punim diplome · 2020. 12. 24. · kujdesi infermieror te trajtimi i kalkulozËs sË ......
TRANSCRIPT
-
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
DREJTIMI: INFERMIERI
PUNIM DIPLOME
KUJDESI INFERMIEROR TE TRAJTIMI I KALKULOZËS SË
FSHIKËZËS SË TËMTHIT
Mentori: Punoi:
Prof. Ass. Dr. Faton Hoxha Launora Mustafa
Gjakovë, 2020
-
2
INFORMACIONE RRETH PUNIMIT
Punimi është bërë në Universitetin e Gjakovës, Fakulteti i Mjekësisë, Drejtimi
Infermieri.
Mentori i kësaj teme është: Prof. Ass. Dr. Faton Hoxha
Punimi përmbanë:
• 33 faqe
• 4 foto
• 3 tabela
• 1 diagram
-
3
DEKLARATA
Unë Launora Mustafa deklaroj se ky punim është punimi imi origjinal gjithë
literatura dhe burimet që i kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në
referenca dhe plotësisht të cituara.
I gjithë punimi është bërë duke u mbështëtur dhe respektuar hartimin e temës së
diplomës të përcaktuar nga ana e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
-
4
FALËNDERIMET
Pjesa më e vështirë qënka ta falënderosh familjen! Nuk arrijë dot të gjejë fjalë për
ata që sakrifikuan gjdo gjë për mua që në momentin kur unë linda e deri tani në
përfundim të studimeve të mia. Nuk më mjafton dot një jetë që të jem aq
falënderuese dhe mirënjohëse që ju kam.
Po ashtu, falënderim të veçantë i shprehë mentorit të këtij punimiProf.Ass. Dr.
Faton Hoxha, për mbështetjën dhe përkushtimin profesional në hartimin dhe
përfundimin e kësaj teme.
E pa dyshim që rrugëtimi më i bukur qenka ky i diturisë, të cilin edhe më të bukur
e bënë shoqëria ime.
-
5
Përmbajtja
ABSTRAKTI ................................................................................................................................................ 8
HYRJE .......................................................................................................................................................... 9
FSHIKËZA E TËMTHIT ............................................................................................................................. 9
SIMPTOMAT ............................................................................................................................................. 11
GURËT E TËMTHIT ................................................................................................................................. 12
Gurët e tëmthit me kolesterol .................................................................................................................. 12
Gurët e tëmthit me pigment .................................................................................................................... 13
KOLECISTITI KRONIK KALKULOZ ..................................................................................................... 14
PARAQITJA KLINIKE .......................................................................................................................... 14
DIAGNOZA ........................................................................................................................................... 14
Menaxhimi .............................................................................................................................................. 15
KOLECISTITI KALKULOZ AKUT ......................................................................................................... 16
Paraqitja klinike ...................................................................................................................................... 16
Diagnoza ................................................................................................................................................. 16
Trajtimi ................................................................................................................................................... 16
KOLEDOKOLITIAZA ............................................................................................................................... 18
Shfaqja .................................................................................................................................................... 18
Kolangiografia endoskopike ................................................................................................................... 18
Ekzaminimi laparoskopik i duktusit biliar komun .................................................................................. 19
PANKREATITI I GURËVE TË TËMTHIT .............................................................................................. 20
Diskinezia biliare .................................................................................................................................... 21
KIRURGJIA PËR SËMUNDJEN KALKULOZË BILIARE ..................................................................... 21
Kolecistektomia laparoskopike ............................................................................................................... 21
Ekzaminimi i duktusit biliar komun........................................................................................................ 21
Qasja laparoskopike ................................................................................................................................ 22
Qasja e hapur........................................................................................................................................... 22
PREZANTIM I STUDIM RASTIT ............................................................................................................ 24
VLERËSIMI INFERMIEROR ............................................................................................................... 25
PLANIFIKIMI INFERMIEROR ............................................................................................................ 25
PËRFUNDIMET E PREZANTIMIT TË RASTIT ................................................................................. 26
ZBATIMI INFERMIEROR .................................................................................................................... 26
-
6
DISKUTIMI ................................................................................................................................................ 27
PËRFUNDIMI ............................................................................................................................................ 29
Rekomandimet: ........................................................................................................................................... 29
REZYME .................................................................................................................................................... 30
SUMMARY ................................................................................................................................................ 31
BIBLIOGRAFIA ........................................................................................................................................ 32
BIOGRAFI I SHKURTËR E KANDIDATËS ........................................................................................... 33
-
7
SHKURTESAT
ERCP- Endoscopic Retrograde Cholangio-Pancreatography.
CT- Computed Temography.
SHBA- Shtetët e Bashkuara të Amerikës.
MMC- Mucosal Mast Cell.
CCK- Cholecystokimin.
CV- Curriculum Vitae.
-
8
ABSTRAKTI
Ky punim është punuar në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i
Mjekësisë, Programi Infermieri. Qëllimi i këtij punimi është zgjerimi i njohurive
për fshikzën e tëmthit dhe se cfarë roli ka në jetën tonë. Si dhe informimin e
pacienteve për simptomat, parandalimin dhe mjekimin e kësaj sëmundje.
Literatura është marrë në Bibliotekën e Universitetit Fehmi Agani, në Fakultetin e
Mjekësisë, në biblotekën e Gjakovës, si dhe hulumtimi është realizuar ne spitalin e
përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”.
Fjalët kyqe: fshikëza e tëmthit, kujdesi infermieror, pacienti dhe
hospitalizimi.
-
9
HYRJE
FSHIKËZA E TËMTHIT
Fshikëza e tëmthit përqëndron dhe akumulon bile hepatike gjatë qëndrimit esëll
dhe shpërndan bilën në duoden, në përgjigje të ushqimit. Meqenëse kapaciteti i
zakonshëm i fshikëzës së tëmthi është rreth 30 deri 60ml, kapaciteti i dukshëm
absorbues i fshikëzës së tëmthit konsiderohet për aftësinë e tij për të akumuluar më
shumë se 600ml bile të prodhuar qdo ditë.Bila zakonisht përqëndrohet pesë deri
dhjetëfishnga absorbimi i ujit dhe i elektroliteve, duke quar në një ndryshim të
theksuar të përbërjes biliare.1
Fig.1. Fshikëza e tëmthit.2
1 Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1550 2https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597
https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597
-
10
Kalimi aktiv i NaCl prej epitelit të fshikëzës së tëmthit është forca lëvizëse e
përqëndrimit biliar. Uji absorbohet në mënyrë pasive, në përgjigje të forcës
osmotike të krijuar prej absorbimit të tretësirës. Përqëndrimi biliar mund të prekë
aftësitë tretëse të dy përbërësve të rëndësishëm të gurëve të tëmthit, kalciumin dhe
kolesterolin. Megjithëse mukoza e fshikëzës së tëmthit absorbon kalciumin, ky
proces gati nuk është aq efektiv sa për natriumin ose ujin dhe qon në rritjen
relativisht më të madhe të përqëndrimit të kalciumit. Nga përqëndrimi biliar në
fshikëzën e tëmthit ndodhin ndryshime të shumta, në lidhje me kapacitetin e lëngut
biliar për të tretur kolesterolin. Aftësia tretëse e fraksionit micelar rritet, por ulet
mjaft qëndrueshmeria e vezikulave fosfolipid-kolesterol. Meqenëse preceiptimi i
kristaleve të kolesterolit ndodh kryesisht nga mekanizmat vezikulare më tepër sesa
ato micelare, efekti neto i përqëndrimit biliar është një prirje e madhe për formimin
e bërthamës së kolesterolit.
Qeliza epiteliale e fshikëzës së tëmthit sektreton të paktën dy produkte kryësore në
dumenin e fshikëzës së tëmthit: glikoproteinat dhe jonet e hodrogjenit. Sekretimi
i glikoproteinës së mukusit ndodh kryesisht nga gjëndrat e qafës së fshikëzës së
tëmthit dhe të duktusit cistik.Transporti i joneve të hidrogjenit nga epiteli i
fshikëzës së tëmthit e ulë pH biliar në fshikëzën e tëmthit, nëpërmjet mekanizmit të
shëndrimit të natriumit.3
3Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1550-1551
-
11
SIMPTOMAT
Simptomat që i atribuohen patologjisë së rrugëve biliare zakonisht janë
obstruksioni, infeksioni ose të dyja. Obstruksioni mund të jetë ekstramural (për
shembull, kancer pankreatik), intramural (kolangiokarcioma) ose intraluminal
(koledolitiaza). Njëlloj si infeksionet e ngjashme në pjesë të tjera të trupit,
infeksionet biliare ndodhin për shkak të tre faktorëve: një bartësi të ndjeshëm,
inokulimit të mjaftueshëm dhe stazës. Simptomat më të zakonshme që lidhen me
sëmundjen e rrugëve biliare janë: dhembja abdominale, ikter, të përzierat dhe të
vjellat.4
Nauzeja dhe të vjellat mund të bëhen më të dukshme në një obstruksiontë papritur
të duktusit biliar, i cili zakonisht shkaktohet nga gurët biliarë.Simptomat më të
lehta, të tilla si flatulenca dhe intoleranca ndaj ushqimeve yndyrore janë të
zakonshme.5
4Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1552 5 Warrell DA, Timothy M. Cox, John D. Firth “Traktati I Oksfordit Per Mjekësinë” Fq.701
-
12
GURËT E TËMTHIT
Gurët e tëmthit është një nga sëmundjet më të zakonshme gastrointestinale që
kërkon shtrim në spital.Sipas të dhënave të marra nga biopsia, ato shpesh ndodhin
tek të rinjtë, ndryshe nga njerëzit e shëndetshëm, me një prevalencë prej 11 deri 36
për qind.Seksi femër, obeziteti, shtatzënia, ushqimet yndyrore, sëmundja e Crohn-
it, rezekimi i ileumit terminal, kirurgjia gastrike, sferocitoza e trashëguar,
sëmundja drepanocitare dhe talasemia shoqërohen me një risk të lartë për
zhvillimin e gurëve të tëmthit.
6
Fig.2. Gurët e tëmthit.
Gurët e tëmthit klasifikohen sipas përmbajtjes së tyre të kolesterolit, po ashtu edhe
prej kolesterolit ose gurëve me pigment. Gurët me pigment klasifikohen më tej në
të zinj ose kaftë. Në SHBA, 70-80% e gurëve të tëmthit janë gurët me kolesterol,
ndërsa gurët me pigment të zi përbëjne 20-30.7
Gurët e tëmthit me kolesterol
Patogjeneza e gurëve të tëmthit me kolesterol përfshin tri faza:
1. Mbingopja e lëngut bilial me kolesterol
2. Krijimi i bërthamës me kristale
3. Rritja e gurëve
Pika kyçe për mbajtjen e kolesterolit në tretësirëështë formimi i miceleve, një
kompleks biliar kripë-fosfolipid-kolesterol dhe i vizikulave kolesterol-fosfolipid.8
6https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597 7Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1556-1557 8Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë”1936, Fq.1557
https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597
-
13
Gurët e tëmthit me pigment
Gurët me pigment përmbajne më pak se 20% kolesterol dhe janë të errët, në sajë të
pranisë së bilurubinatit tëkalciumit. Nga ana tjetër, gurët me pigment të zi dhe kafe
kanë pak të përbashkëta dhe duhet të konsiderohen si entitete të ndara. Gurët me
pigment të zi janë të vegjël dhe shpesh shoqërohen me gjëndje hemolitike, të tilla
sferocitoza e trashëguar dhe sëmundja drepanocitare ose cirroza.
-
14
KOLECISTITI KRONIK KALKULOZ
Inflamacioni i vazhdueshëm me episode të përsëritura të kokës biliare ose të
dhëmbjes nga obstruksioni i duktusit cistik referohet si kolecistit kronik. Rreth dy e
treta e pacienteve me sëmundjen e gurëve të tëmthit shfaqen me ata qe të
përsëritura.Kolecisti kronik karakterizohet nga rritja e fibrozes subserozale dhe
subepiteliale dhe nga infiltrati i qelizësave mononukleare.
PARAQITJA KLINIKE
Simptoma parësore e kolecistitit kronik ose e kolelitiazës simptomatike është
dhembja, që shpesh referohet si kolika biliare.Dhembja është konstante dhe
zakonisht zgjatë për më shunë se një orë, por largohet pas 24 orësh.Atakët janë të
dallushëm dhe të rëndë, aq sa pacientët mundë t’i kujtojnëdhe t’i numrojnë ato.
Simptomat e tjera si të përzierat dhe të vjellat shpesh shoqërojnë qdo episodë dhe
fryerja e gromësirat mundë të jenë të pranishme gjithashtu të 50% e rasteve.
DIAGNOZA
Diagnoza e gurëve të tëmthit simptomatikë ose e kolecistitit kalkuloz mbështetet
mbi paraqitjen klinike dhe të të dhënave për gurët e tëmthit nga imazhimi
diagnostik. Me praninë e simptomave, në mënyrë tipike kolika biliare, që i
atribuohen fshikëzës së tëmthit, duhet të konsiderohet cdo trajtim për gurët e
tëmthit. Një ultratingull abdominal është ekzaminimi diagnostikues standard për
gurët e tëmthit.Ultratingujt Doppler sigurojnë gjithashtu informacione të
rëndësishme anatomike për kirurgun, si prania e polipeve, diametri, i duktusit të
përbashkët biliar.
-
15
Menaxhimi
Trajtimi më i mirë për pacientët me kolelitiazë simptomatike është
kolecistrektomia përzgjedhëse laparoskopike.Pacientët duhet t’i shmangin yndyrat
dhe masat të medha të ushqimit gjatë kohës që ata presin për ndërhyrjen
kirurgjike.Pacientët diabetikë duhet të kenë një kolecistektomi të menjëhershme,
pasi ata janë në risk tëlartë për kolecistit akut, ose madje për një kolecistit edhe më
të rrëzikshëm.9
9Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1558-1559
-
16
KOLECISTITI KALKULOZ AKUT
Kolecistiti akut, te 90-95% e rasteve lidhet me gurët në tëmth. Obstruksioni i
duktusit cistik, që shkakton kolikë biliare, përbën ngjarjen e parë të kolecistitit
akut.Nëse duktusi cistik mbetet i obstrukturar vezika me gurë distendohet dhe muri
i saj inflamohet e bëhet edematoz.Fillimisht, kolecistiti akut është një proces
inflamator me trashje dhe skuqje të murit të vezikës, që shoqërohet me hemoragji
subseroze.Mukoza mund tëparaqesë hiperemi dhe zona fragmentare me
nekrozë.Në formën më të zakonshme, gurët biliarë zhvendosen, ndërsa
inflamacioni gradualisht do të shërohet. Kolecistiti gangrenoz akut shkaktohet nga
formimi i abscesit apo i empiemës brenda vezikës.
Paraqitja klinike
Simptoma më e zakonshme e kolecistitit akut është dhembja në kudrantin e sipërm
të djathtë, dhembje kjo e njëtë për nga ashpërsia, por më e gjatë në kohë nga
dhembja që shihet në episodet e mëparshme të kolikave biliare. Simptoma të tjera
të shpeshta janë temperatura, nauzeja dhe të vjellat.
Diagnoza
EKO-ja është testi radiologjik më i dobishëm për diagnostikimin e kolecistititit
akut, me një ndjeshmëri dhe specificitet përkatësisht 85-95%.Ajo është e ndjeshme
në identifikimin e pranisë të gurëve biliarë, EKO-ja gjithashtu paraqet praninë e
trashjes së murit të vezikës, likidin perikolecistik, distendimin e vezikës biliare,
gurët e ngecur dhe shenjën Murphy tek ultratingulli (rritja e ndjeshmerisë në
palpim mbi vezikën biliare.)
Trajtimi
Pas diagnostikimit të kolecistitit akut, duhet të jepen likiude IV, antibiotikë dhe
pereparate analgjezike.Antibiotikët duhet të jenë me spektër të tillë që të mbulojnë
bakteriet gram-negative aerobe dhe ato anaerobe.Kolecistektomia është trajtimi
përfundimtar i pacienteve me kolecistit akut. Preferohet më tepër kryerja e
herëshme e kolecistektomisë brenda dy deri tre ditëve të para pas paraqitjes te
mjekut, se sa kryerja pas një periudhe apo kohe të vonë e kolecistektomisë, që
kryhet 6 deri 10 javë pas fillimit të terapisë me medikamente. Rreth 20% e
-
17
pacienteve nuk i u përgjigjenterapisë medikamentoze fillestare dhe kishin nevojë
kirurgjikale gjatë pranimit në spital ose përpara se të përfundonte periudhën e
planifikuar të qetësimit.10
10Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1559
-
18
KOLEDOKOLITIAZA
Gurët e duktusit biliar komun klasifikohen sipas vendit të fillesës së tyre dhe janë
parë te 6-12% të pacientëve me gurë të fshikëzës së tëmthit. Shumica e gurëve të
duktusit biliar në vendet perëndimore fillojnë në fshikëzën e tëmthit dhe migrojnë
nga duktusi cistik në duktusin biliar komun. Gurët identifikohen si kalkulusë
dytësor, për t’i dalluar ata nga gurët parësorë të duktusit biliar komun, të cilët
formohen brenda rrugëve biliare. Gurët e duktusit komun janë përcaktuar
gjithashtu edhe si të mbajtur, nëse ato zbulohen Brenda disa viteve të
kolecistektomisë, ose të herëpashershme, nëse ato zbulohen pas më shumëse
disavitesh pas kolecistektomisë.
Shfaqja
Gurët e duktusit biliar komun mund të jenë të heshtur, ndërsa shpesh zbulohen
edhe rastësisht. Te këta pacientë obstruksioni biliar është i përkohshëm dhe testet
laboratorike mund të jenë normale. Rreth 1-2 % e pacientëve me teste normale të
funksionit të mëlçisë menaxhohen me kolecistektomi laparoskopike pa
kolangiogram rutinë për gurët e fshikëzës së tëmthit, të pranishëm me një gur të
mbetur pas kolecistektomisë.
Kolangiografia endoskopike
Përdorimi i kolangiografisë endoskopike te pacientët me gurë të duktusit biliar të
dyshuar konfirmon jo vetëm diagnozën, por gjithashtu siguron spastrimin e
duktusit nga gurët dhe sfinkterotominë para kolecistektomisë laparoskopike.
Pastrimi endoskopik i gurëve nga duktusi biliar komun mund të shmangë nevojën
për një operacion të hapur, nëse aftësitë profesionale në ekzaminimin laparoskopik
të duktusit biliar komun nuk janë tëvlefshme. Kur vlerësimi preoperative bëhet në
mënyrë rutinore te të gjithë pacientët, 86% e tyre janë normale.
-
19
Ekzaminimi laparoskopik i duktusit biliar komun
Një kolangiogramë intraoperative në kohën e kolecistektomisë do të dokumentojnë
gjithashtu edhe praninë e gurëve në duktusin biliar komun. Ekzaminimi
laparoskopik i duktusit biliar komun, përmes duktusit cistik ose nëpërmjet
koledokotomisë formale, lejon që gurët të tërhiqen gjatë së njëjtës procedurë.Nëse
aftësitë profesionale dhe paisja me instrumente për ekzaminimin laparoskopik të
duktusit biliar nuk janë të vlefshme, duhet të vendoset tub drenimi në të majtë
pranë duktusit cistik dhe kolangiogrami endoskopik kryhen në ditën pasuese.Nëse
kryhet koledokotomia, vendoset tubi T.
-
20
PANKREATITI I GURËVE TË TËMTHIT
Bllokimi i duktusit pankreatik nga gurët e ngjeshur ose obstruksioni i përkohshëm
I kalimit te ampula mund të shkaktojë pankreatit, një mekanizëm ky i njohur.
Doppler Ultratingulli te pacientët me pankreatit akut janë kritikë në vlerësimin e
gurëve të tëmthit dhe të koledokolitiazës. ERCP, me sfinkterotomi dhe heqje të
gurëve, është trajtimi fillestar dhe mund të lehtësojë pankreatitin.Kur pankreatiti të
jetëtërhjekur, fshikëza e tëmthit duhet të hiqet gjatë të njëjtit pranim në spital.11
Fig.3.Vendosja e troakareve për kolecistektominë laparoskopike.
11Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1562
-
21
Diskinezia biliare
Pacientët shfaqën me simptoma tipike të kolikës biliare, por nuk kanë të dhëna për
gurë tëmthi nga ekzaminimi me ultratingull Doppler, ndaj duhet të ekzaminohen
për diskinezi biliare. Kur diagnozat e mundshme janë përjashtuar nëpërmjet CT
skanimit, endoskopisë së sipërme, ose ERCP-së, duhet të kryhet skanimi CCK-
Te0HIDA, për të përjashtuar diskinezinë biliare, CCK-ja është infuzioni i.v., pasi
fshikëza e tëmthit të jetë mbushur me radionukleidin Te, 20 minuta pas dhënies së
CCK-së, përcaktohet një pjesë e munguar e fshikëzës së tëmthit.
KIRURGJIA PËR SËMUNDJEN “KALKULOZË BILIARE”
Kolecistektomia laparoskopike
Që kur është paraqitur kolecistektomia laparoskopike, numri i kolecistektomive të
kryera në SHBA është rritur nga rreth 500 000 për vit në 700 000 për
vit.Kundërindikacionet e kolecistektomisë laparoskopike përfshijnë koagulopatinë,
sëmundjen e rëndë pulmonare kronike obstruktive, sëmundjen e fazës së fundit të
mëlçisë dhe insuficiencën kardiake kongjestive.12
Ekzaminimi i duktusit biliar komun
Te pacientët me gurë të mëdhenjë e të shumtë ose me duktus të filetuar dhe kur
terapia endoskopike dështon, indikohet ekzaminimi i duktusit të përbashkët
biliar.Nëse nuk është i sukseshëm, është i nevojshëm kalimi në kirurgjinë e hapur,
ndërsa ERCP postoperative duhet të përdoret si alternative e fundit.Pasi
kolangiogrami operative indikon praninë e koledokolitiazës, kirurgu përballet me
shumë opsione.
12Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1563
-
22
Hapi fillestar është të përcaktohen faktorët e rëndësishëm, të cilët, nga mënyrat e
trajtimit do t’i shërbenin më mirë pacientit.
Qasja laparoskopike
Nëse gurët janë të vegjël, përdorimi i shpërlarjes me tretje fiziologjike, përmes
kateterit nëkoledokpër të larëdhe shtyrën gurët në duoden, është e domosdoshme.
Relaksimi i sfinkterit te Oddit-it me glukagon mund të jetë mjaft I dobishëm. Nëse
shpërlarja nuk është e suksesshme, mund të kalojë një kateter me ballon, që fryhet
përmes duktusit cistik dhe poshtë duktusit të përbashkët biliar, ku është futur për
tërheqjen e gurëve.Përpjekja tjetër duhet të bëhet me një kosh teli që kalon nën
drejtimin fluoroskopik për të kapur gurët. Nëse nevojitet, inserohet një koledoskop
fleksibël direkt në duktusin.(Fig.4)
Qasja e hapur
Me përdorimin e lartëcekur të teknikave endoskopike, perkutane dhe laparoskopike
për trajtimin e gurëve te duktusit të përbashkët biliar, ekzaminimi i hapur i duktusit
biliar sot kryhet rallë.Kjo shmang një ngushtim të vonshëm të duktusit biliar.Me
përdorimin e koledokoskopisë intraoperative, përqindja e gurëve të mbetur biliarë
të përbashkët është më e vogël se 5%.13
13Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1565
-
23
Fig.4. A- Ekzaminimi I diktusit biliar komun. B- Një kosh për gurët kalon
përmes kanalit aktiv të koledokoskopit dhe përdoret për të kapur gurët e
duktusit komun.
-
24
PREZANTIM I STUDIM RASTIT
Qëllimi:
Qëllimi i këtij studimi konsiston në ecurinë e diagnozës dhe trajtimit të pacientit
me sëmundjen e fshikëzës së tëmthit.
Materialet dhe Metodat:
Ky studim u realizua në Spitalin Regjional “ISA GREZDA” në Gjakovë, në
repartin e Kirurgjisë.
Pacienti
Emri dhe Mbiemri XH.B
Data e lindjes 14.12.1965
Vendi i lindjes Gjakovë
Gjinia Femër
Vendbanimi Gjakovë
Pesha dhe gjatësia 57kg, 1.60cm
Gjendja socialo-ekonomike Mesatare
Tabela 1. Të dhënat e pacientites
-
25
VLERËSIMI INFERMIEROR
Pacientja me inicialet XH.B e moshës 54 vjeçare nga Komuna Gjakovës është
diagnostifikuar me diagnozën e sëmundjes së fshikëzës së tëmthit. Pacientja pasi
që kishte dhimbje të barkut, vjellje dhe mundimit është drejtuar në institucionin
shëndetësorë, dhe pas bërjes së analizave dhe ultratingullit ,është konstatuar që ka
gurë në fshikëz të tëmthit dhe duhet të operohet për shkak të sëmundjes së
diagnostifikuar.
PLANIFIKIMI INFERMIEROR
Prioriteti i ynë si infermierë është:
➢ Vlerësimi i statutit fizik të pacientes
➢ Të përcjellim shenjat vitale
➢ Të sigurojmë që pacienti të ndihet rehat
➢ Të kemi komunikim të mirë me pacientin dhe familjarët e tij
➢ Inkurajimin e pacientit
➢ Të kemi njohuri rreth sëmundjes
➢ Administrimin e medikamenteve siq janë përshkruar nga mjeku
➢ Informim sa më të mirë i pacientit për pjesën postoperatore.
-
26
PËRFUNDIMET E PREZANTIMIT TË RASTIT
➢ Pacientja është mbi moshën 50 vjeçare
➢ Gjinia femër
➢ Paraqitet në njësinë emergjente
➢ Pranohet në repartin e Kirurgjisë
➢ Mjeku i ordinon terapinë pacientit
➢ Pacienti edukohet dhe këshillohet rreth kujdesit të mëtutjeshëm.
ZBATIMI INFERMIEROR
Infermierët duhet të tregojnë kujdes ndaj pacientit në mënyrë që ai të ndihet sa më i
relaksuar dhe të mos stresohet, si dhe duhet të shtohet kujdes i veçantë ndaj
reduktimit të yndyrërave dhe ushqimeve të tjera pikante.
-
27
REZULTATET E HULUMTIMIT
Rezultati i këtij punimi është paraqitur në tabelë dhe grafikon numrin e
përgjithshem të pacienteve të trajtuar për një vit 2018/2019 në raport me numrin e
të sëmurëve të trajtuar me cholecystitis.
Tabela 2.Numri i përgjithshëm i pacientëve dhe atyre me sëmundje të cholesictitis
në repartin e kirurgjisë.
Pacientet ne kirurgji
N %
Me sëmundjen e
cholecystitis
187 17.55
Gjithsej të sëmurë dhe të
trajtuar
1048 100.00
Grafikoni 1. Ndarja e pacienteve më sëmundje të përgjithshëm prej atyre me sëmundje te cholesystitis.
-
28
DISKUTIMI
Gurët e tëmthit dhe inflamacioni i fshikëzës së tëmthit janë shkaqet më të shpeshta
të dhëmbjes abdominale. Dhembja është arsye për konsultime dhe këshillimet
mjekësore.
Dhembja zakonisht nxitet prej ushqimeve yndyrore, por mund të fillojë edhe nga
llojet e tjera ushqimesh.
Shoqërimi i dhembjes me ushqimet është e pranishme vetëm te 50% e pacienteve.
Kjo sëmundje më shumë paraqitet te pacientet më të moshuar (me shumë se 60
vjeç) se sa te pacientet e rinjë.
-
29
PËRFUNDIMI
Në këtë punim u synua të tregohet për kujdesin infermieror të pacientëve që vuajnë
nga sëmundjet e fshikëzës së tëmthit. Simptomat që paraqiten tek pacientët të cilët
vuajnë nga sëmundjet e fshikëzës së tëmthit, janë me dhimbje barku, barku i fryer,
vjellje.
Gjitashtu kemi paraqitur edhe një rast studimi të një pacienteje me sëmundjen e
gurëve të tëmthit, i cili ka bërë ndërhyrjen kirurgjike, për heqjen e fshikëzës së
tëmthit apo cholecystektomia.
Rekomandimet:
• Mos ngrënja e ushqimeve yndyrore
• Personave të moshës 45-50 vjeç u rekomandohet mos konsumimi i
ushqimeve shtazore të dhjamosura
• Përdorimi i proteinave, karbohidrateve dhe gatimeve me vajra bimore
• Ushqimi lehtë i tretshëm
• Kontrollimi i vazhdushëm i të sëmurit te specialisti përkatës.
-
30
REZYME
Hyrje- fshikëza e tëmthit përqëndron dhe akumulon bile hepatike gjatë qëndrimit
esëll dhe shpërndan bilën në duoden, si përgjigje ndaj ushqimi . Kapaciteti I
zakonshëm i fshikëzës së tëmthit është rreth 30 deri 60 ml.
Qëllimi i punimit- ëhstë zgjerimi i njohurive për sëmundjen e fshikëzës së tëmthit.
Të tregohet kujdesi infermieror, te paraqitet roli i jonë si infermier.
Metodologjia- është realizuar në repartin e kirurgjisë, në Spitalin e Përgjithshëm
“Isa Grezda” në Gjakovë.
Studimi është retrospektiv.
Përfundimi- Përfshirja më aktive e infermierëve gjatëpranimit e trajtimit të
pacientëve me sëmundje të fshikëzës së tëmthit, në të gjitha fazat, duke u bazuar në
trajnimet paraprake dhe literaturën e bazuar shkencërisht.
-
31
SUMMARY
Introduction- the gall bladder concentrates and accumulates bile during the
staying sober and distributes it in the duodenum, as responding to food intake. The
capacity of the gallbladder is 30 to 60 ml.
The purpose of the project- is the expansion of the knowledge of the
gallbladder’s diseases. Showing nursing care, to represent our nursing role during
all phases of treatment of the patients with gall bladder disease.
Methodology- it was realised at the surgery department, at the general hospital
“Isa Grezda”, in Gjakova.
The study is retrospective.
Conclusion- More active involvement of nurses during all phases of treatment
of patients with gallbladder diseases, based on the previous training and
literature scientific based.
-
32
BIBLIOGRAFIA
1 Toënsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1550
2https://ëëë.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf
=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa
=X&ved=0ahUKEëjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&bië=1242&bih=597
3Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq. 1550-1552
4 Warrell DA, Timothy M. Cox, John D. Firth “Traktati I Oksfordit Per Mjekësinë” Fq.701
5https://ëëë.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf
=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa
=X&ved=0ahUKEëjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&bië=1242&bih=597
6Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1556-1557
7Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1557
8Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1558-1559
9Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1559
10Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1559
11Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1560-61-62
12Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1562
13Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1563
14Townsend Sabiston “Textbook I Kirurgjisë” 1936, Fq.1565
https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597https://www.google.com/search?q=fshikeza+e+temthit&rlz=1C1NDCM_enXK822XK822&sxsrf=ACYBGNRsubzcgYaOREJu6MnhAfpgsDraFg:1572736575863&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjjxLen1MzlAhUt2aYKHUtUAEIQ_AUIEigB&biw=1242&bih=597
-
33
BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATËS
Emri Launora
Mbiemri Mustafa
Ditëlindja 30.04.1997
Vendbanimi Gjakovë
Kombësia Shqipëtare
Nënshtetësia Kosovare
Shkollimi i mesëm Teknik i Farmacisë, SHMML
“Hysni Zajmi” Gjakovë.
Shkollimi Universitar Bachelor- Infermieri e
përgjithshmë në Fakultetin e
Mjekësisë, Universiteti i
Gjakovës “Fehmi Agani” 2015-
deri në mbrojtjen e kësaj teme.
Programi Infermieri
Statusi E rregullt
Nr. ID 150306104
Njohja e gjuhëve Gjuhë angleze
E-mail [email protected]