë jashtë vendit. Objektivat e eliminimit të humbjeve të mëdha të energjisë në rrjetin elektrik, qofshin ato teknike apo komerciale, dhe përmirësimi i efiçiencës së energjisë po ashtu në masë të madhe janë injoruar. Duhet thënë se Kosova nuk ka strategji gjithëpërfshirëse; ajo ka strategji të linjitit.

20 Raportet në gazetat ditore në Kosovë për nënshkrimin e procesit të vlerësimit të tenderëve nga këshilltarët. 21 http://www.keds-piu.org/sq/project-advisors. 22 http://www.lignitepower.com/index.php?option=com_content&view=category&layout=blog&id=36&Itemid=88&lang=sq.

16

Një strategji e energjisë që vlen për periudhën deri më 2018 duhet të përmbajë studime për burime alternative të energjisë. Këto janë veçanërisht të rëndësishme kur merret parasysh synimi se në pajtim me kushtet e Bashkimit Evropian, shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së duhet të arrijnë që të kenë 20 për qind të prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme, duhet të rrisin efiçiencën e energjisë për 20 për qind dhe duhet të zvogëlojnë emetimin e CO2 për 20 për qind deri më 2020, marrëveshje kjo e energjisë e njohur si parimi 20-20-20.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës duhet të kërkojë nga qeveria që të përgatis një strategji të re që shkon kah e ardhmja deri më 2020, e cila në mënyrë të veçantë duhet të tregoj se si të plotësohen këto kushte.

Përveç strategjisë që nuk është e plotë, edhe procesi i miratimit të saj ka qenë i parregullt dhe i diskutueshëm. Në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 1 prill 2010, Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energji dhe Telekomunikacion, si komision funksional, e shqyrtoi Strategjinë e Energjisë 2009–2018 dhe i shtoi rekomandimet e veta për miratimin e Strategjisë, në të cilat përfshiheshin këto pesë pika:

1. Resurset e linjitit duhet të vihen në dispozicion për shfrytëzim në pajtim me kapacitetet e reja të prodhimit të energjisë dhe në harmoni me interesat zhvillimore të Kosovës.

2. Qeveria duhet të krijojë një mjedis ligjor për konkurrencë dhe duhet të inkurajojë tregun e lirë në sektorin e energjisë.

3. Termocentrali Kosova B nuk duhet të përfshihet në pakon e tenderit bashkë me termocentralin Kosova e Re, por duhet të vazhdojë të mbetet në funksion, në pajtim me Strategjinë e Energjisë e cila është diskutuar në Kuvend.

4. Ndërtimi i kapaciteteve të reja prodhuese duhet të bëhet në bazë të interesave afatgjate të Kosovës, duke filluar me 1,000 megavat, me mundësi të ndërtimit të kapaciteteve të tjera që i përmbushin kushtet dhe bilancin energjetik të vendeve në rajon.

5. Qeveria e Kosovës duhet të harmonizojë planin e veprimit me Strategjinë e miratuar të Energjisë për periudhën 2009–2018.

Kuvendi e miratoi Strategjinë e Energjisë 2009–2018, bashkë me pesë rekomandimet e komisionit parlamentar, por duke ndryshuar rekomandimin numër 3. Në seancën e 1 prillit 2010, Kuvendi shqyrtoi një numër propozimesh, siç janë ai për mospërfshirjen e termocentralit Kosova B në pakon e tenderit me termocentralin Kosova e Re; përfshirjen e një investitori privat në Kosova B tjetër nga ai që është i përfshirë në termocentralin e ri; dhe propozimi i qeverisë që Kosova B të përfshihet në pakon e tenderit me termocentralin Kosova e re. Vendimi i kryetarit të Kuvendit, nr. 03-V-272, e riformulon Rekomandimin 3 duke i dhënë qeverisë leje që të përfshijë edhe revitalizimin e Kosovës B në pakon e tenderit me Kosovën e Re, ndonëse në strategjinë fillestare të dërguar nga qeveria në Kuvend nuk ishte cekur shprehimisht një mundësi e tillë.

Rekomandimi 1 po ashtu ishte vënë në pikëpyetje. Sipas sqarimeve të anëtarëve të komisionit parlamentar, ky rekomandim ishte bërë me qëllim që të identifikohet se çfarë kapaciteti i

17

mihjes së linjitit do t‘i jepej investitorëve për kapacitetin e prodhimit të energjisë.23

Prandaj, Strategjia e Energjisë, përveç përfshirjes së studimeve mbi burimet alternative të energjisë, duhet po ashtu të ndryshohet për të sqaruar vendimin e Kuvendit për përfshirjen e Kosovës B në pakon e tenderit me Kosovën e Re, për të identifikuar se sa miniera të linjitit do të privatizohen dhe për të realizuar nevojën për përmirësimin e efikasitetit të energjisë duke zvogëluar humbjen e energjisë elektrike në rrjetin elektrik.

Ky rekomandim ishte mbështetur edhe nga qeveria. Në anën tjetër, siç do të shohim më tej në ketë analizë, në ftesën për parakualifikimin e investitorëve, kapaciteti i nxjerrjes së linjitit për mihjen e re është i përfshirë në pakon e tenderit.

5. MODELI I TREGUT TË ENERGJISË

Një ndër dokumentet më të rëndësishme për sektorin e energjisë në vend, përveç Strategjisë së Energjisë së Kosovës, është Modeli i Tregut të Energjisë. Në maj të vitit 2010, qeveria e Kosovës kërkoi nga Ministria e Energjisë dhe Minierave dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave që të themelojnë dhe udhëzojnë një grup punues për rishikimin dhe korrigjimin e Modelit të Tregut të Energjisë.24 Dy muaj më vonë qeveria miratoi një Model të ri të Tregut të Energjisë sipas propozimit të atij grupi punues.25 Ky koncept nuk është bërë kurrë publik, madje as pas kërkesave të përfaqësuesve të shoqërisë civile.26

Për të pasur një treg të energjisë sa më efikas në vitet e ardhshme, procesi duhet të bëhet transparent; OJQ-të dhe ekspertët e pavarur duhet të përfshihen në proces.

Bërja e këtij koncepti publik dhe përfshirja e organizatave të shoqërisë civile në ketë proces janë kushte bazike dhe të domosdoshme për vendimmarrje demokratike. Kërkesat që modeli i tregut të përfshijë edhe garanci për investitorët se qeveria do të mbulojë të gjitha humbjet e tyre për 20 vjet me radhë janë në kundërshtim me argumentet e qeverisë së Kosovës se privatizimi i distribucionit dhe prodhimit do të sjell zhvillim ekonomik. Ato po ashtu janë në kundërshtim me parimet e BE-së për ekonomi të lirë të tregut dhe rrezikojnë të sjellin “tregun e lirë” afër monopolit.

6. PROCESI DHE METODA E PRIVATIZIMIT

Qeveria e Kosovës, me mbështetjen e partnerëve të saj ndërkombëtarë, e ka ndarë privatizimin e burimeve dhe infrastrukturës së energjisë në dy faza: 1) privatizimi i

23 Shih diskutimin e anëtarit të KETIET-it Z. Et’hem Çeku në seancën plenare të 1 prillit 2010 për Strategjinë e Energjisë. 24 Vendimi i qeverisë nr. 7/125 i datës 18 maj 2010. 25 Vendimi i qeverisë nr. 7/135 i datës 28 korrik 2010. 26 Në gusht 2010, Instituti GAP, si pjesë e projektit Monitorues për raportimin e vendimeve të qeverisë së Kosovës, ia dërgoi një kërkesë MEM-it dhe MEF-it për të pasur qasje në Koncept-Modelin e Tregut të Energjisë Elektrike të miratuar më 28 korrik 2010; megjithatë, ai nuk mori përgjigje në ketë kërkesë. Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar hapjen e procesit të modelimit të tregut të energjisë në takimet e mbajtura me Komisionin Evropian, Bankën Botërore dhe USAID-in; megjithatë, nuk ka pasur gatishmëri që ky proces të bëhet transparent.

18

distribucionit dhe shitjes 2) privatizimi i linjitit dhe gjenerimit të energjisë elektrike. Këto dy procese janë filluar para disa vitesh, por elementet e tyre thelbësore kanë pësuar ndryshime të vazhdueshme si rezultat i politikave të qeverisë. Kjo ka bërë që disa investitorë të besueshëm të humbin interesimin dhe të largohen nga proceset.

Tani procesi i privatizimit po zhvillohet me nguti për shkak të krizës buxhetore të Kosovës. Qeveria ka njoftuar se fituesi i procesit të privatizimit për distribucionin dhe furnizimin do të shpallet në shtator të vitit 2011, ndërsa marrëveshjet financiare do të bëhen në dhjetor të vitit 2011. Për privatizimin e prodhimit, fituesi pritet të shpallet në mars të vitit 2012 dhe marrëveshja financiare të bëhet në tetor të vitit 2012.27

6.1. Prodhimi (gjenerimi i energjisë elektrike)

Duket qartë se privatizimi tani është më shumë i fokusuar në çështjet buxhetore sesa në zgjidhjen e problemeve të energjisë ose në zhvillimin e qëndrueshëm.

Projekti i termocentralit të bazuar në linjit është filluar në vitin 2005 nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilat në atë kohë ishin në pushtet. Projekti përfshinte ndërtimin e termocentralit që do të prodhonte deri në 2,100 MWh të energjisë elektrike. Në vitin 2006 janë pranuar propozimet, më ç’rast janë parakualifikuar katër konzorciume të mëdha botërore. Ky projekt më vonë u vonua me ndryshimet në qeveri në vitin 2008, kur u formua koalicioni i ri qeveritar në mes të LDK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kur projekti u rishikua sërish, u bënë planet për ndërtimin e termocentralit të bazuar në linjit, por kapacitetet e prodhimit u ulën në 1,000 MWh. Ky projekt nuk u zhvillua kurrë. Ai u ndërpre menjëherë pas Konferencës së Kopenhagës për Klimën Botërore më 2009, në të cilën palët u pajtuan për rregullore të reja për çdo ndërtim të termocentraleve të bazuara në linjit. Pas kësaj konference, qeveria e Kosovës u pajtua që të rishikoi sërish projektin, ketë radhë duke propozuar një termocentral me kapacitet prej 600 MWh dhe po ashtu me hapjen e një miniere të re të linjitit (minierën e Sibovcit, e cila ka deri në 990 milionë tonë linjit).

Për momentin Banka Botërore është e përfshirë në fushën e energjisë në Kosovë përmes mbështetjes së saj financiare për Projektin e Asistencës Teknike për Energji nga Linjiti (PATEL). Roli i Bankës Botërore pritet të rritet me angazhimin e saj të drejtpërdrejtë në ofrimin e një kredie për mbulim të pjesërishëm të rrezikut dhe mundësinë e angazhimit në mbikëqyrjen dhe financimin e ndërtimit të termocentralit të ri. Organi që menaxhon projektin është Komiteti Drejtues i Projektit, detyra kryesore e të cilit është koordinimi dhe mbikëqyrja e Grupit Menaxhues të projektit. Këshilltari i transaksionit për ketë projekt është PricewaterhouseCoopers.28

• Konzorciumi Adani Power/PT Adani Global nga India dhe Indonezia

Qeveria e Kosovës i ka parakualifikuar katër kompani ndërkombëtare për ketë projekt:

27 Vizioni i Zhvillimit Ekonomik 2011-201, miratuar në qeverinë e Kosovës më 18 prill 2011 (http://www.gapmonitor.org/data/Image/Aprovimi_i_Vizioni_i_Zhvillimit_Ekonomik.pdf).

28 Përveç këtyre, Kompania John T. Boyd dhe PB u ofrojnë shërbimet e veta këshilltarëve të transaksionit, ndërsa Hunton & Williams dhe IPA mbulojnë pjesën e këshillimit ligjor dhe ERM & CSA Group ofron shërbime të këshillimit për mjedisin.

19

• Konzorciumi AES Electric Ltd./Demir Export A.S. nga SHBA dhe Turqia • The Park Holding Submission nga Turqia • Konzorcium PPC/Contour Global LLP nga Greqia dhe Britania e Madhe/SHBA

Ekspertët e kësaj fushe dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë ngritur shqetësimet e tyre se këtyre kompanive u mungon përvoja në menaxhimin e projekteve të këtyre përmasave. Përveç kësaj, zbatimi i këtij projekti është në konflikt me disa rregulla të BE-së për të cilat Kosova është zotuar se do t’i zbatojë dhe që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, duke përfshirë edhe ato për zvogëlimin e nivelit të hirit, NOx, SOx, dhe grimcave të tjera. Megjithatë, nivelet e ndotjes dhe emetimit të gazit CO2 që mund ta prodhojë termocentrali nuk kufizohen me asnjë rregull, pasi që Kosova nuk është nënshkruese e UNFCCC dhe Protokollit të Kjotos.

Për shkak të mungesës së informacionit, është vështirë të llogaritet kostoja e ndërtimit të termocentralit. Ndër të dhënat e rëndësishme që mungojnë janë edhe kostot e nënkuptuara të shëndetit publik dhe kostot e mihjes. Projekti në fazën e tij të tanishme nuk ofron kurrfarë informatash domethënëse për nivelin e ndotjes që do të shkaktojë, dhe nuk ofron të dhëna specifike për teknologjinë që do të përdoret. Pa këto të dhëna ekziston një rrezik i konsiderueshëm për mirëqenien e komuniteteve të prekura.

Për më tepër, sipas zhvillimit të propozuar, Kosova nuk do të arrijë synimet e përcaktuara nga Komisioni Evropian në parimin e tij 20-20-20. Kosova për momentin nuk ka plane për të zvogëluar emetimin e CO2 për 20 për qind, për përmirësimin e efiçiencës së energjisë për 20 për qind, dhe për shfrytëzimin e resurseve të ripërtërishme për 20 për qind të prodhimit të energjisë deri më 2020.29

Ndërtimi i termocentralit po ashtu paraqet një rrezik serioz për investitorët potencialë në fushën e energjisë së ripërtërishme. Jozyrtarisht është dëshmuar një dekurajim i investitorëve potencialë nga zyrtarët qeveritarë.

Ky termocentral i ri mund të paraqes problem serioz në kohën kur Kosova aspiron të integrohet në BE, duke marrë parasysh objektivat e BE-së për zvogëlim të konsiderueshëm të emetimit të CO2 në dekadat e ardhshme (20 për qind deri në vitin 2020, 50 për qind deri në vitin 2050, dhe 80 për qind deri në vitin 2080).

30

29 Strategjia e Energjisë e Kosovës 2009–2018 parasheh që deri me 2016, vetëm 7 për qind e energjisë do të prodhohet nga burimet e ripërtërishme.

30 Intervistë me investitorët potencialë nga të cilët zyrtarët e qeverisë kishin kërkuar mitë.

Traktati i Komunitetit të Energjisë Termocentrali Kosova e Re

I përmbush Nuk i përmbush

Acquis për energjinë X

Acquis për mjedisin X

Acquis për konkurrencën X

20

KIPRED, GAP, FIQ dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile janë të shqetësuara për faktin se Strategjia e Energjisë e Kosovës nuk është e bazuar në ndonjë studim të plotë të energjisë alternative dhe ka shumë pak shpresë për projektet që fokusohen në zhvillimin e energjive më të pastra. Për më tepër, Kosova nuk e ka zhvilluar modelin e tregut që siguron konkurrencë të shëndoshë në ketë fushë. Madje, mungojnë të dhënat e plota për kostot dhe përfitimet nga zbatimi i projekteve në fjalë. Duke mos ofruar të dhëna të plota dhe të sakta për përfitimet dhe kostot e zhvillimit të projekteve të parapara në Strategjinë e vet të Energjisë, Kosova rrezikon që të zhvillojë projekte që mund të jenë të dëmshme për vendin dhe që, me tjerash, do të rezultojnë në ndotje të rrezikshme të mjedisit, kosto të lartë për përkujdesjen shëndetësore, sistem joefikas të energjisë, mungesë të energjisë së pastër dhe pamundësisë që të arrihen objektivat evropiane në fushën e prodhimit të energjisë.

6.2. Kompania e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë

Njësitë e distribucionit dhe furnizimit me energji elektrike janë pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës SH.A. (KEK), në të cilat qeveria e Kosovës është aksionari i vetëm. Qeveria ka vendosur31

Projekti i privatizimit është duke u menaxhuar nga Njësia për Zbatimin e Projektit (PIU), e cila është organ teknik për menaxhimin e projektit që shërben edhe si sekretariat teknik i Komisionit të Privatizimit. PIU i raporton drejtpërdrejtë Komisionit të Privatizimit dhe është e ngarkuar për zbatimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e përditshme të projektit. Komisioni i privatizimit, i themeluar me vendimin e qeverisë së Kosovës nr. 08/39 është përgjegjës për zbatimin e projektit në pajtim me objektivat e qeverisë.

të ndajë procesin e distribucionit dhe furnizimit nga prodhimi i linjitit dhe nga blloqet e prodhimit të KEK-ut dhe ta privatizojë atë.

Privatizimi i rrjeteve të distribucionit të energjisë elektrike në vendet e tjera të Ballkanit ka rezultuar me shitjen e këtyre rrjeteve kompanive perëndimore, siç është rasti me CEZ-in nga Republika Çeke në Shqipëri, me AVN-në e Austrisë në Maqedoni dhe me A2A SpA-në e Italisë në Mal të Zi. Katër konzorciumet që për momentin janë parakualifikuar për të marrë përgjegjësinë për procesin e prodhimit në Kosovë janë Calik Holding dhe Limak Holding nga Turqia, Elsewedy Electric nga Egjipti, dhe Konzorciumi TAIB – Yildizlar nga Bahrejni.

Po ashtu, ndonëse qëllimi i deklaruar i privatizimit është që të rritet efikasiteti dhe konkurrenca, me privatizimin e shërbimit të furnizimit dhe rrjetit elektrik të distribucionit si një tërësi e vetme, qeveria e Kosovës do të zvogëlojë mundësinë e konkurrencës së mundshme në fushën e furnizimit më energji elektrike në të ardhmen.

Çka është më me rëndësi, Modeli afarist për kompaninë e re nuk është diskutuar në mënyrë të hapur dhe mbetet i panjohur për qytetarët. Ky dokumentacion përmban informata shumë të rëndësishme për tarifat e ardhshme për energjinë elektrike, për subvencionimin e qeverisë në vitet e ardhshme, për importin e energjisë dhe për humbjet komerciale, për planin për uljen e humbjeve teknike dhe për aspektet e tjera që janë drejtpërdrejtë të lidhura me tarifat që konsumatorët do të duhet të paguajnë në fund.

31 Përmes Vendimeve të Qeverisë nr. 03/08 dhe 08/09.

21

Në anën tjetër, projekti i privatizimit të njësive të distribucionit dhe furnizimit si tërësi do të mund të jetë në kundërshtim me rregullat e BE-së sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasi që procesi i privatizimit pjesërisht është në kundërshtim me ligjet e BE-së për konkurrencën.

7. ADRESIMI I ÇËSHTJEVE TË HAPURA

7.1. Linja 400 kV me Shqipërinë

Në Strategjinë e Energjisë së Kosovës nuk janë shqyrtuar fare mundësitë rajonale të bashkërendimit dhe bashkëpunimit të sistemeve të energjisë.

Qeveria e Kosovës e ka shpallur linjën 400 kV mes Kosovës dhe Shqipërisë si interes i përgjithshëm kombëtar.32

Ky projekt mund të ndikojë pozitivisht në Kosovë sa i përket furnizimit më të sigurt me energji gjatë kohës kur Shqipëria ka rezerva. Ky zhvillim duhet të merret parasysh para se të fillohet me çfarëdo planesh për realizimin e projekteve të reja për energji elektrike në Kosovë.

Investimet në ketë linjë për herë të parë janë bërë në maj të vitit 2011 dhe gjithsej do të kapin shumën prej 34 milionë eurosh. Ndërtimi i kësaj linje pritet që të përmirësojë mundësitë për furnizimin me energji elektrike në Kosovë, veçanërisht gjatë kohës së dimrit dhe do të mundësojë shkëmbimin e energjisë në mes të këtyre dy vendeve. Qeveria gjermane ka ndarë një grant prej 16.5 milionë eurosh, ndërsa Banka Gjermane për Zhvillim (KfW Entwicklungsbank) ka lëshuar një kredi të butë në shumën prej 17 milionë eurosh për ndërtimin e kësaj linje të energjisë.

7.2. Investimet në efiçiencën e energjisë

Kosova hyn në listën e vendeve që janë joefikase në shfrytëzimin e energjisë.33

Ndonëse arritja e masës prej 20 për qind të efikçiencës së energjisë deri më 2020 është një ndër objektivat e Bashkimit Evropian, Plani i Veprimit për Efiçiencën e Energjisë në Kosovë 2010–2018 e përcakton ketë objektiv në 9 për qind deri më 2018. Ky objektiv është shumë i ulët dhe nëse vazhdohet në ketë mënyrë, Kosova nuk do të jetë në gjendje që të arrijë

Deri më tani është bërë shumë pak në përmirësimin e efiçiencës së energjisë. Sipas Planit të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2010–2018, amvisëritë janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë (63 për qind). Përafërsisht 35 për qind e energjisë së prodhuar shfrytëzohet për ngrohjen e hapësirave të banimit. Kjo shifër flet shumë për izolimin e dobët të objekteve të banimit në tërë Kosovën. Prandaj, çfarëdo diskutimi për prodhimin e energjisë duhet të shoqërohet me plane konkrete për izolimin e duhur të objekteve banesore. Përmirësimi i efiçiencës së energjisë e zvogëlon kërkesën për energji, që nënkupton se një termocentral më i vogël ka gjasa që të plotësojë kërkesën për energji.

32 Vendimi 04/140 i qeverisë së Kosovës më 18 gusht 2010. 33 Grupi i Bankës Botërore, Energjizimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm: Strategjia e Sektorit të Energjisë e Grupit të Bankës Botërore, 16 mars 2011.

22

objektivin e efikasitetit të energjisë prej 20% deri më 2020.

Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës janë duke e shqyrtuar Ligjin për Efikasitetin e Energjisë, dhe ai pritet që të miratohet nga Kuvendi në muajt e ardhshëm. Komentet rreth përmbajtjes së këtij ligji janë dhënë nga shoqëria civile gjatë debatit publik. Miratimi i ligjit do të trasojë rrugën për themelimin e Agjencisë për Efiçiencën e Energjisë dhe do të sigurojë një përfshirje më domethënëse të kuvendeve komunale në rritjen e efikasitetit të energjisë.

7.3. Zvogëlimi i humbjeve në rrjetin elektrik

Humbjet e energjisë tani për tani janë shumë të larta. Sipas Strategjisë së Energjisë 2009–2018, nga konsumi bruto i 4,582 GWh të energjisë në vitin 2007, janë faturuar vetëm 2,425 GWh (53 për qind); nga kjo energji e faturuar, janë paguar vetëm 1,843 GWh (76 për qind). Në vitin 2007, humbjet komerciale ishin 1,333 GWh, që është e barabartë me tërë prodhimin e Kosovës A, tërë prodhimin nga hidrocentralet dhe një pjesë të prodhimit të Kosovës B. Këto humbje janë të barabarta me 99 milionë Euro për KEK SH.A., shumë kjo që do t’i mundësonte asaj që të mbulojë të gjitha shpenzimet operacionale dhe ato të importit të energjisë, si dhe një pjesë të investimeve kapitale të bëra gjatë kësaj periudhe. Nga viti 2007 deri më tani, është bërë shumë pak në parandalimin e këtyre humbjeve. Shifrat e fundit tregojnë se prej 42 deri në 43 për qind të energjisë së prodhuar humbet.

Prandaj, para se të ndërtohen kapacitetet e reja prodhuese, duhet të ndalen këto humbje komerciale dhe teknike. Qeveria duhet të vlerësojë kërkesën reale për energji dhe për atë se çfarë kapacitetesh shtesë për prodhimin e energjisë i nevojiten.34

7.4. Studimet e burimeve alternative të energjisë

Sipas Politikave të veta Operacionale, Banka Botërore investon në energjinë nga thëngjilli vetëm në rastet kur studimet arrijnë në përfundim se në një vend nuk ka burime të mjaftueshme të energjisë. Në Kosovë, BB-ja nuk ka bërë asnjë studim të kapaciteteve për energji solare, të erës apo gjeotermike. Strategjia e Energjisë e Kosovës 2009–2018 është strategji e bazuar në thëngjill. Edhe pse Strategjia thekson se do të bëhen studimet alternative, këto studime nuk kanë filluar deri më tani. BB-ja duhet të kryej një studim të alternativave para se të angazhohet në ndonjë projekt të linjitit, në pajtim me Politikat Operacionale të saj.

7.5. Zhvendosja (e banorëve)

Ndërtimi i termocentralit të ri të bazuar në linjit lidhet edhe me hapjen e një miniere të re të linjitit, minierës së Sibovcit. Tashmë është hapur një minierë më e vogël e quajtur Sibovci jugperëndimor, e cila do t’i shitet kompanisë që e fiton tenderin për ndërtimin e termocentralit. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) tashmë e ka blerë tokë nga banorët e zonës për të filluar hapjen e minierës së madhe të Sibovcit. Ky përvetësim nuk është bërë në pajtim me Politikën Operacionale të Bankës Botërore për përvetësimin e tokës dhe zhvendosjen e popullsisë.35

34 Pika 3.2 e Strategjisë së Energjisë 2009–2018.

Rregulloret e Bankës aplikohen në të gjitha procedurat që lidhen

35 PO e BB-së, 2.14 “Zhvendosja e detyrueshme.”

23

me zhvendosjen për shkak të minierës së Sibovcit, kjo është arsyeja pse qeveria e Kosovës është dashur të miratoi Kornizën e Politikës së Zhvendosjes. Duhet të rishikohen nevojat e blerjes dhe njerëzit që e kanë shitur pronën e tyre për qëllime të hapjes së minierës së re duhet të paguhen në mënyrë të drejtë sipas politikave të Bankës Botërore.

Madje, në ligjin e Kosovës për momentin mungon legjislacioni që e përcakton në mënyrë eksplicite zhvendosjen e detyruar. Ligji Nr. 03/L –139 për Shpronësimin e Pasurisë së Paluajtshme ofron udhëzimet për çështjet e zhvendosjes së banorëve; megjithatë, as ky ligj nuk i përmbush rregullat e Bankës Botërore për zhvendosjen e detyrueshme, siç përcaktohet në një varg mënyrash në Politikën Operacionale të BB-së, 4.12. Është shumë e rëndësishme që të reformohen ligjet e tanishme të Kosovës, pasi që vetëm ato do të mund të ofronin udhëzime për tërë procesin e zhvendosje në zonën e minierës së re të Sibovcit.

24

8. KONKLUZIONET

1. Privatizimi i ndërmarrjeve publike në Kosovë ka qenë proces jotransparent, pa diskutime publike dhe pa përfshirjen e shoqërisë civile. Një ndër proceset më jotransparente është ai i privatizimit të linjitit dhe gjenerimit të energjisë elektrike, si dhe ai i distribucionit dhe shitjes së energjisë elektrike, dhe modelimi i tregut të energjisë.

2. Strategjia e energjisë 2009–2018 është strategji e bazuar pothuaj ekskluzivisht në linjit dhe nuk është shoqëruar me studimet e nevojshme të burimeve alternative të energjisë. Miratimi i saj më 1 prill 2010 ka qenë edhe i ngutshëm edhe i paqartë.

3. Kompanitë e parakualifikuara për blerjen e kapaciteteve të prodhimit dhe distribucionit nuk kanë përvojë të mjaftueshme në menaxhimin e projekteve të mëdha, veçanërisht jo atyre për prodhimin e energjisë së pastër. Shumica e kompanive që kanë ofertuar nuk janë kompani evropiane.

4. Humbjet teknike dhe komerciale të energjisë janë të larta, dhe deri më tani nuk është bërë pothuajse asgjë për të parandaluar këto humbje.

5. Plani i Veprimit për Efikasitetin e Energjisë 2010–2018 nuk e përmbush kriterin e BE-së për rritje të efikasitetit të energjisë prej 20 për qind deri më 2020.

6. Shitja e fushës së re të linjitit dhe përfshirja e termocentralit Kosova B bashkë me ndërtimin e Kosovës së Re janë në kundërshtim me parimet e tregut të lirë dhe të konkurrencës. Rrjedhimisht, Kosova rrezikon të krijojë monopol në fushën e energjisë. Kjo është në kundërshtim me parimet e Bashkimit Evropian.

7. Përfshirja e BB-së në ndërtimin e termocentralit të ri para se të bëhen studime për burimet alternative të energjisë dhe pa e adresuar çështjen e humbjeve të energjisë dhe efiçiencës të energjisë janë në kundërshtim me parimet e vet Bankës Botërore, të proklamuara kohëve të fundit në projekt strategjinë e BB-së dhe të përcaktuara edhe në Politikat Operacionale të saj.

25

9. REKOMANDIMET

1. Strategjia e Energjisë 2009–2018 duhet të ri-hartohet dhe ndryshohet me studimet e nevojshme për burimet alternative të energjisë për të pasqyruar objektivat e BE-së në fushën e energjisë.

2. Duhet të bëhen studime nga Banka Botërore, ose nën mbikëqyrjen e saj, të burimeve alternative të energjisë para se të zhvillohet ndonjë projekt tjetër i bazuar në linjit; këtu hyjnë studimet e kapacitetit për energji solare, kapacitetit për energji të erës, dhe kapacitetit për energji nga burimet gjeotermike.

3. Duhet të adresohet efiçienca e energjisë, zvogëlimi i humbjeve teknike dhe komerciale të energjisë dhe investimi në linjat e reja të transmisionit me vendet fqinje, para se të zhvillohet ndonjë projekt i bazuar në linjit.

4. Menjëherë duhet të përcaktohen dhe zbatohen planet konkrete dhe mekanizmat e duhur zbatues për arritjen e objektivave të BE-së për vitin 2020, përfshirë rritjen e efiçiencës së energjisë për 20 për qind, prodhimin e 20 për qind të energjisë nga burime të ripërtërishme dhe uljen e emetimit të CO2 për 20 për qind.

5. Modeli i Tregut të Energjisë duhet të bëhet publik dhe të diskutohet me qytetarët dhe me ekspertët e pavarur të energjisë para aprovimit dhe zbatimit të tij. Modeli i tregut duhet të garantojë furnizim të qëndrueshëm me energji, të inkurajojë konkurrencën dhe të promovojë diversifikimin e burimeve të energjisë.

6. Procesi i privatizimit të prodhimit dhe distribucionit duhet të jetë transparent dhe duhet të mundësojë pjesëmarrjen e shoqërisë civile në komisionet e privatizimit.

7. Termocentrali Kosova B duhet të ndahet nga pakoja e projektit për termocentralin e ri dhe duhet të jetë një projekt i veçantë që do të përfshijë kapitalin privat.

8. Ndarja e rrjetit elektrik të distribucionit nga furnizimi duhet të analizohet dhe rishikohet në mënyrë që të sigurohet konkurrencë në fushën e distribucionit të energjisë dhe furnizimit të konsumatorëve në të ardhmen.