projekti “agrolabs”agrolabs.eu/images/agrolabs-newsletter-3_al-1.pdf · mbrojtja ndaj...

12
Projekti “AgroLabs” Projekti AgroLabs ka për qëllim të nxisë prodhimin dhe përhapjen e prodhimeve inovative bujqësore dhe ushqimore në territorin e „Ballkanit - Mesdheut“ nëpërmjet: organizimit të zinxhirëve lokalë për krijimin e vlerave të shtuara, mbështetjes për biznesin e vogël e të mesëm (SME-ve) dhe prodhuesit në zbatimin e projekteve të tyre të zhvillimit, si dhe nëpërmjet krijimit të tregjeve të reja për prodhimet e tyre me anë të procedurës së hapur. Përveç kësaj, objektivat specifike të AgroLabs do të ndihmojnë për përfshirjen e zinxhirëve të industrisë ushqimore dhe për krijimin e grupimeve (clusters) lokalë, do të stimulojnë sipërmarrjet e reja dhe inovacionet, do të përmirësojnë dukshmërinë dhe reputacionin e prodhimeve bujqësore dhe ushqimore tradicionale, do të zhvillojnë tregtimin e tyre dhe do të rrisin kapacitetin lokal nëpërmjet aksesit të lirë në shkëmbimet transnacionale dhe do të vënë bazën për hapjen e tregjeve të produkteve bujqësore në territorin e “Ballkanit Mesdheut” dhe integrimin me grupime në fushën e prodhimeve

Upload: others

Post on 21-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Projekti “AgroLabs”

Projekti AgroLabs ka për qëllim të nxisë prodhimin dhe përhapjen

e prodhimeve inovative bujqësore dhe ushqimore në territorin e

„Ballkanit - Mesdheut“ nëpërmjet: organizimit të zinxhirëve lokalë

për krijimin e vlerave të shtuara, mbështetjes për biznesin e vogël

e të mesëm (SME-ve) dhe prodhuesit në zbatimin e projekteve të

tyre të zhvillimit, si dhe nëpërmjet krijimit të tregjeve të reja për

prodhimet e tyre me anë të procedurës së hapur.

Përveç kësaj, objektivat specifike të AgroLabs do të ndihmojnë për

përfshirjen e zinxhirëve të industrisë ushqimore dhe për krijimin e

grupimeve (clusters) lokalë, do të stimulojnë sipërmarrjet e reja dhe

inovacionet, do të përmirësojnë dukshmërinë dhe reputacionin e

prodhimeve bujqësore dhe ushqimore tradicionale, do të zhvillojnë

tregtimin e tyre dhe do të rrisin kapacitetin lokal nëpërmjet aksesit të

lirë në shkëmbimet transnacionale dhe do të vënë bazën për hapjen

e tregjeve të produkteve bujqësore në territorin e “Ballkanit –

Mesdheut” dhe integrimin me grupime në fushën e prodhimeve

agroushqimore brenda caqeve të BE-së.

Për t`i arritur qëllimet e rritjes së qëndrueshme në sektorin e

prodhimeve bujqësore e ushqimore, duhet të përfshihen të

gjithë pjesëmarrësit e interesuar.

Në edicionin e tretë të buletinit “AgroLabs” ne ju prezantojmë

konkluzionet e katër hulumtimeve për diagnostikimin e zinxhirëve

të vlerës agro-ushqimore në secilën prej katër fushave të

objektivave të projektit AgroLabs, si edhe evenimentet që janë

organizuar këto muajit e fundit në kontekstin e projektit AgroLabs.

Diagnostikimi i zinxhirit të vlerës së agro-ushqimeve ka për

qëllim të krijojë një “hartë” të prodhimit vendas dhe ku të

përfshihen edhe pjesëmarrësit në të, të identifikojë problemet

që ekzistojnë , të mbledhë të dhëna, të cilat mund të përdoren

si instrumente për gjetjen e zgjidhjeve, të përshkruajë

alternativat e mundshme dhe të arrijë shkëmbim dijesh.

1. Hulumtimi për diagnostikimin e zinxhirit të vlerës së

agro-ushqimeve në hallkën rajonale në Imatia.

Konkluzionet e hulumtimit për diagnostikimin e zinxhirit të vlerës

së agro-ushqimeve në hallkën rajonale në Imatia janë këto:

Sipas statistikës vendase dhe sipas statistikës së BE-së, Zona e

Maqedonisë Qendrore është një nga rajonet kryesore bujqësore në

Greqi, i cili karakterizohet për prodhimin e konsiderueshëm të

produkteve bujqësore për sa i përket sipërfaqeve të

përfshira në këtë prodhim dhe sasive të prodhuara, si edhe

pjesës së konsiderueshme të popullsisë që është zënë në

prodhimin primar të agro-ushqimeve. Ky konkluzion vlen aq

më tepër për hallkën rajonale në Imatia.

Imatia duket se është përqendruar posaçërisht në

kultivimin e frutave me bërthamë (pjeshkat, nektarinat,

qershitë, etj.); dy prej tyre kanë Treguesin e mbrojtjes

gjeografike: pjeshkat Naoussa dhe qershitë Rodochorion.

Gjithashtu, kjo zonë është tepër e varur nga eksporti i këtyre

produkteve.

Problemet/rreziqet kryesore me sa duket kanë të bëjnë me shitjet,

formimin e çmimeve dhe financimin, dhe më konkretisht: mungon

mbrojtja ndaj produkteve të importit, janë të larta nivelet e tatimit

direkt dhe indirekt, dhe në përgjithësi mungon likuiditeti, financimi

dhe grumbullimi i pagesave shkon me vështirësi.

Pjesëmarrësit lokalë shfaqin mjaft interes për grupimin

AgroLabs, i cili mund të shfrytëzohet për të ndjekur në

mënyrë aktive mundësitë për sektorin lokal agro-ushqimor,

sikundër janë identifikuar në hulumtim, e konkretisht:

përpunimi dhe më tej shfrytëzimi i markës tregtare të

Hallkën rajonale të Zonës së Maqedonisë Qendrore

dhe Imatias për produkte vendase,

akcentimi posaçërisht mbi prodhimin e produkteve me

mbrojtje të emërtimit të origjinës dhe treguesit gjeografik,

të cilat kanë arritur një shkallë të lartë njohjeje,

përqendrimi në produkte agro-ushqimore me vlerë të shtuar

dhe në qasje të reja të integruara dhe bashkëkohore për

prodhimin e produkteve që lidhen me tendencat e reja

të ushqyerjes më të shëndetshme.

2. Hulumtimi për diagnostikimin e zinxhirit të vlerës së

agro-ushqimeve në Limasol

Sipërfaqja e përgjithshme bujqësore, që është konstatuar gjatë

regjistrimit të fundit bujqësor në Qipro arrin në 137 764 hektarë

(Zyra e Statistikave, viti 2010). Bimët mjekësore dhe aromatike,

të cilat njihen gjithashtu si bimë medicinale ose erëza, janë

bimë që përdoren për shije më të mirë në gatime dhe pije, për

ilaçe, produkte të kozmetikës, bojëra dhe parfume, dhe për

qëllime të tjera shtëpiake dhe në ekonomi.

Konkluzionet pas diagnostikimit të zinxhirit të vlerës në sektorin

agro-ushqimor janë këto:

Probleme tregtare shqetësuese (marketingu, çmimet,

vonesat e pagesave).

Probleme me kontrollin pas prodhimit të bimëve mjekësore

dhe aromatike.

Sipas prodhuesve, është e rëndësishme që të bëhen

trajnime mbi çështjet e kultivimit dhe tregtimit të bimëve

mjekësore dhe aromatike.

Ndërmarrjet e vogla e të mesme (NVM) janë instrumentet

kryesore për suksesin e bimëve mjekësore dhe aromatike

për sa i përket reputacionit të tyre, cilësisë së produkteve

dhe afrisë së tregjeve.

Si çështje të rëndësishme quhen problemet tregtare, formimi i

çmimeve, popullarizimi dhe gjithashtu mungesa e infrastrukturës.

3. Hulumtimet për diagnostikimin e zinxhirit të vlerës së

agro-ushqimeve në Qarkun e Fierit.

Zona e Myzeqesë në Qarkun e Fierit njihet për prodhimin e

konsiderueshëm të produkteve bujqësore, ku një vend me rëndësi

zënë prodhimi i drithërave, pemët drufrutore, ullishtat, vreshtat dhe

blegtoria. Kohët e fundit është regjistruar një rritje e sipërfaqeve që

mbillen me perime (shalqi dhe pjepër), kultura foragjere dhe pemë

drufrutore; kjo rritje shpjegohet me infrastrukturën e përmirësuar të

rrugëve, që lidhin fshatrat me qytetin e Fierit dhe me kërkimin e

këtyre produkteve nga ana e banorëve vendas.

Konkluzionet pas diagnostikimit të zinxhirit të vlerës në agro-

ushqime janë këto:

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se autoritetet e dinë

jashtëzakonisht mirë situatën në sektorin agro-ushqimor të

Qarkut të Fierit.

Sfidat që i dalin sektorit agro-ushqimor kanë të bëjnë me

burimet e investuara, kushtet e ruajtjes dhe përpunimit të

prodhimeve. Është konstatuar se janë të kufizuara njohuritë

për praktikat e mira bujqësore, për legjislacionin dhe çështjet

që kanë të bëjnë me marketingun dhe tregtimin.

Autoritetet e vlerësojnë nevojën e trajnimeve dhe i kanë

identifikuar qartë temat më të rëndësishme.

4. Hulumtimet për diagnostikimin e zinxhirit të vlerës së

agro-ushqimeve në Qarkun e Blagoevgradit.

Burimet tokësore në Qarkun e Blagoevgradit janë të kufizuara.

Ndonëse kjo zonë zë vendin e tretë nga madhësia (pas qarkut

të Burgasit dhe të Sofjes) tokat e punueshme janë me përmasa

mjaft të kufizuara dhe kapin vetëm 155 091 hektarë ose 13.2

për qind të sipërfaqes së përgjithshme të qarkut dhe vetëm 2.3

për qind të tokave të punueshme të vendit.

Zinxhiri agro-ushqimor në këtë zonë si pjesë e industrisë

ushqimore të vendit përfshin prodhimin dhe përpunimin e

produkteve me origjinë bimore.

Drithëra; bimë leguminoze: bizele foragjere – kokërr, fasule;

kultura teknike: duhan oriental; kultura foragjere: jonxhe, misër

foragjer, bizele foragjere; perime e fruta të freskëta: patatet,

domatja; pemëtore dhe vreshta: mollë, dardhë, kajsi, pjeshkë

dhe nektarina, kumbull e butë dhe kumbull e egër, qershi,

vishnjë, mjedër, varietete hardhi rrushi, rrush tryeze;

Produkte me origjinë shtazore: gjedhë, dema, dhen, gica,

kuaj, gomerë, mushka, mace, pula për vezë, brojlerë,

gjeldeti për majmje, shkurta, struca, koshere bletësh,

peshq: krapi, trofta; lepuj, krimb Kalifornie, kërmij.

Konkluzionet pas diagnostikimit të zinxhirit të vlerës në agro-

ushqime janë këto:

Në sektorin e kultivimit të bimëve në Qarkun e Blagoevgradit

duket qartë se, në shumicën e bashkive mbizotërojnë fermat.

Arsyeja është e qartë: fragmentimi i tokës së punueshme, i

cili është pasojë kryesisht e relievit malor të kësaj zone.

Çmimet e ulëta të blerjes dhe mundësitë e pamjaftueshme

për prodhimin kanë ndikim negativ në prodhimin bujqësor;

Mungojnë qendra agro-biznesi dhe qendra teknike, të cilat

mund të këshillojnë prodhuesit për sa i përket kushteve të

tregut dhe të organizojnë trajnime, me qëllim të përmirësojnë

kulturën e tyre agro-teknike dhe dijet për tregun;

Nuk shfrytëzohen mundësitë që ofrojnë Programet

Evropiane të zhvillimit të bujqësisë.

Lajmet më të fundit:

Seminaret për projektin AgroLabs në Greqi u organizuan me sukses nga Universiteti i Atikës Perëndimore.

Seminari i parë u zhvillua në Veria, më 12 shkurt, ditën e martë, në

Dhomën e Imatias, ndërsa seminari tjetër u organizua në Negush

më 13 shkurt, ditën emërkurë, në Qendrën Kulturore të Bashkisë

Negush. Pjesëmarrësit e interesuar vendas dhe përfaqësuesit e

autoriteteve lokale morën pjesë në këto seminare, të cilat iu

kushtuan çështjeve konkrete rreth sektorit agro-ushqimor dhe

konkluzioneve për hulumtimet e zinxhirëve të vlerës në Imatia. Në

këto seminare organizatorët paraqitën para pjesëmarrësve Grupimin

e ardhshëm AgroLabs në Imatia. Në këto evenimente merrnin pjesë

edhe përfaqësues të Zonës së Maqedonisë Qendrore (Partneri 2 për

Projektin), të cilët paraqitën zbatimin e Strategjisë për specializimin

inteligjent pranë Krijimit të Platformave Inovative agro-ushqimore në

zonën e Maqedonisë Qendrore.

Seminaret AgroLabs në Shqipëri u organizuan me sukses nga Universiteti bujqësor i Tiranës, Departamenti i agro-mjedisit dhe ekologjisë (Partneri 5 për Projektin) në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit (Partneri 6 për Projektin) në hotel “Fieri” të qytetit.

Seminari i parë u zhvillua më 26 shkurt, ditën e martë, dhe iu kushtua

pjellorisë së tokave të Fierit, e konkretisht: plehërimit të balancuar të

tokave si faktor kyç për prodhimin e qëndrueshëm, cilësisë së mirë të

produkteve dhe ruajtjes së mjedisit, si dhe skemave agro-teknologjike

mbi bazën e pjellorisë së tokave dhe kushteve agro-klimatike. Seminari

i dytë u organizua më 28 shkurt, ditën e enjte, dhe iu kushtua:

faktorëve kyçe të zhvillimit të sektorit agro-ushqimor të Qarkut të

Fierit, cilësisë së tokave dhe bimëve, përdorimit të kimikateve për

ushqyerjen e bimëve dhe të pesticideve për mbrojtjen e bimëve.

Evenimenti lokal “AgroLabs” në qytetin Razlog, Bullgari. Bashkia Razlog organizoi një eveniment lokal në kuadrin e projektit AgroLabs më 11 prill 2019 në qytetin Razlog, Bullgari. Merrnin pjesë të gjitha palët e interesuara, përfaqësues të bashkive të Qarkut të Blagoevgradit, të OJQ-ve dhe të ndërmarrjeve të vogla e të mesme në sektorin agro-ushqimor.

Në këtë takim u paraqitën qëllimet kryesore të projektit AgroLabs,

diagnostikimi i zinxhirit të vlerës në agro-ushqime në Qarkun e

Blagoevgradit dhe versioni paraprak i planit vendas të veprimit. Përveç

kësaj, u paraqitën praktikat më të mira për krijimin e Grupimeve

(Klusterave) në Bullgari dhe jashtë.

Të gjithë pjesëmarrësit/palët e interesuara deklaruan interesin e

tyre për krijimin e një Grupimi AgroLabs dhe folën për

problemet kryesore dhe sfidat që hasin.

Çfarë vjen më pas?

Plane lokale veprimi (hartim i një strategjie të

përbashkët në shkallë rajoni);

Studime pilote të kazuseve, të hartuara për Grupimin

AgroLabs; Grupimi i krijuar AgroLabs

Copyright © 2018, AgroLabs Project, Subsidy contract № BMP1/1.2/2158/2017, All rights

reserved.

Our web address is:

www.agrolabs.eu

Want to change how you receive these emails?

You can update your preferences or unsubscribe from this list.