projekti advocacy and legal advice centre...

4
BULETIN INFORMATIV Janar/Prill 2011 Projekti Advocacy and Legal Advice Centre (ALAC) Qëndra e Advokimit dhe e Këshillimit Ligjor (Advocacy and Legal Advice Centre - ALAC), është një projekt i Transparency International Albania, i financuar nga Komisioni Europian. Krijimi i kësaj qëndre ka ardhur nga nevoja për të përmirësuar nivelin e njohurive civile mbi sfidat, me të cilat bal- lafaqohen qytetarët në përballjen me korrupsionin e përditshëm, si edhe për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit të tyre lidhur me përpjekjet dhe mekanizmat për të luftuar korrupsionin në nivelet legjislative dhe institucionale. Përmes shërbimeve që ofron, qendra ka si qëllim të adresojë në mënyrë parandaluese çështjet që rrjedhin nga aktet korruptive që ndodhin në një gamë të gjerë të segmenteve të sektorit publik, duke i ofruar viktimave dhe dëshmitarëve informacion lidhur me mënyrat e përgjithshme dhe ato specifike të ndërhyrjes për zgjidhjen e rastit konkret të prezantuar. Ekipi i ekspertëve ligjorë ofron : këshillim ligjor falas lidhur me të drejtat e qytetarëve në raste të sjelljes korruptive të zyrtarëve publikë; informacion mbi mundësitë e ofruara nga legjislacioni në fuqi për denoncimin dhe reagimin ndaj akteve të korrupsionit; informacion mbi autoritetet administrative përgjegjëse për rastet përkatëse; asistencë ligjore dhe ndihmë në mbledhjen e dokumentave të nevojshëm për zgjidhjen e kon- flikteve administrative; përfaqësim pranë institucioneve të administratës qëndrore dhe lokale (jo në gjykatë).

Upload: ngokiet

Post on 12-Jul-2019

214 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Projekti Advocacy and Legal Advice Centre (ALAC)tia.al/wp-content/uploads/2013/11/Buletin-ALAC-EU.pdf · BULETIN INFORMATIV Janar/Prill 2011 ... Duke mos patur as mundësi teknike

BULETIN INFORMATIV Janar/Prill 2011

Projekti Advocacy and Legal Advice Centre (ALAC)

Qëndra e Advokimit dhe e Këshillimit Ligjor (Advocacy and Legal Advice Centre - ALAC), është

një projekt i Transparency International Albania, i financuar nga Komisioni Europian. Krijimi i kësaj

qëndre ka ardhur nga nevoja për të përmirësuar nivelin e njohurive civile mbi sfidat, me të cilat bal-

lafaqohen qytetarët në përballjen me korrupsionin e përditshëm, si edhe për të rritur nivelin e

ndërgjegjësimit të tyre lidhur me përpjekjet dhe mekanizmat për të luftuar korrupsionin në nivelet

legjislative dhe institucionale.

Përmes shërbimeve që ofron, qendra ka si qëllim të adresojë në mënyrë parandaluese çështjet që

rrjedhin nga aktet korruptive që ndodhin në një gamë të gjerë të segmenteve të sektorit publik, duke i

ofruar viktimave dhe dëshmitarëve informacion lidhur me mënyrat e përgjithshme dhe ato specifike të

ndërhyrjes për zgjidhjen e rastit konkret të prezantuar.

Ekipi i ekspertëve ligjorë ofron :

• këshillim ligjor falas lidhur me të drejtat e

qytetarëve në raste të sjelljes korruptive të zyrtarëve

publikë;

• informacion mbi mundësitë e ofruara nga

legjislacioni në fuqi për denoncimin dhe reagimin

ndaj akteve të korrupsionit;

• informacion mbi autoritetet administrative

përgjegjëse për rastet përkatëse;

• asistencë ligjore dhe ndihmë në mbledhjen e

dokumentave të nevojshëm për zgjidhjen e kon-

flikteve administrative;

• përfaqësim pranë institucioneve të administratës

qëndrore dhe lokale (jo në gjykatë).

Page 2: Projekti Advocacy and Legal Advice Centre (ALAC)tia.al/wp-content/uploads/2013/11/Buletin-ALAC-EU.pdf · BULETIN INFORMATIV Janar/Prill 2011 ... Duke mos patur as mundësi teknike

Qendra e Këshillimit Ligjor ka tentuar të mbajë

një komunikim me QSUT-në në lidhje me një

shqetësim të vazhdueshëm të banorëve në

zonën rreth qendrës spitalore. Prej disa kohësh

këta banorë i janë drejtuar TIA-s për të

denoncuar sipas tyre ndotjen që i bëhet kësaj

zone si pasojë e djegies së mbetejeve spitalore.

Banorët janë tepër të shqetësuar mbi rrezikun

që iu vjen shëndetit të tyre dhe të fëmijëve nga

kjo ndotje.

Duke qenë se mbetjet spitalore konsiderohen si

mbetje tejet të rrezikshme edhe nga “katalogu

shqiptar i klasifikimit të mbetjeve”, si dhe

sipas ligjit 9010 “Për administrimin mjedisor të

mbetjeve” është e ndaluar ndërtimi i një

impianti pranë zonave të banuara, TIA i është

drejtuar drejtuesve të QSUT për të marrë më

shumë informacion. Në përgjigje të kërkesës

sonë, drejtues të QSUT kanë sqaruar se ata

zotërojnë një impiant të djegies së mbetjeve

spitalore i cili, sipas tyre, është brenda

parametrave dhe standardeve të kërkuara.

Gjithashtu ata kanë premtuar se brenda vitit

2010 do të instalojnë një impiant bashkëkohor,

i cili përdor metoda të specializuara që nuk

sjellin pasoja për mjedisin dhe shëndetin.

Mungesa e transparencës në shëndetësi

Duke mos patur as mundësi teknike dhe as

kompetencë për të vërtetuar pohimet e palëve, TIA

në emër të qytetarëve, i është drejtuar

institucioneve të specializuara dhe të ngarkuara me

përgjegjësi ligjore për të bërë inspektimet e

nevojshme. Ndërkohë duke vlerësuar

informacionin dhe transparencën jo vetëm si një

detyrim moral, por edhe ligjor, TIA ka kërkuar

prej drejtuesve të QSUT që të organizojnë një

takim të hapur me publikun dhe median, me qëllim

informimin e tyre në lidhje me procesin e trajtimit

të mbetjeve spitalore dhe pasojave që ky proces

mund të ketë në mjedis dhe shëndetin e banorëve.

Por, edhe pse kaluan 2 muaj nga kërkesa jonë,

ende nuk morrëm një përgjigje për kërkesën tonë,

ndërkohë që qytetarët vazhdonin të ankoheshin.

Madje ata kanë firmosur edhe një peticion ku

shprehen kundër ndotjes që shkakton djegia e

mbeturinave spitalore, i cili i është dërguar dhe

drejtuesve të QSUT. Këto kërkesa i janë drejtuar

autoriteteve kompetente nëpërmjet një deklaratë

për shtyp të mbajtur nga TIA. Pas këtyre

përpjekjeve, gjëndja është përmirësuar dhe me

realizimin e projektit të financuar nga Banka

Botërore duket se impianti i ri ka ulur ndjeshëm

shkallën e ndotjes.

Page 3: Projekti Advocacy and Legal Advice Centre (ALAC)tia.al/wp-content/uploads/2013/11/Buletin-ALAC-EU.pdf · BULETIN INFORMATIV Janar/Prill 2011 ... Duke mos patur as mundësi teknike

Ndërprerje e pagesës së invaliditetit.

Fatosi është një person me aftësi të kufizuara, i cili nuk mund të punojë për shkak se është i verbër.

Në bazë të VKM Nr. 227 datë 18.06.1997 “Për përfitimet nga statusi i të verbrit” (i ndryshuar) ai

gëzon të drejtën e pagesës së invaliditetit, e cila ka një rëndësi thelbësore për të dhe e tërheq çdo

muaj pranë njësisë bashkiake përkatëse. Edhe pse qytetari prej disa vitesh e merrte rregullisht këtë

pagesë, ajo i është mohuar nga punonjësit e kësaj zyre me arsyetimin se nuk ka paguar taksat

vendore.

Në pamundësi për t’a zgjidhur këtë problem, Fatosi është drejtuar pranë qëndrës së TIA-s për të

kërkuar ndihmë. Ekspertët ligjorë të qëndrës iu drejtuan zyrtarisht Njësisë Bashkiake përkatëse

dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Atyre iu kërkua të merrnin masa për zgjidhjen e rastit në

fjalë, pasi në bazë të ligjit Fatosi i plotësontë të gjitha kriteret për të përfituar pagesë invaliditeti

dhe mohimi i kësaj të drejte është në kundërshtim me ligjin, pasi kjo kategori subjektesh për-

jashtohet nga detyrimi për të paguar disa nga taksat vendore. Pas këtij kontakti, kryetari i njësisë

bashkiake na sqaroi se ka patur një keqkuptim dhe se pas verifikimeve nga Zyra e Përkrahjes So-

ciale është siguruar se qytetari nuk do të ketë ndërprerje të pagesës së invaliditetit dhe mund ta

tërheqi atë rregullisht çdo muaj. Në vazhdim qëndra mbeti në kontakt me qytetarin për t’u siguruar

se ai mori trajtimin e duhur.

Refuzimi i regjistrimit të një vendimi gjykate

nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive

të Paluajtshme Tiranë.

Besimi ka kontaktuar dhe ka aplikuar në

mënyrë të përsëritur që nga viti 2005 pranë

Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Tiranë (ZVRPP), për të regjistruar

një Vendim të Gjykatës së Tiranës lidhur me

çeljen e një dëshmie trashëgimie. Ky vendim i

kalonte të drejta trashëgimie nga babai bash-

këshortes së tij dhe që të ketë fuqi ligjore duhet

të regjistrohet pranë ZVRPP Brenda afatit që

përcakton ligji. Edhe pse Besimi dhe bash-

këshortja e tij kanë aplikuar disa herë pranë

kësaj zyre në vitin 2005, ky vendim nuk u

regjistrua. Në vitin 2009 Gjykata e Tiranës

nxjerr një tjetër vendim, tashmë për çeljen e

trashëgimisë së bashkëshortes së z. Besim, e

cila u nda nga jeta pa mundur të përfitonte të

drejta trashëgimie nga babai i saj pasi vendimi

i gjykatës nuk u regjistrua nga ZVRPP dhe ajo

nuk mundi të marrë as çertifikatën e pronësisë.

Pas përpjekjeve të shumta për të realizuar të

drejtat e tij ligjore, Besimi u përball me mung-

esën e shërbimit të ZVRPP dhe nuk mundi t’i

regjistronte këto 2 vendime. Duke u ndeshur

me këtë zvarritje të institucioneve shtetërore

dhe duke mos pranuar të paguaj rryshfet për të

përfituar një të drejtë që ia njeh ligji, ai erdhi

pranë qëndrës tonë për të kërkuar mbështetje.

Juristët e qëndrës kontaktuan në mënyrë zyr-

tare me Zyrën Qëndrore të Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP), si organ

epror i ZVRPP, në mënyrë që të kërkonin

ndërhyrjen e tyre për zbatimin e detyrimeve

ligjore nga ana e këtij institucioni.

Page 4: Projekti Advocacy and Legal Advice Centre (ALAC)tia.al/wp-content/uploads/2013/11/Buletin-ALAC-EU.pdf · BULETIN INFORMATIV Janar/Prill 2011 ... Duke mos patur as mundësi teknike

Fillimisht zv/Kryeregjistruesi i ZQRPP i kërkoi Zyrës Vendore që brenda 5 ditëve ta informonte

lidhur me këtë çështje si dhe mbi arsyet e mosrealizimit të kërkesës së tij e më pas urdhëroi

marrjen e masave për regjistrimin e Vendimit të vitit 2009 dhe kryerjen e korrigjimit të pjesëve

takuese të bashkëpronarëve sipaa përcaktimeve të vendimit të parë për çeljen e trashëgimisë

(Vendimi i Gjykatës i vitit 2000, që ende nuk ishte regjistruar nga ZVRPP). Me mbështetjen e

qëndrës sonë Besimi arriti të regjistronte të dy vendimet gjyqësore dhe të pajisej me çertifikatë

pronësie të rregullt, duke gëzuar kështu mbi pronën e tij të gjitha të drejtat që i njeh ligji.

Qëndra e Këshillimit Ligjor (Advocacy and Legal Advice

Centre - ALAC), është një projekt i Transparency International

Albania, i financuar nga Komisioni Europian.

Të gjithë ju, që keni nevojë për ndihmë jeni të mirëpritur në

Qëndrën e Këshillimit Ligjor çdo ditë nga ora 08:00 - 16:00

Çdo aplikim duhet të mbështetet me dokumentet kryesore të cilat

kanë lidhje me denoncimin e korrupsionit dhe/ose me çështjen për

të cilën kërkohet asistencë.

Aplikimi mund të kryhet edhe on-line në adresën e postës

elektronike:

[email protected]

ADRESA

Bulevardi “Gjergj Fishta”, Kulla 5 (blu)

Projekt 2000, Kati 2, Nr.6