programi i udhËheqjes sË ulqinit - ul –...

20
2018‐2022 PROGRAMI I UDHËHEQJES SË ULQINIT

Upload: others

Post on 04-Sep-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

 

2018‐2022

 

PROGRAMIIUDHËHEQJESSËULQINIT 

8

 

QEVERISJA E MIRË Krijimi i një administrate profesionale dhe efikase është objektiv parësor i Partisë Demokratike. Synimi ynë është që përmes reformave që do të ndërmerren, të veprojmë në mënyrë që dijen dhe gatishmërinë e rinisë së Ulqinit ta orientojmë në formë sa më optimale, duke krijuar institucione profesionale. Në jemi të përkushtuar që gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar të qeverisjes t’i

fuqizojmë kapacitetet administrative për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, investitorëve si dhe të gjithë partnerëve të tjerë ashtu që do të:

riorganizojmë administratën lokale duke rritur efikasitetin e saj; riorganizojmë ndërmarrjet publike duke u bërë të vetëqëndrueshme; vazhdojmë reformat në administratën publike; vazhdojmë menaxhimin dhe avancimin e financave publike në përputhje me

standardet më të larta ndërkombëtare, në mënyrë transparente dhe me llogaridhënie; avancojmë sistemin dhe krijimin e kushteve sa më të mira për ofrimin e shërbimeve

për qytetarët; ofrojmë mundësi të gjithë aktorëve të interesuar që të marrin pjesë në procesin e

zhvillimit ekonomik, social si dhe në hartimin e politikave me interes të përgjithshëm lokal;

zhvillojmë bashkëpunim të mirë me institucionet shtetërore dhe organizatat ndërkombëtare.

EKONOMIA

Implementimi i prioriteteve kryesore: rritja ekonomike, qeverisja e mirë dhe mirëqenia sociale, do të krijojnë parakushtet për rritje të qëndrueshme ekonomike, do të përmirësojë mjedisin përbrenda të cilit zhvillohen aktivitetet e shtuara të sektorit privat, do të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve etj.

Rritja e qëndrueshme ekonomike do të jetë synim parësor i Partisë Demokratike. Kjo do të arrihet përmes përcaktimit të prioriteteve të qëndrueshme strategjike për mandatin e ardhshëm të qeverisjes. Në periudhën e ardhshme katërvjeçare, Ulqini do të jetë ndër vendet prijëse sa i përket rritjes ekonomike. Gjenerator kryesor i rritjes do të jenë investimet private dhe ndërmarrësia e lirë. Sektori publik do të vazhdojë të luajë rolin e vet të rëndësishëm. Investimet e përbashkëta publike-private do të shfrytëzohen në masën sa më të madhe. Politikat qeverisëse do të mundësojnë optimalizimin e resurseve zhvillimore të vendit. Do të vazhdohet me reformat strukturore në ekonomi, tërheqjen e investimeve private në sektorët strategjikë dhe do të reformohet administrata lokale për t’u përgjegjur kërkesave të kohës. Sektorët prioritarë, të cilët do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen ekonomike, do të jenë: turizmi, bujqësia dhe prodhimi i ushqimit, sundimi i ligjit dhe krijimi i mjedisit atraktiv për investime të huaja. Bartës të zhvillimit ekonomik lokal të Ulqinit duhet të jenë organet institucionale të Komunës. Kjo së bashku me grupet e intereseve dhe me ndikim, bizneset, shoqërinë civile, si dhe njerëzit e tjerë eminentë të interesuar nga fusha të ndryshme shkencore, do të hartojnë planifikimin strategjik të zhvillimit ekonomik lokal afatgjatë. Planifikimi strategjik do të jetë dokumenti kryesor i cili harton zhvillimin lokal. Organet komunale të Ulqinit përmes strategjisë së zhvillimit lokal do të sigurojnë zhvillim ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të vet, duke ndërtuar një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike. Zbatueshmëria e zhvillimit ekonomik lokal do të ketë për qëllim parësor të ndihmojë qytetarët të përmirësojnë pozitën e tyre sociale dhe ekonomike duke krijuar parakushte për një barazi ekonomike të të gjithë qytetarëve, duke proklamuar drejtësinë shoqërore-ekonomike dhe duke ngritur një qëndrim të përgjegjshëm ndaj mjedisit shumetnik, pasi që të gjitha këto janë të rëndësishme për begatinë e një vendi. Pas hartimit të planifikimit strategjik të zhvillimit ekonomik lokal, do të krijohen institucionet publike për zbatimin, implementimin dhe përcjelljen e kësaj strategjie. Institucionet publike zbatimin e kësaj strategjie do ta bëjnë përmes mekanizmave për zhvillimin ekonomik. Karakteristikë e zhvillimit bashkëkohor lokal është edhe aplikimi i masave të veçanta (instrumenteve), me të cilat autoritetet lokale do të nxisin zhvillimin ekonomik të komunitetit.

Rritja e aktivitetit ekonomik është i domosdoshëm për arritjen e niveleve më të larta të punësimit dhe standardeve të jetesës së popullsisë. Mbështetja për zhvillimin e sipërmarrjes do të jetë një nga komponentet kyçe në nxitjen e zhvillimit lokal. Masat që aktorët lokalë do të marrin, për të siguruar zhvillimin e sipërmarrjes, fillojnë nga konsultimet dhe dhënia e këshillave për hapjen e bizneseve fillestare (start up), deri te sigurimi i burimeve të ndryshme për investime. Disa nga masat specifike që do të inicojnë zhvillimin lokal janë: mbajtja e kontakteve të rregullta me sipërmarrësit lokalë, gjetja dhe rregullimi i lokaliteteve dhe objekteve për sipërmarrës, ndihma sipërmarrësve për marrjen e licencave dhe lejeve të ndryshme, këshilla dhe mbështetje rreth financimit të ndërmarrjeve, mbështetja teknike sipërmarrësve, zhvillimi dhe zbatimi i masave për tërheqjen e investimeve, inkurajimi i zhvillimit të rrjeteve biznesore formale dhe joformale, ngritja e nivelit të kulturës biznesore si dhe inicimi i fushave mediatike lokale si mënyrë e mbështetjes së zhvillimit lokal. Përveç masave të lartpërmendura, do të ndërmarrim masa në investimet në infrastrukturën fizike si dhe në infrastrukturën ”e butë”. Investimet në infrastrukturën fizike do të përfshijnë: ndërtimin, përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës në zonat ku parashihet ndërtimi i lagjeve turistike, ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin dhe përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza dhe rrjetit të ujësjellësit, si dhe përmirësimin e mbrojtjes së ambientit ekologjik. Në ndërtimin, përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës fizike nuk është e mundur të investohet nga mjetet publike të Komunës, por ato duhet të thithen nga buxheti shtetëror, fondet ndërkombëtare kreditore, si dhe nga donacionet. Mbledhja e mjeteve financiare (donacionet), nga njerëzit e pasur që kanë prejardhje nga ky qytet, për rregullimin e infrastrukturave sociale (shkolla, çerdhe, salla sporti) dhe infrastrukturës rrugore (ndërtimin e rrugëve lokale), si dhe mbledhja e mjeteve financiare në formë të donacioneve dhe kredive të buta afatgjata nga fondet ndërkombëtare për rregullimin e sistemit të ujërave të zeza dhe ujësjellësve si dhe infrastrukturave tjera të mëdha. Investimet në infrasturkturën “e butë” do të përfshijnë: programet për promovimin e fuqisë punëtore cilësore, inkurajimin për arsimim të orientuar për biznes, ofrimin e shërbimeve këshillimore mbi biznesin, lehtësimin në qasjen e fondeve financiare, si dhe mbështetjen për zhvillimin e organizimit të biznesit. Organet publike të Komunës zhvillimin e biznesit do ta stimulojnë me anë të instrumenteve të tyre financiare dhe jofinanciare. Me anë të instrumenteve financiare stimulimi i zhvillimit të bizneseve do të bëhet përmes ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme deri tek zonat ku do të bëhen investimet; partneriteti publiko-privat në një periudhë prej 10-30 vjetësh, i cili bëhet për arsye të mungesës së burimeve financiare, për të financuar projektet në fjalë (ndërtimet e tregjeve, mini aeroportit); biznes inkubatorët, ku ndërmarrjeve të sapoformuara që kanë mungesa të burimeve financiare t’u mundësohet një zyrë kancelarike e përbashkët për ushtrimin e veprimtarive administrative, financiare dhe konsulta në një periudhë 1-3 vjet; mundësia për gjetjen e burimeve financiare bizneseve të vogla dhe të mesme të sapoformuara që kanë mungesa të fondeve për zhvillim përmes biznes planeve cilësore. Ndërsa, me anë të instrumenteve jofinanciare do të bëhet ofrimi i paketë aranzhmaneve për tërheqjen e investitorëve të huaj për të investuar në zonat turistike të Ulqinit, të cilat përmbajnë dhënien e tokës pa para për një kohë të caktuar për ndërtim, lehtësimet fiskale, si dhe ofrimin e lehtësimeve administrative, për nxjerrjen e dokumentacioneve të ashtuquajtura one stop shop.

Planifikimi i të hyrave buxhetore lokale, bazuar në efektet që do të ketë kjo politikë zhvillimore, do të ketë një rritje të buxhetit lokal mesatar vjetor prej rreth 370%, apo të hyrat buxhetore do të katërfishohen në një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh. Nga rritja e të hyrave publike do të rifinancohen programet për zhvillimin e biznesit, si dhe ndërtimi i infrastrukturës lokale.

BUXHETI I KOMUNËS SË ULQINIT Planifikimi i shprehur në mln. Euro

Viti fiskal 2018 2019 2020 2021 2022

Të hyrat e përgjithshme (në mln Euro) 12,350 15,200 17,200 19,400 20,200

Të hyrat rrjedhëse 4,450 5,100 5,900 6,100 6,500

Fondi i egalizimit 0,700

Grantet nga Buxheti i Malit të Zi dhe donacionet 2,200 4,000 5,000 7,000 7,200

Të hyrat tjera 5,000 6,100 6,300 6,300 6,500

Gjithashtu rritja e të hyrave do të arrihet duke:

zvogëluar ekonominë informale në 0; thithur investimet e huaja; hapur vende të reja pune; dhënies me koncesion të tokës publike për investime.

Ruajtja e stabilitetit të përgjithshëm makro-fiskal dhe financiar i vendit do të mundësojë realizimin e politikave prioritare. Duke marrë parasysh që ende lë për të dëshiruar përmirësimi i shumë aspekteve ekonomike, siç është punësimi, ndryshimi strukturor i ekonomisë dhe bilanci tregtar, nxitja më e përshpejtuar e investimeve, përmes politikave tatimore në kombinim me politika të tjera ekonomike, do të mbështesim nxitjen e mëtejme të zhvillimit ekonomik të vendit. Kjo do të arrihet pa e dëmtuar sistemin aktual të të hyrave të rregullta publike. Përmes këtyre politikave synojmë:

Krijimin e një ambienti miqësor për investime të reja; Përkrahjen e bizneseve, me theks të veçantë në zonat më pak të zhvilluara.

Me qëllim të përmirësimit të gjendjes ekonomike në qytet dhe rritjes së punësimit, do të vazhdojmë me këto reforma që mbështeten nga:

1. Ulja e tatimit në tokë bujqesore: Të gjitha tokat bujqesore të punuara dhe të mbjellura me pemë; Të gjitha tokat bujqesore që nuk mund të punohen për arsye të ndonjë fatkeqësie

natyrore (uji, vërshimet, zjarri etj.); Sipërmarrësit që investojne në bujqësi nga 10.000,00 - 50.000,00 Euro në

periudhën 3-vjeçare;

Sipërmarrësit që investojnë në bujqesi nga 50.000,00 – 100.000,00 Euro në periudhën 5-vjeçare;

Sipërmarrësit që investojnë në bujqësi mbi 100.000,00 Euro në periudhën 10-vjeçare;

Sipërmarrësit që janë të regjistruar si prodhues bujqësorë, të cilët merren me prodhim bujqësor, paketim të prodhimeve bujqësore do të lirohen nga tatimi.

2. Subvencionimi i kamatave për agrobiznes:

Me qëllim që të përkrahet ky sektor, i cili gjeneron vende të reja të punës, përmirëson kushtet e jeteses, njëkohësisht zëvendëson importin me produkte vendore, do ta bëjmë subvencionimin e kamateve për këtë sektor me qëllim të zvogëlimit të normës së interesit, që paguhet për kreditë nga Fondi për investime dhe zhvillim.

3. Subvencionimet e tjera në bujqësi: Me qëllim që të përkrahet ky sektor, do të bëhet subvencionimi i shitjes së

qumshtit nga bujqit individualë dhe të organizuar; Subvencionimi i mbjelljes së agrumeve (ullirit, mandarins, portokallit, limonit

etj.).

4. Zvogëlimi i tatimit në patundshmëri:

Zvogëlimi i tatimit në patundshmëri për ndërtimin e çdo objekti hotelerik me 4 dhe 5 yje, investimi i të cilit i tejkalon 20.000.000,00 Euro;

Zvogëlimi i tatimit në patundshmëri për ndërtimin e çdo objekti hotelerik me 3 yje, investimi i të cilit do të jetë nga 5.000.000,00 - 20.000.000,00 Euro;

Zvogëlimi i tatimit në patundshmëri për ndërtimin e çdo objekti hotelerik me 2 yje, investimi i të cilit do të jetë nga 1.000.000,00 - 5.000.000,00 Euro;

Zvogëlimi i tatimit në patundshmëri për ndërtimin e çdo objekti të ri hotelerik, bujqësor dhe fabrikave për prodhim.

5. Dhënia e tokës me koncesion:

Do të jepet me qira 1€ m2 toka publike për ndërtimin e fabrikave në periudhën 30-vjeçare;

Do të jepet me qira 2€ m2 toka publike për ndërtimin e fabrikave në periudhën 30-vjeçare;

Do të jepet me qira 3€ m2 toka publike për të gjithë të interesuarit për ndërtimin e fabrikave për prodhimin e lëndëve të ndryshme në periudhën 30-vjeçare.

TURIZMI Ekonomia e qytetit të Ulqinit është shumë e varur nga industria e turizmit, duke qenë se 17.5% e popullsisë janë të punësuar në këtë fushë, dhe rreth 60% e familjeve kanë të ardhura parësore apo ndihmëse nga kjo degë ekonomike. Pozicionimi i Ulqinit në rajon duhet të ngjallë interesin e grupeve të synuara që ta vizitojnë këtë qytet, të qëndrojnë aty, t’u rekomandojnë vizitorëve potencialë dhe të kthehen përsëri apo të mbesin këtu. Duke marrë parasysh potencialet e tij, vizionin për të ardhmen dhe trendet kryesore në rrjedhat ndërkombëtare turistike, në Ulqin, do të nxisim dhe avancojmë zhvillimin e këtyre

produkteve turistike: turizmin bregdetar; turizmin sportiv; turizmin shëndetësor; turizmin e vrojtuesve të shpezëve; turizmin natyror (ekoturizmin); turizmin kulturor, të festivaleve, ngjarjeve dhe fetar. Turizmi bregdetar - Ulqini me gjatësi të plazheve ranore prej 15 km ka potencialin më të madh për zhvillimin e këtij lloji të turizmit në rajon. Për këtë arsye do të angazhohemi në valorizimin e një pjese të Plazhit të Madh për ndërtimin e resorteve turistike dhe sjelljen e investitorëve me renome botërore në ndërtimin e kësaj zone. Ulqini në pjesën ku shtrihen zonat e plazheve, kapacitetet hapësinore janë të mbrojtura nga ndërtimet dhe të pashfrytëzuara. Me planifikimin e zhvillimit të ndërtimit në brendësi të këtyre zonave, Ulqini mund të renditet si qyteti me numrin më të madh të mjediseve për strehim dhe ndërtim të kapaciteteve hotelierike në rajon. Kjo gjë është e logjikshme duke pasur parasysh kapacitetet e mëdha të plazheve për dëfrimin e turistëve në këto zona. Ekzistojnë potenciale të mëdha për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij lloji të turizmit. Ky zhvillim duhet të shkojë në funksion të zgjatjes së periudhës sezonale për zhvillimin e turizmit bregdetar. Kjo gjë do të ketë kontributin e saj më të madh ekonomik në të ardhurat e

bizneseve dhe popullsisë së qytetit. Gjithashtu do të nxitet krijimi i produkteve të turizmit bregdetar me tipologji të llojeve të ndryshme, që paraqesin interes të ndryshëm për grupe të caktuara (produkte me bazë qendrat urbane, produkte bregdetare në mjedise rurale, atmosferë aktive, sportive ose relaksuese, shërbime për tregje që synojnë buxhet ose komoditet, larmi plazhesh me akomodim, me shërbime për përdorim ditor, plazhe të largëta ekzotike etj.). Krahas me planifikimin e zhvillimit të turizmit bregdetar do të nisë përmirësimi i infrastrukturës në ato zona ku ofrohet ky shërbim. Me rritjen e numrit të turistëve dhe numrit të bizneseve ekziston nevoja për shtimin e infrastrukturës. Infrastruktura rrugore, ujore, transporti publik, rregullat e trafikut dhe parkimi për të arritur në destinacion, dhe brenda për brenda, nevojiten të jenë të standardit ndërkombëtar.

Turizmi sportiv – Ulqini është vend ideal për përgatitjen e sportistëve para fillimit të kampionateve në sporte të ndryshme si, futboll, basketboll, atletikë dhe sporte të ngjashme. Me këtë lloj turizmi planifikojmë që të japim një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit si destinacion, në aspektin e ndikimit ekonomik, rigjenerimit urban, përmirësimin e infrastrukturës, pasurimit të ofertës dhe forcimit të imazhit turistik. Kur është fjala për aspektet pozitive ekonomike, ngjarjet më të mëdha sportive në shërbim të turizmit sportiv do të kenë efektin e mundësisë më të madhe të realizimit të rritjes së shpenzimeve nga ardhja e vizitorëve të ngjarjes, nxitjen e aktiviteteve të ndryshme të biznesit, gjenerimin e të ardhurave dhe rritjen e punësimit në afat të shkurtër, forcimin dhe përmirësimin e imazhit të Ulqinit si destinacion për t’u vizituar, rritjen e interesit për investime në turizëm, zgjatjen e sezonit turistik, përmirësimin e diversitetit dhe cilësisë së ofertës turistike. Nuk duhet të anashkalohet fakti se objektet sportive të ndërtuara si dhe planifikimi i ndërtimit të objekteve të tjera në periudhën e ardhshme për mbajtjen e

manifestimeve sportive, do të përmirësojnë kushtet edhe për rekreacion të popullatës lokale, si dhe prania e sportistëve dhe klubeve sportive të njohura rrisin moralin e qytetarëve dhe mbi të gjitha, rrisin interesin e rinisë për sport. Në Ulqin është planifikuar ndërtimi i terrenit për sportin e golfit me të gjitha përmbajtjet përcjellëse, për mbajtjen e kampionateve botërore në këtë sport, si dhe ndërtimi i hotelit me apartamente me 5 yje. Një nga ndërmarrjet më të njohura botërore për planifikimin e ndërtimit të terreneve të golfit, ndërmarrja hungareze Horwath HTL, ka bërë planifikimin e ndërtimit të terreneve të golfit, të përcjellur me komplekse hoteliere në zonën e liqenit të Shasit. Kjo kompani e ka cilësuar këtë lokalitet si një ndër lokalitetet më të mira në të gjithë kontinentin evropian, për ndërtimin e një kompleksi të golfit, për arsye klimaterike, liqenit dhe peizazhit natyror. Përveç planit për ndërtimin e resortit për sportin e golfit, ekzistojnë edhe dy plane në zonën Plazhit të Madh, për ndërtimin e resorteve hotelierike me terrene sportive të fushave të futbollit. Pasi që ky vend gjendet në buzë të detit, plani është që këto resorte në stinën e verës të ushtrojnë veprimtarinë turistike dhe të ofrojnë produkte të turizmit bregdetar, ndërsa në sezonin dimëror të ofrojnë produkte të turizmit sportiv në fazat përgatitore.

Në periudhen tonë qeverisëse do të kontibuojmë që këto projekt të bëhen realitet. Me anë të produktit të sporteve ekstreme ujore, në veçanti Kitesurf-i, do të jetë produkti me çka Ulqini planifikojmë që të njihet në tregun turistik më të gjerë se ai rajonal. Ky lloj i turizmit sportiv planifikojmë që në mandatin katërvjeçar të ketë rritjen më të madhe dhe më të shpejtë nga të gjitha produktet e tjera turistike. Për tërheqjen e sportistëve të tjerë në këtë fushë, nuk nevojiten investime, përveç promovimit të këtij produkti në tregjet globale. Këtë gjë do ta bëjmë përmes marketingut në mediat elektronike dhe televizive

më të frekuentuara në Evropë. Plazhi i Madh, i cili ka gjatësi të pandërprerë prej 12 km dhe ku shpejtësia e erës në periudhën qershor-shtator është rreth 50 kph/30 mph., është shpallur nga revista prestigjioze ndërkombëtare New York Times (13. 01. 2010) në vitin 2010 si vendi në Top 30 vendet botërore për ushtrimin e sportit Kite Surf, nga e njëjta revistë (17. 01.

2013), për vitin 2013 u shpall si vendi në Top 10-shen botërore për ushtrimin e sportit Kite Surf. Pasi që zhvillimi i këtij lloj sporti ka ecur me hapa shumë të shpejtë, mund të themi se sot Ulqini mund të renditet në pesë vendet më të mira botërore për ushtrimin e sportit Kite Surf. Plani ynë është që Ulqinin ta rendisim si vendin e parë në Evropë për ushtrimin e këtij lloji të sportit, ku do të mbahen garat më të njohura

sportive, me sportistët më eminentë të kësaj fushe. Faqja më e njohur e internetit në botë për sported ekstreme http://www.xtremesports.com/, e përshkruan Plazhin e Madh të Ulqinit si vendi ku fitohet shumë energji pozitive, dhe ku është e sigurt se ju do të keni një eksperiencë të paharrueshme.

Pasi që zona e ushtrimit të veprimtarisë së turizmit sportiv dhe turizmit bregdetar është e njëjtë, mund të themi se këto dy lloje të turizmit duhet të jenë bartës të zhvillimit të industrisë së turizmit në Ulqin dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi, në shërbim të rritjes së mirëqenies së banorëve. Turizmi i vrojtuesve të shpezëve - Ulqini zë një vend të rëndësishëm në hartën evropiane të të dashuruarve pas shpezëve dhe ornitologëve. Sepse, në këtë fushë vizitorët mund t’i gëzojë vëzhgimi i rreth 240 lloje të zogjve, e cila është sa gjysma e numrit të llojeve të shpezëve të regjistruara në Evropë, duke përfshirë edhe specie shumë të rralla: pelikani, kormorani, lloj zogu me këmbë të gjata, flamingot etj. Këtë produkt turistik Ulqini mund ta ofrojë në zonën e Kripores dhe në grykëderdhjen e lumit Buna. Në mandatin katërvjeçar planifikojmë modernizimin e infrastrukturës për vrojtimin e shpezëve dhe promovimin e këtij lloji të turizmit që ofron Ulqini në tregjet evropiane.

Turizmi shëndetësor - Ulqini ka potenciale natyrore për zhvillimin e produkteve turistike nga turizmi shëndetësor, sepse natyra e tij është e pasur me këto mjete kurative: uji i detit, ujërat minerale, rëra, vegjetacioni, peloidi. Për arsye të mungesës së investimeve në këtë produkt turistik, zhvillimi i tanishëm varet vetëm nga faktorët natyrorë. Baza e krijimit të këtij produkti turistik në Ulqin, është vetë natyra dhe mbrojtja e ekosistemit nga devastimi. Përmes burimeve natyrore që i ka Ulqini, mund të ofrohen produktet turistike për shërimin e sëmundjeve të shumta nga ato

dermatologjike, pulmologjike deri tek ato gjinekologjike, çka ardhja e turistëve për këto qëllime është individuale dhe e rekomanduar nga mjekët e klinikave të rajonit ballkanik që e njohin këtë vend. Ekziston mangësia e shitjes së këtij produkti nga organizatorët e shitjeve të produkteve turistike të Ulqinit në tregjet rajonale turistike. Rivalorizimi i këtyre produkteve do të bëhet me anë të tërheqjes së investimeve për ndërtimin e kapaciteteve hoteliere-turistike, që veprimtarinë parësore do ta kenë turizmin shëndetësor, me produktet shëndetësore që i ofron vetë natyra e Ulqinit. Turizmi natyror/Ekoturizmi - Deri tani Ulqini është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për natyrën e tij të bukur, e cila konsiderohet si pika më e fortë për zhvillimin e industrisë së turizmit në Ulqin. Gjithashtu, edhe slogani i Malit të Zi Wild Beauty, është i bazuar në natyrën e virgjër dhe peizazhin e bukur që e ka Ulqini dhe qytetet tjera turistike, të cilat konsiderohen si pasuria e tij më e madhe, pas karakterit të tij mistik dhe të panjohur. Turizmi i natyrës dhe turizmi rural në Ulqin paraqet këto karakteristika: së pari, larmia gjeografike e territorit të tij, i përfaqësuar nga një varg malesh, liqeni dhe lumi, të shoqëruara nga një biodiversitet i pasur i florës dhe faunës, është një potencial i madh për zhvillimin e turizmit të natyrës dhe turizmit rural në Ulqin. Së dyti, komunitetet vendore që banojnë në afërsi të shumicës së burimeve natyrore, të cilët ende ruajnë një stil jetese tradicionale dhe kanë një trashëgimi kulturore të pasur, janë një vlerë e shtuar për këto pasuri natyrore, për zhvillimin e turizmit të natyrës dhe turizmit rural në Ulqin. Së treti, zonat natyrore dhe rurale në Ulqin ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit rural, ekoturizmit dhe veprimtarive në natyrë (hedhje me parashutë sportive, vozitje me mini aeroplan, çiklizmi, ecja në natyrë - hiking, shëtitja me kuaj me shalë, kampingje, turet studimore etj.). Disa prej këtyre veprimtarive janë motivi kryesor i vizitave nga vizitorët e huaj në zonat natyrore. Së katërti, sipas planit zhvillimor është planifikuar ndërtimi i dy lagjeve luksoze, me qëllim të zhvillimit të turizmit natyror në zonën përreth liqenit të Shasit, me një numër prej 700 shtretërish. Kërkesa për aktivitete në natyrë po rritet në tregun gjenerues, kështu që kjo do të ketë ndikim edhe në rritjen e kërkesës edhe për turizmin natyror në Ulqin.

Në zonën e liqenit të Shasit janë të parapara për ndërtim dy lagje dhe hotele rezidente, që si produkt parësor do të ofrojnë turizmin natyror. Në fotografi është paraqitur ndërtimi i një prej kapaciteteve hotelierike në zonën e liqenit të Shasit. Fillimi i ndërtimit të këtyre hoteleve planifikojmë që me pronarët të negociohet në vitin 2020 dhe do të ndërtohen deri në vitin 2023. Me hapjen e këtyre dy lagjeve dhe hoteleve rezidente do të përmirësohet cilësia e ofrimit të bujtjeve për këtë lloj të turizmit dhe rritja e cilësisë së vizitorëve të cilët kanë fuqi shpenzuese më të madhe. Qëllimi kryesor i zhvillimit të këtij lloji produkti turistik do të jetë zhvillimi ekonomik i zonave rurale, ulja e nivelit të papunësisë, zhvillimi i infrastrukturës në zonat rurale, rritja e prodhimtarisë bujqësore, integrimi në formë të klastereve të ndërmarrjeve turistike me ato të buqësisë, duke rritur dhe përmirësuar ofertën turistike. Turizmi kulturor, i festivaleve, ngjarje dhe fetar - Zhvillimi i këtij lloji të turizmit në Ulqin varet nga faktorët shoqërorë. Ulqini, si qytet i lashtë ilir me histori 2.5 mijëvjeçare, me dy qytete të vjetra brenda teritorit të tij, me një trashëgimi të pasur kulturore historike dhe kulte fetare, ka çka t’u ofrojë vizitorëve që vijnë në Ulqin për këtë qëllim, si dhe atyre që vijnë për lloje të tjera turistike. Zhvillimin e turizmit kulturor, festivaleve, ngjarjeve dhe atij fetar në Ulqin planifikojmë ta avancojmë në këto vende dhe sfera: Së pari, vendet e Qytetit të Vjetër (Kalaja) të Ulqinit dhe Qyteti i Vjetër i Shasit janë atraksione simbol, të ndjekura nga një varg atraksionesh historike dhe kulturore, si dhe monumentesh. Ne planifikojmë të bëjmë rivalorizimin e këtyre vendeve përmes fondeve ndërkombëtare që si qëllim parësor kanë trashëgiminë kulturore. Së dyti, atraksionet kulturore dhe të trashëgimisë, edhe pse janë shumë tërheqëse gjatë gjithë vitit, ato nuk vizitohen gjatë gjithë vitit. Vizitat zhvillohen kryesisht në stinën e verës, në të dy muajt korrik dhe gusht, dhe në muajt paraardhës dhe pasardhës. Vizitat në sezonin e pikut lidhen me pushimet verore dhe turizmin bregdetar, por në numra të pakonsiderueshëm në shtator dhe tetor, ndërsa numri i tyre pothuajse bie fare në sezonin dimëror, nga nëntori deri në mars. Ne do të angazhohemi që këto produkte turistike të vizitohen dhe të kenë nivelin e lartë të frekuentimit gjatë gjithë periudhës vjetore, pasi që kushtet klimaterike nuk luajnë rol në promovimin e këtyre produkteve turistike. Së treti, historia e reformatorit të librit të shenjtë të popullit jevrej, Sabataj Cevi, i cili ditët e fundit të jetës së tij i kaloi në Qytetin e Vjetër të Ulqinit, mund ta bëjë këtë vend, si destinacionin më të vizituar religjioz botëror nga izraelitët. Së katërti, vizita e tregut të robërve apo të Miguel de Servantesit. Së pesti, mbajtja e festivaleve kombëtare dhe koncerteve ndërkombëtare, janë si bazë e tërheqjes së turistëve në periudhën e sezonit veror. Së gjashti, ngjarjet e organizuara në periudhën e pranverës dhe vjeshtës (Pranvera në Anë të Malit, Dita e Shegës, Dita e Verës, Dita e Diasporës etj.), përmirësojnë rritjen e numrit të vizitorëve turistikë në periudhën jashtë sezonit. Karakteristikë e veçantë e ofertës turistike të çdo kombi, rajoni, apo qyteti është identiteti kulturor me të cilin njihemi në tregun rajonal. Atë se çfarë e bën një vend të ndryshëm nga tjetri ose me çka një qytet dallohet nga një qytet, është kultura e popujve dhe grupeve etnike, gjuha, historia, monumentet kombëtare, arti, besimet fetare, zakonet, dhe të gjitha ato vlera të veçanta lokale kulturore, që nuk ekzistojnë askund tjetër në një marrëdhënie të tillë me karakteristika të tilla, siç ekzistojnë në rrethin e ngushtë dhe më të gjerë të Ulqinit. Është e rëndësishme që punëtorët në industrinë e kulturës të kuptojnë dhe të fillojnë për të zhvilluar një politikë të re të biznesit, që potencialet kulturore të Ulqinit dhe rrethinës t’i aktivizojë dhe t'i bëjnë ato mjaft tërheqëse, me qëllim të zhvillimit të kërkesës së tregut të turizmit për ta.

Vetëm atëherë ne mund të flasim për të zhvilluar dhe dizajnuar marrëdhëniet në mes të kërkesës dhe ofertës së produkteve kreative, në tregun rajonal. E gjithë kjo duhej ndjekur dhe në marrëdhënie partneriteti të bazuar te respekti reciprok, dhe mbi të gjitha, njohja dhe vlerësimi i trashëgimisë kulturore lokale, historisë, kujtesës kolektive, fjalës - e identitetit kulturor. Është një listë e gjatë e të mirave materiale dhe vlerave shpirtërore të Ulqinit, i cili në këtë komunitet mund të aktivizohet dhe të bëjë tërheqjen për turistët (Kalaja e Ulqinit dhe Shasit). Pa marrë parasysh se sa shumë janë, ato mund të grupohen në disa kategori: Folklori lokal i Ulqinit dhe rrethinës, përfshin jo vetëm muzikën folklorike, muzikën dhe vallet, por edhe zakonet lokale, bindjet, kulturën, veshjet, ushqimin dhe strehimin, zejet, specialitetet lokale të kuzhinës, enët specifike lokale, një mënyrë për të bërë prodhimet ushqimore autentike lokale, ose kulturën e punës në lidhje me aktivitetet rurale bujqësore etj..., që ata mund të paraqesin për turistët. Gjithashtu do të angazhohemi në promovimin e artit bashkëkohor, i cili mund të jetë tërheqës për turistët, sidomos ngjarjet që zhvillojnë kreativitetin e ri, të tilla si festivale: teatër, muzikë, spektaklet multimediale me rastin e jubileve dhe datave të tjera të rëndësishme. BUJQËSIA Me 5 000 familje të regjistruara, sipas statistikave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, del se 34.60% e familjeve të ardhura parësore kryesore apo të ardhura shtesë i kanë nga dega e bujqësisë. Partia Demokratike konsideron se Ulqini ka potencial të pashfrytëzuar në bujqësi dhe këtë sektor e sheh si mjaft atraktiv për investime, krijimin e vendeve të punës dhe ngritjen e prodhimit. Sektori i bujqësisë do të ndikojë në uljen e papunësisë, ngritjen e prodhimit vendor dhe zëvendësimin e importeve të produkteve bujqësore. Kjo do të arrihet me programe të veçanta, mbështetur në investime private dhe përmes ndihmës së drejtpërdrejtë nga buxheti i komunës. Do të bëjmë promovimin e prodhimeve vendore dhe promovimin e zhvillimit bujqësor e ekonomik në Ulqin. Në të gjitha tregjet ekzistuese do të ndahet një pjesë e tregut për promovimin dhe shitjen e prodhimeve vendore bujqësore. Kjo pjesë e tregut do të jetë e rezervuar vetëm për prodhime vendore dhe aty do të ketë lehtësime të prodhuesve. Komuna do të ndihmojë organizimin e prodhuesve vendorë të bujqësisë dhe të sektorëve të tjerë me qëllim mbrojtjen e interesave të prodhuesve vendorë. Po ashtu Komuna do të lehtësojë organizimin e bujqëve vendorë në aktivitete të grumbullimit dhe ruajtjes së prodhimeve bujqësore. Zonat ku planifikojmë ta avancojmë zhvillimin e bujqësisë janë: Zona e Anës së Malit - është e njohur me prodhimin dhe kultivimin e të gjitha llojeve të perimeve, frutave të regjionit të Mesdheut dhe ullinjve. Zona e Zogajve - është e njohur me prodhimin dhe kultivimin e të gjitha llojeve të perimeve dhe frutave të regjionit të Mesdheut. Zona e Valdanosit - është e njohur me prodhimin dhe kultivimin e ullirit.

Zona e Shtojit - është e njohur me prodhimin dhe kultivimin e të gjitha llojeve të perimeve dhe frutave të regjionit të Mesdheut. Pasi që Ulqini zë vendin e parë në Mal të Zi për prodhimin dhe numrin e kultivimit të agrumeve, si rezultat i saj dhe mundësisë për kultivimin e mëtejshëm të këtyre varieteteve, përmes politikave fiskale do të inicojmë subvencionimin në nivelin 100% të mbjelljes së 40000 rrënjëve të ullirit në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, mbjelljen e 30000 rrënjëve të reja të agrumeve (mandarina, portokall, limon), si dhe mbjelljen e 11000 drunjve frutore. Këto subvencionime në periudhën katërvjeçare do t’ kushtojnë buxhetit të Komunës së Ulqinit rreth 400.000,00 Euro. Theks të veçantë në zhvillimin e politikave bujqësore do të ketë Ullishta e Ulqinit – Valdanosit. Në këtë drejtim do të inicojmë që:

Rregullimi juridiko-pronësormi i Valdanosit; Ullishta të fitojë identitetin e vet në funksionimin e zhvillimit të turizmit; Ullishta të ruajë vlerat kulturore, historike, materiale dhe turistike; të mbetet traditë e vjetër që çdo vit të revitalizohet dhe të shumohet; investimi sa më i shpejtë në infrastrukturën e Ullishtës, si rrugët, ndriçimi dhe

kujdestaria; të miratohet Rregullorja për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e Ullishtës.

SUNDIMI I LIGJIT DHE MJEDISI PËR BIZNES Sistemi ligjor funksional dhe ligjet moderne janë katalizatorë të krijimit të një klime të favorshme për investime dhe rritje ekonomike. Kjo do të arrihet për të siguruar një mjedis ligjor të qartë dhe të parashikueshëm. Sundimi i ligjit është çelës për integrimin më të shpejtë të vendit në Evropë dhe për tërheqje të investimeve të jashtme. Në këtë kuadër, luftimi i ekonomisë informale është kusht themelor për mbarëvajtjen dhe për sigurimin e ciklit të vazhdueshëm të zhvillimit ekonomik si dhe të barazisë sociale në vend. Partia Demokratike është e angazhuar për të vazhduar reformat e nevojshme në këtë fushë. ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT Sektori privat do të jetë bartës i zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Në mbështetje te sektorit privat do të implementohen projekte të veçanta për kompanitë vendore me qëllim rritjen e eksportit; programe për inkurajimin e ndërmarrësisë, sidomos nga rinia e Ulqinit. Do të rrisim nivelin e shërbimeve të administratës dhe do të evitojmë pengesat administrative, do të ofrohen stimuj për zhvillimin e bizneseve si dhe do të krijojmë parakushte për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Bazuar në politika dhe kritere të sakta, do të subvencionohen kamatat dhe kreditë për sektorin e bujqësisë dhe do të sigurohet ndihmë direkte financiare për bizneset e sapokrijuara të cilat punësojnë numër të caktuar të punëtorëve. Partia Demokratike në mandatin e ardhshëm katërvjeçar qeveritar do të reformojë legjislacionin dhe procedurat që prekin bizneset dhe investitorët privatë duke zvogëluar çdo tatim dhe taksat për biznese.

INVESTIMET KAPITALE INFRASTRUKTURORE Gjatë periudhës katërvjeçare të mandatit qeverisës planifikojmë realizimin e investimeve kapitale që do të kenë rol të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve dhe krijimit të kushteve për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe vendorë në Ulqin, për të hapur vende të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies. Investimet më të rëndësishme që planifikojmë për t’i realizuar janë:

Asfaltimi i 60 km rrugë urbane dhe rurale, me kërkesë të banorëve të zonave të

ndryshme Ndërtimi i 800 vendparkimeve të reja në qytet Lidhja e Bulevardit “Skënderbeu” me Bulevardin “Teuta” Rregullimi i Qendrës së Katërkollës Rregullimi i tregut të bagëtive në Katërkollë dhe Ulqin Modernizimi i tregut të gjelbër në Katërkollë Asfaltimi i rrugës Shkolla e Krythës – Bojk dhe Millë Poshtë – Millë Nalt Asfaltimi dhe standardizimi i rruges nga rrethi i Krythës së Anës së Malit deri tek Ura

e Mërkotit Rikonstruktimi i ndërtesës së Bashkësisë Lokale në Katërkollë Ndërtimi i trotoarit nga qendra e Katërkollës deri tek udhëkryqi Brajshë-Sukubinë Ndërtimi i bazenit të ujit të pijshëm në Brajshë Lidhja e Liqenit të Shasit me lumin Buna Pastrimi i kanalit Port Milena Sanimi dhe mbyllja e kanalit të Braticës Furnizimi me ujë të pijshëm për zonën e Krruçit Furnizimi me ujë të pijshëm për zonën e Kravarit Furnizimi me ujë të pijshëm për zonën e Rashtishës Furnizimi me ujë të pijshëm për zonën e Shtojit Ndërtimi i rrjetit të ujërave të zeza për zonën e Shtojit Ndërtimi i rrjetit të ujërave të zeza për lagjet Mali i Bardhë, Kodra, Krytha e Ulqinit

dhe Totosh Zhvendosja e tregut të gjelbër në Ulqin Sanimi i Qytetit të Vjetër në Shas dhe Kalasë së Ulqinit Ndërtimi i ndriçimit publik 20 km në zonat rurale dhe urbane, me kërkesë të banorëve

të zonave të ndryshme Përmirësimi i furnizimit me rrymë në të gjitha fshatrat e Anës së Malit dhe lagjet e

Ulqinit Ndriçimi publik nga qendra e Shtojit deri tek lumi Buna Rregullimi i pikave kritike të kanalizimit në zonat e Plazhit të Madh, Plazhit të Vogël,

Gjerana 1, 2 Ndërtimi i sallës moderne të sportit në Ulqin Përfundimi i ndërtimit të objektit të Shkollës Fillore në Sukubinë Ndërtimi i godinës së re të Shkollës së Mesme në Ulqin Ndërtimi i çerdhes për fëmijet parashkollorë në lagjen Fusha e Ulqinit Ndërtimi i terreneve sportive në Katërkollë, Sukubinë, Kravar, Krythë Ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në lagjet urbane të Ulqinit si dhe në disa zona

urbane përmes financimit të Bankës KfW

Ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimit në lagjet urbane të Ulqinit si dhe në disa zona urbane përmes financimit të Bankës KfW

Rregullimi i Qendrës urbane të Shtojit Ndërtimi i trotoarit nga rrethi i Krythes deri te Shkolla fillore Ndërtimi i trotoarit në Rrugën e Kosovës Hapja e pikës turistike në Qytetin e Vjetër të Shasit Sanimi i rrugës në fshatin Rashtishë Ndërtimi i ndriçimit publik në fshatin Rashtishë Ndërtimi i ndriçimit publik në fshatin Kravar Asfaltimi i rrugës në fshatin Kravar Mirëmbajtja e rrugëve lokale në Ulqin dhe Anë të Malit Ndërtimi i infrastrukturës lehtësuese për personat me aftësi të kufizuar Ndërtimi i Marines në Port Milenë Ndërtimi i Marinës në lagjen Liman I Ndërtimi i trotoarit në Sukubinë

POLITIKA SOCIALE Gjatë mandatit katërvjeçar, Partia Demokratike do të fokusohet në nxitjen e shpenzimeve me fokus në ndihmën e personave në nevojë. Ndihma e personave në nevojë planifikohet që të shpërndahet në këtë mënyrë:

Të gjithë personave me aftësi të kufizuara dhe me të meta që janë pronarë të shtëpive apo tokave, do t’u bëhet zvogëlimi (refondimi) e tatimeve në patundshmëri;

Të gjithë familjarëve që kanë anëtarë të shtëpisë me të meta në zhvillim, do t’u bëhet zvogëlimi (refondimi) i tatimeve në patundshmëri, zvogëlimi i tarifës së shpenzimeve të ujit të pijshëm dhe pagesa e shpenzimeve të pastrimit nga shuma e faturuar;

Të gjithë personave që marrin ndihmë sociale dhe ndihmë për përkujdesje ndaj anëtarit të familjes nga Qendra për punë sociale, do t’u bëhet zvogëlimi (refondimi) i tatimeve në patundshmëri, zvogëlimi i tarifës së shpenzimeve të ujit të pijshem dhe pagesa e shpenzimit të pastrimit nga shuma e faturuar;

Nga buxheti i Komunës do të shpenzohen 20.000,00 Euro në nivelin vjetor për ndihma sociale për qytetarët e kësaj komune;

Të gjithë banorëve të komunës që kanë nevojë shërimi jashtë Malit të Zi, nga buxheti i Komunës do ti mbulohen një pjesë të shpenzimeve të mjekimit;

Ndihma 150,00 Euro në muaj do të ndahen për studentët, familjarët e të cilëve janë shfrytëzues të ndihmave sociale në Qendra për punë sociale;

Çerdhe falas për fëmijët me një ose pa prind. Përveç politikave të lartpërmendura, Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në vitet e para të udhëheqjes së mandatit të saj katërvjeçar do të inicojë dhe marrë pjesë financiarisht në hapjen dhe mirëmbajtjen funksionale të Urgjencës në Katërkollë. Gjithashtu do të inicojmë dhe participojmë financiarisht për vënien në funksion të sallës së operacionit dhe transfuzionit në Maternitetin e Ulqinit. Në nivelin vjetor planifikojmë të ndajmë mjete buxhetore për politika sociale dhe zbutjen e varfërisë në shumën prej 150.000,00 Euro.

KULTURA SPORTIVE Partia Demokratike në mandatin e saj udhëheqës katërvjeçar synon zhvillimin e sportit, si në infrastrukturën e saj ashtu edhe në financimin e klubeve sportive dhe sportistëve individualë. Në infrastrukturën e sportit planifikojmë:

ndërtimin e sallës së sporteve në lagjen Fusha e Ulqinit ndërtimin e sallës së sporteve në zonën e Anës së Malit ndërtimin e stadiumit të futbollit në zonën e Plazhit të Madh

Këto investime në infrastrukturën sportive do të kushtojnë rreth 3.000.000,00 Euro, mjete financiare të cilat Komuna e Ulqinit nuk mund t’i financojë vetë nga buxheti i saj. Për këtë arsye, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Malit të Zi do të inicojmë bashkëfinancimin e ndërtimit të stadiumit për futboll. Me mjetet e buxhetit lokal dhe participimin nga buxheti shtetëror dhe mbledhja e donacioneve nga mërgimtarët që kanë prejardhje nga ky qytet dhe viset tjera, do të bëjmë finanancimin e dy sallave sportive të mbyllura. Përveç ndërtimit të infrastrukturës sportive, nga buxheti lokal do të ndahen mjete për:

financimin e klubeve sportive nga buxheti lokal 200.000,00 Euro në vit; sponsorizimin e sportistëve më të suksesshëm të qytetit për t’u krijuar kushte për

stërvitje 10.000,00 Euro në vit, shpalljen e sportistëve më të mirë (financimi i plotë nga buxheti i Komunës për të

garuar dhe stërvitur vitin në vijim në klubet sportive ku ata janë anëtarë); organizimin e turneve ndërkombëtare në sporte të ndryshme në qytetin e Ulqinit,

financuar nga buxheti i Komunës 10.000,00 Euro në vit. NGRITJA E NIVELIT ARSIMOR Partia Demokratike në mandatin e saj udhëheqës katërvjeçar po ashtu synon ngritjen e nivelit arsimor në Komunën e Ulqinit. Ky plan zhvillimor në fushën e arsimit do të fokusohet në ndërtimin e objekteve të reja të Shkollës së Mesme dhe çerdhes në Fushën e Ulqinit, të financuar nga buxheti lokal dhe shtetëror. Përveç ndërtimit të këtyre dy objekteve infrastrukturore, nga buxheti i Komunës:

do të ndihmojmë, përkrahim investimet në infrastrukturën shkollore; nxënësve fillestarë do t’u sigurohen librat falas për fillestarët; Komuna do të bëjë të mundur sigurimin e vakteve ditore të ushqimit për nxënësit e

arsimit fillor; për të gjithë nxënësit e Komunës së Ulqinit që vijnë në një relacion më të largët se 3

km, do të sigurojmë transportin falas; Komuna do të përkrahë fuqishëm furnizimin me libra dhe revista të domosdoshme

Bibliotekën e Qytetit dhe bibliotekat e shkollave; Sekretariati për Arsim do të potencojë krijimin e grupit të punës që do të identifikojë

nxënësit me nevoja të veçanta, ku do të kenë kujdes të veçantë nga ana e pedagogëve, do t’u sigurohet transport falas për fëmijët në nevojë dhe shujtat ditore;

Sekretariati për Arsim do të bashkëpunojë me këshillat e prindërve të të gjitha shkollave për përmirësimin e kushteve dhe kërkesave të nxënësve, qoftë ato në aspektin arsimor apo financiar;

studentët që do ndjekin drejtimet profesionale - turizëm dhe hoteleri, që janë të domosdoshme për zhvillimin e qytetit, do të kenë mbështetje;

financimi i specializimeve për mjekët që shprehin nevojën dhe studentët e profileve të tjera, ku ka mungesë të kuadrove, me nga 10.000,00 Euro në vit për çdo specializant;

stipendimin për studentët më të suksesshëm të Ulqinit, me nga 200,00 Euro në muaj për çdo student.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet në komunën e Ulqinit, do të themelohet Sekretariati për Arsim, Kulturë dhe Sport, ashtu siç e kanë disa komuna në Mal të Zi dhe komunat e rajonit të shteteve përreth.

Përveç këtyre pikave, synimi ynë është themelimi i Fakultetit të Shkencave Shoqërore me mësim në gjuhën shqipe në Ulqin. Kjo do të ndihmojë që fëmijet të mbesin në vendlindje për të studiuar, duke i zvogëluar shpenzimet e tyre familjare, si dhe tërheqjen e studentëve nga viset tjera për të studiuar në Ulqin. ZHVILLIMI I KULTURËS Duke u nisur nga fakti se Ulqini ka potenciale të mëdha zhvillimore në sferën e kulturës, për arsye se ka të bëjë me dy qytete të vjetra në kuadër të tij (Kalaja e Ulqinit dhe Qyteti i Vjetër i Shasit), monumentet e shumta kulturore-historike, muzeun, historitë e njohura mbi Miguel de Servantes dhe plot përsonaliteteve të tjera, Partia Demokratike në mandatin e saj katërvjeçar do t’i kushtojë vëmendje të posaçme kësaj lëmie. Qëllimi kryesor do të jetë shpalosja e projekteve që këto potenciale të vihen në funksion të zhvillimit të turizmit në përgjithësi dhe turizmit kulturor në veçanti. Nga buxheti i Komunës planifikojmë financimin në nivel vjetor të projekteve kulturore arstistike, si në vijim:

organizimi i evenimenteve kulturore të ndryshme me karakter ndërkombëtar, në shumën 120.000,00 Euro në nivel vjetor;

organizimi i evenimenteve kulturore të ndryshme me karakter rajonal dhe lokal, në shumën 70.000,00 Euro në nivel vjetor;

inicimi i rikonstruktimit të monumenteve kulturore, në shumën 200.000,00 Euro në nivel vjetor;

financimi i shoqatave artistike lokale për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale, në shumën 20.000,00 Euro në nivel vjetor;

avancimi i modernizimit dhe plotësimit të kritereve bashkëkohore për Bibliotekën e Qytetit.

Gjithashtu planifikojmë të themelojmë trupën artistike në kuadër të N.P. “Qendra për Kulturë”. Përveç kësaj, do të përpiqemi për plotësimin e kritereve për Qytetin e Vjetër të Ulqinit dhe të Shasit, për hyrjen në UNESCO, si dhe inicimi i projekteve kulturore-artistike për tërheqjen e vizitorëve në Ulqin gjatë periudhës 12-mujore të vitit, përmes angazhimit të stafeve profesionale. Partia Demokratike do të angazhohet në planifikimin financiar të studiuar për Qendrën për Kulturë në mënyrë që tri njësitë punuese të saj, Shtëpia e Kulturës, Biblioteka dhe Muzeu të arrijnë kryerjen e aktiviteteve me standarde që parashikon veprimtaria e këtyre fushave, me theks të veçantë në:

promovimin e fondit të Bibliotekës me qëllim rritjen e numrit të të anëtarësuarve; krijimin e trupave profesioniste kulturore në kuadër të Shtëpisë së Kulturës; arritjen e vënies në menaxhim të plotë të Qytetit të Vjetër të Shasit prej Muzeut të

Ulqinit; botimin e broshurave turistike për qytetin dhe trashëgiminë kulturore.

MENAXHIMI I NDËRMARRJEVE PUBLIKE Sipas zyrtarëve të ndërmarrjeve publike, shumica nga këto ndërmarrje janë të mbingarkuara me punonjës dhe ndikimi i politikës është njëri ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në rritjen e stafit. Përveç mbingarkesës me staf, shumë nga ndërmarrjet përballen me probleme në rekrutimin dhe motivimin e stafit qoftë për shkak të pagave të ulëta apo mungesës së kuadrove. Me qëllim të uljes së ndikimit të politikës në borde dhe rritjes së cilësisë së anëtarëve të drejtorëve të bordeve të ndërmarrjeve publike, Partia Demokratike do të inicojë që: • të publikohen online metodologjia e vlerësimit dhe biografitë e kandidatëve për drejtorë dhe anëtarë të bordeve; • të diversifkohen zërat në vendimmarrje të bordeve, duke lejuar zgjedhjen e një ose më shumë punëtorëve në bord, si anëtarë të pavarur të bordit; • të bëhet zgjedhja e drejtorëve ekzekutivë të ndërmarrjeve në mënyrë profesionale. Përveç uljes së ndikimit politik, është e nevojshme që të bëhet sanimi i ndërmarrjeve publike. Në mënyrë që të rritet kualiteti i monitorimit dhe transparenca e ndërmarrjeve publike, Partia Demokratike do të inicojë që të rriten kapacitetet njerëzore të kuadrove për politika dhe monitorimin e ndërmarrjeve publike me qëllim që kjo njësi të monitorojë dhe publikojë dokumente dhe analiza edhe për performancën e ndërmarrjeve lokale. Ndërmarrjet publike brenda një afati të shkurtër kohor, të krijojnë ueb-faqet e tyre dhe të publikojnë dokumentet e domosdoshme si: raporti vjetor, raporti financiar, raporti i auditit etj. Gjatë periudhës së udhëheqjes katërvjeçare, Partia Demokratike do të bëjë themelimin e Televizionit Publik të Ulqinit me aparaturë digjitale dhe programe emetuese më moderne. Gjithashtu planifikojmë themelimin e Ndërmarrjes Publike të Parkingjeve, ku njëheri planifikohet standardizimi i 1300 parkingjeve me pagesë brenda qytetit si dhe krijimi i 40 vendeve të reja të punës në kuadër të kësaj ndërmarrjeje.

BASHKËPUNIMI ME SHOQËRINË CIVILE

Sektori civil dhe raporti i tij me qeverisjen vendore të Ulqinit paraqet një faktor shumë të rëndësishëm në aspektin e promovimit dhe avancimit të realizimit të politikave zhvillimore dhe të qytetarisë së kësaj komune. Duke u nisur nga kjo, gjatë mandatit katërvjeçar në kuadër të avancimit të bashkëpunimit me shoqërinë civile, si pikësynimin kryesor do të kemi themelimin e Zyrës për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare (OJQ).

Partia Demokratike do të angazhohet që me organizatat joqeveritare të ndërtojë një partneritet dhe transparencë të plotë në interesin e qytetarëve të Komunës së Ulqinit, pa marrë parasysh

pikëpamjet gjuhësore, ideologjike, barazinë gjinore, përkatësinë kombëtare, fetare dhe opinionin e gjerë.

Partia Demokratike do të angazhohet që të hapet zyra pa pagesë dhe të sigurohet fondi i duhur në suazat e Buxhetit të Komunës së Ulqinit, si dhe që zyra të jetë e mobiluar me pajisje të duhur teknologjike.

Komisioni adekuat i OJQ-ve, me konsensus cakton personin kontaktues profesional dhe ia adreson për miratim Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Zyra e OJQ-ve është burim i informatave, të cilat kanë të bëjnë me bashkëpunimin reciprok të sektorit civil me Komunën e Ulqinit dhe funksionon konform Statutit të kësaj komune.

Partia Demokratike do të angazhohet që Zyra e OJQ-ve të ketë faqen në internet, e cila azhurnohet vazhdimisht me informacione me përmbajtje edhe jashtë Komunës së Ulqinit, siç janë trajnimet, konkurset, fondacionet etj.