projekt: fizika berthamore

16
Energjia berthamore

Upload: denis-lezo

Post on 01-Jul-2015

2.632 views

Category:

Education


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: Projekt: Fizika Berthamore

Energjia berthamore

Page 2: Projekt: Fizika Berthamore

Historia e energjise berthamore Historia e energjise berthamore

ne perdorimet civile fillon ne vitet 50. Keto vite hapen me magjepsjen e pergjithshme mbi energjine berthamore. Ne ate epoke te gjithe ishin te bindur se energjia berthamore do te ndryshonte boten dhe brenda 20-30 viteve gjithcka do te funksiononte fal kesaj energjie te re. Gjate asaj kohe, e ardhmja e energjise berthamore nuk shihej thjesht si nje alternative per prodhimin e elektricitetit. Kjo energji do te sherbente se shpejti per te vene ne funksionim motoret e avioneve, anijeve, nendeteseve dhe lokomotivave .

Page 3: Projekt: Fizika Berthamore

Ndarja e berthames se Uraniumit Gjate reaksioneve

berthamore te fuzionit nje atom uraniumi U235 goditet nga nje neutron, dhe shperbehet ne atome Kriptoni dhe Bariumi duke cliruar edhe energji .Nje pjese e energjise se perftuar rrit temperaturen e ujit duke e kthyer ne avull qe do te sherbeje per te vene ne levizje turbinat, ndersa pjesa tjeter perhapet ne forme valesh.

Page 4: Projekt: Fizika Berthamore

Struktura e Uraniumit

Radiacioni eshte perhapja e energjise ne formen e valeve, ose levizja e therrmijave subatomike (kuarke etj) per shkak te kalimit te nje trupi (atomi) nga nje gjendje me energji me te larte ne nje gjendje me energji me te ulet. Radiacioni quhet jonizues kur eshte ne gjendje te shkepute nga atomet elektrone, dhe jo-jonizues kur nuk permban energjine e duhur per te shkeputur elektrone.

Page 5: Projekt: Fizika Berthamore

Uraniumi ne Natyre

Ne baze te energjise dhe te elementeve qe clirohen radiacioni jonizues ndahet ne rreze alfa (clirohet nje berthame heliumi qe permban 2 protone, 2 neutrone), beta (clirohet nje elektron ose pozitron) ose gama (clirohen vale elektromagneteki, ose foton me eneregji te larte).

Page 6: Projekt: Fizika Berthamore

1- Energjia berthamore eshte nje burim i cmuar qe mund te perdorim per te evituar degradimin e metejshem te planetit, dhe per te mbuluar nevojat me energji te nje popullsie gjithnje ne rritje.

2- Energjia berthamore per sa e fuqishme dhe e dobishme mund te jete, mbetet akoma e paeksploruar plotesisht dhe perben nje rrezik serioz si per njerezimin ashtu edhe per planetin Toke

Page 7: Projekt: Fizika Berthamore

Ndertimi I nje centrali berthamor

Page 8: Projekt: Fizika Berthamore

Ne bote sot kemi 439 Centrale Berthamore qe prodhojne 17% te energjise se pergjithshme.Jeta e nje centrali shkon nga 25-30 vjet, pastaj centralli mbyllet dhe mbeten skorjet radioaktive.Kostoja per bonifikimin e zones eshte aq e larte sa qe ben te rritet edhe kostoja e enrgjise se prodhuar e cila megjithate eshte e ulet.Asnje vend ne bote nuk ka gjetur deri me sot nje zgjidhje te duhur per stokimin e skorjeve.Asnje vend perendimor ne 15 vjetet e fundit (perveç Finlandes) nuk ka ndertuar Centrale Nukleare, madje ne Itali ne 1988 u mbyllen me Referendum popullor Centralet Ekzistues, dhe kjo duhet te na beje qe reflektojme.

Page 9: Projekt: Fizika Berthamore

Burime te tjera energjie pervec naftes

Page 10: Projekt: Fizika Berthamore

Perspektiva se një ditë në të ardhmen burimet e naftës mund të shterojnë dhe kërcënimi që po i bëhet planetit nga ngrohja globale, ka sjellë në plan të parë domosdoshmërinë për burime alternative të energjisë elektrike.

Përvoja e hidhur nga dekadat e shfrytëzimit të burimeve energjetike të shterueshme ka bërë që një rëndësi e veçantë tu kushtohet burimeve që dëmtohen më pak ose që kanë mundësi ri-përtëritjeje.

Page 11: Projekt: Fizika Berthamore

Hidrogjeni

Hidrogjeni gjendet me shumicë dhe është i pastër. I vetmi produkt që shpërdorohet është uji që avullon. Por hidrogjeni duhet të përpunohet për tu kthyer në burim energjie.

Hidrogjeni duhet kthyer në një burim energjie i qëndrueshëm, që mund të transportohet dhe që mund të shpërndahet pa shpenzime të shumta. Vetëm kështu ai mund të zgjidhet si burim alternativ i energjisë.

Hidrogjeni tashmë përdoret në disa vetura dhe për momentin po kryhen prova me disa autobuzë në Londër.

Page 12: Projekt: Fizika Berthamore

Era

Britania e Madhe me relievin e saj të ulet gjeografik është një vend i përshtatshëm për shfrytëzimin e mullinjve me erë si alternativë e mundshme e prodhimit të energjisë.

Mullinjtë modernë me erë nuk dëmtojnë ambjentin dhe përdorin një burim që nuk shteron kurrë – erën.

Por edhe mullinjtë me erë kanë problemet e tyre si zhurma e madhe që shkaktojnë dhe kostoja për ndërtimin e tyre.

Page 13: Projekt: Fizika Berthamore

Uji

Hidrocentralet janë një burim i pastër i energjisë elektrike por ata janë të kufizuar sepse mund të ngrihen vetëm në vende me lumenj të rrëmbyeshëm e terren malor. Ata gjithashtu mund të shkaktojnë pasoja katastrofike nga përmbytjet.

Energjia që prodhohet prej hidrocentraleve ka nevojë për sasi të shumta ujore. Po ashtu hidrocentralet vetë zënë shumë vend. Dhe po qe se kërkohet shfrytëzimi i ujit të deteve apo oqeaneve ndërtimi i digave kushton shumë.

Page 14: Projekt: Fizika Berthamore

Energjia diellore

Energjia diellore ka kohë që shfrytëzohet por është dashur kohë që kjo të përdoret në mënyrë sa më të efektshme.

Megjithatë tani gjithnjë e më shumë po shohim panele solarë në çatitë e shtëpive sidomos në vendet e ngrohta.

Page 15: Projekt: Fizika Berthamore

Bashekunuan ne kete projekt:Rudina Pirko,Avushe Maliqi,Ardit Paja,Uendi Suli.

Punoi ne kompjuter:Denis Lezo

Page 16: Projekt: Fizika Berthamore

Ndarja e punes.Informacioni u be i mundur nga:Rudina Pirko, Avushe Maliqi.Me gjetjen e fotove u mor:Ardit Paja, Uendi Suli.Perfundoi dhe redaktoi:Denis Lezo.