provo veten 5 - albas gjuha 5.pdf2 teste gjuha shqipe 5 test nr. 1 varianti i rubrika 1: pasqyra e...

34
1 Teste Gjuha shqipe 5 5 Botimet shkollore Albas Teste për Gjuhën shqipe Provo veten

Upload: duongdien

Post on 20-Apr-2018

2.963 views

Category:

Documents


215 download

TRANSCRIPT

Page 1: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

1

Teste Gjuha shqipe 5

5

Botimet shkollore Albas

Teste për Gjuhën shqipe

Provo veten

Page 2: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

22

Teste Gjuha shqipe 5

Test nr. 1Varianti I

Rubrika 1: Pasqyra e ditës

Lexo tekstin e mëposhtëm.

Fari Zana vinte me pushime për herë të parë në Shëngjin. Arriti aty në buzëmbrëmje.

Pasi hëngri darkë bashkë me dy vëllezërit e saj, Zana ra të fl ejë. Dera e ballkonit ishte e hapur. Që andej Zana përpiqej të shikonte detin, por atje ishte errësirë. “Fap”-shkrepi një dritëz. Zana u ngrit të shikonte më mirë, por dritëza u shua. “Fap”- u duk përsëri dhe prapë u zhduk.

-Vëllaçko, ç’është ajo dritëz atje? - pyeti Zana.Vëllai zgjati kokën dhe tha: -Deti na e bën me sy. Thotë: Mirëserdhët! Do të bëhemi miq!” Zana u çudit dhe mezi e zuri gjumi. Në mëngjes doli përsëri në breg. Atje pa peshkatarët që u nisën për të zënë

peshk, pa varkat, por syrin e detit nuk e pa. Mezi priti të vinte nata. Doli në ballkon. “Fap”- deti ia bëri me sy. -Ç’bën aty? - e pyeti nëna. -Po shoh syrin e detit, - i tha vajza. -Po ai nuk është syri i detit. Ai është fari. Detarët e kanë vendosur në një

kullë të lartë, mbi një shkëmb buzë detit. Fari ndizet dhe shuhet që kur erret deri në agim. Ai i ndihmon detarët të gjejnë udhën dhe të mos përplasen në shkëmbinj.

Zana hyri në dhomë dhe thirri: -Vëllaçko, ti i ngatërron gjërat! Vëllai s’iu përgjigj. Ai bënte sikur fl inte dhe qeshte me kokën nën çarçaf.

Page 3: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

3

Teste Gjuha shqipe 5

Rretho përgjigjen e saktë.

1. Zana po shkonte me pushime në: 1 pikë a. Durrës b. Vlorë c. Shëngjin

2. Zana në mbrëmje pa: 1 pikë a. Diellin b. Hënën c. detin ç. një dritëz

3. Vëllai nuk i tregoi të vërtetën Zanës, sepse: 1 pikë a. donte të bënte shaka me motrën e tij. b. nuk e dinte për vete. c. nuk kishte kohë t’ia tregonte, sepse i fl ihej.

4. Teksti i mësipërm ka: 1 pikë • 5 paragrafë • 6 paragrafë • 7 paragrafë

5. Në tekstin e mësipërm gjej një dialog dhe shkruaje më poshtë. 1 pikë..................................................................................................................................................................................................................................6. Shkruaj çfarë pa në të vërtetë Zana. 1 pikë..................................................................................................................................................................................................................................

7. Shkruaj përse na shërben fari. 2 pikë...................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................

8. Gjej një fjali dëftore dhe një fjali pyetëse në tekstin e mësipërm 2 pikëdhe shkruaji. Fjali dëftore: _______________________________________________________ Fjali pyetëse: _______________________________________________________

Page 4: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

44

Teste Gjuha shqipe 5

9. Fjalia “Vëllaçko, ç’është ajo dritëz atje”?, është: 1 pikë a. fjali pyetëse tërësore b. fjali pyetëse e pjesshme

10. Fjalia dëftore “Detarët e kanë vendosur në një kullë të lartë, mbi një 1 pikëshkëmb buzë detit”. kumton:

a. pyetje b. urim c. këshillë ç. lutje d. urdhër

11. Fjalia “Do të bëhemi miq”! kumton 1 pikë a. urim b. mallkim c. urdhër ç. porosi

12. Me fjalën mend krijo një shprehje frazeologjike. 1 pikë

................................................................................................................. 13. Gjej një sinonim të fjalës far. 1 pikë

........................................................

14. Gjej antonimin e fjalës buzëqeshur. 1 pikë

.................................................................

15. Gjej tek teksti “Fari” gjej dy fjalë sipas kërkesës së tabelës dhe 2 pikëshkruaji aty.

Fjalë e parmëFjalë e fjalë e prejardhur

16. Plotëso tabelën me përbërësit e fjalëve të dhëna. 12 pikë

Fjala Tema Mbaresa Rrënja Parashtesa Prapashtesadetarëtvendosimpërplasen

VlerësimiPikët 0-6 7-10 11-14 15-18 19-22 23-26 27-30Nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 5: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

5

Teste Gjuha shqipe 5

Qarko përgjigjen e saktë.

1. Paragrafët janë disa fjali. 1 pikë a. e vërtetë b. e gabuar

2. Fjalia “Eh, sa e heshtur është kjo shtëpi pa zërin e vogëlushëve!” , është: 1 pikë • dëftore • dëshirore • nxitëse • pyetëse

3. Fjalia “Puna e mirë, mbaje mend, bëhet me përpjekje.” kumton: 1 pikë a. informacion b. pyetje c. urim ç. këshillë d. lutje dh. urdhër

4. Fjalia “A kanë ardhur të gjithë?” është: 2 pikë a. fjali pyetëse tërësore b. fjali pyetëse e pjesshme

5. Vendos shenjat e pikësimit që duhen. 3 pikëSa këmbëngulëse është mësuesja jonëA kishte ndryshuar MironiZjarrfi kësit arritën në kohë.

6. Shenjat e pikësimit janë vendosur si duhet në: 1 pikë a. në dialogun I b. në dialogun II

I. Nesër do të vish me ne?- pyeti Mirela. - Nuk jua jap fjalën, - u thashë unë.

II. Kur do të shkosh në teatër? pyeti Ela. - Besoj se do të iki nesër, i thashë unë. Po të mos më dalë ndonjë punë.

Varianti II

Page 6: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

66

Teste Gjuha shqipe 5

7. Vendos ku duhet shenjat e pikësimit që mungojnë në dialogun 3 pikëmë sipër. 8. Plotëso. 6 pikë

Fjalia nxitëse kumton: _______________, ________________, _______________.

Fjalia dëshirore kumton: _____________, _________________, ______________.

9. Fjalia nxitëse “Të kujdesemi për gjelbërimin e mjedisit në shkollë.” 1 pikëkumton:

• lutje • ftesë • këshillë • propozim • urdhër • kërkesë • porosi

10. Shkruaj një fjali dëshirore që kumton një urim. 2 pikë

....................................................................................................................................

11. Shkruaj një fjali dëftore që shpreh mendim. 2 pikë

....................................................................................................................................

12. Nënvizo fjalët e folësit në ligjëratën e drejtë. 1 pikë

“ Dëgjoji prindërit, - thoshte gjyshi,- se të duan të mirën.”

13. Kthe ligjëratën e zhdrejtë në ligjëratë të drejtë. 2 pikë

Ela tha se duhet të ecnim më shpejt. ....................................................................................................................................

Rretho përgjigjen e saktë.

14. Shprehja frazeologjike “U tret si kripa në ujë” zëvendësohet me fjalën: 1 pikë a. u largua b. u zhduk c. humbi

Page 7: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

7

Teste Gjuha shqipe 5

15. Fjala ngadalë nuk është sinonime me: 1 pikë a. butë

b. lehtë c. fatmirësisht ç. lehtësisht

16. Fjalori është një libër në të cilin fjalët renditen sipas alfabetit. 1 pikë

a. e saktë b. e gabuar

17. Nënvizo përgjigjen e saktë: Fjala padurim është: 1 pikë

a. fjalë e parme b. e prejardhur c. e përbërë

17. Plotëso tabelën me përbërësit e fjalës. 10 pikë

Fjala Tema Mbaresa Rrënja Parashtesa Prapashtesa

ëmbëlsi

përmirësoj

VlerësimiPikët 0-7 8-13 14-19 20-25 26-31 32-36 37-40Nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 8: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

88

Teste Gjuha shqipe 5

Rubrika 2: Pasqyra e dëshirave

Lexo tekstin e mëposhtëm.

Unë jam Denisi. Bashkë me familjen time jetoj në Londër. Këtë verë erdha me pushime në Tiranë, në vendlindjen time. Çdo vit vij dhe çmallem me të afërmit dhe miqtë e mi.

Kam dëshirë t’ju tregoj për të gjithë, por sot do t’ju fl as për Kleidin, kushëririn tim. Ai këtë vit shkon në klasën e pestë. Kleidi ka shumë dëshira, por dëshira e tij më e madhe është të bëhet futbollist. Këtë gjë ai ua thotë shpesh prindërve të tij, por duket se atyre s’iu pëlqen kjo ide. Mami i Kleidit, që është dhe tezja ime, dëshiron që Kleidi të mësojë shumë, që, kur të rritet, të shkojë në një universitet të famshëm. Sipas saj, po të merret me sport, Kleidi nuk do ta realizojë dëshirën e saj. Mua më duket se kjo ka qenë një ëndërr e tezes sime, që ajo s’e realizoi dot.

Në dhomën e Kleidit sheh shumë foto futbollistësh, uniforma të ndryshme dhe shumë, po shumë topa futbolli.

Sot ai më tregoi një dëshirë tjetër të tij. Do të donte shumë të shkonte në Barce-lonë dhe të shihte nga afër Barcelonën, ekipin e tij të zemrës ose, siç i thotë shkurt ai, Barçën!

Unë në fakt i dhashë fjalën që, kur të vinte në Londër, do ta çoja në stadiumin “Uembli”, ku do të shihnim një ndeshje të madhe.

Kleidi vazhdon të stërvitet. Shpresoj që ëndrra t’i bëhet realitet në një të ardhme. Kur dikush e dëshiron diçka me zemër, ai do ta realizojë atë.

Test nr. 2Varianti I

Page 9: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

9

Teste Gjuha shqipe 5

1. Qarko përgjigjen e saktë.

1. Keidi e ka Denisin: 1 pikëa. shokb. fqinjc. kushëri

2. Dëshira më e madhe e Kleidit është: 1 pikëa. të bëhet një shkencëtarb. të bëhet futbollistc. të udhëtojë

3. Mamit të Kleidit nuk i pëlqen fort kjo dëshirë e tij, sepse: 1 pikëa. nuk i pëlqen futbolli.b. ka dëshirë që Kleidi të mësojë shumë.c. Kleidin e pengon sporti për të mësuar.

4. Denisi i premtoi kushëririt të tij që: 1 pikëa. do ta shëtiste në qytetin e Londrës.b. do ta çonte në stadiumin “Uembli”c. do ta çonte në Barcelonë

5. Shkruaj mendimin tënd: A u plotësohen të gjithëve ëndrrat e fëmijërisë? 3 pikë Pse? ...................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................

6. Shkruaj një dëshirë tënden dhe si do të mundesh ta realizosh atë. 3 pikë ..........................................................................................................................................

..........................................................................................................................................

.........................................................................................................................................

..........................................................................................................................................

.........................................................................................................................................

Page 10: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

1010

Teste Gjuha shqipe 5

7. Gjej në tekstin e mësipërm dy emra të përgjithshëm 4 pikëdhe dy emra të përveçëm dhe vendosi në tabelë.

Emra të përgjithshëmEmra të përveçëm

8. Shkruaj përbri emrit nëse është konkret apo abstrakt. 3 pikëDëshirë: _____________________Ëndërr: _____________________Stadium: _____________________

9. Gjej në tekstin e sipërm dy emra të përveçëm që tregojnë vende. 2 pikë...................................................................................................................

10. Qarko M për emrat mashkullorë ose F për emrat femërorë, 8 pikëNj për emrat në njëjës ose Sh për emrat në shumës.

sportistë M F Nj SH stadiume M F Nj SH fshatra M F Nj SH portë M F Nj SH

11. Gjej gabimet në fjalitë e mëposhtme. Shkruaj përbri fjalisë 3 pikëfjalën e saktë.

Futbollistat stërviten shumë. _______________________Shitorja ishte plot mallëra. _______________________Sa më pëlqen të lundroj në detërat. _______________________

12. Gjej në tekst tri parafjalë dhe nënvizoji me ngjyrë të kuqe. 4 pikë

13. Lako emrin dëshirë në trajtën e shquar njëjës. 5 pikëEmërore__________________Gjinore___________________Dhanore___________________Kallëzore__________________Rrjedhore__________________

14. Formo një fjali ku të përdoresh emrin foto në trajtën e shquar, 2 pikënumri njëjës, rasa dhanore.........................................................................................................................................Vlerësimi

Pikët 0-10 11-16 17-21 22-26 27-31 32-36 37-41Nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 11: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

11

Teste Gjuha shqipe 5

Test nr. 2Varianti II

Rretho përgjigjen e saktë.1. Emri gjumë është: 1 pikë a. konkret a. abstrakt 2. Shkruaj një emër konkret dhe një emër abstrakt. 2 pikë emër konkret _____________________________ emër abstrakt ____________________________

3. Nënvizo gabimet. Shkruaji si duhet grupet e fjalëve. 2 pikë shkolla “Konferenca E Pezës” _____________________________ rruga Mihal Grameno _____________________________

4. Plotëso kartolinën e mëposhtme. 3 pikë

5. Ti nesër ke ditëlindjen. Miqve të tu do t’u dërgosh ftesa. 3 pikëShkruaj ftesën.

Ftesë

Page 12: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

1212

Teste Gjuha shqipe 5

6. Shkruaj si e dallon që një emër është në gjininë femërore. 2 pikë

Emri është në gjininë femërore kur ________________________________________________________________________________________________________________

Rretho përgjigjen e saktë. 7. Emri radio është: 1 pikë

a. në gjininë mashkullore b. në gjininë femërore

8. Emri mal është në numrin shumës, trajta e pashquar: 1 pikëa. malib. malinc. male

9. Emri një fl etore është në numrin shumës, trajta e shquar, rasa dhanore: 1 pikëa. fl etoretb. fl etorec. fl etoreve

10. Nënvizo gabimet dhe shkruaje si duhet fjalinë. 3 pikë

Kostumet e bukur të fëmijëve iu pëlqyen të gjithve. ............................................................................................................................

9. Në fjalinë “Ata organizuan një festë për nder të tij.”, nënvizo parafjalën. 1 pikë

10. Në fjalinë “Ata ecnin drejt.”, fjala drejt është: 1 pikë a. parafjalë b. ndajfolje c. mbiemër

11. Formo dy fjali, ku fjala pranë të përdoret një herë si ndajfolje 4 pikëdhe një herë si parafjalë.

Ndajfolje:_______________________________________________________________

Parafjalë: ______________________________________________________________

Page 13: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

Teste Gjuha shqipe 5

12. Emri ka tri lakime. 1 pikë

a. e saktë b. e gabuar

13. Lako emrin mik në numrin shumës, trajta e shquar. 5 pikëEmërore _________________Gjinore _________________Dhanore _________________Kallëzore _________________Rrjedhore_________________

14. Formo një fjali ku të përdorësh emrin dëshirë 2 pikënë trajtën e shquar, rasa kallëzore, numri njëjës.

...........................................................................................................................

15. Plotëso. 2 pikë

Emri është në lakimin e dytë kur .......................................................................................

VlerësimiPikët 0-6 7-11 12-16 17-21 22-26 27-31 32-35Nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 14: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

1414

Teste Gjuha shqipe 5

Test nr. 3Varianti I

Rubrika 3: Pasqyra e fantazisë

Ku u zbulua pasqyra? Mbi sipërfaqen e qetë të ujit gjithmonë duket pasqyrimi i qiellit dhe objekteve të

tjera rreth e rrotull. Aty duket edhe pasqyrimi i fytyrës sate. Kështu ju nuk bëni gjë tjetër, veçse shiheni në “pasqyrë”.

Ç’është pasqyra? Pasqyra është një sipërfaqe e lëmuar, ku pasqyrohet drita dhe objekte të ndryshme. Kryesore në këtë mes është që sipërfaqja të jetë sa më e lëmuar. Pasqyrat sot bëhen prej xhami të pastër dhe të lëmuar sa më mirë, me një shtresë nga pas. Vetë xhami si i tillë nuk është ende pasqyrë. Pasqyrimi arrihet pasi i shtohet prapa një shtresë e hollë argjendi. Xhami vetëm sa e ruan këtë shtresë nga gërvishtjet dhe dëmtimet.

Njeriu shumë e shumë kohë më parë e ka parë pasqyrimin e tij në ujërat e qeta të pellgjeve. Fare rastësisht ka vënë re që copa metalike me sipërfaqe të lëmuar po ashtu bënin pasqyrim.

Një ditë të bukur (dhe nuk ka asnjë dyshim që këtë ide ta ketë pasur një grua), njeriu, me qëllim për t’u parë, fi lloi lëmimin e një cope metalike të shndritshme, pastaj i dha një formë të caktuar. Kështu u shpik pasqyra.

Në Greqinë e vjetër, në Egjipt, Romë janë përdorur gjerësisht pasqyrat. Ato qenë copa metalike të rrumbullakëta me sipërfaqe shumë të lëmuar. Ishin prej ari, bakri, argjendi, bronzi. Njeriu i dha shpjegim fantastik dukurisë së pasqyrimit në pasqyrë. Ai pandehte se në pasqyrë shëmbëllehej shpirti i tij.

Të parët që bënë pasqyra me shtresë zhive kanë qenë venedikasit, venecianët e sotëm. Në vitin 1300 ata prodhuan pasqyra me shtresë zhive, që zëvendësuan pasqyrat metalike. Me këto lloje pasqyrash ne shihemi dhe sot.

Page 15: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

Teste Gjuha shqipe 5

Rretho përgjigjen e saktë.

1. Pasqyra është: 1 pikëa. sipërfaqe e çfarëdoshme ku pasqyrohet drita.b. sipërfaqe e lëmuar ku pasqyrohet drita dhe objekte të tjera.

2. Pasqyrat e sotme përbëhen nga: 1 pikë a. një shtresë qelqi e lëmuar b. një shtresë argjendi c. një shtresë qelqi dhe një shtresë argjendi nga pas.

3. Shkruaj emrat e popujve të parë që kanë përdorur pasqyrat. 3 pikë

....................................., ........................................, ..............................................

4. Përshkruaj pasqyrat që shpikën venedikasit. 1 pikë....................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................

5. Rendit, duke vendosur numra, historinë e shpikjes së pasqyrave. 3 pikë ___ Pasqyra me shtresë qelqi dhe zhive ___ Pasqyrimi në sipërfaqen e ujit ___ Pasqyrat prej metali me sipërfaqe të lëmuar.

6. Teksti “Ku u zbulua pasqyra?” është: 1 pikë

a. tekst informativ b. tekst shkencor c. tekst letrar

7. Lako grupin e fjalëve Pasqyrë e lëmuar në trajtën e pashquar, shumës. 10 pikë

Emërore ____________________________

Gjinore ____________________________

Dhanore ____________________________

Kallëzore ____________________________

Rrjedhore ____________________________

Page 16: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

1616

Teste Gjuha shqipe 5

8. Analizo emrat e nënvizuar në tekstin “Ku u zbulua pasqyra?” 15 pikë sipas kërkesave të tabelës.

Emri në tekst Numri Gjinia Trajta Lakimi Rasa

9. Nënvizo trajtat e shkurtra dhe të bashkuara 8 pikënë dy paragrafët e mëposhtëm.

Mua më pëlqen shumë të di për zbulimet shkencore. Kur mësuesja na foli për historikun e pasqyrës, i thashë Albës: - Sa çudi, e shikojmë fytyrën aty çdo mëngjes dhe s’na shkon mendja si është zbuluar. Ma ha mendja edhe juve do t’ju ketë çuditur kjo. Këtë shpikje ua tregova edhe shokëve të pallatit.

10. Shkruaj dy fjali ku të përdorësh trajtat e bashkuara ma, ta. 2 pikë

a. ________________________________________________________b. ________________________________________________________

11. Gjej në tekst tre përemra të pacaktuar dhe më pas shkruaji. 3 pikë_________________, ________________, ________________ .

12. Në fjalitë e mëposhtme nënvizo përemrin lidhor. 1 pikë Djali që qëndronte pranë meje, më buzëqeshi. Ne nxitonin që të mos na zinte nata në pyll.

VlerësimiPikët 0-9 10-16 17-23 24-30 31-37 38-44 45-50Nota 4 5 6 7 8 9 10

i përveçëmi i përgjithshëm

Page 17: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

Teste Gjuha shqipe 5

1. Lako emrin aventurë në trajtën e pashquar, numri shumës. 5 pikëEmërore ___________________________Gjinore ____________________________Dhanore __________________________Kallëzore __________________________Rrjedhore __________________________

2. Shkruaj dy veçori të mbiemrit. 2 pikë........................................................................................................................................................................................................................................................

3. Nënvizo mbiemrat në fjalinë e mëposhtme: 2 pikë

“Në kreshtat e maleve të larta ndërton folenë shqiponja trimërore.”.

4. Krijo një fjali, ku grupi i fjalëve dallga gjigante të jetë 2 pikënë numrin shumës, trajta e pashquar, rasa rrjedhore.

............................................................................................................................

5. Lexo tekstin e mëposhtëm dhe rretho përgjigjen e saktë.

Populli i pyjeve tropikale të Malajzisë, i njohur si Orang Asli, beson se tigrat fantazmë kanë fuqi të mbinatyrshme.- Ata mendojnë se tigrat janë rojtarët e vendeve të shenjta në pyll, - thotë biologia Kae Kavanishi, e cila studion macet e mëdha.

Teksti i mësipërm është: 1 pikëa. tekst shkencor b. tekst informativ c. tekst letrar

Testi nr. 3Varianti II

Page 18: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

1818

Teste Gjuha shqipe 5

8. Plotëso. 2 pikë

Përemri vetor në vetën e dytë shumës tregon personat që ________________________ ______________________________________________________________________

9. Lako përemrin vetor ai në numrin njëjës. 5 pikëEmërore ________________Gjinore _________________Dhanore ________________Kallëzore ________________Rrjedhore _______________

10. Formo një fjali ku të përdorësh përemrin vetor ne në rasën dhanore. 2 pikë...................................................................................................................................

11. Në fjalinë “Ata i thanë të shkonte në shkollë.”, nënvizo trajtën e shkurtër. 1 pikë

12. Krijo një fjali ku të përdorësh një trajtë të shkurtër të bashkuar. 2 pikë...................................................................................................................................

13. Nënvizo përemrat e pacaktuar në fjalinë “Të gjithë zgjatën kokën 2 pikëpër ta parë, por askush s’e vuri re.”

14. Gjej gabimet. Nënvizo fjalët e shkruara gabim dhe korrigjoji. 4 pikë

Ç’do ditë ai shkon në shkollë. Në cepin e rrugës takon shokun e tij të ngusht. Të dy vazhdojnë rrugën përnë shkollë. 15. Në fjalinë “Ata donin që ai të fi tonte garën.” , fjala që është: 1 pikë a. lidhëz b. përemër lidhor c. parafjalë

16. Formo një fjali ku që të jetë përemër lidhor. 2 pikë...................................................................................................................................

Vlerësimi Pikët 0-8 9-13 14-17 18-21 22-24 25-28 29-31Nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 19: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

Teste Gjuha shqipe 5

Test nr. 4Varianti I

Rubrika 4: Pasqyra e pyllit

Vjeshta

U zhduk vapa, shkoi vera dhe bilbili më s’këndon.Erdhi vjeshta me të tjera,syri ynë i shikon.

Era fryn, fl etët bien.Pemët zhvishen si nga mot.Mali, fusha më s’ka hijen, që e kishin gjer më sot.

Po e mirë është vjeshta,sepse bujku gjith’punonPër të vjelur sot ka vreshtatNesër arat po lëron

Njerëzit në çdo anë,porsa ngrihen në mëngjes.Nëpër fusha çdo gjë kanë,rendin mbledhin me kujdes.

Pra, me punë gjithë të rrojmë, se veç puna ne na vlen,sepse ndryshe s’trashëgojmë,verën tjetër që po vjen. Asdreni

Lexo poezinë e mëposhtme.

Page 20: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

2020

Teste Gjuha shqipe 5

1. Shkruaj sa strofa ka poezia e mësipërme. 1 pikë..........................................................................

2. Shkruaj sa vargje ka një strofë. 1 pikë.................................................................

3. Rretho përgjigjen e saktë. Rima e përdorur nga poeti është: 1 pikëa. AABBb. ABABc. AABB

4. Formulo dhe shkruaj temën e poezisë. 1 pikë...................................................................................................................................

5. Formulo dhe shkruaj mesazhin që na përcjell poeti. 2 pikë..................................................................................................................................................................................................................................................................

6. Plotëso rregullat: 2 pikë

Kur ndërmjet dy zanoresh ndodhen dy a më shumë bashkëtingëllore.................... .................................................................................................................................

Fjalët që kanë grupet e zanoreve ie, ia, ua, io, oi etj.,.............................................. .................................................................................................................................

7. Përcakto dhe shkruaj zgjedhimin e foljeve të mëposhtme. 3 pikë

Folja Zgjedhimi kërkondintehapte

8. Përcakto dhe shkruaj mënyrat e foljeve në tabelë. 3 pikë

Folja Mënyra dëgjojdo ta dëgjojadëgjofshimdëgjuakedëgjo

Page 21: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

Teste Gjuha shqipe 5

9. Në fjalinë “Ata shkuan në ishullin e mahnitshëm.”, shndërroje foljen 4 pikësipas kohëve të dhëna.

Koha Folja E pakryerMë se e kryerE kryer e tejshkuar

E ardhme

10. Shkruaj një fjali ku të përdorësh një folje në kohën e kryer. 2 pikë

.................................................................................................................................

11. Nënvizo fjalët që janë shkruar gabim dhe korrigjoji ato. 3 pikëPrindërit i dhuruan Joanës një kukëll të bukur. ______________________________Gjyshja kishte gatuar petlla dhe byrek. ______________________________Era e uthëllës të shponte hundët. ______________________________

12. Nënvizo lidhëzat në fjalitë e mëposhtme. 3 pikë

Ata u ngjitën në majën e malit dhe panë qytetin që shtrihej poshtë tyre.Kur erdhi Jona, Miri ishte larguar.Jeta është e bukur, prandaj duaje atë.

13. Plotëso fjalitë e mëposhtme me fjalët: të ndryshueshme, 5 pikëtë pandryshueshme

Mbiemrat janë fjalë ___________________________Emrat janë fjalë ______________________________Parafjalët janë fjalë ____________________________Foljet janë fjalë _______________________________ndajfoljet janë fjalë _____________________________

VlerësimiPikët 0-6 7-11 12-16 17-21 22-26 27-31 32-35nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 22: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

2222

Teste Gjuha shqipe 5

Varianti II

1. Plotëso rregullën. 3 pikëNuk ndahen në fund të rreshtit:

_____________________, ____________________, _______________________.

2. Qarko fjalën e ndarë gabim: 1 pikë a. i ma –gjishëm b. i mërzitsh-ëm c. i dëgjue-shëm

3. Folja kap është në: 1 pikë a. zgjedhimin e parë b. zgjedhimin e dytë c. zgjedhimin e tretë

4. Gjej temën dhe mbaresën e foljes ëndërrojnë. 2 pikë

Tema: ______________Mbaresa: _____________

5. Qarko. Folja ka 5 mënyra 1 pikë a. e vërtetë b. e gabuar

6. Nënvizo. Folja do ta dëgjoja është në mënyrën: 1 pikë a. dëftore b. habitore c. lidhore

7. Krijo një fjali ku folja këndoj të jetë në mënyrën dëshirore. 2 pikë

.................................................................................................................................

8. Analizo foljet e nënvizuara në fjalitë e mëposhtme. 20 pikë

Dejvi kishte lexuar shumë për delfi nët. Këtë vit prindërit i kanë premtuan që ta dërgojnë

ç. kushtored. dëshiroredh. urdhërore

Page 23: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

Teste Gjuha shqipe 5

në akuariumin gjigant të qytetit. Ai do të shohë nga afër delfi nët. Sot ai ka gjetur një faqe interneti, ku po mëson më shumë rreth tyre.

Folja Veta Numri Mënyra Koha

9. Formo fjali me foljen kërkon në kohën e kryer të thjeshtë, 2 pikëveta e dytë shumës.

______________________________________________________________________ 10. Plotëso rregullën: 2 pikë

Kohët e përbëra të foljes përbëhen nga _________________ ________________.

11. Qarko fjalët e shkruara gabim. 1 pikë a. qylim b. ylber c. sfyngjer

12. Qarko. Në fjalinë “Ata u nisën dhe arritën shpejt në luginë.” , 1 pikëlidhëza dhe është:

a. lidhëz bashkërenditëse b. lidhëz nënrenditëse.

13. Qarko lidhëzat në fjalitë e mëposhtme: 2 pikëKur doli dielli, ata u zgjuan.Ngaqë u pengova, e ndjeva veten të shkëputur prej tyre.

14. Qarko. Fjala drejt është: 1 pikë a. fjalë e ndryshueshme b. fjalë e pandryshueshme.

Page 24: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

2424

Teste Gjuha shqipe 5

15. Qarko. Fjala erdha është : 1 pikë a. fjalë e ndryshueshme b. fjalë e pandryshueshme.

16. Qarko. Fjalia “Livia e vogël noton në pishinë.” është: 1 pikë a. fjali e thjeshtë b. fjali e thjeshtë e zgjeruar

17. Në fjalinë “Drini po luante në kompjuterin e vëllait të madh.” , 3 pikënënvizo gjymtyrët e dyta të fjalisë.

18. Qarko. Në fjalinë “Moti i ftohtë ka mbuluar të gjithë vendin.” , 1 pikëgrupi i kallëzuesit është:

a. moti i ftohtë b. ka mbuluar të gjithë vendin

VlerësimiPikët 0-11 12-17 18-23 24-29 30-35 36-41 42-46Nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 25: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

Teste Gjuha shqipe 5

Testi nr. 5Varianti I

Rubrika 5: Pasqyra e përrallave

Lexo tekstin e mëposhtëm.

Vajza e vogël në Hënë Kur Hëna është e plotë, brenda saj shihet një vogëlushe.Mund ta shihni kollaj fare. I ka fl okët e gjatë deri tek thembrat, është përherë buzagaze dhe hedh vështrime plot ëmbëlsi. Hë, po tani e shihni? Akoma jo? Ah, ja ku po e shihni më në fund! Atëherë mbani vesh mirë për këtë histori. Na ishte njëherë një vajzë e vogël. E mjera ajo, nuk kishte as nënë, as baba, as gjyshe, as gjysh. Ishte fi ll e vetme. Një tregtar i pasur e kishte marrë në shtëpinë e vet. Por ai ishte i pashpirt. Ish koprrac, i lig, vetëm urdhra dinte të jepte e ta vinte vajzën në punë të rënda. Po dhe gruaja e tij se mos ish më e mirë. E gjora fëmijë! As të fl inte nuk kish kohë! Një ditë dimri, e shoqja e tregtarit e dërgoi vajzën e vogël për ujë. Te burimi pranë shtëpisë akulli ishte aq i trashë, sa vogëlushja nuk arriti ta thyente. Atëherë u çapit pranë liqenit ku akulli ishte më i hollë. Hapi një vrimë, e mbushi kovën me ujë dhe mori rrugën e kthimit. Pranë shtëpisë iu morën mendtë dhe u rrëzua. Uji ju derdh, Ç’të bënte tani? Pikërisht në atë çast pa diellin rrezeartë dhe vajza e vogël fi lloi t’i lutej: - O diell i artë, merrmë me vete në qiejt e kaltër. Po ndenja këtu, do të vdes nga mundimet. Dielli s’ia vuri veshin dhe u largua e u bë natë. Atëherë doli Hëna. Vajza ia përsëriti lutjen e saj Hënës. - Hënë, o Hënë e argjendtë, merrmë me vete në qiejt e paanë. Po ndenja këtu do të vdes nga mundimet.- Hëna e dëgjoi, zbriti në tokë dhe befas u shndërrua në një djalë të veshur me argjend e i thotë vajzës: - Kapu pas fl okëve të mi të argjendtë të të shpie në qiej.Por në çast u shfaq dhe një djalosh i veshur me ar.- Eja me mua bukuroshe. Mua më kërkove të parin.- Po t’i s’ma vure veshin, - i tha ajo.Prej asaj dite, kur Hëna është e plotë, shihet vajza e vogël duke u endur në të. E shihni pra, ja atje, tek ajo pika e përtej! Shiheni, shiheni mirë! Shqipëruar nga Fotaq Andrea

Page 26: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

2626

Teste Gjuha shqipe 5

Qarko përgjigjen e saktë.

1. Vajza jetonte në familjen e tregtarit të pasur, sepse: 1 pikëa. i pëlqenteb. tregtari sillej mirëc. ishte e vetme në këtë botë

2. Tregtari e trajtonte vajzën: 1 pikëa. njësoj si fëmijët e tijb. nuk i binte mendja për tëc. i jepte urdhra dhe e vinte të bënte punë të rënda

3. Gruaja e tregtarit e dërgoi vajzën një ditë dimri: 1 pikëa. të blinte ushqimeb. të pastronte borënc. të mbushte ujë

4. Vajza nuk kthehej dot, sepse: 1 pikëa. ishte e mërziturb. kishte frikëc. nuk kishte më ujë në kovë

5. Ajo iu lut Diellit: 1 pikëa. që ta ndriçonte b. ta ngrohtec. ta merrte me vete d. ta ndihmonte të mbushte ujë

6. Vajza shkoi me Hënën sepse: 1 pikëa. Dielli nuk ia vuri veshinb. Hëna ishte më e bukurc. Hëna menjëherë pranoi ta ndihmonte.

7. Gjej në tekst një fjali të thjeshtë dhe shkruaje. 1 pikë

.................................................................................................................................8. Fjalinë e thjeshtë që shkrove, zgjeroje. 2 pikë.................................................................................................................................

9. Nënvizo kryefjalën dhe kallëzuesin në fjalitë e mëposhtme. 6 pikë

Na ishte njëherë një vajzë e vogël. Një tregtar i pasur e kishte marrë në shtëpinë e vet. Po ai ishte i pashpirt.

Page 27: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

Teste Gjuha shqipe 5

10. Nënvizo gjymtyrët homogjene në paragrafi n e mëposhtëm 2 pikëdhe shkruaj se çfarë janë. Na ishte njëherë një vajzë e vogël. E mjera ajo, nuk kishte as nënë, as baba, as gjyshe, as

gjysh. Ishte fi ll e vetme. Një tregtar i pasur e kishte marrë në shtëpinë e vet. Po ai ishte i pash-pirt, koprrac, i lig, vetëm urdhra dinte të jepte e ta vinte në punë të rënda. Po dhe gruaja e tij se mos ish më e mirë. E gjora fëmijë! As të fl inte nuk kish kohë!

............................................................., .................................................................11. Nënvizo përcaktorët dhe shkruaj me se shprehen. 3 pikë- O diell i artë, merrmë me vete në qiejt e kaltër. Po ndenja këtu do të vdes nga mundimet

e tepërta....................................., .............................................., ...............................................

12. Nënvizo kundrinorët në paragrafët e mëposhtëm 10 pikëdhe shkruaj ç’lloj janë. Një ditë dimri, së shoqes së tregtarit i kishin ardhur miq. Asaj i duhej ujë, prandaj e dërgoi

çupën për ujë. Te burimi akulli ishte i trashë dhe ajo nuk mund ta thyente atë. Vogëlushes i ra ndër mend të shkonte te liqeni, ku akulli ishte më i hollë. Hapi një vrimë e mbushi kovën me ujë dhe mori rrugën e kthimit. Pranë shtëpisë iu morën mendtë dhe u rrëzua. Ç’të bënte tani. Pa një pikë ujë nuk mund të hynte në shtëpi, por as në liqen s’mund të shkonte. Pikërisht në atë çast pa diellin rrezeartë dhe vajza e vogël e thirri për ndihmë.

Kundrinor i drejtëKundrinor i zhdrejtë

Kundrinor pa parafjalë Kundrinor me parafjalë

VlerësimetPikët 0-7 9-13 14-17 18-21 22-24 25-27 28-30Nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 28: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

2828

Teste Gjuha shqipe 5

1. Fjalinë “Lumi rrjedh.” zgjeroje me gjymtyrë të dyta. 2 pikë_________________________________________________________

2. Fjalinë e zgjeruar shndërroje në fjali të thjeshtë. 2 pikëDielli i zjarrtë ndriçon në qiellin e kaltër.__________________________________________________________

3. Qarko. Në fjalinë “Mbreti nuk u zemërua me mullisin.” , 1 pikëkryefjala është: a. mbreti b. zemërua c. me mullisin

4. Qarko. Në fjalinë “Lulet e kopshtit kanë çelur të gjitha.”, kallëzuesi është: 1 pikë

a. lulet e kopshtitb. kanë çelurc. të gjitha

5. Qarko. Në fjalinë “Ciklopët e tij ndërtuan një kështjellë në majë të malit.” , 1 pikëkryefjala është shprehur me:

a. emërb. grup emëror

6. Qarko. Në fjalinë “Retë e fshihnin nga sytë e njerëzve këtë kështjellë.”, 1 pikëkallëzuesi përbëhet nga:

a. Foljeb. Folja jam + mbiemërc. Folja jam + emër

7. Krijo fjali ku kryefjala të shprehet me grup emëror. 2 pikë______________________________________________________________________

Varianti II

Page 29: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

Teste Gjuha shqipe 5

8. Krijo një fjali ku kallëzuesi të shprehet me foljen jam+emër 2 pikë______________________________________________________________________

9. Në fjalinë “Ata erdhën dhe ikën shumë shpejt.”, nënvizo 1 pikëgjymtyrët homogjene. 10. Në fjalinë “Uji, ajri, pemët të çlodhnin në pyllin me gështenja.” 1 pikëgjymtyrët homogjene janë:

a. kryefjalë b. kallëzues c. kundrinorëç. rrethanorë d. përcaktorë

11. Krijo një fjali ku të përdorësh kundrinorë homogjenë. 2 pikë

______________________________________________________________________

12. Nënvizo përcaktorët në fjalinë: 2 pikë Arinjtë e vegjël luanin me nënën e tyre.

13. Qarko. Në fjalinë “Sirena e vogël nxori kryet mbi sipërfaqen e detit.” 1 pikëpërcaktori i nënvizuar është i shprehur me:

a. emër b. përemër c. mbiemrër

15. Nënvizo përcaktorët homogjenë në fjalitë e mëposhtme. 2 pikë

Ajo ngjiti ngadalë shkallët e larta dhe të ngushta.

16. Formo një fjali ku të përdorësh përcaktorë homogjenë (2 mbiemra). 2 pikë______________________________________________________________________

17. Nënvizo kundrinorin e drejtë në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë

Mbreti e shikoi mullisin me zemërim.

18. Nënvizo kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë

Plakut i erdhi keq për vajzën.Vlerësimi

Pikët 0-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21 22-25Nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 30: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

3030

Teste Gjuha shqipe 5

Testi nr. 6Varianti I

Rubrika 6:“Pasqyra e historisë

Lexo tregimin e mëposhtëm.

Njeri i vërtetë

Në anë të një udhe ishte një pus. Afër pusit ishte një kasolle. Në kasolle jetonte gjyshi me të nipin. Në litarin e gjatë të çikrikut ishte lidhur kova. Udhëtarë të shumtë qëndronin te pusi, shuanin etjen me ujin e ftohtë, falënderonin gjyshin dhe largoheshin. Kaluan ca kohë dhe kova u ndryshk. Gjyshi nuk kishte kovë tjetër. Keq do ta kishte për ujë. Asnjë çezmë, asnjë burim nuk ndodhej afër kasolles së gjyshit. Të nesërmen, kur dhentë sapo patën ardhur nën hije, qëndron te pusi një kalorës. Nxjerr nga hejbetë e varura në samar një kovë. E mbush me ujë, freskohet vetë, i jep pelës të pijë ujë dhe e fut përsëri në hejbe. U hedh nga një vështrim gjyshit me të nipin, që rrinin në prag të kasolles, i bie me kamxhik pelës dhe largohet. - Ç’njeri qenka ky? - e pyeti nipi. - Ky nuk është njeri, - u përgjigj gjyshi. Në vapën e drekës të po asaj dite, qëndroi afër kasolles një kalorës tjetër. Edhe ai kishte një kovë. E lidhi te litari i gjatë dhe nxori ujë. Piu vetë, u dha të pinin gjyshit me të nipin e, atë ujë që mbeti, e derdhi nëpër gurët e vegjël të udhës. E vari kovën në samar të kalit dhe u largua. - Ç’njeri qenka ky?-pyeti përsëri nipi. - Edhe ky nuk është akoma njeri,- u përgjigj gjyshi. Në mbrëmje, afër kasolles së gjyshit qëndroi një tjetër udhëtar. Nxori edhe ai nga qerrja me lëpushka një kovë. E lidhi në litarin e gjatë. Shoi etjen me ujin e ftohtë të pusit, falënderoi gjyshin me të nipin dhe u largua. Kovën e la të lidhur në çikrikun e pusit. - Po ky çfarë njeriu është? - pyeti nipi. - I vërtetë, - u përgjigj gjyshi.

Page 31: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

Teste Gjuha shqipe 5

Qarko përgjigjen e saktë. 1. Afër kasolles së gjyshit kishte: 1 pikë

a. një pellg me ujëb. një burim me ujëc. një pus me ujë

2. Çfarë i ndodhi kovës së pusit? 1 pikë

a. humbi b. ra në pus. c. u ndryshk

3. Shkruaj pse gjyshi i dha të njëjtën përgjigje nipit të tij 3 pikëpër dy kalorësit e parë.

__________________________________________________________________________

4. Shkruaj mendimin tënd për udhëtarin e fundit. 3 pikë

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

5. Formulo dhe shkruani mesazhin e tregimit. 3 pikë

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

6. Nënvizo dhe shkruaj tre kundrinorë të zhdrejtë me parafjalë në 3 pikëtekstin e mësipërm.

_______________________, _______________________, ________________________.

7. Krijo një fjali ku të përdorësh kundrinor të zhdrejtë me parafjalë. 2 pikë

______________________________________________________________________

Page 32: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

3232

Teste Gjuha shqipe 5

8. Gjej tre rrethanorë në tekstin e mësipërm dhe shkruaji në tabelë. 6 pikë

Rrethanori Lloji Gjendet me pyetjen

9. Krijo një fjali ku të përdorësh një rrethanor shkaku. 2 pikë

______________________________________________________________________

10. Krijo një fjali ku të përdorësh një rrethanor sasie. 2 pikë

______________________________________________________________________

11. Krijo një fjali ku të përdorësh rrethanorë homogjenë. 2 pikë

______________________________________________________________________

VlerësimiPikët 0-7 8-12 13-16 17-19 20-22 23-25 26-28Nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 33: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

Teste Gjuha shqipe 5

Varianti II

1. Nënvizo kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë në fjalinë e mëposhtme: 1 pikë

Ata thurën për trimin një legjendë.

2. Krijo një fjali ku të përdorësh kundrinor të zhdrejtë me parafjalë. 2 pikë______________________________________________________________________

3. Qarko. Rrethanorët janë gjymtyrë plotësuese të fjalisë. 1 pikë

a. e vërtetë b. e gabuar

4. Qarko. Rrethanori i mënyrës gjendet me pyetjen pse? 1 pikë

a. e vërtetë b. e gabuar

5. Nënvizo rrethanorët në fjalitë e mëposhtme. 4 pikë

Nesër koha do të jetë e mirë. Në rajonet lindore dhe perëndimore dielli do të ndriçojë gjatë gjithë ditës.Në zonat veriore do të ketë vranësira dhe reshje shiu.

6- Qarko. Rrethanorët homogjenë lidhen me njëri-tjetrin. 1 pikë me presje ose me lidhëza.

a. e vërtetë b. e gabuar.

7. Nënvizo rrethanorët homogjenë në fjalitë e mëposhtme. 1 pikë

Valltaret kërcenin me elegancë dhe mjeshtëri.

8. Krijo një fjali ku të përdorësh rrethanorë homogjenë kohe. 1 pikë

Page 34: Provo veten 5 - Albas gjuha 5.pdf2 Teste Gjuha shqipe 5 Test nr. 1 Varianti I Rubrika 1: Pasqyra e ditës Lexo tekstin e mëposhtëm. Fari Zana vinte me pushime për herë të parë

3434

Teste Gjuha shqipe 5

9. Lexo më poshtë fjalën e urtë në vargje e mëposhtme dhe shkruaj 2 pikënë një fjali këshillën që na jep poeti.

Kohën e kurse, se ikën e s’vjen,shkon edhe të lë,me punë e fi ton,pa punë dëm të shkon.

______________________________________________________________________

10. Fjalët e dialektit gegërisht zëvendësoji me fjalë të gjuhës standarde. 8 pikë

E kandshme asht hana kur del me zana

E në tok me dritë përndaret

E kandshme ai lule kur u përkule

O fl lad I lehtë me e lëmue.

______________________________________________

______________________________________________

______________________________________________

______________________________________________

Vlerësimi

Pikët 0-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21 22-24Nota 4 5 6 7 8 9 10