ps përshpejton procedurën për shkarkimin e ilir metës, nuk do … · 2020. 1. 7. · raporti i...

24
Dalin në dritë të tjera detaje që implikojnë guvernatorin Gent Sejko në skandalin me Veneto Banka. Në kuadër të letërkëmbimeve midis Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, gazeta ka siguruar një shkresë të zv/guvernatorit të BSH,Luljeta Minxhozi, e cila justifikon lëvizjet... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Mërkurë 11 Shtator 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Enver CAKAJ Arrestomania me bujë dhe në fund një vrimë në ujë Për çfarë të majte e ka fjalën Mona? Tahiri sulmon ministrat e PS, ironizon shpenzimet e Gjonajt në hotele dhe fajëson Kodhelin për radarët, përmend edhe Ramën Prokuroria fundos Saimir Tahirin, kërkon 12 vite burg për ish-ministrin, amerikanët monitorojnë procesin, ja detajet e seancës gjyqësore Faqe 6 Gazeta amerikane “New YorkTimes” ka hedhur dritë nga zgjedhjet e 1996. Të gjithë i mbajnë mend këto zgjedhje, ku pati manipulim të rezultatit. Në gazetën amerikane tregohen detaje se si Berisha trukoi rezultatin e zgjedhjeve... Amerikanët zbardhin detaje nga konfliktet e 1996, ja si Berisha manipuloi rezultatin dhe përplasja me vëzhguesit ndërkombëtarë Thellohen përplasjet mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Teksa kryedemokrati Lulzim Basha këmbëngul se PD nuk hyn në zgjedhje pa qeveri tranzitore dhe pa Edi Ramën kryeministër, kryetarja e LSI, Moni- ka Kryemadhi duket se nuk ndan... PasValdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut, Partia Demokratike ka vendosur në “shënjestër” një tjetër kryebashkiak nga radhët e Partisë Socialiste. Mark Babani, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, i emëruar pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ka qenë i treti në listën e PD. Ditën e djeshme PD... Thellohen përplasjet, Kryemadhi del kundër Bashës dhe pranon zgjedhjet me Ramën kryeministër, konfirmon frikën nga SPAK Dokumenti, ja si Gent Sejko justifikon lëvizjet e “Tranzit” për sekuestrimin e kolateraleve, pretendon se nuk ka asnjë shkelje ligjore PD godet tjetër kryetar bashkie, hedh dyshime mbi të shkuarën e Mark Babanit në Vaun e Dejës, kërkesë prokurorisë të verifikojë PS përshpejton procedurën për shkarkimin e Ilir Metës, nuk do ketë thirrje dëshmitarësh në komision, më 9 tetor raporti i shkon seancës plenare Faqe 12 Ndërkombëtarët nisin lëvizjet për të ulur në tryezë Ramën e Bashën, OSBE dhe Gjermania takime për reformën zgjedhore, panik në LSI Venecia në Tiranë për shkarkimin e Ilir Metës, mazhoranca e vendosur për t’i shkuar deri në fund procesit, ja detajet e takimeve Ish ministri Saimir Tahiri është bërë sërish protagonist dje pas kërkesës së prokurorisë për ta dënuar me 12 vite burg. Ashtu si gjith- monë, Tahiri ka çuar mesazhe të koduara majtas e djathtas... Prokuroria e Krimeve të Rënda lëkundi dje pozitat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kur kërkoi 12 vite burg për të. Ditën e djeshme tek Krimet e Rënda u mbajt një seancë maratonë për Tahirin... Faqe 2-3 Ndërkombëtarët kanë nisur tentativat për të bërë bashkë palët politike sa i takon re- formës zgjedhore. Ditën e djeshme ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt zhvilloi një takim me bashkëkryetaren e reformës zgjedhore Rudina Hajdari, ku në fokus të diskutimit të tyre ka qenë miratimi i reformës zgjedhore. Ndërsa bash- këkryetari tjetër i kësaj reforme, Damian Gjiknuri takoi ambasadorin e ri të Gjermanisë... Faqe 9 Faqe 8 Faqe 10 Nga Ylli Meçe Po sikur “incidenti i himnit ” nga ana e Francës... të jetë bërë qëllimisht ? Faqe 7 Faqe 5 Faqe 4 Merr fund ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, KED bën renditjen e kandidatëve, brenda javës listat te Kuvendi e Presidenca

Upload: others

Post on 28-Jan-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Dalin në dritë të tjera detaje që implikojnë guvernatorin Gent Sejko në skandalin me Veneto Banka. Në kuadër të letërkëmbimeve midis Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, gazeta ka siguruar një shkresë të zv/guvernatorit të BSH, Luljeta Minxhozi, e cila justifikon lëvizjet...

    CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

    E Mërkurë 11 Shtator 2019

    Çmimi 20 lekë

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Nga Bardhyl BEJKO

    Nga Enver CAKAJ

    Arrestomania me bujë dhe në fund një vrimë në ujë

    Për çfarë të majte e ka fjalën Mona?

    Tahiri sulmon ministrat e PS, ironizon shpenzimet e Gjonajt në hotele dhe fajëson Kodhelin për radarët, përmend edhe Ramën

    Prokuroria fundos Saimir Tahirin, kërkon 12 vite burg për ish-ministrin,

    amerikanët monitorojnë procesin, ja detajet e seancës gjyqësore

    Faqe 6

    Gazeta amerikane “New York Times” ka hedhur dritë nga zgjedhjet e 1996. Të gjithë i mbajnë mend këto zgjedhje, ku pati manipulim të rezultatit. Në gazetën amerikane tregohen detaje se si Berisha trukoi rezultatin e zgjedhjeve...

    Amerikanët zbardhin detaje nga konfliktet e 1996, ja si Berisha manipuloi

    rezultatin dhe përplasja me vëzhguesit ndërkombëtarë

    Thellohen përplasjet mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Teksa kryedemokrati Lulzim Basha këmbëngul se PD nuk hyn në zgjedhje pa qeveri tranzitore dhe pa Edi Ramën kryeministër, kryetarja e LSI, Moni-ka Kryemadhi duket se nuk ndan...

    Pas Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut, Partia Demokratike ka vendosur në “shënjestër” një tjetër kryebashkiak nga radhët e Partisë Socialiste. Mark Babani, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, i emëruar pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ka qenë i treti në listën e PD. Ditën e djeshme PD...

    Thellohen përplasjet, Kryemadhi del kundër

    Bashës dhe pranon zgjedhjet me Ramën kryeministër,

    konfirmon frikën nga SPAK

    Dokumenti, ja si Gent Sejko justifikon lëvizjet e “Tranzit” për sekuestrimin

    e kolateraleve, pretendon se nuk ka asnjë shkelje ligjore

    PD godet tjetër kryetar bashkie, hedh dyshime mbi të shkuarën e Mark Babanit në Vaun e Dejës, kërkesë prokurorisë të verifikojë

    PS përshpejton procedurën për shkarkimin e Ilir Metës, nuk do ketë

    thirrje dëshmitarësh në komision, më 9 tetor raporti i shkon seancës plenare

    Faqe 12

    Ndërkombëtarët nisin lëvizjet për të ulur në tryezë Ramën e Bashën, OSBE dhe Gjermania

    takime për reformën zgjedhore, panik në LSI

    Venecia në Tiranë për shkarkimin e Ilir Metës, mazhoranca e vendosur për t’i shkuar deri

    në fund procesit, ja detajet e takimeve

    Ish ministri Saimir Tahiri është bërë sërish protagonist dje pas kërkesës së prokurorisë për ta dënuar me 12 vite burg. Ashtu si gjith-monë, Tahiri ka çuar mesazhe të koduara majtas e djathtas...

    Prokuroria e Krimeve të Rënda lëkundi dje pozitat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kur kërkoi 12 vite burg për të. Ditën e djeshme tek Krimet e Rënda u mbajt një seancë maratonë për Tahirin...

    Faqe 2-3

    Ndërkombëtarët kanë nisur tentativat për të bërë bashkë palët politike sa i takon re-formës zgjedhore. Ditën e djeshme ambasadori

    i OSBE, Bernd Borchardt zhvilloi një takim me bashkëkryetaren e reformës zgjedhore Rudina Hajdari, ku në fokus të diskutimit të tyre ka qenë

    miratimi i reformës zgjedhore. Ndërsa bash-këkryetari tjetër i kësaj reforme, Damian Gjiknuri takoi ambasadorin e ri të Gjermanisë...

    Fa

    qe

    9

    Faqe 8

    Faqe 10

    Nga Ylli Meçe

    Po sikur “incidenti i himnit ” nga ana e Francës... të jetë bërë qëllimisht ?

    Faqe 7

    Faqe 5Faqe 4

    Merr fund ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, KED bën renditjen e kandidatëve, brenda javës listat te Kuvendi e Presidenca

  • GAZETA SOT2 E Mërkurë 11 Shtator 2019

    ........

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Komisionerët e Venecias në Tiranë për shkarkimin e Metës, mazhoranca e vendosur për t’i shkuar

    deri në fund procesit, ja detajet e takimeve

    Meta thumbon: Po të ishin dëgjuar rekomandimet e Venecias, nuk do gjendeshim këtu

    Takimi me ekspertët e Venecias, PD-LSI marrin në mbrojtje Metën: Presidenti bëri detyrë fisnike, mazhoranca kërkon të bëjë politikë

    Ekspertët e Komisionit të Venecias i nisën takimet ditën e djeshme me ish-deputetin demokrat, Oerd Bylykbashi dhe ish-deputeten e LSI, Klajda Gjosha. Gjatë një mëngjesi pune, opozitarët jashtë Parlamentit diskutuan për 30 minuta me pesë përfaqësuesit e Venecias për krizën politike dhe nismën e mazhorancës për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Pas përfun-dimit të takimit, Bylykbashi dhe Gjosha dhanë detaje për mediat. Në sy ra fakti se ata i dolën në mbrojtje Metës. Sipas ish-deputetit të PD, Oerd Bylykbashi, presidenti duke zhdekretuar

    datën 30 qershor si ditë zgjedhjesh kreu një detyrë fisnike. Ai shtoi se përmes këtij akti Ilir Meta u garantoi qytetarëve të drejtën për të votuar dhe zgjedhur. “Parlamenti përpiqet që të tërheqë Komisionin e Venecias dhe Këshillin e Evropës për të kapur të gjithë pushtetet edhe Presidencën. Presidenti shkarkohet vetëm nga Kushtetuesja. Presidenti u përpoq të garantonte pluralizmin dhe kjo është një nga detyrat fisnike që duhet të luajë dhe ka luajtur presidenti. Ai u dha garancinë shqiptarëve që zgjedhjet të bëheshin në kushte më të mira. Institucionet

    ndërkombëtare janë shumë të qarta. Ne e bëmë të qartë edhe aspektin politik, arsyet pse erdhëm në këtë situatë. Raporti i OSBE-së është lajmërimi i vdekjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Vërtetoi se zgjedhjet kanë vdekur, atë që presidenti e përmendi se përse nuk duhet të kishte zgjedhje në 30 qershor”, deklaroi Oerd Bylykbashi. Në mbrojtje të kreut të shtetit doli edhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Ajo akuzoi mazhorancën se po tenton të bëjë politikë me çështjen e shkarkimit të presiden-tit. Sipas saj, në këtë rast vetëm Gjykata Kus-

    htetuese mund të vendosë për fatin e Ilir Metës. “Sot diskutuam për një çështje të paprecedent, aq më tepër për një vend që dëshiron të çelë negociatat dhe të jetë në BE-së. Të gjitha palët dhe qeveria duhet të përqendroheshin te kus-htet ne merremi me një çështje që është e rëndë për çështjen e vendit, aq më tepër të thërrasësh institucionet ndërkombëtare. Të gjitha veprimet e presidentit dhe kushdo që ka pikëpyetje duhet ti drejtohej Kushtetueses, por shumica kërkon të bëjë politikë, me diçka që nuk mund të luhet”, u shpreh dje pas takimit Klajda Gjosha.

    Mimoza IBRA

    Shkarkimi i Presidentit të Repub-likës, Ilir Meta ishte dje pjesë e axhendës së ekspertëve të Komisionit të Venecias. Një grup prej pesë komisionerësh mbërritën në Tiranë për të mbledhur fakte lidhur me nismën e mazhorancës për largimin e Metës nga karrigia e presidentit. Për të mbledhur informacione e të dhëna, ekspertët e Komisionit të Venecias zh-villuan një sërë takimesh. Shtrëngimet e duarve nisën që në orët e para të mëng-jesit me përfaqësues nga opozita jo-par-lamentare. Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike dhe Klajda Gjosha nga Lëvizja Socialiste për Integrim u ulën në tryezë me delegacionin e Venecias për të diskutuar për çështjen e Metës, por edhe për krizën politike. Takimet vijuan më tej me përfaqësues të mazhorancës, ku bënte pjesë edhe kryetari i grupit parla-mentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit në rrjetet sociale theksoi se mazhoranca është e vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të presidentit. “Mirënjohës Komisionit të Venecias për gatishmërinë për të dhënë mendimin e tyre në Parlamentin shqiptar. Një procedurë hetimi për Presidentin po vijon për dyshimet e shkeljes së rëndë dhe arbitrare të Kushtetutës”, tha Balla. Më pas ekspertët e Venecias i vajtën në zyrë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit. Gjatë takimit Ruçi vlerësoi bash-këpunimin me Komisionin e Venecias dhe nënvizoi se Gjykata Kushtetuese, që do t’i vërë vulën shkarkimit të Metës, do të jetë së shpejti. Emri i radhës që priti në takim ekspertët venecianë ishte presi-denti Ilir Meta. Gjatë takimit Meta sqaroi delegacionin për zhdekretimin e zgjedh-jeve të 30 qershorit dhe dha argumente kushtetuese. Ndërsa në rrjetet sociale ai thumboi politikën, duke deklaruar se nëse do të ishin dëgjuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, atëherë situata sot nuk do të ishte e njëjtë. “Kënaqësi të prisja sot një përfaqësi të Komisionit të Venecias. Nëse do ishin respektuar rekomandimet e tyre në të kaluarën, Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë”, u shpreh Ilir Meta.

    Takim me opozitën e reEkspertët e Venecias u informuan

    mbi situatën politike dhe nismën e mazhorancës për shkarkimin e presi-dentit edhe nga opozita e re. Përfaqësues të tillë si Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Adriatik Alimadhi, Myslim Murrizi,

    etj., u pyetën nga delegacioni se çfarë ata mendojnë për shkarkimin e Metës. Hajdari tregoi për mediat se në takim u diskutua edhe për rolin që opozitarët e rinj duhet të kenë në zgjidhjen e krizës së krijuar. “Edhe njëherë dua të them se ne vazhdojmë se jemi sa më konstruktivë si opozitë parlamentare dhe shikojmë se çdo aktor, i të gjitha palëve, mundohet të japë versionin e tyre se çfarë po ndodh. Por në fund do të jetë delegacioni që do

    të japë një opinion për atë se çfarë po ndodh”, deklaroi Rudina Hajdari. Ndërsa Ralf Gjoni nga radhët e LSI u shpreh se në takim ka kërkuar që procedurat për shkarkimin e Metës të ngadalësohen. “Anëtarët e Komisionit të Venecias kishin pyetje me natyrë politike. Kjo do të thotë që ata marrin në konsideratë situatën në kontekstin aktual dhe rrëmujën politike në të cilën gjendet vendi gjatë procesit të hartimit të opinionit të tyre. Kam

    bërë të ditur se për sa i përket çështjes së shkarkimit të Presidentit është një procedurë e komplikuar që ka nisur me përshpejtim të panevojshëm në një kon-tekst politik problematik për Shqipërinë”, theksoi ai. Takimet vijuan më tej edhe me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kryeministrin Edi Rama, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe anëtaren e vetme të Gjykatës Kus-htetuese, Vitore Tusha.

    Felaj: Iu dhamë ekspertëve fakte

    për shkarkimin e MetësKryetarja e Komisionit të Sig-

    urisë, Ermonela Felaj komentoi dje takimin që pati me ekspertët e Komi-sionit të Venecias. Në rrjetet sociale, ajo deklaroi se gjatë këtij takimi del-egacionit i janë vënë në dispozicion prova dhe fakte për shkarkimin e Ilir Metës. “Komisioni i Venecias është një organ konsultativ i Këshillit të Ev-ropës. Ndryshe njihet dhe si Komisioni Evropian për Demokracinë përmes të Drejtës. Besoj që sikur edhe nga vetë emërtimi, nënkuptohet se takime me përfaqësues të këtij komisioni, shër-bejnë për t’i dhënë çdo shprehjeje të ushtrimit të demokracisë, përmasën e të drejtës. Në këtë kuptim, patëm rast të ndanim me to fakte dhe argumente, ligjore dhe kontekstuale, që lidhen me hetimin parlamentar të ngritur ndaj Presidentit të Republikës, në rastin e “zhdekretimit” nga ana e tij të zgjedh-jeve të 30 qershorit, zgjedhje që përpos të gjithave arritën të mbaheshin në mënyrë të ligjshme dhe demokratike”, tha Ermonela Felaj.

    Shehu: Shkarkimi i presidentit, dramë që luhet në Tiranë

    Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Tritan Shehu e cilësoi ditën e djeshme nismën e mazhorancës për të shkarkuar presidentin Ilir Meta si një komedi. Nëpërmjet një posti-mi në rrjetet sociale, Shehu, duke komentuar vizitën e Komisionit të Venecias, u shpreh se mendimi i tij do t’i bëjë qytetarët të qajnë dhe të qeshin. “Komisioni i Venecias sot në Republikën e “Bananeve”! A mundet dikush të më tregojë ndonjë Parla-ment tjetër, që kërkon të shkarkojë presidentin e vendit të tij dhe për këtë thërret Komisionin e Venecias që të vendosë?! Komedi apo tragjedi shekspiriane kjo?! Në fakt të dyja së bashku. Dhe realisht kjo dramë po luhet këto dy ditë në Tiranë, gjoja me seriozitet, nën reflektorët e të gjithë medias dhe sytë e shqyer të publikut tonë të çoroditur. Dje në ish-zyrat e KQ të PPSH pamë aktin e parë të saj, sot po ndjekim të dytin. Të presim dhe epilogun tashti….do të na bëjë të qeshim apo të qajmë? Siç duket të dyja së bashku”, tha Tritan Shehu.

    LLESHAJ INFORMON EKSPERTËT E VENECIAS PËR KRIZËN POLITIKEMinistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj in-

    formoi me detaje dje Komisionin e Venecias për krizën politike dhe rolin që luajtën autoritetet në garantimin e sigurisë. “Sot pata nderin dhe përg-jegjësinë për të shprehur përpara një delegacioni të Komisionit të Venecias vlerësimet e mija lidhur me zhvillimet politike të këtij viti të ngarkuar me ngjarje të pazakonta, që kulmuan me përp-jekjet e shumëfishta për të cenuar të drejtën e zgjedhjeve demokratike në vend. Theksova se përpjekjet e dhunshme për destabilizim, nuk ar-

    ritën të shndërrohen në ndonjë kërcënim serioz për sigurinë e vendit, falë pjekurisë së qytetarëve shqiptarë, që nuk u bënë pjesë e skenarëve të dhunës dhe e profesionalizmit të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese. Ishin pikërisht këta faktorë, të cilët mundësuan që zgjedhjet vendore të zhvilloheshin rregullisht dhe që skenarët apokaliptikë, të imagjinuar apo të dëshiruar, nuk u bënë realitet dhe që Shqipëria të mos binte në një qerthull të rrezikshëm dest-abiliteti”, tha Sandër Lleshaj.

    RUÇI: GJYKATA KUSHTETUESE, GATI SHUMË SHPEJTKryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi

    dje gjatë takimit me pesë ekspertët e Komisionit të Venecias se Gjykata Kushtetuese do të jetë gati shumë shpejt. Ai theksoi se opinioni i këtij Komisioni është një kontribut për jurispru-dencën shqiptare. Kryetari i Kuvendit, Ruçi, vlerësoi gatishmërinë e angazhimit të Komi-sionit të Venecias, megjithë kohën e shkurtër të adresimit të kërkesave; seriozitetin e vizitave

    të ekspertëve të Komisionit në Shqipëri si edhe cilësinë e lartë të raporteve paraprake dhe përfundimtare të opinionit të Komisionit. “Mirënjohje për bashkëpunimin e shpejtë, konstruktiv, cilësor. Maksimalisht të angazhuar për funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet e Komisionit të Venecias, kontribut për jurisprudencën shqiptare”, tha ndër të tjera kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

  • ........GAZETA SOT E Mërkurë 11 Shtator 2019 3

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    PS përshpejton procedurën për shkarkimin e Ilir Metës, nuk do ketë thirrje dëshmitarësh në komision,

    më 9 tetor raporti i shkon seancës plenare

    Socialistët të vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të Metës

    Hetimet për Metën, Manja: Pretendimet e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve hipotetike, përgjigjet e Venecias prova

    Kreu i komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, deputeti socialist, Ulsi Manja ka folur dje për punën e komisionit që drejton dhe pritshmëritë që do të prodhojë ai në finale. Gjatë një prononcimi për mediat, Manja deklaroi dje se opinioni i Komisionit të Venecias është një opinion teknik ligjor dhe mjaft i rëndësishëm që do ad-ministrohet si provë dhe do ndihmojë komisionin hetimor në përpilimin e raportit final të këtij komi-sioni që do i përcillet Kuvendit. “Në fakt, Komisioni i Venecias ofron ekspertizë cilësore në fushën e

    ligjit dhe demokracisë dhe veçanërisht në çështjet kushtetuese. Në të gjithë praktikën e bashkëpunimit me këtë komision, duke nisur nga bashkëpunimi në hartimin e Kushtetutës së vitit 1998 e deri më tani në Reformën në Drejtësi, bashkëpunimi me Komi-sionin e Venecias ka qenë gjithnjë në nivel teknik. Ne i kemi drejtuar disa pyetje këtij Komisioni. Natyrisht ky komision do t’iu japë përgjigje pyetjeve që i ka bërë Komisioni Hetimor dhe këto përgjigje do të merren si provë për dokumentin final që do prodho-jë komisioni”, deklaroi ai. Duke komentuar disa nga

    arsyet që Presidenti Ilir Meta zbuloi gjatë dëshmisë së tij dy ditë më parë në Komisionin Hetimor, Manja shprehu bindjen se asnjë nga pretendimet e kreut të shtetit nuk qëndronin. Sipas tij, pretendimet e Presi-dentit për anulimin e zgjedhjeve janë hipotetike dhe të pabazuara. “Presidenti në dekretin e 10 qershorit ka rreshtuar dhe disa argumente, që lidhen me tensionin politik. Këto argumente që jep Presidenti janë situata hipotetike. Nuk mundet Presidenti të ndërmarri nisma dhe vendime të tilla, për shkak të klimës politike. Kushtetuta ngarkon një seri in-

    stitucionesh që vlerësojnë rendin dhe sigurinë pub-like dhe presidenti është njëri prej këtyre. Unë s’di të ketë pasur një vlerësim të institucioneve kus-htetuese për të arritur në konkluzion për shkak të tensionit politik. Kushtetuta ka parashikuar rastet kur anulohen apo shtyhen zgjedhjet. Sa i takon djegies së institucioneve që citoi Presidenti, Partia Demokratike dje deklaroi se s’ka pasur axhendë të djegë Kuvendin. Ne që jemi në qeveri s’kemi asnjë interes të djegim institucionet”, nënvizoi deputeti socialist, Ulsi Manja.

    Rigels SELIMAN

    Mazhoranca ka vendosur të përshpejtojë proce-durat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra. Fillimisht, u planifikua se Komisioni Hetimor Parlamentar që do të hetonte shkeljet e Metës do të kishte një axhendë të ngjeshur, por situata ka ndryshuar. Pak ditë më parë u bë me dije nga anëtarët se në mbledhje do të shqyrtoheshin të gjitha informacionet dhe provat që 7 in-stitucionet i kishin dërguar Komisionit Hetimor, ndërkohë që pas shqyrtimi të tyre do të merreshin në pyetje edhe dëshmitarët. Mirëpo, gazeta mësoi se mazhoranca ka ndryshuar strategji për të mos humbur kohë për këtë çështje. Burime të sigurta pohuan se nuk do ketë thirrje dëshmitarësh në komision për të dëshmuar e për t’u marrë në pyetje. Po ashtu, të njëjtat burime theksuan se përgjigjet që 7 institucionet i kanë kthyer komisionit do të shqyrtohen në një ose dy mbledh-jet e ardhshme, në mënyrë që të mos humbet kohë. Ndërkohë, gazeta mësoi se si provë kundër Presidentit Ilir Meta, komisioni hetimor do të marrë edhe opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, në mënyrë që raporti final i hartuar prej komisionit të mos lërë shteg për interpretim. Sipas infor-macioneve, mësohet se gjatë takimit që delegacioni i Venecias zhvilloi me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputetët të mazhorancës në fokus të diskutimit ka qenë edhe çështja “Meta”, për të cilin premtuan se do të dërgojnë një opinion paraprak për Komisionin Hetimor. Kështu që, sipas asaj që pohuan burimet, raporti i hartuar nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra pritet që t’i shkojë më 9 tetor seancës plenare. Më pas, gjithçka do të varet nga Konferenca e Kryetarëve, e cila ka tagrin të vendosë se kur do të hyjë në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit shkarkimi i Metës. Megjithatë, sido që të shkojë puna, socialistët janë të ven-dosur për ta shkarkuar Presidentin Ilir Meta nga detyra brenda muajit tetor.

    Socialistët të vendosur për të shkarkuar Metën

    Ajo që e vërteton më së miri se Presidenti Ilir Meta i ka ditët e numëruara në Presidencë është vendosmëria e mazhorancës për

    t’i shkuar deri në fund nismës së saj për shkarkimin e tij nga detyra. Përveç kryeministrit Edi Rama dhe shumë zyrtarëve të lartë, të cilët janë shprehur hapur se Meta nuk e meri-ton të jetë President i Republikës së Shqipërisë, dje edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dha një sinjal të kësaj natyre. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, zonja

    Kodheli ritheksoi se Partia Socialiste është e vendosur për të shkarkuar Metën nga detyra, duke respektuar procedurat ligjore. “Si mazhorancë ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund dhe mendoj se këtë do ta bëjmë në zbatim të ligjit. Opozita ka bërë një gafë të madhe duke u larguar nga Kuvendi. E kanë kuptuar vonë se ajo ishte një gafë. E ka bërë me pavetëdi-

    je, por nëse e ka bërë me vetëdije, kjo është shumë e dënueshme. Ky është një hap i mirë. Nuk e kemi frikën e përballjeve elektorale. Është populli që do të gjykojë në fund të ditës, por duhet të ketë rregulla demokratike të respektuara nga të gjithë. Përballja na rrit përgjegjësinë për të punuar më mirë”, deklaroi kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli.

    Kulluri zbardh lëvizjen brenda PD, shpërthen në akuza ndaj BashësAnëtari i Këshillit Kombëtarë

    të PD-së, Edvin Kulluri ka folur dje në një studio televizive mbi krizën politike në vend dhe mbi Komisionin Hetimor për shkarkimin e presiden-tit Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij Kulluri ka veçuar një lëvizje brenda PD-së, kundër këtij lidershipi, duke theksu-ar se do të nisë për çështje ditësh. "Ka të dhëna të sigurta që mbështetja e kryetarit nga anëtarësia është në pikat më të ulëta në vite. 30 qershori është dështim spektakolar i opozitës dhe sot është jashtë çdo pushteti. Nuk e di ku mund të shkojë më keq PD-ja. Demokratët janë të pakën-aqur. Ne jemi një grup njerëzish, emra të njohur, nuk e kemi nisur ende, por është çështje ditësh që do të bëjmë takimet e para me bazën e partisë. Me një qëllim, jo për të larguar Bashën dhe për të vendosur Topallin, Imamin, Gazment Bardhin po të doni se këtu mund të bëhet kus-hdo kryetar partie”, deklaroi Kulluri.

    Vasili akuza Ramës: Heqja e pasaportave

    diplomatike, turp Nënkryetari i Lëvizjes Social-

    iste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar ditën e djeshme qeverinë për heqjen e pasaportave diploma-tike për futbollistët e Kombëtares. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili deklaroi se ky vendim është një turp dhe një marrëzi nga ana e kryeministrit Edi Rama. “Heqja e pasaportave diplomatike për heronjtë e Kombëtares Kuq e Zi turp dhe marrëzi! Nuk kanë nevojë djemtë e shkëlqyer të Kombëtares për pasaportat diplomatike, por ka nevojë shteti për t’i dhënë vlerë asaj pasaporte. Andi Lila me shokë, ju jeni heronjtë tanë që mbrojtët simbolet në mes të Beogradit. Edi Rama që i jargavitej Kombëtares, kur kualifikohej në Evropian që të rrëmbente ndonjë llokmë lavdie. Turp e faqe e zezë. P.s Nuk besoj se ky Edi Rama do të ketë fytyrë t’i afrohet më Kombëtares, pas këtij turpi që nuk shlyhet dot kurrë”, deklaroi ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, ndër të tjera në statusin e tij në rrjetet sociale.

    Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit i kanë kthyer pak ditë më parë, përgjigje komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra, duke e vënë theksin se anulimi i zgjedhjeve nga ana e Metës nxiti krime zgjedhore. Sipas policisë, janë bërë plot 32 kallëzime për 192 autorë, të cilët akuzohen për krime zgjedhore. “Në total për periudhën 10 qershor 2019 e në vazhdim, janë gjithsej 32 kallëzime që lidhen me pro-

    cesin zgjedhor, të referuara në Prokurori, zbuluar 27, ose 84,37 % e tyre. Në këto vepra penale janë proceduar 192 autorë, nga të cilët 71 persona të arrestuar, 18 të ndaluar, 60 ndiqen në gjendje të lirë dhe 43 janë larguar dhe shpallur në kërkim policor”, thotë policia. Ndërkohë, në përgjigjen e saj prokuroria thekson se janë bërë plot 37 procedime për krime zgjedhore. Pra, të gjitha këto prova të administruara nga mazhoranca pritet të vulosin shkarkimin e Metës.

    DEKRETI NXITI KRIME ZGJEDHORE

    “Ilir Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Ai që duhet të ishte gardiani i Kushte-tutës. Nuk e meriton më të jetë figura më e unifikimit të kombit. Ajo që ka bërë është përçarëse, konfliktuese, është vetëvrasje politike, nga pikëpamje ligjore është nul, është njësoj sikur të ndalësh ndeshjen Islandë- Shqipëri dhe nga pikëpamja morale është një turp që do t’i mbetet atij. Nuk mundet presidenti të vendosë diçka

    të tillë, nuk mund ta çojë matanë Kus-htetutës. Dikur u futën të gjithë në çadër si në bunker. Ata sot kanë hall të madh. Ata e dinë se tani reforma në drejtësi po bëhet dhe duan t’i shmangen reformës në drejtësi. Ne nuk kemi zgjedhur politikën e bojkotit, as të molotovit, as të dhunës. Çdo pakicë do të bënte këtë gjë, po qe se ne lëshojmë pe”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

    RAMA: META NUK E MERITON MË ZYRËN KU RRI

  • GAZETA SOT4 E Mërkurë 11 Shtator 2019

    ........

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Prokuroria fundos Tahirin, kërkon 12 vite burg për ish-ministrin, amerikanët

    monitorojnë procesin, ja detajet e gjyqit

    Gjykata vendos për fatin e Tahirit në datën 19 shtator

    Maks Haxhia: Procesi ndaj Tahirit i paramenduar, nëse ish-ministri dënohet, iu drejtohemi gjykatave më të larta

    Avokati mbrojtës i ish-ministrit Saimir Tahiri, Maks Haxhia hodhi akuza dje ndaj prokurorisë se ka montuar procesin kundër klientit të tij. Në një prononcim mediatik, Hax-hia deklaroi se pretenca ishte e paramenduar sepse ai e dinte që para 8 muajsh që prokuroria do të kërkonte 12 vjet burg. Sipas tij, ata që e provojnë pafajësinë e Tahirit janë materialet e prokurorisë italiane. “Mbrojtja e Saimir Tahirit ishte brilante dhe ishte individuale, e ka shkru-ar vetë ai pjesën e tij. Gjej rastin të vlerësoj gjithë përkushtimin që ai ka bërë në njohjen

    e procesit dhe sjelljen e provave të reja që e vënë në mungesë totale prokurorinë përballë provave. E kam dëgjuar para 7-8 muajsh që do kërkojë prokuroria 12 vjet. Ky është një proces i paramenduar dhe paravlerësuar. Unë nxjerr konkluzionin nga mënyra e sjelljes. Materialet e Italisë janë gjykuar në Itali, janë organe të specializuara, jo të korruptuara. Duke qenë e gjykuar, gjykata shqiptare gjithë materialet e Italisë duhej t'i kishte hequr. Prokuroria ka sjellë gjithë materialet e Italisë që ato janë gjykuar, dhe autoritetet italiane kanë

    vendosur pushimin e çështjes në ngarkim të Tahirit. Edhe kur iu drejtua Parlamentit tha që bazë kemi vetëm materialet italiane, por Italia e pushoi çështjen ndërsa në Shqipëri e lidhën me 2 oficerët e policisë për ta vënë zotin Tahiri para përgjegjësisë penale”, tha Maks Haxhia. I pyetur se cili do të jetë hapi i radhës që do të ndërmarrë pala e akuzuar nëse Saimir Tahiri dënohet në datën 19 shtator, avokati theksoi se do t’i drejtohen gjykatave më të larta për të ankimuar vendimin. “Atë pyetje e kemi bërë gjatë gjithë fjalës dhe gjatë gjithë procesit në

    hetim e gjykim, që cilat janë episodet dhe cila është lidhja e veprimeve të Tahirit, cila është ndihma që ka dhënë ish-ministri. Nëse dënohet do t’i drejtohemi gjykatave më të larta”, deklar-oi avokati. Prova më e fortë që sipas tij, Tahiri paraqiti para togave të zeza, ishte një e-mail që Gjergji Kohila, zyrtar policie në Vlorë, i kishte dërguar në vitin 2016, prokurorit Dritan Prençi, pikërisht një nga prokurorët që sot kërkuan 12 vite burg për ish-ministrin, ku i raportonte për Moisi Habilajn dhe referimet që duheshin bërë për dyshimet për trafik droge.

    Mimoza IBRA

    Prokuroria e Krimeve të Rënda lëkundi dje pozitat e ish-minis-trit të Brendshëm, Saimir Tahiri kur kërkoi 12 vite burg për të. Ditën e djeshme tek Krimet e Rënda u mbajt një seancë maratonë për Tahirin, ku u lexua pretenca e prokurorisë dhe u bë mbrojtja nga ana e ish-ministrit. Treshja e prokurorëve e përbërë nga Vladimir Mara, Arenc Çela dhe Dritan Prençi kërkuan që Saimir Tahiri të qëndrojë 12 vite brenda qelive të bur-gut. Por duke qenë se më herët gjykata ka pranuar kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar, pretenca e prokurorisë konvertohet në 8 vjet burg. Verdiktin përfundimtar do ta marrë Gjykata e Krimeve të Rënda në datën 19 shtator, ora 09:00, ku do të vendoset për fatin e Tahirit. Gjatë seancës së djeshme, e cila zgjati nga ora 09:00 deri në orën 16:00, organi i akuzës paraqiti edhe provat sipas të cilave Tahiri i ka dhënë mbrojtje grupit të trafikantëve Habilaj të arrestuar në Siçili për trafik ndërkombëtar droge. Pika më e fortë e organit të akuzës mbeten përgjimet nga pala italiane ku flitet për dhurata byzylyku dhe kostumi, si dhe udhëtimet me skaf dhe makinën “AA 033 GB”. Sipas prokurorëve, edhe nga deklar-imet e marra nga anëtarët e bandës së Habilajve, konfirmohet njohja e tyre me ish-ministrin Tahiri. Treshja e proku-rorëve u shpreh se Tahiri mund ta vuajë dënimin në një burg të zakonshëm dhe jo të sigurisë së lartë, nëse dënohet.

    Provat e TahiritPas ndërprerjes disa minuta të

    seancës pas leximit të pretencës nga prokuroria, palët u rikthyen në sallën e gjyqit, këtë herë për të dëgjuar mbrojtjen e Saimir Tahirit. Ky i fundit u përpoq të hidhte poshtë tre veprat penale për të cilat akuzohet, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “Trafik i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim” dhe “Grup i strukturu-ar kriminal”, përmes disa provave të reja. Ai e mbrojti veten për më shumë se dy orë. “Më akuzoni për përgjimin e Taulant Haxhiraj, ku ai thotë kushërin-jtë e ministrit kanë marrë garanci. E pse qenkam unë ministri e jo një tjetër ministër nga Vlora? Pse prokuroria nuk e ka thelluar hetimin?”, tha Tahiri. Sa i përket akuzave se gjatë një përgjimi vëllezërit Habilaj thonë se kanë takuar

    në Tiranë dhe kanë ngrënë drekë me të, Tahiri u shpreh se më 22 nëntor 2013 ai ka qenë në një takim në Bruksel në atë ditë me eurokomisionerin Stefan Fyle, me Klajda Gjoshën, në atë kohë ministre e Integrimit dhe Nasip Naçon. Ndërkohë, më 23 nëntor që pretendohet se ka takuar Habilajt, Tahiri tha se ka qenë në takim me Visho Ajazi Likën e Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llallën, pasi ishin arratisur nga burgu i Korçës disa të dënuar. Ai shtoi se nuk ka asnjë komunikim telefonik me vëllezërit Ha-bilaj. Referuar akuzave se i ka bërë të paprekshëm trafikantët duke iu hapur dyert për të bërë trafik nga deti, ish-min-istri paraqiti me skicë vitet dhe 6 shkresa sekrete që i ka dërguar ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli për t’i kërkuar rregullimin e radarëve në Durrës dhe Vlorë, pasi ka pasur informacione që ka lëvizje të dyshimta në det. Ai shtoi se Gjergji Kohila, në atë kohë shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, ka njoftuar me

    Topollaj: Rasti Tahiri, provë se reforma në

    drejtësi po funksiononAnëtari i Bindjes Demokratike,

    Fabian Topollaj reagoi dje pas pre-tencës së lexuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topol-laj deklaroi se fakti që prokurorët kërkuan 12 vjet burg për ish-ministrin është për t’u vlerësuar sepse tregon që reforma në drejtësi ka filluar të funk-sionojë. Sipas tij, edhe nëse Saimir Tahiri nuk dënohet, sërish proku-roria e bëri punën e saj. “Rasti Tahiri, është provë se reforma në drejtësi funksionon. Në 30 vite tranzicion të çmendur, për herë të parë prokuroria kërkon burg për një politikan të nivelit të lartë. Edhe sikur Tahiri të mos dënohet kurrë, vetëm fakti që për një ish-ministër është ngritur akuzë për kryerjen e një krimi të rëndë, është një lajm i jashtëzakonshëm. Reforma në drejtësi ka nisur të funksionojë ende pa përfunduar procesi i ngritjes së drejtësisë së re”, tha ai.

    Artan Hoxha: Prokuroria nuk zhgënjeu, u qëndroi provave kundër Tahirit

    Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha u shpreh dje se prokuroria nuk zhgënjeu për rastin e Saimir Tahirit. Sipas tij, organi i akuzës iu qëndroi provave të mbledhura kundër ish-ministrit. Ai shtoi në rrjetet sociale se tani Gjykatën e Krimeve të Rënda e pret sfida e dhënies së vendimit, duke e ditur se ambasada amerikane po e monitoron me kujdes procesin. “Deri tani gjithçka brenda parashikimit… Organi i akuzës nuk ka “zhgënjyer”, i ka qëndruar bindjes së vet se i ka provat për ta shpallur Saimir Tahirin fajtor. Tre prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, kërkuan sot para gjykatës dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Të shohim nëse trupi gjykues gjatë dhënies së vendimit, do ta ketë parasysh faktin se seanca po zhvillohet si gjithnjë, me monitorimin e pandërprerë të përfaqësuesve të am-basadës amerikane”, tha Artan Hoxha.

    Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mohoi dje në sallën e gjyqit të ketë biseduar me Habiljat. Sipas tij, kjo gjë ka rezultuar edhe nga sekuestrimi i telefonave të tij, nga ku nuk është gjetur asnjë bisedë telefonike. “Më kanë sekuestruar telefonat e mi, ka rezultuar zero komunikim me Habilajt dhe të gjithë pjesëtarët e arrestuar. Kanë pyetur në 15 qytete në Greqi dhe në Mal të Zi nëse kam prona a pasuri që mund ti

    kem përfituar nga trafiku. Kanë rezultuar negative të gjitha”, tha Saimir Tahiri. Në vijim të mbrojtjes, ai drejtoi gishtin tek prokuroria kur sqaroi se Habilajt nuk kanë pasur mbrojtje gjatë kohës kur ai ishte ministër sepse janë proceduar në 3 raste. “Pse të mos dyshojmë se për 16 muaj prokuroria i ka mbajtur pa hetuar Habilajt? Pse të mos dyshojmë që ishte prokuroria që i mbronte?”, u shpreh Saimir Tahiri.

    TAHIRI MOHON KOMUNIKIMET ME HABILAJT

    e-mail prokurorin Dritan Prençi duke e vënë në dijeni për aktivitetin kriminal të grupit Habilaj. “Ne jemi grup i struk-turuar kriminal dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, por nga ana tjetër njof-tojmë prokurorinë që Habilaj merrej me drogë”, ironizoi Saimir Tahiri në seancë.

    Amerikanët monitorojnë procesinNë sy në seancën e djeshme për

    Saimir Tahirin ra prezenca e për-

    faqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesit amerikanë nuk u larguan për asnjë moment nga salla, duke vëzhguar me detaje sesi zh-villohet gjyqi dhe provat që serviri secila palë. Kujtojmë që më herët ambasada e SHBA, duke marrë shkas nga dënimi i Emiljano Shullazit, kërkoi një hetim të plotë për Saimir Tahirin dhe që në fund të zbatohet ligji.

    Ambasada e Shteteve të Bash-kuara të Amerikës kërkoi pak kohë më parë që autoritetet vendase të zbatojnë ligjin për rastin e Saimir Tahirit. Kërkesa u bë pas dënimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për grupin e Emiljano Shullazit. “Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emil-jano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sun-

    dimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bash-kuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. Kush e ka radhën?”, thuhej në reagimin e ambasadës së SHBA.

    SHBA: Gjatë hetimit për Tahirin të sundojë ligji

  • ........GAZETA SOT E Mërkurë 11 Shtator 2019 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Tahiri sulmon ministrat e PS, ironizon shpenzimet e Gjonajt në hotele dhe fajëson Kodhelin për radarët, përmend edhe Ramën

    Tahiri: Politikanë që kanë vrarë janë në krye të politikës

    Kodheli i përgjigjet Tahirit: Radarët nuk janë fikur asnjëherë që nga dhjetori 2013, deklaratat e ish-ministrit duhet të jenë jashtë diskutimit

    Ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli hodhi poshtë të gjitha akuzat e ish-ministrit Saimir Tahiri për mosfunksionimin e radarëve. Gjatë një interv-iste televizive, ajo deklaroi se nuk ka pasur asnjë nevojë për letër nga ana e Tahirit mbi këtë çështje, pasi ka qenë në dijeni, duke shtuar se që nga muaji dhjetor 2013 radarët kanë qenë funksionalë dhe nuk janë fikur asnjëherë. “Nuk më është dashur as letra e zotit Tahiri që daton tetor i vitit 2013, pra ne kishim vetëm një muaj që ishim futur në zyrë për të kuptuar që radarët nuk punonin sepse çështja e trafikimit të paligjshëm apo të mosfunksionimit të

    vrojtimit të bregdetit shqiptar ishte një nga shtyllat e luftës sonë politike kur ne ishim në opozitë me qeverinë e Sali Berishës. Përsa i përket problem-atikës tjetër gatishmëria i takon FA-ve, Shtabit të Përgjithshëm dhe janë ata që merren. Radarët nuk kanë punuar dhe kanë qenë të gjithë në tokë në tetor 2013 kur ne sapo kishim hyrë në zyrë për t’i rikthyer në punë dhe kanë filluar të punojnë nga dhjetori, sigurisht është dashur punë e madhe dhe kanë vazhduar të punojnë 100%. Nuk fiken dot. Pastaj është një strukturë që e menaxhon këtë gjë. Radarët janë të ushtrisë, policia ka radarë të

    tjerë për të cilët ushtria nuk përgjigjet”, tha Kodheli. Deputetja socialiste deklaroi më tej se radarët ush-tarakë nuk kanë lidhje me ata të policisë, ku shtoi se deklaratat e Tahirit janë të pavërteta dhe duhet të jenë jashtë çdo diskutimi. “Radarët ushtarakë janë të programuar të shikojnë 1000 milje e përtej jo bregdetin e afërt, janë të programuar me programe të drejta të qeverive të mëparshme që të shikojnë ata që vijnë nga jashtë dhe jo e kundërta por për shkak të mjeteve që ushtria e FA-të disponojnë kanë një bashkëpunim të ngushtë me policinë dhe forcat kufitare madje në strukturën që drejtohet

    nga Këshilli i Ministrave dhe që menaxhon radarët, drejtohet nga Këshilli i Ministrave, ka në përbërje forca të armatosura, forca policore, forca të do-ganës, forca të rojës kufitare apo struktura policore ndërkombëtare, pra një grup të madh njerëzish që në monitorë gjigantë monitorojnë ujërat detare shqiptare dhe ato ndërkombëtare, duke vepruar si një vend i NATO-s. Kështu që këto gjuajtjet nën brez, e ka njoftuar, ndërkohë që Mimi nuk e dinte apo korrespodenca nuk e…duhet të jenë jashtë çdo diskutimi që është diskutuar sot në seancë me Saimir Tahirin”, tha Kodheli.

    Elisjeda KIKO

    Ish ministri Saimir Tahiri është bërë sërish protagonist dje pas kërkesës së prokurorisë për ta dënuar me 12 vite burg. Ashtu si gjithmonë, Tahiri ka çuar mesazhe të koduara majtas e djathtas, ndërsa nuk kanë munguar as sulmet e dre-jtpërdrejta. Gjatë seancës gjyqësore ku po lexohej pretenca ndaj tij, Tahi-ri sulmoi në mënyrë të drejtpërdrejtë ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për faturat e kripura të hoteleve dhe vizitat zyrtare jashtë vendit, të cilat u bënë publike gjatë ditëve të fundit në media. Ish-ministri i Brendshëm deklaroi se prokuroria ka kërkuar çdo informacion për të dhe nuk po bën asnjë hetim për ministrat e kabi-netit. “Prokuroria ka hetuar të gjithë lidhjet e mia shoqërore dhe ka pye-tur me letër porosi, se ç’punë kishte këtë nuk e di. Ka çuar letër-porosi dhe ka pyetur edhe për çmimet e ho-televe ku kam fjetur, në media u tha se unë flija në hotele me 1 mijë euro nata. Por ju garantoj se me letër-po-rosi është garantuar se çmimi më i shtrenjtë i paguar si ministër, është vetëm 140 euro, jo si ajo tjetra që paguante 900 euro nata”, tha Tahiri. Por sulmeve dhe ironisë së ish-min-istrit të Brendshëm, nuk i shpëtoi as ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ai deklaroi se në kohën kush ishte në krye të Ministrisë së Brendshme kishte informuar në mënyrë shkresore Mimi Kodhelin, ku e informonte se radarët nuk punonin. “Si mundet që unë t’i dër-goja ata në procedim për sa kohë i favorizoja në trafikun e drogës?! Prokuroria e lë të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. Por unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar as kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punonin radarët”, tha ai.

    Tahiri sulmon RamënPor sulmeve të ish-ministrit

    Saimir Tahiri nuk i shpëtoi as kryem-inistri Edi Rama. Pas seancës, në një deklaratë për mediat, Tahiri deklaroi se nëse përgjimet ku flitej se ai në kohën që ishte ministër kishte marrë 20 milionë euro në fushatë merret si i vërtetë, atëherë duhej

    të hetoheshin të gjithë, duke lënë të kuptohej edhe për vetë shefin e qeverisë. “Nëse prokuroria ka një përgjim ku ministri i Brendshëm harxhon 20 milionë euro në fushatë, që është shifër e lartë, unë kisha vetëm 1 muaj në detyrë ndërkohë, dhe dy trafikantë bisedonin jo ai merr 5 milionë euro, jo ai harxhon 20 milionë euro në fushatë elektorale. Unë kisha 29 ditë në detyrë. Tani nëse prokuroria e merr seriozisht këtë përgjim, që është fare banal dhe ordiner, prokuroria duhet të bënte hatanë, nuk duhet të kursente njeri pa hetuar. Duhet të kishte hapur he-tim pas hetimi, ç’është ky njeri, kjo parti, po të duash edhe këta njerëz që harxhuakan 20 milionë euro në

    Bylykbashi: Rama po mbron Tahirin për interesat e veta

    Ish deputeti i Partisë Demokra-tike, Oerd Bylykbashi deklaroi se kryeministri Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Tahirin, pasi kishte interes të mbronte veten e tij. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se çështja e Saimir Tahirit është kthyer në një nga çështjet e mëdha të partnerëve ndërkom-bëtarë. “Gjithë përpjekja e Ramës ka qenë si të mbrojë Tahirin, që të mbrojë veten e vet. Kanë kërcënuar gjyqtarët me letra me veting. Plani për kanabizimin e Shqipërisë është i Edi Ramës. Tahiri është një person që sado që e hodhi tutje, përpiqet ta mbrojë, sepse mbron veten. Rama ishte gati të shpartallonte dhe Kus-htetutën, vetëm që të mos i ndodhte gjë. Mbetet për t’u parë nëse gjykata do të çojë deri në fund një histori të krimit të organizuar. Çështja “Tahiri” u kthye në një çështje të një rëndësie tejet të madhe nga part-nerët ndërkombëtarë”, u shpreh Bylykbashi.

    Çështja “Tahiri”, zbardhet dëshmia e oficeres së policisë

    Ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zbardh dësh-mia e një oficereje policie, me ini-cialet B. A., e cila ka pranuar se ka udhëtuar të paktën 10 herë me Ha-bilajt drejt Italisë, dhe që ka thënë se ka një marrëdhënie speciale mes tyre dhe ish-ministrit Saimir Tahiri. Ajo ka deklaruar se shtetasi Moisi Habilaj e ka informuar atë se kishte mbështetje të fortë në kryeqytet, dhe se sa herë i përmendej emri i Saimir Tahirit, ai acarohej dhe krijonte problematika. Këto janë argumentet kyçe të prokurorisë, por pasi shpalli pretencën pati një debat të fortë mes palëve. Kryesuesi i seancës, gjyqtari Ardit Mustafai, i kërkoi prokurorisë të specifikonte se cilat janë episodet e trafikut, ku rezulton të jetë i përfshirë ish-min-istri i Brendshëm. Por gjatë seancës së djeshme ku u lexua edhe preten-ca, ish ministri Tahiri ka mohuar të ketë pasur lidhje me Habilajt, por ka pranuar se atyre u ka shitur makinën e tij.

    Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një re-agim për media pas përfundimit të seancës, u shpreh se akuzat janë pa prova dhe të stisura nga prokuroria, duke shtuar se policë që sot akuzohen, kanë denoncuar Habilajt për trafikun. “Unë akuzohem që jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal përb trafik droge bashkë

    me disa policë, që nuk kanë qenë as me detyrë në Vlorë gjatë kohës që është bërë trafikimi i lëndës narkotike. Ky procedim penal është nisur nga policë në varësi timen. Ata denoncuan Habilajt. Ato që thotë prokuroria shqiptare janë gënjeshtra dhe antimafia italiane i ka hedhur poshtë”, tha Tahiri.

    TAHIRI: AKUZAT JANË PA PROVA, TË STISURA NGA PROKURORIA

    “Unë kisha 29 ditë në detyrë. Trafikantët kanë thënë se unë paskam shpenzuar 20 milionë euro në një fushatë. Kjo është absurde. Ky është thashethemi i dy njerëzve, është ordinere akuza. Edhe qyte-tarët e thjeshtë do të dilnin në përfundimin se këtu s’ka asgjë e jo më prokurorë të Krimeve të Rën-da. Prokuroria ka bërë kontrolle pasurie dhe nuk ka nxjerrë asgjë të keqe. Ata më akuzojnë për trafik droge në një kohë që luftonim Lazaratin. Si mund të luftoja trafi-kun e drogës dhe në anë tjetër të kultivoja drogë vetë. Mos harroni luftën që kam bërë për të shuar kanabisin në këtë vend. Është gënjeshtër e madhe. Jaeld Cela p.sh., s’ka qenë as drejtor dhe as polic në Vlorë. Ata thonë se keni bërë trafik bashkë. Nuk kam asnjë kontakt me personat e akuzuar”, u shpreh Saimir Tahiri.

    ISH-MINISTRI: DO LUFTOJ PËR

    DREJTËSINË

    një fushatë. Nuk duhet të kursente askënd. Por edhe prokuroria vetë e di se ai përgjim është ordiner, është thashethemi i dy njerëzve që i vënë në gojën e prokurorisë merr tjetër vlerë”, tha Tahiri. Më tej, ish ministri deklaroi se ka politikanë që kanë vrarë njerëz dhe kanë vjedhur miliona e sot janë në majë të politikës. “Në këtë vend ka deputetë që kanë vrarë njerëz dhe nuk

    kanë shkuar as në prokurori, kurse unë kam dhënë dorëheqje si deputet. Ata që i fshehën drejtësisë, sot janë në politikë. Mua më intereson drejtësia dhe liria. Unë dua të jem i lirë. Praktika ka treguar se sot i ke në krye ata që kanë akuza për vrasje njerëzish dhe për vjedhje stratosferike. Unë nuk po mendoj për këtë, por për drejtësinë time”, tha Tahiri.

    Prokuroria ka hetuar të gjithë lidhjet e mia shoqërore dhe ka pyetur me letër porosi, se ç’punë kishte këtë nuk e di. Ka çuar letër

    porosi dhe ka pyetur edhe për çmimet e ho-televe ku kam fjetur, në media u tha se unë

    flija në hotele me 1 mijë euro nata.

  • GAZETA SOT6 E Mërkurë 11 Shtator 2019

    ........

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    PD godet tjetër kryetar bashkie, hedh dyshime mbi të shkuarën e Mark Babanit në Vaun e

    Dejës, kërkesë prokurorisë të verifikojë

    PD akuzon Babanin se ka përdorur tri identitete të ndryshme

    Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat, Babani: Nëse arrijnë të më gjejnë një gjobë, do ju kem borxhin më të madh

    Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Baba-ni është emri i tretë i ardhur nga radhët e Partisë Socialiste, që akuzohet nga Partia Demokratike për të shkuar kriminale dhe mosdeklarim të saktë në formularin e dekriminalizimit. Krye-bashkiaku Babani iu është përgjigjur akuzave të hedhura nga Partia Demokratike ditën e djeshme. Ashtu si edhe dy kryebashkiakët e tjerë, Pjetri dhe Kajmaku, Babani i ka mohuar kategorikisht akuzat. Në një prononcim për mediat, Babani ka thënë dje se ka pasur ab-solutisht vetëm emrin Mark dhe ka shtuar se

    në periudhën kohore për të cilën pretendohet nga PD-ja, ka udhëtuar drejt Italisë. “Unë kam shkelur në Itali në vitin 1994 deri në vitin 2003, me emrin Mark Babani, e lidh këtë me vitet e punës që kam pasur atje dhe me kodin fiskal që kam pasur. Në vitin 2003 kam shkuar dorëzuar soxhornon dhe kam marrë vizën si biznesmen. Për shkak të biznesit e kaloj pjesën më të madhe të kohës në Evropë. Nëse arrijnë të më gjejnë një gjobë 100 euroshe në një nga vendet e Evropës do i kem borxhin më të madh”, ka deklaruar Babani. Kryebashkiaku i Vaut të De-

    jës ka thënë se është i gatshëm të përballet me gjithë sa thotë në institucionet e drejtësisë, ku ka shtuar se nuk ka qenë asnjë herë strukturë në asnjë parti politike. “Jam zgjedhur kandidat i PS, kam qenë biznesmen i suksesshëm, kam pas tre ndërmarrje, nuk kam qenë kurrë strukturë në asnjë parti. Jam gati që tani të rrëfej jetën time te Krimet e Rënda, Prokuroria e Përgjithshme, më pas do bëj denoncim për shpifjet që më janë bërë”, ka thënë ndër të tjera Babani. Në lidhje me akuzat për identitet të rremë, Babani është përg-jigjur dhe i ka hedhur poshtë pretendimet, duke

    shpjeguar se përse e ka ndryshuar mbiemrin. “Mbiemrin e kam ndryshuar në 1993 si familje në Vaun e Dejës, dhe i jam përshtat këtij mbiemri. I kam vetëdeklaruar të gjitha në formular. Kam dy datëlindje, 24 dhjetor natën kur kam lindur dhe regjistrimin e bërë në kohën e komunizmit më 8 janar. E kemi pasur mbiemrin Babaj dhe në 1993 e kemi kthyer e kemi bërë Babani, që unë e kam përshtat edhe në dokumentet e mia. Nuk kam pasur asnjëherë jetë mister, e dinë të gjithë si jetoj më vjen turp se si e imagjinoj jetën time. Jam i gatshëm të përballem kudo”, tha ai.

    Arbjona ÇIBUKU

    Pas Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut, Partia Demokratike ka vendo-sur në “shënjestër” një tjetër kryebashkiak nga radhët e Partisë Socialiste. Mark Babani, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, i emëruar pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ka qenë i treti në listën e PD. Ditën e djeshme PD ka hed-hur akuza ndaj Mark Babanit, se ky i fundit ka të shkuar kriminale dhe ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Sipas Partisë Demokratike, Babani akuzohet se ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut. Dje Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë verifi-kimin e Mark Babanit të Vaut të Dejës. “Ai dyshohet se ka qenë i ar-restuar/ndaluar në Itali gjatë peri-udhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përg-jegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003”, thuhet në kërkesën e PD dërguar prokurorisë. Sipas deklaratës së PD, Babani nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë i dënuar dhe dëbuar nga Italia, por ka deklaruar vetëm që ka jetuar 5 vite në Itali. “Nga verifi-kimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani, nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, shprehet PD.

    3 identitetet e BabanitNdër të tjera PD hedh aku-

    za se Babani ka përdorur tre identitete të ndryshme, të cilat nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Në dokumentin e publikuar nga Partia Demokra-tike rezulton se, tri identitetet e Babanit janë Mark Ndoc Babani, Mark Saimir Babaj dhe Ylli Saimir Babaj. Rasti i Babanit është i ng-jashëm me rastin e kryebashkia-kut të zgjedhur të dorëhequr të

    Shkodrës, Valdrin Pjetri, si edhe të kryebashkiakut në detyrë të Vorës, Agim Kajamakut. Kjo pasi edhe për Babanin PD-ja i është referuar të dhënave të sistemit TIMS, nëpërmjet të cilave, sipas demokratëve rezulton se Babani nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë përg-jatë periudhës 1994 – 2005 me identitetin e tij real. “Në Formular-in e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS re-zulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, shkruhet në kërkesën e PD. Ndërkohë ashtu si edhe kryebashkiakët e tjerë të akuzuar nga PD, edhe Babani i ka mohuar akuzat e hedhura nga demokratët. Në këto kushte,

    Bardhi: Rama e dinte për të inkriminuarit

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ftuar dje në një studio televizive ka folur mbi akuzat që publikoi dje Partia Demokratike për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani. Bardhi ka deklaruar dje, se kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu si në rastin e Kajmakut ka pasur dijeni për rastin në fjalë dhe ka shtuar se për të dhënat i kanë ndihmuar ndërkombëtarët. “Nuk i kemi pasur këto të dhëna para 30 qershorit. Nëse do ti kishim para 30 qershorit do ti kishim bërë publike para 30 qershori. Ne kemi pranuar dhe pranojmë se informacionet i kemi marrë në rrugë jozyrtare, në rrugë zyrtare i ka marrë vetëm Kryeministri që i mban në sirtarët e tij. Kjo do të thotë se çdo material është autentik dhe është marrë në formë të ligjshme. Shqipëria ka miq të shkëlqyer, ka miq në të gjithë botën që duan që krimi i organizuar të mos marrë pushtetet të inkriminuar në Shqipëri. Partnerët ndërkombëtarë na kanë ndihmuar”, ka thënë Bardhi.

    Ambasadorja në ikje e Kroacisë takim me Ruçin

    Ambasadorja në ikje e Kroacisë, Sanja Bujas Juraga është takuar ditën e djeshme me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Ruçi ka deklaruar dje se Kroacia është 'avokatja' më e mirë e integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas Ruçit marrëdhëniet Shqipëri-Kroaci janë të shkëlqyera dhe do të ketë impulse të reja ekono-mike si pjesë bashkëpunimi. “Kroacia është avokatja më e mirë e Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatave dhe në shpresojmë që ndikimi i saj të rritet fuqishëm me marrjen e Presidencës së BE-së në janar 2010. Kohët e fundit është vënë re edhe një impuls i ri në bashkëpunimin ekonomik midis të dy vendeve”, ka deklaruar dje Ruçi. Ndërkohë edhe ambasadorja ka falënderuar Ruçin për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. “Kroacia ka qenë dhe do të jetë avokatja më e mirë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe këtë do ta dëshmojë edhe Presidenca kroate e BE-së në gjashtëmujorin e parë të vitit që vjen”, ka deklaruar ajo.

    Partia Demokratike pretendon që, Babani duke qenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike siç është edhe detyra e kryebash-kiakut, të cilën ai e ushtron pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

    Strategjia që do ndjekë PDStrategjia që do të ndjekë Par-

    tia Demokratike me rastin e Mark Babanit pritet të jetë e njëjtë si ajo që ndoqi me dy kryebashkiakët e tjerë, Valdrin Pjetri dhe Agim Kaj-

    maku. Prokuroria pritet të njoftojë nisjen e kryerjes së verifikimeve të figurës së Babanit. Por deri më tani, hetimet nuk kanë vijuar duke bërë kështu që të mbesin në vend. Ndërkohë, tani pritet për t’u parë nëse PD-ja do të ndjekë të njëjtën strategji si në rastet e mëparshme, duke publikuar dokumente nga organet përkatëse të drejtësisë, në mbështetje të akuzave të ngritura, por sinjalet janë se me shumë gja-sa strategjia do të jetë e ngjashme.

    Valdrin Pjetri ka qenë kryebashkiaku i parë i akuzuar nga PD për përfshirje në të kaluarën me krimin. “Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence. Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka

    pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal italian. Ai është dënuar nga Gjyka-ta e Firences për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, ka deklaruar PD për Pjetrin.

    JA AKUZAT PËR VALDRIN PJETRIN

    Agim Kajmaku është emri i dytë i akuzuar nga PD. Kryebashki-aku i Vorës akuzohej për të shkuar kriminale dhe mosdeklarim në formularin e dekriminalizimit. “Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke. Në Formularin e Vetëdekla-

    rimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezu-lton se nga periudha 2004 – 2016 ai nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, deklaron PD për Kajmakun.

    JA AKUZAT PËR AGIM KAJMAKUN

    1. Mark Ndoc Babani, i

    datëlindjes 24.12.19652. Mark Saimir Babaj, i

    datëlindjes 11.06.19673. Ylli Saimir Babaj, i datëlind-

    jes 02.11.1968”

    IDENTITETET E MARK BABANIT

  • ........GAZETA SOT E Mërkurë 11 Shtator 2019 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Ndërkombëtarët nisin lëvizjet për të ulur në tryezë Ramën e Bashën, OSBE dhe Gjermania takime për reformën zgjedhore, panik në LSI

    Gjiknuri: Këtë muaj do organizojnë tryezë gjithëpërfshirëse për sistemin zgjedhor

    Aksioni opozitar, Spaho dhe Salianji: Protestat do nisin pas vendimit të BE për çeljen e negociatave, PD me platformë për daljen nga kriza

    Opozita jashtë parlamentare ka deklaruar pak kohë më parë se shtatori do të niste me vazhdimin e aksionit të tyre kundër qeverisë, por deri tani ende nuk kanë dalë me një datë se kur do të fillojnë protestat. Lidhur me këtë gjë reagoi ditën e djeshme ish deputeti i PD Edmond Spaho, i cili u shpreh se protesta e opozitës do të vijojnë si pjesë e pandashme e aksionit të saj. Gjatë një interviste televizive, Spaho deklaroi se deri në dhënien e vendimit nga BE, nuk do të ketë protesta kombëtare nga ana e opozitës. “Ne protestat nuk i kemi ndërprerë. Protestat do të jenë një veprim i

    pandalshëm i aksionit tonë politik. Do të ketë në javët dhe muajt e ardhshëm. Për momentin kemi deklaruar që për hir të diskutimit të mundësisë së hapjes së negociatave me BE, nuk do të ketë një protestë kombëtare. Kjo për të shprehur një gjest vullneti të mirë. Në radhë të parë për të gjetur zgjidhje për krizën e plotë politike, kushtetuese, institucionale, ligjore që ka përfshirë vendin, por edhe për t'i shërbyer procesit të negociatave. Ne do bëjmë publike shumë shpejt një platformë, e cila do të prezantojë hapat që duhen ndërmarrë për të kapërcyer krizën politike. Por më e rëndësishme

    se kjo, për të mos u përsëritur në të ardhmen, që një njeri i vetëm ta kaparojë të gjithë pushtetin dhe të sillet si diktator”, tha Spaho. Ndërsa ish deputeti Ervin Salianji gjatë një reagimi për media, deklaroi se protesta shërbejnë për të përforcuar më tepër demokracinë në vend, duke shtuar se aksioni opozitar nuk do të ndikojë në vendimin e BE për hapjen e negociatave në tetor. “Padiskutim që mjegullnaja që protestat kanë të bëjnë me datën e negociatave është e kotë. Protestat vetëm e shën-doshin demokracinë dhe transmetojnë pozitivitet. Për 50 vite nuk kemi pasur protesta në Shqipëri,

    por nuk ka pasur anëtarësim apo përpjekje për anëtarësim, por ka pasur izolim total”, u shpreh Salianji. Ish deputeti demokrat foli edhe për një dialog të mundshëm mes PS-PD, ku deklaroi se opozita ka paraqitur një platformë dialogu për të dalë sa më parë nga kjo krizë. “Të gjithë të dhënat të çojnë se Rama ka refuzuar për të zgjidhur krizën politike në këtë vend, për të mbajtur pushtetin dhe mbrojtur pushtetin e tij personal duke refuzuar që të pranojë kushtet. Ne jemi të vetmit sot, që kemi paraqitur një platformë për kushtet që mund të dialogohet”, deklaroi Salianji

    Elisjeda KIKO

    Ndërkombëtarët kanë nisur tentativat për të bërë bash-kë palët politike sa i takon reformës zgjedhore. Ditën e djeshme ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt zhvilloi një takim me bash-këkryetaren e reformës zgjedhore Rudina Hajdari, ku në fokus të diskuti-mit të tyre ka qenë miratimi i reformës zgjedhore. Ndërsa bashkëkryetari tjetër i kësaj reforme, Damian Gjiknuri takoi ambasadorin e ri të Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf. Lajmin e bëri të ditur vetë Gjiknuri, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se ka rënë dakord me Rudina Hajdarin, që është bashkëkryetare e komisionit, që këtë muaj të organizo-jnë një tryezë gjithëpërfshirëse mbi çështjet e sistemit zgjedhor. "Me amba-sadorin Peter Zingraf i cili ritheksoi in-teresimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore. Diskutuam mbi ecurinë e deritanishme të këtij proc-esi, gatishmërinë e mazhorancës për të krijuar hapësirat e bashkëpunimit për opozitën parlamentare ashtu edhe atë joparlamentare. Në kuadër të adresimit të kërkesave të opozitës parlamentare, me bashkëkryetaren e komisionit, zj. Rudina Hajdari jemi dakordësuar të organizojmë brenda shtatorit një tryezë gjithëpërfshirëse diskutimi mbi çështjet e sistemit zg-jedhor", u shpreh Gjiknuri.

    PS-PD drejt dialogutPrej kohësh ndërkombëtarët u

    kanë bërë thirrje palëve politike për tu ulur në tryezën e dialogut dhe të mira-tojnë sa më parë reformën zgjedhore. Një gjë e tillë ishte e përcaktuar qartë edhe në raportin përfundimtar që OSBE nxori për zgjedhjet e 30 qershorit. Në raport, theksohej se palët politike duhet të angazhohen për një dialog gjithëpërf-shirës mes tyre për reformën zgjedhore, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edhe zyrtari i DASH, David Kostelancik pak ditë më parë u bëri apel palëve politike që të miratojnë sa më parë reformën zgjedhore, ku theksoi se kryerja e kësaj reforme brenda vitit do të mundësojë edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020. Por sinjalet e dialogut mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokra-tike tashmë kanë ndezur dritën jeshile. Është faktori ndërkombëtar ai i cili po punon fort në mënyrë që të ulë në tryezë

    mazhorancën dhe opozitën, në mënyrë që të punojnë sa më fort për reformën dhe miratimin sa më parë të saj. Partia Demokratike e ka ende një vend bosh në komisionin e reformës zgjedhore.

    Panik në LSIPor me miratimin e reformës zg-

    jedhore, partia e vetme e cila do të marrë një goditje shumë të fortë është LSI. Kur komisioni drejtohej nga Çuçi e Bylykbashi, hartoi një draft, i cili par-ashikon ndër të tjera dhe depolitizimin e komisioneve. Ka qenë mazhoranca ajo e cila e ka hartuar një draft të tillë dhe që vazhdon të jetë në axhendën e

    Kuvendit. Një gjë të tillë e deklaroi kreu i grupit socialist Taulant Balla pak ditë më parë, në Konferencën e Kryetarëve. Në sesionin e vjeshtës të vitit 2018, teksa afrohej afati 6-mujor, që paraprinte zg-jedhjet vjetore të vitit 2019 për të futur në proces edhe deputetët e opozitës së atëhershme, deputetët e mazhorancës, që vazhdon të jetë mazhorancë edhe sot dhe do të vazhdojë të jetë, kanë depozituar këtë dokument, i cili tashmë është dokument pune në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Rregullorja e Ku-vendit, sa kohë që deputeti propozues apo grupi i deputetëve propozues nuk

    është tërhequr nga drafti, e ripasqyron atë në të gjithë kalendarët dhe në të gji-tha programet vijuese, por, në funksion të asaj që zoti Alimadhi ngriti si çështje, për kujtesë, sa herë fillon një sesion i ri parlamentar, kryetarët e grupeve parla-mentare ose një person i rekomanduar prej tyre, në një kohë jo më gjatë se 10 minuta, kanë të drejtën e fjalës në fillim të sesionit për parashtrimin e të gjitha objektivave të tyre për këtë sesion”, tha ai. Gazeta ka treguar se nga de-politizimi kjo është partia më e dëmtu-ar, pasi komisionerët do zëvendësohen me anëtarë të shërbimit civil.

    Patozi: Vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

    Kreu i BD Astrit Patozi deklaroi së vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, por pas miratimit të reformës zgjedhore. Në një interv-istë televizive, ai tha se braktisja e zgjedhjeve nuk i shërben zgjidhjes së krizës. “Me zgjedhje të parakohshme sigurisht, dhe nëse ka një gjë në dorë, këto janë zgjedhjet e parakohshme. Nëse opozita do të fillojë që sot që të kërkojë zgjedhje të parakohshme pa kushte sigurisht, që ato nuk do të vijnë kurrë. Por nëse e kanë seriozisht opozita reale përfshirë edhe BD ne jemi të gatshëm që zgjedhjet të jenë të parakohshme dhe sa më të shpejta, po pas një reforme zgjedhore se ndryshe nuk do të kenë asnjë kuptim. Në qoftë se do të bëhen me sistemin dhe konfig-uracionin aktual të KQZ-së nuk kanë asnjë kuptim. Pasi mund të ndryshojë fituesi, por jo produkti. Ne nuk mendo-jmë se braktisja e zgjedhjeve është zg-jidhje. Ne sigurisht shpresojmë shumë dhe unë e kam bindje se Shqipëria në zgjedhjet e radhës do të ketë një sistem të ndryshëm nga ky dhe të paktën disa nga plagët e dy apo tre zgjedhjeve të fundit nuk do të jenë më”, tha ai.

    Mediu: PS nuk e lexoi drejt raportin e OSBEKreu i PR Fatmir Mediu u shpreh

    se mazhoranca nuk e ka lexuar drejt raportin e OSBE. Në një intervistë televizive, ai deklaroi se ka ardhur koha që opozita të reflektojë dhe të ndjekë hap pas hapi materialet e raportit të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. “Mjafton që ti referohemi raportit të OSBE ODIHR për të kuptuar se presidenti ka bërë një veprim që duhet të vlerësohet dhe se Gjykata Kushtetuese është ajo që e gjykon. Ajo që është për të ardhur keq është fakti që nuk ka një lexim të drejtë nga ana e mazhorancës për raportin e OSBE ODIHR.Ky raport ka përcaktuar qartë problematikën më të madhe që ka vendi dhe është baza reale që ne duhet të përpiqemi për të ndërtuar një filozofi të qartë për zgjedhje të lira në një shtet funksional. Raporti i OSBE-ODIHR ka të qarta të gjithë materialet e nevojshme që opozita duhet të ndjekë hap pas hapi për t’i dhënë zgjidhje problematikës në të cilën ndodhet vendi”, tha ai.

    Me reformën zgjedhore do ketë ndryshime të mëdha. KQZ do filtrojë kandidatët për komisionet zg-jedhore dhe aty sërish dominojnë PD dhe PS, ndërkohë që PDIU, PR, PBDJ dhe parti të tjera dalin jashtë loje. Nga ana tjetër historia ka treguar se gjithë skandalet zgjedhore ndodhin gjatë numërimit dhe aty është futur koncepti i 2 komisionerëve. Pra sido që të ndodhë, si PS dhe PD nuk do ja lënë në dorë numërimin një personi

    çfarëdo. Momentalisht PR, PDIU dhe parti të tjera kanë pasur përfaqësues në komisione, por tani nuk do e kenë këtë shans. Nga gjithë këto ndryshime duke qartë se më të fituara janë PD dhe PS. Edhe pse PD ka nisur një luftë me PS, ndryshimet në kod tregojnë qartë se favorizojnë dy partitë e mëdha, ndërsa të voglat marrin tatëpjetën. Ndryshimet në kod janë bërë me konsensus dhe Rama-Basha duket se do i spastrojnë “të vegjlit”.

    PENALIZMI I TË VEGJËLVE

    Në nisje të sesionit parlamentar, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e bëri të qartë se e gjithë vëmendja do jetë te reforma zgjedhore. “Padyshim që reforma zgjedhore është kryefjala e këtij sesioni parlamentar, jo vetëm me ju (opozita), por edhe opozitës jashtë parlamentare, duke i garantuar PD-së një vend për përfaqësuesin e saj, duke

    i garantuar edhe veton. Përsëris edhe njëherë atë që kryeministri rishprehu që, ne mirëpresim që edhe PD të ush-trojë të drejtën e saj në këtë komision. Për reformat e rëndësishme ne duhet të jemi bashkë”, shtoi Balla. Ai theksoi se Komisioni i Reformës Zgjedhore do të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR.

    JA PARALAJMËRIMI I SOCIALISTËVE

  • GAZETA SOT8 E Mërkurë 11 Shtator 2019

    ........

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Thellohen përplasjet, Kryemadhi del kundër Bashës dhe kërkon të shkohet në zgjedhje me Ramën kryeministër, pranon frikën nga SPAK

    Kryemadhi: Ramë është një bishë, duhet ta sfidojmë në zgjedhje

    Demokratët rrëzojnë Presidentin Meta: Nuk kemi pasur asnjë plan për të djegur Parlamentin

    Deklarata e Presidentit Ilir Meta se anuloni zgjedhjet vendore të 30 qershorit, për shkak se kishte marrë informacione të besueshme se protesta e thirrur nga opozita më 8 qershor të këtij viti do të shfrytëzohej nga vandalët për t’i vënë zjarrin Parlamentit, ka shkaktuar habi në radhët e demokratëve. I pari që reagoi për këtë ishte sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili pohoi se një pretendim i tillë është i pavërtetë, duke kthyer tytën e armëve nga kryeministri Edi Rama. Por Bardhi nuk ishte i vetmi zë që rrëzoi këto pretendime të kreut të shtetit, pasi në një linjë

    me të janë rreshtuar edhe disa nga ish-deputetët demokratë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-ligjvënësja Dhurata Çupi shprehu bindjen se djegia e institucioneve, e sidomos Par-lamentit është një e pavërtetë e madhe. Sipas saj, dhuna dhe kaosi nuk kanë qenë pjesë e axhendës së opozitës, sa i takon protestave të organizuara prej saj. “Partia Demokratike asnjëherë nuk ka patur në axhendën e saj të reagimit dhunën dhe skenarë të tillë. Skenarët e dhunës nuk kanë qenë pjesë e planit të opozitës. Ne kemi organizuar dh-jetra protesta masive, por në asnjë rast nuk ka qenë

    në axhendë dhuna ndaj institucioneve. Presidenti i Republikës mund të këtë të drejtë për informa-cionet që dispononte dhe u shpreh i gatshëm që t’i vinte në dispozicion materialet. Protestat e thirrura nga Lulzim Basha dhe opozita kanë qenë protesta për t’i treguar këtij kryeministri që shqiptarët nuk e duan më dhe përmes pjesëmarrjes masive e kanë treguar këtë. Flaka nuk do t’i vihej as Parlamentit dhe as ndonjë institucioni tjetër nga përfaqësuesit e opozitës. Nga ana tjetër mund të them se mun-det t’i duhej alibia Ramës për të shpikur protesta të dhunshme për të justifikuar qëndrimet e tij të

    paligjshme”, deklaroi ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi. Ndërkohë, edhe ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji shprehu bindjen se një gjë e tillë është e pavërtetë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Salianji theksoi se i vetmi që ishte i interesuar dhe do bënte gjithçka për të djegur Parlamentin, sipas tij, është kryeministri Edi Rama. “Protestat tona kanë qenë përherë paqësore, Basha ka bërë thirrje për protesta paqësore. Rajshtagu u përdor nga qeveria e atëhershme për të kufizuar liritë dhe të drejtat civile, Presidenti ka qenë i qartë. I vetmi i in-teresuar për zjarr ka qenë Rama”, deklaroi Salianji.

    Rigels SELIMAN

    Thellohen përplasjet mes Lëviz-jes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Teksa kryedemokrati Lulzim Basha këmbëngul se PD nuk hyn në zgjedhje pa qeveri tranzitore dhe pa Edi Ramën kryeministër, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duket se nuk ndan të njëjtin qëndrim me të. Gjatë një prononcimi për mediat, Kryemadhi doli dje hapur kundër Bashës, duke deklaruar se Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të shkojë në zgjedhje, me ose pa Ramën kryeministër. Sipas saj, par-tia që ajo drejton nuk do t’i kushtëzojë zgjedhjet dhe se e vetmja zgjidhje është përballja me shtetin e kapur nga Edi Rama, të cilin e etiketoi si “Bishë”. “Ne si LSI nuk kushtëzojmë asnjëherë mo-mentin e zgjedhjeve. Ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që në një farë mënyre do të zhbëjë të gjithë këtë nyje të lidhur keqas, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, për shkak të mosfunksionimit të sistemit, të demokracisë. Ne duhet të përplasemi, në duhet të luftojmë me bishën, sepse nëse nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundë bishën dhe në këtë rast, bisha është kapja e pushtetit nga kryem-inistri. Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik”, deklaroi ajo. Pra, kjo deklaratë e Kryemadhit tregon qartë se ujërat brenda kampit opozitar janë turbulluar dhe se mes Lëvizjes Socialiste për Inte-grim dhe Partisë Demokratike ka nisur një “luftë” e fortë se kush do ta marrë drejtimin e opozitës.Kryemadhi pranon frikën nga SPAK

    Përveç kryedemokratit Lulzim Ba-sha, me të cilin marrëdhëniet duket se janë të brishta, kryetarja e Lëvizjes So-cialiste për Integrim ka edhe një merak tjetër, i cili po e “torturon”. Bëhet fjalë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, e cila së shpejti pritet të ngrihet dhe që Kryemadhi ka pranuar dje hapur se ndihet e frikësuar prej saj. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi bëri dje thirrje që SPAK të mos përdoret si kamxhik për kundër-shtarët, ndërsa theksoi se organet e reja të drejtësisë që po krijohen të mos kapen nga politika, sepse kjo sipas saj, do të

    minojë edhe më shumë krizën poltike në vend. “SPAK nuk mund të përdoret kurrë si kamxhik për luftë politike, sepse sot luftën politike më të madhe e bëjnë qytetarët shqiptare. Çdo drejtësi politike do të bëjë hero çdo njeri që do të gjykohet për politik. Dhe i vetmi gjykim sot janë qytetarët që të gjykojnë me votë. Kush do drejtësinë e vërtetë të shkojë në zgjedhje, të dalim të gjithë në mënyrë të barabartë t’iu japim shansin qytetarëve ai është gjyqi më i mirë për çdo politikan shqiptar. Gjyqi më i mirë

    sot për çdo politikan, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pastaj gjyq politik, gjyq mediatik, gjyq të pandershëm ka sa të duan. Në fund të fundit gjykimin tonë përfundimtar nuk na e bëjnë as politika as ambasadat as gjyqtarë as prokurorë. E bën Zoti lart, për këtë të jeni të qetë”, u shpreh ajo. Pra, përmes kësaj deklarate, Kryemadhi pranoi se ka frikë nga SPAK.

    Kryemadhi akuza RamësDuke u ndalur tek mungesa e

    dialogut të deritanishëm midis palëve, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për In-

    tegrim, Monika Kryemadhi bëri fajtor kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj, është kthyer në një kryeministër arrogant. “Mungesa e dialogut nuk ka ardhur si rezultat i opozitës, mungesa e dialogut ka ardhur si rezultat i arro-gancës së mazhorancës dhe sidomos të kryeministrit. Mos harroni në dy vjet të Parlamentit, nga 2017 deri në momentin e djegies së mandateve, opozita është munduar disa herë për të ofruar jo vetëm dialogun, por edhe propozimet e saj në Parlament”, nënvizoi Kryemadhi.

    Manjani kundër Kryemadhit: Basha duhet mbështetur

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi dje se opozita dhe kryetari i PD, Lulzim Basha duhet mbështetur. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manjani theksoi dje se në kushtet ku ndodhet vendi, kryedemokratit Basha duhet t’i jepet një shans për të qeverisur. “Jashtë konspiracionit. Opozita dhe Lulzim Basha duhen mbështetur, jo se janë më të mirët, por se vendi ka nevojë të ngutshme për rotacion. Rotacioni është mjeti i vetëm demokratik që mund të ndryshojë diçka. Të paktën duhet të provojmë. Rotacioni politik i pushtetit është përgjigja e pyetjes, “mirë ikin këta po kush do vijë?” Kjo pyetje bëhet gjithmonë kur pushte-tarët qelben në karrige. Ata që kanë radhën do vijnë. Kush të dojë le të vijë, por kjo pyetje nuk mund të legjitimojë qëndrimin e të qelburve në pushtet. Unë mbetem përkrahës i filozofisë së grupit dhe jo liderit të vetëm, por në këto kushte, po le të vijë Basha. Ta provojmë edhe atë”, deklaroi Manjani.

    Boçi: Rama kërkonte djegien e

    Parlamentit, ja arsyejaIsh-deputeti i Partisë Demokra-

    tike, Luçiano Boçi komentoi dje deklaratat e bërë nga Presidenti Ilir Meta se kishte marrë informacion, se në 8 qershor gjatë protestës së opozitës do të digjej Parlamenti. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, demokrati Boçi shprehu bindjes se një plani i tillë mund të aplikohej vetë nga kryeministri Edi Rama, për të cilin theksoi se nëse kjo do bëhej realitet fajin do t’i hidhte opozitës dhe sipas tij, kjo gjë do ta forconte edhe më shumë pushtetin e tij. “Presidenti tha që kishte skenar të tipit Rajshtag. Rajshtagun e organizoi Hitleri për të konsoliduar pushtetin e tij dhe për të nxjerrë jashtë ligjit opozitën. Në analogji Meta foli për skenar të mazhorancës dhe jo të opozitës. Ishte shumë e qartë”, deklaroi ai. Dy ditë më parë Presidenti Ilir Meta deklaroi se një nga arsyet se përse i anuloi zg-jedhjet vendore të 30 qershorit ishte fakti se kishte informacione se në 8 qershor mund të digjej Parlamenti.

    Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi komentoi dje situatën politike në vend. Teksa dje ishte e ftuar në një media, Kryemadhi u pyet për Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra, për të cilin theksoi se kreu i shtetit është një njeri i fuqishëm dhe se nuk është e lehtë ta gjunjëzosh. “Nuk më shqetëson fare

    kjo gjë, nuk është pjesë e axhendës time politike dhe as e LSI, axhenda jonë është të nxjerrim Shqipërinë nga ky lloj fukarallëku në të cilën e ka futur regjimi i Edi Ramës. Besoj se z. Meta i ka kapacitetet e veta për t’u përballur politikisht dhe di të them se është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur”, deklaroi Kryemadhi.

    KRYEMADHI MERR NË MBROJTJE METËN

    Kryedemokrati Lulzim Basha ka sqaruar pak ditë më parë se në gjirin e opozitës nuk ka asnjë përplasje apo diferencë në lidhje me datën 13 tetor, ditë e dekretuar nga Presidenti Meta si data e zgjedhjeve vendore. Gjatë një pro-noncimi për mediat, Basha ka pranuar hapur se e njeh 13 tetorin si ditën ligjore të zgjedhjeve vendore, ndërsa theksoi se ai dhe PD janë për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën

    kryeministër dhe bërjen e zgjedhjeve të parakohshme par-lamentare, njëkohësisht me ato vendore. “Opozita nuk është aspak e përçarë. 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese për zgjedhjet në Shqipëri. KQZ do duhej të zbatonte dekretin e Presidentit dhe të gjithë do të përgjigjen përpara përgjeg-jësisë ligjore dhe penale. Por duhet të dallojmë vendimet partiake dhe shtetin e së drejtës”, deklaroi Basha.

    BASHA: JO ZGJEDHJE ME RAMËN KRYEMINISTËR

  • ........GAZETA SOT E Mërkurë 11 Shtator 2019 9

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Merr fund ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, KED bën renditjen e kandidatëve, brenda

    javës listat te Kuvendi e Presidenca

    Hapet rruga për shkarkimin e presidentit Meta

    Zv/ambasadorja e SHBA: Raporti me Shqipërinë i pathyeshëm, do rrisim mbështetjen ushtarake

    E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, ka deklaruar ditën e djeshme se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së janë të pamatshme dhe të pathyeshme. Leyla Moses-Ones ka përgëzuar vendin tonë për res-pektimin e zotimit të bërë në Samitin e Uellsit për arritjen në 2% të PBB në NATO. “Çdo ditë të vitit ka forca amerikane këtu për të forcuar lidhjet tona të forta. Forcat shqiptare janë ndër më profe-sionalet. Forcat shqiptare kanë treguar se janë të

    përgatitura, të gatshme për të luftuar, në çdo kus-ht. Për më tepër Shqipëria ka respektuar zotimin e Samitit të Uellsit për arritjen në 2% të PBB. SHBA e përgëzon Shqipërinë dhe mbështet përpjekjet e saj të vazhdueshme deri në vitin 2024. Fuqia e marrëdhënieve tona është e pamatshme dhe e pa-thyeshme. Për stafin amerikan të atasheut, puna juaj me zell sjell rritje të angazhimit”, ka deklaruar Ones dje. Leyla Moses Ones ishte e pranishme në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes në vlerësim të përpjekjeve të Ekipeve

    të Atasheut Ushtarak dhe të Bashkëpunimit Ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ku mbajti dhe fjalën falënderuese. “Për personelin shqiptar, ju jeni zemra e bashkëpunimit, asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur. Pa punën tuaj të madhe asgjë nuk do të ishte e mundur”, tha ndër të tjera ajo. E pranishme gjatë ceremonisë ishte edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila mbajti fjalën e saj, ku theksoi se pa mbështetjen e SHBA-së, Shqipëria nuk do të ishte sot kësh-tu. “SHBA na është gjetur në momentet më të

    vështira të historisë, i kemi një borxh mirënjohje shumë të madh, që nga momentet e themelimit. Pa këtë mbështetje historia e Shqipërisë do të kishte ndjekur një trajektore tjetër. Falë mbështetjes së SHBA, Shqipëria po hyn në fazën jetike të zbatim-it të reformës në drejtësi. SHBA ka pajisur forcat e armatosura shqiptare me armë moderne. Në termat e kontributeve për frymë, Shqipëria ren-ditet e dyta pas SHBA-së. Baza ajrore në Kuçovë do të kishte qenë e pamundur pa mbështetjen e SHBA-së”, tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

    Kliti TOPALLI

    Merr fund epopeja me Gjykatën Kushtetuese. Shkarkimi i anëtarëve të saj është përdorur nga opozita si kalë beteje, me argumentin se u la qëllimisht pa gjyqtarë. Por Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas disa kohësh zvarritje, ka hedhur dje hapin final për përzgjedhjen e emrave të parë. Të hënën u re-fuzua kandidatura e Zhaklina Petos, ndërsa dje KED u mblodh dhe bëri renditjen e kandidatëve. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët janë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të nenit 7/a të ligjit nr. 8577/2000, të neneve 239 dhe 240 të ligjit nr. 115/2016, të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës, bën pub-like rezultatin paraprak të pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë: Arta Vorpsi 89.610 Pikë; Besnik Muçi 81.926 Pikë; Elsa Toska 85.425 Pikë; Fiona Papajorgji 88.783 Pikë; Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë; Regleta Pana-joti 80.284 Pikë”, tha KED. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, KED ka bërë me dije se në mbledhjen e ardhshme do të miratohet lista për-fundimtare e renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu do të miratohet raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese. Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organeve të emërtesës, Presi-dentit të Republikës dhe Kuvendit, do t’i dërgohen listat përfundimtare të renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit ku përmbahet

    analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre, për secilin vend vakant.

    Shkarkimi i MetësNgritja e Kushtetueses hap

    rrugën për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra. Mazhoranca ka vendosur t’i shkojë deri në fund këtij procesi. Të hënën presidenti ishte në komisionin

    PS vijon analizën në Tiranë: Nisim

    vrullshëm ndryshimetPartia Socialiste vijon mbledh-

    jen e strukturave të saj në çdo njësi administrative për të diskutuar mbi problematikat dhe sfidat e së ardhmes. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilluan një takim me strukturat e Partisë Socialiste në njësitë administrative nr. 5 dhe nr. 13 në kryeqytet. “Në zemrën socialiste të Tiranës. As Pandi, as unë s’kishim asnjë dyshim për energjinë imponuese të super-strukturës të njësive 5 dhe 13, nga ku do të nisin vrullshëm ndryshimet e kërkuara dhe të domosdoshme për të vendosur sinkronin midis sfidave dhe problematikave”, tha Spiropali. Partia Socialiste po vijon analizën e sfidave dhe të objektivave për të ardhmen, duke zhvilluar takime brenda të gjitha strukturave të saj organizative. Një ditë më parë Rama tha në mbledhje grupi se duhet të nisin përgatitjet për zgjedhje.

    FA asgjësojnë 74 predha në Manati të LezhësForcat e Armatosura kanë

    parandaluar tragjedinë në Manati të Lezhës duke larguar nga zona e banuar 74 predha të Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri Edi Rama ndau dje pamje nga ky operacion i cili siguroi jetën dhe punën e të gjithë banorëve të zonës. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga aksioni i Forcave të Armatosura në Manati të Lezhës, ku janë asgjësuar 74 predha të Luftës së Dytë Botërore, nga 50 kg secila, duke siguruar jetën dhe punën e të gjithë banorëve të zonës, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama. Forcat e Armatosu-ra parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët e FA-së larguan nga zona e banuar 74 predha të ka-librit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore. Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA-së kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme.

    Në rregulloren e brendshme të miratuar para pak kohësh nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi janë për-caktuar edhe dy rastet kur kandidatët për Gjykatën Kus-htetuese përjashtohen nga gara. “Ndalimi i kandidimit vendoset në rastet kur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe institucionet e tjera të përmendura në këtë Seksion, konfirmohet se kandidati: ka lidhje ose kontakte të

    papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar; ka qenë anëtar, bashkëpunëtor i ish-Sig-urimit të Shtetit; është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës. Ndalimi i kandidimit vendoset edhe kur: kandidati ka refuzuar të përmbushë detyrimin për tu pajisur me formularin e vetëdeklarimit pranë Këshillit”, thuhet në rregullore.

    RASTET KUR KANDIDATËT PËRJASHTOHEN NGA GARA PËR GJK2

    1. Arta Vorpsi 89.610 pikë2. Besnik Muçi 81.926 pikë3. Elsa Toska 85.425 pikë4. Fiona Papajorgji 88.783 pikë5.Marsida Xhaferllari 81.999 pikë6.Regleta Panajoti 80.284 pikë

    JA RENDITJA E KANDIDATËVE

    hetimor, ndërsa pritet që brenda muajit të kopsitet dosja kundër tij. Por ajo që e pengonte shkarkimin ishte Gjykata Kushtetuese. Tashmë është mbyllur gjithçka dhe nuk ka më pengesa. Listat do i shkojnë Presidencës dhe Kuvendit, të cilat do duhet të zgjedhin për 4 vende vakante. Ligji u jep 1 muaj kohë që të vendosin.