programi 2008

60
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM PROGRAMI ZGJEDHOR ZGJEDHJET 2008

Upload: istref

Post on 11-Apr-2015

2.031 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: PROGRAMI 2008

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

PROGRAMI ZGJEDHOR

Z G J E D H J E T 2 0 0 8

Page 2: PROGRAMI 2008
Page 3: PROGRAMI 2008

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

PROGRAMI ZGJEDHOR

Zgjedhjet 2008

Page 4: PROGRAMI 2008

2

PROGRAMI ZGJEDHOR

Page 5: PROGRAMI 2008

3

PROGRAMI ZGJEDHOR

PËRMBAJTJA:

1. ME NE FITIMTARË......................................................................................... 6

2. REFORMA POLITIKE .................................................................................... 10

3. POLITIKA EKONOMIKE.............................................................................. 23

4. INFRASTRUKTURA, URBANIZMI DHE TELEKOMUNIKIMI................. 31

5. POLITIKA E JASHTME.................................................................................. 37

6. ARSIMI.......................................................................................................... 42

7. SHËNDETËSIA.............................................................................................. 44

8. KULTURA...................................................................................................... 46

9. MBROJTJA E AMBIENTIT JETËSOR.......................................................... 48

10. RINIA.............................................................................................................. 50

11. MEDIAT ........................................................................................................ 51

12. ÇËSHTJET GJINORE..................................................................................... 53

Page 6: PROGRAMI 2008

4

PROGRAMI ZGJEDHOR

Page 7: PROGRAMI 2008

5

PROGRAMI ZGJEDHOR

8 MISIONE PËR 2008

1. MAQEDONIA NË NATO- SIGURI PËR SHQIPTARËT

2. ENERGJI, ZHVILLIM, PUNËSIM

3. MIQËSI ME KOSOVËN

4. PARTNERITET, PARTICIPIM, PËRGJEGJËSI

5. PAJTIM NDËRETNIK

6. KOMUNA TË ZHVILLUARA - FUQIA JONË

7. BALLKANI NË EUROPË

8. RINI PËR ARDHMËRI EUROPIANE

Page 8: PROGRAMI 2008

6

PROGRAMI ZGJEDHOR

1. ME NE FITIMTARË

Bashkimi Demokratik për Integrim, që nga themelimi i vet në vitin 2002 ka promovuar një filozofi të re të

veprimit politik në kontekstin historik të Republikës së Maqedonisë. Ne u bazuam në guximin politik të

përgjegjshëm, për të bërë ndryshime rrënjësore me qëllim të daljes nga politika e urrejtjes, hakmarrjes dhe

mosbesimit, e cila po e shkatërronte Ballkanin, për të filluar një politikë të re të pajtimit, tolerancës dhe

mirëbesimit.

Bashkimi Demokratik për Integrim bëri ndryshime dhe po transformon jetën politike e shoqërore në Maqedoni.

Ky proces duhet të forcohet edhe më tej në drejtim të realizimit të idealeve të gjeneratave të vjetra dhe të reja të

shqiptarëve për institucionalizimin e të drejtave nacionale si popull autokton në Republikën e Maqedonisë. Sot,

Bashkimi Demokratik për Integrim i udhëheq shqiptarët e Maqedonisë në procesin e integrimit rajonal të

kombit shqiptar në përgjithësi, për përmbushjen e qëllimeve strategjike për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe Unionit

Europian.

Rruga për integrimet euro-atlantike ka shumë vështirësi dhe pengesa. Në këtë rrugë, idealet e shqiptarëve të

Maqedonisë nuk janë në kundërshtim me interesat e maqedonasve etnikë. Përkundrazi, ato bashkërenditen në

përkushtimin për NATO-n, Unionin Europian dhe përpjekjet e përgjithshme për një Maqedoni stabile.

Ne, me guxim dhe përgjegjësi politike ofrojmë model për tejkalimin e frikës dhe mosbesimit të maqedonasve

etnikë. Pa këtë model, ky proces integrues nuk mund të përballohet dhe të ec përpara. Jo humbje energjie e

kohe në luftë shqiptarët kundër maqedonasve etnikë, por bashkim dhe sinergji. T’i lëmë urrejtjet. Të

bashkohemi në rrugën me perspektivë për pasardhësit tonë europianë!

Për ne, veprimtaria politike mbështetet mbi bazat etike të përgjegjësisë. Kjo paraqet një themel të

qëndrueshëm mbi të cilin ne investojmë për të ndërtuar një politikë të përgjegjshme afatgjate. Veprimtarinë

tonë politike ne e bazojmë edhe në traditën tonë autoktone shqiptare, pjesë kyçe e së cilës është mbajtja e fjalës

së dhënë ndaj elektoratit, ndaj partnerëve të brendshëm dhe të jashtëm. Dëshmi për besimin e arritur është

mbështetja e vazhdueshme që kemi pasur dhe e kemi nga populli ynë.

Politika jonë bazohet në partneritetin si formë e bashkëpunimit, si bashkëpërgjegjësi për të qeverisur dhe

përkushtim për një ardhmëri më të begatë. Ne do të insistojmë që në proceset politike, ekonomike dhe

shoqërore të përfshihen të gjitha resurset që ka vendi ynë, mbi bazë të partneritetit, çka do të mundësonte

bashkimin e të gjitha energjive për të përmbushur interesat e të gjithëve. Bashkimi Demokratik për Integrim do

të afirmojë fuqishëm participimin e të gjitha grupeve etnike, të gjinive dhe të shoqërisë civile, si partnerë të

barabartë.

Page 9: PROGRAMI 2008

7

PROGRAMI ZGJEDHOR

OFERTA JONË

“Duhet të shikojmë kah ardhmëria. Nuk mund të lejojmë që t’i marrim me vete,

në vitet që vijnë, urrejtjen dhe dëshirën për hakmarrje, të cilat burojnë nga

ofendimet e së kaluarës.”

- Winston Churchill

Bashkimi Demokratik për Integrim është i bindur se interesat e shqiptarëve të Maqedonisë mund të

realizohen vetëm atëherë kur shteti dhe shoqëria jonë do të jenë anëtare të respektuara të NATO-s dhe

Unionit Europian. Nuk ka asnjë dyshim se me sigurimin e një stabiliteti të brendshëm politik dhe me

raporte të reja të bashkëpunimit me fqinjët, do të krijohen rrethana për t’u realizuar e drejta shqiptare

në shtetin demokratik Maqedonia e re.

Shteti multietnik, anëtarësimi në Unionin Europian dhe NATO dhe demokracia funksionale janë vlerat

themelore të idesë politike të Bashkimit Demokratik për Integrim. Procesin e reformimit të shtetit që

nisi me arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, Bashkimi Demokratik për Integrim do ta vazhdojë më tej deri në

plotësimin e të gjitha standarteve demokratike të nevojshme për t’i siguruar Maqedonisë vendin e

merituar në familjen e shteteve të zhvilluara demokratike.

Koncepti zhvillimor ekonomik i Bashkimit Demokratik për Integrim bazohet në krijimin e ekonomisë së

lirë, promovimin e konkurrencës në treg dhe luftimin e monopoleve.

Oferta e Bashkimit Demokratik për Integrim bazohet në këto prioritete:

- Garantimi me ligj i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë;

- Realizim i përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve deri në proporcionalitet të plotë;

- Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me të;

- Ndërtim i raporteve të fqinjësisë së mirë;

- Rritje ekonomike vjetore 6-8%;

- Investime të jashtme në vlerë prej 2 miliardë dollarë për katër vjet ;

- Krijimin e 100,000 vendeve të reja të punës;

- Avancim i decentralizimit me shtim të TVSH-së për komunat deri në 10%;

- Shtim të pjesës së tatimi në të ardhura personale për komunat nga 3% në 30%;

- Menaxhim të gjysmës së tatimit në fitim nga komunat;

- Reformë legjislative, organizative dhe strukturore të sistemit të mbrojtjes;

- Reformë e sigurimit shtetëror dhe rendit publik;

Page 10: PROGRAMI 2008

8

PROGRAMI ZGJEDHOR

- Shkollim të vazhdueshëm sipas kërkesave të ekonomisë së tregut dhe procesit të

integrimit;

- Urbanizim të plotë të të gjitha vendbanimeve shqiptare;

- Ngritje të infrastrukturës energjetike, transportit dhe telekomunikacioneve, për

integrim rajonal dhe europian;

NDRYSHIMET BËHEN ME NE

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Bashkimi Demokratik për Integrim është i bindur se ka ardhur koha

për ndryshim dhe një qeveri të re e cila ka kapacitet për të qenë bartëse e proceseve integruese euro-

atlantike. Është koha për të ndryshuar qasjen ndaj sfidave, për të përdorur mënyra më aktive dhe të

guximshme për të zgjidhur kontestet që paraqiten si brenda grupeve në vend, ashtu edhe në raport me

popujt fqinj. Momenti politik kërkon një qasje të re për të krijuar raporte të reja me fqinjët dhe

organizatat relevante ndërkombëtare.

Është imperativ për Maqedoninë dhe aspirimin e saj në rrugën drejt NATO-s dhe Unionit Europian që të

krijojë institucione legjitime, të besueshme dhe të afta për vendime të mëdha për qytetarët dhe për

shtetin.

Idetë nacional-shoviniste kanë përjashtuar dhe ndëshkuar pjesëmarrjen publike të etnive joshumicë në

krijimin e politikës në përgjithësi dhe e kanë llogaritur shtetin si pronë etnike të popullatës shumicë. Pas

Marrëveshjes së Ohrit, Republika e Maqedonisë po ndërtohet si shtet multietnik i cili promovon

diversitetin etnik, gjuhësor e kulturor si vlera themelore të shoqërisë. Diversiteti i shoqërisë imponon

nevojën për një dialog permanent ne mes të të gjitha grupeve politike, për të arritur koalicione stabile

dhe efektive, të cilat e forcojnë partneritetin etnik në çdo nivel të funksionimit të institucioneve

drejtuese.

Këto zgjedhje janë stimulim për kthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet shtetërore dhe tek

lidershipi shtetëror. Avancimi dhe forcimi i mirëbesimit etnik krijon kohezion të brendshëm në shoqëri.

Kohezioni i brendshëm është themel për ndërtimin e demokracisë sonë multietnike.

Bashkimi Demokratik për Integrim është forcë e dëshmuar reformiste e cila ka avancuar kapacitetet e saj

për të qenë partnere për proceset e ardhshme politike.

Përkatësia etnike është element themelor në drejtimin e shteteve post-komuniste. Etnia është burimi

kryesor për të ruajtur rendin dhe koherencën dhe do të mbetet kështu përderisa shteti të fitojë

Page 11: PROGRAMI 2008

9

PROGRAMI ZGJEDHOR

autoritetin e nevojshëm për të krijuar kornizën për funksionimin e shoqërisë qytetare. Në shtetet

multietnike çfarë është Maqedonia, politika dhe ekonomia nuk jetojnë ndaras. Shteti duhet të

mobilizojë të gjitha resurset, t’i njeh dhe t’i përdorë ato për të rritur kapacitetet, funksionalitetin dhe

efikasitetin në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm dhe rritjes së mirëqenies së të gjithë qytetarëve.

VOTA VENDOS

Bashkimi Demokratik për Integrim, si parti politike me kredibilitet dhe aftësi për të qeverisur me

përgjegjësi, angazhohet për respektimin e votës së qytetarëve të shprehur në zgjedhje të lira, fer e

demokratike, si shtyllë themelore e sistemeve demokratike. Demokracia ka kuptim vetëm nëse qeverisja

bazohet mbi pajtueshmërinë dhe vullnetin e të qeverisurve. Vetëm struktura politike e cila do të jetë

shprehje e vullnetit të qytetarëve të shprehur në një proces demokratik zgjedhor ka mandat legjitim për

të udhëhequr shtetin dhe për të kërkuar besimin dhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve ndaj

institucioneve të shtetit.

Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për ndërtimin e një baze të shëndoshë të vendimmarrjes

politike mbi principet e dialogut, konsensusit dhe partneritetit me partitë tjera politike në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdimësi ka shprehur gatishmërinë e vet për dialog duke

nënvizuar se në shtetet multietnike ky dialog ka karakter ndëretnik. Zhvillimet politike në Maqedoni

dëshmuan se dialogu politik ndërmjet përfaqësuesve legjitimë të komuniteteve që kanë mbështetje më

të madhe nga votuesit është faktor stabiliteti të brendshëm politik, dhe parakusht për avancim të

proceseve integruese euro-atlantike. Dialogu i mirëfilltë ndëretnik është garanci për kohezion dhe

stabilitet në vend.

Page 12: PROGRAMI 2008

10

PROGRAMI ZGJEDHOR

2. REFORMA POLITIKE

IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES SË OHRIT

Marrëveshja e Ohrit solli ndryshime rrënjësore në funksionimin e shtetit tonë. Kjo marrëveshje e

demokratizoi shoqërinë dhe institucionet e shtetit. Ky dokument paraqet bazën politike për ndërtimin e

Maqedonisë multietnike, shumëgjuhësore e shumëkulturore. Prandaj, implementimi i plotë i

dispozitave të Marrëveshjes, kultivimi i frymës së saj dhe mbrojtja e institucioneve që burojnë nga ky

dokument i garantuar ndërkombëtarisht, mbesin përcaktim parësor i Bashkimit Demokratik për

Integrim.

Politika gjuhësore

Bashkimi Demokratik për Integrim do të punojë për krijimin e politikës gjuhësore e cila në çdo moment

do të reflektojë karakterin multietnik të shtetit. Bazuar në vlerat, traditën dhe standardet e Europës së

bashkuar, Maqedonia duhet të afirmojë dhe zbatojë politikë gjuhësore e cila do të jetë në favor të

solidaritetit ndërmjet popujve në Maqedoni, që do të jetë rezultat i respektimit të historisë, kulturës dhe

traditave të ndërsjella, dhe në këtë mënyrë do të krijohet një ndjenjë e përkatësisë dhe përkushtimit ndaj

shtetit tek të gjitha grupet etnike që jetojnë në Maqedoni.

Politika jonë gjuhësore buron nga motoja e Unionit Europian që është “Unitet në dallime” (Unity in

diversity). Diversiteti gjuhësor është dëshmuar si zgjidhja më e mirë në tentimet për të bashkuar popujt

e ndarë dhe të armiqësuar në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore. Respektimi pa kushte i identiteteve

nacionale dhe gjuhësore është bazamenti më i fortë i një projekti që duhet të ngadhënjejë mbi

animozitetet dhe jotolerancat etnike. Mbi këtë bazë ne do të angazhohemi për ndërtimin e politikës së

drejtë gjuhësore në Maqedoninë multietnike.

E drejta për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe buron nga përcaktimet bazë të shtetit për ndërtimin e

Maqedonisë multietnike, multigjuhësore dhe multikulturore. Këto përcaktime janë të inkorporuara në

Kushtetutën e Maqedonisë, si bazament politik për ndërtimin e Maqedonisë multietnike demokratike.

Prandaj, Bashkimi Demokratik për Integrim do të punojë për realizimin e dispozitave kushtetuese për

përdorim zyrtar të gjuhës shqipe gjatë legjislacionit të ardhshëm.

Page 13: PROGRAMI 2008

11

PROGRAMI ZGJEDHOR

Shkupi- kryeqytet dygjuhësor

Qyteti i Shkupit është simbol që i përfaqëson të gjitha karakteristikat e shoqërisë tonë dhe prezanton të

arriturat në sferat e politikës, biznesit, kulturës, arsimit, informimit dhe shoqërisë civile. Duke pasur

parasysh këtë, politika gjuhësore e kryeqytetit duhet të jetë model për vendin për bashkëjetesën mes

gjuhëve, kulturave dhe identiteteve. Bashkimi Demokratik për Integrim është i bindur se me

organizimin e ri territorial të Maqedonisë nga viti 2004 është krijuar baza ligjore për funksionimin e

qytetit të Shkupit me administratë dygjuhësore.

Bashkimi Demokratik për Integrim, në mandatin e ardhshëm do të angazhohet për krijimin e kushteve

dhe atmosferës që të implementohet korniza ligjore dhe sa më shpejt të funksionojë qyteti i Shkupit si

kryeqytet shumëgjuhësor.

Përdorimi i simboleve etnike

Marrëveshja Kornizë e Ohrit përjashton zgjidhjet territoriale të problemeve etnike dhe krijon barazi

ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, duke krijuar hapësirë për kultivimin e plotë të

identitetit gjuhësor dhe përdorimin e simboleve kombëtare të shqiptarëve. Duke u nisur nga teoritë

bashkëkohore për qeverisjen konsensuale në shtetet e fragmentuara, Bashkimi Demokratik për Integrim

konsideron se sistemi ynë politik ofron zgjidhje funksionale për përdorimin e simboleve kombëtare.

Marrëveshja e Ohrit, si marrëveshje paqësore politike e garanton të drejtën e kultivimit të identiteteve

kolektive të grupeve etnike në Maqedoni. Identiteti etnik i shqiptarëve të Maqedonisë është identitet i

veçantë dhe kultivimi i tij nuk e cenon identitetin shtetëror. Në rastin e Maqedonisë, identitetet e

veçanta kombëtare e ndërtojnë identitetin e veçantë shtetëror, por e ruajnë organizimin politik të

shtetit, dhe kjo e bën Maqedoninë një model unik. Në këtë drejtim, e drejta për përdorimin e simbolit

kombëtar shqiptar në nivel nacional nuk e cenon identitetin shtetëror por e forcon ndjenjën e të qenit

pjesëtar të komunitetit etno-politik në Republikën e Maqedonisë, siç edhe përdorimi i gjuhës shqipe si

gjuhë zyrtare nuk e cenon identitetin shtetëror të Maqedonisë. Mbi këtë themel, identiteti etnik i

shprehur me simbolikën e flamurit tonë kombëtar duhet të përdoret pa censura apo restrikcione të

motivuara politikisht.

Modeli i Ohrit synon pajtimin mes dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni dhe ky model vendosi

kornizën politike për ndërtimin e shtetit multietnik. Me këtë model garantohet edhe kultivimi i

identitetit gjuhësor dhe etnik të etnitetit shqiptar. Andaj, një zgjidhje e mirë dhe e qëndrueshme për

përdorimin e simboleve eviton rrezikun për konflikte ndërmjet grupeve etnike.

Page 14: PROGRAMI 2008

12

PROGRAMI ZGJEDHOR

Marrëveshja e Majit

Një ndër obligimet të cilat do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm është edhe Marrëveshja e Majit,

e arritur mes Bashkimi Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE-së më 29 maj 2007, në prezencë të

përfaqësuesve të SHBA-ve dhe UE-së.

Marrëveshja e Majit është konkretizim i obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit dhe arritja e

kësaj marrëveshjeje u imponua si domosdoshmëri për zgjidhjen e situatave të krijuara gjatë mandatit të

kaluar qeveritar. Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për realizimin e plotë dhe të

shpejtë të Marrëveshjes së Majit, e cila obligon palët, gjegjësisht strukturat e ardhshme qeverisëse që të

gjejnë zgjidhje stabile dhe institucionale për familjet dhe pjesëmarrësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

gjatë konfliktit të vitit 2001. Duke pasur parasysh që përdorimi i gjuhës është pjesë e Marrëveshjes së

Ohrit, kjo e rrit rëndësinë e Marrëveshjes së Majit dhe vetëdijeson të gjithë faktorët se për këto dy

çështje duhet të gjenden zgjidhje të qëndrueshme. Bashkimi Demokratik për Integrim është i bindur se

zgjidhja e çështjes së përdorimit të gjuhëve dhe rregullimi i statusit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare

Kombëtare do të ndikojnë dukshëm në stabilizimin e brendshëm politik dhe do të kontribuojnë për

kohezionin e brendshëm të shtetit.

Përfaqësimi i drejtë

Arritja e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë në institucionet e

administratës shtetërore dhe publike proporcionalisht me numrin e popullatës është qëllim strategjik

afatgjatë i Bashkimit Demokratik për Integrim. Gjatë qeverisjes 2002-2006, ne e avancuam

përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në administratën publike dhe shtetërore deri në 16.5%. Realizimi i

përfaqësimit të drejtë kontribuon për stabilizimin e Republikës së Maqedonisë dhe për kthimin e besimit

të qytetarëve që nuk janë shumicë tek institucionet e shtetit. Përfaqësimi i drejtë i grupeve etnike do të

vazhdojë procesin e nisur të ndërtimit dhe modernizimit të shtetit multietnik në Maqedoni përmes

shfrytëzimit të kapaciteteve të plota njerëzore, dhe padyshim do të rrisë efikasitetin e dhënies së

shërbimeve publike.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përgatitur strategji për realizimin e përfaqësimit të drejtë. Kjo

strategji është projektuar në katër plane aksionare vjetore për procesin e përfaqësimit të shqiptarëve në

institucionet e administratës shtetërore. Në projekcionet për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në

institucionet e administratës publike, Bashkimi Demokratik për Integrim ka parashikuar instrumentet

buxhetore, administrative, normative dhe përgatitjen kadrovike.

Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë mandatit të ardhshëm ka për objektiv që ta optimalizojë

obligimin kushtetues për përfaqësim të drejtë deri në shkallën e proporcionalitetit, sipas rezultateve të

regjistrimit të popullsisë.

Page 15: PROGRAMI 2008

13

PROGRAMI ZGJEDHOR

Strategjia jonë parasheh masa të cilat i përforcojnë procedurat e punësimit, vlerësimit dhe monitorimit,

në përputhshmëri me parimet dhe dispozitat ligjore për shërbim publik jopartiak, profesional dhe efikas.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përcaktuar si prioritare segmentet që kanë ngecur prapa në

realizimin e procesit të përfaqësimit të drejtë- gjyqësia, institucionet financiare, kulturore (drama, teatri,

baleti, opera, orkestra filharmonike), institucionet e kontrollit, etj. Në këtë drejtim, rëndësi të veçantë

duhet të ketë përfaqësimi gjuhësor i të gjitha grupeve për të arritur kualitet të shërbimeve dhe

komunikim më efikas.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet që Qeveria të rivendosë përqindjen e saktë për

punësime të rezervuara për kandidatët të cilët i flasin dy gjuhë. Ne do të rishqyrtojmë procedurat e

deritashme të shpalljes së vendeve të punës; do të sigurojmë njohjen e plotë të diplomave të

kandidatëve shqiptarë; do të rishqyrtojmë Rregulloret mbi procedurat e punësimit për sa i përket

përfaqësimit të drejtë. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të zbatojë revanshizmin partiak dhe do

të angazhohet për qasje fer dhe të barabartë të të gjithë të kualifikuarve për vendet e punës në

administratën shtetërore dhe publike.

Pas zgjidhjes së çështjes të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, Republika e Maqedonisë disponon me

kuadro kualitative të mjaftueshme për implementimin e përfaqësimit të drejtë sipas një dinamike

adekuate. Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, si organ përgjegjës për realizimin e

kësaj dispozite kushtetuese në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë, do të ketë autorizime më të mëdha

për të sanksionuar ministritë, agjencionet dhe organet tjera të administratës shtetërore, në rastet kur

ato nuk e zbatojnë detyrimin kushtetues për përfaqësim të drejtë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për zbatimin e përfaqësimit të drejtë edhe në nivel

lokal. Në komunat ku grupet e caktuara etnike nuk janë shumicë, autoritetet lokale do t’i kushtojnë

vëmendje të veçantë përfaqësimit proporcional të tyre në organet e administratës vendore.

Page 16: PROGRAMI 2008

14

PROGRAMI ZGJEDHOR

PARIMI I BADINTERIT- KOMITETI PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET

BASHKËSIVE

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se votimi me shumicë të dyfishtë, i njohur si parimi i

Badinterit, si praktikë e re që u instalua me Marrëveshjen e Ohrit, me qëllim të mbrojtjes nga majorizimi,

diskriminimi dhe mbivotimi i shqiptarëve dhe grupeve të vogla etnike, duhet të avancohet, të definohet

me norma precize për t’iu shmangur politizimit. Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se

avancimi i zbatimit të Parimit të Badinterit në njërën anë krijon hapësirë për participim kualitativ të

komuniteteve joshumicë në procesin e vendimmarrjes, dhe nga ana tjetër siguron se vendimet kanë

mbështetje të gjërë, e cila është kruciale për funksionalitetin e demokracive multietnike. Shoqëritë e

fragmentuara kanë nevojë për zhvillimin e dialogut permanent mes grupeve etnike dhe parimi i

Badinterit paraqet mekanizëm i cili, duke ruajtur balancin etnik, i detyron palët për një dialog të këtillë

dhe kërkim të vazhdueshëm të konsensusit.

Bashkimi Demokratik për Integrim, duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e Komitetit për Marrëdhënie

Ndërmjet Bashkësive, organ ky i cili e mbikëqyr zbatimin e parimit të Badinterit, do të angazhohet

maksimalisht që të mos lejojë keqpërdorimin dhe manipulimin e tij nga ana e subjekteve politike, aq më

pak të lejojë që ky organ të marrë vendime politike lidhur me legjislacionin.

Ne do të angazhohemi për afirmimin e mëtejshëm të parimit të Badinterit në sistemin gjyqësor në tërësi,

për të forcuar autoritetin dhe legjitimitetin e organeve gjyqësore. Në funksion të avancimit të këtij

parimi në gjyqësi, Bashkimi Demokratik për Integrim do të inkurajojë zbatimin e mëtejmë të parimit të

Badinterit gjatë zgjedhjes së gjykatësve, si praktikë e cila u dëshmua funksionale deri më tash.

DECENTRALIZIMI

Decentralizimi i pushtetit si mundësi dhe mekanizëm institucional i verifikuar për shtetet multietnike

(që janë të fragmentuara) siguron në vazhdimësi që të mos vijë deri te dezintegrimi i vendit. Ai paraqet

mundësi për avancimin e demokracisë direkte, për zhvillim sa më të shpejtë, më efektiv dhe më efikas të

shtetit tonë. Decentralizimi është një mundësi për kultivimin e veçorive kulturore dhe kombëtare të të

gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike.

Marrëveshja e Ohrit dhe procesi i integrimit në Unionin Europian kërkojnë që Maqedonia të realizojë një

proces substancial të decentralizimit të pushtetit qëndror dhe forcim të pushtetit lokal përmes rritjes së

kompetencave të komunave. Zhvillimi i pushtetit lokal si dhe zhvillimi i strukturave rajonale paraqesin

Page 17: PROGRAMI 2008

15

PROGRAMI ZGJEDHOR

trend evropian. Për këto arsye, decentralizimi do të jetë prioritet për Bashkimin Demokratik për

Integrim. Decentralizimi në sferën e ekonomisë është mundësi stimulimi për të nxitur konkurrencën

dhe zhvillimin ekonomik komunal.

Për Bashkimin Demokratik për Integrim, procesi i decentralizimit ka rëndësi të veçantë për shkak se

mundëson distribuimin më të drejtë të mjeteve financiare, si në aspektin horizontal edhe në atë vertikal.

Distribuimi i drejtë i mjeteve financiare është një mundësi e mirë për të pasur kontroll dhe transparencë

buxhetore.

Ne angazhohemi për zvogëlimin maksimal të dispariteteve ekzistuese në zhvillimin e rajoneve të

ndryshme të Maqedonisë. Politika ynë do të drejtohet sipas praktikave të mirënjohura dhe efikase të

Unionit Europian, në zhvillim të përshpejtuar të pjesëve më të pazhvilluara të vendit, duke drejtuar

mjetet investuese të buxhetit dhe të fondeve dhe donacioneve europiane dhe ndërkombëtare kah këto

rajone.

Me forcimin e pushtetit lokal, shërbimet do të jenë më afër qytetarëve, pjesëmarrja e qytetarëve bëhet

më e drejtpërdrejtë në jetën ekonomike me përmirësimin e infrastrukturës, përmirësimin e shërbimeve

shëndetësore dhe sociale, arsim dhe edukim, mbrojtje të ambientit, aktivitetet kulturore dhe rekreative,

etj.

Një sistem i zhvilluar i vetëqeverisjes lokale krijon hapësirë për inkuadrimin e të gjitha grupeve etnike në

procesin e vendimmarrjes. Në këtë mënyrë krijohet sistem gjithëpërfshirës të të gjitha grupeve në

pushtetin lokal. Bashkimi Demokratik për integrim do të angazhohet që komunat të ngrihen në servis

për qytetarët dhe të krijohen forume qytetarësh në të cilat marrin pjesë të gjitha strukturat sociale,

etnike, gjinore, gjuhësore, dhe shoqëria civile. Ne do të punojmë për krijimin e kapaciteteve komunale të

cilat do të mund të menaxhojnë me shërbimet administrative dhe qytetarëve do t’ua plotësojnë kërkesat

pa vonesa.

Organizimi i ri territorial krijoi hapësirën e duhur për të mundësuar një zhvillim më të mirë dhe të

balancuar ekonomik. Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet që përmes forcimit të

pushtetit lokal të mundësojë zhvillim të barabartë të komunave dhe në këtë mënyrë do të kompensohen

disbalancet në zhvillimin lokal si rezultat nga diskriminimi elementar në të kaluarën. Vëmendje e

veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të barabartë ne mes të rajoneve dhe vendbanimeve urbane dhe

rurale. Ne do të nxisim bashkëpunimin ndër-komunal si mënyrë për rritjen e kapacitetit dhe

administrimin më efektiv të resurseve. Prandaj, përmes zhvillimit ekonomik lokal, qëllimi është që të

arrihet një zhvillim më i madh ekonomik rajonal, si praktikë europiane.

Page 18: PROGRAMI 2008

16

PROGRAMI ZGJEDHOR

Me zhvillimin e barabartë (të balancuar) të etnive dhe rajoneve do të arrijmë një kohezion më të fortë të

shtetit dhe do të eliminojmë mundësitë për dezintegrime etnike dhe rajonale.

Bashkimi Demokratik për Integrim do t’i kushtojë rëndësi bashkëpunimit ndërkufitar të komunave për

afrimin e njerëzve, komunikime ndërkulturore dhe relaksimin e raporteve ndërkufitare.

Ne do të vazhdojmë të avancojmë procesin e decentralizimit që nëpërmjet të dekoncentrimit dhe

delegimit të barten kompetenca tek komunat dhe në këtë mënyrë, mbi parimin e subsidiaritetit, të

ushtrohet në mënyrë më efikase pushteti nëpër komuna.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të punojë për ekipimin e komunave me pajisje bashkëkohore dhe

me kuadro të përgatitura për të realizuar detyrat. Ne obligohemi për të garantuar shërbime elementare

për çdo qytetar, pa marrë parasysh se ku jeton ai. Bashkëpunimi ndër-komunal për dhënien e disa

shërbimeve më cilësore dhe më të lira do të jetë një nga qëllimet tona kryesore.

Decentralizimi fiskal

Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për një distribuim të drejtë të mjeteve buxhetore mes

pushtetit qendror dhe vendor, duke marrë parasysh që asnjë kompetencë nuk mund të ushtrohet pa

pasur në dispozicion mjete financiare-buxhetore.

Ndarja e mjeteve buxhetore që do t’u takojnë komunave duhet bërë duke pasur parasysh aspektin

territorial dhe numrin e banorëve nëpër komuna. Bashkimi Demokratik për Integrim do të punojë për

plotësimin e legjislacionit përkatës sipas standardeve dhe normave europiane, duke definuar aspektet

në mënyrë më koncize, me qëllim të shmangies së voluntarizmit politik të garniturave të pushtetit

qendror. Nga ana tjetër, distribuimi i drejtë i mjeteve do t’i mundësonte pushtetit vendor që të bëjë një

planifikim afatmesëm dhe afatgjatë të buxheteve të komunave respektive. Ne konsiderojmë se pjesa e

TVSH-së që aktualisht u ndahet komunave nga 3% (sipas ligjit aktual), nuk është e mjaftueshme për

fuqizimin e pushtetit lokal sipas konceptit tonë për decentralizim. Për këtë, ne do të angazhohemi për

rritje të TVSH-së deri në 10%, që do të mundësojë realizimin e kompetencave që aktualisht i kanë

komunat, si dhe kompetencat shtesë në të ardhmen. Bashkimi Demokratik për Integrim do të

angazhohet që gjysmën e tatimit në fitim për ndërmarrjet (aktualisht është 10%), t’ua delegojë në

kompetencë komunave me të drejtë ligjore, që ato të mund të vendosin në mënyrë autonome për ato

5%. Me këtë, komunat do të mund ta përdorin tatimin në fitim si masë stimuluese për t’i tërhequr

investitorët., duke i liruar nga një pjesë ose i gjithë tatimi në fitim që do të jetë në kompetencë të

komunës. BDI propozon rritjen e pjesës të tatimit në të ardhura personale (10% aktualisht) që u ndahet

komunave nga 3% në 30%.

Page 19: PROGRAMI 2008

17

PROGRAMI ZGJEDHOR

Me afrimin e pushtetit drejt qytetarëve dhe me pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje, Bashkimi

Demokratik për Integrim, përmes fushatave afirmative do të stimulojë grumbullimin e tatimeve në

kuadër të komunës, për shkak se në këtë mënyrë forcohet vetë komuna si institucion i qytetarit.

Bashkimi Demokratik Për Integrim do të angazhohet për etablimin e një mekanizmi për nivelizimin e

zhvillimit ekonomik të komunave sipas praktikave më efektive të shteteve europiane. Në Maqedoni ka

komuna të pazhvilluara të cilat nuk mund të grumbullojnë mjete të mjaftueshme financiare për

realizimin e funksioneve të tyre. Ne do të angazhohemi për themelimin e një fondi të posaçëm për këtë

çështje sepse Fondi i gjertanishëm për viset e pazhvilluara dhe kufitare dhe Ligji për zhvillim lokal

ekonomik nuk mundësojnë zhvillim të barabartë të të gjitha viseve. Kriteret që do të vendosen për

ndarjen e mjeteve për të arritur këtë nivelizim do të jenë objektive, të matshme dhe të krahasueshme.

Në vendosjen e këtyre kritereve do të merren parasysh edhe parametrat dinamikë siç janë rritja ose rënia

e nivelit të papunësisë, niveli i arsimimit dhe në përgjithësi resurset njerëzore.

Menaxhimi me tokat ndërtimore- kompetencë e komunës

Komuna duhet të ketë rolin e katalizatorit të zhvillimit ekonomik, të promovohen përparësitë

komparative përpara biznesit privat dhe atij publik. Një lidhje e ngushtë e sektorit privat dhe në

partneritet me sektorin publik është mundësi shumë efikase në zhvillimin ekonomik lokal. Që të

funksionojë ky partneritet në mes të sektorit privat dhe institucionit komunë, pushteti lokal duhet të

ketë të drejtën e menaxhimit me tokat ndërtimore dhe jondërtimore. E drejta për menaxhimin e tokave

ndërtimore paraqet domosdoshmëri për të harmonizuar objektivat e zhvillimit lokal ekonomik me

planet strategjike shtetërore, si dhe me nevojat urgjente të banorëve.

Ne do të angazhohemi për përmirësimin e shërbimeve kadastrale në pushtetin lokal të cilat kanë rol të

rëndësishëm dhe i mundësojnë komunës zhvillim më të shpejtë ekonomik.

Kalimi i menaxhimit me tokat ndërtimore në kompetencë të komunave përveç që do të kontribuojë në

zhvillimin lokal ekonomik, gjithashtu do mundësojë menaxhimin dhe kontrollimin e ndërtimit dhe do të

kontribuojë në parandalimin e ndërtimit të objekteve të egra, do të nxisë një cikël të ri investues,

sidomos në lëminë e industrisë dhe prodhimtarisë.

Koncesionet dhe komunat

Baskimi Demokratik për Integrim do të angazhohet që komunat të përfitojnë deri 50% nga të hyrat prej

koncesioneve të resurseve natyrore – ujërat, kullosat, pyjet, mineralet, etj. Kjo paraqet një të drejtë për

komunat për t’u krijuar mundësi financiare për tu përkujdesur për mbrojtje nga dëmet ekologjike dhe

mirëmbajtjen e infrastrukturës të transportit të komunës.

Page 20: PROGRAMI 2008

18

PROGRAMI ZGJEDHOR

REFORMAT NË SIGURI DHE MBROJTJE

Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për politikë të mbrojtjes dhe sigurisë e cila ka për qëllim

mbrojtjen dhe avancimin e interesave të Republikës së Maqedonisë dhe mbrojtjen e rendit demokratik

të vendit.

Trendi i globalizimit ka krijuar hapësirë edhe për paraqitjen e formave të ndryshme transnacionale të

kriminalitetit të organizuar, migracionit jolegal, tregtisë me drogë, armatim dhe tregtisë me njerëz, dhe

këto dukuri si rregull tejkalojnë kufijtë e shteteve nacionale. Ballkani është një ndër shembujt më tipikë

të kriminalitetit transnacional. Veç kësaj, shoqëritë bashkëkohore sot ballafaqohen edhe me sfidën e

madhe të luftës kundër terrorizmit. Bashkimi Demokratik për Integrim është partner dhe aleat i sigurt

në anën e atyre që bëjnë përpjekje maksimale për të luftuar këto fenomene me qëllim të krijimit të

shoqërive në të cilat do të sundojë demokracia, rendi dhe ligji.

Politika e sigurisë

Duke u thirrur në standardet europiane si dhe në Strategjinë tonë nacionale për reformat në polici, të

miratuar në vitin 2004, Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për një reformë

substanciale legjislative, organizative dhe strukturore të sistemit të sigurisë, që përfshin sigurinë

shtetërore dhe rendin publik.

Sigurimi Shtetëror duhet të reformohet dhe të riorganizohet sipas modeleve më efektive të kohës për të

qenë i besueshëm për qytetarët dhe për të funksionuar si një sistem unik i shërbimit informativ. Sistemi

i trashëguar i shërbimit informativ të vendit tonë është jokompatibil me standardet bashkëkohore dhe

joefikas për t’u shërbyer nevojave të vendit dhe interesave globale.

Republika e Maqedonisë ka nevojë për demokratizim të sistemit të sigurisë, për më shumë kontroll ndaj

këtyre strukturave, me qëllim që ato të jenë të përgjegjshme, të monitoruara, dhe të japin llogari para

organeve më të larta politike.

Organet e rendit publik- Policia

Në bazë të dokumenteve strategjike të vendit tonë dhe standardeve europiane, Bashkimi Demokratik

për Integrim do të angazhohet për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për policinë, edhe atë:

- Për një shërbim policor modern, multietnik dhe të afërt me qytetarët;

- Për decentralizim të shërbimit policor;

Page 21: PROGRAMI 2008

19

PROGRAMI ZGJEDHOR

- Për kontroll nga këshillat komunalë mbi punën e policisë lokale;

- Për krijimin e mekanizmave monitorues dhe vlerësues për punën e policisë;

- Për shkollim dhe trajnim të policisë për ngritjen e nivelit të profesionalizmit.

Nga analizat tona të praktikës së deritashme të funksionimit të organeve të rendit, rezulton se për

Republikën e Maqedonisë, modeli horizontal i organizimit të hierarkisë së policisë me dy nivele është

modeli më i përshtatshëm dhe Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për instalimin e

këtij modeli në organizimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Për shkak të përvojës së keqe, për shkak të mosdefinimit preciz ligjor të kompetencave dhe procedurave

të përgjegjësisë, për shkak të mundësisë së madhe për keqpërdorim të detyrës dhe për shkak të

reagimeve të qytetarëve dhe shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Bashkimi Demokratik për

Integrim është për shpërbërjen e njësitit “Alfa”.

Me qëllim të përmirësimit të komunikimit më se të nevojshëm të organeve të rendit publik me qytetarët,

Bashkimi Demokratik për Integrim do të propozojë masa plotësuese normative për përdorimin e gjuhëve

zyrtare gjatë kryerjes së funksioneve dhe detyrave të policisë.

Politika e mbrojtjes

Politika e mbrojtjes e Bashkimit Demokratik për Integrim do të ndërtohet në bazë të interesave parësore

të shtetit që janë mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, shprehja e lirë e përkatësisë etnike,

demokracia, shteti ligjor dhe respektimi i normave të pranuara ndërkombëtare.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të iniciojë një reformë substanciale të kornizës ligjore për

mbrojtjen që është në funksion të integrimit të plotë të forcave të armatosura në kuadër të Ministrisë së

Mbrojtjes.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për integrimin dhe përfaqësimin e drejtë të të

gjitha grupeve etnike në strukturat e mbrojtjes, nga nivelet më të ulëta deri te ato më të larta të

hierarkisë ushtarake. Prioritet do t’i japim shkollimit dhe aftësimit profesional të kuadrove pjesëtarë të

komuniteteve joshumicë, me qëllim të angazhimit të tyre në nivelet përkatëse të strukturave mbrojtëse.

Ne do të mbështesim politikën e mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë që është në përputhje me

dokumentet strategjike për reforma në mbrojtje dhe e harmonizuar me kriteret dhe kërkesat e Aleancës

veri-atlantike- NATO.

Page 22: PROGRAMI 2008

20

PROGRAMI ZGJEDHOR

Në përpjekjet tona për plotësimin e kritereve për anëtarësimin e vendit në NATO, prioritet do t’i japim

ristrukturimit të mëtejmë të armatës konform nevojave të sistemit të mbrojtjes dhe standardeve të

NATO-s. Në vazhdimësi do të ndjekim transformimet e Aleancës veri-atlantike dhe do të zbatojmë

kërkesat e saj në sferën e reformës së sistemit tonë nacional të mbrojtjes. Bashkimi Demokratik për

Integrim do të propozojë plotësimin e legjislacionit aktual në sferën e mbrojtjes për të siguruar se ai

përmban mekanizma për kontroll demokratik të forcave të mbrojtjes. Në pajtueshmëri me standartet e

Aleancës veri-atlantike, Bashkimi Demokratik për Integrim do të punojë për reformimin e tërësishëm të

logjistikës të ushtrisë duke përfshirë mirëmbajtjen, servisimin, furnizimin, ndërtimin e kushteve teknike

të depove, modernizimin e armatimit, dhe njëkohësisht do të veprojë në drejtim të ndërtimit të

strukturave kompetente në logjistikën ushtarake. Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për

vendosjen e administratës efikase në ushtri si dhe për ndërtimin e procedurave jobirokratike dhe

transparente për furnizime publike të ushtrisë.

Maqedonia si anëtare e ardhshme e NATO-s duhet të jetë partner i përgatitur për realizimin e të gjitha

detyrave që dalin në kuadër të pjesëmarrjes në sistemin më të avancuar ndërkombëtar të mbrojtjes.

Bashkimi Demokratik për Integrim do t’i japë përparësi ndërtimit të logjistikës dhe përgatitjes së njësive

ushtarake mobile për t’u shërbyer në çdo kohë dhe rrethanë misioneve të NATO-s, ku ne aspirojmë të

jemi anëtare fuqiplote shumë shpejtë. Në këtë drejtim, ne do të mbështesim aktivitetet e aleancës në

drejtim të pjesëmarrjes në luftën kundër përhapjes së armëve për shkatërrim masiv si dhe në luftën

globale kundër terrorizmit. Gjithashtu, ne do të mbështesim planet aksionare për rekrutimin dhe

aftësimin e numrit të nevojshëm të ushtarëve tonë për pjesëmarrje në misionet paqeruajtëse të NATO-s.

Konform transformimit të strukturave të mbrojtjes të paraparë me Strategjinë nacionale të vendit tonë

dhe standartet e NATO-s, prona e Ministrisë së Mbrojtjes duhet gjithashtu të transformohet. Sipas

vlerësimeve tona, është interes nacional që prona të shfrytëzohet në mënyrë racionale që t’i shërbejë

zhvillimit të vendit. Në këtë drejtim, objektet dhe toka duhet të barten në menaxhim të institucioneve

qendrore apo vendore, ose të privatizohen. Bashkimi Demokratik për Integrim do të iniciojë privatizimin

e pjesës të Spitalit Ushtarak në Shkup, e cila nuk do t’i nevojitet armatës, ose dhënien e tij në shfrytëzim

Ministrisë së Shëndetësisë. Prona dhe kazermat ushtarake që nuk do t’i nevojiten ushtrisë duhet t’u

jepen në shfrytëzim komunave, ose të privatizohen.

Page 23: PROGRAMI 2008

21

PROGRAMI ZGJEDHOR

SHTETI LIGJOR

Reforma e administratës publike

Politizimi i administratës shtetërore ka qenë një ndër vërejtjet themelore që institucionet më relevante

ndërkombëtare kanë bërë gjatë qeverisjes së kaluar. Bashkimi Demokratik për Integrim do të

angazhohet për krijimin e një administrate publike bashkëkohore, profesionale dhe efikase, dhe do të

luftojë partizimin e shërbimeve administrative si dukuri që karakterizoi mandatin e kaluar qeveritar.

Nepotizmi dhe krijimi i rrjetit familjar brenda institucioneve, duke filluar nga postet më të larta të

pushtetit ekzekutiv deri në nivelet më të ulëta të administratës do të ndërpritet menjëherë.

Mbrojtja e identitetit etnik dhe ndërtimi i kulturës politike e cila afirmon përfaqësimin gjuhësor do të

jenë pjesë përbërëse e reformës së përgjithshme ligjore dhe institucionale. Në shtetet multietnike,

demokracia është e kuptimtë kur shteti përmes parimeve të konsensusit i integron në institucione të

gjitha grupet etnike, mbi një bazë të barabartë për të gjithë. Zhvillimi i sistemeve të qeverisjes

pjesëmarrëse që u përgjigjet nevojave të veçanta të grupeve etnike është çelës për funksionimin e

demokracisë në vendin tonë.

Krijimi i administratës shtetërore profesionale dhe të aftë për të qenë bartëse e procesit të reformave

rrënjësore sipas kërkesave të Unionit Europian është prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Realizimi i obligimeve të marra nga ana e Republikës së Maqedonisë si vend kandidat për anëtarësim në

Unionin Europian- realizimi i acquis communautaire do të jetë në qendër të vëmendjes së Bashkimit

Demokratik për Integrim. Ne angazhohemi që, përveç reformave sistemore dhe kualitative të

institucioneve, në administratën shtetërore dhe publike të inkuadrojmë edhe përfaqësues të gjeneratës

së re me orientim europian, e cila nuk bart me vete ngarkesat dhe mentalitetin e sistemit të kaluar.

Reformat në gjyqësi

Realizimi i reformave në gjyqësi paraqet një ndër kriteret themelore për integrimin e Maqedonisë në

NATO dhe në Unionin Europian. Këto reforma kanë domethënie të veçantë për funksionimin e shtetit

ligjor dhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Për më shumë, një sistem i reformuar dhe i pavarur

gjyqësor do të kontribuonte në sigurimin e investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për pushtet gjyqësor të pavarur nga politika ditore dhe

interesat individuale të lobi grupeve të ndryshme politike ose afariste.

Duke qenë bartës i reformës thelbësore të gjyqësorit që u realizua gjatë vitit 2005, Bashkimi Demokratik

për Integrim do të vazhdojë të angazhohet edhe më tej deri në realizimin e plotë të reformimit dhe

Page 24: PROGRAMI 2008

22

PROGRAMI ZGJEDHOR

modernizimit të gjykatave të Maqedonisë. Këshilli gjyqësor republikan dhe Prokuroria publike duhet të

jenë të lira për ta ushtruar detyrën e tyre dhe ne do të garantojmë që këto institucione do të mund të

veprojnë pa diktate apo presione politike.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të luftojë kundër vendimeve politike që marrin gjykatat e Maqedonisë,

sidomos kur bëhet fjalë për raste të cilat mund t’i cenojnë marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Qeverisja e mirë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Bashkimi Demokratik për Integrim, që nga themelimi e ka përcaktuar transparencën si një ndër parimet

themelore të veprimtarisë së vet politike. Në punën tonë, ne gjithmonë kemi qenë të hapur ndaj

qytetarëve dhe ndaj subjekteve tjera politike, ekonomike dhe joqeveritare.

Gjatë mandatit të ri të qeverisjes, ne do të vazhdojmë të punojmë me transparencë dhe do të

angazhohemi maksimalisht për luftë kundër dukurive negative siç janë korrupsioni, nepotizmi ose

partizimi i administratës publike. Një administratë e reformuar dhe bashkëkohore është vetëm ajo

administratë e cila nuk varet nga vullneti politik i garniturës së caktuar e cila gjatë një mandati ka marrë

përgjegjësinë për të qeverisur.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhojë të gjitha mekanizmat institucionale për të luftuar

kriminalitetin e organizuar i cili po ngulfat zhvillimin dhe mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe të

vendit tonë. Duke u nisur nga përcaktimet themelore të Kushtetutës për barazi të plotë para ligjit,

Bashkimi Demokratik për Integrim do të ndjekë dhe sjellë para organeve të drejtësisë të gjithë personat

apo grupet të cilat janë aktorë në rrjetet rajonale apo ndërkombëtare të krimit të organizuar, pavarësisht

për cilën formë të kriminalitetit bëhet fjalë.

Bashkimi Demokratik Integrim është i vetëdijshëm se lufta efikase kundër korrupsionit mund të

realizohet vetëm përmes bashkëpunimit të plotë ndërmjet policisë, gjykatave dhe doganave. Prandaj, ne

do të inkurajojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave ndërmjet këtyre institucioneve si

mekanizëm për luftim sa më të suksesshëm të kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit.

Në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, ne do të kemi kujdes për respektimin e normave

bashkëkohore për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut siç është presumpcioni i pafajësisë.

Në këtë drejtim, Bashkimi Demokratik për Integrim do të bashkëpunojë ngushtë edhe me sektorin

qytetar i cili punon në problematikën e korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar duke konsideruar se

bashkimi i forcave padyshim do të prodhojë rezultate shumë më të efektshme në ballafaqimin dhe

luftimin deri në eliminim të këtyre dukurive.

Page 25: PROGRAMI 2008

23

PROGRAMI ZGJEDHOR

3. POLITIKA EKONOMIKE

PËR NJË EKONOMI TË ZHVILLUAR DHE TË INTEGRUAR

Programi ekonomik i Bashkimit Demokratik për Integrim synon promovimin e Ekonomisë së integruar.

Ekonomia e integruar nënkupton orientim drejt ndërtimit të sistemit ekonomik të bazuar në konceptin e

ekonomisë së tregut dhe të sinkronizuar me reforma dhe politika adekuate ekonomike dhe

institucionale për integrim në Unionin Europian dhe strukturat euroatlantike, që synon ngritjen e

standardit jetësor dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Programi ekonomik në kuadër të programit të përgjithshëm politik të Bashkimit Demokratik për

Integrim, promovon integrimin ekonomik në të gjitha nivelet:

- integrim ekonomik i brendshëm, që nënkupton integrim të barabartë në ekonominë e

vendit të qytetarëve, Diasporës dhe gjithë resurseve vendore, përmes ofrimit të mundësive

të njëjta ekonomike dhe zbatimit efektiv të ligjit, dhe

- integrim ekonomik ndërkombëtar (rajonal, evropian dhe global), përmes promovimit të

qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, si dhe zhvillimit të

infrastrukturës strategjike të komunikacionit.

PUNËSIME, ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM DHE STABILITET

Në një ambient ekonomik që ka Maqedonia, synimi kryesor i Bashkimit Demokratik për Integrim në

planin ekonomik do të jetë intensifikimi i rritjes ekonomike. Me qëllim të realizimit të suksesshëm të

programit ekonomik zhvillimor, Bashkimi Demokratik për Integrim fokusohet në këto objektiva: zhvillim

dhe rritje ekonomike të shpejtë dhe të qëndrueshme, krijim të vendeve të reja të punës dhe stabilitet

makroekonomik.

Zhvillim dhe rritje ekonomike të shpejtë dhe të qëndrueshme

Bashkimi Demokratik për Integrim synon të arrijë rritje ekonomike vjetore 6-8% deri në fund të mandatit

katërvjeçar. Një rritje e tillë ekonomike garanton standard më të lartë të jetesës që paraqet synimin

kryesor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe do të arrihet me: rritje të investimeve (investimet e

Page 26: PROGRAMI 2008

24

PROGRAMI ZGJEDHOR

vendit, investimet e huaja, kthimi i kapitalit nga mërgata); zhvillim të sistemit financiar (kthimi i besimit

dhe rritja e konkurrencës dhe efikasitetit në sistemin financiar-bankar, dhe zhvillimi i tregjeve

financiare); optimizim të sektorit publik (ristrukturimi korporativ- menaxhues, privatizimi, partneritet

privat publik-PPP, koncesionimi dhe shfrytëzimi racional i resurseve natyrore); zhvillim të sektorit privat

(ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kryesisht do të plotësojnë tregun lokal dhe do të punësojnë një

numër të konsiderueshëm të punëtorëve, dhe ndërmarrje të orientuara në eksport me kapacitet rajonal);

dhe rritja e aftësisë konkurruese të sektorit eksportues të vendit.

Do të përkrahim sektorin privat duke krijuar ambient të volitshëm biznesi. Për bizneset e vogla dhe të

mesme do të mundësojmë organizimin e trajnimeve për afaristët që t’u ndihmohet në implementimin e

standarteve për kualitet dhe pjesëmarrje në panairet rajonale dhe ndërkombëtare që të jenë më

konkurrues në tregjet ndërkombëtare. Gjithashtu, do të synojmë që investimet e huaja të arrijnë ose të

tejkalojnë vlerën prej 2 miliardë dollarë gjatë mandatit katërvjeçar, ndërsa investimet e përgjithshme në

ekonomi në nivel vjetor të tejkalojnë 20% të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) deri në fund të mandatit

katërvjeçar. Për investimet kapitale në infrastrukturë, transport, energji, bujqësi, arsim dhe shëndetësi

do të promovojmë modelin me partneritet të sektorit publik dhe privat (PPP).

Krijimi i vendeve të reja të punës

Duke marrë parasysh gjendjen aktuale ekonomike, anëtarësimin e Maqedonisë në NATO që jep siguri për

investime të jashtme, trendet e rritjes së Bruto Prodhimit Vendor (BPV) gjatë viteve të fundit, Bashkimi

Demokratik për Integrim ka si objektiv që gjatë mandatit katërvjeçar të hapë 100,000 vende të reja të

punës, si hap konkret për të zbutur varfërinë dhe për të ruajtur paqen sociale në vend.

Stabiliteti makroekonomik

Stabiliteti makroekonomik paraqet kusht të nevojshëm, por jo edhe të mjaftueshëm për një rritje

ekonomike më të shpejtë. Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për një stabilitet

makroekonomik që do të mundësojë një baraspeshë afatmesme në të gjitha segmentet ekonomike të

vendit si: inflacion të ulët, stabilitet të çmimeve dhe kursit revizor, stabilitet fiskal dhe stabilitet në

sektorin e jashtëm.

Page 27: PROGRAMI 2008

25

PROGRAMI ZGJEDHOR

POLITIKAT DHE REFORMAT ZHVILLIMORE

Objektivi kryesor ekonomik i Bashkimit Demokratik për Integrim është rritja dhe zhvillimi ekonomik i shpejtë

dhe i qëndrueshëm, si dhe përmirësimi dhe ngritja e standardit jetësor dhe mirëqenies ekonomike. Për arritjen e

këtij objektivi, Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për një koordinim të suksesshëm të politikës

makroekonomike me reformat strukturore.

Politika fiskale (dhe tatimore)

Synimi i politikës fiskale në të ardhmen do të jetë shndërrimi i buxhetit qëndror nga një mekanizëm i pastër

fiskal në mekanizëm zhvillimor. Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për rritje të investimeve

publike në strukturën buxhetore dhe do të përgatisë Program për investime publike me karakter zhvillimor,

duke respektuar kriterin e barazisë rajonale në investime. Gjithashtu, do të luftohet evazioni tatimor dhe do të

rritet efikasiteti i mbledhjes së tatimeve me qëllim të ruajtjes së parimit të barazisë së ngarkesës fiskale.

Në politikën tatimore Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet të krijojë ambient të volitshëm për

investime dhe të stimulojë legalizimin e ekonomisë joformale, me çka do të lehtësohet qasja e tyre në burime

financiare për zhvillim të biznesit. Bashkimi Demokratik për Integrim, duke respektuar stabilitetin fiskal, do të

përkrahë politikë tatimore atraktive për investitorët krahasuar me vendet tjera, duke përfshirë tatimin në fitim,

tatimin në të ardhurat personale, TVSH-ja dhe format tjera tatimore.

Për të promovuar një ambient më të mirë për investitorët, Bashkimi Demokratik për Integrim, gjatë mandatit

katërvjeçar do të angazhohet për zvogëlimin e kontributeve nga 32% aktualisht deri në 20% të bruto rrogave,

gjegjësisht, kontributet pensional do të zvogëlohen deri në 14% (nga 21.2% sa është aktualisht), kontributet

shëndetësore deri në 5% (nga 9.2% sa është aktualisht), dhe kontributet për punësim deri në 1% (nga 1.6% sa

është aktualisht). Me këtë do të zvogëlohen kostot e biznesit për punëtorët, me çka pritet efekt i drejtpërdrejtë

në rritje të punësimeve.

Politikat në sektorin bankar dhe financiar

Bashkimi Demokratik për Integrim do të promovojë rritjen e konkurencës dhe kualitetin e shërbimeve në

sektorin bankar dhe financiar. Kjo do të zvogëlojë koston e shërbimeve bankare dhe financiare. Gjithashtu, do të

insistojmë që kontratat me bankat të jenë transparente dhe të thjeshta. Do të angazhohemi për përmirësimin e

mundësive për financim të familjeve dhe ndërmarrjeve përmes lehtësimit të marrjes të kredive dhe ulje të

normave të interesit, si dhe zvogëlimin e kostove financiare për bizneset e vogla dhe të mesme. Gjithashtu do të

angazhohemi për kushte më të mira për financim të ndërmarrjeve eksportuese: kredi më të lira dhe aplikim të

instrumenteve të reja financiare (p.sh. faktoring).

Page 28: PROGRAMI 2008

26

PROGRAMI ZGJEDHOR

Tregu financiar- Tregu i letrave me vlerë

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet në zhvillimin e tregut të letrave me vlerë, e në

veçanti të aksioneve. Për këtë treg pak ka njohuri prandaj edhe shumë pak është i zhvilluar ndër

shqiptarët. Bashkimi Demokratik për Integrim këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë do ta zhvillojë

duke u ofruar investitorëve potencialë këshilla për investime me anë të këshilltarëve investicional të

licencuar- kuadër të cilin Bashkimi Demokratik për Integrim e ka përgaditur enkas për këtë qëllim. Këta

këshilltarë do të jenë në shërbim të popullatës edhe do t’i këshillojnë qytetarët pa kompensime, edhe për

çështje të tjera që kanë të bëjnë me tregun financiar në përgjithësi.

POLITIKA SOCIALE

Politika sociale dhe politika e punësimit do të fokusohen kryesisht në drejtim të realizimit të një barazie

sociale, zvogëlimit të varfërisë dhe rritjes së punësimeve. Bashkimi Demokratik për Integrim do të

angazhohet për rritje të efikasitetit institucional dhe ekonomik sipas parimeve të ekonomisë së tregut,

duke përfshirë të gjitha segmentet sociale si: kujdesi social (rastet sociale, kujdesi për fëmijët dhe

pleqtë); sigurimi social (papunësia dhe pensionimi); dhe kujdesi dhe sigurimi shëndetësor (si pjesë

integrale e reformave të përgjithshme në shëndetësi).

Kujdesi dhe sigurimi social do të fokusohet në drejtim të racionalizimit të transfereve buxhetore për

raste fiktive, me qëllim që të çlirojë ndihmë më të madhe për rastet reale, në një anë, dhe të stimulojë

punësimet në anën tjetër. Sa i përket përkujdesjes së fëmijëve dhe pleqve, kjo do të organizohet në nivel

komunal, si formë më efikase për këtë çështje.

Sigurimi pensional duhet të funksionojë në bazë të parimeve të ekonomisë së tregut me qëllim që të jetë

më efikas dhe të çlirojë ngarkesën buxhetore që aktualisht alimentohet nga transferet buxhetore në

fondin pensional. Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për etablimin e pensionit minimal.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për politikë proaktive të punësimit: përkrahje dhe

lehtësime buxhetore për vetëpunësim, punësime të reja në vendet më të pazhvilluara dhe punësime të

të rinjëve, si dhe për trajnime dhe edukime të vazhdueshme për kuadrot sipas nevojave të tregut, si dhe

masat tjera motivuese për rritje të punësimeve.

Page 29: PROGRAMI 2008

27

PROGRAMI ZGJEDHOR

BUJQËSIA

Bujqësia në Maqedoni kryesisht është tradicionale dhe e organizuar në baza individuale dhe familjare. Pasi që ky

sektor luan rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit (përbën 12% të BPV dhe 18% të numrit të përgjithshëm të

të punësuarve, ndërsa në eksport merr pjesë me 19%), Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për

modernizimin e këtij sektori dhe vënien e tij në funksion të zhvillimit ekonomik.

Synim kryesor i Bashkimit Demokratik për Integrim është që të zhvillojë sektorin e bujqësisë që jetë konkurrues

në tregun rajonal dhe atë europian. Gjithashtu, duke pasur parasysh rëndësinë e zhvillimit të bujqësisë në

procesin e integrimit në Unionin Europian, Bashkimi Demokratik për Integrim do të synojë që strategjia dhe

reformat institucionale, politike dhe legjislative në sektorin e bujqësisë të jenë në harmonizim me standartet

europiane. Rrjedhimisht, Bashkimi Demokratik për Integrim do te angazhohet që institucionet shtetërore dhe

sektori i bujqësisë të jenë të përgatitur për procesin e integrimit ne Unionin Europian; për përmirësimin e

përkrahjes buxhetore sipas nevojës së sektorit të bujqësisë; dhe për rregullimin e sektorit dhe politikave në

sektorin e bujqësisë qe do të mundësojnë zhvillimin e sektorit privat dhe funksionimin e tregut në sektorin e

bujqësisë.

Përgatitja për plotësimin e standardeve të Unionit Europian dhe qasje në fondet për para-

anëtarësim në Unionin Europian

Ndërtimi i institucioneve dhe përgatitje e trajnimeve për bujqit dhe pjesëmarrësit tjerë në sektorin e bujqësisë që

të aplikojnë në fondet e Unionit Europian për asistencë të zhvillimit të sektorit rural (EU IPARD), ku janë të

paraparë mbi 30 milion euro për katër vitet e ardhshme. Ndërsa, ndihmat e ndryshme, lehtësimet tatimore

dhe investimet e huaja në sektorin e bujqësisë do të arrijnë mbi 100 milion euro në katër vitet e ardhshme.

Përmirësimi i përkrahjes buxhetore sipas nevojës së sektorit të bujqësisë

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet në tre shtylla: përmirësimin e kualitetit, strukturës dhe

rritjes të subvencioneve nga buxheti për bujqësinë.

Përmirësimi i kualitetit do të arrihet duke: alokuar subvencione në bazë sistematike që do të mundësojë

planifikim adekuat nga bujqit, rritjen e produktivitetit dhe modernizim të teknologjisë, si dhe duke përmirësuar

infrastrukturën rurale.

Përmirësimi i strukturës së subvencioneve dhe përkrahjes buxhetore do te arrihet me: riorientim të ndihmave

drejt përforcimit të institucioneve dhe rritjen e produktivitetit sipas modelit të Unionit Europian.

Page 30: PROGRAMI 2008

28

PROGRAMI ZGJEDHOR

Në koordinim me modernizimin e përkrahjes buxhetore dhe subvencioneve, gjatë mandatit katërvjeçar

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për rritje të përkrahjes buxhetore deri në 1.5% e BPV në

nivel vjetor, dhe me këtë të jetë afër mesatares së Unionit Europian dhe vendeve të reja anëtare te Unionit

Europian.

Përkrahje buxhetore e ekuilibruar rajonale për bujqësi

Duke respektuar parimet e lartpërmendura dhe duke u bazuar në praktikat më të mira të politikave rajonale të

bujqësisë të Unionit Europian, Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet fuqimisht për respektimin e

parimit rajonal që të sigurojë që përkrahja buxhetore dhe subvencionet ndahen në mënyrë transparente dhe

objektive në gjithë territorin e Maqedonisë. Me këtë do të garantojmë mundësi të barabarta për zhvillimin e

bujqësisë në të gjithë pjesët e Maqedonisë që do të ketë efekt plotësues politik duke pasur parasysh karakterin

multietnik të shtetit dhe gjendjen sociale në Maqedoni.

Masat për zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet në modernizimin dhe zhvillimin e mëtejmë të sektorit të

bujqësisë dhe blegtorisë, duke zbatuar këto masa:

- Insistim në kualitet dhe çmim të volitshëm për lëndët e para;

- Rregullim të pronësisë së tokave bujqësore (menaxhim transparent i tokave shtetërore dhe

rregullimi i kadastrit për toka bujqësore);

- Implementim rigoroz të standardeve për ushqim të shëndoshë;

- Ndërtim të sistemeve të qëndrueshme për ujitje;

- Përkrahje të zhvillimit të farmave familjare, asociacioneve farmere dhe korporatave bujqësore,

dhe

- Stimulim të kulturave strategjike të vendit si: duhani, verërat, perimkulturat dhe mishi i

qengjit, me vëmendje të veçantë promovimit të bio-produkteve.

ENERGJETIKA

Nevojiten ndryshime të thella në politikën energjetike për të shfrytëzuar energjense të pastra dhe për të

promovuar kursim dhe efikasitet energjetik.

Energjetika paraqet një segment të rëndësishëm ekonomik, prandaj në periudhën që vijon Bashkimi Demokratik

për Integrim do të synojë ristrukturim, liberalizim dhe privatizim të sektorëve energjetikë në bazë të direktivave

të Unionit Europian dhe parimeve të ekonomisë së tregut. Gjithashtu, orientim kryesor në reformat dhe

politikën në energjetikë do të jetë evitimi i monopolizimit të sektorit, si dhe disenjim i sistemit të energjetikës në

Page 31: PROGRAMI 2008

29

PROGRAMI ZGJEDHOR

segment që duhet të rregullohet dhe atë që liberalizohet, dhe kjo qasje do të respektohet në tre sektorët

energjetikë (elektrik, gaz dhe naftë). Reformat në disenjimin e sistemit energjetik konzistent me rekomandimet

e Unionit Europian synojnë harmonizimin me Unionin Energjetik të Europës Jug-lindore, si ‘paradhomë’ e

integrimit në tregun energjetik të Unionit Europian.

Me qëllim të funksionimit efikas të sistemit energjetik, do të përkrahet funksionimi i sistemit rregullator

energjetik, i cili ka për detyrë të rregullojë tregun. Gjithashtu do të përkrahet liberalizimi i segmentit energjetik i

cili do të bazohet në parimet e konkurrencës në tregun e hapur rajonal, ndërsa do të vazhdojë përkrahja e pronës

dhe kontrollit shtetëror në të ashtuquajturin ‘monopol natyror’, ku për shkak të karakterit të veprimtarisë së tyre

(‘infrastrukturës energjetike’: përcjelljes të rrymës energjetike, gaz dhe naftë- sjellësit) nuk mund të ketë

konkurrencë dhe në raste të tilla shteti do të interesohet për qasje të barabartë dhe jodiskriminuese për çdo

shfrytëzues potencial të rrjetit energjetik.

Në sistemin e energjetikës janë të rëndësishme projektet ndërkombëtare të cilat e lidhin sistemin tonë

energjetik me ato rajonale dhe ndërkombëtare, gjegjësisht, vendit tonë i japin karakter të rëndësishëm gjeo-

strategjik në projektet interkontinentale që lidhin lindjen me perëndimin, gjegjësisht Azinë me Europën dhe

Amerikën.

Duke pasur parasysh faktin që vendi ynë është neto-importues i energjisë dhe standartet për mbrojtje të

ambientit jetësor, Bashkimi Demokratik për Integrim do të fokusohet në përkrahjen e projekteve për zhvillim të

burimeve alternative të energjisë (të diellit dhe erës).

Sektori elektro-energjetik

Në drejtim të rritjes së kualitetit dhe sigurisë të furnizimit me energji elektrike do të përkrahim modelin që është

në pajtim me rekomandimet dhe standartet e Unionit Europian. Më tutje përcaktimi është që shteti edhe më

tutje të menaxhojë me infrastrukturën elektro-energjetike, duke mbajtur transmetimin dhe operacionet ne

tregun e energjetikës, ndërsa do të mundësojë konkurrencën dhe ndërhyrjen e sektorit privat në prodhimin e

energjisë elektrike. Meqë, Maqedonia është importues i energjisë elektrike, në të ardhmen Bashkimi Demokratik

për Integrim do të përkrahë investime të reja në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike. Në sferën

e prodhimit të energjisë elektrike aktivitetet do të shtrihen në dy drejtime edhe atë: në drejtim të aktivizimit të

kapitalit privat për ndërtimin e kapaciteteve të mëdha prodhuese, dhe në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve të

vogla prodhuese. Në sistemin e termocentraleve do të mundësohen projekte private, ndërsa në hidrocentralet

do të shfrytëzohet koncepti i koncesionimit të resurseve ujore dhe gjithmonë si opsion optimal do të preferohen

projektet PPP (partneriteti publik dhe privat). Gjithashtu, do të stimulohen investimet në pako të

hidroelektranave të vogla, që pritet të ketë ndikim pozitiv ekonomik edhe në nivel lokal dhe më gjerë duke pasur

parasysh reliefin kodrinor-malor dhe pasurinë me ujë në vendin tonë. Projekte të ngjashme mund të zhvillohen

Page 32: PROGRAMI 2008

30

PROGRAMI ZGJEDHOR

për elektranat me gaz, stacionet ko-gjenerative me gaz për energji elektrike dhe nxehtësi dhe burimet

alternative me energji eolike (të erës).

Me qëllim të rritjes të sigurisë me furnizim të energjisë elektrike do të përkrahen projektet për ndërtim të

lidhjeve me shtetet fqinje për përcjellje të energjisë elektrike.

Sektori i gazit natyror

Gazi natyror është një pasuri e cila, në vendet e zhvilluara ka një gamë të gjerë të shfrytëzimit, duke filluar nga

amvisëritë e deri tek kapacitetet e mëdha industriale dhe paraqet një alternativë energjetike kundruall energjisë

elektrike dhe energjisë së fituar nga nafta dhe derivatet e saj. Bashkimi Demokratik për Integrim do të

angazhohet në zhvillimin e rrjetit të gaz-sjellësit edhe në Maqedoninë Perëndimore, gjegjësisht korridorit 8, dhe

pastaj të vazhdojë edhe modernizimi i përcjellësit të gazit natyror edhe në Kosovë dhe në korridorin 10. Kjo

është me rëndësi, për shkak se në këtë mënyrë do të mundësohet gazifikimi i më shumë qyteteve. Pra,

amvisëritë dhe kapacitetet industriale do të kenë mundësi alternative të shfrytëzimit të energjisë.

Sektori i naftës dhe derivateve të naftës

Duke u nisur nga fakti që Maqedonia nuk disponon rezerva natyrore të naftës, por ka rafineri të përpunimit të

naftës me kapacitet rajonal, Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet në liberalizim të mëtutjeshëm

në tregun e derivateve të naftës dhe harmonizim me standardet evropiane, me qëllim të hapjes së

perspektivave për prodhim të derivateve të naftës dhe eksport në rajon. Ndërsa në projektet rajonale për

përcjelljen e naftës do të synohet në ndërtimin e naftë-përçuesit për Kosovë, që do të sigurojë përparësi

komparative për naftën e prodhuar në vendin tonë (në rafinerinë e Shkupit). Kështu, synimi përfundimtar është

përmirësimi i pozicionit të vendit tonë në tregun e naftës në rajonin e Europës Jug-Lindore.

TURIZMI

Turizmi paraqet një potencial të rëndësishëm ekonomik të vendit, që aktualisht është i pashfrytëzuar. Andaj, në

të ardhmen Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet në zhvillimin e turizmit si sektor për

përmirësimin e imazhit të vendit në drejtim pozitiv. Në këtë drejtim, do të përkrahen investime në zhvillimin e

infrastrukturës dhe kapaciteteve turistike dhe gjithashtu do të përkrahen politikat për standarde dhe kualitet të

shërbimeve turistike. Gjithashtu, do të zgjerohet portofoli i ofertës turistike me zhvillim të rrjetit të turizmit

alternativ, krahas atij tradicional. Me qëllim të promovimit të vendit si destinacion i preferuar turistik, do të

angazhohemi në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit dhe bashkëpunimi rajonal dhe bilateral për qasje të

përbashkët në zhvillim dhe promovim të turizmit.

Page 33: PROGRAMI 2008

31

PROGRAMI ZGJEDHOR

4. INFRASTRUKTURA, URBANIZMI DHE TELEKOMUNIKIMI

ZHVILLIM ME LIBERALIZIM, INVESTIME DHE MODERNIZIM

Koncepti zhvillimor i Bashkimit Demokratik për Integrim, në sferën e infrastrukturës, urbanizmit,

transporteve dhe komunikimeve elektronike bazohet në dy shtylla të rëndësishme: krijimit të klimës së

volitshme investuese dhe përshtatjes së legjislacionit të nevojshëm.

Implementimi i standarteve dhe legjislacionit europian do të jenë gjithashtu ndër synimet kryesore që

Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë në agjendën qeverisëse, duke promovuar politikën e

tregtisë së lirë dhe plotësisht të liberalizuar, në mënyrë që të stimulojë konkurrencën dhe të krijojë

konceptin e mosdiskriminimit, sidomos duke luftuar monopolizimin e shërbimeve dhe krijimin e

kompanive të favorizuara. Kjo do të ndikojë që qytetarët e Maqedonisë të kenë shërbime më kualitative

dhe me të lira të të gjitha llojeve, duke ngritur standartin dhe kualitetin e kushteve të tyre të jetesës.

Aspekti kryesor i politikës ekonomike në këto lëmi do të jetë nxitja e investimeve të jashtme duke krijuar

të gjitha lehtësimet ligjore dhe procedurale në dobi të investitorëve potencialë dhe duke ofruar projekte

realisht të arsyeshme ekonomike me objektiv të realizimit të investimeve kapitale , sidomos ato të

infrastrukturës rrugore (korridorit 8 dhe 10).

Veçanërisht i rëndësishëm do të jetë transformimi dhe strukturimi i ndërmarrjeve që administrojnë

shërbime publike duke vënë theks të veçantë në shërbimet e transportit ajror dhe kontrollit të

fluturimeve civile si dhe menaxhimit me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore

magjistrale dhe regjionale. Gjithashtu rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe reformimit të plotë të

ndërmarrjeve që administrojnë me shërbimet postare dhe ato hekurudhore duke bërë që këto të jenë

funksionale, profitabile, ekonomikisht të qëndrueshme dhe në shërbim të qytetarëve, konform me

standardet europiane.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto fusha do të krijojë një administrim publik efikas, funksional

dhe në përputhshmëri me standartet e Unionit Europian, në mënyrë që shfrytëzimi i mjeteve buxhetore

të jetë racional, në pajtueshmëri me nevojat, dhe do të kujdeset që investimet buxhetore të kenë

shpërndarje proporcionale dhe adekuate.

Page 34: PROGRAMI 2008

32

PROGRAMI ZGJEDHOR

Reformimi i mënyrës së menaxhimit të mirëmbajtjes së rrugëve, transformimi dhe koncesionimi i

shërbimeve të aeroporteve si dhe transformimi dhe modernizimi i shërbimeve postare janë të

domosdoshme për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës dhe për të ndjekur zhvillimin e gjithëmbarshëm të

ekonomisë për rritje të mirëqenies të qytetarëve.

INTEGRIM REAL NËPËRMJET TË INFRASTRUKTURËS

Zhvillimi i infrastukturës është një parakusht për mundësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve që

do të kontribuonte në integrimet rajonale si prioritet yni në përputhshmëri me politikën e Unionit

Europian. Rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë ndërtimit dhe modernizimit të sistemit të rrjetit

infrastukturor, në radhë të parë infrastukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike me Shqipërinë,

Kosovën dhe Bullgarinë, që mungon për shkak të ndikimit të politikës dhe strategjisë së ish-Jugosllavisë

dhe Maqedonisë së mëparshme, për neglizhim të lidhjeve me këto shtete. Bashkimi Demokratik për

Integrim në asnjë mënyrë nuk do të lejojë ndërrimin e traseve të Korridorit 8 të iniciuara nga qeveria

2006-2008.

Ne do të iniciojmë një projekt për fillim të realizimit të terminalit mutlimodal (nyje e transportit rrugor,

hekurudhor dhe ujor) në Strugë, vazhdimi i punëve me dhënie të mundshme me koncesion të

infrastukturës rrugore të korridorit 8, me realizimin e aksit të ashtuquajtur “Rruga e Arbërit”, dhe lidhje

me autostradë me Kosovën. Theks të veçantë do të ketë hapja e kalimeve kufitare të reja dhe

modernizimi i kalimeve ekzistuese sipas kërkesave dhe standardeve të Unionit Europian.

URBANIZIM PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për urbanizimin e vendbanimeve të paurbanizuara,

sidomos në hapësirat rurale, për legalizimin e objekteve të “egra” në përputhje me planet urbanistike të

komunave duke vendosur marrëdhënie të mirëfillta institucionale në mes pushtetit qendror dhe vendor,

që secili pushtet të veprojë në mënyrë efikase sipas kompetencave të caktuara me ligj.

Do të urbanizojmë lagjet e paurbanizuara në komunat të cilat kanë pasur probleme në këtë drejtim për

shkak të mospërfilljes dhe mossjelljes të planeve urbanistike nga pushteti i kaluar. Masa konkrete do të

ndërmerren duke pasur kujdes në një zhvillim urbanistik të planifikuar afatgjatë me projekte për

shkarkimin e ujërave urbane, pikave për grumbullim të mbeturinave të ngurta dhe ndërtimit të

hapësirave të gjelbërta publike.

Page 35: PROGRAMI 2008

33

PROGRAMI ZGJEDHOR

TELEKOMUNIKACIONI HAPËRON ME KOHËN

Në shekullin e 21të Telekomunikacioni dhe Informatika konsiderohen si lëmitë më përparimtare dhe

vlerë e shtuar në shoqëri. Në Republikën e Maqedonisë kuadrot shqiptare do të gjejnë vendin e tyre në

këto dy lëmi posaçërisht duke e pasur parasysh faktin që në vitet e kaluara janë arsimuar kuadro si në

vend ashtu edhe jashtë vendit. Me inkuadrimin në këto lëmi do të mundësohet edhe zënia e hapit me

vlerat dhe teknologjitë e reja të këtij shekulli, gjë që ka si rezultat edukimin, modernizimin si dhe

zhvillimin ekonomik të popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

Digjitalizimi i të gjitha komunave

Me këtë projekt, Bashkimi Demokratik për Integrim ka për qëllim që të digjitalizojë të gjitha komunat

shqiptare në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht të kryhen shërbimet komunale në mënyrë

elektronike, gjë kjo që do t’ua lehtësonte dhe përshpejtonte procedurat administrative qytetarëve në

këto komuna edhe njëkohësisht do t’i motivonte qytetarët të përdorin më shumë internetin dhe

kompjuterët personalë, dhe njëkohësisht të shprehin vetë-interesim për teknologjitë e reja (gjë që do ta

përshpejtojë vetë-arsimimin në këtë lëmi). Gjithashtu, Internet infrastruktura e krijuar në këtë mënyrë

do t’u mundësonte qytetarëve të këtyre komunave edhe komunikim me internet dhe telefoni nëpërmjet

të internetit me botën e jashtme me çmime simbolike.

Qytezë Digjitale (Digital City) – Qendër teknologjike në të cilën do të koncentrohen

kompanitë e ICT-së

Sipas parashikimeve tona, me këtë projekt do të ndërtohet një qendër teknologjike ku do të

koncentrohen të gjitha IT kompanitë që janë prezent në Republikën e Maqedonisë si dhe ato që kanë

shprehur interes për prezencë në vendin tonë. Ky projekt do të ketë lokacionin në mes të qytetit të

Shkupit dhe Tetovës në mënyrë që t’u mundësohet kuadrove shqiptarë nga kjo lëmi afërsia gjeografike e

kompanive si dhe studentëve të universiteteve të Tetovës mundësia e inkuadrimit në punë praktike në

këto kompani, dhe njëkohësisht do ta përshpejtojë zhvillimin ekonomik të këtij rajoni.

Një operator mobil dhe internet i fokusuar në Maqedoninë perëndimore

Duke u nisur nga zhvillimi global teknologjik dhe rëndësia e komunikimit, Bashkimi Demokratik për

Integrim do të angazhohet për instalimin e një operatori mobil dhe internetit i cili do të fokusohet më së

shumti në Maqedoninë perëndimore, dhe njëkohësisht do të stimulohet të heqë roaming-un ndërmjet

Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Page 36: PROGRAMI 2008

34

PROGRAMI ZGJEDHOR

Shkollimi i kuadrove në telekomunikacion i përmbajtur me projekt për formimin e PPP

(Partneritetit Privat dhe Publik)

PPP mundëson kombinimin e interesave shoqërore dhe kompanive private që në bashkëpunim të

ngushtë të shkollohen kuadrot e nevojshme të këtyre kompanive me ofrimin e praktikës së punës si dhe

financimin e pjesërishëm apo të plotë nga ana e kompanive. Bashkimi Demokratik për Integrim

fuqishëm do të mbështesë stimulimin e kuadrove të reja për shkollim në sferën e telekomunikacionit

dhe veçanërisht do të mbështesë format e këtilla të partneritetit, duke i llogaritur ato si mundësi dhe

shanse për shkollim, sidomos për nxënësit të cilët, pavarësisht dëshirës, nuk kanë mundësi për shkollim.

Wireless internet Access për fakultetet dhe konviktet

Për studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Europës Jug-Lindore në Tetovë ne

do të mundësojmë qasjen falas në internet për qëllime shkencore. Ata gjithashtu do të kenë qasje në

internet të instaluar edhe nëpër konviktet studentore.

Më shumë shqiptarë në Rregullatorët për mbikëqyrjen e tregut të komunikimit

elektronik

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet që kuadrot e krijuara në vitet e fundit të

inkuadrohen në institucionet profesionale të kësaj lëmie, gjë që do t’u mundësojë të diplomuarve të rinj

të kenë qasje në institucionet e vendit si dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin e komunikimit

elektronik dhe njëkohësisht edhe rajonal dhe ekonomik në Republikën e Maqedonisë. Në këtë mënyrë do

të vazhdonte edhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit për prezantimin adekuat të shqiptarëve në

institucione.

Mobile Number Portability (MNP)

Bartja e numrave të telefonave mobil nga një operator ne tjetrin duke e mbajtur të drejtën e numrit të

njëjtë. Me këtë hap kontribuohet në zhvillimin e konkurencës së mirëfilltë në lëmin e telefonisë mobile.

Page 37: PROGRAMI 2008

35

PROGRAMI ZGJEDHOR

SHOQËRI INFORMATIKE DHE MEDIA (E-SOCIETY AND MEDIA)

Stimulimi i rritjes së shfrytëzimit të internetit nga ana e popullatës shqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim është i vetëdijshëm se popullata shqiptare në Maqedoni akoma ka

mundësi të kufizuara të shfrytëzimit të internetit. Prandaj, ne do të punojmë për stimulimin e

shfrytëzimit të internetit. Këtë do ta arrijmë posaçërisht përmes inkuadrimit të shkollave fillore dhe të

mesme në gjuhën shqipe në lëminë e informatikës nëpërmjet të programeve arsimore të organizuara në

bashkëpunim të ngushtë me kompanitë e ICT-së.

Hapja e qendrave publike për Teknologji Informatike

Në të gjitha qytetet në Maqedoninë perëndimore do të hapim Qendra publike për Teknologji Informatike

(IT). Këto qendra do të mundësojnë interaksionin dhe diskutimin për tema që janë interesante për të

rinjtë. Në këto qendra do të ketë lojëra por edhe programe edukative për të gjitha gjeneratat, ndërsa do

të ketë mbikëqyrje nga menaxherët për të siguruar se nuk keqpërdoret hapësira e ofruar. Aty mund të

vijnë të rinjtë dhe të moshuarit, meshkujt dhe femrat, nga cilado sferë sociale, për t’u njohur me botën e

kompjuterëve.

Përmes shfrytëzimit të qendrave publike për teknologji Informatike qytetarët do të arrijnë të rrisin

nivelin e përgatitjes për kyçje në ekonominë e tregut dhe të përsosin dituritë e tyre kompjuterike dhe të

krijojnë raporte pozitive brenda lagjeve ku jetojnë.

Njohuri informatike

Për shkak të rëndësisë së madhe që ka njohuria e shkencave të komunikimit në Europë dhe në botë,

Bashkimi Demokratik për Integrim do të propozojë rritjen e orëve të informatikës nëpër shkollat fillore

dhe ato të mesme.

Bursa për më të mirët

Do të sigurojmë më së paku 1000 bursa për studime të rregullta dhe pasdiplomike në lëminë e

informatikës dhe telekomunikacionit në vend dhe jashtë për studentët shqiptarë.

Page 38: PROGRAMI 2008

36

PROGRAMI ZGJEDHOR

Radio stacion universitar

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për themelimin e një radiostacioni Universitar me

koncesion nacional i cili do të kishte mundësuar informimin e studentëve të të dy Universiteteve si dhe

do të përmbante programe të tjera kulturore, informative dhe njëherit do të kontribuonte në ngritjen e

përgjithshme dhe informimin e popullatës shqiptare (themelues mund të jetë edhe fakulteti i gazetarisë

ku njëherit studentët-gazetarë të ardhshëm do të bëjnë hapat e parë në këtë lëmi)

Film City

Krijimi i një qyteti të filmit në një komunë shqiptare e cila do të ngrit imazhin e komunës dhe

njëkohësisht do t’u mundësojë inkuadrimin e kuadrove nga lëmia e filmit dhe mediumeve. Me këtë

projekt është paraparë që investorët e jashtëm të cilët kanë shprehur interes për një investim të këtillë,

të bëjnë produksionin e filmave të animuar, dokumentar, udhëpërshkrues, seriale etj, po edhe pjesët e

tjera nga kjo industri siç janë: montazhi, toni etj të kompletohen në Maqedoni dhe të distribuohen në

vendet e Europës perëndimore dhe SHBA.

Themelimi i fakultetit për Teknologji Informatike dhe Telekomunikacion në njërin prej

universiteteve ose formimi i një instituti të pavarur në gjuhën shqipe

Ky institucion do të përmbante së paku dy degë:

Dega e Telekomunikacionit

Dega e Informatikës

ii) Informatika ekonomike

iii) Informatika aplikative (industry software development)

Me këtë do të përshpejtohet inkuadrimi i të rinjve (studentëve) shqiptarë në lëmenjtë më të kërkuara të

këtij shekulli si dhe inkuadrimi i tyre në kompanitë multinacionale të cilat prej dite në ditë e zmadhojnë

prezencën e tyre në rajonin e Europës jug-lindore.

MTV2 të vendoset në satelit në territorin e Evropës

Page 39: PROGRAMI 2008

37

PROGRAMI ZGJEDHOR

5. POLITIKA E JASHTME

INTEGRIMI NË NATO

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm beson se samiti i NATO-s në Bukuresht ishte një sukses i

madh për Ballkanin perëndimor. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në aleancën më të fuqishme

ushtarake është garanci për stabilizim afatgjatë të rajonit tonë.

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk ka alternativë. Ai duhet të ndodhë sa më shpejt. NATO nuk

është më vetëm një ideal i largët, por është realitet që do të jetësohet brenda pak muajve.

Nuk ka dyshim se anëtarësimi në NATO garanton siguri dhe stabilitet, përforcon demokracinë dhe

garanton investime të huaja, dhe fuqizon kapacitetet e sigurisë europiane. Anëtarësimi në NATO hapë

rrugën për anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit tonë në Unionin Europian. Bashkimi Demokratik për

Integrim, me të gjithë partnerët e vet do të angazhohet që të plotësohen të gjitha standartet të cilat i

kërkon aleanca veriatlantike, nga aspekti logjistik deri te sistemet e reformuara të mbrojtjes.

Bashkimi Demokratik për Integrim, si pjesëmarrëse në pushtetin ekzekutiv, dha kontribut të

pakontestueshëm për transformimin e Maqedonisë nga shteti-importues në shtet-eksportues të

sigurisë. Në këtë drejtim, ne si parti, plotësisht kemi përkrahur dhe vazhdojmë të përkrahim misionet

paqesore të aleancës veri-atlantike në Irak dhe Afganistan, si dhe misionin Eufor në Bosnje e

Hercegovinë. Si shtet aspirant për anëtarësim në NATO, ne fuqimisht përkrahim rolin e ri të aleancës

kudo në botë.

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqimisht beson se aksioni politik që duhet ta bëjnë të gjitha forcat

brenda disa muajve, duhet të rezultojë me anëtarësim të plotë në NATO.

INTEGRIMI NË UNIONIN EUROPIAN

Alternativa e vetme e Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi i plotë të Unionin Europian, si vatër e

paqes së qëndrueshme, lirisë dhe mirëqenies ekonomike. Europa e unitetit të diversiteteve, Europa e

pasuruar me dallime kulturore, historike dhe nacionale të cilat i respekton, është Europa të cilën ne e

synojmë.

Page 40: PROGRAMI 2008

38

PROGRAMI ZGJEDHOR

Europa është shtëpia ynë e përbashkët dhe një ndër prioritetet e angazhimit tonë politik. Për të

ndërtuar një shoqëri të lirë dhe stabile për të ardhmen, është i nevojshëm ndërtimi dhe ruajtja e paqes,

një ekonomi liberale dhe e zhvilluar dhe respektim i vlerave demokratike. Bashkimi Demokratik për

Integrim angazhohet për krijimin e institucioneve me qeverisje demokratike, për mbrojtjen e të drejtave

të njeriut dhe për ekonomi të lirë të tregut.

Në periudhën që vijon, Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për implementimin e plotë

të detyrimeve që Republika e Maqedonisë i ka marrë si pjesë e Marrëveshjes për Stabilizim e Asocim. Ne

në vazhdimësi kemi theksuar nevojën dhe kemi mbështetur të gjitha iniciativat për të vendosur një

dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës ndërmjet aktorëve politikë të të gjitha proveniencave lidhur me

çështjet madhore në Maqedoni. Arritja e konsensusit politik lidhur me çështjet kryesore dhe përfshirja e

partive nga pushteti dhe opozita në gjetjen e këtyre zgjidhjeve ka qenë dhe mbetet prioritet për partinë

tonë. Vetëm dialogu i mirëfilltë politik garanton funksionalitetin e institucioneve dhe çuarjen e procesit

politik përpara.

Në përputhje me kërkesat e Komisionit Europian e në drejtim të plotësimit të agjendës euro-integruese

të Maqedonisë, në periudhën e ardhshme, Bashkimi Demokratik për Integrim do të punojë dhe sigurojë

se:

- Ligji për polici do të implementohet në mënyrë efektive me ndryshimet e parapara;

- Reformat në gjyqësi do të implementohen në mënyrë efektive dhe do të forcohet

pavarësia dhe kapaciteti i përgjithshëm i sistemit juridik;

- Do të realizohet reforma e prokurorisë publike, pa ndikimin e politikës ditore;

- Inkuadrimi dhe avancimi i nëpunësve shtetërorë nuk është objekt i diktateve politike

dhe do të zhvillojë sistem të karrierës në bazë të meritave;

- Luftimi i papunësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës, në veçanti për rininë do të

vazhdojë me dinamikë më të madhe;

- Klima e biznesit do të përmirësohet përmes forcimit të shtetit ligjor, përforcimit të rolit

dhe mandatit të agjencioneve rregullatore dhe mbikëqyrëse.

Fillimi i negociatave për anëtarësim të plotë në Unionin Europian brenda vitit 2008 mbetet përkushtim

me prioritet për partinë tonë. Ne do të investojmë të gjitha energjitë tona për të siguruar se Maqedonia

do të fillojë negociatat për aderim në UE deri në fund të këtij viti dhe do të arrijë të bëhet anëtare e

Europës së bashkuar në afatin më të shkurtër të mundshëm kohor.

Page 41: PROGRAMI 2008

39

PROGRAMI ZGJEDHOR

POLITIKA E FQINJËSISË SË MIRË

Fqinjësia e mirë është një nga faktorët kryesorë për arritjen e paqes, sigurisë dhe mirëqenies së një

individi, familjeje, fshati, qyteti apo shteti. Ky parim universal, me vlerë dhe rëndësi globale, potencohet

edhe në kriteret për anëtarësim në NATO dhe UE. Parë nga këto aspekte, është esenciale për Republikën

e Maqedonisë, si shtet i ri dhe ende i brishtë, në një konstelacion të Ballkanit në tranzicion, të ketë

marrëdhënie sa më të mira me të gjithë fqinjët.

Për ne, kufijtë e së kaluarës- aty ku në të kaluarën popujt ndaheshin, sot duhet të shndërrohen në

pikëtakime të reja mes popujve të së tashmes dhe të së ardhmes. Me krijimin e perspektivës europiane

për të gjitha vendet e Ballkanit, kufijtë mes popujve bëhen ‘relativë’. Ideja e integrimit në strukturat

euro-atlantike ka si parakusht ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore. Bashkëpunimi i mirë

ndërmjet fqinjëve mundëson zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe forcon kapacitetet e shtetit për t’u

bërë konkurrent në Europë. Prandaj, ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të mira mes shteteve fqinje

është imperativ për Bashkimin Demokratik për Integrime.

Shteti i Kosovës- fqinj i ri i Maqedonisë

Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron si hap të duhur drejt

stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe Europës. Njohja e saj nga ana e Republikës së Maqedonisë duhet

të bëhet pa asnjë hezitim. Pavarësimi i Kosovës mbyll definitivisht procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë,

dhe çdo mbyllje definitive e një çështjeje madhore hap perspektiva të reja. Vendosja e raporteve të mira

me Kosovën është me rëndësi të madhe, jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por për të gjithë

qytetarët dhe për shtetin, si nga aspekti i sigurisë dhe stabilitetit, ashtu edhe nga interesi ekonomik dhe

strategjik. Njohja e Kosovës nga SHBA dhe shumica e shteteve të UE, angazhimi i NATO-s, politika e tyre

për fuqizimin e shtetit më të ri në botë dhe përcaktimi ynë si shtet për ndjekjen e kësaj politike në raport

me Kosovën, është udhërrëfyesi për politikën shtetërore në këtë drejtim. Përkrahja e stabilizimit të

Kosovës si shtet demokratik me ekonomi të zhvilluar prodhon siguri dhe stabilitet në Maqedoni dhe në

rajon, kontribuon edhe në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e investimeve në Maqedoni.

Interes i shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë dhe i shtetit në përgjithësi është që Maqedonia të

ndërtojë sa më shpejt raporte institucionale, diplomatike, ekonomike, tregtare e kulturore me shtetin e ri

të Kosovës, sepse kjo kontribuon në stabilitetin e dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi.

Mbështetja e implementimit të Planit Ahtisari nga ana ynë është me interes të dyfishtë për arsye se kjo e

afirmon modelin e Marrëveshjen e Ohrit dhe për shkak se këto dy marrëveshje janë komplementare.

Suksesi i Planit Ahtisari njëkohësisht do të thotë sukses i Marrëveshjes së Ohrit.

Page 42: PROGRAMI 2008

40

PROGRAMI ZGJEDHOR

Në këtë drejtim, si shtet fqinj i cili është përballur dhe vazhdon të përballet me sfida të ngjashme, ne do

të ofrojmë asistencën dhe eksperiencat tona në procesin e konsolidimit të demokracisë në shtetin e ri të

Kosovës. Ne jemi të gatshëm të vemë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona për të ndihmuar në

krijimin e raporteve të mira ndërfqinjësore të cilat do të mundësojnë një tregti, një këmbim dhe një

komunikim të lirë mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Raportet me Republikën e Shqipërisë

Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në NATO dhe

nënshkrimin e Marrëveshjes për Asocim dhe Stabilizim me Unionin Europian. Ne jemi të përkushtuar për

zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve me Republikën e Shqipërisë, ngritje kualitative të raporteve ndër-

shtetërore të cilat kanë qenë të ngrira në gjysmën e dytë te shekullit që lamë pas dhe bashkëpunim të

afërt në rrugëtimin e përbashkët drejt strukturave euro-atlantike. Republika e Shqipërisë është

dëshmuar, qysh nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë, si një shtet mik dhe përkrahës i stabilitetit

të Maqedonisë. Bashkimi Demokratik për Integrim do të punojë edhe më shumë në tejkalimin e

paragjykimeve të pabaza të bashkëqytetarëve tanë maqedonas ndaj Shqipërisë, për arritjen e një politike

bashkëkohore dhe europiane të integrimit rajonal, për ndërtimin e një infrastrukture moderne të

komunikimit që realisht mundëson lidhje organike mes dy shteteve që në një të ardhme të afërt do te

jenë së bashku në Unionin Europian.

Raportet me Republikën e Greqisë

Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret mbështetjen e Republikës së Greqisë, si shtet me anëtarësi

më të gjatë në NATO dhe UE, për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në këto struktura, politikë kjo e

dëshmuar me konkluzionet e Samitit të UE-së në Selanik dhe përkrahjen e Shqipërisë dhe Kroacisë për

anëtarësim në NATO. Për ne, Greqia është partner i dëshmuar dhe investitor i rëndësishëm në

ekonominë e Maqedonisë. Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për zgjidhje të kontesteve

aktuale me Republikën e Greqisë që do të mundësonte anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në

NATO dhe do të lehtësonte fillimin e negociatave për aderim në UE. Në zgjidhjen e kontesteve, Bashkimi

Demokratik për Integrim niset nga parimet që kompromisi i pritur nuk duhet të cenojë në asnjë mënyrë

karakterin multietnik të vendit tonë, ndjenjat etnike të bashkëqytetarëve tonë dhe ndjeshmërinë e

fqinjëve tonë ndaj aspektit historik, gjeografik dhe kulturor.

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron si prioritet të ngutshëm rregullimin e të gjitha temave

të hapura me fqinjin jugor si një ndër anëtaret më të vjetra dhe partner ekonomik i Maqedonisë, dhe do

të kërkojë që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për krijimin e një atmosfere më konstruktive për të

gjetur zgjidhjet e duhura.

Page 43: PROGRAMI 2008

41

PROGRAMI ZGJEDHOR

Qasja ynë konsiston në tezën se në këtë proces asnjëra palë nuk duhet të ndjehet e humbur ose e

ofenduar, por pas tejkalimit të problemeve të krijohet ambient për një bashkëpunim dhe solidarizim

mes fqinjëve për integrimet euro-atlantike në përgjithësi. Ne do të insistojmë për zgjidhje e cila askënd

nuk e vë në pozitën e të humburit apo fituesit, të të nënçmuarit apo të triumfuesit. Mbyllja e kontesteve

do të hapë një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe solidaritetit mes fqinjëve. Kjo do të kontribuojë në

zhvillimin e turizmit, lëvizjen e lirë të njerëzve, shkëmbimin mes nxënësve e studentëve si dhe zhvillimin

e mëtejshëm ekonomik.

Raportet me Republikën e Serbisë

Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret rrjedhën e demokratizimit të Serbisë dhe shpreson që

procesi i shkëputjes me të kaluarën që shkaktoi aq gjakderdhje dhe probleme në rajon të përfundojë sa

më parë, për të mirën e popullit të Serbisë në radhë të parë, dhe fqinjëve dhe Europës në përgjithësi. Sa

më shpejt që Serbia të pranojë realitetin e ri në Ballkan, aq më shpejt do të akomodohet me politikën

integruese europiane. Republika e Maqedonisë, si shtet kandidat për anëtarësim në UE dhe në prag të

anëtarësimit në NATO, do të kontribuojë dhe ndihmojë Serbinë në këtë drejtim. Rajoni në përgjithësi,

dhe Serbia në veçanti duhet të mësojnë nga procesi europian i cili nisi guximshëm nga gërmadhat e

Luftës së Dytë Botërore, bëri pajtimin e armiqësive shekullore për të arritur në një Union të partnerëve të

barabartë që po rritet dhe fuqizohet çdo ditë dhe më shumë në çdo aspekt. Serbia e demokratizuar dhe

europiane ndikon edhe në stabilizimin e Maqedonisë, tregtia e lirë dhe komplementariteti ekonomik i dy

shteteve rrit edhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Raportet me Republikën e Bullgarisë

Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret anëtarësimin e Bullgarisë në NATO dhe UE. Zhvillimi dhe

thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve në frymën e politikave europiane, të qenit së shpejti bashkë në

strukturat euro-atlantike, do të kontribuojë dukshëm në thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe

tejkalimin e disa problemeve aktuale. Falënderojmë shtetin bullgar për ndihmën e ofruar për integrim të

shtetit tonë në UE, dhe do të angazhohemi që në të ardhmen të punojmë së bashku në ndërtimin e

infrastrukturës rrugore dhe energjetike në mes dy vendeve e cila do të mundësonte qarkullimin e lirë të

njerëzve dhe mallrave. Jemi të interesuar që projektet e planifikuara të Korridorit 8 dhe AMBO-s t’i

realizojmë së bashku. Deri në anëtarësimin tonë në UE, jemi të bindur që Bullgaria si anëtare do të

punojë në dhënien prioritet të këtyre projekteve me rëndësi të madhe për ne.

Page 44: PROGRAMI 2008

42

PROGRAMI ZGJEDHOR

6. ARSIMI

ARSIMIM CILËSOR PËR TË GJITHË

Arsimimi kualitativ, hulumtimet shkencore dhe teknologjia informatike janë çelës për shoqërinë në shekullin

XXI. Bashkimi Demokratik për Integrim do të realizojë një model të arsimimit me shanse të barabarta për të

gjitha grupet etnike, sociale dhe gjinore. Për ta arritur këtë, ne do të iniciojmë një pakt për arsim që do t’i

përfshijë politikanët, shoqërinë civile dhe profesionistët me efekte që do të avancojnë legjislacionin përkatës.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të sigurojë ndarjen e librave shkollorë falas për fëmijët nga familjet me

shumë anëtarë dhe për fëmijët nga familjet e skamura. Për fëmijët më të talentuar që vijnë nga këto familje do

të disenjohet edhe program i financimit për t’u mundësuar që të vazhdojnë arsimimin e mesëm dhe lartë.

Bashkimi Demokratik për Integrim kujdes të veçantë do t’u kushtojë fëmijëve të dëshmorëve dhe invalidëve të

luftës. Për ta do të krijohet një fond që do të sigurojë ndarjen e librave shkollorë falas si dhe bursa për shkollim të

mesëm dhe universitar.

Politika arsimore e Bashkimit Demokratik për Integrim do të vazhdojë me kursin të cilin ne e kemi ndjekur gjatë

mandatit tonë qeveritar.

ARSIM TË REFORMUAR DHE TË DECENTRALIZUAR

Bashkimi Demokratik për Integrim do të fuqizojë procesin e decentralizimit në arsim dhe do ta pasurojë atë me

iniciativa të shumëllojshme në partneritet me komunat, për të siguruar një decentralizim funksional,

financiarisht të mbështetur në përputhje me synimet e një shoqërie vizionare dhe të orientuar drejt cilësisë.

Do të angazhohemi për mbështetje adekuate buxhetore për investimet kapitale si në shkollimin fillor, poashtu

edhe në rishikimin e rrjetit me qëllim të përshtatjes së tij me obligimin ligjor për shkollim të mesëm të obliguar.

Ky proces do të realizohet në partneritet me komunat dhe shkollat si dhe me sindikatat, duke orientuar politikat

zhvillimore arsimore në përputhje me nevojat e nxënësit dhe me kërkesat e tregut të punës.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të mobilizojë veprimtarinë e vet për implementim në kohë të maturës

shtetërore si instrument i përmirësimit të kualitetit dhe të transparencës në vlerësimin e dijës në përputhje me

konceptin tanimë të aprovuar, duke e përcjellë këtë me vazhdimin dhe rrumbullakësimin e reformës korikulare,

Page 45: PROGRAMI 2008

43

PROGRAMI ZGJEDHOR

në drejtim të shkarkimit të programeve mësimore (korikulume të integruara) dhe të shtimit të lëndëve

zgjedhore në llogari të atyre të detyrueshme në përputhje me nevojat e nxënësve.

Për ne është prioritet ndryshimi i Ligjit për standartin e nxënësve dhe të Ligjit për teknikën popullore me qëllim

të orientimit të mjeteve kah pushteti lokal, për t’ua krijuar atyre instrumentet minimale për stimulim të

nxënësve të talentuar dhe garave lokale apo rajonale si metodë e motivimit për zbulimin e talëntëve të rinj në

çdo fushë.

MBROJTJA E AUTONOMISË UNIVERSITARE

Bashkimi Demokratik për Integrim do të punojë në përmirësimin e Ligjit për arsim të lartë në funksion të forcimit

dhe mbrojtjes së autonomisë universitare dhe lirisë akademike. Implementimi i plotë dhe në kohë i Ligjit për

arsim të lartë do të konsolidojë arsimin e lartë në përgjithësi dhe çdo institucion veç e veç, në përputhje me

dispozitat ligjore. Duke u nisur nga cilësia e arsimit si interes madhor publik, ne do të rishqyrtojmë rrjetin e

arsimit të lartë duke marrë si kriter bazë këto parime: mbi bazën e evaluimit të jashtëm nga institucione me

kredibilitet, do të shpallim rangimin e institucioneve të veçanta, për nga kualiteti dhe në përputhje me këtë, në

fazën e dytë do të bëjmë rishikimin e politikave financiare të institucioneve të arsimit të lartë, në bazë të cilësisë

së tyre si kriter duke mos i përjashtuar as institucionet private nga kjo konkurrencë. Detyra jonë në këtë fushë do

të jetë që, në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe të koncepteve zhvillimore të qeverisë dhe shoqërisë, të

zgjerojmë rrjetin e arsimit të lartë si dhe të pasurojmë me fusha të reja institucionet ekzistuese, gjithmonë në

bazë të kritereve dhe standardeve të nevojshme.

TEKNOLOGJIA E RE- PARAKUSHT PËR ZHVILLIM

Bashkimi Demokratik për Integrim do të rishikojë në tërësi projektin e kompjuterizimit të shkollave, duke e

përshtatur dinamikën e realizimit të tij me përgatitjen paraprake infrastrukturore dhe kadrovike si dhe në bazë

të konceptualizimit të mirëfilltë pedagogjik.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të përgatisë Ligjin për shkencë dhe zhvillim teknologjik që do të

sublimonte të dy ligjet ekzistuese, me qëllim të vënies së kësaj veprimtarie në funksion të zhvillimit më të

shpejtë ekonomik dhe avancimit teknologjiko-inovativ. Forcimi i kompetencave të sektorëve përkatës për këto

fusha dhe vënien në shërbim të potencialit tonë administrativ për kyçje sa më të plotë në projektet e Unionit

Europian dhe shtimit të mobilitetit të studentëve dhe arsimtarëve në këtë kontekst.

Page 46: PROGRAMI 2008

44

PROGRAMI ZGJEDHOR

7. SHËNDETËSIA

MBROJTJE SHËNDETËSORE PËR TË GJITHË

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se sistemi efikas shëndetësor është ndër elementet më të

rëndësishme për ruajtjen e shëndetit, paqes sociale dhe barazisë mes gjithë qytetarëve. Ne

angazhohemi që qytetarëve, pa dallim vendlindjes, vendqëndrimit, grupmoshës apo statusit social t’u

sigurojmë shërbim shëndetësor kualitativ dhe të disponueshëm.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për një sistem shëndetësor që do të ofrojë mbrojtje

cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët përmes:

− zhvillimit të një politike të mirëfilltë shëndetësore;

− identifikimit, përcjelljes dhe parandalimit të problemeve shëndetësore;

− zbatimit të reformave dhe legjislacionit në lëmin e shëndetësisë;

− sigurimit të infrastrukturës cilësore shëndetësore;

− arsimimit të qytetarëve dhe ngritjes së vetëdijes për një kulturë dhe përgjegjësi

shëndetësore më të madhe.

REFORMA PËR NGRITJE TË CILËSISË TË SHËRBIMEVE MJEKËSORE

Ne zotohemi për reforma shëndetësore në interes të shëndetit të qytetarëve dhe rritjen e cilësisë së

shërbimeve mjekësore në përputhje me nevojat e kohës dhe standardet europiane. Këtë do ta arrijmë

me:

- Përshtatje të realizimit të reformave me dinamikën e harmonizuar me politika tjera të

zhvillimit ekonomik, reduktim të papunësisë, me qëllim që çmimin e reformave të mos e

ndiejnë pacientët;

- Mbështetje më të fuqishme të programeve preventive dhe konsolidim të mjekësisë

primare në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë;

- Stimulim të qendrave diagnostike në kuadër të shërbimeve primare me qëllim të

shkarkimit të mjekësisë sekondare;

Page 47: PROGRAMI 2008

45

PROGRAMI ZGJEDHOR

- Racionalizim dhe ngritje profesionalo-teknike të mjekësisë sekondare duke hapur

procesin për partneritet me kapitalin privat dhe me komunat e interesuara si partnere;

- Rajonalizim të mjekësisë terciare të përcjellur me masa për përmirësimin kadrovik dhe

tekniko-teknologjik si dhe definimin e qartë të veprimtarisë të spitaleve speciale në

funksion të sigurimit dhe funksionimit të tyre në kuadër të sistemit unik shëndetësor;

- Konsolidim dhe avancim të Qendrave klinike përmes shoqërimit të aktivitetit të tyre me

procesin edukativo-profesional në përputhje me rrjetin e arsimit të lartë dhe nevojat e

qytetarëve;

- Konsolidim dhe rrumbullakësim të shërbimeve të avancuara publike në fushën e

kardiokirurgjisë, onkologjisë dhe transplantologjisë si nevojë imediate e kohës;

- Plotësim të sistemit të sigurimeve shëndetësore, me modalitete që do të mundësonin

sigurimet plotësuese për shërbime më cilësore shëndetësore dhe do të evitonin

monopolin e Fondit në këtë sferë.

PËRFAQËSIM TË DREJTË DHE NGRITJE TË KUALIFIKIMIT TË KUADROVE

− Të vazhdojë të stimulohet përfaqësimi adekuat i kuadrit shëndetësor shqiptar (i

garantuar me Marrëveshjen e Ohrit) nëpërmjet punësimit në institucionet

shëndetësore; në institucionet paraklinike dhe klinike si dhe në institucionet

vendimmarrëse (Ministria e Shëndetësisë, Fondi për Sigurime Shëndetësore; Instituti

për Shëndetësi Publike si dhe Institutet tjera në sektorin shëndetësor në Shkup dhe

qytetet tjera të banuara me shqiptarë);

− Të stimulohen kuadrot mjekësore shqiptare për specializime/ subspecializime, edukime

të kontinuara si dhe edukim akademik për kyçje në procesin edukativ mjekësor;

− Të shfrytëzohet kapaciteti i Qendrës për Edukim të kontinuar (hapësinor dhe kadrovik) i

mbrojtjes primare në Gostivar.

Page 48: PROGRAMI 2008

46

PROGRAMI ZGJEDHOR

8. KULTURA

UDHËKRYQ I QYTETËRIMEVE

Maqedonia, duke qenë e vendosur në udhëkryq ndërmjet qytetërimeve, paraqet një qendër të pasur të

trashëgimisë kulturore të të gjitha civilizimeve të zhvilluara ndër shekuj. Ne jetojmë mbi historitë e

shtresuara të cilat kanë lënë gjurmët e tyre në kulturat e popujve që jetojnë në këto troje.

Përveç traditës materiale kulturore, Republika e Maqedonisë në përditshmërinë e vet bart të pleksur

edhe traditën burimore, që është rezultat i trashëgimisë shpirtërore që ka përvijuar shekujt dhe

civilizimet që nga lashtësia deri në ditët e sotme.

Gjurmimi, kultivimi dhe ruajtja e këtij diversiteti kulturor material, si dhe promovimi i vlerave shpirtërore

të popujve të këtij nënqielli janë më se të nevojshme për shoqërinë tonë. Promovimi i kësaj trashëgimie

të diversiteteve kulturore të të gjitha qytetërimeve dhe epokave, reflektimi i kësaj pasurie shpirtërore në

frymën e përditshmërisë tonë, është udhërrëfyes për të ardhmen tonë. Vlerat universale të kësaj

trashëgimie të përshkruara ndër shekuj dhe të verifikuara nëpër sfida të shumta janë baza e tolerancës,

mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë mes popujve dhe kulturave që bashkëjetojnë sot në Republikën

e Maqedonisë dhe më gjerë.

DIVERSITETI KULTUROR- AVANTAZH, JO DISAVANTAZH

Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për ndërtimin e vetëdijes mes qytetarëve të Maqedonisë

për domethënien e trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Aspektet shpirtërore të kulturës duhet që në

mënyrë të barabartë të konsolidojnë bazën për një shtet multikulturor. Vetëm duke promovuar

diversitetin kulturor të të gjitha komuniteteve trasohet rruga drejt mirëkuptimit mes popujve në

Maqedoni dhe në rajon.

Kultivimi i diversiteteve kulturore parandalon përplasjet mes kulturave; ruan frymën e tolerancës dhe

ngrit vetëdijen për respektimin e ndërsjellë. Andaj, Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet që

këto vlera të shndërrohen në bazament të fuqishëm mbi të cilin do të ndërtohen shtyllat e të ardhmes së

vendit dhe shtetit tonë multietnik.

Page 49: PROGRAMI 2008

47

PROGRAMI ZGJEDHOR

STIMULIM DHE INSTITUCIONALIZIM I KULTURËS SHQIPTARE

Bashkimi Demokratik për Integrim do të projektojë ngritjen e institucioneve për ruajtjen e trashëgimisë

kulturore shqiptare, përshtatjen e legjislacionit aktual që favorizon konsolidimin institucional të kulturës

shqiptare, krijimin e fondeve të veçanta, krijimin e infrastrukturës adekuate për aktivitete kulturore në

Maqedoninë perëndimore, do të mbështesë themelimin dhe veprimtarinë e instituteve për hulumtimin

dhe ruajtjen e trashëgimisë.

Për shkak të mungesës së hapësirës institucionale për zhvillimin e kulturës shqiptare, Bashkimi

Demokratik për Integrim do të zbatojë një politikë e cila për një kohë të arsyeshme do të arrijë të krijojë

paritet në mes të kulturave.

Për shkak të dispariteteve në zhvillimin kulturor të krijuara si pasojë nga e kaluara, Bashkimi Demokratik

për Integrim, në mënyrë të veçantë do të stimulojë dhe favorizojë zhvillimin e lëmijve të veçanta

deficitare artistike dhe kulturore (muzika klasike, baleti, piktura, arkeologjia).

Page 50: PROGRAMI 2008

48

PROGRAMI ZGJEDHOR

9. MBROJTJA E AMBIENTIT JETËSOR

AMBIENTI I PASTËR- PËRKUSHTIM GLOBAL

Mbrojtja e ambientit jo vetëm që u aktualizua pas rënies së sistemit komunist i cili neglizhonte

ekologjinë, por po bëhet një çështje gjithnjë e më e rëndësishme me zhvillimin të përshpejtuar

ekonomik, si te ne ashtu edhe në nivel global.

Problemet aktuale me të cilat ballafaqohet shteti ynë në sferën e ekologjisë janë zhvillimi i pakontrolluar

urban, mungesa e deponive të rregulluara, ndotja ekzistuese e ujërave- lumenjve dhe liqeneve, prerja

dhe asgjësimi i pyjeve, mungesa e sistemeve të kanalizimit në shumë qendra urbane dhe rurale dhe

niveli i ulët i vetëdijes ekologjike. Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për marrjen e masave

për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë që gjeneratat e reja të kenë ambient më të shëndoshë për jetesë.

POLITIKË AKTIVE PËR MBROJTJEN E AMBIENTIT

Maqedonia si shtet kandidat për anëtarësim në UE duhet t’i plotësojë kriteret e vendosura nga Komisioni

Europian për ruajtjen e ambientit jetësor. Prandaj, Bashkimi Demokratik për Integrim do të punojë në

harmonizimin e legjislacionit vendor me atë europian në sferën e ekologjisë dhe ambientit të shëndoshë.

Në këtë drejtim, është me rëndësi që të zbatohen tre kritere: ruajtja e shëndetit të njeriut, përparimi i

mjedisit jetësor dhe ruajtja e pasurive natyrore për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm. Zhvillimi i

qëndrueshëm duhet të bazohet në shfrytëzimin racional të pasurive natyrore, duke mos e prishur

barazpeshën ekologjike.

Drejtimet në të cilat do të veprojë Bashkimi Demokratik për Integrim janë:

- Përcaktimi, vlerësimi dhe rangimi i problemeve ekologjike në bazë të rrezikimit të shëndetit,

rrezikimit të sistemeve ekologjike dhe kualitetit jetësor në përgjithësi;

- Përpilimi planit nacional dhe atyre lokale për veprim dhe aktivitete për zvogëlimin e

rreziqeve;

Page 51: PROGRAMI 2008

49

PROGRAMI ZGJEDHOR

- Përmirësimi i situatës së përgjithshme ekologjike nëpërmjet të përpilimit të strategjisë

gjithëpërfshirëse, me theks të veçantë në aspektin e rentabilitetit ekonomik;

- Promovimi i vetëdijes dhe përgjegjësisë shoqërore për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe rritjes

së përkrahjes publike për aksione- investime ekologjike;

- Përforcimi i kapaciteteve në nivel republikan dhe lokal për menaxhimin e problemeve

ekologjike dhe implementimin e tyre me kyçje të sektorit joqeveritar dhe të biznesit për

thithjen e mjeteve financiare nga institucionet nacionale dhe ndërkombëtare;

- Shfrytëzimi i mbeturinave me anë të riciklimit si një burim shtesë i energjisë të nevojshme

në zhvillimin e vendit.

Page 52: PROGRAMI 2008

50

PROGRAMI ZGJEDHOR

10. RINIA

TË LIRUAR NGA NGARKESAT E SË KALUARËS

Bashkimi Demokratik për Integrim, si parti e cila promovon lirinë individuale dhe kolektive dhe përgjegjësinë e

guximin në veprim, nxit të rinjtë për marrëdhënie të mira ndërnjerëzore, për marrjen e përgjegjësisë, për tolerancë,

përmes të cilave idealizmi, kreativiteti dhe energjia e tyre do të vijnë në shprehje.

Vetëm gjenerata e re, e cila nuk bart me vete ngarkesa negative të urrejtjes, mostolerancës, mosbesimit nga e

kaluara ynë e hidhur, mund të jetë bartëse e projekteve dhe ideve për pajtim ndëretnik, për respekt të ndërsjellë,

tolerancë dhe faktor kyç për instalimin e një atmosfere europiane në shoqërinë tonë.

TË PËRGATITUR PËR EUROPË

Për këto arsye, Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për të krijuar rrethana për ngritjen, përgatitjen,

arsimimin e gjeneratave të reja dhe përfshirjen e tyre në proceset euro-integruese. Për Bashkimin Demokratik për

Integrim do të jetë me prioritet punësimi i rinisë. Ne do të zbatojmë një politikë proaktive të punësimit

Kujdes të veçantë do t’i kushtojmë rinisë në zonat rurale edhe atë në aspektin e përmirësimit të kushteve në rreth,

dhe në të njëjtën kohë, përmes fushatave stimuluese do të ngrisim vetëdijen për rëndësinë e arsimimit universitar.

RINI SIPËRMARRËSE DHE AKTIVE

Për të inkurajuar iniciativat sipërmarrëse dhe profesionale të të rinjve, ne do të vendosim një periudhë kohore prej 3

vitesh gjatë të cilës sipërmarrësit e rinj do të lirohen nga pagesa e tatimit.

Rininë do ta stimulojmë për një qasje më aktive në sektorin privat, nëpërmjet seminareve dhe trajnimeve për t’u

përgatitur për inkuadrim sa më të suksesshëm në ekonominë e tregut.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të krijojë kushte dhe objekte për të stimuluar rininë që të merret me

aktivitete sportive, si masë rekreative-edukuese dhe mbrojtëse nga devijimet e mundshme. Në bashkëpunim të

ngushtë me pushtetin vendor do të përkrahim themelimin e klubeve të reja të sporteve të ndryshme dhe përforcim

të klubeve ekzistuese me theks të veçantë në zona të banuara me shqiptarë.

Page 53: PROGRAMI 2008

51

PROGRAMI ZGJEDHOR

11. MEDIAT

PËR LIRI TË SHPREHJES, PA DIKTATE POLITIKE

Strategjia e Bashkimit Demokratik për Integrim në raport me mediumet është pengimi i çdo lloji të

ndikimit nga qendrat politike dhe të biznesit dhe mundësimi i tyre që të zhvillohen në një ambient

demokratik dhe të kryejnë misionin e tyre shoqëror, sipas standardeve të botës së zhvilluar.

Lirinë e mediumeve, të drejtën për të informuar dhe për të qenë i informuar, si dhe pavarësinë e

profesionit gazetaresk, Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron parakusht themelor të

funksionimit të çdo demokracie. Së këndejmi, pengimi i zhvillimit të mediumeve dhe i kryerjes së

funksionit të tyre paraqet një nga format më të fuqishme të manipulimit me opinionin publik, ndërsa

pasojat janë krijimi i ambientit jodemokratik dhe pengimi i zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë.

Për fat të keq, jemi dëshmitarë se servisi publik radiodifuziv, Radiotelevizioni i Maqedonisë, në këto dy

vite, me manipulime të qëllimshme nga ana e pushtetit të deritashëm pothuajse u shkatërrua tërësisht

dhe u bë financiarisht i varur nga buxheti i shtetit dhe në këtë mënyrë u bë tërësisht i politizuar dhe

servis jo i të gjithë qytetarëve, por vetëm i disa individëve nga dy partitë në pushtet. Kjo sidomos vlen për

programin në gjuhën shqipe të TVM2, i cili në këtë periudhë u vu qind për qind në shërbim të partisë

shqiptare që deri tani ishte në pushtet.

Ne angazhohemi për funksionimin e radios dhe televizionit si servis i njëmendtë publik, të mbrojtur nga

presionet që kanë për qëllim keqpërdorimin e informatave, si dhe për qasje të lirë ndaj informatave.

Të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë të shumë mediumeve në Maqedoni, te të cilat pushteti, me anë të

presioneve dhe privilegjeve, ushtron kontroll dhe keqpërdorim të informatave, jemi të bindur se vetëm

demokratizimi i raporteve në shoqëri mund të rezultojë me krijimin e ambientit konstruktiv dhe kreativ

për kryerjen e rolit të mediumeve.

Page 54: PROGRAMI 2008

52

PROGRAMI ZGJEDHOR

DIGJITALIZIM NË HAP ME KOHËN

Në sferën e radiodifuzionit, Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për forcimin e pozitës

së pavarur rregullatore të Këshillit të Radiodifuzionit, si parakusht për zhvillimin e mediumeve

elektronike.

Me rëndësi të posaçme në periudhën e ardhshme do të jetë realizimi i pikësynimeve nga Strategjia për

Zhvillimin e Veprimtarisë Radiodifuzive, që në masë të konsiderueshme janë edhe obligime që

Maqedonia duhet t'i plotësojë në rrugën e saj drejt integrimit në Unionin Evropian. Veçanërisht duhet

punuar në krijimin e kushteve për kalimin nga teknologjia analoge në atë digjitale, në mënyrë që të mos

ngecim prapa zhvillimeve evropiane në këtë proces. Përveç kësaj, duhet siguruar që operatorët e rrjeteve

digjitale të sigurojnë që popullata në vend të pajiset me mjetet e nevojshme teknike, që të mund pranojë

sinjalin digjital, respektivisht të ndjekin programet televizive dhe të radiove edhe pas ndërprerjes të

sinjalit analog.

Në këtë drejtim, Bashkimi Demokratik për Integrim do të sigurojë përkrahje institucionale Këshillit të

Radiodifuzionit, Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe institucioneve dhe subjekteve tjera në

sferën e radiodifuzionit për digjitalizimin e Maqedonisë, në mënyrë që të ndiqet dinamika e këtij procesi

në hap me Bashkimin Evropian.

Lidhur me ndryshimet e nevojshme ligjore në sferën e radiodifuzionit, Bashkimi Demokratik për Integrim

do të mbajë llogari për harmonizimin e legjislacionit aktual me aktet, direktivat dhe udhëzimet

ndërkombëtare, në radhë të parë me Direktivën "Televizioni pa Kufij" të Unionit Europian, dhe me

Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim.

Page 55: PROGRAMI 2008

53

PROGRAMI ZGJEDHOR

12. ÇËSHTJET GJINORE

Bashkimi Demokratik për Integrim, duke marrë parasysh përcaktimet e veta politiko-programore, duke

njohur përgjegjësinë e femrës në rolin e saj si nënë-bartëse e edukimit të gjeneratave të reja, si bosht

kryesor i familjes, si ruajtëse e vlerave të mirëfillta tradicionale, do të angazhohet për arritjen e barazisë

së plotë ndërmjet femrave dhe meshkujve në shoqëri. Në këtë drejtim, ne kemi vepruar dhe do të

veprojmë në realizimin e këtij qëllimi, si një ndër parimet bazë të platformës politike të partisë. Ne

konsiderojmë se inkuadrimi i plotë i potencialit të femrave të cilat përbëjnë gjysmën e popullatës do të

kontribuonte shumë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë.

Synimet e bashkësisë ndërkombëtare, duke filluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila

barazinë gjinore e ka vendosur në prioritetet e Qëllimeve të Mileniumit të Ri, dhe politika dhe masat

konkrete për këtë qëllim të ndërmarra nga Unioni Europian, pjesë e të cilit aspirojmë të jemi, na

obligojnë për angazhim edhe më të madh. Sigurisht që veprimet tona bazohen në rrethanat reale,

kushtet ekonomike dhe pozitën aktuale që ka femra në shoqërinë tonë në tranzicion.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të promovojë krijimin e kornizës normative e cila favorizon

avancimin e femrave në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike, edukativo-arsimore, kulturore, etj.

Do të propozojmë, në kuadër të projekteve të përgjithshme dhe në partneritet me faktorët tjerë, masa

edukativo-trajnuese të cilat do të krijojnë hapësirë, frymë tolerance dhe kulturë të përgjithshme për

njohjen e rolit vendimmarrës të femrës në shoqëri. Bashkimi Demokratik për Integrim i konsideron

femrat si partnere në çdo proces, inkurajon participimin e tyre me përgjegjësi të plotë në të gjitha

nivelet.

Page 56: PROGRAMI 2008

54

PROGRAMI ZGJEDHOR

MIRËNJOHJE PËR KONTRIBUESIT

Në përgatitjen e programit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim morën pjesë ekspertë të

vendit dhe ndërkombëtarë. Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë për mbështetjen ndaj të gjithë

atyre që dhanë kontribut për përpilimin e këtij programi. Në veçanti shprehim mirënjohje për të gjithë

anëtarët e komisioneve dhe organeve tjera partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim. Inputet e

tyre na kanë shërbyer si themel i fuqishëm mbi të cilin kemi ngritur shtyllat themelore për qeverisje në

mandatin e ri dhe kemi hartuar projektet konkrete që janë prioritare për periudhën që vjen. Bashkimi

Demokratik për Integrim çmon lartë angazhimin e të gjithë akademikëve, aktivistëve të shoqërisë civile

dhe anëtarëve të partisë të cilët me vullnet të mirë punuan në përgatitjen e ofertës tonë politike. Të

gjithëve u mbetemi sinqerisht mirënjohës.

Page 57: PROGRAMI 2008

55

PROGRAMI ZGJEDHOR

Page 58: PROGRAMI 2008

56

PROGRAMI ZGJEDHOR

Page 59: PROGRAMI 2008
Page 60: PROGRAMI 2008