punim diplome - edukimi.uni-gjk.org diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të...

33
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI “ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: “Metodika e Mësimit të Këngës” Mentori: Kandidatja: Prof.ass. Msc.Mimoza Kurshumlia Albiana Kelmendi Gjakovë, Korrik 2018

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

109 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI “

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: “Metodika e Mësimit të Këngës”

Mentori: Kandidatja:

Prof.ass. Msc.Mimoza Kurshumlia Albiana Kelmendi

Gjakovë, Korrik 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

2

Ky punim dioplome u mbrojt më _______________ para komisionit vlerësues në përbërje:

1. _________________ Kryetar

2. _________________ Anëtar

3. _________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ___________________

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

3

PËRMBAJTJA

FALENDERIME DHE MIRËNJOHJE………………....……………….……………………4

ABSTRAKT…………………………………………………………….………………………..5

HYRJE……………………………………………………………………………….…………..6

Zhvillimi historik i edukimit muzikor…………..………………………………………….....7

Të dhëna për zhvillimin e edukimit tonë muzikor……………………………….………...…8

Metodika…………………………………………………………………………….…………..10

Qëllimi dhe Objektivat e Edukimit Muzikorë Parashkollorë (Parafillorë)……................12

Edukata Muzikore……………………………………………………………………………...13

Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike…………………………...………………………15

Këndimi……………………………………………………………………………………….....16

Përdorimi i instrumenteve në këngë…………………………………………………...……...20

Rezymeja………………………………………………………..……………………….…...30-31

Referencat………………………………………………………………………………..…. 32-33

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

4

FALENDERIME DHE MIRËNJOHJE

Për realizimin e temës së diplomes, kam gjetur mbështetje nga njerëz shumë të veqantë për mua,

që dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen time të përzemërt.

Dua të shpreh falenderime të veqanta për Prof. Ass.Msc. Mimoza Kurshumlia, që me udhëzimet,

këshillat, përkushtimin e saj dhe me mbështetje profesionale dhe morale më ka ndihmuar për

realizimin e saktë të punimit të diplomes duke ma lehtësuar peshën e punës.

Falenderoj shoqërinë e cila më ka ndihmuar dhe më kanë ofruar përkrakje maksimale prej fillimit

e deri në mbarim.

Falenderimi për të cilin është e vështirë të gjejë fjalët më me peshë, fjalët që shprehin

mirënjohjen time të pafund për përkrahjen, motivin, mbwshtetjen e pakushtëzuar, i dediktohet

familjes sime.

Familja ime, prindër të dashur që gjithmonë jeni munduar të më udhëzoni drejtë rrugës sa më të

drejtë, ju falenderoj pafundësisht për qdo gjë që më keni dhënë sidomos dashurinë, edukimin dhe

përkrahjen në qdo hap të jetës.

Pa ju, nuk do e kisha arritur këtë sukses kaq të rëndësishëm për mua, andaj ju jam pergjithmonë

miërnjohëse.

Gjakovë, Korrik 2018

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

5

ABSTRAKT

Në këtë temë diplome do të trajtohet metodika e mesimit të këngës, temë kjo mjaftë e rëndësishme për t’u studiuar. Si fillim do të flas për zhvillimin historik të Edukates Muzikore, duke ofruar të dhëna për zhvillimin e edukimit muzikor. Më pas do të vazhdojë me metodiken- si një mënyrë dhe formë e veprimit në punën mësimore me anë të ligjerimit. Historikun e metodologjise si dhe metodat e mesimdhënies në klasë. Poashtu, punimi do të ofrojë të dhëna mbi objektivat e edukimit muzikor parashkollorë, si psh nxitjen e emocioneve pozitive, inicimin e interesimit për muzikë, kultivimin e spontanitetit të të shpehurit muzikorë etj. Rëndësia edukativo-arsimore e muzikës poashtu do të elaborohet. Këndimi poashtu do të zgjerohet si temë, duke diskutuar se qfarë rëndësie ka kënga në edukimin dhe arsimimin muzikor, cila këngë duhet të mësohet dhe me qfarë procedure metodike. Për më shumë, do të spjegohen edhe format e përjetimit të këngës, si: përjetimin e këngës përmes demostrimit, përvetësimin e këngës, përkryerjen artistike të këngës, përdorimin e instrumenteve në këngë, përpunimin e ritmit, melodisë, vargjeve etj. Si përfundim në temë janë paraqitur disa foto nga praktika me nxënësit e nivelit parashkollorë gjatë kohës së studimeve, si dhe plan programi mësimorë gjatë një dite të praktikes.

Fjalët kyçe:

1.Zhvillimi

2.Metodika

3.Muzika

4.Këndimi

5.Fëmijë

Albiana Kelmendi

Korrik, 2018 – Gjakovë.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

6

HYRJE

Trajtimi metodik i qështjëve, proceseve, dukurive, që i përkasin arsimimit muzikor të

përgjithshëm, përkatesisht mësimit te muzikës, është bërë në mënyrë teoriko-praktike, aq sa e

lejon natyra e metodikes si disipline shkencore me karakter aplikativ, prandaj është proceduar në

mënyrë komplementare shtjellimi teorik dhe mundwsia e zbatimit praktik. Duhet përmendur

fakti se brenda lëndës së metodikës disa tema vetvetiu qojnë më natyrshem në trajtimin më të

theksuar teorik, kurse disa kanë natyrë më të theksuar praktike.

Trajtimi i dukurive mësimore në punën praktike të studentit-mesimdhenesit të ardhshëm, duhet

të realizohet duke i’u përmbajtur parimit prijes të dijes të njohjes në art, që është përjetimi, pra

dukuria më parë duhët të përjetohet emocionalisht e pastaj të arrihet njohja e vetdijshme për të

përfunduar me interpretim të vetëdijshëm. Këto parime janë marrë si konstante, të qëndrueshme,

përtej lëvizjeve në aktualitetin momental si në zgjedhjen e përmbajtjeve për trajtim, ashtu edhe

për metodologjinë e realizimit të tyre. Mirëpo, kjo është bërë duke lënë hapesirë për modalitet

dhe liri krijuese, ashtu siq e kërkon arti.

Duke e ndjekur këtë procedure metodike muzikore në kuptimin se përvetsimi i dukurive dhe i

fenomeneve muzikore duhet të mbështetët në perjetimin emocional, nënkupton se edhe në bazën

e ushtrimit të shkathtësive dhe të shprehive muzikore qëndron emocioni si proces nismëtar, mbi

të cilin ato ushtrohen dhe përvetsohen. Metodika e edukimit dhe arsimimit muzikor është

realizuar nëpërmjet procedurave me tërheqëse të bazuara në aktivitetin e plotë emocional-

psikologjik, intelektual dhe fizik të nxënësve.

Metodologjia e edukimit edhe e arsimimit të ndjenjës melodike është bazuar pikëspari në

këngën, përkatësisht në këndimin, gjithashtu edhe në ushtrimin e intonimit, për arsye se intonimi

është shumë i rëndësishëm në këndim.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

7

ZHVILLIMI HISTORIK I EDUKIMIT MUZIKOR

Artet gjithnjë, që nga fillimet e jetës shoqërore të njeriut, kanë luajtur rol të rëndësishëm.

Posaqerisht arti muzikor ka qenë i pranishem në shfaqjet e ndryshme jetësore, sepse ai zinte vend

të ndryshëm. Nëpërmjet këngës njerëzit luste perënditë që të sillnin shi, diell, të kishte gjueti të

bollshme të tjera. Në këtë rend shoqëror përvoja e të rriturve bartej në brezat e rinj brenda jetës

familjare dhe gjatë vetë procesit të punës.

Sikurse për muzikën, ashtu edhe për edukimin muzikor, në komunitetin e parë nuk ka të dhëna

konkrete, kështu që vetëm nëpërmjet kërkimeve krahasimtare mund te flitet për kulturen

muzikore të asaj kohe. Përdorimi dhe zhvillimi i instrumenteve muzikore ne Greqi, Romë dhe

Etruria qëndron në shkallën e kontrastit të zhvillimit të kulturës së këtyre vendeve. Instrumentet

e asaj kohë ishin relativisht të thjeshta dhe në të vërtetë ishin huazuar nga kulturat e tjera.

Instrumenti primar ishte Lira, muzikantet e përdornin për t’i thurur këngë zotit. Instrumente të

tjera të përdorura në këto vende përfshinin harpat vertikale, të trashëguara nga orienti, lahuta nga

Egjiptianet, lloje të ndryshme fyejsh dhe organosh, te cilat u luajtën fillimisht nga gratë.1

Grekët e vjetër, muzikës i kushtonin vënd të rëndësishëm në sistemin e tyre edukativ. Muzikën e

trajtonin në prizmin e funksionit etik, të bindur në fuqinë ndikuese që ka ajo në njeriun. Të

grekët, nocioni muzikë kishte kuptim më të gjerë arsimor (disa disiplina), prandaj dhe Platoni

shprehej: “Sa më e mirë të jetë muzika në shtet, më i mirë do të jetë edhe shteti.” Qellimi i

edukimit muzikor ishte arritja e harmonisë shpirtërore të njeriut.

Nga shekujt e parë të përhapjës së krishterimit hasen figura të klerikëve muziktarë, veprimtaria e

tyre shtrihej në drejtim të besimit të tyre për rolin edukativo-fetar që ka muzika.

Vlen të përmendët Nikete Dardani nga Remesiana (shek. IV). Ai shprehej për aspektin etik,

estetik dhe metodik të këndimit: “Duhet kënduar më fortë me shpirt sesa me zë: “Zortja e zërit,

1Instrumenti Muzikor. 31 Dec. 2008, sq.wikipedia.org/wiki/Instrumenti_muzikor.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

8

bertitjet, qjerrjet … janë të ndaluara” : “Kur këndohet bashkërisht të ujdisen zërat njesh.” Këto

dhe mendime të tjera vazhdojnë të ruajnë dometheniën e tyre praktike të edukimit muzikor.

Muzika rilindase afirmoi polifoninë, ashtu si dhe konsolidimin e muzikës intrumentale, që do të

shkonte duke evoluar drejt orkestrës moderne.

U Shfaq Madrigali si gjini profane e cila bashkonte tekstin me muzikën, duke qenë shprehja

paradigmatike e muzikës rilindase. Në 1498 Ottaviano Petrucci ideoi një sistem shtypshkrimi të

përshtatur për muzikën, në pentagram, me të cilin filloi të botonte muzikë.

Përhapjën e muzikës dhe teorisë muzikore në një shkallë më të gjërë e bëri të mundur shpikja e

makines së shkrimit. Muzika u bë gjithashtu më e vetëmjaftueshme me aksesin e saj në formë të

shtypur, duke funksionuar në mënyrë autonome. 2

Opera lindi në fund të shek XVI, ishte një inciativë e një rrethi eruditesh (Camerata Fiorentina),

që më zbulimin se Teatri i Greqisë së lashtë këndohej, ata hodhën idenë e muzikalizmit të

teksteve dramatike. Opera e parë ishte Dafne (1594), e Jacopo Peri.

Të dhëna për zhvillimin e edukimit tonë muzikor

Muzika popullore Shqiptare përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e

studiuesve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në

konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor.

Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të

shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që

përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri

të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e

tipologjisë së folklorit muzikor.

2Muzika e Rilindjes Evropiane. Wikimedia Foundation, 19 Mar. 2018, sq.wikipedia.org/wiki/Muzika_e_Rilindjes_Evropiane.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

9

Nisur nga roli i dorës së parë që ka në traditën shqiptare, folklori muzikor studiohet si lëndë e

veçantë në shkollat e mesme të përgjithëshme, në ato artistike, si edhe në Akademinë e Arteve të

Tiranës, ku formohen edhe etnomuzikologët e ardhëshëm.3

Fryma iluministe e Rilindjes sonë Kombëtare përfshiu edhe sferën e muzikës, sepse kënga

patriotike, e kultivuar në rrethe veprimtarësh, paraqiste shpallim emocional të ideve të tyre.

Kënga si formë e zëshme bënte ndikim patriotik dhe estetik, sidomos të të rinjte. Është koha kur

paraqitet një numër krijuesish muzikorë, si: Palok Kurti, Frano Ndoja, Thanas Floqi etj. Këta jo

vëtëm që kompozonin këngë patriotike dhe pjesë instrumentale, por ato edhe përvetësoheshin

nga anetarët e klubeve dhe të shoqërive patriotike, si dhe nga publiku me i gjërë, duke ndikuar në

zhvillimin e jetës muzikore në qytete.

Qysh nga nismetarët e Shkollës së parë shqipe të Korqës (1887), Sevasti, Parashqevi e Gjerasim

Qiriazi, filloi përshtatja e këngëve shqipe në bazë të kritereve didaktike. Me paraqitjen e

muzikantëve profesionistë gjithnjë e më në numër, ngrihet niveli i kulturës muzikore, që

nënkupton edhe dimensionin edukativ në kuptimin më të gjërë të këtij zhvillimi.

Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, kur Kosova sërish përfshihet në juridiksionin e ish -

Jugosllavisë, ndërpritet bashkëpunimi me Shqipërinë. Kjo ndërprerje sjell pasoja shumë të rënda

në arsimin shqip.

Praktikisht, kjo do të thoshte parashikimi i një numri shumë të madh veprash të obligueshme nga

muzika e popujve të ish-Jugosllavisë, më se zvogëlohej hapësira e muzikës kombëtare. Kjo

fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga

institucionet e atëhershme të Kosovës, kurse prej viteve te 90-ta u hartuan plan-programet tona të

pavarura.4

3“Muzika Shqiptare.” Wikipedia, 16 May 2018, sq.wikipedia.org/wiki/Muzika_shqiptare.

4Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 31-33

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

10

METODIKA

Në teorinë dhe praktikën e punës mësimore, çështja e metodave është një nga problemet me

rëndësi të veçantë. Fjala “metodë” rrjedh nga gjuha greke (methodos), që do të thotë rrugë ose

mënyrë me të cilat udhëhiqemi me rastin e realizimit të detyrave dhe veprimeve të punës.

Në punën mësimore, përdorimi i metodave shpie në realizimin e qëllimeve dhe detyrave

edukative dhe arsimore. Metodat mësimore janë procese të veprimeve të përbashkëta të mesuesit

dhe të nxënësve në mësim.

Metodat mësimore janë struktura të përmbajtjes didaktike, të organizuara dhe të planifikuara

drejt organizimit të zhvillimit të procesit mësimor në përvetësimin e diturive, shkathtësive dhe

shprehive të reja, si dhe të përsëritjes dhe përforcimit të tyre.

Përdorimi i drejtë i metodave mësimore ndikon edhe në formimin e personalitetit të nxënësve,

duke i aftësuar dhe përgatitur ata për jetë dhe punë, sidomos për vetarsimim dhe vetëmësim.

Definicioni i metodës mësimore:

“Metoda mësimore është mënyrë, mjet dhe formë e veprimit në punën mësimore me anë të

ligjërimit dhe të përvetësimit të diturive, shprehive dhe shkathtësive, ku realizohet drejtë dhe

përpunohet materiali edukativo-arsimor dhe në atë përpunim bëhet përshtatja psikologjike dhe

ideologjike e materialit sipas mjedisit të caktuar shkollor, që mundëson zhvillimin e

personalitetit shoqëror të nxënësit dhe të të gjitha aftësive të tij”.

Historiku i metodologjisë:

Në Greqinë antike (Spartë dhe Athinë) tërë procesi i punës edukativo-arsimore është zhvilluar në

bazë të metodave ekzistuese. Sokrati, Platoni dhe Aristoteli, në punën e tyre arsimore, përdornin

me të madhe metodat mësimore. Mark Fabie Kuintiliani, në vend të ndëshkimeve trupore,

kërkon nga mësuesit të kohës së tij të përdorin metoda përkatëse mësimore.

Gjatë mesjetës, dominonte mendimi se mjafton përdorimi i vetëm një metode (monometodizmi).

Përkrahës të këtij mendimi nga kohët e mëvonshme janë: Jan Amos Komenski, Xhon Loku,

Rusoi, Pestaloci, Herbarti etj.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

11

Mësimdhënia dhe metodat në klasë

Në këtë pjesë është shumë i rëndësishëm përdorimi i rrugëve dhe metodologjive për të forcuar

njohuritë muzikore. Disa nga teknikat e mëposhtme janë dhënë për të plotësuar më mirë

objektivat e orës së mësimit, duke i integruar ato me elementet dhe njohuritë muzikore të kësaj

kurrikule. Ato mund të përshtaten sipas nivelit të shkollës apo klasës ku ju jepni mësim. Cilado

qoftë rruga e ndjekur për mësimdhënie, ajo duhet:

• të edukojë kënaqësinë e të bërit të muzikës,

• të zhvillojë aftësitë për të kuptuar muzikën dhe për të mbajtur qëndrim ndaj saj,

• të zhvillojë aftësitë krijuese të çdo nxënësi.

Lodrat që lëshojnë tinguj të ndryshëm ose veglat muzikore janë shumë të dobishme për fëmijët.

Veglat muzikore lodra kanë një ndikim shumë të madh në zhvillimin e trurit, sidomos gjatë

periudhës së zhvillimit të neuroneve.

“Kur dëgjojmë muzikë, në tru krijohet një reaksion kimik, që në një farë mënyre na shpërblen

duke na dhuruar lumturi.”

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

12

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E EDUKIMIT MUZIKORË

PARASHKOLLORË (PARAFILLORË)

Sigurimi i kushteve për zhvillimin fizik, intelektual, social, emocional dhe moral të fëmijëve janë

qëllimet e edukimit dhe arsimimit të përgjithshëm parashkollorë, në mënyrë që zhvillimi i tyre të

jetë më i suksesshëm dhe më i plotë.

Qëllimi në të vërtetë është mjaft kompleks, sepse zhvillimi i aftësive muzikore është një proces i

gjatë i transformimit kuantitativ dhe kualitativ i dispozitave muzikore të trashëguara.

Edukimi muzikor ka një varg objektivash të qarta edukative:

• Veprimtaria muzikore duhet t`u sjellë gëzim dhe disponim të mirë, si dhe të nxisë

emocione positive:

• Të përkrahet dhe të kultivohet spontaniteti i të shprehurit muzikor të lirë të fëmijëve, pra

të nxitën mundësistë krijuese të tyre:

• Të bëhen nismat e zhvillimit të veshit muzikor nëprmjet ndjenjës ritmike, melodike e të

memories muzikore:

• Të zhvillohet dhe të kultivohet zëri i fëmijëve dhe gradualisht të aftësohen për këndim

dhe muzikim individual dhe të përbashkët.

Realizimi i objektivave edukative - muzikore gjithnjë duhet të bazohet në mundësitë përjetuese

dhe përcepuese të fëmijëve të kësaj moshe. 5

Objektivat e metodikës së mësimit të muzikës: Objektin kërkimor të

metodikës së mësimit të muzikës e përbëjnë dukuritë, proceset dhe qështjet që i perkasin

edukimit muzikor, përkatesisht mësimit të muzikës. Nga vetë objekti i metodikës së edukimit

dhe të arsimimit të përgjithshëm muzikor dalin më afër objektivat studiues që i referohen, dhe

këto janë:

5Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 34-45

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

13

• Qëllimet dhe objektivat e edukimit dhe arsimimit muzikor, si dhe përcaktimi i

përmbajtjeve muzikore, duke marrw parasysh kriterin edukativ-muzikor në pajtim të

plotë më kërkesat qe i parashtrohen edukimit dhe arsimit të përgjithshëm.

• Duke u bazuar në kërkimet e pedagogjisëë muzikore, pedagogjisë së përgjithshme,

pedagogjisë së fëmijëve, psikologjisë së aftësive muzikore, didaktikës, si dhe shkencave

të tjera ndihmëse, t’i studioje dhe përcaktojë metodat, format dhe procedurat më të

përshtatshme që sjellin rezultate më tëkënaqshme në realizimin e qëllimeve dhe të

objektivave të edukimit dhe arsimimit të përgjithshëm muzikor.

• Së fundi, metodika e mësimdhënies së përgjithshme muzikore na aftëson neve studentëve

si nga ana teorike, ashtu edhe praktike, që të realizojmë me sukses në mënyrë sa më

krative, efikase dhe racionale edukimin e pergjithshëm muzikor.6

EDUKATA MUZIKORE Edukata muzikore e njohur në disa vende e shtete edhe si Pedagogjia e muzikës është një fushë, e

cila mirret me procesin e mësimdhënies dhe atij të të mësuarit në lëminë e muzikës. Rol të

rëndësishëm luajnë këtu përspektiva e edukimit, arsimimit, mësimdhënësit, nxënësit dhe ajo e

mësimdhënies. Pedagogjia e muzikës dallon nga pedagogjia muzikore e praktikës.7

Ç’është muzika?

Edukimi muzikor është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e kurrikulës, e cila lidhet

ngushtë me zhvillimin intelektual, social, kulturor dhe afektiv të nxënësve. Duke punuar me

kurrikulën e re të muzikës, mësuesit u japin mundësi nxënësve të përftojnë aftësinë për të

zhvilluar, jo vetëm krijimtarinë e tyre dhe shpirtin kritik, por dhe aftësinë për të punuar

individualisht ose në grupe.

6Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 20-22

7 “Edukata Muzikore.” Wikipedia, 10 July 2017, sq.wikipedia.org/wiki/Edukata_muzikore

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

14

Muzika është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe një formë joverbale e komunikimit dhe e

transmetimit të ideve përmes tingujve dhe simboleve muzikore.

Edukimi i veshit muzikor, dëgjimi, mësimi i notave, praktika vokale dhe instrumentale, shprehja

dhe krijimi zhvillohen të ndërthurura së bashku.

Kjo lëndë mundëson kombinimin e njohurive muzikore dhe teknikave, duke i përdorur ato për

t’u frymëzuar, për të imagjinuar, për të gjetur dhe për të shprehur ndjenjat. 8

Edukimi muzikor është fushë edukative e cila integrohet natyrshëm me fushat e tjera të kurikulit.

Integrimi ndërfushor bëhet gjatë gjithë procesit të edukimit parashkollor. E veçanta e edukimit

muzikor është se shtrihet në të gjitha aktivitetetet e fëmijës parashkollor, i nxitë dhe i frymëzon

fëmijët për aktivitetete të ndryshme.

Dëgjimi i këngëve, ritmit dhe librave me figura, është një mënyrë e madhe për të zhvilluar tek

fëmijët aftësitë komunikuese dhe të folurit. Këndimet dhe ritmet, kanë një ndikim të madh

pozitiv në gjuhën e një fëmije, po ashtu në zhvillimin e të shkruarit dhe të lexuarit.Studimet kanë

treguar atë se fëmijët të cilët e pelqejnë muzikën, këndimin, pretendojnë të flasin më thjeshtë.

8Majlinda Hala, and Violeta Shamku. Libër Mësuesi Edukim Muzikor 1-2-3-4-5. 2011, mediaprint.al/uploads/books/muzika-1-52.pdf

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

15

EDUKIMI DHE ARSIMIMI I NDJENJËS MELODIKE

Hyrje në edukimin dhe arsimimin e ndjenjës melodike

“Kënga mbetet vazhdimisht forma

me aktive e komunikimit muzikor”

Fëmija, para se t’i shqiptojë fjalët e para, para se t’i hedhë hapat e parë, fillon të reagojë ndaj

tingullit. Kështu, tingujt e fortë, të ashpër e shqetësojnë, e bëjnë të qajë, kurse tingujt e butë,

ninullat e nënës, e qetësojnë. Sado që kjo ende nuk është reagim muzikaliteti, është më tepër

reagim refleksiv ndaj frenkuencave akustike të intensitetit të ndryshëm, prapëseprapë mund të

konsiderohet një para-filllim i reagimit emocional ndaj karakterit të ndryshëm të tingujve. Ky

reagim është jo aq i diferencuar, sepse edhe emocionet ende nuk janë të qarta.

Pyetjes se ‘si hyn muzika në jetën e fëmijës?, mund t’i jepet përgjigjja: së pari, fëmija e përgjon

muzikën, pastaj e dëgjon më i përqendruar dhe më pastaj përpiqet ta riprodhojë. Që nga muaji i

gjashtë (6) fëmija kthehet në drejtim të muzikës, e përgjon dhe perpiqet të reagojë. Muzika zgjon

tek ai disponim, gëzim, qetësim.

Më vonë fillon ta kërkojë më me ngulm burimin e këngës dhe nga fundi i vitit të parë përpiqet ta

imitojë këngën e të rriturve, duke i inkuadruar edhe lëvizjet e duarve të veta. Në fillim, lëvizjet

nuk janë të kordinuara, por me kohë vjen duke u harmonizuar këndimi me levizjet-me rrjedhën

ritmike.

Ndjenja melodike ka zhvillim më të ngadalshëm në krahasim me ndjenjën ritmike. Deri nga

mosha dyvjeqare (2) fëmija nuk është në gjëndje të interpretojë në mënyrën të saktë terësi

melodike. Këndimi i fëmijëve nuk është sa duhet i diferencuar, është më tepër ligjerim i intonuar.

Kjo është fazë e këndimit, pra, është fazë kur fëmija bënë skicimin e përgjithshënm të vijës

melodike. Duke u bazuar në përshtypjet në rritje, si dhe aktivitetit të veshit muzikor, të organeve

të zërit, fëmija arrin të këndojë më me siguri lartësi tingëllore, përkatesisht përmbajtje muzikore.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

16

Këndimi i sigurt është pasqyrë e përqendrimit të veshit, krijimit të përfytyrimeve dhe kordinimit

më të mirë të veshit muzikor dhe të aparatit të këndimit.

Në moshën shkollore edukimi dhe arsimimi muzikor-institucional ndikon dukshëm në ngritjen e

zhvillimit të aftësive muzikore, duke nxjerrë në pah edhe më shumë ndryshimet individuale.

Ndjenja melodike e nxënësve tregon gradë të ndryshme si në pikëpamje të përceptimit (kuptimit)

të terësive-ritmike(këngëve) ashtu dhe në prodhimin e saktë të tyre. Ky proces është i lidhur me

kujtesën muzikore.9

Këndimi

Dëgjimi i këngëve, ritmit dhe librave me figura, është një mënyrë e madhe për të zhvilluar tek

fëmijët aftësitë komunikuese dhe të folurit. Këndoni fëmijës suaj. Fëmijët nuk duan asgjë më

shumë se zërin e prindërve. Këndimet dhe ritmet, kanë një ndikim të madh pozitiv në gjuhën e

një fëmije, po ashtu në zhvillimin e të shkruarit dhe të lexuarit.

Studimet kanë treguar atë se fëmijët të cilët e pelqejnë muzikën, këndimin, pretendojnë të flasin

më thjeshtë. Këndimi është komponent shumë i rëndësishëm i edukimit dhe i arsimimit të

përgjithshëm muzikor. Ai paraqet formë shumë aktive të mësimdhenies muzikore, sidomos kur

këndohet bukur dhe drejtë. Pjesëmarrja në këndim ndikon në mënyrë të jashtëzakonshme në

zhvillimin e veshit muzikor dhe njekohësisht kultivon zërin e nxënësve.

Nxënësit në këtë veprimtari janë shumë aktivë dhe kur kjo realizohet në mënyrë artistike bëhët

burim i gëzimit krijues dhe i vetëbesimit. Krijohet gjendje shpirtërore shumë pozitive duke e

rritur entuziazmin jetësor.

Këndimi i këngëve të kompozitorëve kombëtarë dhe botërorë, të stileve dhe të epokave të

ndryshme, zgjeron kulturën muzikore dhe horizontin e pergjithshëm kulturor të nxënësve.

Këndimi i përbashkët i bëë nxënësit entuziastë, ngase e ndiejnë vetën pjesë të një bashkësie që ka

efekt komplekt në formimin e personalitetit, si dhe të vetëdijësimit social.

9Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe105-106

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

17

Kënga në edukimin dhe arsimimin muzikor

Kënga zë vënd të veqantënë procesin mësimor, sepse në tërë aktivitetin mësimorë këndimi është

forma më e shpeshtë. Kënga, si krijim më elementar, më i lashtë muzikor i njeriut është më e

afërt për të. Toni i shoqëruar më fjalën arstistike i krijon njeriut përshtypje shumë të fuqishme

me ndjësi intime. Kjo begati e ndjenjës dhe e mendjës së njeriut, kjo gjuhë emocionesh, që

depërton në vetëdije, po edhe në nënvetëdije, duhet t’i afrohet fëmijës-nxënësit sa më herët, sa

më shumë- të edukohet, të aftësohet, ta dojë atë, të jetë i gatshëm ta dëgjojë dhe ta këndojë.

Cila këngë duhet të mësohet dhe me qfarë procedure metodike?

Mëqenëse kënga është produkt i krijuar nga tingulli muzikor dhe fjala artistike, duhet patur

kujdes që, si njëri element përbërës i saj, ashtu edhe tjetri, të kenë vlerë artistike. Ky qëllim duhet

të jetë imprevativ në zgjedhjën e këngës, sepse vetëm kënga me vlerë artistike muzikore-poetike

mund të edukojë, ndaj ky është dhe qëllimi i këngës. Vend të merituar do të ketë kënga popullore

autktone (e burimit), pulsi dhe fryma e së cilës jeton thellë në qenien e nxënësve tanë. Numri i

madh i këngëve nga literaturës e muzikës artistike janë thesarë i artë për ndikim pozitiv në

pikëpamje edukative-artistike.10

Ndërtimi muzikor i këngës ka rëndësi të veqantë. Kënga e zgjedhur duhëet të ketë melodi të

bukur, me logjikë dhe freski intonative-tonale, qëështë e lidhur organikisht me ritmin përkatës po

aq të rëndëishëm. Krahas melodisë dhe ritmit, forma e këngës është elementi integrues dhe

vetëm kur ajo është e qartë dhe e logjikshme kënga fiton terësinë e saj shprehëse. Edhe ambitusi i

këngës është element përbërës i saj, prandaj duhet të sillet në mediumin e regjistrit të zërave të

moshës së caktuar.

10Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 118-120

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

18

Procedura metodike e përpunimit të këngës sipas veshit

Përpunimi i këngës sipas veshit është procedurë në mesimdhënie, por ajo është e pranishme edhe

gjatë tërë edukimit dhe arsimimit të përgjithshëm muzikor. Procedura metodike e përpunimit

mund të realizohet në variante të ndryshme. Fillimisht duhet të zgjedhet qështja se kur dhe si do

të bëhët prezantimi i parë i këngës dhe më pastaj, në pajtim me këtë, vazhdon procedura e

metejshme e përpunimit.

Njëra nga variantet (1) e mundshme është kur nëpërmjet bisedës hyrëse, e cila lidhet me

përmajtjen poetike të këngës, krijohet disponim i mirë, atmosferë e përshtatshme për ta filluar

procesin e përvetësimit të këngës. Në vazhdim bëhët recitimi i vargjeve dhe analiza e tyre për të

arritur te demonstrimi i këngës nga mesimëdhë nësi.

Varianti tjetër (2) i procedures realizohet në mënyrë që pas bisedës rreth përmbajtjes dhe titullit

të këngës bëhët demonstrimi i saj nga mësimdhënësi për të vazhdur proceduren e mëtejshme.

Variantinëvijim (3) ndryshon nga variantetet e para, sepse procedura fillon me demonstrimin e

drejtperdrejte te kenges nga mesimdhenesi dhe pastaj behet njohja e perbajtjes poetike dhe titulli

I kenges per te vazhduar procedura e metejshme.

Procedura e plote metodike e perpunimit te kenges sipas varianteve te paraqitura mund te

sqarohet edhe me mire nepermjet pasqyres ne vijim, ku verehen te gjitha fazat e procedures

metodike prej fillimit deri te perkryerja artistike e kengës.11

11Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 120-121

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

19

Përjetimi i këngës nëpërmjet demonstrimit

Prezantimi i drejtëpërdrejtë i këngës nëpërmjet demonstrimit nga mësimdhënësi bën që nxënësi

ta përjetojë tërë bukurinë e këngës me të gjitha nuancat muzikore e gjuhësore, të zgjohet

interesimi i tyre, të nxitet kërshëria për këngën e re. Kjo mund të arrihet jo vetëm kur ajo i ka të

gjitha ato cilësi artistike, por nëse edhe paraqitja e parë e këngës bëhët në mënyrë artistike, që

nënkupton se mesimdhënësi duhet t’i njohë kërkesat elementare të këndimit të drejtë dhe të

bukur. Duke kënduar me artikulim të mirë, sidomos me shqiptim të drejtë të fjalëve, frymarrje të

drejtë, qëndrim dhe mimikë të duhur, e bën më interesante përmbajtjen muzikore dhe gjuhësore

të saj. Kështu lind dëshira e nxënësve që edhe të këndojnë këngën në këtë mënyrë.

Duke e filluar procedurën metodike të përpunimit të këngës në mënyrë direkte me demonstrimin

e saj, njëkohësisht krijohet disponimi i mirë si parakusht për ta përjetuar atë.12

Përvetësimi i këngës

Para se të filllojë përvetësimi i këngës është e nevojshme që ajo të demonstrohet edhe një herë në

terësi, pastaj të kalohet nëpërvetësimin e saj. Kjo duhet të bëhët për ta ripërtrirë përjetimin e

këngës, gjë që nxit gaditshmërinë e nxënësve për ta përvetësuar. Tash fillon faza analizuese-

sintetizuese e procedures së përpunimit të këngës, ngase ajo së pari ndahet në fraza(analiza), të

cilat përvetësohen dhe më pastaj lidhen në terësi më të mëdha (sinteza) deri në fund të këngës.

Vetë procesi i përvetësimit të këngës sipas veshit zhvillohet duke i dëgjuar, mbajtur mend dhe

reduktuar frazat me kendim altrenativ në mes të nxënësve dhe mësimdhënësit në formë “të

jehonës”. Për këtë arsye të mbajtjes së intonacionit të pastër dhe mos-shkëputjes së frazave, ato

në kalimet alternative duhet të këndohet pa ndërprerje.

Këndimi i tillë zhvillon veshin muzikor të nxënësve, sidomos memorien, ndjenjën për tërësinë e

formës së këngës, tërësinë e kuptimit të vargjeve, si dhe mundëson aktivitetin e plotë të tyre.

Kështu veprohet deri në përfundimin e melodisë, përkatësisht strofës së parë e më vonë duke

përfshirë edhe strofat tjera.

12Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 122-123

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

20

Përkryerja artistike e këngës nëpërmjet përforcimit

Rëndësia e kësaj faze qëndron në faktin se përforcimi nuk është përsëritje stereotipe, por faze me

plot kreativitet, duke sjellë në qdo interpretim ndonjë risi.

Kënga mund të këndohet në tërë klasën, në grupe dhe në mënyrë individuale. Qdo herë duke

zbatuar këndim të drejtë dhe të bukur: duke kënduar me gjallëri emocionale në temp dhe ngjyrim

dinamik përkatës, mund të arrihet interpretimi artistik që sjell përjetime të thella emocionale-

estetike.

Në kuadër të interpretimit të këngës duhet të theksohet rëndësia e veqantë e këndimit të butë (të

lehtë) si nga pikëpamja estetike, ashtu edhe teknike. Bukuria e zërit të nxënësve shprehet

sidomos në këndimin e lehtë, prandaj nuancat dinamike brenda suazave “messo piano -

messofortë (masatarisht lehtë-mesatarisht fortë)” janë më të përshtatshme. Kjo nuk do të thotë se

nuk do të këndojnë edhe fuqishëm, kur atë e kërkon qasti psikologjik i këngës.

Nga aspekti teknik këndimi i butë ndihmon zgjerimin e ambitusit të zërave të nxënësve, vërejtjen

e gabimeve eventuale gjatë këndimit, si dhe ruajtjen e zërave të njomë të tyre, sidomos nga

këndimi i fortë, ndaj të cilit anojnë, për shkak të zhvillimit të hovshëm psiko-fizik.13

PËRDORIMI I INSTRUMENTEVE NË KËNGË

Në metodikën e përpunimit të këngës vërehen qëndrime të ndryshme lidhur me përdorimin e

instrumentit. Disa pedagogë muzikorë mendojnë se përdorimi i instrumentit gjatë ushtrimit të

këngës së re nuk është i arsyshëm, sepse nxënësit, të mbeshtetur në intonimin e instrumentit, nuk

bëjnë përpekje të duhur për ta intonuar këngën me zërin e tyre. Sipas këtij mendimi del se

këndimi me shoqërim instrumental ose zëvendësimi i zërit të mesimëdhënësit me instrument nuk

e zhvillon sa duhet këndimin e pavarur të nxënësve. Megjithatë, kjo vërejtje që nuk është

krejtësisht pa vend, mund të modifikohet me përdorimin komplementar të instrumentit, duke mos

e zvogëluar rolin e këndimit aktiv të nxënësve dhe të mesimdhënësit.

13Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 123

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

21

Shikuar nga praktika, është fakt se këndimi i mesimdhëniës është mjeti primar, por jo dhe i

vetmi. Herë-herë instrumenti e zëvendëson mesimdhëniën. Shpesh zëvendëson edhe zërin e

njomë të nxënësve, por ata atëherë mund të mos jene pasivë. Përkundrazi, mund të bëhët këndimi

i brendshëm, gjatë të cilit veprimtaria fiziologjike e zërit zëvendësohët më dëgjim dhe me proces

mendor.

Njohuritë e fituara në këtë mënyrë janë mjaftë të qëndrueshme. Përveq kësaj, kur melodia

zhvillohet nga dy burime tingëllore të ndryshme, bëhët i mundshëm zhvillimi më i gjerë i

përceptimeve muzikore. Kënga e pasuruar më shoqërim harmonik funksional zhvilllon ndjenjën

harmonike të nxënësve, e kjo është objektiv mjaftë i rëndësishëm i edukimit dhe i arsimimit

muzikor.

Hyrja instrumentale, që i bëhët këngës, e percakton tempin, mundëson fillimin e përbashkët të

këngës, pastaj kalimet mes strofave padyshim, zgjojnë vëmendjën e tyre më shumë se sa kur

këndojnë vetëm “a capella” ( pa shoqërim instrumental). Së fundi, përjetimi artistik është i

fuqishëm kur zëri i nxënësve pasurohet me shoqërim instrumental, duke u arritur një formë e

lartë dhe komplekse e muzikimit të nxënësve.14

Përpunimi i elementeve muzikore të këngës

Në hyrje të procedurës, këngën e interpreton mësimdhënësi me qëllim të perjetimit të saj nga

nxënësit. Kjo njëkohësisht krijon disponim të mirë dhe nxitje për përvetësimin e këngës.

Përpunimi i ritmit

Vetë melodia e këngës si terësi melo-ritmike, duhet të zbërthehet në elementet përbërëse.

Duke analizuar melodinë do të vëqohet së pari ritmi, por, para se të punohet, vërehet masa, në

këtë rast edhe paramasa. Poashtu veqohen dhe ushtrohen paraprakisht motivet karakteristike me

paramasa, që të mos paraqesin vështirësi gjatë interpretimit të ritmit në terësi.

14Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 125

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

22

Përpunimi i melodisë, i vargjeve. Procedura përfundimtare (sinteza

e melodisë dhe vargjeve)

Procedura e përpunimit të këngës sipas veshit kërkon nga mësimdhënësi që ta prezantojë (ta

demonstrojë) këngën në mënyrë sa më të kompletuar, me intonacion e ritëm të saktë dhe realizim

sa më artistik. Preferohet që në këtë prezantim të parë, mësimdhënësi ta shoqërojë këngën më

shoqërim harmonik në instrument, në mënyrë që të ndihet e tërë “atmosfera” e këngës dhe të

krijohet një disponim i mirë.

Përpunimi i melodisë: Interpretimi i lartësive tonale me solmizim në kuadër të melodisë kërkon

parapërgaditje, së pari duke e kënduar shkallën në të cilën është kënga, si dhe ushtrimin e

motiveve melodike me kërcime intervalore. Për ta mësuar mëlodinë e këngës, mësimdhënësi

interpreton fraza të rrumbullakuara (fjali), të cilat pas tij i përsërisin nxënësit në formë “jehonë”

pa ndërprerje. Mësimdhënësi herë pas here e shoqëron këngën në instrument për të mbështetur

intonacionin e saktë. Melodia mësohet me tekst poetik, por edhe me rrokje neutral si: alternativë

për të pasur përsëritje sa më kreative. Pasi të jetë mësuar e gjithë melodia e këngës, nxënësit e

këndojnë të gjithë këngën në tërësi të shoqëruar në instrument nga mësimdhënësi.

Përpunimi i vargjeve: Fillimisht bëhët recitimi i vargjeve që të përjetohet dhe të kuptohet

përmbajtja poetike, kurse në vijim të procedures bëhët ligjerimi ritmik i tyre për t’u përshtatur

gjatësive ritmike të melodisë. Shqiptimi i qartë me theksin e drejtë pa dyshim do të kontribojë në

përjetimin dhe kuptimin e përmbajtjes poetike. Mjeshtrit e këngës thonë: “Këndo sikur të

flasësh.” Edhe nxënësit e shoqërojnë ritmin me duartrokitje (me aranzhim sa më kreativ).

Procedura përfundimtare (sinteza e melodisë dhe vargjeve): Kur të jenë përpunuar të dy

elementet përbërese të këngës (vlen të ceket se përmbajtja e këngës duhet të jetë me tekst

adekuat për moshën e ciklit parashkollor), do të bashkohen në një terësi muzikore-poetike. Me

këtë rast duhet të shpjegohet se zakonisht në qdo ton vjen një rrokje, por ngjan që nëpërmjet

lidhjes shprehese të mundësohet këndimi i dy a më shumë toneve në një rrokje.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

23

Përkryerja artistike e këngës- Gjatë gjithë kohës duhet synuar interpretim sa më artistik, duke

pasur kujdes në tempin allegro(gëzueshëm) dhe një contrast dinamik në mes të pjesës a dhe b të

këngës.

Përkryerja artistike e këngës sipas tekstit notal, si dhe përdorimi i instrumenvteve i nënkupton

të gjitha kërkesat e interpretimit muzikor, qe u prezantuan gjatë përpunimit të këngës sipas

veshit. 15

Përpunimi i këngës- Bëhët prezantimi i përmbajtjës poetike të këngës dhe titullit të saj, duke e

recituar mësimdhënësi. Në vazhdim, bashkë më nxënësit, analizohet përmbajtja e saj. Përsëritet

demonstrimi i sërishëm i këngës nga mësimdhënësi.

15Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit te Muzikes. Prishtine, 2008. Faqe 130-131

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

24

Disa foto nga praktika me nxënësit e nivelit parashkollor gjatë kohës së studimeve

Fig.1. Foto nga praktika ku tregon, fëmijët duke

ngjyrosur në librin e caktuar.

Fig. 2. Në foto vërehët buzëqeshja dhe entuziazmi i fëmijëve pas përfundimit të punimit të

luleve me mjete recikluese.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

25

Spjegimi më detajisht i planit mësimor

Sikur qdo ditë tjetër, fëmijët po vinin dhe i prisja te dera që t’u dhuroja mirë se ardhje.

Ata më përshëndetën me plot ëmbëlsi.

Plotësuam kalendarin.

Përsëritëm stinet e vitit, muajt e vitit, ditët e javes. Gjithashtu komentuam motin e asaj dite.

Në takimin e përbashkët me fëmijët biseduam për qiellin, hënën, yjet. Njëri pas tjetrit treguan një

ëndërr të bukur që ata kanë parë.

Bashkëbiseda po zgjerohej, në mënyrë që të kyqemi tek kënga “Ëndrra” që do të mësohej sot.

KËNGA“ËNDRRA”

I II

Një ëndërr të bukur, Dua të fluturoj,

un e shikoj. e të ngjitem lart në re.

Duket sikur nisem, E të bëhëm yll,

të fluturoj. të shkëlqej si një diell.

Refreni

Por kur nis të udhëtoj,

qiellit i afrohem.

Sapo diellin e takoj,

më del ëndrra e zgjohem.

Unë do të ngjitem lartë mbi re,

se e ndjej në zemër.

Sa vjen ora shkoj e fle,

ta shikoj në ëndërr.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

26

Në magnetofon dëgjuam regjistrimin e këngës.

E këndova frazën e parë të këngës, me nga dy përsëritje të rreshtave.

“Një ëndërr të bukur,

unë e shikoj.

Duket sikur nisem,

të fluturoj.”

E këndova së bashku me fëmijët njëherësh deri sa e mësuam mirë.

Në të njejtën procedurë vazhdova e këndova edhe frazën e dytë për fëmijët.

“Dua të fluturoj,

e të ngjitem lart në re.

E të bëhëm yll,

të shkëlqej si një diell.”

Fëmijët e mësuan lehtë këngën, I’u kërkova ta përsëritin disa herë e më pastaj kaluam te refreni.

“Por kur nis të udhëtoj, Unë do të ngjitem lartë mbi re,

qiellit i afrohem. se e ndjej në zemër

Sapo diellin e takoj, Sa vjen ora shkoj e fle,

më del ëndrra e zgjohem. ta shikoj në ëndërr.”

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

27

Tek refreni, e këndova me fraza ku u ndala pjesë pjesë për ta diskutuar deri kur arritën ta

mësojnë të gjithë.

Loja për këngën

Fëmijët e formuan rrethin të kapur dorë për dore. Esenca e rrethit ishte që të gjithë fëmijët ta këndojnë këngën e mësuar së bashku.Ata shprehen entuziazëm dhe ishin të gëzuar për këngën.

Pjesa përfundimtare e orës: Fëmijëvë I’u kërkua të shprehin përmes vizatimit ëndrrën e tyre më të bukur.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

28

Konceptet(njohuritë) kryesore që mësohen përmes arteve

• Tingulli, • Vija, • Ngjyra, • Forma, • Hapsira, • Drejtëpeshimi,

• Melodi, • Harmoni, • Dinamike, • Rol/karakter, • Këngë, • Pjesë instrumentale,

• Prespektiva, • Lëvizja , • Ritëm,

Parimet

• Kontrasi, • Përseritja, • Ndryshimi, • Krahasimi, • Theksi, • Ekuilibri, • Tërsia,

Veprimtaritë kryesore artistike:

• Këndimi, • Interpretimi në instrumente muzikore, • Loja(kreative), • Vizatimi, ngjyrosja, modelimi, • Vallëzimi, • Loja teatrale, skeqi,dialogu etj,

• Valle, • Dramatizëm (lojë teatrale), • Pejsazh, • Portret, • Dizajn/zbukurim, • Natyrë e qetë, • Orkester. • Kor, • Ekspozitë. • Shfaqje/performancë etj.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

29

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Ed.Muzikore / Lënda: / Shkalla e kurrikulës: 1 / Klasa: Parafillore

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Tekstet letrare dhe joletrare

Tema / njësia mësimore: Kënga “ Ëndrra”

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën I: I-4, III-1, IV-2.

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën I: 1.3, 2.2

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fjalët kyçe: qielli, hëna, yjet.

Rezultatet e të nxënit të lëndës: Të këndojë këngën “ Ëndrra”.

Shqipton saktë tekstin e këngës.

Kriteret e suksesit: Shpreh informacionet e tij rreth këngës

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: magnetofon, CD, zilka, lapsa me ngjyra, fletë A4, ngjyra

Përdorimi i TIK-ut:

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Gjuhë komunikim, Jeta dhe Puna, Art

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Pjesa hyrëse: Në takimin e përbashkët ndërrojmë kalendarin dhe pastaj ftojmë fëmijët të flasin për

qiellin, hënën, yjet dhe emocionet që provojnë gjatë soditjes. Nxiten të tregojnë një ëndërr të bukur që ata kanë

parë.

Pjesa kryesore: Degjojmë regjistrimin e këngës në magnetofon, dhë mësojmë tekstin e melodinë në fraza ose fjali.

Këndohet kënga nga edukatorja pjesë pjesë ku ndalem dhe komentojmë tekstin, këndohet kënga deri sa mësohet

mirë nga fëmijët duke i motivuar ata që kënduan mirë.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: I’u kërkoj fëmijëve të shprehin përmes

vizatimit ëndrrën e tyre më të bukur.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

30

REZYMEJA

Në këtë temë diplome është trajtohuar metodika e mesimit të këngës. Si fillim është spjeguar

zhvillimi historik i Edukates Muzikore, duke ofruar të dhëna për zhvillimin e edukimit muzikor.

Më pas duke vazhduar me metodiken- si një mënyrë dhe formë e veprimit në punën mësimore

me anë të ligjerimit, duke pasuar me historikun e metodologjise si dhe metodat e mesimdhenies

në klasë. Poashtu, punimi ka ofruar të dhëna mbi objektivat e edukimit muzikor parashkollorë, si

psh nxitjen e emocioneve pozitive, inicimin e interesimit për muzikë, kultivimin e spontanitetit të

të shpehurit muzikorë etj.

Rëndësia edukativo-arsimore e muzikës poashtu është elaborouar ne kete punim. Këndimi

gjithashtu është zgjeruar si temë, duke diskutuar se qfarë rëndësie ka kënga në edukimin dhe

arsimimin muzikor, cila këngë duhet të mësohet dhe me qfarë procedure metodike. Për më

shumë, rëndësi e posaqme i është dhënë formave të përjetimit të këngës, si: përjetimin e këngës

përmes demostrimit, përvetësimin e këngës, përkryerjen artistike të këngës, përdorimin e

instrumenteve në këngë, përpunimin e ritmit, melodisë, vargjeve etj. Si përfundim në temë janë

paraqitur disa foto nga praktika me nxënësit e nivelit parashkollorë gjatë kohës së studimeve, si

dhe plan programi mësimorë gjatë një dite të praktikes.

E gjithë puna ime deri këtu reflekton një temë mjaft interesante dhe me rëndësi sistematike për ta

hulumtuar dhe studiuar. Ishte një temë mjaft interesante dhe emocionusese. Muzika dhe edukimi

i saj paraqesin pjesët më kryesore të jetës së njeriut. Kjo temë le të kuptojë se sa është i

rëndësishëm edukimi muzikorë në ngritjen e individeve në aspekte të ndryshme jetësore.

Muzika ka ekzistuar krahas me njeriun, duke marrë parasysh që qdo tingull në natyrë reflektohet

në melodi dhe muzikë. Gjatë kohës është zhvilluar aq shumë dhe i është jepur rëndësi e madhe,

duke shërbyer kështu si pjesë e pa ndashme e jetës sonë.

Fokusi kryesore i kesaj teme është tek fëmijët e nivelit parashkollorë, dhe rëndësinë e muzikës në

zhvillimin e tyre.

Gjatë punimit të kësaj teme të diplomes, kisha eksperienca të ndryshme. Vet rëndësia e temës më

ka shtyrë që edhe në të ardhmen të orientohem duke i japur interes të veqantë. Mësova shumë se

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

31

si mund ti aplikojë njohuritë gjatë viteve të studimeve, poashtu dhe praktikës, në një punim i cili

e përshkruan më së miri rëndësinë e edukates muzikore tek të gjitha gjeneratat, me fokus në

fëmijët e sistemit parashkollorë.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

32

REFERENCAT

Materiali nga Librat

1. Spahiu, Seniha. Metodika e Mesimit të Muzikës. Prishtinë, 2008. Faqe 20-131

2. Majlinda Hala, and Violeta Shamku. Libër Mësuesi Edukim Muzikor 1-2-3-4-5. 2011,

Faqe 1-52.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · fushatë nuk pati sukses, sepse gjatë viteve të 80-ta me këmbëkulësi ajo u refuzua nga institucionet e atëhershme të Kosovës,

33

Materiali nga Interneti

3. Instrumenti Muzikor. 31 Dec. 2008, sq.ëikipedia.org/ëiki/Instrumenti_muzikor.

4. Muzika e Rilindjes Evropiane. Ëikipedia Foundation, 19 Mar. 2018,

sq.ëikipedia.org/ëiki/Muzika_e_Rilindjes_Evropiane.

5. “Muzika Shqiptare.” Ëikipedia, 16 May 2018, sq.ëikipedia.org/ëiki/Muzika_shqiptare.

6. “Edukata Muzikore.” Ëikipedia, 10 July 2017, sq.ëikipedia.org/ëiki/Edukata_muzikore.