programi zhvillimit profesional kontrolli i lartË i...

31
“... SAI duhet të adoptojnë politika për të zhvilluar dhe trajnuar punonjësit e tyre për t’i aftësuar ata kryejnë detyrën e tyre efektivisht dhe për të përcaktuar bazat për avancimin profesional audituesve dhe te gjithe stafit ...” ISSAI 100 Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Miratuar me Vendim te Kryetarit të KLSH nr. 23, datë 31.12.2017 VITI 2018 KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI METODOLOGJISË DHE STRATEGJISË SË AUDITIMIT Nr._____Prot. Tiranë, më 31.12.2017 MIRATOHET: BUJAR LESKAJ

Upload: others

Post on 15-Jan-2020

18 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

“... SAI duhet të adoptojnë politika për të zhvilluar dhe trajnuar punonjësit e tyre për t’i aftësuar ata të kryejnë detyrën e tyre efektivisht dhe për të përcaktuar bazat për avancimin profesional të audituesve dhe te gjithe stafit ...” ISSAI 100

Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

Miratuar me Vendim te Kryetarit të KLSH nr. 23, datë 31.12.2017

VITI 2018

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

DEPARTAMENTI METODOLOGJISË DHE STRATEGJISË SË AUDITIMIT

Nr._____Prot. Tiranë, më 31.12.2017

MIRATOHET:

BUJAR LESKAJ

Page 2: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

1

PËRMBAJTJA

HYRJE .................................................................................................................................................................. 2

I. PROGRAMI I ZHVILLIMIT PROFESIONAL NË KLSH .................................................................... 3

I.1 Përmbajtja, Qëllimi dhe Objektivat e Zhvillimit Profesional ................................................ 4

I.2 Parimet e ndërtimit të sistemit të zhvillimit profesional. ................................................................ 7

I.3 Analiza Mjedisit Strategjik ....................................................................................................... 8

II. PLANI I VEPRIMTARIVE TË TRAJNIMIT PËR VITIN 2018 ...................................................... 11

II.1 SPECIFIKAT E TRAJNIMIT ................................................................................................... 14

II.2 TEMATIKA E TRAJNIMIT ..................................................................................................... 15

II.3 KATEGORITË E GRUPEVE TË TRAJNIMIT ............................................................................ 18

II.4 METODOLOGJIA E TRAJNIMIT ............................................................................................ 19

II.5 METODAT E TRAJNIMIT ...................................................................................................... 20

II.6 MODELI I PJESËMARRJES .................................................................................................... 22

II.7 CIKLI dhe DREJTUESIT E TRAJNIMIT ............................................................................... 23

II.8 VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË TRAJNIMIT ............................................ 24

III. BASHKËPUNIMI INSTITUCIONAL ..................................................................................................... 25

IV. FAKTORËT KRITIKË KUFIZUES ...................................................................................... 29

V. MONITORIMI ...................................................................................................................... 30

Page 3: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

2

HYRJE

Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar vendosin para Institucioneve Supreme të

Auditimit pritshmëri dhe kërkesa mjaft të larta të cilat shkojnë “një hap” para kërkesave për

zhvillim të njësive të tjera të sektorit publik.

Misioni i KLSH në mbajtjen të përgjegjshëm qeveritarët dhe nëpunësit publikë për të

siguruar mirëadministrimin e fondeve publike dhe transparencën e Qeverisë kërkon integritet

dhe arritjen e standardeve më të larta profesionale në auditim.

Kongresi XXII i INCOSAI e përcaktoi profesionalizimin si proces i vazhdueshëm i fitimit me

autoritet të cilësisë dhe statusit të ekspertit dhe të etikës, duke demonstruar një nivel të lartë

të kompetencës ose aftësisë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e përkthen këtë në detyrë që kërkon më shumë angazhim të

audituesit publik, duke e konsideruar veten si profesionist, duke bërë punën e duhur në kohën

e duhur, me sa më efektivitet dhe efiçiencë që të jetë e mundur.

Motoja e Kongresit te X-te të EUROSAI-t ne Stamboll, e cila ishte “Zbatimi i ISSAI-ve: Sfida

dhe zgjidhje për zhvillim të mëtejshëm” përbën thelbin e Programit të Zhvillimit Profesional,

duke u kthyer në temën bazë mbi të cilën do të zhvillohen më pas veprimtari për zhvillim

profesional.

Si anëtare e INTOSAI-t dhe EUROSAI-t, si partnere e SAI-ve të BE-së dhe GAO-s e më

gjerë, KLSH e konsideron ndërtimin e kapaciteteve një proces të vazhdueshëm, të orientuar

nga rezultati dhe objektivat. Ndërtimi dhe zhvillimi i kapaciteteve i realizuar nëpërmjet

trajnimeve të brendshme e të jashtme, skemave të zhvillimit profesional të stafit si dhe

qasjeve formale dhe jo formale te shkëmbimit të eksperiencës ndërmjet kolegeve brenda

KLSH, po ashtu dhe me SAI-t homologe ka qenë një proces i gjithanshëm dhe

gjithëpërfshirës që ka kontribuar dukshëm në çfarë është arritur deri më sot.

KLSH ka krijuar sistem efektiv trajnimi dhe zhvillimi profesional për të siguruar që të ketë

kapacitete e nevojshme dhe të zotërojë aftësi të tilla që të bëjnë të mundur zbatimin e

standardeve të auditimit ISSAI, me qëllimin përfundimtar, t’u japin përdoruesve të raporteve

të KLSH siguri mbi cilësinë dhe saktësinë e punës së raportuar.

SAI duhet të ofrojë një shërbim të shkëlqyer dhe cilësor. Si pjesë e menaxhimit të

cilësisë..SAI duhet të vendosë politika, procedura të hartuara për tí dhënë siguri të arsyeshme

se ka burime të mjaftueshme ( personel..) me kompetencën , aftësitë dhe angazhimin ndaj

parimeve të etikës të nevojshme për:

i. Kryerjen e punës në përputhje me standardet përkatëse dhe kërkesat ligjore dhe

rregullatore në fuqi;

ii. Të mundësuar SAI-n të përgatisë raporte që janë të përshtatshme për rrethanat

(ISSAI 40, elementi 4)

Page 4: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

3

Ndërsa baza e zhvillimit të kapaciteteve në KLSH është tashmë e qëndrueshme me kalimin e

kohës, Programi Vjetor i Zhvillimit Profesional të stafit për vitin 2018 paraqet një mënyrë të

përmirësuar të të punuarit dhe evoluimit institucional : më strategjike, elastike, si pjesë

integrale e zhvillimit të përgjithshëm strategjik si dhe më të aftë për t'iu përgjigjur

pritshmërive ndaj auditimit publik.

Zhvillimi i shpejtë i teknologjive të informacionit të përdorura në auditime dhe nga sektori

publik i vendos SAI-t përpara kërkesave, të cilat mund të përmbushen vetëm me shkëmbim

efektiv të njohurive dhe aktiviteteve të përbashkëta duke sjellë përftimin e njohurive te

përditësuara dhe inovative1

KLSH synon të ndërtojë kapacitetet e nevojshme për të qenë aktor efektiv dhe me impakt të

rëndësishëm në zhvillimin e vendit si që të përgjigjet me sukses për mundësitë dhe sfidat e

tjera, aktuale dhe të reja.

Me qëllim që tí përgjigjet këtij ambienti në ndryshim e zhvillimi të vazhdueshëm KLSH,

prej një gjysmë dekade është fokusuar në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve të saj

institucionale: aftësive, njohurive, dijeve, strukturave dhe metodave efektive të punës , e

udhëhequr nga parimi “të ndërtojmë mbi të mirën duke synuar ekselencën”

Programi i Zhvillimit Profesional për periudhën e ardhme është hartuar në linjë me

Strategjinë e Zhvillimit të KLSH 2018 -2022. Në synimet dhe objektivat e vendosura për

zhvillimin profesional KLSH shkon përtej çfarë është arritur në këto gjashtë vitet e fundit,

drejt një qëllimi të përbashkët për forcimin e profesionalizimit.... duke promovuar zhvillimin

e vazhdueshëm profesional që ndikon në ekselencën individuale, të grupit dhe të gjithë

institucionit....(ISSAI 12).

I. PROGRAMI I ZHVILLIMIT PROFESIONAL NË KLSH

Strategjia për zhvillim profesional artikulon vizionin që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka për

rritjen e kapaciteteve: Të krijojë një kulturë të fortë të të mësuarit në nivel individual dhe

institucional, që mbështet studimin në vazhdimësi dhe gjatë gjithë jetës, duke siguruar

fuqizimin e kapaciteteve të tij dhe për t’i bërë të aftë që të ofrojnë impaktin e pritshëm.

INTOSAI përcakton zhvillimin profesional për një SAI dhe stafin e tij si ….aftësi e shtuar

për të përmbushur kërkesat e vendosura nga ISSAI-t për SAI në nivel institucional (niveli 1

dhe niveli 2 i Kornizës së ISSAI-ve ) dhe në nivel auditimi ( niveli 3 dhe niveli 4) dhe

adoptimi i një kornize për të vlerësuar performancën dhe përputhshmërinë me standardet2.

Në këtë këndvështrim, KLSH ka si objektiv strategjik të rrisë performancën dhe kapacitetet

për të përmbushur kërkesat e ISSAI-ve nëpërmjet një qasje të integruar të zhvillimit

profesional, e cila synon të krijojë dhe ruajë kapacitetet e duhura institucionale dhe

organizative, po ashtu dhe të krijojë një “bërthamë” ekspertësh, që zotërojnë aftësitë e

nevojshme për të vendosur në praktikë profesionalizmin dhe eksperiencën e fituar.

1 Kongresi X EUROSAI, Maj 2017, Turqi 2 Zhvillimi Profesional në INTOSAI – White Paper , faqe 10

Page 5: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

4

Kjo është mënyra se si KLSH e ka konceptuar rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve

institucionale e organizative për t’i aftësuar ato që të ofrojnë vlera dhe përfitime për qytetarin

sikurse përcaktohen në ISSAI 12.

Ambjentet e reja, si pjesë e rëndësishme e kapaciteteve institucionale konsiderohen nga

KLSH si shtesë të cilat do të mbështesin dhe sigurojnë realizimin me sukses të objektivit

ambicioz lidhur me zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe organizative. Sistemi i

infrastrukturës së Institucionit mundëson që aktivitetet trajnuese të cfarëdo loj formati të

organizohen në nivelet e nje institucioni modern auditimi.

Në frymën që përçon Strategjia e Zhvillimit 2018 – 2022, KLSH aspiron se qëllimi final i

axhendës së profesionalizimit është për të bërë ndryshim në jetën e qytetarëve shqiptarë,

konkluzion ky i mbështetur në Deklaratën e Kongresit të INCOSAI-t në Abu Dhabi, në

Dhjetor 2016.

I.1 Përmbajtja, Qëllimi dhe Objektivat e Zhvillimit Profesional

Qëllimi, objektivat dhe aktivitetet e parashikuara në këtë Program, reflektojnë në mënyrë

korrekte kërkesat për implementim të Strategjisë së Zhvillimit KLSH 2018 -2022 të Qëllimit

Strategjik nr. 2 – “Optimizimi i kapaciteteve profesionale, aftësive audituese, procedurave të

punës, logjistikës dhe funksioneve të tjera mbështetëse” të mbështetur nga dy objektivat

specifikw :

Objektivi 2.3 Nxitja dhe promovimi i vlerave të larta profesionale të audituesve

nëpërmjet kultivimit të kulturës të të mësuarit gjatë gjithë jetës, dhe

Objektivi 2.4 Forcimi i sistemit të strukturuar të edukimit profesional nëpërmjet:

çertifikimit të audituesve publik dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

Duke përshtatur të mësuarit, zhvillimin profesional me strategjitë e përgjithshme, KLSH

synon .....të sigurojë që njerëzit përmes përvojës, të zhvillojnë vazhdimisht, të përdorin

teknikat sistematike të zgjidhjes së problemeve dhe të transferojnë njohuritë në mënyrë të

shpejtë dhe efikase3

Plani Strategjik i INTOSAI-t 2017 – 2022 përbën një nga mbështetjet kryesore mbi të cilën

KLSH ka vendosur drejtimet e zhvillimit të kapaciteteve profesionale. Programi 3i (ISSAI

Implementation Initiative), pwrcakton se Institucionet Supreme të Auditimit anëtarë të IDI

(INTOSAI Development Initiative), pjesë e të cilit është edhe KLSH, angazhohen për të

implementuar strategji, të cilat të sigurojnë jo vetëm adoptimin e standardeve, por mbi të

gjitha të synohet pajtueshmëria në implementimin e tyre4. Nw zbatim tw kwsajMarrwveshje

nw Strategjinë e Implementimit të ISSAI-ve (3 i) KLSH përcakton objektivin për

promovimin e ISSAI-ve si një burim për zhvillimin e profesionalizmit të audituesve dhe të

programeve të certifikimit, si dhe të standardeve të arsimimit dhe trajnimit5.

3 IDI “Të mësuarit për Impakt”Udhëzues Praktik, p. 42 4 Ne Mars 2013, KLSH ka nënshkruar Marrëveshjen me INTOSAI-n dhe IDI-n për Programin 3i “Iniciativa e Implementimit të ISSAI-ve”,

www.klsh.org 5 Plani Strategjik i INTOSAI-t 2017 – 2022, Objektivi Strategjik 1. 3.

Page 6: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

5

Qëllimet Strategjike të EUROSAI-t për periudhën 2017 - 2023 janë orientuese për KLSH në

drejtimin e zhvillimit të kapaciteteve institucionale.

Harmonizimi i zhvillimit strategjik të KLSH në tërësi dhe në mënyrë të vecantë i zhvillimeve

në kapacitete institucionale dhe profesionale me qëllimet dhe objektivat strategjikë të Planeve

Strategjikë të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t do të sigurojë që kapacitetet e KLSH të “ vishen”

me tiparet e audituesit profesional ndërkombëtar e evropian.

Kongresi X i EUROSAI-t në Maj të vitit 2017 cilësoi rëndësinë e implementimit të ISSAI-ve

nga çdo SAI... Rruga drejt arritjes së cilësisë më të lartë në procesin auditues lidhet

drejtpërdrejt me miratimin dhe zbatimin e duhur të standardeve më të larta ndërkombëtare,

përgjithësisht të pranuara, të quajtura "Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme

të Auditimit (ISSAI-t) ...Anëtarët e EUROSAI janë të vetëdijshëm për vlerën e shtuar nga

aplikimi i e standardeve profesionale ndërkombëtare ".

Duke iu referuar këtij rekomandimi , KLSH ka vendosur në qendër të zhvillimit profesional

trajnimin për arritjen e implementimit të plotë të ISSAI-ve.

KLSH synon të aplikojë qasje te reja, efektive dhe të orientuara në rezultate, të tilla që të

përshtaten me nivelin e zhvillimit institucional po ashtu dhe të sigurojnë që KLSH të

vendoset, radhitet në krah të SAI-ve më të përparuara për sa i përket politikave të zhvillimit

profesional.

Qasjeve tradicionale të trajnimit, KLSH do tí shtojë aplikimin e qasjeve më moderne që do të

mundësojnë ndryshimin e kulturës së marrjes së dijeve dhe fitimit të profesionalizmit nga të

gjithë audituesit e KLSH.

Ruajtja e kompetencës profesionale, kur audituesve i duhet të përballen me sfida të mëdha,

nxjerr si kërkesë të domosdoshme që vetë audituesit të krijojnë dhe mbajnë një qasje të

“krijimit të kulturës së të mësuarit”. Trajnimi dhe zhvillimi i audituesve duhet të sigurojnë

një bazë të njohurive, aftësive dhe vlerave profesionale, e cila u mundëson atyre të

zhvillohen në vijimësi dhe t’u përshtaten ndryshimeve gjatë gjithë jetës se tyre profesionale.

Të mësuarit gjatë gjithë jetës është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen shoqëritë

dhe institucionet bashkëkohore, si i tillë dhe KLSH nuk mund të mbetet jashtë kësaj përballje

në vitet e ardhshme. Aftësia dhe për të mësuar në forma, vende, qasje apo etapa të ndryshme

të jetës e bëjnë të mësuarit gjatë gjithë jetës një qasje më të lehtë për tu përshtatur efektivisht

me realitetin që ndryshon dhe që po bëhet gjithnjë e më shumë kërkues. Për profesionin e

audituesit publik, krijimi i kërkesës për dije e njohuri ka një rëndësi të vecantë, për sa ai

kontribuon në rritjen e cilësisë së punës audituese – duke filluar nga motivimi më i madh nga

vetë audituesit për të qafuar një kulturë të të mësuarit dhe që përfundon me ndikimin për

ndryshim në jetën e qytetarëve.

Qëllimi i Programit të Zhvillimit Profesional të KLSH konsiston në zhvillimin e

vazhdueshëm të kompetencave profesionale të stafit si dhe integrimit të këtyre kompetencave

në punën audituese për të bërë të mundur të mësuarit në nivel institucional. Për këtë qëllim,

KLSH do të sigurojë që i gjithë stafi të fitojë aftësisë dhe kapacitete profesionale për tíu

përgjigjur kërkesave të këtij ambjenti që ndryshon vazhdimisht.

Page 7: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

6

Qasja e re dhe moderne që KLSH ka adoptuar në Strategjinë e tij, sjell në vëmendje

rishikimin dhe zhvillimin e politikave të reja në drejtim të formimit dhe aftësimit profesional

të audituesve. Me fokus në të ardhmen vizioni për trajnimet tashmë synon që:

Të mësuarit gjatë gjithë jetës të bëhet kulturë e cdo punonjësi në Kontrollin e Lartë të

Shtetit.

Sistemi i zhvillimit profesional mbështetet fuqishëm në krijimin i një kulture ku dëshira për

dije dhe njohuri buron nga traditat e lashta kombëtare po ashtu dhe eksperiencave dhe

praktikave më të përparuara ndërkombëtare të fushës së auditimit publik.

Nëpërmjet Programit të Zhvillimit Profesional KLSH ofron mundësi zhvillimi

gjithëpërfshirëse për stafin që synojnë arritjen e niveleve të larta të pavarësisë, ekspertizës,

kompetencës, sjelljes etike dhe cilësisë, mbështetur në standardet profesionale ISSAI, duke :

Zhvilluar aftësitë teknike të audituesve dhe te kompetencave te tyre etike;

Përmirësuar vazhdimisht sistemet, proceset dhe strukturat në KLSH, në përgjigje të

nevojave dhe sfidave të ndryshimit të mjedisit;

Krijuar një mjedis ku qëndrimet dhe aftësitë profesionale inkurajohen, zhvillohen dhe

mbështeten nga një kuadër institucional me qëllim rritjen e cilësisë së auditimit publik;

Objektivat e Planit të Zhvillimit Profesional janë vendosur në konsistencë me Misionin,

Vizionin dhe vlerat e KLSH, të orjentuara drejt së ardhmes duke synuar të arrijnë qëllime të

zhvillimit në karrierë të cdo inidvidi dhe të cojnë më tej punën në KLSH.

Këto objektiva janë sa motivuese po aq edhe sfiduese, duke konsideruar nevojat për aftësi

dhe zhvillim, aspiratat dhe mundësitë, po ashtu dhe nevojat specifike të profesionit.

Në përputhje me sa më sipër KLSH ka përcaktuar objektivat e zhvillimit profesional për

periudhën të cilat synojnë:

a) Sigurimi i trajnimeve për stafin në si jë qasje e qëndrueshme, e aftë tí mundësojë stafit

ruajtjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të aftësive dhe dijeve dhe zhvillimin e karrierës.

b) Inkurajimi i shkëmbimit të njohurive dhe eksperiencës në mënyrë që stafi të ketë

akses në praktikat më të mira të fushës së auditimit në sektorin publik

c) Kontributi në zhvillimin institucional për një KLSH të qëndrueshëm, të pavarur dhe

shembull i profesionalizmit, integritetit dhe etikës.

Page 8: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

7

Implementimi i Programit të Zhvillimit Profesional paraqet rëndësi të vecantë në kuadrin e

zhvillimit të burimeve njerëzore në KLSH. Si pjesë e Dokumentit të Politikave të

Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, trajnimi i audituesve synon të rrisë pritshmëritë ndaj tyre

dhe njëkohësisht të sjellë:

Rritjen e eficencës në kryerjen e veprimtarive ,c’ka më pas rezulton në përfitime

financiare dhe jo financiare për vetë KLSH;

Rritjen e aftësive për tíu përshtatur teknologjive dhe metodave të reja dhe nxitjen e

inovacionit për pritshmëri të reja

Rritjen e motivimit dhe nxitjen e promovimin.

I.2 Parimet e ndërtimit të sistemit të zhvillimit profesional.

Sistemi i Zhvillimit Profesional të krijuar nga KLSH në vitin 2012 dhe i zhvilluar e pasuruar

në vtet në vijim, gëzon disa vecori që tregojnë se ai është :

1. Sistem i krijuar dhe administruar nga KLSH- KLSH ka vendosur strukturat dhe

proceset për të përcaktuar kompetencat profesionale, një sistem të zhvillimit profesional për

të siguruar edukimin e vazhdueshëm të stafit. Pavarësisht burimeve nga të cilat ofrohet

trajnimi, brenda apo jashtë institucionit, KLSH ka atributin dhe detyrimin që tí sigurojë cdo

individi pjesë e stafit mundësinë e zhvillimit profesional.

2. I bazuar në Standartet Ndërkombëtare të Auditimit të INTOSAI-t ( ISSAI) - Kontrolli i

Lartë i Shtetit, në veprimtarinë e tij, duhet të reflektojë shkallën më të lartë të standardeve

ndërkombëtare të INTOSAI-t 6. Baza e kuadrit metodologjik të KLSH janë ISSAI-t dhe

zbatimi i tyre duhet të udhëhiqë punën audituese. Kjo kërkon angazhim të burimeve të KLSH

në të dy drejtimet: të njohjes së ISSAI-ve dhe të zbatimit në praktikën audituese. Trajnimi

gjithashtu përfshin krijimin e një njohje të thellë të sistemit të menaxhimit financiar publik

dhe të nivelit 2 të ISSAI-ve.

3. I bazuar në nevojat dhe gjithpërfshirës. Sistemi bazohet në nevojat e stafit të KLSH, duke

konsideruar këto kërkesa ne nivel individual dhe institucional. KLSH synon që cdo auditues

në nivel individual, grup auditimi dhe po ashtu në nivel Institucioni, duhet të zotërojnë

kompetencat, aftësitë, dijet dhe vullnetin/dëshirën për të realizuar punë të cilësisë më të lartë

dhe në përputhje me Standartete e INTOSAI-t. KLSH ka vendosur politika të përfshirjes së

plotë të stafit në trajnime, brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër cdo auditues ka detyrimin

të marrë pjesë në trajnimet që organizohen nga dhe për institucionin sipas objektivave të

përcaktuara në Planin e Zhvillimit Profesional.

4. I kategorizuar/ trajnim i shkallëzuar. Trajnimi ofrohet në kategori të veçanta duke

respektuar fushën e studimit, eksperiencën, shkallën e njohurive dhe pjekurinë profesionale të

audituesve.

5. I përditësuar dhe i përshtatshëm(fleksibel) – Sistemi përditësohet cdo vit, duke reflektuar

ndryshimet që kanë ndodhur në nivel ndërkombëtar po ashtu dhe kombëtar e institucional.

6 Ligji nr.154, datë 27.11.2014, neni 6, Fusha veprimit

Page 9: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

8

Gjithashtu, KLSH siguron mbikëqyrje dhe monitorim të vazhdueshëm të implementimit të

Programit Vjetor të Trajnimit , duke mundësuar që të jetë fleksibël dhe tí përgjigjet në kohë

kërkesave të zhvillimit. Krahas kompetencave që duhen për zbatimin e ISSAI-ve , nevoja për

kompetenca dhe aftësi të tjera merret në konsideratë gjatë implementimit në përputhje me

specifikat e punës, ambientin e fushëveprimit të auditimit dhe mandatit të KLSH.

6. I qëndrueshëm – Sistemi i Zhvillimit Profesional në KLSH është krijuar dhe përditësohet

duke konsideruar nevojat në terma afatgjatë, si pjesë e Strategjisë së Zhvillimit të KLSH. Ai

është integruar si Qëllimi Strategjik nr.2 në Strategjinë e Zhvillimit të KLSH 2018 – 2022, i

mbështetur nga dy objektiva strategjikë ( 2.3 dhe 2.4).

7. Bashkepunues- Zhvillimi profesional në KLSH organizohet me burime të brendshme por

njëkohësisht i mbështeur në një shkallë të gjerë nga partneriteti me INTOSAI, EUROSAI,

IDI,organizatat ndërkombëtare profesionale, dhe institucionet ndërkombëtare homologe si

ECA, GAO dhe SAI-t Evropiane. Partneriteti shtrihet dhe në nivel kombëtar i mbështetur nga

Marrëveshjet e Bashkëpunimit të KLSH me Universitete, Institucione të Arsimimit të Lartë,

IEKA, OJF Ministri dhe institucione të tjera shtetërore për aktivitete trajnimi apo/dhe

veprimtari kërkimore shkencore me interes të përbashkët.

I.3 Analiza Mjedisit Strategjik

Programi i Trajnimit është hartuar duke përshtatur nevojat e brendshme në nivel kombëtar si

dhe të kombinuara me përparësitë e përcaktuara në kuadrin ndërkombëtar te organizatave dhe

network-ut profesional te auditimit pjesë e të cilave është KLSH. Ai është një vazhdimësi e

Programeve të mëparshme dhe eksperiencave të trajnimit të viteve të fundit 2012 - 2017, por

duke u paraqitur së fundmi në një format më të konsoliduar dhe më komprehensiv.

I.3.1 Analiza e Nevojave për Trajnim

Analiza e Nevojave për trajnim përvijon hapat që janë ndërmarrë për të identifikuar nevojat e

trajnimit të audituesve dhe stafit që punon në KLSH. Nevojat për trajnim janë analizuar nën

këndvështrimin e implementimit të ISSAI-ve, objektivave të zhvillimit strategjik të KLSH –

së 2018-2022 si dhe kërkesave të vendosura nga ambienti veprues i auditimit publik në

Shqipëri.

Në vijim të procesit të identifikimit dhe analizës së nevojave të stafit për trajnim dhe pasi u

konsolidua inventari i nevojave, procesi është konkretizuar me Programin Vjetor të

Zhvillimit Profesional për stafin i cili shpreh dhe u jep përgjigje çështjeve që janë ngritur dhe

kërkojnë zgjidhje nga procesi i analizës së bërë në hapat e mëparshëm.

Sistemi i Zhvillimit Profesional reflekton efektivitetin e politikave të rritjes së

kapaciteteve profesionale të KLSH në vite , për të cilat treguesit e performancës

përfaqësohen në nivele rreth14 herë më të larta, nga 2,1 ditë mesatare trajnimi/auditues

në vitin 2011 , në fund të vitit 2017 stafi auditues ka një mesatare prej 28,5 dite

trajnimi/auditues duke arritur kështu dhe nivelin më të lartë të këtij treguesi përgjatë

gjithë zhvillimit të këtij institucioni ndër vite.

Page 10: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

9

Këto arritje e vendosin sistemin e trajnimeve në KLSH në të njëjtat nivele dhe të

krahasueshëm me përvojat më të përparuara të Institucioneve Supreme të Auditimit

Ndërkombëtare.

Motoja “experentia mutua omnibus prodest” ka vijuar të udhëheqë veprimtaritë trajnuese

jashtë vendit, në mbështetje të së cilës vazhdon të zbatohet tradita që gjatë vitit çdo punonjës

i KLSH të jetë trajnuar minimalisht një herë në një nga institucionet homologe të vendeve të

tjera me të cilat KLSH ka marrëveshje bashkëpunimi apo dhe organizma profesionalë që

ofrojnë trajnime në fushën e auditimit dhe financave publike.

Mbi bazën e një vlerësimi të nevojave, i cili reflekton të gjithë diversitetin e anëtarëve, të

stafit, KLSH synon të përmirësojë vazhdimisht iniciativat për zhvillimin e kapaciteteve

institucionale. Në këtë proces të ndërtimit dhe zhvillimit të kapaciteteve, KLSH është

mbështetur në vlerësimin sistematik të nivelit aktual të kapaciteteve, dobësitë dhe pikat më të

forta të tij, në vlerësimin se barrierave dhe pengesave me të cilat përballet, përcaktimin se

çfarë burimesh nevojiten për të përballuar me sukses sfidat dhe për të arritur rezultatet e

pritshme dhe së fundmi në vlerësimin e impaktit që do të ketë ky program në rezultatet e

pritshme.

Vlerësimi i nevojave për trajnim në KLSH është zhvilluar përmes analizës normative dhe

pozitive. Zhvillimi strategjik i KLSH-së synon kohezionin e nevojave të zhvillimit

institucional dhe nevojave individuale të zhvillimit të punonjësve. Për këtë qëllim në fund

çdo vit çdo vit zhvillohet një analizë krahasuese midis zhvillimeve të fundit të metodologjisë

dhe nevojave individuale. Rezultatet bashkërendohen në një modul objektivash të detajuara

në grafikë të linjës kohore.

Ekzistojnë një numër modelesh gjenerike për vetëvlerësimin e Analizës së Nevojave të

Trajnimit. Ndër to, analiza e trajnimit të KLSH është zhvilluar si një vazhdim i analizës së

progresit të auditimit, institucional dhe individual. Analiza normative kundrejt pozitives jep

informacion të hollësishëm të detajuar mbi mënyrën se si institucioni po kryen misionin dhe

vizionin e tij. Progresi i fundit institucional vjetor i parë në këndvështrimin normativ dhe

1 2 3 4 5 6 7 8 9

Dite Trajnimi/Person 2 3.1 2.1 19.4 22 26 27 27 28.5

2 3.1 2.1

19.4 22

26 27 27 28.5

0

5

10

15

20

25

30 EC U R I A E P J ES M A R R J ES N E T R A J N I M E D I T E T R A J N I M I P ER A U D I T U ES N E V I T

Page 11: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

10

pozitiv është analizuar dhe njohur si forca kryesore për të përvijuar objektivat e Programit të

Zhvillimit Profesional. Ai gjithashtu është një pasqyrë e mënyrës për të zhvilluar projektin

vjetor të trajnimit.

Analiza pozitive detajon progresin institucional drejt krijimit të mjeteve, të cilat konsiderohen

si mekanizma pozitivë të zhvillimit. Këto mekanizma pozitivë të zhvilluar në vitin 2017 do të

jenë pjesë e Programit të Zhvillimit Profesional që do të zhvillohet gjatë vitit 2018. Suksesi i

mekanizmave është i lidhur ngushtë me përcjelljen në trajnime dhe siguron një qasje me të

suksesshme te personelit ndaj fizioniomise se institucionit.

Qasja normative buron nga qasja e Kryetarit të KLSH për të përmbushur Misionin

institucional "Për të garantuar që KLSH të jetë një institucion auditimi i pavarur, kompetent

dhe objektiv, duke ofruar mbështetje reale parlamentit, si dhe rezultate dhe rekomandime të

besueshme të auditimit, të cilat duhet të pranohen për saktësinë dhe vërtetësinë e tyre nga

organet legjislative dhe ekzekutive, mediat dhe qytetarët" dhe Vizioni Institucional “Për të

rritur rolin dhe kontributin në menaxhimin e mirë të financave publike, duke kryer auditime

cilësore, duke raportuar mbi rregullsinë dhe efektivitetin e përdorimit të të gjitha burimet

financiare të shtetit, në dobi të shtetit dhe qytetarëve ".

I.3.2. Konkluzione te Qasjes Pozitive vs Qasjes Normative të Sistemit të Zhvillimit

Profesional në KLSH

Analiza e ambientit strategjik mbi bazën e vlerësimit sipas qasjes pozitive kundrejt qasjes

normative në dimensionin e zhvillimit profesional të KLSH , së bashku me Analizën e

Nevojave për Trajnim të stafit kanë shërbyer për të hartuar Programin e Zhvillimit

Profesional të vitit 2018. Konkluzionet e kësaj Analize, të paraqitura në Shtojcën 1 të këtij

Plani, kanë identifikuar çështjet kryesore ndaj të cilave KLSH duhet të kushtojë vëmendjen e

duhur për zhvillim profesional të stafit dhe përfshijnë sa më poshtë:

Nevoja për të adoptuar qasje të përparuara që nxisin vetëveprimin dhe angazhimin

individual të çdo audituesi për të mësuar , e cila në nivel institucional të konceptohet në

kultivimin e kulturës së të mësuarit gjatë gjithë jetës. Në Kontrollin e Lartë të Shtetit, është

rritur gradualisht shkalla e ndërgjegjësimit për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e të

mësuarit nëpërmjet trajnimeve të formave të ndryshme.

Vendosjen e një sistemi të Certifikimit të Audituesve të Jashtëm Publikë, që do të shërbejë

si “pasaportë profesionale” për zhvillimin në karrierë si auditues profesionist të çdo

individi në KLSH.

Përgjithësisht ekziston një frymë mjaft pozitive dhe përkrahëse ndaj aktiviteteve të

trajnimit për pjesëmarrje dhe angazhim brenda dhe jashtë vendit, por një qasje më efektive

vlerësimi për pjesëmarrjen që peronat duhur të ndjekin trajnimet e duhura( në formë dhe

përmbajtje).

Stafi drejtues dhe ekzekutiv njeh ekzistencën e mangësive për njohuri specifike të

avancuara dhe kupton se disa aftësi duhet të zhvillohen më tej nëpërmjet një procesi të

Page 12: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

11

vazhdueshëm dhe të konsoliduar trajnimi . Kjo do tí shërbejë si një mjet për plotësimin e

kërkesave për të marrë rolin dhe ushtruar funksionin e audituesit profesional dhe të kohës.

Referenca e përmbajtjes së trajnimeve do të vijojë të jenë Standardet e Auditimit ISSAI,

për të siguruar implementimin e ISSAI-ve në praktikën audituese.

Nevoja për aftësi komunikuese , të shprehurit, me gojë apo me shkrim theksohet gjithnjë e

më shumë dhe kërkon zhvillimin e këtyre aftësive në seksione trajnimi të veçanta por

duke ruajtur nivelet e trajnimeve profesionale të arritura.

Nevojat e identifikuara nëpërmjet këtij procesi janë baza mbi të cilën është hartuar dhe

implementohet Plani i Veprimtarive të Trajnimit të Stafit të KLSH për vitin 2018.

II. PLANI I VEPRIMTARIVE TË TRAJNIMIT PËR VITIN 2018

Programi i Zhvillimit Profesional shoqërohet me “Planin e Veprimtarive të Trajnimit për

Punonjësit e KLSH për vitin 2018”, i cili përcakton se çfarë trajnimesh do të kryhen ,

periudha, kohëzgjatja, mënyra e ofrimit dhe vendi i organizimit.

Objektivi kryesor i trajnimit të audituesve synon të krijojë auditues kompetentë profesionalë,

të aftë të japin kontributin e tyre pozitiv në jetën profesionale dhe ambientin ku ata ushtrojnë

detyrat e tyre dhe implementimi i Planit të Veprimtarive të Trajnimit synon të:

Rrisë nivelin e aftësive dhe njohurive të stafit dhe si qëllim të fundit përmirësimin dhe

rritjen e cilësisë së punës audituese;

Të sigurojë vlerë për çdo lek investim në trajnim

Të krijojë një profil sa më të lartë profesional të audituesit të KLSH.

Plani i Trajnimit është një vazhdimësi natyrale e konkluzioneve të arritura nga Analiza e

Nevojave për Trajnim të vitit 2018 (shtojca 1) për stafin e KLSH , e cila përgatitet dhe

përditësohet çdo vit nga Drejtoria e Metodologjisë dhe Zhvillimit Profesional, e inkuadruar

tashme në Departamentin e Metodologjisë dhe Strategjisë së Auditimit. Në përgatitjen e

Planit të Veprimtarive të Trajnimit janë konsideruar :

• Identifikimi i nevojave:

Kush ka nevojë të trajnohet dhe

Çfarë trajnimesh janë të nevojshme;

• Vendosja e prioriteteve për plotësimin e nevojave të identifikuara.

Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të PZHP, vlerësimi i performancës së trajnimit

Ky Plan, mbulon periudhën Janar 2018 – Dhjetor 2018 dhe prezanton një pamje të

përgjithshme të nevojave për trajnim të identifikuara si dhe ndërhyrjet për trajnime të

sugjeruara dhe të planifikuara dhe përmban sa më poshtë:

Kërkesat e detajuara të trajnimit për pjesëmarrësit mbi baza individuale

Sugjerime të detajuara për llojin dhe metodat e trajnimit.

Page 13: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

12

Sugjerime të detajuara mbi mënyrën e organizimit të trajnimit

Kalendari i Trajnimeve sipas burimit ( te brendshme dhe te jashtme)

Programi i Zhvillimit Profesional vendos objektiva të qarta mbi rolin që trajnimi luan në

rritjen e eficencës së performancës së punonjësve në KLSH si dhe përcakton metoda dhe

qasje të përshtatshme të trajnimit, efektive për arritjen e objektivave.

Trajnimi dhe zhvillimi i kapaciteteve institucionale dhe profesionale është i lidhur ngushtë

me çdo objektiv strategjik që KLSH ka vendosur për periudhën e ardhshme 5-vjeçare ç’ka

shprehet në objektivat e këtij Plani, të cilat për vitin e ardhshëm përfshijnë:

Ruajtjen e nivelit aktual të ndjekjes së trajnimeve , që çdo auditues të trajnohet për jo

më pak se 25 ditë në vit në fushën që ai mbulon apo dhe të tjera lidhur me to, ndërsa stafi i

ri do të trajnohet jo më pak se 30 ditë gjatë periudhës;

Çdo individ, pjesë e stafit të KLSH, parashikohet të ndjekë jo më pak se një trajnim në

institucionet homologe të auditimit apo dhe trajnime të tjera nga organizata profesionale

ndërkombëtare jashtë vendit.

Vlerësimin Vjetor të Performancës dhe nivelit të njohurive të fituara nga audituesit e

trajnuar sipas këtij Programi Trajnimi nëpërmjet testimit me shkrim të organizuar në

përfundim të Programit. Kryerja e testimit në fund të Programit të Trajnimit rrit nivelin e

pjesëmarrjes dhe interesimin aktiv në trajnim me objektivin që të arrihet angazhimi i plotë i

pjesëmarrësve në proces.

Vlerësimin e aplikimit të njohurive të marra në kryejen e punës audituese, nëpëmjet

vlerësimit nga kolegët me ekperiencë ( tutori) dhe rezultatet e kontrollit dhe sigurimit të

cilësisë.

Programi i Trajnimit është hartuar me fokus të vecantë në përmirësimin e zhvillimit

profesional teorik dhe praktik të të gjithë stafit të KLSH. Kjo do të realizohet nëpërmjet

programeve të mësimdhënies universitare ashtu dhe programeve të trajnimit të brendshëm

dhe ndërkombëtare.

Zhvillimi profesional do të shkojë përtej kornizës ligjore tradicionale, njohjeve mbi

ekonominë dhe kontabilitetin, duke përfshirë teknika të tjera të menaxhimit, dhe në mënyrë të

veçantë të tilla si përpunimit i të dhënave dhe përdorimin e mjeteve elektronike gjerësisht në

punën audituese.

Audituesit duhet te mbajnë gjithmonë një qëndrim profesional duke aplikuar gjatë gjithë

fazave të auditimit: skepticizmin profesional, gjykimin profesional dhe kujdesin profesional7.

Adresimi i problemeve që dalin nga moskuptimi i drejtë , keqpërdorimi i qëllimshëm apo jo i

koncepteve si gjykimi profesional dhe/apo skepticizmi profesional, mbetet një detyrë për

Planin e vitit 2018.

7 Issai1, Deklarata e Limes. Seksioni 14, paragrafi 3, Stafi auditues

7 ISSAI 100, Parimet themelore te Auditimit, paragrafi 37

Page 14: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

13

Kontrolli i Lartë i Shtetit prezantohet me një grup të rëndësishëm botimesh, libra të publikuar

publikimesh standardesh, udhëzimesh, udhëzuesish të praktikave më të mira dhe produktesh

të tjera të INTOSAI-t për të udhëhequr praktikën profesionale të auditimit të jashtëm të

sektorit publik. Megjithatë, detyra thelbësore nuk është vetëm zhvillimi i standardeve të

cilësisë së lartë dhe materialeve përkatëse, por sigurimi që KLSH të ketë kapacitetet dhe

njohuritë e nevojshme për të përdorur standardet dhe, në këtë mënyrë, për përmirësuar

cilësinë e auditimeve.

Audituesit duhet te zotërojnë aftësitë e nevojshme, individualisht ashtu dhe në grup përfshirë

dhe njohuritë, dijet dhe ekspertizën e nevojshme për të kryer me sukses auditimin. Kjo

përfshin një njohje të mirë të eksperiencës praktike të llojit të auditimit që kryejnë,

familjarizim me standarde dhe legjislacionin që aplikohet në fushën e audituar, njohje të

subjektit që auditohet si dhe operacionet e tij, po ashtu dhe aftësinë dhe eksperiencën e

ushtrimit të gjykimit profesional.

KLSH synon të nxisë të mësuarit nëpërmjet komunikimit elektronik (e-learning), komunitetet

e praktikës dhe nisma të tjera inovative të zhvillimit të kapaciteteve, përfshirë dhe ato

ekzistuese si praktika në punë, vizita studimore dhe trajnime të udhëhequra nga kërkesa,

programe trajnimi etj.

KLSH do të rrisë përpjekjet zhvillimin e kapaciteteve peer-to-peer me SAI-t homologe duke

shfrytëzuar mundësitë për auditime të përbashkëta, paralele apo/ dhe bashkëpunuese midis

SAI-ve.

Prej vitesh KLSH ka zhvilluar një skemë për inkurajimin e projekteve të kërkimit në

auditimin publik. Për këtë qëllim nënshkrimi i marrëveshjeve me Universitete dhe

Institucione të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në Shqipëri ka synuar dhe mbështet

angazhimin me botën akademike për çështje dhe shqetësime me interes të ndërsjellë.

Iniciativa e KLSH për zhvillim kapacitetesh në këtë Program Zhvillimi fokusohen si në

aftësitë audituese po ashtu dhe çështje institucionale.

Faktorët e sipërpërmendur përcaktuan dhe prioritetet e zhvillimit të trajnimeve për vitin 2018

të cilat përfshijnë:

Kategoritë e trajnimit

FUSHA E TRAJNIMIT

Teknikat e Menaxhimit

Mbikqyrja dhe Monitorimi

Analiza e ngarkesës së punës dhe përcaktimi i burimeve

Udhëheqje metodologjike dhe Mentoring/ Tutori

AFTËSI MENAXHIMI

Page 15: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

14

Auditimi Financiar

Auditimi Performancës

Auditimi Përputhshmërisë

Auditimi Sistemeve IT

Procedurat e Planifikimit të Auditimit

Procedurat e rishikimit, Teknikat e mbledhjes evidences,

Testet e Auditimit

Kampionimi

Vlerësimi i Riskut

Sigurimi dhe kontrolli cilesise

Auditimi i rasteve te mashtrimit

Auditimi i Prokurimeve

METODOLOGJIA E

AUDITIMIT

Software “ Rev Zone”

Përdorimi i Instrumenteve të IT në auditim ( Meta

Data)

Word dhe Excel

Internet/E-mail Software

AFTËSI NË FUSHËN E IT

Zhvillimi i aftësive të tjera “ soft skills”

Komunikimi me shkrim dhe me gojë

Aftësi të shkrimit të raporteve

Teknika te mbledhjes së evidencës: pyetësorët,

intervistat , testet e kontrollit, investigimi etj

AFTËSITË

KOMUNIKUESE

II.1 Specifikat e Trajnimit

Ky seksion përshkruan arsyet dhe shpjegimet që janë përdorur për çdo çështje të identifikuar

në Analizën e Nevojave për Trajnim dhe njëkohësisht ofron informacion të mjaftueshëm për

të siguruar organizimin dhe logjistikën e çdo trajnimi. Theksi këtu vendoset në ofrimin e

trajnimit me fokus në module të cilat në shumë raste do të përshtaten sipas audiencës

përfituese.

Ky Plan Trajnimi është hartuar që të konsiderojë çdo pjesëmarrës individualisht. Megjithatë

sugjerohet fort që Trajnuesit ( të brendshëm dhe të jashtëm) të mbajnë lidhje paraprakisht për

të konfirmuar pritshmëritë prej tyre dhe të formatojnë kurrikulat e tyre të trajnimit në mënyrë

të tillë që të jenë të përshtatshme dhe të konsiderojnë çdo kërkese specifike nga ana e

pjesëmarrësve.

Informacioni i dhënë në seksionin e mëposhtëm mbi çdo program/sesion, modul trajnimi jep

një përshkrim të çështjeve kryesore të trajnimit që do të ofrohen, dhe që më tej do të

zhvillohen nga Trajnerët përkatës. Ky informacion gjithashtu do tí njohë Trajnerët

shkurtimisht mbi atë ç’ka pritet nga Plani i Trajnimit. Trajnerët më pas do ta përpunojnë më

gjerësisht duke konsideruar ofrimin e pritshëm prej tyre dhe ky aktivitetet do të

administrohet dhe mbikëqyret nga Drejtoria e Metodologjisë dhe Zhvillimit në konsultim

gjithashtu dhe me përfituesit e trajnimit. Synohet gjithashtu që të vendoset më shumë theks

mbi ofrimin e këtyre trajnimeve në një mënyrë praktike/interaktive duke përdorur simulimet

dhe rastet studimoresa më shumë të jetë e mundur.

Page 16: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

15

Për qëllime të planifikimit të trajnimit është parashikuar që një ditë e plotë trajnimi

përfshin 6 orë trajnimi ( pa pushimet e ndërmjetme).

II.2 Tematika e Trajnimit

Në mënyrë të detajuar trajnimet e mësipërme do të përfshijnë:

a)Trajnime bazë “Njohje me Institucionin dhe Profesionin e Auditimit”8

Kjo kategori e trajnimit ka si objektiv kryesisht stafit e rekrutuar rishtazi. Megjithatë në

trajnim do të mund të përfshihen dhe auditues ekzistues të cilët mund të përfitojnë nga fusha

që trajnimi do të mbulojë dhe në të cilat audituesit nuk janë trajnuar më parë. Përfshirja e dy

kategorive të stafit me eksperiencë dhe të rinj konsiderohet si një mundësi për përfitim të

mëtejshëm të pjesëmarrësve duke mësuar nga njëri-tjetri.

Temat që do të trajtohen nën kategorinë e Trajnimit për të Rinj do të përfshijnë:

1. Përshkrim të përgjithshëm të kuadrit legjislativ dhe funksional të KLSH : Kushtetuta, Ligji

Organik i KLSH, Rregullore e Brendshme e Funksionimit, Rregullore e Procedurave te

Auditimit, Urdhra dhe Udhëzime të tjera, Historiku, Vizioni, Misioni, Vlerat, Struktura, roli

dhe përgjegjësia, Strategjia dhe Politikat e Procedurat, Strategjia e Zhvillimit të KLSH 2018

– 2022, Strategjia e Komunikimit.

2. INTOSAI, EUROSAI, IDI etj: Roli dhe funksionimi i Organizatave Ndërkombëtare të

fushës së auditimit dhe kontabilitetit publik; Deklarata e Limës (ISSAI 1) dhe Meksikës

(ISSAI 10), ISSAI 12, ISSAI 20, ISSAI 30, ISSAI 40;Kongresi XXII INCISAI , Abu DHABI

Dhjetor 2016, Kongresi X EUROSAI, Stamboll , Maj 2017, Rezolutat e OKB dhe |Rezolutat

e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për KLSH.

3. Standardet Ndërkombëtare të Auditimit: Parimet të Përgjithshme të Auditimit (ISSAI 100);

Standarde të Përgjithshme të AF(ISSAI 200); Standarde të Përgjithshme të Auditimit të

Performancës (ISSAI 300); dhe Standarde të Përgjithshme të Auditimit të Përputhshmërisë

(ISSAI 400);

4. Planifikimi, Materialiteti dhe Evidenca: rëndësia e planifikimit, si planifikohet auditimi,

analiza e riskut, ç’është materialiteti dhe si përcaktohet; çfarë konsiderohet evidencë e

mjaftueshme dhe cilat janë burimet e sigurimit;

5. Kontrolli i Brendshëm, llojet e testeve dhe teknikat e modelimit: përkufizimi dhe llojet e

kontrollit të brendshëm, teste e kontrollit, procedurat analitike dhe teste thelbësore, teknikat e

modelimit;

6. Teknikat e auditimit: Evidencat e auditimit, Intervistimet, Grupet e vëzhgimit për auditim,

Pyetësorët si mjete efektive në Auditim ;

8 Shënim: trajnimi do te përfshijë vetëm njohuri të përgjithshme. Njohuritë e detajuara do të trajtohen në

Trajnim të kategorisë së njohurive teknike dhe menaxheriale të auditimit.

Page 17: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

16

7.Dokumentimi, Raportimi i Auditimit dhe Raportimi tek Parlamenti: Format e letrave të

punës, llojet e dosjeve të auditimit dhe dhënia e opinionit dhe rekomandimeve të auditimit;

8. Sigurimi i cilësisë në auditim: mbikëqyrja, rishikimet pas auditimit dhe rishikimet e

sigurimit të cilësisë; llojet e rishikimeve.

9. Mashtrimi dhe Korrupsioni: llojet e mashtrimit, kushtet e mashtrimit, legjislacioni mbi

veprat penale, “ Flamujt e kuq/RedFlags;

10. INTOSAINT- Auditimi Integritetit dhe Etikes

b) Trajnime për aftësi teknike të përgjithshme të auditimit

Rregullorja e Procedurave të Auditimit, Miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH nr.107,

datë 08.08.2017 do të jetë subjekt i trajnimit dhe diskutimit në nivel Departamenti. Trajnimet

do te përfshijnë trajtimin botimeve të KLSH në vitin 2017. Trajnime dhe zhvillim profesional

mbi Auditimin Financiar, Auditimin e Perfomancës, Auditimin e Përputhshmërisë dhe

Auditimin e TI-së mbështetur në Manualet respektive si dhe në analizën e mangësive të

rezultura gjatë procesit të kontrollit të cilësisë, me ekpertë brenda dhe jashtë vendit.

c) Trajnime për Auditimin e TI-së dhe përdorimit të TI-së në auditim

Trajnimet e mbi Teknologjinë e Informacionit dhe në kuradrin metodologjik të saj si dhe

rritjen e aftësive për auditimin e TI-së konsiderohen nga KLSH si thelbësore në adoptimin e

praktikave inovative të auditimit. Përmirësimi i infrastrukturës së TI në veprimtarinë e

KLSH do të mbështetet me trajnim të vazhdueshëm mbi sistemin Rev Zone , me qëllim që

cdo punonjës i KLSH të aftësohet në përdorimin e këtij Programi. Ushtrimi i vetëvlerësimit

“ITSA” i kryer nga Drejtoria e Auditimit të TI-së do të shtrihet në vite rezultatet e të cilit do

të shërbejnë për të përmirësuar organizimin e TI-së dhe kryerjen e më shumë auditimeve te

teknologjise se informacionit efektive

Auditimi i Sistemeve te TI i cili përfshin njohuri mbi :Kontrollet administrative dhe

organizative : rishikimi i përshtatshmërisë së kontrolleve për të siguruar instalimin e

sigurt dhe eficient te organizimit të përditshëm;Kontrollet e Sistemeve Procedurale:

Rishikime të sistemeve kompjuterike për të siguruar që ata përfshijnë kontrolle

procedurale të përshtatshme dhe të sigurta; Kontrollet e Sistemeve të Zhvillimit

Njohuri bazë mbi përdormin e Rev Zone ( për të gjithë stafin e KLSH)

Aplikimi i Auditimeve Pilot për vlerësimin e përshtatshmërisë me praktikën audituese

dhe procese të tjera të administrimit dhe menaxhimit në KLSH.

Navigimi/Lundrimi në internet /Përdorimi i faqeve profesionale të internetit për

formimin profesional të audituesve.

d) Trajnime mbi Auditimin e Mashtrimit dhe Korrupsionit

KLSH luan një rol aktiv në kuadrin e përgjithshëm të luftës kundër mashtrimit dhe

korrupsionit në administrimin e fondeve publike. Ai ka gjithashtu një rol në parandalimin dhe

zbulimin e mashtrimit financiar, korrupsionit dhe llojeve të tjera të parregullsive në

operacionet qeveritare. Manuali i Auditimit të Mashtrimit dhe Korrupsionit i zhvilluar nga

Departamenti Legjislacionit dhe Kontrollit Standardeve të Cilësisë do të transmetohet

Page 18: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

17

nëpërmjet trajnimeve të organizuara në nivel Departamenti. Gjatë vitit 2018 do të organizohen

auditime pilot, për të vlerësuar zbatimin e tij në praktikë.

Në bazë të vlerësimit të riskut të auditimit, audituesit duhet të zhvillojnë programin e auditimit

për auditimin e procedurave me të cilat ata do të arrijnë siguri të arsyeshme se gjatë auditimit

janë identifikuar të gjitha parregullsitë e rëndësishme.

Njohja me Manualin e Auditimit të Mashtrimit Financiar dhe Kontrollit do të ndihmojë

audituesit e KLSH-së në kryerjen e auditimeve efecientë dhe me cilësi të lartë në trajtimin e

çështjeve që mashtrimit dhe korrupsionit në subjektet publike .

e) Trajnime në fushën e Prokurimit Publik kombëtar , të Projekteve me financim të

huaj dhe Auditimi i Prokurimit Publik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH–ALSAI), duke kryer auditime të aktiviteteve të prokurimit

publik të sektorit publik, luan një rol kyç në ndihmën për të siguruar llogaridhënien në

prokurimin publik dhe për të ndihmuar prokurimin publik të përmbush rolet e tij në mënyrë të

duhur dhe efektive. Manuali Auditimit të Prokurimit Publik jep udhëzime për kryerjen e

funksionit të auditimit të prokurimit.Task Force e INTOSAI ka theksuar rolin që duhet të

marrë ky auditim dukë përcaktuar se …. qëllimi i auditimit të prokurimit publik do të jetë

t’i ofrojë të gjithë përdoruesve të interesuar informacion të pavarur, objektiv dhe të

besueshëm, konkluzione dhe mendime, bazuar në prova të mjaftueshme dhe të duhura, për t’iu

përgjigjur pyetjeve thelbësore të identifikuara”.9

f) Trajnime mbi kuadrin e përgjithshëm të menaxhimit të financave publike

Është e rëndësisë thelbësore që audituesit publikë të njohin ambientin në të cilin ata veprojnë,

pra sektorin publik. Kjo kategori trajnimi do të përfshijë:

Legjislacioni Evropian: Organet e BE-së, Instrumentat e Financiamit, Marrëveshjet në

kuadrin e Integrimit etj;

Kuadri legjislativ kombëtar për qeverisjen vendore: legjislacioni primar dhe sekondar

që mbulon procesin e administrimit të institucioneve të qeverisjes qendrore dhe pushtetit

vendor, menaxhimit të financave publike etj;

Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik : Kuadri Ligjor për Menaxhimin financiar

dhe kontrollin, Inspektimin Financiar dhe Auditimin e Brendshëm Publik

Buxheti : Ligji Organik i Buxhetit të Shtetit, procesi i buxhetimit , implementimi dhe

monitorimi, kuadri primar dhe mbështetës;

Administrata Publike: Kodi i Procedurës Administrative , Kundravajtjet

Administrative dhe Veprat Penale

g) Trajnime për Menaxhimin e Auditimit

Kjo kategori është zhvilluar për nivelin e lartë të menaxhimit në KLSH ( Drejtorë

Departamenti, Kryeauditues, Drejtorë Drejtorie) . Objekt i trajnimit do të jenë Drejtorët e

9 INTOSAI Task Force, f. 34

Page 19: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

18

Departamenteve dhe Drejtorive si dhe Kryeaudituesit. Tematika e trajnimit do të ofrojë

njohuri të nevojshme për menaxhimin në procesin e planifikimit, kontrollit dhe raportimit të

angazhimeve të auditimit. Trajnimi do të përfshijë temat e mëposhtme:

Planifikimi i Auditimit: Objektivat dhe fushat e auditimit, vlerësimi i risqeve, detyrat

e auditimit, periudha e auditimit, etj.

Kontrolli i auditimit : proceset për kontrollin e ecurisë së auditimeve dhe

metodologjitë që ndiqen ;

Vlerësimi i riskut : elementet e analizës së riskut dhe përdorimi i treguesve të riskut

në auditim;

Mbikëqyrja dhe auditimi: lidhja ndërmjet mbikëqyrjes, rishikimit pas auditimit dhe

rishikimit të sigurimit të cilësisë;

Raportimi auditimit: forma dhe përmbajta e llojeve të ndryshme të raporteve të

auditimit;

Dokumentimi i Auditimit: përmbajtja dhe përdorimet e Dosjes së Përhershme të

auditimit dhe llojeve të tjera të dokumentacionit.

h) Teknika të vecanta të auditimit

Kategoria e mësipërme e trajnimeve përfshin një tërësi njohurish që përdoren në lloje të

ndryshme auditimesh, ndërkohë që audituesit duhet të pajisen me njohuri teknike që i

nevojiten për kryerjen e auditimeve specifike.

Trajnimi në këto fusha do të zhvillohet si një kombinim i trajnimit formal me raste studimore

dhe situata të marra nga puna e përditshme e audituesve.

i) Trajnime mbi Standartet e Auditimit të Qeverisë (Libri i Verdhë) dhe Standartet e

Kontrollit të Brendshëm ( Libri Jeshil) të GAO-s

j) Trajnime të tjera me objekt trajtimin e tezave kërkimore shkencore të dobishme për t’u

integruar në praktikën e punës audituese të tilla si: Performanca, auditimi optimizimi e

mirëqeverisja, përdorimi i Data Mining në auditim, botime te tjera të KLSH;

k) Trajnime mbi politikat e burimeve njerëzore, Etika dhe Integriteti , INTOSAINT

ISSAI 30 , Kodi i Etikës i KLSH dhe Manuali Auditimit të Integritetit

II.3 KATEGORITË E GRUPEVE TË TRAJNIMIT

Në përshtatje me Kuadrin e Kompetencave të Audituesve/Nëpunësve, stafi që do të trajnohet

mund të kategorizohet në tre nivele:

Menaxherët e lartë: Drejtuesit e Departamenteve dhe Drejtorive, Kryeaudituesit,

Përgjegjësit e Sektorëve;

Auditues profesionistë: Auditues të lartë, Auditues të Parë dhe të dytë;

Stafi mbështetës: specialistët e strukturave mbështetëse;

Page 20: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

19

Në mënyrë më të detajuar, tematika, përmbajtja dhe objektivat e çdo trajnimi janë paraqitur

ne aneksin bashkëngjitur këtij Plani.

II.4 METODOLOGJIA E TRAJNIMIT

Trajnimi do të formulohet dhe organizohet duke u mbështetur në praktikat më të mira të

trajnimit dhe mësimdhënies. Në organizimin e kurseve, ëorkshope-ve dhe seminareve të

trajnimit KLSH është udhëhequr nga udhëzimet e ofruara nga IDI dhe ka adoptuar metoda

dhe teknika të cilat konsiderohen të përshtatshme për kushtet aktuale.

“ Njerëzit janë të ndryshëm: ata mësojnë, marrin informacion dhe komunikojnë në mënyra të

ndryshme”10

. Mbi këtë bazë Programi i Trajnimit përcakton si shumë të rëndësishme

metodologjinë e trajnimit.

Ekiston një kuadër i gjerë i metodologjive të trajnimit në thelbin e të cilavë qëndron parimi i

dhënies formët të trajnimit sias nevojave dhe mundësive aktuale duke filluar që nga aplikimi i

rasteve studimore apo ndarja e roleve të cilat u mundësojnë pjesëmarrësve të aplikojnë

njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë trajnimit në praktikën e tyre të punës.

Përgjithësisht metodologjia e trajnimit në KLSH i referohet qasjes 4MATH , duke ndjekur

një rend të paracaktuar të zhvillimit të trajnimit :

1. Pse – që përcakton arësyen e kryerjes së trajnimit duke nxitur ndërveprimin ,

motivimin për pjesëmarrje

2. Cfarë – duke dhënë informacion dhe që i referohet mësimdhënies ,

3. Si – duke i treguar dhe pyetur se si funksionon në praktike , në këtë mënyrë

pjesëmarrësit kthehen në aktivistë ,

4. Cfarë nëse –duke i mundësuar pjesëmarrsve të vlerësojnë , pra arrijnë në konkluione

dhe njëkohësisht të mendojnë në nivel të së ardhmes.

Duke synuar rritjen e efektivitetit të trajnimeve dhe qasjen e trajnimit të orientuar drejt

rezultateve, praktikat kanë treguar se trajnimet me prezantime gradualisht duhet të

shoqërohen me teknika të tjera të cilat e bëjnë trajnimin më interaktiv dhe cdo pjesëmarrës të

ndjehet palë e barabartë. Gjithashtu metodat interaktive sigurojnë shkallë më të lartë

kontributi të secilit individ dhe informacion të dobishëm për mënyrën e organizimit në të

ardhmen.

Zhvillimi Teknologjisë së Informacionit dhe plotësimi i infrastrukturës së rrjetit, pajisja e cdo

audituesi me PC dhe Laptop kanë krijuar kushtet që në KLSH të adoptohen dhe metoda të

trajnimit online duke bërë që e-learning të bëhet pjesë e qasjes trajnuese të stafit.

Ndryshimi i premisave ( ndërtesës) së punës për KLSH konsiderohet si një faktor me impakt

pozitiv në mbështetje të rritjes së efektivitetit të trajnimeve. Ndërtimi i tre sallave

trajnimi/takimi krijon mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve paralele.

10

“Designe for How People Larn” Julie Dirksen

Page 21: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

20

Krijimi i Bibliotekës / Librarisë së KLSH mundëson lehtësira që mbështesin të studiuarit në

mënyrë individuale dhe të pavarur për cdo auditues.

Përmirësimi i kushteve të punës krijon mundësinë e përdorimit të teknologjisë së multimedias

dhe pajisjeve të tjera profesionale teknike, që janë të nevojshme për ofrimin e trajnimeve me

cilësi të lartë dhe metoda bashkëkohore.

II.5 METODAT E TRAJNIMIT

Në praktikat e trajnimit ekzistojnë një tërësi metodash të ndryshme të cilat mund të përdoren

në përshtatje me llojin dhe objektivat e trajnimit. Përzgjedhja e një apo më shumë metodave

të kombinuara është në funksion të një numër konsiderimesh:

1. Qëllimi i trajnimit është një faktor i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë në

zgjedhjen e metodologjisë. Njohuritë mund të jepen nëpërmjet metodave tradicionale sikurse

janë leksionet apo diskutimet në klasë. Aftësitë dhe sjelljet mund të zhvillohen nëpërmjet

metodave eksperimentale si stimulimet, rastet studimore, vendosja e roleve etj

2. Natyra e përmbajtjes së trajnimit shpesh përcakton dhe natyrën e metodologjisë.

Kombinimi i teorisë me praktikën mund të jetë kërkesë e domosdoshme në shumicën e

rasteve të studimit.

3. Treguesi i kostos është gjithashtu një faktor mjaft i rëndësishëm. Kostot e procesit

duhet të merren parasysh në përzgjedhjen e metodologjisë së trajnimit por në të njëjtën kohe

nuk duhet të kthehen në pengesë apo të cenojnë cilësinë ë trajnimit.

Programi i Trajnimit për vitin 2018 përfshin metoda të reja të përshtatshme për modelin e ri

të trajnimit të drejtuar nga rezultatet. Metodat për trajnim janë përzgjedhur në përshtatje me

objektivat e trajnimit duke synuar të nxisin pjesëmarrjen, “ promovimin e të mësuarit

nëpërmjet ushtrimit ”, të jenë realiste dhe të përshtatshme me aftësitë e pjesëmarrësve dhe

situatën. Prezantimet dhe të tjera përdorime të multi medias konsiderohen si mjete të cilat

rrisin interesin dhe shtojnë vlerën e trajnimit.

Mbështetur dhe në eksperiencën e fituar në gjashtë viteve të fundit , trajnimet e periudhës së

ardhshme do të përfshijnë një kombinim të metodave konjitive ( të njohjes) dhe metodave të

sjelljes të cilat paraqiten sa më poshtë:

Prezantime /leksione

Trajnimi me anë të leksioneve mundëson transmetimin e njohurive nga trajneri/lektori tek

pjesëmarrësit por duke nxitur aktivizimin e tyre në sesionet e trajnimit. Prezantimet e

trajnuesit shoqërohen me pyetje përgjigje ç’ka i mundëson pjesëmarrësve të qartësohen dhe

të asimilojnë më mirë njohuritë e ofruara gjatë trajnimit.

Tryeza të përbashkëta diskutimi

Diskutime për shkëmbim eksperiencash të ngjashme brenda Departamentit të auditimit dhe

ndërmjet departamenteve, apo ndërmjet Departamentit dhe palëve të treta jashtë KLSH të

interesuar për një çështje të veçantë mund te konsiderohet si një mjet efektiv me përfitim te

dyanshëm për çdo pale.

Rastet Studimore

Page 22: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

21

Përdorimi i rasteve studimore konsiderohet metoda kryesore e trajnimit profesional. Rastet

studimore të përzgjedhura nga situata aktuale krijojnë diskutime dhe motivojnë pjesëmarrësit

të jenë aktivë dhe të shprehin idetë, ndihmojnë kuptimin e koncepteve të reja dhe aftësive që

do të aplikohen në situate të ngjashme në praktikën e punës .

Ndarja e roleve

Teknika e ndarjes së roleve është mjaft efektive për zhvillimin e aftësive ndërpersonale të

pjesëmarrësve si dhe rrit ndërveprimin midis tyre.

Zhvillimi i materialeve të trajnimit

Zhvillimi i materialeve të përshtatshme të trajnimit është një nga faktorët kryesorë për

suksesin e trajnimit. Materialet e trajnimit janë një mbështetje e madhe jo vetëm gjatë

trajnimit por dhe më pas për implementimin e njohurive të fituara në praktikë.

Mentoring – Tutori

Një formë trajnimi në punë ( on job training) u eksperimentua për herë të parë gjatë vitit 2014

në KLSH. Mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të KLSH, nr. 40 datë 11.04.2014 “Mbi

shkëmbimin e eksperiencave më të mira brenda Institucionit” të gjithë audituesit e rekrutuar

gjatë dy viteve të fundit, kryen trajnimin në punë të vazhdueshëm nën kujdesin e një audituesi

me eksperiencë në fushën e auditimit.

Kjo metodë do të vijojë të aplikohet dhe në periudhën vijuese, por duke konsideruar dobësitë

e identifikuara gjatë zbatimit të mëparshëm dhe duke synuar që kjo të kthehet në një qasje e

zakonshme dhe frytdhënëse në përvojën trajnuese të KLSH.

E-learning

Studimi dhe ndjekja e leksioneve nëpërmjet komunikimit elektronik konsiderohet mjaft

efektive. Përvoja e IDI dhe CEF do të vijojë të zbatohet dhe në periudhat e ardhshme në

KLSH.

Konferencat dhe seminare

Organizimi nga vetë KLSH i Konferencave Shkencore dhe pjesëmarrja në Konferenca të

nivelit Kombëtar dhe Ndërkombëtar përbëjnë një nga risitë e sjella në metodologjinë e

trajnimit për vitet e mëparshme , eksperiencë që do të vijojë të thellohet gjatë vitit 2018.

Publikimi në media

Publikimi i materialeve të trajnimit në intranet, internet dhe kanale te tjera të medias shtrin

impaktin e trajnimit , e bën atë më efektiv dhe kjo arrihet nëpërmjet krijimi i një “ Dosjes së

Materialeve të Trajnimit” të cilën çdo anëtar i stafit të KLSH do të ketë aksesin për ta

përdorur dhe për ta studiuar. Ofrimi i të dhënave mbi faqet e internetit do të shërbej si

udhërrëfyes nëpërmjet të cilit audituesit do të mund të sigurojnë informacion të dobishëm për

punën e tyre.

Shkrimet në median e shkruar dhe pjesëmarrja në veprimtari kërkimore shkencore

Njohja me organizmin e aktivitete kërkimore shkencore, konferenca kombëtare dhe

ndërkombëtare të fushës do të nxisë kalimin gradual nga metoda e trajnimit në klase

Page 23: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

22

ndjekjes së leksioneve në studimin e pavarur dhe online si dhe punën shkencore në KLSH.

Kjo përfaqëson një nga metodat bashkëkohore të zhvillimit profesional dhe motivohet

fuqimisht nga menaxhimi i lartë në institucion.Prania e stafit të KLSH me shkrime në

shtypin e përditshëm si dhe në Revista dhe Publikime Shkencore e profesionale do të vijojë

të mbetet një objektiv për periudhat e ardhshme.

II.2.4 FORMAT E TRAJNIMIT

Trajnimi do të organizohet në katër forma kryesore:

Trajnim brenda KLSH: nga ekspertë dhe trajnerë staf i brendshëm i KLSH

Trajnim brenda vendit: nga ekspertë të jashtëm të institucioneve ndërkombëtare

ose kombëtare;

Trajnime të tjera brenda vendit : nga organizata dhe institucione kombëtare

Trajnime jashtë vendit: pjesëmarrje ne kurse trajnimi, vizita studimore,

konferenca dhe seminare të organizuara nga institucione homologe apo organizata

ndërkombëtare jashtë vendit

II.6 MODELI I PJESËMARRJES

Individët mësojnë më shumë kur ata përfshihen në mënyrë aktive në procesin e trajnimit.

Zhvillimi i kapaciteteve individuale çon në rritjen e kapaciteteve të vetë institucioneve, çka

do të thotë dhe zhvillim në tërësi për shoqërinë.

Menaxhimi i KLSH është angazhuar të fuqizojë kapacitetet individuale dhe institucionale

brenda tij dhe sikurse përcaktohet në Planin Strategjik të INTOSAI-t “...Trajnimi është

konsideruar si një nga mjetet për të çuar përpara zhvillimin profesional dhe vlerat e

institucionit11

...” dhe ai bazohet në pjesëmarrjen aktive.

Për këtë qëllim gjatë planifikimit të trajnimit çështjet kryesore që janë mbajtur në konsideratë

janë si më poshtë:

• Të punohet në mënyrë të vazhdueshme për të përshtatur kërkesat e individëve me objektivat

e zhvillimit të institucionit po ashtu dhe qeverisjes në përgjithësi.

• Vendosja e objektivave të qarta të trajnimit. Kjo ndihmon pjesëmarrësit të kuptojnë

pritshmëritë e tyre në drejtim të njohjes , si dhe përcaktimit të metodave dhe mjeteve të

trajnimit. Për më tepër kjo do të ndikojë në vlerësimin e performancës së trajnerëve dhe vetë

procesit të trajnimit.

• Siguria që çdo trajnim ka në qendër eksperiencën dhe njohuritë e pjesëmarrësve. Trajnimet

duhet të projektohen të tilla që të maksimizojnë ndërveprimin midis teorisë dhe praktikës, po

ashtu dhe midis vetë pjesëmarrësve.

11

www.intosai.org

Page 24: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

23

• Përfshirjen e feed-back-ut të pjesëmarrësve gjatë gjithë procesit: para, gjatë dhe pas

trajnimit.

Në fund të çdo trajnimi pjesëmarrësit do të pajisen me materialet e trajnimit te cilat do të

publikohen dhe në rubrikën përkatëse të trajnimeve në intranet.

II.7 CIKLI dhe DREJTUESIT E TRAJNIMIT

Plani i Trajnimit përfshin periudhën Janar 2018 - Dhjetor 2018, gjatë të cilit parashikohet të

mbulohen me trajnime të gjitha kërkesat e nevojat e përcaktuara në procesin e Analizës.

Cikli i trajnimit synohet të sigurojë që të ofrojë trajnime të përshtatshme, në kohë dhe me

cilësi të lartë nga ekspertë të jashtë ashtu dhe nga ekspertë brenda institucionit. Ai përfshin

një model të qëndrueshëm për të kuptuar dhe vlerësuar nevojat për trajnim dhe për të hartuar

dhe ofruar mbi këtë bazë, trajnime që përfshijnë metoda të përparuara, praktike dhe të

përshtatshme për stafin e KLSH.

Organizimi dhe formatimi i trajnimeve janë konceptuar që t’i japin mundësinë çdo audituesi

në KLSH të marrë pjesë në 20- 25 ditë trajnimi në vit, dhe stafi i rekrutuar rishtazi 30 ditë

trajnimi në vit.

Ky objektiv përfshin trajnime brenda dhe jashtë vendit , por duke u fokusuar gjithnjë e më

shumë në arritjen e niveleve të larta cilësore të trajnimit të cilat varen kryesisht nga cilësia e

njohurive të ofruara dhe përzgjedhja e trajnerëve të aftë dhe me eksperiencë në fushën e

trajnimit.

Synimi për të siguruar cilësi të lartë në trajnim në gjashtë vitet e fundit , 2012-2017 ka

shtuar përpjekjet për të përfshirë Trajnues/Lektorë me profil të lartë profesional dhe

integritet në fushën akademike dhe profesionale. Trajnimet brenda vendit do të vijojnë të

zhvillohen nga ekspertë dhe konsulentë të huaj me eksperiencë në fushën e auditimit të

jashtëm dhe lidhur me to të cilët kanë treguar profesionalizëm të lartë në veprimtari të

mëparshme me KLSH, duke kombinuar në mënyrë të arsyeshme, përvojën e tyre

ndërkombëtare me eksperiencën kombëtare.

Program Trajnimi përfshin angazhimin e ekspertëve lokalë të fushës akademike si : Prof. Dr.

Skënder Osmani, Prof. Dr. Jorgji Bollano, Prof. Dr. Sazan Guri, Prof.as Dr.CPA Hysen

Çela, etj. Krahas trajnerëve nga fusha akademike, angazhimi i prakticienëve do të krijojë

kuadrin e plotë të “Grupit të Trajnerëve dhe Lektorëve” të cilët do të bëjnë të mundur

ofrimin e njohurive dhe praktikave për të cilat kanë nevojë të trajnohen audituesit e KLSH.

Në këtë grup do të përfshihen Drejtues Departamentesh/Drejtorish, Kryeauditues, Auditues

të Lartë të cilët kanë treguar performancë të lartë në ushtrimin e funksionit të audituesit gjatë

eksperiencës së tyre profesionale, auditues që janë trajnuar për një kohë të gjatë në ECA

dhe/apo GAO, si dhe auditues/drejtues që kanë tituj dhe/apo gradë shkencore :

1. Dr.Bujar Leskaj

2. Prof.Dr. Lindita Lati

3. Prof.asc. Dr. Manjola Naco;

4. Dr. Rinaldo Muca

Page 25: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

24

5. Dr. Ermal Yzeiraj;

6. Msc. CIPFA Luljeta Nano;

7. MPA Albana Gjinopulli,CIPFA, CIA;

8. Msc.Irena Islami

9. Bajram Lamaj;

10. Kozma Kondakci

11. Yllka Pulashi

12. Muhamet Kavaja

13. Niko Nako

14. Xhuljeta Celaj

15. Aulona Jonuzi.. etj.

Kjo “bërthamë” trajnuesish është ndërtuar në një formë të tillë që të sigurojë një ekuilibër të

përshtatshëm midis eksperiencës dhe praktikave nga jashtë vendit me situatat dhe kushtet

aktuale të vendit si dhe harmonizimin e këtyre elementëve. Ajo gjithashtu do të sigurojë një

ekuilibër të arsyeshëm midis përfaqësuesve të fushës akademike me përfaqësuesit e

organizatave profesionale dhe ekspertëve nga praktika.

KLSH do t’i kushtojë vëmëndje të vecantë zhvillimit të kapacietetve të brendshme trajnuese

duke mundësuar pjesëmarrjen në Programe Trajnimi të Trajnerëve, në përputhje kjo me

rekomandimet e SIGMA dhe ekspertëve të NIK të Polonisë.

Një nga burimet kryesore të trajnimeve në KLSH do të vijojnë të jenë trajnimet “Brenda

Departamenteve”. Me qëllim që ky element të zhvillohet dhe forcohet më tej dhe duke

konsideruar eksperiencat e viteve të mëparshme, për vitin 2018 planifikohet që krahas çdo

lloj trajnimi tjetër , çdo Departament Auditimi duhet të organizojë të paktën një ditë të

shtunë në muaj trajnime me audituesit e tij. Drejtorët e Departamenteve dhe Kryeaudituesit

do të udhëheqin këtë iniciativë duke planifikuar trajnimet mbi bazë të nevojave për njohuri

praktike dhe teorike.

II.8 VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË TRAJNIMIT

Në përfundim të çdo trajnimi, feedback-u/informacioni nga pjesëmarrësit do të sigurohet

nëpërmjet një “Formati të Vlerësimit të Trajnimit” i cili do të shërbejë si bazë për rishikimin

e Planit Vjetor të Trajnimit dhe ofrimin e trajnimeve sa më të përshtatshme dhe të cilësisë së

lartë për stafin si në formë ashtu dhe në përmbajtje. Vlerësimi i performancës së Trajnimit

do të përfshijë : vlerësimin e performacës dhe nivelit të trajnuesit/ lektorit , metodat dhe

format e trajnimit, përmbajtja dhe përshtatshmëria e tematikave të përzgjedhura, lehtësirat

dhe mjaftueshmëria e materialeve të trajnimit etj. Qëllimi i vlerësimeve lidhet me “ Vlerën e

shtuar” në trajnim e përcaktohet si rritja që stafi i trajnuar arrin ( njohuritë, aftësitë dhe cilësi

të tjera) si rezultat i trajnimit të tyre në nivele më të larta. Vlera e shtuar i referohet çfarë

vlere akumulon audituesi si rezultat i trajnimit brenda një periudhe kohe të caktuar.

Trajnimi i konsoliduar dhe sistematik do të sjellë përfitime potenciale për KLSH. Krahas

përfitimeve të tjera nga aplikimi i një sistemi bashkëkohor dhe të cilësisë së lartë të trajnimit ,

do t’i mundësojë KLSH që:

Të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme njohuritë dhe aftësitë ekzistuese dhe

njëkohësisht të nxisë zhvillimin e aftësive të reja;

Page 26: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

25

Të rrisë nivelin e njohurive dhe eksperiencën e stafit

Të rrisë motivimin e stafit për t’u zhvilluar profesionalisht;

Të përmirësojë performancën në punë e cila do të rezultojë në përmirësimin në

përgjithësi të produktivitetit të punës audituese;

Të rrisë cilësinë e shërbimeve të ofruara nga audituesit dhe njëkohësisht sigurojë

përmbushjen e pritshmërive të subjekteve të audituara;

Të rrisë aftësinë dhe fleksibilitetin për t’u përshtatur me ndryshimet e jashtme të

ambientit;

Të përmirësojë dhe të rrisë reputacionin e KLSH si institucion me vlera të larta

profesionale dhe integritet të lartë moral;

Të sigurojë angazhim më të lartë dhe përgjegjshmëri të stafit që punon në KLSH.

Një nga aspektet më pozitive që pritet të zhvillohet nëpërmjet krijimit dhe implementimit të

një sistemi të qëndrueshëm dhe efektiv trajnimi është nxitja dhe motivimi i çdo individi për

t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të ecur përpara mbi baza të vlerësimit meritokratik.

Promovimi dhe ngritja në detyrë të çdo audituesi që zotëron dhe ka fituar njohuri dhe aftësi

të larta profesionale do të realizohet vetëm nëpërmjet një procesi transparent dhe motivues

Testimi Profesional.

Ky proces në aspektin individual do t’i mundësojë çdo fituesi ngritjen në kategori sipas

njohurive dhe vlerave të treguara në testim dhe performancën në punë dhe në aspektin

institucional do të sigurojë që KLSH të krijojë një sistem të zhvillimit profesional sipas

meritave dhe aftësive që çdo pjese e stafit të tij zotëron. Testimi i njohurive do të shtrihet

gjatë gjithë periudhës dhe për të gjithë stafin duke synuar vlerësimin e nivelit të përditësimit

të njohurive dhe maturimit të profesionalizmit të çdo individi , staf i KLSH.

III. BASHKËPUNIMI INSTITUCIONAL

Motoja e INTOSAI-t : “Experentia mutua omnibus prodest” “ Nga eksperienca e përbashkët

përfitojnë të gjithë” ka udhëhequr KLSH në vendosjen e marrëdhënieve të ndërsjella

bashkëpunimi me partner ndërkombëtarë dhe kombëtarë të fushës së auditimit të cilat

mbulojnë dhe një rang të gjerë veprimtarish trajnimi.

KLSH është anëtar i INTOSAI-t qe nga viti 1984 dhe anëtarësimi ne ketë organizate e

obligon për te respektuar standardet e kësaj organizate si dhe siguron që KLSH të jetë pjesë e

rrjetit të trajnimeve dhe iniciativave të tij si IDI - INTOSAI Development Initiative, i cili ka

ngritur rrjete të trajnimit në të gjithë rajonet e botës, me trajnerë rajonalë, dhe synon të

zhvillojë dhe ofrojë programe të qëndrueshme dhe bashkëpunimi për SAI-t si pjesë e vizionit

të tij për t’u bërë një lider global në fuqizimin e kapaciteteve të SAI-ve. Përveç kësaj një

bashkëpunim i ndërsjelle parashikohet te zhvillohet edhe me EUROSAI-n .

Bashkëpunimi është një faktor kyç në rritjen e cilësisë së trajnimeve në tre vitet e fundit, për

këtë arsye Programi i Trajnimit është parashikuar të realizohet në bashkëpunim me

Institucionet dhe Organizata profesionale të fushave përkatëse në nivel ndërkombëtar dhe

kombëtar.

Page 27: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

26

INTOSAI& EUROSAI

Bashkëpunimi i KLSH me INTOSAI, EUROSAI dhe institucionet homologe evropiane do

te vazhdojë sipas përvojave shumë të frytshme të viteve 2012 - 2017 nëpërmjet vendosjes

se kontakteve te vazhdueshme, trajnimeve pranë SAI-ve te përparuara evropiane,

shkëmbimit te informacionit dhe përvojave, si dhe kryerjes se veprimtarive te përbashkëta,

gjë e cila ndikon drejtpërdrejt ne forcimin e kapacitetit institucional.

“ Për të arritur përmirësime pozitive dhe të qëndrueshme, ka rëndësi të madhe që reformat

të vijnë brenda vetë SAI. Megjithatë shumë SAI mund të kërkojnë mbështetje nga jashtë për

të punuar me ta dhe për të përfituar nga eksperienca e të tjerëve”12

.

Pjesëmarrja në aktivitetet e INTOSAI-t dhe EUROSAI-t konsiston në pjesëmarrjen aktive

në Grupe Pune dhe Task Force si dhe takime Rajonale dhe Konferenca Ndërkombëtare e

Kongrese.

Marrëveshjet me Organizatat dhe Institucionet Ndërkombëtare, SAI-t homologe

Marrëdhëniet me Organizatat dhe Institucionet Ndërkombëtare, SAI-t homologe si dhe

organizata profesionale dhe të shoqërisë civile brenda vendit janë institucionalizuar

nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit midis tyre dhe KLSH gjatë

periudhës 2012-2017. Gjatë gjashtë viteve të fundit janë lidhur 9 Marrëveshje Bashkëpunimi

me Institucione Shtetërore, 27 Marrëveshje më Organizata të Shoqërisë Civile, Universitete

dhe Zyra të Programeve Ndërkombëtare si dhe 15 Institucione Homologe të vendeve anëtare

të BE-së dhe rajonit. Konferenca Shkencore është afirmuar si një forum i rëndësishëm për

të vendosur një komunikim të drejtpërdrejtë, përmes prezencës së theksuar të mediave, për

të transmetuar tek qytetarët arritjet, sfidat, problematikat dhe idetë e reja për menaxhimin e

shëndoshë të financave publike duke përfshirë ekspertë të fushës profesionale, akademike si

dhe shoqërinë civile.

Bashkëpunimi me Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës do të shtrihet në një

dimension më të gjerë duke organiuar trajnime dhe seminare të përbashkëta, ku

përfitueshmëria pritet të rritet ndjeshëm për sa informacioni do të pasurohet me eksperincat

e dy vendeve.

Zyra e Auditimit të Qeverisë të SHBA-së dhe Gjykata Evropiane e Audituesve

Në modernizimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë dhënë një kontribut të çmuar Gjykata

Evropiane e Audituesve (ECA), dhe Zyra e Auditimit të Qeverisë të SHBA-së (GAO),

nëpërmjet ofrimit të programeve afatgjatë të intership-eve për periudha disa mujore.

Falë kësaj asistence, në KLSH po krijohet një gjeneratë e re audituesish me parametrat e

kolegëve të tyre evropianë. Deri në fund të vitit 2017, kanë marrë pjesë 10 auditues dhe dy

të tjerë janë të miratuar. Internshipi në Gjykatën Evropiane të Audituesve në Luksenburg,

konsiderohet një mjet shumë i rëndësishëm për të ofruar njohuri mbi auditimin e fondeve të

BE-së, për audituesit e SAI-ve të vendeve që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së.

12

www.intosai.org

Page 28: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

27

Marrëdhëniet me Zyrën e Auditimit të Qeverisë të SHBA-së, rifilluar në vitin 2013 , pas një

shkëputje disa vjeçare, janë kthyer tashmë në një nga bashkëpunimet më produktive për

KLSH. Programi studimor 5-mujor me Qendrën e Ekselencës së GAO-s i hartuar për të

forcuar kapacitetet e SAI-ve dhe për të rritur llogaridhënien dhe mirëqeverisjen, është një

burim i zhvillimit të kapaciteteve audituese në KLSH. Deri tani, KLSH është përfaqësuar me

3 auditues ndërkohë që dy auditues të tjerë do të kryejnë programin në gjysmën e parë të vitit

2018. Pjesëmarrësit kanë mundësi të njihen me përvojën amerikane të auditimit, me qëllim

zhvillimin e teknikave dhe metodologjive audituese sipas praktikave më të mira të GAO-së

për të sjellë ndryshim dhe për ta përcjellë dijen e përfituar në SAI-et e vendeve të tyre

respektive.

Në këtë kontekst, implementi i Standarteve të Auditimit të Qeverisë (Yellow Book) dhe

Standardet për Kontrollin e Brendshëm në Qeverinë Federale (Green Book) të përkthyera dhe

të adoptuara nga KLSH-ja do të jenë pjesë e kuadrit të standardeve mbi të cilat do të

mbështetet puna e audituesve publik.

Institucione të tjera ndërkombëtare

CEF- Qendra e Më të mirës në Financë në Lubjanë , Slloveni, si një institucion i mirënjohur

për trajnime në fushën e financave publike dhe administratës publike do të vazhdojë të

frekuentohet rregullisht për ato aktivitete temat e trajnimit të të cilave përshtaten dhe

konsiderohen të nevojshme për njohuritë dhe aftësitë e audituesve të KLSH.

Aktivitete të përbashkëta trajnimi parashikohet të kryhen dhe me organizata të tjera

ndërkombëtare si Banka Botërore dhe USAID. Të tilla trajnime synojnë të sjellin bashkë ,

në një ambient diskutimi dhe shkëmbimi të eksperiencave midis implementuesve të

projekteve të financuara nga financues ndërkombëtare dhe audituesve të KLSH me qëllim

që nëpërmjet bashkëpunimit të rritet efektiviteti i procesit të auditimit. Në vijim njohja dhe

përditësimi me procedurat më të reja të financimit të donatorëve do të jenë disa prej temave

që do të trajtohen sipas nevojave të stafit auditues.

Projekti Binjakëzimit “IPA”

Gjatë vitit 2017 Projekti i binjakëzimit IPA, “Fuqizimi i kapaciteteve te auditimit të

jashtëm” ka qëne dhe ofruesi kryesor i trajnimeve brenda vendit me eksperte të huaj po ashtu

dhe jashtë, në NIK të Polonisë, SAI Kroacisë dhe Gjykata e Auditmit të Hollandës.

Veprimtaritë e realizuara nën Projektit IPA përfshinë 3 komponentë:

Komponenti 1 :Përmirësimi i kuadrit ligjor për auditimin

Komponenti 2: Zhvillimi i metodologjive të auditimit

Komponenti 3 : Fuqizimi i kapaciteteve institucionale të KLSH

Kapaciteti i stafit auditues konsiderohet të ketë ende nevojë për tú zhvilluar dhe për tú sjellë

në kërkesat e standardeve të INTOSAI-T dhe praktikave më të mira evropiane.

Veprimtaritë e Projektit të Binjakëzimit do të vijojnë edhe gjatë 6-mujorit të parë të vitit

2018 duke synuar zhvillimin dhe trajnimin e burimeve njerëzore dhe duke përdorur metoda

dhe teknika të avancuara në auditim, përmirësuar raportet e auditimit dhe në mënyrë të

Page 29: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

28

vecantë gjetjen e rrugëve efektive për të arritur një nivel të lartë të implementimit të

rekomandimeve të KLSH.

Projekti “Mbështetje e SIGMA-s për Kontrollin e Lartë të Shtetit”

Në rrugën e katër viteve 2012-201513

, mbështetje e konsiderueshme për KLSH në fushën e

trajnimeve është siguruar nga SIGMA, z. Joop Vrolijk dhe ekspertë të tjerë të angazhuar.

Nëpërmjet Projektit “Për mbështetje institucionale dhe asistencë për KLSH” në kuadrin

kohor tre vjeçar krahas aktiviteteve të tjera janë organizuar dhe u vlerësuar nga

pjesëmarrësit tepër të suksesshme mbi 15 trajnime ( workshop-e) të cilat kanë ofruar jo

vetëm shumëllojshmëri tematikash të përzgjedhura me kujdes sipas nevojave të stafit por u

dalluan për efektivitet të lartë si në mënyrën e organizimit ashtu dhe në nivelin e lartë

profesional të ekspertëve të trajnimit.

SIGMA mbetet një nga partneret tanë kryesore dhe nder me te rëndësishmit jo vetëm për

kontributin e Programit gjate viteve te fundit ne monitorimin dhe vlerësimin e aktivitetit te

KLSH, por edhe për ndihmësen thelbësore qe ka dhëne gjate viteve me trajnime ne fushën e

auditimit te performances, te auditimit të fondeve të donatorëve dhe auditimit te sistemeve

të teknologjisë se informacionit, qasjeve audituese dhe për trajnimin e audituesve të rinj me

elementët bazë të auditimit.

KLSH do te vazhdoje bashkëpunimin për trajnime dhe asistencë teknike nga SIGMA

përgjatë vitit 2018.

Implemetinimi i Standarteve te Kontabilitietit dhe Organizatat Profesionale Lokale

Shoqatat profesionale kombëtare vlerësohen nga KLSH si një partner i rëndësishëm,

veçanërisht Instituti i Eksperteve Kontabël te Autorizuar(IEKA), Këshilli Kombëtar i

Kontabilitetit, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shipërisë si dhe shoqatat e

ndryshme te kontabilisteve, me te cilat institucioni ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi dhe

do te zhvilloje veprimtari me interes te ndërsjelle, kryesisht ne zbërthim dhe zbatim te

standardeve ndërkombëtare te kontabilitetit.

Në nivel kombëtar, Marrëveshjet e Bashkëpunimit me Organizata Profesionale si IEKA,

Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, Instituti “ G&G”, Shoqata e Kontabilistëve dhe

Financierëve të Shqipërisë si dhe Agjenci Publike do të sigurojnë në një masë të ndjeshme

trajnime të stafit për fushat që ato mbulojnë.

Profili profesional është parashikuar të kombinohet me kuadrin nga fusha akademike dhe

shkencore. Profesorë dhe njerëz të shquar të fushës akademike do të janë pjesë e cikleve të

rëndësishme të trajnimit për fusha të cilat nuk janë trajtuar apo janë trajtuar fare pak në

trajnimet për audituesit.

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike ( ASPA) do të jetë një ndër burimet që KLSH do

të përdorë për të përmbushur objektivat e trajnimit për tematika që lidhen me funksionimin

dhe organizimin e sektorit publik. Bashkëpunimi me këtë institucion do të konsistojë në :

13

Fillimi I implementimit te Projektitte Binjakezimit kufizoi mbeshtetjen e KLSH nga SIGMA pergjate viteve 2016-2017

Page 30: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

29

1. Pjesëmarrjen e audituesve në trajnimet e ASPA–s në përshtatje me tematikën që do të

trajtohet si dhe nivelin e njohurive që do të ofrohen; Në mënyrë të veçantë tematikat për

trajnime në aftësitë e përgjithshme “soft skills” si : komunikimi, menaxhimi i burimeve,

gjuha e folur dhe e shkruar etj;

2. Angazhimin e stafit me eksperiencë të KLSH në trajnimet e ASPA për institucionet e

tjera;

3. Organizimin e trajnimeve specifike nga ASPA vetëm për stafin e KLSH.

Harta e bashkëpunimit institucional me partneret ndërkombëtarë në fushën e trajnimeve

parashikohet të marrë një formë të re multidimensionale si në drejtim të numrit të aktorëve të

përfshirë ashtu dhe shumëllojshmërisë së përmbajtjes.

IV. FAKTORËT KRITIKË KUFIZUES

Megjithë përpjekjet për hartimin e Programit të Zhvillimit Profesional mbi baza realiste dhe

nivele optimale për arritjen e objektivave, ekzistenca e disa faktorëve kufizues, kërkon

njohjen dhe vlerësimin e tyre me qëllim që KLSH të jetë e aftë t’i përgjigjet sfidave me të

cilat mund të përballet gjatë implementimit të këtij Programi. Analiza e faktorëve kufizues do

të mundësojë që të ndërmerren hapat e nevojshëm për minimizimin e risqeve të cilat mund të

ndikojnë negativisht në arritjen e objektivave që KLSH ka vendosur lidhur me trajnimet për

vitin 2018. Të tillë faktorë kufizues mund të përmendim:

Rezistenca ndaj ndryshimit.-Perceptimi se nuk ka nevojë për përmirësim individual

vjen si pasojë e mediokritetit që në disa raste ndeshen në administratë. Faktor risku për

ndodhjen e kësaj ngjarje është dhe konsiderimi i vendit të punë si një ngjarje e

përkohshme dhe mos integrimi me fizionominë e institucionit. Evitimi i kësaj ngjarje

vjen vetëm si pasojë e integrimit të stafit në procese trajnuese, të cilat kanë lidhje të

ngushtë me punën e përditshme dhe kanë kaluar në një proces përzgjedhës sa më të

kujdesshëm.

Koordinimi më i mirë i veprimtarive- Koordinimi më i mirë midis veprimtarive

trajnuese ( brenda dhe jashtë vendit) ndikon në nivelin e efektivitetit të trajnimit si në

kohe ashtu dhe përmbajtje. Të gjithë komponentët e trajnimit duhet të veprojnë dhe

harmonizohen duke plotësuar njëri tjetrin si elementë të njëjtit sistem dhe që i

shërbejnë një qëllimi të përbashkët.

Koordinimi ndërmjet vetë Departamenteve të KLSH dhe në mënyrë specifike i

Departamentit të Metodologjisë dhe Strategjisë së Auditimit me Departamentin Juridik

dhe Departamentet e Auditimit.

Kufizimi buxhetor - Buxheti i kufizuar mund të sjellë impakt negativ duke ulur

mundësinë e angazhimit të ekspertëve të jashtëm (jashtë KLSH-së), po ashtu dhe në

pjesëmarrjen në aktivitete trajnimi që kërkojn ë kosto shtesë pjesëmarrje apo kosto të

larta të akomodimit. Kërkesat e kuadrit ligjor lidhur me shpenzimet për qëllime

trajnimi të administratës shtetërore kufizojnë ndjeshëm dhe shpesh bëhen pengesë e

zbatimit të politikave të KLSH për zhvillim profesional të stafit.

Page 31: Programi Zhvillimit Profesional KONTROLLI I LARTË I SHTETITklsh.org.al/web/pzhp_2018_18_01_2018_punuar_finale_1_4555.pdf · 2 HYRJE Zhvillimet në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar

30

Disponibiliteti i burimeve trajnuese - Gjatë fazës parapërgatitore për hartimin e

Planit të Veprimtarive të Trajnimit , veprimtaritë e përfshira në Plan janë diskutuar me

stafin që do të ofrojë këto trajnime. Megjithatë, komunikimi i vazhdueshëm dhe

kontaktimi në avancë për të siguruar vlefshmërinë e trajnerëve, do të rrisë sigurinë që

veprimtaritë të zhvillohen në kohë dhe sipas parashikimeve.

Koha e kufizuar - Procesi trajnues është si një faktor mbështetës i detyrës kryesore

që është kryerja e auditimit. Për këtë procesi i trajnimit është implementuar duke

përdorur angazhimin më të ulët kohor të mundshëm. Shfrytëzimi i hapësirave kohore

midis përfundimit të një auditimi dhe fillimit të një tjetri, shfrytëzimi i ditëve me

angazhim më të ulët në auditim ka sugjeruar ndërtimin e një procesi trajnimi ku

grafiku kohor është përcaktuar në nivel muaji, duke krijuar mundësinë për një

implementim fleksibël të procesit.

Njohuritë e kufizuara në gjuhët e huaja – Në kushtet e reformimit institucional, ky

faktor kufizues mbetet për t’u vlerësuar vetem për një pjesë të vogël të audituesve që u

përket moshës mbi 55 vjec. Për gjatë periudhës 2011- 2017, mosha mesatare e

audituesve është ulur nga 50 në rreth 42 vjec, ku peshën më të madhe e zënë auditues të

rinj që janë të pajsur me certifikatë të njohjes së gjuhës, kryesisht angleze por dhe gjuhë

të tjera si turqisht apo polonisht. Megjithatë KLSH vazhdon të tregojë kujdes në këtë

drejtim duke e bërë pjesë të kritereve të punësimit njohjen e gjyhës së huaj.

V. MONITORIMI

Monitorimi i implementimit të Programit të Zhvillimit Profesional konsiderohet shumë i

rëndësishëm për KLSH, pasi ofron informacion të vlefshëm dhe në kohë për t’u siguruar se

veprimtaritë po kryhen sikurse ishin parashikuar në këtë Plan dhe ndihmon që veprimet

korrigjuese të ndërmerren në kohë dhe po ecet në drejtim të plotësimit të objektivave.

Departamenti Metodologjisë dhe Strategjisë së Auditimit ka detyrën funksionale të

monitorimit të progresit dhe raportimit në kohë për nivelin e implementimit të tij, çdo vit.

Grafiku kohor i detajuar i zhvillimit të trajnimeve

Bashkëlidhur këtij dokumenti paraqitet Grafiku Kohor i Detajuar i Zhvillimit të Trajnimeve.

Ai shpreh në një plan veprimi matricor temat e trajnimit të parashikuara për vitin 2018. Duhet

të kihet parasysh se ai është një parashikim dhe si i tillë është pre e faktorëve të vlerësimit

statik. Si i tillë ai përfshin elementin e rishikimit dhe të përshtatjes në përputhje me

ndryshimet e këtyre faktorëve.

Tiranë, Dhjetor 2017