pse ndodhin, cilat janë, si mund t’i shmangim · pdf filekonsumoni sasi të...

12
Komplikacionet PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM Le complicanze (LINGUA ALBANESE) (Gjuha shqip)

Upload: lamthuy

Post on 06-Feb-2018

245 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM · PDF filekonsumoni sasi tË moderuara alkooli ... lini duhanin duhani shton rrezikun e problemeve tË ... tensionin arterial dhe

KomplikacionetPSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM

Le complicanze(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Page 2: PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM · PDF filekonsumoni sasi tË moderuara alkooli ... lini duhanin duhani shton rrezikun e problemeve tË ... tensionin arterial dhe

Shkaqet e komplikacioneve

Diabeti është një sëmundje kronike e karakterizuar nga vlera të larta sheqeri në gjak, glicemi e lartë, shpesh e shoqëruar me mbipeshë apo obezitet, hipertension dhe nivele të larta kolesteroli.

Sy Veshka Zemër

Sistemi nervor periferik dhe

gjymtyrët e poshtme

Këmbë diabetike

Një diabet i pakontrolluar mund të jetë shkak komplikacionesh të ndryshme në shumë organe:

Page 3: PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM · PDF filekonsumoni sasi tË moderuara alkooli ... lini duhanin duhani shton rrezikun e problemeve tË ... tensionin arterial dhe

hba1c-jakontroll 2/3 herë

në vit

“MASA” e një kontrolli të mirë jepet nga vlera e hemoglobinës së glikoziluar, e quajtur edhe e glikuar, që duhet kontrolluar të paktën 2 ose 3 herë në vit e non duhet të tejkalojë vlerën e përcaktuar nga diabetologu.

DIABETI MUND TË MBAHET NËN KONTROLL ME BARNA, HIPOGLICEMIZUES NGA GOJA DHE/APO INSULINË, QË DUHEN SHOQËRUAR ME NJË MËNYRË TË DUHUR JETESE, NJË USHQYERJE TË PËRSHTATSHME DHE AKTIVITET TË RREGULLT FIZIK.

DIABETI

NËN

KONTROLL

AKTIVITET FIZIK BARNA

USHQYERJE E PËRSHTATSHME

MËNYRË E DUHUR JETESE

Page 4: PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM · PDF filekonsumoni sasi tË moderuara alkooli ... lini duhanin duhani shton rrezikun e problemeve tË ... tensionin arterial dhe

Cilat janë këto komplikacione?

Prekja e arterieve të mëdha e të vogla, mikro e makro angiopatia, është shkaku kryesor i komplikacioneve të diabetit.

RETINOPATIA DIABETIKE Nëse nuk njihet dhe trajtohet në kohën e duhur mund të çojë në një rënie progresive dhe humbje të shikimit.

NEFROPATIA DIABETIKE Karakterizohet nga humbja e proteinave në urinë, apo mikroalbuminuria dhe mund të çojë me kalimin e kohës në insufiçencë renale.

Mes kryesoreve përmendim:

Page 5: PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM · PDF filekonsumoni sasi tË moderuara alkooli ... lini duhanin duhani shton rrezikun e problemeve tË ... tensionin arterial dhe

KOMPLIKACIONE MAKROVASKULARE Prekja e arterieve në zemër, në tru dhe

në gjymtyrët inferiore mund të çojë në

infarkt, iktus cerebral dhe çalim (dhimbje

në pulpat e këmbëve gjatë ecjes).

NEUROPATIA DIABETIKE Karakterizohet nga çrregullime të sistemit nervor periferik me ndjesi mizërimi në gjymtyrë dhe reduktim të ndjeshmërisë. Ndonjëherë mund të çojë edhe në një perceptim të çrregulluar të dhimbjes.

KËMBË DIABETIKE Është një komplikacon që rrjedh nga komplikacionet e tjera, zakonisht haset nëse janë të pranishme neuropatia, me çrregullime të ndjeshmërisë dhe arteriopatia, me probleme qarkullimi. Këmbët kanë nevojë për një vëmendje të veçantë sepse edhe plagë me përmasa të vogla, nëse nuk mjekohen, mund të shkaktojnë komplikacione të rënda.

TYMI I CIGARES MUND T’I KEQËSOJË KËTO GJENDJE PËR SHKAK TË VEPRIMIT ENËNGUSHTUES TË NIKOTINËS

Page 6: PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM · PDF filekonsumoni sasi tË moderuara alkooli ... lini duhanin duhani shton rrezikun e problemeve tË ... tensionin arterial dhe

Mund të parandalojmë ndërlikimet e diabetit?

Për fat të mirë, komplikacionet mund të parandalohen dhe, në rast se janë shfaqur tashmë, mund të mjekohen:

Rreziku i komplikacioneve reduktohet nëse mbahen vlerat glicemike sa më afër normales që të jetë e mundur. Ekipi diabetologjik ose mjeku juaj do t’ju shpjegojnë se cilat janë vlerat “e duhura” të glicemisë dhe të hemoglobinës së glikoziluar.

Duke mbajtur nën kontroll, me ndihmën e ekipit diabetologjik apo të mjekut tuaj, vlerat e tensionit dhe të kolesterolit, me dietë, aktivitet të rregullt fizik dhe me barnat e duhura, nëse do të jetë e nevojshme.

1

2

Page 7: PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM · PDF filekonsumoni sasi tË moderuara alkooli ... lini duhanin duhani shton rrezikun e problemeve tË ... tensionin arterial dhe

Çfarë kontrollesh duhen bërë?

KONTROLLI I HEMOGLOBINËS SË GLIKUAR 2 APO 3 HERË NË VIT

VIZITA DIABETOLOGJIKE PERIODIKE

KONTROLLI OKULISTIK VJETOR(ME STUDIMIN E FUNDIT TË SYRIT)

KONTROLLI KARDIOLOGJIK VJETOR

Përveç rasteve të veçanta, do të jenë të nevojshme dhe të mjaftueshme:

Diabetologu apo mjeku i familjes do t’ju sugjerojnë, nëse do të jetë e nevojshme, analiza të tjera si për shembull elektromiografia apo ekokardiograma.

Janë të rëndësishme edhe vlerat e kolesterolit në gjak që duhen kontrolluar rregullisht.

Mund të parandalojmë ndërlikimet e diabetit?

Page 8: PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM · PDF filekonsumoni sasi tË moderuara alkooli ... lini duhanin duhani shton rrezikun e problemeve tË ... tensionin arterial dhe

Disa masa të thjeshta për të mbajtur mirë nën kontroll diabetin:

DOBËSOHUNI NËSE JENI ME MBIPESHË

KONSUMONI SASI TË MODERUARA ALKOOLI

NDIQNI NJË MËNYRË TË USHQYERI TË SHËNDETSHME E KRYENI RREGULLISHT AKTIVITET FIZIK

LINI DUHANIN DUHANI SHTON RREZIKUN E PROBLEMEVE TË QARKULLIMIT TË GJAKUT SIKURSE DËMTON EDHE MUSHKËRITË

Ndiqni një mënyrë të duhur jetese

Page 9: PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM · PDF filekonsumoni sasi tË moderuara alkooli ... lini duhanin duhani shton rrezikun e problemeve tË ... tensionin arterial dhe

Sa më shpejt identifikohen problemet aq më shumë rritet mundësia që të mjekohen me sukses. Në qoftë se, mes dy kontrollesh të njëpasnjëshme, mendoni që ka diçka që nuk shkon, kontaktoni menjëherë ekipin tuaj diabetologjik.

Disa masa të thjeshta për të mbajtur mirë nën kontroll diabetin:

KONTROLLONI RREGULLISHT GLICEMINË, HEMOGLOBINËN E GLIKUAR (HBA1C), TENSIONIN ARTERIAL DHE KOLESTEROLIN

MERRNI ME RREGULLSI TË GJITHA BARNAT E REKOMANDUARA

KONTROLLONI PERIODIKISHT KËMBËT TUAJA

NËNSHTROJUNI, TË PAKTËN NJË HERË NË VIT, KONTROLLEVE DIABETOLOGJIKE APO KONTROLLEVE TË PLANIFIKUARA ME MJEKUN TUAJ

Ndiqni udhëzimet e mjekut të familjes

Page 10: PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM · PDF filekonsumoni sasi tË moderuara alkooli ... lini duhanin duhani shton rrezikun e problemeve tË ... tensionin arterial dhe

Si t’i mbroni këmbët tuaja?

Ka shumë rëndësi të kontrollohen me kujdes këmbët:

Kushtojini kujdes prerjes së thonjve për të shmangur plagë të vogla që mund të jenë gjithmonë të rrezikshme. Shmangni përdorimin e instrumenteve me majë dhe parapëlqeni përdorimin e limave prej kartoni.

MOS ECNI ZBATHUR APO MBI SIPËRFAQE TEPËR TË NXEHTA

NË PLAZH PËRDORNI GJITHMONË SANDALE, EDHE KUR HYNI NË UJË

MOS PËRDORNI UJË TË VLUAR APO TEPËR TË FTOHTË PËR TË LARË KËMBËT

THAJINI ME KUJDES E ME VËMENDJE PËR HAPËSIRAT MES GISHTAVE

Page 11: PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM · PDF filekonsumoni sasi tË moderuara alkooli ... lini duhanin duhani shton rrezikun e problemeve tË ... tensionin arterial dhe

Në rast se do të vëreni gërvishtje të voga, flluska apo ndryshime të ngjyrës së këmbëve kontaktoni menjëherë ekipin diabetologjik apo mjekun e familjes

KUSHTOJINI VËMENDJE ZGJEDHJES SË KËPUCËVE

Këmbët duhet të jetë të rehatshme. Sigurohuni që këpucët të

jenë në gjendje të mirë pa parregullsi apo të qepura që mund

të shkaktojnë lezione.

Shmangni këpucë gome dhe mos përdorni taka më të larta se 4 cm.

Parapëlqeni këpucë me shollë kundër-rrëshqitjes dhe taka më të ulëta

Si t’i mbroni këmbët tuaja?

Page 12: PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM · PDF filekonsumoni sasi tË moderuara alkooli ... lini duhanin duhani shton rrezikun e problemeve tË ... tensionin arterial dhe

ABC-ja e insulinësÇFARË ËSHTË E SI PËRDORET

L’ABC dell’insulina(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Mënyra e duhur e jetesësKËSHILLA MBI USHQYERJEN DHE USHTRIMIN FIZIK

Il corretto stile di vita(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

SËMUNDJE, UDHËTIME DHE FESTA

Diabeti dhe situata të veçanta

Diabete e situazioni particolari(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Komplikacionet

PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM

Le complicanze

(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Hipoglicemia

SI TA NJOHIM DHE ÇFARË TË BËJMË?

L’ipoglicemia

(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Çfarë është

diabeti

SHKAQET DHE PASOJAT

Che cos’è il Diabete

(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Keni në dispozicion dhe mund të shkarkoni të gjitha broshurat e posaçme për diabetin në adresën

www.lillydiabete.it

Në dispozicion edhe në gjuhët:

Për informacione të mëtejshme, konsultohu me mjekun tënd apo telefono në

hapur përditë nga ora 8:30 deri në 21:30

Diabeti dhe situata të veçanta

Mënyra e duhur e jetesës

ABC-ja e insulinës

Çfarë është diabeti

Hipoglicemia

Komplikimet

Anglisht Frëngjisht Spanjisht

KinezishtHindisht ArabishtFilipinisht

Gjermanisht Rusisht Rumanisht Italian

800-117678

E dr

ejtë

aut

ori ©

201

2, E

li Li

lly It

alia

SpA

gjith

a të

dre

jtat t

ë re

zerv

uara

.IT

DB

T002

67k