punim diplome - edukimi.uni-gjk.org drilona ethemi.pdf · 1.1.2 karakteri disa psikologë me këtë...

33
UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT Dega: Program Fillor PUNIM DIPLOME TEMA: “LLOJET DHE NDËRTIMI I PERSONALITETIT TE FËMIJËTUdhёheqёsi shkencor: Kandidatja: Prof.Ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi Drilona Ethemi Gjakovë, 2017

Upload: others

Post on 05-Sep-2019

50 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Dega: Program Fillor

PUNIM DIPLOME

TEMA: “LLOJET DHE NDËRTIMI I PERSONALITETITTE FËMIJËT”

Udhёheqёsi shkencor: Kandidatja:Prof.Ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi Drilona Ethemi

Gjakovë, 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

2

PËRMBAJTJA

MIRËNJOHJE ................................................................................................................................ 3

ABSTRAKT…... ............................................................................................................................ 4

HYRJE…... ..................................................................................................................................... 5

1. MBI PERSONALITETIN .......................................................................................................... 6

1.1. Struktura e personalitetit ...................................................................................................... 7

1.2. Zhvillimi i personalitetiti ................................................................................................... 10

1.3. Bazat biologjike në formimin e personalitetit.................................................................... 11

2. FAKTORËT SOCIAL NË FORMIMIN E PERSONALITETIT............................................. 13

2.1. Roli i familjes në formimin e personalitetit ................................................................... 13

2.3. Roli i shkollës dhe moshatarëve në formimin e personalitetit ....................................... 15

2.4. Roli i kulturës në formimin e personalitetit ................................................................... 16

3. TEORITË MBI PERSONALITETIN....................................................................................... 17

3.1. Teoria psiko - dinamike.................................................................................................. 17

3.2. Teoria humaniste ............................................................................................................ 22

3.3. Teoria e tiparit ................................................................................................................ 23

3.4. Teoria e të nxënit social ................................................................................................. 25

4. ÇRREGULLIMI I PERSONALITETIT................................................................................... 27

4.1. Shkaktarët e çrregullimeve të personalitetit....................................................................... 27

4.2. Llojet e çrregullimeve të personalitetit .............................................................................. 28

4.3. Trajtimi i çrregullimeve të personalitetit ........................................................................... 30

REZYME ...................................................................................................................................... 32

LITERATURA ............................................................................................................................. 33

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

3

MIRËNJOHJE

Kur duam diçka që për ne është e rëndësishme, i përkushtohemi asaj me gjithçka që nekemi. Këtë ditë nuk do të arrija ta përjetoja nëse pranë vetes nuk do të kisha personat eveçantë të cilët më dhanë mbështetje të pafundme gjatë këtij rrugëtimi.

Një falënderim të veçantë ia kushtoj profesorëve të cilët duke më pajisur me dituri të

dobishme më lehtësuan rrugën për përfundimin e këtyre studimeve. Për mbështetjen dhe

ndihmën e pakushtëzuar që më ofroj për realizimin e punimit tim të diplomës e falënderoj

përzemërsisht udhëheqësin tim shkencor, Prof. Ass. Dr Behxhet Gaxhiqi.

Falënderime të pafundme edhe mikeve të çmuara, të cilat ia shtuan madhështinë këtyre

viteve studimore me praninë e tyre në çdo aspekt.

Fjala faleminderit është më e pakta që mund t’ua them atyre që më dhuruan jetën. Që

t’ua shpërblej sakrificat e tyre përgjatë këtyre viteve, këtë arritje dhe çdo arritje tjetër ua

kushtoj personave më të rëndësishëm të jetës sime. Faleminderit e dashur familje për çdo

gjë që më ofruat.

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

4

ABSTRAKT

Përmes këtij punimi kam për qëllim që të paraqes llojet e personalitetit dhe faktorët endryshëm të cilët ndikojnë në krijimin e personalitetit të fëmijëve.

Pamja e jashtme është e para që na bie në sy për tu dalluar nga të tjerët, mirëpo ajo qëështë më e rëndësishme për secilin prej nesh, është identiteti ynë.

Por, sa ndikojnë faktorët e njejtë në krijimin e personalitetve të ndryshme do tështjellohen gjatë këtij punimi.

Duke pasur parasysh faktin se fëmijëria luan një rol të rëndësishëm për formimin epersonalitetit, secili prej nesh duke qenë pjesë e familjes, shkollës dhe shoqërisë duhet tëjemi të vetëdijshëm se cilat janë metodat më të dobishme për rritjen dhe edukimin efëmijëve.

Që fëmijët të mund të zhvillojnë veten e tyre, patjetër atyre duhet t’iu ofrohet disiplinëdhe besim në sigurinë e vetekzistencës së tyre. Të gjitha këto i arrijnë nëse nepërkushtohemi në dhurimin e këtyre cilësive.

Fjalët kyçe: personalitet, lloj, fëmijë, prind, shkollë, mjedis etj.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

5

HYRJE

Secili prej nesh, që nga fillimi i jetës sonë, gjatë periudhave të jetës përvetësojmë shprehi

të ndryshme. Të gjitha këto shprehi të fituara i vërejmë në sjelljet që kemi ndaj situatave

të ndryshme që hasim.

Formimi i personalitetit është një rrugë e gjatë. Gjatë kësaj rruge fëmijët ndeshen me një

varg faktorësh dhe situatash, ku përballimi me këto ngjarje mundëson formimin e vetive

të caktuara personale. Këto veti duke i përfshirë në përgjithësi dhe veçanti e përbëjnë

personalitetin.

Personaliteti definohet në disa aspekte nga psikologë të ndryshëm, ku disa prej

mendimeve të tyre rreth personalitetit do t’i paraqesim gjatë këtij punimi.

Gjithashtu, shqyrtimi i ndryshimeve sipas temperamentit, karakterit, aftësive dhe cilësive

trupore, janë pjesë e këtij studimi.

Dashuria është vullneti që nxit zhvillimin tonë shpirtëror për të arritur pjekurinë ose

plotësimin e vetvetes dhe të të tjerëve.

Do të ndalemi te rëndësia e faktorëve social, e së pari te familja si kontakti i parë që e ka

fëmija prej ardhjes së tij në këtë botë, prej nga edhe i merr mësimet e para për jetën.

Prindërit janë udhëheqës, edhe pse shumë prej tyre janë të papërgatitur për këtë rol. Duke

mos lënë mënjanë as shkollën si institucion të rëndësishmëm edukativo-arsimor.

Në ç’masë ndikohet sjellja nga procese që ndodhin brenda personit? Në ç’masë ndikohet

apo shkaktohet sjellja nga faktorët e jashtëm? A janë cilësitë që zhvillojmë në fëmijëri

pak a shumë të fiksuara dhe të përhershme? Të gjitha këto do të trajtohen në vazhdimësi

të këtij punimi.

Si njerëz që jemi, në disa aspekte ne ngjajmë vetëm me njerëz të caktuar. Në disa aspekte

të tjera nuk ngjajmë me askënd. Si rrjedhojë, kudo ku ka njerëz do të ketë si ngjashmëri

ashtu edhe ngjashmëri.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

6

1. MBI PERSONALITETIN

Secili prej nesh përkufizohet nga sjellja që kemi, në jetën e përditshme vërejmë persona

të ndryshëm të cilët në mjedise apo rrethana të caktuara kryejnë funksione të ndryshme.

Mirëpo, pavarësisht nëse mjediset apo situatat janë të njëjta, sjelljet e njerëzve janë të

ndryshme. Kjo sjellje përbën personalitetin e tyre.

Personaliteti është organizim unik i vetive që formohet me veprime reciproke të individit

me ambientin që e rrethon, duke karakterizuar kështu edhe aktivitetin e tij. Cilësitë që e

përbëjnë personalitetin formohen gjatë jetës së individit, varësisht nga rrethi në të cilin

jeton.1

Godon Oport ka konstatuar se ekzistojnë afër 50 definicione të ndryshme mbi

personalitetin.

Gordon Allport (1961) e definon personalitetin si organizim dinamik të atyre sistemeve

psikofizike të individit të cilat caktojnë cilësitë e tij, mënyrën e adaptimit në rrethin ku

jeton.

Personaliteti përbëhet nga sjelljet publike të një personi, që përfshijnë sjelljet verbale dhe

joverbale dhe nga motivet personale, mendimet dhe emocionet. (Singer, 1984)

Walter Mischel (1986), e përkufizon personalitetin si modelet e përgjithshme të

qëndrueshme dhe të dallueshme të sjelljes në përgjigje të njerëzve dhe ngjarjeve përreth.

Byrne dhe Kelley (1981) e shikojnë personalitetin si shuma totale e dimensioneve

relativisht të qëndrueshme të veçorive individuale të personit.

Ekzistojnë tri karakteristika për personalitetin:

Karakteristikat. Kur flasim për personalitetin ne po flasim për ato aspekte që janë

pjesë e secilit prej nesh, konstante, të qëndrueshme. Nëse jeni agresiv në ditët e

sotme, shanset janë të larta që do të jeni nesër agresivë/ nëse jeni të turpshëm tani,

do të jeni shumë të turpshëm kur të zgjoheni nesër në mëngjes. Kështu që ne po

1 Nikolla Rot, Psikologjia e përgjithshme, fq.230.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

7

flasim për karakteristika të qëndrueshme, dhe këto janë ato që psikologët

studiojnë nën titullin e personalitetit.

Qëndrueshmëria. Një perspektivë e dytë e personalitetit, ose ndonjë tipar i

identifikuar me personalitetin, është se ajo duhet të ndodhë në mënyrë të

përsëritur. Veprimet duhet të ndodhin në një shumëllojshmëri rrethanash. Një

person agresiv do të priret të jetë kështu në shumë situata të ndryshme- në një

restorant, në klasë, në shumicën e marrëdhënieve shoqërore- në thelb kudo që iu

jepet mundësia.

Veçantia. Një aspekt i tretë i rëndësishëm i personalitetit tonë është se ne jemi

secili në thelb unik. Ne secili kemi një sasi të caktuar të agresionit, ligësisë,

humorit, virtytit, lumturisë. Megjithatë, kombinimi që ju përcakton është i

identifikueshëm. Pavarësisht fuqisë së parashikimit.2

1.1 Struktura e personalitetit

Me konceptin strukturë kuptojmë një sistem marrëdhëniesh ndërmjet komponentëve të

caktuar.

Disa autorë janë të mendimit se rëndësi kryesore kanë momentet e shprehisë në bazë të të

cilave shpjegohen sjelljet e individit.

Termi strukturë e personalitetit përdoret në dy kuptime themelore:

1. përcakton faktorët ose momentet që janë themelore të kuptojnë personalitetin në

përgjithësi.

2. kuptojnë organizimin karakteristik të vetive e të lidhjeve themelore të cilësive të

individit, mendojmë vetëm për strukturën e një individi konkret.”3

Edhe pse numri i cilësive të personaliteti është shumë i madh, kur bëhet fjalë për

strukturën e tij vëmendja përqendrohet në katër grupe kryesore të cilësive:

Temperamenti;

Karakteri;

2 Richard Kasschau. Psychology, New Jersey, fq. 338.3 Nikolla Rot, Psikologji e personalitetit, Prishtinë, fq. 38.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

8

Aftësitë;

Cilësitë trupore.

1.1.1 Temperamenti

Është aspekt i personalitetit që është gjenetikisht i bazuar dhe i lindur, që paraqet

energjinë e individit në dispozicion. Ai mund të përcaktohet edhe si mënyrë

karakteristike e reagimit të individit ndaj ngacmimeve dhe situatave të ndryshme.

Temperamenti nuk tregon vetëm mënyrën e reagimit emocional, por edhe shpejtësinë,

fuqinë dhe qëndresën e aktivitetit të individit.4

Temperamenti sipas Hipokratit:

a) Kolerik- manifestohet me ndjenja intensive, individi në këtë temperament

zemërohet shumë shpesh dhe shpejt, dhe si rrjedhim krijon konflikte me të tjerët.

Reagimet e tyre janë të fuqishme dhe të vrullshme, por janë ambiciozë, punojnë

me pasion dhe intensitet, janë të shoqërueshëm.

b) Sanguin- reagojnë shpejt, por ky reagim nuk zgjat shumë, ndryshojnë shpejt

disponimin. Ky tip është i gjallë, mjaft i shkathët dhe i shpërqendrushëm, por

shpesh i mungon këmbëngultësia dhe durimi.

c) Flagmatik- tip me karakteristika pasive, ka reagime të ralla, të ngadalshme dhe

me emocione të dobëta. Janë zakonisht të urtë, gjakftohtë, jo fort të ndieshëm.

Janë optimist, të qetë dhe mjaft stabil.

d) Melankolik- tip me reagime të fuqishme, por të rralla e të ngadalshme. Këta

individë vendosin me kujdes dhe me durim të madh çdo gjë dhe si rrjedhim janë

më pak optimist. Janë individë të qetë, të kujdesshëm dhe të matur.

Fig.1. Llojet e temperamentit

4 Arben Hoti, Psikologji e personalitetit, Tiranë, 2012, fq. 88.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

9

1.1.2 Karakteri

Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë

që disa të tjerë theksojnë vetëm anën morale të njeriut.

Me karakter përcakton vetitë e vullnetit dhe flitet për qëndrueshmëri, vendosmëri,

iniciativë. Paraqet sjelljen karakteristike të një individi, përcakton vetitë me anën e të

cilave shprehet respektimi ose mosrespektimi i disa normave që janë në një shoqëri të

caktuar.

Për karakterin nuk është vendimtar trashëgimia, por përvoja që fitohet gjatë jetë,

veçanërisht në fëmijërinë e hershme. I posalinduri është qenie amorale, i cili ka vetëm

disa dispozita për sjellje shoqërore, faktorë të caktuar (rrethi shoqërorë) varet se çfarë

njeriu do të bëhet fëmija.5

1.1.3 Aftësitë

Njerëzit ndryshojnë shumë midis tyre në shumë aspekte, këto kanë të bëjnë me aftësitë që

ka secili prej nesh, të cilat janë tërësi e vetive personale që mundësojnë zotërimin dhe

kryerjen me sukses të një veprimtarie të caktuar.

Aftësitë janë dhuratë e natyrës, por në dispozita të caktura zhvillimi i tyre varet nga rrethi

dhe nga kushtet e tij, si dhe nga vetë aktiviteti i një individi.

Ndonjë fëmijë mund të ketë trashëguar talent të madh për muzikë, pikturë, matematikë,

por ai talent do të zbehet nëse fëmija nuk rritet në një rreth i cili do vërejë me kohë

dispozitat e tij. Për t’i edukuar dhe ndihmuar të zhvillohen, fëmijët duhet t’i zbulojnë

dëshirat e veta. Çdo etapë e zhvillimit dallohet me disa karakteristika të dukshme sipas të

cilave ndryshon prej çdo etape të mëhershme. P.sh fëmijëria e hershme dallohet me

kontrollim gjithnjë më të madh ndaj lëvizjeve vetjake, faza e mëvonshme dallohet me

shfaqjen e të shoqëruarit dhe zhvillimin e saj, në kërkimin e shokëve për lojë etj.6

5 Frifrih Troj, Psikologjia e fëmisë, Beograd, fq. 124.6 Po aty, fq. 81.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

10

Dallojmë disa lloje të aftësive:

Intelektuale;

Motorike;

Sensorike;

Fizike.

1.1.4 Cilësitë trupore

Përveç në temperament, karakter dhe aftësi, individët dallohen edhe në aspektin e tyre

fizik, në bazë të karakteristikave të veçanta fizike (cilësive trupore). Këto cilësi varen prej

vetive morfologjike (gjatësia, vëllimi dhe forma e kokës, gjatësia e gjymtyrëve,

muskulatura) dhe vetitë fiziologjike (veçantia e sistemit endokrin) mund të jetë

karakteristike për individin dhe e plotësojnë pamjen e personalitetit.7

1.2 Zhvillimi i personalitetit

Ka për detyrë të bëjë përshkrimin dhe shpjegimin e procesit dhe zhvillimit të

personalitetit (si zhvillohet dhe si formohet) dhe cilët janë faktorët e zhvillimit dhe

formimit të tij.

Personaliteti zhvillohet dhe formohet gjatë jetës së njeriut në mjedisin e tij dhe nën

ndikimin e faktorëve të atij mjedisi.

Struktura biologjike dhe funksionimi i organeve të tërësisë së organizmit është ndër

faktorët më të rëndësishëm të formimit dhe ndërtimit të personalitetit.

Fëmija që edukohet me shkathtësi shpirtërore di të jetë i aftë të kuptojë çështjet

thelbësore për atë se si vepron universi, do të kuptojë burimin e krijimtarisë në veten dhe

jashtë vetes, do të jetë i aftë për mosgjykim, pranimin e realitetit dhe të së vërtetës, që

janë shkathtësitë më të vlefshme që kemi në marrëdhënie me njerëzit e tjerë.8

7 Nikolla Rot, Psikologji e personalitetit, Prishtinë, fq. 89.8 Deepak Chopra, Si të edukoni fëmijët, Titanic, fq. 22.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

11

Ndikimi i pesë viteve të para të jetës së fëmijës ka shumë rëndësi në zhvillimin e

personalitetit të njeriut.

Sipas psikologëve, zhvillimi i fëmijës varet prej dy faktorëve:

o Trashëgimit;

o Rrethit. 9

1.3 Roli i aspektit biologjik në formimin e personalitetit

Trashëgimia biologjike që arrihet nga momenti i ngjizjes është proces i pjekurisë

biologjike, kryesisht jashtë ndikimit të jashtëm njerëzor, por sipas disa ligjeve të

caktuara.

Personaliteti nuk është i lindur dhe i trashëguar, ai lidhet ngushtë me faktorët biologjik

dhe social, me kushtet shoqërore sociale, të cilat veprojnë mbi bazat organike të dhëna

me anë të trashëgimit.

Faktorët kryesorë biologjik në formimin e personalitetit janë:

Sistemi nervor;

Sistemi endokrin;

Konstrukti fizik.

Bazat biologjike të trashëguara janë themeli mbi të cilat formohen cilësitë e caktuara

trupore dhe psikike. Psikologu gjerman Kreçmer dhe ai amerikan Sheldon gjetën lidhjen

mes pamjes fizike dhe cilësive psikike.

Pamja fizike në formimin e personalitetit lidhet me faktin se si do të sillen njerëzit e tjerë

ndaj tij. P.sh një vajzë e bukur do të pranohet ndryshe nga rrethi për dallim nga ajo vajzë

që ka ndonjë të metë trupore. Kjo bën që personi të fitojë tipare të tilla të personalitetit:

kryelartësia, tendenca për të qenë në qendër të vëmendjes, siguria, çiltërsia, mospërfillja

etj. Kurse te tjetra mund të shkaktojë të mbyllurit në vetvete, ndjenja e pasigurisë,

9 Leonard Prifti, Psikanaliza sot, psikologjia e thellësive, Uegen, Tiranë, 2016

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

12

agresiviteti, zemërngushtësinë etj. Këto cilësi të personalitetit nuk lindin drejtpërdrejt me

të metat fizike, por me reagimet e të tjerëve ndaj tyre.10

Ndërmjet konstruktit trupor dhe dukurive të caktuara psikike, Sheldon ka konstatuar tipat:

* endomorf : individët që kanë të zhvilluar pjesën e mesme të trupit, zakonisht janë

individë të plotë dhe të plogët.

* mezomorf : individë që kanë eshtra dhe muskuj të zhvilluar, janë tepër të

qëndrueshëm, të zhdërvjellët dhe atë aftë, sidomos në kryerjen e punëve fizike.

* ektomorf: janë individë të ndjeshëm, me qëndrueshmëri relative, por kanë sistem

nervor dhe shqisa mjaft të zhvilluara, me muskuj pak të zhvilluar.

10 Nikolla Rot, Psikologji e personalitetit, Prishtinë, fq. 91.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

13

2. FAKTORËT SOCIAL NË FORMIMIN E PERSONALITETIT

Mjedisi për fëmijët është një edukator i heshtur. Rol vendimtar në formimin e

personalitetit luajnë faktorët social: ambienti dhe kushtet familjare, shkolla, moshatarët,

kultura, sistemi shoqëror etj.11

Fëmija që nuk pranon dashuri dhe kujdes nuk arrin të rritet dhe zhvillohet. Që të

zhvillohen deri në potencialin e plotë, ata kanë nevojë për mbështetje të madhe dhe

udhëheqje prej të tjerëve në jetët e tyre. Kushtet sociale, para së gjithash kontakti më

njerëz dhe me prodhimet e aktivitetit njerëzor na mundëson formimin e personalitetit.

Fëmija është i detyruar t’i lidhë marrëdhëniet me fëmijët dhe të rriturit, ta përshtasë

sjelljen e tij ndaj shoqërisë që nga vegjëlia. Fëmija jeton dhe rritet në një rreth shoqëror të

ndërlikuar dhe dinamik i cili bëhet më i komplikuar sa më tepër që fëmijët krahas me

kohën vijnë në kontakt më një numër më të madh personash të cilët në sjelljen e tyre dhe

marrëdhëniet ndaj fëmijës ndryshojnë.

Zhvillimi dhe edukimi tërësor i personalitetit të fëmijës kushtëzohen nga shanset që

ofrohen nga mjedisi jetësor, familja dhe të rriturit e tjerë në mikro dhe makro mjedisin

social.12

2.1 Roli i familjes në personalitet

Rrethi i parë shoqëror në të cilin fëmija bie në kontak është familja. Prandaj asaj i përket

roli më i rëndësishëm për formimin e ndërgjegjes shoqërore dhe sjelljes shoqërore të

fëmijës. Nëse rrethi familjar do ta përshtasë dhe e përvetëson fëmijën, ai do ta ndiej veten

si anëtar të mirëseardhur të shoqërisë.

Familja është faktori më i rëndësishëm prej të cilit varet zhvillimi i drejtë i personalitetit

të fëmijës. Një prej nevojave më të rëndësishmë personale të motiveve personale, prej së

cilës varet zhvillimi i personalitetit është nevoja për dashuri. Nga përmbushja e nevojës

së parë zhvillohet ndjenja e sigurisë, ndjenja e pranueshmërisë nga ana e shoqërisë dhe

11 Leonard Prifti, Psikanaliza sot, Uegen, Tiranë, 2016, fq. 67.12 Afërdita Deva, Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Prishtinë, 2009, fq.39.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

14

ndjenja e përkatësisë në shoqëri. Fëmijët që zhvillohen në familje, për dallim nga fëmijët

që jetojnë në institucionet e fëmijëve janë shumë më përparimtar në çdo pikëpamje.13

Roli i viteve të para të jetës kur fëmija është nën pushtetin e plotë të familjes, është tepër i

rëndësishëm për formimin e personalitetit. Ky rrit rolin dhe përgjegjësinë e familjes në

formimin e personalitetit të fëmijës.

Sado që të rritet roli i shoqërisë në edukimin dhe formimin e fëmijëve, nuk mund të

fshihet nevoja e edukatës familjare. Ndikimi i familjes dhe i prindërve në zhvillimin e

personalitetit të fëmijëve është i lidhur me faktin se shoqëria ndërmjet tyre përcjell,

transmeton botëkuptimin, zakonet, kërkesat, moralet, ato cilësi që preferon për karakterin

dhe atë sjellje që dëshirohet e pëlqehet nga shoqëria. Prindërit paraqesin modelin e parë

që imitojnë fëmijët.

Është e nevojshme që fëmijët të kenë ndjenjën e sigurisë në familje, të ndjejë se prindërit

kujdesen për të dhe se e duan.

Kujdesi i pamjaftueshëm për fëmijën ose mungesa e dashurisë ndaj tij, janë ndër faktorët

kryesorë për shfaqjen e disa cilësive të padëshirueshme për shoqërinë dhe njerëzit e tjerë

p.sh. agresiviteti, qëndrimi armiqësor ndaj rrethit, të tërhequrit në vetvete, pasiviteti.14

Fig.2. Kujdesi ndaj fëmijëve

13 Barisllav Stevanoviq, Psikologjia pedagogjike, Beograd, fq.76.14 Nikolla Rot, Psikologjia e përgjithshme, fq. 246.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

15

Diana Baumrind ka paraqitur disa cilësi për mënyrën më të mirë për rritjen e fëmijës.

Kemi disa ndarje për tipet e prindërimit:

Prindi autoritativ- karakterizohet nga një prind që fëmija t’u bindet një sërë

rregullash të arsyeshme dhe është njëkohësisht i përgjegjshëm kundrejt nevojave

dhe kërkesave të fëmijës. Ai respekton dhe mbështet pavarësinë dhe

individualitetin e fëmijës.

Prindi autoritar- karakterizon një prind që kontrollon dhe rrjedhimisht nuk lejon

pavarësinë e fëmijës si dhe kufizon shprehjen e emocioneve të tij.

Prindi liberal- karakterizon një prind që nuk mund të vendosë kufizime mbi

fëmijën, nuk beson në ndëshkim pavarësisht veprimit të fëmijës.15

2.2 Roli i shkollës dhe shoqërisë në personalitet

Një faktorë i rëndësishëm social, nga i cili varet zhvillimi i personalitetit është edhe

shkolla. Shkolla ka rëndësi para së gjithash për shkak se ardhja e fëmijës në shkollë është

një ambient i ri, me kërkesa dhe marrëdhënie të reja me të cilat duhet të mësohet fëmija.

Ashtu si prindërit, edhe mësuesit janë persona që i imiton fëmija dhe me anën e të cilëve

pranon dhe përvetëson pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme.

Shoqëria sidomos përmes shkollës përpiqet që t’i zhvillojë ato veti të fëmijëve të cilat i

konsideron të pëlqyeshme dhe t’i pengojë ato që i konsideron negative. Procesi i

zhvillimit intelektual emocional e sidomos social që ka filluar në familje, vazhdon në

shkollë në mënyrë intensive dhe sistematike.

Shkolla e cila është është e orientuar në rend të parë në punë me fëmijët që kanë aftësi

mesatare mund të shkaktojë vështirësi për zhvillimin e fëmijëve që kanë më pak aftësi.

Mossukseset që arrijnë fëmijët në shkollë për shkak të aftësisë së vet të pamjaftueshme

shpeshherë manifestohen në personalitetin e fëmijës. Mirëpo, jeta në shkollë mund të

bëhet problem edhe për fëmijët e talentuar, sepse programi mësimor që zhvillohet nuk

15 Theodor Karaj, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, 2005, fq. 243

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

16

është për ta aq interesant dhe është tepër i lehtë. Kjo mund të zgjojë tek ata veti si:

përtaci, pakujdesi, arroganc, agresivitet dhe veti tjera të papëlqyeshme të personalitetit.16

Grupi i moshatarëve ndikon në mënyrë të fuqishme mbi atë se cilat vlera do të synojë t’i

realizojë fëmija. Të shoqëruarit në përgjithësi paraqet mjet mjaft të rëndësishëm të

socializmit të individit, kontribuon në zhvillimin e shoqërimit, të përvetësuarit e

qëndrimeve të reja sociale, në zhvillimin normal të fëmijës.

2.3 Roli i kulturës në formimin e personalitetit

Çdo individ zhvillohet në bashkësinë e caktuar e cila i ka rregullat e veta të sjelljes dhe

botëkuptimet e veta mbi çështjet e shumta jetësore.

Secili mjedis shoqëror dhe ekonomik, secila bashkësi, secili komb ka kulturën e vet. Mes

mjedisit kulturor dhe tipareve të personalitetit ekziston ndërlidhje e ngushtë.

Pjestarët e një mjedisi kulturor kanë veti të sjelljeve, qëndrimeve dhe vlerave sociale të

përbashkëta sepse burojnë nga një mjedis kulturor që ka zakone, tradita, qëndrime, vlera

sociale që janë karakteristike për atë mjedis.17

Rëndësinë e kulturës për formimin e personalitetit e kanë vënë në dukje antropologët. Ata

dëshmuan se ndër fise të ndryshme, krahas me dallimet në kulturë, shkojnë edhe

ndryshimet e vetive të personalitetit si dhe dallimet në sjellje.

Në mjediset me kultura të ndryshme formohen personalitete tiparesh të ndryshme që janë

karakteristike për mjedisin e caktuar. Mjedisi kulturor riprodhon personalitete sipas

sistemit të vlerave kulturore të tij.

Kultura në një masë të gjerë përcakton se çfarë qëndrimesh dhe vlerash do të kenë

pjestarët e një grupi të caktuar, në ç’mënyrë do të sillen në situata të ndryshme dhe si do

të adaptohen.

16 Nikolla Rot, Psikologji e personalitetit, Prishtinë, fq. 75.17 Arben Hoti, Psikologji e personalitetit, Tiranë, 2002, fq. 29.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

17

3. TEORITË MBI PERSONALITETIN

Teoritë identifikojnë cilat karakteristika janë të rëndësishme dhe si organizohen ato në

individë të ndryshëm. Teoricieni i personalitetit paraqet koncepte që japin faktorët të cilët

ndikojnë në zhvillimin e personalitetit dhe sjelljeve të përditshme të individit dhe na

ndihmon të kuptojmë pse secili prej nesh është i veçantë.18

3.1 Teoria psikodinamike

Teoria psikodinamike e sheh sjelljen si produkt të forcave të brendshme psikologjike që

shpesh veprojnë jashtë vetëdijes sonë. Teoricientët e psikodinamikës kanë të përbashkët

mendimin se personaliteti përcaktohet kryesisht nga proceset e pavetëdijshme dhe mund

të kuptohet më mirë brenda kuadrit të zhvillimit të jetës së njeriut.

Pesë sugjerimet e mëposhtme janë në qendër të të gjitha teorive psikodinamike:

1. Pjesa më e madhe e jetës mendore është e pavetëdijshme, si rezultat njerëzit mund

të sillen në mënyra që nuk ekzistojnë.

2. Proceset mendore (emocionet, motivet dhe mendimet) veprojnë paralel dhe në

këtë mënyrë çojnë në konflikte ndjenjash.

3. Shembujt e personalitetit të qëndrueshëm jo vetëm që fillojnë e formohen në

fëmijëri, por përjetimet e hershme ndikojnë në formimin e personalitetit.

4. Pasqyrimet tona mendore për veten, për të tjerët dhe për marrëdhëniet tona, kanë

vetinë të drejtojnë edhe bashkëveprimin tonë me njerëzit e tjerë.

5. Zhvillimi i personalitetit lidhet me të nxënët e rregullimit të ndjenjave seksuale

dhe agresive, si dhe me të bërit më shumë i ndërvarur nga pikëpamje shoqërore,

se sa i pavarur.19

18 Terry F. Pettijohn, Psikologjia, Tiranë, 1996, fq. 391.19Charles G. Morris, Albert A. Maista, Psikologjia, Tiranë, 2008, fq. 354.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

18

3.1.1 Teori psikodinamike e Sigmund Frojd

E mendonte personalitetin si një ajsberg që vetëm maja i del mbi ujë. Pjesa e

personalitetit për të cilën jemi të vetëdijshëm (ndërgjegjshëm) në jetën e përditshme

është maja e ajsbergut. Poshtë saj është mendja jonë e pandërgjegjshme e cila përmban

informacione që i dijmë por që nuk po i mendojmë tani. Nën nivelin e pandërgjegjshëm

shtrihet mendja e pandërgjegjshme, sipas tij frika dhe kujtimet tona të pakëndshme

shtypen në mendjen e pandërgjegjshme.

Teoria e personalitetit të Frojdit përbëhet nga tri koncepte kryesore:

Idi;

Euperegoja;

Egoja.20

Idi është i pranishëm që në lindje, përfaqëson prirjet bazë instiktive dhe biologjike. Ai

pretendonte se idi vepron mbi bazën e parimit të kënaqësisë, ku prirjet instiktive kërkojnë

kënaqësi të menjëhershme në mënyrë të pandërgjegjshme dhe impulsive.

Superegoja përbëhet nga vlera shoqërore dhe familjare që i janë ushqyer personit. Ajo

është në një masë të madhe e pandërgjegjshme dhe frenon dëshirat e idit. Ajo përfshin

ndërgjegjen (njohuri për sjelljet gabuara) dhe idealin e egos (njohuri për sjelljet e drejta).

Egoja përbëhet nga një aftësi e ndërgjegjshme për të përceptuar dhe për t’u marrë me

realitetin në mënyrë inteligjente. Ajo vepron si ndërmjetës midis idit (duke i larguar

dëshirat për kënaqësi të menjëhershme) dhe superegos (duke pranuar se disa nga forcat

penguese të saj nuk janë racionale). Egoja vepron në bazë të parimit të realitetit dhe

përpiqet të gjejë mënyra të pranueshme nga shoqëria për të kënaqur idin.

3.1.2 Psikologjia analitike e Karl Jung

Ndërkohë që Frojdi e vuri theksin tek epërsia e instikteve seksuale, Jungu theksonte

cilësitë racionale dhe shpirtërore të njerëzve. Ndërsa Frojdi mendonte se zhvillimi merrte

20 Terry F. Pettijohn, Psikologjia, Tiranë, 1996, fq. 393.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

19

formën në fëmijëri, Jungu mendonte se zhvillimi psikik arrinte pjekurinë gjatë moshës së

mesme.

Ai besonte se e pavetëdijshmja përbëhej nga e pavetëdijshmja personale dhe e

pavetëdijshmja kolektive.

E pavetëdijshmja personale- përfshin mendimet e shtypura, përvojat e harruara dhe idetë

e pazhvilluara, që mund të hyjnë në vetëdije ne qoftë se një individ apo një sensacion e

ngacmon kujtimin e tyre.

E pavetëdijshmja kolektive- përmbledh kujtesën dhe shembujt e sjelljeve që trashëgohen

nga brezat e mëparshëm dhe pastaj gjenden te të gjithë njerëzit.21

Jungu i ndau njerëzit në dy lloje qëndrimesh të përgjithshme:

Intravertë- i kushtohen më shumë botës së tyre personale. Kanë prirje të jenë të

pashoqërueshëm dhe u mungon besimi te të tjerët.

Ekstravertë- e drejtojnë vëmendjen ndaj botës së jashtme. Tregojnë interes të

madh për njerëzit e tjerë dhe gjërat që ndodhin rrotull tyre.

3.1.3 Psikologjia individuale e Adlerit

Ndryshe nga Frojdi ai i shihte njerëzit si të motivuar kryesisht nga një nxitje apo tendencë

superioriteti. Fëmijët zhvillojnë kompleks inferioriteti sepse janë të vegjël dhe varen nga

të rriturit.

Ai nuk e pranonte mendimin e Frojdit se përvojat e fëmijërisë janë vendimtare në

përcaktimin e personalitetit të të rriturit. Ai besonte se ato kontribuojnë së bashku më

faktorët tjerë të trashëguar dhe të ambientit, në zhvillimin e mënyrës së jetesës së një

individi.

21 Charles G. Morris, Albert A. Maista, Psikologjia, Tiranë, 2008, fq. 358.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

20

Adleri dallon disa tipe të personalitetit:

Dominues- nuk dominon interes për të tjerët. Shmangës- i shmang problemet e jetës. Marrës- varet nga të tjerët që ta mbrojnë. I dobishëm- ndërvepron me sukses me të tjerët.

3.1.4 Psikologjia kulturore e Karen Horney

Ajo besonte se ndikimet sociale dhe kulturore janë ndikime shumë të rëndësishme,

gjithashtu besonte se fëmijëria e hershme është e rëndësishme. Dy nevojat kryesore në

fëmijëri janë siguria dhe të qenurit i kënaqur. Njeriu duhet të përpiqet të fitojë dashurinë e

të tjerëve, përshtatet me dëshirat e të tjerëve apo të fitojë pushtet mbi të tjerët.22

Agresiv- karakterizohet nga nevoja për të vepruar në mënyrë agresive në botën që e

shikon armiqësore.

I larguar- nevoja për të mbajtur distancën nga tjerët.

Horay ne formimin e personalitetit nuk i theksonte faktorët biologjik, por rëndësi të

veçantë iu kushtonte faktorëve social.

3.1.5 Erik Erikson

Për Eriksonin ishte e rëndësishme cilësia e marrëdhënieve prind-fëmijë, sepse familja

formon kontaktin e parë të fëmijës me shoqërinë. Vetëm nëse fëmijët ndihen të vlefshëm

në sytë e familjarëve dhe të shoqërisë, ata do të zhvillojnë një ndjenjë të sigurtë identiteti.

Sipas Eriksonit, suksesi në çdo fazë varet nga përshtatja e personit në fazat e

mëposhtme:

Stadi 1: Besimi kundrejt mosbesimit (lindja deri 1 vjeç e gjysmë) Rezultati pozitiv

i zgjidhjes së krizës në këtë stad është besimi. Ky rezultat arrihet nëse tregohet

ngrohtësi e kujdes për fëmijën. Ankthi zemërimi, egërsia, mosplotësimi i

nevojave bazë të fëmijës lindin mosbesim te fëmija për mjedisin përreth.

22 Terry F. Pettijohn, Psikologjia, Tiranë, 1996, fq. 397.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

21

Formimi i besimit është momenti më i rëndësishëm që përcakton qëndrimin e

fëmijës gjatë jetës.

Stadi 2: Autonomia kundrejt turpit ose dyshimit (1 vjeç e gjysmë -3 vjeç) fëmija

fillon të ketë kontroll mbi trupin e vet dhe është mosha ku fëmija fillon të mësojë

të vetërregullojë sjelljet e veta. Kur fëmijët nuk lejohen ta bëjnë atë që mund ta

bëjnë, ose kur shtyhen të bëjnë atë që nuk janë në gjendje ta bëjnë, ata mund të

zhvillojnë një sens turpi ose dyshimi për arsye të dështimeve.

Stadi 3: Iniciativa kundrejt ndjenjës së fajit (3-5 vjeç) nëse fëmijët inkurajohen që

të formojnë idetë e tyre dhe t’i vënë në jetë, te ai zhvillohet sensi i iniciativës.

Nëse fëmija ndëshkohet për shprehjen e planeve, dëshirave të tij dhe për

përpjekjet që bën për realizimin e tyre, atëherë fëmija zhvillon një sens faji.

Stadi 4: Zelli për punë kundrejt inferioritetit (5-12 vjeç) nëse fëmijët arrijnë

suksese në përvetësimin e shprehive të ndryshme dhe nëse këto suksese

vlerësohen prej të tjerëve, te fëmija zhvillohet një sens zelli për punë. Në të

kundërtën, nëse fëmijet arrijnë rezultate të ulëta në përvetësimin e shprehive dhe

nëse krahasohen vazhdimisht për të keq me të tjerët që kanë rezultate më të larta,

ata zhvillojnë një sens inferioriteti.

Stadi 5: Identiteti kundrejt konfuzionit të roleve (12-18 vjeç) për Eriksonin

identiteti është një koncept i përgjithshëm që dikush duhet të ketë për veten, ai i

referohet identitetit si një gjendje ndaj së cilës individi synon. Personi është në

gjendje identiteti kur nuk ka asnjë lloj konflikti të brendshëm.

Stadi 6: Intimiteti kundrejt izolimit (18-35 vjeç) fjala këtu është për një aftësi

thelbësore të individit që t’i lidhë shpresat dhe frikërat e tij me dikë tjetër dhe të

pranojë nevojën e një personi tjetër për intimitet.

Stadi 7: Gjenerativiteti kundrejt stanjacionit (35-65 vjeç) gjenerativitet do të thotë

të jesh produktiv dhe i vlefshëm për veten dhe për të tjerët. Kurse, stanjacion do të

thotë se njeriu fokusohet vetëm në nevojat vetjake dhe komfortin e jetës së tij.

Stadi 8: Integriteti kundrejt dëshpërimit (65 vjeç e më lartë) kur njeriu sheh jetën

e tij dhe e ndjen se ka marrë vendime të gabuara, ose nuk ka qenë i zoti të marrë

asnjë vendim, ai sheh se jeta e tij nuk ka qenë e integruar. Ndjehet i dëshpëruar se

tani nuk ka më shans për të rregulluar diçka.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

22

3.2. Teoria humaniste

Thekson se ne jemi të motivuar në mënyrë positive dhe ecim përpara drejt shkallëve më

të larta të funksionimit. Psikologët besojnë se jeta është një proces i hapjes së vetes ndaj

botës që na rrethon dhe i përjetimit të gëzimit me jetën. Ata besojnë se duke pasur

parasysh kushtet e një jete të arsyeshme, njerëzit do të zhvillohen në drejtimet e

dëshiruara.

3.2.1 Teoria e vetes e Karl Roxhers

E përshkruan personalitetin si një trekëndësh: jetën reale (si je në të vërtetë), veten e

perceptuar (si e mendon veten se je) dhe veten ideale (si do të jesh).

Sipas tij njerëzit kanë prirje të bëhen gjithnjë e më shumë funksionues nëse ata rriten me

vlerësim pozitiv të pakushtëzuar apo duke iu ofruara trajtim të ngrohtë, respekt, pëlqim

dhe dashuri pavarësisht ndjenjave, qëndrimeve. Por, prindërit dhe të rriturit e tjerë iu

ofrojnë fëmijëve vlerësim pozitiv të kushtëzuar: vlerësojnë dhe pëlqejnë vetëm disa

aspekte të fëmijës.23

3.2.2 Teoria e vet-aktualizimit e Maslow

Ai i mendon njerëzit si të lindur në një hierarki nevojash, kur nevojat e nivelit të parë

plotësohen, nevojat e shkallës së dytë dalin në pah.

Hierarkia e nevojave përfshin nevojat fiziologjike, sigurisë, përkatësisë dhe kërshërisë,

vlerësimit dhe vetaktualizimit. Njerëzit e vetaktualizuar janë realist dhe i kapin shpejt

gjërat e mundshme. Nuk e mërzisin veten duke punuar për synime të paarritshme.

E pranojnë veten dhe të tjerët ashtu siç janë, janë autonom dhe të pavarur, të aftë për të

vepruar pa marrë urdhëra nga të tjerët. Krijojnë marrëdhënië intime kuptimplote në

shumë vende të shumë marrëdhënieve të cekta, janë krijues, origjinal dhe kanë sens

humori.

23 Charles G. Morris, Albert A. Maista, Psikologjia, Tiranë, 2008, fq. 366.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

23

Tab. 1. Vetaktualizimi i Maslout

3.3 Teoritë e tiparit

Këta teoricienë pohojnë se njerëzit ndryshojnë nga shkalla në të cilën ata zotërojnë disa

tipare të caktuara të personalitetit, si: varësia, ankthi dhe shoqëria. Ne e dallojmë tiparin

nga mënyra se si sillet njeriu.

3.3.1 Teoria e tiparit e Allport

Beson se personaliteti individual mund të kuptohet përmes tipeve hierarkike të

predispozitave personale:

Kardinale- janë mbretëruse saqë shprehen në çdo gjë që bën njeriu.

Qendrore- formojnë thelbin e personalitetit tonë dhe zhvillohen nga përvoja.

Sekondare- më pak të rëndësishme dhe janë të varur nga situata, plotësojnë

personalitetin.24

24 Terry F. Pettijohn, Psikologjia, Tiranë, 1996, fq. 399.

Perceptimi efikas i realitetit

Përvoja kulmore

Pranimi i vetes dhe të tjerëve

Idetifikimi me njerëzimin

Spontaniteti

Marrëdhëniet ndërpersonale të thella

Përqendrim problemesh

Strukturë me karakter demokratik

Nevoja për jetë personale

Etikë të fortë

Autonomi

Sens humori jo armiqësor

Krijimtari

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

24

3.3.2 Teoria faktoriale e Kattell

Sipas tij reagimi është funksion i personalitetit të individit dhe situatës. Përdor një

procedurë statistikore që quhet analizë faktoriale, për të përcaktuar marrëdhëniet mes

tipareve të personalitetit.

E përkufizoi tiparin si potencialin e një personi për të reaguar në mënyrë të caktuar.

Përdori tre masa për të mbledhur të dhëna mbi personalitetin. Të dhënat jetësore që janë

vëzhgime të sjelljes së personit, pytsore personale që na japin përshkrime vetjake të

personalitetit dhe teste objektive që ndihmojnë në identifikimin e grupeve të tipareve të

personalitetit.25

3.3.3 Modeli i tipareve të personalitetit i Eysenek

Beson se biologjia luan rol të rëndësishëm te personaliteti. Koncepti i tij për personalitet

na sugjeron se personaliteti zhvillohet përmes ndërveprimit të katër faktorëve :

Kognitive-inteligjenca;

Korative-karakteri;

Afektiv-temperamenti;

Somatik- përbërja e përgjithshme.

Ai propozon katër dimensione të tipit të personalitetit:

Interversion- përfshin pesimizmin, mendushmëria, kujdesi dhe heshtja;

Ekstraversion; impulsiviteti, veprimtaria, gjallëria dhe shoqërizmi;

Neuroticizmi- përfshin nervozitet, humor të keq, ankth dhe skaj i qëndrueshëm, i

qetë, lidership;

Psikoticizmi- agresivitet, vetmia dhe mospërputhja më të tjerët.

25 Terry F. Pettijohn, Psikologjia, Tiranë, 1996, fq. 399.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

25

3.3.4 Modeli pesë faktorësh

Teoricienët bashkëkohorë të tipareve i kanë paraqitur tiparet e personalitetit në pesë

mënyra: ekstraversioni, mirësjellja, ndërgjegjshmëria, qëndrueshmëria emocionale dhe

kultura. ( P. T. Kosta & McCrae 2006; Wiggins, 1996)

Tiparet Faqet e secilit prej pesë faktorëve

Ekstraversion Ngrohtësi, mes shoqërisë, kërkimi i

dëfrimit, emocione positive

Mirësjellje Besim, çiltërsi, altriuzëm, pëlqim,

modesti, shpirtmirësi

Ndërgjegjshmëri/ besueshmëri Kompetencë, rregull, ndjenjë detyre,

përpjekje për sukses, mature

Qëndrueshmëri emocionale Ankth, armiqësi, depresion, vetëkontroll,

impulsivitet, dobësi

Kultura Fantazi, estetikë, ndjenja, ide, vlera

Tab.2. Modeli pesë faktorësh

3.4 Teoria e të nxënit social

Pohojnë se njerëzit i organizojnë përvojat dhe vlerat e tyre të brendshme, për të drejtuar

sjelljen e tyre vetjake.

Sjellja jonë është produkt i bashkëveprimit të konicioneve (si mendojmë rreth një situate

dhe si e shohim sjelljen tonë në atë situatë) mësimeve dhe përvojave të kaluara (detyrimi,

ndëshkimi dhe shëmbëllimi) si dhe mjedisi rrethues.26

3.4.1 Biheviorizmi i Skinerit

Beson se personaliteti përkufizohet si mënyrat e mësuara të të sjellurit, e cila si çdo sjellje

ndjek parimet e përforcimit, shuarjes, përgjithësimit, dallimit dhe ndëshkimit. Ai merret

26 Charles G. Morris, Albert A. Maista, Psikologjia, Tiranë, 2008, fq. 371.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

26

më forca të jashtme që veprojnë mbi individët dhe nuk e trajton individin si një agjent i

lirë për të marrë vendime. Në vend se të marrim vendimet tona të lira, ne kontrollohemi

nga ambienti. Ne jemi produkt i përvojave tona të shkuara dhe ambientit tonë.

3.4.2 Teoria e modelimit e Bandura-s

Thekson rolin e vëzhgimit dhe modelimit. Njerëzit i caktojnë vetes synime dhe kur i

arrijnë ndihen të kënaqur duke përforcuar sjelljet që quan në plotësimin e synimit, me

kohë formohen struktura sjellje që quhet personalitet. Thekson konceptin e vetefikasitetit

apo sensin e vetvlefshmërisë dhe suksesit që ka një person në procesin e përshtatjes me

botën.

3.4.3 Teoria e lokusit të kontrollit nga Rotter

Përforcimi ndikon në formimin e sjelljes dhe personalitetit, por meqë njerëzit janë kaq të

komplikuar shpresat dhe ndjenjat gjithashtu ndikojnë shumë.

Potenciali i sjelljes varet nga dy faktorë:

Pritshmëri- është besimi i individit se nëse ai nuk e shfaq një sjellje të caktuar në

një situatë të veçantë sjelljeje të rezultojë në përforcim;

Vlera e përforcimit- është vlera ose rëndësia që një person i jep një përforcimi të

caktuar.

Njerëzit përgjithësisht kanë lokus kontrolli të brendshëm ose të jashtëm:

Njerëzit e brendshëm- mendojnë se përforcimi varet nga sjellja dhe vetitë e tyre. Ata

besojnë se nëse punojnë shumë, do të shpërblehen. Ata preferojnë situata që mund t’i

kontrollojnë.

Njerëzit e jashtëm- ndjejnë se përforcimi nuk varet nga sjellja e tyre, por kontrollohet ngaformat e jashtme, nga fati ose rastësia. Njerëzit e jashtëm nuk mund të parashikojnëpasojat e sjelljes së tyre, ata mësojnë se nuk mund të ndryshojnë gjërat, ndaj edhedorëzohen shpejt.27

27 Terry F. Pattijohn, Psikologjia, Tiranë, 1996, fq. 409.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

27

4. ÇRREGULLIMI I PERSONALITETIT

Nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm kemi raste kur personaliteti pëson çrregullime. Ka

individë të cilët me tiparet, karakteristikat dhe llojet e shprehjeve që shfaqin i bëjnë të

ndryshëm nga të tjerët.

Personaliteti çrregullohet kur ai lë vetë personin të vuaj ose edhe njerëzit e tjerë.

Nëse personat shfaqin sjellje te shthurura (që lidhen me impulsivitetin dhe agresivitetin)

dhe paqëndrueshmëri në prezantimin e shprehjeve të tyre, duke ndikuar negativisht në

përshtatjen e tij në shoqëri, atëherë themi se këta persona bëjnë pjesë të personat me

çrregullime të personalitetit.28

4.1 Shkaktarët e çrregullimeve të personalitetit

Ekzistojnë faktorë të shumtë të cilët shkaktojnë çrregullime në personalitet. Disa prej tyre

janë:

Rrethi ku jetojmë;

Dhuna dhe keqpërdorimi seksual;

Prindërit, gjendja familjare, përdorimi i alkoolit dhe drogës;

Faktori gjenetik;

Çrregullimet e lindura neuropsikiatrike;

Faktorët biologjikë;

Niveli i ultë i seretominës shkakton predispozicion për dhunë dhe tentim për

vrasje;

Zvogëlimi i masës së hirtë të korës së trurit në lobin frontal është vërejtur tek

personat me personalitet antisocial;

Çrregullimi i metabolizmit të dopaminës është vlerësuar që ndikon në mungesën e

ndjenjave dhe empatisë, izolimit social, ftohtësinë dhe tendencën për hakmarrje;

Stresi.

28 Arben Hoti, Psikologjia e personalitetit, Tiranë, 2012, fq. 169.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

28

4.2 Llojet e çrregullimeve të personalitetit

Ato janë të llojeve të ndryshme dhe dallojnë nga njëra tjetra prej karakteristikave që

mbart një tip çrregullimi, si dhe falë diagnozës diferenciale çrregullimet e personalitetit

ndahen në tri grupe:

Me tipare të çuditshme ose ekscentrike, kanë qëndrim dhe sjellje të veçantë. Këtu

përfshihen:

a) Paranoid- kanë dyshim të vazhdueshëm dhe mosbesim të pabazë te njerëzit në

përgjithësi. Janë armiqësor, iritabil dhe të zemëruar. Kanë tendencë t’i

interpretojnë veprimet e të tjerëve si të paramenduara, çmendura dhe kërcënuese.

Mendojnë se do të jenë të lënduar nga të tjerët, në një mënyrë e vënë në dyshim

lojalitetin dhe besnikërinë.

b) Skizoid- model i tërheqjes, veçimit nga lidhjet shoqërore dhe kufizimit të

shprehjeve të emocioneve. Lënë përshtypje se janë të ftohtë dhe rrinë menjanë,

janë të rezervuar, shumë pak të përfshirë në ngjarjet e përditshme dhe brengosjen

për të tjerët.

c) Skizotipik- të menduarit magjik, idetë e çuditshme, iluzionet janë pjesë e botës së

tyre të përditshme. Bota e tyre mund të jetë e mbushur më raporte të gjalla

imagjinare, frika dhe fantazi fëmijërore. Mund të besojnë se kanë fuqi speciale.

Të folurit e tyre mund të jetë i çuditshëm dhe të ketë kuptim vetëm për ta.

Individët shpesh duken dramatikë, me emocione të ekzagjeruara dhe sjellje të

paqëndrueshme:

a) Antisocial- karakterizohet me veprime të vazhdueshme antisociale apo kriminale.

Gënjeshtrat, ikja nga shtëpia, përleshja fizike, abuzimi me substanca dhe

aktivitetet tjera ilegale janë prezente në fëmijërinë e këtyre personave.

Demonstrojnë mungesë ankthi dhe depresioni çka nuk përputhet me situatën e

tyre, dhe shpjegimi i tyre për sjelljen antisociale bën që ata të duken si pa mend

(mospërfillje dhe dhunë ndaj të tjerëve).29

29 Charles G. Morris, Albert A. Maista, Psikologjia, Tiranë, 2008, fq. 438

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

29

b) Kufitar- kur e humbin lidhjen me realitetin, çrregullimi merr formën e

halucinacioneve dhe deluzioneve të qarta. Këto episode janë të shkurtëra dhe

zgjasin disa minuta deri në disa ditë dhe shfaqen si pasojë e përgjigjeve ndaj

stresit. Sjellja e këtyre personave është e paparashikueshme, natyra e dhimbshme

e jetës së tyre reflektohet në përsëritjen e veprimeve vetdëmtuese .

c) Histrionik- karakterizohet me sjellje dramatike dhe ekstravagante. Të paaftë të

mbajnë lidhje të thella dhe që zgjasin. Shfaqin shkallë të lartë të sjelljes së sëmurë

më të cilat tërheqin vëmendjen, kanë tendencë të ekzagjerojnë mendimet dhe

ndjenjat duke bërë që gjithçka të tingëllojë më e rëndësishmë se që është. Nëse

nuk janë në qendër të vëmendjes, qajnë.

d) Narcistik- shfaqin një ndjenjë madhështie ndaj rëndësisë së vetes dhe një merak të

madh për fantazi me sukses të kufizuar. Besojnë se janë të jashtëzakonshëm, se

meritojnë vëmendje dhe admirim të vazhdueshëm, shfaqin një ndjenjë të të

qenurit të privilegjuar dhe kanë prirje për të shfrytëzuar të tjerët. Ata janë

zileqarë, arrogantë dhe u mungon aftësia për t’u merakosur vërtetë për ndonjë

njeri tjetër.30

Individët quhen anksiozë ose të frikësuar:

a) Shmangës- shfaqin hipërndjeshmëri, ndjeshmëri ekstreme ndaj mospranimit nga

të tjerët që qon në tërheqje nga jeta sociale, nuk janë asocial, kanë dëshirë të

madhe për miqësi dhe shoqëri, por janë të turpshëm dhe kanë nevojë për pranim

pra kritikë. Ndihen të pasigurtë dhe me mungesë vetbesimi, kanë frikë të flasin në

publik ose të kërkojnë diçka nga të tjerët, sepse janë shumë të vëmendshëm ndaj

refuzimit. Refuzimi i ndonjë kërkese bën që të ndihen të lënduar dhe të tërhequr.

b) I varur- me vartësi dhe sjellje submisive (imponues ose falënderues jashtë mase).

Janë të paaftë për të marrë vendime pa këshilla të shumta dhe risigurim nga të

tjerët. U shmangen pozitave me përgjegjësi dhe janë anksiozë nëse u kërkohet të

marrin rol udhëheqës. Janë të rrezikuar nga depresioni kur humbin personin nga i

cili janë të varur.

30 Charles G. Morris, Albert A. Maista, Psikologjia, Tiranë, 2008, fq. 437.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

30

c) Obsesivokomplusiv- konsiston në preokopimin e vazhdueshëm, madje deri në

detaje të imta të rregullit. Janë të vendosur, këmbëngulës dhe të besueshëm.

Preokupohen për respektin e rregullave, kanë standarte të larta dhe i masin

rezultatet me efikasitetin e tyre. Kanë mungesë emocioni ose humori, humbasin

në detaje, janë jofleksibil, kokëfortë, të pavendosur, gjykues.31

4.3 Trajtimi i çrregullimeve të personalitetit

Trajtimi i çrregullimeve të personalitetit nuk është vetëm detyrë e institucioneve

mjekësore, repektivisht shërbimeve psikiatrike. Në trajtim duhet të marrin pjesë edhe

institucione tjera p.sh ato sociale, respektivisht e tërë shoqëria. Përvoja ka treguar se

ambienti punues dhe social i mirëorganizuar, zgjedhja e punës në mënyrë të drejtë dhe

trajtimi në mënyrë përkatëse te një numër i madh i këtyre pacientëve ndihmon në arritjen

e rezultateve të kënaqshme.

Ekzistojnë trajtime të çrregullimeve sipas drejtimeve të ndryshme:

1. Drejtimi psikanalitik- çrregullimet e sjelljes janë shprehje simbolike e konflikteve

të pavetëdijshme, që zakonisht mund të gjurmohen në fëmijëri. P.sh një burrë i

cili sillet dhunshëm ndaj grave, ndoshta shpreh në mënyrë të pavetëdijshme furinë

ndaj së ëmës, që nuk ka qenë e dashur ndaj tij gjatë fëmijërisë. Modeli

psikanalitik argumenton se për të zgjidhur me sukses problemet e tyre, njerëzit

duhet të bëhen të vetëdijshëm se shkaku i problemeve të tyre gjendet në

fëmijërinë dhe foshnjërinë e tyre.32

2. Drejtimi bihejvioral- e hedhin poshtë konceptin e çrregullimit të personalitetit

sepse ata besojnë në ekzistencën e tipareve të qëndrueshme të personalitetit dhe

çrregullimet i lidhin me çrregullimet në tiparet stabile të personalitetit. Ata

fokusohen në sjellje specifike të cilat i shohin si rezultat të modelimeve të

keqpërshtatura dhe përforcimeve të gabuara. Për sjelljen antisociale modelet

violente (të induktuara përmes televizionit) dhe përforcimeve jo të përshtatura nga

31 Arben Hoti, Psikologjia e personalitetit, Tiranë, 2012, fq. 178.32 Charles G. Morris, Albert A. Maista, Psikologjia, Tiranë, 2008, fq. 418.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

31

ana e prindërve (dënime që nuk lidhen me sjelljen e fëmijës) luajnë rol të

rëndësishëm.

3. Drejtimi kognitiv- mendimet tona, sjelljet dhe emocionet janë të organizuara në

skema, që përbëjnë strukturën e informacioneve që ne kemi në mendjen tonë për

fusha të ndryshme të jetës. Sipas kësaj çrregullimet e personalitetit janë produkt i

eksagjerimeve në skemat që strukturojnë informacionet në mendjen tonë.

4. Drejtimi socio kulturor- përqendrohen tek forcat sociale. Janë të mendimit se

padrejtësia brenda sistemeve sociale ekonomike të caktuara janë përgjegjëse dhe

kontribuojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e sjelljes kriminale. Sipas kësaj, trajtimi

individual nuk e redukton sjelljen antisociale; vetë shoqëria duhet të ndryshojë.

5. Drejtimi biologjik- fokusohet te faktorët gjenetik dhe fiziologjik të cilët mund të

ndikojnë në personalitetin antisocial dhe çrregullime tjera të personalitetit.

Tregojnë se individët me çrregullime të personalitetit antisocial shpesh kanë EEG

anormale. Janë të varfër në të mësuar dhe kanë përqendrim të dobët, dmth këto

çrregulime e kanë bazën e tyre biologjike.33

Trajtimi i këtyre çrregullimeve është i vështirë sepse shumica e këtyre individëve

e konsiderojnë sjelljen e tyre dhe mënyrën e funksionimit të raporteve të tyre

ndërnjerëzore pjesë të vetvetes dhe anormale, kështu që nuk janë të gatshëm të

braktisin këtë formë të funksionimit, edhe pse këto gjëra mund t’iu shkaktojnë

problem.

Roli i terapeutit është që t’ia ofrojë pacientit trajtim të dinjitetshëm, ndjenjën që ata e

dëgjojnë dhe dëshirojnë ta ndihmojnë, mos akuzimin, ngritjen e shpresës dhe optimizmit.

Trajtimi duhet të jetë i gjatë, terapeuti duhet të jetë i durueshëm, real në raport me

suksesin, bashkëpunues dhe i hapur, të mos lejojë të manipulohet nga pacienti, të vendosë

kufijtë e sigurisë gjatë trajtimit, qetësisë dhe stabilitetit.

33 Arben Hoti, Psikologjia e personalitetit, Tiranë, 2012, fq. 171.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

32

REZYME

Sikur të gjithë njerëzit të lindnin të njejtë, a do të mund të ekzistonin dhe të jetonin si të

tillë.

Të gjithë ne, si fëmijët ashtu edhe të rriturit posedojmë gjëra të cilat ne na bëjnë më

tërheqës dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri, e ky ndryshim fillon që nga pamja e jashtme

deri tek ajo e brendshme.

Termi personalitet është ai që na përkufizon më mirë në të gjitha sferat tona. Duke u nisur

që nga krijimi ynë, pastaj me zhvillimin dhe formimin e personalitetit tonë ne mësojmë

dhe në të njejtën kohë studiojmë shumë gjëra.

Tek në si qenie njerëzore dhe tek personaliteti ynë ndikojnë shumë faktorë të

rëndësishëm, ku familja e zë vendin është parësore për gjithçka që fëmija mëson prej

hapave të parë, më pas vijnë shoqëria, shkolla dhe komuniteti të cilët ndikojnë në

ambientimin dhe krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm dhe të dashur për ata.

Meqenëse fëmijët nuk e kanë aftësinë e krahasimit, prindërit për ta janë krijesa hyjnore.

Kur prindërit bëjnë diçka, këtë fëmijët e kuptojnë si mënyrën e vetme për të vepruar.

Nëse fëmija e sheh prindin të disiplinuar dhe me autoritet, atëherë ky fëmijë do ta pranojë

këtë sjellje më tërë unin e tij. Njëjtë do të ngjajë edhe nëse prindi ka cilësi të veprave

negative.

Përveç veprave, rëndësi të veçantë kanë edhe fjalët që ne i përdorim për fëmijët. Fjalët

kanë një fuqi madhështore për të lënduar dhë për të shëruar. E ne përmes tyre le të

bëhemi shërim e jo lëndim i fëmijëve.

Për t’i edukuar fëmijët duhet durim, kur ata dalin të mbarë nuk ka çmim!

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org DRILONA ETHEMI.pdf · 1.1.2 Karakteri Disa psikologë me këtë term e kuptojnë personalitetin e një individi në tërësi, ndërkohë që disa

33

LITERATURA

Karaj, Theodori : Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë, 2005;

Stevanoviq, Borisllav : Psikologjia pedagogjike, Beograd;

Morris Charles, Maista Albert : Psikologjia, Tiranë, 2008;

Juniku, Neki : Kaptina nga Psikologjia, Prishtinë, 2015;

Pettijohn, Terry : Psikologjia, Tiranë, 1996;

Kasschau, Richard : Psychology, Neë Jersey, 2003;

Rot, Nikolla: Psikologji e personalitetit, Prishtinë;

Hoti, Arben: Psikologji e personalitetit, Tiranë, 2012;

Rot, Nikolla: Psikologji e përgjithshme, Beograd;

Chopra Deepak: Si të edukoni fëmijët tuaj, Titanic;

Prifti, Leonard: Psikanaliza sot, Uegen, Tiranë, 2016;

Troj, Fridrih: Psikologjia e fëmisë, Beograd;

Deva, Afërdita: Partneriteti shkollë – familje – komunitet, Prishtinë, 2009.