programi i punës - igjk.rks-gov.net · pdf file7 instituti gjyqësor i kosovës...
TRANSCRIPT
PROGRAMII PUNËS
2016
PROGRAMI I PUNËS
2016
Instituti Gjyqësor i Kosovës
© IGJK 2015, Të gjitha të drejtat e rezervuaraPërmbajtja e këtij materiali nuk mund të rishtypet,shumëzohet ose përcjellët në çfarëdo forme tjetër
elektronike, mekanike, të fotokopjohet oseregjistrohet pa miratimin me shkrim të Institutit
Gjyqësor të Kosovës (IGJK).
Ky program është miratuar nga Këshilli Drejtues i IGJK-së me dt. 08.12.2015
Tabela e përmbajtjes
TABELA E PËRMBAJTJES
5
1. Hyrje ................................................................................................................... 7
1.1 Misioni dhe Vizioni ........................................................................................ 8
1.2 Kompetencat e IGJK-së sipas ligjit .............................................................. 8
1.3 Objektivat strategjike .................................................................................... 9
2. Programi i Trajnimeve për vitin 2016 ................................................................. 11
2.1 Qëllimi......................................................................................................... 12
2.2 Objektivat e programit ................................................................................ 13
2.3 Prioritetet trajnuese .................................................................................... 14
2.4 Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV) ............................................... 14
2.5 Programi i Trajnimit Fillestar (PTF) .............................................................. 15
2.6 Trajnimet për Avancim (TA) ........................................................................ 15
2.7 Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP) .......................................... 15
2.8 Administrimi i gjykatave dhe prokurorive .................................................... 16
2.9 Kurse trajnuese për profesionistët tjerë ...................................................... 16
2.10 Trajnimi për Trajnues (ToT) ....................................................................... 17
2.11 Mësimi në distancë................................................................................... 17
3. Administrata, financat dhe infrastruktura e IGJK-së ......................................... 19
3.1 Objektivat e administratës dhe financave .................................................. 19
3.2 Burimet njerëzore ....................................................................................... 19
3.3 Burimet financiare ...................................................................................... 20
3.4 Prokurimi .................................................................................................... 20
3.5 Shërbimet tjera administrative ................................................................... 20
4. Programet e përbashkëta me partner strategjik................................................. 23
5. Plani për zbatim të programit të punës së IGJK-së ......................................... 25
6. Përfundimi ......................................................................................................... 35
1. HYRJE
7
Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve tjerë në kuadër të sistemit gjyqësor e prokurorial të Kosovës, po ashtu për zhvillimin e planeve për një sistem gjyqësor të pavarur, të paan-shëm, efikas dhe efektiv, si dhe kryen veprimtari të tjera profesionale si insti-tucion profesional-kërkimor për zhvillim-in e gjyqësisë në Kosovë në pajtim me standardet evropiane (Ligji nr. 02/L-25).
Ky program i punës përmban aktivitetet e Institutit Gjyqësor të Kosovës, që do të realizohen gjatë vitit 2016, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe interdisiplinare të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, përmes programeve të ndryshme trajnuese në të cilat përfshihen përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe profesionistët tjerë nga lëmi i gjyqësisë e prokurorisë të identifikuar nga IGJK.
Në këtë program janë të përfshira tra-jnimet e vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë të cilat janë organizuar nga të gjitha lëmitë e së drejtës, tema e mod-ule të karakterit interdisiplinar, programe orientuese për gjyqtarët dhe prokurorët e avancuar, trajnime fillestare për gjy-qtarët dhe prokurorët e sapo emëruar, trajnime për stafin mbështetës të gjykat-
ave dhe prokurorive, si dhe aktivitetet që do të zhvillohen në drejtim të ofrimit të mundësive për qasje në burime ligjore, hulumtime dhe publikime në ngritjen e kapaciteteve të përfituesve të IGJK-së.
Gjithashtu për realizimin e këtij programi pune do të organizohen edhe aktivitete të ndryshme në kuadër të bashkëpun-imit ndërkombëtarë me pjesëmarrje ak-tive në konferenca e takime regjionale e ndërkombëtare që kanë në fokus tra-jnimin për gjyqtarë, prokurorë dhe pro-fesionistë tjerë të sistemit gjyqësor, si dhe do të vazhdojë bashkëpunimi me donatorë dhe partner implementues të programeve të ndryshme të trajnimit.
1.1 Misioni dhe Vizioni
IGJK do të zhvilloj programe trajnimi dhe ofroj resurse adekuate në ngritje të kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë për zbatim të standardeve më të larta të performancës profesionale dhe etike.
Misioni kryesor i IGJK-së është që të mbështesë ngritjen e vazhdueshme profesio-nale dhe interdisiplinare të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshirë edhe ata të sapo-emëruar, të ngrit kapacitetet profesionale të stafit të gjykatave dhe prokurorive dhe të zhvillojë plane aftësimi dhe veprimtari profesionale kërkimore me qëllim të ngritjes së kualitetit të trajnimeve në mbështetje të gjyqësisë dhe prokurorisë bazuar në standardet ndërkombëtare.
Vizoni i IGJK është, që si institucion i pavarur në përshtatje të dinamikës së zhvilli-meve të gjithanshme, të avancohet në një institucion të specializuar, për ofrimin e programeve trajnuese dhe shërbimeve për sistemin gjyqësor dhe prokurorial, me synimin që ai të jetë profesional, i besueshëm, i paanshëm dhe i pavarur.
1.2 Kompetencat e IGJK-së sipas ligjit
Bazuar në ligj, IGJK-ja është institucioni kryesor përgjegjës për:
1) Aftësimin e bartësve dhe bartësve potencial të funksionit në gjyqësi (gjy-qtarëve dhe prokurorëve);
2) Vlerësimin dhe organizimin e provimit përgatitor për gjyqtarë dhe prokurorë1;
3) Kurset e posaçme të aftësimit për avancim të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
4) Kurse për aftësimin bazë të gjyqtarëve porotë; dhe
5) Kurse për aftësimin e profesionistëve të tjerë në lëmin e gjyqësisë të identifi-kuara nga IGJK-ja.
IGJK-ja gjatë punës së vet, po ashtu kryen edhe funksione tjera si më poshtë:
1) Zhvillon plane aftësimi afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për një gjyqësi efikase, efektive dhe të paanshme;
2) Kryen edhe veprimtari të tjera profesionale si institucion profesional-kërkimor për zhvillimin e gjyqësisë në Kosovë në pajtim me standardet evropiane.
1 Me ndryshimet e fundit ligjore organizimi i provimit përgatitor është kompetencë e KGJK dhe KPK, meg-jithatë Ligji për Themelimin e IGJK-së nuk ka ndryshuar ende.
9
1.3 Objektivat strategjike
Si rezultat i procesit të reformës së arsimimit ligjor në Republikën e Kosovës që është aktualisht duke u diskutuar, e cila ka ndikim, por nuk varet drejtpërdrejt nga IGJK, është vlerësuar se hartimi i një plani strategjik afatmesëm apo afatgjatë mund të mos ishte i zbatueshëm, real dhe ndoshta edhe nuk do të mund të përmbushte pritjet dhe objektivat e përcaktuara. Për këtë arsye IGJK konsideron se hartimi i ob-jektivave strategjike për vitin 2016 është më se i nevojshëm për të përcaktuar dhe orientuar aktivitetet programore të cilat dalin edhe nga Programi i Trajnimeve për vitin 2016.
Me përcaktimin e objektivave strategjike mundësohet që mandati ligjor i IGJK-së të zbatohet përmes planeve konkrete të veprimit dhe aktiviteteve konkrete që do të kryhen gjatë vitit 2016 duke përcaktuar në të njëjtën kohë departamentet përgjeg-jëse për realizimin e tyre dhe kohën se kur do të realizohen.
Si objektiva strategjike për 2016, IGJK përcakton:
1) Hartimi dhe zbatimi i programeve trajnuese,
2) Transparenca dhe gjithë përfshirja,
3) Zhvillimi i hulumtimeve dhe publikimeve,
4) Zbatimi i standardeve për menaxhimin financiar dhe sistemin e kontrollit,
5) Zhvillimi i akteve normative dhe dokumenteve të punës (hartimin e akteve normative të brendshme të IGJK-së, hartimin e planit të punës),
6) Zhvillimi i kapaciteteve administrative dhe resurseve njerëzore,
7) Koordinimi dhe bashkëpunimi ,
8) Programet praktike brenda dhe jashtë vendit,
IGJK do të zhvilloj plane veprimi për zbatimin e objektivave strategjike për vitin 2016.
2. PROGRAMI I TRAJNIMEVE
PËR VITIN2016
11
Programi i Trajnimeve për vitin 2016 është një përmbledhje e strukturuar e fushave kryesore të punës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë në kuadër të sistemit gjyqësor, i cili do të orientoj hartimin e kurrikulave dhe organizimin e trajni-meve për këtë periudhë.
Ky program është përcaktuar nga nevojat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë, legjislacionit në fuqi, strategjisë legjislative, strategjive për zbatim të legjisla-cionit, raporteve të ndryshme të brendshme e ndërkombëtare, rekomandimet për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor si dhe dokumente tjera strategjike për zhvillimin e sistemit gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efektiv dhe efikas.
Struktura e trajnimeve për vitin 2016 do të jetë si më poshtë:
• Kompetencat profesionale
• Kompetencat ndërdisiplinore
• Kompetencat lidhur me personalitetin (sjelljen)
Komponentët kryesore të Programit të Trajnimeve janë:
• Trajnimet e Vazhdueshme
• Trajnimet Fillestare
• Trajnimet për Avancim
• Hulumtimet dhe Publikimet
• Trajnimet për Trajnues
• Trajnime për administrimin e gjykatave dhe prokurorive
• Trajnimet për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive si dhe profe-sionistëve tjerë nga fusha e gjyqësisë të identifikuar nga IGJK
• Trajnimet nga distanca
Duke qenë të vetëdijshëm se mund të ketë edhe zhvillime të reja, programi i punës dhe programet e trajnimeve do të rishikohen vazhdimisht duke ju përshtatur këtyre zhvillimeve dhe nevojave të përfituesve të trajnimeve.
2.1 Qëllimi
Programi i Trajnimeve është hartuar me qëllim të përcaktimit të fushave dhe temave të cilat IGJK në bashkëpunim me përfituesit dhe partnerët tjerë ka vlerësuar se duhet të jenë pjesë dhe reflektojnë nevojat dhe kërkesat për trajnime.
Qëllimet kryesore, por jo të vetmet, të programit trajnues mund të përmblidhen si më poshtë;
• Trajnimi gjithëpërfshirës i gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë;
• Adresimi më i plotë dhe i saktë i nevojave të përfituesve për trajnime;
• Përditësimi më i lehtë i programit trajnues duke e përshtatur me zhvillimet leg-jislative;
• Lehtësimi i përcaktimit të pjesëmarrjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në tra-jnime;
• Ofrimin i trajnimeve adekuate për gjyqtarët dhe prokurorët e sapoemëruar dhe atyre që avancohen apo ndryshojnë pozitat e tyre;
• Menaxhimi më i mirë i projekteve të përbashkëta me donatorë;
• Planifikimi dhe shpenzimi më i saktë i buxhetit;
Ky program ka për qëllim po ashtu që të ndihmoj trajnuesit për tu përgatitur me kohë duke ditur se cilat janë fushat e përfshira në Programin e Trajnimit për periudhën 1 vjeçare dhe si janë përcaktuar prioritetet e trajnimit në fazën e zbatimit të programit trajnues.
Hartimi i këtij programi ndihmon të gjitha strukturat e IGJK-së në përgatitjen e infra-strukturës adekuate për ngritjen e cilësisë në organizimin dhe zbatimin e trajnimeve.
13
2.2 Objektivat e programit
Nëpërmjet këtij programi të trajnimeve synohet:
• Ngritja e vazhdueshme profesionale e gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesion-istëve tjerë;
• Zbatimi i trajnimeve të interdisiplinare për gjyqtarë dhe prokurorë;
• Zhvillimi i shkathtësive të posaçme për gjyqtarët e prokurorët e sapoemëruar apo që janë avancuar;
• Zhvillimi i trajnimeve të nevojshme për stafin e gjykatave dhe prokurorive;
• Zbatimi i fushës hulumtuese kërkimore dhe botimi i publikimeve;
• Zgjerimi i bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët vendor dhe ndërkom-bëtar;
• Zhvillimi i një metodologjie moderne gjatë zbatimit të programeve trajnuese;
• Pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme për trajnim gjyqësor të karakterit ndër-kombëtarë;
14
2.3 Prioritetet trajnuese
Për arritjen e qëllimeve kryesore të Programit të Trajnimeve, merren parasysh nev-ojat imediate të përfituesve për trajnime dhe kapacitetet e IGJK-së, kryesisht ato buxhetore nga të cilat duhet të përcaktohen edhe fushat të cilat kanë prioritet gjatë zbatimit të trajnimeve.
Nisur nga kjo që u tha më lartë, IGJK përcakton se fushat me prioritet më të lartë gjatë hartimit dhe zbatimit të trajnimeve do të jenë; krimi i organizuar, pastrimi i parave, korrupsioni, trafikimi me njerëz, terrorizmi, trafikimi me substanca narkotike, institute të ndryshme nga Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale, mbrojtja e am-bientit, kontratat, çështjet familjare, drejtësia për fëmijë, e drejta tregtare, konkurren-ca, prona intelektuale, mbrojtja e konsumatorit, të drejtat e njeriut, e drejta e BE-së, procedura civile, çështjet nga fusha administrative, dhuna në familje, administrimi i gjykatave dhe prokurorive, etika profesionale si dhe të gjitha çështjet tjera të cilat do të përcaktohen si raste me prioritet për gjykatat dhe prokuroritë e shtetit.
Po ashtu në këtë kuadër me rëndësi janë edhe çështjet si; organizimi i tryezave, kon-ferencave dhe seminareve me karakter studimor, organizimin e trajnimeve lidhur me shkathtësitë ndërdisiplinore, zbatimi i programeve të ndryshme të praktikës në in-stitucionet gjyqësore e prokuroriale në vendet e regjionit si dhe ato ndërkombëtare, veçanërisht për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo e emëruar, organizimi i trajnimeve që kanë të bëjnë me shkathtësitë personale, shkathtësitë gjuhësore për gjuhët e huaja, teknologjisë informative dhe çështje tjera me interes për zhvillimin profesional të një sistemi të pavarur të paanshëm dhe efikas.
2.4 Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV)
Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV) i dedikohet gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në disa raste, varësisht nga tema, në trajnime të PTV-së marrin pjesë edhe profesionist tjerë, funksioni dhe detyrat e punës të të cilëve lidhet me punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.Përmbajtja e PTV për vitin 2016 shpreh jo vetëm nevojat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për zbatim të strukturës ligjore në fuqi, përfshirë edhe risitë legjislative, por edhe strate-gjitë e ndryshme të vendit në fushën e gjyqësorit që kanë të bëjnë veçanërisht me pro-cesin e integrimeve.
15
2.5 Programi i Trajnimit Fillestar (PTF)
Ky program trajnues përfshinë trajnimet për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëru-ar, i cili ofrohet për të gjitha degët e së drejtës dhe ligjet pozitive vendore, Acquis communautaire, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe aktet tjera ndërkom-bëtare, si dhe pjesën praktike të trajnimit e cila zhvillohet në gjykata apo prokurori ku gjyqtarët dhe prokurorët kryejnë trajnime praktike nën mbështetje të mentorit i cili është gjyqtar apo prokuror.
Realizimi i Programit për Trajnim Fillestar bëhet bazuar në strukturën dhe hartimin e moduleve trajnuese të përcaktuara nga Këshilli Drejtues i IGJK-së i cili hartohet në bashkëpunim me KGJK dhe KPK të cilat janë përgjegjëse për organizimin e provimit si parakusht për fillimin e trajnimit.
2.6 Trajnimet për Avancim (TA)
Trajnimet për Avancim (TA) iu dedikohen gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët janë avancuar apo kanë ndërruar nivelet dhe funksionet brenda gjykatave dhe prokuror-ive.
Qëllimi i TA-së është mbështetja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në ngritjen dhe aftë-simin e tyre profesional ndërdisiplinor dhe personal për zbatimin efektiv dhe të drejtë të dispozitave ligjore dhe praktikave më të mira për standardizim dhe unifikim.
Ky program trajnimi konsiderohet si komplementar i PTV-së, në kuadër të të cilit organizohen trajnime specifike në mbështetje të kategorive përfituese të përcaktu-ara sipas ligjit dhe do të përmbajë përveç moduleve që trajtojnë tema profesionale duke iu përshtatur nevojave të departamenteve të strukturës së re të gjykatave dhe prokurorive, legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar edhe module të cilat mbështes-in ngritjen e shkathtësive të veçanta të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
2.7 Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP)
Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP) synon që përfituesve të IGJK-së t’i ofrojë mbështetje praktike lidhur me teknikat për hulumtim, qasje në burime të ndryshme ligjore pa përjashtuar dhe mundësinë e publikimit të rezultateve të hu-lumtimeve të tilla. Kjo komponentë mundëson që gjyqtarët dhe prokurorët t’i zhvil-lojnë më tutje njohuritë e fituara në trajnimet e organizuara nga IGJK, duke përdorur burimet që ofrohen nëpërmjet këtij programi.
Në kuadër të këtij programi, do të funksionoj Biblioteka sipas standardeve bashkë-kohore të bibliotekave ligjore, përfshirë edhe bibliotekën elektronike si dhe databa-zat ligjore në të cilat është abonuar IGJK.
Po ashtu varësisht prej nevojave të IGJK-së për zhvillimin e programeve trajnuese të tij do të ofrohet mbështetje nga ky program si për analiza ashtu dhe për rifreskim të moduleve dhe publikim të moduleve të reja.
2.8 Administrimi i gjykatave dhe prokurorive
Kryetarët e gjykatave, Kryeprokurorët e Prokurorive si dhe administratorët, janë me-naxherët kryesor të gjykatave dhe prokurorive, prandaj roli i tyre në zbatimin e lig-jshmërisë dhe standardeve për menaxhim është qenësor.
Proceset e përcjella me reforma legjislative të strukturës së gjykatave dhe prokuror-ive si dhe ndryshimet ligjore të cilat kanë të bëjnë me detyrat e stafit administrativ, kërkojnë ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve të tyre. Moduli i trajnimeve për menaxhim do të fokusohet në parimet dhe teknikat për zhvillimin e një administrate moderne, efektive, profesionale dhe transparente nga perspektiva e menaxherëve.
2.9 Kurse trajnuese për profesionistët tjerë
Mbështetur në përgjegjësitë ligjore dhe sipas nevojave, IGJK do të zhvilloj kurse adekuate trajnimi për gjyqtarët porotë, personelin administrativ të gjykatave dhe prokurorive, stafin e KGJK dhe KPK si dhe profesionist tjerë në fushat në të cilat IGJK ka kompetencë dhe mund të ofroj ekspertizë.
Temat në të cilat do të ofrohen trajnime për këto kategori do të jenë në varësi nga detyrat të cilat përfituesit i kryejnë gjatë punës së tyre të rregullt, duke marrë në kon-sideratë proceset dhe reformat që janë zhvilluar ose janë në proces e të cilat shpre-hen qoftë drejtpërdrejt nga përfituesit qoftë si kërkesa të KGJK përkatësisht KPK.
17
2.10 Trajnimi për Trajnues (ToT)
Zbatimi i programeve trajnuese kërkon një vëmendje të veçantë e cila mund të përqendrohet në disa aspekte. Së pari ajo mund të orientohet në ndërtimin e një plan programi për trajnimin e trajnuesve, dhe së dyti në pajisjen e trajnuesve me shkathtësi prezantuese të avancuara të trajnimit për të rritur.
Përvojat e IGJK-së janë përcjellë me zhvillime pozitive në këtë drejtim dhe përveç caktimit të kritereve për trajnues janë hartuar edhe doracakë për trajnues dhe mentor. Megjithatë sfidë në vete, gjithnjë mbetet zbatimi i këtyre doracakëve dhe kritereve të cilat kanë vendosur standarde të avancuara lidhur me metodologjinë trajnuese.
Në këtë proces një rol të rëndësishëm e ka edhe trajnimi i trajnuesve të cilët zbatojnë programet trajnuese të IGJK-së. Të gjitha idetë dhe investimet për këtë periudhë programore do të orientohen në dizajnimin dhe zbatimin e trajnimeve të përhershme për trajnues në funksion të përmirësimit të metodologjisë së tyre dhe realizim të tra-jnimeve atraktive, praktike dhe efektive.
2.11 Mësimi në distancë
Mësimi në distancë (e-learning) është të mësuarit interaktiv nga distanca duke shfrytëzuar teknologjinë informative, jashtë një salle trajnimi tradicionale.IGJK ka zhvilluar një platformë të mësimit në distancë e cila përmbushë të gjitha kërkesat për trajnime, përparësitë kryesore të së cilës janë kursimi dhe përshtatja e kohës si dhe cilësia e lartë e trajnimeve.
Kjo metodologji trajnimi e cila tani gjen zbatim të gjerë në institucionet trajnuese më të zhvilluara, do të sigurojë përfshirje të gjerë të pjesëmarrësve në trajnimet nga dis-tanca si dhe do të jetë në dispozicion të përfituesve të IGJK-së për një kohë të gjatë, me synim rritjen e efikasitetit të trajnimeve.
3. ADMINISTRATA, FINANCAT DHE
INFRASTRUKTURA E IGJK-SË
19
Zhvillimi i aktiviteteve të IGJK-së mbështet nga Departamenti për Ad-ministratë dhe Financa përmes admin-istratës, teknologjisë informative, buri-meve njerëzore, financave, prokurimit, logjistikës dhe arkivit të IGJK-së, përmes të cilave zhvillohen aktivitete të ndryshme në realizimin e funksioneve ligjore të IG-JK-së dhe programeve trajnuese.Zbatimi i programeve të reja trajnuese dhe nevojat për avancime të trajnimeve, ka ndikuar që nevojat dhe kërkesat nga administrata dhe financat të rriten. IGJK duhet të siguroj infrastrukturën fizike, avancimin e teknologjisë informative, fonde të mjaftueshme si dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe adminis-trative të stafit.
3.1 Objektivat e adminis-tratës dhe financave
Me qëllim të realizimit të aktiviteteve të IGJK-së fokusi kryesor do të jetë në avancimin e kapaciteteve profesionale të burimeve njerëzore, avancimi i sistemit të menaxhimit të financave dhe sistemit të kontrollit, zhvillimi i prokurimit në re-alizimin e nevojave të IGJK-së, zbatimi i teknologjisë informative për nevojat e trajnimeve, menaxhimi dhe sigurimi i in-frastrukturës dhe shërbimeve tjera ad-ministrative.
3.2 Burimet njerëzore
Ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore bëhet përmes trajnimeve dhe programeve të internshipit. Varësisht nga niveli funksional i stafit, trajnimi duhet të orientohet në programe të avancuara profesionale. Në saje të bashkëpunimit të IGJK-së me institucionet ndërkom-bëtare trajnuese duhet të sigurohen pro-grame të intershipit me qëllim të përfiti-mit të praktikave më të mira, mundësive të reja dhe zhvillimit profesional.
Zhvillimi i aktivitete të reja trajnuese re-flekton nevojën për rritjen e numrit të stafit. IGJK aktualisht ka 25 pozita të aprovuara dhe brenda kësaj periudhe synimi është që të arrihen 30 pozita. Pozitat e reja kryesisht duhet të jenë profesionale në zbatim të programeve trajnuese dhe pozita administrative të nevojshme për menaxhim dhe adminis-trim të shërbimeve të përgjithshme.
20
3.3 Burimet financiare
Burim kryesor financiar i IGJK-se është buxheti i Republikës së Kosovës. IGJK planifikon buxhetin në bazë të numrit të aktiviteteve trajnuese dhe ka kapacitete të mjaftueshme për të vlerësuar koston reale për të gjitha aktivitetet e përfshira në buxhetim. Planifikimi buxhetor bëhet përmes shfrytëzimit të mekanizmave të ndry-shëm duke përfshirë përgjegjësit kryesor për secilin aktivitet që kërkon buxhet dhe miratohet nga Këshilli Drejtues. Planifikimi i mirë dhe ekzekutimi buxhetor sipas këtij planifikimi duke respektuar rregullat ligjore në fuqi siguron planifikimin dhe realizimin e programeve të IGJK-së.Që nga themelimi, IGJK ka gëzuar mbështetje të vazhdueshme nga partner ndër-kombëtarë me qëllim të realizimit të programeve të veçanta trajnuese. Menaxhimi i donacioneve bazohet në nevojat e IGJK-ë sipas projekteve të planifikuara dhe mbi bazën e marrëveshjeve të mirëkuptimit dhe planeve konkrete. Fokusi i donacioneve duhet të jetë mbështetja e trajnimeve në përgjithësi dhe në veçanti mbështetja me ekspertizë ndërkombëtare, botime dhe publikime, programe të intershipit dhe vizitat studimore. Rritja e cilësisë dhe përgjegjësisë në punë behet përmes menaxhimit të mirë dhe kontrollit të vazhdueshëm duke u mbështetur në sistemin e llogaridhënies, hartimit dhe zbatimit të akteve normative të brendshme dhe zhvillimit të auditimit të brend-shëm.
3.4 Prokurimi
Prokurimi është fusha me e ndjeshme dhe për këtë arsye IGJK do të avancoj siste-min e menaxhimit të prokurimit që nga planifikimi e deri te menaxhimi i kontratave duke përfshirë edhe bazën elektronike të të dhënave. Përveç zbatimit të legjislacionit në fuqi që e rregullon fushën e prokurimit IGJK do të siguroj që planifikimi i prokurim-it do të bëhet në harmoni me nevojat reale vjetore dhe në mbështetje të procedurave të brendshme.
3.5 Shërbimet tjera administrative
Në kuadër të shërbimeve tjera të administratës përfshihen të gjitha aktivitetet që mbështesin realizimin e funksioneve të IGJK-së, brenda periudhës vjetore si, te-knologjia informative, infrastruktura, furnizimet, transporti, mirëmbajtja, sistemi elek-tronik i furnizimeve, klasifikimi dhe arkivimi i dokumenteve dhe hartimi i dokumenteve të brendshme që rregullojnë procese të ndryshme brenda IGJK-së. Zbatimi i teknologjisë informative në zbatim të programeve trajnuese dhe aktivi-teteve tjera përmes sistemit elektronik do të jetë një nder objektivat kryesore në fushën e teknologjisë informative. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i pajisjeve harduerike dhe softuerike që posedon IGJK është një proces i vazhdueshëm i cili ofron siguri dhe qëndrueshmëri për këto pajisje.Ndërtesa ku IGJK aktualisht ushtron aktivitetet e tij, përveç që nuk është në pronësi të IGJK-së, nuk ka hapësira të mjaftueshme për zhvillim të aktiviteteve trajnuese dhe gjithashtu zvogëlon buxhetin e IGJK-së duke krijuar shpenzime të qirasë. Përpjekjet e IGJK do të jenë në sigurimin e fondeve për ndërtimin e ndërtesës, parcelën dhe projektin sipas standardeve të institucioneve trajnuese, përmes mbështetjes qoftë vendore apo ndërkombëtare.
4. PROGRAMET E PËRBASHKËTA ME
PARTNER STRATEGJIK
23
Një kontribut të madh në ngritje të kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë së vendit tonë nëpërmjet aktiviteteve trajnuese janë duke luajtur partnerët dhe dona-torët e IGJK-së. Mbështetja e programeve të trajnimeve praktike, programeve të shkëmbimit dhe vizitave studimore jashtë vendit paraqesin një aspekt të veçantë të zhvillimit profesional, ngritjes së shkathtësive menaxhuese dhe vetive ndërpersonale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë gjyqësor.
Shkëmbimi i përvojave në ngritje të performancës së tyre mbetet njëri nga synimet kryesore të këtyre programeve me karakter ndërkombëtarë. Ky shkëmbim sot mbetet preferencë parësore qoftë përmes pjesëmarrjes në iniciativa, forume dhe rrjete me karakter regjional e më gjerë, qoftë përmes sjelljes së ekspertizave që mb-ulojnë fusha me deficit eksperience në vendin tonë.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi IGJK do të vazhdoj të jetë pjesë aktive e angazhi-meve në projekte të përbashkëta për zhvillim të gjyqësorit si nga institucionet ven-dore dhe ato ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, e po ashtu edhe nismave të ndryshme rajonale e më gjerë të cilat kanë mision kryesor zhvillimin e praktikave më të mira për ndërtimin e një sistemi gjyqësor profesional.
Gjatë vitit 2016 IGJK do të fokusohet në zbatimin e projektit të Twinning-ut i BE-së, programeve të internshipit, projektit të përbashkët me GIZ-in, programeve tjera trajnuese me donatorë të cilat mund të ofrohen për përfituesit e IGJK-së si dhe pjesëmarrja në takime, trajnime, tryeza pune apo konferenca regjionale dhe ndër-kombëtare.
5. PLANI PËR ZBATIM TË PROGRAMIT
TË PUNËS SË IGJK-SË
25
Me qëllim të zbatimit të plotë të këtij programi të punës është hartuar një plan zbatimi i cili përmban prioritetet, aktivitetet kryesore, veprimet konkrete, afatet dhe indikatorët kryesor.
Përveç këtij plani të zbatimit për secilin program trajnues veç e veç do të hartohen dokumente të cilat do të jenë pjesë e programeve trajnuese dhe do të shpërndahen tek të gjithë përfituesit e trajnimeve me qëllim që ata të njoftohen me programin dhe t’iu krijohet mundësia e aplikimit për pjesëmarrje.
Programi i punës mund të rishikohet, ndryshohet dhe plotësohet nga Këshilli Dre-jtues i IGJK-së me kërkesën e Drejtorit, Këshillit Drejtues apo Këshillit Programor, në rast të zhvillimeve të reja në sistemin gjyqësor e prokurorial apo kërkesa që dalin si pasojë e ndryshimeve të mëdha legjislative.
Prioriteti Aktiviteti Departamenti/ programi Veprimi Afati
kohor Indikatori/Rezultati
1. Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm
Organizimi i trajnimeve të vazh-dueshme
PTV
Përcaktimi i përfituesvePërcaktimi i kalendaritCaktimi i trajnuesveHartimi i agjendave dhe materialeve tjera trajnuese
Janar dhjetor
Raportet e trajnimeve Agjendat Listat e aplikuesveListat e pjesëmarrësve
Rishikimi dhe plotësimi i listave të trajnuesve
DP Propozimi i listësTakimet e komisionit
Janar dhjetor
Listat e rishikuara
Avancimi i sistemit të vlerësimit të trajnimeve
PTV Ri-hartimi i formularëve shkurt Formularët e hartuar
Zbatimi i me-kanizmave për vlerësim të nevo-jave dhe përpunimi i të dhënave
PTVZhvillimi i pyetësorëveTakimet me gjyqtarë dhe prokurorë
Prillshtator
Përmbledhje e nevojave për trajnim
Rifreskimi i kurri-kulës trajnuese PTV
Takime dhe tryeza me përfitues Programet me donatorShpërndarja e kalendarit
Qershor korrik
Programi i rishikuarKalendari i hartuar
Hartimi i draft pro-gramit të trajnimeve për vitin 2017
PTV Tryeza, punëtori dhe takime me ekspertë
Shtatordhjetor
Drafti i hartuar
26
Prioriteti Aktiviteti Departamenti/ programi Veprimi Afati
kohor Indikatori/Rezultati
2. Trajnimifillestar
Rishikimi dhe hartimi i akteve nën-ligjore
PTF Zbatimi i reformës legjis-lative
janarshkurt
Rekomandimet për ndryshimDrafti i hartuar
Hartimi i draft pro-gramit për trajnim fillestar
PTF Tryeza, punëtori dhe har-timi i moduleve
Marsmaj
Drafti fillestar i hartuar
Organizimi i trajni-meve
Përcaktimi i kalendaritCaktimi i trajnuesveHartimi i agjendave dhe materialeve tjera trajnuese
Varet nga
procesi qe zh-
villojnë KGJK
dhe KPK
Raportet e trajnimeve Agjendat Listat e pjesëmarrësve
Zhvillimi i sistemit për vlerësim të pjesëmarrësve pas trajnimit fillestar
PTF Zbatimi i reformës legjis-lative
Janar shkurt
Koncept dokumenti i hartuar për vlerësim
3. Hulumtimetdhe publi-kimet
Publikimet PHP
Publikimi i shpalljes Vlerësimi i punimeve për revistën nga Këshilli i RedaksisëVlerësimi publikimeve tjera nga Këshilli i Re-daksisë
JanarQershor
Janar shkurt
Qershorshtator
PrillQershor
JanarDhjetorMars
Dhjetor
Opinio juris e publi-kuar Fjalori i shprehjeve juridikePërmbledhje e for-mave të shkresave në procedurën penalePërmbledhje e instru-menteve ndërkom-bëtareBuletini Raporti vjetor 2015Programi i punës për vitin 2017
Identifikimi i nevo-jave për hulumtime dhe publikime gjyqësore
PHPZhvillimi i pyetësorëveTakimet me gjyqtarë dhe prokurorë
Shkurt prill Raporti
Rritja e numrit të koleksioneve të bibliotekës së IGJK-së
PHP Blerja e titujve të ri Zhvillimi i kontakteve
me data baza ligjore
Janardhjetor
Numri i titujve të rinj të blerëe-biblioteka onlineAbonimi në data bazat ligjore përmes ABEK (EBSKO)Katalogu i titujve te bibliotekës
Mirëmbajtja dhe përditësimi i katalo-gut të bibliotekës
PHPRegjistrimi dhe katalogimi i titujve te rinj te bib-liotekës
janardhjetor Lista e titujve
Buletini PHP Përmbledhja e raporteve për përfshirjen në buletin
janar dhjetor Buletinet e publikuar
27
Prioriteti Aktiviteti Departamenti/ programi Veprimi Afati
kohor Indikatori/Rezultati
4. Organizimii trajnimeve për staf administrativ të gjykat-ave dhe prokurorive
Vlerësimi i nevo-jave DP
Zhvillimi i pyetësorëveTakimet me KGJK, KPK dhe përfituesitPërpunimi dhe vlerësimi i të gjeturave
janarshkurt
Drafti i parë i programit bazuar në procesin e vlerësimit të nevojave
Hartimi i draftit të programit DP Tryeza, punëtori dhe
takime me ekspertëShkurtmars Drafti i hartuar
Organizimi i trajni-meve DP
Përcaktimi i përfituesvePërcaktimi i kalendaritCaktimi i trajnuesveHartimi i agjendave dhe materialeve tjera trajnuese
Mars dhjetor
Raportet e trajnimeve Agjendat Listat e aplikuesveListat e pjesëmarrësve
5. Trajnimi përTrajnues
Hartimi i kurrikules se trajnimeve për trajnues
DP
Vlerësimi i performancës së trajnuesve me qëllim të përcaktimit të nevojave për trajnimTryeza pune, takime dhe konsultime me ekspertShkëmbim i përvojave me institucionet tjera trajnuese
shkurt mars Kurrikula e hartuar
Organizimi i trajni-meve për trajnues DP
Identifikimi i pjesëmar-rësvePërcaktimi i kalendarit
Prill dhjetor
Raportet e trajnimeve Agjendat Listat e pjesëmarrësve
Rishikimi i doraca-kut për trajnues DP Tryezë pune e ekspertëve
dhe stafit të IGJKPrill maj Doracaku i rishikuar
6. Menaxhimidhe admin-istrimi iGjykatave
Hartimi i kurrikulës së trajnimeve DP
Zhvillimi i pyetësorëve Takimet me KGJK,
KPK dhe përfituesit Përpunimi dhe vlerësi-
mi i të gjeturaveTryeza, punëtori dhe takime me ekspertë
Marsqershor Kurrikula e hartuar
Organizimi i trajni-meve DP
Përcaktimi i përfituesvePërcaktimi i kalendaritCaktimi i trajnuesveHartimi i agjndave dhe materialeve tjera trajnuese
Prill dhjetor
Raportet e trajnimeve Agjendat Listat e aplikuesveListat e pjesëmarrësve
7. Trajnimetnga distanca
Përcaktimi dhe har-timi i moduleve DP Tryeza pune me ekspertët
dhe stafin e IGJKJanar
dhjetor Modulet e hartuara
Realizimi i trajni-meve ne e-learning DP
Përcaktimi i përfituesvePërcaktimi i kalendaritCaktimi i trajnuesveHartimi i agjendave dhe materialeve tjera trajnuese
Shtator dhjetor
Raportet e trajnimeve Agjendat Listat e pjesëmarrësve
8. Planifikimistrategjik iIGJK-se
Hartimi i planit strategjik IGJK Tryeza pune,
Punëtori Mars
qershor Plani strategjik i hartuar
Hartimi i programit të punës 2017 IGJK
Tryeza pune, Punëtori,Takime me ekspert
Tetor Nëntor Plani i punës i hartuar
28
Prioriteti Aktiviteti Departamenti/ programi Veprimi Afati
kohor Indikatori/Rezultati
9. Bashkëpunimidhe partner-iteti
Zbatimi i mem-orandumeve te bashkëpunimit
IGJKTakime de kontakte të rregullta me institucionet partnere
Janar dhjetor Raportet
Fillimi i projektit të binjakëzimit IGJK Përgatitjet adekuate për
program binjakëzimiJanar
dhjetor Raportet
Koordinimi me donatorë IGJK Takime të rregullta
Janar
dhjetor
RaportetTakimi Koordinues me donatorë
Programet e intern-shipit dhe shkëm-bimit
IGJK
Hartimi i programitIdentifikimi i institucione-ve pritëseIdentifikimi i pjesëmar-rësve
Janar dhjetor
AgjendatRaportet
10. Takimet eKëshillitDrejtues
Mbledhje të rreg-ullta IGJK Takime, tryeza pune
Mars, QershorShtator, Dhjetor, dhe tjera
sipas dina-mikës
Agjenda Procesverbali VendimetAktet normative të miratuara Miratimi i Raportit vjetor 2015Miratimi i Programit të Punës 2017
11. Aktet norma-tive
Rishikimi i akteve ligjore ekzistuese IGJK
Vlerësimi dhe efekti i ndryshimeve të reja ligjoreRishikimi i akteve
JanarDhjetor Aktet e ndryshuara
Udhëzimi për TI-në DAF Hartimi i rregullores JanarDhjetor
Udhëzimi i hartuar
Udhëzimi për klasifikim të doku-menteve
DAF Hartimi i rregullores JanarDhjetor Rregullorja e hartuar
Rregullorja për arkivim DAF Hartimi i rregullores Janar
Dhjetor Rregullorja e hartuar
Udhëzimi për rend shtëpiak DAF Hartimi i rregullores Janar
Dhjetor Rregullorja e hartuar
Miratimi i rreg-ullores për PTF PTF Hartimi i rregullores Shkurt
Mars Rregullorja e hartuar
Miratimi i Rreg-ullores për arkiv DAF Hartimi i rregullores Rregullorja e hartuar
Aktet tjera nënligjore sipas zhvillimeve IGJK Hartimi i rregullores Rregullorja e hartuar
29
Prioriteti Aktiviteti Departamenti/ programi Veprimi Afati
kohor Indikatori/Rezultati
12. Menaxhimifinanciardhe sistemi ikontrollit
Vlerësimi dhe plan-ifikimi buxhetor 2017-2019
DAF
Vlerësimi i nevojave Përgatitja e KASH-it 2017-2019Përgatitja e buxhetit 2017 dhe vlerësimet 2018-2019Regjistrimi ne BDMS dhe PIP sistem
JanarQershor
KASH-i dhe buxheti i hartuar
Zbatimi i buxhetit sipas planifikimit DAF
Përgatitja e Rrjedhës se Parasë Përgatitja e planit detaj te zotimit dhe shpenzimeve Regjistrimi i shpenzimeve ne bazën e të dhënave dhe SIMFKPërgatitja e raporteve financiare
JanarDhjetor
Zbatimi i buxhetit sipas planifikimit
Kontrolli financiar dhe menaxhimi i rrezikut
DAF
Përgatitja e formularëve për vetëvlerësimAuditimi Përgatitja dhe zbatimi i planit për zbatim te reko-mandimevePërgatitja e manualit te pagesave
JanarDhjetor
Marrëveshjet e bash-këpunimit Raportet e auditimitManuali i përgatitur
Vlerësimi dhe plan-ifikimi buxhetor 2017-2019
DAF
Vlerësimi i nevojave Përgatitja e KASH-it 2017-2019Përgatitja e buxhetit 2017 dhe vlerësimet 2018-2019Regjistrimi ne BDMS dhe PIP sistem
JanarQershor
KASH-i dhe buxheti i hartuar
13. Ngritja eshkathtësiveprofesionalete resursevenjerëzore
Planifikimi i per-sonelit duke përf-shirë edhe pozitat e reja të nevojshme
DAF
Rishikimi i detyrave te punës Përshkrimi i detyrave për pozitat e nevojshme Kërkesat për rritje te stafit
Janar Mars Plani i personelit
Trajnime dhe pro-grame inetnshipi për staf
DAF Vlerësimi i nevojave Përgatitja e programit
JanarDhjetor Raportet e trajnimeve
Vlerësimi i perfor-mances se punës IGJK
Planet e punësTakimet Përgatitja e formularëve
Dhjetor Formularët e vlerësimit
14. Zhvillimi iprokurimitsipas nevojavetë programeve
Planifikimi dhe zbatimi i prokurimit sipas nevojave dhe procedurave ligjore
DAF
Identifikimi i nevojave Përgatitja e planit vjetorPërgatitja raporteve te prokurimi Regjistrimi në bazën e të dhënave
JanarDhjetor Plani i përgatitur
Krijimi i një sistemi te rregullt ne lidhje me specifikacionet teknike dhe menax-himit te kontratave
DAF
Përcaktimi i rregullave të brendshme të prokurimitPërcaktimi i specifika-cioneve Rregullat për menaxhim të kontratave
JanarDhjetor
Rregullat dhe listat e përgatitura
30
Prioriteti Aktiviteti Departamenti/ programi Veprimi Afati
kohor Indikatori/Rezultati
15. TeknologjiaInformative,pasuritë,infrastrukturadhe shërbimettjera
Avancimi dhe zbatimi i teknolog-jisë informativeve në realizimin e pro-grameve trajnuese
DAF
Mirëmbajtja e pajisjeve harduerike dhe softuerikeAzhurnimi i listës me soft-uerëve të aplikueshëmSigurimi i të dhënave përmes sistemeve jashtë IGJK-sëKrijimi i aplikacioneve te reja sipas nevojësMirëmbajtja e web dhe aplikacioneve tjera Avancimi i bazës së të dhënave
JanarDhjetor
Plotësimi dhe ndry-shimi i regjistrit të aseteve
Regjistrimi i aseteve të reja InventarizimiVlerësimi KomisionetAzhurnimi i regjistrit
JanarDhjetor
Regjistri i plotësuar dhe ndryshuar
Ndërtesa e IGJK-së IGJK
Vlerësimi i nevojave Kërkesa për projekt dhe ndërtim të objektit drejtuar institucioneve vendore dhe ndërkombëtare
JanarDhjetor Aprovimi i kërkesës
Krijimi i sistemit fizik dhe elektronik të arkivit DAF
Sigurimi i kushteve për arkiva Krijimi i bazës se të dhënaveOrganizimi i arkivit Regjistrimi ne bazën e të dhënave
JanarDhjetor
Raporte nga baza e të dhënave
Avancimi i shërbi-meve të logjistikes DAF
Identifikimi i nevojave dhe blerja e pajisjeve sipas nevojës Mirëmbajtja e pasurive dhe objektit Sigurimi i kushteve teknike sipas nevojës me furnizime dhe transport Regjistrimi në bazën e të dhënave dhe E-pasuri
JanarDhjetor
Raportet e gjenerura nga baza e të dhënave
DAF
6. SFIDAT DHE RREZIQET
34
Realizimi i këtij programi përmban në vete edhe sfida të shumta, ndër të cilat theksojmë:
• Reforma për edukimin ligjor - Reforma për edukimin ligjor dhe transformimi i IGJK-së në Akademi të Drejtësisë me përgjegjësi të reja apo të ndryshme, si dhe koha se kur do të filloj zbatimi i tyre ndikon drejtpërdrejtë në funksionimin normal të IGJK-së dhe planifikimin e aktiviteteve në afat më të gjatë kohor.
• Buxheti – Sigurimi i buxhetit sipas planifikimeve të përcaktuara në programet trajnuese paraqet sfidë për IGJK-në për faktin e specifikave të këtij institucioni.
• Personeli – për të realizuar funksionet e tij profesionale IGJK-së i duhet pers-onel i kualifikuar dhe profesional, gjë të cilën vlerësojmë se është përmbushur në masën më të madhe. Megjithatë sfida e personelit paraqitet në dy drej-time; i pari, në mungesën e motivimit financiar gjë e cila bën që jo rrallë herë të punësuarit të largohen për pozita më të mira financiare (brenda 3 viteve janë larguar 3 zyrtarët më të lartë profesional) e cila vë në rrezik përmbushjen e objektivave, dhe i dyti, nevoja për ngritjen e kapaciteteve profesionale në aspektin praktik për të zbatuar standardet bashkëkohore dhe praktikat e zh-villuara të vendeve të Evropës në fushën e trajnimit gjyqësor.
• Bashkëpunimi – për të ushtruar funksionet e veta IGJK mbështetet shumë në bashkëpunimin ndërinstitucional me institucionet përgjegjëse të sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Ky bashkëpunim duhet të reflektohet në rezul-tatet pozitive të punës së IGJK, pasi që përfitues të trajnimeve janë gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët tjerë në baza vullnetare dhe kjo krijon mundësinë që rezultatet e pritshme të mos arrihen.
• Legjislacioni – Legjislacioni që rregullon sistemin gjyqësor dhe atë prokuro-rial në kontekst të trajnimit për gjyqtarë dhe prokurorë dhe ligjit për IGJK-në nuk është i harmonizuar, për çka e bën sfidues realizimin me sukses të këtyre objektivave. Po ashtu zhvillimet legjislative nganjëherë vijnë me një shpejtësi të paparashikueshme nga programet tona trajnuese gjë e cila mund të ndry-shoj planifikimin dhe dinamikën e trajnimeve.
Rreziqet për mosarritjen/mospërmbushjen e këtij programi mund të jenë të gjithanshme duke filluar nga:
• ndryshimet e shpejta në legjisla-cion,
• zhvillimet në procesin e reformës gjyqësore,
• buxheti,
• mungesa e trajnimeve adekuate për trajnuesit dhe stafin e IGJK-së,
• koordinimi i pjesëmarrjes në tra-jnime,
• vlerësimi jo real i nevojave për tra-jnime
• ndryshimet, mungesa e akteve nënligjore të nevojshme dhe as-pekte tjera të karakterit praktik për të cilat IGJK nuk mund të ndërhy-jë për të bërë ndryshime dhe për t’i vënë në funksion të objektivave strategjike.
7. PËRFUNDIMI
35
7. PËRFUNDIMI
36
Krijimi i një sistemi gjyqësor të pavarur të paanshëm dhe efikas është i një rëndësie të madhe. Paanshmëria, integriteti dhe një standard i lartë i gjykimit nga ana e gjykat-ave janë thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit. Kjo kërkon një angazhim të madh në drejtim të ngritjes së shkathtësive profesionale, ndërdisiplinore dhe personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ky program trajnimi është në funksion të përmbushjes së kritereve të përcaktu-ara për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve e prokurorëve si dhe profesionistëve tjerë të identifikuar nga IGJK, drejt zhvillimit të sistemit gjyqësor e prokurorial sipas standardeve bashkëkohore.
Me këtë rast shprehim falënderimin tonë të veçantë për të gjithë ata që kanë kon-tribuar në hartimin e tij si dhe ata që do të zbatojnë dhe mbështesin zbatimin e tij gjatë vitit 2016.
https://[email protected]. “Muharrem Fejza” - Prishtinë