programi i qytetarisË klasa 1 dhe klasa 6myschool.al/resources/programe/qytetaria.pdf ·...
TRANSCRIPT
1
PROGRAMI I QYTETARISË
Klasa 1 dhe klasa 6
Nentor 2014
2
PËRMBAJTJA E PROGRAMIT:
1. FUSHA “SHOQËRIA DHE MJEDISI”
1.1. Hyrje në programin e qytetarisë
2. KORNIZA KONCEPTUALE E PROGRAMIT
2.1. Qëllimet e programit të qytetarisë
2.2. Lidhja e kompetencave të lëndës me kompetencat e tjera kyçe
2.3. Lidhja e lëndës së qytetarisë me temat ndërkurrikulare
2.4. Lidhjet e lëndës së qytetarisë brenda fushës dhe me fushat e tjera të të nxënit
2.5. Kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj
2.6. Koha mësimore për tematikë, për secilën klasë
3. REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS TEMATIKAVE PËR SHKALLËN 1, 3
4. UDHËZIME METODOLOGJIKE
5. UDHËZIME PËR VLERËSIMIN
6. MATERIALET DHE BURIMET MËSIMORE
3
1. FUSHA “SHOQËRIA DHE MJEDISI”
Arsimi parauniversitar krijon kushte dhe mundësi që nxënësi: të ndërtojë dhe të zhvillojë njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera
që kërkon shoqëria demokratike; të zhvillohet në mënyrë të pavarur e të gjithanshme; të kontribuojë në ndërtimin dhe mirëqenien
vetjake dhe të shoqërisë shqiptare dhe të përballet në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës.
Në arsimin parauniversitar nxënësi:
Kultivon identitetin vetjak, kombëtar dhe përkatësinë kulturore;
përvetëson vlera të përgjithshme kulturore dhe qytetare;
zhvillohet në aspektet intelektuale, etike, fizike, sociale dhe estetike;
zhvillon përgjegjësi ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;
aftësohet për jetë dhe për punë, në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;
aftësohet për të nxënë gjatë gjithë jetës;
zhvillon shpirtin e sipërmarrjes;
përdor teknologjitë e reja.
Fusha “Shoqëria dhe mjedisi” i krijon nxënësit mundësitë të zhvillojë kompetencat e nevojshme për të përmbushur rolin e tij si
anëtar i një shoqërie shumëkulturore dhe demokratike, në një botë gjithnjë e më të ndërvarur. Kompleksiteti i botës shoqërore sot po
rritet, për shkak se shoqëritë janë në një proces të vazhdueshëm ndryshimi dhe lidhjesh globale, shoqëruar me rritje të lartë të
4
lëvizshmërisë së popullsisë, shumëfishim të kontakteve midis kulturave të ndryshme, qarkullim të shpejtë të informacionit dhe rritje e
globalizimit të ekonomisë. Lëndët që përbëjnë fushën “Shoqëria dhe mjedisi” zhvillojnë te nxënësi të menduarin kritik e krijues,
pasurojnë kulturën e tyre dhe i përgatisin të luajnë një rol aktiv në një shoqëri demokratike. Ato nxitin zhvillimin intelektual të
nxënësit, duke i dhënë mekanizmat konceptualë dhe metodologjikë, të cilët nxënësi mund t’i përdorë në situata të ndryshme, e
ndihmojnë të prezantojë botën dhe të përballojë situata të ndryshme në jetën e tij.
Fusha “Shoqëria dhe mjedisi” integron njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera nëpërmjet lëndëve Qytetari (Edukim për shoqërinë
- klasa K-2), Histori, Gjeografi. Secila prej tyre e trajton botën dhe shoqërinë nga këndvështrime të ndryshme. Përmes kësaj fushe,
nxënësi zhvillon bazat e qytetarisë, duke siguruar kuptimin e ligjshmërisë, të proceseve ekonomike, shoqërore, kulturore dhe të
çështjeve që lidhen me to; zhvillon konceptin e kohës, të vazhdimësisë dhe të ndryshimit në këndvështrimin e marrëdhënieve historike
dhe zbaton këtë kuptim në analizën e pasojave të veprimeve individuale dhe kolektive në shoqëri, në të kaluarën dhe sot; zhvillon
këndvështrimin e tij hapësinor për botën, për kompleksitetin dhe ndërvarësinë e vendeve dhe rajoneve në botë. Nxënësi aftësohet të
vlerësojë pasojat e ndërveprimit të shoqërisë me mjedisin, për të ndërmarrë veprime që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.
Programet e lëndëve; Edukim për shoqërinë, Qytetari, Gjeografi dhe Histori janë ngushtësisht të lidhura nga kompetencat që ato
synojnë të zhvillojnë te nxënësi. Përvojat mësimore të kësaj fushe të nxëni, në këtë shkallë i shërbejnë përmbushjes së kompetencave
kyçe, me fokus të veçantë kultivimin e identitetit personal, shoqëror, kombëtar e kulturor.
5
1.1 Hyrje në programin e qytetarisë
Qytetaria demokratike bazohet në parimet themelore të të drejtave të njeriut, të demokracisë pluraliste dhe shtetit të së drejtës. Ajo
lidhet, para së gjithash, me të drejtat dhe përgjegjësitë, fuqizimin qytetar, pjesëmarrjen dhe përkatësinë, respektin për diversitetin. Si e
tillë, ajo përfshin të gjitha grupet shoqërore dhe sektorët e shoqërisë.
Qytetaria demokratike bazohet në një metodë shumëpërmasore, që ka në bazë procesin dhe përfshin:
Përmasën politike, pjesëmarrja në procesin e marrjes së vendimit dhe në ushtrimin e pushtetit politik.
Përmasën ligjore, vetëdija dhe ushtrimi i të drejtave dhe përgjegjësive të qytetarëve.
Përmasën kulturore, respekti për të gjithë njerëzit, vlerat themelore demokratike, për historinë dhe trashëgiminë e përbashkët
dhe njëkohësisht të ndryshme, si dhe ndihma për vendosjen e marrëdhënieve ndërkulturore paqësore.
Përmasën shoqërore dhe ekonomike, veçanërisht përpjekjet kundër varfërisë dhe përjashtimit social, përpjekjet për krijimin e
formave të reja të punës dhe të zhvillimit të komuniteteve dhe si ekonomia të mund të ndihmojë krijimin e një shoqërie
demokratike.
Përmasa evropiane, vetëdija për unitetin dhe diversitetin e kulturës evropiane dhe të mësuarit për të jetuar në një kontekst
evropian.
Përmasën globale, njohja, pranimi dhe nxitja e ndërvarësisë dhe solidaritetit global.
Programi lëndor rrjedh nga Korniza kurrikulare e arsimit parauniversitar, kurrikula bërthamë dhe plani mësimor i arsimit bazë. Si i
tillë ky dokument i shërben:
Nxënësit për zhvillimin e kompetencave të qytetarisë, në mënyrë që ai të përballojë sfidat e jetës dhe të integrohen në
shoqëri.
Mësuesit për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarive mësimore dhe arritjeve të nxënësve në klasë dhe jashtë
saj.
Prindit për njohjen e rezultateve të pritshme të fëmijëve dhe kritereve të vlerësimit.
Hartuesit të teksteve mësimore dhe të materialeve ndihmëse për mësuesit dhe nxënësit.
6
Zbatimi i programit bëhet duke respektuar parimet e barazisë gjinore, etnike, kulturore, racore dhe fetare.
2. KORNIZA KONCEPTUALE E PROGRAMIT
Programi i lëndës Qytetari (Edukim për shoqërinë në klasën K-2) në arsimin bazë është hartuar me një strukturë dhe mënyrë të
re konceptimi, në funksion të qasjes kurrikulare me bazë kompetencat.
Ky program krijon kushtet për ndërtimin e kompetencave kyçe të të nxënit gjatë gjithë jetës në fushën e qytetarisë
demokratike. Kompetencat e synuara në këtë program lidhen me kompetencat e tjera kyçe. Lidhja mes rezultateve të të nxënit
të kompetencave të lëndës së qytetarisë dhe, kur është e mundur, të kompetencave të tjera kyçe, siguron zhvillimin e ndërsjellë
të tyre dhe mundëson integrimin lëndor. Procesi i të nxënit në fushën “Shoqëria dhe mjedisi”, në të gjitha shkallët, ka në fokus
të veçantë zhvillimin e kompetencës shoqërore dhe qytetare.
Kompetencat zhvillohen përmes tematikave të përbashkëta të fushës dhe në program zbërthehen në njohuri, aftësi/shkathtësi,
qëndrime/vlera. Tematikat e përbashkëta të fushës janë elemente të rëndësishëm të programit të lëndës së qytetarisë, sipas të
cilave strukturohet përmbajtja lëndore dhe integrimi konceptual brenda fushës, në funksion të zhvillimit të kompetencave.
Programi i qytetarisë për këtë shkallë të kurrikulës është i strukturuar rreth dy tematikave të mëdha. Për secilën prej tyre
përcaktohen rezultatet e pritshme, të shprehur në terma njohurish, shkathtësish dhe qëndrimesh. Rezultatet e të nxënit të
kompetencave kyçe nuk përmbushen jashtë tematikave, ato janë marrë në konsideratë në të gjithë procesin e hartimit të
rezultateve të të nxënit për tematikë, duke qenë pjesë integrale e tyre.
Strukturimi dhe organizimi i programit për shkallë kurrikule synon ta bëjë këtë program më fleksibël, duke i ndihmuar dhe
lënë dorë më të lirë mësuesve për ta zbatuar atë në mënyrë krijuese, si dhe të respektojnë ritmet individuale të nxënësve drejt
zotërimit të kompetencave të detajuara në çdo shkallë të kurrikulës.
7
Strukturimi i programit mbi rezultatet e të nxënit për kompetencë ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e situatave të të
nxënit dhe lehtëson vlerësimin e nxënësit për kompetencat kyçe. Situatat e të nxënit janë situata që lidhen me kontekstin e të
nxënit. Ato mund të jenë situata në mjedise të mbyllura ose të hapura të nxëni, brenda shkollës ose jashtë saj. Roli i mësuesit
në mësimdhënien përmes situatave është ai i udhëheqësit e i lehtësuesit gjatë nxënies aktive të nxënësit.
Konceptimi i kurrikulës me bazë kompetencat krijon mundësitë dhe kërkon zbatimin e integruar të saj. Programi i lëndës së
Qytetarisë krijon mundësi integrimi brenda fushës dhe me fushat e tjera, si shkencat e natyrës, matematikën, gjuhën, artet, etj.
Në shumë aspekte, programi i lëndës së qytetarisë fokusohet në zhvillimin e temave të mëdha ndërkurrikulare. Ato shërbejnë
si çështje kyçe për zhvillimin e kompetencave, integrojnë fushat e të nxënit dhe synojnë të ndihmojnë nxënësin të lidhë
shkollimin e tij, me jetën e përditshme.
Programi sugjeron metoda, teknika, strategji të mësimdhënies e të nxënies që nxisin interesin, gjithëpërfshirjen, ndërveprimin
dhe punën kërkimore të nxënësve. Përzgjedhja dhe përdorimi i tyre nga mësuesit bëhet në funksion të zhvillimit të
kompetencave të nxënësve, duke respektuar stilet e ndryshme të të nxënit të tyre.
Vlerësimi si pjesë integrale e procesit të të nxënit, mat shkallën në të cilën kompetencat janë arritur nga nxënësit. Vlerësimi
merr shumë forma, të cilat i parashikon dhe mundëson struktura dhe konceptimi i programit.
2.1. Qëllimet e programit të lëndës së qytetarisë
Edukimi për qytetari demokratike synon:
Të përgatisë të rinjtë dhe të rriturit për pjesëmarrje aktive në shoqërinë demokratike, duke fuqizuar kështu kulturën demokratike;
të aftësojë të rinjtë në luftën kundër ksenofobisë, dhunës, racizmit, nacionalizmit agresiv dhe intolerancës;
të sigurojë dhe të forcojë kohezionin shoqëror, drejtësinë sociale dhe në të mirën e përgjithshme;
të fuqizojë shoqërinë civile përmes pajisjes së qytetarëve me njohuri dhe shprehi demokratike;
8
Mbështetur në këto qëllime të përgjithshme, programi i lëndës së qytetarisë synon:
T’u japë nxënësve mundësinë për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë intelektuale, të domosdoshme për të kuptuar, për të analizuar
dhe për të ndikuar në politikat sociale dhe mënyrat e zbatimit të tyre.
T’u japë nxënësve mundësinë për të zhvilluar aftësitë e pjesëmarrjes qytetare të nxënësve dhe përfshirjen e tyre të vetëdijshme
dhe të kualifikuar në zgjidhjen e problemeve të komunitetit.
T’u japë nxënësve mundësinë të zhvillojnë përkushtimin qytetar në respektimin e vlerave dhe parimeve demokratike të
domosdoshme për bashkëjetesë në një shoqëri demokratike.
9
Diagrami 1: Korniza konceptuale e programit
Njohuri
Aftësi
Qëndrime
Fusha Shoqëria dhe mjedisi
Qytetari (Edukim për
shoqërinë) Gjeografi
Histori i
Kultura
Proceset natyrore dhe shoqërore
Individët, grupet, shoqëria
Kompetenca qytetare
Kompetenca e të nxënit
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale
Kompetenca mbi sipërmarrjen
dhe mjedisin
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Ndërvarësia njerëz, vende,mjedise
Kronologjia,ndryshimi,vazhdimësia
Prodhimi, shpërndarja, konsumi
Pushteti, autoriteti, qeverisja
Kompetenca e të menduarit
10
2.2. Lidhja e kompetencave të fushës /lëndës me kompetencat e tjera kyçe
Ndërtimi dhe zbatimi i kompetencave kyçe nga nxënësi gjatë procesit të mësimdhënies dhe nxënies, kërkon që mësuesi të mbajë
parasysh lidhjen me kompetencave e tjera kyçe. Për të realizuar në praktikë këtë lidhje, mësuesi duhet të përzgjedhë situatat,
veprimtaritë, metodat, dhe mjetet e përshtatshme të procesit të nxënit.
Kompetenca qytetare
Programi i qytetarisë, si pjesë e fushës “Shoqëria dhe mjedisi”, përmes kërkimit, krijon kushte në mënyrë të veçantë për
ndërtimin dhe demonstrimin nga nxënësi të kompetencës qytetare.
Ky program kontribuon edhe në zhvillimin e kompetencave të tjera kyçe. Rezultatet e të nxënit të synuara nga programi i lëndës së
qytetarisë nxitin, në shkallë të ndryshme, edhe zhvillimin e kompetencave të tjera kyçe.
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Programi i qytetarisë krijon mundësi për zhvillimin e shkathtësive komunikuese. Nxënësi përdor materiale të printuara, vizuale
dhe digjitale, për të eksploruar dukuritë, proceset shoqërore, politike, ekonomike, kulturore etj, në kohë dhe në hapësirë. Ai mëson si
të vlerësojë këto burime dhe kuptojë si gjuha mund të përdoret për të zhvilluar më tej të nxënit. Përmes diskutimeve, lojës në role,
debateve, prezantimeve etj, nxënësi zhvillon shkathtësitë të të shprehurit; në mënyrë progresive ai zhvillon dhe përdor fjalorin e
përshtatshëm për të komunikuar idetë, informacionet etj. në mjedise dhe për audienca të ndryshme.
Kompetenca e të menduarit
Nxënësi zhvillon të menduarin kritik dhe krijues gjatë vlerësimit të të dhënave dhe përdorimit të tyre, teston shpjegimet dhe
peshon argumentet. Ai zhvillon shkathtësitë për marrjen e vendimeve dhe strategjitë që e ndihmojnë të mendojë në mënyrë analitike
11
dhe logjike. Programi mundëson që nxënësi të kuptojë vlerën dhe procesin e drejtimit të pyetjeve, të jetë krijues dhe të zhvillojë
imagjinatën në vëzhgimet që bën në terren.
Programi i qytetarisë nxit përdorimin e matematikës dhe të mendimit matematik, për interpretimin e të dhënave etj.
Kompetenca e të nxënit
Për të mbështetur edukimin për qytetari demokratike, nxënësi shfrytëzon informacionin nga burime të ndryshme, gjykon
vlefshmërinë dhe rëndësinë e tij. Në procesin e kërkimit, ai përdor teknologjinë e informacionit dhe komunikimit për përgatitjen e
prezantimeve të tij dhe komunikimin e gjetjeve.
Nxënësi mendon në mënyrë kritike kur shqyrton pasojat e veprimtarisë njerëzore në një mjedis të caktuar, kur vlerëson zgjidhjet e
problemeve globale, kur krijon dhe mbron qëndrimin e tij.
Ndërgjegjësimi për dukuritë e ndryshme shoqërore e ndihmon nxënësin të njohë kulturën e tij dhe kulturat e tjera. Nxënësi mëson të
bashkëpunojë, përballet me detyra komplekse që kërkojnë bashkëpunim. Në procesin e realizimit të detyrave demonstron respekt dhe
mirëkuptim, pranon mendimet ndryshe. Përdor gjuhën e politikës, të ligjit, të moralit, të ekonomisë për të komunikuar mendimet dhe
idetë e tij dhe për të organizuar përgjigjet.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Nxënësit zgjidhin çështje të ndryshme që lidhen me mjedisin shoqëror, ekonomik, ligjor, kulturor etj., me kompleksitetin e
dukurive të tij, vlerëson rëndësinë dhe efektivitetin e zgjidhjeve të propozuara nga njëri-tjetri. Ndërgjegjësimi për dukuritë e ndryshme
e ndihmon nxënësin të njohë kulturën e tij dhe kulturat e tjera. Nxënësi mëson të bashkëpunojë ndërsa përballet me detyra komplekse
që kërkojnë bashkëpunim.
12
Kompetenca personale
Programi i qytetarisë nxit të nxënit e bazuar në kërkim, duke zhvilluar aftësinë e nxënësve për të menaxhuar veten. Nxënësi
kupton rolin e tyre në procesin e të nxënit dhe në kryerjen e hetimeve, aftësohen të jenë të pavarur në zbatimin e njohurive dhe
shkathtësive, dhe në marrjen e vendimeve. Përmes punës në bashkëpunim në klasë dhe në terren, nxënësit zhvillojnë aftësitë
ndërpersonale dhe mësojnë të vlerësojnë perspektivat e ndryshme të anëtarëve të tjerë të grupit.
Kompetenca digjitale
Nxënësi zhvillon kompetencën digjitale përmes përdorimit të TIK-ut në mënyrë efektive dhe të përshtatshme kur kërkon, krijon,
përpunon, komunikon idetë dhe informacionin për dukuritë shoqërore, politike, kulturore etj.
13
Diagrami 2: Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së qytetarisë
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Nxënësi komunikon në mënyrë efektive)
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.
Dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth një teme,duke bërë pyetje, komente,sqarime dhe
propozime.
Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe
fjalorin e përshtatshëm.
Veçon informacionin kryesor nga një libër, gazetë, revistë, internet, radio, TV etj.,e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë
gjatë hartimit të një punimi ose detyrë me shkrim.
Kompetenca e të menduarit (Nxënësi mendon në mënyrë kritike dhe krijuese)
Parashtron argumente pro ose kundër për një temë/problem të caktuar gjatë një debati ose publikimi në medie.
Zgjidh një problem(shoqëror, shkencor...etj) dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (shkencor, shoqëror).
Shpjegon mënyrën e zhvillimit të një procesi natyror ose shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë.
Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore,
14
natyrore.
Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe
shoqërore.
Kompetenca e të nxënit (Nxënësi mëson për të nxënë)
Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për
realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.
Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca
shoqërore, duke i sqaruar nëpërmjet formave të ndryshme të të shprehurit.
Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim(tekst shkollor, libër, internet, medie)për të nxënë një
temë,veprim,aktivitet ose detyrë që i kërkohet.
Ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake, duke i paraqitur në forma të ndryshme të të
shprehurit (kolona, tabela, grafike)sipas një radhitjeje logjike.
Parashtron pyetje (pse, çfarë, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën/ problemin e dhënë dhe
vlerëson përparimin e vet deri në zgjidhjen e duhur.
Menaxhon emocionet, ndjenjat, kohën, shfrytëzimin e materialeve dhe mjeteve gjatë kryerjes së një detyre/aktiviteti(në
klasë/shkollë apo në terren).
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin (Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive)
Zhvillon një projekt individual ose në grup për kryerjen e një aktiviteti mjedisor apo shoqëror me rëndësi për shkollën ose për
komunitetin.
15
Diskuton në grup për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, pasojat që sjell dëmtimi i tij për jetën e njeriut dhe propozon masat që
duhen ndërmarrë për evitimin e tyre.
Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tyre social, etnik etj.)për realizimin e një
aktiviteti të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë klase/shkolle apo jashtë saj).
Kompetenca personale (Nxënësi bën jetë të shëndetshme)
Vlerëson shkaqet e një situate të mundshme konflikti midis moshatarëve ose anëtarëve të grupit dhe propozon alternativa për
parandalimin dhe zgjidhjen, duke ndarë përvojat dhe mendimet në grup.
Kompetenca qytetare (Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët)
Tregon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr pa dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat
kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror/komunitetit.
Merr pjesë në aktivitetet që promovojnë tolerancë dhe diversitet kulturor, etnik,fetar,gjinor etj, në shkollë apo në komunitet, ku
përfshihen moshatarë të të gjitha përkatësive të përmendura, që jetojnë në bashkësinë e gjerë.
Kompetenca digjitale (Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin)
Përdor mediet digjitale dhe mjediset informative për të komunikuar dhe bashkëpunuar, duke përfshirë komunikimet në distancë
për zhvillimin e njohurive.
Analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht (p.sh., hedhin disa informacione të marra nga interneti, duke i
përmbledhur në një tabelë ose grafik).
16
2.3. Lidhja e lëndës së qytetarisë me temat ndërkurrikulare
Temat ndërkurrikulare janë tema madhore, me të cilat përballet shoqëria. Ato i shërbejnë zhvillimit të kompetencave dhe synojnë
të ndihmojnë nxënësin, të lidhë shkollimin e tij me jetën e përditshme. Në shumë aspekte, programi i lëndës së qytetarisë fokusohet
në zhvillimin e temave të mëdha ndërkurrikulare, si:
- Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave.
- Zhvillimi i qëndrueshëm.
- Mjedisi.
- Ndërvarësia.
- Bashkëjetesa paqësore.
Duke analizuar marrëdhëniet e shoqërisë në këndvështrimin e përgjegjësisë qytetare, nxënësi mëson të vendosë lidhje ndërmjet
nevojave dhe përdorimit racional të burimeve. Ai ndërgjegjësohet për aspektet shoqërore të konsumit, për pasojat e globalizmit për
shoqërinë dhe shpërndarjen e burimeve. Ky ndërgjegjësim e ndihmon nxënësin të kuptojë më mirë ndërvarësinë e ndërsjellë të
mjedisit dhe të veprimtarisë njerëzore.
Nxënësi ndërgjegjësohet për të drejtat e tij, ndërvarësinë e njerëzve, konfliktet ndërkombëtare, dhe nevojën për të zhvilluar kulturën e
paqes. Në këtë mënyrë ai jo vetëm kupton domethënien e veprimeve njerëzore në një vend të caktuar, por zgjedh qëndrimin e tij për
çështjet globale. Programi kontribuon për edukimin e identitetit kombëtar, njohjen e kulturave, ndërvarësinë dhe bashkëjetesën
paqësore.
17
2.4. Lidhjet e lëndës së qytetarisë brenda fushës dhe me fushat e tjera të të nxënit
Lënda e qytetarisë (Edukim për shoqërinë klasa K-2) duhet të zhvillohet në lidhje të ngushtë me lëndët e tjera. Lënda e qytetarisë
dhe lëndët e tjera duhet të ndihmojnë në mënyrë të ndërsjellë njëra-tjetrën. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të realizohen si duhet
edhe objektivat kryesorë të shkollës dhe të shoqërisë në fushën e arsimit.
Çfarë do të thotë kjo?
Së pari, lënda e qytetarisë mund të shfrytëzojë informacionin dhe çështjet që trajtohen në lëndët e tjera për të sqaruar, për të
konkretizuar dhe për të argumentuar më mirë idetë e veta.
Së dyti, lëndët e tjera duhet të shfrytëzojnë përmasën dhe këndvështrimin qytetar për të aktualizuar dhe për të kuptuar më mirë
çështjet e tyre në diskutim, si dhe për të nxitur përgjegjësinë dhe motivimin qytetar të nxënësve në shkollë dhe në bashkësinë ku
jetojnë
Shembuj
I. Historia dhe qytetaria
Lënda e historisë dhe ajo e qytetarisë kanë të përbashkët:
Konceptet: për shembull pushteti, autoriteti, ligji, qeverisja, përfaqësimi, liria, etj.
Aftësitë dhe shprehitë: për shembull përshkrimi, analiza, shpjegimi, diskutimi, kërkimi, interpretimi etj
18
Qytetaria:
u jep aktualitet më të madh çështjeve, me të cilat merret historia. Në këtë mënyrë, ajo i ndihmon nxënësit të kuptojnë
rëndësinë e historisë për jetën e tyre të përditshme.
Si mund të realizohet lidhja ndërmjet lëndës së historisë dhe qytetarisë?
1. Së pari kjo lidhje mund të realizohet përmes përfshirjes të çështjeve, të fakteve, të ngjarjeve etj. të trajtuar në lëndën e historisë
në kurrikulën e qytetarisë, me kusht që përmasa e qytetarisë duhet:
Të jetë çështja thelbësore e mësimit.
Të lidhet me kurrikulën e qytetarisë.
2. Së dyti, objektivat mësimorë duhet të shprehen qartë dhe të jenë pjesë e kurrikulës kombëtare të qytetarisë. Kështu, lidhja
ndërmjet tyre mund të realizohet përmes elementeve të mëposhtëm:
Konceptet: Karakteristikat e koncepteve (si drejtësia, barazia, liria etj) duhet të shpjegohen në kohë dhe në hapësirë, pra në
kontekste konkrete historike, në të kaluarën dhe në të sotmen.
Tema: Në disa mësime mund të theksohet përmasa e qytetarisë, si për shembull, në çështjet e të drejtave të njeriut.
Fusha kurrikulare: Rishqyrtimi i vazhdueshëm i çështjeve të tilla si demokracia etj., gjatë gjithë ciklit të shkollimit.
Përmasa vendore: historia duhet të ndihmojë në rritjen e pjesëmarrjes qytetare në jetën e bashkësisë, për shembull, duke
ndërmarrë projekte ku mund të përfshihen breza të ndryshëm.
3. Së treti, historia ndihmon në edukimin qytetar kur ajo përdoret në debatet për çështje dhe ngjarje të rëndësishme
19
II. Gjeografia (Dituria e natyrës) dhe qytetaria
1. Çfarë kanë të përbashkët Gjeografia (Dituria e natyrës) dhe qytetaria? Ato kanë të përbashkët:
Konceptet: të drejtat e njeriut, bashkësia, ndërvarësia etj.,
Përmbajtjen: bota si bashkësi globale, sfidat e ndërvarësisë globale etj.
Temat: strehimi, komunikimi etj.
2. Si mund të ndihmojë lënda e gjeografisë në trajtimin e çështjeve të lëndës së qytetarisë:
Ndihmon nxënësit të kuptojnë më mirë ndikimin e veprimtarisë ekonomike tek njerëzit dhe te bashkësia ku jetojnë.
Nxjerr në pah marrëdhëniet ndërmjet zhvillimeve vendore, kombëtare dhe globale.
Nxjerr në pah mundësinë e qytetarëve për të ndikuar në jetën e bashkësisë dhe më gjerë.
Shqyrton në gjerësi dhe në thellësi çështje të zhvillimit të qendrueshëm.
Nxit respektin për njerëz dhe kultura të tjera si dhe për mjedisin.
3. Në ç’mënyrë lënda e qytetarisë ndihmon në zhvillimin e lëndës së gjeografisë? Qytetaria:
Zbulon lidhjet e çështjeve me të cilat merret lënda e gjeografisë me jetën e përditshme të nxënësve dhe rrit interesin e tyre
për to.
Ndihmon nxënësit të kuptojnë rëndësinë e lëndës së gjeografisë.
Nxit të kuptuarit e çështjeve që lidhen me zhvillimin, për shembull, tregtinë e ndershme.
Nxit nxënësit të marrin pjesë në zhvillimin e projekteve të ndryshme në bashkësinë ku jetojnë, për shembull, për çështje
mjedisore.
20
2.5. Kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj
Procesi i të nxënit në fushën “Shoqëria dhe mjedisi”, në të gjitha shkallët, ka në fokus kryesisht zhvillimin e kompetencës shoqërore
dhe qytetare, si një ndër kompetencat kyçe si dhe, në sasinë dhe cilësinë e mundshme, të kompetencave të tjera.
Kjo kompetencë përbëhet nga kompetencat personale, ndërpersonale dhe ndërkulturore që përfshijnë dhe lidhen me të gjitha
qëndrimet që përgatitin individët për të marrë pjesë në mënyrë të efektshme dhe konstruktive në jetën dhe punën shoqërore dhe, në
mënyrë të veçantë, në shoqëritë gjithnjë e më të larmishme, për të zgjidhur konfliktet atje, atëherë dhe kur kjo është e nevojshme.
Kompetenca shoqërore dhe qytetare i përgatit individët për të marrë pjesë plotësisht në jetën qytetare, duke u bazuar në njohuritë për
konceptet dhe strukturat shoqërore , ekonomike, politike etj. dhe për t’iu përkushtuar pjesëmarrjes aktive e demokratike.
Nxënësi njeh dhe pranon rëndësinë që ka zhvillimi i kompetencave të qytetarisë për përgatitjen për të marrë pjesë plotësisht në jetën
qytetare, duke u bazuar në njohuritë për konceptet dhe strukturat shoqërore dhe politike dhe për t’iu përkushtuar pjesëmarrjes aktive e
demokratike.
Nxënësi argumenton rëndësinë që ka kompetenca shoqërore dhe qytetare për të motivuar pjesëmarrjen e efektshme me të tjerët në
jetën publike dhe për t’u solidarizuar në zgjidhjen e problemeve që lidhen me komunitetin lokal dhe më gjerë.
Nxënësi argumenton që kompetenca shoqërore dhe qytetare zhvillohet duke u bazuar në njohuritë për ligjësitë dhe konceptet
themelore të demokracisë, të drejtësisë, të barazisë, të qytetarisë dhe të të drejtave të njeriut,.
21
Nxënësi argumenton që kompetenca shoqërore dhe qytetare bazohet në njohuritë historike për ngjarjet dhe prirjet themelore të
zhvillimit të historisë së njerëzimit dhe asaj kombëtare, në njohuritë për ligjësitë dhe ngjarjet bashkëkohore dhe në prirjet për të
ardhmen.
Nxënësi përdor konceptin e kohës dhe të hapësirës në të gjitha gjykimet dhe vendimmarrjet e tij në fushën e historisë, shoqërisë,
filozofisë etj.
Nxënësi zhvillon këndvështrimin e tij hapësinor për botën, kupton vendndodhjen e njerëzve, të rajoneve, të vendeve si dhe të
burimeve dhe shpjegon arsyen e kësaj vendndodhjeje.
Nxënësi eksploron konceptet themelore gjeografike dhe marrëdhëniet ndërmjet qenieve njerëzore me mjedisi.
Nxënësi pranon rëndësinë që ka kompetenca shoqërore dhe qytetare për reflektimin kritik e krijues dhe për pjesëmarrjen
konstruktive në veprimtaritë e komunitetit ose të fqinjësisë si dhe në proceset e vendimmarrjes, veçanërisht përmes votimit, në nivel
vendor, kombëtar dhe evropian.
Nxënësi kupton mënyrën si individët mund të sigurojnë shëndetin e tyre më të mirë mendor, intelektual e fizik, në shërbim të vetes,
të familjes dhe të mjedisit të tyre shoqëror. Ata njohin lidhjen e mënyrës së shëndetshme të jetesës me zhvillimin e tyre tërësor dhe
veprojnë për të realizuar atë.
22
Nxënësi njeh konceptet themelore që lidhen me individët, grupet etj. me barazinë dhe mosdiskriminimin gjinor, me shoqërinë dhe
kulturën. Ai kupton dhe merr vendime mbi bazën e të kuptuarit të dimensioneve shumëkulturore, ekonomike, ligjore, politike e
shoqërore të shoqërisë evropiane si dhe të ndërveprimit të identitetit kulturor kombëtar me atë evropian e më gjerë.
Nxënësi komunikon në mënyrë konstruktive në mjedise të ndryshme dhe shfaq aftësinë për tolerancë, për të shprehur dhe kuptuar
këndvështrimet e ndryshme, për të negociuar, për të krijuar besim dhe për të kuptuar ndjenjat dhe qëndrimet e të tjerëve.
Nxënësi është i vetëdijshëm që kompetenca bazohet në ndjenjën e integritetit, të bashkëpunimit, të pohimit të vetvetes pa përjashtuar
tjetrin. Ai pranon se individët duhet të interesohen për zhvillimet ekonomike, politike, shoqërore, në nivel kombëtar dhe global dhe
për komunikimin ndërkulturor.
Ata vlerësojnë diversitetin, respektojnë të tjerët dhe përgatiten për të kapërcyer paragjykimet dhe për të arritur kompromise.
Nxënësit zhvillojnë vetëdijen për qëllimet, vlerat dhe lëvizjet politike në nivel kombëtar dhe Evropian si dhe vetëdijen për
diversitetin dhe identitetin kulturor në Evropë.
Tematikat mbi të cilat është organizuar përmbajtja e programit, kanë të bëjnë me njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat,
nëpërmjet të cilave, do të realizohen këto kompetenca. Shkathtësitë dhe qëndrimet, ashtu sikurse njohuritë, janë objekt i të nxënit të
rregullt dhe progresiv. Shkathtësitë dhe aftësitë u lejojnë nxënësve, që nën udhëheqjen e mësuesit apo në mënyrë të pavarur, të
ndërtojnë, përvetësojnë, mobilizojnë njohuritë dhe të reflektojnë mbi to. Këto tematika janë
Individët, grupet, shoqëria.
Kultura.
Prodhimi, shpërndarja dhe konsumi.
Pushteti, autoriteti, qeverisja.
23
2.6. Koha mësimore për tematikë për secilën klasë
Programi i lëndës së qytetarisë (Edukim për shoqërinë klasa K-2) zhvillohet në 35 orë mësimore në vit. Programi specifikon orët
e sugjeruara për secilën tematikë, për secilën klasë. Orët e sugjeruara përfshijnë njohuritë e reja, punët praktike, detyrat apo
projektet, vëzhgimet në natyrë, testimet e ndryshme. Përdoruesit e programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës,
kurse janë të lirë të ndryshojnë me 10% (shtesë ose pakësim) orët e rekomanduara për secilën tematikë.
3. Tabela. Orët përkatëse mësimore të tematikave për klasën përgatitore
Tematika
Shkalla
Individët,
grupet,
shoqëria
Kultura Kronologjia,
ndryshimi dhe
vazhdimësia
Ndërvarësia midis
njerëzve, vendeve,
rajoneve dhe mjediseve
Pushteti,
autoriteti,
qeverisja
Proceset
shoqërore
Prodhimi,
konsumi,
shpërndarja
Totali i
orëve
Shkalla 1
Klasa
përgatitore
20 10 10 5 10 5 10 70
Klasa e parë 20 8 7 35
Klasa e dytë 20 8 7 35
Shkalla 2
Klasa e tretë 7 35
Klasa e
katërt
6 35
Klasa e pestë 9 35
Shkalla 3
Klasa e
gjashtë
13 13 8 35
24
Klasa e
shtatë
27 8 35
Klasa e tetë 27
8 35
Klasa e
nëntë
34 34
3. REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS TEMATIKAVE PËR SHKALLËN E PARË
Në programin e qytetarisë për të gjitha shkallët janë paraqitur rezultatet e të nxënit sipas tematikave të kurrikulës bërthamë.
Rezultatet e të nxënit shprehen në terma njohurish, aftësish dhe qëndrimesh. Tematikat dhe renditja e tyre nuk nënkuptojnë që
përmbajtja vjetore, përgjatë vitit shkollor, duhet të zhvillohet e ndarë në këtë renditje. Kombinimi dhe ndarja e njohurive,
shkathtësive dhe qëndrimeve në situata të nxëni, kapituj ose grupe temash e njësi mësimore, si dhe renditja e tyre është e drejtë e
përdoruesve të programit (më kryesorët janë autorët e teksteve dhe mësuesit). Sasia e orëve mësimore për secilën tematikë është
relativisht rekomanduese.
Në shkallën e parë (klasa K-2) programi i qytetarisë zhvillohet në emrin “Edukim për shoqërinë”
25
Programi i klasë së parë
Tematika 1: Individët, grupet, shoqëria
Përshkrimi i tematikës:
Nxënësit kuptojnë mënyrën si formohen, ruhen dhe ndryshojnë marrëdhëniet shoqërore. Ata dallojnë dhe shpjegojnë rolin dhe
ndikimin e ndryshëm që kanë në shoqëri lloje dhe forma të caktura institucionesh sociale si: familja, shkolla, organizatat qytetare,
arsimore, qeveritare dhe fetare dhe shqyrtojnë ndikimin e tyre në jetën e njerëzve. Ata studiojnë larminë e marrëdhënieve midis
individëve dhe grupeve në shoqëri, eksplorojnë faktorët, që qëndrojnë në themel të tyre, mënyrën si funksionojnë dhe ndryshojnë.
Nxënësit marrin vendime mbi bazën e njohurive të fituara në nivele të ndryshme shkollimi, për qëndrime e sjellje të ndryshme, që
kanë lidhje me jetën dhe bashkejetesën paqësore në shoqëri.
Rezultatet e të nxënit
Unë dhe të tjerët
Orë të sugjeruara: 10 orë
Njohuritë Shkathtësitë dhe aftësitë Qëndrime dhe vlera
Nxënësi njeh vetveten, tiparet, dëshirat,
nevojat etj.
Nxënësi njeh çfarë e dallon dhe e bën të
veçantë në raport me të tjerët dhe ato që ai i ka
të përbashkëta me ta: (nevoja, dëshira, ëndrra,
tipare të jashtme, prejardhje etj.)
Nxënësi njihet/zbulon vetë etj, me tiparet që
janë thelbësore nga ato që nuk janë të tilla në
dallimet dhe të përbashkëtat që ka me të tjerët
dhe i jepet mundësia të kuptojë arsyet e
ndryshimeve dhe ngjashmërive.
Nxënësit i mundësohet të njohja dhe kuptimi i
lidhjeve që ekzistojnë ndërmjet tij dhe të
tjerëve dhe i nevojës që ai ka për të tjerët.
Ai fillon të mësojë për rëndësinë e ndihmës së
ndërsjellë për të plotësuar nevojat e
Nxënësi:
Shpreh tiparet e tij kryesore që e dallojnë
atë nga të tjerët;
dallon tiparet e njerëzve që përbëjnë
botën në të cilën ai jeton;
vendos veten në një mjedis të caktuar
(familje, klasë, lagje etj.) dhe e sheh veten
si pjesë e tij;
shpreh nevojat dhe dëshirat e tij;
dallon nevojat dhe dëshirat e të tjerëve, të
përbashkëtat dhe ato që ndryshojnë
jep një shpjegim për këto ndryshime, për
ndryshimet dhe të përbashkëtat që janë
ndërmjet tij dhe të tjerëve etj
dallon lidhjet që ai ka me mjedisin që e
rrethon dhe me njerëzit që e përbëjnë atë:
- njerëzit e familjes,
- shokët (në shkollë e jashtë saj),
Nxënësi:
Tregon interes për nevojat e
të tjerëve
Paraqet dhe komunikon
lirshëm mendimet e tij.
Respekton përpjekjet
personale dhe ato në grup.
respekton vetveten dhe të
shpreh me besim qëndrimin
e tij
26
përbashkëta.
Nxënësit i jepet mundësia të kuptojë rëndësinë
e disa detyrimeve që secili duhet të ketë ndaj
grupit ku bën pjesë
- mësuesit,
- sendet me të cilat ka lidhje në jetën e
përditshme,
- mjedisi etj.
dallon dhe të vlerëson nevojën që ai ka për
njerëzit dhe mjedisin që e rrethon;
dallon dhe të vlerëson atë çfarë ai mund
t’u japë të tjerëve dhe mjedisit që e
rrethon;
vlerëson mendimet dhe qëndrimet e veta
dhe të të tjerëve;
shpreh përgjegjësinë e tij ndaj të tjerëve
dhe mjedisit etj.
Konceptet kryesore: Unë, ti, familja,
klasa, lagjja, nevoja, dëshira, dallimi, e
përbashkëtat, unë dhe tjetri, përgjegjësi,
respekt, e drejtë, e gabuar, nevoja të
përbashkëta, dëshira të përbashkëta,
përgjegjësi e përbashkët
Rezultatet e të nxënit
Të bashkëveprojmë
Orë të sugjeruara: 10 orë
Nxënësi njihet me rolet e ndryshme që
ekzistojnë në nivele të ndryshme të
veprimtarisë njerëzore (në familje, grup, klasë
etj.).
Nxënësit i jepet mundësia të eksplorojë rolin e
tij dhe të shokëve të tij në grup, klasa, familje
etj. dhe të flasë për rëndësinë që ka përmbushja
Nxënësi:
Dallon rolet e veçanta që çdo individ ka në
shoqëri (në familje, klasë, grup, lagje etj.);
vlerëson rolin e tij dhe të të tjerëve në
familje, klasë, grup, lagje etj.;
bashkëvepron me të tjerët në familje,
klasë, grup, lagje etj., për të zgjidhur
probleme të ndryshme;
pranon që ka njerëz që kanë vështirësi për
Nxënësi:
Ndan me të tjerët përvojat
dhe njohuritë e përftuara nga
vëzhgimet individuale.
Respekton idetë dhe përvojat
e të tjerëve.
Beson te vetja dhe tek të
tjerët
Bashkëvepron me të tjerët me
27
e këtyre roleve nga secili.
Nxënësi njihet me disa prej veprimtarive
njerëzore në fusha të ndryshme në të cilat
bashkëveprimi është i domosdoshëm.
Nxënësi zbulon rëndësinë e bashkëveprimit në
kryerjen e të gjitha roleve në shoqëri dhe flet
për rëndësinë e saj.
Nxënësit i jepet mundësia të dëshmojë të
kuptuarit e bashkëveprimit në veprimtari të
thjeshta në shkollë e komunitet.
të kuptuar dhe për të bërë gjëra të
ndryshme dhe të tregojë gatishmërinë për
t’i ndihmuar ata etj.;
flet për rëndësinë e punës së përbashkët
për plotësimin e nevojave dhe të dëshirave
të individëve dhe të grupeve ku ata bëjnë
pjesë.
Konceptet kryesore: rol shoqëror, punë e
përbashkët, punë shtëpie, punë klase, punë në
komunitet, respekt, vështirësi etj.
bindjen se kjo është e
nevojshme.
Tematika 2: Pushteti, autoriteti, qeverisja
Përmes kësaj tematike, nxënësit fitojnë dije dhe ndërtojnë njohuri për rregullat e jetës kolektive e kushtet demokratike për zbatimin
e tyre, si dhe për mundësitë që ekzistojnë në një shoqëri demokratike në të gjitha nivelet e jetës politike. Ata ndërtojnë njohuri për
institucionet publike demokratike dhe për rregullat e lirisë dhe të vepruarit, dhe ndërgjegjësohen që ndërtimi i institucioneve
demokratike dhe gëzimi i këtyre lirive, janë përgjegjësi e të gjithë qytetarëve.
Rezultatet e të nxënit
Rregullat
Orë të sugjeruara: 4 orë
Njohuritë Shkathtësitë dhe aftësitë
Qëndrime dhe vlera
28
Nxënësi njihet me rregullat që shoqëria ka
vendosur për të kryer punët dhe detyrat e tjera
me karakter shoqëror.
Nxënësit i krijohet mundësia të marrë pjesë në
vendosjen e rregullave të thjeshta:
për organizimin e një loje ku marrin
pjesë nxënësit;
për organizimin e një veprimtarie në
klasë, në familje, në komunitet etj.
Nxënësi vihet në situata mësimore që e
ndihmojnë të kuptojë si shkelja e rregullave
mund të dëmtojë atë dhe të tjerët.
Nxënësi:
Dallon rregulla të caktuara në veprimtari
të ndryshme që zhvillohen në familje,
klasë, shkollë, lojë etj.;
pranon rëndësinë e vendosjes së rregullave
në një veprimtari të caktuar;
vendos rregulla të thjeshta, në
bashkëpunim me të tjerët, në veprimtaritë
e tij të përditshme;
diskuton për rëndësinë e bashkëpunimit
me të tjerët për të vendosur rregulla sa më
të drejta për të gjithë etj.
Konceptet kryesore: rregull, veprimtari
shoqërore, bashkëpunim
Nxënësi:
Demonstron gatishmërinë e
tij për të ndjekur rregullat në
veprimtaritë e përditshme në
familje, grup, klasë, shkollë
etj.
Rezultatet e të nxënit
Rregulla në shtëpi, shkollë, rrugë dhe në park
Orë të sugjeruara: 4 orë
Njohuritë Shkathtësitë dhe aftësitë Qëndrime dhe vlera
Nxënësi njihet me disa nga rreziqet që janë të
pranishme në shtëpi e shkollë.
Nxënësi bëhet i vetëdijshëm se rregullat duhen
vendosur e zbatuar për të mos dëmtuar veten
dhe të tjerët në shtëpi dhe shkollë.
Nxënësi njihet me disa nga rreziqet që janë të
pranishme në mjediset ku qarkullojnë
njëkohësisht njerëz dhe mjete si biçikleta,
motor, makina etj.
Nxënësi njihet me disa nga rregullat e
Nxënësi:
Flet për rëndësinë e respektimit të
rregullave të qarkullimit rrugor;
identifikon disa nga rregullat e sjelljes së
tij në:
- shtëpi,
- rrugë,
- park,
- lagje.
liston sjelljet e duhura në situata të
ndryshme jetësore në mjediset që ai
frekuenton:
Nxënësi:
Respekton rregullat në çdo
fushë të veprimtarisë;
bashkëpunon me të tjerët për
të vendosur rregulla të reja
kur është e nevojshme.
29
qarkullimit në mjedise publike (parqe, rrugë
etj.) dhe përpiqet të përcaktojë disa sjellje e
sigurta në rrugë.
Tematika 3: Prodhimi, shpërndarja dhe konsumi
Përmes kësaj tematike nxënësit fitojnë njohuri për mënyrën si njerëzit organizojnë prodhimin, shpërndarjen dhe konsumin e të
mirave e të shërbimeve dhe njihen e kuptojnë çështjet themelore, që lidhen me vendimet në fushën e veprimtarisë ekonomike. Ata
njihen në përputhje me nivelin e shkollimit dhe të kurrikulës, me konceptet kryesore ekonomike dhe rëndësinë që ka njohja e tyre
për jetën e tij dhe të shoqërisë. Në këtë mënyrë, mundësohet edhe reazimi i kompetencës ekonomike, që nënkupton njohuri për
funksionimin e botës ekonomike dhe aftësi për të vepruar me mençuri në këtë botë.
Rezultatet e të nxënit
Familjet tona
Orë të sugjeruara: 7 orë
Njohuritë Shkathtësitë dhe aftësitë Qëndrime dhe vlera
Nxënësi zbulon si njerëzit në një familje janë të
ngjashëm dhe të ndryshëm, si ata punojnë së
bashku për një jetë më të mirë
Nxënësi bëhet i vetëdijshëm që të gjitha
familjet, për të jetuar, duhet të kenë ushqim,
veshje dhe shtëpi banimi.
Ai fillon të kuptojë ndryshimin ndërmjet një
nevoje dhe një dëshire.
Nxënësit mësojnë se si punët (profesionet) u
sigurojnë anëtarëve të familjes plotësimin e
nevojave dhe të dëshirave.
Nxënësit skicojnë anëtarët e familjes, duke bërë
punë të ndryshme.
Nxënësit zbulojnë në një hartë, vendet ku
anëtarët e familjes së tyre shkojnë për të
plotësuar nevojat dhe dëshirat e tyre.
Nxënësit mësojnë për rëndësinë që ka puna për
Nxënësi:
tregon çfarë është familja;
tregon si njerëzit jetojnë dhe punojnë së
bashku në një familje;
shpjegon ndryshimet ndërmjet nevojave
dhe dëshirave;
dallon dhe përkufizon një profesion si një
punë që duhet bërë;
dallon profesione të ndryshme;
përcakton një simbol për një punë dhe
shërbim të caktuar;
vendos në hartë simbole të ndryshme për
punë dhe shërbime;
tregon se si anëtarët e familjes janë të
varur nga puna që bëjnë për të siguruar
nevojat dhe dëshirat;
përshkruan punët që njerëzit bëjnë për të
Nxënësi:
respekton profesionet dhe
shërbimet e ndryshme që
kryhen në shoqëri;
respekton njerëzit e punës,
pavarësisht nga lloji i punës
që kryejnë.
30
të paguar për nevojat dhe dëshirat tona siguruar paratë;
tregon se si familjet i përdorin paratë për
të plotësuar nevojat dhe dëshirat e tyre.
31
Programi i klasës së gjashtë
Tematika: Individët, grupet, shoqëria
Nxënësit kuptojnë mënyrën si formohen, ruhen dhe ndryshojnë marrëdhëniet shoqërore. Ata dallojnë dhe shpjegojnë rolin dhe
ndikimin e ndryshëm që kanë në shoqëri lloje dhe forma të caktura institucionesh sociale si: familja, shkolla, organizatat qytetare,
arsimore, qeveritare dhe fetare dhe shqyrtojnë ndikimin e tyre në jetën e njerëzve. Ata studiojnë larminë e marrëdhënieve midis
individëve dhe grupeve në shoqëri, eksplorojnë faktorët, që qëndrojnë në themel të tyre, mënyrën si funksionojnë dhe ndryshojnë.
Nxënësit marrin vendime mbi bazën e njohurive të fituara në nivele të ndryshme shkollimi, për qëndrime e sjellje të ndryshme, që
kanë lidhje me jetën dhe bashkëjetesën paqësore në shoqëri.
Rezultatet e të nxënit
Komuniteti
Orë të sugjeruara: 13 orë
Njohuritë Shkathtësitë dhe aftësitë Qëndrime dhe vlera
Nxënësi njihet me shërbimet që janë të
domosdoshme për jetën normale të një
komuniteti dhe me nevojat që ato plotësojnë në
këtë komunitet.
Nxënësi njihet me institucionet kryesore që
janë përgjegjëse për shërbimet që kryhen në një
komunitet.
Ai mbledh opinione nga prindërit ose anëtarë të
komunitetit në lidhje me shkallën në të cilën ata
mendojnë se shërbimet në komunitet kryhen si
duhet.
Nxënësi:
liston shërbimet që duhet të kryhen në një
komunitet në interes të të gjithë anëtarëve
të komunitetit dhe për krijimin dhe për
ruajtjen e një komuniteti të shëndoshë;
dallon përgjegjësinë e pushtetit vendor në
kryerjen e shërbimeve në dobi të
komunitetit si: shërbimet publike, rendi
dhe qetësia publike, mirëmbajtja dhe
mbrojtja e mjedisit etj.;
identifikon raste kur pushteti vendor nuk i
ka kryer si duhet detyrat e tij ndaj
komunitetit;
vjel opinionet e anëtarëve të komunitetit
për cilësinë e kryerjes së shërbimeve në
Nxënësi:
merr pjesë në mënyrë
vullnetare në veprimtaritë e
klasës dhe të komunitetit, në
emër të së mirës së
përbashkët.
32
Ai ndërton edhe mendimin e tij në lidhje me
shërbimet që kryhen ose duhet të kryhen në
komunitetin në të cilin bën pjesë, duke filluar
nga ato që ai vë re në komunitetin e vogël të
shkallës, pallatit e më tej të lagjes.
Nxënësit i jepet mundësia që të shqyrtojë rolin
që anëtarët e një komuniteti mund të luajnë në
ndihmë të institucioneve në kryerjen e
shërbimeve komunitare.
Ai eksploron disa nga sjelljet e anëtarëve të
komunitetit në të cilin jeton në shërbim të tij
ose jo.
Nxënësi shqyrton shkallën e pjesëmarrjes së
anëtarëve të komunitetit në zgjidhjen e
problemeve të komunitetit dhe identifikon e
analizon faktorët që ndikojnë në shkallën e
pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjidhjen e
problemeve të komunitetit, veçanërisht në
jetën në bashkëpronësi.
komunitet;
diskuton për disa nga shërbimet
komunitare që mund të realizohen më
mirë në shërbim të komunitetit dhe
sugjeron ide për përmirësimin e tyre;
përcakton shërbimet komunitare, në të
cilat roli i qytetarëve është shumë i
rëndësishëm;
dallon përgjegjësitë e qytetarëve në
shërbim të komunitetit, në varësi të llojit
të shërbimit;
vlerëson shkallën në të cilët qytetarët, në
komunitetin e tyre, luajnë rolin e tyre në
shërbim të komunitetit;
analizon disa nga shkaqet e pjesëmarrjes
së dobët të qytetarëve në komunitet;
vlerëson shkallën në të cilën ata ndihen
përgjegjës për komunitetet në të cilat
bëjnë pjesë (shkollë, pallat, lagje etj.);
shpjegon arsyet e pjesëmarrjes të tyre së
ulët në shërbim të komunitetit etj;
diskuton për mundësitë e rritjes së
përgjegjësisë dhe të pjesëmarrjes qytetare
në shërbim të komunitetit.
Tematika: Kultura
Nxënësit kuptojnë si qeniet njerëzore krijojnë, mësojnë, ndajnë së bashku dhe përshtaten ndaj kulturës. Ata vlerësojnë rolin e
kulturës në formimin e jetës dhe të shoqërisë, ku jetojnë, si dhe jetës dhe shoqërisë së të tjerëve dhe marrin vendime mbi bazën e
njohurive për kulturën në faza të ndryshme të shkollimit të tyre, në emër të respektimit të larmisë kulturore dhe të bashkëjetesës
paqësore ndërmjet njerëzve dhe kulturave.
Rezultatet e të nxënit
33
Kultura
Orë të sugjeruara: 13 orë
Njohuritë Shkathtësitë dhe aftësitë Qëndrime dhe vlera
Nxënësit i kërkohet të vëzhgojë, në klasë ose
në komunitete të tjera, raste qëndrimesh të
ndryshme për të njëjtën dukuri.
Atij i mundësohet, me anë shembuj të
ndryshëm, të kuptojë se një ndër arsyet përse
njerëz të ndryshëm mbajnë qëndrime të
ndryshme, për të njëjtën dukuri, është
prejardhja e tyre e ndryshme kulturore ose
nënkulturore.
Nxënësit mësojnë disa nga elementët e
kulturës si gjuha, muzika, veshjet e më tej
vlerat, normat etj., të cilat i dallojnë grupet që i
përkasin kulturave të ndryshme. Ata dallojnë
ndryshimet që shokë të klasës shprehin si
rrjedhojë e prejardhjes nga zona të ndryshme
të vendit.
Ata njihen me raste konfliktesh mes njerëzish,
të cilat kanë pasur si shkak dallimet për arsye
kulturore dhe disa nga pasojat e dëmshme që
këto konflikte sjellin për individin,
komunitetin, shoqërinë.
Ata ftohen të eksplorojnë në komunitetin, ku
jetojnë, rastet e konflikteve ndërmjet shokëve e
shoqeve për arsye të dallimeve që ekzistojnë
ndërmjet tyre dhe sugjerojnë sjelljet pozitive,
Nxënësi:
dallon faktin që individë të ndryshëm në
grupin, në klasën, ku bën pjesë, kanë
pikëpamje dhe përjetime të ndryshme për
ngjarje, njerëz ose përvoja të ndryshme;
lidh pikëpamjet e tiparet e ndryshme që
janë karakteristikë e disa grupeve me
përkatësinë e tyre kulturore;
përshkruan se si njerëzit me prejardhje të
ndryshme kulturore, me këndvështrime
dhe pikënisje të ndryshme interpretojnë
informacionet dhe përvojat;
tregon, me shembuj, ndikime të gjuhës, të
letërsisë, të arteve, traditave, bindjeve,
vlerave dhe sjelljeve në zhvillimin dhe
tejçimin e kulturës;
dallon dhe përshkruan shembuj të
reagimit të ndryshëm të individëve ose
grupeve të ndryshme ndaj dukurive të
ndryshme etj., mbi bazën e pikëpamjeve,
vlerave dhe bindjeve të tyre;
dallon raste konfliktesh që shkaktohen nga
qëndrimet e ndryshme që njerëz nga
kultura ose nënkultura të ndryshme
mbajnë ndaj të njëjtës sjellje ose dukuri;
shpjegon se njerëzit nga kultura të
ndryshme, janë të ngjashëm në shumë
aspekte të rëndësishme, si qenie njerëzore
që gëzojnë të njëjtat të drejta pavarësisht
Nxënësi:
Pranon si plotësues të vetes
individët e kulturave të
ndryshme;
pranon si të natyrshme faktin
që njerëz nga kultura të
ndryshme të kenë pikëpamje
ose këndvështrime të
ndryshme, për çështje ose
dukuri të caktuara të
shoqërisë etj;
respekton diversitetin në
shoqëri etj.
34
për zgjidhjen dhe parandalimin e tyre.
Ata ftohen në situata që kërkojnë zgjidhje
konflikti dhe mësojnë procedurat e zgjidhjes
paqësore të konfliktit.
nga dallimet për arsye kulture, gjinie, race
etj.
Tematika: Prodhimi, shpërndarja dhe konsumi
Përmes kësaj tematike nxënësit fitojnë njohuri për mënyrën si njerëzit organizojnë prodhimin, shpërndarjen dhe konsumin e të
mirave e të shërbimeve dhe njihen e kuptojnë çështjet themelore, që lidhen me vendimet në fushën e veprimtarisë ekonomike. Ata
njihen në përputhje me nivelin e shkollimit dhe të kurrikulës, me konceptet kryesore ekonomike dhe rëndësinë që ka njohja e tyre
për jetën e tij dhe të shoqërisë. Në këtë mënyrë, mundësohet edhe reazimi i kompetencës ekonomike, që nënkupton njohuri për
funksionimin e botës ekonomike dhe aftësi për të vepruar me mençuri në këtë botë.
Rezultatet e të nxënit
Tregu global
Orë të sugjeruara: 9 orë
Njohuritë Shkathtësitë dhe aftësitë Qëndrime dhe vlera
Duke punuar në grup nxënësit identifikojnë
produktet e importuara në listën e produkteve
që gjenden në klasë. Ata fillojnë të bëjnë të
tyren idenë se tregtia me vendet e tjera ndikon
edhe jetën e tyre të përditshme. Ata kuptojnë se
tregtia botërore ndodh kur kombet dëshirojnë
ose kanë nevojë për burime ose shërbime nga
vendet e tjera, pasi vetë nuk janë në gjendje t’i
plotësojnë ato me kosto të ulët ose të
pranueshme e të mundshme për ta.
Nxënësit do të mësojnë që kombet përdorin
disa metoda ose rrugë për të rritur përfitimet e
tyre nga tregtia. Për të shmangur konfliktet dhe
për të lehtësuar shkëmbimet tregtare shtetet
Nxënësi:
përkufizon tregtinë;
shpjegon pse vendet zhvillojnë tregti me
njëri-tjetrin;
rendit të paktën 5 produkte të importuara
nga vendet e tjera dhe të tregon
vendodhjen e tyre në hartën e botës;
identifikon interesat, tarifat,
subvencionet, embargot dhe standardet si
pengesa tregtare që qeveritë përdorin për
të kontrolluar tregtinë dhe për të rritur
përftimet për vendet e tyre;
Nxënësi:
Pranon ndërvarësinë si faktor
përcaktues;. identifikon dhe
respekton kontributet e të
gjitha vendeve në fuqizimin e
ekonomisë botërore etj.
35
bëjnë marrëveshje dy ose më shumëpalëshe.
Nxënësit punojnë në grupe për të
identifikuar dhe për të kuptuar praktikat e
biznesit që përdoren në vende të tjera. Ata
zbulojnë që këto praktika mund të jenë të
ndryshme në vende të ndryshme dhe që njohja
e tyre mund të ndikojë pozitivisht në tregti.
Nxënësi zbulojnë si lëvizja dhe
vendqëndrimi i njerëzve lehtëson tregtinë
ndërkombëtare. Ata diskutojnë shembuj të
emigrimit dhe, përmes veprimtarive krijuese,
kuptojnë dhe hyjnë më thellë në jetën e
emigrantëve. Ata mësojnë që mundësitë
ekonomike shpeshherë janë forca shtytëse për
emigracionin dhe tregtinë globale.
Nxënësit zbulojnë si përparimet në fushën e
komunikimit dhe të transportit kanë rritur
rendimentin dhe kanë lehtësuar tregtinë
botërore. Nga mjetet e lëvishme deri te
interneti, nxënësit janë në gjëndje të ndjekin
informacionin dhe ndikimion e tij në
ekononomitë botërore.
Për të marrë pjesë në tregtinë botërore,
bizneset dhe individët duhet të jenë në gjendje
të blejnë të mira dhe shërbime. Nxënësit do të
mësojnë se vendet kanë monedha të ndryshme
që kanë vlera të ndryshme. Për të blerë të mira
nga një vend tjetër, zakonisht është e
nevojshme të përdorin monedhën vendase. Disa
vende europiane e kanë lehtësuar këtë proces,
duke përdorur euron si monedhë të përbashkët.
përshkruan si marrëveshjet shumëpalëshe
mund të lehtësojnë tregtinë;
përshkruan rolin e Organizatës Botërore të
Tregtisë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
tregtare ndërmjet shteteve;
shpjegon si aspektet kulturore të një
biznesi ndryshojnë nga njeri vend në
tjetrin;
zhvillon plane grupi për të krijuar një
biznes të tyre në fushën e ushqimit, duke
mësuar nga praktikat e biznesit të
përzgjedhura nga vendet e tjera;
përshkruan arsyet pse njerëzit lëvizin nga
një vend në tjetrin, veçanërisht në kërkim
të mundësive ekonomike;
jep shembuj të kontributit të emigrantëve
në vendet e reja dhe të vështirësive të
mëdha, me të cilat ndeshen të
porsaardhurit;
shpjegon tregtinë globale dhe emigrimin si
mjete të shkëmbimit ndërkombëtar të
burimeve njerëzore.
përshkruan si përmiresimet në teknologji
dhe në transport dhe shkembimi i ideve
kanë ndikuar në rrjedhën e informacionit
dhe në rritjen e rendimentit;
llogarit rendimentin;
36
rendit shembuj të zhvillimeve
teknologjike përgjatë historisë;
shpjegon përse tregtia ndërkombëtare
kërkon shkëmbimin e monedhave;
këmben lekun me monedha të tjera (euro,
$ etj.), duke përdorur kursin e këmbimit;
argumenton përse vendet mund të
mbështesin ose të kundërshtojnë
vendosjen e një monedhe të përbashkët.
37
UDHËZIME METODOLOGJIKE
Përmbajtja e lëndës së qytetarisë ofron mundësi të shumta që mësuesit të zhvillojnë orë mësimore bazuar në :
Ndërveprimin aktiv ndërmjet mësuesit dhe nxënësve.
Shfrytëzimin e përvojave personale të nxënësve.
Pjesëmarrjen efektive të nxënësve në veprimtaritë mësimore.
Pavarësinë e nxënësve në shprehjen e lirë të ideve dhe opinioneve vetjake.
Përdorimin e mjeteve didaktike të domosdoshme për zhvillimin normal të programit.
Ky edukim arrihet nëpërmjet përdorimit të metodave, teknikave dhe strategjive ndërvepruese që krijojnë një bashkëpunim
harmonik ndërmjet mësimdhënies dhe të mësuarit, ku ndërthuren lloje të ndryshme të edukimit, të tilla si: edukimi i të drejtave të
njeriut, edukimi ndërkulturor, edukimi për paqe, edukimi global, edukimit nëpërmjet medias, edukimi mjedisor, edukimi rrugor,
edukimi ekonomik etj.
Programi kësaj lënde nuk i pranon lehtë format tradicionale të mësimdhënies dhe të të nxënit, kur roli i mësuesit është thjesht
transmetues i dijeve, kurse fëmija një dëgjues pasiv.Të kundërtën synon ky program. Ai motivon një ndërveprim të efektshëm
ndërmjet nxënësve dhe mësuesit, ndërmjet punës në grupe të vogla dhe të mëdha, ndërmjet punës së pavarur dhe asaj individuale, por
përparësi duhet të marrë nxitja e ideve të ndryshme nga nxënësit, reflektimi kritik i tyre ndaj koncepteve të përmbajtjes lëndore. Një
element i një rëndësie të veçantë konsiderohen produktet e veprimtarive që mund të përgatiten nga nxënësit në klasë, si postera,
struktura të ndryshme mendore në letra të bardha, gazeta të ndryshme ose reflektime të shkruara për çështje të ndryshme.Produktiviteti
i nxënësve shihet si një tregues cilësor i zbatimit të këtij programi.
Kërkesat e kësaj lënde janë të mëdha. Përmbajtja e saj del jashtë kufijve të orës mësimore, të strukturave tradicionale të
shkollës. Ajo thyen “disiplinën” mësimore në klasat tona. Ajo kërkon debat, gjallëri, mbajtje qëndrimesh, opinione e këndvështrime
nga ana e fëmijëve, gjë që nuk është e lehtë, pasi kjo lidhet me formimin gjuhësor, shkencor dhe aftësitë personale të tyre, të cilën ua
mundësojnë edhe lëndë të tjera të kurrikulës së këtij cikli shkollimi. Në këtë kontekst lënda e qytetarisë ndërthur dhe integron
natyrshëm edhe shumë njohuri të fituara në lëndë të tjera.
Një aspekt tjetër i shtjellimit të kësaj lënde është përdorimi i përvojave personale, i ngjarjeve të ndryshme të komunitetit ku ata
bëjnë pjesë, si raste studimi për shumë tema mësimore dhe objektiva që synon të pëmbushë kjo lëndë.
Në këtë kuptim “studimi i rasteve” nga komuniteti shërbejnë si ura lidhëse ndërmjet formimit të nxënësve në shkollë dhe jetës reale,
por efektiviteti i kësaj mënyre të vepruari reflektohet natyrshëm në qëndrimet që nxënësi do të mbajë konkretisht brenda grupit
shoqëror, të cilit i përket.
38
Mësuesit përdorin dhe zhvillojnë mësimdhënie ndërvepruese, që ka në themel bashkëveprimin mësues-nxënës, mjedis fizik,
materiale didaktike, si dhe produkte të shumta të hartuara dhe përgatitura nga vetë nxënësit..
Çfarë kërkohet nga mësuesi i lëndës së qytetarisë?
Rolet dhe kompetencat që mësuesit dhe nxënësit kanë pasur tradicionalisht, sot kanë pësuar ndryshime. Disa nga ndryshimet që kanë
ndodhur në kompetencat tradicionale të mësuesve lidhen me:
Dijet e integruara ndërlëndore përkundrejt dijeve të kufizuara në kuadrin e lëndëve të veçanta në: lëndët mësimore; teoritë dhe
çështjet që lidhen me natyrën dhe zhvillimin njerëzor; përshtatjen e teorive të ndryshme të të mësuarit për arritjen e synimeve të
veçanta edukative; (në fushën e sjelljes, të njohurive dhe të humanizmit); parimet e procesit të mësimdhënies/ të të nxënit;
organizimin dhe administrimin e veprimtarive në grup;
procesin e shumëfishtë dhe dinamik të mësimdhënies përkundrejt procesit linear dhe statik të saj, në të gjitha përmasat e tij: a) në
përpunimin dhe përcaktimin e objektivave të larmishëm; b) në administrimin elastik të orëve të mësimit dhe të grupeve; c) në
shumëllojshmërinë e modeleve të mësimdhënies përmes të mësuarit të hapur dhe në bashkëpunim; d) në vlerësimin e ndërsjellë;
synimet edukative të shumëfishta përkundrejt atyre të kufizuara në fushën e njohurive. Të parat marrin parasysh kompleksitetin
dhe ndryshimet që ndodhin në botën e sotme dhe mbështeten në angazhimin individual për të përmirësuar kushtet e jetës dhe për të
zotëruar shprehitë e nevojshme për veprim.
Një prej kërkesave më të rëndësishme në fushën e mësimdhënies është bindja e mësuesit në aftësinë e nxënësve për të mësuar dhe që
ai vetë është i aftë t’i mësojë ose t’i ndihmojë për të mësuar. Të mësuarit për qytetarinë demokratike përfshin edhe aftësi të tjera të
mësimdhënies që janë të rëndësishme për procesin e aftësimit të nxënësve për t’u bërë qytetarë të përgjegjshëm:
Aftësia për t’i parë problemet nga këndvështrimi i nxënësit, duke marrë parasysh prejardhjen, moshën dhe nivelin e tij arsimor, si
dhe aftësia për të mos paragjykuar qëndrimet dhe perceptimet që janë të ndryshme nga të tijat;
aftësia për të kuptuar, pranuar dhe respektuar ngjashmëritë dhe ndryshimet që ekzistojnë ndërmjet mësuesve dhe nxënësve si dhe
ndërmjet nxënësve;
respektimi i të drejtave të nxënësve dhe ndjeshmëria ndaj nevojave dhe interesave të tyre;
aftësia për të trajtuar çështje të diskutueshme dhe për t’u përballuar me situata problematike dhe komplekse që mund të ndeshen
në mjedisin shkollor;
aftësia për ta parë veten dhe nxënësin si pjesëmarrës aktiv në komunitetin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar;
bindja në mundësinë e progresit dhe që çdo individ mund të ndihmojë në arritjen e tij;
aftësia për të integruar përparësitë vetjake në një kuadër të përbashkët problemesh e vlerash dhe për të zbatuar në praktikë
vendimet e marra nga nxënësi;
39
gatishmëria për të pranuar gabimet para grupit dhe për të nxjerrë mësime prej tyre;
aftësia për të shtruar dhe debatuar haptazi për probleme të diktuara nga kurrikula e fshehtë.
Mjedisi i të nxënit të qytetarisë demokratike
Edukimi për qytetari demokratike nxit dhe nxitet nga një mjedis të nxëni demokratik në shkollë dhe nga një metodë që synon të
përfshijë të gjithë shkollën, nga metodat e mësimdhënies dhe të të nxënit dhe nga pjesëmarrja e nxënësve, e stafit arsimor, e prindërve
në marrjen e vendimit dhe sa më shumë të jetë e mundur në kurrikulën e arsimit formal dhe joformal.
Ai kërkon që nxënësit të njihen dhe të pranohen si subjekte të drejtash, nga njëra anë, dhe si bartës të drejtash, nga ana tjetër.
Edukimi për qytetari demokratike zgjerohet dhe mbështetet nga bashkëveprimi krijues ndërmjet institucioneve arsimore dhe të
komunitetit, duke nënkuptuar edhe bashkëveprimin ndërmjet të nxënit formal dhe joformal. Si i tillë ai kërkon mbështetjen e duhur
ligjore dhe financiare pë zhvillime autonome në të gjitha nivelet.
Edukimi për qytetari demokratike duhet të zhvillohet duke vendosur partneritete ndërmjet aktorëve në edukimin për qytetari
demokratike, duke vlerësuar pozitivisht kulturat dhe mënyrën e jetesës demokratike të rinisë dhe në vetëshprehjen dhe aspiratat e
nxënësve dhe e të rinjve për t’u dëgjuar, duke e shndërruar këtë në bazë të edukimit për qytetari demokratike; duke ndërmarrë kërkime
që kanë në bazë pjesëmarrjen dhe zbatimin në praktikë të nismave dhe risive në fushën e edukimit për qytetari demokratike, për
trajnimin dhe zhvillimin e kurrikulave; duke nxitur informacionin për përdorimin e teknologjive të komunikimit në fushën e arsimit,
duke i kushtuar vëmendje të veçantë vlerësimit përzgjedhës, kritereve të informacionit dhe mbështetjes së nismave e të së drejtës
për të shfrytëzuar ICT në fushën e edukimit për qytetari demokratike; duke zhvilluar vetëdijen dhe praktikën e mishërimit të
përgjegjësisë shoqërore;
Nxënësit me nevoja të veçanta
40
Programi i lëndës së qytetarisë duhet t’u krijojë mësuesve hapësirat për të përshtatur mësimdhënien sipas nevojave të veçanta të
nxënësve dhe për të personalizuar të nxënit e tyre. Mësuesit duhet të marrin parasysh faktin se nxënësit janë të ndryshëm, kanë
motive, interesa, stile të nxëni, nevoja dhe aftësi të ndryshme etj. dhe të zhvillojnë mësimin në mënyrë të tillë që përputhet me stilet e
të nxënit të nxënësve, veçanërisht të atyre me nevoja të veçanta.
a) Nxënësit me vështirësi në të nxënë
Shumë nxënës me vështirësi arrijnë rezultatet e pritshme të të nxënit njësoj si nxënësit e tjerë, nëse bëhen përshtatje në mënyrën e
mësimdhënies dhe të vlerësimit të tyre.
Për të arritur nivelin më të lartë të mundshëm të realizimit të rezultateve të pritshme të të nxënit, mund të zhvillohen programe të
veçanta, individuale, për nxënësit me nevoja të veçanta.
Në rastin e nxënësve që formalisht janë përcaktuar si të veçantë, është veçanërisht e rëndësishme që stafi i shkollës, në
bashkëpunim me prindërit, të mbështesë të nxënit e tyre. Procedurat dhe teknikat e vlerësimit për nxënës me nevoja të veçanta duhet të
diskutohen herë pas here me prindërit dhe vetë nxënësit. Prindërit duhet të kuptojnë se si ndikojnë këto procedura dhe teknika të
përshtatura në vlerësimin e punës së nxënësve.
b) Nxënësit e talentuar
Fleksibiliteti i zhvillimit të programit lejon plotësimin e nevojave individuale të nxënësve të talentuar.
Mësuesit duhet t’u krijojnë kushte dhe situata të tilla që nxënësit të shfaqin dhe të zhvillojnë talentet e tyre. Kjo arrihet nëse atyre
u krijohen mundësitë të punojnë me një përmbajtje më të thelluar dhe zgjeruar, të zgjerojnë mjediset dhe materialet e të nxënit
brenda dhe jashtë shkollës.
4. UDHËZIME PËR VLERËSIMIN
Standardet e përmbajtjes së lëndës së qytetarisë përfshijnë tri elemente të ndërlidhura me njëri-tjetrin: njohuritë, aftësitë
intelektuale e të pjesëmarrjes dhe prirjet qytetare. Të marra së bashku këto elemente përbëjnë bazën për zhvillimin e edukimit
qytetar dhe për rrjedhojë edhe vlerësimi i arritjeve të nxënësve, të pasqyrojë nevojën për të vlerësuar shkallën e përvetësimit të këtyre
tri elementeve nga nxënësit.
Njohuritë përbëjnë thelbin e sistemit të vlerësimit dhe në përgjithësi mishërohen, për shembull, në pyetjet të tilla, si:
Cili është thelbi i qytetarisë dhe i jetës qytetare në demokraci?
Cilat janë bazat mbi të cilat ngrihet sistemi demokratik në vend?
Si dhe në çfarë shkalle sistemi politik në vend bazohet në qëllimet, vlerat dhe parimet e demokracisë të pranuara gjerësisht nga
shoqëria jonë?
Cili është roli i qytetarit në demokraci? etj.
41
Aftësitë intelektuale e pjesëmarrëse të edukimit qytetar përfshijnë përdorimin e njohurive për të menduar në mënyrë kritike dhe
krijuese dhe për të vepruar me efektshmëri e në mënyrë të arsyeshme për të përballuar e për të zgjidhur sfidat e jetës demokratike në
vend.
Aftësitë intelektuale i aftësojnë nxënësit të mësojnë dhe të zbatojnë njohuritë qytetare në funksionet e shumta dhe të ndryshme të
qytetarit. Këto aftësi i ndihmojnë qytetarët të identifikojnë, të përshkruajnë, të shpjegojnë dhe të analizojnë informacionin dhe
argumentet, si dhe të vlerësojnë, të marrin dhe të mbrojnë qëndrime të caktuar për çështje të jetës publike.
Aftësitë pjesëmarrëse i përgatisin qytetarët të monitorojnë dhe të ndikojnë jetën publike dhe qytetare, duke bashkëpunuar me të
tjerët, duke formuluar dhe duke shprehur qartë idetë dhe interesat e tyre, duke bërë koalicione, duke kërkuar mirëkuptim, duke bërë
marrëveshje dhe duke menaxhuar konfliktet.
Një pjesë të rëndësishme në lëndën e edukimit qytetar nënkupton edhe vlerësimi, në atë shkallë që është e mundshme, të aftësive
pjesëmarrëse. Kjo do të thotë se testimi duhet të përfshijë edhe matjen e shkallës në të cilën nxënësit kuptojnë përdorimin e duhur të
aftësive pjesëmarrëse. Këtu duhet të sqarojmë se në këtë vlerësim nuk përfshihet matja e drejtpërdrejtë e aftësive pjesëmarrëse të
nxënësve, për shembull, në qeverinë e nxënësve në shkollë ose në veprimtari të tjera publike.
Elementi i tretë janë prirjet qytetare që përshkojnë të gjitha aspektet e qytetarisë. Në një sistem demokratik ato kanë të bëjnë me të
drejtat dhe me përgjegjësitë e individëve në shoqëri dhe me çuarjen përpara të idealeve të qeverisjes demokratike.
Këtu përfshihen prirjet:
Për të qenë një anëtar i pavarur i shoqërisë,
për të respektuar vlerat vetjake dhe dinjitetin njerëzor,
për të marrë përsipër përgjegjësitë vetjake, politike dhe ekonomike të qytetarit,
për t’iu bindur “rregullave të lojës”, si: pranimi i vendimit të ligjshëm të shumicës dhe respektimit të të drejtave të pakicave,
për të marrë pjesë në çështjet qytetare në mënyrë të mirëinformuar, të arsyeshme dhe të efekshme,
për të nxitur dhe për të mbështetur funksionimin e shëndetshëm të demokracisë në vend.
Vlerësimi i prirjeve qytetare të nxënësve duhet të përqendrohet në pyetje që kanë të bëjnë me njohjen e rëndësisë që kanë këto
prirje për demokracinë. Vlerësimi në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshijë pyetje që kanë të bëjnë me vlerat dhe prirjet vetjake
të nxënësve të vlerësuar.
Për këtë arsye, pyetjet që lidhen me prirjet qytetare, të lidhen me njohuritë dhe aftësitë intelektuale. Për shembull, nxënësit mund
t’i kërkohet të përshkruajë rëndësinë e dëgjimit me respekt të mendimeve dhe opinioneve të të tjerëve. Po kështu, nxënësve mund t’u
42
matet aftësia për të vëzhguar dhe për të zbuluar shkallën e përputhjes së veprimtarisë së qeveritarëve ose të institucioneve qeverisëse
më parimet kushtetuese.
Fitimi i njohurive, i aftësive dhe zhvillimi i prirjeve qytetare realizohen në kushte të ndryshme, si: shtëpi, shkollë, bashkësi, shtet,
rajon e më gjerë. Të gjitha këto përbëjnë edhe fushat kryesore në të cilat jo vetëm fitohen njohuritë dhe aftësitë, por edhe zbatohen
ato në praktikë.
5. MATERIALET DHE BURIMET MËSIMORE
Përdorimi i mjeteve mësimore në mësimdhënien dhe procesin e të nxënit në fushën “Shoqëria dhe mjedisi” ndihmon në
konkretizimin e ideve dhe dukurive, në aplikimin e metodave dhe strategjive të mësimdhënies, si dhe e bën mësimin më interesant dhe
më argëtues për nxënësin. Përdorimi i suksesshëm i metodave dhe i teknikave të lartpërmendura, nuk mund të realizohet pa mjetet e
nevojshme didaktike, të cilat mund të jenë të llojeve të ndryshme, si: harta të përgjithshme ose tematike, atlase, albume, foto, skica,
filma mësimorë, videokaseta, kompjuter, aparat projektimi, CD, DVD etj.
Ndërsa mësuesi është përgjegjës për krijimin e një mjedisi stimulues, ai duhet të sigurojë që nxënësi të ketë akses në burimet e
ndryshme të të nxënit. Lista e burimeve të vlefshme për zhvillimin e kompetencave në gjeografi është e larmishme: muzeume, objekte
të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, harta, plane, piktura, dokumente historike, dokumente audio-vizivë, etj. Gjithashtu burimet
përfshijnë teknologjitë e informacionit dhe komunikimit që nxënësit i përdorin si mjete kërkimi dhe për përgatitjen e projekteve dhe
detyrave të ndryshme.
Sugjerime për përdorimin e TIK
Përdorimi i postës elektronike për shkëmbim informacioni.
Përdorimi i internetit për të shfrytëzuar faqet web për njohuri për shoqërinë.
Përdorimi i CD-ROM për mbledhjen e informacionit mbi temat që ai/ajo studion.
Organizimi dhe prezantimi i të dhënave duke përdorur tipa të ndryshëm softëare.
Përdorimi i simulimeve softëare.
Përdorimi i grafikëve softëare.
Paraqitja grafike e të dhënave.