punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i...

33
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: NGA RITMI DERI TEK MELODIA Mentore: Studente: Prof.Asoc.Msc. Mimoza Kurshumlia Benita Qarri Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 14-Jul-2020

49 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: NGA RITMI DERI TEK MELODIA

Mentore: Studente:

Prof.Asoc.Msc. Mimoza Kurshumlia Benita Qarri

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

2

Ky punim diplome u mbrojt me _____________ nga komisioni në përbërje:

1. Kryetar

2. Anëtar

3. Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën (_)___________

Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:

1. Kryetar

2. Anëtar

3. Anëtar

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

3

PASQYRA E LËNDËS

Abstrakt ......................................................................................................................................................... 4

Hyrje ............................................................................................................................................................. 5

Kapitulli-I- .................................................................................................................................................... 7

1.1. Roli i muzikës në edukimin e fëmijës .................................................................................... 7

1.2. Muzika në shtatëzani ..................................................................................................................... 8

1.3. Lojërat muzikore ........................................................................................................................... 9

1.4. Zhvillimi i muzikës tek fëmijët ................................................................................................... 12

Kapitulli-II- ................................................................................................................................................. 14

2. Ritmi ........................................................................................................................................... 14

2.1. Zhvillimi i ndjenjës për ritëm ..................................................................................................... 15

2.2. Zhvillimi i ndjenjës metoritmike ................................................................................................. 16

2.3. Ritmi në të folur .......................................................................................................................... 17

2.4. Instrumentet ritmike .................................................................................................................... 18

2.5. Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike ................................................................................. 21

2.6. Melodia nga riprodhimi i dukurive ritmike ................................................................................. 23

2.7. Melodia tek këngët e fëmijëve .................................................................................................... 23

Kapitulli-III- ................................................................................................................................................ 25

3. Këndimi ....................................................................................................................................... 25

3.1. Intelegjenca muzikore ................................................................................................................. 26

3.2. Planifikimi i orës mësimore ........................................................................................................ 28

Përfundimi................................................................................................................................................... 30

Referencat ................................................................................................................................................... 31

Burimet nga interneti .................................................................................................................................. 32

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

4

Abstrakt

Rritja e fёmijёs nuk ёshtё njё punё edhe aq e lehtё. Tё ndihmohet fёmija përgjatë zhvillimit të tij

ёshtё njё pёrpjekje pёr secilin nga ne. Roli dhe rëndësia e edukimit të fëmiut përmes muzikës

duke filluar nga koha kur ai është në barkun e nënës, e duke vazhduar kështu deri tek lindja dhe

zhvillimi i tij gjithçka është e lidhur me ritmin dhe melodinë.

Metodologjia e punës është ndër komponentët më të rëndësishme në zhvillimin dhe edukimin e

fëmijëve sidomos kur bëhet fjalë për edukimin gjatë fëmijërisë së hershme që është shumë i

rëndësishëm.

Duke pasur parasysh se do tё jemi pjesёmarrёs nё edukimin dhe ngritjen intelektuale tё tyre, njё

pjesё tё pёrgjegjёsisё do ta mbajmё edhe ne si mёsues-edukatorё.

Në këtë temë do të trajtohet ndikimi i ritmit dhe melodisë te fëmijët, nga momenti i lindjes për të

vazhduar gjatë gjithë jetës. Ҫdo gjë në jetën e secilit është e lidhur me ritmin dhe melodinë.

Kënga është e pranishme në të gjitha zhvillimet e njeriut. Të këndosh është një veprim që

gjithkush mund ta bëjë, por të këndosh, ashtu si duhet, bëhet vetëm kur njeh shumë mirë

rregullat e të kënduarit. Transmetimi i saktë i këtyre rregullave dhe zbatimi i tyre nga ana e

nxënësve me korrektësi të mundëson një këndim të bukur dhe me plot ndjenja. Këngët dhe

aktivitetet melo-ritmike nuk mund të shijohen vetëm, por me miqtë. Këto aktivitete prodhojnë

më shumë kureshtje, sepse fëmijët mund të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes muzikës dhe të

ndajnë momentin e pëlqyeshëm me miqtë.

Fjalët kyçe: edukim, muzikë, ritëm, melodi, instrumente.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

5

Hyrje

Muzika është arti i shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve me anë të tingujve. Muzika që në

fëmijëri jo vetëm i ndihmon fëmijët që të arrijnë të shijojnë muzikën më lehtë, por edhe i

ndryshon atyre ndërlidhjet në sistemin qëndror. Këto ndryshime përcjellin zhvillime konjitive të

mëtejshme. Muzika nuk duhet të jetë një detyrë si kalim i kohës apo qoftë dhe një hobi i

sforcuar, por ajo duhet të përcillet në jetën e secilit për atë çfarë është. Si e tillë muzika është

lojë, është ndjenjë emotive, është gjuha universale e të gjithëve. Andaj nuk duhet t’i heqim të

drejtën fëmijëve ta shijojnë për atë çfarë është.

Muzika është shumë e shëndetshme për fetusin dhe bebat e sapolindura. Studimet e fundit

tregojnë se dëgjimi i muzikes, sidomos asaj klasike gjatë shtatëzanisë i krijon fetusit shumë

efekte pozitive, duke i stimuluar kujtesen, kapacitetin e përqendrimit dhe koordinimin.

Muzika, ka ndikim të veçantë posaqërisht edhe tek fëmijët, duke filluar nga lojërat e ndryshme

muzikore, ninullat e deri tek këngët për fëmijë me tekste dedikuar atyre. Muzika me

komponentët e saj ritmin dhe melodinë kanë qasje direkte me grupin e fëmijëve parashkollor.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që fëmijët të zbulojnë muzikën brenda vetes. Ne jemi të

vetëdijshëm se sa e rëndësishme është muzika për fëmijët e vegjël, jo vetëm për rolin e tij në

zhvillimin e shumë llojeve të intelegjencës, por për gëzimin absolut të përjetimit të muzikës

(Guest).

Rëndësia e muzikës vërehet edhe në socializimin e fëmijëve. Fëmijët e zymtë do të fillojnë të

dalin në pah dhe fëmijët agresivë do të bashkëpunojnë në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë

në argëtim. Muzika, për kreativitet dhe vetë-shprehje, është një nevojë themelore njerëzore.

Aktivitetet e instrumentit të ritmit janë shumë të lehta. Shumica e tyre përfshijnë thjeshtë

kopjimin e një lëvizjeje në të njëjtën kohë. Nuk ka asgjë për të kujtuar. Gjithashtu, nuk ka

mënyrë të drejtë ose të gabuar për ta bërë atë gjë, që lë shumë hapësirë për individualitet.

Një tjetër gjë e mrekullueshme në lidhje me instrumentet ritmike është se ato përfshijnë trupin në

mbajtjen e një rrahjeje dhe ndjenjeje ritmike. Ndjenja melodike e nxënësve tregon gradë të

ndryshme si në pikpamje të përceptimit të tërësive melo-ritmike, ashtu dhe në riprodhimin e

saktë të tyre. Shumica e lodrave muzikore janë interaktive dhe kërkojnë koordinim të lëvizjeve të

vogëlushëve. Për këtë arsye, këto lodra ndikojnë pozitivisht në zhvillimin motorik, si dhe

përmirësojnë koordinimin e syve dhe duarve.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

6

Përveç kësaj, loja me lodra muzikore dhe përdorimi i ndonjë instrumenti i mëson fëmijët që të

jenë më të kujdesshëm, të fokusohen në dëgjimin e muzikës dhe në përqendrim. Lodrat muzikore

janë veçanarisht interesante dhe fëmijët i adhurojnë sepse ju dhurojnë argëtim. Nëse fëmija është

i rrethuar nga muzika në fëmijëri, kjo i ndihmon atij që të krijojë dhe të ndërtojë interes për

zhanre të ndryshme për muzikën.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

7

Kapitulli-I-

1.1. Roli i muzikës në edukimin e fëmijës

Në formimin e personalitetit të njeriut, rol vendimtar kanë edukata dhe arsimi. Edukata

mbështetet në zhvillimin pozitiv të cilësive të personalitetit duke i përvetësuar vlerat morale, si

në shoqëri ashtu dhe në punë. Edukata muzikore begaton jetën emocionale duke zhvilluar të

menduarit dhe aftësinë krijuese tek femijët. Ajo përfshinë zhvillimin dhe kultivimin e cilësive

pozitive të personalitetit posaqërisht bindjen për dashuri ndaj artit muzikor. Muzika, shpesh ka

forcë më të madhe se fjala. Ndikimi i muzikës në sjelljen e fëmijëve rritet kur ata merren me

muzikë. Kur ritmi bashkohet me muzikën, lëvizjet bëhen të koordinuara, rregullohet frymëmarrja

dhe vrapohet më me lehtësi, duke ndikuar kështu në zhvillimin fizik të fëmijëve ndërsa aparati i

zërit rregullon të folurit. Metoda e shërimit të belbëzimit te fëmijët është e njohur përmes

këndimit. Një melodi e bukur, siç janë ninullat që nënat ju këndojnë fëmijëve e deri tek meloditë

e ndryshme të këngëve, ngacmojnë emocionet në mënyrë stimulative e më pas ajo lenë mbresa

tek fëmijët, me ç’rast zhvillohet dhe formimi i personalitetit të gjithanshëm. Të gjithë prindërit e

dinë se një ninullë e qetë mund t’a qetësojë një fëmijë i cili është i lazdruar. Muzika është një nga

aktivitetet e pakta që përfshinë të gjithë trurin. Ajo është pjesë e pandarë e të gjitha kulturave dhe

mund të ketë përfitime surprizuese jo vetëm për të përfituar një gjuhë, për të përmirësuar

kujtesën dhe vëmendjen e fokusuar, por dhe për zhvillimin dhe koordinimin fizik. Muzika e

inkurajon të mësuarin dhe rritë komunikimin.

Në vitet e fundit, kemi mësuar më shumë sesi zhvillohet truri. Bebet kanë lindur me biliona

qeliza truri. Gjatë viteve të para të jetës, këto qeliza truri formojnë lidhje mes tyre. Me kohën,

lidhjet të cilat ne i përdorim bëhen më të forta. Fëmijët të cilët rriten duke dëgjuar muzikë

zhvillojnë lidhjet që kanë të bëjnë me muzikën, të cilat nga ana e tyre forcojnë aftësitë gjuhësore.

Muzika luan një rol shumë të rëndësishëm në mësimin si të gjuhës amtare ashtu edhe të ndonjë

gjuhe tjetër. Si fëmijë, ne mund të imitojmë ritmin dhe strukturën muzikore të gjuhës tonë amtare

shumë më parë se ne të flasim. Shumë prej nesh jemi të aftë të kujtojmë këngë e ninulla të

ndryshme që i kemi mësuar si fëmijë. Muzika na ndihmon të ruajmë fjalë dhe shprehje në

mënyrë më efektive. Ritmi i muzikës, ashtu si dhe motivet përsëritëse në këngë, na ndihmojnë të

memorizojmë fjalë. Në kohët e sotme ka shumë fëmijët që flasin dy gjuhë sepse pos gjuhës

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

8

amtare ata shiqojnë video me karakteret e tyre të preferuara kryesisht në gjuhën angleze ku këta

fëmijë mund të përfitojnë nga të kënduarit e këngëve në gjuhën e tyre të dytë. Edhe nëse pjesa

më e madhe e fjalëve janë jo familjare në fillim, imitimi i fjalëve në një këngë mund t’i ndihmojë

fëmijët të praktikojnë tingujt e prodhuar në një gjuhe të re. Rrjedhimisht, tingujt i hapin rrugë

kuptimit të duhur meqenëse kënga praktikohet përsëri e përsëri. (Doron, 2014)

Muzika është një instrument shumë qetësues për gruan shtatëzënë dhe fëmijën qysh në muajt e

parë të jetës. Dëgjimi i muzikës e ndihmon fëmijën në zhvillimin e komunikimit si edhe në

përmirësimin e aftësive të të mësuarit. Zakonisht nënat i këndojnë fëmijës së tyre ninulla për ta

vënë në gjumë apo për ta qetësuar. Ky është një gjest natyral dhe spontan. Por, ndoshta jo të

gjithë e dinë që krahas një veprimi përkëdhelës dhe qetësues, ninulla është një gjest shumë më i

thellë.

Muzika në të vërtetë është një mënyrë shumë e rëndësishme komunikimi që përdoret tek fëmijët,

dhe që mund të ketë efekte pozitive të cilat shkojnë përtej vënies në gjumë të vogëlushit.

Shkenca ka bërë studime të ndryshme në lidhje ndikimin e muzikës tek fëmija, duke marrë në

disa raste si objekt studimi edhe fetusin. Truri i të porsalindurit nuk është i zhvilluar plotësisht

dhe neuronet në tru vazhdojnë të zhvillohen deri në muajin e 6-të. Me faktin që zhvillimi i

neuroneve ndihmohet nga stimulimet që e rrethojnë, si dhe nga interaktiviteti me prindërit,

muzika në periudhën e hershme gjithashtu mund të ketë ndikim me rëndësi në zhvillim të trurit.

1.2. Muzika në shtatëzani

Muzika duhet të dëgjohet që në muajt e parë të shtatëzanisë, sepse përveçse e ndihmon nënën e

ardhshme të qetësohet, ndikon edhe në krijimin e një dialogu midis saj dhe fëmijës që ajo mbanë

në bark. Notat muzikore mendohet se kanë një efekt shumë pozitiv në zhvillimin e fetusit dhe të

porsalindurit. Në Sllovakinë orientale, konkretisht në Kosice Saka (spital) u instalua një program

eksperimentues. Në repartin e fëmijëve të porsalindur, fëmijëve ju vendosën kufje me anën e së

cilave ata kishin mundësi të dëgjonin melodi shumë të lehta muzikore. Sipas mjekëve kjo do t’i

ndihmonte ata të kapërcenin stresin e lindjes, duke favorizuar aftësitë e tyre të të mësuarit dhe

komunikimit. Muzika që ju vendos ishte e zhanreve të ndryshme, edhe pse dominonte ajo

klasike. Të porsalindurve ju vendosën kufjet me 5 seanca, dhe secila zgjaste 20 minuta.

(pernenat.al, 2019)

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

9

Prindërit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, për të nxitur zhvillimin intelektual të fëmijëve të tyre.

Në realitet, ata nuk kanë nevojë për ndonjë lloj kursi apo teknikë.

Mësimet e muzikës mund të jenë të mjaftueshme për të stimuluar trurin e fëmijëve. Muzika është

gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme,

duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen, mendimin, emocionet dhe aftësitë sociale.

1.3. Lojërat muzikore

Loja konsiderohet si mënyra kryesore e të nxënit në fëmijërinë e hershme. Lojërat mund të

ritmizohen pavarësisht se a kanë melodi, ato edhe mund të këndohen nga një pjesë e fëmijëve që

kanë talent ose prirje për muzikë. Fëmijët e vegjël nxënë më mirë nëpërmjet përvojave personale

dhe metodave multisensoriale të mësimdhënies që nxisin ndjesorët e tyre natyralë të kuriozitetit.

Lojërat me ritëm mund të shërbejnë si mjete të shkathëta për mësuesit e muzikës, sepse ato i

motivojnë nxënësit, nxisin bashkëpunimin si dhe përforcojnë gjithë leximin e ritmit të mësuar

gjatë gjithë vitit. Ajo merr fokus nga secili nxënës në një moshë ku janë të izoluar nga lojërat e

tyre kompjuterike. Është e rëndësishme që fëmijët të ekspozohen në traditën e muzikës si një

komunitet dhe të punojnë së bashku për të luajtur dhe për të mësuar. Loja, në të gjitha format e

saj, paraqet mundësi të pafundme për ndërveprimin e fëmijëve me njerëzit dhe objektet, në

situata reale dhe imagjinare. (Iacarino, 2017)

Fëmijët tërhiqen shumë nga lojërat muzikore, që janë dhe sintezë e të gjitha predispozitave

muzikore fëminore. Kështu ata shprehin dhuntitë dhe aftësitë e tyre mendore, sepse duhet të

mendojnë për tekstin, ritmin e posaqërisht për “regjinë” e lojës. Ka lojëra të ndryshme të cilat

kanë melodi ose nuk kanë melodi, të cilat përveçse zhvillojnë talentin muzikor në përgjithësi,

rëndësi të veçantë kanë për zhvillimin e kuptimit për të krijuar. Për këtë është mirë që fëmijët e

moshës parashkollore të mësojnë sa më shumë lojëra. Ka dhe këngë, të cilat kanë ritëm

interesant dhe tekste të përshtatshme për lojë, të cilat mund dhe të dramatizohen.

Sipas një publikimi të bërë nga Save the Children thuhet se: “Veglat muzikore mund t’i

ndihmojnë fëmijët të shprehin emocionet e tyre, veçanarisht kur ata kanë një zotërim të limituar

të gjuhës shprehëse”. Instrumente si daullja, trekëndëshat, këmbanat e dorës dhe ksilofonët janë

shumë popullore, por instrumentet e bërë vetë me mjete rrethanore mund të jenë po aq zbavitëse

siç janë fasulet, orizi, guriçkat në një kanoçe apo kavanoz, lugë druri dhe një kovë plastike ose

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

10

tenxhere metalike. Ata mund të luajnë muzikë të gëzuar, të dëshpëruar apo të nevrikosur me

instrumentet e tyre, duke e përshtatur edhe me shprehjen e duhur të fytyrës dhe ndoshta duke u

inkurajuar nga të rriturit që të flasin rreth gjërave që i bëjnë ata të lumtur, të mërzitur apo të

inatosur ose të tregojnë me gisht figurat përkatëse.

Veglat muzikore mund të luhen gjithashtu nga fëmijët ose të rriturit duke i inkurajuar që të

lëvizin ose kërcejnë, duke ndjekur ritmin dhe duke pasuar me veprimet:

Hajde të lëvizim në mënyrë të gëzuar;

Si ndihemi ne kur jemi të gëzuar?;

Hajde të lëvizim në mënyrë të inatosur;

Ky lloj aktiviteti do t’i ndihmojë fëmijët të njohin ndjenjat e tyre dhe t’i shprehin ato me fjalë.

(Glenn, Angela; Cousins , Jacquie; Helps, Alicia;, 2016). Roli i artit muzikor tek fëmijët është

mjaftë i rëndësishëm dhe komponentë fundamentalë në edukimin e përgjithshëm, ku kjo lëmi

është e planifikuar dhe e sistemuar në krijimin dhe zhvillimin intelektual e spirtual të fëmijëve.

Tek fëmijët s’ka qëllim përcaktimin e vetëdijshëm për të krijuar diçka konkrete artistike në këtë

moshë por të nisin hapat e parë të krijimit, sepse për ta është i rëndësishëm procesi i fillimit të

krijimit e jo rezultatet (sepse nuk mund të presim menjëherë rezultate të kënaqshme). Të gjitha

ato që i bëjnë fëmijët e kësaj moshe, i realizojnë përmes lojës me material tingëllor duke

plotësuar vendet e lëna bosh, pa pasur nevojë që të ndërhyjë pedagogu vetëm atëherë kur u jep

shpjegimet e duhura.

Fëmijëve duhet mundësuar që të kënaqen, të shfaqin natyrën e tyre për fillimin e të krijuarit,

duke i përpunuar përjetimet e tyre përmes këngëve, pjesëve melodike të shkurtëra, gjesteve e

lëvizjeve.

I tërë aktiviteti krijues (ku ne synojmë që tek ta të nxitet ndjenja e kreativitetit) duhet të bëhet në

formë loje (pa hequr dorë nga kërkesat elementare muzikore), ku ata duhet të motivohen, sepse

ky është parakushti i krijimit të tërësive muzikore (varësisht se çfarë ne synojmë të arrijmë tek ta,

me rëndësi është shprehja e lirë e tyre qoftë edhe jo e pëlqyeshme për ne). Kjo do të ishte baza e

një procesi me të cilën ata që do të shfaqin talent, ta zhvillojnë atë edhe në fusha tjera (sepse e

vetme muzika nuk mund të shprehë thelbin e artit dhe kemi nevojë që kjo të bëhet edhe përmes

mjeteve tjera shprehëse). Lëvizja dhe vallëzimi paraqesin aktivitetet bazë përmes të cilave

nxënësit shprehin përjetimet e tyre muzikore, por duhet të inkurajohen edhe që kreativitetin ta

shprehin përmes artit figurativ dhe shprehjeve gjuhësore, të mbështetura në inspirim nga vet

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

11

muzika e dëgjuar, me ç’rast nxënësit në mënyrë spontane të krijojnë atë se çfarë ata ndjejnë.

Përmes lojërave artistike, ne arrijmë të realizojmë pjesën shumë të rëndësishme të edukimit

muzikor që është zhvillimi i kreativitetit tek brezi i ri, ku fëmijët arrijnë të eksperimentojnë

materiale të ndryshme përmes dëgjimeve muzikore, (dëgjimet muzikore paraqesin komponentën

fundamentale në zhvillimin e kreativitetit edhe në lëmi të tjera), zbulojnë botën e tyre të

brendshme, bëhen kërkues dhe njëkohësisht shprehës. Dëgjimet muzikore ofrojnë edhe më afër

nxënësve krijimtarinë muzikore, me ç’rast nxënësit zgjerojnë horizontin e tyre dhe kjo ka për

qëllim kuptimin esencial të të krijuarit muzikor. Arti muzikor, sikurse edhe çdo art tjetër mund të

shërbejë edhe në korelacionin e shprehjes së kreativitetit dhe të jetë mjaftë efektiv, duke u bazuar

në fuqinë shprehëse të tingullit (mjetit shprehës muzikor), që në të vërtetë është më mbresëlënësi

dhe depërtuesi në krahasim me mjetet shprehëse të arteve tjera. Andaj, arti muzikor mund të jetë

edhe stimul për shprehje të kreativitetit edhe në artet tjera si (artin figurativ, dramatik,

koreografik, aplikativ, gjuhë), prandaj shfrytëzimi i potencialit muzikor për të arritur rezultate

edhe në artet tjera është i dëshiruar. Këto rezultate janë bërë përmes dëgjimeve muzikore tek

moshat parashkollore, shkollën fillore dhe SHMU. Dëgjimet muzikore japin impulse për të

përfytyruar, imagjinuar dhe zhvilluar kreativitetin tek fëmijët, sepse ngjallin ndjenjën e shpirtit

krijues dhe kjo shpalos individin si person dhe mënyrën reale të shprehjes së tij përmes shqisës

së të dëgjuarit. Korelacioni midis dëgjimit të veprave muzikore dhe shprehjes përmes artit

figurativ është formë e shkëlqyer e vënies në funksion të mekanizmit kreativ dhe ajo bëhet me

një përfytyrim që lenë gjurmë të thella në mendjen e fëmijës, duke transformuar depërtimin e

tingujve drejt gjendjes emocionale në shprehje krative figurative. (Ramadani, 2009)

Lojërat zakonisht ushtrohen në formë kolektive, duke i ndërruar rolet gjatë ecurisë e radhitjes së

lojës. Edukatorja shpjegon brendinë e lojës, për të zgjuar interesim tek ta, e demonstron lojën.

Pastaj nëse është melodi, e këndon dhe luan. Lojërat didaktike zhvillojnë tek fëmijët shumë

komponentë muzikorë si: talentin, ritmin, zërin, memorien muzikore, etj. Pasiqë ata nuk dinë

akoma shkrim-lexim apo nota, lojërat vlejnë si parapërgatitje e mirë që më vonë dukuritë

melodike e ritmike të përvetësohen më lehtë e më shpejtë përmes lojës. (Dhomi, 2000, p. 33)

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

12

1.4. Zhvillimi i muzikës tek fëmijët

Secili fëmijë ka dhuntinë e mrekullueshme muzikore. Fëmijët janë të aftë të regjistrojnë e të

përsëritin në mënyrë të vazhdueshme këngën e një zogu, çdo përshpërimë, simfoni apo tingull që

ata dëgjojnë. Deri vonë është menduar se fëmijët e porsalindur nuk kuptojnë asgjë se çfarë

ndodhë përreth tyre, se nuk dinin asgjë. Mirëpo tashmë e dimë që e vërteta është krejt ndryshe.

Një fëmijë i porsalindur ka fuqi të pabesueshme e me një bashkërendim të jashtëzakonshëm,

shqisat u zhvillohen me shpejtësi, saktësi, aftësi ku përgjatë nëntë muajve të parë truri i tyre

mbushet përplot me informacion.

Një eksperiment interesant ishte bërë me një fëmijë të sapolindur i cili po pushonte në gjoksin e

nënës së tij. Në dhomë kishte mjek, mami, miq të cilët qëndronin në këmbë përballë fëmijës. Të

gjithë filluan ta thirrisnin me rradhë emrin e fëmijës. Fëmiu nuk reagonte, mirëpo kur ai e dëgjoi

zërin e babait të tij, reagoi sepse, ishte mësuar ta dëgjonte zërin e tij përderisa ishte në barkun e

nënës. Nje histori mjaft interesante tregohet në një libër të Tony Buzan e njohur si historia e një

çifti. “Larisa kishte lindur fëmiun e saj të parë me operacion cezarian. Kur doktori kishte

nxjerrë fëmiun, ai qau me të madhe. Ai i mbante duart në fytyrë që të mbrohej, mirëpo

vazhdimisht qante. Ndërkohë babai i tij, që kishte qëndruar afër gjatë gjithë kohës, e afroi

fëmijën dhe filloi t’i këndonte një nga këngët që ia këndonte gjatë periudhes së shtatëzanisë.

Fëmija pushoi së qari.” (Buzan, 2003, p. 177)

Nëse ne si prindër apo edukatorë dëgjojmë muzikë edhe fëmija i vogël do të rritet me dashurinë

për muzikën. Gjithmonë dhoma e tij apo e kopshtit duhet të ketë vegla të ndryshme, mirëpo

gjithmonë me përmasat që ai mund ti praktikoj ato. Që kur ata janë disamuajshe, foshnjave u

pëlqen shumë t’u japin në dorë një tigan kuzhine dhe një lugë, për ti krijuar vetë veglat me

prekusion (goditje). Andaj duhet dëgjuar, çdo tingull që krijojnë foshnjat e vogla apo fëmijët.

Lejojeni dhe nxitni që ta zgjerojnë këtë diapazon, luani bashkë me ta, dhe ndërkohë me zërin tuaj

filloni të krijoni tinguj krejt të rinjë. Zëri më i bukur është zëri i një fëmije! Kur një fëmijë merr

në duar një objekt nga i cili kur e godet krijon tingull, menjëherë vazhdon duke i shpeshtuar

lëvizjet, ku në këtë mënyrë ai fillon të krijojë ritëm dhe melodi. Sado lodra të ketë përreth tyre ai

prap do vazhdojë të kërkoj diqka të re që se ka, në këtë mënyrë ai zhvillon kreativitetin dhe

mendimin e tij.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

13

Vitet e para të jetës janë një kohë e veçantë gjatë së cilës prindërit dhe fëmijët mund të luajnë së

bashku me muzikën dhe mund ta përdorin për të krijuar mes tyre lidhje të fuqishme. Gëzimi që

provojnë prindërit dhe fëmijët kur ato dëgjojnë së bashku për disa çaste muzikë, forcon lidhjet

ndërmjet tyre. Kjo do ta ndihmojë fëmijën që të vendosë lidhje të forta me prindërit, gjatë gjithë

jetës së tij. Gjithnjë ne dëgjojmë zërin e ëmbël dhe ritmik të nënës, që i këndon fëmijës së saj.

Kur foshnja i përgjigjet, atëherë midis të dyve fillon një duet, që forcon dashurinë dhe besimin

reciprok. Muzika është gjithashtu një mënyrë e fuqishme që fëmijët të lidhen me origjinën, me

rrënjët e tyre. Një këngë popullore, një ninullë, e njeh fëmijën me trashëgiminë kulturore të

familjes. Dhe lidhja me rrënjët është një tjetër mënyrë për t’i bërë fëmijët më të sigurt. Studimet

kanë treguar se muzika ndikon gjithashtu në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve të vegjël. Ajo

krijon një mjedis të pasur që fuqizon vlerësimin e fëmijës për veten dhe nxit zhvillimin social,

emocional dhe intelektual. Fëmijët e vegjël njihen me muzikën nëpërmjet marrëdhënieve që ato

krijojnë me ju. Nëpërmjet këngës, dëgjimit, kërcimit dhe lojës ju i ndihmoni fëmijët tuaj të rriten

siç duhet. Muzika ndihmon trupin dhe mendjen për punë. Fëmijët e vegjël janë të tërhequr nga

struktura dhe lloji i muzikës. Ata e shfaqin këtë në disa mënyra, si për shembull, duke përplasur

duart në fund të këngës, ose duke bërë lëvizje të duarve në pjesë të veçanta të këngës. Gjithashtu

muzika i njeh fëmijët me tingujt dhe kuptimin e fjalëve dhe ndihmon në forcimin e kujtesës.

Këngët me alfabet dhe numra e ndihmojnë fëmijën të mbajë mend radhën e shkronjave dhe

numrave. Këngë të tjera u tregojnë atyre si funksionojnë gjërat. Muzika u jep fëmijëve një

mundësi të bashkëveprojnë me fëmijë të tjerë në mënyrë të gëzueshme dhe me dashuri. Duke

qenë se muzika është një eksperiencë e pasur për të mësuarit, sa më shumë fëmijë të jenë, aq më

shumë mësojnë. Shkëmbimi muzikor midis foshnjeve dhe prindërve të tyre është një nxitje për

krijimtarinë dhe imagjinatën. Fëmijët 1-2 vjeç pëlqejnë të krijojnë fjalë pa kuptim dhe tinguj të

rinjë për t`ju përshtatur melodive të njohura dhe shpesh ato i këndojnë gjatë kohës që kryejnë

aktivitetet e tyre. E gjithë kjo ndihmon të zhvillohet mendja e vogëlushit së bashku me gjuhën.

Krijimi i këngëve të reja për foshnjet është një mënyrë perfekte për të nxitur krijimtarinë, siç janë

këngët që shoqërojnë rutinën e përditshme për ju. Përdorni mendjen tuaj për t’i bërë më zbavitëse

këto. Muzika është gjithashtu një mënyrë e mirë për fëmijët dhe prindërit që të shprehen për

veten. Fëmijët mund të zemërohen, të kërcejnë nga gëzimi etj. Shumë prindër mund të shikojnë

se duke kënduar me fëmijët qetësohen edhe vetë.

Muzika dhe fëmijët 18-36 muajsh

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

14

Në këtë periudhë moshe:

Fëmijët në këtë moshë pëlqejnë të këndojnë, të kërcejnë vetë dhe së bashku me të

tjerët. Në këtë kohë shpesh i këndojnë vetes për t’u ndier më rehat.

Fëmijët do t`ju kërkojnë t’ia këndoni përsëri këngën që pëlqejnë, ashtu sikurse duan

që librin e tyre më të pëlqyer t’ia lexoni me qindra herë.

Fëmijët shpesh shoqërojnë aktivitetet e tyre me këngë.

Fëmijët do të eksperimentojnë duke krijuar këngët e tyre dhe duke i lidhur ato me

këngë që kanë mësuar më parë.

Kapitulli-II-

2. Ritmi

Prej kur erdhën në jetë, u mirëpritën nga ritme e tinguj qe nuk do t’i harrojnë kurrë siç janë të

rrahurat e zemrës së nënës që i ndjejnë gjatë kohës sa janë në bark dhe më pas kur ajo merr

fëmiun në krahë, ritmi që ka ora, valët qetësuese të detit, pikat e shiut, etj. Ritmi është mjeti më i

fuqishëm në përforcimin e gjendjes shpirtërore. Kur ju e keni në duar një tekst, gjëja e parë që ju

bie në sy janë shenjat e pikësimit. Zakonisht nëpër tekste shenjat e pikësimit inicojnë ritmin.

Shenjat e pikësimit na tregojnë se si janë të ndërtuara fjalitë apo frazat, prandaj edhe

informacioni na vjen më i qartë dhe më efektiv. (Bekteshi, 2011, p. 105)

Ritmi, në gjuhën greke-rithmos-d.m.th simetri ose lëvizje. Ritmi është lëvizja e rregullt dhe

zgjatja e tingujve, që bëhet në përputhje me njësitë e caktuara të kohës, zgjatja e rregullt e

lëvizjeve të një valleje, që përputhet me muzikën, ritëm muzikor, ritmi i melodisë, ritmi i

vallëzimit.

Ritmi ndryshon në mënyrë logjike në zhvillimin e ngjarjes dhe së bashku me tempin është i

lidhur në mënyrë direkte me botën e ndjenjave. Aristoteli në shkrimin "Probleme muzikore",

ritmin e lidh me natyrën. Ritmin ai e quan "lëvizje e rregulluar", e cila ka masat e veta të

caktuara. Ritmi është modeli i pulseve të rregullta ose të parregullta të shkaktuara në muzikë nga

shfaqja e rrahjeve të forta dhe të dobëta melodike dhe harmonike. Ai organizohet brenda një

mase. Masa është hapësira pingule në mes dy vijave të pentagramit.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

15

2.1. Zhvillimi i ndjenjës për ritëm

Një ndër elemementet më të rëndësishme të muzikës është ritmi. Ritmi është element i

vazhdueshëm, tek njeriu po ashtu dhe në arte tjera. Fëmija lind me prirje dhe dëshira për lëvizje

dhe shprehje tjera ritmike. Fëmiu qysh në barkun e nënës dëgjon të rrahurat e zemres së saj,

andaj kur nëna e ofron fëmiun në trupin e saj, ai qetësohet posa dëgjon të rrahurat e zemres së

saj. Nga momenti i lindjes kur ne i këndojmë fëmijëve, vërejmë se sa kënaqësi ndjen fëmiu, se si

qetësohet, ndërkohë vet fëmiu përpiqet ta imitoj duke bërë lëvizje kështu dhe në mënyrë graduale

zhvillohet ndjenja për ritëm. Zhvillimi i ndjenjës ritmike është detyrë shumë e rëndësishme si për

prindër, poashtu dhe për edukatore të cilat punojnë me fëmijë.

Ritmi muzikor i lëvizjes është një nga llojet e aktivitetit muzikor në të cilin përmbajtja e

muzikës, karakteri i tij transmetohet në lëvizje. Duhet theksuar se në të ardhmën profesioni ynë

si edukatore duhet të ketë objektivë që të mësojë fëmijët të lëvizin ritmikisht në përputhje me

natyrën e ndryshme të muzikës, dinamika (me zë të lartë, të moderuar, të qetë), lëvizjet nga një

ritëm i moderuar në një ritëm të shpejtë ose të ngadaltë.

Sipas Vygotskyt: "Muzika është arti i ndikimit të drejtpërdrejtë dhe të fortë emocional, siç

reflektohet, emocionet njerëzore janë" objektivizuar ". Për këtë veçori të mrekullueshme, muzika

nuk ofron mundësi të krahasueshme për zhvillimin e sferës emocionale të personit, sidomos

fëmijërisë parashkollore, kur emocionet janë një faktorë rregullimi i sjelljes dhe formimi i

personalitetit si një edukim holistik". Ngritja muzikore është një mjet efektiv i zhvillimit

kognitiv sepse muzika përfshinë një botë të madhe të ideve, mendimeve, imazheve që bëhen

pronë e fëmijës në procesin e veprimtarisë muzikore.

Fëmijëria parashkollore është një periudhë e ndjeshme e zhvillimit të aftësive. Ndjenja ritmike

merr vendin kryesor në strukturën e muzikalitetit.

Një ndjenjë e ritmit zhvillohet në mësimet e muzikës. Gjithashtu, aftësitë muzikore përfshijnë tre

komponentë bazë:

Ndjenja e tronditjes - aftësia për të njohur funksionet modale të tingujve individualë.

Prezantimi auditor i melodisë.

Ndjenja e ritmit - aftësia për të përjetuar lëvizjen e muzikës në lëvizje.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

16

Në teorinë dhe metodologjinë e zhvillimit muzikor dhe edukimit të fëmijëve, rol të rëndësishëm

zë edhe aftësia për një reagim emocional ndaj muzikës, kujtim muzikor, mendim muzikor,

aftësia për të dalluar përbërësin melodik, harmonik dhe timbër të muzikës.

Kështu, aftësitë muzikore i lejojnë fëmijës të zhvillojë jo vetëm shkathtësi për të luajtur një

instrument muzikor të veçantë, por edhe të rigjallërojë veprat muzikore dhe të krijojë vetveten.

(ADABOR, 2019)

Ndjenja e ritmit është aftësia që nënkupton të gjitha manifestimet e muzikalitetit që lidhen me

riprodhimin dhe shpikjen e marrëdhënieve të përkohshme në muzikë. Ndjenja muzikore dhe

ritmike mund të zhvillohet vetëm në procesin e veprimtarisë muzikore.

2.2. Zhvillimi i ndjenjës metoritmike

Metri dhe ritmi janë dy fenomene që bashkëveprojnë njëra me tjetren. Derisa metri është pulsimi

i vazhdueshëm dhe i njëllojshëm i kohës, ritmi paraqet organizimin e gjatësive të ndryshme

tonale brenda këtij pulsimi. Mund të themi se s’ka ritëm pa metër dhe anasjelltas, metri jeton në

ritëm. Prandaj këto dy elemente shfaqen së bashku dhe të pandara. (Spahiu, 2008, p. 71)

Zhvillimi i ndjenjës metoritmike ka të bëjë me pjesën e theksuar e të patheksur të taktit.

Fëmijëve duhet t’u demostrohen shembuj të cilët edhe ata vet i njohin, në këtë mënyrë ata

kuptojnë esencen e pjesëve të theksuara dhe të patheksuara. Ka shembuj të ndryshëm që mund ti

bëjmë me fëmijë si: këmbana, djepi, lëvizja e këmbëve, etj. Lëvizjet bëhen gjithnjë duke dëgjuar

më shumë lëvizjen e parë se sa të dytën. Varësisht se cilën nga lëvizjet u demostrojmë fëmijëve

lëvizjet bëhën lartë-poshtë, majtas-djathtas. Gjatë veprimit fëmijët duhet t’i përjetojnë veprimet,

duke i shoqëruar kështu me ritëm në të folur, shembull duke përdorë djepin u këndojmë ninulla,

këmbana bim-bam, etj. Kënga mund të shoqërohet dhe me ecje duke shqiptuar para-prapa, lartë-

poshtë, kështu si rrjedhim metoritmik i masës dykohore. Edukatorja mund ta këndoj tekstin

ndërsa fëmijët mund ta përcjellin me instrumente ritmike. Nga praktikat përgjatë studimeve

poashtu dhe si nënë shpesh herë kam kënduar me fëmijë këngë apo ninulla, ku ata më kanë

ndjekur me ritmin e tyre duke lëshuar tinguj apo gurgullimë në moshë më të vogël e duke u rritur

na shoqërojnë dhe me mjete.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

17

2.3. Ritmi në të folur

Të folurit përmes ritmit është një ndër mënyrat më interesante për fëmijët dhe shprehet përmes:

lojërave fëminore, këngëve të numërimit, ligjërimeve ritmike, gjëegjëzave, vargjeve, etj.

Formulimi i ritmit nga teksti muzikor është mbështetje konkrete për fëmijët. Brenditë e tekstit

dhe lojërat e krijuara më tepër do t’i emocionojnë fëmijët.

Neurologu John Gabriel mendon se “Muzika mund t’i ndihmojë fëmijët të shtojnë aftësitë e tyre

të leximit ose t’i përmirësojnë ato”. Ndërsa neuro shkencëtarët thonë se njeriu mëson të lexojë

duke bashkërenduar ato që sheh me ato që dëgjon. Kjo është arsyeja, thonë ata, përse fëmijët që

lexojnë me vështirësi shpesh e kanë të vështirë të bëjnë dallime edhe mes tingujve.

Nga muzika ndikohen edhe zonat e trurit që luajnë rol kritik në kontrollin frenues, dhe në aspekte

të përpunimit të emocioneve. Dëgjimi i këngëve, ritmit dhe librave me figura, është një mënyrë e

madhe për të zhvilluar tek fëmijët aftësitë komunikuese dhe të folurit. Këndimet dhe ritmet, kanë

një ndikim të madh pozitiv në gjuhën e një fëmije, poashtu në zhvillimin e të shkruarit dhe të

lexuarit. Fëmijët që kanë probleme në të folur si belbëzimi, probleme me shqiptimin e fjalëve

dhe probleme me artikulimin e fjalëve, mund të ndihmohen duke i ndarë ato në rrokje dhe

përmes lojës të ndjekin ritmin. Shumë pak aktivitete në jetë e fusin në funksion të gjithë trurin

mirëpo muzika është një nga to. Edukimi muzikor e përshpejton zhvillimin e trurit kur bëhet fjalë

për fëmijët e vegjël, sidomos në fushat të cilat janë përgjegjëse për përpunimin e tingujve,

përceptimin e të folurit, zhvillimin e të folurit dhe aftësitë e të lexuarit. Këngët me tema për

botën bimore dhe shtazore mundësojnë, nga njëra anë formësimin dhe zgjërimin e nocioneve të

fëmijës për botën, e nga ana tjetër zhvillojnë aftësitë muzikore të tij.

Shqiptimi i tingujve, fjalës dhe fjalisë ka mundësi të realizohet përmes këngës në grup, këngës

individuale apo përmes rrëfimit të përrallave, tregimeve apo ngjarjeve nga jeta e përditshme e

fëmijës. Vargjet me rimë janë të afërta me fushën e muzikës. Aktivitetet ritmike si lëvizja me

ritëm, ecja sipas ritmit, harmonia e ligjërimit dhe lëvizjes ndihmojnë për t`u zhvilluar aftësia e

dallimit të ritmit, melodisë dhe harmonisë së shqiptimit të drejtë të tingujve dhe rimes. Muzika

instrumentale mund të integrohet përmes dramatizimit të teksteve letrare dhe jo letrare. Loja me

kukulla e shoqëruar me muzikë adekuate mundësonë përjetimin më të thellë të muzikës dhe

lojës. Lojërat me grupe fëmijësh, gjatë të cilave fëmijët formojnë rrethin, lëvizin lartë-poshtë,

pozicionohen para-pas, majtas-djathtas etj, të shoqëruara me muzikë, krijojnë shanse të

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

18

favorshme që të edukohet jo vetëm muzikaliteti i fëmijës por, në atmosferë të këndshme, fëmija

ti njohë dhe kuptojë disa nocione të matematikes.

Aktivitetetet në fushën e muzikës gërshetohen edhe me artin figurativ. Fëmijët me kënaqësi

vizatojnë dhe modelojnë lulet, shpezët, shtazët etj. e të cilave u dedikohet kënga. Integrimi

ndërfushor, pra i edukimit muzikor dhe fushave të tjera edukative mundësojnë zhvillimin dhe

edukimin më të natyrshëm e tërësorë të parashkollorit. (MASHT). Ritmi në të folur zhvillohet

kur fjalia ndahet në fjalë e më pas dhe në rrokje. Më pas mund të pyesim fëmijët:

Sa goditje ka një kënge?

Si rrah zemra?

Si bën ora?

Në këtë mënyrë ata zhvillojnë dhe numërimin ritmik.

2.4. Instrumentet ritmike

Një instrument me goditje është çdo objekt që prodhon një tingull duke u goditur me një pajisje,

duke u tronditur, ose nga çdo veprim tjetër që e vendos objektin në dridhje. Shumë kohë më parë

njerëzit kanë shpikur fillimisht disa instrumente si bateritë, pllaka druri, plloqe metalike për të

krijuar tinguj. Ky ka qenë mendim nga historianët dhe antropologët që instrumentet me goditje

ishin pajisjet e para muzikore të krijuara ndonjëherë. Këtu përfshihen çdo instrument që prodhon

tinguj kur është goditur ose tronditur. Instrumentet e përplasjes klasifikohen me kritere të

ndryshme, nganjëherë varësisht nga ndërtimi i tyre, origjina etnike, funksioni dhe orkestrimi.

Veglat melodike krijojnë pos ritmit edhe melodi dhe harmoni. Në shekujt e XVIII-të dhe XIX-të,

instrumentet me goditje (si trekëndëshi) janë përdorur në masë të madhe.

Me instrumente ritmike, fëmijët mësojnë që të improvizojnë vetë ritme të reja dhe meloditë e

njohura i përcjellin vetë. Luajtja me instrumente do t’i aftësojë fëmijët për të njohur dhe luajtur

me instrumentet ritmike. Ҫdo fëmijë është në gjendje të mësojë meqë nuk ka vijë melodike për

ekzekutim, por vetëm i bihet ritmit, gjë për të cilën fëmijët janë të prirur, por ndihma gjithmonë i

duhet duke i qëndruar afër dhe edukatorja. Ndër lodrat më të njohura për fëmijët e moshës

parashkollore janë:

Instumentet Orff -me të cilat fëmijët këndojnë, duartrokasin, kërcejnë, luajnë dhe bëjnë punë

me meloditë dhe ritmet. Orff e konsideroi ritmin si një formë bazë natyrore të shprehjes

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

19

njerëzore. Këto instrumente të lejojnë të vendosësh një unitet me muzikën, lëvizjen, vallen dhe

fjalën. (Schulwerk, 2019). Disa nga instrumentet e Orff-it janë: tamburi, timpani, shkopinjtë,

triangolo, zilka, ksilofoni, etj. Këto instrumente posedojnë një timbër unik dhe përdorimi i tyre i

ndihmon fëmijët të bëhen të ndjeshëm ndaj muzikës që ata vetë e shoqërojnë. Edukimi Orff

gjithashtu kërkon që fëmijët të këndojnë, të duartrokasin, të kërcejnë, të luajnë dhe të bëjnë punë

me meloditë dhe ritmet.

Zilet - Edhe zilet e vogla kanë gjetur vend në instrumentet e Orfit. Këto kanë formë sferike me

një të prerë, kurse në brendinë e tyre kanë nga një gogël të vogël, të cilat përplasen kur lëvizen

zilet. Disa zile të tilla janë të renditura në një hark metalik, i cili zgjatet në dorëz. Me këtë

instrument parashkollorët argëtohen duke dhënë maksimumin që zëri i zileve të jëtë sa më i lartë.

Dajreja (defi) - është instrument ritmik që përbëhet nga një rreth druri i hollë, ku në njërën anë

ka lëkurë të tendosur. Rrethi që ka gjërësi 5 deri 7 cm, ka disa të prera gjatoshe, ku janë të

vendosura nga dy pllakëza metalike të lëvizshme, të cilat në popull quhen xhingra ose çampare.

Defi mbahet në dorën e majtë, duke u mbështetur gishti i madh në lëkurë (nga ana e jashtme e

defit), kurse gishtërinjët e tjerë kapin rrethin e drunjtë. Luhet me dorën e djathtë duke goditur

lëkurën herë me tërë pëllëmbën, herë me majat e gishtërinjëve. Kjo është mënyra më e shpeshtë e

interpretimit, mirëpo, ka edhe mënyra të tjera si: duke kaluar me gishtin e madh të dorës së

djathtë nëpër skaj të lëkurës së defit, si dhe duke e tundur tërë defin me dorën e majtë. Zëri

përfitohet me dridhje ose me goditje në membranën e instrumentit. Përdoret në zhanre të

ndryshme muzikore si në muzikë zbavitëse, xhaz, popullore dhe në muzikë klasike.

Tupani (lodra) - Është instrumenti më i madh ritmik që prodhon tinguj me lartësi të pacaktuar.

Përbëhet nga një kasë druri në formë cilindrike, e cila në të dy anët ka lëkurë të shtrirë që mund

të tendoset ose të lirohet nëpermjet vidave. Tingulli prodhohet duke goditur lëkurën me shkop, i

cili mbaron me një kokë të mveshur me fillç. Shkopthi mbahet në dorën e djathtë në mes të

gishtit të madh dhe treguesit. Varësisht nga forca e goditjes dhe e vendit ku goditet lëkura, mund

të fitohet ngjyrimi i ndryshëm dinamik. Goditja në mes të tupanit jep tingullimë të fuqishëm dhe

më të thellë, kurse goditjet në periferi japin tinguj më të lehtë dhe më të thatë.

Një thënie nga Carl Orff është: "Përvoja vjen e para, pastaj intelekti". Një përvojë të suksesshme

dhe pastaj kënaqësia, është bazë për një proces pozitiv të të mësuarit. Fëmijët janë të inkurajuar

në të mësuarit në mjedisin e tyre natyror për të luajtur, ndërsa improvizimi ju inkurajohet

fëmijëve që t’i lejojë ata për të shqyrtuar mundësitë në muzikë. Pasqyrimi i muzikimit, vallëzimit

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

20

dhe lëvizjet e trupit të fëmijëve parashkollor si në formën fizike, shpirtërore dhe intelektuale apo

këndimi, vallëzimi luajtja në instrumente luajnë rol të rëndësishëm (Alb, 2018).

Në vazhdim po i paraqes disa nga instrumentet ritmike të Orff-it të cilat janë të përshtatshme për

fëmijët e moshës parashkollore.

Përgjatë vitit të dytë të studimeve, kisha rastin që t’i njihja këto instrumente dhe gjithashtu t’i

punoja disa prej tyre duke u konsultuar vazhdimisht me profesoreshën time, Prof.Ass.Msc

Mimoza Kurshumlia. Disa nga këto instrumente, ne dhe vet mund ti krijojmë me fëmijët, në këtë

mënyrë ata do argëtohen dhe do mësojnë më mirë. Për të krijuar veglat së bashku me fëmijë

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

21

gjithmonë duhet pasur parasysh strukturen e fëmijëve, kapacitetin e tyre dhe materialet që ne

përdorim.

Zilet mund ti ndërtojmë me kapakët e metaltë të shisheve dhe i vendosim një llastik në mes në

mënyrë që ti vendosin gishta. Një vegël tjetër që mund ta bëjmë është dareja, e tëra që na duhet

janë prap kapakët e shisheve metalike mirëpo kësaj rradhe ato i konservojmë, marrim dhe një

rreth druri, dhe në këtë formë krijohet dareja. Poashtu ne mund të krijojmë mara-n, duke i marrë

disa kanaqe e duke i mbushur ato me gurë të vegjël apo misër. I mbyllim vrimën në mënyrë që

ato mos të dalin jashtë dhe i tundim, me anë të tundjes fitojmë tinguj të ndryshëm që ato

lëshojnë. Ritëm mund të krijojmë dhe me shishet e plastikës duke i mbushur ato me guralec,

fasule, oriz, misër, në këtë mënyrë krijohen rrak-rrakeja.

Muzika është një formë arti e rrënjosur thellë në natyrën njerëzore. Është një trup i veçantë

dijesh, një formë unike e komunikimit dhe një mjet me të cilin organizohen dhe shprehen

ndjenjat dhe interesat. Është një fushë mjaft e kënaqshme e përvojës individuale dhe të

përbashkët, duke nxitur një ndjenjë të thellë mirëqenieje. Muzika komunikon përmes simboleve

verbale, vizuale dhe “të veshit” (dëgjimore), duke i ndihmuar në këtë mënyrë nxënësit të

kuptojnë aspekte të ndryshme muzikore.

Ritëm pa muzikë ka, ndërsa muzikë pa ritëm nuk ka. Aristoteli në shkrimin "Probleme

muzikore", ritmin e lidh me natyrën. Ritmin ai e quan "lëvizje e rregulluar", e cila ka masat e

veta të caktuara. Ndërsa studiuesi Gjergj Zhej, te libri "Hyrje në shkencën e letërsisë", për

ritmikën shprehet: "Ritmi është diçka e lidhur me vetë natyrën". Çdo gjë rreth nesh ka një ritëm

të dhënë që shpreh lëvizje, ku pjesët e saj kanë lidhje të caktuar midis tyre. Ndjenjën e ritmit

njeriu e ka hetuar së pari në vetë trupin e tij. Me përkufizim, ritmi është modeli i pulseve të

rregullta ose të parregullta të shkaktuara në muzikë nga shfaqja e rrahjeve të forta dhe të dobëta

melodike dhe harmonike. Ai organizohet brenda një mase. Masa është hapësira pingule në mes

dy vijave të pentagramit (Shamku, v; Hala, M;, 2005).

2.5. Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës melodike

Melodia është aranzhimi melodioz i një vargu notash. Sipas disa burimeve të mirënjohura, kjo

fjalë e ka origjinën nga fjala greke (meʹlos), që do të thotë «këngë». Melodi, sipas fjalorëve, është

muzika e ëmbël, çdo tingull i ëmbël. (Watchtower). Para çdo veprimi tjetër fëmija fillon të reagoj

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

22

ndaj tingullit. Varësisht se çfarë dëgjon fëmiu, ai reagon kur dëgjon tinguj të fortë apo të ashpër.

Ai shqetësohet dhe mund të qajë, ndërsa kur ai dëgjon ninullat qetësohet. Ky reagim është më

tepër reagim refleksiv se sa reagim muzikor, mirëpo ky reagim mund të konsiderohet një

parafillim i reagimit emocional ndaj karakterit të ndryshëm të tingujve. Nga muajt e parë tek

fëmijët vërehet ndjenja e kënaqësisë, apo ndjenja e pakënaqësisë e cila nxitet nga tinguj me

karakter të kundërt. Kështu duke u shtuar stimulimet melo-ritmike nga mjedisi social, sidomos

nga kënga e nënës, diferencohen edhe reagimet e fëmijës.

Fëmija së pari e përgjon muzikën, pastaj e dëgjon më i përqëndruar dhe më pas përpiqet ta

riprodhoj. Të gjitha këto fillojnë qysh nga muaji i gjashtë, ku fëmija kthehet në drejtim të

muzikës, e përgjon dhe përpiqet të reagojë, kështu ai gjen qetësinë, gëzimin dhe disponohet.

Gradualisht fëmija fillon ta imitojë dhe ta këndojë një këngë që i pëlqen duke i inkuadruar dhe

lëvizjet e duarve, të cilat në fillim nuk janë të koordinuara por më vonë ai fillon ti harmonizoj

ato. Ndjenja melodike ka zhvillim më të ngadalshëm krahasuar me ndjenjën ritmike. Deri në

moshën dyvjeçare fëmija nuk është në gjendje të interpretojë në mënyrë të saktë tërësinë

melodike. Nga kjo moshë fillon dhe faza e këndimit, ku fëmija fillon të bëjë skicimin e

përgjithshëm të vijës melodike. Më vonë duke u bazuar në përshtypjet në rritje, si dhe në

aktivitet të veshit muzikor, të organeve të zërit, fëmija arrin të këndoj më me siguri, lartësi

tingullore, përkatësisht përmbajtje muzikore.

Nga mosha katër vjeçare komponentët melodikë dhe ritmikë zhvillohen shumë më tepër. Fëmija

këndon më i sigurt dhe përvetëson më me kuptim komponentin melo-ritmik të këngës se sa

tekstin e saj. Kjo ndodh sepse aftësitë muzikore maturohen më shpejtë se zhvillimi i

përgjithshëm intelektual prandaj mosha parashkollore është stad shumë i rëndësishëm për

zhvillimin e aftësive muzikore, sepse në bazën e tyre qëndron substrati emocional dhe plasticiteti

i sistemit nervor- muskulor.

Ndjenja melodike e nxënësve tregon gradë të ndryshme si në pikëpamje të përceptimit të tërësive

melo-ritmike, ashtu dhe në riprodhimin e saktë të tyre. Ky proces është i lidhur poashtu me

kujtesën muzikore. Ndodh që nxënësit të kenë kujtesë të mirë, përfytyrime që i shprehin

nëpërmjet diktimeve muzikore, si dhe përjetimit të muzikës. Kjo do të thotë se vetëm në bazë të

aftësive për riprodhim nuk mund të përgjithësohet vlerësimi i aftësive përjetuese. Këndimi i pa

saktë ngjan të jetë pasojë e pengesave të inervimit të organeve të këndimit si dhe motorikës së

tyre e jo zhvillimi i dobët i veshit muzikor. (Spahiu, Metodika e mësimit të muzikës, 2008, p.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

23

106). Melodia tek fëmijët nuk duhet të jetë e gjatë, duhet të jetë nga ato të thjeshtat dhe të qartat.

Nga atmosfera krijuese, fëmijët duhet të jenë të predisponuar dhe në pritje se ҫka do të dëgjojnë,

e pastaj në bazë të saj, të mendojnë se ҫka mund të vijë me logjikshëm si vazhdimësi e asaj

melodie.

2.6. Melodia nga riprodhimi i dukurive ritmike

Nga ritmi tek melodia- ritmi është pjesa dinamike, organizative dhe e përsëritshme e muzikës.

Kompozimet e para muzikore të qenieve njerëzore ishin ekskluzivisht ritmike, duke goditur

elementët natyrorë, ku më pas kalon tek melodia e cila ka një dimension thelbësisht horizontal

me ngjarje të njëpasnjëshme në kohë, duke kombinuar ritmin dhe katranin. (Colaboratorio, 2017)

Sikurse në edukimin dhe arsimimin e ndjenjës ritmike, kur fëmijët vërejnë dhe riprodhojnë

dukuri të ndryshme ritmike nga natyra, ashtu dhe tash kur duhet zhvilluar ndjenja melodike e

tyre, sërish do të vërejnë dhe riprdhojnë shumë dukuri akustike nëpërmjet të cilave përsoset veshi

i tyre muzikor. Këto dukuri fëmijët e moshës parashkollore i kanë përjetuar spontanisht, e më

tutje udhëzohen nga mësimdhënësi me vetëdije. Nga dukuritë e shumta akustike veçojmë ato

dukuri që i kanë përjetuar më parë.

Disa dukuri që mund të shprehen nëpërmjet onomatopeve melodike janë: mjaullima e maceve

(mjau-mjau), blegërima e deles (be-be), kokorisja e pulës (ko-ko), të lehurit e qenit (ham-ham)

etj, mirëpo ka dhe disa onomatope tjera siç janë: e ziles (cin-cin), e kumbanës (din-don), e trenit

(qaf-quf), e automobilit (ty-ty), etj.

Riprodhimi i këtyre onomatopeve duhet të bëhet nga fëmijët sa më realisht, kështu duke kërkuar

nga ta imitimin e tyre (Spahiu, Metodika e mësimit të muzikës, 2008, p. 107).

2.7. Melodia tek këngët e fëmijëve

Këngët për fëmijë si strukturë më e përbërë paraqesin nje zhanër dhe formë muzikore me tipare

të qarta dhe të dallueshme si në aspektin strukturor, melodik, ritmik ashtu edhe në atë harmonik.

Meloditë e këngës për fëmijë karakterizohen si melodi të shkurta, të thjeshta, lehtësisht të

mbajtura në mend, fragmente të shkurta që përsëriten. Melodikisht duhet t’i largojmë këngët të

cilat kanë kërcime të mëdha të intervaleve, ato që janë në tempo të ngadalshëm, që kanë pauza të

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

24

shpeshta apo ritem të zvaritur. Melodia nuk duhet të ketë kërcime tonale por graduale, dhe ritem

të thjeshtë. (Dhomi, Metodikë e edukatës muzikore, 2000, p. 44). Tipar i veҫantë i këngëve të

fëmijëve është se ato janë të përshtatura për fëmijët në aspektin e kompleksitetit të tyre. Fëmijët

zakonisht kanë melodi dhe ritme të thjeshta dhe të mbetet në mendje si një strukturë të lehtë.

Në fakt, këngët dhe mendimet bazohen në ritmet e këngës, frekuenca e zërit dhe melodia e

këngëve bëjnë pjesën tjetër për të drejtuar mendimet në një drejtim pozitiv. Puna në një melodi

duhet të jetë e këndshme, këndimi i mundshëm dhe lehtë i realizueshëm si për edukatoren ashtu

edhe për fëmijët. Një melodi me kërcime të mëdha ndërmjet tingujve të melodisë është vështirë e

realizueshme ose e parealizueshme. Duke u bazuar në psikologjinë e fëmijës dhe në interesin që

ka edukimi muzikor melodia e papërshtatëshme mund të sjellë refuzimin e fëmijës ndaj melodisë

së caktuar, pamundësia dhe paaftësia teknike e fëmijës për ta kënduar mund ta dëmtojë vlerën

estetike të këngës që rezulton pikërisht me shëmtimin e efektit muzikor estetik. Fëmijët mund të

krijojnë diҫka me vlerë të madhe, vetëm me rëndësi është që të dijnë të shprehen në mënyrë

artistike me anë të toneve muzikore, me anë të vizatimeve, fjalëve, apo nën ndikimin direkt ose

indirekt të këngës. Melodia dhe ritmi janë pjesë e pandashme e njohurive të domosdoshme që

duhet të dijnë fëmijët për kuptimin e këngës (Ҫipa, 2013, p. 12). Kënga ka rëndësinë e saj,

përmes këngës fëmija e ka më të lehtë të kuptoj fjalët, tekstet po ashtu dhe ka mundësi në fushën

e artit të shpreh emocionin që ndjen përbrenda. Fëmijët që në fëmijërinë e tyre të hershme, në

mënyrë të pavetëdijshme kanë përjetuar gjatë lojës melodi të ndryshme. Këngët me tema për

botën bimore dhe shtazore mundësojnë, nga njëra anë formësimin dhe zgjërimin e nocioneve të

fëmijës për botën e nga ana tjetër zhvillohen aftësitë muzikore të tij.

Në edukimin dhe arsimimin e përgjithshëm muzikor të nxënësve, këndimi zë vend të

rëndësishëm. Kënga është forma e parë dhe më e gjërë e aktivitetit muzikor të tyre. Këndimi i

drejtë dhe shprehje plot nuk nënkupton vetëm veshin e zhvilluar muzikor, por edhe edukimin e

kultivimin e zërit të nxënësve. Me anë të ushtrimeve të ndryshme muzikore duhet të kemi për

qëllim jo vetëm përsosjen e veshit muzikor, por dhe krijimin e shumë shprehive pozitive të

këndimit. Praktika pedagogjike na mëson se edukimi i zërit të nxënësve është më i suksesshëm

po të fillojë me kohë derisa nxënësit ende nuk kanë formuar shprehi negative të këndimit. Po

ashtu vlenë të theksohet prirja e nxënësve për imtitim, kështu ata përpiqen ta imitojnë

besnikërisht mënyren e këndimit të edukatores, gjë që nënkupton nevojën e kulturës së duhur

vokale të mësimdhënësit. (Spahiu, Metodika e mësimit të muzikës, 2008, p. 111).

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

25

Kapitulli-III-

3. Këndimi

Këndimi është komponent shumë i rëndësishëm i edukimit dhe arsimimit të përgjithshëm

muzikor. Kënga është e pranishme në të gjitha zhvillimet e njeriut. Të këndosh është një veprim

që gjithkush mund ta bëjë, por të këndosh, ashtu si duhet, bëhet vetëm kur di shumë mirë

rregullat e të kënduarit. Transmetimi i saktë i këtyre rregullave dhe zbatimi i tyre nga ana e

nxënësve me korrektësi çon në një këndim të bukur dhe me plot ndjenja.

Të këndosh do të thotë të formosh tinguj muzikorë në përputhje me një melodi të caktuar,

Të respektosh kërkesat kryesore të të kënduarit që janë:

qëndrimi drejt gjatë të kënduarit

këndimi i saktë i vijës melodike,

shqiptimi i saktë i fjalëve,

interpretimi me një ndjenjë i këngëve

Pjesëmarrja në këndim ndikon në mënyrë të jashtëzakonshme në zhvillimin e veshit muzikor dhe

njëkohësisht kultivon zërin e fëmijëve. Kështu krijohet lidhja ndërmjet interpretimit dhe aftësive

muzikore, të cilat e kushtëzojnë njëra-tjetrën sepse aftësia muzikore është parakusht për

interpretim të saktë, nga ana tjetër aktiviteti interpretues zhvillon aftësi muzikore. Duke kënduar

përmbajtje të ndryshme shprehëse, shtresohen përfytyrime, të cilat, kur përjetohen në mënyrë

aktive, marrin domethënie emocionale-kuptimore. Këndimi i kultivuar zhvillon ndjeshmërinë në

përgjithësi, sidomos përjetimin emocional të përmbajtjeve melodike dhe vargjeve poetike të

këngëve. Kështu edukohet kultura emocionale ngase përmbajtja e tyre sjellë atmosferë të

ndryshme, nuanca të holla shpirtërore dhe reagime përkatëse emocionale ndaj tyre (Spahiu,

Metodika e mësimit të muzikës, 2008, p. 116).

Këndimi me instrumente - më tepër shërben si bazament për ritëm dhe melodi. Kontakti me

instrumentin fëmijëve u ofron kënaqësi dhe mundësi të reja për t’u shprehur, kështu që edhe

vullneti dhe interesi për këngën sensibilizohet dhe bëhet më i dashur. Me instrumente fëmijët

mësojnë që të improvizojnë vetë ritme të reja dhe meloditë e njohura i përcjellin vetë. Kështu

krijohet edhe krijimtaria fëmijërore. Luajtja me instrumente do t’i aftësojë nxënësit për të njohur

dhe luajtur me instrumentet ritmike. Mund të mësohet edhe ndonjë melodi artistike e cila është

mirë që të shoqërohet me një instrument, nëse di mësuesi ta përdorë, ose me ndonjë instrument

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

26

ritmik nga vetë fëmijët. Përmes njohjes dhe luajtjes me to, nxënësit bëhen të aftë për të shoqëruar

këngë të ndryshme muzikore. Njohja me instrumentet rritë njohuritë muzikore dhe krijon

mundësi për të hyrë në marrëdhënie të drejtpërdrejta me të gjitha etapat e mësimit. Gjithashtu ajo

zhvillon ndjenjën ritmike, melodike dhe harmonike, krijon koncepte të qarta për ҫështje teorike e

praktike të muzikës. Pastaj gjatë këtij cikli, ata mësojnë të respektojnë rregullat e të kënduarit, të

frymëmarrjes, të qëndrimit etj. Më pas zhvillimi i të kënduarit bëhet përmes këngëve me

tematikë të larmishme, me kërkesa më të larta që kërkojnë interpretim. Nxënësit do të mësojnë të

lidhin njohuritë muzikore me luajtjen në instrument. Gjatë luajtjes me instrument ata duhet të

kuptojnë dhe manipulojnë ritmet e thjeshta muzikore.

Përdorimi i këngëve me tekst ka një ndikim të madh në fjalorin e fëmijëve, pra kuptimi i leximit,

si dhe këndimi me tekst shihet si thelbi i fjalorit dhe pasurimi mes fëmijëve. Gjatë praktikës së

kryer, derisa zhvillohet një orë muzikore, ne kemi mundësi të hasim në vështirësi, kjo ndodh për

disa arsye si: fëmiu mund të mos jetë një dëgjues aktiv, nuk mund ta kuptojnë tekstin, apo akoma

nuk janë të socializuar me të tjerët. Andaj ne si edukatore në të ardhmën për të arritur sukses në

zhvillimin e drejtë të fëmijës, gjatë shtjellimit të një kënge duhet pasur parasysh këto kritere të

cilat janë të cekura më lartë. Tek mosha parashkollore ne e vërejmë talentin e fëmijëve kur atyre

u japim vjersha ti recitojnë, ata i kthejnë në këngë edhe pse nuk janë këngë duke e krijuar dhe vet

melodinë.

Loja, tregimi i emrit- kjo lojë zhvillohet në fillim të vitit shkollor por dhe më tutje. Për të

realizuar këtë aktivitet fëmijët qëndrojnë në këmbë krijojnë rrethin. Edukatorja ju shpjegon se si

luhet kjo lojë duke e thënë emrin e saj e më pas e vazhdojnë fëmijët. Duke e thënë emrin e tij/saj

secili e ndan në rrokje emrin dhe i rreh shuplakat sa herë e ndan emrin shembull “Shqi-po-nja”.

3.1. Intelegjenca muzikore

Intelegjenca është aftësia për t’u marrë me abstraksione, për të zgjidhur problemet dhe për të

nxënë. “Muzika ështe në ajër-ne thjeshtë marim nga ajo aq sa duam”- Eduard Elgar.

Intelegjenca muzikore është aftësia për të kuptuar muzikën për të gjykuar, transformuar dhe

shprehur atë. Intelegjenca muzikore është intelegjenca jonë e parë që zhvillohet. Ajo merret me

të gjithë mbretërinë e tingujve dhe vibrimeve të krijuara nga njeriu, makinat dhe instrumentet

muzikore si dhe ato të prodhuara nga kordat vokale të njeriut. Gjithashtu, efektet që krijohen me

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

27

anën e muzikës, tingujve, ritmit dhe dridhjeve janë ndoshta më të fuqishme se ato që ka krijuar

çdo lloj intelegjence tjetër. Muzika, ritmi, tingujt kanë një efekt të jashtëzakonshëm në

ndryshimin e gjendjes sonë shpirtërore, në rritjen e devotshmërisë ndaj një besimi, në evokimin e

krenarisë kombëtare, në shprehjen e dashurisë së thellë për të tjerët, ose në shprehjen e

dëshpërimit ose humbjes. Kur janë foshnje, fëmijët normal këndojnë dhe belbëzojnë. Nga mosha

katërmuajshe fëmijët mund të dallojnë ritmet dhe meloditë e thjeshta të këngëve të kënduara nga

nëna. Nga mesi i vitit të dytë, fëmijët fillojnë të shpikin vet ritmet e meloditë e tyre në këngë

spontane. Jo shumë kohë pas kësaj ata janë në gjendje të riprodhojnë pjesë këngësh dhe vjersha

për të vegjëlit. Nga mosha trevjeçare, ky zbulim spontan i këngëve fillon të pësoj rënie.

Megjithatë, ndjenja intuitive e fëmijës për muzikën, intelegjenca e tij muzikore mbetet pjesë

përbërëse e tij mendore për gjithë jetën e vet.

Ndjenja e ritmit, që ne e kemi të gjithë në drejtime të ndryshme, është e përqendruar kryesisht në

hemisferën e djathtë të trurit, por intelegjenca muzikore tregon disa lidhje shumë interesante me

format tjera të intelegjencës. Kur fëmijët mësojnë shkrimin e notave muzikore, ata shfrytëzojnë

aftësi të tjera që lidhen me intelegjencën gjuhësore. Që nga koha e Pitagorës, është vënë re lidhja

e ngushtë midis muzikës dhe matematikës nëpërmjet koncepteve të përbashkëta të pjestimit,

shkallës dhe modelit. Kompozitori Klod Debysi e quante muzikën “aritmetika e tingujve”.

Muzika, gjithashtu, është e lidhur ngushtë me lëvizjet e trupit, si në shfaqjen fizike të lojës së një

instrumenti, ashtu edhe në reagimet trupore ndaj ritmit dhe melodisë. Marrëdhëniet e ngushta

midis muzikës dhe vallëzimit, gjithashtu, tregojnë lidhjet me intelegjencën muzikore dhe trupore.

Njerëzit që kanë një intelegjencë të fortë muzikore jo vetëm kujtojnë me lehtësi pjesë muzikore,

por e kanë jashtëzakonishtë vështirë ta largojnë muzikën nga mendja (Musai, Bardhyl; Vrapi,

Rezana;, 2003)

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

28

3.2. Planifikimi i orës mësimore

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Artet Lënda: Ed. Muzikore Shkalla e korrikules 0 Klasa Parafillore

Tema (nga plani dymujor): Kafshët

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës

Shkathtësimi i fëmijëve në këndim

Tema \ Njësia mësimore: Këngët

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuar) I.6, IV.4, V.5

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuar) 1.1, 1.5, 1.6

ASPEKTET SPECIKIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fjalët kyçe: mace, qen, lopë, kalë, etj.

Rezultatet e të nxënit për lëndën:

Nxënësit krijojnë melodi nga gjuha apo zërat e kafshëve

Kriteret e suksesit: Dallon melodinë sipas kafshëve.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:

Kafshë lodra, ngjyra, fletë të bardha, ngjitës.

Përdorimi i TIK-ut: Video me animacione të kafshëve.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni)

Matematika, arti dhe gjuha.

Çështjet ndërkurrikulare

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Pjesa hyrëse:

Mësuesja pret fëmijët, para tyre len materialet që ka përgatitur, dhe fillon takimin e mëngjesit.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

29

Pjesa kryesore: Fëmijët qëndrojnë të ulur në formë të rrethit. Në këtë formë i vendosim kafshët

(lodra) dhe fillojmë diskutimin me fëmijët rreth mënyres se si flasin apo bëjnë ato kafshë

(onomatopet), duke krijuar tinguj me emrin e kafshëve dhe duke i ndarë në rrokje. Më pas i

klasifikojnë kafshët sipas shkronjës duke i shqiptuar tingujt dhe duke i imituar. Nxënësit formojnë

bashkësi me kafshët, ndërsa në fushën e artit ngjyrosin kafshët e dhëna.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të ores mësimore

Fëmijët në fund të orës mësimore me kafshët e ngjyrosura do të imitojnë tingujt e tyre.

Disa foto përgjatë realizimit të një ore mësimore

Fig.1. Pasqyronë grupin e fëmijëve parashkollor, në pjesën e parë fëmijët qëndrojnë të shtrirë në

dysheme duke u përpjekur të krijojnë tinguj të ndryshëm të personazheve kafshë që ata njohin,

ndërkaq në pjesën e dytë vërejmë fëmijët duke zgjedhur figurat e kafshëve të preferuara.

Fig.2. Fëmijët shihen duke prerë dhe ngjyrosur kafshët që i kanë të vizatuara në letrat e tyre,

ndërkaq në pjesën tjetër vërejmë grupin e fëmijëve parashkollor duke luajtur në rreth, më

konkretisht duke kënduar këngën e mësuar që flet për kafshët.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

30

Përfundimi

Dashuria e fëmijëve për muzikën shpesh fillon falë këngëve të para që e vënë në gjumë apo disa

ninullave të rimuara që nëna ia këndon kur e vë në shtrat. Përgjatë studimeve themelore kam

kuptuar se sa e rëndësishme është muzika në zhvillimin e fëmijës, andaj vendosa ta trajtoj si

punim diplome këtë temë. Në këtë punim është e shtjelluar ndikimi i ritmit, melodisë

instrumenteve muzikore ritmike, këndimi në jetën praktike të fëmijës në zhvillimin motorik,

social, emocional, dhe aftësive të tjera njohëse.

Muzika në radio, reklama televizive, muzika “live”, gjithçka është një stimul për fëmijën. Nisur

nga studimet e mia dhe ky punim mendoj se duhet të zhvillohen më tej koncepte dhe praktika të

profesionalizmit për të mundësuar mbështetje në proceset e të mësuarit të nxënësve parafillor, që

të angazhohen me kompetencë dhe me entuziazëm për të përmirësuar cilësinë e përvojës së

fëmijëve. Duke shfrytëzuar njohuritë paraprake dhe burime të ndryshme si libra po ashtu dhe nga

interneti jam munduar që të krijoj një pamje sa më të qartë të këtij punimi.

Një numër i madh i studimeve e lidhin muzikën me përmirësimin e rezultateve shkollore. Madje

edhe Platoni ka thënë, “Mësoni fëmijëve muzikën, fizikën dhe filozofinë por më së shumti

muzikën, sepse muzika dhe të gjitha artet tjera, janë çelësi i teknikës së mësimit”.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

31

Referencat

Bekteshi, A. (2011). Elementet e teknikës vokale. Prishtinë: Koha.

Buzan, T. (2003). Truri i fëmijës. Tiranë: Max.

Dhomi, A. (2000). Metodika e edukatës muzikore . Prishtinë: Kosova.

Dhomi, A. (2000). Metodikë e edukatës muzikore. Prishtinë: Kosova.

IMASHT. (n.d.). Retrieved Jun 5, 2019, from https://masht.rks-

gov.net/uploads/2015/05/kurrikula-e-edukimit-parashkollor-ne-kosove-3-6-vjec_1.pdf

Musai, Bardhyl; Vrapi, Rezana;. (2003). Të gjithë ne jemi intelegjent. Tiranë: Pegi.

Ramadani, I. (2009, Jun 15). Kreativiteti pjesë e lojës së fëmijëve. Retrieved Jun 4, 2019,

from http://ilirramadani.blogspot.com/2009/06/kreativiteti-pjese-e-lojes-se-femijeve.html

Shamku, V; Hala, M;. (2005). Edukimi muzikor. Tiranë: Pegi.

Spahiu, S. (2008). Metodika e mësimit të muzikës. Prishtinë: Libri Shkollor.

Spahiu, S. (2008). Metodika e mësimit tëmuzikës. Prishtinë: Libri Shkollor.

Ҫipa, I. (2013). Muzika. Prishtinë.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

32

Burimet nga interneti

ADABOR. (2019). Retrieved Jun 7, 2019, from https://adabor.ru/sq/dysarthria/the-

essence-of-the-function-and-direction-of-musical-pedagogy-theory-and-methods-of-

musical-education-and-development-of-children/

Alb, O. (2018, Nvember 14). Retrieved 2019 Jun, from http://opusalb.com/sq/shqip-karl-

orff-dhe-metodika-e-mesimit-te-instrumenteve-te-orffit/

Colaboratorio. (2017, January 17). Retrieved jun 14, 2019, from

https://colaboratorio.net/xphnx/multimedia/audio/2017/la-musica-ritmo-melodia-y-

armonia/

Doron, H. (2014, August 24). Helen Doron. Retrieved June 3, 2019, from

http://www.helendoron.al/si-i-ndihmon-muzika-femijet-te-mesojne-gjuhet/

Glenn, Angela; Cousins , Jacquie; Helps, Alicia;. (2016). Save the children . Retrieved

Jun 3, 2019, from

https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/Playing%

20%26%20Learning%20in%20the%20Early%20Years.pdf

acarino, T. (2017, May 22). Retrieved Jun 10, 2019, from National Association for Music

Education: https://nafme.org/rhythm-games-engage-motivate-young-musicians/

Guest. (n.d.). Retrieved Jun 5, 2019, from https://leicestershiremusichub.org/

pernenat.al. (2019). pernenat.al. Retrieved Jun 3, 2019, from https://www.pernenat.al/muzika-

per-shtatezanine-dhe-te-porsalindurin/

Schulwerk, O. (2019, March 22). Retrieved Jun 8, 2019, from

https://en.wikipedia.org/wiki/Orff_Schulwerk

Watchtower. (n.d.). Retrieved Jun 15, 2019, from https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-

al/101999722#h=5

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen,

33

Punimi - “Nga ritmi deri tek melodia”

Autore - Benita Qarri

Lektore - Mr.Sc. Eldita Mullahasani, nënshkrimi___________________

Gjakovë, 11.07.2019.