projekti ide - wordpress.com · web viewgjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e...

25
Nebi BARDHOSHI Leksion Transplantimi i sistemeve ligjor Histori e shkurtër, terma, gjuhë, procese Procesi i marrjes apo i dhënies së ligjeve nga një shoqëri te një tjetër nuk është as një dukuri e re e as një process i ri. Se kur lind kjo dukuri është vështirë të vendoset një referencë kohore. Të importuarit e një ligji e aq më tepër një sistemi të tërë ligjor është një process kompleks. Sistemi ligjor përfaqson ose ka për qëllim krjimin e një skeme të madhe klasikimi në mes së mirës dhe së keqës, të drejtë e të padrejtës. Si i tillë, ligji, meriton më shumë për t’u parë në perspektivn sociale dhe politike. Debati i ringjallur në ditët tona mbi transplantimin e sitemeve ligjore ka disa arsye, ndër të tjera është rënia e sistemit komunist, ngjarje e cila krijoj mundëinë për ngritjen e shumë pyetjeve për mundësinë dhe pasojave social- politike të transplantimit të ligjeve në kuadër të proceseve demokratizuese dhe neoliberalizuese të tyre. Në studimet mbi ligjin ka një ndarje prej shumë kohësh në mes studiuesve që e trajtojnë ligjin si një dukuri krejt autonome dhe një grup tjetër studiuesish që e shohin atë thelbësisht të lidhur me kontekstin social dhe vetë ligjin si dukuri sociale. (shih psh.WATSON:1993, NELKEN:2001 etc). Këtu synohet të trajtohet procesi i marrjes së ligjeve nga një shoqëri në një shoqëri tjetër në një periudhë kohore disi të fiksuar në mënyrë arbitrare dhe që është pagëzuar me emrin ’post-socializëm’ apo ‘post-komunizëm’. Analizimi i këtij procesi në këtë periudhë kohore merr një specifik sepse ‘importimi i ligjeve’, nuk bëhet vetëm me idenë se këto ligje janë të duhurat sepse sjellin zhvillim çka është 1

Upload: others

Post on 24-Dec-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

Nebi BARDHOSHI

Leksion

Transplantimi i sistemeve ligjorHistori e shkurtër,

terma, gjuhë, procese

Procesi i marrjes apo i dhënies së ligjeve nga një shoqëri te një tjetër nuk është as një dukuri e re e as një process i ri. Se kur lind kjo dukuri është vështirë të vendoset një referencë kohore. Të importuarit e një ligji e aq më tepër një sistemi të tërë ligjor është një process kompleks. Sistemi ligjor përfaqson ose ka për qëllim krjimin e një skeme të madhe klasikimi në mes së mirës dhe së keqës, të drejtë e të padrejtës. Si i tillë, ligji, meriton më shumë për t’u parë në perspektivn sociale dhe politike.

Debati i ringjallur në ditët tona mbi transplantimin e sitemeve ligjore ka disa arsye, ndër të tjera është rënia e sistemit komunist, ngjarje e cila krijoj mundëinë për ngritjen e shumë pyetjeve për mundësinë dhe pasojave social-politike të transplantimit të ligjeve në kuadër të proceseve demokratizuese dhe neoliberalizuese të tyre.

Në studimet mbi ligjin ka një ndarje prej shumë kohësh në mes studiuesve që e trajtojnë ligjin si një dukuri krejt autonome dhe një grup tjetër studiuesish që e shohin atë thelbësisht të lidhur me kontekstin social dhe vetë ligjin si dukuri sociale. (shih psh.WATSON:1993, NELKEN:2001 etc).

Këtu synohet të trajtohet procesi i marrjes së ligjeve nga një shoqëri në një shoqëri tjetër në një periudhë kohore disi të fiksuar në mënyrë arbitrare dhe që është pagëzuar me emrin ’post-socializëm’ apo ‘post-komunizëm’. Analizimi i këtij procesi në këtë periudhë kohore merr një specifik sepse ‘importimi i ligjeve’, nuk bëhet vetëm me idenë se këto ligje janë të duhurat sepse sjellin zhvillim çka është pjesë përbërëse e logjikës progresiste/moderniste, shpeshtazi e (keq)përdorur si instrument pushteti.

Një element tjetër që ndihmon po ashtu në krijmin e veçanisës në këtë drejtim është pretendimi se ligji mund të krijoj iuris universitas dhe nëpërmjet tij ai mund të krijoj një drejtësi sociale në trajtën e një drejtësie tranzicionale, që në thelb të saj ka një natyrë ambige. Themi ambige pasi në njërën anë shfaqet karakteri i saj restituiv, rivendikues e në anën tjetë, shfaqet natyre e saj progresive.

Metafora, terma, kuptime

Për vetë dukurinë e marrjes apo të dërgimit të ligjeve nga një shoqëri në një tjetër, janë përdorur metafora të ndryshme. Vetë fjala met-fore në etimologjinë e saj shprehë qartë funksionin e saj: mbartës, si një përcjellëse të një ngarkesë të madhe. Ndër metaforat më të përdorura janë: ‘transplantimi i sistemeve ligjore, ‘importimi’ i sistemeve ligjore, ‘transferimi’ i sistemeve ligjore, ‘akulturimi ligjor’ (kjo më shumë si pasojë),

1

Page 2: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

kolonializimi ligjore. Këto metafora si terma kyç shpeshherë shprehin drejtpërdrejtë dhe qëndrimin e studiuesit lidhur me këtë dukuri.

Lidhur me termin ‘transplantim’ të sistemit ligjor mund të themi se për herë të parë në historinë e mendimit modern është përdorur nga Monteskie në librin e njohur ‘Fryma e ligjeve. Në origjinë të tij termi vjen, ose me saktë ka bërë vend në fushën e mjekësisë sipas së cilës kërkohej që një trup i sëmurë të shpëtohej nga procesi i marrjes së një organi të shëndosh nga një organizëm tjetër. Përshtatja në mes dy organizamve është një kusht i pakëpërcyeshëm në mënyrë që transplanti të jetë i sukseshëm. Së dyti, i gjithë ky process është në duart e personave që posedojë dije specifike, pra duhen profesionist për ta realizuar një proces të tillë. Me fjalë të përgjtishme, i gjithë procesi duhet që të realizohet në bazë dhe në përputhje trupash, dhe kjo duhet që të paraprihet nga një studim i imët i të dy trupave. Në këtë mënyrë jemi në përdorimin e një gjuhe mjekësore që në përfytyrimin e shkruesit qëndron si kryesore trupi i njeriut. Përdorimi i këtyre simbolikave i ka paraprirë dhe bashkëshoqëruar debatin akademik mbi ligjin dhe shoqërinë. Por të mos harrojmë se “përdorimi i metaforave organike është të paktën i vjetër sa Aristoteli..” , e ndoshta do të ishte Burke, Herder dhe sidomos Monteskie në fushën e ligjit që me konceptin që kemi në analizë dhe të tjera i kishte marrë prej organizimit të njeriut apo organizave të tjerë. (shih psh. BERLIN: f.149).

Duket qartë se mëgjthë kritikat e bëra kësaj qasje organike të shoqërisë, se sërish jemi rrafsh ku mbizotëron një gjuhë empiriciste. Të imagjinuarit e shoqërisë është e lidhur ngushtë me trupin e njeriut, traditë e cila vijon për një kohë të gjatë në shkencat sociale e politiike. Prej kësaj gjuhe kemi plot e plot terma juridik dhe politik si: trupi legjislativ, trupi shoqëror, trupi politik, organet shtetërore, kreu i shtetit, kreu i qeverisë, duart e shtetit, duart e padukshme të tregur… Në anën tjetër termat e shkëputur nga pjesët e trupit janë përdorur gjerësisht edhe në diskursin tradicional dhe shpeshherë kanë qenë simbolikat më të mira për të shprehur imagjinatën kolektive mbi shoqërinë dhe organizimin e saj. Thënë ndryshe këta terma janë ‘shënja’ të cilat shënjojnë më lehtë se të tjerat, prandaj dhe funksionaliteti i tyre nuk mund të hidhet lehtë poshtë. Ato në shumë raste shprehin logjikën fisnore dhe konkurojnë me terminologjinë farefisnore si ndoshta më të vjetrat dhe më kuptimplotat në për njerëzinë. Vetë terminologjia fisnore në jo pak raste të ketë si figura kryesore ato të prejadhura nga organizimi dhe në mëyrë të vecantë nga trupi i njeiut. Një prej shoqërive që, në fakt në njërin prej ligjerimeve, që ndesh mëse shumti përdorimin e këtyre termave është sigurisht shoqëria e organizuar në formën e shtetit-komb, sidomos në ato shoqëri të cilat janë shumë të ngarkuara nga logjika romantike…

Termi importim duket të jetë disi më neutral dhe pretendon të japin drejtësi përderisa e vendos shoqërinë marrëse në pozitën e aktives. Me fjalë të tjera, një shoqëri që zgjedh si në lëmin e ekonomisë se cfarë të importoj dhe si. Kësisoj termi kuptohet lehtë që vjen prej fushës së ekonomisë dhe nënteksti është i qartë - ligji shikohet si mall, dhe harrohet se ai krijon hierarki vlerash, përmbys sisteme ekonomike, është instrumenit kryesor i pushtetit…Në imagjinatë termi importim nënkupton dhe një sistem përzgjedhjeje, dhe po ashtu një sistem kontrolli para se malli të pranohet të hyj në këtë shoqëri, kompani apo individë të licensuar për ta bërë një gjë të tillë, por jo medoemos një dije specidike

2

Page 3: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

teorike, por më tepër një dije pragmatiste. Por aspekti që ka më shumë rëndësi në këtë rast është fakti që shoqëria që importon ligjet vendoset në kushte lirie. Pyetja që shtrohet këtu është se cfarë e shtyn një shoqëri, më saktë elitën vendimarrëse të asaj shoqërie, të përzgjedh një sistem ligjor, apo pjesë të tij, përkundrejt gjithë sistemeve të tjera ligjore. Dikush mund të mbroj idenë se kjo është thjeshtë cështje prestigji.. dikush tjetër thjeshtë prakticiteti, po mbi të gjithë a mund të thuhet se është krejt cështje lirie…. Ka gjasa që në të shumtën e rasteve të tjerë, një raport pushteti ku shtetet që importojnë detyrohen që të marrin një sistem ligjor të caktuar në mënyrë që të dëshmojnë se janë duke u sjellur si duhet” në ditët tona sipas standarteve ndërkombëtare. Një shëmbull i pastër në histori ku një shtet me tradita, madje një perandori kushtëzohet që të marrë sistemin ligjor perëndimor në mënyrë që të dëshmojë që ka ndërmend të civilizohet është rasti i perandorisë osmane, në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX…(shih..Ëeak States..). Më poshtë do të hedhim dhe një propozim që në këtë kuadër të improtimit të ligjit, mund të shohim ‘ligjin si dhuratë’ nga shtetet e civilizuara.

Termi akulturim ligjor shpreh më tepër një pasojë të vënies në jetë të një sistemi ligjor të ndryshëm prej atij të mëparshëm. Në fakt ai vjen si derivate i termit akulturim i cili është kritikuar aq shumë për mosdomëthënien e tij… Vetë term akulturim është i lidhur ngushtë me termin kolonializëm ligjor. Cfarë quhet, akultrim ligjor dhe kolonalizëm ligjor? Ne mund të bëjmë disa klasifikime dhe të formave se si shprehet procesi i akulturimit ligjor që shëmbëllen me akulturimin në përgjithsi. 1. Akulturimi nëpërmjet nënshtrimit me dhunë. Rasti me tipik është zëvendësimi i legjislacionit të të kolonializuarit me ligjin e kolonizatorit. Akulturimi nëpërmjet inkoporimit. Akulturimi nëpërmjet re-intepretimit: Ligji i huaj luan rolin e termave kyç ligjor dhe si të tillë ligjeslacionet e huaja qëndrojnë në instancën e ideologjisë, pra si të modelit që duhet ndjekur. Por ka raste që vendasit nuk ia dalin do të të rezistojnë, ndaj dhe e pranojnë ligjin e importuar dhe kësisoj nuk kemi të bëjmë më me akulturim, por kemi të bëjmë me dekulturim ligjor. Një rast i tillë përfaqsohet nga disa fise Inuite Ka raste që nuk ndodh akulturimi ligjor, porse krijohet një sistem i ri ligjor: Një rast i tillë mund të jenë ligji i 12 Tabelave që mund të mos jetë një huazim që mund të çonte në akulturim e më pas në asimilim total ligjor, porse bëjmë me një ‘krijesë te re’ që shkatërron të mëparshmen. E njëjta gjë mund të thuhet për ligjin apo të drejtën romake të risjellur nga juristët e Mesjetës të cilët vunë dorë mbi këtë të drejtë për ta përshtatur atë me kushtet sociale dhe politike të kohës. Akulturimi ligjor Islamik. Në një pjesë të madhe të vendeve që dikur kishin qenë pushtuar nga bota islamike, si Mali, Senegali Nigeria etj, u vu re se pas këtij pushtimi nuk kishim një implementim të së drejtës islamike si ishte thënë, dhe si ishte shkruar. Po cilat janë disa nga arsyet që sollën në islamizimin e së drejtës zakonore dhe jo në zhukjen e kësaj të fundit. Shkolla Maledite: Kjo shkollë që është zbatuar më së shumti në vendet muslimane të Afrikës Perëndimore, ka pasur në themel të saj parimin e përcjelljes të së drejtës në mënyrë gojore dhe një sistem komunial social i cili i ka rrënjët të Beduinët dhe traditët e tyre të së drejtës: Nga ana tjetër një pjesë e parimeve të së drejtës përputheshin me traditën lokale: Së treti vetë e drejta muslimane i përmbahet më shumë praktikës dhe akteve se sa gjindet kjo në traditën e së drejtës Romano-Gjermanike;

3

Page 4: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

Akulturimi ligjor dhe kolonailizimi Europian. Në antropologjinë juridike ka shumë botime të prejardhura nga antropologjia kritike të shumë botimeve që flasim për politikat shtetërore të shteteve koloniale për të akulturuar apo shndërrime të thella të kulturës juridike në vendet e pushtuara. Në mënyrën se si janë lokalizuar këto politika mund të flitet për raste nga më specifiket duke shkuar deri te rastet specifike dhe madje dhe kjo me një dinamikë të larëmishme... Megjithëkëto janë bërë përpjekje serioze për klasifikimin e ushtrimit të kësaj politike.1: Teza: Dy sisteme mund të jenë krejt të ndara me njera tjetrën dhe e vetmja pikë takimi mund të ishte emigrimi ose ligjet e konflikteve: Rasti i popullisisë indiane me ato europiane që lidhnin edhe marrëveshje me njera tjetrën...2. Bashkëpunimi mund të ekzistojë edhe në mes dy sistemeve: Që do të thotë se një ligj mund të jetë i detyrueshën për të gjithë, në këtë rast është kur bëhet fjalë për ligjin kolonal që për cështje të caktura vepron për të gjithë shoqërinë, ndërsa ligjet tradizionale zbatohen vetëm për popullsinë vendase…3. Inkorporimi. Sipas kësaj forme ka praktika ku sistemi lokal inkorperon sistemin vendas-tradicinal duke e formalizuar traditën lokale e ndoshta duke e zgjeruar mundësinë e zbatimi të saj për gjithë territorin e shtetit, ose duke e përcaktuar me ligj si një traditë lokale, pra duke saktësuar në gërmën ligjore se norma në fjalë apo sistemi juridik të jetë i vlefshëm vetëm për raste të caktuara dhe për një popullsi të caktuar, dhe territore të caktuara.

A mund të flasim për ‘kolonializim ligjor të tërthortë’ kur flitet për rastet kur shtete të caktuara janë të detyruara për të huazuar ligjet e shteteve të tjera? Procesi i huazimit të ligjeve nga vendet perëndimore është më tepër produkt i kulturës së imitimit apo produkt i një politike me natyrë kolonazuese apo vet-kolonalizuese.

Historia si e tillë

Historia e importimit të ligjeve dhe sistemeve ligjore është mbi të gjitha një histori e dinamikës së pushteteve dhe si e tillë ajo është plot të panjohura dhe mjaft e vështirë për t’u përthepuar si duhet. Jo pak hallka të procesit ngelen në shumë kohë pa u deklaruar dhe pa ndonjë gjurmë të lënë në hapësirën publike. Një vështrim në histori mund të na ndihmojë për të krijuar një pasqyrë mbi të tashmem.Në historinë e ligjit ekziston miti dhe besimi se ligjet e Romakëve, ai më i njohuri, Ligji i 12 tabelave është huazuar nga Grekët e lashtë që ishin në fqinjësi me ta në Jug të Italisë së sotme. Po të shkojmë akoma më tutje në kohë, thuhet se Spartanët vendosën rregulla të prera që të mos lejonin huazimin e ligjeve dhe zakoneve të të tjerëve, që do të thotë se ka ekzistuar shqetësimi për prishjen e botës spartane prej huazimeve të ligjeve të të tjerëve. Autorë si Pospisil kanë shprehur mendimin se ligjet romake e kanë bazën te Kodi i Hamurabit i cili ka ardhur nëpërmjet rrugëve të ndryshme. Pastaj historia e ri-shpërhapjesë të së drejtës romake në shekullin XI na flet për një fenomen shumë të rëndësishëm. Në njërën flet për faktin se e drejta romake kishte dalur gjerësisht nga perdorimi, pra ajo ishte zëvendësuar nga të ashtuquajturit në mënyrë të padrejtë ligje barbare, dhe në anën tjetër për rikthimin e kësaj të drejte tashmë të mbarsur deri diku me shpirtin filozik të krishterë, por që herë pas here dukej sikur kundërshtonte këtë të fundit. Histori të ngjashme me të drejtën që ndodhën ne botën perëndimore ndodhën dhe në

4

Page 5: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

pjesën tjetër, që ishte Lindja e Perandorisë… Bizanti sot shëmbellen simbolikën e prapapsekaneve politike, të një prapammbetje morale etj, por këto janë klasifiikime të bërë kohë më vonë nga historianë dhe studiues të së drejtës dhe politikës. Historia e së drejtës në Bizant është ndër më të koklaviturat. Shkurtazi mund të themi se këtu gjejmë sërishmi traditën e marrjes të së drejtës “nga jashtë” dhe përshtatjen e tyre me realitete të reja sociale e politike. Dhe këtu sikurse na bënë me dije Ëaston, shpeshherë ligjet nuk ishin në përputhje me realitetin social e politik, madje shumë prej ligjeve qëndronin formalisht në këmbë pa u mëtuar zbatimi i tyre…

Dinamika e shndërrimeve të sistemeve politike dhe ligjore vijon në mënyrë të pandalshme, herë duke pasur vijime e herë duke pasur ndryshme rrënjësore. Bashkë me ardhjen e Perandorsë së Car Dushanit në këtë rajon kemi dhe një sistem tjetër ligjor. Edhe ky kod kaq shumë i përfolur, vijon të përfaqsojë një traditë byzantine, ose më saktë një përshtatje krejt të thjeshtëzuar të kësaj tradite… Marrja e ligjeve të një shoqërie tjetër për një shoqëri tjeër feudale nuk konsiderohej e papranueshme për sa kohë ajo respektonte traditat religjoze dhe ndarjen klasore të shoqërisë. Për më tëpeër, shoqëritë feudale dhe parafeudale, nuk e konsideronin si prapambetje as huazimin e sistemeve ligjore dhe as ekzistencës e disa sistemeve ligjore paralel me njëra tjetrën. Do të ishte shteti modern i cili do të kërkonte me ngulm që një shtet të kishte një gjuhë, një idenditet kombëtar, një sistem ligjor të mriëpërcaktuar. Po a mundi dot që shteti modern i ndërtuar mbi baza kulturore kombëtare, të shkëputej nga tradita e huazimit të sistemeve ligjore që vinin prej shoqërive të tjera? Këtu fillon të hedh shtat një prej paradoksesve. Në vendet si Shqipëria dhe kombet e tjera që po lindinin iu duhej që në njërën anë të prodhonin një indenditet të bazuar në thellësinë e kohës në mënyrë që të krijonin një kufi simbolik dhe imagjinar me mite e histori mitike. E gjithë kjo prodhimtari intelektuale kishte për qëllim të vetëm të krijimit të një idenditeti të përvecëm, dhe e lashta merr atributet e të duhures dhe në anën tjetër shtete të ndryshme ndjeken rrugë të ndryshme për ndërtimin e sistemit ligjor. Fjala vjen Mali i Zi që mbahej si ndër vendet më të “prapambetura”, vendosi që në krye të reformës ligjore të ishte një ekspert i së drejtës që ishte inspiruar nga shkolla e Savinjiës, sipas së cilës e drejta duhej që t’i përshtatej kushteve historike të një populli, me pak fjalë asaj që në termat të ndryshëm mund të quhet në përputhje me “kontekstin kulturor”. Ky personazh do të ishte Valtaza Bogishiq…. Në historinë e importimit të së drejtës nga vendet e tjera, shtetet Ballkanike si Shqipëria, Mali i Zi, Kosova tashmë… kanë një veçori krahasuar me shtet e reja kombe post-koloniale. Në shumë prej vendeve post-koloniale zuri vend një paradox tjetër. Elita nacionale e atyre vendeve jo vetëm që “mori atributet e agresorit”, duke marrë në të shumtën e rasteve teknikat e pushtetit dhe qeverimit, por dhe sistemin politik në tërësi duke I dhënë emërtime të ndryshme, dhe bashkë me to huazuan dhe sisteme ligjore prej vendeve perëndimore. Pati dhe shoqëri të cilat kërkuan që sistemet ligjore të zëvëndësoheshin me traditat lokale por prapseprapë përfutja këtij sistemi ligjor në një kuadër të shtetit modern solli dhe shndërrimin e kësaj të drejte në një instrument pushteti të elitës së re politike e cila lidhjet më të forta doli ti kishte me ish-qeveritarët apo kompani transnacioanle që në fund të fundit nuk përfaqsonin aspiratat e dkurshme për liri…

5

Page 6: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

Shqipëria përfaqson një rast shumë specifik në këtë drejtmi. Së pari kemi një tendecë që elita politike shqiptare vijon sot e kësaj dite ta ketë, për të dëshmuar që është më Europiane se sa vetë Europianët. Kjo dukuri I ka rrënjët në një histori shumë të gjatë dhe nuk është vetëm një histori Shqiptare por së paku është Ballkanike dhe mund të shtrihet dhe më gjerë. Ndryshimi qëndron se në rastin e elitës shqiptare duke qenë e vetëdijshme se shumica e popullsisë është muslimane dhe kjo nuk ishte capital poziti që mund të përdorej në “Perëndim” atëherë duhej dëshmuar që në jo vetëm që sjemi mulsiman, por jemi pjesë e një idenditeti esecialist Europian e për rrjedhojë marrja e ligjeve prej perëdimit, ishte mbi të gjitha në një dëtyrë për ta civilzuar apo më saktë sic shprehej në një prej gazetave të kohës A. Zogu për ta oskidentalizuar shoqërinë shqiptare, dhe vetë termi “oksident” dhe “oksidentalizim” e kishte klasifikuar tashmë shoqërinë shqiptare që po krijonte një shtet, si inferioire, feminore, që kërkonte kujdes dhe duhej të rritej. Logjika e këtij klasifikimi është e thjeshtë, krejt binare. Bota në të cilën operon Njeriu Shqiptar është Binare. Perëndimi-Lindje. Perëndimi është i Civilizuar, Lindja e Paciviluzuar. Pas Luftës së Dytë Botërore vendet shkëmbehen për pak kohë. Pastaj rithkehemi te e njëjta skemë pas një periudhe të shkurtër vet-referenciale, ku më tepër ndarja kryesore është në mes të Kaluarës dhe të Tashmës Socialiste. E kaluara para-socialiste klasifikohet si e prapambetur, ndërsa e tashmja socialiste si e ndritur… Në perudhën që jetojmë në diskursin politik dominon ideja e një Perëndimi të civilizuar dhe një Lindje dhe vetë Shqipërisë si inferioire që kërkon të mbartet drejt një sistemi perëndimo. Rreziku I kësaj analize që po bëj është keqkupthet sikur po kërkohet të vëtetohet e kundërta. Duke replikuar me faktin se ne jemi barazimishte lindje dhe që lindja është e civiluar, apo që Shqiptarët janë më shumë apo barazimisht të cililizuar. Mendoj se e gjithë kjo gjuhë është e njëjtë vetëm se shndërrohen pozicionet. A kanë rëndësi pozicionet sikurisht që po për nga ana sociale sepse ato ndikojnë në krijimin e idenditeteve. Port ë rrimë dhe pak në këtë analizë të thjeshtëzuar strukturaliste. E gjithë ftesa jonë është që të dilet përtej këtij qërthulli binar, pse vetë realitet dëshmon më shumë pluralitet, shumë më pak “esenca” dhe shumë më shumë “shoqëri”.

Po të bëjmë një krahasim me historisë së huazimeve të bëra nga elita politike shqiptare dhe asaj në vendet post-koloniale, ndryshimi qëndron në faktin se elita shqiptare ka bërë përpjekje për të marrë ligje nga shoqëritë që sipas një pikëpamje “organike” shqiptarët bëjnë pjesë dhe duhet të bëjnë pjesë kulturalisht dhe që kjo njësi është më e madhe se sa vetë kombi, që ëshë qyteterimi europian. Po më duket se qëndrimi ndaj Europës si qytetrim dhe ai ndaj Europes Polike, në jo pak herë është karakterizuar nga një qëndrim të themi skizofren i përfaqsuar nga kompleksi urretje-dashuri, të dyja këto shpeshherë të skajshme në vetevete. A nuk ndodh që Europa herë të shihet si djepi I qytetrimit dhe në anën tjetër dhe e degjenerimit moral, apo klishe si Europa Plak, e kurvë etj të gjendura dhe të përhapura nëpër shoqëri, po për këtë kompleksitet nuk mund të ndalemi gjatë, por mund të bëjmë një pohim që ai ka shërbyer si një mekanizëm pushteti dhe është artikuluar herë njëri e herë tjetri aspect prej lidera mesianik, që kanë qenë dominant në politikën shqiptare.

Ndryshimi me shoqëritë e tjera ballkanike dhe sidomos me atë Malazeze qëndron te fakti se nuk shikohet nevojshme që të njihet konteksti lokal, ose dhe kur kjo bëhët është në mënyrë krejt sipërfaqsore apo për shkak të mungesës së kapacitetve shtetërore për të

6

Page 7: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

implementuar një politkë të caktuar ligjore dhe ekononmike. Me pak fjalë venomet në Himare apo lejimi i heshtur i kanunit në pjesë të ndryshme të Shqipërisë bëhet pë shkaqe krej pragmatise qeverimi me kosto sa më të ulët dhe jo si një qëndrim politik për të ndjekur një rrugë të mesme në mes asaj që është “lokale” dhe asaj “perëndimore”. Në këtë mjedis kaq të deshiruar për të tjetërsuar traditën lokale, apo të themi për ta emancipuar shoqërinë shqiptar, shfaqet dhe një grup tjetër intelektualësh që duhen veçuar me kujdes. Ky është grupi i intelektualeve të shkollës do ta quaja antropologjike të shkodrës, të dominuar kryesisht nga priftërinjtë franceskan dhe jezuit, të huaj dhe shqiptar, të cilët nuk e klasifikonin kulturën juridike tradicionale medoemos si një prapambetje, por e shikonin me shumë respekt dhe nuk mohonin mundësinë që këto ligje lokale të mund të shndërroheshin në ligje kombëtar. Ndër më të njohurit në këto qëndrime mund të rindisiime Gjergj Fishtën… (shih te hyrja në Kanunin e Gjecovit), vetë Gjecovin. … Ernest Koliqin… Se nga kanë ardhur kjo ide është pak e vështirë që për të gërmuar deri në fund. Megjithatë mund të ngremë ndonjë mëtim. Së pari mendoj se një rol të rëdnësishëm në këtë qëndrimmbajtje ka luajtur origjina e tyre krahinore, e një pjese të këtyre studiuesve, të cilët duke qenë shumë të lidhur me idenditetin e tyre krahinor mbrojnë dhe ato vlera lokale si të duhura. Kujtojmë këtu qëndrimin e një prifti të kësaj zone që pyetjes së Edti Durham se si do të vepronte ai pot ë mos ishte prift lidhur me egzogaminë ai la të kuptohet se do të rrespektonte traditën lokale (shih DURHAM: ) Së dyti, këta priftërinjë kanë në formimin e tyre jo vetëm kur flasim për traditën juridike, por dhe për kulturën tradicionale në përgjithsi, mbajnë të njëjtin qëndrim. Pra përkojnë që të kultvojnë kulturën tradicionale dhe ta shndërrojnë atë në një kulturë kombëtare dhe do të thoje dhe pse mund të kritohen për një natyre konservatore, sërish në themel të qëndrimit të tyre bie në sy një ndikim i etikës humaniste, sipas së cilës flitet me shumë kujdes për kulturën e ‘tjetrit’. Së treti, ky qëndrim ka mundësi që të jetë shumë më i ndikuar nga shkolla herderiane e cila mban në themel të saj njohjen dhe kultiviimin e ‘shpirtit të kombit. Së kartërti, të gjithë këta autorë janë të shpënguar nga kompleksi i të shfaqurit si më perëndimor sesa perëndimorët, përsa kohë nuk vuajnë kompleksin e tradhëtarit ndaj qytetrimit perëndimore, përkundrazi ata tashmë ndihen krenar për rezistencën që I kanë bërë presionit Otoman dhe janë të vetdijshëm për kapitalin social që si grupim religjoz dhe krahinor kanë mund të akumolojnë në kohë. Krahas këtij grupi, kemi dhe qëndrimin e bashkësive të tjera fetare. Por ajo muslimane duke se bënë përjekje të vazhdueshme për të ruajtur një vijim të traditës së sheriatit… por kjo del jashtë kontesktit të këtij botimi, për sa kohë jemi duke folur për raportin në mes asaj të huazuar dhe asaj të ashtuquajtur lokale. Edhe kjo temë kërkon shumë më shumë debat. Megjithatë për këdo që ka dëshirë të njohë sadopak rreth këtij qëndrimi do të referoja si studime shumë intersante ato të realizuara nga Nathalie Clayer…

Debate teorikeBaroni Monteskie te libri i tij i njohur si ‘De l’esprit des lois’ (1748) do t’a shikonte si një çudi nëse ligjet e një shoqërie do të funksionin në një shoqëri e cila e ka institucione sociale të ndryshme prej asaj nga vjen ligji. Ndërkohë Jean-Jacques Rousseau's të njëra ndër veprat e tij më të njohura Du contrat social (1762) nuk e mohon fare mundësinë që ligji të mund të transplantohet dhe nuk sheh ndonjë problem lidhur me këtë. Madje transplantimin e ligjeve e shikon si një dukuri normale dhe për këtë ai i referohet histories sidomos asaj të Antikitetit dhe Mesjetës. Për këtë autorë janë faktorë të tjerë që

7

Page 8: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

përcaktojnë fatin e funksionimit dhe të legjitimimit të ë drejtës shtetërore, si psh. kriteri që ligji të jetë produkt i vullnetit të përgjithshëm. Por duhet kujtuar dhe një detaj tjetër lidhur më këtë autor. Në një letër që ai i dërgoj polakëve kërkonte që ata të mbronin traditat e tyre nacionale (shih te BERLIN: pp. si një reagim ndaj influencës Ruse, dhe një qëndrim i tillë mund të na ftojë të mendojmë se Rousseau kishte parasysh që transplantimi të bëhej në kushte lirie.

Pak kohë më vonë shfaqet një shkollë e cila si pasuese e përqasjes Herderiane mbi kulturën dhe shoqërinë, do të vinte shkolla historike gjermane mbi të drejtën me përfaqësuesin kryesor Friedrich Carl von Savingny (1779-1861), i influencuar nga mesuesi i tij Gustav Hugo, mbronte idenë që ligji mund të zbulohej vetëm nga dedukstioni racional prej natyrës së njeriut. Filozofia ligjore e bazuar te folkgeist do të këmbëngulte me forcë se ligjet duhet të ishin produkt dhe në përputhje me karakterin e popullit që i adresoheshin. Thënë ndryshe fakti që ata kundërshtonin mundësinë që ligji të jetë produkt i një disa rregullave abstrakte të vendosura nga një autoritet ligjor në mënyrë abstrakte kundërshtonin bashkë më të dhe mundësinë e praktimit të transplantimit mekanik të ligjeve. Ndër studiuesit e njohur të së drejtës që ngul këmbë këmbë ta paraqesin transplantimin si një process krejt normal dhe si formën kryesore e ndryshimeve ligjore në botë citohet të jetë Alan Ëatson i cili ka krijuar pasuesit e tij.

Në shkencat sociale të cilat morën hov sa më shumë që theksi vihej të konteksti lokal dhe te kultura ose thënë ndryshe kur kultura zuri vendin e religjonit, atëherë debati u përvijua në mes relativistëve kulturor dhe universalistëve. Sa i takon ligjit, sikurse dhe debatit mbi aspekte të tjera kulturore, si formave të qeverisjes, sistemit ekonomike, u vu re një ndarje në mes atyre të cilët kërkonin që nëpërmjet universalizimit të legjitimonin faktin se shtetet dhe shoqëritë mund të kenë një sistem juridik dhe politik të njëjtë, ndërsa në krahun tjetër studiues të ndryshëm ngulinin këmbë që s’ka asnjë arsye që të kërkohet uniformizimi i kulturave përkundrazi diversiteti kulturor duhej parë si gjendje e “natyrshme”.

Ndërkohë në antropologjinë juridike janë zhvilluar debate mbi natyrën e ligjeve të transplantuara. Një vend të nderuar në këtë perspektivë zënë antropologë që janë influencuar nga mendimi kritik. Në antropologjinë juridike sot janë pëdrorur disa koncepte kyçe si akulturimi ligjor, kolonializimi ligjor etj (shih te ROLAND: 1988. Ndërkohë në kuadër të antropologjisë kemi rrijtjen e rolit të përqasjes së pluralizimit ligjor, që sipas kësaj pëqasje teorike kërkohet që të mos ndiqet më ideje se një shoqëri dominohet nga një ligj shtetëror i vetëm por e një shumësi ligjesh njeherazi (GRIFFITHS, 1986, CHANNOCK, 1985, MERRY, 1988, SIERRA, 1995, SPEELMAN, G. 1995) Kjo perspektivë e prejardhur nga sociologjia e së drejtës (VANDERLINDEN, 1989) ka ndihmuar shumë në dhënien e mundësisë për të kryer studime të mëtejshme që lidhen më shumë me faktin se çfarë ndodh relalisht në një shoqëri dhe jo vetëm se çfarë thuhet zyrtarisht në atë shoqëri.

Në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka pasur një debat mbi këtë temë. Në pjesën më të madhe juristët apo ekspert e ligjit janë kujdesur që të lexojnë deshirën e politikës dhe prej këtu janë nisur për të plotësuar kuadrin ligjor. Jo vetëm kaq, tashmë vendee si Shqipëria dhe

8

Page 9: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

Kosova kanë për detyrë të përafrojnë legjislacionin me legjislacionin Perëndimor në kuadër të filozofisë së harmonizimit ligjor, që synon në vetevete krijimin e një universi dhe komuniteti ligjor. Të menduarit ndryshe apo kritik ndaj kësaj përqasjeje mund të marr disa etikeme: të ndryshme apo të gjitha njëherësh mendim arkaik, antiperëndimore, anarkist, nacionalist (BARDHOSHI: 2009, 2010). Sllogani mbizotrues është se “Përderisa rrota ekziston s’ka kuptim që ajo të shpiket”. Imagjinata juriprudenciale dhe ndërtimi i normave mbi traditën lokale janë parë si të panevojshme për t’u zhvilluar. Për këtë është ndërmarrë një projekt kërkimor ndërdisiplinor i quajtur “PERËNDIMI I TRANSPLANTUAR”, i cili zhvillohet ngë kuadër të projektetve kërkimore të qendrës për kërkime sociale dhe ligjore “, Ligji, Norma, Tradita”, pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Lidhur më këtë në debatin mbi transplantimit e sistemeve ligjore janë përvijuar debate bashkëkohore që janë hapur në kuadrin e post-socializmit. Në njërën anë qëndrojnë autorë të cilët e shohin transplantimin si një proces normal , madje e shohin si të vetmen rrugë drejt progresit. Për këtë ata vënë theksin te fakti se ligjet transplantohen jo për shkak të pushtetit apo të imponimit por për disa arsyje të tjera siç është fjala vjen prestigji që gëzon ligji apo vendi që ka prodhuar këtë ligj. (Si shembull klasik merret mënyra se si u ringjall e drejta romake në Europë (shek XI e në vijim) apo rasti Kodit Civil të Napoleon Bonapartit etj}. Në anë tjetër qëndrojnë qëndrojnë autorë të cilët mendojnë se ky aspekt nuk ka të bëjë fare ose është shumë dytësor në raport me rëndësinë që ka pushteti i ushtruar për të realizuar transplantimin e sistemeve ligjore. Këta të fundit ngulin këmbë se vendet e dobëta ekonomikisht e përdorin “transnacionalzimin” apo “perëndimorizimin” si një faktor që i mban në këmbë qeveritë dhe elitat nacionale të cilat nuk është se besojnë shumë te këto vlera se sa e shohin si një përqasje pragmatiste për të legjtimuar pushtetin e tyre (GUPTA: 1999).

Teori e centralizimit ligjor përkundrejt asaj të pluralizimit ligjor

Si thotë dhe Tëining, Ligji Post-Vespalian, ka si vecansi të tij faktin se kërkon që të eleminoj cdo sistem tjetër ligjor. Por ky nuk është thjeshtë një qëllim I ligjit, por kështu mësohet dhe përhapet si dije dhe nëpër institucionet ku përgatiten profesionistët e ligjit. Mësimi kryesor është se cdo gjë që nuk parashikohet në ligj është ose kundraligjit ose dicka e cila nuk mund të merret asesi si një kuadër ligjor. Ndërsa fakti që lejohen veprimet të tjera të cilat nuk janë shpallur të kundraligjshme nuk duhet ngatërruar me dukurinë e pranimit të një sistemi të ri ligjor. Mund të pranohet se një akt nuk është i kundraligjshëm, por nuk do të thotë kurrsesi se ai në vetevete është i ligjshëm. Ndërkohë sociologët fillimisht e me vonë antropologët e së drejtës kanë këmbëngulur në idenë që në shoqëritë njerëzore karakteristikë e saj nuk është homogjeniteti ligjor, por e kundërta. Për rrjedhojë në një analizë socioloigjike e po ashtu antropologjike të së drejtës nuk duhet bërë ngatërrime në mes asaj se cfarë është ligj bazuar te kriteret ligjore të shtetit por bazuar te pasojat sociale që norma juridike sjell në vetevete….

Steoriotipe kulturore dhe ligjiShqipëria është e vendosur gjeografikisht në Ballkan dhe në Mesdhe. Të dy këto rajone kanë nënrajonet e tyre dhe secili prej tyre përbëhet prej indenditetesh të tjera kolektive.

9

Page 10: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

Ajo cfarë bie në sy se të dy këto rajonë në sytë e Botës Perëndimore tashmë të reduktuar në kuptimin e saj ka pasur dhe ka disa karakteristika, që në fakt janë më shumë steoriotipe. Hersfield na flet për këtë dukuri edhe në mes të komunitetit të antropologjisë së mesdheut e cila ka dështuar në shumë raste për të evituar pikërisht të operuarin nëpërmjet steriotipeve, madje herë pas here vetë antropologjia e mesdheut ka shërbyer pa dashje në legjitimimin e këtyre steoritipeve. Në vija të përgjithshme ekzistonë deri në një shkallë besimi se njerëzit e Mesdheut dhe ato të Ballkanit kulturalisht e meritojnë sistemin e korruptuar, dictatorial dhe jo demokracinë. Shembull për këtë sjellin faktin se në këto vende ka “amoralitet familjar”, ku punët e shtetit janë në shërbim të familjes, sjellin në vëmendjen kompleksin e Veberit që Mesdheu është vendlindja e demagogjisë dhe arrihet deri aty sipas Herfield saqë legjitimohet fakti se përse në Greqi, ardhja e Juntës është dicka e mirë. Ky debat tashmë do të shtrihet edhe me tej pas të ashtuquajturit revolucion jasemin, diskursi rreth të cilit domoninohet nga steriotipe e klishe të prodhuara nga diskursi perëndimor dhe ai vendor mbi radikalizmin islamik, dhe prapambetjen kulturale të këtyre rajoneve Mesdhetare.

Për Ballkanin valët e mendimit perëndimor janë të ndryshme dhe shumë dinamike. Sërish interesi është shtuar për të shpjeguar pse ndodhi shpërthimi i dhunës nacionaliste, e do të thoja se do të vijojë edhe për shumë kohë. Janë bërë sa e sa kërkimi në shkencat politike, antropologjike e historike me qëllim për të shpjeguar një fenomen të tillë. Në jo pak raste përqasjet janë kulturaliste esencialiste duke e paraqitur ballkanin dhe banorët e ballkanit si një shoqëri dikur tribal, e prapambetur, në rastin e Shqipërisë si një shprehje gjeografike sipas shprehjes së Bismarkut, e në jo pak raste harrohen element parësorë që janë krejt të prejardhur e të lokalizuar dhe se vetë Ballkanizimi si një term që ka në bazë steoritipin negative të coptëtimit të territoreve në mënyrë të dhunëshme dhe të pakuptimtë, duke harruar e mos zënë në gojë qëllimisht ose jo faktin, se popujt e Ballkanit ndër të tjera janë produkte të raportit të forcave sa rajonale dhe globale dhe në këtë mënyrë ato as nuk është bërë fjalë që të binden se këtu duhet ndaluar, dhe se gjithmonë, pavarsisht krenarisë kombtare të secilit komb të rajonit, ato nuk kanë qenë as më shume e as më pak vecse shtete kliente të një shteti a aleance shtetesh dhe se vetë forma e qeverimit të tyre, sistemi ligjor e deri dhe vlerat morale e kulturore janë klasifikuar dhe përcaktuar përsëjashtmi. Dhe e gjithë kjo nuk mund të ndodhte që të mos linte pasoja mbi vetëpërceptimin kolektiv të këtyre shoqërive, dhe të tjetrit përfshi këtu mikun apo armikun.

Lidhur me vështrimin që i bëjnë studimet historike, antropologjike dhe politike shoqërisë shqiptare në një pjesë të madhe dominohet nga keqkuptime të thekshme të cilat duam apo nuk duam ne kanë ndikuar dhe në pritëshmërinë dhe në mënyrën se si është parë politika shqiptare dhe shoqëria shqiptare. Si studiues I së drejtës kanunore jam gjendur mes dy vështrimesh krejt të kundërta. Në njërën janë janë botimet albanoligjike shqiptare të cilat këmbëgulin se shqiptarët nuk janë aspak një shoqëri tribal, por ka vetëm reminshenca, mbitjetoja apo grimca të së kaluarës tribal e këto më shumë janë në viset rurale. Ndërkohë studimet post-socialiste mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët, media dhe kinematografia perëndimore është këmbëkryqëzuar mbi idenë e një shoqërie segmentare, tribale, kanunore, e temat më të preferuara që në të njëjtën kohë janë dhe më të tregtueshmet janë gjakmarrja, virgjnat. Ndërsa thuhe cektazi se shoqëria kishte ndryshuar

10

Page 11: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

gjatë komunizmit pak studime ndalen vërtetë te ndryshimet që ka sjellë ‘moderniteti shtetëror’ ose jo shtetëror dhe më shumë opinion-bërësit përëndimor ndalen te temat ekzotike…

Të gjitha këto përcaktime të vërteta ose jo kanë sjellur në vëmendje faktin se këtu duhen reforma të thella ekonomike nën besimin neoliberial se pot ë ndryshojnë raportet ekonomike do të ndryshoje dhe ato sociale, besim i cili është po aq markësist dhe ska dyshim se mund të vendosen nën ombrellën e përcaktimit të determinizmit ekonomik. E këtu është absurdi tjetër sepse nga një përqasje kulturaliste kalohet në një përqasje materialiste…dhe si instrument për ndryshimin e cdo gjëje kërkohet drejpërdrejt ose tërhorazi të realizohet nëpërmjet ligjit. E kështu në njërën anë flitet për ofertën ekonomike, në të dytin rastin për demokracinë e së treti për rule of laë… (NADER, 2005)

Importimi i ligjeve si dhuratë: Dhuratë popujve të pamaturuar për të lejuar në liri

Periudha post-socialiste është karakterizuar nga shumë dukuri. Ndër to kemi përmendur tashmë proceset demokratizuese, integruese, harmonizuese. Në plan të parë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar vendet ish-socialiste drejt demokratizimit duket sikur udhëhiqen nga etika humaniste, që sipas meje, është qëndrimi më i pranueshëm përsa kohë nuk kërkon të përdorë dhunën në tjetërsimin e tjetrit. Pra thënë ndryshe, etika humaniste nuk le asnjë gjurmë të kanibalizimit kulturor. Ndërkohë që në nivel praktik ide si europianzimi, demokratizimi etj, janë sistemi klasfikimi dhe mirëfilli janë përdorur si instrumenti pushteti. Së pari këto koncepte të (keq)përdorura kanë mundësuar klasifikimin e qytetërimeve në të maturuar dhe jot ë maturuar, demokratik e jo demokratik. Prej këtej nënteksti është se kemi të bëjmë me stade zhvillimi që janë pjellë e llogjikës evocioniste lineare për të mos shkuar më tej. Kësisoj këto koncepte të perdorura si instrumente pushteti, kanë shërbyer për legjitimin e shumë reformave dhe politikave që kanë sjellur cënimin e shumë vlerave humane. Sa për të ilustruar, vlen për të përmendet industria e pasosshme e reformave në emër të kalimit nga bota lindore e cila ka marrë kuptimin e profanes drejt perëndimores që tashmë përfaqson të shenjtën. Në këtë kuadër ashtu sikur është folur për religjione shekullare si komunzimi dhe nacionalizimi, s’do ishte e tepër të shtohet këtu dhe një religjion i ri që është europianizimi, i cili po shërben për klasfikime në mes shoqërive dhe njerëzve, si dhe në mes botes dhe për vetë faktin se vetë Europa ka marrë për disa vende atributet e të shenjtës-shekullare. Kësisoj në vend të Eurpianzimi të inkurajonte mendimin kritik mbi nevojanë apo jot ë huazimit të ligjeve ai krijuar të kundërtën e kësaj mundësie. Kushdo që mendon të vëjë në dyshim që në perëndim ka ligje të mira, mund të klasifikohet nga përfaqsuesi i sistemit si një njeri që së paku nuk kupton se ç’është e duhura dhe në rastet ekstreme si një ‘blasfimist’ që meriton të ekskomunkohet për mendimet e mprapshta që mbart. Në anën tjetër, I gjithë ky diskurs ka sjellur dhe infatilizimin e shoqërive perëndimore të cilat gjithmonë gjinden të pragu i Europës, por nga që janë të vonuara, ato marrin trajtën jo më të një fëmije si një filiz që mund të rritet shpejt, por tashmë sit ë një të vonuari, ose më saktë si një të njeriu me zhvillim të vonuar. A nuk mburren shumë prej vendeve të vonuara që janë dhe qytetrime të lashta, biles dhe më të lashta se sa vendet europiane?! E pra, vendeve perëndimore nuk iu ngelet gjë tjetër vecse tju japin më forcë recite se si vendet lindore të zhvillohen vecse

11

Page 12: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

ato do të duhen që ti marrin ato me dëshirën e tyre, e gjithë kjo për të vlerësuar historinë e tyre, që nënkupton vjetërsinë në eksiztencë por jo domodoshmërit në cilësi. Në antropologjinë social-kulturore është shumë e njohur teoria e dhuratës dhe koncpetimi i dhuratës duke përfshirë këtu pikëpamjen që shoqëria nuk është gjë tjetër veçse një sistem shkëmbimesh do ta na ndihmonte për të kuptuar më tej instruktimin e dërgesave ligjore dhe impaktin social të tyre (MAUSS, LEVI-STRAUSS:.) Nëse dikush mund të kenë guxuar për të folur për një ekonomi dhurate dhe për më tepër që dhurata ka pasur një qëllim, që nuk ishte aspak ai i menduar në pamje të parë- ai altruist- a mundet që ne të guxojmë që të shikojmë idenë e importimit të ligjeve si një përpjekje për ta inkuadruar faktin që disa shoqëri i marrin ligjet e zhvilluara tashmë ashtu si duhet si një formë dhurate? Nga e niset ky arsytim disi në dukje i vështirë për tu vërfikuar empirikisht.

Diku tjetër është trajtuar shumë shkurtimisht ideja që periudha e kalimit të shoqërisë nga shoqëria socialiste në shoqërinë kapitaliste do duhej parë në kuadër të një ritual kolektiv nga një botë e ndyrë në një botë të përkryer, nga profanja te e shenjtja ose së paku e shenjtëruara. Nëse e pandërgjegjshjma kolektive e krijuar në këtë mënyrë ndoshta me qëllime krejt humane dhe të themi në thelb vërtetë liberale, a nuk mund të na bëjë kjo të mendojmë se ky klasifikim që është pjellë e llogjikës Ëest and the Rest, ka pasjellë dhe nevojën për të parë mënyrën se si ky legjërim ka krijuar impaktin në formësimin e idenditteve lokale të cilat të krijuara nga lart, dhe nëpërmjet politikave kallp, kanë krijuar kategori se vendasit janë të tjetërsuar, të dehumanizuar dhe për rrjejoë të fëmijëzuar. Por nëse do ta pranonim që në fillim terreni ishte fertile për këto ide a nuk mund të ngremë dhe dyshime që këto ide u shndërruar de-facto në projekte të cilat dëmtuan rëndë ecurinë sepse nga një prezumim u kalua në një fakt të kryer dhe për rrjedhojë të klafikuarit e vendeve pothuajse si tabula rasa, solli në vetvete idenë që bashkë me materien do të duhej dërhuar atje sisteme idesh, ndër to shumë ligje, për mbushur “vakumin”. Kësisoj ligjet në post-socializëm zëvendësuan ligjet që ishin në funksion të inxhinerisë socale, dhe kështu ligjet që kishin si projekt krijimin e botës së re, u zëvendsëuan me ligjin që kishte po prapë qëllim krijimin e botës ideale europiane.

Po e gjithë kjo a nuk ngjan deri diku, së paku, me idenë se ligjet janë dhuratë e zotit, ide dominante në shoqëritë tradicionale të cilat Zotin e tyre kryesor e kishin krijuar për të ruajtur rendin dhe për këtë iu kishin njohur të drejtën që ato të krijonin ligjet. I gjithë kjo analzië vlen nëse I rrimë idesë që Zoti dhe zotërat janë koncepte kulturore dhe sit ë tilla dhe Europa, Europianzimi në dukje pamje më reale, po në fakt më të shterpta si ide. Thënë thjesht a nuk rezulton se nga shoqëria tradicionale me Zot-krijues të ligjeve ishte kaluar në shoqëri me një Mesues (simolika e iluminizmit) dhe tashmë nga Mesuesi i ashpër që kishte zëvndësuar me shumë mund një zot gjeloz në kuptiminn Gellnerian, që s’pranonte kritika dhe negocime qoftë dhë për dhuratat, vecse falenderimeve dhe blatimeve, tani gjendemi në situatën që Perëndimi një hapësirë e patrajtë, shndërrohet në simbolikën e zhvillimit, në pasqyrën dhe imazhin ideal. Dhuruesi është i pëgjithshëm, njerëzor, dhe përfaqson simbolikën e arritjes konkrete të llogjikës së zhvillimit dhe mbi të gjitha simbolika e lirisë. Por që këtij dhuruesi tashmë nuk mund t’i thuhej jo. Dhurata duket se ishte vetëm një drejtimshe dhe përfituesi ishtë marrësi i tyre ose së pakur përfituesi kryesor. Po dhuruesi a përfiton ndonjë gjë prej kësaj ideje aq më tepër që i

12

Page 13: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

është dashur që të shpenzojë shumë kohë dhe energji për një gjë të tillë. Nëse po cilat janë përfitimet? Kjo kërkon një analizë të thellë dhe do të ndihmonte shumë për të lehtsuar zemrat e shumë qytetarëve shqiptarë që ndihen borxhli për këtë dhuratë! Një gjë që të shtyn akoma në theksimin e nevojës për hulumtime të mëtejshme në këtë drejtim është fakti që është krijuar një tabu apo semi-tabu ideja për të diskutuar rreth kësaj ideje nëpërmjet ndonjë skepticizimi. A nuk do të përdorej politikisht e ndoshta dhe në fushën e dijes, fakti që nëse dikush kërkon të shoh përtej këtyre politikave, si një mekanzëm për të bërë klasifikime politike në miq dhe armiq të lirisë… A nuk është tregues fakti që debati mbi këtë temë është thuajse inkezistent. Madje madje sot e kësaj dite klasfikimi në mes figurave të ndryshme në fushën e dijës dhe politikës bëhet bazuar mbi idenë nëse ai ose ajo ka pasur një qëndrim ose jo korrekt ndaj përqasjeve perëndimore. Në fakt, jo se kërkoj që të dal prej qerthullit që vet jam futur, por kam bindjen se pikërisht ky vështim bardh e zi mbi të drejtën dhe mbi vetë proceset importuese të ligjeve ka sjellë në kastrimin e studiuesve të ligjit të cilët janë të detyruar që të jenë thjeshtë një instrument në sistemin e transmetimit të dijes ligjore dhe shumë pak hapsirë përdoret për ta analizuar nëse ligji është i drejtë ose jo. Për fat të keq kjo akuzë do të duhej që të shoqërohje me shumë referenca, por kushdo që ka studiuar ligjin dhe botimet mbi ligjin në shqipëri nuk e ka të vështirë të konstatoj se mendimi kritik ndaj ligjeve të importuara renditet vetëm në mënyrën se si është bërë procesi dhe në faktin se ato nuk kanë ardhur si duhet…Meqë jemi të dhurata dhe tashmë kemi folur për idenë që europianzimi jo vetëm që pengon demokratizimin por më tej akoma bënë vlen si një skemë e madhe që kërkon të mbulojë apo përfshijë njerëhesh komunzimin dhe nacionalzimin. A mund të të ngremë dhë një tezë tjetër që dhurata krijon raporte vartësise. A nuk ndodh që dhuruesi në shumë raste shfaq qartazi pozitën e tij ose të saj më të empërm në raport me atë që ka pranuar dhuratën. Këtu është fjala për një dhuratë të natyrës së lemozhës, ndërsa e kunndërta e saj, është sigursht sakrifica që vjen për të dobëtit ndaj më të fortit si një dëshmi e besnikërisë deri në ekstrem…

Ligji si shpikje teknike

Por mbi të gjitha do të ishte më vend të shënohn dy fenomene që edhe këto vështirsisht për të referencuar diku. Së pari luhet shumë me idenë se “ne” pra fëmijët mjeranë madje jetimë, nuk kemi se cfarë të mendojmë sepse rrota. Në një vështim disi verberian, periudha moderne në të cilën jetojmë ka krijuar profesione me punë krejt të ndara e ndër to dhe juristi. Si i tillë krahas punës së juristit për të dhënë drejtësi, ky profesion duket se ka monopolin e dijes juridike. Dyshohet thellësisht se kjo dije është monopol i juristëve apo edhe i ndonjë shkolle të së drejës, sidomos kur bëhet fjalë për raportin me politikën. Juristët në një pjesë të mirë janë thjeshtë lexues dhe shkrues të dëshirave të politikës. Sikurse kanë dëshmuar tashmë studimet kritike në fushën e së drejtës studimi i ligjit i shkëputur prej politikës do të ishte i mangët. Kjo pranohet për vendet të cilat i kanë kushtuar shumë sakrifica lirisë dhe ligjet e tyre i kanë marrë në këmbim të këtyre sakrificave. Po në vendet të cilat në rendin botëror janë klasifikuar si të mituara apo të pamaturuaa sa duhet, pse duhet të besohet se ligjet janë fryt i dijes profesionale? Por nuk është problem vetëm te kjo pikë. Shumica e studiuesve të së drejtës në këto vende e pranojnë sit ë panevojshme diskutimin për krijimin e ligjeve. E kjo për dy arsye. Së pari se ata janë të bindur se në fund të ditës do të jenë politikanët që do të vendosin për këtë

13

Page 14: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

gjë dhe së dyti se këto ligje duhet të jenë në përputhje me dy standarte: me dëshirën e politikanëve që ata përfaqsojnë dhe së dyti me standartet europiane. Këtu ka një garë pë të pasur dhurues lokal (nacional) dhe dhurues të hështur (humbl) të deautorësuar majde që nënkuptohet se është Bota, kjo e fundit e pëfytyryar si bota perëndimore, dmth e duhura.

Po pse gjith ky mllef mbi këtë trajktore të prejardhjes së ligjeve? E gjithë kjo sepse kjo trajktore është shndërruar së pari në një instrument pushteti e cila veprodhohet nëpëmjet idesë së reformave të vazhdueshme, Së dyti sepse ka bërë klasifikime të cilat janë diskriminuese dhe së drejti se ky akulturim ligjor ka nuacat e një ‘kanibalizimi pozitiv kulturor’. Që do të thotë se viktimës i është mbushur mendja madje se e gjithë kjo duhet bërë për të mirën e brezave të ardhshëm dhe sërish për gati një brez tjetër e kaloi jetën në tranzicion si një brez në sakrific që thjesht i duhet të kuptojë funksionin e tij në histori, si një brez kalimtar drejt një brezi tjetër që do të jetoj ashtu si duhet. A nuk ju bënë përshtypje fraza e përditshme. Ne e patëm pot ë paktën të jetojnë si duhet fëmijët tanë.

Kthehemi të trajtesa e ligjit si dije teknike. Nëse ligji është shpikur diku dhe duket se ka funksionuar mirë atëherë ekzistojnë premisat që pot ë merret ai model do të shërbente për të sjellë ato të mira që ka sjellë në shoqërinë në fjalë. Gjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë shërbyer për ta “mishtuar” këtë të ligj. Rasti më tipik është gjakmarrja. Shkëputja e analizimin të fenomenit të gjakmarrjes prej dukurive si: mënyra se si konceptohet personi në shoqërinë kanunore, procesin historic të krijimit të personit dhe pëgjegjsisë, konceptimit të nderit, morfologjinë lokale, historinë lokale të shtetit, zhvillimet në botën transnacionale të së drejtës dhe refklektime lokale të saj etj, do të pamundësonin të kuptuarit e ekzistencës së kësaj dukurie në ditët tona. Dhe pot ë shihet me kujdes të gjithë këta element nuk ka asgjë për tu habitur se përse vijon kjo dukuri edhe në ditët tona. Por në anën tjetër a mund të ngrihet një politikë anti-gjakmarrje duke u bazuar në ndonjë eksperiencë aktuale që po aplikohet në perëndim. Mendoj se si ashtu si vë në pah De Sotto për dukurinë e kapitalizimit të ekonomisë në botën perëndimore ashtu do të duhej të shikohej në mënyrë paralele dhe cështja e gjakmarrjes e cila nuk është luftuar aty për aty me një ligj apo masë repressive të atcastshme, por hap pas hapi….

REFERENCAT

- BENDA-BECKMANN, von Keebet. 1981. “Forum Shopping and Shopping Forums: Dispute Processing in Minangkabau Village.” Journal of Legal Pluralism 19: 117-159.

14

Page 15: Projekti Ide - WordPress.com · Web viewGjëja e parë që harrohet është dinamika lokale e ligjit e mësimit dhe procedurave nga ato historike, rituale e deri pedagogjike që kanë

- BERLIN, Isaiah (1976) Vico and Herder:Tëo studies in the History of Ideas, Chatu&Ëindus, London.

- CHANNOCK, M. 1985. Laë, Custom, and Social Order: The Colonial Experience in Malaëi and Zambia. Neë York: Cambridge University Press

- MONTESQUIEU (1748), De l’esprit des lois, Geneve, Chez Barrilot&Fils, M. D. D, l.

- ROUSSEAU, Jean-Jacques (1762), Du sociel cotract ou, Principes du Droit Politique, Amsterdam, Chez, Marc Michel . Rev. MDCCLXIL.

- GRIFFITHS, John (1986) "Ëhat is Legal Pluralism" in Journal of Legal Pluralism 24: 1-55.

- JACKSON, Sherman A. Legal Pluralism and the Nation State: Romantic Medievalism or Pragmatic Perspective,

- MERRY, Sally Engle. 1988. “Legal Pluralism.” Laë & Society Revieë 22: 869-896.

- ROULAND, Norbert (1988) Anthropologie juridique, Paris: Presses Universitaires de France.

- SIERRA, Maria Teresa. 1995. “Indian Rights and Customary Laë in Mexico: A Study of the Nahuas in the Sierra de Puebla.” Laë & Society Revieë 29(2):227-254.

- SPEELMAN, G. 1995. “Muslim Minorities and Shari’ah in Europe”. pp. 70–77 in Tarek Mitri (Ed.), Religion Laë and Society. Geneva, Sëitzerland: Ëorld Council of Churches.

- STARR, June, and JONATHAN Pool. 1974. "The Impact of a Legal Revolution in Rural Turkey." Laë & Society Revieë : 533-560.

- TËINING, Ëilliam (2004) Diffusion of Laë: A Global Perspektive, Journal of Legal Pluralism, No. 49. pp. 1-45.

- VANDERLINDEN, 1989) Return to legal Pluralism: Teënty years later, Jounal of Legal Pluralism, pp. 149-157.

15