punim diplome · 2019. 12. 23. · kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për...

37
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË PROGAMI I INFERMIERISË PUNIM DIPLOME Tema: Kujdesi infermieror te pacientet me karcinomë të lukthit Kandidatja: Mentori: Xhevë Haliti Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 13-Dec-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGAMI I INFERMIERISË

PUNIM DIPLOME

Tema: Kujdesi infermieror te pacientet

me karcinomë të lukthit

Kandidatja: Mentori:

Xhevë Haliti Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

2

Punimi i Diplomës me temën “Kujdesi infermieror te pacientët me karcinomë

të lukthit” është prezantuar në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në

fakultetin e mjekësisë, programi: Infermieri.

Mentori: Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha.

Punimi përfshinë: 37 faqe, 3 figura,1 tabelë.

Page 3: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

3

DEKLARATË STUDENTORE

Unë Xhevë Haliti me nr.ID 160306089 deklaroj se kjo temë e diplomës me titull “

Kujdesi infermieror te pacientët me karcinomë të lukthit” është punimi im

origjinal. E gjithë literatura dhe burimet tjera që i kam shfrytëzuar gjatë punimit

janë të listuara në referenca dhe plotësisht të cituara.

Punimi është përgaditur sipas udhëzuesit për punimin e temës së diplomës të

Univesitetit të Gjakovës “ Fehmi Agani”.

Page 4: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

4

Falenderimet

Falenderim të posaçëm i shpreh udhëheqësit të këtij punimi: Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha, për

mbështetjen e vazhdueshme që më ka dhënë gjatë periudhës së punimit, për motivimin,

konsultimet dhe për këshillat e dhëna në vazhdimësi duke ndikuar në formimin tim profesional

dhe per një paraqitje sa më të mirë të këtij punimi.

Jam mirënjohëse e të gjithëve, që në çfarëdo mënyre kontribuan në përgaditjen dhe përfundimin

e këtij punimi.

Gjithashtu meritat më të veçanta i takojnë familjes sime dhe do t’i falenderoja për mbështetjen

e pakursyeshme si nga ana morale ashtu edhe nga ajo financiare dhe që mbështetën çdo vendim

timin, të cilët kanë qenë udhëheqësit e mi, që me dashurinë e tyre, durimin e pafund dhe

inkurajimin më dhanë forcë për t’i përballuar të gjitha sfidat. U jam mirënjohëse gjithë jetën.

Falënderoj komisionin vlerësues të pranishëm gjatë mbrojtjes së kësaj teme të diplomës.

Faleminderit miqëve të mi për mbështetjen që më dhanë në çdo çast.

Ju faleminderit të gjithëve!

Me respekt: Xhevë Haliti

Gjakovë,2019

Page 5: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

5

Përmbajtja

Abstrakt ......................................................................................................................................................... 6

Abstract ......................................................................................................................................................... 7

Hyrje ............................................................................................................................................................. 8

Qëllimi i punimit ........................................................................................................................................... 9

Metodologjia e punimit ............................................................................................................................... 10

I. Lukthi dhe funksioni i tij ...................................................................................................................... 11

Kanceri dhe llojet e tij ................................................................................................................................. 12

Çfarë është Karcinoma? .............................................................................................................................. 12

II. Kanceri i lukthit ................................................................................................................................... 13

Epidemiologjia dhe Etiologjia .................................................................................................................... 14

Patologjia dhe Biologjia e tumorit .............................................................................................................. 16

Modelet e përhapjes .................................................................................................................................... 17

Faktorët e shfaqjes së sëmundjes ................................................................................................................ 17

Shenjat dhe simptomat ................................................................................................................................ 19

STADET E KANCERIT TË LUKTHIT .................................................................................................... 20

Trajtimi i kancerit të lukthit ........................................................................................................................ 22

Mjekimi ....................................................................................................................................................... 23

III. Kujdesi infermieror te pacientët me karcinomë të lukthit ............................................................. 24

Planifikimi i ndërhyrjeve infermierore ....................................................................................................... 25

Roli i infermieres ........................................................................................................................................ 26

Procesi infermieror te pacientët me karcinomë të lukthit ........................................................................... 27

Inteventet infermierore ................................................................................................................................ 28

Përgatitja pre-operatore ............................................................................................................................... 28

Edukimi shëndetsor i pacientit për periudhën post-operatore ..................................................................... 29

Masat parandaluse ....................................................................................................................................... 31

Përfundimi................................................................................................................................................... 33

Rezyme ....................................................................................................................................................... 34

Resume ........................................................................................................................................................ 35

Referencat ................................................................................................................................................... 36

Biografi e shkurtër e kandidatit – CV (Curriculum Vitae) ......................................................................... 37

Page 6: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

6

Abstrakt

Në qendër të këtij punimi është shpjegimi i rëndësisë së karcinomës së lukthit dhe rëndësisë së

zbulimit të hershëm të tij.

Punimi fillon me prezantimin e hyrjes, qëllimin e këtij punimi, metodologjinë e këtij punimi, më

pas një analizë se çfarë është lukthi dhe funksioni i tij, çfarë është kanceri, llojet dhe veçoritë e

tij, mënyra e vlerësimit infermieror te pacientët me karcinomë të lukthit, çfarë është karcinoma e

lukthit, shpjegohet etiologjia e karcinomës së lukthit, manifestimet klinike, fazat e karcinomës së

lukthit dhe si bëhet trajtimi infermieror tek pacientët me këtë karcinomë të lukthit.

Dhe në fund të punimit vjen përfundimi dhe rezymeja.

Page 7: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

7

Abstract

At the center of this paper is the explanation of the importance of gastric carcinoma and the

importance of its early detection.

The paper starts with the introduction, the purpose of this paper, the methodology of this paper,

then an analysis what is stomach and its function, what is cancer, its types and features, the way

nursing is evaluated in patients with gastric carcinoma, what is gastric carcinoma, etiology of

gastric carcinoma, clinical manifestations, stages of gastric carcinoma are explained and how

nursing is treated in patients with this gastric carcinoma.

And at the end of the paper comes the conclusion and resume.

Page 8: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

8

Hyrje

Në vendin tonë është duke u rritur sëmundja e kancerit të lukthit. Unë kam vendosur të marrë

këtë temë në mënyrë të bëhet një analizë më e hollësishme rreth karcinomës së lukthit, që të

bëhet sensibilizimi i pacientëve për rrezikun të cilin e shkakton kjo sëmundje si dhe për

mundësinë që të bëhet zbulimi më i herëshëm në mënyrë që edhe trajtimi të jetë më i lehtë.

Karcinoma e lukthit është tipi i dytë më i shpeshtë te ne.

Shkaktari i kësaj sëmundje është i ashtuquajturi heliobakter pilori ( Helicobacter Pylori) bakteri.

Pilori është faktori kryesor ose karcongjeni numër një në paraqitjen e karcinomës së lukthit.

Page 9: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

9

Qëllimi i punimit

Qëllimi i këtij punimi është të tregohet mënyra se si realizohet kujdesi infermieror tek pacientët

me karcinomë të lukthit, që t’i njohë simptomat të cilat paraqiten te pacientët me karcinomë të

lukthit, se si të zbulohet kjo sëmundje në fazat e hershme të paraqitjes së saj dhe për mënyrën se

si parandalohet zhvillimi i karcinomës së lukthit dhe si të ulet numri i të prekurve nga kjo

sëmundje kancerogjene.

Page 10: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

10

Metodologjia e punimit

Metodologjia e përdorur është në funksion të qëllimeve të vëna në fillim të studimit.

Studimi është mbështetur në një kërkim empirik.

Për realizimin e këtij punimi është përdorur literaturë bashkëkohore, literature nga Bibloteka

rajonale e Gjakovës dhe e Universitetit të Gjakovës, burime nga interneti, duke mbledhur sa më

shumë informacione lidhur me temën.

Page 11: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

11

I. Lukthi dhe funksioni i tij

Lukthi është pjesë e zgjeruar e tubit digjestiv që ka formën e një qeseje apo thesi.

Nga pjesa e sipërme lukthi kufizohet me diafragmën, nga pjesa e djathtë me mëlçinë, kurse nga

pjesa e majtë me shpretkën.

Lukthi kryen funksione të rëndësishme si p.sh: pranimi i ushqimit që vjen nga kapërcelli,

përpunimi i ushqimit, dërgimin e ushqimit të përpunuar në zorrë.

Lukthi është organ sekretor që prodhon acidin klorhidrik dhe pepsinën, si dhe bën nxjerrjen e

lëndëve të ndryshme që mund të injektojnë. Në lukth dallojmë faqen e përparme, faqen e pasme,

buzën e sipërme, kthesa e vogël (curvature minor) dhe kthesa e madhe ( curvature major).

Në lukth dallojmë tri pjesë:

- pjesën hyrëse (cardia),

- pjesën e trupit (corpus), dhe

- pjesën dalëse (pylorus) që vazhdon me zorrën dymbëdhjetëgishtore.

Lukthi është i ndërtuar nga shtresa e jashtme seroze, nga shtresa e mesme muskulore dhe shtresa

e brendshme mukoze.

Page 12: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

12

Kanceri dhe llojet e tij

Fjala kancer rrjedh nga latinishtja CANCER-gafforre. U përdor së pari nga Hipokrati i njohur

edhe si babai i medicinës në shek e V p.e.s. duke u bazuar ne faktin se tumoret përhapen në trup

në mënyrë të ngjashme të lëvizjes së gaforreve.

Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të

cilat mund të prekin çdo pjesë të organizmit. Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave që

prodhojnë një tumor ose neoplazme. Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit që i

përkasin dhe nuk i përgjigjen mekanizmave të kontrollit që normalisht e kufizojnë ndaljen e

qelizave. Kanceri mund të kalojë nga forma primare e tumorit në formën sekondare të tij në një

proces që ndryshe quhet "METASTAZ".

Llojet e kancerit

Kanceri mund të shfaqet në forma të ndyshme, në pjesë dhe organe të ndyshme të trupit.

Prej këtu janë emërtuar lloje të ndyshme të kancerit në varësi të organeve ku ai shfaqet, si për

shembull: kanceri i gjirit, i mushkërive, i kockës, i lëkurës, i gjakut, i stomakut, i zorrëve, i

mëlçisë, i ezofagut, i fshikëzës së urines, i trurit etj.

Njihen 4 tipa të kancerëve :

-Karcinomat,

-Sarkomat,

-Leukemia dhe

-Lymfoma

Çfarë është Karcinoma?

Karcinoma është një tumor malinj, që e merr zhvillimin nga indet e ndryshme epiteliale dhe që

krijon struktura të ngjashme me to, pothuajse është sinonim i termit kancer.

Po kështu edhe llojet e karcinomës janë të shumta, ashtu si të kancerit dhe tumorit, nisur nga

lidhja që kanë këto terma me njëri-tjetrin.

Page 13: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

13

II. Kanceri i lukthit

Kanceri i lukthit quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesen e tij e ka pikërisht aty në lukth.

Lukthi është i ndarë në 5 shtresa të ndryshme. Kanceri mund të zhvillohet në secilin prej këtyre

seksioneve. Pjesa më e madhe e kancerit në lukth fillon në mukozë. Zhvillimi i kancerit mund të

zhvillohet edhe më thellë për shkak se infekton edhe shtresat e tjera. Sa më i thellë të bëhet

dëmtimi aq më e vështirë është të kurohet kjo sëmundje.

Kanceri në lukth mund të zhvillohet më ngadalë në shumë vite. Ai nuk shfaqet në mënyrë të

papritur. Pasi zhvillimit të kancerit ka shumë ndryshime që ndodhin në pjesën e brendshme të tij.

Sa herë që qelizat ndahen, udhëzimi i keq riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon shumëfishimi

i pakontrolluar i qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin vend

dhe formojnë atë që ne e quajmë tumor.

Adenokarcinoma e lukthit ishte shkaku kryesor i vdekjeve që lidhen me kancerin në të gjithë

botën përgjatë pjesës më të madhe të shekullit të 20-të. Aktualisht ai radhitet i dyti pas kancerit të

mushkërive dhe sipas llogaritjeve 875,000 raste te reja diagnostifikohen çdo vit në të gjithë

botën.Megjithatë, në shumë vende të botës, incidenca e kancerit të lukthit është ulur gradualisht,

kryesisht për shkak të ndyshimeve të dietës, përgaditjes së ushqimit dhe faktorëve të tjerë

mjedisorë.

Fig.1. Kanceri i lukthit

Page 14: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

14

Epidemiologjia dhe Etiologjia

Vlerat e incidences dhe të vdekshmërisë për kancerin e lukthit variojnë gjerësisht në rajone të

ndryshme të botës. Incidenca më e lartë e kancerit të lukthit mund të gjendet në Japoni, në

Amerikën e jugut dhe Europën lindore, ku vlerat e incidenscës arrijnë 30 deri 85 raste për

100,000 banorë.

Imigrantët gradualisht fitojnë vlerat e incidences së vendit ku ato shkojnë, gjë që sugjeron

fuqimisht se faktorët mjedisorë kanë rëndësi kryesore në etiologji.

Në një studim, japonezët që kishin migruar në zonat me incidence më të ulët kishin një risk për

kancer të lukthit që ishte i ndërmjetëm midis asaj të popullatës perëndimore dhe asaj të

popullatës japoneze në Japoni. Risku për kancer të lukthit ishte gjithashtu i lartë në pasardhësit e

brezit të dytë, të cilët vazhduan të konsumonin një dietë të stilit japonez, por ishte e ulët ata që i

përshtatshin dietës së stilit perëndimor. Këto studime sugjerojnë se ekspozimi ndaj mjedisit në

fillim të jetës është thelbësorë për përcaktimin e riskut, por faktorë të tjerë mjedisorë ose

kulturorë vazhdojnë të ndikojnë në predispozitën për kancer.

Një nga observimet më të habitshme epidemiologjike ka qenë incidence në rritje e

adenokarcinomave që përfshinin pjesën proksimale të lukthit dhe pjesën distale të ezofagut.

Këto tumore mendohet se kanë faktorë të ndryshëm etiologjikë; për shembull, lezionet e trupit të

lukthit shoqërohen me prodhim të ulët të acidit dhe me infeksion nga Halicobacter pylori, ndërsa

lezionet e kardias nuk shoqërohen me asnjërën.

Etiologjia e kancerit të lukthit ka gjasa të jetë shumë faktoriale.

Një listë e faktorëve që shoqërohen me risk të rritur për adenokarcinomë të lukthit janë radhitur

në Tabelën 1.

Page 15: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

15

Tabela 1.

Faktorët që shoqërohen me rritje të riskut për të

zhvilluar kancer të lukthit

Faktorët e fituar

Ushqimorë

Konsumimi i sasive të mëdha të kripës

Konsumimi i sasisë së madhe të nitrateve

Sasia e pakët e vitamins A dhe C në dietë

Përgatitja jo e mirë e ushqimeve (të tymosura, të ruajtura

në kripë)

Pirje e pakët e ujit (ujë pusi)

Profesionalë

Punëtorët e kauqukut

Punëtorët e qymyrit

Duhanpirja

Infeksioni nga Helicobacter pylori

Virusi Epstein-Barr

Ekspozimi ndaj rrezatimit

Kirurgji e mëparshme e lukthit për sëmundjen e ulcers

gastrike

beninje

Faktorët gjenetikë

Grupi i gjakut A

Anemia pernicioze

Anamnezë familjare

Kanceri i trashëgueshëm jopolipoz i kolonit

Sindroma Li-Fraumeni

Lezionet prekursore

Polipet adenomatoze gastrike

Gastriti atrofik kronik

Displazia

Metaplazia intestinale

Sëmundja Menetrier

Page 16: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

16

Patologjia dhe Biologjia e tumorit

Përafërsisht 95% e të gjitha neoplazive malinje të lukthit janë adenokarcioma dhe në përgjithësi,

termi kancer i lukthit i referohet adenokarcinomës së lukthit. Tumore të tjera malinje janë shumë

të rralla dhe përfshijnë karcinomën me qeliza skuamoze, adenoakantomën, tumoret karcinoide

dhe leiomiosarkomën.

Megjithëse në mukozën e lukthit nuk gjendet fare ind normal limfoid, lukthi është vendi më i

zakonshëm i limfomave të traktit gastrointestinal.

Shtimi i njohurive mbi lidhjen ndërmjet limfomave të indit limfoid, që lidhen me mukozën dhe

H.Pylori, mund të shpjegojë pjesërisht, rritjen e incidences.

Diferencimi ndërmjet adenokarcinomës dhe limfomës disa here mund të jetë i vështirë, por është

thelbësor, për shkak se stadifikimi, trajtimi dhe prognoza janë të ndryshme për secilën sëmundje.

Helicobacter pylori, i njohur edhe si H. pylori, është një bakter që zakonisht gjendet në stomak.

Ai është i pranishëm në përafërsisht gjysmën e popullsisë së botës.

Shumica dërrmuese e njerëzve të infektuar me H. pylori nuk kanë simptoma dhe kurrë nuk do të

shfaqin probleme. Megjithatë, H. pylori është i aftë të shkaktoj një sërë problemesh të tretjes,

duke përfshirë ulcerat, dhe shumë më rrallë, kancerin e lukthit. Nuk është e qartë pse disa njerëz

të infektuar me H. pylori marrin këtë sëmundje dhe të tjerët jo.

Page 17: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

17

Modelet e përhapjes

Karcinomat e lukthit mund të përhapen nëpërmjet shtrirjes lokale duke prekur strukturat fqinje

dhe mund të zhvillojnë metastaza limfatike, metastaza peritoneale dhe metastaza të largëta.

Këto përhapje mund të ndodhin në saje të veçorive invasive lokale të tumorit, përhapjes

limfatike, ose dipeminimit hematogjen.

Rritja fillestare e tumorit ndodh me anë të penetrimit në murin e lukthit, shtrirjes përmes murit

dhe prekjes së një përqindjeje gjithmonë në rritje të lukthit.

Dy mënyrat e përhapjes lokale që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm terapeutik janë

penetrimi i tumorit përmes serozës së lukthit ku risku për invadimin e tumorit në strukturat fqinje

ose për përhapje peritoneale, si dhe prekja e enëve limfatike është i rritur.

Flora mikrobike e Lukthit

Për shkak të aciditetit të lartë të lukthit, shumica e mikroorganizmave nuk mund të mbijetojnë.

Ndër bakteriet më të përhapura në lukth janë:

1. Streptococcus;

2. Staphylococcus;

3. Lactobacillus;

4. Peptostreptococcus.

-Ndërkaq, Helicobacter pylori, është një organizëm negativ, i cili pozicionohet në mukozën

gastrike, duke shkaktuar gastrit kronik, ulçerën peptike dhe kancerin e lukthit.

Faktorët e shfaqjes së sëmundjes

1) Limfoma, një grup i kancerit të gjakut;

2) Helicobacter pylori, një infeksion i zakonshëm i stomakut që nganjëherë mund të çojë në

krijimin e ulçerave;

3)Tumoret në pjesë të tjera të sistemit të tretjes;

4) Polipat e stomakut, rritja jonormale e indeve që formohen në shtresat e stomakut;

5)Mosha, të rriturit dhe të moshuarit, zakonisht mbi 50 vjeç ;

6)Duhanpirja;

7)Kur sëmundja transmetohet gjenetikisht;

8)Konsumimi i shumë ushqimeve të kripura ose të përpunuara;

9)Konsumimi i mishit;

10)Abuzimi me alkoolin;

11)Moskryerja e ushtrimeve fizike.

Page 18: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

18

Faktorët e rriskut

Rreziku i zhvillimit të adenokarcinomës së lukthit rritet me faktorët e mëposhtëm:

Faktorët gjenetik

Karcinoma kolorektale e trashëguar pa polipozë (HNPCC, sindromi Lynch )

Karcinoma gastrike difuze hereditare (HDGC) me mutacione në gjenin

Cadherin 1- (CDH)

Sindromi i Peutz-Jeghers

Të afërmit e shkallës së parë me një karcinomë gastrike

Gjinia mashkullore (Incidenca burra:gra rreth 2: 1)

Grupi i gjakut A

Faktorët e fituar

Infeksioni nga Helicobacter pylori i mukozës stomakut

Konsumi i duhanit

Gastriti atrofik

Gastrectomy e pjesshme

Sëmundja e Ménétrier

Faktorët e rriskut ndryshojnë në varësi të pozicionit anatomik. Karcinomat distale të

lukthit shpesh shoqërohen me infeksion mukozal të stomakut nga Helicobacter

pylori. Konsumi i lartë i kripës dhe dietave të varfëra me fruta e perime, obeziteti

dhe refluksi gastroezofageal, shoqërohen më shpesh me kancer të junksionit GE.

Page 19: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

19

Shenjat dhe simptomat

Për shkak të simptomave të paqarta, jo specifike që karakterizojn kancerin e lukthit, shumica e

pacientëve janë diagnostifikuar me sëmundje të stadit të avancuar.

Rënia nga pesha është një simptomë e zakonshme dhe domethënia klinike e saj nuk duhet të

nënvlerësohet. Dewys dhe të tjerët, zbuluan se te 179 pacientë me kancer të lukthit të avancuar,

të papërcaktushëm, më shumë 80% e pacientëve kishin rënie të më se 10% të peshës trupore

përpara diagnostikimit. Për më tepër, pacientët me rënie nga pesha kishin një mbijetesë shumë

më të shkurtër sesa ata që nuk kishin rënie nga pesha.

Te disa pacientë, simptomat mund të sugjerojnë praninë e një lezioni në një lokalizim specifik.

Një anamnezë për disfagi mund të tregojë praninë e një tumori në kardia me shtrirje përmes

funksionit gastroezofageal. Ngopja e shpejt është një simptomë jo e shpeshtë e kancerit të lukthit,

por është treguese e një tumori difuz infiltrativ, që ka çuar në humbjen e aftësisë së murit të

lukthit për t’u distenduar.

Të vjellat persistente përputhen me një karcinomë antrale që shkakton obstruksion të pilorit.

Hemorragjia gastrointestinale e konsiderueshme është e pazakontë për kancerin e lukthit;

megjithatë, hematemeza shfaqet në përafërsisht 10% deri 15% të pacientëve.

Asciti, ikteri, ose masa e palpueshme tregojnë sëmundje të përhapura dhe të patrajtueshme.

Shenjat dhe simptomat prezantuese shpesh janë të lidhura me përhapjen e sëmundjes.

-Ndër simptomat më të zakonshme të kancerit të lukthit, të cilat e dallojnë atë nga sëmundjet e

tjera janë:

• Humbje oreksi;

• Ngopje e shpejtë;

• Zverdhje e syve dhe e lëkurës;

• Lodhje dhe mungesë energjie;

• Të vjella;

• Dhimbje stomaku;

• Dhimbje në kafazin e kraharorit;

• Humbje peshe.

Page 20: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

20

STADET E KANCERIT TË LUKTHIT

Sëmundja e stadit I ( kanceri i hershëm i lukthit)

Klasifikimi i kancerit të hershëm të lukthit dhe risku për metastaza në limfonoduj.

Shoqëria japoneze e kërkimeve mbi kancerin e lukthit i ka klasifikuar kanceret e hershme të

lukthit ( EGC = early gastric cancer) në bazë të kritereve endoskopike që janë vendosur fillimisht

nga shoqëria japoneze e endoskopisë për përshkrimin e tumoreve T1.

Marrja në konsiderat e riskut për metastaza në limfonoduj, është e rëndësishme kur vlerësohen

opsionet e trajtimit për pacientët me EGC. Shpeshtësia dhe shpërndarja anatomike e sëmundjes

së limfonodujve lidhen me thellësinë e invadimit të tumorit. Vlerësimet e shpeshtësisë së

sëmundjes së limfonodujve në EGC bazohen në vlerësimin histologjik tradicional me mikroskop

me dritë. Megjithatë, përdorimi i teknikave më sensitive, të tilla si prerjet e njëpasnjëshme të

limfonodujve individualë, imunohistokimia ose reaksioni zinxhir i polimerazës i transkiptazës

reverse mund të rrisin shpeshtësinë e zbulimit të sëmundjes mikrometastatike okulte.

Rëndësia klinike e mikrometastazave është e panjohur. Opsionet e trajtimit për pacientët me

EGC përfshijnë EMR, rezekimin e kufizuar kirurgjikal dhe gastrektominë.

Sëmundja e stadit II dhe III

Kirurgjia

Rezekimi kirurgjikal është guri i themelit të trajtimit për pacientët me kancer të lokalizuar të

lukthit; në fakt, rezekimi kirurgjikal mund të jetë kurues në shumicën e pacienteve me EGC.

Megjithatë, për sëmundjet e stadeve II dhe III, kirurgjia është e nevojshme, por shpesh nuk është

e mjaftueshme për kurim. Synimi i përgjithshëm terapeutik është të arrihet një rezeksion i plotë

mikroskopikisht dhe makroskopikisht (RO).

Shtrirja e rezekimit për kanceret e pjesës së mesme dhe distal të lukthit

Shtrirja e gastrektomisë së nevojshme për trajtimin e kënaqshëm të tumorit primar varet

kryesisht nga gjendja makroskopike e kufijve kirurgjikal. Në shumicën e rrethanave klinike, një

kufi 5cm, makroskopikisht negative (RO) janë synimet e trajtimit. Kur gastrektomia realizohet

me qëllim kurues, vlerësimi i seksionit të ngrirë të kufijve proksimalë dhe distal të rezekimit

duhet të përdoret në periudhën intraoperatore për përmirësimin e mundësisë që të realizohet një

rezeksion RO. Tri studime prospective të randomizuara të kontrollit relativisht të vogla (RTC =

randomized controlled trial) kanë krahasuar gastrektominë e pjesshme (subtotale) për kancerin e

pjesës distal të lukthit.¹ºº ̄ ¹º² Sëmundshmëria, vdekshmëria dhe rezultati onkologjik total ishin të

krahasushme në secilin nga këto RCT. Si rezultat, kur synimi i përgjithshëm onkologjik i një

rezekimi RO mund të arrihet nëpërmjet një metode që ruan lukthin, preferohet gastrektomia e

pjesshme mbi atë totale. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për kanceret e pjesës distal të

lukthit, për të cilat një metodë RO që ruan lukthin mund të minimizojë risqet për sekla specifike

të gastrektomisë totale, të tilla si ngopja e shpejtë, rënia nga pesha dhe nevoja për shtesa të

vitaminës B12.

Page 21: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

21

Diagnostifikimi

Simptomat e para të kancerit në lukth janë probleme me tretjen. Prandaj, ky simptom një kohë të

gjatë mund të injorohet nga ana e pacientit. Edhe pse pacienti këto simptoma i ka që në fazën e

hershme të sëmundjes, mjekët, disa pacientë i mjekojnë me ilaçe për gastrit ose të thatin, me çka

shtyhet terapia e cila duhet të jepet në stadiumin e hershëm, kur edhe rezultatet nga terapia janë

më të suksesshme. Për këto shkaqe, nëse nuk i ka shenjat dhe simptomat e lartpërmendura,

pacientit duhet t’i bëhet gastroskopi, që të përjashtohet mundësia për karcinom të lukthit.

Mënyrat më të përdorura për diagnostikimin e kancerit janë:

1. Biopsia;

2. Endoskopia;

3. Endoskopia me ultratinguj;

4. Diagnostikim me rreze X;

5. Marrja e Bariumit për detektimin e kancerit;

6. Tomografi kompjuterike;

7. Rezonancë magnetike;

8. Laparoskopi.

Page 22: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

22

Trajtimi i kancerit të lukthit

Në varësi të stadit të avancimit të sëmundjes, këshillohet dhe protokolli i trajtimit. Pjesa më e

madhe e rasteve i drejtohen fillimisht kirurgjisë, që parashikon heqjen e një pjese apo të gjithë

stomakut dhe të atyre indeve që mendohet se janë ose mund të jenë prekur nga qelizat tumorale.

Pasi mbi indet e hequra nga kirurgu bëhet analiza definitive e biopsisë, pacienti i drejtohet

onkologut, që përcakton trajtimin e mëtejshëm dhe ndjekjen e ecurisë së pacientit. Ky trajtim

konsiston zakonisht në kombinime ilaçesh kimioterapie, ndërsa ndjekja konsiston në ekzaminime

të ndryshme me qëllim vrojtimin e ecurisë dhe trajtime që mund të jenë të nevojshme më pas.

1. Ndërhyrjet kirurgjikale

Kanceri i lukthit që nuk është përhapur ende duhet të operohet për të hequr pjesën e

ezofagut ose stomakut ku ndodhet tumori. Qëllimi i operacionit është heqja e të gjithë

kancerit për të diferencuar indet e shëndetshme. Nyjet limfatike në afërsi gjithashtu duhet

të hiqen .

a) Heqja e tumoreve të fazës së hershme nga muret e brendshme të stomakut

b) Heqja e një pjese të stomakut që është dëmtuar nga qelizat kanceroze

c) Transplanti i stomakut

d) Heqja e nyjave limfatike me qëllim për të kërkuar kancerin

e) Ndërhyrjet kirurgjikale për të lehtësuar shenjat dhe simptomat.

2. Terapia e rrezatimit (Rrezet)

Terapia e rrezatimit përdorë rreze të fuqishme, të tilla si rrezet X dhe protonet, për të vrarë

qelizat e kancerit.

• Terapia me rrezatim mund të përdoret para (rrezatimi parësor) operacionit për të tkurrur

tumorin në mënyrë që ai të hiqet më lehtë.

• Terapia e rrezatimit mund të përdoret gjithashtu pas operacionit (rrezatimi sekondar) për

të vrarë çdo qelizë të kancerit.

3. Kimioterapia

Kimioterapia është një trajtim i kancerit të stomakut që përdor kimikate për të vrarë

qelizat e kancerit.

• Kimioterapia mund të zhvillohet para operacionit (kimioterapia parësore) për të

ndihmuar në tkurrjen e tumorit në mënyrë që të mund të hiqet lehtë.

• Kimioterapia përdoret gjithashtu pas operacionit (kimioterapia sekondare) për të vrarë

çdo qelizë kanceri që mund të mbetet në trup.

Page 23: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

23

Mjekimi

Trajtim efikas dhe i përhershëm i kancerit në lukth është intervenimi kirurgjik, që e rritë shkallën

e mbijetesës së pacientit nëse bëhet në fazat e hershme të sëmundjes. Në vendet e Lindjes së

largët (Japoni, Kinë, Tajvan, Koreja Jugore), ku kanceri në lukth është më i përfaqësuar, janë

bërë arritje të mëdha në zbulimin dhe mjekimin e sëmundjes në fazën e hershme. Në Japoni, me

zbatimin e skrining testeve endoskopike, shkalla e zbulimit të karcinomës së lukthit është mbi

70%. Por, në vendin tonë dhe në vendet perëndimore kjo shkallë është më e vogël se 20%. Në

një studim të zbatuar në Turqi thuhet se vetëm te 4% të pacientëve është bërë operacion kur

sëmundja është në fazën e hershme. Ky dallim serioz reflektohet në shkallën e mbijetesës së

pacientëve pas terapisë. Aplikimi i radioterapisë dhe hemoterapisë te karcinoma e lukthit është

shumë e kufizuar. Zakonisht aplikohet para dhe pas operacionit. Te disa pacientë të cilët nuk

kanë dobi nga trajtimi kirurgjik për qëllime paliative aplikohet radioterapia ose hemoterapia.

Page 24: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

24

III. Kujdesi infermieror te pacientët me karcinomë të lukthit

Kujdesi infermieror

-Kujdesi infermieror tek pacientët është proces që zhvillohet hap pas hapi dhe fillon para se

pacitenti të shtrihet në spital dhe mbaron kur kompletohet shërimi dhe pacienti kthehet në

gjendje optimale të shëndetit.

Procesi i kujdesit infermieror përfshin:

• Vlerësimin fillestar

• Diagnozën infermierore

• Planifikimin

• Ndërhyrjen infermierore

• Zbatimin

• Vlerësimin përfundimtar

Procesi i kujdesit infermieror

-Është një procedurë që ndërtohet nga vetë i sëmuri dhe zbatohet nga infermierja dhe ekipi i

kujdesit. Shikohet si një proces problem-zgjidhës që punon sipas një përkujdesi infermieror të

individualizuar. Shërben si një guide për infermierët profesional dhe ka karakterin e një

strukture që siguron një përkujdesje infermierore për individët, familjet dhe komunitetet, e

rregullt dhe sistematike, indipendentë, karaktrin e përkujdesjes specifike për individët, familjarët

dhe komunitetet, që ka në qender klientin duke përdorur fuqitë e klientit. Procesi i kujdesit

infermieror përbëhet nga: vlerësimi, diagnoza infermierore, planifikimi, zbatimi dhe evaluimi.

Vlerësimi infermieror-. Disa pacientë të diagnostikuar me kancer e shikojnë këtë sëmundje

si një "thirrje zgjimi". Duke parë veten me këto probleme shëndetësore dhe jo vetëm, këta

pacientë kuptojnë që në jetë eshtë shumë e rëndësishme:

Tu jepet rëndësi shijimit të gjërave të vogla.

Të vizitohen vende të reja

Të kalohet më shumë kohë me miqtë dhe familjen.

Të rregullohen marrëdhëniet e prishura.

Diagnoza infermierore- Ndryshime në ushqyerje më pak se nevojat e organizmit, si pasoj e

marrjes së ushqimeve irrituese, defiqitet në vëllimin e lëngjeve si pasoj e marrjes së

pamjaftueshme të lëngjeve dhe humbjes së tepërt nga të vjellat, munges njohurish me

administrimin e dietës dhe masave parandaluese të ndërlikimeve.

Planifikimi- Qëllimet kryesore janë: reduktimi i marrjes së ushqimëve irrituese, sigurimi i

lëngjeve të nevojshme për organizmin, ndëgjegjësimi për dietën që duhet të marr.

Page 25: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

25

Planifikimi i ndërhyrjeve infermierore

Planifikimi përfaqëson fazën e tretë të procesit të kujdesit infermieror, megjithëse shpesh

përshkruhet në mënyrë të gabuar si tërë procesi i përkujdesit infermieror që përfshin përcaktimin

e objektivave, të prioriteteve, të metodave dhe mënyrave për të zgjidhur problemet aktuale apo

potenciale të pacientit. Përcaktimi i objektivave përbën fazën e parë të planifikimit dhe për këtë

nevojiten aftësi parashikuese. Në mjekësi prognoza është një parashikim në lidhje me dekursin e

mëtejshëm dhe mbi të gjitha për përfitimin e një kuadri morboz. Për personelin infermieror është

i vështirë parashikimi mbi ecurinë e problemeve të pacientit. Objektivat që personeli infermieror

ndjek gjatë përkujdesjes të pacientit me probleme onkologjike janë të njejta për të gjithë ata, por

në të njejtën kohë edhe objektiva specifike dhe të lidhur me pacientin e veçant. Edhe për

objektivat ka një sistem klasifikimi ndërkombëtar që quhet NOC ( Nursing Outcomes

Classification ), që kuntribon për standartizimin e gjuhës më të cilat shprehen rezultatet që varen

nga personeli infermieror, lehtëson kërkimin farmaceutik dhe shërben si guide për studentët. Kur

infermierët caktojnë objektivat duhet të përshkruajnë në formë të shkruar edhe planin e asitencës

së nevojshme. Veprimet që do të kryhen duhet të shkruhen në planin e asistencës. Plani përbën

tërësinë e veprimeve që duhen kryer dhe gjithë personeli ndihmës ndihmon për realizimin e tyre.

Plani i asistencës sqaron përgjegjësin midis atij që ka përcaktuar mënyrën e asistencës dhe atij që

ka zbatuar aktin përkatës. Kjo është një mënyrë për të organizuar, për të dhënë direktiva dhe

kuptim kujdesit infermieror si dhe ndihmon për të zënë në mënyrë të plotë kohën e punës dhe

garanton vazhdimësinë e përkujdesjes infermierore.

Vendimet më të shpeshta lidhen me:

a) ulje të ankthit dhe të frikës duke përmirësuar aftësinë e përshtatjes

b) ti qartësohen procedurat pacientit që do ti nënshtrohet ,

c) higjienën, mobilizimin dhe pozicionimin e pacientit

d) kontrollin e infeksioneve hospitalore ushqimin etj.

Është e qartë se është gjendja e pacientit ajo që bënë të klasifikohen si infermieristike disa

vendime që kanë të bëjnë me aktivitete normale të jetës të përditëshme si psh. ushqimi apo

imobilizimi, jo të gjitha veprimet duhet të përshkruhen në planin e asistencës, disa veprime

bëhen në moment dhe nuk mund të planifikohen, disa nuk janë standarde dhe të tjera janë

veprime standarde dhe bëjnë pjesë në rutinën e një asistence të mirë. Vetëm veprimet më të

rëndësishme, të personalizuara dhe të qëndrueshme duhet të planifikohen, çka do të thotë se jo të

gjithë pacientët kanë nevojën e një plani asistencë të individualizuar.

Page 26: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

26

Roli i infermieres

Roli thelbësor i infermieres qëndron në ndihmën e individit, të sëmurë ose të shëndetshëm, në

ruajtjen ose rifitimin e shëndetit (ose në ndodhjen pranë çasteve të fundit), nëpërmjet kryerjes së

detyrave të cilat ai mund t'i përmbushë vetë nëse do të ketë forcë, vullnet ose do të zotërojë

njohuritë e duhura, dhe në lehtësimin e pjesëmarrjes aktive të tij, për ta ndihmuar të rifitojë

pavarësinë e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Roli infermieror është tepër i rëndësishëm, në radhë të parë informon dhe përgatit të sëmurin për

ndërhyrje si dhe ka karakter lehtësues, mbështetës dhe mbikqyrës për pacientin me kancer të

lukthit.

Për menaxhim të mirë të sëmundjes infermierja planifikon dhe organizon përkujdesjet e saj

ditore në mënyrë të tillë që disa procedura të grupohen dhe të kryhen në të njejtën kohë pa e

lodhur pacientin.

-Ankthi dhe frika janë shpesh shoqërues gjatë një ekzaminimi sidomos atë kur e kryen për herë

të parë.

-Infermierja jep informacione mbi procedurën e ekzaminimit si dhe e ndihmon klientin që të

tejkalojë dhimbjen dhe lodhjen në rastin e ndërhyrjeve të tilla.

-Infermierja duhet të ketë njohuri rreth përdorimit të barnave anti-kanceroze.

-Infermierja duhet të informojë rreth efekteve anësore të medikamenteve si nauze, të vjellura

alopeci etj.

-Infermierja duhet të ketë shumë kujdes rreth dhënies së kemioterapis në mënyrë I.V sepse

medikamentet anti-kanceroze japin nekrozë nese nuk gjindet mirë vena.

-Infermierja duhet të këshilloj pacientën dhe familjarët për mjekimin e vazhdueshëm në shtëpi si

dhe ndjekjen e rregullt të kontrollave te mjeku.

-Të këshillojë pacientin për higjienën personale.

-Në raste të gjendjes terminale ku pacienti merr terapi paliative infermieri duhet të kujdeset në

zbatimin e mjekimit në shtëpi dhe t’i njoftoj familjarët për gjendjen e rëndë dhe stadin terminal

të pacientit.

-Infermierja në bashkëpunim me familjarët duhet të lehtësojë gjendjen psikologjike të pacientit

duke përdorur medikamente të udhëzuara nga mjeku për t’ia lehtësuar dhimbjen dhe depresionin.

Page 27: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

27

Procesi infermieror te pacientët me karcinomë të lukthit -Vlerësimi

Informohemi nëse pacienti ka pasur ndonjë histori familjare me karcinom të lukthit.

Cili është statusi civil i pacientit?

Nëse ka apo jo persona të cilët mund t’i sigurojnë pacientit mbështetjen emocionale dhe atë

financiar.

Pyetet pacienti nëse është punësuar, si ndihet ai në punën e tij?

Pyetet pacienti nëse ka pasur apo jo ndonjë experiencë stresi në punë.

Nëse po, për sa kohë?

Duhet të theksojmë faktin se stresi favorizon incidencën për irritimin e mukozës gastrike, pyetet

pacienti nëse përdorë rregullisht duhanin, sasinë dhe kohën e përdorimit të tij.

Nëse pacienti ka vënë re ndonjë shenjë diskomforti gjatë apo mbas prirjes së duhanit.

Pacienti duhet të përshkruajë mënyrën e tij të të ushqyerit, përfshirë këtu frekuencën dhe numrin

e vakteve, preferencat ushqimore, marrjen e fibrave, yndyrnave.

Ka pasur apo jo humbje peshe?

Nëse po, sa dhe në cilën periudhë të kohës?

Pyetet gjithashtu pacienti nëse ka pasur nauze të vjella hematemezë, anoreksi etj.

Gjatë ekzaminimit mjekësor mund të jetë e mundur të palpohet një masë dhe organet tjera duhet

të vlerësohen për raste patologjike ose tumore.

Diagnozat infermierore

Ankthin lidhur me parandjenjën negative të proçesit kirurgjikal.

Alterime në statusin nutricional (më pak se kërkesat e organizimit lidhur kjo me anoreksinë).

Ndryshime në komfort, dhimbje.

Gjendje psikologjike e rënduar lidhur me diagnozën e karcinomës.

Defiçiencë njohurish lidhur me aktivitetet për vetëkujdesje.

Qëllimet e interventeve infermieror

Reduktimi i ankthit

Mbajtja optimal e statusit nutricional

Qetësimi i dhimbjes.

Përshtatja ose pranimi me diagnozën e karcinomës dhe parashikimet për ndryshime potenciale në

mënyrën e të jetuarit.

Page 28: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

28

Inteventet infermierore

Reduktimi i ankthit

Pacientit duhet t’i sigurohet një ambient i qetë sa më shumë relaksues, që pacienti të ndihet

komfort dhe të ketë mundësi të shprehë konceptet e tij, ankthin në lidhje me diagnozën dhe

prognozen jo të mirë të karcinomës.

Inkurajohen të afërmit e pacientit që ta dëgjojnë, të kuptojnë shqetësimin e tij dhe t’i qëndrojnë

sa më pranë duke e mbështetur me të gjitha format e mundshme që mund të ekzistojnë nga

trajtimi mjekësor.

Pacienti duhet të informohet dhe këshillohet për çdo procedurë apo intervent në mënyrë që ai të

dijë dhe të kuptojë çfarë duhet të pranojë apo sugjerojë.

Shumë pacientë janë në gjendje të diskutojnë gjithçka të paqartë për shëndetin e tij, dëshirat që

ai mund të ketë, të drejtën për të vendosur rreth interventeve që do t’i nënshtrohet të sugjeruara

këto nga ekipi mjekësorë.

Pacienti duhet të ndihet i vlerësuar nga të gjithë, pa e diferencuar për shkak të diagnozës.

Ekipi infermieror duhet t’i sigurojë pacientit suportin maksimal për të pritur një reagim normal

nga ana e tij, megjithëse kjo varet dhe nga statusi emocional, shëndetsorë, psikologjik nëse ia

lejon të shprehet, të informohet, të marrë pjesë në vetë-kujdesje në mënyrë që ai të ndihet aktiv

në nevojat e tij individuale.

Përgatitja pre-operatore

Të gjithë pacientët duhet të sillen në një gjendje mjekësore sa më të mirë përpara se t’i

nënshtrohen anestezisë për këtë lloj kirurgjie madhore. Trajtimi për sëmundjet iskemike,

hipertensionin ose astmen në këta pacientë duhet të jetë sa më optimal që të jetë e mundur

përpara operacionit. Fizioterapia e toraksit përpara operacionit do të ishte shumë efektive për

këta pacientë. Atje ku është e mundur do të ishte shumë mirë që të përmiresoheshin çrregullimet

biokimike dhe hematologjike.

Faza preoperative përfshinë fazën prej momentit kur merret vendimi për ndërhyrje kirurgjikale

nga ana e kirurgut ( dhe me pelqimin e pacientit) e deri në momentin kur pacienti shtrihet në

tavolinën për ndërhyrje në sallen e operacionit. Vlerësimi dhe përgaditja e pacientit para

ndërhyrjes kirurgjike përfshinë:

-Vlerësimi mbi historinë mjekësore/ të dhënat rreth sëmundjes

-Vlerësimi i pacientit rreth nivelit se sa ai e ka kuptuar proeduren e operimit të propozuar

-Dhënia informative rreth operacionit në form të shkruar dhe marrja e pëlqimit me shkrim nga

ana e pacientit

-Edukimi i pacientit

-Vlerësimi i përgjithshëm i përgatitjes fizike të pacientit

-Vlerësimi i shenjave vitale

-Administrimi i medikamenteve para operacionit duhet të bëhet nëse është përshkruar nga

mjeku.

Page 29: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

29

Suporti Psikologjik

Pacienti duhet të ndihmohet të shpreh shqetësimet e tij, ankthin, frikën që ndien lidhur me

diagnozën e karcinomës.

Pacienti duhet të inkurajohet të marrë pjesë për vendimet e tij lidhur me trajtimin e sëmundjes.

Disa pacientë shfaqin një ndjenjë mosbesimi ndaj ekipit mjekësor, madje dhe ndaj interventeve

të kryera për trajtimin e sëmundjes.

Pacienti ka nevojë dhe për suportin e pjesëtarëve të afërm të familjes duke i qetësuar ata se

reagimi nga ana e tij është normale kur paraqitet një diagnozë kaq e vështirë sa karcinomë.

Edukimi shëndetsor i pacientit për periudhën post-operatore

Pacieti këshillohet se si duhen të paktën të ndaj vaktet normale të ushqimit, mbas një misioni

parcial.

Kuptohet që fillimi duhet të jetë me frekuencë të pakët ose mund të ushqehet nëpërmjet një tubi,

ose me rrugë I⁄V nëse është e nevojshme.

Pacientit i duhen jo më pak se 3 muaj për të rifilluar aktivitetet e tij normale.

Periudha pushimi ditorë janë tepër të nevojshme deri në normalizimin e gjendjes së tij

shëndetsore.

Pacientit mund t’i duhet të ndryshojë stilin e jetesës si pasojë e kimioterapisë ose irridacionit.

Pacienti duhet të jetë informuar paraprakisht për efekte anësore të tyre si: nauze, të vjella,

anoreksi, alpeci, ndihmën për transportin e pacientit dhe observimin e tij për 24 orë mbas

trajtimit.

Këshillimi për ushqimin fillohet në ambientet e spitalit dhe jepen instruksionet e duhura për

dietën që duhet të përdorë në periudhën post-operatore.

Pacienti mund të ndihet i shqetësuar për komplikacione që kërkojnë trajtim mjekësorë si:

hemoragjia (hematemezë, melenë), obstruksion, perforacion, presence infeksioni dhe për çdo

problem evident duhet të drejtohet në kohën e duhur duke shmangur komplikacionet aktuale dhe

potenciale.

Page 30: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

30

Qetësimi i dhimbjes

Për të reduktuar dhimbjen administrohen analgjezikët e përshkruar nga mjeku nëse dhimbja është

frekuente mund të përdoret infusion me pika të vazhdueshme.

Vlerësohet intensiteti, frekuenca, kohëzgjatja e dhimbjes për të përcaktuar analgjezikët më

efektiv që duhet të përdorën për qetësimin e dhimbjes.

Për këtë duhet të bashkëpunohet me pacientin për të menaxhuar dhimbjen duke siguruar një

ambient relaksues, ripozicionimet e vazhdushme të pacientit, kufizimi i vizitorëve në orare jo të

përshtatshme.

Sigurimi i një diete optimale

Pacientit duhet t’i jepet një ushqim jo pikant dhe me frekuencë jo të rritur në mënyrë që të ulet

iritimi gastrik. Ushqimi suplementar duhet të jetë i pasur me vlera të larta të vitaminës A,

vitamins C, hekur me qëllim që të përmirësohet rigjenerimi indor.

Në rast se kemi të bëjmë me një gastrektomi përdoret me rrugë parenterale vitaminë B₁₂.

Pacienti duhet të monitorohet dhe vlerësohet gjatë marrjes së terapisë I⁄V për të parandaluar

komplikacionet e mundshme. Pesha trupore duhet të matet rregullisht për të parë nëse pacienti e

mban apo e humb peshën e tij, observohet pacienti për shenja dehidratimi si: etje, mukoza të

thata, turgor i varfër i lëkurës, takikardi etj.

Vlerësohen të dhëna: e analizave laboratorike për çrregullime metabolike. Antiemetikët mund të

administrohen sipas përshkrimit të mjekut.

Page 31: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

31

Masat parandaluse

Me siguri stili i jetesës shërben si akt për uljen e probabilitetit të prekjes nga kanceri i lukthit.

Shërbejnë për këtë evitimi i atyre që më parë përmendëm si faktorë risku dhe përdorimi i gjerë i

elementeve tashmë botërisht të njohur si pozitivë të dietës mesdhetare. Por, do të vendosja një

theks të veçantë në kujdesin që lidhet me këshillimin me mjekun. Parandalimi është i

rëndësishëm por ,në sëmundjet tumorale është jashtëzakonisht e rëndësishme diagnoza në faza sa

më fillestare. Qëndron pikërisht aty çelësi i një mjekimi të suksesshëm. Mendoj që zakonisht ka

një tendencë për të nënvlerësuar shqetësimet e përgjithshme, si dhimbja e barkut, neveria për

ushqimin, lodhja apo zbehja, duke u vetëtrajtuar gjatë me medikamente qetësuese. Ndodh jo

rrallë që të hasësh pacientë që me muaj të tërë mbartin shenja të qarta të sëmundjes dhe që nuk

kanë shkuar asnjëherë te mjeku.

Kontrolli nuk shërben vetëm për të diagnostikuar kancerin, por dhe për të zbuluar e kuruar në

kohë ato sëmundje që kancerin mund ta sjellin pas disa vitesh.

Këshillë?

Mesazhi im: Konsulta me mjekun specialist në çdo rast me shqetësime gastrike, mosrefuzimi i

gastroskopisë, procedurë kjo e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme që çon në

diagnostifikim të hershëm të sëmundjes që është baraz me shërim të plotë e shpëtim jete.

Zgjedhjet e stilit të jetës mund të parandalojnë kancerin!

Për njerëzit që nuk e pinë duhanin, faktorët më të rëndësishëm të rrezikut nga kanceri që mund të

ndryshojnë janë: pesha e trupit, dieta dhe aktiviteti fizik. Një e treta e gjithë vdekjeve nga kanceri

lidhen me dietën dhe aktivitetin fizik që përfshin të qenit mbipeshë ose obezë, ndërsa një e treta

shkaktohet nga produktet e duhanit. Disa prej dietave dhe ushtrimeve të rekomanduara sipas

shoqatave ndërkombëtare të nutricionit dhe komiteteve këshilluese për aktivitetin fizik janë:

Page 32: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

32

1-Arritja dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme gjatë gjithë jetës.

2-Të qenit fizikisht aktiv.

3- Përdorimi sa më shumë fruta dhe perime.

Një dietë e pasur me fruta dhe perime të freskëta, sidomos ato të pasura më shumë vitaminë C,

kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në lukth.

4- Të evitohet nitrati dhe potasiumi.

Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi

zhvillimit të kancerit të lukthit. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.

5- Të limitohet duhani, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësura.

Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë krip është vërtetuar se kanë

një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.

6- Të limitohet konsumimi i alkoolit.

Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.

7- Të limitohet mishi i kuq.

Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për

zhvillimin e kancerit të lukthit.

8- Vizita tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e lukthit, djegia apo të vjellat.

Fig.2 Ushqimi i shëndetshëm Fig.3. Ndalimi i konsumimit të alkoolit dhe duhanit

Page 33: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

33

Përfundimi

Kam ardhur në përfundim të këtij punimi se kujdesi infermieror tek pacientet me karcinomë të

lukthit është shumë i rëndësishem dhe se pacientët me karcinomë të lukthit duhet të trajtohen me

shumë kujdes si dhe infermierit apo mjekut i cili merret me pacientin me këtë lloj sëmundje

duhet të ketë shumë përgjegjësi gjatë realizimit të punës së tij, kjo sepse kacinoma e lukthit

dëmton organizmin dhe shëndetin në rrugë dhe forma të ndryshme tek pacientet. Pasi që

karcinoma lukthit është një ndër sëmundjet të cilat po marrin jetët e njerëzve çdo ditë e më

shumë është shumë e rëndësishme që njerëzit të informohen më shumë rreth kësaj sëmundje si

dhe simptomat të cilat paraqiten duhet të merren parasysh në mënyrë që të zbulohet kjo

sëmundje në fillimet e saj dhe të shërohet më shpejtë dhe lehtë.

Page 34: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

34

Rezyme

Qëllimi:

Qëllimi i këtij studimi është të tregojë se si kryhet kujdesi infermieror në pacientët me

karcinomë të lukthit, për të identifikuar simptomat paraqitëse te pacienti me karcinomë të lukthit,

si të zbulohet kjo sëmundje në fazat e hershme të prezantimit të saj.

Metodologjia:

Për realizimin e këtij punimi kam përdorur literaturë bashkëkohore, burime të internetit, ku kam

përdorur edhe një numër të madh të punimeve shkencore.

Diskutim:

Kanceri i lukthit është rritja malinje e mureve të qelizave të saj. Është shkaku i dytë më i

zakonshëm i vdekjeve nga kanceri në botë. Gjithashtu renditet në vendin e katërt si kanceri më i

zakonshëm.

Përfundim:

Në fund të këtij punimi, kam arritur në përfundimin se kujdesi infermieror për pacientët me

karcinomë të qelizave squamous është shumë i rëndësishëm dhe që pacientët me karcinomë të

qelizave squamous duhet të trajtohen me shumë kujdes.

Page 35: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

35

Resume

Purpose:

The purpose of this study is to show how nursing care is performed in patients with gastric

carcinoma, to identify the presenting symptoms in a patient with gastric carcinoma, how to detect

this disease in the early stages of its presentation.

Methodology:

For the realization of this paper, I have used contemporary literature, internet resources, where I

have also used a large number of scientific papers.

Discussion:

Stomach cancer is the malignant growth of its cell walls. It is the second most common cause of

cancer deaths in the world. It also ranks fourth as the most common cancer.

Conclusion:

At the conclusion of this paper, I have concluded that nursing care for patients with stomach

carcinoma is very important and that patients with stomach carcinoma should be treated very

carefully.

Page 36: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

36

Referencat

1. Anatomia funksionale e njeriut (ligjerata te autorizuara) prof.dr.Hilmi Dauti.

2.Vincent T.DeVita, Jr Theondore S.Lawrence, Steven A.Rosenberg KANCERI,

Parime dhe Praktika të onkologjisë.

3. Peter W.T.Pisters, David P.Kelsen dhe Joel E.Tepper “Kanceri i stomakut”.

4.Eslick GD, Lim LL, Byles JE, et al.Association of Helicobacter pylori inferction

with gastric carcinoma; a meta-analysis. Am J Gastroenterol 1999;94;2373

5. Kraja.E Bazat e infermierisë 1.

6. Joana Millo – Onkologe Mjeksore, QSUT Nene Tereza,Fatjona Kraja –

Radioterapeute, QSUT Nene Tereza, Artan Bodeci – Kirurg, QSUT Nene Tereza,

Adrian Hoti – Imazherist, QSUT Nene Tereza, Blerina Cela – Anatomopathologe,

QSUT Nene Tereza, Ferdinand Jorgoni – Statisticien, QSUT Nene Tereza

“Kanceri gastric- protokolli 1”

7. E.Peka, L.Neçaj, E.Rustami, D.Bego, A.Imami-Lelçaj, M.Çela, A.Dervishi,

V.Zanaj, V.Mane “ Infermieristika në specialitete ”

Burime nga internet

1. http://cancertreatment.mk/index.php/sq/types-of-cancer/karcinoma-e-

stomakut

2. https://www.shkollaibrahimkodra.com/wp-content/uploads/2017/07/19.-

Kanceri-i-stomakut.pdf

3. https://mjekesiabimorearabe.com/kanceri-i-stomakut/Cancer-c14047608

4. https://sherohu.com/infeksioni-bakterial-helicobacter-pylori-simptomat-

diagnostikimi-dhe-

trajtimi/?doing_wp_cron=1570887000.5940690040588378906250

Page 37: PUNIM DIPLOME · 2019. 12. 23. · Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të

37

Biografi e shkurtër e kandidatit – CV (Curriculum Vitae)

INFORMATA PERSONALE

Emri dhe Mbiemri

Xhevë Haliti

Datëlindja

29.03.1998

Nr.personal

1240815024

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla e mesme e lartë

Ass.infermiere e mamis SHMML “Ramiz

Sadiku” Pejë

Universiteti

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti

Fakulteti i Mjekësisë

Programi

Infermieri

Statusi

I rregullt

Nr.ID

160306089