procesverbal - · pdf filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ......

54
Kuvendi i Shqipërisë LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014 1 PROCESVERBAL SEANCËN E DREJTON KRYETARI I KUVENDIT ILIR META (Seanca filloi në orën 11:00) Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.05.2014. 2. Projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” (vazhdon shqyrtimi komisione) - Pyetje - Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. (Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit) - Shprehet për dhënie mendimi, komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit) - Shprehet për dhënie mendimi, komisioni për Integrimin Europian (Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit) - Relatori - Diskutime - Relatori Shprehen grupet parlamentare: - Grupi parlamentar i PR-së - Grupi parlamentar i PDIU-së - Grupi parlamentar i LSI-së - Grupi parlamentar i PD-së - Grupi parlamentar i PS-së - Koha e votimit: Votim në parim Shqyrtim dhe votim nen për nen Votim në tërësi 3. Projektligji “Për sigurimin e depozitave”(vazhdon shqyrtimi ne komisione) - Pyetje - Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. (Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit) - Shprehet për dhënie mendimi, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit) - Shprehet për dhënie mendimi, Komisioni për Integrimin Europian (Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit) - Relatori - Diskutime

Upload: hamien

Post on 05-Feb-2018

256 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

1

PROCESVERBAL SEANCËN E DREJTON KRYETARI I KUVENDIT ILIR META (Seanca filloi në orën 11:00)

Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës

plenare të datës 8.05.2014. 2. Projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit

dhe risigurimit” (vazhdon shqyrtimi në komisione)

- Pyetje - Shprehet komisioni përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat. (Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit) - Shprehet për dhënie mendimi, komisioni

për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)

- Shprehet për dhënie mendimi, komisioni për Integrimin Europian

(Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)

- Relatori - Diskutime - Relatori Shprehen grupet parlamentare:

- Grupi parlamentar i PR-së - Grupi parlamentar i PDIU-së - Grupi parlamentar i LSI-së - Grupi parlamentar i PD-së - Grupi parlamentar i PS-së - Koha e votimit: Votim në parim Shqyrtim dhe votim nen për nen Votim në tërësi 3. Projektligji “Për sigurimin e

depozitave”(vazhdon shqyrtimi ne komisione) - Pyetje - Shprehet komisioni përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat. (Paraqitje e raportit nga kryetari i

komisionit) - Shprehet për dhënie mendimi, Komisioni

për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)

- Shprehet për dhënie mendimi, Komisioni për Integrimin Europian

(Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)

- Relatori - Diskutime

Page 2: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

2

- Relatori (Shprehen grupet parlamentare) - Grupi parlamentar i PR-së - Grupi parlamentar i PDIU-së - Grupi parlamentar i LSI-së - Grupi parlamentar i PD-së - Grupi parlamentar i PS-së - Koha e votimit: Votim në parim Shqyrtim dhe votim nen për nen Votim në tërësi 4. Projektligji “Për disa shtesa dhe

ndryshim e në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar” (2 variante).(vazhdon shqyrtimi ne komisione)

- Pyetje - Shprehet komisioni përgjegjës për

Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

(Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)

- Shprehet për dhënie mendimi, Komisioni për Sigurinë Kombëtare (Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)

- Relatori - Diskutime - Relatori (Shprehen grupet parlamentare) - Grupi parlamentar i PR-së - Grupi parlamentar i PDIU-së - Grupi parlamentar i LSI-së - Grupi parlamentar i PD-së - Grupi parlamentar i PS-së - Koha e votimit: Votim në parim Shqyrtim dhe votim nen për nen Votim në tërësi 5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të

ndryshuar”(shumicë e thjeshtë) Pyetje - Shprehet komisioni përgjegjës për

Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)

- Shprehet për dhënie mendimi, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

(Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)

- Shprehet për dhënie mendimi, Komisioni për Ekonominë dhe Financat

(Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)

- Relatori - Diskutime - Relatori Grupi parlamentar i PR-së - Grupi parlamentar i PDIU-së - Grupi parlamentar i LSI-së - Grupi parlamentar i PD-së - Grupi parlamentar i PS-së - Koha e votimit: Votim në parim Shqyrtim dhe votim nen për nen Votim në tërësi 6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar (shumicë e thjeshtë)

-Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për

Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

(Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)

Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit).

- Relatori - Diskutime - Relatori (Shprehen grupet parlamentare) - Grupi parlamentar i PR-së - Grupi parlamentar i PDIU-së - Grupi parlamentar i LSI-së - Grupi parlamentar i PD-së - Grupi parlamentar i PS-së - Koha e votimit: - Votim në parim - Shqyrtim dhe votim nen për nen - Votim në tërësi 7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e punës

së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2013”(shumicë e thjeshtë)

- Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.

Page 3: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

3

(Paraqitje e raportit nga kryetari i komisionit)

- Pyetje - Diskutime (nëse është kërkuar me shkrim) (Shprehen grupet parlamentare) - Grupi parlamentar i PR-së - Grupi parlamentar i PDIU-së - Grupi parlamentar i LSI-së - Grupi parlamentar i PD-së - Grupi parlamentar i PS-së - Koha e votimit: Votimi 8. Diskutime për çështje jashtë rendit të

ditës - Koha e diskutimeve deri në 60 minuta Ilir Meta – Mirëdita! Fillojmë seancën plenare. Ftohet media të

jetë e pranishme! Dua t’ju njoftoj se në komisionet

parlamentare nuk ka përfunduar ende shqyrtimi për projektligjet e parashikuara për sot në rendin e ditës dhe konkretisht: projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit”, projektligji “Për sigurimin e depozitave”, projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si edhe projektrezolutat për Autoritetin e Konkurrencës për vitin 2013. Shqyrtimi i tyre në seancë plenare do të bëhet sapo komisionet të përfundojnë shqyrtimin.

Dua t’ju njoftoj se janë depozituar për shqyrtim dhe miratim nga Këshilli i Ministrave këto projektligje:

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi

kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal”.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.”

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe operatorit të sistemit të transmetimit sh.a, si agjencia e zbatimit të projektit KfW-së, Frankfurt, për financimin e projektit linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së Jugut nëpërmjet një huaje prej 37750 mijë euro”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin”.

Dua t’ju njoftoj se për çështjet e rendit të ditës kanë regjistruar emrat për diskutim për projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar” deputetët: Gjovalin Kadeli, Artan Gaçi, Besnik Baraj, Gentian Bejko, Rakip Suli, Pjerin Ndreu, Sadri Abazi, Fatmir Toçi, Namik Kopliku, Musa Ulqini dhe Eduard Shalsi.

Për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” deputetët: Petrit Vasili, Mimoza Hafizi, Ylli Ziçishti, Klodiana Spahiu dhe Alfred Peza.

Për çështje jashtë rendit të ditës nuk ka shënuar emrin asnjë deputet.

Po, zoti Paloka. Edi Paloka – Zoti kryetar, ju prita me

durim të mbaronit hyrjen mjaft të gjatë, pas kafes mjaft të gjatë që pitë me Kryeministrin, ndërkohë që deputetët prisnin të fillonit seancën, por nuk ju dëgjova të flisnit për kërkesën e bërë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, që sot në këtë seancë të parlamentit të mos ketë diskutime për çështje të tjera, por të diskutohet vetëm për një pikë.

Para dy ditësh ne kemi paraqitur kërkesën që seanca e sotme e parlamentit të përqendrohet

Page 4: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

4

në një çështje që sot dhe prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes, jo vetëm të opinionit publik shqiptar, por edhe të institucioneve ndërkombëtare: çështjen e zgjerimit në përmasa të frikshme të narkotrafikut nga toka, deti dhe, siç është konfirmuar edhe së fundi, nga ajri. Po çfarë është edhe më e rëndë, është implikimi në mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në trafikun e drogës.

Kërkesën tonë ne e kemi mbështetur në Rregulloren e Kuvendit dhe në Kushtetutë. Edhe në rast se nuk do të kishte një pikë në Rregullore për këtë çështje, mendoj se kjo maxhorancë, minimalisht, ka detyrim përpara qytetarëve, jo vetëm të atyre që po protestojnë jashtë, të përpiqet të bëjë transparencë dhe pastaj të marrë e të ndajë edhe përgjegjësitë për atë se çfarë ka ndodhur këto ditë.

Ne dëgjuam dy ditë më parë fjalën e Kryeministrit tuaj për këtë çështje. Çdo qytetar objektiv, i majtë apo i djathë qoftë, e ka më të qartë se kurdoherë se ai që është Kryeministri i këtij vendi, në rastin më të mirë të gjykimit, është njeri me probleme të rënda mendore. E pamë të gjithë të qante dhe të përgjërohej para kamerave, të betohej për dashuri dhe mirënjohje të përjetshme ndaj atyre që e bënë Kryeministër, të betohej se nuk është bërë Kryeministër për t’u pasuruar vetë, por për të pasuruar shqiptarët, të cilët i do më shumë se veten. Brenda pak sekondave, pamë të njëjtin person që nga përgjërimet kaloi në kërcënime për opozitën, medien dhe qytetarët, të cilët në rrjetet sociale këto ditë i kanë thënë Ramës në të gjitha gjuhët dhe zhargonet atë që meriton. E dëgjuam sesi në kulmin e paranojës fliste për skenarë të përgatitur nga opozita, media dhe qytetarët kundër tij personalisht.

Kujtohuni se të njëjtën gjë ka bërë edhe në rastin e armëve kimike, kur për paaftësinë e tij totale, arrogancën dhe injorancën e tij akuzoi përsëri opozitën, mediet dhe qytetarët që protestonin. Të njëjtën histori prej të sëmuri ka përsëritur edhe kur si kryetar i bashkisë, një dorë e zezë, i hapi digën e liqenit. Njësoj veproi edhe kur e dërguan në prokurori ministrat e partisë së tij. Atëherë bërtiste, betohej dhe përbetohej se nuk kishte “bir kurve” që të vërtetonte se ky është hajdut, por këtë herë, kur deklaroi gati hapur se një komplot ndërkombëtar qenka thurur kundër tij, e kaloi çdo limit.

Opozita, media dhe banorët e Divjakës këtë herë kishin angazhuar dy kamikazë nga Italia, një italian dhe një shqiptar që të sakrifikoheshin për t’i ngritur kurth Ramës. Ja çfarë ka thënë fjalë për fjalë Kryeministri juaj: “Një shfaqje e shpifur politike po luhet prej tri ditësh. Një avion i ulur çuditërisht në rërë nga një pilot profesionist italian, të shtunën në mes të ditës me diell, i cili fluturon aq sa duhet për t’u pikasur nga shumë njerëz, për t’u filmuar dhe për t’u fotografuar nga të katër anët; një makinë e ngecur çuditërisht në rrugën aty pranë plot me drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes. Shoferi është një shqiptar i ardhur nga Italia, që nuk kishte kaluar kurrë më parë në atë rrugë dhe i kapur nga policia në Pyllin e Divjakës dhe një parti që në sekondën e parë të daljes së këtij filmi lëshohet me tërbim kundër meje, kundër vetë interesit kombëtar”.

Pra, ne opozita gjetëm dy vullnetarë në Itali, që të bëjnë burg me qëllim që ne të kemi mundësi t’i kërkojmë dorëheqjen Ramës dhe të cenojmë interesat e kombit që mishërohen të Kryeministri Rama. Kësaj qenie të pafalshme që në rini i kanë thurur komplote të tilla, por le të kthehemi më mirë te thelbi i çështjes, që sigurisht Rama nuk i dha përgjigje, sepse nuk kishte qëllim t’i jepte përgjigje kësaj çështjeje.

Reagimin për efektin që pati fjala e tij te qytetarët e mori direkt në rrjetet sociale, në gjuhën që atij i pëlqen dhe e meriton, por ne si opozitë kemi përgjegjësinë të kërkojmë që minimalisht për këtë çështje të bëhet transparencë, jo për akuzat e ngritura disa javë më parë, sepse ato tashmë janë konfirmuar plotësisht, por për transparencë, për shkallën e implikimit të kësaj qeverie në narkotrafik. Përse e kërkojmë këtë gjë? Gjatë këtyre ditëve mediet kanë bërë me dhjetëra herë kronologjinë e ngjarjeve të fundit, por unë do ta përsëris, sepse atje del qartazi qëndrimi dhe qëllimi i Kryeministrit tuaj. Për herë të parë në këtë parlament ish- ministri i Mbrojtjes i kërkoi ministres aktuale të Mbrojtjes të deklaronte nëse kishte informacion se infrastruktura e ushtrisë po përdorej për trafik droge. Zero prova, tha ministrja, e cila ndërkohë nuk pranoi të zbatonte detyrimin ligjor për t’u përgjigjur përpara Komisionit të Sigurisë. Në të njëjtën kohë ish-Kryeministri deklaroi po në parlament se, sipas informacioneve të tij, dëshmitarë të ndryshëm

Page 5: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

5

deklaronin se kishin parë avionë të vegjël të uleshin edhe në vende të tjera, ndër të cilat edhe në Divjakë. Atë ditë Kryetari i parlamenti dhe Kryeministri u vunë në garë se kush të krijonte më parë alibinë për këto akuza. Meta tha se mund të ishin avionë që spërkasin mushkonjat, kurse Kryeministri, si më i thellë që është dhe më ironik, foli jo për avionë që spërkasin mushkonja, por për mushkonja që neve na dukeshin si avionë. U fol për fantazi të çmendur të opozitës dhe filloi me urdhër nga lart fushata e talljes publike me akuzat që ne ngritëm. Të gjithë pasuesit e udhëheqësit, nën shembullin e tij, filluan të shfaqin talentin e tyre, sa në letërsi, por edhe në artet figurative për t’u tallur me opozitën, që fantazonte për avionë që fluturonin në qiellin shqiptar. U nxorën dhe “specialistë” që tregonin se në Gjadër nuk mund të uleshin avionë, sepse kishte guriçka, por u përdorën edhe njerëz pa dinjitet që guxuan të përmendnin edhe NATO-n për të mbuluar të vërtetën. Ky vrull nuk u ndal edhe kur mediet publikuan materialin e Shërbimit Informativ, një dokument i cili minimalisht vërtetonte se Ministria e Mbrojtjes kishte informacion për atë që diskutohej dhe nuk kishte marrë asnjë masë. Ndërkohë mediet vazhdonin të nxirrnin dëshmitarë okularë dhe, me gjithë humorin e Ramës, përveç shqiptarëve, për këtë problem u shqetësuan edhe ndërkombëtarët. Atëherë u urdhërua ngritja e komision hetimor, por komisioni nuk u ngrit për të hetuar narkotrafikun, po u ngrit për ta ndihmuar, sepse qëllimi i Ramës nuk ishte të zbulonte të vërtetën, por ta mbulonte atë. Gazetarë të guximshëm, por edhe qytetarë, vazhdonin të hidhnin dritë mbi të vërtetën, por në vend që ata të afroheshin nga qeveria, për t’u shfrytëzuar dëshmitë e tyre në luftën kundër narkotrafikut, ata iu hodhën narkotrafikantëve si viktima të pambrojtura. Gazetari Denis Kuqi u sulmua edhe në këtë sallë nga deputetë të maxhorancës, pasi ishte kërcënuar me vdekje për shkrimet e tij, ndërsa një prej dëshmitarëve të Bedatit, që deklaroi se ai e shumë të tjerë kishin parë të uleshin avionë në mes të ditës e në mes të rrugës, pasi dëshmoi në polici, erdhi të fshihej në Tiranë, sepse ishte kërcënuar po me vdekje nga njerëz që kishin mësuar fjalë për fjalë se çfarë ai kishte deponuar në polici. Po më tej? Vetë qeveria konfirmoi se çmenduria e opozitës lidhur me mundësinë e përdorimit të infrastrukturës së

Forcave të Armatosura nga narkotrafiku, nuk ishte aspak e tillë në momentin kur filloi të vendoste blloqe betoni në Gjadër dhe në Korçë.

Pyetja është: përse nuk e bëri këtë më parë? Pse nuk reagoi më parë në lidhje me atë që ne i kemi kërkuar si fillim, çfarë informacionesh ke dhe si ke reaguar? Përse nuk e bëri më parë? Dhe ja ku vijmë te ngjarja e tri ditëve më parë. Komploti kundër Ramës. Avioni i drogës u ul dhe mbeti në rërë. Ku? Në Divjakë. Atje ku, sipas garancisë që na dha Kryeministri ynë, mund të fluturonin vetëm mushkonjat. E këtu, në fakt, filloi me të vërtetë një skenar i neveritshëm mashtrimesh, e jo ajo që thotë Rama, në tentativat dështake për të fshehur edhe një herë të vërtetën. Megjithatë, unë këtu nuk do t’i hyj as analizës, as hetimit të shumë fakteve dhe detajeve që kanë dalë në dritë këto ditë, si nga mediet, ashtu edhe nga qytetarë të tjerë. Nuk do të bëj analizën se pse policia u urdhërua dhe bllokoi vendin e ngjarjes me orë të tëra, pa lejuar e pa njoftuar as institucionet e tjera të hetimit që të afroheshin te vendi i ngjarjeve.

Pse nuk u lejuan gazetarët të vinin pranë vendit të ngjarjes. A është regjistruar apo jo piloti i avionit italian kur ka hyrë e kur ka dalë si pasagjer apo si pilot në aeroportin tonë të Rinasit?

A u dogj apo jo zyra juridike e Albkontrollit? Nëse po, pse? Pse dy çanta të marra nga avioni, në kundërshtim me çdo procedurë të marrjes së provave në një vend krimi, nuk figurojnë në deklaratat e policisë, ndërkohë që për raste të tjera, në këto deklarata kanë futur edhe çakmakët që u janë gjetur atyre që janë ndaluar nga policia? Pse këto dy çanta nuk figurojnë në këto deklarata? Pse brenda dy ditëve ministri i Brendshëm bëri deklarata të kundërta me njëra-tjetrën për të njëjtën ngjarje? Apo këto bëjnë pjesë tek ato gabimet e vogla, që Kryeministri deklaroi se bën ndonjëherë Saimiri ynë? E shumë e shumë pyetje të tjera, por që unë po e përsëris: këto nuk po i analizoj sot. Le të merret prokuroria e drejtësia me këto çështje, për të nxjerrë implikimin direkt të kujtdo, por, ndërkohë, ka disa të vërteta që nuk kanë nevojë për hetim, disa të vërteta që nuk lënë vend për dyshime. Këto të vërteta janë:

Narkotrafiku nga ajri zhvillohet në Shqipëri dhe kjo është konfirmuar. Nuk janë më mushkonjat e Kryeministrit, por janë avionë që

Page 6: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

6

bëjnë trafikun e drogës. Ajo që është më e rëndë, është se ky trafik jo vetëm ekziston, por që nga fillimi që është denoncuar, Kryeministri dhe të gjithë ata që ka rreth e rrotull janë përpjekur ta fshehin me çdo mënyrë. Janë përpjekur me çdo mënyrë t’u hedhin hi syve shqiptarëve, t’u thonë se opozita tregon përralla, se nuk është e vërtetë që ka trafik, se avionët janë mushkonja, e të tjera gjëra si këto.

Pse kërkon të fshehësh një krim, në qoftë se nuk je i implikuar në atë krim? Pse, zotëri, nëse ishe pa përgjegjësi, nuk dole ditën e parë, ditën e dytë, mbas një jave që kjo çështje diskutohej dhe të thoshe: Po, ne e kemi marrë këtë informacion, do të hetojmë, do të marrim përgjegjësitë tona dhe do të reagojmë. Deri ditën e fundit, deri dje, deri në deklaratën e fundit të Kryeministrit vazhdohet të tentohet të fshihet e vërteta. Pse?

Asnjë arsye tjetër nuk mund të gjejë një njeri me logjikë përveç faktit që Kryeministri është i implikuar. Nuk më duhet fare nëse ky zotëria i jepte apo nuk i jepte avionit apo kalonte me dorën e tij thasë me drogë. Jo, zotëri! Je Kryeministër i vendit dhe ti mban përgjegjësi për të gjitha veprimet e mosveprimet që kanë ndihmuar narkotrafikun në këtë rast.

Jo më kot janë emëruar po nga ky Kryeministër njerëz të larguar dikur nga policia prej vetë qeverive socialiste, të akuzuar si të angazhuar në trafikun e drogës. Sot këta njerëz janë vënë në pikat kyçe. Këta njerëz sot kontrollojnë kufirin, kontrollojnë antidrogën, kontrollojnë të gjitha pikat më kryesore ku duhej të bëhej lufta kundër narkotrafikut. Ja pra, pse ky Kryeministër është direkt i implikuar dhe jo thjesht një njeri që nuk kishte dijeni, siç deklaronte në fjalën e tij, dhe i erdhi në mënyrë instinktive për të qeshur kur dëgjoi akuza të tilla.

Prandaj ne kërkojmë dorëheqjen e këtij Kryeministri. Nuk po ia kërkojmë dorëheqjen sepse zbuluam papritur që ekziston trafiku i drogës, siç janë përpjekur të thonë disa nga maxhoranca. Trafiku i drogës ka ekzistuar. Ne e dimë që ka ekzistuar. Nuk kemi thënë ndonjëherë që nuk ka ekzistuar në kohën tonë trafiku i drogës. Nuk i kemi kërkuar dorëheqje për këtë Kryeministrit. I kemi kërkuar dorëheqje pikërisht për implikimin e tij. Nuk i kemi kërkuar dorëheqje këtij Kryeministri edhe atëherë kur shkelte ligjin dhe Kushtetutën. Në fakt, që atëherë duhej t’ia kërkonim. Nuk ia kemi

kërkuar as kur dhunonte qytetarët e tij, as kur u bënte presion.

Po ia kërkojmë sot, sepse faktet flasin të gjitha për implikimin e tij direkt në trafikun e drogës. Po ia kërkojmë tani, sepse u përpoq të fshehë të vërtetën gjatë gjithë kohës, gjë që nuk kishte pse ta bënte, po të mos ishte i implikuar. Në krye të qeverisë sot shqiptarët kanë një njeri që jo se është i lidhur me krimin, por është përulësisht në shërbim të krimit. Ky është një rrezik për çdo qytetar shqiptar, qoftë demokrat apo socialist, është rrezik për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Është rrezik për të gjithë qytetarët e këtij vendi, për të mos thënë se është një rrezik edhe për vendet tona fqinje. Një kryeministër i tillë në krye të një vendi që po akuzohet përditë nga prokurorët, nga institucionet ndërkombëtare, që e ka kthyer vendin në autostradë të drogës, siç e akuzoi prokurori italian, një vend që nga prokurori i Gjenevës u krahasua me Kolumbinë, është një rrezik për të gjithë ne, zotërinj.

Prandaj duhet që ne dhe ju, në qoftë se do të gjeni guximin, ta largojmë këtë zotëri nga kreu i qeverisë. Është për të mirën tuaj, për të mirën tonë, për të mirën e të gjithë shqiptarëve. Sigurisht, unë e di që me votat tuaja nuk do ta heqim dot, pavarësisht se ju bëra thirrje për këtë. Ky zotëria do ta mbajë vendin e tij atje, si Kryeministër, me votat tuaja, por kjo nuk ju bën aspak nder, sepse ky do t’ju fusë edhe juve në të njëjtin thes.

Ju do ta bëni, megjithëse edhe këto ditë, në fakt, ia keni lënë vetëm disa personazheve që ta mbrojnë, atyre që kanë arsye për ta mbrojtur. Ju them që të mos implikoheni. Megjithatë, edhe nëse do të përdorë prapë votën tuaj për të qëndruar në atë karrige, duhet të kuptojë diçka: një ditë do të ikë dhe ajo ditë nuk është më e largët.

Do të ikë, sepse ky parlament nuk është i tij, madje nuk është as i yni. Ne përfaqësojmë ata që janë jashtë, zotërinj. Nëse në këtë parlament, ky zotëria me votat tuaja do të veprojë kundër vullnetit të atyre që janë jashtë, një ditë ata do të vijnë në këtë parlament, sepse ky është parlamenti i tyre.

Ke dëshirë të hysh në histori, zotëri. Të pëlqen të hysh në histori. Dhe po të them sot këtu, që ti, me këtë rrugë që ke nisur, do të hysh në histori, por jo ashtu siç dëshiron ti.

Page 7: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

7

Ilir Meta –Lidhur me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, unë kisha menduar që nesër të zhvillonim një Konferencë Kryetarësh. Kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është për ndryshimin e rendit të ditës dhe zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme parlamentare në datën 15. 05. 2014.

Sipas shërbimeve juridike, nuk ekziston as në Kushtetutë e as në Rregullore termi “seancë e jashtëzakonshme”. Ekziston “sesion i jashtëzakonshëm” atëherë kur parlamenti nuk është në sesion, pra është në periudhën e pushimeve.

Së dyti, ka dy mundësi të tjera për të zhvilluar debat për një çështje të caktuar. Njëra është sipas nenit 98, që ka të bëjë me mocionet. E dyta, neni 31, që ka të bëjë me ndryshimin e rendit të ditës, ku Kuvendit i duhet të marrë vendim me jo më pak se 3/5 e deputetëve të pranishëm.

Pra, unë mendova që këtë çështje ta diskutojmë nesër në Konferencën e Kryetarëve për këtë arsye që unë theksova këtu, pra që nuk ekziston termi “seancë e jashtëzakonshme”, ekziston vetëm “sesion i jashtëzakonshëm”. Kështu që, meqenëse u ngrit me shqetësim kjo çështje, atëherë unë mendoj të bëjmë dhjetë minuta pushim, të mbledhim Konferencën e Kryetarëve dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të shprehë qëndrimin e vet për këtë çështje nga ana procedurale.

Dhjetë minuta pushim. Do të bëjmë një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve.

(Pas pushimit)

Ilir Meta – Rifillojmë seancën. Dua t’ju informoj se pak më parë u zhvillua Konferenca e Kryetarëve, lidhur me kërkesën e bërë nga Grupi Parlamentar i PD-së përmes kryetarit të tij, zotit Paloka. Pasi u diskutua rreth kësaj kërkese, u ra dakord me konsensus, që të bëhet një ndryshim në rendin e ditës që ishte miratuar më parë, lidhur me kërkesën e debatit që ka kërkuar PD-ja; ky debat të zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës, me kohë të përcaktuar: një orë për maxhorancën, dhe një orë për opozitën, ndërkohë që grupet parlamentare kanë paraqitur emrat dhe kohën e diskutantëve.

Nga maxhoranca: Petrit Vasili, Blendi Klosi, Erion Braçe, Olta Xhaçka, Talulant Balla,

Saimir Tahiri, me nga 10 minuta secili, dhe nga opozita: Eduard Halimi, Arben Ristani, Genti Strazimiri, Jozefina Topalli, me nga 10 minuta secili dhe zoti Sali Berisha, me 20 minuta.

Fjalën e ka zoti Petrit Vasili! Po, për procedurë, zoti Berisha! Sali Berisha – Sytë e kombit janë të

përqendruar në këtë seancë. Kini mirësinë të pasqyroni jo kërkesën për diskutim të Grupit Parlamentar i PD-së, por diskutim për narkotrafikun, për lëvizjen ose kërkesën e PD-së: “Rama ik!”.

Ky duhet të jetë titulli që duhet të lexojnë në tabela qytetarët shqiptarë. Ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme. Mundësisht pasqyronit këtë ngjarje të jashtëzakonshme ose aferat e fluturimit. Pra, duhet të pasqyroni thelbin e kërkesës sonë.

Çfarë diskutimi! Sot mbarë kombi sheh këtë sallë dhe duhet

të shikojë seriozitetin më absolut në diskutimin e kësaj çështjeje të një rëndësie kombëtare.

Ilir Meta – Aq hapësirë ka ekrani, ju sqaroni me diskutimet tuaja thelbin e kërkesës suaj.

Po, për procedurë, zoti Ruçi! Gramoz Ruçi – Zoti Kryetar i Kuvendit, Ne u treguam shumë luajalë, duke

vendosur në rend të ditës, jashtë çdo lloj procedure, një kërkesë të PD-së. Për sa i përket asaj që thotë zoti Berisha, do t’i thosha: ke 8 vjet që e kërkon Edi Ramën të vijë në parlament. Duhet të presësh dhe 8 vjet të tjera që ta largosh nga parlamenti. Prandaj, kot e ke!

Mos e tund gishtin dhe mos kërko leje! U mate elektoralisht me Edi Ramën dhe të

rrëzoi nga kali. Tani matu me të në parlament! Bëj kërkesë besimi, mosbesimi, apo çfarë të duash. Për 8 vjet ke ulëritur: ku e kini? Tani përballu me të!

Ilir Meta – Ju lutem, koha e replikës filloi! Sali Berisha – Zotërinj! Këta që janë sot prapa meje, kanë hyrë në

histori si qeveria e narkotrafikut apo qeveria e votës së thyer. Ndaj dhe sot është momenti që shqiptarët të kenë të qartë dhe ta kuptojnë gjëmën e madhe të një harku kohor 8-mujor, që u bëri Edi Rama, i cili sot në mediet e botës dhe ato shqiptare, në rrjetet sociale po thirret krejtësisht dhe tërësisht: “Ediskobar”. Ky është

Page 8: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

8

krahasim i plotë me Eskobarin, simbolin më të shëmtuar të Kolumbisë, kapobandën botërore.

Ka një ndryshim: Eskobari nuk u bë ndonjëherë kryeministër, zoti Ruçi, kurse Ediskobari shqiptar u bë kryeministër dhe po përdor të gjitha facilitetet zyrtare: porte, aeroporte e autostrada në funksion të trafiqeve të tij dhe të kupolës së trafikantëve që e rrethojnë. Është krejt ndryshe situata, zotërinj!

Ajo që ka ndodhur në Divjakë ka ndryshuar një herë e mirë historinë e këtij vendi, derisa ne ta nxjerrim nga damka e Kolumbisë së dikurshme.

Ilir Meta - Fjalën e ka zoti Halimi, përgatitet zoti Vasili!

Ju lutem, të ruani qetësinë dhe etikën! Eduard Halimi - Zoti Kryetar i Kuvendit, Ne kërkuam zhvillimin e një seance për të

folur para qytetarëve nga kjo foltore, për një ngjarje të jashtëzakonshme, e cila ndodhi pak ditë më parë.

Ngjarja më e jashtëzakonshme në këto 23 vjet kërkon këtë seancë, sepse për 3 ditë rresht kryeministri u fsheh dhe të gjithë zëdhënësit e tij gënjyen shqiptarët, nga mëngjesi deri në darkë. Kërkuam sot të mos diskutohej asnjë gjë tjetër, sepse nuk ka asnjë gjë më të rëndësishme, sesa kjo ngjarje e jashtëzakonshme e një avioni në rërën e Divjakës, i mbushur me drogë, kulmi i narkotrafikimit. E kërkuam këtë seancë të jashtëzakonshme, sepse për ne dhe për qytetarët aty jashtë, kjo ngjarje është e jashtëzakonshme, ndërsa për baronët e drogës dhe për ata që janë nën darën e baronëve të drogës, ajo mund të jetë një ngjarje e zakonshme. Për trafikantët dhe për ata që merren me drogë nga mëngjesi e deri në darkë, kjo mund të ishte një ngjarje e zakonshme. Ne dhe gjithë qytetarët, fëmijët tanë, ata që kanë lindur dhe ata që do të lindin, nuk mund të pranojmë që vendi të drejtohet nga karteli i drogës, që vendin ta marrë nën hyqëm karteli i drogës.

Ndaj dhe qytetarët deri në 10 maj nuk dinin se kujt t’u besonin: juve që thoshit se krimi i drogës nuk ekziston, apo neve që thoshim se krimi dhe droga ka pushtuar tokat, detin madje edhe ajrin dhe është qeveria ajo që nuk po e lufton, përkundrazi po e mbron duke emëruar në krye të policisë njerëz, të cilët qeveria juaj, ministrat tuaj, i kanë larguar si njerëz të lidhur me trafikun e drogës.

Deri më 10 maj qytetarët kanë dëgjuar dëshmitarët që flisnin për avionë sportivë që uleshin nga Jugu në Veri (gjoja me defekt), që takoheshin me fuoristrada, që gjoja i ndihmonin, por që nuk pësonin defekte dhe iknin, ju dëgjonin ju që talleshit me ta. I quanit qytetarët budallenj që hedhin nga një gur në lumë dhe ju të mençurit, që nuk e nxirrnit dot! U tallët edhe me opozitën këtu dhe i quajtët avionët që kishin parë qytetarët mushkonja!

Me logjikë normale, sot, nëse avioni i Divjakës nuk do të kishte thyer rrotën, nëse makina, që ishte e mbushur me drogë, nuk do të kishte çarë sotokarterin, do të flisnim sërish për mushkonja dhe do të na tregonit filmin e radhës se ky piloti kishte ardhur për turizëm, se i kishte pëlqyer shumë plazhi i Divjakës. Madje ishte ulur të lahej atje, kishte ndaluar 30 minuta, ishte larë dhe kishte ikur t’i tregonte shokëve të tij sesa i bukur ishte plazhi i Divjakës. 30 minuta, deklaruan korrierët e drogës, u duheshin për të marrë ngarkesën dhe për t’u larguar: një orë më vonë arriti policia. Por këtë radhë ndodhi ndryshe, sepse qytetarët dokumentuan faktet dhe juve nuk ju lanë të gënjeni dhe të mashtroni, ashtu sikur nuk iu la të mashtronit edhe vetë fat i keq i korrierëve të drogës, sepse trafikantët ikën, sepse qeveria nuk ishte në këmbë për të luftuar trafikantët, por ishte në këmbë për të mbrojtur organizatorët e trafikut, të cilët ka frikë t’i zërë në gojë. Madje me arrogancë u thotë qytetarëve se ishte superaksion qeveritar dhe se qeveria ishte në krye të detyrës, pa i thënë asnjë fjalë për trafikantët e tjerë që kishin ikur; për aeroportin e shtetit që iu vu në dispozicion korrierëve të trafikantëve, që madje kishin modifikuar avionin për transport droge; për qeveritarët që mbyllën sytë dhe nuk e panë, se piloti italian i drogës, që qëndroi dy ditë këtu, ishte me precedentë penalë, se avioni i drogës që qëndroi dy ditë këtu ishte modifikuar jo për transport e për turizëm pasagjerësh, por për të transportuar diçka thanë specialistët italianë. Ajo “diçka” ishin tonelatat e drogës, ndaj dhe populli sot zien.

Zien nga inati sot aty jashtë, sepse, së pari, u tallët me ta, me arrogancë i quajtët budallenj, se u dukeshin mushkonjat avionë dhe se kur u treguan avionët në celularët e tyre, u thatë se është film i paguar politikisht.

Së dyti, po tregoheni arrogantë, duke i bërë për budallenj sërish, duke u thënë se kapja e një

Page 9: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

9

avioni pa rrotë dhe e një makine me karroatrec, dy mjeteve që nuk lëviznin, kapja e korrierëve dhe zhdukja e organizatorëve, qenka një superaksion i qeverisë. Asnjë fjalë për trafikantët e vërtetë, që nuk patën defekt dhe ikën. Asnjë fjalë për trafikantët që kishin parë qytetarët në Velipojë e Gjadër, nga jugu në veri, por vetëm fjalime populiste të ngjashme me ato të Fidel Kastros. Por larg fjalimit për dashuri për popullin dhe urrejtjes patologjike për opozitën dhe median, ka disa të vërteta, që populli aty jashtë i di dhe ne prandaj e kërkuam këtë seancë, për t’i shpjeguar sërish.

Krimi ka marrë krahë, kur e sheh se si qeveria bën alibinë e radhës, justifikimin e ngjarjes. Ajo nuk merr përsipër përgjegjësitë, por kërkon të mbulojë trafikantët, me qëllim që të shpëtojë fytyrën e saj dhe njerëzit të cilët kanë paguar në fushatë dhe krimi merr krahë kur qeveria bëhet avokate e tij. U thoni gjykatësve dhe prokurorëve se këta nuk qenkan trafikantë, por aktorë të një filmi të inskenuar politikisht. As avokati që i çuat trafikantëve nuk guxoi të thoshte një marrëzi të tillë, nxori të tjera, por ishte më i ndershëm se ju.

Justifikoni korrierët e drogës dhe fshini organizatorët e një operacioni trafiku ndërkombëtar që dështoi jo se qeveria ishte në këmbë, por se krimit ju thyen aksidentalisht rrotat dhe ju i mbrojtët derisa u larguan. Kjo është e vërteta: mbyllët sytë përpara trafikut që zhvillohej në aeroportet qeveritare dhe vazhdoni edhe sot të fshihni të vërtetat e krimit. Droga ka pushtuar vendin, por juve ju intereson vetëm karrigia juaj dhe bëni gjithçka për kokën tuaj, pa u interesuar asnjë minutë për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve. Për ju qytetarët janë asgjë, ndaj dhe tregoheni arrogantë me institucionet, sepse institucionet, e kemi thënë edhe herë të tjera, janë aty për t’ju kontrolluar juve. Institucionet janë ato që funksionojnë në një shtet normal. Ato ju pengojnë juve rrugët për të bërë trafik droge, ndaj edhe sulmoni shërbimin informativ, sepse ndezi llambat e alarmit për trafikun e drogës, u bë ferr nëpër këmbët tuaja dhe lajmëroi i pari se vendi po shndërrohej në një kartelë droge. Ia pra si lidhen gjërat me njëra-tjetrën. Ndaj dhe kemi oligarki, ndaj edhe sulmoni sot, sepse kërkoni të merrni nën hyqëm mediat, mediat të cilat zbuluan krimin. Ndaj edhe sulmoni sot dhe vazhdoni të siç morët në krah

institucionin që kontrollonte pasuritë, sepse duhet të fshihni paratë që vijnë nga trafiku i drogës. Ndaj edhe lidhen gjërat me njëra-tjetrën, ndaj edhe kemi oligarki. Oligarki për t’u pasuruar sa më shpejt, me çdo mjet, për të përdorur pastaj paratë e drogës dhe të krimit për të blerë vota e për të mbajtur pushtetin, ashtu siç thoshte pak muaj më parë Sekretari i Shtetit Xhon Kerr (po aq ashpër e tha edhe Xhozef Doll, kryetari i Partive Popullore Europiane, i atyre partive, në të cilat bën pjesë Merkel): “Se interesat e qytetarëve të disa pjesëve të Europës Qendrore dhe Lindore po shkelmohen nga qarqe oligarkike dhe korruptive, qarqe që po përdorin paratë për të shtypur opozitën politike dhe disidencën, që përdorin paratë për të blerë politikanë dhe media, për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit”. Por ju thatë: “Nuk e ka me ne”.

Foli po kaq qartë edhe Doll, i cili tha se shkak i korrupsionit, banditizmit dhe oligarkisë vendet e Ballkanit janë të paqeverisshme. Gjendja atje është shpërthyese dhe revolucioni duket gati i pashmangshëm. Por ju thatë sërish se nuk e kanë me ne.

Dilni dhe shihni qytetarët jashtë. Kjo është e vërteta dhe ne duhet t’ua themi shqiptarëve të vërtetën. Për ju ata janë dele që duhet të presin katër vjet, por e keni gabim! Çfarë kujtoni ju se populli do të mbyllë gojën dhe sytë për katër vjet dhe do t’ju lerë ta ktheni vendin në kartelë të drogës, të merrni peng të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe ai t’ju bëjë sehir për katër vjet? E keni kuptuar shumë gabim pushtetin, ndaj dhe merrni përgjegjësitë. Ju fshehët krimin, u bëtë mburojë e krimit dhe krimin dorëzojani bashkë me detyrën popullit! Krimin dhe kartelën e drogës dorëzojani gjyqtarëve! Mos vazhdoni më të mbroni organizatorët e kartelit! Bëjeni këtë sa nuk është vonë, populli është jashtë dhe po ju pret!

Faleminderit! Ilir Meta – Fjalën e ka deputeti Petrit

Vasili. Petrit Vasili – I nderuar Kryetar i

Parlamentit, Të nderuar kolegë deputetë, Hymë në një debat, i cili u improvizua sot

nga një shqetësim i prurë këtu nga opozita shqiptare dhe në këto pak minuta të këtij debati do të rrekemi të gjithë së bashku të gjejmë cila është e vërteta, objektivja ose fiktiviteti i kërkuar

Page 10: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

10

në ekstrem për të krijuar një situatë politike, e cila ka të gjitha elementet e përdorimit maksimal politik. Megjithatë, ne me qetësinë e duhur, do të përpiqemi t’u flasim shqiptarëve me atë gjuhë të cilën ata duan të dëgjojnë, pra gjuhën e arsyes dhe kësaj gjuhe nuk do t’i shmangemi asnjëherë, sepse është edhe momenti për t’u ndarë qartë nga eksitimi i pavend politik, nga ai shqetësim, i cili kërkon të zgjidhë dhe t’i japë përgjigje problemit.

Për sa i takon shqetësimit në fjalë dhe çështjes e cila po diskutohet gjerësisht, të gjithë në sytë e tyre kanë qartazi disa veprime, të cilat kanë të bëjnë me gatishmërinë e shtetit për t’u përballur me problemin dhe mendova, edhe kur dëgjova diskutimin e kolegut parafolës, që diskutimi do të hapej me një ngjarje akoma më të freskët, siç ishte ajo e mesnatës së sotme, ku 2 tonë të tjera drogë u kapën nga policia e Vlorës. Mbase ky do të ishte fakt shumë pozitiv, shumë i rëndësishëm për të thënë se si punohet, për të thënë nëse i iket problemit apo përballen me të dhe problemi goditet me të gjithë fuqinë e ligjit. Sigurisht, ky nuk do të ishte argument mbretëreshë në këtë rast, se do të ishte në të kundërt të kësaj ore debati dhe përkundrazi ne duhet ta linim debatin në momentin që do ta fillonim në këtë mënyrë.

Por unë po e filloj pikërisht në këtë mënyrë, që kemi një ngjarje të tillë, të rëndësishme, që përvijon një konsekuencë për ta ndjekur problemin deri në fund. Cili ka qenë qëndrimi i maxhorancës lidhur me çështjen, pavarësisht se historitë që ne kemi dëgjuar janë të gjata dhe do të vazhdojnë të jenë po kaq të gjata edhe në këto dy orë të këtij debati? Maxhoranca kërkoi një komision hetimor përkundrejt seancave dëgjimore tepër më të thjeshta si formë e si përmbajtje, pikërisht për t’i shkuar deri në fund dhe për të hedhur dritë të plotë mbi çështjen, për aq sa i takon tagrit të një komisioni hetimor dhe për aq sa i takon tagrit të Kuvendit të Shqipërisë. Ndonëse ne këtu po tentojmë në mënyrë të pavend, në mënyrë antikushtetuese, por sigurisht edhe jashtë çdo lloj logjike politike normale, të zëvendësojmë parlamentin me prokurorinë, me organet e hetimit dhe me gjithçka e duke u përpjekur pra, me një përpjekje anormale e të dëshpëruar, por që nuk është përpjekja jonë si maxhorancë, për të shndërruar institucionet dhe për të kthyer pikërisht parlamentin me parti pris

në këmbim të institucioneve të pavarura të hetimit dhe kushdo që do të tentojë ta bëjë këtë në mënyrë të vazhdueshme, nuk do t’u shkojë të vërtetave deri në fund, por do t’i shërbejë fshehjes së të vërtetave. Ndaj edhe vetë kërkesa për komision hetimor, por edhe kërkesa e drejtpërdrejtë e ministres së Mbrojtjes, duke i kërkuar prokurorisë hetimin e çështjeve lidhur me aferën e drogës, nuk ishin fshehje nga problemi, por shkuarje ballas problemit dhe hedhje dritë deri në fund atyre, të cilët në mënyrë të paanshme kanë të drejtën dhe detyrën për ta ndjekur deri në fund dhe për t’u sosur durimi edhe atyre që nuk kanë durim ta dëgjojnë edhe në sallë.

Edhe nga ngjarja e fundit kemi qartazi personazhet e ngjarjes, të cilët janë të ndaluar. Hetimi është i gjithanshëm dhe organet e hetimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe gjithkush tjetër që ka tagër të hetojë në këtë vend, kanë të gjitha materialet në dorë dhe vazhdojnë në mënyrë intensive hetimin. Pra, nuk ka as largim, as fshehje, por shkuarje deri në fund të të vërtetave.

Ne jemi këtu të gjithë së bashku, maxhoranacë dhe opozitë dhe në vend të deklaratave pa fund, pa përmbajtje, të cilat vetëm krijojnë një tension politik brenda vetes, jo brenda maxhorancës, të mbështesim prokurorinë me gjithçka dimë dhe tërë ato fakte të cilat pretendojmë se i kemi, prokuroria është aty, hajde t’i depozitojmë, sepse ai është vendi që do të ketë, në fund të fundit, edhe të drejtën e madhe ligjore për të marrë qëndrime. Nuk do të jetë parlamenti shqiptar ai që do të japë dënime, ai që do të japë pretenca, por do të jetë pikërisht ajo dhe sigurisht sa herë ne do t’i shmangemi këtij detyrimi, do të thotë që nuk duam t’u shkojmë të vërtetave deri në fund, por duam të bëjmë thjesht politikë për politikë.

Detyra e këtij parlamenti, nuk është të merret me hamendje policeske dhe të kuturiset në versione nga më fantastiket deri në avionë të cilët ngarkojnë tre, katër, pesë tonë drogë, duke peshuar vetëm më pak se 1 ton e gjysmë, por lipset që çdo fakt, çdo fotografi ose çdo informacion të ndihmojë prokurorinë. Historinë e romaneve policeske, besoj duhet t’ia kursejmë parlamentit, por edhe shqiptarëve, sepse nuk ndikojmë gjëkundi, ndërkohë që kjo punë po bëhet intensivisht në mjaft media, të cilat kanë

Page 11: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

11

krijuar mundësi pa fund që edhe ky zhanër i ri të zhvillohet me të gjitha mundësitë.

Pra, normalisht dhe përfundimisht, e gjithë çështja nuk ka nevojë për eksklamacione dhe nervozizëm ekstrem, por për gjithë gjakftohtësinë e duhur dhe në qoftë se vërtet e ndiejmë që ka një problem, t’i shkohet të vërtetës deri në fund. Por, njëkohësisht e vërteta do të zbardhë të gjithë aktorët, por është një e vërtetë e cila ka një histori të gjatë dhe besoj asnjëri nuk merr kurajën këtu, as politika shtetërore, të pranojë e të pohojë që kemi të bëjmë me një fenomen që u shfaq sot, me një drogë që lëviz sot, me një drogë që mbillet sot dhe një drogë që kultivohet sot. Besoj se këtë kurajë nuk e ka asnjëri, sepse edhe dhjetëra e dhjetëra raportime të partnerëve ndërkombëtarë, që sot referohen vazhdimisht, pa qenë të vërteta, kanë pohuar vazhdimisht për kultivimin, për mungesën e kontrollit në zonat ku kultivohet dhe kjo histori nuk daton më 23 qershor 2013, por vite e vite më parë. Kësaj të vërtete të madhe, në qoftë se ne kemi të gjithë gjakftohtësinë e duhur, duhet t’i qasemi dhe shumë fjalime të opozitës duhet të fillojnë duke pranuar atë çka ka ekzistuar në kohën kur ajo drejtonte, por sigurisht le të drejtojnë edhe gishtin, është e drejta e tyre, për gjithçka që nuk do të shkojë mirë në kohën e sotme. Koha e djallit dhe koha e engjëllit që ndahen më 23 qershor dhe djajtë e engjëjt që këmbejnë vendet, është qëndrim që nuk e beson njeri në këtë sallë, por edhe jashtë saj. Ndaj për t’i shkuar deri në fund diskutimit të kësaj çështjeje, besojmë se të gjitha elementet e stisjes, kapitalit politik dhe i gjithë problemi nuk qëndron fare, dhe për të gjithë shqiptarët është i qartë, te një shqetësim i jashtëzakonshëm, që po lind nga avioni që i ngeci rrota në rërë, por te një kazus për të sulmuar Kryeministrin dhe për të kërkuar largimin e tij.

Kjo është kaq e qartë, sepse po të ishte ndryshe, siç thashë, edhe për t’i vendosur një kokë-lidhje gjithë lajtmotivit të fjalës sime, do ta kishim filluar fjalën me drogën më të fundit dhe sasitë e mëdha që u kapën paraditen e ditës së sotme, dhe do të thoshim: “Shumë mirë që nuk ka tërheqje prapa ndaj këtij aksioni”. Kjo harresë e madhe kishte të bënte pra me motivin: “Droga nuk ka rëndësi, rëndësi ka të ikë Kryeministri”. Thënë e gjithë kjo, deviza e këtij parlamenti, e të gjithë neve si maxhorancë, ka për të qenë vetëm

një: mbështetje e plotë e prokurorisë shqiptare, mbështetje e plotë e hetimit shqiptar, me dije dhe fakte, në mënyrë që e vërteta e djeshme, po edhe e sotme, të dalë deri në fund. T’u tregojmë shqiptarëve të vërtetat që duan të dinë, pa eksitim dhe pa eksklamacione, të cilat vetëm se krijojnë shqetësime, jo në maxhorancë, por në opozitë, dhe nuk i japin zgjidhje as të vërtetës, as vendit. Në fund të ditës do të kemi disa bestsellerë të shkruar me elementet e një droge që erdhi me tonelata të tëra dhe u përpoq të binte në tokë, por së fundit iu thye rrota dhe nuk qe e tillë.

Faleminderit! Ilir Meta – Fjalën e ka zoti Ristani. Përgatitet zoti Klosi. Arben Ristani – Shqipëria nuk mund të

kthehet në Kolumbi të drogës. Jemi këtu në këmbë, së bashku me popullin, për të mos e lejuar këtë. Kryeministri ynë nuk mund të kthehet në Eskobar. Jemi këtu, së bashku me popullin, për të mos e lejuar këtë. Policia e Shtetit nuk mund të kthehet në bashkëpunëtore të trafikantëve të drogës dhe aq me keq ta udhëheqë atë. Nuk mund ta pranojmë tani, pas përpjekjeve titanike për t’u bërë pjesë e Europës, të kthehemi tani në një vend që transporton drogë. Turp i madh për ne! Turp i madh që ta shndërrojmë Otranton, siç thotë prokuroria italiane, në Autostradë të Drogës. Turp i madh që të detyrojmë vendet fqinje për të nxjerrë ushtrinë në kufi, për t’u ruajtur nga trafikantët shqiptarë të drogës. Shumë turp për ne që prokuroritë europiane të thonë se po shndërrohemi në Kolumbi. E vërteta ndjek gjithmonë këtë kurbë: fillimisht ajo tallet dhe përqeshet, sulmohet dhe në fund pranohet. Edhe e vërteta për trafikun e drogës me avion kështu e pati kurbën e saj.

Ediskobari ynë nuk mund të fshihet duke thënë që “me një herë nuk bëhesh”, as duke u qaravitur se ju do shumë, as se ai do të bëjë me të mirën, sepse Ediskobari ynë do pushtetin, vetëm të mbushë xhepat e tij dhe të kriminelëve të tij me paratë e drogës, që t’i përdorë për të korruptuar demokracinë dhe për të blerë lirinë tonë. Parimi i Fushesë është sot parimi juaj: “Paraja duhet për të ardhur në pushtet, ndërsa pushteti duhet për të bërë para”.

E mbani mend, besoj, se kur erdhi PD-ja në pushtet, çoi prapa hekurave të burgut mbi dhjetë banda. Të gjitha ato sot i keni pajisur me licenca tregtare. Po sulmoni kundërshtarët tuaj

Page 12: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

12

deri me antitank, pa pyetur për gra e fëmijë. Po ne jemi dhe do të jemi këtu, së bashku me popullin, për të mos lejuar që të vini në jetë planet tuaja ogurzeza. Nuk do të rrimë të presim se çfarë mynxyrash i keni përgatitur këtij vendi, por do të jemi në këmbë për t’u përballur me ju.

E mira jonë është të na hiqesh nga rruga, o Ediskobar, dhe të hiqesh sa je në kohë.

Ilir Meta – Fjalën e ka zoti Blendi Klosi. Përgatitet zoti Genti Strazimiri. Blendi Klosi – Të nderuar, kolegë

deputetë, jemi futur sot në një debat të kërkuar nga partia e ish-pushtetarëve dhe të mbrojtur nga vetë ish-pushtetarët, ata që kanë drejtuar ministritë kryesore, drejtësinë, rendin, Kryeministri dora vetë, ata që duhej të pengonin mbledhjen e këtij hashashi që duan të na e faturojnë ne, që duhej të luftonin me bandat e krimit, që duhej t’i kishin nxjerrë këta që mbledhin e kultivojnë hashash, para bankës së të akuzuarve. Ose ishin pjesë e rrjetit ndërkombëtar të drogës, e një situate që realisht duhet të na bëjë të diskutojmë, kokulur para qytetarëve shqiptarë për këtë pjesë të politikës shqiptare që lejoi situata të tilla, të papara vitet e fundit. I paparë edhe ky debat i sotëm, i kërkuar me forcë nga ana juaj. Për çfarë? U ngrit vetë Sali Berisha, u mendua dhe në fund farë solli nga arkiva: “Rama, ik”! Për çfarë po diskutojmë sot? Për një aksion të suksesshëm të policisë, e cila bllokoi drogën, aty ku ajo donte të shkonte.

Cilat nga kauzat që ngritët në debatin parlamentar zgjati më shumë së tri ditë? Ajo e të larguarve nga administrata publike? Janë larguar vetëm 260 persona. Larguam ata njerëz që nuk mund të ishin përfaqësues në Shqipërinë europiane që duam të ndërtojmë. Çfarë kauze ngritët? Ku e keni protestën për furgonët 8+1? Mund të jetë protesta e vetme në botë, ku politika ngrihet për të mbrojtur joligjshmërinë. Mund të jetë protesta e vetme në botë, ku ju bëheni me antishtetin. U tërhoqët me bisht në shalë. Për çfarë bëhet fjalë? Doni të ngrini popullin në protestë pse shteti prishi ndërtimet e paligjshme. Po, more zotërinj, do të prishen ndërtimet e paligjshme! Do të bëhemi shteti i Rilindjes, që të mbështesim të pafajshmin, të pambrojturin të cilit i forti, krimineli, i ndërton pa leje para shtëpisë. Edhe ata qytetarët e Vlorës, që mëkëmbësi i perandorit, vajti dhe ua ndërtoi

pallatin mu në mes të qytetit. Edhe atë do ta prishim.

A mund të jetë kjo kauzë për të mbledhur popullin shqiptar në protestë? Keni ngritur komisionin e vetëm hetimor në botë kundër policisë, por çfarë nxori ai? Nxori që nga policia shqiptare me 10 mijë efektivë, janë lëvizur më pak se 300. Cili qe konkluzioni: të ikin këta që vunë Edi Rama e Saimir Tahiri dhe të vinë këta tanët që e bënin punën mirë. Çfarë bënin mirë? Shoqëronin mirë drogën? Zjarrfikëset që çonin ujin në Lazarat, për të vaditur drogën? Nuk bënë një aksion, sepse droga nuk u mboll në Shqipëri vetëm në vitin 2013.

Duhet ta kuptoni, ti i pari, Sali Berisha, dhe të tjerët me rrallë, shqiptarët me 23 qershor votuan kundër, sepse nuk u pëlqente se si qeverisnit ju.

Të nderuar deputetë, le të kthehemi te debati i sotëm. I paimagjinueshmi debat! As në Kolumbi nuk mund të ketë debat me titullin: “Pse na kapët drogën”? Prandaj jeni mërzitur sot, sepse ju kemi kapur drogën. Se vetëm këto muajt e fundit, policia ka kapur me 14 janar 1,4 ton drogë; në shkurt, në Vlorë, 1,2 ton; po në shkurt, në Seman, 1,5 ton; me 9 prill, në Durrës, 2,3 ton; pak ditë më parë në Seman 1,6 ton. Do ta luftojmë çdo pjesë të krimit të organizuar që ju keni lënë në Shqipëri. Bëhet fjalë për vlera të mëdha, ku krimi i organizuar do të punojë me aeroplanë dhe me makina të shpejta. Saliu tha se do të vijë nëndetësja: prisni kur të na vijë.

Në vitin 2005 kam qenë në Lazarat me dikë nga ju, po edhe me Lul Bashën (Genc Ruli është prezent, le ta thotë). Ju morët mandatin 71 në Lazarat, duke marrë 2000 me 0 vota. Po në vitin 2009, PD-ja merr 1200 vota, kundrejt më pak se 300. Në vitin 2011, kandidati juaj mori 1700 vota. Në vitin 2013, kur ne fituam në të gjithë Shqipërinë, në Lazarat morëm vetëm 120 vota.

Pra, ju kemi kapur drogën. Po, zotërinj, ne do të mbështesim Edi Ramën, Saimir Tahirin, gjithë ministrat, çdo qytetar që është ndjerë i goditur nga krimi juaj, nga politika juaj dhe do të ndjehet i çliruar kur të mos jeni më në këtë situatë kriminale.

Ilir Meta – Fjalën e ka zoti Strazimiri. Më parë, zoti Berisha, për replikë. Sali Berisha – Të dashur qytetarë dhe

qytetare, kjo seancë dëshmon se lufta kundër drogës dhe trafiqeve nga kjo maxhorancë, është

Page 13: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

13

kryekëput e pashpresë. Ju po dëgjoni këtu çdo ditë avokatinë e trafiqeve, justifikimin e trafikut të drogës, krenarinë me trafiqet. Avokatët e trafiqeve nuk mund të bëjnë gjë tjetër. Parafolësi që lakoi emrin tim sa e sa herë, e ka nisur karrierën si një trafikant i mirëfilltë në vitin 2000. Kushëriri i tij, Fatos Klosi, referojuni të gjitha medieve dhe dokumenteve, nxori njësitë e SHISH-it në aeroport, aty ku ishin njësitë e antidrogës, për të kapur ngarkesën. Në vend që ta merrte Antidroga, e morën njësitë e SHISH-it. U bë një betejë e jashtëzakonshme midis dy njësive. Përfundoi në headquarter-in e SHISH-it. Njeriu që e mori nga headquarter-i i SHISH-it ishte Blendi Klosi dhe drogën e bëri drogë të partisë. Ju lutem, merrini dokumentet! E mori kushëririn te kushëriri.

Pra, të dashur qytetarë, sot, kjo histori... Ju do të dëgjoni, madje mua më vjen mirë... Zgjatët diskutimet, zoti bashkëkryetar, në mënyrë që shqiptarët ta kuptojnë se këta janë avokatët e pakorrigjueshëm të trafikut të drogës dhe të trafiqeve të tjera.

Nuk është e rastit që ky zotëria del e bën avokatinë. Ku shkoi ajo çekistja tjetër, që ia kanë mbajtur peng të shoqin një javë trafikantët dhe ju e merrni dhe e sillni në krye të komisionit të drogës? Po, po, e di i gjithë Berati. Vetëm këta rekrutohen nga Edvin Escobari, sepse këta i duhen për këtë punë. Ajo mund të vihej në krye të trafiqeve, sepse ajo e di sa...

(I ndërpritet fjala, sepse i ka mbaruar koha

e diskutimit.)

(Mungesë incizimi.)

Ilir Meta – Ju lutem! Zoti Klosi, jo, ju lutem! Vetë ia përmendët

emrin! Ju do t’ia përmendni përsëri emrin dhe ai

përsëri do të kërkojë të drejtën e replikës. Kështu do të vazhdojmë ne, pa fund?

(Diskutime në sallë.)

Ju lutem, sa më shkurt! Blendi Klosi – Për ato që fola sapo më

erdhi një foto. Thanë: “Ky është kryetar Lazarati, çfarë do që ka ardhur këtu përpara? E ke sjellë ti kryetar Lazarati? Pro apo kundër drogës është ky i Lazaratit?

Për sa i përket pjesës sime e kam shumë të thjeshtë të jap përgjigje, Jozefinë, sepse e kam filluar karrierën, jo kur tha ai, në vitin 2000, por më herët, që në vitin 1995, kur ju ishit në

pushtet. Kam qenë në vitin 2005 në administratë dhe nuk ka shumë rëndësi kjo. Çfarë nuk ke thënë për mua në parlament. Ke thënë: të bëri ministër, nuk të bëri ministër... Për mua kjo nuk ka rëndësi, por dua të të them diçka, që ti nuk e beson, sepse kështu është botëformimi, kështu jemi krijuar, kështu është ndarja e madhe në këtë botë dhe nuk mund ta ndryshojmë tani.

Kam qenë në politikë, jam ende dhe nuk e di sa do të jem, por 23 qershori ka qenë dita ime më e lumtur e politikës. Ka qenë dita më e lumtur, se me shumë kolegë, që janë këtu në parlament dhe me shumë të tjerë, që e kemi filluar prej kohësh, të hoqëm ty nga politika. Nuk je më ti sot që drejton Shqipërinë! Pra, kemi pasur një sukses shumë të madh, i cili ka të bëjë me brezat që do të vijnë.

Bërtet dhe flet ende. Unë mendoj se bën mirë që rri këtu, sepse ti na kujton, ashtu siç Dante njohu botën me Ferrin, se çfarë është e keqja. Duke të parë ty çdo ditë, ne kuptojmë se çfarë është e keqja. Ti, Berisha, ishe ai që fute ish-liderin e opozitës në burg, ti ishe ai që vajte në Cakran në ‘96-ën dhe u the banorëve: “Mbillni bimën më të mirë, mbillni bimën, që ju sjell më shumë prodhime”.

Atë bimë po e luftojmë edhe sot. Ti ishe njeriu që çfarë nuk bëre. Vrave në bulevard njerëz të pafajshëm për të qeverisur; ti ishe njeriu, që i vodhe shqiptarët në vota. I vrave për t’i vjedhur! Ti sot je njeriu që i mban edhe këta peng. Ik, Sali Berisha! Ik! Liroji edhe këta që të bëjnë një qeverisje më të mirë!

Ilir Meta – Zoti Berisha, urdhëroni! Sali Berisha – Qytetarë dhe qytetare, Qeveria e drogës është në ekstazë dhe këto

duartrokitje e provojnë. Lidhur me fjalët, recitoi çdo gjë i gjori, por drogën e partisë nuk e mohoi dot. 22 kilogramë kokainë! Janë të dokumentuara! I kanë të gjitha dokumentet!

Së dyti, të dashur qytetarë, këta baronë droge me diskutimet e tyre dëshmojnë se votën e 23 qershorit e kanë kuptuar për ta shndërruar në trafik droge. Këta kujtojnë se i votuan për ta pastruar votën tuaj në trafiqe të drogës. Besoj se po e faktojnë vetë.

Ilir Meta – Zoti Strazimiri, urdhëroni! Gent Strazimiri - Fort i nderçim, Kryetar i

parlamentit, Fort i zbehur, Kryeministër qaraman, Fort të heshtur, zotërinj ministra,

Page 14: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

14

Fort kokulur, kolegë të maxhorancës, Të nderuar kolegë të opozitës, Të nderuar qytetarë, që na ndiqni, përfshi

edhe kryetarin e komunës Lazarat, nëse është atje,

Vjen nga një ndeshje futbolli me Policinë e Shtetit, ku drejtori i tij tha: “Nuk pashë kanabis”. Nuk ka arsye të mos jetë atje.

Në këtë seancë nuk na ka sjell papagallizmi me hartime për 1 milion vota, për 1 milion shuplaka, as sallatë fjalësh, që na harxhojnë minutazhin. Vazhdoni të kapeni me 23 qershorin, i cili, unë po ju garantoj, nuk kishte licencë për të bërë narkotrafik. Jo. 75% e shqiptarëve ju votuan, sepse ju u premtuat gjithçka falas, si në komunizëm; u premtuat një jetë të lumtur që të nesërmen pa punuar, por nuk u thatë se keni ndërmend të bëni narkotrafik.

Kjo e vërtetë na ka sjellë sot në këtë seancë. Këtë duhet të diskutojmë dhe jo të tallemi. Ju sot nuk qeshni më, si herën e parë, përpara tre muajsh, kur Sali Berisha ju tha: “Po bëni trafik droge edhe me avionë”. Ju ka ngrirë buzëqeshja, ju kujtohet shprehja, siç ju ngrin vazhdimisht juve që 6 muajt e parë, mushkonja ju ka pickuar në buzë.

Flitet për sukses dhe superaksion të policisë. Ministri thotë: “Policia mbërriti për 4 minuta. I prisnim.” Drejtori i policisë dje tha: “Kemi mbërritur për 40 minuta, megjithëse i prisnim”. Ndoshta ministri flet me të rejat dhe drejtori i Përgjithshëm flet me të vjetrat, por këtu fle diçka. Deklarata e ministrit të zverdhur thoshte: “Në hetim përfshihen edhe të dhënat që u përmendën. Mund t’ju garantoj se që nga dita që kam parë dhe marrë detyrën, kjo është tentativa e parë dhe e vetme e një trafiku të tillë”. Ndërkohë, çdo sipërfaqe e sheshtë, ku mund të ulej një avion, betonohej nga ushtria. Nëse kjo ishte tentativa e parë dhe sigurisht e vetmja, sepse policia ishte në detyrë, ata betonë pse i vutë?

Vazhdon ministri dhe thotë: “e parë dhe e vetme”, sepse dështoi, ndryshe nga çfarë deklaroi ish-kryeministri, -“patrullat e para kanë shkuar pak minuta pas ngjarjes”, e specifikon pastaj,- “për 4 minuta’. “ E prisnim në një vend tjetër, aty afër!” Vendi është ogurzi! Është vendi ku prisnit Xhevdet Mustafën në vitin ’82. Nëse, kaq ditë që ende nuk ka një dinamikë të ngjarjes, po kërkoni manualin e vjetër të Kadri Hazbiut

dhe atë që i shiti popullit në ’82-shin, kini parasysh edhe faktin se ai manual dhe skenar i hëngri kokën Kadri Hazbiut.

Bravo! Superaksioni i policisë! Mbërriti për 4 minuta apo 40 minuta, çfarë rëndësie ka, i priste atje pak metra apo kilometra më tutje, policia e mobilizuar dhe në fund çfarë zuri? Zuri një avion, që nuk lëvizte dot nga vendi, zuri një makinë që nuk lëvizte dot nga vendi, mos o Zot, ka pësuar infarkt makina, se u tremb nga policia, dhe 3 fuoristrada ikën plot me drogë. Këtë gjë e thonë 50 dëshmitarë, e thonë të gjithë gazetarët, e kanë pranuar edhe këta. Atëherë ku qëndron superaksioni?

Ku janë fuoristradat që u larguan? Kush janë ata njerëz? Kush e organizoi trafikun? Nuk na duhen qaravitjet dhe fjalimet e të zbehurit Kryeministër, i cili përbetohet, më falni për shprehjen, “me rob shpie, nuk e kam bërë unë”. Ky është një turp i madh, është niveli më i ulët ku ka rënë ndonjëherë shteti shqiptar.

Pse kjo ndodh sot? Pse nuk ndodhte dje? Sepse keni shkarkuar 406 oficerë policie deri më 31 janar, zoti Klosi. Asnjëri për implikim me krimin, asnjëri. Këmba e krimit në Policinë e Shtetit nuk rezulton nëpër letra dhe i keni zëvendësuar me oficerë Sigurimi, që kanë mbaruar shkollën e Sigurimit të Kadri Hazbiut, që kanë punuar në diktaturë, kanë punuar edhe në kohën e qeverisjes suaj të dytë. I ka shkarkuar Igli Toska me një raport jashtëzakonisht të detajuar për trafik droge. Të gjithë, nga i pari deri tek i fundit.

Dikush që e njihte mirë, dhe unë i besoj, tha: “Igli Toska, ministri socialist i Brendshëm ishte trafikant vizash”. Aferim! Ta besoj, por kjo nuk është mbrojtje. Nëse ministri është trafikant vizash, absolutisht policët merren të gjithë me drogë; nëse ministri është trafikant vizash, policët, që të gjithë, nga i pari tek i fundit, merren me drogë, nuk e kanë mendjen te puna. “Peshku qelbet nga koka”, si sot.

Kur doni të fshiheni, thoni se këtë çështje e ka në dorë drejtësia. Cila drejtësi? Sigurisht, prokuroria. Çfarë mesazhi dhatë që çështja të dalë në dritë?

Dje, një ish- prokuror i regjimit të Enver Hoxhës, në Komisionin e Ligjeve tha: “Të nisim procedurat e shkarkimit për kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, që ta dëgjojë prokurori i Përgjithshëm, ta dëgjojë kryetari i Gjykatës së

Page 15: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

15

Lartë dhe secili prej gjyqtarëve, nëse cenohet në këtë mënyrë banditeske dhe rrugaçërore Presidenti i Republikës nga persona, tashmë të provuar, të përfshirë në narkotrafik, nga persona, që nuk qeshin më, sepse u ka ngrirë buzëqeshja në buzë, u ka rënë droga dhe aeroplani në prehër me rrotë të thyer. Nuk e kapi policia drogën, por e kapi droga policinë, qeverinë dhe secilin prej jush, që guxon të ngrejë zërin në mbrojtje të kësaj afere.

Vazhdimisht ju pëlqen të imitoni Faik beun. Sigurisht, ai ishte bej, ju jeni proletarë. Jua heq dera!

Ju pëlqen t’i bëni jakat e këmishës si Faik beu. Kujtoni se në këtë mënyrë merrni edhe mendjen e Faik beut. Bëni copy-paste fjalët e Faik beut: “I nderçim, zoti Kryeministër!”

Faik beu ka lënë një fjalë në një moment cinizmi, por cinizmi, në fakt, nuk qenka gjë tjetër, veçse e vërteta e thënë në momentin kur askush nuk do ta dëgjojë: “Shqiptar, lirinë që kërkoni, nuk e meritoni!” Kanë kaluar 100 vjet nga ajo ditë. Shqiptarët, 23 vjet më parë, ju kanë treguar se e meritojnë lirinë. E meritojnë dhe nuk janë më shqiptarët e kohës së Faik beut. Shqiptarët i keni te dera. Ata jua kanë ngrirë buzëqeshjen, ata ju kanë zverdhur fytyrën, ata nuk lejojnë më asnjërin prej jush, që fliste për superakasion, të klithë nga vendi. Jo, kanë ulur kokën.

Ata do të bëjnë që të ikësh, i zbehur Kryeministër! Do të ikësh dhe nuk do të kesh kohë të marrësh gjë me vete! Nuk do të kesh asnjë minutë kohë të gëzosh paratë e narkotrafikut! Ky është premtim! Nuk është kërcënim!

Faleminderit! Ilir Meta- Zoti Braçe, urdhëroni! Erion Braçe – Zoti Kryetar, Të flasësh në këtë sallë në emër të Dasho

beut, natyrisht nuk është nder. Të citosh Faik beun, natyrisht është mirë. Megjithatë, në qoftë se ka një gjë kjo sallë që nga shtatori kur ka filluar ky sesion, ka të bëjë me shpërdorimin e fjalës në këtë sallë, ose më saktë me përdorimin e fjalës për të gënjyer këdo, në radhë të parë, veten, kolegët në sallë dhe pastaj qytetarët e Republikës së Shqipërisë, që na ndjekin, dhe e gjitha shoqëruar me një amnezi që vërtet i detyron qytetarët e Republikës së Shqipërisë të qeshin me çdo folës që bën këtë gjë, gënjen dhe

harron se çfarë ka qenë. Deri tani, në një orë, kanë folur ish-ministri i Drejtësisë, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, ish-deputeti, ka folur edhe ish-kryeministri, duke harruar që jo më larg se 7 muaj e gjysmë më parë kanë qenë në pushtet. Kanë kaluar të gjithë ciklin e mbjelljes, kultivimit, korrjes, përpunimit dhe të tregtimit të drogës, dhe jo për vitin 2013, por për vitin 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, përfshirë edhe korrjet e mëdha dhe të frytshme të shtatorit. Ky është problemi.

Megjithatë, po kthehem edhe një herë te shpërdorimi i fjalës këtu në sallën e Kuvendit. Dje shefi i misionit të FMN-së bëri të qarta dy gjëra:

E para, nuk bëhet fjalë që në Shqipëri të ketë krizë greke.

E dyta, ekonomia e këtij vendi ka filluar të rimëkëmbet.

Tani kam një pyetje: ku shkuan ligjëratat tuaja për muaj e muaj të tërë këtu në sallën e Kuvendit, duke shpërdoruar fjalën dhe duke dhunuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë; ata që jetojnë me paga, me pensione, me punën e tyre të ndershme dhe gjithë ata të tjerët që kanë ndërtuan një sipërmarrje të ndershme në këtë vend, të dhunuar prej jush me skenarin grek? Mbaroi ajo çështje dhe, natyrisht, ju dështuat.

Jo më larg se javën që shkoi, u mbajt parlamenti dhe qytetarët nëpër shtëpitë e tyre, me një çështje të vetme: thyerjen e embargos, që oligarku i ri Edi Rama kishte bërë përkundrejt Iranit. Pardje, zëdhënësja e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë doli dhe tha se nuk ka thyerje të embargos, nga Shqipëria jo e jo, por as nga ndonjë vend tjetër. E harruat edhe këtë.

Çohu, moj zonjë, që bërtisje javën që shkoi dhe pa pikën e turpit na tregoje iPad-in tënd.

(Ndërhyrje nga salla)

Po të tregoj iPad- in tënd dhe timin bashkë, që dëshmon pikërisht këtë që sapo thashë. Natyrisht, iku edhe kjo çështje.

Tani keni ardhur te çështja e drogës. Si ka mundësi, që ka një orë që flisni dhe i vetmi trafikant që është përmendur këtu në këtë sallë qenka Blendi Klosi? Po pyes të gjithë qytetarët që e njohin Blendi Klosin, këtu e 15 vjet: a keni dëgjuar ndonjëherë, përveçse nga goja e atij zotërie, të përmendet Blendi Klosi për trafik droge? Nga anë tjetër, keni dëgjuar deri tani ndonjë emër trafikanti droge të përmendet në

Page 16: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

16

këtë sallë? E dini pse? Sepse asnjëri prej tyre nuk ka shqetësim trafikun e drogës. Nuk ka shqetësim as mbjelljen, as kultivimin, as korrjen, as përpunimin dhe as trafikimin e drogës. Shqetësimi i tyre është pushteti, ai pushtet që ju ia morët me votë dhe ai që bërtet atje përjashta nuk ka për ta marrë dot kurrë me votë, jo vetëm se nuk e lini ju, por sepse nuk e duan as këta.

Ju thashë pak më parë, se ta përdorësh fjalën për të gënjyer, nuk të nxjerrë në dritë. Kam listuar, që 2 orë pas ngjarjes deri ditën e sotme, një mal me gënjeshtra, të cilat nuk i përmend më askush sot. Është i njëjti njeri që tha: “Avioni është pa leje”. Rezultoi e kundërta. Është i njëjti njeri që tha: “Avioni ishte mbushur në Rinas”. Është i njëjti njeri ose e njëjta, që vazhdon të flasë, që tha: “Avioni ishte mbushur në Rinas”. Rezultoi që avioni nuk ishte mbushur në Rinas. Avioni ishte bosh edhe kur u ul. Është i njëjti njeri që tha: “Avioni ra nga mbipesha”. Të gjithë ata që e kishin xhiruar avionin, dëshmuan se ai u ul dhe nuk ra nga mbipesha. Është i njëjti njeri që tha: “Avioni ishte plot, por u shkarkua në Divjakë”. Të gjitha provat dëshmojnë se nuk ka, absolutisht, asnjë të vërtetë edhe në këtë fjali. Është i njëjti njeri që tha: “Piloti ka hyrë e ka dalë nga Rinasi pa u kontrolluar”, ndërkohë që të gjitha pamjet e shfaqura dje, të aeroportit të Rinasit, dëshmojnë të kundërtën: i kontrolluar një më një, madje edhe në trup. Është i njëjti njeri që tha: “Piloti doli pa u kontrolluar, me ndihmën e avokatit Eno Bushi” dhe është i njëjti njeri që do të lërë qindarkë më qindarkë 100 mijë euro si dëmshpërblim për shpifjen e tij. Është i njëjti njeri që tha: “Policia nuk ishte atje, kur u ul avioni, por shkoi pas një ore” dhe solli si shembull karratrecin që ishte marrë në Lushnjë. Sot, edhe gazeta e tij kishte nxjerrë një fakt tjetër, që karratreci ishte marrë 3 minuta larg nga vendi i ngjarjes, në Divjakë, jo në Lushnjë dhe, natyrisht, policia ishte aty 7 minuta pasi avioni ishte ulur. Këtë e konfirmojnë të gjitha fotot, madje edhe ato që ia serviri gjithë dynjasë dhe që, në fakt, i serviri për trafikantë të gjithë njerëzit që ishin aty, që ishin thjesht policët e shtetit duke bërë detyrën e tyre.

Sot nuk përmende asnjë nga këto gënjeshtra. Sot u ka ikur të gjitha këtyre gënjeshtrave dhe thotë vetëm një gjë: “Ti je trafikant, edhe ti tjetri, edhe ti tjetri. Për ty ka një raport, për ty ka atë e të tjera me radhë” dhe

harron që 8 vjet me radhë i kishte të gjithë këtu në këtë sallë, mund të vinte kollaj me pranga dhe t’i arrestonte. Nuk e bëri. E dini pse? Sepse nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt. Të vetmen provë që ka, ia ka dhënë kjo qeveri me avionin atje në Divjakë dhe kjo qeveri me Policinë e Shtetit, me gjithë të arrestuarit atje në Divjakë.

(Ndërhyrje nga salla)

Ilir Meta – Ju lutem, qetësi! Erion Braçe - Po ndalem pikërisht këtu te

Divjaka për të thënë dy gjëra. E para dhe, mbi të gjitha, Divjaka dhe

divjakasit nuk janë të përfshirë në trafik droge, zonja Topalli. Divjaka dhe divjakasit, zonja Topalli, prodhojnë dhe tregtojnë karrota pa hesap. Pra, Divjaka po përdoret këtu në sallën e Kuvendit thjesht dhe vetëm për të fshehur Lazaratin, jo si fshat, as si komunitet, por për të fshehur sipërmarrësit e drogës në Lazarat. A keni dëgjuar ndonjëherë që t’i përmendin? Kanë 3 ditë. E kanë përmendur ndonjëherë Lazaratin? Ka 15 vjet që çdo raport ndërkombëtar, çdo raport i brendshëm, përmend vetëm Lazaratin si plantacionin më të madh në këtë vend. Ka 15 vjet. Kaluan 8 vjet. Mbani mend ndonjë operacion të këtyre zotërinjve në Lazarat? Kthehuni pas në kohë! Kujtoni të gjitha operacionet që janë kryer në atë fshat kundrejt sipërmarrësve të drogës dhe jo kundrejt fshatit dhe do të kujtoni se i kanë bërë vetëm qeveritë tona, qeveritë socialiste, me përgjegjësinë maksimale dhe me dëme të pallogaritshme jo politike, por njerëzore dhe, në anën tjetër, suportin e secilit prej jush kundër Policisë së Shtetit dhe në mbrojtje të sipërmarrësve të drogës në atë vend.

Ky është problemi kombëtar që kemi. Kemi një opozitë të tërë që ishte në pushtet dje, e bërë njësh, me sytë mbyllur, me përgjegjësi të qartë politike, me mbështetje të qartë politike nga sipërmarrësit e drogës, ekzaktësisht në Lazarat; të gjithë ata që nga mbjedhja, kultivimi, korrja, përpunimi dhe në fund edhe tregtimi i trafikut të drogës. Ky është problemi që duhet të shqetësojë çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, që ne kemi një grusht politikanësh që janë në mbrojtje të qartë të këtij fenomeni, ashtu siç kemi tërësisht një qeveri të angazhuar për ta luftuar këtë fenomen deri në qelizën e fundit të tij. Kjo gjë nuk mund të bëhet vetëm nga njëra palë. Shqetësimi i madh që kanë sot familjet shqiptare,

Page 17: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

17

ata që e vuajnë më tepër plagën e drogës, apo ata të tjerët që gjejnë mundësi punësimi në plantacionet e drogës, kërkon një zgjidhje kombëtare. Këtu nuk ka një zgjidhje kombëtare. Këtu ka një vullnet të qartë për t’u dal zot sipërmarrësve të drogës në Lazarat, ashtu siç ka një vullnet të qartë të një qeverie që kërkon ta luftojë këtë fenomen deri në qelizën e fundit. Kjo është diferenca midis nesh edhe jush. Kjo është diferenca midis kësaj qeverie dhe asaj qeverie, që deri 7 muaj më parë ishte ekzaktësisht këtu, në këtë vend dhe me sy mbyllur lejoi, që më shumë se 15 tonë drogë të sekuestruara nga kjo qeveri, të mbilleshin, të korreshin, të përpunoheshin dhe të shiteshin, duke xhiruar miliona euro në xhepat e sipërmarrësve të drogës të lidhur me atë qeveri dhe, natyrisht, edhe me këtë opozitë.

Faleminderit! Ilir Meta – Fjalën e ka deputetja Jozefina

Topalli. Jozefina Topalli – Parafolësi, pasi i ka larë

duart me sarinë, mund t’i lajë edhe me miell, pastaj mund të përdorë edhe ndonjë gjë tjetër.

(Ndërhyrje nga salla)

Zoti spërkatës, kryetar i Parlamentit, zoti Riformato, ju matrioshka kokulur, ju të tjerët të nënshtruar, qeverisja dhe mafia zënë të njëjtin territor: o bëjnë luftë, o bien dakord. Ju keni rënë dakord. Dakordësinë e keni filluar përpara 1 prillit, atë ditë kur i bëtë thirrje çdo fundërrine shqiptare që të bashkohet për të rrëzuar Sali Berishën. Ajo ditë që u pasua nga koalicioni i 1 prillit. Që nga ajo ditë, shqiptarët kanë dëgjuar për 300 000 vende pune, kanë dëgjuar për legalizimet falas, kanë dëgjuar për rritje rrogash, për shëndetësi falas, për bujqësi, subvencione, kanë dëgjuar çdo gjë, që vetëm dikur ai i jepte falas.

Prej 8 muajsh, në këtë sallë flitet për rritjen e papunësisë, për rritjen e varfërisë, për rritjen e borxhit, për thyerjen e embargos së naftës që vinte nga Irani dhe, sipas zëdhënëses së fundit, është ndalur me anije këtu në Vlorë. Kanë dëgjuar mashtrime, manipulime, spekulime të pafundme dhe kanë parë avokatinë e trafiqeve, avokatinë e goditjes me antitank, avokatinë e goditjes mbi fëmijët e një qytetari këtu afër Tiranës. Kanë parë emërime në krye të antidrogës, në krye të policisë, në krye të administratës të njerëzve të implikuar me krimin,

të dënuar penalisht: fundërrina, që u bashkuan më 23 qershor, bashkuar të mashtruarve, socialistëve të vërtetë, që besonin se gjërat mund të shkonin më mirë.

Sikur 2 muaj më parë, ish-kryeministri Sali Berisha të mos ju kishte thënë që jo vetëm keni hapur rrugët për drogë, jo vetëm keni hapur portet për drogë, jo vetëm që sasia e drogës që kapet në Itali ka shkuar mbi 5 tonë dhe në Greqi mbi 10 tonë vetëm për 3 muaj, siç nuk kanë ndodhur kurrë ndonjëherë në historinë e vendit tonë, por ju tha që edhe me avion, edhe në strukturën e ushtrisë në Gjadër, kalonin avionë me drogë, ju qeshët, u tallët. Thatë: “Jeni UFO. Ne po spërkasim”. Ai tjetri tha: “Janë mushkonja”. Por me kë talleni? Talluni sa të doni me ne që jemi këtu në këtë anë, por me qytetarët shqiptarë mos u tallni!

Çfarë ka ndodhur që nga ajo ditë? Ti je i implikuar, ti duhet të ikësh dhe ti do të ikësh, sepse 2 muaj resht ke bërë çdo përpjekje për të zhdukur çdo gjurmë, për të mos thënë asnjë fjalë, për të fshehur çdo të vërtetë, duke filluar që nga ajo zonja atë ditë, kur Arben Imami tha: “Shiko, Gjadri përdoret për trafik... Nuk foli. Nuk tha asnjë fjalë. Të nesërmen, opozita i kërkoi të vijë në Komisionin e Sigurisë me përgjegjësi dhe seriozitet të madh, se në atë komision mbledhjet mund të bëhen të mbyllura dhe gjërat e rëndësishme mund të diskutoheshin me ministren, e cila e kishte për detyrë në bazë të Kushtetutës, të Rregullores, të përgjegjësisë për ngjarjen jashtëzakonisht të madhe, që të përgjigjej. Jo, jo, në vend të kësaj, ministrja i dërgoi një letër prokurorit dhe i kërkoi hetimin e Arben Imamit dhe pas kësaj dërgoi edhe një letër tjetër dhe urdhëroi që të hetonte Arben Imamin, pastaj opozitën që guxonte dhe siç thotë ky matrioshku tjetër, “nxit instiktet kriminale të qytetarëve, sepse kjo nuk thotë të vërtetën”. Çfarë ndodhi pas kësaj? Seancë plenare, e turpit tuaj duke filluar nga ky, që duhet të ikë, mushkonja apo ai më lart tij, që fliste për spërkatje.

Po, ky është teatri i absurdit, zotërinj deputetë. Po ju, që heshtni, po ju, që ulni kokën mirë bëni, por në jetë një herë thuhet e vërteta. Sigurisht që është e frikshme. Situata është dramatike. Po sikur të mos i këputej rrota? Ju përsëri do të talleshit, do të thoshit siç thoni edhe sot, e guxoni të luani me identitetin tuaj, me

Page 18: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

18

intelektin e qytetarëve, me inteligjencën e tyre, nuk ka ndodhur. Po doli? Ndodhi. Nuk doli? Nuk ndodhi. Dhe kështu keni ecur. Të gjithë qelbësirat dhe fundërrinat e shoqërisë që u bashkuan për të rrëzuar Sali Berishën, janë në administratën e shtetit, me në krye këtë këtu, që duhet të ikë. Dhe ti do të ikësh. Dhe ti do të ikësh. Në historinë e Shqipërisë ka ndodhur që politikanë, ashtu si edhe në vendet e tjera, të përdorin të fortët që i keni këtu, paratë e tyre që ju duhen përsëri dhe që i përdorët me 23 qershor, që të mbështeten tek ata. Po kurrë në historinë e Shqipërisë, kaq fort me mbështetjen e kryeministrit, ata nuk kanë hyrë në këtë sallë. Është hera e parë. Mafia nuk është më në periferi. Mafia ka zyrat më luksoze. Mafiozët quhen biznesmenë, quhen ndërmarrës zhvillimorë, të jashtëzakonshëm. Mafia është në qendër të Tiranës, mafia është këtu, prandaj qeshni ju. Mafia të merr peng. Kryeministri ka qenë i detyruar t’i fuSI në listën e deputetëve dhe pastaj nuk guxon katër ditë rresht, të dalë dhe të flasë për atë që ka ndodhur. Po çfarë prisni ju të ndodhë më shumë se sa jeni paralajmëruar? Pikërisht te vendi ku Sali Berisha i kishte thënë, bie avioni? Në fakt, rrota ju ra mbi kokë. Sigurisht, që kjo është një betejë e gjatë. Mafia dhe qeverisja zënë të njëjtin territor, o bëjnë luftë o bien dakord. Ky ka rënë dakord dhe duhet të ikë. Nga ana tjetër së bashku me qytetarët ne do të bëjmë luftën dhe nëse nuk ikën, do ta heqim. “Ik, Edi Rama”, ose do të të heqim. “Ik, Edi Rama shpejt”, ose do të heqim keq dhe më keq.

Ilir Meta – Fjalën e ka Kryeministri, zoti Edi Rama.

Edi Rama – Nuk po dal aty, se ç’kam pasur për të thënë në lidhje me këtë çështje e kam thënë dhe dua vetëm 30 sekonda. Sot në këtë sallë kam ardhur për shqiptarët që presin legalizimet prej jush, prej 20 vjetësh dhe, për të cilat ne do të bëjmë atë që jemi zotuar, legalizimet falas. Tani, prokurorinë e keni ende nën hijen e frikës nga ai, gjykatat nuk diskutohet, Presidentin e Republikës me siguri do ta kishit 100% për vete në këtë rast, kështu që unë ju bëj një propozim: ta mbyllim këtu këtë debat dhe të biem dakord që, unë i pari, Saliu i dyti, adjutanti te SHQUP-i i treti dhe e gjithë gridëria e angazhuar nëpër shfaqje të neveritshme të shkojmë një e nga një përpara

prokurorëve të çështjes dhe nëse ju provoni një...

(Ndërhyrje pa mikrofon) Dëgjojeni dhe propozimin... Ilir Meta – Ju lutem, sepse zoti Rama, ju

ka dëgjuar me qetësi dhe nuk ka reaguar, kur keni folur ju.

Edi Rama – Unë po ju bëj një propozim konkret, që i vlen çdo kujt, gjithë shqiptarëve dhe të gjithë atyre, që nga jashtë Shqipërisë ndjekin këtë çështje. Pse nuk e dëgjoni deri në fund? Pra, edhe një herë, unë i pari, Saliu i dyti, adjutanti i SHQUP-it i treti, dhe pa diskutim gjithë gridëria e angazhuar në këtë shfaqje, të shkojmë një e nga një përpara prokurorëve të çështjes dhe nëse ju do të provoni jo të gjitha, por një qoftë edhe vetëm një, nga të gjitha akuzat tuaja të të gjithë këtyre ditëve, që më lidhin mua me trafikun e drogës, unë nuk do të jap thjesht dorëheqjen, por do të zhdukem përgjithnjë nga ky mikrofon dhe nga çdo mikrofon dhe do t’i nënshtrohem çdo ndëshkimi. Ama të biem dakord, që në rast të kundërt, nëse asgjë nga të gjitha këto, që ju keni ngritur në këtë valë llumi dhe keni derdhur në veshët e të gjithë shqiptarëve për lidhjet e mia me drogën nuk do të provohet, atëherë unë nuk kërkoj të njëjtën gjë, që do të bëja vetë, unë ju kërkoj që vetëm të bini dakord, që Saliu dhe Jozefina të bashkohen me ekipin e Ministrisë së Shëndetësisë një ditë si vullnetarë për të dezinfektuar Divjakën nga mushkonjat, në prag të sezonit turistik.

Ilir Meta – Dezinfektimi është një proces i pashmangshëm, që do të ndodhë nga liqeni i Butrintit deri në Shëngjin e Velipojë, sipas informacioneve më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë. Zoti Berisha.

Sali Berisha - Në Shqipëri dhe mbarë botën panë më të pudrosur se kurrë Edi Ramën, baronin kryesor të drogës në Shqipëri dhe Europë. Panë Edi Ramën, i cili me një shpejtësi të rrufeshme, e shndërroi Shqipërinë në vendin e narkoflotimeve. Panë Edi Ramën, i cili u serviri shqiptarëve aeroplanët e narkotrafikut për mushkonja. Panë Edi Ramën, se si i rriti mushkonjat në aeroplanë dhe se si i ranë rrotat në rërën e Divjakës. Edi Rama ka një backround. Njëlloj siç është e lidhur bloza me tymin, është i lidhur Rama me drogën. Kthehuni pak te banda e Rrugës së Kavajës, vazhdoni pak me bandën e “Hakmarrjes për Drejtësi”, shkoni te banda e

Page 19: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

19

Dritan Dajtit, vazhdoni tek intimët e tij, që të gjithë vetëm drogë bënin dhe e pudrosnin me drogë, pa përmendur Kadrofskin dhe dokumentet e tij. Pra, ti kërkon dhe zotohesh se po të hetohesh, do të hetohesh ti, por qytetarët shqiptarë do ta rrëzojnë qeverinë tënde. Dhe ti i ke bërë vendit dëmin më të pallogaritshëm me narkotrafiqe dhe ti je shndërruar në një rrezik të madh kombëtar për çdo fëmijë, për çdo të ri, për çdo grua, për çdo burrë dhe për çdo të moshuar të këtij vendi. Ndaj dhe lëvizja sot filloi. Lëvizja do ta përmbushë misionin e saj, por është mirë të kuptosh se je i vetmi kryetar ekzekutivi në Europë, që shndërron vendin tënd në Kolumbi dhe pastaj mendon se do t’i shlyesh këto me fjalime. E di ç’më kujtove mua me ato fjalime? Absolutisht m’u kujtua fjalimi i lamtumirës së Enver Hoxhës.

Ju puth e të mbllaços moj Shqipëri, thoshte ai, ju puth e ju përqafoj shqiptarë, thotë Edi Rama. Identikë. Para fundit gjithnjë ka një frymëzim të njëjtë.

Ilir Meta – Po, zoti Rama. Edi Rama – Mbase për shkak të moshës

dhe të mosqenit anëtar i Partisë së Punës, unë nuk e kujtoj që Enver Hoxha të ketë bërë një fjalim lamtumire se po ta kishte bërë, zotrote do të kishe vdekur nga infarkti. Hysni Kapo po vdiste dhe ti i ngele Vitos në prehër. Llogarite po të dëgjoje atë fjalim lamtumire! Do të kishe vdekur në vend. Tani unë nuk të thashë as ty, as nuk ju drejtova gridërisë me përbetimin tim, që të hetohem. Unë të them ty, që e ke përbaltur Shqipërinë 20 vjet, bëhu burrë, çohu bashkë me adjutantin e SHQUP-it, bashkë me gridërinë tënde dhe, edhe unë me ju, para prokurorëve, vërteto një, vetëm një nga akuzat e tua. Duhet ta pranoni që propozimi im ishte jashtëzakonisht dashamirës. Unë ju them se nëse i vërtetoni, unë jo jap dorëheqjen, por zhdukem përgjithmonë dhe i nënshtrohem çdo ndëshkimi ligjor. Ndërkohë që juve ju kërkova që bashkë me Jozefinën, me ekipin e Ministrisë së Shëndetësisë, vullnetarisht, një ditë dezinfektim, se nuk mund të kërkoj dot unë që të largohesh ti nga mikrofoni, se është njësoj si t’i kërkosh mizës të largohet nga shtegu i jashtëqitjes së kalit. Dhe këtë, nuk mund ta kërkojmë dot ty.

Ilir Meta - Ju lutem kini durimin ta duroni njëri-tjetrin dhe nuk keni pse ndërprisni asnjë koleg.

Sali Berisha – Duke ditur rëndësinë kapitale të problemit, erdha i betuar këtu që të mos merrem me asnjë aspekt tjetër të këtyre shokëve, përveç drogës. Për sa i përket qëndrimit të tij, para dhe ditët e vdekjes së Enver Hoxhës, unë mund t’ju rrëfej me saktësi çdo gjë, mbasi për fatin tim, një mik imi është dëshmitar i të gjitha atyre, por këto janë sot të largëta dhe të parëndësishme, sepse rëndësi për ju dhe fëmijët tuaj, për qenien tuaj, për dinjitetin tuaj, ka shpëtimi i Shqipërisë nga narkotrafiku. Shqipëria, në 8 muaj qeverisje, u shndërrua në Kolumbinë e Europës dhe në Kolumbinë e Europës. Nuk e shndërroi as prokuroria e Zvicrës, as prokuroria italiane, nuk e shndërroi as opozita shqiptare, në Kolumbinë e Europës e shndërruan ata, të cilët angazhuan flotiljet e narkotrafikut me lejën dhe miratimin e Edvin Ramës, këtij baroni droge, për të cilin shumë vitesh ju paralajmërova se e ka shndërruar Tiranën në megalavatriçen e larjes së parave të drogës në Ballkan dhe më gjerë. Tani po e shndërron Shqipërinë në lavatriçen e madhe, gjigante, të trafiqeve të drogës dhe larjes së parave të tyre.

Kjo seancë është për këtë problem. Merre po deshe rrotën e avionit si dëshmi, se do të të thonë: “O rrotë avioni. O Kryeministër rrotë avioni.” Po nuk ke ku e çon atë, o rrotë avioni! Ajo është bërë simboli yt, sepse për dy muaj rresht e ke mohuar në mënyrën më të paskrupullt, madje ke bërë avokatinë e atyre rrotave të pathyera, që tani janë të thyera!

Ilir Meta – Ju lutem, sepse e kthyet në debat rrote!

Zoti Rama, keni fjalën. Edi Rama – Unë vazhdoj të këmbëngul,

duke qenë se përmasat e çështjes, ashtu siç ju e përshkruani, janë kaq dramatike, aq më tepër kur ju pretendoni se dispononi fakte dhe dokumente, se ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë fund këtij jermi shumëvjeçar në mungesë të një prokurorie, që, në fakt, duhet ta kishte bërë prej 20 vjetësh detyrën, që, kur politikanët bëjnë akuza të kësaj natyre për njëri-tjetrin, duhet t’i thërriste dhe t’u thoshte: “Urdhëroni, na jepni provat”!

Nëse të dhimbset kaq shumë Shqipëria, që të duket e mbërthyer nga narkotrafiku dhe disponon në formë provash gjithë ato akuza që ke hedhur për të çoroditur opinionin publik, edhe një herë po të them, dhe nuk të kushton asgjë që,

Page 20: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

20

po nuk i provove dot, bashkë me Jozefinën një ditë të shtune, do të vijë me ty edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, të spërkasni në Divjakë, sepse është për sezonin turistik. Në rast se i provoni, unë ju siguroj që jo do të jap dorëheqjen, por gjithë sa thashë.

Prandaj, çohesh këtu, merr fjalën, rimerr fjalën, vazhdon fjalën, seanca, seanca, seanca. Bëhu burrë, Sali, çohu, bashkë me gridërinë tënde, merre adjutantin e SHQUP-it, e shkoni te prokurorët! E ke shumë të thjeshtë, vërteto një akuzë dhe shpëto njëherë e mirë nga unë! Është shumë e thjeshtë! Lëre Enver Hoxhën, lëre Hysni Kapon, mos u merr me atë histori, sepse kur na kujton atë histori, na kujton se sa shumë peng e ke mbajtur gjithë këto vite këtë vend, si personazhi i vetëm i mbetur këtu vërdallë i asaj historie! Lëre, mos u merr me Enver Hoxhën, më dëgjo mua!

(Ndërhyrje nga salla.)

Ilir Meta – Ju lutem, sepse keni për të folur përsëri.

Sali Berisha – Më duhet t’i them se së bashku me Mrikën do të ikni! I përdorët bazat, e përdorët territorin për avionë droge. Ka vetëm një rrugë: të ikësh sa më parë!

Edi Rama – Edhe një herë po ta përsëris, nëse ke kurajën, që unë e konsideroj paturpësi, por mund të jetë kuraja e një qëndrestari antidroge, që nuk e kemi njohur, nëse ke kurajën e qëndrestarit antidrogë, merre gjithë gridërinë me vete e shko te prokurori! Të tjerat janë të gjitha “dokrra hini”, siç thoshte At Gjergj Fishta.

Shkoni te prokurorët, vëruani në dispozicion ato dokumentet dhe faktet, që u thua shqiptarëve se i ke! Vëruani në dispozicion të gjitha lidhjet, që ti me siguri i njeh, midis drogës dhe shtetit, sepse ke qenë kryeministër në kohën kur bëhej gjithë kjo mbjellje e madhe; provo një lidhje të vetme timen me këtë çështje dhe e ke të zgjidhur këtë punë. Nuk ke nevojë të lësh Ndërmarrjen e Gjelbërimit dhe Ujësjellësin pa punë, duke i sjellë këtu përpara parlamentit për të bërë protestë, as atë lumëmadhin e Lazaratit. Pse e solle deri këtu atë? Po ai për çfarë erdhi: në emër të kultivuesve apo në emër të qëndrestarëve, sepse nuk e kuptova!? Përgjigju këtu: pse kurrë në jetën tënde nuk pate kurajën të provosh përpara prokurorisë dhe gjykatës një akuzë që u ke bërë gjithë njerëzve 20 vjet?! Përgjigju!

(Ndërhyrje nga salla.)

Edhe një njeri që fute në burg, shkove e gjete Fatos Nanon. Ky je ti!

Ilir Meta – Ju lutem! (Zoti Berisha ndërhyn nga salla pa

mikrofon.)

Edi Rama – Unë të them bëhu burrë, vërteto një akuzë përpara prokurorisë, që ka frikë nga ty, te gjykatat që janë me ty, me Presidentin, që është gati të vijë pas teje, ndërsa ti i thua shko në spital!

Ilir Meta – Pse çoheni në këmbë, nuk e kuptoj?!

(Ndërhyrje nga salla.)

Edi Rama – Hajde ta bëjmë testin tani, por vetëm me këtë kusht, që do të shkosh me Jozefinën në Divjakë për dezinfektim!

Ilir Meta – Pesë minuta pushim. Edi Rama – Nuk po them të merrni edhe

Kastriotin me vete, se mund ta ngatërroni me ndonjë mushkonjë atje!

(Pas pushimit)

Ilir Meta – Rifillojmë seancën! Ftoj mediat të jenë të pranishme! Fjalën e ka zoti Astrit Patozi. Astrit Patozi – Faleminderit, zoti Kryetar! Të nderuar kolegë, Nuk e kam mbajtur ndonjëherë veten për

profet, sigurisht që nuk kam ndërmend ta bëj sot, por dua vetëm t’ju kujtoj se para rreth një muaji në këtë sallë i jam drejtuar kësaj maxhorance dhe këtij Kryeministri (iku) me pyetjen: çfarë nguti keni, përse nuk jeni të qetë, saqë të krijoni përshtypjen sikur do të ikni nesër? A thua se jeni një qeveri që mbaheni me shpirt ndër dhëmbë pas një deputeti dhe jo një shumice të cilësuar me mbi 84 vota? Sot unë e kam gjithsesi një përgjigje, sepse përpiqem ta kuptoj Kryeministrin edhe kur thotë të kundërtën e asaj që ia imponon detyra dhe e vërteta. Kam lexuar frikë dhe dëshpërim, jo thjesht në hartimin e tij të fundit, më i keqi me të cilin një kryeministër mund t’i jetë drejtuar ndonjëherë popullit të vet. Nuk kam vërejtje për stilin, as për gjuhën apo figuracionin, por për gjoja argumentet, të cilat ishin fyese edhe për një intelekt nënmesatar.

Është fare e qartë që Edi Rama e ka me ngut, ndaj iu turr që në muajt e parë të qeverisjes së tij çdo qendre sado të vogël të pushtetit, që

Page 21: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

21

nuk e kontrollonte, pasi ai e di se në rastin më të mire nuk po qeveris, dhe në rastin më të keq maxhoranca e tij po e merr me shpejtësi rrokullimën. Atij nuk i pret puna për të zënë çdo shteg që ta evitojë apo ta shtyjë me sa mundet gremisjen e pashmangshme të qeverisë së vet, sepse qeveria që ai bashkëdrejton është një lukuni grabitqarësh pa asnjë vokacion tjetër, përveç atij të përfitimit të shpejtë në çdo cep të këtij vendi, ku mund të prodhohen para të pista.

Rasti i avionit të drogës e solli në pozitën më qesharake, por e nxori edhe të dobët, edhe të pazotin, siç është, në sytë e çdo qytetari normal të këtij vendi.

Zoti Kryeministër, të kam parë të krekosur, duke tundur gishtin në këtë sallë dhe duke kërcënuar opozitën: “Prisni, prisni, se nuk keni parë gjë akoma”. Të kam parë, gjithashtu, disa herë, edhe si parmbrëmë dyllë të verdhë, duke folur përçart nga halli, ndaj duhet të zgjedhësh: ose bëj trimin dhe çoje deri në fund, ose qëndro në natyrën tënde, merr rolin e viktimës, se dukesh më i vërtetë. Të dyja nuk i mban dot, se bëhesh sa karagjoz aq edhe i pabesueshëm. Edi Rama, pas këtyre që kanë ndodhur, ke vetëm dy rrugë: të pranosh që Shqipëria është jashtë kontrollit dhe se në të mund të hyjnë e të dalin sa herë të duan nga ajri, nga deti dhe nga toka trafikantë të drogës të të gjitha kategorive dhe përmasave, që nga spaciatorët e vegjël të hashashit e deri tek Eskobarët, që e transportojnë kokainën me aeroplan. Kjo është katandisja që i ke bërë këtij vendi në vetëm 9 muaj qeverisje; e dyta, të pranosh që Shqipëria është në kontrollin e mafies së drogës, e cila ka kapur, në radhë të parë, qeverinë tënde. Në të dyja rastet duhet të largohesh ose si i paaftë, ose si i pudrosur. Zgjidh e merr njërën nga të dyja. Unë nuk hyj te njerëzit që nxitohen e thonë fjalën e fundit të parën, ndaj nuk kam ndërmend të të akuzoj si të përfshirë direkt në aferat e drogës, aq më tepër kur ka edhe një hetim që po kryhet, tek i cili nuk është se shpresoj shumë. Mund të them që kam lënë mendtë kur të kam dëgjuar se u përgjëroheshe shqiptarëve të besonin se ti nuk kishe gisht në trafikun e drogës. Madje nuk u mjaftove me kaq, por more përsipër edhe Saimir Tahirin, sepse vure dorën në zjarr edhe për të. Po e zëmë për një çast se po të besojnë të gjithë që po thua të vërtetën, madje edhe unë, që nuk e kam fare me qejf t’i zë besë kësaj qeverie. Duhet

të ta dimë për nder ne që ti nuk merresh me trafik droge? Për këtë i ke marrë votat ti? Kjo është puna e vetme që di të bësh? Është njësoj si të thuash se unë jam burrë shumë i mirë, se nuk kam vrarë ende asnjë njeri deri tani.

Kam edhe një këshillë për sa kohë të jesh kryeministër. Mos i kërko opozitës që të besojë patjetër dhe ta shash e ta mallkosh atë përse ajo nuk e bën. Ne jemi votuar dhe paguhemi që të mos besojmë asnjë fjalë tënden dhe të qeverisë që ti drejton. Edhe 100 milionë shuplakat, që të dhanë votën më 23 qershor, nuk kanë për borxh t’u betohesh për kokën e nënës në hartimin panegjirik të radhës, sa herë je në siklet. Ata nuk të kanë votuar për fjalët që thua, por për punët që bën. Harroje se ua ke marrë peng besimin për katër vjet, se ata që janë jashtë mund të të shkrijnë në sekondë, në rast se e shpërdoron mbështetjen e tyre! Siç je duke e bërë kudo, në çdo gjë dhe vazhdimisht deri tani, Edi Rama. Ti duhet të largohesh para kohe, sepse nuk rrezaton asnjë shpresë, e jo më ndonjë grimë frymëzimi, se mund të ndryshosh diçka për mirë në këtë vend.

Kur ishe në opozitë, e kishe me qeverinë, kryesisht me Sali Berishën, por edhe me çdokënd tjetër që nxirrte kokën mbi ujë në rezervatin e maxhorancës. Ishte detyra jote dhe nuk kam asgjë kundër aksionit politik të çdo opozite, edhe kur ai është i ekzagjeruar. Madje në një kohë jo shumë të shkurtër, inatin kryesor e kishe me Ilir Metën, për shkak të të cilit ishe gati t’i vije zjarrin Shqipërisë. Për pak ia vure, në fakt, më 21 janar. Më vonë hëngre ngjalat dhe ndryshove kryekëput vizionin. Kur erdhe në pushtet, the se e ka fajin sistemi dhe jo njerëzit, sepse është ai që e pjell korrupsionin. Por çfarë ke bërë ti për të ndryshuar sistemin? Nuk ke sjellë asnjë ligj në parlament. Sistemi nuk është një nocion abstrakt për të gënjyer të pagdhendurit. Sistemi është ligj dhe Shqipëria nuk ka vuajtur nga korniza ligjore në këta 23 vjet, por nga thyerja dhe nga shkelja arbitrare e tyre. Shkeljet i bëjnë njerëzit, pikërisht ata që ti je më i vendosur se kurrë t’i mbrosh sot me çdo çmim, sepse edhe vetë je njëri prej tyre, ose më mirë të themi, i pari mes të barabartëve në faj apo në krim. Çfarë ndryshimi ka një që merr qindra mijëra euro për një koncesion ose për një tender dhe një zyrtari që merr po kaq se lejon të kalojnë në hundën e tij avionët, kamionët dhe vaporët e drogës?

Page 22: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

22

Ndryshimi është vetëm konvencional. Ti thua se e ka fajin sistemi, sepse do të mbrosh të korruptuarit dhe lidhjet me krimin, por ne do t’u tregojmë shqiptarëve se këtu problemi janë njerëzit me pushtet, etja dhe babëzia e tyre për paratë e pista të drogës dhe të korrupsionit. Sigurisht, edhe në kohën kur kemi qeverisur ne ka pasur korrupsion dhe trafik droge, por kurrë ndonjëherë dikush prej nesh, e jo më Kryeministri, nuk ka guxuar të thotë se fajin e ka sistemi dhe jo ata që korruptohen.

Edi Rama, ti duhet të largohesh shumë më shpejt se mandati që more më 23 qershor, sepse ti problemin e ke kryesisht me 1 milion shuplakat që të kanë mbështetur ty dhe partnerin tënd në qeveri. Ata nuk të kanë votuar që Shqipëria të shndërrohet në han pa porta për të gjitha llojet e trafiqeve. Ata po presin më kot që të mbash të paktën një prej premtimeve të tua të bujshme. Ata presin të hapësh vende pune, por ti u hap zyra pune, Ata presin t’i legalizosh pa pagesë, por ti u rrit çmimin dhe u thua që kjo është falas. Ata presin që të lash borxhet e kompanive, që të marrë frymë ekonomia, sepse ke marrë tri kredi gjigante deri tani. I ke vënë të gjitha bizneset në radhë që të paguajnë 10 përqindëshin, po prapë s’ua ke dhënë lekët. Ata presin që të bësh ndonjë punë konkrete, por ti do të dalësh nga zyra e Kryeministrit e do t’u tregosh lulishten para qeverisë, edhe atë ke një vit që nuk e mbaron, dhe do të mburresh me ngjyrat e sallës së hartave. Mos kujtoni se mallëngjeni njeri duke drejtuar gishtin nga Lazarati sa herë që shpërthen ndonjë histori e ndyrë droge në Shqipëri.

E para, se nuk kanë asnjë lidhje avionët e drogës me hashashin, por me pluhurat e kushtueshëm që tranzitohen për qejf të vet nga Shqipëria.

E dyta, mos kujtoni se duke përmendur Lazaratin, do të kompleksoni opozitën, sepse i keni ju në duar çelësat e vendit dhe duhet të gjeni zgjidhjet që asnjë rrënjë kanabis të mos kultivohet.

Edi Rama, je përgjegjës, nuk ka rëndësi drejtpërdrejt apo jo, për situatën e nderë të rendit dhe të sigurisë në Republikën tonë, që po bëhet përditë e më e papërballueshme për shtetasit shqiptarë dhe po kaq e neveritshme për partnerët tanë ndërkombëtarë.

Në fillim ishte lulëzimi i bandave të tritolit. Sapo ra pak epidemia e shpërthimeve, u ngjit në stratosferë trafiku i drogës, saqë duket se mafia e kontrollon si me telekomandë natyrën e krimit, madje edhe zhanret e kriminalitetit i ndërron sipas nevojave të saj. E vetmja ndërhyrje që ke bërë ti si Kryeministër apo qeveria është që tërhoqe Saimir Tahirin nga ekranet, pasi u binde se ishte bërë gazi i botës, por kjo nuk ka sjellë ndonjë rënie të ritmit të trafikut të drogës, të vrasjeve dhe të vjedhjeve, të korrupsionit jo e jo. Tani zgjodhe ditën dhe e more prapë në sqetull Saimir Tahirin.

Edi Rama, bëhu burrë dhe pranoje publikisht! Ti e mbron sot Saimir Tahirin, jo se të dhimbset, jo se i mendon ato që thua për të, por sepse e di se pas tij do të marrësh tatëpjetën edhe vetë. Kjo do të thotë se ti je i kapur peng si Kryeministër. Nuk je i lirë as të arnosh xhaketën e shqyer të qeverisë sate, sepse, të paktën që nga koha e mesazhit që i dërgove, i madh e vogël në Shqipëri e di se ministri i Brendshëm ka dështuar.

Të kam dëgjuar këto ditë të gjesh kurajën e të shfrysh kundër disa vendeve europiane për skepticizmin e tyre ndaj Shqipërisë për marrjen e statusit, madje ke arritur deri aty sa t’u kujtosh francezëve se edhe ata vetë janë larg koncepteve të Monteskiesë për demokracinë. Guxim i madh është! Si mund të besojnë ata tek ty, kur në Shqipëri ulet avioni i drogës ditën për diell mu në mes të plazhit? Si mund të besojnë ata se ti mund të udhëheqësh reforma të suksesshme, kur të vetmen gjë që ke bërë me zell, që kur erdhe në pushtet e deri tani, është sëpata mbi administratën?

Le të kthehemi te kërkesa jonë për dorëheqjen e Kryeministrit. Unë e di se ka plot njerëz në këtë vend që e quajnë të parakohshëm dhe të disproporcionuar këtë aksion të opozitës. Qeveria është vërtet në vitin e parë dhe nuk është shumë komode që të kërkosh largimin e saj, por ne nuk jemi në kushte normaliteti sot. Ky nuk është as një projekt afatshkurtër dhe as afatmesëm i Partisë Demokratike, por është një reagim i saj në përputhje me rrethanat e jashtëzakonshme. Edhe më fantazisti midis nesh nuk e përfytyronte dot që kjo qeveri do të binte kaq shpejt në këto kuota zullumi. Nëse do të bënim patjetër një krahasim me kohën kur ju ishit në opozitë, motivet për një reagim të fortë

Page 23: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

23

politik janë shumë më të mëdha sot sesa kishit ju më 21 janar, sepse Shqipëria, zyrtarisht dispeçeri droge, është një realitet rrëqethës për çdo qenie njerëzore që merr frymë në këtë vend. Ne nuk e kapërcejmë dot këtë me shprehjen tënde lapidare që fajin e ka sistemi, si për 21 janarin, ashtu edhe për 10 majin e Divjakës.

Një kryeministër i përgjegjshëm dhe dorëjashtë nga përgjegjësia për këtë situatë dramatike duhet të kishte menduar që në çastin e parë një riformatim, që kur mori vesh se Riformato ngeci në rërë. Një lider normal do të kishte gjetur mënyrën dhe t’i kërkonte ndjesë opozitës dhe popullit të vet për cinizmin dhe humorin pa kripë për mushkonjat e Divjakës, sepse nuk thonë kot, atë që bën në det, ta sjell kripa në gjellë, por ne nuk e kemi të tillë Kryeministrin.

Edi Rama, unë e di që ti nuk ke ndërmend ta japësh dorëheqjen dhe sidomos këtu në parlament të duket vetja edhe më i fortë kur numëron krerët e deputetëve të rreshtuar majtas, por e ke shumë gabim. Eksperienca në këtë vend ka treguar se maxhorancat kanë qenë më të brishta dhe janë rrëzuar pikërisht atëherë kur i kanë pasur numrat dhe kjo vlen për të dyja palët. Numrat kanë vlerë për aq kohë sa përfaqësojnë në njëfarë mënyre ata të panumërtit që janë sot jashtë kësaj salle, por harroje ti se ata mund të lejojnë ty ta kthesh Shqipërinë në një magazinë ndërkombëtare droge, ku mblidhen dhe ndajnë miellin dhe paratë e pista të gjitha sojet e trafikantëve. Meqë e di se nuk të pëlqejnë fare krahasimet me Kolumbinë, po them se sot më shumë ngjan si udhëheqës i qeverisës së parkut sesa si Kryeministër i një vendi normal, ndaj duhet të ikësh.

Faleminderit! Ilir Meta – Fjalën e ka deputetja Olta

Xhaçka. Olta Xhaçka – Po dëgjoja pak më përpara

një parafolëse, e cila pas eksperiencës së saj të gjatë qeverisëse, na siguroi për vërtetësinë e parimit se qeveritë ose bien dakord me narkotrafikantët ose i shpallin luftë atyre. Me gjithë këto tonelata që qenkan kapur gjatë qeverisjes sonë, të cilat kanë kaluar nën hundë gjatë qeverisjes suaj, më lindi nevoja të bëj një pyetje, që, në fakt, është retorike dhe nuk ka nevojë për përgjigje, përgjigjen le ta japin ata që na dëgjojnë sot me katër sy dhe me katër veshë:

po ju, a ratë dakord me krimin e organizuar, me narkotrafikantët, apo u shpallët luftë atyre?

Kjo që po ndodh sot është një dëshmi e turpshme se opozita po shfrytëzon politikisht një situatë fatkeqe që, fatmirësisht, ka dëshmuar se qeveria është e angazhuar fort në luftën kundër paligjshmërisë dhe krimit të organizuar, një situatë, e cila është e trashëguar nga një strukturë e mirëfilltë kriminale, që u konsolidua dhe funksionoi për tetë vjet me radhë, sigurisht nën hyqmin dhe nën mbrojtjen e ish- qeveritarëve, sot opozitarë. Sot të vetmet konkluzione që mund të nxjerrësh nga këto episode të kapjes së drogës, të kapjes së narkotrafikantëve, përfshirë edhe atë që u ngul me hundë në rërë, është se shteti ka filluar të funksionojë, çdo strukturë e tij, edhe ajo civile, edhe ajo ushtarake e policore, po edhe cilado agjenci ligjzbatuese që ka për detyrë të luftojë krimin po funksionon, me angazhimin e mirëfilltë për të shkëputur çdo lidhje të hershme të krijuar dhe të konsoliduar mes qeveritarëve të dikurshëm dhe krimit të organizuar.

Të sulmosh sot qeverinë, e cila po sulmon dhe po kap narkotrafikantët, nuk do të thotë se është në krye të drogës apo të trafikut të drogës, por të sulmoni ju sot qeverinë, e cila po bën punën e vet, duke arrestuar ata që trafikojnë drogë, nuk do të thotë se këta janë bashkëpunëtorë, as se ata janë protezhet e këtyre, por do të thotë se ndoshta ju jeni të implikuar dhe po flisni për interesat tuaja tashmë të cenuara. Të gënjesh dhe të mashtrosh pa fund për çfarë ndodhi dhe si ndodhi, duke përthyer faktet në një kohë kur të gjitha strukturat ligjzbatuese ishin në krye të detyrës, nuk të bën të besueshëm, por të implikon. Të përdorësh politikisht këtë situatë duke shtrembëruar çdo të vërtetë, nuk i bën mirë askujt, as qytetarëve në emër të të cilëve përgjëroheni sot këtu, as vendit, i cili sot meriton t’i përmbushet aspirata e madhe për t’u anëtarësuar në familjen e madhe evropiane, atje ku e ka vendin, nga ku ju e mbajtët peng për tetë vjet me radhë me lidhjet tuaja kriminale, që sot po nxjerrin kokën në përpëlitjet e fundit. Sot nuk po bëni asgjë tjetër, vetëm se po vazhdoni t’u dilni për zot padronëve të dikurshëm. Po të dëgjosh njerëzit atje jashtë, konspirativë sa të duash, kjo gjë që ka ndodhur sot, ndoshta nuk ka ndodhur aksidentalisht dhe nuk u kap aksidentalisht. Unë nuk e di pse ky

Page 24: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

24

pilot, komandant i aftë, shkoi dhe e nguli avionin me hundë në rërë. Nuk e di pse trafikantit iu prish sotokarteri, por ajo që di, dhe e dini shumë mirë edhe ju, është se ata u kapën në kohë rekord, përmes një organizimi që ju sot duhet ta përgëzonit dhe ta mbështesnit dhe jo ta shfrytëzonit për të hequr Kryeministrin, që e thoni të gjithë me radhë. Nuk e hiqni dot. Nga ky aksion i mirëorganizuar i të gjitha strukturave ligjzbatuese nuk shpëtoi askush, nuk iku askush në drejtim të paditur dhe për më tepër lajmet që dëgjojmë përditë për tonelata droge që kapen rrugës, do të thotë se jemi në rrugë të mbarë për të goditur çdo linjë trafiku, çdo organizatë kriminale, çdo trafikant, pavarësisht emrit dhe mbiemrit. Sado t’ju vijë keq ju për përfitimin e humbur politik. ky është shërbimi i vërtetë që i bëhet vendit dhe qytetarëve të tij. Ky është shërbimi që i bëhet aspiratës evropiane të të gjithë shqiptarëve.

Vetëm ju mund të merrni guximin dhe të bërtisni me të madhe sot dhe të akuzoni qeverinë se përse po kapet drogë dhe po arrestohen trafikantët. Vetëm ju mund t’i manipuloni faktet për pak përfitim politik të ditës, që e dini shumë mirë se nuk ju shpie asgjëkund, por, në fakt. vendit i bën një dëm shumë të madh në prag të marrjes së statusit. Fatmirësisht, koha juaj ka mbaruar dhe pasuria e vënë në këtë skemë gjaku, nuk ju mbron më.

Sa për mënxyrat që dëgjova këtu që i janë përgatitur këtij vendi, unë shpresoj se shumë shpejt do të bëhet drejtësi, jo vetëm për këto interesat tuaja ekonomike, por edhe për ato veprime kryekëput kriminale që kanë marrë jetë njerëzish në këtë vend dhe këto janë mënxyrat e vërteta që nuk ia keni kursyer këtij vendi: 26 të vdekur në Gërdec, 4 të vdekur më 21 janar, për cilët unë shpresoj shumë fort, se drejtësia më në fund do të vihet në vend, dhe se padronët e vërtetë të këtyre narkotrafikantëve që po kapen me radhë sot e përditë, do të shkojnë përpara drejtësisë.

Ju faleminderit! Ilir Meta - Fjalën e ka deputeti Sali

Berisha. Sali Berisha - Të dashura qytetare dhe

qytetarë, që ndiqni këtë seancë, përshëndetje të përzemërta!

Protestues të revoltuar që me qëndrimin tuaj jashtë parlamentit dhatë sot mesazhet më të

fuqishme të rrëzimit të pashmangshëm të qeverisë së drogës dhe të narkotrafikantit Ediskobar Rama.

Sot ne mblidhemi pasi 10 maji shënon një datë kthese aspak pozitive, shënon një tipping

point, po t’i referohemi Gladëell-it, në historinë e këtij vendi. Trafiku i drogës po merr përmasat më të mëdha. Trafiku i drogës në Shqipëri bëhet tashmë nga toka, nga deti dhe nga ajri. Shqipëria bëhet i vetmi vend në Afrikë, në Azi, në të cilin trafikantët përdorin territorin ajror, përdorin aeroportet zyrtare dhe jo të orientuara diku në xhungla, përdorin plazhet për flotiljet e tyre të drogës.

Me asnjë fjalë panagjerike, me asnjë çjerrje histerike nuk mund të maskohet dhe të mbulohet gjëma e madhe që i është bërë vendit dhe që solli tipping point, pikën e kthesës në datën 10 maj.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, trafiku i drogës nuk është i ri në Shqipëri, sepse ai nuk është i ri në asnjë vend. Me trafikun e drogës të gjitha qeveritë janë përballur, por çfarë ka ndodhur këta tetë muaj? Ka ndodhur një zhvillim i jashtëzakonshëm.

Të dashur qytetarë, ju lutem, ju dëgjoni këtu shifra droge se policia kapi kaq këtu, kaq aty dhe unë ju them se janë të vërteta. Unë i besoj ato. Unë i përgëzoj ata policë, të cilët i kapin ato ngarkesa, por problemi është ndryshe. Nuk është ashtu siç duan ta servirin këta, qeveria e drogës. Në çdo vend flitet për më shumë drogë, në çdo vend ka rritje të trafikut të drogës. Kjo është e vërtetë për Meksikën, për Bolivinë, për Kolumbinë, kjo është vërtetë për Shqipërinë.

I kam dëgjuar këta qeveritarë të drogës të rrahin gjoksin se policia kapi kaq tonë. E përgëzojmë policinë për gjithë ato tonë, por nuk ju thonë tjetrën, të vërtetën se trafiku i drogës me Greqinë (po marr vetëm Greqinë) është tetë herë më i madh sesa ishte para ardhjes së tyre në pushtet.

(Ndërprerje pa mikrofon.)

Të pafytyrët e drogës janë në gjendje të thonë çdo gjë këtu, por e vërteta është që autoritetet greke zyrtarisht njoftojnë se nga janari deri në mars kanë kapur drogë të shkuar nga Shqipëria pa asnjë lajmërim shqiptar: 10,2 tonë ndërkohë nga 1 janari i vitit 2013 deri në shtator të vitit 2013, pra në nëntë muaj kanë

Page 25: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

25

kapur 4,2 tonë. Po t’i pjesëtojmë në tremujorë, del rritja tetë herë më e madhe.

I dëgjova këtu të flasin se në Vlorë kapën kaq, dje apo sot, bravo ju qoftë! Problemi është se në Bolzano kapen 520 kile mbrëmë në darkë, drogë e ardhur nga Shqipëria. Autoritetet italiane nuk kanë asnjë njoftim nga autoritetet shqiptare dhe është shumëfishuar droga. Cili është qëndrimi zyrtar? Lazarati. Vota. Mashtrimi. Ju them unë se është mashtrimi. Lazarati ka mbjellë dhe mbjell drogë. Jam absolutisht kundër saj. Pak më parë takova kryetarin e komunës së Lazaratit, më tha: “Kam ardhur për të folur, për të ngritur zërin tim kundër drogës, por edhe kundër Kryeministrit që trafikon drogën e Lazaratit”.

(Ndërprerje pa mikrofon.)

Këtë që them unë këtu, ai ua ka thënë edhe medieve.

Jeni në qeveri, apo jo? Jo, nuk jeni në qeveri! Këtu është problemi. Ju luftën kundër drogës e bazoni në një përrallë, në një të pavërtetë dhe në një falsitet të madh. Unë edhe një herë, edhe 100 herë ju them se Lazarati mbjell drogë, por edhe një herë, edhe 100 herë ju them: o njerëz që keni arsye, që dini matematikën elementare, që njihni gjeometrinë elementare, shkoni dhe shikoni Lazaratin! Ajo sipërfaqe që thoni për Lazaratin është dhjetë herë më e vogël. Lazarati mbjell drogë, por problemi është se ju mbuloni me Lazaratin drogën e të gjithë Shqipërisë. Ju mbuloni me Lazaratin drogën që vërshon nga i gjithë Ballkani në Shqipëri, sepse Shqipëria u bë parajsa e drogës. Kjo është e turpshme, sepse me këtë keni gjetur parzmoren e trafiqeve tuaja! Jua them unë. Shkoni disa deputetë dhe faktoni! Shkoni në Lazarat, pini një kafe! Bjerini fshatit kryq e tërthor, merrni gentplanin, merrnin territorin ose mos shkoni fare, por futuni në Google dhe shikoni sipërfaqen, por përdorimin e tij për parzmore e bëni kastile për të mbrojtur trafiqet tuaja. Megjithatë, përgjigjen jua dha Dashnor Aliko: “Kam ardhur këtu për të denoncuar trafikun e Kryeministrit me drogën e Lazaratit”.

Çfarë ndodhi? A kishte trafiqe më parë? Kishte, por kishte një luftë të vendosur kundër tyre. Pse u tetëfishua eksporti i drogës në Greqi? Pse u shumëfishua eksporti i drogës në Itali? Pse u kalua me të gjitha mjetet? Sepse ka një background. Nuk jam këtu për të bërë profetin,

dhe nuk më pëlqen asnjëherë, por në gusht kam shkruar: “Këta që erdhën janë shokët e krimit. Këta do të sjellin krimin në sistem. Do të sjellin trafiqet në sistem.”

Këtë e kam thënë edhe më pas. Po pse? Sepse Edvin Kristaq Rama ka një problem madhor, të tmerrshëm, që nuk e ka asnjë politikan shqiptar. Jo. Asnjë. As socialist, as demokrat. Asnjë. Problemi i tij është se për 11 vjet të qeverisjes së tij në Tiranë, e keqpërdorën të gjitha bandat e mëdha të vendit. E keqpërdorën në mënyrë barbare. Po, po. Ky u bë bandodipendent. Ju i dini njëlloj si unë lidhjet e tij me bandën e Rrugës së Kavajës. Ju i dini njëlloj si unë lidhjet e tij me “Hakmarrjen për Drejtësi” dhe ndërtimin e qindra mijëra metrave katrorë ndërtim nga kjo bandë. Ju i dini njëlloj si unë lidhjet e bandës së Dritan Dajtit me të. Lidhjet e intimëve me të cilët i vodhi votat Spartak Ngjelës. I dimë të gjitha këto. Nuk i shtoj gjë unë. I di edhe Europa. I di edhe bota. I dinë edhe partnerët.

Por tani ky u bë Kryeministër. Tani ky u bë kryetar qeverie. Ky ka një detyrë. Ky ka detyrën të provojë se nuk do ta vazhdojë këtë rrugë. Ky ka detyrën të provojë se do të qëndrojë fuqishëm kundër krimit, sepse shqiptarët e votuan për të qeverisur Shqipërinë dhe jo për ta shndërruar atë në lavatriçen e krimit, e parave të krimit siç shndërroi Tiranën.

Pak minuta më parë rrahu gjoksin për të shpëtuar e më tha: hajde të shkojmë në prokurori!

Iu përgjigja: së pari, shko bëj testin, sepse për ty, së bashku me dy-tre të tjerë, është thënë se përdor drogë. Unë nuk të kam parë. Kam parë shumë momente, për të cilat i vija të dyja duart në zjarr se ke qenë nën efektin e saj, por kjo nuk do të thotë gjë, prandaj bëj testin!

Prokuroria, thotë. Po prokuroria të çon në burg, zotëri. A do të heqësh dorë nga posti i kryeministrit e të shkosh para saj? Provoje! Jep dorëheqjen ti dhe shkojmë bashkërisht. Apo kërkon të shkosh me mua e me të tjerët si të pafajshëm që jemi dhe të përfitosh nga pafajësia jonë? Më thuaj: cila është?

E di si më ngjan ti? Më ngjan si ai mjerani i kapur rob, që kapet ku të mundet për të shpëtuar. Po s’është thirrje kjo. Lëre prokurorinë në punë të vet!

Page 26: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

26

Çfarë ndodhi? Pse thashë që këta janë shokët e krimit? Po ministri, për kokën e të cilit bën be Edi Rama, çfarë bën? Ishte i pari nga ju, zotërinj, që sapo u hoq ligji antiskaf, bleu skafin. Mjetin e punës. Ky donte të bënte para me skafin. Po pse e bleu skafin, simbolin e industrisë së trafiqeve? E bleu, e çoi në Vlorë tek ai, emrin e të cilit e kam aty. Të gjithë njerëzit e dinë se është skafi i ministrit. Po fshehje ishte kjo?

Vijmë te çështja e ditës. Dy muaj më parë ne morëm lajme, informacione të sakta, se në Bedat ulen avionë. Cili ishte qëndrimi? Në Bedat nuk ka rrugë. Në Bedat është një rrugë 800 metra, një pistë e mrekullueshme për avionë të tillë. Divjakasit janë njerëz punëtorë. Nuk ka më punëtorë. Janë njerëzit më punëtorë të Shqipërisë. Nuk janë divjakasit, por është qeveria ajo që bën drogën në Divjakë. Është qeveria.

Të dashur qytetarë e qytetare! Çfarë bëri kjo qeveri për t’u hapur rrugën

trafiqeve? Shkarkoi me një urdhër të vetëm të gjithë punonjësit e Policisë Rrugore, në mënyrë që karvanet e drogës të qarkullonin lirshëm në gjithë territorin e Shqipërisë.

Me një akt të paprecedentë në historinë e një shteti, Edi Rama shkriu njësinë operative të policisë prej 120 vetash, në mënyrë që të mos ketë kush t’i mbushë dosjet e krimit.

Edi Rama duhet të ikë, sepse i zëvendësoi të gjithë këta me trafikantë droge, me specialistë të trafiqeve të drogës, të shkarkuar për trafiqe nga vetë qeveritë socialiste. Këta i njihnin shtigjet. Këta i njihnin rrugët. Këta njihnin detin. Këta njihnin edhe arat jeshile të kanabisit. Skuadra të tjera erdhën nga Shtetet e Bashkuara, shqiptarë të sprovuar me trafiqe me Amerikën Latine e me aeroplanë.

Këto ndodhën. Qeveria heshti. Opozita ngriti zërin. Ky parlament duhet të skuqet për qëndrimin që mbajti dy muaj rresht. Do të skuqet. Kjo maxhorancë do të skuqet.

Çfarë nuk u tha për ne! Ishin mushkonja në Ipad-in tim apo në Black Berry-n tim, ishin mushkonja në Divjakë, ishin mushkonja atje, mushkonja aty. Po ndërkohë ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, nga më uniket në Shqipëri e rajon. Gazetarit Skuqi, një gazetari të talentuar (njerëz shumë afër me Edi Ramën, dhe ai e di mirë), i hodhën kokën e dhisë. Po, po. Vrasës. I gjuajtën kokën e dhisë në oborr. Një njeriu që të

vetmen mbrojtje kishte dy vajzat e veta të vogla dhe bashkëshorten.

Edi Rama heshti si fija e barit ndaj një akti të pashembullt të njëzet vjetëve ndaj gazetarëve. Mafia shpalosi tërësisht kodin e saj. Shpalosi kodin e Korleones. Me koka dhish e të tjera e të tjera me radhë. Informacioneve zyrtare për përdorimin e aeroporteve të vendit për drogën, qeveria iu përgjigj me vrap duke fshehur të vërtetën dhe duke sulmuar opozitën. E sulmoi në mënyrë primitive. Për herë të parë në njëzet e tre vjet nxiti Shtabin e Përgjithshëm, dy gjeneralë mercenarë: gjeneral Lleshin dhe gjeneral Bazen, që morën përsipër të vërsulen si të tërbuar kundër opozitës dhe të mbrojnë trafiqet e qeverisë, duke dëshmuar...

(Diskutime pa mikrofon)

Të lutem! Kur i them këto, i them me keqardhje. Por katandisja e Shtabit të Përgjithshëm në këtë situatë nuk ka ndodhur në njëzet e tre vjet. U bënë avokatë të trafiqeve të drogës së qeverisë. Cili ishte rezultati?

Rezultati ishte se, për herë të parë në histori, aeroporti më i madh ushtarak i vendit duhej të dyllosej, se ishin ulur avionët. Dhe sipas ndrikullës Mrika, ushtria nuk mund ta mbronte aeroportin dhe rruga e vetme ishte dyllosja. Vazhdoi dyllosja e aeroporteve të tjera. Ku ndodh kjo? Ndodh në një vend që s’ka kontroll mbi territorin. Ndodh në një vend ku thuhet se ushtria s’mund të kontrollojë aeroportin. Po, po. Siç deklaroi ministrja. Ne bëmë një përpjekje të jashtëzakonshme për transparencë, për të bërë transparencën. Kaq. Meqenëse ju bëni mbrojtjen e tyre, ne donim transparencën. Normalisht, të dyja palët duhej të bënim që në fillim transparencën.

Ç’na ndodh? Në një akt të paprecedentë dhe me qëllimin e vetëm avokatinë për trafikantët, maxhoranca, e trembur se mos opozita do të paraqesë kërkesë për komision dhe do të merrte ose kryetarin, ose shumicën, për të pasur vetë kryetarin dhe shumicën, paraqet kërkesë për komision, s’pranon propozimet e opozitës për objektivin, vendos në krye të komisionit një ish-punonjëse të drejtësisë, së cilës, për pazaret që bëri, trafikantët i morën burrin e saj një jave në një lokal të Urës Vajgurore. Po, zotërinj. Dhe të jesh i bindur se unë them vetëm të vërtetën këtu.

(Diskutime pa mikrofon)

Page 27: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

27

Po, po, zotëri! Emërohet ajo në krye të komisionit të drogës, për të fyer e për të poshtëruar shqiptarët, për t’u thënë shqiptarëve se droga jemi ne, e edhe ju do të keni atë fat.

Ç’ndodh më tej? Një aeroplan niset me drogë. Edhe një herë, pasi është pushtuar Albkontrolli me dy konfidentet më të mëdha: me Belinën dhe atë tjetrën, Joanën, që kanë punuar të dyja si bashkëpunëtoret më të ngushta, së bashku me Mimin, me Edi Ramën, fillon trafiku. Ju treguat aty në avion, ju treguat se ai vërtetë bëri një kontroll, por s’treguat se ku hynte kur kontrollohej. A e dini se ai përdorte portën e personelit? A e dini ju se pesëmbëdhjetë minuta pasi qeverisë iu thye rrota, në Divjakë u dogj zyra juridike e dosjes së pilotit? Në atë kontroll. Po, po. U dogj. A e dini ju se djegia e zyrës u mbajt e fshehtë dy ditë, derisa punonjës të ndershëm të atij institucioni njoftuan. A e dini ju se ky ministër njoftoi se avioni fluturoi për 75 minuta? Se ky zotëri tha se ishin dy çanta dhe s’kishte njeri tjetër? Kurse vartësi i tij ka thënë pesë çanta dje dhe paraqiti një animacion të bërë nga Filipi në Top Channel, për të mashtruar shqiptarët. Po, po. Filip Çakuli e ka bërë atë animacionin që patë. Ajo që paraqiti dje ai, ishte tallja më ekstreme ndaj shqiptarëve.

Të gjitha këto, çfarë janë? Bëtë gjithçka për të prishur provat e krimit. Nuk ka ndodhur e s’mund të ndodhë kurrë. Një e ashtuquajtur OPGJ, që ra nga qielli në atë moment dhe u gjet aty, pa pyetur për asnjë rregull të procedurës penale, por sikur të ishte oficer i trafikut të drogës, shkoi e i rrëmbeu të gjitha, kishin ç’ kishin. I futi në rërë apo i hodhi në det, një Zot e di, por me çdo kusht duhej shpëtuar fytyra e qeverisë dhe avioni i saj. Këto kanë ndodhur. Këto do t’i hetojë prokuroria. Nuk është detyra jonë. Detyra jonë është të qëndrojmë me të gjithë forcën tonë, për ta shpëtuar vendin nga kjo qeveri e drogës dhe nga ky kryebaron i drogës.

Edi Rama erdhi në pushtet me megamashtrime të paimagjinueshme. U tha shqiptarëve se do të kenë shëndetësinë falas. Sot e paguajnë më shtrenjtë se kurrë shërbimin e tyre. U tha shqiptarëve se do të legalizojmë falas, por me ligjin që futi sot i gjobit më shumë se kurrë. U tha shqiptarëve se do të ulim taksat, por ua ka rritur taksat 100%. U tha shqiptarëve se do të hiqte TVSH-në e energjisë, kurse sot paguan fukaraja dy herë, tri herë më shumë se

Kryeministri i vendit. Por kjo e drogës, kjo është më e rënda, më e tmerrshmja, kjo e drogës, e shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi, është një vrimë e zezë në pasaportën e çdo qytetari dhe qytetareje. Shqiptarët kudo që do të kalojnë, do të kenë krahas shqiponjës, edhe mushkonjën rrotëthyer të Edi Ramës, në Divjakë.

Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të rinj dhe të reja, ju që e doni Shqipërinë, se ai e do Shqipërinë me drogë, ta shpëtojmë Shqipërinë nga qeveria e drogës!

Ta shpëtojmë Shqipërinë nga ky baron droge, i cili nuk ka asnjë interes tjetër, përveç pasurimit të tij me të gjitha mënyrat e paligjshme. Ngrihuni, qytetarë dhe qytetare dhe PD-ja do të bëjë gjithçka në mbështetjen tuaj, për të nxjerrë mënjanë qeverinë e drogës dhe për të hapur rrugën për një Shqipëri tjetër, që ecën kryelartë drejt horizonteve që meriton!

Të ngriheni qytetarë dhe qytetare shqiptarë, se përndryshe, paratë e drogës do të rëndojnë gjendjen dhe sigurinë tuaj, shumë më tepër se tritoli, se përndryshe, paratë e drogës, do të rrënojnë dinjitetin e çdo shqiptari, dinjitetin e kombit shqiptar!

Jo se s’kemi qenë një komb i përçmuar në të shkuarën, por ta bëjmë tani, në kohën e lirisë dhe ta shndërrojmë këtë vend në Kolumbinë e Evropës, është dënimi më i madh që mund t’i bëjmë këtij vendi. Dhe këtë e bëjmë për hir të një grushti baronësh të drogës që ... (ka shumë

zhurmë). ...që pothuajse janë të gjithë në këtë sallë,

të cilët nuk kanë as interesa kombëtare, as interesa shoqërorë, por kanë vetëm interesin e çmendur të pasurimit të tyre me para krimi. Ndaj dhe ju ftoj ta vazhdojmë këtë betejë!

Sot ishte një fillim i shkëlqyer. Qëndruat në të ftohtë dhe në shi, përballë këtij parlamenti. Ju meritonit të ishit në këtë sallë, dhe jo këta që mbrojnë drogën. Meritonit ju të ishit të parët e kombit të shqiptarëve, dhe jo këta baronë të drogës. Dita do të vijë, dhe ne do të do të vazhdojmë t’ju drejtojmë!

Ilir Meta - Fjalën e ka zoti Balla! Taulant Balla – Bën mirë të rrish e të

dëgjosh se kanë për të të dalë disa gjëra që do të të shqetësojnë sot!

Ka dalë lajmi nëpër mediet botërore që protesta e opozitës dështoi për shkak se trafikantët ia morën protestën Saliut dhe në krye

Page 28: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

28

të protestës nuk është më Lulëzimi, por është Dasho. Sot në fakt Policia e Shtetit duhet t’ju falënderojë, kolegë të PD-së, edhe adjutantin e SHQUP-it, sepse ka sjellë në Tiranë elementë, të cilët janë të vyer në luftën kundër trafikut. Këto foto janë dëshmia më e qartë, se si ka funksionuar trafiku gjithë këto vjet dhe përse nuk është luftuar asnjëherë droga e Lazaratit. Kryetari i Komunës Lazarat në prani të ish-drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit. Këtu është me Erzen Breçanin, por është edhe një foto tjetër që e gjen atë krah për krah me ish-drejtorin e Policisë, së Qarkut të Gjirokastrës, (deri vjet në shtator). Ky person quhet Ajet Ibro, ndërkohë që në Lazarat vjet, regjistrohej prodhimi më i lartë i drogës në këto 23 vjet.

Ja pra, pse janë sot bashkë, sepse janë prishur pazaret, i është prishur skenari, i janë prishur kanalet. Këta sot janë mbledhur të gjithë bashkë, për të protestuar kundër Policisë së Shtetit, sepse Policia e Shtetit po e shkatërron një e nga një këtë klan që kishte marrë peng Shqipërinë.

Saliu iku sepse e dinte që sot do të dalë edhe një lajm tjetër, që është më i rëndë se ky. E sollën ata njerëz, të cilët i falënderoj që u larguan, sapo morën vesh se protesta e tyre po përdorej nga klane të rrezikshme narkotrafiku, që u morën peng nga ata që i kanë shërbyer Saliut me trafikun e tyre.

Dua t’i tregoj publikut, atyre që janë në protestë dhe që u lagën, këtë foto. Shikoni këtë godinë në një plazh tjetër të Shqipërisë! Kjo foto është marrë pak minuta më parë. Kjo godinë në plazhin e bukur të Lalzit, i përket Sali Berishës. Gjatë kohës që po protestohet këtu në Tiranë, gjatë kohës që po mbahet peng parlamenti, aty po punohet me shpejtësi, sepse duhet mbyllur sot ndërtimi i katit shtesë në shtëpinë e Argita Berishës dhe Sali Berishës në Lalëz, sepse sot parlamenti miraton ligjin për legalizimet dhe duhet mbaruar sot në këtë ndërtesë dhe një kat shtesë i Saliut.

Protestoni ju në shi, sepse Saliu nuk e ka mendjen fare te ju. Ai e ka mendjen te kjo shtëpi që duhet mbaruar sot. Duhet shtuar edhe një kat, sepse sot miratohet ligji në parlament dhe ai nuk denjoi të qëndronte dhe të diskutonte për atë që në fakt, është një çështje themelore e ditës së sotme, çështja e legalizimeve.

Jam shumë i sigurt që Saliu nuk ju tha se nga takimi me Dashon mori lajmin, që Dasho ka çuar furgonin për t’i paguar kondicionerët shtëpisë së re të Saliut.

Tani, të nderuar kolegë, ngjarja e Divjakës çdo ditë e më shumë po zbardh disa të vërteta shumë të mëdha.

Së pari, kjo ngjarje tregoi qartësisht se veprimet e Policisë së Shtetit, e Albkontrollit dhe të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë qenë tërësisht veprime të mirëkoordinuara dhe të suksesshme, veprime standarde në çdo vend anëtar të NATO-s.

Së dyti, siç po del nga hetimet dhe nga ekspertët, rezulton se avioni i Divjakës u ngul me kokë në rërë, për të mos u ngritur dot më. Ka edhe detaje të tjera që duhet të verifikohen, derisa përfundimet të çojnë në zbardhjen e kësaj skeme.

Një gjë është e sigurt: ai avion sido që të ulej, do të kapej nga forcat e Policisë së Shtetit, të cilat e kanë ndjekur qysh pa u ulur dhe kanë mbërritur aty vetëm pak minuta pas rënies.

Së treti, ka shumë video dhe fotografi për këtë rast të kapur dhe nuk ka asnjë fotografi dhe video për raste të tjera uljesh dhe ngritjesh avionësh në rërën e bregdetit të Divjakës.

Nuk kemi thënë kurrë që nuk ka trafik dhe as që nuk ka aktualisht, sepse gjithë ai hashash që prodhoi Saliu me Dashon, duhet të tentohet të trafikohet.

Sasia që po kap policia është aq e madhe, sa atyre u janë prishur pazaret dhe u kanë filluar dhembjet. Vetëm sot, vetëm në një ditë të vetme, është kapur aq hashash sa kapi Saliu në nëntë muajt e fundit të qeverisjes së tij; 2 tonë hashash i kapur sot, krahasuar me 2 tonë, që është kapur gjatë gjithë kohës së Saliut, nga 1 janari 2013, deri më 1 shtator 2013.

“Qeveria duhet rrëzuar!”, bërtisnin disa lazo sot në protestën e opozitës.

“Duhet rrëzuar, se na ngeli hashashi pa u shitur e pa u dërguar matanë Adriatikut!”- thoshte një tjetër.

Droga që u kap, ishte droga e kultivuar nën bekimin e Saliut.

Së katërti, duhet kuptuar shumë qartë se, nëse një avion ngrihet nga Shqipëria dhe i drejtohet Italisë apo Greqisë, të gjithë e dinë se atje ka shtet. Se nuk paska shtet vetëm në

Page 29: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

29

Shqipëri, i cili bashkëpunuaka gjoja me narkotrafikantët, por shtet ka edhe në Itali, shtet ka edhe në Greqi.

Si ka mundësi që në Itali nuk paska shtet që ta ndalojë avionin kur shkon të ulet atje? Apo në Greqi nuk paska shtet, që atë avionin që vjen nga Shqipëria ta ndalojë të mos ulet atje, kur është një procedurë më se standarde: çdo mjet fluturues që kryen një fluturim ndërkombëtar, është i detyruar të ulet në një aeroport të certifikuar, ku i bëhet kontrolli një për një, nuk mund të ulet atje as në një fushë me bar, dhe as në një det me rërë?

Së pesti, ata që po bëjnë thirrje për protesta për kapjen e kanabisit në rastin më të parë, duket qartë se hallin e kanë diku tjetër. Në Shqipëri tashmë po priten fijet e krimit dhe trafikut. Demokratët e thjeshtë dhe të ndershëm duhet ta kuptojnë se thirrja për protesta vjen nga klithmat e dhembjeve të marra nga goditja që policia po i bën krimit.

Demokratët e thjeshtë i lanë vetëm sot bosët, trafikuesit dhe kultivuesit e drogës, që ende mbajnë peng drejtimin e Partisë Demokratike. Kreu i tyre është Sali Berisha. Si ka mundësi për një parti që deri dje ishte në pushtet, e cila që në sekondën e parë të daljes nëpër titrat e televizioneve të atij filmi kaq tërheqës, u lëshua me tërbim me kuç e me maç kundër Kryeministrit, kundër ministrit të Brendshëm, kundër Policisë së Shtetit, kundër logjikës së thjeshtë të shqiptarëve, kundër vetë interesit kombëtar, në këtë moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë tonë? Historikisht këtë ka bërë Saliu, sa herë i është dhënë mundësia.

U lëshuan si të tërbuar, por harruan se ishin të shoqëruar sikurse edhe sot nga falsifikatorë pronash, bilancesh e deri edhe identitetesh. Disa prej tyre sot nga ata 50 lazot, kanë identitete të tjera krejtësisht të ndryshme nga identitetet që mbajnë në pasaportat që kanë në xhep. Dhe u vunë në dispozicion në ekrane, në faqe gazetash apo dritare rrjetesh sociale, për të përmbytur opinionin me fabrikime, deri dhe krejt të paimagjinueshme dhe komente lehtësisht të kuptueshme.

U lëshua lukunia e pushtetit të djeshëm që rrënuan shtetin e vendin tonë për vite të tëra, ata që e lanë nëntë muaj më parë Shqipërinë në një gropë dëshpëruese papunësie, varfërie, pasigurie,

korrupsioni, krimi dhe që e mbytën vendin mes plehrave nga të katër anët, në çdo zyrë të shtetit.

Të krahasosh Shqipërinë me Kolumbinë, duke qenë shqiptar, në këto kushte kur pas kaq vitesh, Shqipëria dhe shqiptarët kanë vuajtur e vazhdojnë të vuajnë jo pak dhe aspak për faj të tyre, por nga paragjykimet e të tjerëve ndaj nesh dhe vendit tonë, e ta bësh këtë sot, kur Shqipëria pret të marrë statusin e vendit kandidat, duke shpifur në mënyrë kaq monstruoze me qëllimin e ulët të manipulimit të opinionit publik, shqiptar dhe ndërkombëtar, ndërkohë që ky popull meriton një orë e më parë një vend më të mirë në gjirin e familjes evropiane, do të thotë jo vetëm të mos mbështesësh vendin tënd, po të frymëzosh krimin dhe çdo forcë që s’do fare t’ia dijë se jashtë vendit sigurisht që Shqipëria duhet të bëjë hapa të qëndrueshëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe se interesat e shqiptarëve nuk duhet të dëmtohen aspak nga këta bosë kartelesh dhe sindikatash narkotikësh.

Saliu sot preku një rrotë, rrotën e avionit. Unë dua t’i kujtoj sot se shqiptarët kanë vetëm një rrotë që nuk e harrojnë, rrota që nuk e harrojnë shqiptarët është rrota e karrocës së Gërdecit.

Sali, harroje se shqiptarët e harrojnë rrotën e karrocës së Gërdecit dhe harrojnë lidhjen që ti ke me atë ngjarje të rëndë, në kurriz të 26 jetëve të pafajshme!

Faleminderit! Ilir Meta – Faleminderit, zoti Balla! Përfundon diskutimi i kësaj çështjeje, për

fat të keq pa praninë e opozitës, e cila kërkoi që kjo çështje të futet në rendin e ditës. Është për të ardhur keq që opozita i bën të gjitha llojet e akuzave, humbet logjikën dhe arsyen dhe pastaj ngrihet e gjitha në këmbë kur bëhet një propozim shumë i hapur dhe shumë konstruktiv për t’i ballafaquar faktet me drejtësinë, me prokurorinë. Unë dua të falënderoj edhe Kryeministrin, edhe kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, që për respekt të opinionit publik, për sqarimin dhe zbardhjen e kësaj çështjeje, pranuan që si rrallë ndonjëherë në historinë e parlamentit, të fusnin këtë çështje për diskutim, para pikave të tjera të rendit të ditës, duke treguar vullnetin edhe për transparencë, por edhe për të respektuar shqetësimin e çdo qytetari në këtë vend, ndërkohë që është për të ardhur keq që shqetësimi i lidershipit të opozitës është karrigia

Page 30: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

30

e kryeministrit, nuk është as narkotrafiku dhe asnjë lloj shqetësimi tjetër, shqetësim që është zgjidhur më 23 qershor.

Vazhdojmë me rendin e ditës, me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të kaluar. Ka ndonjë kundërshtim? Nuk ka.

Miratohet. Fillojmë shqyrtimin e projektligjit “Për disa

shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar”.

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese është dakord.

Komisioni për Çështjet Ligjore është dakord.

Komisioni për Ekonominë është dakord. Vazhdojmë me diskutimet. Fjalën e ka zoti Besnik Baraj, ndërkohë që

në listë janë Gentian Bejko, Rakip Suli, Pjerin Ndreu, Sadri Abazi, Fatmir Toçi, Namik Kopliku, Musa Ulqini, Gjovalin Kadeli, në emër të grupit të LSI-së dhe Eduard Shalsi, në emër të grupit të Partisë Socialiste.

Besnik Baraj – Kam ndjekur me kuriozitet debatet e bëra nga përfaqësues të PD-së lidhur me legalizimet. Ata nuk pranojnë të flasin për korrupsionin e shfrenuar në këtë sektor në kohën e tyre, verifikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, kreu i të cilit është zgjedhur po nga vetë PD-ja. Nuk duan të flasin pse ka pasur kaq vonesa në procesin e legalizimit, pse ka pasur moszbatim ligjor të procedurave. Nuk pranojnë të flasin pse gënjyen qytetarët në premtimet e tyre elektorale. Nuk pranojnë të flasin lidhur me faktin se edhe ato legalizime të pakta janë bërë në mënyrë selektive dhe klienteliste, duke respektuar vetëm kriteret politike. Nuk pranojnë të flasin pse e lanë në borxhe këtë institucion me rreth 1 milion dollarë. Pra, sot në akuzat e veta shihet qartazi se PD-ja nuk ka reflektuar dhe, nëse një ditë vjen në pushtet, as bëhet fjalë të korrigjohet, pasi ajo nuk vë gishtin mbi plagët e shkaktuara nga qeverisja e saj. Ajo nuk njeh gabimet e saj. Kështu ka ndodhur në tërësi në qëndrimet e PD-së për fenomenet më të errëta që ka kaluar tranzicioni shqiptar. Kështu ndodhi në sistemin piramidal, ku asnjëherë kreu i PD-së nuk kërkoi ndjesë që futi duart në xhepat e tërë shqiptarëve. Nuk kërkoi ndjesë asnjëherë për instalimin e praktikave të vjedhjes së votave në mënyrë konstante. Nuk u kërkua ndjesë për paaftësinë në

menaxhimin e situatës që u shoqërua me shkatërrimin e shtetit dhe 3000 viktima në vitin 1997. Nuk u kërkua ndjesë as kur u dogj Kryeministria, as kur pati tentativa të pushtimit të komisariateve në vitin 1998. Nuk u kërkua ndjesë për përfshirjen e tij në masakrën e Gërdecit, qoftë nga pikëpamja njerëzore, por edhe financiare. Nuk u kërkua ndjesë as për abuzimet e jashtëzakonshme financiare në Rrugën e Kombit. Po kështu nuk është kërkuar ndjesë as për tentativën për të falur pjesë territori të shqiptarëve fqinjit jugor. Nuk kërkoi ndjesë as për viktimat e 21 janarit, madje bëri heronj vrasësit.

Nuk dua të vazhdoj më tej që nuk është kërkuar ndjesë për shkatërrimin e institucioneve akademike apo futjen e arsimit shqiptar në deformimin më të frikshëm të fiktivitetit, pasi njerëzit ndoshta nuk i ndiejnë pasojat sot direkt në lëkurë, por pasojat gërdeciane të sektorit të arsimit do të nisin pas pesë ose dhjetë vjetësh.

Natyrshëm mund të pyetet: pse ky lidership duhet të kërkojë ndjesë për mosbërjen e legalizimeve, grabitjen e disa qindra hektarë dhe korrupsionin në këtë fushë? Është shumë e vogël kjo situatë e zezë e këtij sektori në raport me njollat e errëta që i janë shkaktuar këtij vendi e populli të cilat shkurt i citova më sipër. Kur dikush nuk pranon të korrigjojë gabimet e tij, nuk ka shanse të futet në rrugën e mbarë. Kjo është arsyeja e thjeshtë pse ne sot shohim një politikë opozitare destruktive e konfliktuale, pasi ende nuk është çliruar nga mendësia e lidershipit de facto. Për sa kohë ky vend do të mbahet peng nga kjo mendësi, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. A nuk e keni vënë re se e tërë kjo furtunë bëhet tani në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat? Ky është një vështrim primitiv, që dëmton në radhë të parë PD-në dhe tërë vendin, pasi është një forcë politike e rëndësishme e jetës politike të vendit.

Por le të kthehemi përsëri te legalizimet. Ku kapen ata dhe çfarë akuze bëjnë ndaj nesh? Thjesht thonë se nuk po mbajmë premtimet për dhënien falas të shtëpive, ndërkaq ata pohojnë se janë për pagesë, por shqetësohen për ne që nuk e mbajtëm premtimin. Përpara se të jap përgjigje për këto, dua të theksoj dallimin e madh ndërmjet nesh.

Ne dallojmë në zbatimin ligjor të procedurave, ritmet e jashtëzakonshme të

Page 31: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

31

legalizimeve, profesionalizmin, minimizimin e korrupsionit, kalimin e këtij institucioni në shërbim të qytetarit.

Për sa u takon pagesave dhe disa avantazheve të tjera, theksojmë se edhe këtu ndryshojmë shumë. Po evidentoj disa prej tyre.

Së pari, është kryer përjashtimi i subjekteve nga pagesat e tarifave të shërbimit për legalizim. Do të bëhet kryerja falas e tyre. Qeveria merr përsipër që gjithë procedura e legalizimit të jetë falas, gjë që nuk ka qenë në kohën e PD-së. Atë e merr përsipër qeveria, duke ua hequr këtë barrë financiare qytetarëve. Në këtë pikë përfshihen tarifat e shërbimit, certifikatat, noterimet, matjet, kontratat etj.

Së dyti, qeveria fal, gjithashtu, edhe të gjitha penalitetet e krijuara deri më sot dhe të papaguara ende nga qytetarët, që përbën një lehtësim tjetër në barrën e tyre financiare.

Së treti, parcela ndërtimore do të paguhet, por në zbritje dhe me kategori përjashtimesh. Për të gjitha objektet në vijim parcela deri në 300 metër është me çmim favorizues, ndërsa pjesa 300-500 metra është me çmim të rregullt.

Përfshirja në fushën e zbatimit dhe trajtimi përmes instrumenteve ligjore të një numri prej rreth 30 mijë ndërtimesh pa leje, që nuk janë përfshirë në procedurat e legalizimit, përbën një tjetër avantazh që u bëhet sot qytetarëve.

Së pesti, mundësia e poseduesve të ndërtimeve pa leje për të shlyer me këste vlerën e parcelës ndërtimore dhe për të regjistruar pasurinë e legalizuar me funksion banimi edhe në rast mosshlyerje të plotë ose të pjesshme detyrimi, përbën një tjetër avantazh që u bëhet sot qytetarëve.

Në tërësi vihet re qartë që ALUIZNI shkon te qytetarët.

Ajo që do të thosha sot për opozitën është se ajo duhet të mësohet të korrigjohet, të korrigjojë vetveten, pasi kjo politikë dhe ky qëndrim dëmton jo vetëm atë, shqiptarët në tërësi, por edhe të ardhmen e vendit. Duhet të ndryshojë për mirë CV-në e saj, duhet ta bëjë këtë jo për ne, as për ata në këtë sallë, por për fëmijët e gjithë shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë.

Faleminderit! Ilir Meta – Fjalën e ka Kryeministri, zoti

Edi Rama!

Edi Rama - Siç e thashë edhe më parë në një moment replike, sot për mua dhe për qeverinë tonë prezenca në këtë sallë është e lidhur në radhë të parë me ligjin që ky parlament do të votojë sot, për t’i dhënë fund një kalvari 20-vjeçar të qindra e mijëra familjeve që ndërtuan një shtëpi për një jetë më të mirë, që u gënjyen, u rigënjyen dhe u stërgënjyen se do të mund ta legalizonin shtëpinë e tyre, që votuan, rivotuan dhe stërvotuan ata që sot erdhën këtu për të bërë atë që bëjnë gjithmonë këtu, për të na hedhur neve baltën e keqqeverisjes së tyre. Pra, këto qindra e mijëra familje meritojnë më në fund nga qeveria dhe parlamenti i këtij vendi vëmendjen dhe bazën e plotë ligjore për ta mbyllur përgjithmonë këtë proces.

Kam dëgjuar shpesh njerëz që thonë se ne nuk duhet të flasim për këta që ikën, por është shumë e vështirë të mos e bësh një gjë të tillë, edhe në këtë moment, ndërkohë kam sjellë këtu një numër shumë të kufizuar rastesh konkrete, që flasin më shumë se çdo fjalim, lidhur me ku na e lanë vendin, kush ishte në krye të vendit për 8 vjet me radhë dhe për nivelin e patregueshëm të hipokrizisë që karakterizon këta që bëjnë sikur qajnë me lot për hallet e njerëzve, por për njerëzit nuk kanë pyetur kurrë, as edhe një çast të vetëm. Këtu kam një praktikë. Objekt i legalizuar brenda 24 orësh më 19 korrik 2013, pasi populli i kishte siklterisur nga pushteti me ato 1 milion shuplakat që vazhdojnë t’u djegin aq shumë, saqë ende sot nuk e marrin dot veten për të kuptuar se sa shumë u kanë rënë në qafë këtyre njerëzve. Dhjetëra e mijëra qytetarë në të njëjtën zonë prisnin prej vitesh legalizim, ndërsa një zotëri, emrin e të cilit nuk kam asnjë dëshirë ta përmend, por është zyrtar i lartë i këtyre, mbaron punë nga data 18 në datën 19. E nuk është i vetmi!

Midis prillit dhe shtatorit të vitit 2013 deri ditën e fundit, deri natën e fundit, përpara se sa të dilnin nga zyrat, janë 800 objekte të legalizuara brenda 24 orësh. Të 800-ta të lidhura qartësisht me interesa krejtësisht të ndryshme nga interesi i politikës së legalizimit.

Kemi një objekt tjetër në një zonë ku 700 familje presin legalizimin sot që flasim, pasi kanë bërë edhe vetëdeklarimet dhe askush s’ka denjuar t’ua vazhdojë procedurat, ndërkohë që i vetmi objekt që legalizohet në mes të shtëpive është një pallat me 12 kate. Dhe ku? Legalizohet

Page 32: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

32

në datën 30 gusht 2013, në një zonë që historikisht ka votuar Saliun dhe Partinë Demokratike, tek Qyteti Studenti.

Është edhe një objekt tjetër, përsëri nuk dua t’ia përmend emrin, që lidhet me heronjtë e informimit të lirë, të cilët vunë në dispozicion ekrane, gazeta, ëebsite për të manipuluar në mënyrën më të përbindshme opinionin publik, duke nxjerrë fotografitë e policëve si fotografi trafikantësh, dhe shikoni çfarë legalizimi spektakolar kanë bërë, që i përket një periudhe ekzaktësisht të lidhur me ikjen nga pushteti.

Objekt me leje nga 6 në 9 kate, që i legalizohen 16 kate, 7-10 kate pa leje të ndërtuara pasi Bashkia e Tiranës ra në duart e atyre që sot kanë gojë dhe flasin për qeverinë tonë dhe për Aleancën tonë. Si ky rast, në periudhën deri në ditën e fundit dhe në orët e fundit të natës së shtatorit 2013, përpara se të linin zyrat, janë 80 objekte të dyfishuara mbi leje, duke përfituar nga këta.

Objekt tjetër i legalizuar brenda 24 orësh mbaron punë nga data 24 deri në datën 25, me të gjitha procedurat, nga hapja e dosjes e deri në fund. Nuk është shtëpi, është pallat. Është pallat në mes të Tiranës, me themele pa leje. Më e bukura është që kur e ka bërë vetëdeklarimin për legalizim ishte 3 kate, ndërkohë si objekt i legalizuar është shumë më tepër. Pas vetëdeklarimit, bazuar në Kodin Penal, bazuar në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, për shkak të kateve të shtuara, ndërtuesi i këtij objekti në vend që të shkonte në burg, është bërë pronar.

Objekti tjetër është në rërë, në bregun e Spillesë. Edhe ky i legalizuar, 30 metër nga deti, ndërkohë që në të gjitha fshatrat, dhe e them me përgjegjësi të plotë, të bregdetit të Kavajës nuk ka as edhe një objekt tjetër të legalizuar. Është i vetmi objekt i legalizuar, hotel me 8 kate, 30 metër nga deti, në rërë, i legalizuar brenda 24 orësh, përsëri në kulmin e fushatës elektorale.

Kemi një objekt tjetër në Tiranë, në mes të zonës së Bllokut, prishur nga policia ndërtimore në vitin 2009. E dini se çfarë kanë legalizuar? Ajrin! Mund t’ju duket si diçka e pabesueshme, por kanë legalizuar ajrin. Objekti është i prishur, në terren nuk ekziston, ndërkohë që në hipotekë zotëria është pronar dhe ka në dispozicion gjithçka që i duhet për ta bërë objektin tani. Në mos e ka bërë dhe e ka përfunduar mbi bazën e

një legalizimi të fushatës elektorale të vitit të shkuar, i realizuar brenda 24 orësh. Nuk është një, janë 20 objekte në Tiranë, ku është legalizuar dhe hipotekuar ajri. Pra, e kanë marrë paradhënie tokën, kanë marrë paradhënie edhe ajrin dhe tani nuk u mbetet veçse të përfundojnë apo të fillojnë, falë bashkëpunimit të ngushtë me Bashkinë e Tiranës, ndërtimet që janë të hipotekuara.

Në Parkun e Liqenit në Tiranë, 56 m2 është objekti, i shitet trualli 820 m2, jo mbi bazën e kthimit, as të kompensimit, as të pretendimit, por thjesht për të zhvatur 800 m2 mbi një të ashtuquajtur objekt social-ekonomik, e quan ky, ndërkohë që është një klub. E nuk është vetëm. 12 legalizimet të tilla janë bërë, ekzaktësisht kështu duke zhvatur mijëra e mijëra metër nga parku i liqenit. E dini datën? Se data është më domethënësja. Është 17 shtator 2013. Mbase në momentin kur ne kemi qenë te Presidenti, nuk më kujtohet ekzaktësisht, duke u betuar.

Kemi objekt tjetër në Shkodër. Objekt 36 m2 në tokën e shtetit. Sipërfaqja e shitur te zotëria për këto 36 m2, nga toka e shtetit, në datën 30 gusht të vitit 2013, është 1013 m2 tokë shtet. Si ky rast, pikërisht në këtë periudhë të vitit 2013, janë 60 raste të tjera.

Kemi edhe një rast tjetër që është mu në zemër të lëvizjes, që fatkeqësisht nxori Saliun në krye, në zemër të Kavajës, një objekt ndërtuar me 3 mure. E dini cili është muri i katërt? Muri i Bashkisë së Kavajës. Është i legalizuar, pronë ngjitur si siamez me bashkinë e Kavajës. E dini sa raste të tilla ka, kur një mur i një godine shtetërore apo një trotuar, apo një aset publik ka shërbyer edhe si bazament apo si mbështetje, ose si pjesë e këtyre objekteve të legalizuara në këtë formë, në rastin konkret, ky objekt i përket 17 gushtit të vitit 2013, janë 400 raste të tilla. Unë nuk dua të marr më shumë kohë, por ju siguroj se nuk e ekzagjeroj kur them se, në qoftë se në këtë parlament ne do të bënim një seancë për të numëruar një e nga një rastet, atëherë parlamenti do të duhej të qëndronte në seancë deri vitin tjetër.

Kush i ka bërë dhe kush përgjigjet për këto? E bëj këtë pyetje se nuk është çudi që nesër të na kërkohet të përgjigjemi ne për këto. Të gjitha këto janë raste që nuk kanë nevojë për asnjë lloj hetimi të sofistikuar, por thjesht dhe vetëm për verifikim. Mbi bazën e këtyre

Page 33: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

33

verifikimeve, të gjithë personat e përzier, dhe kur them persona të përzier, nga koka deri tek dera në sistemin e ALUIZNI-t, duhet të shkojnë në burg. Duhet të shkojnë në burg, bazuar te ligjet në fuqi dhe bazuar te gjithë kjo flagrancë spektakolare. Për çfarë diskutojmë ne? Kujt ia tregon ai deputeti i Kavajës, i riu, që ne justifikohemi me sistemin dhe nuk luftokemi korrupsionin? Ky çfarë quhet?! Ky është krim i organizuar ekonomik. Përfitime marramendëse të nxjerra nga këto! E jo vetëm kaq, por kosto marramendëse e faturuar për shtetin kur do të dojë të bëjë investime publike në këto rrugë; siç është lungomare e Vlorës, ku janë legalizuar dhjetëra objekte në shkelje të hapur të çdo ligji, vetëm për përfitime; siç është lumi i Gjanicës, njësoj si të legalizoje Lanën. Ndërkohë që në të gjithë rrethin e Fierit ata që janë legalizuar me shpejtësinë më të madhe janë ata që kanë ndërtuar mbi lumë dhe që sot pengojnë projektin e ripërtëritjes së lumit, sepse për ta filluar duhet t’i shpronësojmë si pronarë të ligjshëm.

E njëjta histori është kudo ku vetëdeklarimi nuk është bërë për hall, nuk është bërë nga ata që kanë zbritur nga Tropoja, nga Kukësi apo nga Skrapari e Librazhdi apo nga Korça, Erseka e Devolli, për një jetë më të mirë në Tiranë, por është bërë nga ata që kanë zaptuar hojet e mjaltit të këtij vendi, për t’i mbushur me këto lloj kërpudhash prej betoni, të cilët kanë paguar pa dyshim për t’u kthyer në pronarë dhe me të cilët në çdo hap shteti duhet të përballet si me pronarë të ligjshëm, që duhet t’ua shpronësojë me vlerën e tokës.

Shikoni tani se çfarë ndodh me qytetarët, çfarë ndodh me popullin, çfarë ndodh edhe me shumë nga ata që ishin sot këtu, punonjës të thjeshtë të ujësjellësit të Tiranës, kryesisht nga periferitë, të lidhur me luftën kundër narkotrafikut thjesht nga rroga në ujësjellës, të palegalizuar prej vitesh, apo me ata të shkretët e gjelbërimit të Tiranës, se ata të Policisë Bashkiake nuk janë të shkretë, ata janë të gjithë me legalizime të bëra.

Ndërtime pa leje, 300 mijë. Vetëdeklarime të bëra nga qytetarët, 273

mijë. 273 mijë qytetarë që, duke dëgjuar këta,

kanë shkuar e kanë bërë vetëdeklarime. Këta kanë denjuar në 8 vjet të shkojnë dhe t’u trokasin në derë vetëm 140 mijë qytetarëve. Kanë lëshuar

vetëm 21 mijë e 900 letra legalizimi. Por kujdes! Letra e legalizimit është një gjë, certifikata e pronësisë është një gjë tjetër.

Nga gjithë kjo tollovi e madhe, nga gjithë kjo histori e madhe joshjeje për vota, të njerëzve në nevojë dhe nga gjithë kjo përpjekje titanike për të shkatërruar Shqipërinë, këtu do të më lejoni t’ju them se unë besoj se Saliu nuk e ka kuptuar, se ata të tjerët nuk kanë as çfarë kuptojnë dhe as çfarë të shohin, që Shqipërinë po e shkatërron, se i duken bukur ato, pronarë janë bërë 15 mijë familje. Vetëm 15 mijë familje! Llogariteni vetë se çfarë përqindjeje.

Për 8 vjet rresht 140 mijë qytetarëve, 140 mijë familjeve, u janë bërë matjet, kanë vajtur, ua kanë matur shtëpinë, u kanë thënë se do t’ua bëjmë, 70 mijërave u kanë marrë edhe lekët. I kanë bërë pagesat në 2006-n, në 2007-n, në 2008-n. Janë të gjithë që i kanë bërë pagesat aso kohe, ata të cilët sot kanë filluar të marrin përditë dokumente legalizimi prej nesh, ndërkohë që këta në këtë 22 mijë, pjesën më të madhe të legalizimeve i kanë krime kundër natyrës, krime kundër qyteteve, krime kundër zonave turistike, krime të bëra në një formë të organizuar, në një sistem korrupsioni që fatalisht ka detyruar këdo, që jo të paguajë, por të lërë qimet e kokës atje për të marrë lejen.

Më keq akoma. Çfarë na rezulton tani? Tani na rezulton se qytetarëve që kanë bërë

pagesat, u kanë marrë lekët dhe nuk kanë bërë asnjë veprim, nuk kanë avancuar asnjë procedurë. Kështu që të gjithë procedurat kanë filluar pas zhvendosjes së kësaj bande, për të cilën Prokurori i Përgjithshëm ka një dosje të plotë në prokurori, dhe vendosjes së Drejtorit të ri të ALUIZNI-t dhe të disa njerëzve që kanë marrë situatën në kontroll.

Çfarë i ndodh Shqipërisë, popullit shqiptar dhe arkës së shtetit?

75% e gjyqeve, sepse, normalisht, në shumë raste u kanë rënë në qafë njerëzve të tjerë, nuk është puna se nuk kanë legalizuar ata që kanë kërkuar të legalizohen, apo se kanë legalizuar disa të tjerë për qejfin e tyre, por duke legalizuar disa u kanë rënë në qafë ca të tjerave, pra 75% e gjyqeve janë vendimmarrje e gabuar apo dukshëm korruptive e dy vjetëve të fundit, në Tiranë, në Shkodër, në Berat, në Lezhë, në Fier, në Durrës, në Vlorë dhe Elbasan. Që do të thotë se 3 nga 4 legalizime që kanë bërë

Page 34: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

34

këta, pra, 3 nga ato 22 mijë përfundojnë në gjyq dhe janë të gabuara. Që do të thotë, shpenzime të tmerrshme për njerëzit e shkretë, që duhet të pajtojnë juristë e avokatë, duhet të rrinë e të zvarriten sallave të gjyqeve, sherre, konflikte dhe fatura në fund të ditës për shtetin. Fatura që i paguajnë ata që kanë paguar gjithmonë, për shkak se këta kanë qenë gjithmonë në krye të punëve, për të lehtësuar gjithmonë ata që nuk paguajnë. Situata e ALUIZNI-t, falimentim financiar, kaos total administrativ dhe institucional. Praktikisht, është edhe një ngarkesë plus, e cila i është vënë në kurriz shtetit, sepse nuk mjaftonin një miliard lekë, në rang vendi, borxh. Një turp i madh për një shtet që i ka trajtuar si skllevër edhe punonjësit e vet.

Dëgjoni këtu, tani, sa bukur! Më 30 shtator të vitit të kaluar, pra kjo shumicë kishte bërë betimin, qeveria kishte filluar punën, këta që me siguri duhet të jenë te protestat e atyre që janë hedhur në rrugë, bëjnë 200 kontrata të reja pune për punonjës të tjerë, pa pasur asnjë lek në arkë. Më 1 tetor, kur drejtori i ALUIZNI-t shkon atje për të marrë situatën në dorë, gjen një miliard borxhe dhe 200 veta që kishin ardhur te dera, ditën e parë të punës, me një kontratë të lidhur natën përpara. E këta flasin për Shqipërinë! Këta flasin për çfarë po i bëjmë ne Shqipërisë! Këta flasin se si në këto 9 muaj, Shqipëria që lulëzonte dhe ku një milion njerëz gabuan, na qenka kthyer në ferr dhe na qenka kthyer në një problem të madh për gjithë planetin.

Për të shkuar më tutje, fondi i mbledhur nga legalizimet ka qenë burimi i vetëm gjatë gjithë këtyre viteve për të kompensuar pronarët. Këta, partia e pronarëve.

Pyetja që kam unë sot, për të gjithë ata që i kanë votuar këta dhe që kanë pritur legalizimin: Si ndjehen që këtu qëndrojmë të mbledhur ne, për të cilët këta thoshin mos i votoni se do t’u kthejnë andej nga keni ardhur, do t’u shembin edhe shtëpitë, ndërkohë që këta kanë ikur? Kanë ikur dhe i gëzohen gjithë baltës që hodhën këtu sot dhe këmbejnë me njëri-tjetrin kënaqësinë se si e derdhën edhe një sasi llumi mbi Shqipërinë, jo mbi qeverinë.

Janë mbledhur 79 milionë dollarë, nga të cilat sipas ligjit duhet të shkonin 69,8 në një llogari të veçantë të buxhetit të shtetit, për t’u përdorur për pronarët, nën kujdesin e Fatmir Mediut, që sa herë merr fjalën këtu duket sikur

ka një kasetë të harruar në kasetofonin e makinës, që përsërit atë punën e pronarëve. Në fakt, 2 miliardë prej kësaj shume kanë shkuar komplet në drejtime të tjera, në kundërshtim të plotë me ligjin, një pjesë e madhe e të cilave janë harxhuar për shirita, për këngën “Rrugë, rrugë, rrugë”.

Nga ana tjetër, shikoni këta që vijnë këtu dhe sa herë vijnë thonë: “nuk po bani ligje, ku i keni ligjet, ju nuk dini të bani ligje”. Këta në 8 vjet kanë bërë 4 ligje. 4 ligje bazë që kanë të bëjnë me legalizimet dhe i kanë ndryshuar 14 herë në 8 vjet, në 120 elemente të tyre. Ligjet e tjera që kanë të bëjnë direkt apo indirekt me legalizimet, planifikimin urban, kontrollin e territorit, regjistrimin e pasurive etj. etj., të cilave duhet t’u shtonin me dhjetëra akte nënligjore, urdhra e kështu me radhë, u kanë shtuar një mal të tërë me letra që kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Të shikosh vetëm kundërshtitë mes letrave që Saliu i çonte Shabanit dhe letrat që Shabani i kthente Saliut, mund të kuptosh gjithçka për si ka funksionuar shteti shqiptar. Një korrespondencë “fantastike” mes dy njerëzve të gabuar, në kohën e gabuar, në vendin e gabuar, me misionin më të gabuar në botë, që të legalizonin ata hallexhinjtë, me të cilët talleshin sa herë shkonin atje, hipnin në tribuna dhe u thoshin që këtë që keni bërë ju në Bathore, qytetërimi nuk ka arritur ta bëjë kurrë, keni ndërtuar një qytet pa leje nga e para dhe kjo është mrekullia e tetë e botës. I lanë atje, në mes të mushkonjave, në mes të ujërave të zeza, në mes të izolimit, pa infrastrukturë, pa shërbime sociale, pa asgjë dhe bebet që erdhën në krahun e nënave, apo që lindën këtu, tani janë bërë burra dhe ende nuk e kanë letrën e legalizimit e certifikatën e pronësisë.

Pastaj janë edhe disa akte që këta i quajnë nënligjore, që janë akte, siç i thonë nga Italia, e kemi dëgjuar ne që s’jemi juristë, juristët e dinë mirë, “ad personam”. Domethënë t’i hysh një procesi, të bësh një ligj apo një akt nënligjor për një njeri. Akte për të favorizuar një person, një familje, një çetë dhe për të vazhduar për të shtuar kaosin. Parafytyrojeni tani që në Tiranë, sot që po flasim, në atë kaos ku u gjet zyra, nuk arrihet dot të thuhet me saktësi nëse janë bërë 29 mijë, janë bërë 35 mijë, apo janë bërë 37 mijë deklarime. E dini pse? Se dy javët e para të punës, Artan Lame e ka kaluar në dysheme,

Page 35: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

35

poshtë dollapëve, poshtë tavolinave, për të mbledhur letra e për të bashkuar bashkë fije. Kjo nuk është metaforë. Ky është fakt. Mjafton t’ju sjell këtu një rast të një drejtorie rajonale në Lezhë faktikisht, ku për t’u dhënë aktin e legalizimit, qytetarët thirreshin te holli i bibliotekës së qytetit.

Tani drejtoria e ALUIZNI-t ka bërë edhe një analizë faktike të tarifave joshtetërore, tarifa joshtetërore e të mirënjohura në gjithë sistemin e korrupsionit, që unë pres, ne presim dhe nga sot, me siguri, me të drejtë Shqipëria pret që prokurori i Përgjithshëm dhe prokuroria e caktuar ta hetojnë. Rojës për të hyrë te dera, se dera e ALUZNI-t zuri për vite me radhë vendin e derës së dikurshme të ambasadave, ku njerëzit nuk kanë më nevojë të shkojnë për viza, po nuk iu ndanë kurrë këto radhët, kur prisnin që Shabani t’u jepte vizën, i jepnin 200 deri në 500 lekë, për të kapërcyer murin e “ambasadës” së kalimit nga “i pa legalizuar” tek “i legalizuar”. Pastaj nuk mjaftonte të kapërceje hyrjen, se me dosje në dorë duhet ta lije diku. Se mund të hyje e të dilje pa lënë asgjë. Marrja e dosjes dhe hapja e dosjes ishte 5 mijë deri në 10 mijë lekë (të vjetër). Pastaj dhënia e vërtetimit 5 mijë lekë, pastaj matjet në terren, këtu fillon të ngrihet situata, 10 mijë lekë, e këtu flasim me të reja. Pastaj kalojmë në një urdhër përfshirjeje. Kishte edhe një urdhër përfshirjeje, që përfshihesh apo s’përfshihesh, që ngjitej 500 deri në 1000 euro. Për përshpejtim procedure, se mund të përfshiheshe, por mund të ngecje, siç kanë ngecur gjithë këta dhjetëra mijëra njerëz, kalohej në 1000 deri në 2000 euro. Pastaj kalimi i pronësisë ishte goditja më e madhe dhe për shkak të kësaj goditjeje më të madhe është edhe ky hendeku, 22 mijë dokumente legalizimi, 15 mijë certifikata pronësisë.

Si shpjegohet kjo? Si ka mundësi që njerëzit shkojnë bëjnë gjithë këtë, ta marrin dokumentin e legalizimit dhe të mos e fusnin në hipotekë, sepse aty pastaj, goditja ishte që të mendoheshe a ta legalizoje, apo të bëje një shtëpi tjetër. 10 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të pozicionit ku ishe.

Kurse te dosjet e rëndësishme thuhet se kishte një sektor të veçantë, ku tarifat ishin të posaçme. Tarifat e posaçme, kuptohet, kishin të bënin me gjithë këto legalizime që përmendëm, ku tipik është ai i Qytetit Studenti, 700 familje,

shumica votues të hekurt të Partisë Demokratike, dhe u bë vetëm një legalizim. 700 familje nëpër shtëpi të bëra vetë, një legalizim i një pallati 12-katësh, të bërë me lekët, që të mos ia themi emrin.

Më tutje dua vetëm të vij te skema e operimit, bazuar te ky ligj. Kërkoj ndjesë për fjalën, ndoshta pak më të gjatë se zakonisht, kur në të shumtën e herës unë flas gjatë, por besoj që flitet për një çështje që është zgjatur 20 vjet!

Ne do t’i bëjmë legalizimet falas. Këtë, fatmirësisht, e kuptojnë të gjithë ata

që nuk i bien nga ezofagu i Saliut për të marrë vesh si qëndron e vërteta, por shikojnë faktet. Këtu vijmë tek tarifat legale, jo te këto tarifat e sistemit të korrupsionit që e përsëris mezi presim që prokuroria të fillojë punën për ta hetuar, dhe është e pamundur që ta parafytyrojmë se nuk do të kemi më korrupsion, në asnjë shkallë të këtij sistemi, në rast se përgjegjësit për atë sistem korrupsioni që u ngrit në të gjithë territorin e Shqipërisë nga legalizimet nuk do të shkojnë në burg.

Tarifa e shërbimit për legalizim që shkon si pagë për punonjësit dhe shpenzime operative; penalitetet për vonesë në vetëdeklarim, që shkojnë si pagë për punonjësit dhe shpenzime operative; taksa e ndikimit në infrastrukturë, që shkon për njësitë vendore dhe vlera e parcelës ndërtimore, që shkon për kompensimit e pronarëve. Të gjitha këto janë tarifat e sotme të legalizimit, që do të bien kur të gjithë ne që jemi këtu në sallë të ngremë kartonin jeshil për të kaluar ligjin e ri, i cili e kthen gjithë këtë procedurë në një procedurë tërësisht falas dhe qeveria ju ka sjellë një propozim.

Maxhoranca sot do të votojë që administrata të marrë përsipër të bëjë gjithë shërbimin, të përgatisë certifikatat, noterimet, të bëjë matjet, të përgatisë kontratat dhe t’u çojë njerëzve dokumentin në shtëpi. Nuk do të ketë më njerëz që do të presin te dera e “ambasadës” së Shabanit, por do të jetë ALUIZNI që do të shkojë derë më derë te njerëzit dhe do ta bëjë gjithë këtë proces pa u kërkuar njerëzve asnjë qindarkë. Quhet apo nuk quhet falas kjo? Thonë se nuk quhet falas, sepse janë disa gjëra të tjera që vijnë mbrapa.

Vijmë te penalitetet. Nuk do të pranojmë më dhe këtu, përsëri

ligji e zgjidh këtë punë sot, që shteti t’u kërkojë

Page 36: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

36

atyre hallexhinjve penalitete për vonesat që u ka bërë vetë shteti, që ata hallexhinj të vazhdojnë të paguajnë lekë në emër të një ligji të shkruar, që qeveria e mëparshme e ka shkelur me të katër këmbët, sepse katër këmbë kishte, s’kishte duar.

Janë 8.5 milionë dollarë të ardhura nga pjesa e procedurës dhe 7 milionë të ardhura nga pjesa e panaliteteve që janë mbledhur në të kaluarën. Do të ishin shumë më tepër, nëse ne do t’i mbanim në ligj, sepse do të bënim shumë më tepër legalizime. Këto hiqen.

Vijmë tek taksa e infrastrukturës, e cila mbetet si taksë, sepse nuk është taksë e qeverisë, por është taksë vendore, por hiqet nga ligji i legalizimeve. Njësitë vendore le ta mbledhin taksën e infrastrukturës, por, si para, ajo nuk do të ndikojë në bërjen ose në mosbërjen e legalizimit. Kjo do të thotë që ne nuk mund t’i heqim këto para. Janë 19 milionë dollarë të mbledhura nga kjo taksë, por është një raport mes njësive vendore dhe të legalizuarve, ndërkohë që nuk do të përbëjë pengesë për legalizimin.

Parcela ndërtimore. Deri më sot kjo pikë ka krijuar 80 milionë

dollarë të ardhura, të cilat kanë shkuar te fondi i kompensimit të pronarëve. Se çfarë është bërë ligjërisht me atë fond, jua thashë që aty brenda: 20 milionë prej tyre kanë shkuar në drejtime të tjera. E drejta mbi tokën nuk ka lidhje me procesin e legalizimit si proces, çka do të thotë se ne, në radhë të parë, të gjitha atyre familjeve, dhe janë 67 mijë familje, që kanë ndërtuar pa leje në tokën e tyre, nuk do t’u marrim absolutisht asnjë qindarkë për tokën. Kjo do të thotë se ato familje do të kenë dokumentin e legalizimit në derë. Ndërkohë që për të tjerët, kur parcela është e shtetit apo e dikujt tjetër, nuk do të përfshihet në procesin e legalizimit si kusht, pra pagesa për parcelën, çka do të thotë se legalizimi do të bëhet falas, gjithkush do të behet pronar i shtëpisë, pavarësisht se toka nuk është e vetja. Ne, sigurisht, nuk e kemi të drejtën që tokën e shtetit dhe tokën e tjetrit ta falim si të ishte toka jote, për dy arsye shumë të thjeshta:

E para, sepse ne nuk jemi aq të papërgjegjshëm, sa t’u lëmë këtyre familjeve litarin e kësaj historie jashtë dhe një ditë të bukur, një gjeneratë tjetër, në mos shumë më shpejt, të shfaqet te dera e të thotë: “Ta kanë

dhënë ty dokumentin e shtëpisë, por kjo nuk është toka jote, por e gjyshit tim”.

E dyta, sepse gjithë këto shërbime, që ne do t’i bëjmë pa u kërkuar qytetarëve të paguajnë ndonjë lek, gjithë këta njerëz që do të angazhohen për të shkuar dhe për të bërë të gjitha dokumentet, madje edhe për të mbaruar procesin, sigurisht që kanë shpenzime, minimale, ashtu sikundër pronarët. Tek pjesa e shpenzimeve, ne do të jemi absolutisht të orientuar drejt bërjes zero të tyre nga ky fond dhe çuarjes së këtij fondi krejtësisht për pronarët.

Vijmë te çmimet. Për të gjitha objektet, pra parcela deri në

300 metra, çmimi është favorizues. Pjesa tjetër, 300 deri në 500 metra, është me çmim tregu. Kjo është siç ka qenë dhe nuk ndryshon. Objektet me qëllim fitimi do të paguajnë normalisht. Banesat e dyta do të legalizohen me vlerën e truallit, nuk ka asnjë diskutim. Këtu fillon pjesa e fundit e procesit, që përsëri është në nderin tonë dhe është tërësisht konform zotimit tonë.

E para, qytetari ka të drejtë të paguajë 30 deri në 50 % të faturës me letra me vlerë, gjë që e ul detyrimin rreth 20 %. Nëse ai dëshiron ta paguajë menjëherë detyrimin, pra nëse ai vjen dhe thotë: “Unë do ta paguaj këtë detyrim. Toka nuk është e imja. Unë dua ta mbyll këtë histori”, atëherë ka edhe një zbritje tjetër 20 %. Dhe kur të paguajë në fund, ka edhe një zbritje të tretë prej 400 mijë lekësh, që ne do t’ia lëmë çdo familjeje, për të paguar energjinë elektrike në dy vjetët e ardhshëm. Të gjithë këtë proces, ne nuk e bëjmë për ata që kanë ndërtuar hotele në rërë, as për ata që kanë ndërtuar pallate me leje 6 kate dhe kanë legalizuar 17 kate, por i bëjmë për ata që janë në nevojë. Gjithçka që ata kanë pasur, e kanë hedhur për të ndërtuar ato shtëpi dhe ky ligj u jep mundësinë që të dalin nga varfëria, duke shfrytëzuar si kolateral, ndërtimin e tyre, sepse, në fund, edhe në rast se nuk do të paguajnë dhe do të thonë: “Nuk kemi lekë”, do të marrin letrat dhe do të bëhen pronarë, por në hipotekë do të kenë një kufizim hipotekor, që do të qëndrojë aty deri ditën kur do të kenë lekët për t’i paguar. Me kufizimin hipotekor, ata mund të shkojnë në bankë e të marrin kredi; mund ta shesin shtëpinë, bashkë me atë kufizim, i cili është në një mesatare prej 4 milionë lekësh të vjetër.

Duhet të kemi parasysh se ligji bën edhe një ndryshim të madh rrënjësor: toka nuk

Page 37: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

37

kushton njësoj si në Tiranë, si në Kukës, si në Durrës, si në Librazhd, por ka çmime të ndryshme, atëherë ndodh që ne transformojmë në pronarë edhe këto investime, që sot janë të vdekura, sepse nuk figurojnë asgjëkund dhe janë miliarda, në kolateral, në mënyrë që këta njerëz të mos rrinë gjithë ditën te dera e partive apo te dera e zyrave të shtetit për të kërkuar punë, por të vihen në lëvizje dhe ta përdorin kolateralin për kredi, që mund t’u shërbejë për të hapur një biznes të vogël, që mund t’u shërbejë për t’u lidhur me bashkëfshatarët e tyre atje ku i kanë ende, për të krijuar iniciativa të përbashkëta bujqësore, blegtorale, në agriturizëm e kështu me radhë, si dhe për t’i vënë në lëvizje, duke pasur mundësinë e demonstrimit të një pasurie të konsumuar në gjithë këto vite, e cila sot nuk ekziston, nuk ua njeh askush, sepse nuk e kanë me letra. Në momentin që do të kenë letrat, ajo pasuri do të jetë një garanci për bankën, atëherë mund të paguajnë edhe studimet e fëmijëve ose mund të marrin kredi për veprimtari të tjera.

E fundit, një subjekt që duhet të paguajë mesatarisht 400 mijë lekë për legalizimin, paguan 360 mijë lekë dhe pas dy vjetësh, thjesht paraqet faturat që ka paguar energjinë dhe nuk do të ketë nevojë të paguajë pjesën e mbetur. Pra, këto para ia kreditojmë ne, si shtet, në mënyrë që te kemi rritje të pagesës së energjisë, në mënyrë që nesër askush të mos thotë: “S’kam lekë”, sepse ne nuk do të lejojmë që disa ta paguajnë e disa të mos e paguajnë energjinë.

Ky është ligji i ri. Ju siguroj që këtë ligj të ri dhe këtë skemë të re, ata që kanë kaq vite që presim pas derës së PD-së për të marrë legalizimin, e kanë shumë të qartë. Ata janë juristët më të shkëlqyer në fushën e legalizimeve, sepse kanë kaluar nëpër duar kaq shumë ligje, që i kanë bërë këta, kaq shumë akte që kanë bërë këta, e kaq shumë vendime që kanë bërë këta, sa që nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni.

Kështu që, miqtë e mi, duke ju kërkuar ndjesë për kohën, më lejoni t’ju them me ketë rast: qentë le të lehin, karvani ynë të ecë përpara.

Faleminderit! (Drejtimin e seancës e merr zoti Dule.)

Vangjel Dule – Faleminderit! Po, zoti Bejko. Gentian Bejko – I nderuar zoti drejtues i

seancës, Të nderuar kolegë deputetë,

Ligji nr. 9482 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” në vetvete mundëson një proces me interes shoqëror kombëtar dhe jo politik. Subjekt i legalizimeve janë të majtë dhe të djathtë, qytetarët shqiptarë, me apo pa preferenca politike.

Informaliteti, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte, ka prekur dhe mban peng të gjithë ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Amendimet e këtij ligji vijnë si domosdoshmëri për të adresuar zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. Deri më sot është bërë shumë pak. Në dukje qeveritë e mëparshme janë përpjekur ta adresojnë këtë situatë. Është miratuar ligji bazë më 3 prill të vitit 2006. Më pas janë bërë pesë amendamente, me qëllim përmirësimin e tij, besoj. Edhe 8 vendime të Këshillit të Ministrave e 4 udhëzime për të rritur efikasitetin e ligjit, shpresoj, por kur shikon statistikat, kupton se është bërë shumë pak për t’i dhënë zgjidhje informalitetit. Nga 270 mijë subjekte vetëdeklarues janë verifikuar më pak se gjysma në terren. Pjesa më e madhe është ende e paprekur. Nga totali i subjekteve të verifikuara, 70 mijë kanë paguar tarifën e përcaktuar, ndërkohë që vetëm 22 mijë kanë marrë lejen e legalizimit. Pra 8%.

Procesi ka degraduar në propagandë elektorale. Në çdo fushatë premtohej legalizim dhe më pas asgjë. Vazhdonte e njëjta situatë. Fatkeqësisht ka ndodhur që janë shpërndarë edhe dokumente nga zyra rajonale e ALUIZNI-t pa asnjë vlerë juridike, thjesht për të gënjyer të interesuarit. Ju sjell rastin e banorëve të hidrovorit në bashkinë e Sukthit në Durrës. Fillimisht iu premtua legalizimi dhe më pas u terrorizuan nga forcat e rendit dhe më pas sërish iu premtua legalizimi dhe së fundi u dorëzuan vërtetime dhe letra pa vlerë, apo edhe raste klienteliste, ashtu siç u përmendën edhe më parë nga Kryeministri. Një rast i tillë gjendet në lagjen 13 në Durrës, ku në muajin gusht, brenda pak ditëve, është regjistruar dhe legalizuar i gjithë procesi. Degradimi institucional i këtij procesi u bë burim korrupsioni dhe si pasojë humbi besueshmërinë e realizimit të tij.

Pra, të nderuar kolegë, ky proces i stërzgjatur jo vetëm e ka lodhur shoqërinë shqiptare, por vazhdon të rëndojë negativisht edhe ekonominë e saj. Me miliona lekë kapitale të ngurtësuara në pasuri, që nuk mund të

Page 38: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

38

përdoren për të gjeneruar punë, të ardhura dhe akses në kreditë për qytetarët shqiptarë.

Projektligji, që ne diskutojmë sot, është në kuadër të përpjekjeve serioze të qeverisë për të zgjidhur një herë e mirë problemin e informalitetit në shoqëri, kudo, jo vetëm në sektorin që mbulon dhe vepron ky ligj. Ndryshimi i afateve ligjore bën të mundur futjen e një numri të konsiderueshëm objektesh në skemën procedurave të legalizimit. Kalimi i përgjegjësisë së plotësimit të dokumentacionit nëpërmjet verifikimit në terren nga ana e punonjësve të ALUIZNI-t do të lehtësojë barrën burokratike për qytetarët. Ndarja e objekteve apo e subjekteve të legalizimit në kategori me problematika të njëjta do të thjeshtojë procedurat si rezultat i unifikimit dhe metodikave specifike të trajtimit të tyre. Transferimi i pronësisë edhe në kushte të pamundësisë ekonomike nëpërmjet këtij amendimi bëhet i mundur nëpërmjet lehtësirave të procedurave. Qëllimi ynë është të sjellim në ekonominë e qytetarëve shqiptarë, edhe të vendit kapitalet e tyre të deritanishme të bllokuara.

Kompensimi për pronarët është një tjetër çështje që gjen zgjidhje në këtë projektligj, duke bërë diferencimin e vlerës në vartësi të vendndodhjes së pronës. Kompensimi për pronarët do të bëhet në varësi të çmimit të dalë nga vendimi i Këshillit të Ministrave. Me ndërhyrjet e kryera parashikohen uljet e kostove për përfitimet e lejeve të legalizimit në favor të qytetarëve. Problematika sociale gjen zgjidhje në këto amendime nëpërmjet masave detyruese të parashikuara me ligj për sistemimin e familjeve që do të preken nga efektet e këtij ligji. Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, si komision përgjegjës për rishikimin e këtij ligji, është angazhuar seriozisht në bashkëpunim të ngushtë me ALUIZNI-n për të përmirësuar këtë ligj duke iu futur një procesi të gjerë diskutimi, seancash dëgjimore me grupe interesi apo ekspertë të fushës. Gjithashtu, me pjesëmarrjen aktive të opozitës, e cila, megjithëse në fillim e paqartë në qëndrimin e saj, ofroi sugjerime. Një pjesë e tyre u vlerësuan si të drejta dhe u pasqyruan më tej në ndryshimet e bëra në ligj. Po ashtu janë përfshirë edhe mendime apo sugjerime, kërkesa të grupeve të interesit dhe të organizatave dhe shoqatave, që ndikohen drejtpërdrejt nga këto amendime.

Me punën e kryer deri tani ALUIZNI ka treguar një përgjegjësi dhe përgjegjshmëri të madhe. Formalizimi dhe dixhitalizimi i informacionit që ka nisur tashmë, do të ndihmojë në përshpejtimin e këtij procesi. Kategorizimi i subjekteve dhe plotësimi i dokumentacionit do të ndihmojë në korrektimin e procedurave. Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i kësaj agjencie me institucionet e tjera, të lidhura me këtë proces, do të rrisë besueshmërinë ndaj institucionit dhe ndaj vetë procesit. Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në bashkëpunim me ALUIZNI-n do të ndjekë dhe monitorojë këtë proces si nga ana administrative, ashtu edhe ekzekutive, për të garantuar mbarëvajtjen e tij. Puna sapo ka filluar. Një sërë aktesh nënligjore janë përgatitur nga ky institucion dhe presin miratimin e këtij ligji, sot, për t’i hapur rrugë më pas miratimit të tyre.

Të nderuar qytetarë, me miratimin këtij ligji qeveria përmbush një nga angazhimet e saj, legalizim falas.

Ju faleminderit! Vangjel Dule – Faleminderit! Fjalën e ka

zoti Suli. Rakip Suli – I nderuar zoti drejtues i

seancës, të nderuar kolegë, Sot ne kemi sjellë për miratim ligjin “Për

legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar ose siç njihet në gjuhën e përditshme ligji për legalizimet. Ndryshimet e bëra në këtë ligj reflektojnë plotësisht pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë, duke garantuar legalizimet falas dhe përmbylljen e këtij procesi në rang kombëtar brenda mandatit tonë të parë.

Jemi krenarë që sot sjellim në parlament një premtim tonin elektoral të mbajtur, pasi ulëm taksat për 97% të shqiptarëve, ulëm çmimet për ilaçet, hoqëm taksën e biznesit të vogël, falëm gjobat e turpshme elektorale, po shlyejmë detyrimet ndaj biznesit, tashmë edhe legalizimet falas.

Në 8 vjetët e qeverisë së djathtë legalizimet u shndërruan në një plagë korrupsioni për qytetarët dhe një ngërç për ekonominë. Legalizimet ishin shëmbëllim i paaftësisë së qeverisë për të menaxhuar këtë proces. Qindra e mijëra familjeve të ardhura në kërkim të një jete më të mirë në Tiranë, u morët votën duke u premtuar legalizimet dhe si thikë pas shpine u

Page 39: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

39

mbajtët peng legalizimet e shtëpive. Jo vetëm që legalizimet nuk u bënë, por procesin e shndërruat në një mekanizëm të grabitjes së parave të qytetarëve. Kush nga ju e justifikon që 70 mijë familje që kanë paguar për legalizimin banesës së tyre nuk kanë gati dosjet? Si është e mundur që për 160 mijë familje që kanë aplikuar për legalizim nuk e nisët fare procedurën e legalizimit? Kjo është e turpshme. Dhe ju sot duhet të jeni kokulur për këtë dëm dhe sorollatje të madhe që u keni shkaktuar shqiptarëve.

Familjet e zonave informale vuajnë problemet më të mëdha ekonomike, sociale dhe infrastrukturore. Me çfarë morali dosjet e tyre i latë të kalben dyshemeve të ALUIZNI-t, pa u dhënë asnjë përgjigje e pa u kthyer shërbimin që e kanë paguar dhe që u takon? Ka vetëm një përgjigje, i përdorët mish për top për t’u marrë votën. Por edhe pas kësaj, paturpësisht kryetari juaj i SHQUP-it, u shfaq në Paskuqan duke kërkuar llogari për legalizimet. Dhe s’u vjen aspak turp, që jo vetëm për 8 vjet në pushtet nuk i bëtë dot legalizimet, por i shtuat koktejit të mashtrimeve tuaja edhe premtimin e dhënë për hipotekimet e qytetarëve brenda 5 muajve, nga mandati i grabitur i Tiranës. Për legalizimet që nuk i bëtë dot, pronat që i transformuat, korrupsionin që mbollët, shqiptarët ju dhanë shuplakën e fundit më 23 qershor. Ne do të legalizojmë dhe ligjërojmë mundin, djersën dhe paranë e gjakut të rreth 300 mijë familjeve. Për 67 mijë familje, të cilat kanë ndërtuar në pronën e tyre, legalizimet do të bëhen duke paguar zero lekë. Të gjitha familjet, që kanë anëtarë paraplegjikë dhe tetraplegjikë do të legalizojnë duke paguar zero lekë. Për të gjithë qytetarët shqiptarë, që kanë ndërtuar në tokat pa tapi çmimi do të jetë 50% më lirë se tregu dhe kush paguan menjëherë, përfiton 20 % zbritje gjithashtu, edhe 50 % letër me vlerë, pa llogaritur ato shmangiet e zyrave e sorollatjeve me javë e muaj, e vite.

Askush nuk do të mbetet pa legalizuar pronën e tij, për faktin që nuk ka mundësi të paguajë, pasi ne e kemi rregulluar edhe këtë element të rëndësishëm me anën e kufizimit hipotekar, që për mua kjo është pika më e rëndësishme për qytetarët e zonave informale pasi një pjesë shumë e madhe e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë për legalizimet, por do të kenë hipotekën dhe do të kenë mundësi për ta

përdorur në çdo kohë, do të thotë qoftë për shitje, qoftë për kontratat nesër për ndërtim dhe gjithçka.

Legalizimet u nisën dhe do të mbyllen, por nga ne, socialistët, si zotim personal i Kryeministrit të Shqipërisë, si një domosdoshmëri për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, për të kanalizuar sistemin e pronës duke hequr tri zarfe të korrupsionit, ALUIZNI-t, Hipotekës dhe Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për të hapur faqen e re procesit të urbanizimit menjëherë pas legalizimit, për të pajisur çdo zonë të legalizuar me infrastrukturën e duhur dhe shërbimin publik të nevojshëm.

Ligji për legalizimet do të japë efekte mjaft pozitive në ekonominë e vendit, do të çlirojë miliarda para të ngurtësuara në investime që as mund të shiten dhe as mund të blihen pa u legalizuar.

Ky ligj, i cili i jep fund një epoke të vështirë për qindra e mijëra shqiptarë është guri ynë kilometrik për të kthyer përgjithmonë vëmendjen ndaj qytetarit edhe për të krijuar një shtet që funksionon në mënyrë dinjitoze. Ligji për legalizimet e rregullon dhe një të drejtë themelore të demokracisë, atë të pronës, duke i bërë shqiptarët pronarë të ligjshëm, në prona të ligjshme.

Prandaj, të nderuar kolegë, ju ftoj të votoni këtë detyrim moral dhe kushtetues ndaj qytetarëve. Faleminderit!

Vangjel Dule – Faleminderit! Fjalën e ka zoti Ndreu.

Pjerin Ndreu – I nderuar zoti drejtues i seancës, të nderuar kolegë deputetë,

Ligji i legalizimeve, që diskutojmë sot, është një shprehje e përgjegjshmërisë së qeverisë, e cila premtimet nuk i ka për konsum elektoral e as për të mashtruar mijëra familje, të cilat për një jetë më të mirë erdhën nga të gjitha zonat rurale të varfra, në zonat urbane. Sot ne kemi të drejtë të gëzohemi se jo vetëm po i japim fund një historie abuzimi nga qeveria paraardhëse, por po rregullojmë përfundimisht një problem të mprehtë social, duke i bërë pronarë të gjithë ata që për vite pritën më kot që humori i politikanëve t’i jepte fund ankthit të tapive të shtëpive që kishin ndërtuar.

Duke qenë deputet i dy njësive vendore, Kamëz dhe Paskuqan, me rreth 170 mijë banorë

Page 40: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

40

dhe me pothuaj 90 mijë votues, një zonë komplet informale, kam pasur rastin të njihem me të gjithë problematikën e legalizimeve në sjelljen e pashembullt të administratës apo politikës së PD-së kundrejt banorëve të këtyre zonave. PD-ja duhet të kërkojë ndjesë publike për të gjithë arsenalin e turpshëm të shpifjeve elektorale që përdori, duke thënë se Edi Rama dhe qeveria socialiste do t’i kthenin prapa familjet e ardhura nga zonat veriore. Sot Bathorja, Frutikultura, Fushë-Kamza, Laknasi, Valiasi, Paskuqani 1 dhe 2 dhe të gjitha njësitë e tjera informate, janë dëshmitare se kush i gënjeu dhe kush i keqpërdori votat e tyre për 20 vjet duke mos u dhënë asgjë.

Edi Rama dhe qeveria e tij, jo vetëm që nuk do t’i kthejnë, por do t’i bëjnë pronarë të ligjshëm duke u krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme që ky proces të mbarojë një herë e mirë. Sot kur ky proces po merr rrugë. Unë si deputet i asaj zone ngre disa pyetje publike për PD-në, që qeverisi plot 13 vjet në 21 vjet postkomunizëm. Përse nuk u bënë legalizimet e atyre që kishin ndërtuar shtëpitë në tokat e tyre? Çfarë ishte ajo që i pengoi? Pse e mbajtët peng për 20 vjet këtë kategori që nuk i kishte zaptuar tokën askujt? Apo ju duheshin t’i mbanit peng për arsye elektorale? A është kriminale kjo sjellje?

E pra, sot kjo kategori nuk është pak, por plot 67 mijë të tillë që përfitojnë legalizime pa asnjë lek. Përse nuk u legalizuan shtëpitë e familjeve që kanë ndërtuar shtëpi në tokat shtetërore? A ishin këto në konflikt me shtetin? Pse qeveria nuk krijoi kushte që të legalizohen? A është një tjetër abuzim kriminal ky dhe si mund të justifikohet para këtyre banorëve?

Me qeverinë “Rama” kjo kategori e ka të garantuar legalizimin. Askush nuk do të guxojë më të tallet me asnjë banor dhe as të kërkojë si shpërblim votën. Ne nuk i kemi legalizimet për pazare votash. Ne e mbajtëm fjalën, pavarësisht se helmi i opozitës vazhdon të helmojë banorët e atyre zonave dhe është lëshuar përsëri, por që nuk ka më asnjë efekt, sepse banorët po prekin çdo ditë realitetin e seriozitetit tonë. Përse u lanë praktikat korridoreve të zyrave të ALUIZNI-t të paguara, por të papërfunduara që nga viti 2006? A ju vret ndërgjegjja të paktën për këtë turp, për korrupsionin skandaloz, si dhe arbitraritetin që kishit instaluar në administratën e legalizimeve?

Pse u legalizuan të gjitha ndërtimet pa leje, të të gjitha viteve, të pushtetarëve lokalë dhe qendrorë të PD-së, duke lënë në harresë banorët e varfër dhe pa përkrahje? Vargu i pyetjeve mund të jetë i gjatë, por nuk kam ndërmend të humb kohë me histori të tilla banale. Ideja ishte vetëm për t’ua kujtuar votuesve të mi në Kamzë dhe Paskuqan sesi janë mashtruar dhe keqpërdorur për vite me radhë. Nëse nuk do të ishte vendosmëria e qeverisë dhe e vetë Kryeministrit Rama, ky proces do të ishte sikleti i përjetshëm i të gjithë banorëve të zonave informale dhe karremi për të peshkuar vota për PD-në, e cila nuk ka më asnjë të drejtë morale të dalë para këtyre votuesve, që, në fakt, kanë votuar me shumicë.

Për tetë muaj qeverisje administrata e legalizimeve të qarkut Tiranë ka dalë në terren. Filozofia jonë nuk është më ajo e burokratit që pret në zyrë, që nuk e di se çfarë detyre ka, nuk e kupton se çfarë do të thotë legalizim, nuk i njeh zonat informale dhe as problematikën e tyre, si dhe kërkon ryshfet për shërbimin. Kjo kohë tashmë ka marrë fund. Ne e kemi çuar shërbimin te banorët, jo banorët te shërbimi. Të gjithë banorët e zonës sime elektorale, që kanë pasur kontakte me punonjësit e ALUIZNI-t, kanë gjetur mbështetje dhe zgjidhje të menjëhershme të problemit. Prandaj, publikisht dua të falënderoj drejtuesit dhe punonjësit e ALUIZNI-t për korrektesën dhe përkushtimin maksimal, çka nuk është parë asnjëherë në këto zona!

Unë u bëj thirrje banorëve të zonave informale që të mos humbin kohë me propagandën pa sens dhe me dëshpërim të lalushëve të PD-së, por të aplikojnë dhe të marrin certifikatën e legalizimeve, të hipotekojnë shtëpitë dhe të bëhen pronarët e ligjshëm të tyre. Ky është rasti që gjithkush të gëzojë shtëpinë që e ka ndërtuar me mund. Nuk ka vend për asnjë lozanjar politik, që sorollatet rrugicave të varfra të Bathores, apo të ndonjë lagjeje tjetër informale dhe të mbjellë farën e mosbesimit dhe të mashtrimit. Askush nuk duhet t’ju keqpërdorë më, sepse fëmijët tuaj kanë tashmë të drejtë të quhen banorë të Tiranës, me shtëpi të ligjshme dhe të legalizuara nga shteti.

Ne do të jemi afër banorëve të zonave informale jo vetëm me legalizimet, por edhe me urbanizimet, me investime dhe me sjellje dinjitoze politike, duke braktisur modelin e shëmtuar të pushtetarit të PD-së, që ka bërë një

Page 41: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

41

supervilë në lagjen më të varfër të Bathores, të cilën e ka legalizuar, kur të tjerët nuk e kanë shansin ta bëjnë; për vete ka ujë 24 orë, ndërsa komshinjtë mbushin ujë larg me karroca dhe për në Tiranë udhëtojnë me dy bileta. Pra, puna jonë nuk kufizohet vetëm me legalizimet.

Fatkeqësisht, përveç mashtrimit për legalizimet, banorët e Kamzës dhe të Paskuqanit kanë shumë probleme të tjera ekonomike dhe sociale. Gjendja e popullatës është e rënduar dhe papunësia është e lartë. Ka edhe nga ata politikanë që i shohin banorët e këtyre zonave sikur kanë zgjebën. I përbuzin dhe u mbyllin shtigjet për t’i punësuar në administratën e shtetit. Unë jam ndër ata që kam ardhur pas viteve ’90 në Tiranë. Refuzoj me forcë këdo që tenton t’i diskriminojë këto zona, që jo për fajin e tyre janë sot në një situatë të vështirë. Jam krenar që jam një prej tyre dhe përfaqësoj pikërisht këto zona në parlament! Ata janë vendalinj tiranas, dibranë, kuksianë, skraparllinj, korçarë, pukjanë, tropojanë, përmetarë, gramshiotë, librazhdas, pogradecarë, mirditorë dhe tepelenas dhe kanë një bashkëjetesë fantastike. Duhet të evidentojmë se pikërisht këto zona kanë varfëri të lartë, por kriminalitet të ulët. Kanë arsim ndoshta jo të duhur, por sjellje shembullore me njëri-tjetrin. Kanë integritet, duke harmonizuar në mënyrë perfekte traditat dhe kulturat e gjithsecilit. Atje ka djem dhe vajza të shkëlqyera, të shkolluar dhe të ditur, që do t’i kishte zili çdo administratë, edhe ajo e legalizimeve.

Legalizimet janë hapi i parë i vëmendjes së qeverisë ndaj këtyre zonave. Por kemi edhe shumë punë për të bërë. Unë besoj se qeveria jonë do të hartojë një plan për këto zona, të cilat më në fund duhet të integrohen në jetën shoqërore. Ata nuk duhet të jenë më ishulli i izoluar nga dinamika e jetës urbane, por duhet të jenë aktivë në ndryshimet e vrullshme që kjo qeveri po ndërmerr për përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

Faleminderit! Vangjel Dule – Faleminderit, zoti Ndreu! Zoti Abazi, keni fjalën. Sadri Abazi – I nderuar drejtues i seancës, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë shqiptarë, që keni

vetëdeklaruar ndërtimet pa leje,

Gjatë këtyre 24 vjetve nga e gjithë Shqipëria për një jetë më të mirë erdhën qytetarë të ndryshëm, duke u vendosur në disa qytete të Shqipërisë, por më shumë në Tiranë dhe në periferi të saj. Ata i ndërtuan shtëpitë e tyre ashtu siç i kishin ëndërruar. I ndërtuan me mundin e fëmijëve të tyre dhe pa asnjë ndihmë nga shteti.

Kur PD-ja erdhi në pushtet, kryeministri i atëhershëm dhe babagjyshi i sotëm u premtoi këtyre qytetarëve legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje. A ju kujtohet premtimi i tij në periferi të Tiranës, me një certifikatë pronësie në dorë: “I gëzofshi shtëpitë tuaja”? Ja ku jemi, pas tetë vjetve të qeverisjes së PD-së, dhe premtimi për përfundimin e legalizimeve brenda mandatit të qeverisë nuk u bë realitet. Sipas shifrave, na rezulton se deri në vitin 2006 ishin 250 mijë vetëdeklarime të ndërtimeve pa leje. Agjencia e Legalizimeve, një strukturë që vetëm legalizime nuk arriti të bënte, ishte vetëm korruptive. Merrte para me faturë dhe pa faturë dhe i mbante peng qytetarët me vetëdeklarimet për ndërtimet pa leje, me qëllimin e vetëm që ato të ishin peng i PD-së, sepse, duke paguar para nëndorë, duhet të votonin për PD-në, pasi ata punonjës do t’i mbanin mend paratë që ata kishin paguar. Llogaria ishte e qartë. Gjithsecili sot e kupton se të vetëdeklaruarit ishin familjet e tyre, që të votonin për PD-në. Deri në vitin 2013, kur ata u larguan nga pushteti, nga të gjitha vetëdeklarimet për ndërtime pa leje ishin lëshuar rreth 7% leje legalizimi. Por, që të kuptohemi, një pjesë shumë e vogël kishte arritur të merrte certifikatë pronësie.

Vetëm pagat e këtyre punonjësve ishin qindra mijëra euro, por për qytetarët që kishin vetëdeklaruar ndërtimet pa leje nuk bënin asnjë punë.

Më është dhënë rasti të shkel në një pjesë të madhe të qytetarëve të Tiranës në njësitë 9, 8 dhe 4, të cilët i kishin ndërtuar shtëpitë e tyre, por ishin të kërcënuar dhe të frikësuar, sepse u kishin thënë se, nëse votonin për Edi Ramën dhe PS-në, shtëpitë nuk do t’ua legalizonin dhe do t’i kthenin andej nga kishin ardhur. Ditët e fushatës elektorale sillnin nëpër shtëpitë e tyre shtetarë të atij shteti të korruptuar, që bënin sikur masnin dhe përgatitnin tapitë e shtëpive të tyre. Një mashtrim, i cili vazhdonte çdo ditë, sepse qëllimi i tyre i mbrapshtë ishte t’i përdorte qytetarët, të cilët kishin ardhur për një jetë më të mirë në

Page 42: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

42

qytetet e mëdha, si dhe në ato të periferisë së Tiranës.

Të nderuar qytetarë, Premtimi ynë për të mbyllur njëherë e

përgjithmonë legalizimet e shtëpive tuaja do të bëhet realitet. Puna ka filluar. Me miratimin e këtij ligji hapet një histori e re për ju. Ky ligj krijon lehtësi financiare për ndërtimet pa leje. Ky ligj krijon mundësi që numri i madh i ndërtimeve pa leje, të cilat nuk i janë vetëdeklaruar, të legalizohen. Ky ligj krijon lehtësi në shlyerjen e detyrimeve. Pasuria për të cilën ju keni punuar dhe ndërtuar regjistrohet, edhe nëse nuk keni mundësi të paguani menjëherë. Sigurisht që procedurat e legalizimit do të jenë falas. Qytetarët do të paguajnë më pak para për legalizimet e shtëpive të tyre. Në takimet që ne kemi zhvilluar kokë më kokë, ata kanë deklaruar se nuk ishte pengesë fakti që nuk kanë paguar, por ishin zyrtarët e korruptuar që e vështirësonin procesin.

Çdo qytetar që ka ndërtuar pa leje duhet ta kuptojë që, pavarësisht se për kë ka votuar, do të jetë i barabartë në këtë proces historik.

Këta pushtetarë korruptivë nuk pranuan ta votonin në komision kalimin e këtij ligji, sepse nuk duan që legalizimet të mbyllen, madje me çdo kusht kërkojnë ta pengojnë.

Toka ku ju keni ndërtuar shtëpitë tuaja nuk kishte pronarë, por shumë të tjerë u bënë pronarë me vendim qeverie dhe komisione hileqare, vetëm që ju të ishit peng i tyre. Ndërsa sot u qajnë hallin atyre, gjoja pronarëve, që ju u keni zënë tokat. Sigurisht, ne i njohim dhe i respektojmë pronarët, por jo ata që përfituan padrejtësisht nga qeveria e mbrapshtë e “Saliut”.

Qytetarë të vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje, koha e Salisudes mbaroi, jetoni ditët në shtëpitë tuaja dhe prisni çdo ditë punonjësit e ALUIZNI-t, të cilët do t’ju pajisin me certifikatë pronësie. Ky është premtimi i Kryeministrit. Ne dimë t’i mbajmë premtimet!

Faleminderit! Vangjel Dule – Faleminderit! Zoti Kopliku, keni fjalën. Namik Kopliku – Përshëndetje, zoti

drejtues i seancës! Të nderuar kolegë, Të gjithë ne deputetët para se të dalim në

këtë foltore, sipas tematikës, përgatitemi për fjalën e rastit, por edhe duke pasur parasysh që

kundërshtarët tanë politikë do të kenë argumentet e tyre dhe ne duhet të ballafaqohemi me ta. Ata për asnjë nga projektligjet që kanë ardhur në këtë Kuvend, në gjithë këtë periudhë, nuk janë ballafaquar me ne, vijnë vetëm të hedhin llum, sipas tyre, mbi qeverinë, por, në fakt, po hedhin llum mbi vendin tonë, siç ndodhi edhe sot paradreke.

Në fakt, unë nuk kam pse të futem në hullinë e tyre, madje do t’u thosha se për problemin që ngritëm sot hajdeni të bashkëpunojmë: ne si qeverisje në luftën pa kompromis ndaj narkotrafikut, ndërsa ata të paktën të mos bëhen avokatë të narkotrafikantëve.

E njëjta gjë është edhe për sa i përket projektligjit që po diskutojmë sot për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje. Mund të flasim sa të duam për mënyrën sesi ata e ndoqën këtë proces, nuk ka si të bëhet, procesi më i pasuksesshëm përgjatë qeverisjes së tyre.

Mendoj se Kryeministri në fjalën e tij, si dhe kolegët që folën deri tani para meje shpjeguan mjaft qartë se çfarë synon ky projektligj, këto shtesa dhe këto përmirësime në ligjin ekzistues.

Unë, për të mos qenë përsëritës i atyre që u thanë nga parafolësit, dua të ngre një çështje pak më të veçantë. Siç e dimë, ligji i legalizimeve, ku si proces ka filluar që në qeverisjet e mëparshme socialiste, që në vitin 2004-2005, dhe u bë nga qeveria e kaluar në vitin 2006, synon dy gjëra:

Së pari, në aspektin social të legalizohen ndërtimet që kanë ndërtuar njerëzit me djersë, me mundim dhe me sakrificat e tyre, të cilët, në pamundësi për të jetuar aty ku i zuri viti ’90, periudha e tranzicionit, erdhën pranë zonave urbane për një jetë më të mirë dhe për të gjetur punë. Në këtë aspekt, ky ligj ka qenë gjithmonë i pranuar nga të gjithë.

Gjithashtu, ky projektligj ka edhe aspektin ekonomik. Nëse ndërtimet që u bënë për këto shkaqe sociale formalizohen dhe legalizohen, tashmë ato bëhen asete në duart e atyre që i bënë këto ndërtime pa leje, pra janë një pronë e cila, si çdo kapital tjetër, mund t’i lejojë të zhvillohen, si dhe janë një kapital i fuqishëm edhe për ekonominë e gjithë vendit tonë. Jam i sigurt se qindra miliona euro, por edhe miliarda euro kanë të drejtë të futen legalisht në ekonominë e vendit

Page 43: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

43

tonë. Nisur nga kjo, ky projektligj, përveç asaj që kishim premtuar në fushatat tona elektorale që do të bënim legalizimin falas, ka dhënë edhe mekanizma eficientë për ta përshpejtuar këtë proces. Është projektligji që i jep këto mekanizma, ekipi qeverisës që e ka marrë përsipër, por edhe ALUIZNI. Duket që ky proces do të jetë i shpejtë, i saktë dhe do të arrijë qëllimin e projektligjit.

Në dy nene të projektligjit janë dy pika, ku do të ndalem, dhe do t’i lidh me diçka të veçantë në zonën e Shkodrës, deputet i së cilës jam. Projektligji thotë se në parim ky proces do të fillojë me intensitet në zonat informale, pa u marrë me shtëpi të ndërtuara një nga një kudo në Shqipëri, si dhe do të ketë një trajtim administrativ nëpërmjet procedurave ligjore të ndërtimeve pa leje të ngritura në zonat turistike. Është ekstremisht mirë të përqendrohemi në zonat informale, ku, brenda një sipërfaqeje relativisht të vogël, janë një numër i madh ndërtimesh që mund të legalizohen. Kjo bën të mundur që shumë shpejt dhe me një numër të arsyeshëm forcash njerëzore të legalizojmë shumë më tepër ndërtime.

Thuhet me të drejtë se ndërtimet në zonat turistike nuk do të legalizohen pa u përshtatur me studimet urbanistike. Ekstremisht mirë! Është një zonë e veçantë në Shqipëri që është edhe zonë informale, edhe zonë turistike. Nuk po i bie gjatë e gjatë, por po e them drejt. Bëhet fjalë për zonën e plazhit të Velipojës, e cila, në fakt, zë çerekun, pra një të katërtën e vijës bregdetare të kësaj zone. Në këtë zonë gjatë këtyre 20 e ca vjetve ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur në asnjë zonë tjetër turistike të Shqipërisë. Në çdo zonë turistike, qoftë edhe pak kilometra më tej, pra në Shëngjin, por edhe deri në Sarandë, në çdo gji deti ka pasur leje ndërtimi për të ndërtuar shtëpi, fshatra turistike, pallate e kështu me radhë, por ka pasur edhe ndërtime pa leje. Pra, qoftë në Shëngjin, qoftë në Gjirin e Lalzit, në Golem e kështu me radhë mund të jenë dhënë 10-20 leje për ndërtim, por jam i sigurt se edhe në këto zona, si kudo, janë bërë ndërtime pa leje, pra shtëpi ose pallate.

Shumë pak e dinë, përveç shkodranëve, që në Velipojë nuk është dhënë asnjë leje dhe që nuk janë ndërtuar disa shtëpi, por janë bërë mbi 3000 ose 4000 ndërtime, shtëpi dhe jo apartamente, nga të cilat vetëm njëri është me

leje dhe ky është një kompleks. Të gjitha të tjerat nuk kanë leje. Kjo do të thotë se nuk janë ata që donin të ndërtonin pa leje, por nuk kishin ku të trokisnin për të marrë leje.

Thamë në fillim se procesi i legalizimeve është një proces social, pasi njerëzit do të banonin diku. Të mos harrojmë se shqiptarët duan të fusin kokën diku për të banuar, por shqiptarët, si të gjithë njerëzit, duan edhe të pushojnë. Nuk kanë ndërmend shqiptarët t’i lënë fëmijët e tyre të bëhen distrofikë që të mos shohin rrezet e diellit ose t’i shohin ato në mes të qytetit. Shkodranët nuk kanë ndërmend të shkojnë në plazh vetëm në Durrës dhe në Sarandë, kur plazhin e tyre e kanë shumë pranë. Kjo pamundësi për të marrë leje për të ndërtuar ka bërë që ky të jetë një problem që ekziston, pra janë me mijëra ndërtime dhe të gjitha janë pa leje. Atëherë, çfarë do të bëhet për legalizimin e kësaj zone?

Ju thashë edhe në fillim se jam krejt dakord me faktin që në zonat turistike të respektohen studimet urbanistike. Të mos harrojmë që në atë zonë ka pasur studim urbanistik që në vitin 2004. Të gjitha ndërtimet më pas janë bërë në përputhje me këtë studim. Edhe investimet shtetërore me miliona euro për rrjetin e infrastrukturës nëntokësore dhe rrugët që janë hapur, janë bërë në funksion të këtij studimi.

Si deputet i Shkodrës, kërkoj nga qeveria ime që zona e plazhit të Velipojës të shikohet me precedencë, me urgjencë dhe pa pritur studimet e përgjithshme për të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Në funksion të studimit ekzistues, të bëhet studimi i ri me modifikimet e momentit dhe të fillojë legalizimi, pra kthimi nga një zonë informale në një zonë turistike i zonës së plazhit të Velipojës. Mund të thuhet se kush të ka thënë se nuk do të bëhet e tillë. Mbase do të bëhet e tillë, por do të bëhet me çmimet e pagesës së parcelës ndërtimore si zonë e plazhit, në një kohë që të gjitha ndërtimet me leje në të gjitha plazhet e tjera janë bërë pa e paguar parcelën ndërtimore. Pra, qytetarët shqiptarë, kur kanë blerë një apartament ose kur kanë ndërtuar një shtëpi në zonat turistike, nuk kanë paguar për tokën ose kanë paguar tarifa shtetërore të ulëta. Të mos pritet të bëhet studimi urbanistik për Velipopjën me çmimin e tokës si në një zonë turistike nga fillimi. Në këtë rast kemi të bëjmë me neglizhencën e shtetit për 20 e ca vjet dhe me një

Page 44: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

44

problem masiv, sepse janë mbi 3000 ndërtime. Unë i thashë këto, pasi është më mirë të ngre një problem, si deputet i maxhorancës, kundër qeverisë sime. Do ta votoj këtë projektligj në tërësi dhe nen për nen.

Ju faleminderit! Vangjel Dule – Faleminderit! Fjalën e ka zoti Kadeli në emër të Lëvizjes

Socialiste për Integrim. Gjovalin Kadeli – I nderuar zoti drejtues i

seancës, Të nderuar kolegë deputetë, Tani që Këshilli i Ministrave solli në

Kuvendin e Shqipërisë për miratim projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar”, shënohet momenti i shumëpritur i çeljes së kapitullit të ri për legalizimet në Shqipëri, të cilin shqiptarët e pritën gjatë dhe e mbështetën fort në qershorin e vitit të kaluar. Kjo është shndërruar prej vitesh në plagën e tranzicionit dhe që i vërdalliste shqiptarët në rastin më të mirë rreth gjykatave dhe institucioneve shtetërore dhe në rastin më të keq minonte komunikimin mes njerëzve deri edhe brenda së njëjtës familje. Krah për krah në çështjen e pronësisë, vonesa e legalizimit ishte shndërruar në problem therës dhe çdo dite vonese rrezikonte të bëhej më therëse.

Problemi është sa ekonomik aq edhe social. Një pjesë shumë e madhe e familjeve shqiptare e njohin me detaje. Projektligji, që diskutojmë sot, u vjen në ndihmë duke thjeshtëzuar, përshpejtuar dhe saktësuar procedurat për t’i dhënë njëherë e mirë fund rrugës që duket se nuk kishte të mbaruar.

Teknikisht, projektligji që i shtohet sot votimit në Kuvend shpreh në mënyrë korrekte disa rregullime të natyrës procedurale për sa i përket kalimit të së drejtës së pronësisë mbi parcelën e ndërtimit pa leje dhe miratimin e shpërblimit financiar për subjektet pronarë mbi sipërfaqet takuese nga ky ndërtim dhe rregullon marrëdhëniet për dy kategori të rëndësishme njerëzish në Shqipëri. Gjithashtu, duke zgjeruar fushën e zbatimit të tij prek në mënyrë të diferencuar edhe ndërtimet pa leje të ngritura pas datës 15.01.2009, me kusht që të jenë ngritur në truall me pronësi të poseduesit të ndërtuesit të objektit pa leje.

Siç e thotë edhe ligji, kështu do të bëhet shpejt dhe lehtësisht e mundur identifikimi i ndërtimeve pa leje të ngritura pas përfundimit të afatit për legalizimin dhe trajtimi në mënyrë përfundimtare përmes procedurave administrative ligjore, duke minimizuar pasojat e krijuara nga ky fenomen.

Ky ligj parashikon me kujdes gjetjen e mekanizmit efecient dhe përshpejtues për sa i takon legalizimit të ndërtimit pa leje, gjë që kërkon kalimin e të drejtës së pronësisë mbi truallin nëpërmjet disa kategorive që listohen.

Për ta mbyllur me detaje teknike, ashtu si shkruhet edhe në ligj, citoj: “Me qëllim përshtatjen sa më të mirë të nivelit të çmimit favorizues të shitjes së truallit me faktorë të rëndësishëm, përcaktues, siç është vendndodhja e objektit pa leje, raporti me çmimin e tregut sipas hartës së vlerës së tokës të miratuar, thuhet se edhe rregullimet e tjera të rëndësishme në çështjen e mësipërme do të bëhen me akte nënligjore”.

Nga ana strukturore projektligji paraqitet i studiuar me kujdes dhe duket se e sheh me kujdes të veçantë aspektin social dhe ekonomik që prek hyrjen në fuqi, por edhe cenon vonesat e deritanishme të ligjit në fjalë.

Të nderuar kolegë deputetë, Ju sjell në vëmendje se ajo që duhet të

përbënte procedurën, e cila do t’i shndërronte frytet e përpjekjeve disavjeçare të qytetarëve shqiptarë në kapital të ligjshëm, të vlefshëm dhe të përdorshëm në vitet e kaluara, ishte shndërruar në makthin e pothuajse 200 mijë familjeve në Shqipëri. Mijëra familje përjetonin jo pak shqetësime në ndjekje të procedurave të legalizimit. Mbi 150 mijë familje qëndronin me aktin e mosmarrjes së përgjigjes, e cila vonoi procesin për 8 vjet me radhë. Pas 8 vjetësh stërmundimesh me dyer të mbyllura padrejtësisht nga institucionet përgjegjëse, ka ardhur momenti që kapitulli i qindra mijëra familjeve të bëhet me kapital të qarkullueshëm, që do të bëhet i vlefshëm duke shërbyer si kolateral. Me kreditë e marra nëpërmjet këtij kolateriali, familjet shqiptare mund të orientohen drejt sipërmarrjes, shkollimit të fëmijëve apo drejt një investimi, që më parë u ishte kufizuar nga mungesa e financave. Shumë dyer hapen në këtë projektligj për ata që zgjodhën të zhvendoseshin për një jetë

Page 45: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

45

më të mirë, duke ndërtuar ilegalisht në zonat informale.

Kapitali i krijuar prej vitalitetit të njerëzve, që derdhën djersë për të krijuar, nuk meriton të jetë i vdekur. Mund të thuhet se gjallërimi i këtyre kapitaleve i jep frymë dhe jetë ekonomisë së familjeve shqiptare, ndërsa familjet shqiptare i japin një frymëmarrje të re ekonomisë shqiptare.

Jo pak, por edhe për 67 mijë familjet, që kishin ndërtuar në truallin e atyre, dhe endeshin zyrave pa marrë përgjigje, tashmë do të ketë përgjigje të saktë dhe të prerë për ta. Do të legalizohet djersa dhe kontributi i tyre. Streha e tyre do të jetë e ligjshme dhe do të ketë dokumentacion të plotë dhe ligjor.

Projektligji ofron një zgjidhje të thjeshtë, të kuptueshme dhe përfundimtare. ALUIZNI do të bëjë përllogaritjen e vlerës së truallit sipas kategorive, do të përgatisë certifikatën dhe faturën e shërbimit, noterinë dhe kontratën e kalimit të pronësisë për 67 mijë familjet që janë në truallin e tyre, duke i liruar nga çdolloj detyrimi parapagese ose pagese të vazhdueshme. Të tjerët shtrëngohen të paguajnë vetëm truallin për ta veshur atë me ligjshmëri, me garanci dhe me qëndrueshmëri për ta pasur në fondin e kompensimit të pronarëve.

LSI-ja duke e parë si të dobishme në rrafshin ekonomik e social, e përkrah këtë projektligj duke besuar në vullnetin e zbatimit sa më rigoroz të tij. E kemi për detyrë që qytetarit shqiptar t’i ofrojmë shërbimet më të mira. Ky ligj garanton hapësirat e nevojshme për t’i mundësuar ato. Tensioni politik është i panevojshëm dhe në këtë pikë është i tepërt. Të majtë dhe të djathë prej vitesh presin zgjidhjen e këtij problemi. Në besimin tim si deputet i Grupit Parlamentar të LSI-së, qeveria e re, institucionet përkatëse do të dinë më së miri të dëshmojnë një model të mirëfunksionimit dhe të shërbimit ndaj qytetarëve, duke iu ofruar zgjidhje, ashtu siç e presin dhe e meritojnë qytetarët.

Për ta mbyllur, e rithem me bindje se jemi përpara një kapitulli të ri, ku nuk është me fjalë kyçe stërmundimi apo lehtësimi i shërbimit ndaj qytetarëve, por është gatishmëria për t’u shërbyer atyre, duke u dhënë të gjithë asistencën dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Legalizimi është një çështje që praktikisht duhet konsideruar e mbyllur sa më shpejt dhe sa

më korrekt ndaj qytetarit, i cili prej vitesh pret e mundohet padrejtësisht. Prandaj grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim voton pro projektligjit me bindjen e plotë se kjo u jep zgjidhje një herë e mirë qytetarëve shqiptarë të cilët e kanë pritur prej vitesh.

Faleminderit! Vangjel Dule – Faleminderit! Fjalën e ka zoti Shalsi në emër të Grupit

Parlamentar të Partisë Socialiste. Eduard Shalsi – I nderuar drejtues i

seancës, Të nderuar kolegë deputetë, Misioni ynë është të ndryshojmë dhe të

transformojmë Shqipërinë në një vend më të sigurt dhe më të begatë. Një nga objektivat ishte të largonim Sali Berishën nga pushteti, i cili u largua me turp nga pushteti, që aq shumë e donte dhe aq shumë e shfrytëzoi në interes të tij dhe të klanit të tij.

Sot Kryeministri e sfidoi. “Bëhu një herë burrë”, i tha “dhe hajde të shkojmë të ballafaqohemi bashkërisht përpara prokurorisë”. Në fakt, Sali Berisha e ka një cilësi: fillon me burrë, por, në fakt, është burracak, sepse ajo që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë pikërisht sharja, fyerja, ofendimi. Disa nga njerëzit më të anatemuar sot i ka përkrah tij.

Gjithkush e di që një pjesë e atyre që qanin sot në lidhje me çështjen e drogës nuk i kemi parë të flasin as për Gërdecin, as për 21 janarin, momente këto tragjike në historinë e Shqipërisë, por Sali Berisha në fakt ulëret më shumë nga të tjerët, sepse ai ka frikë. Atë e ka kapluar paniku i daljes në shesh të disa të vërtetave, siç po dalin përditë. Bërtet për drogën, por, nëse në Shqipëri ka një kultivues dhe shpërndarës droge më të rrezikshëm dhe me pasoja shumë më të rënda për shqiptarët, ai është pikërisht Sali Berisha, që ka tentuar të drogojë opinionin publik me suksese të paqena, me arritje imagjinare.

Sot ata ikën nga diskutimi i një ligji shumë të rëndësishëm. 270 000 aplikues pranë ALUIZNI-t kanë depozituar kërkesat e tyre. Pse ikën sot? Pse e bënë zhurmën? Në fakt, ata nuk mund t’u shmangen disa të vërtetave që një pjesë e kolegëve të mi i thanë sot në fjalimet e tyre. Kush mund t’u rezistonte fakteve të qarta dhe të sakta që kolegët e mi të nderuar vunë në dispozicion të parlamentit, por edhe të atyre që na dëgjojnë nga ekranet e televizionit?

Page 46: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

46

Më lejoni t’ju them se në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku e diskutuam me shumë kujdes këtë ligj, u sollën amendime nga Komisioni i Ekonomisë, nga Komisioni i Ligjeve, madje, për hir të së vërtetës, morëm në konsideratë edhe disa propozime nga disa kolegë të nderuar të opozitës. Por e dini çfarë bënë? E kanë votuar këtë ligj disa herë në parlament dhe dështuan në mënyrë spektakolare përgjatë 8 vjetve, ndërsa në komision, megjithëse propozuan amendamente dhe ne nuk kemi kurrfarë kompleksi që ato propozime racionale t’i marrim në konsideratë, sikundër edhe bëmë, ligjin e votuan kundër në parim.

Po, po, ligjin e votuan në parim kundër. Pra, këta njerëz nuk kanë qenë ndonjëherë të interesuar për të ofruar legalizim dhe, meqenëse janë përgjegjësit kryesorë të zhvillimit kaotik të Shqipërisë, sot përsëri iu shmangën ballafaqimit, iu shmangën debatit, sepse nuk kanë çfarë t’u thonë shqiptarëve. U tallën jo një, jo dy, jo tre vjet, por u tallën për 8 vjet rresht me shqiptarët, madje vazhdojnë të tallen.

Një ish-ministër, disa ditë më parë në një debat televiziv, na tha tekstualisht se “Nuk kemi dështuar, por kemi qenë të suksesshëm”. Sot një kolegu im i vuri në dispozicion parlamentit dhe medieve një ndërtim pa leje që po vazhdon e zhvillohet këto ditë në Gjirin e Lalzit. E pra, çfarë mund të prisni nga një ish-kryeministër, e bija e të cilit sot e gjithë ditën vazhdon të ndërtojë pa leje?

Në shtator të vitit të kaluar bëra një vizitë në mjediset e ALUIZNI-t. Pashë zyrat, takova një pjesë të punonjësve, pashë si i mbanin dosjet, faturat të cilat paguanin qytetarët dhe më besoni, kushdo që do të kishte shpenzuar qoftë edhe pesë minuta në atë institucion do ta kuptonte se sa jo seriozisht e ka pasur Sali Berisha me legalizimet. Takova njerëz pa eksperiencë. Takova njerëz të paditur. Takova njerëz neglizhentë, inkompetentë, madje edhe ndonjë titullar të papjekur në përgjigjet që jepte. E pra, këta kanë një problem të madh edhe me veten e tyre. Mjafton të shikosh korrespondencat, midis të cilave unë zgjodha njërën, e cila ka të bëjë me një ish-komisionere të Partisë Demokratike, punonjëse të administratës, e cila i kërkonte Sali Berishës, madje denonconte se ka një përzgjedhje me objektet që legalizohen.

Në fakt, shkresat e saj janë të shkruara qartë, pastër dhe të argumentuara, madje teksa mundohet të bindë ish-kryeministrin, që është mundur pikërisht për shkak edhe të një gënjeshtre të madhe 8-vjeçare për legalizimin, ajo merr disa përgjigje qesharake. Një nga rastet, kjo zonjë, nga mënyra sesi shkruan, duket e nderuar, është rasti që unë kam në dorë: “Mbasi humbëm pushtetin në datën 19 korrik, me nr. protokolli 1208...”, pra më 19 korrik të 2013-s ka një kërkesë drejtuar ALUIZNI-it. Ndërkohë ka me dhjetëra të tilla që nga viti 2006. Në datën 28 po të vitit 2013 ka një procesverbal konstatimi. Po në datën 28 të vitit 2013 ka një akt kualifikimi. Po në datën 28 ka pagesën bankare, po në datën 28 ka edhe një gentplan dhe po në datën 28 ka edhe lejen e legalizimit, të nderuar kolegë. Ndërkohë, për shkak të së shtunës dhe të dielës, regjistrimi në hipotekë është bërë ditën e hënë dhe ka një dalje jashtë. Në rast se do të lexoni korrespondencën, do të kuptoni shqetësimin e një individi që ka besuar fort, vazhdonte të besonte se Sali Berisha e kishte seriozisht me çështjen e legalizimit, teksa hulumtonte dhe i binin në dorë dokumente të tilla.

Na pyetën në komision “Si do t’i bëni të gjitha këto legalizime brenda një kohe të shkurtër?” Po ju, mor zotërinj, si i keni bërë këto? I keni bërë brenda një dite aty ku keni dashur. Këtë dokument ia kam vënë në dispozicion drejtorit të ALUIZNI-t dhe jam i bindur se pas një procedure të tillë njëditore duhet të jetë ndonjë njeri rreth qarkut të ngushtë të ish-Kryeministrit. Nga ana tjetër, kemi rastin flagrant të kryetarit të Partisë Demokratike, kuptohet, aq sa mund të quhet kryetar ai që është de jure, me legalizimet në Tiranë. Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dëgjuam një shqetësim të Shoqatës së Ndërtuesve dhe na dhanë disa shifra për pallatet. Kryetari aktual, kuptohet, aq sa mund të quhet kryetar, mori përsipër në vitin 2011 që brenda gjashtë muajsh do të bënte legalizimin. Sot e gjithë ditën jo vetëm që nuk u kanë kërkuar ndonjëherë falje shqiptarëve, por, përkundrazi, vazhdojnë dhe tallen.

Ne kemi shansin, kemi mundësinë për të hapur një kapitull të ri.

Ne u kemi bërë një premtim shqiptarëve, i cili nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me

Page 47: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

47

legalizimin. Legalizimi nuk është qëllim në vetvete, por integrimi social, ekonomik, territorial është sfida jonë më e madhe dhe për këtë gjë ne nuk do të presim katër vjet, por titullarët e ALUIZNI-t kanë marrë përsipër një sfidë të tillë, ku çdo gjashtë muaj do të raportojnë në parlament, madje u kemi kërkuar të botojnë edhe një buletin transparence në mënyrë që gjithkush të ketë mundësi të gjykojë për mbi performancën.

Faleminderit! Vangjel Dule – Me diskutimin e zotit

Shalsi në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste mbyllet diskutimi në parim i kësaj pike të rendit të ditës.

Kalojmë në shqyrtimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në mbështetje të pikës 2 të nenit 73 të Rregullores së Kuvendit, a ka pyetje për projektligjin? Nuk ka.

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë?

(Përfaqësuesi i komisionit shprehet

dakord.)

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik? Nuk ka.

Komisionet për dhënie mendimi? Nuk ka. (Përfaqësuesi i komisionit shprehet

dakord.)

Kalojmë në diskutime. Fillojmë me zonjën Mimoza Hafizi. Mimoza Hafizi – Faleminderit, zoti

drejtues i seancës! Të nderuar kolegë deputetë, Ky projektligj ka ngjallur mjaft diskutime

në mjediset universitare, prandaj në mënyrë të përmbledhur do të shpjegoj me argumente të shkurtuara se ku konsistojnë ndryshimet e projektligjit që propozon qeveria dhe që ne do t’i miratojmë në këtë parlament.

Ligji aktual për arsimin e lartë ka pasur disa ndryshime të imponuara në vitin 2010, të cilat i kanë dhënë një status mjaft të pazakontë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Mjekësor të Tiranës. Ndërkohë që në të gjitha universitetet tona, njësia bazë e fakultetit është departamenti, si njësi kërkimore-shkencore, që i jep jetë lirisë akademike të individit në varësinë e vet universitare, në Fakultetin e Mjekësisë

njësia bazë është shërbimi spitalor. Në të gjitha fakultetet përgjegjësi i njësisë bazë zgjidhet nga kolegët në një proces demokratik për të drejtuar me një mandat kohor katërvjeçar, ndërsa në Fakultetin e Mjekësisë ky drejtues aktualisht nuk zgjidhet më nga kolegët e vet, por përzgjidhet nga një bord njerëzish krejt jashtë kësaj njësie dhe për një periudhë me mandat të pacaktuar. Më tej, ndërkohë që në çdo fakultet tjetër të përmasave të Fakultetit të Mjekësisë numri i njësive bazë nuk i kalon asnjëherë 7 ose 8, në Fakultetin e Mjekësisë ky copëzim i tejskajshëm e ka çuar numrin në 62.

Kjo situatë e vagullt në balancat mes aspektit spitalor të këtij institucioni dhe aspektit mësimor e kërkimor ka çuar në funksionim problematik: ka shmangur kolegjialitetin tipik akademik të njësive bazë, ka mbytur funksionimin demokratik në Fakultetin e Mjekësisë, ka cenuar mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe bashkë me ta kualifikimin pasuniversitar dhe atë doktoral. Kështu pra, para pak vitesh departamentet e Fakultetit të Mjekësisë u eliminuan, pasi maxhoranca e djeshme deshi të mbante nën kontroll politik funksionimin e Fakultetit të Mjekësisë dhe bashkë me të edhe të Qendrës Universitare.

Përveç kësaj, ndërhyrjet e vazhdueshme politike në këtë fakultet me qëllime klienteliste kanë çuar në një atmosferë mosbesimi mes anëtarëve të personelit, në përçarje të dukshme, në perceptimin se abuzohet me kompetencat, në humbjen e besimit te merita dhe puna, në vështirësi për integrim të brezit të ri. Kjo është çfarë kemi vënë re nga komunikimi i dendur që kemi pasur me të gjithë faktorët e Fakultetit të Mjekësisë dhe të Universitetit të Mjekësisë këto javët e fundit. Prandaj ne si deputetë e kemi përkrahur projektligjin e paraqitur nga qeveria si një përpjekje serioze për të vendosur norma të reja bashkëpunimi në atë fakultet, për një harmonizim të aspektit të mësimdhënies me atë spitalor, për koherencë mes kërkimit shkencor dhe shërbimit për pacientin, për ndarje të drejtë detyrash mes departamentit, si njësi mësimore shkencore, dhe shërbimit si pjesë përbërëse e departamentit me fokus te pacienti dhe te studenti.

Kjo masë ia thekson Fakultetit të Mjekësisë sensin universitar, kthen kolegjialitetin dhe demokracinë në atë strukturë, i kthen çdo

Page 48: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

48

pedagogu të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet në mjedisin e kolegëve të vet dhe të jetë i pranueshëm nga të gjithë. Ndërkohë, shërbimin spitalor e fokuson më tepër drejt pacientit dhe e kthen në strukturë më fleksible që qeveria t’i përshtatë më mirë politikat e saj për përmirësim të shërbimit ndaj shëndetit të qytetarëve, një ndër urgjencat më ulëritëse të ditëve tona. Ky ka qenë vizioni ynë për ndryshimet që propozohen, të cilat i kemi mbështetur fuqimisht. Këtë vizion desha ta ndaj edhe me çdo pedagog ose student të Universitetit të Mjekësisë, me ata që kemi takuar ose jo këto javë intensive. E kemi kuptuar shqetësimin e gjithsecilit dhe besojmë se një balancë e re mes arsimit dhe shëndetësisë në atë fakultet do ta shëndoshë situatën që duket mjaft problematike. Prandaj edhe kemi kërkuar që me transparencë Ministria e Arsimit, duke zbatuar kompetencat që i jep neni 64 i ligjit, të kontrollojë çdo akt, çdo dosje të kontestuar në atë universitet.

Jemi të bindur se vetëm kështu rikthehet besimi, rivendoset në fokus merita dhe puna, inkurajohet rinia dhe gjithsecili për të çliruar energjitë më pozitive në jetën e përbashkët në atë universitet.

Ne u angazhuam fort në këtë proces duke besuar në një frymë të re, madje propozuam mjaft ndryshime, rishikuam çdo nen duke pasur në vëmendje opinionin e gjithsecilit.

Së fundi, Universiteti i Mjekësisë u krijua në prag të fushatës së vitit të kaluar dhe vetëm për qëllime elektorale. Ekzistenca e tij me të mirat dhe të këqijat e veta nuk preket nga ky projektligj, por mbetet të zgjidhet në proces dhe me vizionin e ri për arsimin e lartë që po diskutohet. Prandaj, për ta përfunduar, i uroj shumë suksese Universitetit të Mjekësisë, Fakultetit të Mjekësisë, që ka qenë dhe duhet të mbetet krenaria e intelektualizmit, punës, sakrificës dhe suksesit.

Faleminderit! (Drejtimin e seancës e merr zoti Meta.)

Ilir Meta – Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Ylli Ziçishti. Ylli Ziçishti – Faleminderit, zoti Meta! Të nderuar kolegë, Si relator i projektligjit të propozuar nga

qeveria, por edhe si mjek që një jetë të tërë kam punuar në QSUT, u angazhova plotësisht në procesin e diskutimeve me kolegët e mi mjekë.

Për disa javë kam dëgjuar dhe jam bërë pjesë e shqetësimeve të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Universitetit të Mjekësisë në komunikimet me profesorë, rektorë, dekanë, shefa shërbimesh, studentë dhe mjekë të ndryshëm, të cilët po sakrifikojnë për ecjen përpara të kësaj mjekësie. Mendimet kanë qenë të ndryshme, shpeshherë të kundërta, por e rëndësishme është se problemet u diskutuan dhe u debatuan. Secili pati mundësi të thotë fjalën e vet, fjalë të cilat duhet të dëgjohen.

Gjatë gjithë kësaj periudhe mjekët shqiptarë kanë bërë një punë vetëmohuese dhe jashtëzakonisht lodhëse. Kanë shpëtuar jetë njerëzish, por më shumë ka spikatur, si gjithmonë, puna e kirurgëve, të cilët janë përballur, me urgjencat nga aksidente e urgjenca të ndryshme, të cilat i kanë përballuar me sukses. Heroizmi i tyre ka spikatur në çdo moment, natën dhe ditën. Puna në QSUT nuk është ndërprerë asnjëherë. Edhe atëherë kur shteti ra, kirurgjia, mjekësia nuk kanë rënë asnjëherë, prandaj ata meritojnë një vëmendje të veçantë.

QSUT-ja është një gjigant i madh mjekësor. Aty ka pajisje shumë moderne, të cilat përdoren nga mjekët tanë të talentuar dhe të shkëlqyer, por ka edhe shumë mangësi. Shumë ekzaminime të bëra para viteve ’90 nuk bëhen më, sepse kërkon njëfarë impenjimi. Gjatë kësaj periudhe, duke parë këto mangësi, menduam të bëjmë diçka, të përmirësojmë këtë ligj. Por mbi të gjitha në QSUT duhen përmirësuar shumë gjëra, sepse kushdo që vjen në QSUT vëren se aty ka dyndje të madhe njerëzish. Prandaj ne si grup bëmë këtë projektligj, i cili synon që procesi mësimor të ndahet nga procesi kurues.

Mendoj se organizimi i ri i departamenteve, që propozohet në këtë projektligj, është shumë i rëndësishëm për të krijuar një ekuilibër më të mirë mes mësimdhënies dhe shërbimeve diagnostikuese spitalore. Departamenti sigurisht do të merret me procesin mësimor, duke filluar që nga mjekët e rinj specializantë, studentët, të cilët kanë ngelur pa strehëz, sepse nuk merret njeri me ta, si dhe me zhvillimin e mjekësisë nëpër rrethe të ndryshme. Çdo departament do të ndjekë sektorin e vet, kurse me sektorin kurues, mjekues do të merret shërbimi. Shefi i shërbimit do të jetë gjithmonë një gradë më poshtë. Pra, departamenti është gjithmonë pas dekanatit, i cili është truri i shërbimit përkatës.

Page 49: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

49

Me këtë gjë ne mendojmë të kemi një zhvillim sa më të mirë të këtij procesi. Nuk do të ketë më studentë që qëndrojnë nëpër dyert e dekanateve.

Duke përfituar nga rasti dua të them disa fjalë edhe për zonën e Devollit, që e mbuloj unë si deputet. Zona e Devollit është një zonë me njerëz tepër dashamirës, tepër punëtorë, që kanë një traditë në zhvillimin e bujqësisë, por ata duhen përkrahur, sepse mallrat e tyre duhen shitur. Imediate është ndërtimi i një rruge, e cila, si të thuash, është unaza e Devollit, që devolliu për të shkuar në Ersekë të mos kalojë nga Devolli në Korçë, por të dalë direkt nga Korça në Ersekë dhe të shkojë në Jug. Kjo është rruga që lidh dy fshatra, është 10 kilometra dhe del në Dardhë. Prandaj prioritet është bërja e kësaj rruge.

Faleminderit! Ilir Meta – Fjalën e ka deputetja Klodjana

Spahiu. Klodjana Spahiu – Të nderuar kolegë, Thelbi i këtij projektligji qëndron në faktin

e rikthimit të departamenteve, si njësia bazë e Universitetit të Mjekësisë, një rikthim plotësisht i argumentuar dhe i mbështetur.

Në vitin 2010, me një amendim të ligjit nr.7941, u hoqën departamentet si njësia bazë e Fakultetit të atëhershëm të Mjekësisë, tashmë Universiteti i Mjekësisë. Ky amendim u bë për një qëllim të caktuar dhe i shërbeu vetëm regresit, duke cenuar procesin e mësimdhënies dhe kërkimin shkencor.

Në strukturën tonë universitare të Fakultetit të Mjekësisë ka shërbime të cilat janë të rangut kombëtar dhe duhet të ekzistojnë, por ka edhe shërbime që janë me një numër shumë të kufizuar pedagogësh. Është e pamundur që në këtë terren të zhvillohet kërkimi shkencor duke pasur debatues vetëm një grup të vogël kolegësh. Ndërkohë, në departamentet të cilat kanë një formim prej 12-14 ose më shumë pedagogësh, kërkimi shkencor dhe mësimdhënia është shumë herë më e koordinuar dhe me kualitet shumë më të lartë.

Qendrat spitalore universitare janë qendra që ofrojnë shërbim shëndetësor terciar, sipas dispozitave të ligjit “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, por gjithashtu janë edhe qendra të mësimdhënies dhe formimit të specialistëve të mjekësisë. Duke qenë se ato janë

qendra të nivelit terciar, kërkojnë edhe një organizim e një menaxhim mjaft të mirë për të harmonizuar dhe për të balancuar marrëdhëniet ndërmjet pjesës mjekësore dhe asaj akademiko-pedagogjike.

Amendamentet e vitit 2010 sollën një zbehje të qëllimit dhe të rolit thelbësor të saj: dhënies së shërbimit shëndetësor, por edhe një konfuzion në marrëdhëniet ndërmjet fakulteteve dhe vetë shërbimeve ose klinikave të Qendrës Spitalore Universitare. Për arsyet e lartpërmendura, gjejmë të arsyeshme dhe plotësisht të argumentuar rikthimin e departamenteve. Ky projektligj është shumë i rëndësishëm dhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet universitetit dhe qendrës spitalore universitare. Për këtë projektligj ka pasur një angazhim maksimal nga të tria komisionet, ai i Medies, i Shëndetësisë dhe i Ligjeve. Janë organizuar disa seanca dëgjimore me rektorin e Universitetit të Mjekësisë, me kryetarin e Këshillit të Profesorëve, me dekanët e fakulteteve, me shefat e shërbimeve, si dhe me përfaqësues të studentëve të Universitetit Mjekësor. Gjithashtu, deputetët, anëtarë të komisioneve, kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me të gjithë personat e interesuar në lidhje me këtë projektligj, me institucionet e arsimit të lartë publik, që kanë qendra spitalore universitare. Departamentet përbëhen nga shërbime, të cilat formohen në bazë të specialitetit. Shërbimi realizon funksionin diagnostikues dhe trajnues themelor në nivel të lartë shkencor, si pjesë e spitalit universitar, si dhe funksionet mësimore-kërkimore si pjesë e institucionit të arsimit të lartë.

Pikat më të rëndësishme të këtij projektligji janë ato që lidhen direkt me mbarëvajtjen e aktivitetit të mësimdhënies për përmirësimin e kualitetit të kërkimit shkencor dhe që bëjnë ndërlidhjen shumë të rëndësishme midis procesit të mësimdhënies dhe trajtimit me kualitet të lartë të sëmundjeve që vijnë në Qendrën Spitalore Universitare.

Në këtë këndvështrim, duhet të theksojmë se Qendra Spitalore Universitare është e veçantë në llojin e vet. Departamenti ka në qendër punën mësimdhënëse, studentin, lëndën që formon studentin dhe përbëhet nga shërbimet dhe kërkimi shkencor. Edhe departamenti, edhe shërbimi janë njësi kërkimore-shkencore dhe nuk

Page 50: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

50

ka absolutisht asnjë lloj nënvlerësimi, përkundrazi është kthim në habitatin e vet, ku duhet të funksionojë edhe si punë kërkimore-shkencore, edhe si diagnostikuese në spital.

Çfarë ndodh sot në Universitetin e Mjekësisë? Janë vetëm dy departamente që lidhen me lëndët paraklinike dhe shërbime që e kanë copëzuar lëndën. Kemi edhe një fenomen që ndodh rëndom në Universitetin e Mjekësisë, ku vihet re një lloj neglizhence ose nënvleftësimi në procesin e mësimdhënies, duke ua lënë vendin auditorëve, zëvendësuesve të pedagogëve të tyre dhe që nuk kanë statusin e pedagogut, duke cenuar kështu edhe cilësinë e orës së mësimit.

Qëllimi ynë në këtë projektligj është një dhe i vetëm: të shtohet vëmendja për një përgatitje sa më dinjitoze dhe një kujdes të veçantë për formimin e këtyre studentëve, të cilët nesër do të jenë mjekët e ardhshëm apo specialistët e fushave të ndryshme.

Ju faleminderit për vëmendjen! Ilir Meta – Atëherë, fjalën e ka kryetari i

Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zoti Petrit Vasili. Përgatitet zoti Alfred Peza në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe i njoftoj të gjithë deputetët kudo që janë që për dhjetë minuta fillon procesi i votimit.

Petrit Vasili – I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar kolegë deputetë, Jemi sot në përfundimin e një debati që

shoqëroi miratimin e një ligji, i cili në mënyrë të padiskutueshme shënon një risi të dy ministrive, asaj të Arsimit dhe të Shëndetësisë, për të rivendosur në një dritë të re organizimin në mënyrë të veçantë të aspektit pedagogjik të formimit mjekësor në qendrat tona universitare, duke vënë në vend një dimension të munguar për një periudhë të caktuar kohe, të prodhuar nga ndryshimet e bëra në vitin 2010, që u patën karakterizuar nga nguti dhe mosrakordimi me aktorët e interesit.

Risi ishte konsultimi real me aktorët e interesit, duke shënuar një proces shembullor në këtë drejtim dhe një nivel të veçantë mirëkuptimi, që nuk ishte verifikuar kurrë më parë në nisma të këtij lloji. Kjo ishte një sprovë që tregoi se diskutimet me grupet interesit duhen parë si një mundësi për të ngjizur më mirë nismat ligjore që po këta aktorë do t’i realizojnë në

praktikë. Rasti i këtij ligji provoi se këto grupe janë partnerë.

Sigurisht, në ndonjë moment ka pasur ndonjë qëndrim semplist nga ana e opozitës, e cila është përpjekur ta bëjë vlerësimin e saj mbi ligjin në bazë të numrit të neneve dhe jo përmbajtjen e tij. Ky ka qenë qëndrim joprofesional dhe mendjembyllur. Nisma qe shumë pozitive në veprimtarinë praktike të përditshme në qendrat universitare, duke dhënë një dimension të veçantë në drejtim të kërkimit shkencor, i cili ka pasur problematikat e veta. Me këtë organizim të ri merr shtysën e domosdoshme, që veçanërisht për specialitetet mjekësore mbetet jetike. Diskutimi i gjerë lidhet edhe me veçoritë që ka në shkencat mjekësore, që përcaktohen të tilla edhe në ligjin për arsimin e lartë, qoftë në mënyrën e mësimdhënies që është praktike dhe realizohet shpeshherë te shtrati i të sëmurit, por edhe me veçori të tjera që e lidhin me shërbimin e përditshëm, me raportin me pacientin dhe qytetarët.

Koha që i jepet në dispozicion Universitetit Mjekësor, nëpërmjet kësaj nisme, është e fituar, e domosdoshme, sepse siç dihet, UM-ja lindi në një moment elektoral. Ishte një barrë e maxhorancës së re për ta vendosur në hullinë e një organizimi metodikor, shkencor dhe organizativ, që për shkak të pistës së paorganizuar mirë prej maxhorancës së djeshme, rezultoi me problemet që detyruan këto ndërhyrje në projektligj.

Mendimi ynë është që nisma duhet mbështetur, madje duhet mbështetur dhe e tërë praktika që shoqëroi nismën. Duhet mbështetur edhe pozitiviteti dhe konstruktiviteti që u gjet në diskutime me ministritë propozuese. Njëkohësisht duhet vënë në dukje edhe kontrasti i qëndrimeve që pati opozita, sepse ligji nuk u votua prej saj në tërësi, por u votua nen për nen, që do të thotë se nuk ekzistonin fondamentet për ta kundërshtuar atë.

Jemi të bindur se edhe kolegët e tjerë do ta mbështesin këtë ligj.

Faleminderit! Ilir Meta - Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të PS-së,

fjalën e ka zoti Alfred Peza. Alfred Peza – I nderuar zoti kryetar, në

emër të Grupit Parlamentar të PS-së dua të sqaroj se projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.

Page 51: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

51

9741, datë 21 maj 2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, është në vazhdën e reformave të thella që ka ndërmarrë kjo qeveri në dy shtyllat bazë të shërbimeve për publikun shqiptar, reforma në arsimin e lartë dhe ajo në shëndetësi. Reforma në arsimin e lartë mjekësor është dallëndyshja e parë në arsimin e lartë, që ka filluar dhe pritet të japë rezultatet në vazhdim, në bazën e një optike të re dhe këndvështrimi të ri që do t’u prijë zhvillimeve të ardhshme. Ka qenë një punë disajavore e kolegëve në disa nga komisionet e këtij parlamenti. Do të ishte mirë që të ishin këtu edhe kolegët e opozitës që në mbledhjet e përbashkëta apo të veçanta të komisioneve kanë votuar të gjitha ato qëndrime që i kanë parë të arsyeshme, për të arritur në një rezultat që do të realizonte një reformë sa më të mirë të mundshme.

Duke qenë se kjo maxhorancë tregoi vullnetin për të bërë ndryshimet e sugjeruara nga kolegët e opozitës, por edhe nga të gjitha grupet e interesit, do të ishte mirë që ta miratonim së bashku këtë reformë si shenjë e vullnetit të mirë, jo për të bërë politikë për politikë, siç rezultoi edhe gjatë qëndrimit të sotëm të opozitës, por për të ndërmarrë reforma konkrete, me impakt direkt, qoftë në opinionin publik shqiptar, qoftë në sektorë të veçantë. Procesi për miratimin e këtij projektligji, tregoi se zhurma e bërë në opinionin publik nga grupet e interesit apo opozita rezultoi “shumë zhurmë për asgjë”, për aq kohë sa zëri i tyre u mor parasysh. Produkti përfundimtar ka marrë maksimumin e pëlqyeshmërisë dhe të mbështetjes, sepse opozita miratoi nen për nen të gjitha ndryshimet.

Duhet thënë se e gjithë kjo reformë që kemi ndërmarrë, jo vetëm është hapi i parë në reformën arsimit të lartë, por nga ana tjetër, ajo që duhet kuptuar është se nëpërmjet këtij ligji arrijmë të ridimensionojmë dhe të rirregullojmë piramidën e shprishur të hierarkisë arsimore. Ky projektligj arriti të rikthejë dhe të rifusë konceptin e departamentit si njësi bazë e mësimit dhe kërkimit shkencor. Me fjalë të thjeshta, rikthimi i konceptit të departamentit në arsimin mjekësor është si të rikthesh konceptin e shtresës së mesme në një shoqëri si e jona që nuk mund të jetë e tillë nëse piramida e saj nuk është e plotësuar.

Projektligji synon të forcojë edhe raportet ndërmjet institucionit të arsimit të lartë dhe

QSUT-së, si pjesë përbërëse e tij, duke krijuar kushtet për një mirëfunksionim të shërbimit spitalor. Gjatë zbatimit në praktikë të ligjit të ndryshuar, u vërejtën problematika në organizimin për sa i takon anës mësimore dhe ofrimit të shërbimit shëndetësor. Kjo u shoqërua me probleme në marrëdhëniet ndërmjet njësive përbërëse të informacionit të arsimit të lartë. Ndryshimet dhe shtesat e propozuara në këtë projektligj përfshihen në shtatë nene dhe përmblidhen në rifutjen e konceptit jo vetëm të departamentit, por edhe në atë që shërbimi konsiderohet si njësi në varësi të departamentit, duke kryer njëkohësisht, por edhe të ndara qartazi, sy lloj aktivitetesh, së pari atë mësimor-kërkimor dhe së dyti atë diagnostikues dhe trajtues themelor, si pjesë e spitalit universitar.

Ndarja e këtyre dy funksioneve krijon një bazë të shëndoshë jo vetëm për një piramidë të fortë, por edhe mes struktura të kristalizuara, në mënyrë që arsimi të fillojë dhe të rikthehet në shtratin normal.

I ftoj të gjithë kolegët që ta mbështesin nismën dhe do të ishte mirë që edhe opozita të ishte pjesë e kësaj reforme dhe e mbështetjes së këtyre zhvillimeve.

Faleminderit! Ilir Meta – Këtu mbaron debati për këto

ndryshime në ligjin “Për arsimin e lartë në Republikpn e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Fillojmë me procesin e votimit. Hapet votimi për prezencën, me

elektronikë. Mbyllet votimi. Të pranishëm janë 74 deputetë. Kemi

kuorumin e domosdoshëm. Vazhdojmë me procesin e votimit.

Kalojmë në votimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar”.

Hapet votimi me elektronikë, në parim. Mbyllet votimi. 73 vota pro. Kuvendi miraton projektligjin në parim. Kalojmë në votimin nen për nen. Shtohet neni i ri përpara nenit 1, sipas

formulimit të komisionit përgjegjës. Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Page 52: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

52

Kush është dakord me nenin 1, bashkë me vërejtjet e komisionit përgjegjës për riformulim të nenit? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 2, bashkë me

vërejtjet e komisionit përgjegjës për riformulim neni? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 3, sipas

variantit të propozuar? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 4, bashkë me

vërejtjet e komisionit përgjegjës për riformulim neni? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 5, bashkë me

vërejtjet e komisionit për riformulim të pikave 1 dhe 6 të nenit? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 6, sipas

variantit të propozuar? Pro? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 7, sipas

variantit të propozuar? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 8, bashkë me

vërejtjet e komisionit përgjegjës për riformulim neni? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 9, bashkë me

vërejtjet e komisionit përgjegjës për riformulim të pikave 2 dhe 3 të nenit dhe shtim të pikës 1 pas pikës 2? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 10, sipas

variantit të propozuar? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 11, sipas

variantit të propozuar? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 12, bashkë me

vërejtjet e komisionit përgjegjës për zëvendësim të shenjës “fraksion” me lidhëzat “dhe” e “ose”, sipas kuptimit të dispozitës? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 13, sipas

variantit të propozuar? Kundër? Abstenim? Miratohet.

Kush është dakord me nenin 14, sipas variantit të propozuar? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 15, bashkë me

vërejtjet e komisionit përgjegjës për zëvendësime fjalësh? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 16, bashkë me

vërejtjet e komisionit përgjegjës për riformulim neni? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 17, bashkë me

vërejtjet e komisionit përgjegjës për zëvendësim të shenjës “fraksion” me lidhëzat “dhe” e “ose”, sipas kuptimti të dispozitës? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 18, sipas

variantit të propozuar? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 19, bashkë me

vërejtjet e komisionit përgjegjës për riformulim neni?

Pro? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 20, sipas

variantit të propozuar? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 21, bashkë me

vërejtjet e komisionit përgjegjës për riformulim neni? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 22, bashkë me

vërejtjet e komisionit përgjegjës për riformulim neni? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 23, sipas

variantit të propozuar? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 24, bashkë me

vërejtjet e komisionit përgjegjës për riformulim neni? Kundër? Abstenim?

Miratohet. Kush është dakord me nenin 25, sipas

variantit të propozuar? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 26, sipas

variantit të propozuar? Kundër? Abstenim? Miratohet. Hapet votimi me elektronikë, në tërësi. Mbyllet votimi.

Page 53: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

53

74 vota pro. Kuvendi miraton edhe tërësi projektligjin

“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar”.

Kalojmë në votimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

Hapet votimi me elektronikë, në parim. Mbyllet votimi. 74 vota pro. Kuvendi miraton në parim projektligjin. Kalojmë në votimin nen për nen. Kush është dakord me nenin 1, bashkë me

vërejtjet e Komisionit të Ligjeve për zëvendësim emërtimesh?

Pro? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 2, bashkë me

vërejtjet e komisioneve përgjegjëse për pikat 1 dhe 2?

Pro? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 3, bashkë me

vërejtjet e Komisionit të Ligjeve për heqjen e pikës 2 të nenit 12/1 të ligjit?

Pro? Kundër? Abstenim? Miratohet. Sekretari për Procedurat dhe Votimin

Armando Subashi

Kush është dakord me nenin 4, bashkë me vërejtjet e komisioneve përgjegjëse për heqje neni?

Pro? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 5, bashkë me

vërejtjet e komisioneve përgjegjëse për heqje neni?

Pro? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 6, bashkë me

vërejtjet e komisioneve përgjegjëse për heqje neni?

Pro? Kundër? Abstenim? Miratohet. Shtohet neni i ri me përmbajtje, sipas

formulimit të Komisionit të Ligjeve. Kush është dakord? Kundër? Abstenim? Miratohet. Kush është dakord me nenin 7, sipas

variantit të propozuar? Pro? Kundër? Abstenim? Miratohet. Hapet votimi me elektronikë, në tërësi. Mbyllet votimi. 76 vota pro. Kuvendi miraton edhe në tërësi

projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Me kaq seanca mbyllet, sepse diskutime për çështje jashtë rendit të ditës nuk ka.

Faleminderit për bashkëpunimin! Mirupafshim! (Seanca u mbyll në orën 18:00)

Kryetari i Kuvendit

Ilir Meta

Page 54: PROCESVERBAL -   · PDF filelidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi ... mënyrë indirekte dhe direkte e kësaj qeverie në ... drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA VIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 MAJ 2014

54