profesional i mjekut veterinar, kash dhe aktorËt e … · si dhe me ekspertë të fushës së...

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 355 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 14 Dhjetor 2018 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 3 Faqe 14 Faqe 6 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED Bujqësia Biointensive, risitë dhe sfidat e zhvillimit e këtij sektori Shqipëria dhe Maqedonia, një treg i përbashkët për tregti, investime e zhvillim ekonomik Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL PROJEKTI SARED RISI ALBANIA Peleshi: Bashkëpunimi i fermerëve në Seferan, model për rimëkëmbjen e fshatit në të gjithë Shqipërinë Ja cilat janë shtesat dhe ndryshimet në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shër- bimin veterinar në Republikën e Shq- ipërisë”, i ndryshuar Mbi 1,000 vende pune të krijuara dhe 5,000 punë të gjetura përmes projektit zviceran RisiAlbania në fazën e parë Zerimi i TVSH-së së inputeve të përkthehet në ulje të kostos së prodhimeve Faqe 5 Faqe 2 Faqe 6 POLITIKA FIKALE Faqe 2 Përmbyllet projekti: “Harmonizimi i Legjislacionit Ekonomik dhe Tregtar me Acquis-në e BE-së” NDRYSHON PROJEKTLIGJI PËR VETERINARINË AMENDIMI I LIGJIT PËR SHËRBIMIN VETERINAR - URDHRI PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E LINJËS: PROPOZIMET DHE SUGJERIMET KONTRIBUT NË REFORMËN VETERINARE Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar, me dt. 04/12/2018, organizoi një takim me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe përfaqësues të shërbimit veterinar shtetëror dhe privat, të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Këshillit të Agrobiznesit Shpiptar, si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural “Për disa shtesa e ndryshime të ligjit 10465, datë 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Redaksia e Gazetës “Agrobiznesi” ju Uron Gëzuar Vitin e Ri 2019 dhe Mbarësi në familjet tuaja! “Përmirësimi i cilësisë së shërbimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit”

Upload: others

Post on 28-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 355 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 14 Dhjetor 2018

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 3 Faqe 14 Faqe 6

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

Bujqësia Biointensive, risitë dhe sfidat e zhvillimit e këtij sektori

Shqipëria dhe Maqedonia, një treg i përbashkët për tregti, investime e zhvillim ekonomik

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

projeKti sAred

risi AlbAniAPeleshi: Bashkëpunimi i

fermerëve në Seferan, model për rimëkëmbjen e fshatit në

të gjithë Shqipërinë

Ja cilat janë shtesat dhe ndryshimet në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shër-bimin veterinar në Republikën e Shq-ipërisë”, i ndryshuar

Mbi 1,000 vende pune të krijuara dhe 5,000 punë të gjetura përmes projektit zviceran RisiAlbania në

fazën e parë

Zerimi i TVSH-së së inputeve të përkthehet

në ulje të kostos së prodhimeve

Faqe 5Faqe 2

Faqe 6

politiKA fiKAle

Faqe 2

Përmbyllet projekti: “Harmonizimi i Legjislacionit Ekonomik dhe Tregtar me Acquis-në e BE-së”

NDRYSHON PROJEKTLIGJI PËR VETERINARINËAMENDIMI I LIGJIT PËR SHËRBIMIN VETERINAR - URDHRI

PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E LINJËS: PROPOZIMET DHE SUGJERIMET KONTRIBUT NË REFORMËN VETERINAREUrdhri Profesional i Mjekut Veterinar, me dt. 04/12/2018, organizoi një takim me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar

dhe përfaqësues të shërbimit veterinar shtetëror dhe privat, të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Këshillit të Agrobiznesit Shpiptar, si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

“Për disa shtesa e ndryshime të ligjit 10465, datë 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Redaksia e Gazetës

“Agrobiznesi” ju Uron Gëzuar Vitin e Ri 2019 dhe Mbarësi

në familjet tuaja!

“Përmirësimi i cilësisë së shërbimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit”

Page 2: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

2 AGROBIZNESI E Premte, 14 Dhjetor 2018

risi AlbAniA sAred

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Etleva Xhajanka. Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kash.org.al E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

Përmbyllet projekti: “Harmonizimi i Legjislacionit Ekonomik dhe Tregtar me Acquis-në e BE-së”

Mbi 1,000 vende pune të krijuara dhe 5,000 punë të gjetura përmes projektit zviceran RisiAlbania në fazën e parë

Në takimin e dytë të Bordit Këshillues të RisiAlbania – një projekt për punësimin i financuar nga qeveria zvicerane – diskutimet u fokusuan në

punësimin e të rinjve dhe si projekti do ta adresojë këtë gjatë 2019Në 11 dhjetor 2018, u zh-

villua takimi i dytë i Bordit

Këshillues të RisiAlbania tek Fakulteti i Shkencave Sociale. Takimi i bashkëdrejtuar nga Zv.Kryeministrja, Senida Mesi dhe Ambasadori zviceran, Adri-an Maître, mblodhi akademikë, drejtues bisznesi, organizata rinore dhe civile, dhe ekspertë të punësimit. Ata diskutuan se si të gjenden përgjigje ndaj sfidave të punësimit me të cilat përballen të rejat dhe të rinjtë shqiptarë.

“Arritjet e projektit RisiAl-bania në partneritet me sekto-rin privat gjatë fazës së parë midis viteve 2014 dhe 2017, janë inkurajuese. Ka krijuar 1000 vende të reja pune, ka re-alizuar më shumë se 5000 punë të gjetura dhe ka përmirësuar aftësitë e gati 10000 të rinjve”, tha Ambasadori zviceran Adri-an Maître.

“Punësimi i të rinjve është një nga prioritetet e qeverisë shq-iptare dhe është e rëndësishme që shohim se aktivitetet tuaja të planifikuara për vitin 2019, do të mbështesin punësimin e të rinjve, do t’i ndihmojnë ata për të marrë informacionin e duhur dhe do t’i pajisë me aftësitë që kërkon tregu i punës”, theksoi Zv.Kryeministrja Senida Mesi.

Diskutimet u fokusuan në krijimin e vendeve të punës, zh-villimin e aftësive dhe ndërm-jetësimit në gjetjen e punës të cilat mendohen si veçanërisht të rëndësishme për të rejat dhe të rinjtë. Në këto tri fusha Ri-

siAlbania ka krijuar përvojë gjatë fazës së parë kur prezantoi

trainimet jo-formale, praktikat inovative për bizneset dhe shër-bimet e informacionit përmes medias në lidhje me vendet e punës dhe punësimin.

Në 2019-n, RisiAlbania do të punojë me 80 partnerë, krye-sisht nga sektori privat dhe plan-ifikon të kriojë 300 vende të reja pune, të sigurojë 500 punë të gjetura përmes ndërmjetësimit, të këshillojë 2000 të rinj dhe të

trajnojë 700 të tjerë me synimin final të rritjes së numrit të të

punësuarve. Deri në 2021-shin, RisiAlbania pret të krijojë rreth 1600 vende pune të reja.

RisiAlbania është një pro-jekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe zbatohet nga Hel-vetas dhe Partners Albania, në bashkëpunim me Zyrën e Zv.Kryeministres së Qeverisë së Shqipërisë.

Histori suksesi permes projektit RisiAlbaniaNjihuni me Xhonidën, 18

vjeçaren në ditët e para të pu-nës tek kompania Tomato -Al. Kushte të përmirësuara pune falë investimit për pajisjen me çertifikatën GlabalG.A.P - porta e produkteve bujqë-sore shqiptare drejt tregjeve evropiane.

“Përmirësimi i cilësisë së shërbimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit”Procesi integrues i Shq-

ipërisë ka hyrë në një fazë të rëndësishme që pas marrjes së Statusit Kandidat nga ven-det e BE-së. Në këtë proces të rëndësishëm, përgatitja dhe përmirësimi i kuadrit ligjor, me qëllim përafrimin me ligjet e Bashkimit Europian, afrojnë çdo ditë dhe më shumë vendin me familjen europiane.

Në këtë kuadër, me mbështetjen e Deutsche Ge-sellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe bashkëpunimin e Minis-trisë së Ekonomisë e Finan-cave dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, në vitin 2015, nisi implementimi i projektit “Harmonizimi i Legjislacionit Ekonomik dhe Tregtar me Ac-quis e BE-së”, i financuar nga Qeveria Gjermane. Projekti u mbështet në tri shtylla krye-sore: i) Hartimi dhe interpreti-mi i legjislacionit sipas acquis të BE-së; ii) Zbatimi i legjis-lacionit të harmonizuar me ac-quis të BE-së; iii) Përgatitja e negociatave për anëtarësim në BE.

Nëpërmjet mbështetjes së projektit u realizua një ndër reformat më efiçente, unifi-kimi i Qendrës Kombëtare

të Regjistrimit me Qendrën Kombëtare të Liçensimit në një sportel të vetëm, “Qendra Kombëtare e Biznesit”. U real-izuan ndryshimet e nevojshme ligjore për thjeshtimin e pro-cedurave të regjistrimit dhe li-censimit, u hartua kuadri ligjor për të mundësuar aplikimin on-line, u pajisën me njohuri dhe aftësi punonjësit e QKB, duke

bërë kështu të mundur rritjen ndjeshëm të performancës së institucionit në ofrimin e shër-bimeve.

Për të prezantuar për publi-kun dhe grupet e interesit arrit-jet e projektit u mbajt në Tiranë,

forumi me temë: Përmirësim i cilësisë së shërbimit në Qen-drën Kombëtare të Biznesit.

Në forum morën pjesë Drej-toresha e Qendrës Kombëtare të Biznesit Znj. Pranvera Fagu,

Drejtori i GIZ për Shqipërinë Z. Hans Jurgen Cassens, për-faqësuesit e Bashkimit të Prod-huesve Shqiptarë, Shoqata e investitorëve të huaj në Shq-ipëri, ekspertë të institucioneve ekonomike, përfaqësues të bi-znesit dhe sipërmarrës.

Drejtoresha e QKB, Znj. Pranvera Fagu, duke falenderu-ar Qeverine Gjermane dhe pro-jektin e GIZ që ka mbështetur

QKB, renditi një seri ndërhy-rjesh të realizuara në kuadrin ligjor dhe institucional të QKB, të cilat ja dolën të sillnin një impakt të prekshëm dhe të matshëm në shërbimet që ky institucion ofron për bizneset e reja, vendase dhe të huaja.

Drejtori i GIZ për Shqipëri-në, Z. Hans Jurgen Cassens, gjatë fjalës së tij theksoi se

mbështetja e Qeverisë Federale të Gjermanisë është fokusuar veçanërisht në mbështetjen e zhvillimit ekonomik në Shq-ipëri nëpërmjet projekteve të ndryshme, një prej të cilëve edhe projekti në fjalë. “Është

shumë e rëndësishme të krijo-hen institucione solide, efek-tive dhe të qëndrueshme, siç është rasti i historisë së suk-sesit të Qendrës Kombëtare te Biznesit”, theksoi ai.

Gjatë punimeve të forumit u prezantua për publikun dhe raporti analitik i realizuar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), realizuar gjatë muajit tetor 2018, ku niveli i kënaqësisë së bizne-seve kundrejt shërbimeve të ofruara nga QKB është shumë pozitiv. 91 % e të anketuarve janë shprehur të kënaqur dhe shumë të kënaqur, krahasuar

me 68% vitin e kaluar. Qël-limi kryesor i këtij studimi ka qenë matja e performancës së Qendrës Kombëtare të Bi-znesit (QKB), duke bërë një vlerësim specifik të kënaqë-sisë së bizneseve mbi cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Gjatë këtij aktivitieti, u dhanë rekomandime të vlef-shme nga komuniteti i bi-

znesit dhe u diskutuan ide të ndryshme për të rritur më tej cilësinë e shërbimit dhe për të afruar më shumë QKB-në me biznesin nëpërmjet bashkëpunimeve të ndërmjet tyre.

Ambasadori zviceran Adrian Maître: Arritjet e projektit RisiAlbania në partner-itet me sektorin privat gjatë fazës së parë

midis viteve 2014 dhe 2017, janë inkurajuese. Ka krijuar 1000 vende të reja pune, ka reali-zuar më shumë se 5000 punë të gjetura dhe

ka përmirësuar aftësitë e gati 10000 të rinjve.

“ Zv. Kryeministrja Senida Mesi:

Punësimi i të rinjve është një nga pri-oritetet e qeverisë shqiptare dhe është e

rëndësishme që shohim se aktivitetet tuaja të planifikuara për vitin 2019, do të mbështesin

punësimin e të rinjve, do t’i ndihmojnë ata për të marrë informacionin e duhur dhe do t’i

pajisë me aftësitë që kërkon tregu i punës.

“ Në këtë kuadër, me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe bash-këpunimin e Ministrisë së Ekonomisë e Financave dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, në vitin 2015, nisi implementimi i projektit “Harmonizimi i Legjislacionit Ekonomik dhe Tregtar me Acquis të BE-së”, financuar nga Qeveria Gjermane.

Projekti u mbështet në tri shtylla kryesore: i) Hartimi dhe interpretimi i legjislacionit sipas Acquis të BE-së; ii) Zbatimi i legjislacionit të harmonizuar me Acquis të BE-së; iii) Përgatitja e negociatave për anëtarësim në BE.

Drejtori i GIZ për Shqipërinë, z. Hans Jurgen Cassens:

Mbështetja e Qeverisë Federale të Gjermanisë është fokusuar veçanërisht

në mbështetjen e zhvillimit ekonomik në Shqipëri nëpërmjet projekteve të ndryshme,

një prej të cilëve edhe projekti në fjalë. Është shumë e rëndësishme të krijohen institu-

cione solide, efektive dhe të qëndrueshme, siç është rasti i historisë së suksesit të

Qendrës Kombëtare të Biznesit

Page 3: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

3 AGROBIZNESI E Premte, 14 Dhjetor 2018

legjislAcion

?????????????????NDRYSHON PROJEKTLIGJI PËR VETERINARINË

(Vijon në faqen 4)

Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar, me dt. 04/12/2018, organizoi një takim me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe përfaqësues të shërbimit veterinar shtetëror dhe privat, të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Këshillit të Agrobiznesit Shpiptar, si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

“Për disa shtesa e ndryshime të ligjit 10465, datë 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”

AMENDIMI I LIGJIT PËR SHËRBIMIN VETERINAR - URDHRI PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E LINJËS: PROPOZIMET

DHE SUGJERIMET KONTRIBUT NË REFORMËN VETERINARE

Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar, me dt. 04/12/2018, organizoi një takim me pjesë-marrjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe përfaqësues të shërbimit veterinar shtetëror dhe privat, të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Këshillit të Agrobi-znesit Shpiptar, si dhe me ek-spertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqë-sisë dhe Zhvillimit Rural “Për disa shtesa e ndryshime të ligjit 10465, date 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Repub-

likën e Shqipërisë”. Paneli, pasi shprehu

vlerësim për grupin e punës, në përfundim bëri propozime dhe sugjerime konkrete rreth këtij projekti, mbështetur edhe në konkluzionet e Asamblesë së Përgjithshme të Urdhrit Vet-erinar, mbajtur me 16.11.2018, që do të ndihmojnë në përmirësimin e ligjit veterinar.

Për ndryshimet ligjore dhe konsolidimin e strukturave vet-erinare në nivel rajonal dhe qen-dor, paneli iu referua përvojës më të mirë të shërbimit veteri-

nar shqiptar ndër vite, si dhe të vendeve të tjera, sidomos të atyre me kushte të ngjashëm me vendin tonë si: Maqedoni dhe Kosovë, të cilët kanë krijuar sta-bilitet në organizmin, strukturën, funksionet si dhe në ndarjen e përgjegjësive ligjore dhe pro-fesionale të shërbimit veterinar shtetëror dhe atij privat.

Propozimet dhe sugjerimet e bëra nga Urdhri Veterinar, gjykojmë se do të jenë një kon-tribut më shumë për reformën veterinare, që ajo të jetë sa më e qëndrueshme dhe jetëgjatë

dhe të realizojë më mirë edhe këto synime:

• Unifikimin e shërbimit veterinar me komandë ver-tikale dhe realizimin e një kon-trolli sa më efektiv në të gjithë zinxhirin ushqimor “nga ferma në tavolinë”

• Ndarje të qartë të kompe-tencave të shërbimit veterinar shtetëror e atij privat, bazuar mbi standardin: “Kontroll dhe Inspektim i Centralizuar, Shër-bim Veterinar i Liberalizuar”

• Institucionalizimin e Shër-bimit Veterinar privat me am-

bulanca, klinika dhe spitale vet-erinare, nxitja e konkurencës së lirë në terren, nëpërmjet hartimit të kontratave të lib-eralizuara me fermerët, si dhe rritjen e nivelit tekniko-profe-sional të mjekut veterinar

• Ofrimin e një shërbimi sa më cilësor dhe më pranë fermerit, kafshës dhe produk-teve të saj, si dhe shtrirja e tij në të gjithë territorin e vendit,

• Adresim më i mirë i përgjegjësive tek mjeku dhe struktura veterinare, në zbatim të ligjit të shërbimit veterinar,

ushqimit dhe Kodit të Etikës Profesionale

• Administrim më i mirë dhe kontroll rigoroz i medikament-eve veterinare, si dhe zbatimi i gjurmueshmërisë për mbetjet dhe antibiotikorezistencën, si një rrezik global për shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik

Për të gjitha propozimet dhe sugjerimet e bëra, të paraqitura me ngjyrë në këtë Projekt-Ligj, Udhri Veterinar mbetet i hapur të diskutojë dhe të paraqisë argumente shtesë dhe të detajuara.

V.O.Teksti italik (i pjerrët) është propozim i KASH dhe Urdhrit të Mjekut Veterinar

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKUVENDI

P R O J E K T L I G JNr._______ /2018

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10465, DATE 29.9.2011 “PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËV E N D O S I:

Në ligjin nr. 10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, bëhen shtesat dhe ndry-shimet, si më poshtë:

Neni 1Në nenin 1 pas pikës 11 shtohet pika 12, me këtë përmbajtje:“12. Të përcaktojë rregullat për parandalimin dhe kontrollin e

sëmundjeve të transmetueshme tek kafshët ose njerëzit duke bërë të mundur:

“12: Te percaktoje rregullat per kontrollin e sëmundjeve të trans-metueshme tek kafshët ose njerëzit duke bërë të mundur:

a) klasifikimin sipas prioritetit dhe kategorizimin e sëmundjeve, si dhe përcaktimin e përgjegjësive për mbrojtjen e shëndetit të kaf-shëve;

b) miratimin dhe regjistrimin e objekteve dhe mjeteve transpor-tuese, garantimin e lëvizjes dhe gjurmueshmërisë së ngarkesave të kafshëve, produkteve embrionale dhe produkteve me origjinë shtazore, jo për konsum human.

c) hyrje daljen e kafshëve, produkteve embrionale dhe produk-

Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Gazeta “Agrobiznesi” publikon të plotë projektligjin, si dhe propozimet për disa shtesa dhe ndryshime të paraqitura nga KASH dhe Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar

Page 4: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

4 AGROBIZNESI E Premte, 14 Dhjetor 2018

projeKtligj

teve me origjinë shtazore, jo për konsum human në Shqipëri,d) vendosjen e masave urgjente që duhen marrë në rast të

shpërthimit të një sëmundje”.

Neni 2Në nenin 2 në pikën 3, bëhet ky ndryshim Në nenin 2 pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:“4. Mbrojtjen nga përhapja e sëmundjeve të trasmetueshme

te kafsheve me pronar ose jo, kafshëve të egra, produktet em-brionale, produktet me origjinë shtazore jo për konsum human, subjektet, mjetet e transportit, pajisjet, si dhe çdo material qe ndikon ose është i prirur të ndikojë në përhapjen e sëmundjeve të transmetueshme të kafshëve”.

Neni 3Në nenin 3 pika ç ndryshohet si më poshtë:“ç) Fermerët, pronarët dhe të operatorët e biznesit të

mbarështimit të kafshëve.”

Neni 4Në nenin 4 bëhen shtesat si më poshtë:1. Pas pikës 8 shtohet pika 8/1, me këtë përmbajtje:“8/1.“Biosiguri” është tërësia e masave menaxhuese dhe

fizike të cilat kanë qëllim të reduktojnë rrezikun e hyrjes, zhvil-limit ose përhapjes të sëmundjeve tek kafshët në fermë dhe/ose objekt, zonat ose çdo ambienti tjetër dhe mjetet e transportit”.

2. Pas pikes 18 shtohet pika 18/1 me këtë përmbajtje:“18/1.“Farmakovigjilencë” është shkenca dhe veprim-

taria që merret me zbulimin, evidentimin dhe vlerësimin e efekteve të padëshiruara dhe/ose të dëmshme të barnave, për parandalimin e mundshëm të tyre, si dhe me çdo prob-lem që lidhet me sigurinë dhe efikasitetin e barnave. (perku-fizimi 34 tel ligji 105/2014 per barnat).

3. Pas pikës 20 shtohet pika 20/1 me këtë përmbajtje:“20/1.“Hetim epidemiologjik” është zbulimi i origjinës së mund-

shme të një sëmundje të shfaqur në kafshë, me qëllim përcak-timin e shkaqeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes në popullatën e kafshës së kontaminuar, duke realizuar kontrollin e pranisë dhe mënyrën e shpërndarjes së vektorëve të sëmundjes infektive, për vendosjen e strategjive të parandalimit dhe kon-trollit të sëmundjes”, i cili realizohet nga mjeku veteriner.

37. “koha e pezullimit” zëvendesohet me shprehjen “koha e ndalimit”.

Pas pikës 84 shtohet pika 84/1, 84/2, 84/3 me këtë përm-bajtje:

“84.1.“Praktikë e prodhimit të mirë” është pjesa e sigu-rimit të cilësisë që garanton se PMV prodhohen dhe kon-trollohen vazhdimisht në pajtim me standardet e cilësisë, të përshtatshme për përdorimin e synuar të tyre. (përkufiz-imi 58 i ligjit 105/2014 për barnat).

“84/2. “Praktikë e ruajtjes së mirë” është tërësia e rregullave që përcaktojnë kushtet dhe kërkesat që duhet të përmbushin mjediset ku ruhen lëndët e para, materialet ambalazhuese dhe produkti i gatshëm, në mënyrë që ndikimi i faktorëve fizikë (dritës,lagështisë e temperaturës) dhe i mikroorganizmave të jetë minimal, për të garantuar qëndrueshmërinë dhe cilësinë e PMV, sipas Farmakopesë dhe standardeve të miratuara. (përkufizimi 67 i ligjit 105/2014 për barnat).

84/3. “Praktikë e shpërndarjes së mirë” është tërësia e rregullave që duhen respektuar nga tregtuesi me shumicë për shpërndarjen e PMV. (përkufizimi 66 i ligjit 105/2014 për barnat).

Pas pikës 105 shtohet pika 105/1me këtë përmbajtje:″105/1. "Sistemi i informacionit të epidiemologjise veter-

inare" është sistemi elektronik i njoftimit të menjëhershëm të strukturave përgjegjëse në vend dhe të organizmave për-katëse ndërkombëtare për ngjarjet epidemiologjike si dhe sur-vejancën, monitorimin dhe kontrollin e tyre”.

1. Pas pikës 106 shtohen pikat 106/1 dhe 106/2 me këtë përmbajtje:

106/1 “Stabiliment” është një objekt, ndërtesë ose strukturë në të cilën kryhet të paktën një nga aktivitetet e përmendura në këtë ligj”.

″106/2 “Survejancë" është mbledhja e vazhdueshme sistematike, shqyrtimi dhe analizimi i informacionit në lidhje me shëndetin e kafshëve dhe shpërndarja në kohë e informacionit më qëllim që të merren masat përkatëse”.

Në Nenin 4, pikes 111 të shtohet pika 111/1 me këtë përmbajtje:

“111/1. Shoqeritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) “Sta-cionet Veterinare Private në Shqipëri”, janë subjekte private të

cilat janë të licencuara nga Autoriteti Kompetent të operojnë ne sektorin e veterinariesë, që përdorin fonde nga buxheti shtetit dhe autorizohen nga Autriteti Kompetent veterinar të kryejnë disa detyra, nën kontrollin dhe mbikqyrjen e tij. De-tyrat e SHBB “Stacionet veterinare private në Shqiperi” dhe mënyra e bashkepunimit me veterineret zyrtar percaktohen nga ministri që mbulon çeshtjet e veterinarisë.(KASH)

5. Pika 112 ndryshon si më poshtë:“112. “Teknik veterinar” është veterineri me arsim të mesëm

profesional veterinar, që autorizohet nga shërbimi veterinar ra-jonal, që të kryejë disa detyra të përcaktuara në një territor, nën përgjegjësinë dhe drejtimin e një mjeku veterinar.

5. Pika 112 ndryshon si më poshtë:Teknik veterinar quhet një veteriner me arsim të mesëm

profesional veterinar, që autorizohet nga Urdhri i Mjekut Vet-erinar, të kryejë disa detyra të përcaktuara në një zonë, nën përgjegjësinë dhe drejtimin e një mjeku veteriner

Pas pikës 112 shtohet pika 112/1, 2 me këtë përmbajtje::112/1. Menaxher Veterinar............, 112/2. Infermjer Veterinar................ (Fakulteti i Mjekësisë

Veterinare)

Neni 5Në nenin 6 bëhen ndryshimet si më poshtë:1. Pika 1 ndryshohet me këtë përmbajtje: “1. Gjedhi, delet, dhitë, njëthundrakët dhe derrat i nënsh-

trohen identifikimit të detyrueshëm individual, në përputhje me rregulloren e miratuar nga ministri.

1. Pika 1 shtohet: “1. Gjedhi, delet, dhitë, njëthundrakët, familje bletësh dhe

derrat i nënshtrohen identifikimit të detyrueshëm individual, në përputhje me rregulloren e miratuar nga ministri.

2. Pika 3 ndryshohet me këtë përmbajtje: “3. Për të parandaluar, zbuluar dhe kontrolluar sëmund-

je infektive, si dhe për të kontrolluar tregtinë e kafshëve, me propozim të autoritetit kompetent ministri urdhëron identifikim të detyrueshëm të llojeve të tjera të kafshëve”.

Neni 6Në nenin 7, pika 2 shfuqizohet.Pika 2: Të mbetet sic është ne ligjin 10465, në fund të

shtohet..., “që subvensionohen për krerë”

Neni 7Në nenin 9 bëhen ndryshimet si më poshtë:1. Pika 1, shkronja b ndryshohet si më poshtë:“b) futjen e kafshëve të paidentifikuara në kushte karantinore

në karantinën shtetërore ose në vendin e destinacionit, jo më pak se 21 ditë, për matrikullimin dhe kryerjen e ekzaminimeve te nevojshme veterinare. Kafshët e rezultuara pozitive mbas egzaminimeve eliminohen menjëherë. Të gjitha shpenzimet për egzaminimet, ditët e qëndrimit në karantinë dhe eliminimi përballohen nga pronari i kafshëve.”.

“2. Kafshët pa origjinë, pa pronar dhe kujdestar apo të brak-tisura nga pronari dhe kujdestari eliminohen dhe karkasat e tyre groposen menjëherë.

Neni 8Në të gjithë përmbajtjen e nenit 12 fjala “qentë” zëvendëso-

het me fjalën “kafshët e shoqërimit“.

Neni 9Në nenin 14 pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:“3. Shërbimi veterinar kryen monitorimin e sëmundjeve që janë

të listuara sipas pikës 1 të këtij neni në mënyrë që të zbulojë në kohë praninë e tyre. Lista e sëmundjeve përditësohet me sëmundje të reja që shfaqen nëpërmjet mbledhjes, ruajtjes dhe analizimit të informacionit të vlefshëm në lidhje me situatën epidemiologjike”.

Neni 10Në nenin 15 bëhen ndryshimet si më poshtë:1. Në paragrafin 1, fljalët “shërbimi veterinar” zëvëndësohen

me fjalët “shërbimi veterinar rajonal”.2. Pas shkronjës “p”, shtohet shkronja “q” me këtë përmbajte: “q) masa shtesë të kontrollit të sëmundjeve nga ato të parashi-

kuara në paragrafin e parë të këtij neni mund të merren nga Shër-bimi Veterinar nëse shihen të nevojshme dhe të përshtatshme për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes së listuar sipas pikës 1 të nenit 14 të këtij ligji, duke marrë parasysh:

a) rrethanat e veçanta epidemiologjike;b) llojin e fermave dhe stabilimenteve, vendndodhjet e tjera

si dhe prodhimin në fjalë;

c) llojet dhe kategoritë e kafshëve të përfshira;d) kushtet ekonomike ose sociale.” “2. Masat shtesë të kontrollit të sëmundjeve miratohen me

urdhër të Ministrit”.

Neni 11Neni 16 ndryshohet me këtë përmbajtje:“Neni 16Programet vjetore të monitorimitAutoriteti kompetent përgatit programet vjetore të profilaksisë

veterinare shtetërore, kontrollit, monitorimit dhe mbikëqyrjes së sëmundjeve me pasoja për shëndetin e kafshëve dhe shën-detin publik veterinar, mbështetur në situatën epidemiologjike në vend”. Programet miratohen me urdhër të ministrit”.

Autoriteti kompetent përgatit programet vjetore të profilaksisë veterinare shtetërore, kontrollit, monitorimit dhe mbikëqyrjes së sëmundjeve me pasoja për shëndetin e kafshëve dhe shënde-tin publik veterinar, mbështetur në situatën epidemiologjike në vend”. Programet miratohen me urdhër të ministrit”.

Autoriteti kompetent përgatit programet vjetore të profilaksisë veterinare shtetërore, kontrollit, monitorimit dhe mbikëqyrjes së sëmundjeve me pasoja për shëndetin e kafshëve dhe shën-detin publik veterinar, mbështetur në situatën epidemiologjike në vend”. Programet miratohen me urdhër të ministrit”.

Neni 12Në nenin 20 pika 3 ndryshohet, si më poshtë:“3. Veterineri zyrtar merr kampionet dhe i dërgon në laborato-

rin veterinar, të përcaktuar për sëmundjen që dyshohet dhe njof-ton në sistemin e informacionit të epidemiologjisë veterinare”.

Pika 3, ndryshohet si më poshtë:“3. Inspektori veterinar, mjeku veterinar, që viziton kafshët

në fermë, lajmëron veterinerin e zonës përgjegjëse me anë të formularit A përkates, merr kampionet dhe i dërgon në labo-ratorin veterinar, të përcaktuar për sëmundjen që dyshohet dhe njofton në sistemin e informacionit të epidemiologjisë veterinare”.

Neni 13Pas nenit 20 shtohet neni 20/1 me këtë përmbajtje:“Neni 20/1

Masat paraprake profilaktike1. Shërbimi veterinar (Inspektori veterinar rajonal) në rast

se dyshon mbi praninë e një sëmundje të listuar sipas pikës 1 të nenit 14 të këtij ligji, në pritje të rezultateve merr masat për kontrollin e sëmundjes, duke:

a) vendosur nën mbikëqyrjen zyrtare fermat dhe/ose stabili-mentet, ose në çdo vendndodhje tjetër ku sëmundja dyshohet se është shfaqur ose ka origjinën;

b) mbajtur një regjistër të të gjithë kafshëve prezente në fermë, stabiliment, ose në çdo vendodhje tjetër që ka rëndësi me përhapjen e mundshme të sëmundjes;

c) siguruar që janë marrë masat e nevojshme të biosigurisë me qëllim ndalimin e përhapjes së sëmundjes tek kafshët e tjera ose tek njerëzit;

d) vendosur në izolim kafshët e dyshuara si të prekura me qëllim ndalimin e përhapjes së sëmundjes;

e) kufizuar lëvizjet e kafshëve, të produkteve, personave, mjeteve të transportit si dhe çdo materiali ose pajisjeje tjetër me anë të cilës sëmundja mund të përhapet, me qëllim ndal-imin e përhapjes së saj;

ë) ndërmarrë çdo masë tjetër të nevojshme për kontrollin e sëmundjes;

f) njoftuar ne sistemin e informacionit të epidemiologjisë vet-erinare dhe filluar hetimin epidemiologjik.

2. Shërbimi veterinar në vijim të rezultateve të hetimit epide-miologjik, rishqyrton masat paraprake profilaktike sipas pikës 1 të këtij neni”.

Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: 3. Pushteti lokal siguron mbështetje logjistike për real-

izimin e masave veterinare të ndërmarra.

Neni 14Në nenin 21, pika 7 ndryshohet si më poshtë: “7. Ministri miraton rregulloret përkatëse për masat që

duhet të zbatohen në fermën e vendosur nën mbikëqyrje zyr-tare, sipas pikës 2 të këtij neni, për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve sipas situatës”.

Pika 7 ndryshohet si më poshtë: “7. Ministri miraton rregulloret përkatëse për masat që

duhet të zbatohen në fermën e vendosur nën mbikëqyrje zyrtare, sipas pikës 2 të këtij neni”.

Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

(Vijon në faqen 7)

(Vijon nga faqja 3)

Page 5: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

5 AGROBIZNESI E Premte, 14 Dhjetor 2018

temA të ditës

Peleshi, zerimi i TVSH-së së inputeve të përkthehet në ulje të kostos së prodhimeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me treg-tarët e inputeve bujqësore, për të parandaluar çdo spekulim e për të çuar uljen reale të çmim-it të inputeve tek fermeri.

“Na bashkon të gjithëve in-teresi për të ndërtuar në Shq-ipëri një bujqësi kompetitive. Sa më kompetitive të jetë bu-jqësia, aq më mirë është për ju, pasi do të keni më shumë treg për të shitur farat, fidanët, plehrat kimike dhe pesticidet. Fermerët do të ndërtojnë një ekonomi më të mirë dhe të ar-dhura më të mira në fshat, por po ashtu do të përfitojë edhe qeveria sepse ky është sek-tori që jep 20% të PBB-së dhe punëson pothuaj 50% të shq-iptarëve”, tha Peleshi.

Ai kërkoi që secili të marrë përsipër përgjegjësitë e veta dhe ta trajtojë këtë politikë të qeverisë në mbështetje të fermerit dhe uljes së kostos të prodhimit, si një mision të për-bashkët.

Shpeshherë ka edhe speku-lime, tha Peleshi, duke nënvi-zuar se “ka pasur plot raste ku një masë fiskale nuk ka dhënë efektin e pretenduar, sepse ka hyrë në mes spekulimi”.

Peleshi theksoi se “nuk është e lehtë të miratosh përjashtime fiskale, pasi për qeverinë ato do të thotë dhjetëra milionë euro të munguara në buxhet”.

“Nga ana tjetër ka shumë grupe të tjera interesi që pre-

tendojnë më tepër nga qever-ia. Kemi për shembull disa kërkesa të studentëve të artiku-luara ditët e fundit, të cilët në të drejtën e tyre kërkojnë më shumë vëmendje. Padyshim edhe qeveria shqiptare është e interesuar të ketë më shumë in-vestime për arsimin, gjithmonë

e më tepër vëmendje për stu-dentët dhe barrë sa më të ulët për arsimimin në Shqipëri. Por, buxheti është i limituar dhe nevojat janë gjithmonë e më të mëdha sesa mundësitë që ka çdo qeveri, edhe ato në vendet më të zhvilluara”, tha Peleshi.

Peleshi kujtoi që vetë treg-tarët kishin kërkuar reduktim në 8% të TVSH-së për inpu-tet bujqësore, ndërsa qeveria e tejkaloi pretendimin e tyre duke e zeruar TVSH-në.

“Kërkojmë nga ju të reflek-toni sa më shpejt në çmim dhe

të shmangni çdo lloj speku-limi për këtë përjashtim që po bëjmë nga TVSH-ja. Këtë ulje të kostos duhet ta përkthejmë sa më shpejt në ulje të kostos të prodhimit bujqësor për fermer-ët. Qëllimi është që bujqësia shqiptare të rrisë eksportet dhe të jetë konkurruese në tregje.

Për këtë duhet të kemi kosto të ulëta dhe standarde të larta”, tha Peleshi.

Ai nënvizoi se Shqipëria sot është vendi me nivelin më të ulët të TVSH-së në gjithë rajonin dhe mbase në gjithë Europën.

“Ta kthejmë këtë masë në një masë që qëndrueshme. Nëse do të përkthehet me ulje të kostos do të jetë një masë shumë e qëndrueshme. Por në rast se do të ketë spekulime, qeveria në çdo moment është e detyruar të shikojë vendimet e veta”, tha Peleshi.

Kampi i Trajnimit “Made in Dibra”: 46 të rinj nga Dibra, 3 ditë, 8 grupe, 8 prototipe dhe 2 fitues!

Një kamp trajnimi 3-ditor bëri bashkë 46 të rinj nga Di-bra, për të planifikuar zgjid-hjen innovative për sfidat e zhvillimit në Dibër. Kampi i trajnimit adresoi tri sfida krye-sore: mungesa e kreativitetit dhe imagjinatës në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja; mungesa e kulturës së nisjes së biznesit dhe kërkesës dhe mungesa e modeleve që frymëzojnë të rinjtë.

Kampi i trajnimit “Made in Dibra” u fokusua në frymëz-imin e pjesëmarrësve për të gjetur zgjidhje për sfidat se si Dibra mund të kthehet në një qendër turistike dhe kulturale në Ballkan. Kampi përdori teknologjinë dhe planifikimin në të menduarit, si një përqasje të përqendruar tek njeriu në

zgjidhjen e problemeve dhe inovacionit, në ndihmë të nx-itjes së debatit dhe në ndihmë të rinisë për të gjetur zgjidhje kreative për sfidat.

46 të rinjtë u ndanë në tetë grupe. Detyra e parë e skuadrave ishte të zbulonin nevojat dhe boshllëqet në ko-munitetet e tyre, si për banorët edhe për vizitorët prezenca e të cilëve është në rritje në ra-jon. Ata kërkuan të frymëzo-heshin nga ajo çfarë rajoni u ofron përsa i përket burimeve natyrore në mënyrë që të krijo-hej dëshira për t’I shfrytëzuar këto burime e për t’I kthyer në mundësi në dobi të tyre dhe të komunitetit.

Pjesëmarrësve iu dhanë edhe shembuj të përdorimit të teknologjisë dhe mendimit planifikues për të zgjidhur probleme reale dhe për të pasur mundësi shkëmbimi përvoje me sipërmarrës të rinj të suk-sesshëm në fushën kompjuter-ike, sporteve dhe medias.

Erinda një nga pjesëmar-rësit e kampit tha:“Ky tra-jnim më dha mua mundësinë të mendoj më gjerë dhe të

gjej zgjidhje të cilat më parë nuk i kishim menduar, në dobi të qytetarëve që banojnë në qytetin tim. Unë kuptova që qyteti im ka një potencial të jashtëzakonshëm për të tërhequr turistë të cilët mund të jenë një nxitje që njerëzit të qendrojnë në Dibër. Është shumë dëshpëruese të shikosh se si të gjithë duan të largohen nga vendi”.

Në ditën e fundit, skuad-rat punuan në Modelet e tyre të Biznesit, si një sistem ku mund të formulojnë mendimet e tyre për hapat e mëtejshëm, partneritetin, burimet dhe modelet e biznesit. Pjesëmar-rësve iu dhanë strukturat se si t’I komunikojnë idete e tyre për të pasur ndikim dhe të tre-gojnë historitë e inovacionit të

tyre.Në fund të trajnimit, skuad-

rat prezantuan idetë e tyre para një paneli gjykues. Idetë më të mira u zgjodhën bazuar në disa kritere të paracaktuara si: qartësia e formulimit të prob-lemit; inovacioni; ndikimi në jetën e të rinjve; perceptimi i thellë i viedeove zgjedhur si prototip dhe qartësia e rrugëtimit.

Dy projekt-ide u zgjod-hën fituese: “Puna e Dorës në Dibër”, një ide që ka për qël-lim të krijojë një treg për pro-dhime të dorës nga artizanët e Dibrës përmes showrooms-it dhe eksperiencës së workshop-eve. Idea e dytë “Uskania”- një projekt që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të mësojë të rinjtë të vlerësojnë riciklimin. Kjo u karakterizua nga një garë mes 44 shkollave të rajonit rreth produktit më të mirë të ricikluar. Fushata do të zhvillohet në instagram.

Përsëri tek kampi ynë i trajnimitSkuadrat u kthyen në Dibër

dhe po punojnë për t’i kthyer

idetë e zgjedhura në punë të prekshme në terren. UNDP do të vazhdojë të mbështesë e drejtojë skuadrën në javët në vazhdim. Na ndiqni për të parë rezultatet!

Pse e bëmë këtë?Shqipëria ballafaqohet me

sfida përsa i përket sigurimit të mundësive të punësimit të sigurtë dhe produktiv për popullsinë e saj, veçanërisht për të varfrit, gratë dhe të rinjtë. Ndërsa papunësia e të rinjve është ulur (22.6%, Q1 2018) vetëm 37.9% e të rinjve janë punësuar. Të rinjtë e papunë ose jo aktivë e as në shkollë përbëjnë 30% të grupmoshës 15–29 vjec, dy herë më e madhe se me-satarja prej 14.8% BE-së.

Bashkitë e Veriut të Shq-ipërisë janë më të varfrat në vend. GDP është gati sa gjysma e mesatares kom-bëtare dhe papunësia e rinisë arrin 45%. Për më tepër, midis të punësuarve 2 nga 3 janë të punësuar në sektorin bujqësor, shpesh me punë sezonale. Nga ana tjetër, ka një ofertë të kufizuar pub-like dhe private përsa i për-ket trajnimive dhe edukimit profesional.

Për t’i bërë ballë situatës, PNUDI në bashkëpunim me Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë, po zbaton pro-jektin: “Mbështetje për pu-nësim dhe shërbime sociale për rininë dhe gratë në Veri të Shqipërisë”. Financuar nga Qeveria Britanike, ky projekt ka qëllim të krijojë mundësi të qarta për rininë që jeton në Shkodër, Kukës dhe Dibër, duke prezantuar programe trajnimi për sipër-marrje të përshtatshme, duke ofruar mundësi për vetëpu-nësim dhe nisje biznesi dhe duke ofruar ndihmë ligjore falas për ata më të dobëtit.

Gjelat e Peqinit, zhvillohet panairi i përvitshëm

I ndërprerë prej 4 vitesh, në Peqin është rikthyer “Pa-nairi i gjelit të detit”, i cili synon të promovojë traditën e kësaj zone në rritjen e këtyre gjelave.

Por, veç promovimit, fermerët e Peqinit kanë nevojë për krijimin e një tregu, në mënyrë që tregtinë e tyre të mos ta zhvillojnë përgjatë ak-sit nacional Elbasan-Peqin, e po ashtu për politika lehtë-suese, në mënyrë që këta gjela të rritur në mënyrë natyrale të mos konkurrohen në çmim nga gjelat e importit.

Çmime stimuluese u dhanë për fermerët që kishin jo vetëm tufat më të mëdha, por duke vlerësuar edhe cilësinë e rritjes së tyre në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.

Sot mabrështimi i gjelave të detit po kthehet në një tra-ditë dhe biznes fitimprurës për fermerët dhe sipërmarrësit ruralë. I konsideruar si shpen-di më i kërkuar në treg, çdo prag feste të fundvitit, shumë fermerë po guxojnë të merren me rritjen e gjelit të detit dhe specifikisht kjo vihet re veça-nërisht në zona, që kanë krijuar emër të mirë, sic është konkre-tisht Peqini, për cilësinë e mirë

të mishit që ka gjeli i detit nga ky qytet.

Të mirat e mishit të gjelit të detitMishi i tij është shumë i

pasur në proteina. Një racion

prej 120 gr, ofron rreth 65% të nevojave ditore të një per-soni në proteina. Mishi i gjelit të detit ka gjysmën e sasisë së yndyrnave të ngopura, në krahasim me mishin e viçit. Struktura e trupit tonë ndërto-het mbi proteinat. Ne përdorim proteinat nga burime shtazore dhe bimore për të ndërtuar pro-teinat që i nevojiten organizmit

për funksionet e tij jetike.

Seleniumi i gjelit të detit të mbron kundër kanceritGjeli i detit është një burim

i pasur i mineralit selenium. Ky mineral është themelor për shëndetin e njeriut. Është një përbërës i rëndësishëm i shumë reaksioneve metabo-like, duke përfshirë metabo-lizmin e hormoneve tiroide, sistemet antioksidante të

mbrojtjes dhe sistemin imuni-tar. Studimet e fundit tregojnë një lidhje të fortë e të drejt-përdrejtë me konsumin e se-leniumit dhe rastet e kancerit. Seleniumi duket se ndihmon në riparimin dhe sintezën e ADN-së në qelizat e dëmtu-ara, në ndalimin e zhvillimit

(Vijon në faqen 6)

Page 6: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

6 AGROBIZNESI E Premte, 14 Dhjetor 2018

(Vijon nga faqja 5)

Peleshi: Bashkëpunimi i fermerëve në Seferan, model për rimëkëmbjen e fshatit në të gjithë Shqipërinë

informAcione

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Pe-leshi, së bashku me deputetin Musa Ulqini, kryetarin e Bash-kisë së Belshit, z.Arif Tafani dhe përfaqësues të Tour-ism Investment and Finance Fund (TIFF), mbështetur nga USAID, kanë qenë të pran-ishëm në Seferan në zonën e Belshit, ku kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të themelimit të Unionit të Fermerëve të Seferanit si dhe shperndarjen e 20 makinerive bujqesore ne ndihme te tyre. Kjo organizatë do të ndihmojë fermerët e kësaj zone në kri-jimin e një ekonomie të qën-drueshme, e cila do të sjellë të ardhura të shtuara për gjithë banorët e kësaj zone rurale. Zona e Belshit është një zonë me potenciale të mëdha, si për krijimin e inkubatoreve të prodhimeve tipike, ashtu

dhe për agroturizmin, nisur nga natyra dhe njësitë e shër-bimeve që janë ngritur aty, të mbështetura dhe nga orga-nizmave të ndryshëm finan-ciarë, si Tourism Investment and Finance Fund (TIFF)

dhe USAID. Për ministrin Pe-leshi angazhimi i komunitetit

të një vendi, luan rolin krye-sor në suksesin e një projekti. Janë pikërisht iniciativa të tilla si kjo e fermerëve të Belshit, modele zhvillimi dhe kooperi-mi, shembuj kokretë për gjithë fshatin shqiptar, se si duhet të

veprohet.“Joneli dhe kryetari i Bash-

kisë ka disa ide shumë të mira, por dhe ne kemi mundësinë t’i mbështesim për të ndërtuar punishte të vogla të përpunimit dhe prodhimit të produkteve tipike tradicionale të zonës, ose që bazohen tek prodhimet e zo-nës. Përshembull, ulliri. Mund ta çosh ullirin tek fabrikat e ul-lirit dhe mund ta shesësh me 8 mijë lekë kilogramin, por në qoftë se bashkëpunoni, në qoftë se Unioni do të mund të ndër-tojë së bashku një punishte, apo fabrikë ulliri dhe pastaj me ndihmën dhe të fondacionit ta ambalazhojnë, ta etikojnë, ta shesin siç duhet, mund të shitet me çmim shumë më të lartë. Këto bashkëpunimet e vogla të fshatit tuaj, mund të disafishoj-në të ardhurat për disa familje. Në fund fare ky është dhe qëllimi i përbashkët.”

Shqipëri - Maqedoni, ministri Dauti: Turizmi, interes për investime reciproke

“Në Shqipëri ekziston një klimë e favorshme për të bërë biznes, ndaj i bëj apel sipër-marrjes në Maqedoni të foku-sohet me investime në sek-torin e turizmit bregdetar në Shqipëri, sikundër ftoj bizne-sin shqiptar për të ndërmarrë investime në turizmin malor në Maqedoni”.

Kështu u shpreh Bardhyl Dauti, ministër për Inves-timet e Huaja në Qeverinë e Maqedonisë gjatë një interv-iste në Tiranë, për Agjenci-në Telegrafike Shqiptare (ATSH).

“Në Shqipëri ekziston një klimë e favorshme biznesi dhe kjo klimë duhet të shfrytëzo-het si nga investitorët vendas dhe të huaj. Sektori i turizmit është mjaft i rëndësishëm pasi siguron përparësi krahasuese me vendet rajonale dhe paketa lehtësuese fiskale e Shqipërisë është mjaft stimuluese për ho-teleritë, për hotelet mbi 4 yje, keni një paketë unike fiskale që është shumë e favorshme për

investimet e huaja”, tha Dauti njëherazi edhe profesor në Makroekonomi në Universite-tin e Tetovës, Maqedoni.

Ndaj në këtë këndvësh-trim, theksoi ministri Dauti për ATSH “i bëj apel biznesit të Maqedonisë të fokusohet me investime në sektorin e tur-izmit, sikundër ftoj sipërmar-rjen shqiptare të investojë në turizmin malor që janë shumë të mirëseardhur në Maqe-

doni, pasi janë një përparësi konkurruese në raport me ven-det rajonale”.

“Rritja e fluksit të inves-

timeve mes dy vendeve me fokus, investime në turizmin malor në Maqedoni dhe tur-izmin detar në Shqipëri, do të ishin të mirëseardhur në zhvillimin bilateral mes dy vendeve”, deklaroi minis-tri për Investimet e Huaja në Qeverinë e Maqedonisë.

Shqipëria dhe Maqedonia, një treg i përbashkët për tregti, investime e zhvillim ekonomik

"Shqipëria dhe Maqedonia, synojnë të jenë një treg i për-bashkët rajonal, për thithjen e investime, zhvillimin e tregtisë dhe të turizmit reciprok midis dy vendeve.

Ky është mesazhi që dha sot Bardhyl Dauti, ministër për Investimet e Huaja në Qeverinë e Maqedonisë gjatë një interviste në Tiranë, për Agjencinë Telegrafike Shq-iptare (ATSH), ku ndër të tjera, theksoi se, "bizneset maqedonase synojnë të zgje-rojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar shërbimet në Portin e Dur-rësit dhe jo në atë të Selani-kut".

Ministri Dauti, njëherazi Profesor i Makroekonomisë në Universitetin e Tetovës, Maqedoni, u shpreh se, "bi-znesi maqedonas duhet të

shfrytëzojë sektorin e turizmit në Shqipëri, posaçërisht për investime në hotelet me 4 e 5 yje dhe resorte turistike. Ndër-sa biznesi shqiptar ka mundësi të rrisë invesimet në Maqe-doni në zonat zhvillimore in-dustriale".

Në kuadër të Fondit për Ballkanin Perendimor, do të ishte mirë që Shqipëria dhe Maqedonia të promovohen si një treg unik, në mënyrë që dhe të ardhurat potenciale të jenë të mirëseardhura për të dy vendet", tha ai.

Ministri Dauti nënvizoi faktin se, "në kuadër të këtij Fondi, edhe përfitimet poten-ciale përmes projekteve të për-bashkëta në fushën e energjisë, infrastrukturës, agrobujqësisë dhe turizmit, marrin përparësi krahasuese për të dy vendet, në krahasim me vendet e ra-

jonit"."Aspirata integruese e të dy

vendeve tonë për integrimin në Bashkimin Europian, lid-het me kriteret e Kopenhagës, që vendet pretendente duhet të promovojnë për një stabi-litet makroekonomik, fiskal, përmirësimin e kushteve e të bërit biznes dhe politikë konkurruese që është një ndi-hmesë për të dy vendet, që të kenë më shumë qasje në Fon-din e Ballkanit Perendimor.", tha për ATSH-në, ministri Dauti.

"Ky Fond, theksoi ai, stimulon investimet në en-ergjietikë, infrastrukturë dhe në projekte të ndryshme, ma-terializimi i të cilave i bën dy vendet tona më konkurruese me vendet e tjera rajonale dhe që i bën të jenë më afër BE-së".

Bardhyl Dauti, ministër për Investimet e Huaja në Qeverinë e Maqedonisë, njëherazi Profesor i Makroekonomisë në Universitetin e Tetovës,

shpreh opinionin e tij mbi bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, gjatë një interviste në Tiranë, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare

të qelizave kancerogjene dhe ndihmon në vetëliminimin e tyre, një mekanizëm mbrojtës që përdor organizmi për t’u ruajtur nga zhvillime tumori-ale dhe anormale. Gjithashtu, seleniumi është përbërës i en-

zimës glutathione peroxidase, e cila ndihmon spastrimin që kryen mëlçia nga molekulat e dëmshme. Vetëm 120 gr gjel deti ofron një sasi seleniumi, që përbën 47% të kërkesës ditore për një person. Gjeli i detit është gjithashtu burim i pasur i një antioksidanti tjetër,

Gjelat e Peqinit, zhvillohet panairi i përvitshëm

siç është vitamina B-niacin. Përbërës të ADN-së kërkojnë këtë element, një mangësi e së cilës lidhet me dëmtime gjenetike.

Vitaminat B për energji dhe mbrojtje të sistemit kardiovaskularGjeli i detit është burim

i pasur edhe i vitaminës B6. Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për prodhimin e energjisë. Niacin është shumë e rëndësishme edhe për për-dorimin e proteinave, yndyr-nave dhe karbohidrateve për energji. Niacin ndihmon në nor-malizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Mangësi të vitaminës B6 ndikojn në dëmtim të enëve të gjakut nga një molekulë e quajtur omokisteinë. Vitamina B6 ndihmon kthimin e kësaj molekule në të padëmshme. Një sasi prej 120 gr mishi të gjelit të detit, jep rreth 27% të kërkesave ditore në niacin.

Page 7: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

7 AGROBIZNESI E Premte, 14 Dhjetor 2018

projeKtligj

Neni 15Në nenin 30 pika 2 fjala “garanton” zëvëndësohet me fjalën

“mbikëqyr”.

Neni 16Neni 39 ndryshohet me këtë përmbajtje:

“Neni 39Procedurat në rast dyshimi

1. Inspektori veterinar në PIK, në rast se, gjatë importit, eksportit apo transitit të ngarkesave të përcaktuara në nenin 33 të këtij ligji, ai dyshon për sëmundje infektive, ndotje, ndryshime organoleptike të mallit apo konstaton mangësi në dokumentacionin e parashikuar në pikat 1 dhe 2 të nenit 38 të këtij ligji urdhëron si më poshtë vijon:

a) bllokimin e ngarkesës në PIK;b) rikontrollin veterinar me analiza laboratorike të specifikuara;c) konfiskimin, eliminimin dhe groposjen e mallitç) kthimin mbrapsht të ngarkesës sipas nenit 40 të këtij ligji; d) shoqërimin e ngarkesës për në pikën më të afërt të karanti-

nës ose në vendin e destinacionit, ku do t’i nënshtrohet masave karantinore, të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore

dh) masa të tjera parandaluese e mjekuese, sipas legjisla-cionit veterinar në fuqi.

2. Për masat e marra sipas pikës 1 të këtij neni, ai mban procesverbalin e inspektimit dhe njofton menjëherë autoritetin kompetent për PIK-në, i cili njofton autoritetin kompetent dhe shërbimin veterinar rajonal

3. Të gjitha shpenzimet për masat e marra, sipas pikës 1 të këtij neni, mbulohen nga pronari ose personi përgjegjës për ngarkesën.

“Neni 39: Procedurat në rast dyshimi”, të mbetet siç është në ligjin 10465”

Neni 17Në nenin 43 bëhen ndryshimet, si më poshtë:1. Në pikën 1 dhe 2 bëhet ky ndryshim:Togfjalëshi “...urdhrin e përkohshëm, të lëshuar nga auto-

riteti kompetent,....” zëvëndësohet me “....urdhërin e ministrit,”2. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë:“3. Me propozim të autoritetit kompetent, në përputhje me

Kodin Shëndetësor të Kafshëve të Tokës dhe të Ujit, të OIE-së, ministri miraton urdhërin për shfuqizimin e masave veterinare për sëmundjet infektive sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni”.

“Neni 43, të mos ndyshojë dhe të mbetet siç është në ligjin 10465”

Neni 18Neni 48 ndryshohet me këtë përmbajtje:

“Neni 48 Masat e autoritetit kompetent

Ministri, me propozim të autoriteti kompetent, mbështetur në listën e sëmundjeve infektive, nxjerr urdhrin për marrjen e njërës prej masave të mëposhtme:

Autoriteti kompetent, mbështetur në listën e sëmundjeve infektive, nxjerr urdhrin për marrjen e njërës prej masave të mëposhtme:

a) eliminimin e kafshëve të sëmura, të dyshuara si të sëmu-ra ose të ekspozuara kundrejt infeksionit;

b)asgjësimin e kadavrave, produkteve të kafshëve, produk-teve embrionale,të lëndëve të papërpunuara e të pajisjeve e mjeteve në një vatër të sëmundjes, që paraqet rrezik për shën-detin e kafshëve”.

Neni 19 Në nenin 49 togfjalëshi “autoriteti kompetent” zëvendësohet

me togfjalëshin “Shërbimi veterinar”.

Neni 20Në nenin 51 bëhen ndryshimet, si më poshtë:1. Në pikën 1 bëhen këto ndryshime:a) shkronja “f” ndryshohet me këtë përmbajtje:“f) të zbatojnë kërkesat për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqe-

nien e kafshëve si dhe të zbatojnë masat e biosigurisë”. b. pas shkronjës “g” shtohet shkronja “h”, me këtë përmbajtje:“h) Të marrë masat e përshtatshme të biosigurisë sipas:i. llojeve dhe kategorive të kafshëve ;ii. llojin e mbarështimit;iii. rreziqet e mundshme duke përfshirë vendodhjen

gjeografike dhe kushtet klimaterike si dhe rrethanat dhe prak-tikat e zonës në fjalë”.

2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:“1/1.Ministri miraton rregullat mbi masat e biosigurisë që

zbatohen në fermë”.Pika 2 të riformulohet si më poshtë:

“2. Ministri, me propozimin e autoritetit kompetent, miraton kushtet mjekësore veterinare dhe msat e biosig-urisë për fermat që mbarështrojnë kafshë si dhe rregullat, që zbatohen në fermë”

Neni 21 Neni 54 ndryshohet me këtë përmbajte:

“Neni 54Njësitë e qeverisjes vendore

1. Njësitë e qeverisjes vendore duhet: a) bashkëpunojnë me autoritetin kompetent dhe strukturat e

shërbimit veterinar rajonal për zbatimin e masave profilaktike, si dhe për kufizimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë;

b) bashkëpunojnë me autoritetin kompetent dhe strukturat e shërbimit veterinar rajonal për zbatimin e legjislacionit veterinar në funksionimin e tregjeve të kafshëve të gjalla, thertoreve dhe kullotave;

c) mbajnë nën kontroll dhe të zbatojnë kërkesat e këtij ligji për kontrollin e qenve dhe maceve të rrugës duke bashkëpunu-ar me shërbimin veterinar rajonal;

ç) përcaktojnë vendet e groposjes ose të grumbullimit të ka-davrave të kafshëve dhe të bashkëpunojnë për eliminimin e tyre;

d) marrin masa për rrethimin dhe ruajtjen e pikave të grum-bullimit të mbetjeve dhe vendgroposjes së kadavrave si dhe të ndalojnë hyrjen e kafshëve atje”.

2. Detyrat dhe bashkëpunimi sipas pikës 1 të këtij neni për-caktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 21/1Neni 55, pika 2 ndryshohet si më poshtë:“2. Pika 2 : Veterineri privat, ka të drejtë të lëshojë certi-

fikatën veterinare, në rastet kur:

Neni 21/2Neni 56, pika 1 ndryshohet si më poshtë:“1. Pika 1: Veterineri zyrtar ose mjeku veterinar i autorizuar”,

zëvëndësohet me fjalën: Mjeku veteriner privat...”

Neni 21/2Neni 56, pika 3 ndryshohet si më poshtë:“3.Pika 3: “veterineri zyrtar ose mjeku veterinar i autorizuar”,

zëvëndësohet me fjalën: Mjeku veterinar privat...

Neni 22Në nenin 58 pika 3 ndryshohet, si më poshtë:“3. Autoriteti kompetent kryen mbikqyrjen e dokumentave

mjekësore veterinare për përputhjen e tyre me kërkesat e për-caktuara për procedurën e lëshimit të tyre”.

Neni 22/1Neni 58, pika 1 ndryshohet si më poshtë:“1.Pika 1, “veterineri zyrtar ose mjeku veterinar i autorizuar”,

zëvëndësohet: “mjeku veterinar privat”

Neni 23 Në nenin 61 pikat 1 dhe 2 ndryshojnë, si më poshtë:“1. Subjektet që merren me organizmin e ekspozitave, kop-

shteve zoologjike shëtitëse, transportin e kafshëve që udhëtojnë me trupat e cirkut, me organizimin e panaireve e të shitjeve të organizuara të kafshëve, jashtë mjediseve të stallave dhe stabili-menteve, njoftojnë paraprakisht, me shkrim shërbimin veterinar rajonal për vendin, datën dhe orën e zhvillimit të veprimtarisë.

2.Shërbimi veterinar rajonal miraton ose refuzon (me shkrim) kërkesën për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në këtë nen.”.

Neni 24Në nenin 62, pika 3 ndryshohet si më poshtë:“3. Veterineri zyrtar urdhëron eliminimin e detyrueshëm në vend

për kafshët me dëmtime të rënda dhe të pashërueshme dhe njof-ton autoritetin kompetent dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”.

Pika 3 ndryshohet si më poshtë:“3. Veterineri zyrtar urdhëron eliminimin e detyrueshëm në

vend për kafshët me dëmtime të rënda dhe të pashërueshme dhe njofton shërbimin veterinar rajonal dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”.

Neni 25Neni 63 ndryshohet si më poshtë:“Personi fizik apo juridik që grumbullon, përpunon apo tregton

lëkurë kafshësh vërteton dhe dokumenton origjinën e lëkurëve të blera përmes certifikatës veterinare të origjinës. Të dhënat mba-

hen në regjistrin sipas modelit të miratuar nga ministri;

Neni 26Pas nenit 64 shtohet neni 64/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 64/1Transporit i kafshëve të egra tokësore

Pas nenit 64 shtohet neni 72/1, me këtë përmbajtje: (të tranferohet tek transporti i kafshëve)

“Neni 72/1Titulli të formulohet: Transporit i kafshëve të egra

1., Transporti i kafshëve të egra tokësore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ose në një shtet tjetër, vetëm kur:

a) nuk vijnë nga një vendbanim në një zonë e cila është subjekt i kufizimeve të lëvizjes për shkak të një sëmundje të shfaqur që prek këtë specie të kafshëve;

b) kafshët e egra shoqërohen me një çertifikatë shënde-tësore ose dokumente të tjera veterinare të përcaktuara nga Autoriteti kompetent, dhe ku çertifikimi i shëndetit të kafshëve është i nevojshëm për të siguruar përputhshmërinë me kërke-sat e shëndetit të kafshëve për lëvizjet e parashikuara;

c) Autoriteti kompetent se bashku me autoritetin kompetent të destinacionit në rastin e një shteti tjetër, kane rënë dakort për një lëvizje të tillë.

2. Çdo lëvizje e kafshëve të egra drejt Shqipërisë nga një shtet tjetër, duhet të përmbushë të gjitha kushtet e parashi-kuara në pikën 1 të këtij neni.

3. Rregullat e hollësishme për lëvizjen e kafshëve të egra brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mira-tohen me urdhër ministri”.

Neni 27Në nenin 85, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:“3. Komisioni Shtetëror

i PMV-ve pranon për regjistrimPMV-të që kanë certifikatë tregëtimi dhe tregtohen në një nga vendet e BE-së ose PMV-të e paisura me certifikatë tregtimi të lëshuar nga Agjencia Evro-piane e Medikamenteve (EMA)”.

2. Në pikën 4 togfjalëshi “brenda 10 ditëve kalendarike nga data e miratimit prej komisionit” ndryshohet në “brenda 10 ditë pune pas pagesës nga kërkuesi të tarifës së përcaktuar për regjistrim”.

Pikat 1 ndryshohet si më poshtë:1. Produktet mjekësore veterinare, biocidet dhe derati-

zuesit për përdorim veterinar tregtohen në Republikën e Shq-ipërisë, vetëm pasi të jenë miratuar nga Komisioni Shtetëror i PMV-ve, sipas procedurave të përcaktuara në rregulloren për-katëse të PMV-ve, të miratuar nga ministri.

Pikat 3 ndryshohet si më poshtë:3. Komisioni Shtetëror i PMV-ve njeh dhe pranon certifikatën

e tregtimit për PMV-të, lëshuar nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) Për këtë kategori PMV zbatohet pro-cedura e përshpejtuar e miratimit nga ana e komisionit.

Pas Pikës 3 shtohet pika 4,6 me këtë përmbajtje:4. PMV që përdoren në kafshët që prodhojnë ushqim

dhe që kanë një kohë ndalimi, miratohen nga Komisioni Shtetëror i PMV-ve, vetëm nëse ato kanë një certifikatë tregtimi të lëshuar nga Agjencia Europiane e Medikament-eve (EMA) ose në një prej vendeve anëtare të BE. (hyn në fuqi me 01.01.2021). Për këtë kategori PMV zbatohet pro-cedura e përshpejtuar e miratimit nga ana e komisionit.

7. Ministri, në rastet e një gjendjeje të rëndë shënde-tësore ose epidemiologjike, me propozimin e kryetarit të Komisionit Shtetëror të PMV-ve, urdhëron lejimin e për-kohshëm të tregtimit ose të përdorimit në kafshë të PMV-ve të autorizuara në një nga vendet anëtare të BE-së, ose në mungesë, në një nga vendet anëtare të OIE-së, në për-puthje me legjislacionin përkatës

Neni 28Neni 87 pika 1 ndryshohet si më poshtë:“1. Shqyrtimi i dosjes së PMV-ve, miratimi nga Komisioni

Shtetëror i PMV-ve te përcaktuara në nenin 85, pika 3 dhe lëshimi i certifikatës së tregtimit kryhen brenda një afati prej 100 ditësh nga data e dorëzimit të kërkesës dhe dosjes së plotë nga kërkuesi”.

Neni 28/1Neni 88, pika 2, germa ç, d, dh,e ndryshojnë si më poshtë:ç) Përgjegjësi i Departamentit të Shëndetit të Kafshëve në

qendrën kombëtare të referencës laboratorike veterinare.

(Vijon në faqen 10)

(Vijon nga faqja 4) Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Page 8: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

8 AGROBIZNESI E Premte, 14 Dhjetor 2018

Page 9: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

9 AGROBIZNESI E Premte, 14 Dhjetor 2018

Page 10: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

10 AGROBIZNESI E Premte, 14 Dhjetor 2018

projeKtligj

(Vijon në faqen 13)

(Vijon nga faqja 7)

d) Një pedagog i lëndës së farmakologjisëdh) Pika kombëtare e kontaktit për PMV.e) Një specialist nga Shërbimi Veterinar.

Neni 28/2Neni 89, pika 2 ndryshon si më poshtë:2. Vendimi i komisionit për refuzimin e kërkesës për

tregtim mund të apelohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

Neni 28/3Neni 92, ndryshon si më poshtë:1. Veprimtaria e prodhimit të PMV-ve në territorin e Re-

publikës së Shqipërisë, si për përdorim në tregun e brënd-shëm ashtu edhe për qëllime eksporti, kryhet nga subjekte të licensuara nga QKB, pas miratimit të dërguar nga auto-riteti kompetent. Në prodhimin e PMV-ve, zbatohen parimet dhe udhëzimet e praktikës së prodhimit të mirë dhe legjisla-cionin shqiptar për mbrojtjen e mjedisit.

2.Parimet e udhëzimet e praktikës së prodhimit të mirë miratohen me VKM dhe janë të detyrueshme të zbatohen nga të gjithë prodhuesit vendas të PMV-ve.

3. Certifikata e prodhimit të PMV-ve u jepet subjekteve që kryejnë njëkohësisht ose në mënyrë të veçantë veprim-tari të tilla si: ndarjen, shtypjen e tabletave, paketimin, për-zierjen ose prodhimin e lëndëve aktive.

4. Ministri miraton procedurat e prodhimit të PMV-ve.5. Certifikata e prodhimit te PMV-ve lëshohet për prodhimin

e plotë të produktit mjekesor veterinar nga lënda e parë deri në produktin përfundimtar.

6. Certifikata e prodhimit të PMV-ve u lëshohet subjekteve që kryejnë njëkohësisht ose në mënyrë të veçantë veprimtari të tilla si: ndarjen, shtypjen e tabletave, paketimin, përzierjen.

7. Certifikata e prodhimit është e detyrueshme edhe për produktet mjekesore veterinare te prodhuara në vend, për qellime eksporti.

8. Afati kohor për marrjen e certifikates së prodhimit, është 60 ditë nga dita e aplikimit.

28/4Pas nenit 92, shtohet neni 92/1 si me poshte:1. Për të marrë certifikatën për prodhimin e PMV, kërkue-

si duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme: a) të përcaktojë PMV dhe format farmaceutike që do të

prodhohen ose importohen, si dhe të përcaktojë vendin ku ato do të prodhohen ose kontrollohen;

b) duhet të ketë në dispozicion, për prodhimin ose im-portin e PMV, godina të përshtatshme dhe të mjaftueshme, pajisje teknike dhe mjedise kontrolli për prodhimin, kon-trollin e ruajtjen e produkteve;

c) duhet të ketë në dispozicion të tij shërbimin e të pak-tën një personi të kualifikuar sipas kuptimit të nenit 42 te Urdhërit te Ministrit Nr.370, date 29.07.2014, Neni 35 i Rregullores PMV–Urdhëri 370).

2. Kërkuesi në kërkesën për certifikatën e prodhim-it paraqet informacionin e nevojshëm për të vërtetuar plotësimin e kërkesave të pikës 1.

28/5Pas nenit 93, shtohet neni 93/1 si me poshte (neni 34 tek

ligji 105/2014 per barnat):1. Importi i lëndëve aktive dhe lëndëve ndihmëse, i am-

balazheve, i reagentëve etj., të cilat përdoren në procesin e prodhimit të PMV-ve, bëhet nga shpërndarësit me shumicë ose vetë prodhuesit, pasi pajisen nga Komisioni Shteteror i PMV me autorizim të veçantë për çdo seri.

2. Kriteret e dhënies së autorizimit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, dhe elementet e tij përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës.

3. Procedurat doganore kryhen pranë zyrave doganore të hyrjes ku kryhen edhe kontrollet për sigurinë e mbrojtjen dhe, sipas rastit, përfundimi i procedurës doganore mund të bëhet në zyrën doganore të hyrjes apo në një zyrë do-ganore të brendshme.

28/6Pas nenit 97, shtohet neni 97/1 si me poshte (neni 30 tek

ligji 105/2014 per barnat):Praktikat e ruajtjes dhe të shpërndarjes së mirë 1. Kushtet dhe pajisjet e importuesit, eksportuesit dhe

depove farmaceutike duhet të jenë në përputhje me prak-tikat e ruajtjes dhe tregtimit të mirë të PMV-ve, sipas stan-

dardeve farmaceutike.2. Rregullat për praktikat e ruajtjes dhe të shpërndarjes

së mirë miratohen nga ministri përgjegjës dhe janë të de-tyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha njësitë e shërbimit veterinar privat që tregtojnë ose shpërndajnë PMV

Neni 29Në nenin 102 pas pikës 6 shtohen pikat 7, 8 dhe 9, me këtë

përmbajtje:“7. Autoriteti Kompetent, për përdorimin e PMV-ve për

parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, bazohet në:a) karakteristikat dhe profilin e sëmundjes;b) përhapjen e sëmundjes në Shqipëri, në vende fqinje nga

ka ardhur sëmundja;c) disponueshmërinë, efikasitetin dhe rreziqet që paraqesin

këto PMV në mirëqenien e kafshëve;d) disponueshmërinë e testeve diagnostikuese për të zbu-

luar infeksionet tek kafshët;e) pasojat ekonomike, sociale dhe ndikimi mjedisor që sjell

përdorimi i këtyre PMV-ve në krahasim me strategjitë e tjera për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve.

8. Rregullat mbi përdorimin e PMV-ve sipas këtij neni, mira-tohen me urdhër Ministri.

9. Autoriteti kompetent merr masat e duhura për të mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik në lidhje me për-dorimin e PMV-ve për studime shkencore ose për qëllime të zhvillimit dhe testimit të tyre në kushte të kontrolluara.”

Pas pikës 9 shtohet pika 10 me këtë përmbajtje:10. Autoriteti kompetent brenda muajt janar të çdo viti të

përditësojë listën on line të PMV në Republikën e Shqipërisë;

Neni 30Në titullin e nenit 105 fjala “Zbatim” zëvendësohet me fjalën

“Ushtrim “.

Neni 31Në nenin 106, pika 1 ndryshon me këtë përmbajtje1. Veprimtaritë veterinare kryhen nga:a. veterinerët zyrtarë b. mjekët veterinarë, persona fizikë dhe juridikë në njësi të

shërbimit veterinar privat në:i. ambulancat, klinikat dhe spitalet veterinare;ii. qendrat për riprodhimin dhe ndërzimin artificial;iii. njësitë e tregëtimit me shumicë të PMV-ve dhe farmacitë

veterinare;iv. laboratorët veterinarë.v. fermat blegtorale, parqet dhe kopshtet zoologjike e të tjera.

Neni 32Në nenin 108, togfjalëshi “praktikës mjekësore veterinare”

ndryshon në “profesionit të mjekut veteriner”.

Neni 33Në nenin 109, bëhen ndryshimet si më poshtë:1. Pika 1 riformulohet:“1. Mjekët veterinarë mund të ushtrojnë profesionin në shër-

bimin veterinar shtetëror ose sektorin veterinar privat, në për-puthje me dispozitat ligjore që rregullojnë profesionet e lira në Republikën e Shqipërisë.”.

2. Në pikën 2, në fund të fjalisë “autoriteti kompetent” zëvëndësohet me “Ministri”

1. Pika 1 riformulohet:“1. Mjekët veterinarë mund të ushtrojnë profesionin në shër-

bimin veterinar shtetëror ose në sektorin veterinar privat, pasi të jenë pajisur me leje për ushtrim profesioni nga Urdhri Pro-fesional i Mjekut Veterinar, në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë profesionet e lira në Republikën e Shqipërisë”

2. Pika 2 riformulohet:2. Në pikën 2, në fund të fjalisë “autoriteti kompetent” zëvëndë-

sohet me “Ministri”, sipas vulave të koduara me propozim të autoritetit kompetent”.

Neni 34Në nenin 112, në pikën 2, në fund të fjalisë shtohet togf-

jalëshi “të miratuar me urdhër Ministri”.

Neni 34/1Në nenin 113, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përm-

bajtje:“5. Mjekët dhe ndihmës/mjekët veterinerë, të përcaktu-

ar sipas pikës 4 të këtij neni, për ushtrimin e profesionit në sektorin shtetëror ose privat në territorin e Republikës së

Shqipërisë, duhet të përmbushin kërkasat e ligjit 113/2015 “ Për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar” për pjesë-marrje në kualifikime, pajisja me leje profesionale, zbatimin e Kodit të Etikës, legjislacionit veterinar dhe sigurisë ush-qimore .

Pas pikës 5 shtohet pika 6, Shoqatat veterinare perfaqësojnë grupe veterinerësh të

organizuar në Stacionet Veterinare të Shqipërisë (SVSH) për të mbrojtur interesat e punës veterinare , sipas ligjit të shoqatave.

a. Kontributet e financimit janë nga individet fizik ose ju-ridik, shpk etj ,me profesion mjek veteriner.

b. Rregullat e funksionimit përcaktohen nga autoriteti kom-petent dhe ministri përkatës , i bujqësisë dhe i financave.

Neni 35Në nenin 114 , pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje“4. Ministri miraton rregulloren për funksionimin e klinikave

dhe spitalit veterinar.”Në nenin 114 , bëhen ndryshimet si më poshtë:1. në pikën 1 shtohet: “1. Ambulanca.......2. Pika 2 riformulohet:“2. Në ambulancën veterinare punësohet 1 mjek veteri-

ner i regjistruar dhe pajisur me leje për ushtrim profesioni nga urdhri veterinar

3. Pika 3 riformulohet:“3. Në klinikën veterinare punësohen jo më pak se 2

mjekë veterinerë të regjistruar dhe pajisur me leje për ush-trim profesioni nga urdhri veterinar

4. Pas pikës 3, të shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:“Në një spital veterinar punësohen jo më pak se 3 mjekë

veterinerë të regjistruar dhe pajisur me leje për ushtrim profesioni nga urdhri veterinar

5. Pas pikës 4, shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:“5. Ministri miraton rregulloren për funksionimin e am-

bulancave, klinikave dhe spitalit veterinar, jo më vonë se tre muaj pas shpalljes së ligjit në fletoren zyrtare”

Neni 35/1Në nenin 115 , titulli riformulohet: “Veprimtaritë e ambulancës, klinikës ose të spitalit vet-

erinar”Paragrafi i parë riformulohet: “Në ambulancën, klinikën ose spitalin veterinar...”

Neni 36Neni 116 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 116Shërbimi veterinar në raste emergjente dhe nevojash

Në raste emergjente dhe nevojash, kur situata nuk përballohet nga shërbimi veterinar shtetëror, ministri me propozim te autoritetit kompetent urdhëron strukturat rajonale për kontraktimin me veteri-narë privatë, teknikë veterinarë, klinika veterinare dhe njësi të tjera të shërbimit veterinar privat të përcaktuara në këtë ligj. Procedura dhe Kriteret e kontraktimit përcaktohet me urdhër ministri.

Neni 116 ndryshohet si më poshtë: Në raste emergjente dhe nevojash, kur situata nuk për-

ballohet nga shërbimi veterinar privat, ministri me propozim te Drejtorit të Veterinarisë urdhëron strukturat rajonale për kontraktimin me veterinarë të tjerë privatë, teknikë veteri-narë, klinika veterinare dhe njësi të tjera të shërbimit veteri-nar privat të përcaktuara në këtë ligj. Procedura dhe Kriteret e kontraktimit përcaktohet me urdhër ministri.

Në nenin 116, titulli riformulohet:“Veprimtaritë e deleguara të ambullancës dhe klinikës

veterinare”1. Pika 1 riformulohet: “1. Veprimtaritë e mëposhtme mund të kryhen nga am-

bulanca dhe klinika veterinare me anë të një kontrate me autoritetin rajonal veterinar, të lidhur në bazë të rregullores së miratuar nga Ministri”

Neni 37Neni 117 shfuqizohet.Neni 117 ndryshon si më poshtë:Vaksinimet, gjurmimet etj,, që buxhetohen nga shteti, kry-

hen nga shërbimi veterinar privat, sipas tarifave të përcaktuara dhe kontratës së lidhur nga ministria me këtë shërbim. Shër-bimi veterinar privat është përgjegjës për cilësinë e kryerjes

Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Page 11: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

11 AGROBIZNESI E Premte, 14 Dhjetor 2018

KëshillA në shërbim të fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE LUSNJE

Këshilla për fermerët që kultivojnë perime për muajin dhjetor

Drejtoria e Teknologjive të Perimeve: QTTB-Lushnje E-mail: [email protected]

në kushtet e sotme të zhvillimit të ven-dit, veprimtaria prodhuese e perimeve është bërë një biznes i suksesshëm e fitimprurës i shfrytëzimit me efektivitet e rentabilitet gjith-një e në rritje, të resurseve klimatiko-tokësore e të faktorëve ekonomike të investuar nga nje-riu (kapitali, puna, teknologjitë e kultivimit).

Këto kushte nën ndikimin e faktorëve favorizues të krijuara, si:

*Shumëllojshmëria e tokave dhe mikrokli-mave;

* Shumëllojshmëria e bimëve të llojeve e kultivarëve;

* Shumëllojshmeria e farnave e të inputeve në dobi të prodhimit;

*Avancimi me shpejtësi i teknologjive nga emigrimi në vende të zhvilluara;

* ndikimi i dimrave më të butë në krahasim me shumë vite më parë;

*ndikimi i përmirësimit të rrjetit rrugor dhe ofrimi me tregjet;

*Shfrytëzimi dinamik e efektiviteti i Rrugës së Kombit,

kanë bërë të mundur një furnizim e një konvejer pothuajse gjithëvjetor me prodhim vendas dhe çmime të leverdisëshme shitje.

Është kjo arsyeja që muajt e dimrit e veçanerisht DHJETORI të mos shikohen me si muaj “pauze” e “pushimi” por muaj plot punë e preokupim:

Dhjetori është baza e të gjithë pro-dhimeve të hershme të pranverës e sidomos për mjediset e mbrojtura.

- Ky muaj është kryesisht muaj i mb-jelljes dhe kujdesit të veçantë të fidanave e në plan të parë të domateve, farishtet e të cilave mbillen duar duar për serrat me ngrohje, për serrat pa ngrohje e tunelet plastike. Më poshtë, po japim disa këshilla teknike për pro-dhimin e fidanave të perimeve.

Vlerat orientuese të kohës së qendrimit të fidanëve në kaseta, në varësi të species, numrit të fidanëve në kasetë dhe kohës së prodhimit paraqiten në tabelën që vijon.

Mbirja. Kasetat duhet të vendosen në

dhomat e veçanta të para mbirjes në paleta (100-150 kaseta/paletë) deri sa të fillojë mbirja. Temperatura në këto mjedise, deri në

shfaqjen e mbirjeve të para, mbahet në nivelin 25-28o C. Koha e qëndrimit të kasetave në këto mjedise zgjat 48 deri në 72 orë, në varësi nga lloji i perimeve dhe energjia mbirëse e farave. në përgjithësi, koha e qëndrimit të farave të bimëve të familjes solanore është me e gjatë. Menjëherë me shfaqjen e fillesave të mbirjeve të para, kaseta dërgohen në serrë, ekspozohen në dritë të plotë, ndërkohë që temperatura e mje-disit zbret në 12-16 oC. në këto kushte, mbirja e solanoreve përfundon për 5-7 ditë, e kungullor-eve për 3-5 ditë dhe e kryqoreve për 2-3 ditë.

Me fillimin e mbirjeve fidanet, ndihmohen të marrin sa më shumë ndriçim. Prandaj fidanet në farishte ndriçohen në maksimumin e mundshëm, duke i ekspozuar ditën në dritë, duke siguruar ndricim artificial me llamba. Temperaturat pas mbirjes mbahen në kufijtë mbi 12-14 oC, por e rëndësishme është që ato të kaliten.

Treguesit cilësorë të fidanëve perimorë. Ekz-iston një mirëkuptim i gjerë që fidanë perimorë cilësorë konsiderohen ata që plotësojnë kriteret që vijojnë;

• Janë të pastër nga sëmundjet dhe dëm-tuesit.

• Kanë gjethe dhe kërcej me ngjyrë të gjelbër të errët dhe përmbajtje të lartë klorofile.

• Kanë sistem rrënjor të zhvilluar mirë, pa simptoma kalbëzimi, apo tapëzimi.

• Kanë kërcell të fuqishëm dhe të zhvil-luar mirë.

• Kanë sipërfaqe gjethore të mjaf-tueshme.

• Zotërojnë aftësi për t’u lidhur shpejt me tokën pas trapiantimit dhe kanë potenciale të larta për rritje të shpejtë pas rrënjëzimit

Mënyrat kryesore të realizimit të kalitjes janë:

Ujitja; zvogëlimi gradual i sasisë së ujit që përdoret për ujitje dhe i kohëzgjatjes së ujitjeve, reduktojnë intensitetin e rritjes së fidanëve. Megjithatë, në asnjë rast nuk duhet lejuar tharja e substratit deri në atë shkallë sa që të shkakto-het vyshkja e fidanëve.

Temperatura; ulja e temperaturës deri në nivelin e temperaturës së mjedisit të kultivimit të bimëve mundëson aklimatizimin e plotë të fida-nëve përpara daljes së tyre në vendin e përher-shëm.

Plehërimi; zvogëlimi, apo ndërprerja e plotë e plehrave azotike përpara procesit të kalitjes rrit përmbajtjen e lëndës së thatë në bimë. Gjithsesi, 1-2 ditë përpara trapiantimit këshillohet të bëhen plehërime me doza të larta azoti, për të furnizuar fidanët me një sasi të mjaftueshme elementësh ushqyes për ditët e para pas trapiantimit

nga vëzhgimi i specialistëve të QTTB-Lushn-je, për zonën e ulët do të kemi këtë situatë:

-Farishtet e mbjella nga 25 tetori deri deri më 10 nëntor (serrat me ngrohje por edhe plastike me mbulesë dyfishe e me ngrohje të pjesëshme).

- Fidanet e kësaj faze janë e do të jenë të gatshme të mbillen në serrë nga data 5-25 dh-jetor. Fermerët pavarësisht nga rrisku priren të mbjellin në afatet e hershme me synim të fillojnë vjeljen në 15 ditorin e parë e të dytë në Prill.

-Vëmendje dhe sasi më të madhe të fidanave ka dora e dytë e mbjelljeve të hershme atë të serrave diellore. Për këtë tip serrash, fermerët pëlqejnë mbjelljen e farishteve 20 dhje-tor - 10 Janar, të cilat fillojnë vjeljen në 10 ditorin e parë të muajit.

Baza e gjithë kujdesit të fidanave për këtë periudhë është sigurimi i temperaturës optimale për mbirje e rritje dhe mbrojtja nga sëmundjet në kushtet e lagështisë së lartë ajrore dhe ndiçimit të ulët.

- Muaji dhjetor është afati i mbjelljes së farishteve për prodhim të hershëm të specit në mjedise të mbrojtura.

Është shumë i rëndësishëm plotësimi dhe ruajtja e parametrave optimalë për rritje e zhvillim normal të bimëve të reja si në farishte ashtu dhe në mbjelljen në vendin e përhershëm (serra të përshkruara në paketën teknologjike të

çdo kulture. . )

Vlerat e pH brenda të cilave është i mundur kultivimi i perimeve në serrë

- Shkelja dhe mosrespektimi, si dhe mosplotësimi i kërkesave të fidanit në farishte dhe në serrë për temperaturë, për lagështi ajrore e tokësore, për ndriçim ose kequshqy-erja e keqtrajtimi i tyre, sjellin ndikime të pari-parueshme në prodhimin e pritshëm, si në sasi dhe në cilësi.

- Krahas përgatitjes së fidanit, një ku-jdes i veçantë duhet të tregohet për përgatitjen e mirë të terrenit të mbjelljes në vendin e përhershëm.

- Para çdo mbjellje, serrat punohen e shkrifërohen mirë, riparohet e kontrollohet me kujdes, çdo element i konstruktit e i mbulesës së serrës.

- Bëhet kujdes i veçantë për trajtimin dhe dizinfektimin e serrës duke pasur para-sysh që të luftohen parazitët dhe sëmundjet e shfaqura në mbjelljet paraardhëse në serrë ose në mjediset përreth saj.

- Mbështetur në analizat, por dhe në vrojtimet e hershme duhet të bëhet kujdes e të bëhen trajtime kundër kripëzimit të serrave dhe infeksioneve nga nematoda të cilat kanë sjellë dëme të konsiderueshme në prodhimin e perimeve.

- në kushtet e motit të sivjetshëm, detyrë mbi detyrat ka dalë ruajtja e regjimit ujor në tokë, në serrë dhe në mjedisin përreth nëpërmjet parambrojtjes, kullimit e largimit të ujërave të tepërta.

- Kujdesi për ushqim, trajtim e vjelje ritmike, të bëhet për perimet e dimrit që janë gjendje në fushë e në serrë si presh, qepë e njomë, lakër, lulelakër, karrotë, spinaq, sallatë, erëza etj.

- në zonën paramalore e malore dhe në zonat e ftohta të bëhen të gjitha përpjekjet për të ruajtur nga dëmtimet e të ftohtit të pro-dhimeve gjendje, me mbulime të pjesshme e të veçanta, shtratifikime ose ruajtje në mjedise e dhoma të veçanta sipas rastit.

në ato mjedise të mbrojtura që ekzistojnë në rrethet dhe zonat e ftohta të vendit, ju riku-jtojmë fermerëve së gjatë muajit dhjetor mund të mbjellin në serrë dorën e përgatitur për këtë mbjellje të lulelakrës, sallatës e të ndonjë per-ime tjetër sipas mundësisë, për t’i shfrytëzuar këto mjedise deri në mbjelljet e hershme të pranverës.

Vlerat e pH brenda të cilave është i mundur kultivimi i perimeve në serrë

Vlerat orientuese të kohës së qëndrimit të fidanëve në kaseta

Page 12: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

12 AGROBIZNESI E Premte, 14 Dhjetor 2018

Fermerë: Jemi në fushatën e pjelljes së deleve.

Po ju kujtojmë edhe një herë masat që duhet të merrni për këtë periudhë:

Eshtë e domosdoshme që të zbatoni këto këshilla:

- Siguroni kushte optimale (temperaturën 20-22o C), shtresë të bollshme me kashtë, evitoni lagështinë dhe amonjakun në stalla (të mos djegin sytë kur hyni në mëngjez në stallë, efektet e amonjakut dhe të sulfurit të hidrogjenit), siguroni ajrim, ndriçim, përdorni për dezifektim pluhur gëlqereje ose superfos-fat 100 gr/m2 një herë në 10 ditë etj.

- Të ushqyerit merr një rëndësi të vëçantë duke pasur parasysh kushtet klimatike dhe gjendjen fiziologjike të tyre. Për të realizuar trajtim korrekt ushqimor dhe shërbimin gjatë pjelljes ndani tufën në grupe:

• Dele të pjella (grupi i tekeve dhe i dy-jareve)

• Dele gati për të pjellë• Dele që pjellin më vonë - Sipërfaqe më të madhe për krerë duhet

të lini për delet e pjella dhe gati për të pjellë. Kjo ndarje ju lehtëson trajtimin dhe të ush-qyerin e diferencuar të tyre.

- Zbatoni racionet ushqimore sipas gru-peve me normat e rekomanduara në rubrikat

KËSHILLA PËR FERMERËT qË MBARËSHTOJNË BAGËTI TË IMTA

Drejtoria e Teknologjive Bujqësore: QTTB-Korçë:E-mail:[email protected]

e mëparshme. - Kontrolloni ushqimet para përdorimit.

Ushqimet e mykura, të ngirat etj. janë shkak për dështimet.

- Asistoni çdo dele në pjellje, dezinfektoni kërthizën me tinktur jodi, domosdoshmëri për të parandaluar infeksionet e ndryshme. Është e domosdoshme që qëngjat të pijnë kulloshtrën e nënës së tyre menjëherë mbas lindjes.

- Hiqni menjëherë placentën (shtratin) dhe qëngjat e dështuar (nëse ka raste të tilla), dezinfektoni vendin ku pjell ose dështon delja dhe groposini ato në gropa septike të caktuara nga ana juaj paraprakisht.

- Pastroni gjirin nga leshi (për vjelje) menjëherë mbas pjelljes që qingji të pijë në gji të pastër.

- Përdorni ujë të pastër dhe jo të ngrirë. Vazhdimisht uji dhe kripa e gjellës u jepet sipas dëshirës (ad libidium).

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇË

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

KëshillA në shërbim të fermerëve

në bazën Eksperimentale të Shamogjinit, ku zhvillon aktivitetin e saj QTTB-Vlorë, ndod-het koleksioni autokton i hardhisë me një numër të konsiderueshëm kultivarësh.

numri i kutivarëve autoktonë në këtë koleksion është 53. Të gjithë këta kultivarë kanë karakteristikat e tyre dalluese midis tyre. Nga specialistët e QTTB-Vlorë ka filluar një studim mbi karakteristikat e disa kultivarëve që paraqesin më tepër interes për prodhimin e verës dhe janë më të përhapur në territorin e vendit tonë.

Studimi ka si qëllim promovimin e kulti-varëve autoktonë të hardhisë dhe përhapjen e tyre në zonat tipike të kultivimit për të bërë

të mundur rritjen e sipërfaqes së mbjellë me këta kultivarë.

Për këtë arsye disa nga kultivarët më të përhapur autoktonë janë përzgjedhur për t’u përpunuar dhe prodhuar një sasi të limi-tuar vere. në muajin shtator, në ambjentet e QTTB-Vlorë, u realizua promovimi i verërave të kultivarëve autoktonë. në këtë aktivitet morën pjesë specialistë të SHK Fier dhe Vlorë, specialistë të vjetër të vreshtarisë dhe fermerë. nën udhëheqjen e një prej enologëve më të

njohur në degustimin e verërave, Flori Uka, u degustuan verërat e prodhuara nga kultivarët autoktonë

Enologu Flori Uka, udhëhoqi panelin duke udhëzuar gjithë pjesëmarrësit si duhet degus-tuar dhe vlerësuar një verë. nga pjesëmarresit u dha një vlerësim për të gjitha verërat e prod-huara nga kultivarët e mëposhtëm:

Karakteristikat e disa prej kultivarëve au-toktonë për prodhim vere:

Kultivari: “Shesh i zi”Kultivari autokton më i përhapur në

PROMOVIMI I VERËRAVE TË KULTIVARËVE AUTOKTONË

Drejtoria e Teknologjive të Perimeve: QTTB-VlorëE-mail: [email protected]

ShqipëriOrigjina: Zona e Sheshit (ndroq -Tiranë) I përhapur në të gjithë territorin e vendit, jep

rendimente mjaft të larta. Mushti me përmbajtje sheqeri nga 19% -

23%, aciditet 5.1 gr/l. pH 3.3.Jep verëra tavoline mesatare - rëndë,

alkoolike, pak acide, me buket të qën-drueshëm, me ngjyrë të kuqe, jo intensive (inferiore).

Kultivari: “Shesh i bardhë” Kultivari i dytë autokton në strukturën vari-

etore të sipërfaqes mbjellëse.Origjina: Zona e Sheshit (ndroq- Tiranë)I përhapur në të gjtha zonat e vendit.Jep rendimente të larta, me rreze të lartë

lëngu.Mushti me përmbajtje sheqeri 19.8%, acid-

itet 6.7gr/l. pH 4.2.Verëra tavoline cilësore, të bardha supe-

riore, të thata ose gjysëm të thata, të qën-drueshme, të përshtatëshme për vjetërim.

Kultivari: “Kallmet”Me origjinë nga zona e Zadrimës dhe

ShkodrësI përhapur dhe i përshtatur shumë mirë në

zonën Shkodër, Lezhë dhe Mat.Mushti me përmbajtje sheqeri deri në

21.5%, aciditet 4.5 gr./l, pH 3.4.Dallohet për verëra cilësore, alkoolike, të

thata, harmonike, të qëndrueshme, me ngjyrë të kuqe intensive, me buket karakteristike.

Kultivari: “Vlosh”I përhapur në zonën Vlorë, Fier, Mallakastër,

Sarandë, dhe PërmetKultivari autokton për verë me pjekjen më

të vonët.Mushti me raport të shkëlqyer sheqer - acid

(21.1% - 6.2 gr/l), pH 4.3.Jep verëra tavoline deserte, alkoolike, të

qëndrueshme, me buket specifik të prefer-ueshëm, me ngjyrë të kuqe - rozato, e për-shtatëshme për vjetërim.

Kultivari: “Debinë e bardhë”I përhapur në zonën Përmet, Leskovik,

Korçë, Ersekë, Skrapar Jep rendimente të larta.Mushti me përmbajtje sheqeri 18.3%, acid-

itet 6.2 gr/l., pH. 3.9.Jep verëra të bardha tavoline, alkoolike, të

thata, me buket të mirë.

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE VLORE

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale: QTTB- Korçë: E-mail:[email protected]

KËSHILLA PËR FERMERËT PEMËRRITËSProces mjaft i rëndësishëm është krasitja

e pemëve frutore. Ky proces mund të fillohet në mënyrë graduale.

- Realizohet gjatë fazës së qetësisë dimërore të pemëve, duke filluar nga rrënja e gjetheve në vjeshtë dhe deri në fillim të lëvizjes së lëngjeve në pranverë.

- Para fillimit të krasitjes është e domos-doshme të shikohet pema mirë, të shikohen të gjitha degët dhe raporti i degëzave prod-huese dhe atyre vegjetative, nga gjendja aktuale do të varet mënyra e krasitjes, se cila nga degët duhet të hiqet dhe cila duhet të lihet.

- Të krijohet një raport i mirë i të gjithë

kurorës.- Krasitja të realizohet në përshtatje me

formën e kurorës ekzistuese ose kurorës që duam të krijojmë me formim të degëve skel-etore të nevojshme, atyre të rendit të parë të dytë të tretë dhe degëzave veshëse etj.

Para fillimit të krasitjes duhen eliminuar:- Degëzat e infektuara me sëmundje të

ndryshme, ato të dëmtuara dhe të thyera. - Degëzat të cilat mbulojnë njëra tjetrën

ose kryqëzohen brenda kurorës. - Hiqen thithakët. Thithakët konsumojnë

sasi të madhe të lëndëve ushqyese, hij-ezojnë shumë kurorën dhe nuk formojnë sytha frutor.

Krasitja është proces mjaft i ndërlikuar nga i cili varet jetëgjatësia dhe produktiv-iteti i pemës, prandaj duhet të kihet shumë kujdes.

- Gjatë kësaj periudhe duhet të kontrol-lohen pemëtoret nga dëmtimi i miut të arave dhe të merren masa për trajtimin e tyre.

- Të kontrollohen dhe pastrohen pemë-toret nga krimbi i trungut.

Page 13: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

AGROBIZNESI13 E Premte, 14 Dhjetor 2018

projeKtligj(Vijon nga faqja 10)

së masave të buxhetura, të cilat zbatohen pa tender. Inspe-torët veterinarë verifikojnë procedurën dhe korrektësinë e vaksinimit, gjurmimit etj si dhe kontrollojnë dokumenta-cionin përkatës të tyre.

Neni 38Në nenin 122 pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:“4. Laboratorët, objektet dhe personat e tjerë fizike ose juridike

të cilët përdorin agjentë patogjenë me qëllim kërkimin shken-cor, edukimin, diagnostikimin ose prodhimin e vaksinave ose produkteve të tjera biologjike, përveçse të bazohen në standartet ndërkombëtare përkatëse, duhet:

a) të marrin masat në lidhje me biosigurinë dhe të izolimit bi-ologjik me qëllim ndalimin e përhapjes së agjentëve patogjene dhe kontaktin e tyre me kafshët, jashtë laboratorëve ose objek-teve të tjera ku këto agjentë përdoren;

b) të sigurojnë që lëvizja e këtyre agjenteve patogjenë, vaksi-nave dhe produkteve të tjera biologjike nga laboratorët dhe objek-teve të tjera të mos shkaktojë rreziqe përhapjeje të sëmundjeve”.

Neni 39Në nenin 123 pika 1 ndryshon me këtë përmbajtje:“1. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) është

Qendër Kombëtare e Referencës Laboratorike Veterinare dhe qendër kërkimore shkencore.

a. ISUV është institucion qëndror, në varësi të ministrit, dhe pjesë e rrjetit të shërbimit veterinar kombëtar.

b. ISUV kryen punë kërkimore shkencore me shpenzime që përballohen nga shteti, sipas akteve nënligjore përkatëse, gjithashtu, krijon të ardhura të tjera nga burime të ligjshme dhe ka pavarësi në veprimtarinë e vet financiare për shërbimet që kryen.

c. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të ISUV përcak-tohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit. Punonjësit e ISUV që kryejnë funksione kërkimore-shkencore trajtohen me pagë sipas statusit të punonjësve me grada dhe tituj shkencore”.

Neni 40Në nenin 127 pika 1 ndryshon me këtë përmbajtje:“1. Shërbimi veterinar organizohet si sistem i njësuar me

vartësi vertikale dhe ushtron veprimtarinë, sipas përcaktimeve të këtij ligji, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Shërbimi veterinar drejtohet nga autoriteti kompetent ”

Pika 1 ndryshon me këtë përmbajtje“1. Shërbimi veterinar organizohet si sistem i njësuar me

vartësi vertikale dhe ushtron veprimtarinë, sipas përcaktimeve të këtij ligji, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Veterinar.

Neni 41Neni 128 ndryshohet si më poshtë:“Neni 128Përbërja e shërbimit veterinar1. Shërbimi veterinar kombëtar perbehet nga:a. autoriteti kompetent b. Shërbimi veterinar rajonal. c. Shërbimi veterinar privat2. Organizimi dhe funksionimi i shërbimit veterinar rajonal

përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave”.3. Organizimi dhe funksionimi i shërbimit veterinar rajonal për-

caktohet, (nga ky ligj) dhe me Vendim të Këshillit të Ministrave”.

Neni 42Në nenin 129 pas shkronjës “h” shtohet shkronja “j” me këtë

përmbajtje:“j) bashkëpunon dhe lidh marrëveshje me Policinë e Shtetit

me qëllim garantimin e zbatimit të këtij ligji”. “j) bashkëpunon dhe lidh marrëveshje me Policinë e Shtetit,

(kur e sheh të domosdoshme), me qellim garantimin e zba-timit të këtij ligji”.

Neni 43Neni 130 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 130Fusha e veprimtarisë së shërbimit veterinar rajonal

1. Shërbimi veterinar rajonal përbëhet nga veterineret zyr-tare dhe e ushtron veprimtarinë në:

Pika 1 ndryshohet si më poshtë:Shërbimi veterinar rajonal përbëhet nga Inspektor vet-

erinar dhe e ushtron veprimtarinë në:a) fermat e rritjes dhe mbarështimit të kafshëve;

b) pikat e grumbullimit dhe pikat e pushimit të kafshëve;c) qendrat e karantinës shtetërore;ç) qendrat e riprodhimit dhe ndërzimit artificial;d) qendrat e grumbullim-përpunimit të produkteve me origjinë

shtazore, jo për konsum njerëzor apo kafshë;

Germa dh ndryshohet si më poshtë:dh) njësitë e shërbimit veterinar privat (ambulanca, klinika

dhe spitale veterinare) sipas përcaktimit të këtij ligji. e) thertore;f) njësitë e shitjes së kafshëve të shoqërimit dhe zbukurimit;g) njësitë e tregtisë së kafshëve, produk embrionale, produk-

teve mjeksore veterinare, nënprodukteve dhe produkteve me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor.

2. Shërbimi veterinar rajonal mbështet autoritetin përgjegjës për kontrollin e ushqimeve gjatë kryerjes së procesit të gjurmimit, përgjatë të gjithë zinxhirit ushqimor të produkteve ushqimore me origjinë shtazore, të rasteve jo konforme ose të dyshimta, të evi-dentuara gjatë kryerjes së aktivitetit të tij të përcaktuar me ligj.

Neni 43, pika 2, të riformulohet si më poshtë:“2. Në rastet kur AKU, krijon dyshime për produkte të

ndryshme me orgjinë nga kafshët për konsum human, i drejtohet zyrtarisht Drejtorit rajonal, i cili merr përgjegjësinë për sqarimin e situatës si dhe informon Drejtorinë Veteri-nari dhe AKU për situatën dhe masat e mara.

Neni 44Neni 131 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 131Veterineri zyrtar

Veterineri zyrtar kryen veprimtari kontrolli ose shërbimi në territorin ku ushtron veprimtarinë.

Riformulim Inspektori veterinar rajonal kryen veprimtari kontrolli dhe

inspektimi në territorin ku ushtron veprimtarinë.a. Veprimtari kontrolli dhe inspektimi që përfshin:1. Lëshimin e certifikatës shëndetësore veterinare sipas për-

caktimeve të p. 1 të nenit 55 të këtij ligji;2. Në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit Mbetjeve dhe

në bazë të sëmundjeve infektive të përcaktuara në listën për-katëse, merr kampione dhe materiale patologjike për analiza, me qëllim kontrollin e shëndetit të kafshëve, të cilat i dërgon në laboratorët veterinarë.

3. Në rastet e sëmundjeve infektive të përcaktuara në listën për-katëse, ndalon lëvizjen e kafshëve, të produkteve primare me origjinë shtazore, produkteve me origjine shtazore, jo për konsum njerëzor, produkteve mjekësore veterinare, produkteve embrionale, si dhe të mbeturinave shtazore.

4. Kontrollon dhe pezullon veprimtarinë e fermave për mbarësh-timin, prodhimin dhe tregtimin e kafshëve, produkteve embrion-ale, materialeve të papërpunuara me origjinë shtazore, në rastet e mospërputhjes me stand sanitaro-veterinare, si dhe në rastet e për-caktuara në pikën 3 të këtij neni.

5. Konfiskon dhe urdhëron asgjësimin e produkteve me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor, të papërshtatshme nga ana sanita-ro-veterinare, si dhe produktet mjekësore veterinare.

6. Mbikëqyr veprimtarinë e organizmave veterinarë privatë, të cilave ua pezullon veprimtarinë kur vëren mosrespektimin e kushteve të përcaktuara për licencimin e tyre.

7. Zbatimin e masave për parandalimin, zbulimin, kontrol-lin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive të kafshëve dhe për mbrojtjen e shëndetit publik nga zoonozat;

8. zbatimin e masave veterinare për mbrojtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve;

9. zbatimin e veprimtarive veterinare nga shërbimet veterin-are private;

10. përputhjen me standardet sanitaro-veterinare në fermat blegtorale, në rritjen e kafshëve të destinuara për eksperimente, në inkubatorët, rezervatet, qendrat e grumbullimit, tregjet e kaf-shëve të gjalla, qendrat e blerjeve dhe pikat e pushimit të kaf-shëve, kopshtet zoologjike ose miniparqet;

11. përputhjen me standardet sanitaro-veterinare të stabili-menteve të prodhimit dhe të ruajtjes së spermës së kafshëve e vezëve të fekonduara;

12. përputhjen me standardet sanitaro-veterinare të mjeteve të transportit, të përdorura për transportin e kafshëve dhe mënyrën e transportit të kafshëve;

13. mbetjet e substancave të dëmshme në kafshë;14. zbatimin e masave veterinare në mbajtjen, prodhimin dhe

tregtimin e kafshëve;15. identifikimin e kafshëve, regjistrimin e fermave blegtorale

dhe veprimtarinë e personave fizikë ose juridikë, të autorizuar për identifikimin;

16. prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e produkteve mjekësore veterinare;

17. prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e dezin-fektantëve, dezinsektantëve, deratizuesve, si dhe përdorimin e mjeteve me anë të të cilave kryhen dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi;

18. dokumentacionin dhe regjistrat e fermave dhe të stabiliment-eve blegtorale, klinikave dhe farmacive veterinare, stabilimenteve të prodhimit dhe ruajtjes së spermës së kafshëve e vezëve të fekonduara, në lidhje me zbatimin e legjislacionit veterinar;

19. dezinfektimin e mjeteve të transportit, të përdorura për dërgimin e ngarkesave të kafshëve dhe mbeturinave me origjinë shtazore;

20. zbatimin e masave karantinore për kafshët dhe produktet me origjinë shtazore, në rastet e shpërthimeve të sëmundjeve in-fektive;

21. zbatimin e masave të tjera të përcaktuara, kur kërcënohen shëndeti dhe mirëqenia e kafshëve;

22. Në mjediset e thertoreve kryen kontrollin veterinar të kafshës para dhe pas therjes, vulosjen e karkasave të mishit dhe lëshimin e çertifikatës veterinare, që shoqëron mishin dhe nënproduktet e kafshëve. Kriteret dhe kushtet e kontrollit veterinar në mjediset e thertoreve miratohen me urdhër Ministri.

23. Kryen kontrollin veterinar në tregjet e kafshëve të gjalla dhe kullo-ta dhe në varësi të situatës epidemiologjike ndalon përdorimin e tyre.

24. Kontrollon njësitë e shitjes së kafshëve të shoqërimit dhe zbukurimit.

25. Mbikëqyr mbledhjen, grumbullimin dhe groposjen e ka-davrave të kafshëve”.

26. vendosjen e masave kur vërehen kundërvajtje adminis-trat, në zbatim të nenit 134 të këtij ligji.

Gërma b hiqet:b. Veprimtari shërbimi që përfshin:1. identifikimin dhe regjistrimin e fermës dhe matrikul-

limin e kafshëve të prodhimit ose i kafshëve të tjera, si dhe i kafshëve të reja në fermë, sipas rregullores përkatëse;

2. rimatrikullimi i kafshëve që nuk plotësojnë kërkesat e identifikimit, sipas rregullores përkatëse;

3. zbatimi praktik i programeve të profilaksisë shtetërore për sëmundjet në kafshë në një njësi administrative të përcaktuar;

4. zbatimi i masave për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë, në vatrat e shpërthimeve.

Germa c bëhet bc. Në rastet e sëmundjeve zoonotike, informon AKU dhe

strukturat përkatëse të shëndetit publik.Germa d bëhet cd. Ministri miraton (me propozim të Drejtorisë Veterinare)

formatet e listave të kontrollit sipas fushave të veprimtarisë së veterinerit zyrtar.

Neni 45Në nenin 134, në pikën 1.3 shkronja “a” shtohet nënndarja

“vi” me këtë përmbajtje:“vi) vepron në kundërshtim me nenet 15 e 92 të këtij ligji.

Neni 46Nenin 137 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 137Liçencimi, anullimi dhe shfuqizimi i veprimtarive

1.Veprimtaritë e kryera për qëllime të natyrës ekonomike, treg-tare, profesionale dhe çdo natyre tjetër të ngjashme, përveç atyre të natyrës vetjake, që parashikohen në këtë ligj, licencohen dhe anullo-hen dhe shfuqizohen sipas kategorive e nënkategorive respektive të fushës II të shtojcës së ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009 "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar”.

2. Veterineri zyrtar(Inspektori veterinar rajonal) në rast se gjatë kontrollit konstaton se pas ndëshkimit për shkeljet e përcaktuara në nenin 15, 29, 30, 51, 83, 92, 94 dhe 96 nuk janë marrë masat kor-rigjuese brenda afatit të përcaktuar në procesverbalin e inspektimit i dërgon menjëherë autoritetit kompetent procesverbalin e inspektimit dhe propozimin për anullimin ose shfuqizimin e licencës së aktivitetit të subjektit. Autoriteti kompetent brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të procesverbalit të subjektit të inspektimit merr vendimin për anul-limin ose shfuqizimin e licencës së aktivitetit.

Neni 47Hyrja në fuqiKy ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.KRYETARI GRAMOZ RUÇI

Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Page 14: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

AGROBIZNESI14 E Premte, 14 Dhjetor 2018

bujqësiA ndryshe

(Vijon në faqen 15)

Bujqësia BiointensivePërgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

Në kohët e sotme kur popullsia e Botës po rritet me ritme të shpejta dhe ndër-kohë sipërfaqja e tokës së punueshme po pakësohet nga veprimi i faktorëve të ndry-shëm, ka lindur nevoja e për-punimit të metodave të tjera të bujqësisë alternative. Një nga këto metoda është Bujqësia Biointensive.

Bujqësia biointensive është një sistem organik bujqësor që fokusohet në marrjen e rendimenteve maksimale nga një sipërfaqe minimale toke, duke rritur në të njëjtën kohë biodiversitetin dhe duke ruaj-tur pjellorinë e tokës. Qëllimi i metodës është qëndrueshmëria afatgjatë në një bazë të sistemit të mbyllur. Kjo është veçanër-isht e efektshme për kopshtarët në oborrin e shtëpisë dhe fermerët e vegjël në vendet në zhvillim dhe gjithashtu është përdorur me sukses në fermat tregtare në shkallë të vogël.

Kjo metodë është e ng-jashme me bujqësinë biodi-namike dhe metodat e tjera bashkëkohore të bujqësisë al-ternative si bujqësia e karbo-nit, bujqësia e kalorive, bujqë-sia urbane etj.

Bujqësia biointensive ka rëndësi të madhe sepse global-isht, e ardhmja e bujqësisë po kërcënohet nga sfida të rënda si:

në shkallë globale mund të ketë edhe për 40 vjet tokë të mbarështueshme në botë; për çdo paund (425 gram) ushqim të ngrënë, humbasin 6 paund (2550 gram) deri 24 paund (10200 gram) tokë, për shkak të erozionit nga uji dhe era, si rezultat i praktikave bujqë-sore; rreth 95% e varieteteve të bimëve të kultivuara dikur në bujqësi tani janë praktikisht të zhdukur. Pjesa më e madhe e kësaj ka ardhur për shkak të pakësimit relativ të kultivimit të kulturave bujqësore dhe për-dorimit të shpeshtë të farave hibride për kulturat bujqësore në qarkullim.

Ngrohja globale mund të pakësojë prodhimin bujqësor në gjysmën e tij brenda më pak se 20 vjetësh.

Nga derdhja e naftës dhe gazit natyror, bujqësia kon-vencionale - shumë e varur nga këto burime - do të bëhet më e shtrenjtë, duke rritur çmimet e ushqimit në përputhje me rre-thanat.

Numri i fermerëve në nivel global vazhdon të ulet. Shumë njerëz dëshirojnë të merren me bujqësi, por nuk janë në gjend-je të përballojnë tokën dhe pajisjet, që një fermë të jetë ekonomikisht e suksesshme.

Në sistemin e bujqësisë biointensive, pjelloria e tokës mbrohet dhe përmirësohet duke mbjellë rreth 60% të sipërfaqes me kultura që shër-bejnë si kultura kompostimi. Nëpërmjet këtyre kulturave, mund të sigurohet që si kopsh-tari dhe toka do të ushqehen në mënyrë adekuate dhe se ferma do të jetë e qëndrueshme. Duke u nisur nga fakti se kjo metodë biologjikisht intensive kërkon shumë më pak tokë për të marrë të njëjtën prodhim të bimëve,

si nga bujqësia konvencionale, mund të themi se në rastin e bujqësisë biointensive mbetet një sipërfaqe e konsiderueshme toke. Kështu nëse kjo metodë përdoret globalisht, të paktën gjysma e sipërfaqes së tokës në botë mund të lihet në gjendje të egër (pa u shfrytëzuar) e cila mund të përdoret për ruajtjen e të gjithë diversitetit të bimëve dhe kafshëve të rëndësishme.

Shumë prej teknikave që kontribuojnë në metodën e bu-jqësisë biointensive kanë qenë të njohura dhe të pranishme në bujqësinë e kinezve të lashtë, grekëve, majave, dhe të peri-udhave të mëvonëshme në Ev-ropë, si dhe në Afrikën Perëndi-more qysh nga fundi i shekullit të 18-të. Alan Chadwick, një mjeshtër anglez i kopshtarisë që në vitet 1940-1970, mblodhi së bashku metodat intensive të kopshtarisë biodinamike dhe franceze, si dhe qasjen e tij unike, për të formuar atë që ai e quajti Metoda Intensive Bio-dinamike-Franceze.

Metoda e bujqësisë bio-intensive u zhvillua më tej nga John Jeavons (një bash-këthemelues i grupit “Ecology Action” (Veprimi Ekologjik) dhe babai i lëvizjes moderne të kopshtarisë biointensive). Ai së bashku me Ecology Ac-tion përpunuan një metodë të qëndrueshme 8 shkallëshe të rritjes së ushqimit, të njohur zyrtarisht si “Bujqësia e vogël e rritjes biointensive të qën-drueshme” dhe këtë program e përhapën në të gjithë Botën. Metoda tani gëzon praktikë të përhapur dhe zhvillim të mëtejshëm, dhe sipas Ecology Action (Veprimi Ekologjik), zbatohet në mbi 140 vende të botës, pothuajse në çdo klimë dhe në tokë ku rriten kulturat bujqësore ushqimore.

Ekzistojnë 8 parime krye-sore që e dallojnë rritjen in-tensive nga metodat e tjera të mbjelljes intensive.

1. Përgatitja (punimi) i thellë i tokësNë Rritjen intensive toka

përgatitet duke përgatitur sh-tretër të ngritur dhe duke i punuar ata në një thellësi prej 60 cm. Kjo është mjaft unike. Metodat tradicionale të bu-

jqësisë zakonisht e punojnë tokën në një thellësi prej 15-20 cm mesatarisht. Plugimi apo punimi i tokës kryhet për ajrim. Një tokë me strukturë të mirë të tokës përbëhet nga 50% ajër. Për ta realizuar këtë, kry-het punimi i dyfishtë i shtratit të tokës.

Gërmimi i dyfishtë, (ashtu si në bujqësinë biodinamike), konsiston në hapjen e një hen-deku i thellë prej 30 cm, i cili gërmohet në gjerësinë e sh-tratit me një lopatë të sheshtë dhe dheu nga ky hendek i parë vendoset mënjanë. Nën këtë thellësi, gërmohet me një sfurk gërmimi metalik në thellësinë 30 cm, po në të njëjtën gjërë-si. Dheu i hendekut të dytë që fillon, hidhet në hapësirën e zbrazët të hendekut të parë dhe shtresa e poshtme punohet me sfurkun metalik për gërmim. Ky proces përsëritet përgjatë gjatësisë së plotë të shtratit të mbjelljes. Hendeku i fundit mbushet me dheun që u hoq nga hendeku i parë. Rezultati është

një shtrat i cili është përpunuar në një thellësi prej 60 cm. Kur një shtrat i tillë gërmohet dy herë, toka do të ketë drena-zhim dhe ajrim më të madh, i cili lejon rrënjët të rriten shumë më thellë dhe të arrijnë më shumë lëndë ushqyese. Vlen të përmendet se toka e rëndë, e papërpunuar duhet të gërmohet dy herë çdo sezon, derisa toka të ketë arritur një strukturë të mirë dhe një ajrosje afatgjatë. Gjatë sezoneve të mëvonshme, mund të kryhet vetëm kultivi-mi i sipërfaqes në thellësi prej 5 deri në 10 cm, me një pirun

metalik me kunja të gjata deri, sa të bëhet përsëri shkriftimi i dukshëm. Pas gërmimit të dy-fishtë të sezonit të parë, për-punimi i thellë gjatë sezoneve

të mëvonshme mund të re-alizohet me një pirun (sfurk i madh metalik me 6 kunja), veçanërisht në rastet e minifer-mave më të mëdha ose fermave komerciale.

Kjo mënyrë lejon që të ajro-set toka deri në 4 herë më thellë se në rastin e bujqësisë kon-vencionale dhe do të thotë që rrënjët e bimëve mund të kenë më shumë lëndë ushqyese, të mbajnë më shumë ujë dhe në përgjithësi të kenë më shumë hapësirë për t’u rritur. Më shumë rrënjë = më shumë bimë. Kjo është një nga mënyrat në të cilat mund prodhojmë rendi-mente jashtëzakonisht të larta në një hapësirë kaq të vogël, e cila është një karakteristikë e metodës së Rritjes Intensive.

2. KompostimiPërgatitja e kompostos

mjaft të pastër të plehrave është zemra e kësaj metode. Kompostimi lejon që bimët të transformojnë dhe ta pasurojnë tokën me lëndë organike, si dhe të kthejnë lëndët ushqyese në tokë. Për këtë qëllim, çdo vit, planifikohet të përgatitet sasi të mjaft kompostosh në mënyrë që të plotësohen sh-tretërit e planifikuar për t’u mbjellë pa përdorur burime të jashtme. Kjo bëhet duke shpërndarë 60% të sipërfaqes

së kultivimit për bimët e kom-postimit. Kjo është mënyra se si ne jemi në gjendje të rritim pjellorinë e bollshme, aktuale, vit pas viti dhe për shekujt që do të vijnë. Shtimi i kompos-

tove në shtretërit e mbjelljes ndihmon në shumë drejtime duke shtuar lëndët ushqyese dhe lëndën organike, e cila është thelbësore për të ushqyer

të mbjellat si dhe mikrobet në tokë. Kompostoja zbërthen lëndët ushqyesve që më parë ishin të padisponueshme për bimët për shkak të acideve të tyre humike, kështu që mund të bëjë që toka të jetë edhe më pjellore. Kompostoja mban ujin (që do të thotë se humbet më pak nga avullimi), mban lëndët ushqyese, përmirëson strukturën e tokës dhe mbron pH e tokës.

Qëllimi i kompostimit është që të futen në tokë organizma

dhe lëndë ushqyese të do-bishme si dhe të përmirësohet kapaciteti mbajtës i ujit, kul-limit dhe ajrimit. Gjatë kom-

postimit ndër të tjera rritet sasia dhe diversiteti i mikrobeve të cilët bëhen pjesë e kompostim-it. Për këtë zbatohet komposti-mi relativisht më i ftohët dhe materialet bimore preferohen mbi materialet e kafshëve.Toka shpesh kombinohet me komposton për të inokuluar grumbullin me mikrobe edhe pa riciklimin e mbeturinave njerëzore. Megjithatë, lëndët ushqyese dhe lëndët organike largohen vazhdimisht nga toka (si ushqim që konsumohet nga fermeri) dhe faktorët e tjerë natyrorë e klimatikë. Prandaj, kur një riciklim i sigurt dhe i ligjshëm i mbeturinave njerë-zore është i mundur - ashtu si kryhet tashmë në shumë vende të Botës – bën që pjelloria mund të kthehet në tokë. Një tjetër burim i papërcaktuar i kompostimit dhe përmirësimit të tokës janë rrënjët e vetë

kulturave bujqësore, të cilat në sistemin biointensiv lihen të dekompozohen në tokë, ku ndihmojnë të plehrojnë dhe lidhen së bashku me tokën, duke krijuar një strukturë të qëndrueshme toke. Kështu, kultura të tilla si jonxha, e cila ka rrënjë jashtëzakonisht të thella dhe thekra e drithërave, e cila ka një vëllim veçanërisht të lartë të rrënjëve, duhet të vlerësohen në këtë drejtim.

3. Mbjellja intensiveAjri i tokës nga zhvillimi

i strukturës së thellë të tokës, i kombinuar me kompostën e pasur me lëndë ushqyese dhe mikrobike, lejon që kulturat të mbillen intensivisht.Për të

mbjellë në mënyrë intensive, përgatiten shtretër të mgritur 1.2-1.8 m të gjërë, (zakonisht 1.5 m) dhe me gjatësi 6 m, duke duke formuar një shtrat prej 10 m².

Kulturat nuk mbillen në rreshta tradicionale sipas një modeli katror, por mbillen në një model gjashtëkëndor ose në trekëndësh në shtrat, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hapësirë e panevojshme. Këto shtretër të gjerë dhe hapësira të ngushta jo vetëm që lejojnë më shumë bimë për sipërfaqe (deri në 4 herë më shumë), por gjithashtu mundësojnë që bimët të formojnë një mulçirim të gjallë mbi tokë, duke mbajtur lagështi dhe duke mbuluar barërat e këqi-ja. Në këtë mënyrë maksimi-zohet sipërfaqja mbjellëse e shtretërve. Kështu bimët kanë hapësirën e saktë të rritjes dhe përdorin të gjithë hapësirën e tokës.

Kur bimët arrijnë pjekjen e tyre, gjethet e tyre do të prekin gjethet e bimëve pranë tyre, duke krijuar një om-brellë mbi tokën, diçka që quhet “mulçirim i gjallë”. Hija e krijuar prej tyre mban ujë në shtrat dhe minimizon sasinë e ujit të kërkuar nga bimët, gjithashtu mbron tokën dhe pengon rritjen e barërave të këqinj.

Mbjellja intensive mak-simizon sasinë e kalorive që prodhohen, kështu që mund të merret maksimumi i kalorive nga sipërfaqe më të vogla. Kjo është mënyrë shumë e mire për hapësirat urbane.

Page 15: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

AGROBIZNESI15 E Premte, 14 Dhjetor 2018

(Vijon nga faqja 14)

bujqësiA ndryshe

Bujqësia Biointensive4. Mbjellja e bimëve shoqërueseMbjellja e bimëve sho-

qëruese bazohet në njohjen dhe shfrytëzimin e cilësive e atributeve më të mira të bimëve dhe përdorimin e tyre në praktikën bujqësore. Mbjellja bashkëshoqëruese përshkruhet si zënie vendi në hapësirë, e cila tradicio-nalisht quhet mbjellje bash-këshoqëruese dhe në kohë, e cila tradicionalisht quhet qarkullim kulturash. Mb-jellja e shoqëruesve mund të përdoret për të përmirësuar shëndetin dhe zhvillimin e të mbjellave dhe gjithashtu si një formë tjetër e mbjelljes intensive, e cila përdor hapë-sirën vertikale në mënyrë më efikase duke përzier bimë me rrënjë të cekta me bimë me rrënjë të thella ose bimë me rritje të ngadaltë me bimë me rritje të shpejtë.

Kjo mënyrë krijon një ko-psht edhe më të lulëzuar, di-

namik dhe të balancuar. Në këtë praktikë ndërthuren dhe lulet për të tërhequr insekte të dobishme. Kështu mund të mbjellim fasule me misër për të rregulluar gjendjen e azotit (duke rimbushur azotin që tërhiqet nga misri), duke mbrojtur tokën dhe misri vepron si mbështetës për fa-sulet që të rriten. Po kështu dihet mirë që domatja dhe borziloku rriten mjaft mirë së bashku, kështu që ato mund të ndërthuren së bashku. Kas-travecat kërkojnë hije, kështu që ata mund të shoqërohen me disa prej kulturave më të larta. Në këtë drejtim ka shembuj të pafund. Qëllimi këtu është krijimi një biodi-versiteti sa më të madh të jetë e mundur dhe shfrytëzimi i karakteristikave të veçanta të çdo kulture në avantazhin e fermerit.

5. Bujqësia e karbonitBujqësia e karbonit është

më shumë një vazhdim i ndërtimit të komposteve të plehrave. Gjatë rritjes dhe zh-villimit të tyre bimët fiksojnë karbonin nga atmosfera (më saktëCO2, gaz karbonik) dhe përmes procesit të fotosin-tezës, ato e konvertojnë atë në lidhje të karbonit dhe krijojnë

trupat e tyre të bimëve. Një mrekulli kjo, që duke kulti-vuar bimët, ne marrim karbon nga ajri dhe e kthejmë atë në material fizik të bimëve. Kur vilet prodhimi, karboni në trupin e tyre, gjatë gjithë pro-cesit të kompostimit, trans-formohet në një formë më të qëndrueshme të karbonit ose të lëndës organike dhe ky ven-doset në tokë për ta pasuruar atë. Lënda organike është vendimtare për një sistem bujqësor të balancuar dhe ka përfitime të pabesueshme. Ajo ushqen mikrobet e tokës dhe marrëdhënia e tyre me sistemin e rrënjëve të bimëve është kritike për një sistem të balancuar dhe të lulëzuar të kopshtit.

Shumë kultura cerealesh cilësohen si bimë kompostimi, përveç që sigurojnë ushqim dhe bollëk kompostimi. Disa nga kulturat e kompostimit mund të rriten gjatë dimrit, kur toka do të ishte nga ana

tjetër e papërdorur. Kulturat që rriten për karbon përfshijnë drithrat si misri, quinoa, gru-ri, thekra, melakuqi, nenëza, luledielli etj. Ata kanë një sasi të mire të materialeve “kafe” ose “materiale të pjekur” ose karbon strukturor, i cili në fund kthehet në më shumë hu-mus, që është qëllimi përfun-dimtar i metodës biointensive, pasi humusi është material me qëndrueshmëri të lartë, të pabesueshme dhe që mund të zgjasë deri në 5.000 vjet.

Disa nga kulturat e kom-postimit kanë përmbajtje më të larta në karbon, ndërsa të tjerët kanë përmbajtje më të lartë në azot ose fiksojnë azotin në tokë. Për këtë qël-lim është e nevojshme që për kompostim duhet të krijo-het proporcioni i dëshiruar i secilës lloj kulture për të ar-ritur efektivitetin maksimal. Gjithashtu, disa kultura kom-postimi marrin lëndë ushqyese të veçanta të dëshiruara nga nëntoka dhe i përqendrojnë ato në kompostim, duke lejuar kështu një rishpërndarje të atyre ushqyesve në prodhimet ushqimore. Ky proporcion i kulturave të kompostimit prej 60 % është vendimtar për qën-drueshmërinë që është qëllimi i metodës biointensive dhe pjellorisë së kopshtit.

6. Bujqësia e KaloriveNë bujqësinë e kalorive,

kujdesi tregohet për të prod-huar mjaftueshëm energji ush-qimore (dhe ushqyes të tjerë) në një sipërfaqe minimale.

Bimët rrënjore përdoren shpesh në bujqësinë e kalo-rive, sepse lejojnë fermerët dhe kopshtarët biointensivë të rritin më shumë lëndë ush-qyese në sipërfaqe më të vog-la, duke rezultuar në më pak punë për kalori dhe më shumë sipërfaqe toke për gjendje të egër (të papunuar) dhe njerëz të tjerë. Këto kultura, të cilat kanë përmbajtje të lartë në kalori për njësi peshe dhe një rendiment të lartë për sipër-faqe, përfshijnë patate, pa-tate të ëmbla, hudhër, presh, rodhe, topinamburi dhe maj-danoz. Këto kultura mund të prodhojnë 5 deri në 20 herë më shumë kalori për njësi të sipërfaqes për njësi të kohës. Në bujqësinë biointensive, 30 % e tokës së kultivuar për ushqim përdoret për kulturat rrënjore.

Bimët që përdorim për të rritur karbonin gjithashtu kanë ngarkesa të kalorive në to si: misri, nenza, thekra, elbi, gruri, që kanë veprimin e dy-fishtë të sigurimit të pjellorisë afatgjatë të tokës dhe të ushqy-erit e saj. Kjo është arsyeja pse metoda e Rritjes Biointensive është projektuar për fermerët

e ekzistencës. Për ata që duan të kenë një ngastër toke, rruga më e mire është zbatimi i bu-jqësisë biointensive. Në këtë mënyrë mund të sigurohen të gjitha kaloritë e nevojshme, të gjitha plehrat e nevojshme, në sasi më të vogël të tokës, për një kohë të pacaktuar shumë të gjatë. Kjo siguron dhe pa-varësinë e ushqimit.

7. Përdorimi i farave të bimëve me polenizim të hapur Këto janë fara që rrje-

dhin nga polenizimi natyral i bimëve të ndryshme, nga in-sektet ose era dhe kanë origji-nën nga prindër të ngjashëm të një varieteti. Ato ndryshoj-në nga farat hibride, të cilat janë rezultat i kryqëzimit me dashje të 2 llojeve të bimëve

të ndryshme (secila me kara-kteristika që ata dëshirojnë të “kalojnë” në brezin e ardh-shëm) dhe ky kryqëzim bëhet me dorë nga njerëzit. Por farat hibride, megjithë avantazhin e tyre për prodhim më të lartë, nuk mund të ruhen dhe të kul-tivohen çdo vit dhe në se kjo ndodh teknikisht, nuk do të ketë një kulturë të besueshme vitin e ardhshëm. Pasardhësit do të jenë një përzierje e të dy tipareve të prindërve, kështu që do të përfundojnë me një shumëllojshmëri të gjerë të karakteristikave të bimëve. Farat nga kulturat me po-lenizim të hapur ndërkaq kanë tipare fikse dhe do të jenë të ngjashme me prindërit e tyre, duke lejuar kështu që të zgjid-hen farat nga bimët më të mira dhe më të fuqishme. Në këtë mënyrë me kalimin e kohës, do të përfundohet në pro-dhime të përshtatura për mje-disin lokal.

Përdorimi i farërave me polenizim të hapur siguron di-versitetin gjenetik dhe i lejon fermerit të jetë i pavarur, duke kultivuar farat nga bimët e tij dhe duke kultivuar varietetet më të përshtatshme për atë ra-jon të veçantë.

8. Metoda si një sistem i tërëPër të patur rezultate pozi-

tive në zbatimin e metodës së Bujqësisë Intensive, në

mënyrë që ajo të rezultojë me produktivitet intensiv dhe ren-diment të lartë, është e domo-sdoshme që sistemi të prakti-kohet si një i tërë në mënyrë që të parandalojë rraskapitjen e shpejtë të tokës. Kjo do të thotë që parimet përbërëse të saj duhet të

zbatohen të gjitha së bashku, pa neglizhuar ose mënjanuar ndonjërin prej tyre. Është e njohur tashmë se çfarë ndodh kur manipu-lohet një sistem apo entitet i tërë funksional (shembull është industria ushqimore e produkteve të përpunuara dhe paketuara dhe impakti që ka pasur në shëndetin e njerzve). Ky parim i fundit do të thotë se duhet të përdoren të gjitha pjesët përbërëse të Rritjes Biointensive së bashku si një e vetme. Nëse nuk bëhet kjo, atëhere rrezikohet të shkatër-

rohet seriozisht toka. Ashtu siç ndodh që nga zbatimi i drejtë i Rritjes Biointensive mund të prodhohen sasi të konsiderueshme të ushqimit dhe të sigurohet rritje e pjel-lorisë së tokës, ashtu mund të ndodhë që mund të shkatërro-het pjelloria e tokës, bile në një shkallë alarmante, kur kjo metodë nuk zbatohet drejt.

Qëllimi i metodës bioin-tensive është qëndrueshmëria, por nëse teknikat në lidhje me produktivitetin praktikohen pa integruar teknikat që kanë të bëjnë me pjellorinë e qën-drueshme të tokës, toka mund të varfërohet edhe më shpejt se sa me metodat tradicio-nale bujqësore. Elementi më i rëndësishëm për ndërtimin dhe mbajtjen e pjellorisë së qëndrueshme të tokës është kultivimi i 60 % e bimëve për kompostim, teknikat e duhura të kompostimit që përfshijnë balancën e duhur të materia-leve të pjekura të karbonit të zi dhe të materialeve të gjel-bër azotikë kompostimi dhe kur është e mundur edhe riciklimi i mbeturinave njerë-zore të sigurta dhe ligjore.

Ndonse Bujqësia bioin-tensive është e përqendruar në prodhimin e ushqimeve vegane, kjo nuk do të thotë se ajo duhet të përjashtojë rritjen e kafshëve. Kafshët, ndonëse nuk konsiderohen nga praktikuesit e kësaj me-tode, si biointensive të qën-drueshme, mund të inkorporo-hen në sisteme biointensive, megjithëse kërkojnë rritjen në mënyrë të konsiderueshme të sipërfaqes së tokës dhe të pu-nës që kërkohen për rritjen e tyre.

Kështu, normalisht nevojitet rreth 4000 m2 tokë kullotë për 1 lopë qumështi ose 2 dhi apo 2 dele, ndër-kohë që dieta e balancuar vegane e një personi mund të prodhohet në rreth 400 m2, një sipërfaqe toke shumë më e vogël.

Por duke patur parasysh se në vitin 2014, rreth 90 % e popullsisë së botës ka patur qasje deri në rreth 418 metra katrorë të tokës bujqësore për person, duke llogaritur këtu që të lihet një sipërfaqe e barabartë në gjendje të egër (të pashfrytëzuar), për të mbrojtur diversitetin gje-netik të bimëve dhe kafshëve dhe ekosistemet botërore, kjo përbën një sfidë të madhe për njerëzimin.

Sistemi i qëndrueshëm biointensiv, i cili thekson ruajtjen e biodiversitetit; riciklimin e lëndëve ush-qyese; sinergjinë midis kul-turave, kafshëve, tokës dhe përbërësve të tjerë biologjikë; dhe rigjenerimin dhe ruajtjen e burimeve, është një lloj qasjeje agroekologjike. Kjo është një qasje alternative që mund të adresojë në mënyrë të përshtatshme çështjen qendrore të urisë, varfërisë,

pasigurisë ushqimore dhe të jetesës. Ajo ka shërbyer si një model për promovimin e fermave ekologjike dhe eko-turizmit për prodhime më të larta dhe gjenerim të të ard-hurave në shkallë të vogël.

Metoda biointensive sig-uron shumë përfitime krahasu-ar me metodat konvencionale të bujqësisë dhe kopshtarisë dhe është një metodë e pro-dhimit të qëndrueshëm dhe të lirë që mund të përdoret nga njerëzit që nuk kanë burime për të zbatuar bujqësinë ko-merciale të bazuar në forma kimike dhe lëndën djegëse fosile.

Sipas të dhënave të Ecology Action (Veprimi Ekologjik) del se metodat biointensive mund të mundë-sojnë fermat e vogla dhe fermerët të rrisin ndjeshëm prodhimin e ushqimit dhe të ardhurat, të shfrytëzojnë kryesisht burimet lokale, bu-rimet e rinovueshme dhe të ulin shpenzimet dhe inputet e energjisë, ndërkohë që krijoj-në një shtresë të lartë pjellore të tokës në një normë 60 herë më shpejt se në natyrë.

Po sipas këtyre të dhënave fermerët që përdorin teknikat biointensive kanë mundësi për të përdorur 67% deri në 88% më pak ujë sesa meto-dat tradicionale bujqësore, të përdorin 50% deri në 100% më pak plehra komerciale të blera (organike, rrethanore vendore), të prodhojnë 2 deri 6 herë më shumë ushqime në rendimentet e ndërmjetme dhe të sigurojnë një rritje 100% të pjellorisë së tokës.

Në këtë mënyrë, vogëlohet me 50% ose më shumë sasia e tokës që kërkohet për të prod-huar të njëjtën sasi të kraha-sueshme të ushqimit. Kjo lejon që të mbetet më shumë sipërfaqe toke për të ruajtur shërbimet e ekosistemit dhe promovimin e diversitetit gjenetik.

Metoda e Bujqësisë Bioin-tensive jo vetëm që ka gjetur zbatim në praktikën bujqë-sore por ajo ka marrë dhe mi-ratimin e shumë autoriteteve shkencore në Botë.

Dr. Ed Glenn në Labora-torin për Hulumtime Mjedis-ore, Universiteti i Arizonës, në SHBA, ka kryer studime për këtë metodë dhe ka botu-ar disa artikuj shkencorë mbi përparësitë e kësaj metode.

Një studim i vitit 2010, i kryer nga S. R. Moore dhe i botuar në revistën “Renew-able Agriculture and Food Systems” tregoi se metodat biointensive rezultuan në një rritje të konsiderueshme të prodhimit dhe në një reduk-tim të përdorimit të energjisë në krahasim me bujqësinë konvencionale.

Në vitin 2010, UNCCD (Konventa e Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Desertifikimit) publikoi një material që detajonte përfitimet e bujqësisë bioin-tensive, (Grow Biointensive System), si një mjet për të luftuar shkretëtirëzimin.

Page 16: PROFESIONAL I MJEKUT VETERINAR, KASH DHE AKTORËT E … · si dhe me ekspertë të fushës së veterinarisë, ku u diskutua Projekt-Ligji i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë dhe

16 AGROBIZNESI E Premte, 14 Dhjetor 2018