punim diplome · 2020. 12. 28. · amp-ampulla inh – isoniazidi rif - rifampicina pza –...

52
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË INFERMIERI E PËRGJITHSHME PUNIM DIPLOME Roli i infermierit në kujdesin ndaj të sëmurit me tuberkulozë Prezantim Rasti Mentori: Kandidati: Prof. Assoc. Ramush Bejiqi Arian Bytyqi Gjakovë 2020

Upload: others

Post on 24-Mar-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

INFERMIERI E PËRGJITHSHME

PUNIM DIPLOME

Roli i infermierit në kujdesin ndaj të sëmurit me

tuberkulozë – Prezantim Rasti

Mentori: Kandidati:

Prof. Assoc. Ramush Bejiqi Arian Bytyqi

Gjakovë 2020

Page 2: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

2

INFORMATA RRETH PUNIMIT

Punimi i temës së diplomës “Roli i infermierit ndaj të sëmurit me tuberkuloz-studim rasti

i kandidatit Arian Bytyqi u punua në Fakultetin e Mjekësisë - Universiteti “Fehmi

Agani“në Gjakovë . Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive në

kujdesin infermieror tek të sëmuret me tuberkuloze. Mentor i punimit është Prof.Dr

Ramush Bejiqi. Në mbështetje të Rregullores për studime themelore të Fakultetit të

Mjekësisë, neni 46, dhe të vendimit të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë të datës

02.10.2017 Nr.ref.005/ 368 deklaroj se unë, Arian Bytyqi, e kam punuar temen e cila në

tërësi është origjinale, duke bashkpunuar me Spitalin Rajonal “Prim. Dr Daut Mustafa”

në Prizren.

Page 3: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

3

Përmbajtja

1.1. Hyrje………………………………………………………………….……. 7

1.2. Epidemiologjia e Tuberkulozit në Kosovë…………………………….… 8

1.3. Etiologjia…………………………………………………………………... 9

1.3.2. Mënyra e infeksionit………………………………………….…,,,…. 9

1.4. Faktorët predispozues………………………………………………..…… 10

1.5. Alergjia dhe imuniteti………………………………………………..…… 11

1.6. Diagnoza…………………………………………………………………… 14

1.7. Patogjeneza dhe ndryshimet anatompatologjike………………………… 15

1.8. Manifestimet klinike të tuberkulozit parësor……………………….…… 17

1.8.1. Tb parësor i mushkërive…………………………………...…............ 18

1.8.2. Format jashtëmushkërore të Tb parësor……………………………… 21

1.8.3. Eritema noduze…………………………………...………….……….. 22

1.9. Tb parësor i hershëm…………………………………...………………..... 23

1.9.1. Meningjiti tuberkular……………………………………………….... 24

1.9.2. Tuberkulozi miliar i mushkërive………………………..…….…..…. 26

1.9.3. Pleuriti tuberkular serofibrinoz…………………………………..…... 28

1.9.4. Peritoniti tuberkular…………………………………….………..…... 29

1.9.5. Tuberkulozi pasëparësor i hershëm…………………..………..……. 30

1.9.6. Keratokonjuktiviteti…………………………………………..……… 31

1.10. Tb parësor i vonshëm……………………………………………..……….. 31

1.10.1. Tuberkulozi kronik i mushkwrive………………………..…………. 32

1.10.2. Tuberkulozi i kockave dhe nyjeve……………….……….…………. 32

1.10.3. Tuberkulozi urogjenital……………………….…………………….. 34

1.11. Tb parësor i lindur……………………………….…………….…..……... 35

1.12. Tb perinatal…………………………………….………………….....…… 35

1.13. Tb te fëmijët me infeksion HIV………………………………………..…. 36

1.14. Mjekimi i tuberkulozit………………………………………….…,,……... 37

1.14.1. Masat e përgjithshme………………………………….…………….. 38

1.14.2. Mjekimi me antituberkulotikë……………………….……,………... 39

1.15. Studim Rasti……………………………………………………………..… 40

Page 4: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

4

FALENDERIMET

Në radhë të parë ju drejtohem profesorëve dhe gjithe stafit të Fakultetit të Mjekësisë

“Fehmi Agani” për punen e palodhshme e që së bashku nënshkruam suksese të shumta.

Pastaj veqoj mentorin e punimit Prof Assoc.Dr.Ramush Bejiqin që pata nderin të punojë

me të përgjate këtyre muajve; rrespekt për punen e palodhshme dhe per mirëkuptimin

nga ana e tij.

Falenderoj mbarë familjen që më qëndruan afer gjithmone pa vënë në pikpytje

asnëjeherë ndihmen e tyre.

Dhe, pa dashur të them në fund, falenderim shumëi ngrohtë për shoqërinë time që gjatë

këtyre tre viteve vulosem vitet më të mira të jetës.

Page 5: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

5

Shkurtesat e fjalëve

TBC – Tuberkuloz

HIV – Human imunodeficienty virus

SNQ - Sistemi nervor qendror

MRI - Magnetic Resonance Imaging

PPD – Purified Protein Derivate

BCG - Bacille Calmette Guerin

TA- Tensioni Arterial

Sol-Shurup

Tab-Tableta

Amp-Ampulla

INH – Isoniazidi

RIF - Rifampicina

PZA – Pirazinamidi

EMB - Etambutoli

STM - Streptomicina

ETH - Etionamidi IPV - Inactivated Polio Vaccine OPV – Oral Povio Vaccine

OBSH - Organizata Botërore e Shëndetësisë

Page 6: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

6

ABSTRAKT

Qëllimi i këtij punimi është zgjerimi njohurive të infermierve për të sëmuret me

tuberkuloz. Punimi është bërë në Universitetin e Gjakovës, Fakulteti i Mjekësisë,

Programi Infermieri, në bashkpunim me Spitalin Rajonal “Prim Daut Mustafa” në

Prizren.Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga bakteri

Mycobacterium tuberculosis dhe i cili fillimisht shfaqet në mushkëri. Nga mushkëritë

shpërndahet nga persona të sëmurë përmes rrugëve të frymarrjes, me kollë, teshtitje ose

forma tjera të transferimit ne perosna tjerë.

Përmes këtij punimi duam të prezantojmë sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga

tuberkulozi, duke prezantuar një pacient me tuberkulozë dhe trajtimin e tij dy mujor.

Page 7: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

7

ABSTRACT

The proper goal of this article is to obtain degrees is a well-known improvement of

nurses in tuberculosis patients. The article was done at the University of Gjakova, Faculty

of Medicine, nursing program in cooperation in the Regional Hospital Daut Mustafa in

Prizren. Tuberculosis is a contagious disease caused by theMycobacterium tuberculosis

and appears primarly in the lungs. And it is spread to others by sick people through the

airways when they cough, sneeze or talk while releasing bacteria into the air.

Through this article we want to show how critical this disease can be and you can end up

in a case a researcher a full patient two months in a row during the stages of the disease.

Page 8: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

8

1.1 HYRJE

Tuberkulozi është sëmundje infektive kronike, e pranishme gjatë gjithë historisë së

njerëzimit, e përhapur në tërë botën dhe e cila i përfshinë të gjitha moshat. Sipas

Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) 1\3 e popullatës në botë është e infektuar

nga bacili i tuberkulozit. Çdo ditë në botë sëmuren nga tuberkulozi më shumë se 20.000

njerëz dhe 5.000 prej tyre vdesin çdo vit nga kjo sëmundje. Më i përhapur është në vendet

e pa zhvilluara dhe në ato në zhvillim. Në vendet e zhvilluara të Evropes, të Azisë, të

Amerikes veriore tuberkulozi është eliminuar si sëmundje masive, por ende nuk është

arritur eradikimi në tërësi. Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit

edhe në këto vende ka filluar të rritet si pasojë e shtimit të migrimit të popullatës dhe

përhapjes së infeksionit me virusin e imunodeficiencës humane (HIV).

1.2 TË DHËNAT EPIDEMIOLOGJIKE PËR TUBERKULOZIN NË KOSOVË

Në Kosovë edhe pse është zvogëluar numri i tërsishëm i fëmijve të sëmurë nga

tuberkulozi, ky ende paraqet problem aktual social dhe mjekësor. Sëmundshmëria dhe

vdekshmëria nga tuberkulozi në Kosovë është ende e lartë. Në kohën e fundit është

evidentuar një stagnim të rënies të numrit të sëmurëve nga tuberkulozi dhe rritje të

paraqitjes në popullatën e re. Për shkak të situatës epidemiologjike të pavolitshme

kërkohet aplikim rigoroz i masave profilaktike ekspozicionale dhe dispozicionale. Në

Tabelen 1.1 janë paraqitur të dhënat për numrin e fëmijvë të sëmurë prej tuberkulozit në

Kosovë, në periudhen 2000-2005, sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë se

Kosovës.

Tabela 1 Tuberkulozi tek fëmijët (0-14 vjeq) në Kosovë

Vitet Numri i femijve me tuberkuloz

2000 12

2001 11

2002 36

2003 54

2004 44

2005 61

Page 9: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

9

1.3 ETIOLOGJIA

Shkaktari i tuberkulozit është Micobakterium tuberculosis, ose bacili i Koch-ut. Nga

shumë tipe të M. tuberkulosis, tipi human është më patogjen dhe më i shpeshtë për

njeriun, kurse tipi bovin ëahtë më i rrallë. Në dhjetëvjetëshin e fundit janë vërejtur të

ashtuquajturat format atipike të M. tuberkulosis si: M. avium, M. kansasii, M. marinum,

M. paratuberkulosis, M. africaneum, M. microti dhe M. canetti.

M. tuberkulosis është bacil i palëvizshëm, me gjatësi 2-4 cm, aerob, gram pozitiv,

acidorezistent, ngjyroset me metoden e Ziehil-Neelsen-it. Mund të jetojë dhe të jetë

virulent në ambient të thatë dhe në errësirë për më shumë muaj.

Në dritë dhe temperaturë të lartë ngordh për një kohë të shkurtër. Bacili nuk prodhon

ekzotoksinë, veprimi i tij lidhet me endotoksinen.

1.3.1 Mënyra e infeksionit

Burim i infeksionit te fëmijët janë të rriturit në familje dhe më gjerë, të cilët vuajnë nga

tuberkulozi latent dhe format aktive. Rastet e padiagnostikuara janë më të rrezikshme për

fëmijët. Fëmijet rrallë mund të jenë burim i infeksionit. Burimi i infeksionit në radhë të

parë gjendet në rrethin e ngushtë familjarë, pastaj në kontaktet e përditshme (shkollë,

institucionet parashkollore etj.).Burim për infeksion me tipin bovin janë kafshët e sëmura

nga tuberkulozi, përmes qumështit të kontaminuar dhe të pa përpunuar.

Mënyra kryesore e përhapjes së infeksionit (rreth 95%) për latantët dhe fëmijet e

periudhës së hershme parashkollore është rruga aerogjene nëpërmes spërklave. I sëmuri

me tuberkuloz aktiv (të hapur), gjatë kollës, teshtitjes, të qeshurit, ose duke folur me zë të

lartë përhap përreth spërkla të padukshme për syrin (nukleuse aerogjene) të cilat

nëpërmjet spërklave të thara të ashtuquajtura spërklat Fl�̈�gge-ut, që gjenden në orendi

dhe objektet e tjera të përdorimit të përditshem, nga sekreti i fistulave tuberkulare, ose

nga dëmtimet e lëkurës.

Porta hyrëse e infeksionit me rrugë aerogjene më së shpeshti janë mushkëritë e më rrallë

tonsilet, ndërsa për infeksionin e shkaktuar me tipin bovin, porta e hyrjes janë tonsilet dhe

zorrët. Kjo formë e infeksionit është shumë e rrallë në vendet e zhvilluara. Në raste të

rralla porta e hyrjes janë lëkura, mukoza e syrit, hundës etj.

Tuberkulozi i lindur (konatal) paraqitet në raste të jashtzakonshme, ku infeksioni i fetusit

është bërë gjatë shtatëzënisë ose gjatë lindjes. Në këto raste zakonishtë paraqiten vatra

kazeoze në placentë dhe bacilemi te nëna; në këtë mënyrë bacilet e tuberkulozit kalojnë

në qarkullim fetal, e kjo bëhet me anë të venës umbilikale, pastaj në mëlqi, ku edhe

Page 10: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

10

paraqiten ndryshimet anatomopatologjike. Kur vatra kazaeoze ka kontaminuar lëngun

amniotik paraqitet infeksioni gjatë lindjes, me aspirimin e lëngut amniotik të

kontaminuar.

1.4. Faktorët predispozues dhe grupet e fëmijve me rrezik të lartë për

tuberkuloz

Nga të gjithë të infektuarit, vetëm një numër i vogel (5-10%) sëmuren nga tuberkulozi,

klinikisht i manifestuar. Faktorët predispozues ose favorizues luajnë rol të madh në

infeksion me M. tuberkulosis dhe në paraqitjen e sëmundjes. Më të rëndësishëm janë:

numri i bacileve dhe virulenca e tyre, mosha, imuniteti i fëmijës etj. Ndjeshmëri ndaj

tuberkulozit tregojnë latantët, fëmijët nën 5 vjeç dhe adoleshentët.

Qdo kontakt i latantit me bacilin e tuberkulozit është rrezik serioz për paraqitjen e

formave të rënda të tuberkulozit. Disa sëmundje, siç është diabeti melit dhe limfomat,

rrisin ndjeshmërinë ndaj tuberkulozit. Fruthi, kolla e madhe, varicella, influenca,

përkohësisht ulin imunitetin ndaj infeksioni me M. tuberkulosis. Në grupet me rrezik të

lartë për paraqitjen e tuberkulozit hyjnë fëmijët e infektuar me virusin e imunodefiçiencës

humane (HIV), sëmundjet malinje, të sëmurët që mjekohen me barna imunosuprimuese

etj. Në faktorët predispozues rol të rëndësishëm luajnë edhe kushtet sociale-ekonomike

(standardi i ulët jetësor, banimi i papërshtatshëm, ushqimi joadekuat, nënushqyerja,

arsimimi i ulët shëndëtësor etj). Disa autor mendojnë se ekziston ndjeshmëria familjare

ndaj bacilit të tuberkuozit.

Trashëgimia nuk ndikon në paraqitjen e tuberkulozit. Në përgjithësi, mendohet që disa

faktorë konstitucionalë e ulin ose shtojnë rezistencën ndaj tuberkulozit. Trashëgimia

mund të luaj rol edhe në vetë evaluimin e tuberkulozit. Edhe faktori psikik ka rëndësi në

zhvillimin e sëmundjes, i cili duke ndërruar reaktivitetin e përgjithshëm të organizmit,

ndërron edhe qëndrueshmërinë ndaj tuberkulozit. Disa fëmijë kanë rezistencë më të

madhe se të tjerët, edhe tek i njejti fëmijë rezistenca mund të ndryshojë me kohën.

Grupet me rrezikë të lartë

Latantët dhe fëmijët < 4 vjeç, sidomos < 2 vjeç

Fëmijët e varfër dhe të pastrehë

Fëmijët që gjenden ne instuticione kolektive për përkujdesje me nevoja të veqanta

Fëmijët që përdorin drogë

Fëmijët që jetojnë së bashku me individet me rrezik të lartë

Fëmijet e sëmurë me HIV dhe sëmundje malinje

Fëmijët që mjekohen me barna imunosupresive Tabela 1.2. Grupet e fëmijve me rrezikë të lartë për infeksione nga tuberkulozi

Page 11: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

11

1.5. ALERGJIA DHE IMUNITETI

Imuniteti ndaj tuberkulozit është aftësi specifike e organizmit, e fituar gjatë infeksionit të

parë me bacilin e tuberkulozit, dhe ka aftësi të mbrojë organizmin nga infeksionet e

përsëritura nga i njëjti antigjen. Ky paraqet dukuri komplekse, ku rolin kryesor e ka

imuniteti qelizor, kurse antitrupat humoral nuk luajnë rol te madh praktik. Proteinat, të

cilat gjenden në bacilin e tuberkulozit si antigjen, ndikojnë në shkaktimin e reaksionit

imunologjik qelizor, përkatësisht alergji. Alergjia është reaksion i modifikuar specifik i

organizmit i fituar gjatë kontaktit të mëparshëm me antigjen. Reaksioni alergjik është i

tipit të vonshëm dhe mund të bartet në mënyrë pasive vetëm me limfocite të gjalla, e jo

edhe me antitrupa humoral. Alergjizmi i organizmit kundrejtë infeksionit tuberkular vihet

në dukje 3-8 javë pas infeksionit të parë të organizmit me bacilin e tuberkulozit dhe

manifestohet me paraqitjen e reaksionit pozitiv të tuberkulinës. Koha nga hyrja e bacilit

të tuberkulozit në organizëm deri te paraqitja e simptomave të para të sëmundjes quhet

periudha e inkubacionit. Kalimi i reaksionit të tuberkulinës nga negative në atë pozitive

quhet konvertim i reaksionit dhe vërtetohet në testin e tuberkulinës.

Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Shoqatës

Ndërkombëtare kundër Tuberkulozit dhe Sëmundjeve të Mushkërive, më i besushem dhe

më i përshtatshëm është testi intrakutan i tuberkulines, sipas metodës Mantoux, e cila

përdoret edhe tek ne. Për testin e tuberkulinës përdoret PPD derivati i pastër i proteinës

(purified protein derivate). Ky është filtrat i kulturës së M. tuberkulosis. Testi zbatohet

me shiringa të posaçëm prej 1ml dhe gjilpëra speciale. Injektimi bëhet në sipërfaqen

volare, në pjesën e sipërme të llërës së dorës së majtë. Jepet rreptësisht intrakutan, 0.1ml

nga tretja PDD (3 NJ.INT) në ç’rastë krijohet një papulë me sipërfaqe jo të rrafshët me

madhësi 6-10 mm. Leximi i testit bëhët pas 72 orëve duke matur zonën e indurimit, por jo

edhe skuqjen. Skajet e indurimit përcaktohen me inspekcion dhe palpim. Matja bëhet në

dy drejtime, me vizore plastike të tejdukshme. Testi është negativ (jorektor) nëse nuk

vërehet indurimi (infilitrat i fortë) ose indurimi është nën 5mm. Indurimi me diameter 6-9

mm quhet reaktor i dobët, 10-14 mm llogaritet si hipereaktor, kurse indurimi me diametër

mbi 15 mm hipereaktor i fortë. Reaksioni pozitiv dëshmon se i testuari është infektuar,

por jo edhe aq i sëmurë.

Shkalla e reaksionit të tuberkulinës pas 72 orëve varet nga disa faktorë, të cilët duhen

marrë parasysh në interpretimin e saktë. Prezenca e vaksines BC dhe kontakti me të

sëmurin nga tuberkulozi aktiv kanë rëndësi të veqantë për interepretimin e testit. Në

tabelen 1.3 janë prezantuar mundësit për interpretimin e testit intrakutan të tuberkulinës

sipas Mantoux. Nga kjo vërehet se interpretimi nuk varet vetëm nga reaksioni infiltrativ,

por edhe nga faktorët tjerë, siq janë vaksina BCG dhe kontakti me të sëmurin nga

Page 12: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

12

tuberkulozi. Reaksioni i tuberkulinës me madhësi >10 mm te fëmija qoftë, edhe i

vaksinuar me BCG tregon infeksion me M. tuberkulosis dhe kërkon vlersim të mëtejshëm

diagnostik. Sipas disa rekomandimeve (Akademisë Amerikane Pediatrike) merren

parasysh edhe prezenca e manifestimeve klinike, radiologjike dhe laboratorike, që

vërtetojnë tuberkulozin te fëmijët.

Tabela 1.3 Interpretimi i testit intrakutan të tuberkulinës te fëmijët (i lexuar pas 72 orësh)

Diametri i indurimit Fëmija pa kontakt me të

sëmurin

Fëmija me kontakt me të

sëmurin

Fëmijet që nuk janë të vaksinuar me vaksinë BCG

<5mm Negativ Negativ, kontrolli i

nevojshëm

6-10 mm Të dyshimtë, kontroll Pozitiv

>11 mm Pozitiv

Fëmijë të vaksinuar me vaksin BCG

< 5 mm Negativ

6-10 mm Të dyshimtë, kontroll

11-14 mm Të dyshimtë, kontroll Pozitiv

>15 mm Pozitiv E modifikuar sipas Kurz R, Roos R; Padiatrie, Theme Stuttgart dhe Duslo Mardesic, Pediatrija, 2003,faqe 480

Përveq testit të tuberkulines sipas Mantoux ekzistojnë edhe prova tjera të tuberkulinës siç

janë: testi kutan (Pirquet) dhe prova perkutane (Moro). Këto teste janë të menjanuara nga

përdorimi për shkak të vështirsive në standardizim dhe rezultateve të pasakta.

Fëmija i painfektuar me M. tuberkulosis, sipas rregullave, tregon reaksion negativ të

tuberkulinës. Edhe në prezencë të infeksionit, prova e tuberkulinës tregon reaksion

negativ të rremë në këto raste:

• Te latantët duhet pasur kujdes në interpretimin e testit, i cili shpesh është negativ për

shkak të imunitetit të dobët.

• Gjatë kohës së inkubacionit (3-8 javë), në fazën prealergjike;

• Te femijet e sëmurë me disa sëmundje infektive dhe 2-3 javë pas kalimit të tyre,

(fruthi, kolla e madhe, gripi, variçela). Kjo quhet faza kaluese anergjike.

Page 13: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

13

• Te fëmijët me forma pasparësore të tuberkulozit siç janë: tuberkulozi miliar,

meningjiti tuberkular, ftiza fibrokazeoze e avancuar etj, testi i tuberkulines është

negativ për shkak të harxhimit të antitrupave.

• Te fëmijët e sëmurë nga sarkoidoza testi intrakutan i tuberkulines është negativ

(alergjia është latente pozitive).

• Sëmundjet malinje (limfomat, leukemitë) sëmundjet e lindura ose te fituara me

defiqist të imunitetit, infeksioni me HIV, perdorimi i barnave imunosuprimuese,

radioterapia) shkaktojnë inhibim ose dobësim të rënde proteo energjetik.

• Shumë vjet pas vaksinimit me BCG, kur imuniteti vjen gradualishtë duke u

dobësuar .

• Te fëmija me nënushqyerje të rëndë proteino-energjetike.

• Teknika joadekuate e bërjes së testit të tuberkulinës, integrimi i gabuar dhe

tuberkulina joadekuate.

• Energjia specifike me origjinë të panjohur dhe energjia me origjinë jospecifike

(dermografizmi i dobësuar).

• Të fëmijet e desensibilizuar për shkak të përsëritjes së shpeshtë të testit të

tuberkulinës

Reaksioni pozitiv i rremë mund të shkaktohet nga ndjeshmeria e kryqëzuar me antigjenet

e mikrobakterieve jotipike (të cilat japin një induri më pak se 10-12mm), nga vaksinimi i

mëparshëm me BCG, i cili mund të jap një reaksion pozitiv ndaj tuberkulinës, si dhe nga

tuberkulozi i mëparshëm i mjekuar, teknika joadekuate e testit të tuberkulinës dhe

interpretimi i gabuar i tij.

Zakonisht testi intrakutan i tuberkulinës rekomandohet të bëhët tek fëmijët prej 12-15

Page 14: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

14

muaj, kur fillojnë shkollimin dhe tek adoleshentët. Vaksinimi i mëparshëm më BCG

asnjëherë nuk është kunderindikim për testin intrakutan të tuberkulinës.

1.6. DIAGNOZA E TUBERKULOZIT

Për diagnostifikim të tuberkulozit, rëndësi të madhe kanë të dhënat anamnestike,

egzaminimi objektiv, manifestimet klinike, egzaminimi radiologjik dhe analizat

laboratorike. Prezenca për një kohë të gjatë e manifestimeve klinike rritë dyshimin për

tuberkuloz. Krahas manifestimeve klinike të tuberkulozit, të dhënat epidemiologjike për

një kontakt të mundshëm me të sëmurin nga turkulozi mund të rritë dyshimin për

tuberkuloz. Testi pozitiv i tuberkulinës vërteton praninë e infeksionit me bacilin e

tuberkulozit.

Për diagnostifikim të sëmundjës ka rëndësi egzaminimi radiologjik i mushkërive në

dy drejtime (A-P dhe lateral), veshkave, kockave etj, tomografia e kompjuterizuar dhe

bronkoskopia fleksibile. Analizat biokomike të gjakut, urinës, lëngut trunor-shpinor,

peritoneal dhe pleural janë gjithashtu të nevojshme. Shpejtimi i sedimentimit të

eritrociteve vlerëson aktivitetin e procesit tuberkular në organizëm.

Rolin kyq për përcaktimin e diagnozës e ka izolimi i bacileve të tuberkulozit.

Bacilet e tuberkulozit kërkohen sipas rastit në: sputum, lavazh të lukthit, lavazh

bronkoalveolar, lëngun pleural, peritoneal dhe lëngun trunor-shpinor, punktat ose biopsi

të gjëndrave limfatike periferike, biopsi të pleurës, palcës së kockave dhe mëlqisë. Për

izolimin e bacilit të tuberkulozit mostrat e materialeve përpunohen në laboratorët për

tuberkuloz. Teknikat e përdorura për ngjyrosjen dhe përcaktimin e drejtpërdrejt të

bacileve janë teknika e Ziehel-Neelsen-it dhe teknika e fluoreshencës. Kultura më e

përshtatshme për rritjen e bacileve të tuberkulozit është kultura e Lowenstein-Jansen-it,

ku rezultati është gati pas 4-8 javësh. Metoda më e re për izolimin e bacileve është

metoda e kultivimit të M. tuberkulosis në terene të lëngta-BCTEC (rezultati është gati për

2 javë). Ajo mbështet në përcaktimin e titrit të IgG dhe IgM kundër tuberkulozit. Metodat

më të reja molekulare-gjentike bazohen në kërkimin dhe vërtetmin e gjenomit bakterior të

bacilit të tuberkulozit në material me ndihmën e reaksionit zingjiror të polimerazës (PCR)

ose me përcaktimin e variabilitetit të gjatësisë së fragmenteve restriktive (RFLP) me

përgjigje për 48 orë. Këto metoda janë më të ndjeshme krahasuar me metodat

bakteriologjike klasike. Për rezultat pozitiv sipas metodës së parë mjaftojnë 500

bacile/ml, derisa për rezultat për metodën klasike bakteriologjike duhen 104 − 102 bacile

të tuberkulozit. Me këto teste gjenetike mund të identifikohen bacilet në nivele të

ndryshme, si p.sh. në familje me çka mund të dallohen tipet e bacileve të tuberkulozit dhe

të identifikohet burimi infeksionit, me ç’rast mund të përcillet gjendja epidemiologjike e

Page 15: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

15

sëmundjes. Është identifikuar edhe gjeni bakterior (inhA), i cili është bartës i rezistencës

mikobakteriore në Izoniazid dhe gjeni (katG), i cili është përgjegjës për rezistencën në

Rifampicin.

1.7. PATOGJENEZA DHE NDRYSHIMET ANATOMPATOLOGJIKE

TUBERKULOZI PARSOR. Përfshinë të gjitha manifestimet klinike, të lidhura me

kontaktin e parë me M. tuberkulosis dhe zhvillimin e sëmundjes te fëmija. Ndryshimet

patologjike të tuberkulozit parësor gjenden në portën e hyrjes dhe gjëndrat limfatike

regjionale, ku paraqitet një reaksion lokal i kufizuar me hiperemi dhe proces eksudativ

përreth.

Mushkëritë janë porta hyrëse në 98% të rasteve. Bacili i tuberkulozit fillimisht shumohet

brenda alveoleve dhe duktuseve alveolare, i quajtur alveoliti parësor tuberkularë, duke e

dëmtuar epitelin e alveoleve dhe kapilarët, pastaj paraqitet eksudati i pasur me fibrin.

Reaksioni i parë i organizmit është aktivizimi i qelizave fagocitare, në fillim

polimorfonuklearët e më vonë makrofagët. Shumica e bacileve mbyten nga makrofgët,

por disa mbijetojnë në makrofagë të paaktivizuara dhe barten përmes rrugëve limfatike

deri në gjëndrrat limfatike regjionale. Produkt tipik i infeksionit në indin mushkëror është

nodusi parenkimatoz (efekti parësor) ose vatra parësore. Ndryshimi është i rrumbullakët,

i vogël dhe nuk kalon madhësinë më shumë se 2 cm. Tuberkuli përmban në fillim pak

qeliza leukocitare, kryesisht mononukleare, epiteliale, limfoide dhe qeliza gjigante

(Langhans). Në mes të vatrës parësore shfaqen abcese të vogla të përcjella më vonë me

nekrozë qendrore të rrethuar nga qeliza limfoide dhe fibrinë. Nga vatra parësore

parenkimatoze bacilet me anë të rrugëve limfatike (shkaktojnë lymfangitis) arrijnë në

gjëndrat limfatike hilare duke shkaktuar inflamacion të tyre lymfadenitis. Edhe në këto

dy formacione anatomike paraqiten alterime të ngjajshme me ato të vatrës parësore. Vatra

parësore, limfangiti dhe limfadeniti formojnë kompleksin parësor turbekular (complexus

primarius tuberculosis).

Vendi i lokalizimit të vatrës parësore më së shpeshti është në mushkërinë e djathtë,

subpleural, më rrallë në pleurë, me ç’rast mund të shkaktojë pleuritin eksudativ, por

mund të gjendet edhe në thellësi të parenkimit të mushkërive. Lokalizimi

jashtëmushkëror është shumë i rrallë. Mund të paraqitet në: gingiva, tonzila, veshin e

mesëm, zorrë dhe lëkurë (shumë i rrallë). Ndryshimet patologjike në format

jashtëmushkërore nuk dallojnë shumë nga ato mushkërore.

Përveç ndryshimeve tuberkulare në portën hyrëse, në të njejtën kohë paraqiten edhe

dy ndryshime imunologjike, siç janë: imuniteti dhe tejndjeshmëria kundrejtë fraksionit

proteinik të bacilit të tuberkulozit. Imuniteti është i tipit të fituar qelizor, kurse

Page 16: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

16

tejndjeshmëria mund të vërtetohet me testin e tuberkulinës. Varësishtë nga porta hyrëse

paraqiten forma të ndryshme të tuberkulozit parësor: tuberkulozi parësorë i mushkërive,

tuberkulozi i gjëndrrave limfatike të mushkërive me ndërlikimet e tyre, tuberkulozi

parësor i tonzileve, i gjëndrrave limfatike të qafës, tuberkulozi i zorrëve etj.

Tuberkulozi posparësor. Përfshin të gjitha format e tubekulozit që paraqiten me

përhapjen e bacileve të tuberkulozit nga kompleksi parësor, ose nga ndonjë vatër tjetër,

me rrugë hematogjene ose limfogjene. Përhapja e bacileve mund të ndodhë nga vatra

parësore e freskët dhe aktive, ose nga vatra e vjetër e pashëruar që quhet riaktivizim i

procesit të tuberkulozit. Tuberkulozi posparësor dallon nga forma parësore me mungesë

të afeksionit të gjëndrave limfatike regjionale, ka evaluim progresiv, procesi përhapet

zakonisht në rrugë hematogjene, limfogjene dhe bronkogjene. Në aspektin

histopatologjik egzistojnëdy forma: eksudative dhe produktive.

Sipas mënyrës së reaksionit të organizmit dallohen dy lloje të tuberkulozit

pasparësor:

1.Tubrkulozi pasparësor i hershëm (tuberkulozi dytësor).

Ndodh në fazën e sensibilizimit alergjik të fortë të organizmit dhe me imunitet specifik

relativishtë të dobët. Kjo fazë karkterizohet me reaksion eksudativ dhe shumë të

shprehur. Nga forma parësore dallohet me mungesë të afeksionit parësor të gjëndrave

limfatike regjionale. Format më të shpeshta të tuberkulozit pasparësor të hershëm janë:

meningjiti tuberkular, pleuriti serofibrinoz tuberkular, tuberkulozi miliar dhe peritoniti

specifik. Këto forma të tuberkulozit zakonishtë paraqiten disa muaj (3 muaj) pas

tuberkulozit parësor. Disa autorë në këtë grupë e radhisin edhe tuberkulozin

osteoartikular të përhapur në mënyrë hematogjene, zakonisht brenda disa viteve (1-3 vite)

pas tuberkulozit parësor.

2. Tuberkulozi pasparësor i vonshëm (tuberkulozi tretësor).

Karakterizohet me procese kronike produktive (joeksudative) të organeve dhe

destruksionin e tyre, me tendencë për përhapje për continuitatëm dhe me reaksion

alergjik minimal. Tuberkulozi pasparësor i vonshëm përhapet nga riaktivizimi i vatrave të

vjetra, ose nga vatrat e reja me rrugë limfogjene, hematogjene, ose bronkogjene. Format

më të shpeshta të tuberkulozit pasparësor të vonshëm janë: tuberkulozi kronik pasparësor

i mushkërive ose ftiza e mushkërive (phtisis pulmonum), tuberkulozi urogjenital,

tuberkulozi i lëkurës (lupus vulgaris) dhe tuberkulozi osteoartikular. Këto forma

paraqiten pas disa vitesh pas tuberkulozit parësor. Për shembull, tuberkulozi i veshkave

paraqitet 5-15 vjet pas tuberkulozit parësor dhe kryesishtë tek adoleshentët.

Page 17: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

17

1.8. MANIFESTIMET KLINIKE TË TUBERKUULOZIT PARËSOR

Manifestimet klinike të tuberkulozit parësor mund të ndryshojnë shumë nga një rast në

tjetrin. Sëmundja mund të kalojë pa simptoma dhe shenja klinike (forma latente e

tuberkulozit). Forma latente dhe më e shpeshtë, paraqitet te fëmijët shkollorë dhe tek

adoleshentët. I vetmi manifestim është konvertimi i provës tuberkulinike nga negative në

pozitive, që ndodh pas kohës së inkubacionit (3-8 javë). Në raste të tjera manifestimet

janë më pak të theksuara në formë të lehtë të sëmundjes. Fëmijët parashkollorë, e në

veçanti latantët me tuberkuloz parësorë, mund të kenë manifestime klinike të

përgjithshmë dhe lokale. Manifestimet e përgjithshme janë identike për të gjitha format e

tuberkulozit parësor, kurse ato lokale varen nga organet të përfshira nga sëmundja. Nga

manifestimet e përgjithshme të tuberkulozit parësor, e rëndësishme është ngritja e

temperaturës trupore. Temperatura mund të qendrojë subfebrile (nën 38℃) disa javë, në

raste tjera temperatura për 2-3 javë qëndron në mes 38-39℃ ose ndonjëherë arrinë të

kalojë 40℃. Shpeshherë temperatura e lartë mund të jetë simptoma e vetme e

tuberkulozit parësor. Krahas temperaturës së lartë mund të paraqiten edhe simptoma

jospecifike të përgjithshme, si: anoreksi, zbehja, apatia, lodhja, zvogëlimi i masës

trupore, dhembja e nyjeve, kokëdhembja dhe nganjëher djersitja. Me rritjen e

temperaturës ose në fund të periudhës febrile disa herë shfaqet eritema nodoze, si

reaksion alergjikë jospecifik që më së shpeshti mund të jetë pasojë e alergjisë tuberkulare,

por mund të jetë edhe si pasojë e ndonjë infeksioni tjetër, siç është infeksioni me

streptokokë, spiroheta, fungje ose barna (sulfonamide, jod).

Keratokonjuktiviti fliktenuloz paraqitet më rrallë se sa eritema nodoze. Rritja e

shpretkës te të sëmurët nga tuberkulozi më së shpeshti paraqitet te latantët.

Nga egzaminimet laboratorike, sendimentimi i eritrociteve është më i shpejtuar, por

te latantët mundet të mos jetë i shpejtuar. Numri i leukociteve mund të rritet te fëmijët e

moshës 1-3vjeçare.Vlerë më të madhe diagnostike ka konvertimi i reaksionit të

tuberkulinës nga negativ në pozitiv. Te fëmijët me vaksinë BCG të freskët testi i

tuberkulinës pjesërisht humb vlerën e tij diagnostike, përveq te rastet kur pozitiviteti i

provës është shumë i lartë. Manifestimet lokale varen nga organi në të cilin paraqitet

tuberkulozi parësor, siç është kolla në formën mushkërore, etj. Shpeshherë ndodh që

simptomat e tjera të mungojnë, kurse manifestohet me temperaturë të lartë me origjinë të

panjohur (fibris e causa ignota). Në këto raste në diagnozën diferenciale duhet menduar

për tuberkulozin parësor.

Page 18: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

18

1.8.1. TUBERKULOZI PARËSOR I MUSHKËRIVE (Tuberculosis

pulmonum primaria)

Patogjeneza dhe ndryshimet anatomopatologjike. Tuberkulozi parësor i mushkërive

është proces patologjik kompleks, i cili përmban ndryshime lokale në mushkëri dhe

reaksione të pergjithshme të organizmit (alergji dhe imunitet). Shkaktari është M.

tuberkulosis, tipi human. Mosha më e rrezikuar janë latantët, fëmijët e vegjël dhe fëmijët

me imunitet të dobët. Burim i infeksionit është i sëmuri me tuberkuloz aktiv, kurse porta

hyrëse janë mushkëritë. Ndryshimet anatomopatologjike të tuberkulozit parësorë të

mushkërive zhvillohen në parenkim dhe gjëndrat limfatike regjionale të mushkërive.

Bacilet e tuberkulozit nga i sëmuri me tuberkuloz aktiv, me anë të spërklave (rruga

aerogjene) hyjnë në alveolat e mushkërive dhe zhvillojnë veprimin e tyre lokal. Aty

shumohen dhe e dëmtojnë epitelin alveolar dhe kapilarët e gjakut. Paraqitet eksudat i

pasur me fibrinë, duke formuar alveolitin parësor tuberkular. Organizmi i infektuar

reagon me aktivizimin e qelizave fagocitare, fillimisht me polimorfonuklear e më vonë

kryesishtë me makrofag (monocite). Makrofagët me kohë ndryshojnë dhe marrin pamjen

e qelizave epiteloide. Disa prej tyre përmbajnë më shumë bërthama (qeliza Langhans)

dhe formojnë tuberkulat.

Procesi i mbrojtjes së organizmit zhvillohet me mobilizimin e leukociteve dhe reaksionin

e indit fibroze dhe hialin. Të gjithë këto ndryshime formojnë vatren parësore (afektin

parësor).

Nga vatra parësore parenkimatoze bacilet me anë të rrugëve limfatike regjionale hilare

duke shkaktuar limfadenitin, të cilat së bashku me vatrën parësore dhe limfagenitin

formojne kompleksin parësor mushkëror (Complexus pulomum primaria). Rreth 70% të

vatrave parësore në mushkërive janë të lokalizuara në pjesën subpleurale e më pak në

brendi të parenkimit të mushkërive. Infeksioni në fillim zakonisht nuk është i dukshëm në

radiografinë e krahërorit, por infiltrate jospecifik mund të vërehet në ind para zhvillimit të

tejndjeshmërisë. Të gjitha segmentet lobare të mushkërive janë në rrezik të barabartë për

infeksion fillestar. Vatra parësore zakonisht është një e vetme, kurse rreth 25% të rasteve

mund të kenë dy ose më shumë vatra. Shenjë dalluese radiografike për tuberkulozin

parësor në mushkëri është prezenca e gjëndrrave limfatike regjionale relativishtë të

mëdha, krahasuar me madhësinë e vogël të vatrës parësore. Në shumicën e rasteve

infiltrati parenkimal dhe limfadeniti paraqiten herët. Limfadeniti paraqitet më së shpeshti

në regjionin hiliar të mushkërive ose eventualisht në ganglionet latero-trakeale. Vendi ku

paraqitet vatra parësore dhe madhësia e gjëndrrave limfatike regjionale ka rëndësi të

madhe për kohen e paraqitjes dhe llojin e manifestimeve klinike.

Page 19: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

19

Manifestimet klinike. Tuberkulozi parësor në mushkëri te fëmijët mund të kaloj në

mënyrë asimptomatike te forma latente, ose me simptoma të përgjithshme të tuberkulozit

parësor. Latantët dhe fëmijët e vegjël janë të prirë për parqitjen e simptomave lokale, siç

është kolla e thatë dhe dispneja e lehtë që janë simptomat më të zakonshme. Kolla e thatë

(pertusiforme ose bitonale) paraqitet në raste kur bëhet presion në një bronk nga ana e

gjëndrave limfatike të rritura dhe mund të paraqitet stridori ekspirator. Nëse presioni nga

ana e gjëndrave limfatike ndodh në trake, stridori paraqitet në inspirium dhe ekspirum.

Dhembje të kufizuar në krahëror paraqiten në raste kur vatra parësore lokalizohet afër

pleures viscerale. Dispneja paraqitet në raste të rënda dhe është e shoqëruar me

temperaturë dhe me çrregullime të ventilimit mushkëror.

Në egzaminimin objektiv nuk vërehen ndryshime edhe atëherë kur ndryshimet

radiologjike janë të dukshme, por me përmasa të vogla. Egzaminimi radiologjik është i

domosdoshëm për diagnostifikim të tuberkulozit parësor. Komponenti mushkëror mund

të mos vërehet për arsye të dimensioneve të tij të kufizuara, ose kur është vendosur pas

hilusit. Përkundrazi, komponenti i gjëndrave limfatike hilare shihet pothuajse në të gjitha

rastet. Në rastet kur vatra parësore mushkërore është me dimensione më të mëdha mund

të shihet qartë në radiografinë e mushkërive. Vatra parësore mushkërore ka disa

karakteristika të rëndësishme: ajo duket e vetme si hije mjaft homogjene, në pjesën

periferike më pak e dendur dhe pa kufij të qartë. Në rast reaksioni të shprehur perifokal

mund të arrijë të përfshijë një lob të tërë duke u lidhur me hijezimin hiliar.

Gjëndrat limfatie regjionale të tuberkulozit parësor janë gjithmonë të rritura (limfadeniti

hiliar). Këto duken si hije mjaft homogjene, mirë të kufizuara dhe të rrumbullakta (fig

.1.1). Vatra parësore dhe limfadeniti hiliar mund të jenë të ndara nga njëra tjetra, duke

marrë pamjen e bipolaritetit (hije bipolar). Dy komponentët mund të lidhen përmes

rrugëve limfatike (limfagiti), duke dhënë kompleksin parësor të mushkërive.

Karakteristikat e hijëzimit mushkëror tuberkular është që persiston për një kohë të gjatë,

disa javë ose muaj, kurse ato me etiologji jotuberkulare persistojnë disa ditë.

Page 20: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

20

Figura 1.1 Limfadenit hiliar majtas me etiologjituberkulare

Ndërlikimet dhe evoluimi. Kompleksi parësor i mushkërive ndjek rrugë të ndryshme

të evoluimit. Me mjekim adekuat evoluimi më i zakonshëm është drejtë shërimit të plotë.

Temperatura e ngritur, anoreksia, eliminohen për 2-3 javë, kurse ndryshimet radiologjike

mbeten për disa muaj. Shpeshherë pas periudhës disa muajshe ose një viti vatra parësore

mushkërore shëndrrohet më parë në masë kazeoze, pastaj kalcifikohet dhe shihen qartë

hijet në radiografi të mushkërive. Po ashtu edhe limfadeniti hilar mund të evulojë drejtë

fibriotizmit dhe më vonë edhe drejt kalcifikimit. Në këto vatra bacili i tuberkulozit mund

të mbetet i mbyllur, por i gjallë për një kohë të gjatë dhe në kushte të vecanta të

organizmit ka mundësi të filloj riaktivizimin e procesit tuberkular.

Nga vatra parësore dhe gjëndrrat limfatike përhapja e bacileve, mund të bëhet në mënyrë

limfatogjene, duke dhënë ndërlikime të hershme (tuberkulozin miliar, meningjitin

tuberkular, pleuritin, serofibrinoz etj.).

Ndërlikimet parësore lokale paraqiten te rastet me dekurs të pafavorshëm. Gjëndrat

limfatike të rritura bëjnë presion parcial mbi ndonjë bronk, duke shkaktuar në pjesën

përkatëse të mushkërive, së pari emfizemën lokale obstruktive, ose me emfizemë të

tërsishme të anës gjegjëse, e më vonë atelaktazën si pasojë e obstruksionit të tërsishëm të

bronkut (çrregullimet ventiluese). Atelektaza nga infiltrati tuberkular mushkëror dallohet

Page 21: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

21

me paraqitjen dhe tërheqjen e shpejtë të ndryshimeve, kurse infiltrati persiston më gjatë.

Në radiografi të mushkërive vërehet tërheqje e mediastinit nga ana e atelektazes. Hapsirat

ndërbrinjore janë të ngushta, kurse diafragma në anën e atelektazës është më e ngritur.

Nëse atelektaza përziston për një kohë më të gjatë, në sektorin mushkëror përkatës

paraqiten procese fibriotike e indurative, eventualishtë të shoqëruar me bronkiektazi.

Lokalizimi më i shpeshtë është lobi i mesëm, segmenti ventral i lobit të sipërm dhe

segmenti apical i lobit të poshtëm. Gjëndrat limfatike hiliare të rritura si pasojë e

tuberkulozit, mund të zgjerohen në murin e bronkut duke shkaktuar ulçerimin e mukozes

dhe depërtimin e masës kazeoze në lumenin e tij (tuberkulozi endobronkial). Në raste të

rralla, me shpërthimin e bronkut dhe përhapjen e masës kazeoze paraqiten gjendje të

rënda (asfiksia) që mund të progredojnë në vdekje si rrjedhim i grumbullimit të materialit

kazeoz në laring. Në këto raste duhet të bërë bronkoskopinë si metodë diagnostike dhe

terapeutike për menjanimin e indit granolomatoz tuberkularë ose të masave kazeoze nga

rrugët e frymëmarrjes. Ndërlikimi më i rrallë i tuberkulozit parësor është kur infeksioni

ose vatra parësore zgjerohet për kontinuitatëm në një ose më shumë segmente të

parenkimit mushkëror, duke formuar një masë kazeoze me sipërfaqe të madhe jo mirë të

kufizuar, në këtë rast zhvillohet pneumonia kazeoze. Në raste të dekursit të pavolitshëm

të tuberkuozit, të diagnostifikuar me vonesë, mund të pasojë kazeinifikimi dhe kolifikimi

i infiltratit mushkëror parësor dhe paraqitja e kavernës së vatrës parësore (ftiza e vatrës

parësore). Ky ndërlikim i tuberkulozit parësor të mushkërive është i rrallë te fëmijet.

Diagnoza diferenciale. Gjendje febrile të njëjta si tuberkulozi mund të shkaktojnë edhe

ethja reumatizmale, kolagjenozat, sëmundja malinje, infeksionet e traktit urinar,

infeksionet enterale (tifoja dhe paratifoja abdominal), mononukleaza infektive, sarkidoza,

formacionet cistike në mediastinum etj.

1.8.2. Forma jashtëmushkërore të tuberkulozit parësor

Në të kaluarën format parësore jashtë-mushkërore të tuberkulozit janë paraqitur më

shpesh, por me zhvillimin e shërbimeve të veterinerarisë këto forma të tuberkulozit janë

evituar, ose janë më të rralla. Infeksioni bëhet nëpërmjet traktit tretës dhe kontaktit me

lëkurë. Shkaktari më i shpesht është tipi bovin i M. tuberkulosis. Burim i infeksionit është

lopa e sëmurë nga tuberkulozi përmes konsumimit të qumështit të kontaminuar me

mikrobakterium tuberkulosis (tipi bovin). Format më të shpeshta të tuberkulozit parësor

jashtëmushkëror janë:

1. Tuberkulozi i gjëndrave limfatike të qafës (scrophuloderma). Lokalizimi i vatrës

parësore ndodh në tonsile, më rrallë në indin adenoid të epifaringut dhe në gingiva.

Diagnostifikohet me egzaminim histologjik dhe bakteriologjik. Karakterizohet me rritjen

Page 22: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

22

e gjëndrave limfatike të qafës (limphadenitis coli primaria), më shpesh ato angular.

Gjëndrat limfatike kanë madhësi të ndryshme, nuk janë të ndjeshme në palpim, janë të

fiksuar në bazë dhe kanë tendencë për kulikvim dhe fistulizëm. Ndryshimet persistojnë

me javë dhe muaj. Evaluimi i sëmundjes zakonisht rrjedh me regresion spontan, me

kalcifikim, ose në raste të rënda me fistulizim të gjëndrrave limfatike.

2. Tuberkulozi i zorrëve. Është formë shumë më e rrallë. Vatra parësore lokalizohet në

zorrë, më së shpeshti në pjesën distale të ileumit. Në fillim vatra parësore nuk jep

simptoma dhe shenja klinike, por me rritjen graduale të gjëndrave limfatike mezenteriale

fillojnë manifestimet klinike të tuberkulozit të gjëndrave limfatike mezenteriale. Me

rritjen e tyre paraqiten shenjat e çrregullimit të absorbimit të yndyrnave (steatorea),

humbje e energjisë dhe kaheksia e rëndë (tabes mesaroica). Gjëndrat limfatike të

kazeifikuara mund të kolikvojnë dhe shkaktojnë peritonit specifik me zhvillimin e ascitit.

3. Tuberkulozi parësor i lëkures. Paraqitet me inokulimin e bacilit të tuberkulozit në

lëkurën e dëmtuar (me sekretin e fistulave tuberkulare nga ndonjë i sëmurë në familje me

kushte johigjenike). Karakterizohet me ndryshim parësor në lëkurë në formë të ulçerës

dhe me rritjen e gjëndrave limfatike regjionale.

1.8.3. Eritema nodoze (Erythema nodosum)

Gjatë temperaturës së lartë të sëmurët nga tuberkulozi parësor mund të paraqiten

ndryshime në lëkurë të ashtuquajtura eritema nodoze. Këto ndryshime janë si pasojë e

reaksionit jospecifik të vonshëm. Manifestohen me temperaturë të ngritur, dhimbje në

nyje, plogështi etj. Këto ndryshime mund të paralajmrojnë egzistimin e një procesi

parësor tuberkular të fresket. Eritema nodoze paraqitet në infiltrime lëkurore dhe

nënlëkurore, me madhësi 2-3 cm, jo mirë të kufizuara, me dukje kontuziforme, me ngjyrë

të kuqe në vjollcë, që me kohë kalon në ngjyrë më të zbehtë në të verdhë. Janë të

dhembshme në palpim, të forta dhe paraqiten më shpesh në pjesën ekstenzore të

ekstremiteteve të poshtme, sidomos në regjionin pretibial. Më rrallë paraqiten në llërë.

Zhduken pas 2-3 javësh me largimin e simptomave tjera (temperatura e lartë, plogështia

etj.).

Eritema nodosum nuk është patognomonike për tuberkulozin parësor. Mund të paraqitet

edhe te sëmundjet e tjera, si tek: infeksionet streptokoksike, infeksione virusale, me

fungje, sarkoidoza, toksoplazmoza, kalogjenozat dhe të disa fëmij pas përdorimit të

sulfonamideve.

Page 23: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

23

1.9. TUBERKULOZI PASPARËSOR (DYTËSOR) I HERSHËM

Tuberkulozi pasparësor i hershëm përfshinë të gjitha format e tuberkulozit që paraqiten

me përhapjen e bacilevetë tuberkulozit nga kompleksi parësorë në mënyrë hematogjene

ose limfogjene. Format më të shpeshta janë: meningjiti tuberkular, tuberkulozi miliar,

pleuriti tuberkular, peritoniti tuberkular, perikarditi tuberkular etj.

1.9.1 Meningjiti tuberkular (Meningitis tuberculosa specifica)

Meningjiti tuberkular është përfaqësues tipik i meningjiteve pasparësore të hershme, pasi

që paraqitet në diseminim të baktereve prej vatrave parësore, ose posparësore

tuberkulare, është ndërlikimi më i rëndë i tuberkulozit parësor të mushkërive.

Epidemiologjia. Në vendet e zhvilluara paraqitet gjithnjë e më rrallë. Shpeshtësia më e

lartë e sëmundjës evidentohet në muajt e pranverës dhe kryesisht prek fëmijet e moshës

së vogël. Duke u nisur nga fakti se infeksioni me bacilin e tuberkulozit është i rallë në

këtë moshë, mund të thuhet se kjo grupmoshë ka predispozicion të shtuar ndaj

meningjitit. Incidenca e meningjitit tuberkular varet nga incidence e tuberkulozit në atë

popullatë. Meningjiti tuberkular zakonisht paraqitet 2-6 muaj pas infeksionit parësor dhe

në 50% të rasteve paraprihet nga diseminimi hematogjen ose nga tuberkulozi miliar.

Meningjiti tuberkuloz përfshinë rreth 5.2% të të gjitha rasteve të tuberkulozit

jashtëmushkëror ose 0.7 % të të gjitha rasteve të tuberkulozit. Në çdo 300 raste të

pamjekuara të tuberkulozit mushkëror paraqitet një rast i meningjitit tuberkular. Nuk

haset kurrë nën moshën 3 mujore dhe është i shpeshtë te fëmijët nën 4 vjeç. Meningjiti

tuberkular ka fillim dhe ecuri jo karakteristike, sidomos në fillim të sëmundjes, andaj

paraqet problem të madh mjekësor, diagnostik dhe terapeutik.

Manifestimet klinike. Sëmundja mund të manifestohet në formën klinike tipike dhe

atipike.

Manifestimi tipik i sëmundjes. Kjo sëmundje 70 % të rasteve manifestohet si formë

klasike e sëmundjes, e cila kalon nëpër të gjitha stadet që emertohet si formë tipike e

sëmundjes.

*Stadi i parë ose stadi i ekscitimit. Fëmija është i lodhur, humb dëshirën për lojë, është i

padisponuar, ka fotofobi, humb oreksin, bëhet agresiv në momente, kohë pas kohe ngritet

temperature trupore deri në38 ℃, rënkon pa arsye dhe paraqitet kapsllëku. Në këtë fazë

vështirë se përcaktohet diagnoza e sëmundjes. Kjo fazë zakonisht mund të zgjat 7-10 ditë.

* Stadi i dytë, ose stadi meningjial. Është vazhdimsi e stadit paraprak dhe fillon të

paraqitet në javen e dytë të sëmundjes si rrjedhojë e rritjes së presionit intrakranial. Ky

Page 24: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

24

stad karakterizohet me kokëdhembje, të vjella, bradikardi, shtangim qafe, diplopie, e

ndonjëherë këta fëmijë janë në opistotonus. Edhe ky stad zakonisht zgjat një javë dhe

pasohet nga stadi tretë.

* Stadi i tret ose stadi paralitik. Çrregullimi i vetëdijes bëhet më i shprehur deri në komë,

paraqiten paralizat e nervave si: paraliza e n. abducenc, n. facialis pastaj hemiplegjia

spastike etj. Fëmija humb në masë trupore dhe barku bie nën nivel me krahërorin. Vdekja

zakonisht pason tri javë pas shenjave të para të sëmundjes: sa më i vogël të jetë fëmija

ecuria e sëmundjes është më e shpejtë. Në këtë stad temperatura tregon formë dhe

variacione të ndryshme, nga kontinuale, subfebrile ose madje edhe septike.

Forma atipike. Paraqitet në afro 30 % të rasteve dhe karaktrizohet me fillim të shpejtë.

Zakonishtë manifestohet, qoftë në formë encefalitike, abdominale, qoftë si formë

letargjike. Lëngu trunor-shpinor të këta të sëmurë që nga fillimi i shenjave të para të

sëmundjes, prezanton ndërrime citologjike dhe biokimike.

• Forma encefalitike. Ka fillim të përnjëhershëm dhe simptomat vijnë nga

tuberkuloma, ose nga vatra e encefalomalacionit e lokalizuar në SNQ, si pasojë e

vaskulitit tuberkular. Shenjë e parë e sëmundjes janë konvulzionet, të cilat zakonisht

janë të një anshme. Kjo formë e sëmundjes ka ecuri të shpejtë, kështu këta të sëmurë

e humbin shpejtë vetëdijen dhe përfundojnë në komë. Në varshmëri nga lokalizimi i

procesit në tru, te kjo formë e meningjitit tuberkular, që nga fillimi manifeston

shenjat e dëmtimit lokal dhe pasojat neurologjike nga më të ndryshmet si:

monoplegji, hemiplegji, ose tetraplegji.

• Forma abdominale. Manifestohet me të vjella të shumta dhe të vrullshme, dhembje

barku dhe kapsllëk. Të vjellat të sëmurin e çojnë në dehidrim të rëndë dhe në

ketoacidozë. Kjo formë zakonisht paraqitet në periudhën parashkollore dhe

shkollore të fëmijve dhe këta fëmijë shumë shpesh trajtohen si apendecit ose si

abdomen akut. Paraqitet në rreth 10% të të sëmurve me meningjit tuberkular.

• Forma letargjike. Është më e rrallë dhe fillon me çrregullime të vetdijes, duke

filluar nga pagjumësia deri te koma.

Diagnoza. Duhet të bëhet testi intrakutan i tuberkulinës, pasi që në fillim çdo here është

pozitiv; duhet marrë të dhëna për vaksinim më BCG dhe për anketën epidemiologjike

për tuberkuloz në familje. Në rast të dyshimit më të vogël indikohet punksion lumbal.

Si argument i mjaftueshëm për meningjit tuberkular janë; tuberkulozi miliar në

mushkëri, gjetja e bacilit të tuberkulozit në lëngun trunor-shpinor. Sëmundja

konfirmohet me përqendrime të rritura të vitaminës C reaktive pozitive, kultura në

Page 25: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

25

L�̈�wenstein është pozitive, ose me konfirmimin e mengjitit, karakterizohet me

ndryshime citobiokimike në lëngun trunor-shpinor dhe prezencë të kompleksit parësor

tuberkular. Analizat hematologjike ndihmojnë pak për përcaktimin e diagnozës, pasi që,

përpos sedimentimit të eritrociteve, që mund të jetë i shpejtuar, çrregullimet tjera nuk

ka.

Në rast kur sëmundja ka manifestim tipik dhe gjendet kompleksi parësor i tuberkulozit,

caktimi i diagnozës nuk është i vështirë. Në rast kur sëmundja prezantohet si form

atipike, caktimi i diagnozës është i vështirë dhe nënkupton përjashtimin e shumë

sëmundjeve që kanë manifestime të ngjajshmë. Diagnoza e sëmundjes caktohet në bazë

të egzaminimit të lëngut trunot-shpinor. Lëngu trunor-shpinor te këta të sëmurë që nga

fillimi është me ndryshime. Në fillim presioni i lëngut trunor-shpinor është i rritur, ka

pleocitozë të lehtë, deri në disa qindra elemente, me dominim të mononuklearëve.

Shpejtë pason rritja e përqendrimit të proteinave, shumë më shpejtë se sa të meningjitit

seroz virusal, kështu që gjatë qëndrimit të lëngut trunor-shpinor pason formimi i rrjetës

së fibrinës (fig1.4), me kalimin e kohës lëngu trunoro-shpinor bëhet ksantrokrom dhe

jotransparent kurse përqëndrimi i glukozës zvoglohet. Sëmundja verifikohet me gjetjen

e bacilit të Koch-ut, qoftë në rrjetën e fibrinës, qoftë në centrifugimin e lëngut trunoro-

shpinor. Me kalimin e kohës, pleocitoza dhe përqëndrimi i proteinave në likvor mund të

rritet dhe përkundër përmisimit klinik, nëse inflamacioni i meningjeve perziston dhe

krijohet blloku në qarkullim të lëngut trunoro-shpinor. Si rrjedhojë e bllokimit të

rrugëve të qarkullimit të lëngut trunoro-shpinor ose pamundësis së resorbimit, në

granulacionet arahnoidale të Pachion-it, shpesh shkaktohet hidrocefalusi intern.

Figura 1.4. Rrjeta e fibrinës te meningjiti turbekular

Mjekimi. Bëhet me katër antituberkulotikë dhe me dexamethason në dozë 0.6 mg/kg

të masës trupore. Mjekimi zgjat për 6-12 muaj në varshmëri nga ecuria klinike dhe

Page 26: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

26

ndërlikimet. Mjekimi ndërpritet pas normalizimit të ndërrimeve në lëngun trunoro-

shpinor. Me përdorimin e barnave simptomat tërhiqen tërësisht.

1.9.2 Tuberkulozi miliar i mushkërive (Tuberkulosis miliaris pulmonum)

Tuberkulozi miliar (tuberculosis miliaris) është ndër ndërlikimet më të rënda të

tuberkulozit parësor të mushkërive të pamjekuar. Përhapja e bacilit bëhet në mënyrë

limfohematogjene nga vatra parësore e mushkërive, ose nga gjëndrat regjionale

limfatike kazeoze, 2-6 muaj pas fazës iniciale të tuberkulozit parësor të mushkërive.

Bacili fillon veprimin e vet duke formuar tuberkule miliare me madhësi të ndryshme.

Mosha më e rrezikuar janë latantët, fëmijët e vegjël e më rrallë adoleshentët dhe të

rriturit. Fëmijët e nënushqyer dhe me deficit imunologjik preken më shpesh.

Tuberkulozi miliar mund të paraqitet edhe gjatë disa sëmundjeve infektive (fruthi, kolla

e madhe, gripi) të cilat dobësojnë imunitetin te fëmijët.

Manifestimet klinike. Tuberkulozi miliar i mushkërive mund të fillojë në mënyrë

graduale ose shumë shpejt. Manifestimet klinike më të shpeshta janë: anoreksia,

temperatura e lartë e cila zgjat për disa ditë e javë, gjendja e përgjithshme është e

prekur, humbje e masës trupore (deri në kaheksi), zbehje, djersitje etj. Në rastë të

avansimit të sëmundjes paraqiten manifestimet mushkërore tipike (dispneja, cianoza,

kolla) dhe paraqitja e shenjave meningjiale.

Në egzaminimin objektiv të fëmijës fillimisht mund të mos jenë prezente manifestimet

e prekjes së mushkërive. Me zhvillimin e sëmundjes, në shumicën paraqitet zmadhimi i

tuberkulave në parenkimin e mushkërive. Në 50% të rasteve paraqitet

hepatosplenomegalia.

Diagnoza. Nuk është e lehtë. Bazohet në anamnezë që e mundëson identifikimin e

kontaktit. Manifestimet klinike dhe egzaminimi objektiv i të sëmurit nuk japin të dhëna

të sigurta për sëmundjen. Radiografia e mushkërive është dëshmi e vetme e sigurtë për

caktimin e diagnozës së saktë. Egzaminimi radiologjik vë në dukje një mori hijëzimësh

të vogla të rrumbullakëta me madhësi të kokrrës së melit ose të rëres-mikronodulare.

Këto ndryshime mbulojnë të gjitha fushat mushkërore në mënyrë simetrike, më të

dendura janë në zonat apikale kundrejt zonave bazale (figura 1.5). Ndonjëherë

hijëzimet janë më të mëdha (makronodulare) dhe në formë të rrjetës (retikulonodulare),

por konturat nuk janë të prera dhe më rrallë kanë paraqitje josimetrike. Përveq

ndryshimeve miliare, në radiografi mund të vërehet edhe vatra parësore me prezencë të

limfadenitit përkatës. Në egzaminimin e fundusit të syrit mund të vërehen tuberkula

karakteristike për tuberkulozin. Rezultati i testit të tuberkulinës varet nga mosha e të

sëmurit, ushqyeshmëria e tij, shkalla e zhvillimit të sëmundjes dhe në shumicën e

Page 27: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

27

rasteve, është negative për shkak të anergjisë. Izolimi i bacilit të tuberkulozit nga

sputumi, lavazhi gastrik ose aspirati bronkial vërteton diagnozën. Te çdo fëmijë me

tuberkuloz miliar duhet bërë punksionin lumbal me qëllim të eliminimit të meningjitit

tuberkularë. Sedimentimi i eritrociteve është i shpejtuar, por mund të jetë edhe jo i

shpejtuar, kurse hemogrami nuk pëson ndryshime të mëdha.

Figura 1.5.Tuberkuloz miliare e mushkërive

Diagnoza diferenciale. Gjendjet febrile, të cilat nuk reagojnë në antimikrobikë,

infeksionet e traktit urinar, mononukleaza infektive, infeksionet enterale (tifoja dhe

paratifoja abdominal), sëmundjet malinje, kolagjenozat etj, duhen diferencuar nga

tuberkulozi miliar i mushkërive.

Prognoza. Me mjekim adekuat manifestimet klinike zhduken për 2-3javë, kurse

ndryshimet radiografike perzistojnë disa muaj. Prognoza e tuberkulozit miliar, e

mjekuar me kohë, rezulton me shërim të plotë, kurse rastet e pamjekuara ndërlikohen

me meningjit tuberkular dhe mund të përfundojnë me vdekje.

Page 28: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

28

1.9.3 Pleuriti tuberkular subrifinoz

Pleuriti tuberkular (pleuritis tuberkulosa) është inflamacion i pleurës dhe paraqitet si

ndërlikim i hershëm i tuberkulozit parësor. Efuzioni pleural mund të jetë lokal ose i

përgjithësuar. Prekja e pleurës zakonisht është si pasojë e përhapjes së infeksionit në

mënyrë limfogjene nga vatra parësore subpleurale, ose nga gjëndrat limfatike kazeoze.

Efuzioni i pleurës zakonishtë është i një anshëm dhe atë në anë të kompleksit parësor,

rrallë mund të paraqitet në të dyja anët. Infeksioni i pleurës ndodh 6-12 muaj pas

tuberkulozit parësor të mushkërive, por rrallë herë mund të zbulohet njëkohësisht me

paraqitjen e kompleksit parësor. Paraqitet më shpesh te fëmijët më të rritur mbi 6 vjeç e

shumë rrallë nën moshën 2 vjeç.

Manifestimet klinike. Fillimi i sëmundjes është i mënjëhershëm, me temperaturë të

lartë, ethe, kollë, dhembje në krahëror në anën e prekur që shtohen gjatë frymëmarrjes.

Dhembja zgjat për 2-3 ditë, ndërsa pas kësaj kohe intensiteti fillon të zvoglohet, ose të

zhduket, si pasojë e shtimit të lëngut në hapësirën pleurale paraqitet dispneja dhe

takikardia. Simptomat e tjera të përgjithshme janë; anoreksia, humbja e masës trupore,

zbehja, lodhja, djersitja etj.

Diagnoza. Caktohet me anë të anamnezës, egzaminimit objektiv, radiografisë së

krahërorit dhe egzaminimeve laboratorike. Egzaminimi objektiv varet nga sasia e

lëngut pleural. Në inspeksion vërehet kufizimi i lëvizjes së krahërorit në anën e prekur.

Në përkusion tingulli i përkusionit është i shurdhët (matitet), kurse me auskultim

frymëmarrja është sipërfaqësore, e dobësuar, ose e padëgjueshme në anën e prekur. Për

vendosjen ë saktë të diagnozës rolin kryesor e ka radiografia e krahërorit në pozitën

vertikale. Të sasitë e vogla të lëngut në hapësiren pleurale në radiografi shihet mbushje

e këndit frenikokostal. Te sasitë më të mëdha të lëngut në anën e prekur egziston

hijezim homogjen me zhvendosje të mediastinumit drejt anës së shëndoshë. Lëngu

pleural nga këndi frenikokostal gradualisht zgjerohet në mushkëri nga pjesa kaudale në

atë kraniale (forma konkave) duke dhënë vijën e Ellis-Damoiseau. (fig1.6).

Eksudati i fituar me torakocentezë është serofibrinoz me ngjyrë të verdhë. Prova e

Rivald-it është pozitive që tregon se proteinat janë me përqendrime të larta rreth 2-3

g/dl, pesha specifike është 1.012-1.025 dhe përqendrimi i glukozës mund të jetë më i

zvogëluar, edhe pse ai zakonisht është në kufirin e poshtëm të vlerave referente (20-40

mg/100ml gjegjësisht 1.40 mmol/L). Në egzaminimin citologjik të eksudatit ka

plecitozë me dominim të limfociteve por në fazën e hershme mund të gjenden edhe

qelizat polimorfonukleare. Kultura e bacilit të tuberkulozit në L�̈�wenstein është

pozitive, kurse biopsia pleurale tregon praninë e tuberkulavenë egzaminimin

Page 29: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

29

histologjik. Sedimentimi i eritrociteve është shumë më i shpejtuar, kurse hemogrami

nuk pëson ndryshime të mëdha. Testi i tuberkulinës në rreth 70-80% të rasteve është

pozitiv, por testi negativ nuk e mohon sëmundjen.

Figura 1.6 Pleurit subrifinoz tuberkular në anën e majtë

Prognoza. Pas torakocentezës dhe mjekimit me antituberkulotik, simptomat subjektive

zhduken për 3-4 javë, kurse sasia e eksudatit nuk ka tendencë të rritjes. Ndryshimet

radiologjike tërhiqen për 2-5 muaj që rezulton me shërim të plotë. Rrallëherë pleuriti

tuberkular i pamjekuar përfundon me ftizë kronike ose me adhezione pleurale.

1.9.4 Peritoni tuberkular

Peritoniti tuberkular më së shpeshti paraqitet te të rriturit, kurse te fëmijët shumë rrallë.

Shkaktari kryesor mund të jetë M. tuberkulosis tipi bovin, për shkak të konsumimit të

qumështit të kontaminuar ose M. tuberkulosis tipi human i përhapur nga ndonjë organ

në mënyrë limfohematogjene. Peritoniti eksudativ tuberkular paraqitet në kuadër të

Page 30: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

30

procesit parësor tuberkularë i lokalizauar në zorrë. Lokalizimi më i shpeshtë është në

jejunum, ileum dhe apendiks. Procesi karakterizohet me reaksion hiperergjik eksudativ,

nga vatra parësore në mukozen e zorrëve, nëpërmjet enëve limfatike mezentriale.

Gjëndrat e rritura i nënshtrohen kazeifikimit, mund të perferojnë duke shkaktuar

inflamacion të peritoneumit. Me avancimin e sëmundjes fillon përhapja e eksudatit dhe

paraqitja e ascitit.

Për dallim nga forma eksudative egziston edhe forma tuberkulare e peritonitit që

karakterizohet me më pak eksudat, por me ndryshime patologjike proliferative. Pjesë të

zorrëve, omentiumi, peritoneumi dhe gjëndrat limfatike mezenteriale kazeoze e

formojnë konglomeratin e palpueshëm, ose masat e gjëndrave limfatike mund të preken

si të izoluara. Ndonjëherë formojnë qeska me eksudat të inkapsular.

Manifestimet klinike. Peritoniti tuberkular ka fillim të ngadalshëm me ngritje të lehtë

të temperaturës trupore, me dobësim, anoreksi, humbje të masës trupore, dhembje të

pasqaruara mirë në bark, ndonjëherë edhe vjellje, kapsllëk dhe diarre. Për shkak të

çrregullimit të absorbimit të materieve ushqyese mund të paraqitet diarreja kronike me

humbje të shpejtë të masës trupore deri në kaheksi, duke i dhënë pamjen e ashtuquajtur

tabes mezaraika me prognozë të pavolitshme. Për këtë sëmundje duhet dyshuar në çdo

fëmijë me ankesa kronike të traktit tretës dhe me test pozitiv të tuberkulinës.

Diagnoza. Caktohet me anë të egzaminimit objektiv të barkut, ultratingullit dhe

punksionit të hapësirës intraperitoneale ku mund të konstatohet prezenca e eksudatit të

lirë. Testi i tuberkulinës në shumicen e rasteve është pozitiv.

Prognoza. Me mjekim adekuat pas 3 javësh fillon ulja e temperaturës, kurse simptomat

e tjera zhduken më vonë.

1.9.5 Tuberkulozi pasparësor i hershëm i lëkurës

Tuberkulozi pasparësor i hershëm i lëkurës ka origjinë hematogjene dhe për dallim nga

tuberkulozi parësor nuk shoqërohet me zmadhim të gjëndrrave limfatike regjionale.

Format e tubrkulozit të lëkurës janë; tuberkuloid dhe skrofuloderma.

Tuberkuloidet. Kanë pamje mikropapuloze ose papulonekroze. Tuberkuloidet

makropopulare paraqiten si papula shumë të vogla, pak të ngritura, me një thellim

qendror me ngjyrë kafe të mbyllur, me reaksion rrethues të kufizuar që mund të

qëndrojë disa javë. Tuberkuloidet papulonekrotike paraqiten në formë të papulave me

madhësi të bizeles me ngjyrëtë kuqe të mbyllur, me zonë qendrore nekrotike të

kufizuara dhe të mbyllura me krustë. Janë të shpërndara në fytyrë në pjësën ë përparme

të krahërorit dhe në pjesë ekstenzore të ekstrimiteteve. Mund të paraqiten si të veçuara

ose të bashkuara. Papulat nekrotizohen në qendër me thellim, i cili mbulohet nga

krustat.

Page 31: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

31

Skrofuloderma. Paraqitet me ndryshime në lëkurë ose nënlëkurë. Lokalizimi më i

shpeshtë është fytyra dhe ekstremitetet. Janë në formë infiltrative në madhësi të bizeles

gjer në të lajthisë, me ngjyrë të kuqe në të përhimët. Më shpesh përhapet nga gjendrrat

limfatike të qafës, më rrallë nga gjëndrrat limfatike aksilare. Në thellësi të infiltratit

paraqitet kolikvim, nekrotizëm dhe fistulizim i gjëndrrës, duke rrjedhë sekret për një

kohë të gjatë. Në vendin e fistulës pas mjekimit mbetet cikatriksi.

Për caktimin e diagnozës merret materiali nga mund të izolohet bacili i tuberkulozit.

Prova e tuberkulinës është pozitive.

1.9.6 Keratokonjuktiviteti fliktenuloz

Keratokonjuktiviteti fliktenuloz është një reaksion hiperergjik i konjuktivës që

karakterizohet me hiperemi të konjuktivave dhe paraqitjen e vizkulave (flikteneve) në

konjuktiva. Ky reaksion nuk është specifik për infeksionin tuberkularë dhe nuk është

shkaktuar nga bacili i tuberkulozit. Parakusht për paraqitjen e keratokonjuktivitetit

fliktenuloz është diateza specifike, ose diateza eksudative dhe ndjeshmëria lokale e

syrit. Manifestohet me fotofobi dhe rritje të sekretimit të lotëve.

1.10. TUBERKULOZI PASPARËSOR I VONSHËM

Sinonim për tuberkulozin pasparësor të vonshëm është tuberkulozi tretësor (terciar).

Karakterizohet me ndryshime produktive e jo eksudative, me lokalizimin në ndonjë

organ ose sistem të caktuar dhe me tendencë të madhe për zgjerim për kontinuitatëm.

Tuberkulozi parësor i vonshëm ka origjinë nga vatra të vjetra të tuberkulozit ose

vatrave të reja. Diseminimi ndodhë në mënyrë hematogjene, limfogjene ose

bronkogjene. Te fëmijët paraqiten disa forma të tuberkulozit të vonshëm: Tuberkulozi

kronik i mushkërive (ftiza e mushkërive), tuberkulozi urogjenital, tuberkulozi kronik i

lëkurës (lupus vulgaris) që te fëmijët është shumë më i rrallë dhe tuberkulozi

osteoartikular.

1.10.1 Tuberkulozi kronik i mushkërive (Ftiza e mushkërive)

Tuberkulozi kronik i mushkërive (phitis pulmonum) paraqitet rrallë para pubetetit e më

shpesh në pubertet dhe tek adoleshentët. Faktorët predispozues për paraqitjen e

sëmundjes janë ulja e rezistencës së organizmit si rrjedhim i sëmundjeve të ndryshme,

kushtet e vështira të jetës, tymosja e duhanit, përdorimi i alkoolit, nënushqyeshmëria

etj. Paraqitet për shkak të riaktivizimit të vatrave të vjetra të tuberkulozit parësor i

shkaktuar në kushte të dobësimit të imunitetit të përgjithshëm të organizmit. Nga

tuberkulozi parësor dallohet me mospërfshirjen e gjëndrave limfatike hiliare dhe

mungesës së reaksionit hiperergjik eksudativ. Ndryshimet anatomopatologjike fillojnë

Page 32: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

32

në vatrat acidonodoze me reaksion perifokal zakonisht në pjesën e sipërme të

mushkërisë. Procesi mund të paraqitet në një segment ose një lob të tërë, në pleurë e

rrallë në gjëndrrat limfatike regjionale. Me kazeinifikimin, kolikvimin dhe zbrazjen e

masës kazeoze në bronk formohen kavernat e tuberkulozit.

Simptomat fillojnë në mënyrë graduale, me temperaturë subfebrile, anoreksi, humbje të

masës trupor, djersitje gjatë natës, kollë të thatë, ndonjëherë kolla mund të jetë edhe

produktive etj. Ekspektorati ndonjëherë përmban gjak në sasi të pakta më rallë në sasi

të mëdha.

Egzaminimi objektiv varet nga intensiteti dhe madhësia e ndryshimeve. Zakonisht

egzaminimi objektiv mund të jetë pa ndryshime patologjike. Në rastet të tjera mund të

ketë theksim radiologjik i cili është vendimtar për diagnozen. Në radiografi të

mushkërive vërehen vatra infiltrative në maje të mushkërisë, mund të vërehen edhe

kaverna, e shpesh herë edhe adhezione të pleurës. Tomografia e mushkërisë ofron të

dhëna të sigurta të detajuara. Testi intrakutan i tuberkulinës është pozitiv. Sedimentimi i

eritrociteve është i shpejtuar dhe nga kultura e sputumit (ekspektoratit) izolohet bacili i

tuberkulozit. Ecuria e sëmundjes karakterizohet me kronicitet, zgjat me muaj ose vite.

Me përdorimin e antituberkulotikëve prognoza është përmisuar dukshëm.

1.10.2 Tuberkulozi i kockave dhe nyjeve (Tuberkulozi osteoartikular)

Tuberkulozi i kockave dhe nyjeve sot haset shumë rrallë në krahasim me të kaluarën.

Prekja e sistemit osteoartikular paraqitet prej disa muajsh deri në disa vjet pas

tuberkulozit parësor. Përhapja në kocka dhe në nyje bëhet në mënyrë hematogjene nga

vatra parësore. Sëmundja ka ecuri kronike dhe lokalizim në një kockë ose nyjë të

caktuar. Pjesët më të prekura janë shtylla kurrizore (spondilitistuberculosa), nyja e ijeve

(Coxitis tuberculosa), nyja e gjurit (Gonitis tuberculosa) dhe falangjet e gishtërinjve të

duarve dhe këmbëve (Spina ventsa) etj.

Spondiliti tuberkular (Spondilitis tuberculosa). Lokalizimi më i shpesht është në një

ose më shumë unaza, më së shpeshti të krahërorit. Kufizimi i lëvizjes dhe dhembjet janë

simptomat klinike kryesore. Për shkak të spazmës vetebrale egziston kufizim në të ecur.

Në fillim të sëmundjes paraqiten dhembje radikulare të forta, më tepër natën , në gjumë.

Dhembja rritet gjatë presionit me gishta në shtyllën kurrizore (paravertebral). Si

ndërlikim të vonshëm paraqiten abceset dhe fisulat e ftohta (abcesus frigidus) në vendin

e dëmtimit. Ka mundësi për komprimim spinal që karakterizohet me ndryshime

neurologjike. Në radiografi tre muaj nga fillimi i procesit mund të vërehen ndryshime

në trupin e vertebrave, me çrregullime strukturale kockore, ngushtim në një ose më

shumë hapsira në mes vertebrave, në fund me destruction të vertebrave me kompresion,

deformim të tyre dhe formim të gibusit (figura 1.7). Duhet dhënë antituberkulotikë dhe

Page 33: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

33

kufizimin e lëvizjeve duke qëndruar në pozitë të shtrirë në shtrat, në hiperekstenzion me

kohëzgjatje për disa muaj. Ka mendime dhe për imobilizim për një kohë të gjatë në

fillim të sëmundjes.

Figura 1.7. Ndryshimet patologjike makroskopike te spondiliti tuberkular

Koksiti tuberkular (cixitis tuberculosis).

Paraqitet më së shpeshti te fëmijët e periudhës së vonshme parashkollore (4-6 vjeç) dhe

te fëmijet e periudhës parashkollore. Sëmundja paraqitet në 1-3 vjet pas tuberkulozit

parësor. Dhembjet gjatë ecjes, ngarkesës fizike dhe çalimi janë manifestimi kryesor

klinik. Me avansimin e sëmundjës pason destruktioni i ijës që rezulton me fleksion dhe

aduksion të tij dhe rotim nga jashtë në fillim, e më vonë nga brenda. Shpeshherë

paraqitet edema për shkak të formimit të abcesit të ftohtë , i cili mund të perforoj. Me

përparimin e sëmundjes kufizohen lëvizjet aktive dhe pasive. Në radiografinë e të dy

ijeve krahasuese, në anën e sëmurë egziston çrregullim i strukturës kockore, me

ngushtim të hapësires së nyjes dhe destruksion i kockës.

Mjekimi bëhet me antituberkulotikë dhe me kufizim të lëvizjeve (në fillim).

Daktiliti tuberkular (spina ventosa). Është formë shumë e rrallë e tuberkulozit

pasparësor të vonshëm. I atakon falangjet e gishtërinjeve. Falangjet dhe tërë gishti janë

të trashura në formë boshti. Mjekohet me sukses me antituberkulotikë.

Page 34: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

34

1.10.3. Tuberkulozi urogjenital

Veshkët janë lokalizimi më i shpeshtë i tuberkulozit urogjenital. Tuberkulozi i veshkëve

paraqitet rrallëte fëmijët e periudhës së hershme, për shkak të periudhës së gjatë të

inkubacioni 5-15 vjet pas tuberkulozit parësor, prandaj paraqitet te fëmijët e rritur dhe

tek adoleshentët. Diseminimi i bacileve të tuberkulozit ndodh në rrugë

limfohematogjene nga vatrat parësore (mushkëritë, gjëndrrat limfatike).

Ndryshimet anatomopatologjike. Ndryshimet tipike anatomopatologjike të sëmundjes

zhvillohen në korteks të veshkave e më vonë përhapet në pjesët distal të traktit urinar.

Paraqiten tuberkulat e vogla, të cilat depertojnë në nefrone dhe shkaktojnë bacililuri.

Tuberkulat më vonë zmadhohen dhe zhvillohet abcesi kazeoz. Me zbrasjen e abcesit

zhvillohen kavernat, më së shpeshti të lokalizuara në regjionin parakaliceal. Më vonë

infeksioni tuberkularë zgjerohet në kalikse, pelvis dhe lëshohet në ureter dhe fshikëzën

urinare.

Manifestimet klinike. Karakterizohen me piuri kronike, cistit i përcjellë me poliuri,

polakizuri dhe dizuri për shkak të cistit tuberkular. Shenjat e përgjithshme janë

temperatura subfebrile, dobesimi i përgjithshëm i organizmit, humbja e oreksit, humbja

në masë trupore, zbehja etj.

Diagnoza. Në urinë janë prezente mikrohematuria, leukocituria (piuria) dhe

albuminuria e përhershme. Me kultivimin e urinës për disa herë në ushqimore të

L�̈�wenstein-it rriten bacilet e tuberkulozit për 4-6 javë, e cila vërteton diagnozën e

tuberkulozit. Në urografi intravenoze shihet zgjerimi dhe destruksioni i kalikseve, ose

mungesa e tyre dhe eventualisht zgjerim i ureterit dhe pielonit, cistit ose cistopielit dhe

piuri sterile që zgjat një kohë më të gjatë duhet të zgjojë dyshim për tuberkulozin e

veshkave.

Orhiti dhe epididimiti tuberkular janë të rrallë. Te fëmijët e gjinisë femorore atakohen

më shpesh tubat (90 %) dhe ovaret (20 %).

Mjekimi. Jepen antituberkulotikë, në raste të rënda merret parasyshë ndërhyrja

kirurgjike me mënjanim të veshkës së sëmurë. Jepen Izoniazidi dhe Rifampicina me

kohëzgjatje 24 muaj. Izoniazidi jepet me dozë 10-15 mg/kg të masës trupore në ditë, i

ndarë në 2 doza ditore për oral kurse Rifampicina jepet me dozë 15-20 mg/kg të masës

trupore në ditë, jepet një dozë ditore, për oral.

Page 35: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

35

1.11. TUBERKULOZI I LINDUR (KONGJENITAL)

Tuberkulozi i lindur paraqitet te të porsalindurit nga nënat e sëmura nga tuberkulozi

para dhe gjatë shtatëzanisë. Manifestimet klinike paraqiten në javën e dytë ose të tretë

pas lindjes. Simptomat dhe shenjat më të shpeshta janë: distresi respirator, temperatura

e ngritur trupore, hepatosplenomegalia, thithja e ngadalshme, letargjia ose iritabiliteti,

limfadenopatia dhe distenimi i barkut. Këto manifestime klinike janë të ngjajshme me

ato të shkaktuara nga sepsa bakterore dhe infeksionet e lindura (sifilisi, toksoplazmoza,

dhe infeksionet në Citomegalovirus).

Testi intrakutan i tuberkulinës në fillim është negativ, por pas 1-3 muaj konvertohet në

pozitiv. Në lavazhin gastrik (në mëngjes) mund të izolohet M. tuberkulosis. Ndryshimet

në radiografinë e mushkërive janë tipike në krahasim me ato te fëmijët e grupmoshave

të tjera, më tepër paraqiten në formë të ndryshimeve miliare. Përfshirja e gjëndrrave

limfatike hilare dhe mediatinale është e zakonshme. Limfadenopia e gjeneralizuar dhe

meningjiti specifik paraqiten 30-50 % të rasteve.

Shkalla e vdekshmërisë nga tuberkulozi i lindur (kongjenita) është e lartë nëse nuk

diagnostifikohet me kohë dhe nuk fillohet me kohë mjekimi me antituberkulotikë dhe

masa tjera mbështetëse.

1.12. TUBERKULOZI PERINATAL

Tuberkulozi i mushkërive te shtatëzëna paraqet rrezik serioz si për shtatëzënën,

ashtu edhe për të porsalindurin. Mënyra më efektive e parandalimit të infeksionit tek i

porsalinduri është përmes zbulimit të tuberkulozit te shtatëzëna. Metoda për zbulimin e

tuberkulozit te shtatëzëna janë egzaminimi objektiv, testi intrakutan i tuberkulinës,

egzaminimi radiologjik dhe egzaminimi i sputumit. Te shtatëzënat me rrezik të lartë

duhet bëre testi intrakutan i tuberkulinës. Nëse testi është pozitiv, duhet bërë

radiografinë e mushkërive, me mbrojtje speciale të barkut. Nëse në radiografi të

mushkërive nuk shihen ndryshime patologjike dhe shtatëzëna klinikishtë ndihet mirë,

nuk është e nevojshme të bëhet ndarja e të porsalindurit nga nëna dhe ai nuk ka nevojë

për mjekim special nëse mbetet asimptomatik. Tek anëtarët e tjerë të familjes duhet të

bëhen testi intrakutan i tuberkulinës si dhe egzaminimet e tjera të nevojshme.

Në rast kur dyshohet për tuberkuloz të nënës në kohën e lindjes, i porsalinduri duhet

patjetër të ndahet nga nëna deri në realizimin e radiografisë së mushkërive. Nëse

radiografia e mushkërive evidenton procesin patologjik, ndarja duhet të vazhdojë derisa

Page 36: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

36

nëna të egzaminohet detajisht, përfshirë edhe egzaminimin e sputumit dhe evaluimi i

radiografisë, nëse nuk evidentojnë tuberkuloz aktiv, është e arsyeshme të supozohet se i

porsalinduri është në rrezik të ulët për infeksion. Nëna duhet të ketë mjekim adekuat

dhe së bashku me të porsalindurin duhet të përcillet dhe të jetë në përkujdesje të

vazhdueshme.

Kur radiografia e mushkërive të nënës, ose analiza e sputumit, evidentojnë sëmundje

aktive të tuberkulozit merren masa shtesë, me qëllim të mbrojtjes së të porsalindurit.

Profilaksia me Izoniazid tek i porsalinduri është treguar efektive, ashtu që ndarja e tij

nga nëna nuk konsiderohet e detyrueshme. Ndarja e nënës nga i porsalinduri duhet bëre

vetë, nëse nëna duhet t’i nënshtrohet hospitalizimit, ose kur egziston dyshimi se ajo ka

formë rezistuese të tuberkulozit. Profilaksa me Isoniazid te latantët do të duhej të

vazhdonte deri sa kultura e sputumit të jetë negative më pak se 3 muaj. Në këtë kohë,

latantit duhet bërë testin e tuberkulinës. Nëse testi është pozitiv, mjekimi me Izoniazid

duhet të zgjasë 9-12 muaj, kurse në rast se testi është negativ, profilaksia me Izoniazid

ndërpritet. Nëse dyshohet në rezistencë në Isoniazid, ose dyshohet në marrjen e terapisë

nga ana e nënës, duhet të merret në konsiderim ndarja e nënës nga i porsalinduri.

Kohëzgjatja e ndarjes duhet të jetë më së paku për aq sa nëna duhet të jetë jo infektuese.

Antituberkulotikët që duhet përdorur janë; Isoniazidi, Rifampicina dhe Etambutoli.

Përdorimi i Pirazinamidit në shtatëzani ende nuk është i sigurt. Aminoglikozidet dhe

Etionamidi nuk duhet të jepen për shkak të efektit teratogjen.

1.13. TUBERKULOZI TE FËMIJËT ME INFEKSION ME HIV

Shumë raste janë përshkruar me tuberkuloz te fëmijët e infektuar me HIV. Shpeshtësia

e paraqitjes së tuberkulozit tek fëmijët e infektuar me HIV është 30 herë më e lartë, në

krahasim me fëmijët jotë infektuar me HIV në SHBA. Manifestimet klinike të

tuberkulozit te fëmijët e infektuar me HIV janë gjithmonë shumë të rënda, progresive

dhe janë identike me format e rënda jashtë mushkërore të tuberkulozit. Dominojnë

simptomat jospecifike të traktit të frymëmarrjes, temperaturë e ngritur trupore dhe

humbje e masës trupore.

Diagnoza mund të vështërsohet për shkak të manifestimeve klinike të infeksionit me

HIV. Gjithashtu, testi intrakutan i tuberkulinës, në shumicen e rasteve, është negative

për shkak të alergjisë. Shkalla e rezistenës së tuberkulozit në antituberkulotikë është më

e lartë në krahasim me fëmijët e sëmurë nga tuberkulozi të painfektuar me HIV.

Gjithashtu edhe shkalla e vdekshmërisë së këtyre fëmijëve është e lartë.

Page 37: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

37

1.14. MJEKIMI I TUBERKULOZIT

Në të kaluarën tuberkulozi ka qenë sëmundje e pashërueshme, vdekjeprurëse, sidomos

te format e rënda (meningjiti tuberkular, tuberkulozi miliar etj), kurse sot janë të

shërueshme të gjitha format e tij.

Antituberkulotikët, si bazë e mjekimit modern, kanë merita të pakontestueshme për

ndryshimin rrënjësor në evaluimin dhe prognozën e sëmundjes. Parakusht për mjekimin

të suksesshëm të tuberkulozit është diagnoza e herëshme dhe zbatimi i përpiktë i

mënyrës së dhëniës së anti-tuberkulotikëve, që do të thotë kombinim i anti-

tuberkulotikeve, administrimi i drejtë në doza të nevojshme dhe kohëzgjatja e duhur e

mjekimit. Mjekimi i tuberkulozit përfshin;

a. Zbatimin e masave të përgjithshme (higjieno-dietike),

b. Përdorimin e antituberkulotikëve dhe barnave tjera (kortikosteroideve),

c. Masat plotësuese, siç janë imobilizimi te forma osteoartikulare dhe

intervenimet kirurgjike.

1.14.1. Masat e përgjithshme

Ushqimi i fëmijve të sëmurë nga tuberkulozi duhet të jetë i mjaftushëm në sasi dhe

i ekuilibruar në cilësi, duke përmbajtur sasi të mjaftueshme të proteinave, hidrateve të

karbonit, yndyrnave dhe vitaminave, por asnjëherë nuk duhet kaluar në mbipeshë

(adipozitet). Pushimi në shtrat është i nevojshëmvetëm në rast të temperaturës së lartë dhe

me shenja tjera gjatë evaluimit të sëmundjes. Me përmisimin e gjendjes dhe me

regresionin e shenjave radiologjike e klinike pushimi i panderprerë në shtrat nuk është i

nevojshëm. Aktiviteti i lirë fizik, por pa lodhje lejohet pas mjekimit klinik dhe tërheqjes

së shenjave dhe simptomave të sëmundjes. Preferohet aktiviteti fizik i kufizuar, qëndrimi

në ajër të pastër, me kusht që ngarkesa të mos jap lodhje dhe ngritje të temperaturës.

Ndërprerja e aktivitetit dhe pushimi në shtrat për 2-3 orë në ditë është i preferuar.

Pushimi në shtrat, për një kohë të gjatë, siçështë praktikuar në të kaluarën, është i gabuar

dhe i paqëndrueshem. Fëmijët e sëmurë nga tuberkuloziduhet të mbrohen nga infeksionet

interkurrente, siç janë infeksionet virusale ose bakteriale akute. Në përgjithësi fëmijët e

sëmurë nga tuberkulozi duhet vaksinuar sipas kalendarit, me kusht nëse fëmija nuk

gjendet në fazën akute të sëmundjes dhe nëse nuk është në fazën e dobësimit të

imunitetit. Me rëndësi të veçantë është që fëmija të mbrohet nga fruthi dhe kolla e madhe.

Nuk duhet harruar zhvillimin intelektual, psikik dhe edukativ të fëmijës. Fëmijve të

sëmurë nga tuberkulozi duhet mundësuar shoqërimin me të afërmit dhe moshatarët, në

Page 38: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

38

mënyrë që të mos ndihen të vetmuar, në veçanti duhet krijuar kushte për vazhdimin e

shkollimit.

Indikimet për hospitalizimin e fëmijve me tuberkulozë janë; fëmijët me forma të rënda të

tuberkulozit (tuberkulozi miliar, meningjiti tuberkularë, tuberkulozi parësor mushkëror i

ndërlikuar, perikarditi tuberkular, peritoniti tuberkular, tuberkulozi osteoartikuar, etj).

Pastaj latantët me tuberkuloz, fëmijët te të cilët kërkohen egzaminime diagnotikuese të

veçanta (biopsia, bronkoskopia, lavazhi i lukthit), si dhe fëmijët të cilëve duhet dhënë

kortikosteroide. Hospitalizimit u nënshtrohen edhe fëmijët të cilëve u mungojnë kushtet

optimale jetësore në familje, kujdesi, mjekimi i duhur dhe në rastet kur egziston burimi i

infeksionit në familje.

1.14.2. MJEKIMI ME ANTITUBERKULOTIKË

Antituberkulotikët janë të pazëvendsueshëm në mjëkimin e tuberkulozit dhe me

paraqitjen e tyre është bërë i mundshëm mjekimi i suksesshëm i të gjitha formave të

tuberkulozit. Efikasiteti i tyre më i dukshëm ëshë në format akute dhe në tuberkulozin

pasparësor të hershëm, në të cilët shumimi i bacilit është i shpejtë. Në format pasparësore

të vonshme të tuberkulozit antituberkulotikët kanë efekt më të dobët. Qëllimi i mjekimit

është të pengohet zgjerimi i bacileve të tuberkulozit nga vatrat parësore përreth dhe

shërimi i tij. Antituberkulotikët me veprimin e tyre baktericid dhe bakteriostatik bëjnë

sterilizimin e vatrave tuberkulinike dhe eradikimin e bacileve nga organizmi i infektuar.

Për mjekim të suksesshëm terapia duhet filluar sa më heret, në mënyrë të rregullt, me

kohëzgjatje të duhur, me doza të plota që merren një herë në ditë në esëll. Mënyra se si

do të zbatohet mjekimi inicial i sëmundjes ka ndikim të madh në përfundimin e

suksesshëm të mjekimit. Në fazën iniciale kombinohen 3-4 antituberkulotikë për shkak të

pengimit të paraqitjes së rezistencës së bacileve ndaj antituberkulotikëve. Problem

kryesor në zbatimin e mjekimit me antituberkulotik është edhe bashkëpunimi i të sëmurit

në programin e zgjatur farmakoterapeutik.

Në dy dhjetëvjetshat e fundit mjekimi i tuberkulozit ka pësuar ndryshime rrënjësore,

si në suksesin ashtu edhe në kohëzgjatjen e tij. Në të kaluarën mjekimi ka zgjatur 12-18

muaj, kurse tani mjekimi me antituberkulotik zgjat 6 muaj, si alternativë merren 9 muaj.

Sipas protokoleve standard në këtë kohëzgjatje (6 muaj) mjekohen tuberkulozi parësor i

mushkërive, tuberkulozi parësor i gjëndrave limfatike trakeobronkiale me ndërlikimet e

tyre dhe tuberkulozi pasparësor i vonshëm. Për format shumë të rënda si tuberkulozi

konatal (i lindur), tuberkulozi osteoartikular, forma e avancuar e tuberkulozit miliar dhe

meningjiti tuberkular, mjekimi mund të zgjasë 12 muaj. Sot egziston një numër i madh i

antituberkulotikëve që kanë veti dhe efekte të ndryshme. Efikasiteti i tyre vlerësohet me

efektin baktericid, sigurinë e terapisë (raportin në mes dozës terapeutike dhe toksike) dhe

Page 39: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

39

tolerancës së tyre.

Mjekimi standard fillon me dy antituberkulotik (Izoniazid dhe Rifampicinë), në doza

të mjaftueshme me kohëzgjatje prej 6 muajsh. Në vitet e fundit për shkak të paraqitjes së

rezistenceës së bacileve ndaj Izoniazidit dhe Rifampcinit, preferohet mjekimi me 3

antituberkulotikë (Izoniazid, Rifampicin dhe Pirazinamid), 2 muaj, kurse 4 muajt vijues

me 2 antituberkulotikë (Izoniazid dhe Rifampicin). Propozimet më të reja për mjekimin e

tuberkulozit janë për mjekim 6 mujor; në 2 muajt e parë zakonisht jepen 4

antituberkulotik (Izoniazidi, Rimpfamicin, Pirazinamidi dhe Etambutoli), kurse 4 muajt

vijues jepen vetëm 2 antituberkulotike (Izoniazidu, Rimfampicina). Në rast nevoje mund

të përdoren barna të tjera sipas rezultateve të ndjeshmërisë të bacileve.

Protokolli më i përshtatshëm mendohet se është përdorimi i antituberkulotikëve;

Izoniazid, Rifampicina, Etambutoli dhe Streptomicina për 2 muaj, të cilët duhet vazhduar

edhe për 4 muaj, por vetëm Izoniazidi dhe Rifampicina. Studimet e bëra kanë treguar

rezultate të mira deri në 95 % të rasteve.

Gjatë mjekimit duhet përcjellë disa analiza laboratorike dhe radiologjike. Para fillimit të

mjekimit duhet bërë egzaminimi bakteriologjik i sputumit ose lavazhi i lukthit për 6 ditë

me radhë, ku analizohet ndjeshmëria e bacileve në antituberkulotikë. Përcillen

sedimentimi i eritrociteve, transaminazat, hemogrami, urina etj. Me kujdes vështrohen

efektet anësore toksike tëantituber;itikëve tek i sëmuri.

Mjekimi i fëmijëve me antituberkulotikë paraqet problem kur infeksioni është me

tipe rezistuese të shumfishtë. Rezistenca mund të jetë parësore dhe dytësore.

Rezistenca parësore. Rreth 1 % të bacileve të tuberkulozit, të cilat kurrë nuk kanë qenë

në kontakt me antituberkulotikët, mund të jenë rezistues në ndonjë antituberkulotikë.

Mutacionet spontane janë rezistuese në ndonjë antituberkulotikë paraqiten me një

shpeshti prej 107 − 1011.

Rezistenca dytësore. Paraqitet kur, për shkak të mjekimit joadekuat, favorizohen bacilet e

tuberkulozit me rezistencë parësore. Mjekimi bashkëkohor i tuberkulozit ballafaqohet me

problem të mëdha të seleksionimit të mutantëve rezistues të bacilit të tuberkulozit.

Domethënë se, ne mesin e bacileve të tuberkulozit, të cilët e kolonizojnë një kavernë

tuberkulare, gjenden format rezistuese parësore në ndonjë antituberkulotik.

Si tipe rezistuese të shumëfishta llogariten ato tipe të bacileve, të cilat janë rezistues në

Izoniazid dhe Rimpfamicinë. Në vitet e fundit brengosje të madhe kanë shfaqur SHBA

dhe Evropa, sidomos për shkak te kombinimit të tuberkulozit me infeksionin me virusin e

imunodefiçencës (HIV). Shoqata Pulmologjike Amerikane dhe Akademia Pediatrike

Amerikane, te dyshimi për rezistencë të shumëfishtë të bacileve, propozojnë fillimin e

mjekimit me 4 antituberkulotik në kohëzgjatje prej 2 muaj, pas kësaj kohe mjekimi

adaptohet sipas analizave mikrobiologjike për rezistenë të barnave. Përveç Izoniazidit

Page 40: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

40

jepen edhe dy barna në të cilën bacili është i ndjeshëm në kohëzgjatje prej 12-18 muaj.

Për sukses të plote të mjekimit duhet pasur bashkëpunim me të sëmurin. Terapia me doza

jo të plota, me ndërprerje të mjekimit pa dyshim është i pavolitshëm. Për zgjedhjen e këtij

problem në SHBA është propozuar në DOT (ang. Direct Observation Therapy) që dmth

përdorimi i barnave me mbikëqyrje të drejtpërdrejtë dhe aplikohet në; klinika, spitale,

ambulance ose në shtëpi. Ky program përdoret edhe tek ne në Kosovë. Antituberkulotikët

jepen çdo ditë në fazën inicialë gjatë 2 muajve, pastaj vazhdohet me dhënien e tyre 2-3

ditë në javë në doza të dyfishta (Izoniazidi, Pirazinamidi dhe Etambutoli), kurse doza

mbetet e zakonshmë për Rifampicinën dhe Streptomicinën. Ky program është treguar i

suksesshëm dhe më i lirë në krahasim me programet e tjera. Në vendin tonë përdoret

programi DOT nga viti 2002 dhe mund të vërehen efektet positive në mjekimin e

tuberkulozit në përgjithësi. Antituberkulotikët që përdoren më së shpeshti për mjekimin e

formave të ndryshme të tuberkulozit janë prezantuar në tabelen 1.7

Emri i

antituberkulotik

ut

Doza ditore

kg/MT

Doza

maksimale

Mënyra e

përdorimit

Efektet ansore

Izoniazidi

(INH)

10-15 mg/kg

MT në ditë

300 mg

në ditë

PO

IM

IT

Hepatotoksik, neuritis

periferik

më rrallë konvulzionë

AST

ALT

Rifampicina

(RFM)

15-20 mg/kg

MT në ditë

600 mg

në ditë

PO

IV

Rrit veprimin toksik në

mëlqi të izoniazidit,

ndryshime të lehta

gastrike , ngjyrosja e

urinës , reaksione

febrile.

AST

ALT

Pirazinamidi

(PZA)

20-40 mg/kg

MT në ditë

2 g

në ditë

PO Hepatotoksik,

hiperuricemi, artralgji

Acidi uric

AST

ALT

Etambutoli

(EMB)

15-25 mg/kg

MT në ditë

2.5 g

në ditë

PO Neurit retrobulbar të

nervit optic, reaksione

alergjike

Egzaminimi

Oftalmologj

ik

Streptomicina

(STM)

15-25 mg/kg

MT në ditë

1 g (i ndarë

në dy doza)

IM Audiometri

a urea dhe

kreatini Tabela 1.7 Antituberkulotiket për mjekimin e tuberkulozit (doza, mënyra e përdorimit efektet anësore dhe

parametrat që duhen përcjell.

Page 41: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

41

1.15 Studim rasti

Të dhënat subjektive: Pacientja F.G. mosha 55 vjeçare e gjinisë femrore me

vendbanim në fshat, e martuar, me gjendje ekonomike sociale të mirë, amvise, me

peshë 70 kg dhe gjatësi 1.64 cm.

Të dhënat historike: Nga marrja e anamnezës infermierore,pacientja mohon sëmundje

të karakterit heriditar, nuk konsumon duhan, ky është hospitalizimi i dytë. Hospitalizimi

i parë ishte bërë para katër viteve nga diagnostikimi: Hipertension arterial.

Gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar në përmasa të mëdha një javë para

hospitalizimit dhe pacientja indikohet për hospitalizim në Kliniken e Sëmundjeve të

Mushkërive.

Të dhënat aktuale: nga anamneza kryesore e marrur është konstatuar se pacientja

hospitalizohet nё QKUK në Prishtinë në Klinikën e Sëmundjeve të Mushkërive, referuar

nga QKMF në Lipjan me diagnozë: Pleuro-pneumonia lat.dex: dhembje në anën e djathtë

të krahërorit,vështërësi në frymëmarrje, temperaturë tё ngritur,kollë me

sputum,plogështi,humbje në peshë.

Terapia e ordinuar nga QKMF: Sol. Ringer 500 ml 1x1

Amp. Beviplex 1x1

Amp.Lasix 40mg 1x1

Amp.Diclofenac 75 mg 1x1

Të dhënat objektive -pacientja F.G. pranohet në Klinikën e e Sëmundjeve të

Mushkërive e cila ankohet për dhembje të mëdha dhe të padurueshme nё anën e djathtë

tё krahërorit, frymëmarrje të vështirësuar, temperaturё tё ngritur, lodhje dhe kollë me

sputum.

Egzaminimi infermieror-Nga ndërhyrjet e varura dhe të pavarura infermierore

Page 42: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

42

rezultatet e ekzaminimit mjekësor dhe infermieror të pacientës ishin:

• Tensioni Arterial : 140/90 mmHg,

• Temperatura: 38.1°C aksilare,

• Respiracioni: 20-24 fre /min,

• Pulsi: 88 fre/min,

• Glikemia: 5,5mml/L,

• EKG – nuk u paraqit ndonjë ndryshim ischemik.

• Rtg,mushkërive-pamje për pneumoni në lobin inferior të mushkërisë së djathtë.

• Prezente kolla me sputum.

• Lëkura e pacientes ishte e djersitur.

• Ngjyra e urinës: e turbullt.

Nga rezultatet e analizave kuptuam se pasqyra e gjakut flet për këto vlera:

-Eritrocite 4.1

-Leukocite 13.3

-Hemoglobina 101

-Trombocitet 162

-Hematokriti 26

-Ekzaminimi i urinës

pamja e kthjellët

ngjyra e verdhë

reaksioni acidike

Gjendja psikologjike - E stresuar, e orientuar gjatë komunikimit dhe e frikësuar rreth

sëmundjes. Disponimi ishte i ulur ose humbje interesi që shoqëroheshin me ulje të

energjisë, ndryshim të oreksit, ndryshim te peshës dhe gjumit, ndjenje të fajit apo

pavlefshmërisë.

Të gjitha të dhënat e pacientes janë dokumentuar në kartelën infermierore dhe në historiatin

Page 43: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

43

e sëmundjes.

Data e hospitalizimit: 07.10.2020

Data e lëshimit: 18.10.2020

Mënyra e të ushqyerit të pacientes F.G.Pacientja F.G rrëfen se ajo ushqehet zakonisht

me ushqim që përgatitet në shtëpi, më shumë i preferon gjellërat, i pëlqejnë brumërat, nuk

pi shumë lëngje.

DIAGNOZA INFERMIERORE-Nga gjendja psikologjike e pacientes dhe nga marrja e

të dhënave objektive, subjektive,historike dhe aktuale infermierore vendosen këto

diagnozainfermierore për të cilat nevojiten trajtime të veçanta gjatë kujdesit të mëtejshëm

të pacientës:

➢ Dëmtim i shkëmbimit të gazeve për shkak të sekrecionit pulmonar,

➢ Rrezik për humbje të volumit të lëngjeve,

➢ Dhimbje akute për shkak të inflamacionit të lokalizuar,

➢ Frikë,

➢ Dëmtim i kavitetit oral,

➢ Stresi për shkak të qëndrimit te gjatë ne spital.

PLANIFIKIMI INFERMIEROR

Pasi mblodhëm të gjitha të dhënat dhe përfunduam vlerёsimin, kemi caktuar diagnozёn

infermierore dhe kontrollimin rutinor të mjekut, paraqitëm objektivat dhe prioritetet

infermierore ndaj pёrkujdesit tё pacientes:

• Mbajtja e rrugëve respiratore të lira,

• Ruajtja e ekuilibrit adekuat të lëngjeve.

• Lehtësimi i dhembjes,

Page 44: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

44

• Largimi i frikës,

• Edukimi i pacientes rreth higjienës orale,

• Largimi i stresit.

Këto masa merren me qëllim të evitimit të problemeve aktuale dhe të parandalohen

problemet tjera në mënyrë që pacientja te ketë shëndet më të mirë dhe jetë më të

shëndoshë pas hospitalizimit.

GJENDJA E PACIENTES - Gjendja e pacientës ёshtё përsëri jo e mirё, ka dhembje,

ankohet pёr dhembje nё krahëror nё anёn e djathtё, është e shqetësuar dhe ka frikë. Ajo

rrëfen se gjatë natës ka vështërësi në frymëmarrje, temperaturë dhe djersitje.

Shenjat vitale :

o Temperatura: 37.8°C ,

o Frekuenca respiratore: 20-22fre/minutë

o Pulsi: 86 fre/minutë

o Tensioni Arterial :130/80 mmHg,

o EKG – nuk u verejt ndonjë ndryshim ischemik,

o Pulmo në askultim dëgjohet kërcitje në të tretën e poshtme të anës së djathtë.

Pasi është bërë matja e shenjave vitale duhet sqaruar pacientes rëndësia e marrjes së

terapisë si dhe aplikimi i rregullt i saj.

Terapia e ordinuar nga mjeku pёr kёtё periudhё ёshtё:

-Sol NaCL 0.9% 500ml 2x1(i.v)

-Sol Glukoz 5% 500ml 1x1(i.v)

-Amp. Cephtriaxon 1 gr.cdo 12 h (i.v)

-Amp.Lasix 20 mg 1x1 (i.v)

-Amp.Fraxiparin 0.3 ml cdo 24 h (s.c)

Page 45: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

45

-Amp. Diklofen 75 mg S.N (i.m)

-Amp Gentamicin 160 mg 1x1(i.m)

-Tab.Centrum 2x1 drag.

-Tab.Enap 10mg 1x1/2 per O.S

ZBATIMI INFERMIEROR

Duke realizuar këto ndërhyrjet infermierore synojmë në ruajtjen e rrugëve ajrore të

pastra, ruajtjen e ekuilibrit adekuat të lëngjeve, lehtësimi i dhimbjes, largimin e frikës,

edukimin e pacientes rreth higjienes orale dhe largimin e stresit.

Mbajtja e rrugëve respiratore të lira- Mbajtja pastër e rrugëve ajrore është një objektiv

shumë e rëndësishëme e infermieres dhe një ndër primaret gjatë kujdesit shëndetësor për

pacientët më veshtërsi në frymëmarrje. Duke ditur pasojat që mund të ndodhin nëse

mblidhet sekrecioni në rrugët e frymëmarrjes, atëherë duhet çdo dy orë të bëhet pastrimi

dhe lirimi i rrugëve të frymëmarrjes nga sekreti i mbledhur. Fillimisht informohet

pacientja për këtë intervenim, i shpjegohet procedura e pastrimit, i tregohet rëndësia e

këtij intervenimi dhe çdo dy orë bëhet pastrimi dhe lirimi i rrugëve të frymëmarrjes me

këtë teknikë.

Teknika stimuluese e kollës: Një kollë e efektshme ruan të pastra rrugët ajrore, duke

nxjerrë sekrecione nga rrugët e sipërme dhe të poshtme ajrore. Me këtë teknik pacientja

ndërmerr një frymëmarrje të ngadaltë, të thellë dhe e mban aty për dy sekonda ndërsa

kontrakton muskujt respirator. Më pas pacientja kollitet disa herë. Përmes kësaj teknike

bëhet pastrimi i rrugëve ajrore.

Ruajtja e ekuilibrit adekuat të lëngjeve

Ndryshimet në ekuilibrin hidrik kanë pasoja serioze për organizmin. Mushkërit luajnë rol

të rëndësishëm në rregullimin e ekuilibrit hidrik. Normalisht, sasia e ujit të eliminuar

nëpërmjet respiracionit është shumë e kufizuar. Pavarësisht nga kjo, kur rritet frekuenca e

respiracioneve dhe thellësia, sasia e ujit të humbur nëpërmjet kësaj rruge po ashtu rritet.

Prandaj duhet të monitorohet me saktësi sasia e lëngjeve qe merret dhe sasia e lëngjeve

që eliminohet nga infermieria.

Informohet pacientja për proceduren, marrja e pëlqimit të saj, shpjegoj cilat ushqime

konsiderohen si lëngje, si p.sh qumështi, lëngjet e frutave, supa, çaji.

Pastaj pyetet pacienti nëse ka pirë lëngje të tjera ndërmjet vakteve të ngrënies dhe

shënohet sasia e tyre. Në llogaritje do të përfshihet dhe uji që merret bashkë me

Page 46: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

46

medikament. Llogaritja përfshinë vëllimin e përgjithshëm të lëngjeve intravenoze.

Mblidhet shuma e llogaritjevë në përfundim të çdo turni (cdo 8 ose12 orë) dhe kjo shumë

dokumentohet në dosjen e pacientës.

Llogaritet çdo nxjerrje, zbraset urina në enën matëse,vëzhgohet dhe shënohet sasia, si dhe

koha e nxjerrjes në fletën e formularit të bilancit hidrik.

Krahasohet shuma e lëngjeve të nxjerra më shumën e lëngjeve të marra dhe shihet nëse

ka ndonjë ndryshim në ekuilibrin hidrik.

Dhe largimi i sputumit. Kjo metodë aplikohettek pacientja çdo 2-3 orë.

Lehtësimi i dhembjes

Menaxhimi efektiv i dhembjes, jo vetëm redukton diskonfortin fizik, por gjithashtu

përkrahë mobilizimin e hershëm, qëndrimin për një kohë të shkurtër në spital.

Për shkak se pacientja rri e shtrirë në anën e prekur, me këtë kufizohen lëvizjet

respiratore të kësaj ane, kështu dhembja bëhet më e lehtë. Por shpesh herë në këtë pozitë

afrohen pleurat aq shumë njëra me tjetrën sa që dhembja shtohet.

Për shkak se dhembja është më e shprehur gjatë natës pacientja nuk mund të pushoj.

Pacientja këshillohet që mos të rrijë e shtrirë në anën e prekur nga sëmundja, pastaj

ngritet pjesa e eperme e shtratit për të zvogluar shtypjen intrakraniale dhe për te paksuar

dhembjen.

Ipen analgjetikët siq janë përshkruar nga mjeku dhe monitorohet efekti i tyre si

reakcionet e pa dëshirushme eventuale te analgjetikut. Po ashtu plotësim për menaxhimin

e dhembjesështë aplikimi i terapisë jofarmakologjike si: duke bërë masazh, aplikimi i

kompresave të ngrohta ose të ftohta për ta nxitur shërimin, teknika e relaksimit.

Largimi i frikës

Shumë gjendje frike që provon i sëmuri mund të parandalohen duke larguar shkaqet e

mundshme të frikës. Gjatë vizitave rutinore tek pacientja dhe gjatë bisedës së herëpas

herëshme me të, ajo bëri të qartë të kuptohet se ka frikë se sëmundja do i vazhdojë një

kohë të gjatë dhe se nuk shpreson në shërimin e saj.

Ky shqetësim shkakton më tepër stres tek pacientja dhe ishte një problem që duhet

evituar duke u kujdesur vazhdimisht dhe duke kaluar më shumë kohë me të. Qëllimi ishte

që të krijohet siguri dhe besim tek ajo, për ta bindur se gjithcka do të shkojë mirë duke i

ofruar këshilla dhe sqarime të nevojshme rreth gjendjes së saj.

Duke i dëgjuar brengat dhe shqetësimet e saj ishte e nevojshme që të bëhet një

komunikim më i mirë me të duke i treguar dhe duke u munduar që ta bindim atë se nëse

Page 47: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

47

ajo do t’u përmbahet të gjitha këshillave dhe rekomandimeve të ofruara nga ne dhe

mjeku, nuk do të ketë nevojë për ndonjë shqetësim për shkak të shfaqjes së sërishme të

semundjes.

Ajo që i ka ndihmuar pacientes për të larguar këtë lloj frike ishte kontakti me pacientet

tjera në dhomën ku ajo ishte e shtrirë të cilat ishin ballafaquar me po këtë sëmundje.

Ato ishin në gjendje shumë të mirë shëndetësore nga një kujdes i mirë që ju është bërë,

gjë që pacientës ky fakt i jepte shpresë për shërim.

Edukimi i pacientes rreth higjienes orale

Kur një person është i sëmurë, ai zakonisht ka më pak rezistencë ndaj infeksionit. Për

pasojë prania e baktereve patogjene në mjedisin e jashtëm përbën një kërcenim për

shëndetin.

Kujdesi për gojën

Higjiena e mirë e gojës është e domosdoshme për shëndetin dhe mirëqenien sepse

mënjanohen infeksionet e gojës dhe të gjëndrave parotide.

Gjendja ushqyse e pacientës ndikon në gjendjen e shëndetit të gojës së saj. Marrja e

përshtatshme hidrike dhe rregjimi i ekuilibrit ushqyes, ndihmon në parandalimin e

sëmundjeve të gojës dhe mishrave të dhëmbëve. I shpjegohet se kujdesi për gojën është i

domosdoshëm për të pasi ajo mbanë proteza dhëmbësh dhe më pas ajo pas çdo shujte ka

pastruar protezat.

Për freskimin e gojës mund të përdoren solucione si p.sh : fiziologjike, bikarbonatet, ujë i

oksigjenuar.

Fillimisht hiqet proteza e sipërme,vendoset në gotë me ujë dhe më pas hiqet proteza e

poshtme. Larja e tyre bëhet me pastë dhëmbësh dhe shpërlahet me ujë të ftohtë. Pasi

pacientja i heqë protezat para fjetjes, i siguroj enën e veçant për vendosje. Në enë

shënohet: emri i pacientës, numri i shtratit dhe i dhomës për tu sigurar që ato të mos

humbasin apo të ngatërrohen.

Stresi për shkak të qëndrimit të gjatë në spital

Trajtimi mjekësor për shërimin e pneumonisë mund të zgjasë disa ditë apo edhe javë.

Prandaj, për këtë arsye pacientja ankohej se është mërzitur nga qëndrimi i gjatë në spital

dhe kërkon që sa më shpejtë të lirohet nga spitali.

Pacientës i ipen këshilla të nevojshme për evitimin e këtij stresi që e kishte kapluar duke i

thënë se do të përmirësohet edhe më shumë gjendja shëndetësore e saj nëse ajo do të

kishte durim të qëndronte për aqë sa është e nevojshme dhe për aq sa mjeku e vlerëson

gjendjen e saj të përmirsuar.

Page 48: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

48

EVALUIMI INFERMIEROR

Pacientja F.G. në përgjithësi ndihet më mirë, nuk ka më dhembje në krahëror dhe

vështërësi në frymëmarrje dhe ndonjë shqetësim tjetër. Të gjitha këshillat dhe

rekomandimet e dhëna kanë rezultauar të sukseshme duke e bërë atë të ndihet më mirë

dhe pa brengat e mëparshme.

-Pas pastrimit të rregullt për largimin e sputumit nga rrugët e frymëmarrjes nuk vërehen

vështërësi ne frymëmarrje në krahasim me ditët e para të hospitalizimit.

-Pas monitorimit të vazhdushëm të marrjes dhe largimit të lëngjeve dhe aplikimit të

duhur të sasisë së lëngjeve është ruajtur ekuilibri adekuat i lëngjeve.

-Pas menaxhimit të dhembjes pacientja tani mund të fle e qetë.

-Pasi i janë dhënë këshillat rreth higjienës orale dhe rëndësisë së saj,vërehet gjithashtu një

përmirësim i dukshëm i zgavrës së gojës dhe strukturave përreth saj.

-Ajo rrëfen se tani pas përmirësimit të saj nuk ka frikë nga shfaqja e sërishme e

sëmundjes dhe se dëshiron që të kthehet sa më parë në shtëpi.

Pacientja F.G. pas trajtimit 11 ditor në Klinikën e Sëmundjeve të Mushkërive e

diagnostikuar me Pneumonia lat.dex, gjëndja e saj shëndetsore është e përmirësuar

dukshëm prandaj nuk ka nevojë për ndonjë trajtim mjekësor apo infermieror adekuat për

këtë arsye lëshohet nga spitali.

Derisa ishte e shtrirë në spital, pacientës i largohet kanila në ditën kur është lëshuar nga

klinika. Pacientës iu ordinua trajtimi medikamentoz i rekomanduar nga pulmologu:

Tab.Cipronatin 500 mg 2x1

Centrum 2x1 drag.

Page 49: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

49

PËRFUNDIMI

Pacientja F.G. e moshës 55 vjecare, amvise,e pranuar në Klinikën e e Sëmundjeve të

Mushkërive në Prishtinë është diagnostikuar me Pneumonia lat.dex. Fillimisht gjendja e

saj shëndetësore ishte mjaft e rëndë për shkak të natyrës së sëmundjes, mirëpo me

shërbimet e ofruara nga ekipi mjekësor ajo tani është në gjendje mjaft të mirë

shëndetësore dhe nuk ankohet për ndonjë problem apo pakënaqësi. Gjatë gjithë kohës

pacientës i ofrohen këshilla për ndryshim të stilit të jetesës. Këshillohet që terapinë e ordinuar

nga mjeku që ta perdorë rregullisht.

Gjatë lirimit pacientës i janë përshkruar ilaqet që duhet të përdoren në përputhje me receten e

përshkruar.

Shmangia e ekspozimit në mjediset ku pihet duhan.

Në rast se ka temperaturë më shumë se 38’C duhet menjëherë të lajmërohet tek mjeku.

Gjithashtu, duhet tu përmbahet këshillave të ofruara rreth ushqimit duke ju shmangur ushqimit

me kolesterol, kripë dhe duhet të konsumoj më shumë fruta dhe perime.

Page 50: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

50

Qellimi i punimit

Duke e ditur që tuberkulozi është një smundje serioze ngjitëse dhe shkaktohet nga

bakteria M. Tuberculosis. Sëmundja mund ti përfshij të gjitha organet e trupit, por më së

shpeshti mushkërit. Me rëndesi është zbulimi sa më i hershem prandaj edhe qëllimi i këtij

punimi është ti njoftojmë njerzit rreth këtyre simptomave. Me shërim të hershem dhe të

duhur tuberkulozi mund të sherohet.

Grupet e caktuara janë të detyruar të bëjnë kontrollin për tuberkuloz. Kjo vlen posaqërisht

për personat që vijnë nga vendet ku tuberkulozi është i zakonshëm. Kontrolli nënkupton

një test gërvishtje lëkure dhe një provë gjaku, si dhe radiografi e mushkërive për personat

mbi 15 vjec.

• ta zbuloj sa më heret sëmundjen të ofroj shërim dhe të pengoj përhapjen

• të gjej personat që janë me tuberkuloz, të parandaloj sëmundjen

•të ofroj vaksinim kundër tuberkulozit (BCG) përsonave të cilët nuk janë të infektuar dhe

të cilët nuk janë të vaksinuar.

Përmës këtij punimi dua që ti informoj rreth simptomave të sëmundjes dhe asaj se si

njerzit duhet të kenë kujdes kur atakohen me këtë sëmundje. Edukimi shëndetësor është

me shumë rëndesi.

Page 51: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

51

Referencat

1. Aleksander & Sashaneka Sallabanda; Antibiotikët dhe përdorimi i tyre, Tiranë,

2005

2. Fanconi- Wallegren ; Udzbenik Pediatrije, Beograd-Zagrep, faqe 505-525

3. Azemi M & Ismail Jaha V. me bashkëpuntorë, Pediatria dhe kujdesi infermieror,

Prishtinë, Fakulteti i Mjekësisë

4. Casopis udruzenja lekara zaplucne bolesti i tuberkuloze, Novosti bakterioloskoj

diagnostici tuberkulose, Zagrep, 1998

5. Dusko Mardisic i suradnici; Pediatrija (osmo izmenjeno i dopunsko izdanje),

Zagrep, 2000, faqe 477-494

6. Stenoje Srefanovic: Specijalna Klinicka fiziologjia Beograd-Zagrep, 1979 faqe

370-381

7. Report of the committee of Infectious Diseases, Red book ( Twenty- sixth

editions,2003

8. Trajtimi i tuberkulozit, strategjia DOTS, udhërrëfyes, Prishtinë, 2007

9. Nelson Textbook of Pediatrics, 18𝑡ℎ edition 2007, faqe 1240-1259

10. Milorad Velisavlejic, Danica Kora,c, Miro Juretic; Klinicka Pediatrija, Beograd –

Zagreb, faqe 543-558

11. Dusan Popovac ; Bolesi Pluca (IV dopunjeno izdanje), Beograd,1996

12. Evda Vereqka & Luljeta Sërbo-Kotta : Sëmundjet e traktit të frymëmarrjes të

fëmijet Tiranë 2005, faqe 191-204

Page 52: PUNIM DIPLOME · 2020. 12. 28. · Amp-Ampulla INH – Isoniazidi RIF - Rifampicina PZA – Pirazinamidi ... Për fat të keq, në fundin e shekullit XX paraqitja e tuberkulozit edhe

52

Emri Arian

Mbiemri Bytyqi

Ditëlindja 28.01.1997

Vendbanimi Suharek

Kombësia Shqipëtar

Nënshtetësia Kosovar

Shkollimi i mesëm Stomatologji, “SHMML” Luciano

Motroni , Prizren

Shkollimi Universitar Bachelor – Infermieri e përgjithshme në

Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i

Gjakovës ”Fehmi Agani“ 2015 deri në

mbrojtjen e kësaj teme

Programi Infermieri

Statusi I rregullt

Nr. ID 1247929211

Njohja e Gjuhëve Gjuhë Gjermane dhe Gjuhë Angleze

E-mail [email protected]